Moda e mallkimit të ambasadorëve

Nga Mimoza Dervishi

Ambasador – Përfaqësuesi zyrtar i një shteti në një shtet tjetër. 

Ky është përkufizimi i shkurtuar i postit të amabsadorit në cdo fjalor të botës. Pa hyrë në hollësira, kaq mjafton për të kuptuar se një ambasador nuk përfaqëson veten, shijet personale dhe ideologjike, nuk merr vendime apo lëshon deklarata nga xhepi, por ndjek linjën zyrtare të shtetit që përfaqëson.

Si rrjedhojë sulmi ndaj cdo diplomati, është apriori sulm ndaj vendit apo institucionit që ai/ajo përfaqëson.

Modën e sulmeve personale ndaj ambasadorëve në Shqipëri, sidomos ndaj atyre amerikanë, e filloi Sali Berisha, kur befas amerikanët kuptuan se kishin suportuar një komunist të orëve të para dhe të fundit, për të udhëhequr kalimin nga komunizmi në demokraci. Me djallëzinë që karakterizon njerëzit e pandershëm, të pasinqertë, hileqarë, ai u mundua të ndajë  ambasadorin amerikan si person nga shteti që ai prezanton. Duke i trajtuar të gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkura të Amerikës si armiq personalë, dhe me frikën për të artikuluar armiqësinë e tij personale me Amerikën, ai u mundua gjatë të fiksojë në trurin e shqiptarëve, sindromën e cuditshme e të mos e pasurit gjë me Amerikën, por thjesht dhe vetëm me abasadorin e radhës. 

Nuk i ka hecur asnjëherë. Amerika po ta vini re, ka qenë dhe është, që nga dita e parë në Shqipëri, vijëmësuese e një linje të qartë, që pak a shumë mund të përmblidhet në përpjekjen dhe ndihmën e konsolidimit të demokracisë, vendosjen e ligjit, luftën kundër korrupsionit. Ambasadorët ikin e vijnë, vazhdojnë karrierat e tyre a dalin në pension, emri personal edhe u harrohet, por Amerika ka mbetur po ajo. Fara e keqe e mbjellur nga Berisha, me stërmundim, por hodhi rrënjë edhe ajo. Për një kohë të gjatë, trazirash dhe paqeje, shqiptarët i mbanin sytë nga ambasadat. Dhe kjo, për një arsye të vetme; opozitarët e sotëm dhe pushtetarët e djeshëm, e kanë të vështirë të qeverisin dhe akoma më të vështirë të bëjnë opozitë. Ata e kanë të pamundur të vendosin interesin kombëtar mbi atë vetjak. Patriotizmin e shfaqin vetëm duke bërë shqiponjën me gishta.

Për këto arsye dhe të tjera, shqiptarët, e kanë të vështirë të merren vesh mes njëri-tjetrit dhe një albitër ndërkombëtar, historikisht, nuk ka qenë vetëm zgjidhja e fundit, ka qenë e vetmja zgjidhje. Dhe ata, ndërkombëtarët, amerikanë dhe evropianë, por sidomos amerikanë, kane investuar papushim, në burime njerëzore dhe monetare, në kurriz të taksapaguesve të vendeve që përfaqësojnë. Kanë mbajtur mbi supe sulme personale të gjithëfarësojshme, deri edhe kërcënime fizike. Sa herë që opozita e sotme, edhe kur ka qenë në pushtet, nuk është mbështetur në cmenduritë e saj dhe përpjekjet për të devijuar rrugën normale të Shqipërisë si vend demokratik, ambasadorët janë kthyer në tabelë qitjeje dhe shfrim mllefesh.

Mbi farën e mllefit, mbjellë nga Berisha, hodhi rrënjë cubërimi analitik i atyre që deri dje, ishin vetëquajtur të pavarur dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Si të tillë, ishin të mirëpritur nëpër ambasada deri kur u kuptua, që jo vetëm të tillë nuk ishin, por inatet personale u kishin verbuar sytë, kthyer në nihilistë të pashërueshëm, që hallet personale i shisnin si ato të kombit.  Ambasadat u mbyllën dyert. Me “pavarësinë’ e fituar me mund, filluan të vetëshpallnin ambasadorët persona non grada në Shqipëri. Filluan të filsnin për një shtet të pavarur, që s’duhet tu marrë dorën të huajve, duke prekur kështu ndjenjat patriotike të kombit. Dhe me të njejtën frymë,  bënin dhe bëjnë thirrje për luftë, revolucion, shkatërrim, vëllavrasje, si rrugët e vetme për të shpëtuar nga regjimi “diktatorial” i Edi Ramës. I cili, as dje, as sot, nuk porosit njerëz të presin analistët me leva nepër duar, sa herë ata e kritikojnë nëpër mediume. 

Frika u doli! E kthyen në normale mallkimin e të huajve. Kështu dukesh patriot i vërtetë! Dhe kështu u ngjiz dhe moda e fundit. Shpërthimin më i madh ndaj ambasadorëve ndodhi, kur opozita doli nga kuvendi dy vjet më parë dhe kërkonte qiqra në hell, pushtetin, duke hequr dorë edhe nga ai pushtet, që e kishte fituar me vota. Perëndimi, (aspak i cuditur nga marrëzia shqiptare e rradhës), i qëndroi besnik perëndimit: në demokraci, pushteti nuk merret me luftë, por me votë. Analistët, që e këshilluan keq opozitën, nuk u ndalën në budallallëkun e tyre. Dhe opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, shpalli një ditë tjetër zgjedhjesh duke shpallur kështu, edhe fundin e saj. Mllefi ndaj ambasadorëve u shtua. Kërkohej një fajtor. Gjithmonë personal.

Askush nuk e thotë jemi kundra Amerikës apo Evropës. Kjo frikë nuk u ka dalë ende. Përdoren emrat e vecantë të ambasadorëve dhe zyrtarëve, duke pretenduar se ata janë aty për qefin e tyre dhe veprojnë me kokën e tyre. Sot jemi në pikën, kur ata quhen palaco, injorantë, budallenj. Pothuaj të gjitha epitetet që analistët i përdorin rëndshëm për njëri-tjetrin nëpër studio, duke kthyer cdo gjë në personale dhe vulgare, dhe duke i ikur gjithnjë e më shumë debatit normal mes njerëzve normale. Për mirë a keq, cdo zyrtar perëndimor në Tiranë, ka lindur, është rritur dhe edukuar në një vend demokratik. Avantazh që analistët e Tiranës nuk do ta kenë kurrë. Fakti që ata, ende nuk kanë mësuar si të komunikojnë apo thjesht, si mos e ndërpresin tjetrin kur flet, flet pikërisht për hendukun mes botës nga vijnë diplomatët dhe botës së tyre. Keqkuptmi është i pashmangshëm!  

Ka shumë për të kritikuar Evropën dhe Amerikën, sidomos në një vit pandemie, ku të gjithë humbën nga vlerat dhe vetja. Por, të mallkosh dikë që ka 30 vjet që paguan që ti të bëhesh më mirë, që përpiqet të të tregojë rrugën sesi të bëhësh më mirë, është thjesht budallallëku që vjen kur nuk kupton se, për paaftësinë tënde, fajin s’ta ka bota. Pavarësisht se gjithcka në Shqipëri është kthyer në personale, të paktën budallallëku nuk duhet marrë personalisht.

 

REMOTE_ADDR:[]

22 komente në “Moda e mallkimit të ambasadorëve”

  1. Luli says:

    Shume mire e thua kate punen e mallkimit. Po jemi larg te qenit te kulturuar.

    1. Ilirjan says:

      Bravo, e thjeshte e sakte, permbledhese. Le te mesoje cdo politikan, cdo analist, cdo shqiptar.

  2. George says:

    Mimoza-brilante dhe e kerkusr perhere!

  3. REALE says:

    Mimoza , nuk duhet qene kategorik ne kete qasje, megjithese ke te drejte ne te shumten e rasteve dhe ne analizen qe ben ke argumentin baze qe qendron. Une do permendja vetem dy ambasador amerikane qe i kane bere dem Shqiperise, dmth, mua si qytetar, s’e di te tjereve; Rajerson dhe Arvziu. Po citoj te fundit: kur Lulezim Basha vrau ne bulevard 4 veta si minister i brendshem, Arvziu quajti “burre shteti” Sali Berishen dhe kur Lulezim Basha mori nen dore bashkine e Tiranes nga Ristani, Arvziu e quajti “yll ne ngritje”. KJo eshte mbeshtetja me e madhe qe i ka dhene ambasadori amerikan krimit dhe krimineleve pushtetare shqiptare. Eshte dem i pa llogaritshem, se “ylli ne ngritje” po kerkon te marre drejtimin e vendit, ne vend qe te ishte ne burg. Te shikojme se ç’qendrim do mbaje kjo ambasadorja e fundit se dhe kjo sikur hidhet dege me dege nganjehere. Tani marrim nje ambasador tjeter: ambasadori e Britanise te madhe tallet keto dite me Shqiperine dhe shqiptaret me mbeshtetje te Lulezim Bashes dhe Monika Kryemadhit, duke premtuar se do nderhyje ai, do mbeshtese Shqiperine per antaresimin ne BE! Turp! Britania e madhe iku nga BE, ndersa perfaqesuesi shtetit dhe politkes britanik ben propagande per hyrje ne BE. Nje çudi dhe turp, e paperegjegjshme, tallese dhe injoruse. Ai s’ka vota ne parlamentin europian. Ai ish atje dhe iku. Pse e ben kete?! Edhe kjo eshte therese. Lojra kam pare edhe tek ambasadorja franceze, megjithate ata ndjekin rregullisht politiken e shtetit te tyre ashtu si thua dhe ti dhe si duket ne ate kohe, Amerika ndoshta e ka pase politiken si Rajersoni dhe Arvziu, ndersa sot Britania e ka politiken ndaj Shqiperise si e paraqet hapet abasadori saj ne Tirane. Vetem nje gje duhet kuptuar mire: Shqiperine do e bejne shqiptaret me zgjuarsi, diplomaci dhe pune; nuk perjashtoj asnje rast ndihmen nga jashte qe eshte shume e rendesishme.

  4. Lanabregesi says:

    Po ku je moj Moza, ke nje kohe te gjat qe nuk je prezent ne shtypin shqiptar,je e mirepritur,shqiptaret kane nevoj per bisturine tuaj kunder kancerit Sali Berisha dhe detashmentit te tij kriminal PD.

  5. nje banor i Tiranes says:

    Analize e perkryer !

  6. Spinoza says:

    Artikull interesant

  7. Taulant says:

    Shkrim shume i lodhur … i mire po te ishte shkruar nga nje nxenes i klases se gjashte.

    1. Patriot says:

      Taulat niveli yte eshte ne Adriatik gjeje ndonje doktor te mire.

  8. Shenjestra says:

    Bravo.Shume mire dhe saket.

  9. Boston says:

    Shume sakte.
    Urime dhe faleminderit per penen tuaj

  10. sokoli says:

    Shkrim i sakte qe politikanet idjot duhet ti therasin mendjes por sigurisht qe nga njerez me prejardhje komuniste si Saliu, djali i komisarit Like floriri etj keto priten se gjith jeten frymezusi i tyre shpirteror shoku Enver gjith te huajtur i ka share.

  11. Myslimani. says:

    👏👏👏👏

  12. Myslimani. says:

    Sot e beri Ralf Gjoni ne parlament. Sulmoi ambasadorin britanik. Dhe na vrau shpresen. Harrojeni se do futeni ne BE tha. Dhe Shqiperia do kthehet si Palermo. Do kete vrasje politike. Une shoh vetem mllef. Zhvillimet politike nen vezhgimin e USA tregojne te kunderten.

  13. Velo says:

    Shkrim shumë i mirë, por ka edhe raste të veçanta.

  14. Teuta says:

    Shkrim brilant.
    Moza na ke munguar shume. Jo me keshtu sepse kemi nevoje per analizat tuaja. Bravo. Intelektuale me peshe.
    Mero po ku e ke gjetur kete foto mor i uruar?
    Kjo nuk eshte Moza. Na vendos foton e Mozes qe njohim, dakord?
    Qe neser.

  15. Viola says:

    Mire e the perfaqesojne interesat e vendit te tyre Ambasadoret kane imunitet diplomatik perpara ligjeve po jo para opinionit publik. Prandaj duhet pare me kujdes neqoftese interesat e vendit te tyre perputhen edhe me interesat tona. Ndihmat per ne nuk duhen marre bamiresi apriori nga ana e tyre. Ku ishin keta nderkombetare per 30 vjet kur ne Shqiperi u tjetersuan pronat qe jane baza e sistemit kapitalist.

  16. Konjak says:

    Po kot u merove , teje e perketej , ti kishe rene shkurt ,– Fain e ka Saliu –, dhe ti ishe rehatuar , edhe ne pse te lexonim shkrime e mendime koti .. Me nje shprehie –fain e ka Saliu — edhe ti mbushje xhepin me para , edhe ne , lexonim ndonje shkrim per te qene . Zonj , s’ka asnje kuptim ti bini cules ne nje avaz , trajtoni problemin , nese deshironi te jepni ndihmese per rregullimin e problemir shqiptar . Pseudopropaganta , nukse ndihmojne asnje , edhe ate qe ju mendoni se ndihmoni . Lexusi , kerkon ide dhe politika te reja , per zhvillimin e vendit , kerkon angazhime dhe zhvillime te reja ne politike te brendeshme , por edhe te jashtme . Ju dhe te tjere si ju , ju ka ngelur ora tek Saliu , ka ikur koha e perdorimit te Saliut , per gogol . Enveri , Nano , Saliu , ishin ata qe ishin dhe bene ate qe ben ; me ata do vezhdojme te mbulojme varferine ton !?. A thua , s’paskemi aftesi dhe mundesi te trajtojme problemet tona sot , ato qe na i kemi prezent , dhe te domosdoshme per ti zgjidhur . Ne politiken e jashteme , ne gjithmon kemi patur probleme ; ata zbatojne politikat e tyre me vendet ku aderojne , ne kerkojme tju diktojme politikat dhe deshirat tona . Ne mir bejme politikat e trazimit e poshterimit te njeri-tjeterit , harrojme se gjithcka ka radhe , ka rregull , ka ligje , ka te drejta dhe detyra . Ne e perdorim kalin e dhene me qira , dhe kur duhet ta dorezojme , kerkojme ta eleminojme –vrasim — ate . Nukse ka zhvillim , me mashtrime shpifie e genjeshtera ;, duhet , pune , prodhim , tregetim , marrveshie , ligj dhe respekt ..

    1. Konjak i skaduar says:

      Konjak konjak konjak konjak konjak,dukesh qe je i punesuari PD

  17. Arber says:

    Mimoza, ke harruar diçka më të kobshme: planin e saliqenit për të VRARË ambasadoren amerikane në vitin 1997 -dëshmuar nga bodygardi i vet, Izet Haxhia.
    Dhe saliqeni shëtit i lirë, pa i hyrë gjëmb në këmbë…
    Do të burgoset ndonjehere ky, apo vetem ndonje hajdut xhepash?

  18. Lekondi says:

    MIMOZA ESHTE LULJA QE CEL E PARa POR KEJO MIMOZE LULEZOI PAK ME VONES. ME MIR VON SE KURRE THONE AMERIKAET. SHKRIM PROFESIONAL ME MENDJE TE KTHJELLET E SHPIRT PATRIOTIK,

  19. Llazari says:

    A thua se eshte thjesht ceshtje paaftesie…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *