A do të ketë përkrah në zgjedhje ish-ministrat Xhafaj, Bushati e Lleshaj? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, nëse do të ketë përkrah në zgjedhjet e 25 prillit ish-ministrat  Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, apo Sandër Lleshaj.

Kreu i qeverisë ngarkoi me përgjegjësi drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste, të cilët sipas tij do të propozojnë skuadrën që më pas do miratohet nga Kryesia e PS.

Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja! Nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të behet seleksionimi.

Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku dhe pastaj këtë gjë do ta miratojë Kryesia e Partisë Socialiste.

Unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “A do të ketë përkrah në zgjedhje ish-ministrat Xhafaj, Bushati e Lleshaj? Ja si përgjigjet Rama”

  1. Viola says:

    Bushati sikur do kandidontee vetvendosjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *