Basha i përgjigjet Ramës për pagën minimale: E ke kollaj ti ta thuash por s’ke plan si unë, do ul edhe çmimin e energjisë

Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Rama paraditen e kësaj të marten në lidhje me uljen e taksave dhe rritjen e pagës minimale.

Kryedemokrati në fjalën e tij në takimin me përfaqësues të bizneseve në autostradës Tiranë-Durrës, është shprehur se plani i PD-së ka si qëllim që të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti.

“Kollaj është që të thuash; “do rris pagën minimale”. Por ato kontributet shtesë kush do i paguaj?! Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë. Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti”, ka thënë Basha ku shtoi se do të bëhet e mundur ulja e çmimit të energjisë në dy fasha kryesore.

“Ktej thotë se ka zeruar taksën e biznesit të vogël por me një gjobë ja ka marrë të gjitha dhe e fut në grup. Ditë për ditë në vendin tonë falimentojnë 60 biznese të vogla dhe e gjithë kjo është për një arsye të vetme pasi qeveria është vendosur në konflikt interesi me biznesin e vogël dhe me qytetarët. Çmimi i energjisë do të pësojë dy lloj uljesh, e para është nga liberalizimi i tregut dhe ulja e dytë do të vendoset në sajë të fashës mbrojtëse 300 kWh  për familjet në nevojë”, është shprehur Basha.

 

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Basha i përgjigjet Ramës për pagën minimale: E ke kollaj ti ta thuash por s’ke plan si unë, do ul edhe çmimin e energjisë”

  1. Dik says:

    Kollouni i cadrave te gabelve bashke ariun Silva

  2. Veri says:

    Ul dhe breket tani megjith kto ulje qe do besh. Mir e ke qe do ulesh se mos e ke mendjen per pun ti. Edhe ato dy pare qe ka buxheti meri dhe futi ne xhep, po leji edhe pjesen Berishes. se do edhe perqinien e vet.

  3. Cimi says:

    Bravo Luli Basha,q. nenen,ul dhe ngre.

  4. Temali says:

    Ik ore hajdut-vrases. Sa vila ke ne plan te besh se per te tjerat te kemi pare. I vetmi opozitar ne bote i cili ka vrare 4 njerz te pafajshem, ka pervetsuar 230 milion euro, nenshkroj kapitullimin e hapsires detare, ka punuar si spiun i UCKs ne UNMIK, e keshtu me radhe kerkon voten e popullit.

  5. eli-tiv says:

    …E cuditshme…cdo fjali e bashes ka flalen “para”…leke ..cmimi…Eshte teper i thate si intelektual…nuk mund te formuloje fjali pak me ndryshe…Te gjithe e dime “parate” e rruges se kombit o parate e vjehrit…o me e bukura vilat pa para.. Mos paste parate ne dore…se e di vete…e dine se cfare bejne..

  6. o te t’keqen shpellari ty ,😁
    se ja bane zemren male salehut ,nji kshtu e don KM
    vec kujdes bashiqe ,
    se te qin Rama eeeeeeeeeeeee dhe larg qoft te shqyhet bitha
    si do heci Struci pastaj me bllok ne dore 😄😅😂🤣

  7. Kozmo says:

    Ky Popull cfardo qe ti PREMTOJ Basha, ata e besojne, diten tjeter Basha shton dozen e premtimeve, sa te behet nje Mullar me PREMTIME BOSHE, per kokeboshat qe ka Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *