A distancohet nga PD? Topalli flet për gabimet e qeverisë Berisha: Ka pasur korrupsion, pas koalicionit me LSI

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, dikur numri 2 i Partisë Demokratike kur qeveriste Sali Berisha ka folur sot pa doreza në Open në Top Channel.

Ajo tha se nuk distancohej nga PD për të gjitha arritjet që vendi ka pasur gjatë kohës që ishin në qeveri, megjithatë tregoi edhe gabimet e Sali Berishës.

“Në shëndetësi, qeveria ishte e detyruar për t’ia dhënë aleatëve, dhe të mbajnë përgjegjësinë për atë që bënë.

Ne i jepnim një shumë të madhe buxheti, por është tjetër gjë sa punë bënë atë.

Ka pasur korrupsion më shumë në mandatin e dytë të qeverisjes.

Nuk jam dakord as me mënyrën si jemi marrë me pronat, por jam shumë krenare që u futëm në NATO.

Jam shumë krenare për shumë reforma të tjera që u morrën në të mirë të interesit publik,” tha Topalli.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “A distancohet nga PD? Topalli flet për gabimet e qeverisë Berisha: Ka pasur korrupsion, pas koalicionit me LSI”

  1. Bureto says:

    Zhozit, me humbjen e zgjedhjeve të Lules në 25 prill, i mbaron dhe motivi pse doli përsëri në skenë, mbas përjashtimit që i bëri ai më 2017. Drama e saj politike është se, nga verbëria që ka për Brrishën, kjo në një mënyrë edhe si shenjë mirënjohjeje për të, pasi ishte ai që i dha gjithçka, ajo mbas 25 prillit, do të shkojë në analet e historisë jo të lavdishme të PD bashkë me mentorin e saj Brrishë. Hakën që kishte për të marrë me Lulen, shemrën e saj, e mori, pavarësisht se humbës janë të gjithë. Miopia e saj politike në raport me berishizmin ia ka prerë asaj biletën për në esfel. Le të kënaqet edhe dy muaj duke u argalisur në fushatën farsë, se nuk fo ketë më rast. Përfundimisht kartë e djegur dhe jo pa meritë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *