A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?

Nga Lutfi Dervishi

Gjithnjë e më shumë, sidomos gjatë pandemisë, sapo hap Facebook ndesh njoftime për ndarje nga jeta të njerëzve që i njeh, familjarëve të tyre,  të njerëzve që nuk i njeh, njerëz publik apo individë krejt të panjohur!

A është Facebook platforma e duhur për lajme të tilla?

A duhet që një lajm të hidhur për mua t’a lexojnë 50, 500 apo 5000 “miqtë” e mi në Facebook?

Facebook të ndihmon se e përçon me shpejtësi lajmin, por në anën tjetër ngre pikëpyetje për mënyrën si duhet të veprosh?!

T’i japësh like?! Të shkruash ngushëllime në publik?!

Nëse këtë njoftim publik algoritmi fb nuk t’a ka shfaqur a do të gjykohesh si njeri i pandjeshëm?!

Personalisht në Facebook nuk dëshiroj të ndaj lajme të hidhura, dhe nëse mësoj lajme të tilla ngushëlloj në mënyrë private duke shkruar ne Whatsapp apo thjesht mesazh!

Shqetësimin për njoftimin e vdekjeve në fb  e kam ndeshur shpesh këto javë.

Ky është debat delikat.

Por e vërteta është se krahas “lajmeve të këqija” që ndeshim në tv dhe portale, parim me të cilin operon gazetaria, lajmet trishtuese po i ndeshim gjithnjë e më shpesh edhe në fb!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?”

  1. Komentuesi says:

    Urime, zoti Dervishi! Ndaj të njëjtin qëndrim me ju!

Comments are closed.