“Mos na hidhni në Instagram ore”, video ironizuese: Tramvaji tek sheshi “Nënë Tereza” gati për t'u nisur

22 Shkurt 2021, 11:27Lifestyle TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ndërsa nuk ka kursyer ironinë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Në videon e Veliajt shfaqet një tramvaj prej lodre i linjës Sheshi “Nënë Tereza”–Kamëz.

Bashkëngjitur videos Veliaj shkruan: “Mos na hidhni në Instagram ore”, duke ironizuar kështu Bashën i cili iu drejtua me të njëjtat fjalë pak ditë më parë gruas së tij teksa e filmonte duke gatuar.

Ndërkohë në fund të videos shkruhet se: Gur, gur bëhet mur, por dhe muri do ustanin”.

 

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

 

4 komente në ““Mos na hidhni në Instagram ore”, video ironizuese: Tramvaji tek sheshi “Nënë Tereza” gati për t’u nisur”

  1. mik says:

    Ju jeni vetem per tu tallur ne kurriz te ketij populli, nuk jeni per gje tjeter.
    Keni mbjedh nje urrejtje ne popull, qe nje Zot e di a do shuhet ndonjehere.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Sadoqe nuk lashe fjalor shqip-shqip pa shfletuar , nuk e gjeta , qe nuk e gjeta fjalen “mbjedh” ….

  2. Astai qe te ngallmon says:

    “Ustain”, jo “ustanin” o kalemxhinj!

  3. Koco says:

    Karagjoz. Kalama katagjoz. Cfare presim ne dhe cfare tregon ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje