Çfarë mendoni për 21 janarin dhe Gërdecin? Topalli: Kam qenë kundër dhunës atë ditë. Për “bllokun” e Ilir Metës u vranë 4 të pafajshëm

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, është pyetur nga gazetari Enton Abilekaj lidhur me qendrimin e saj për ngjarjen e 21 janarit dhe Gërdecit.

Topalli tha në “Open” se ajo ka qenë kundër dhunës së institucioneve në 21 janar, por dhe kundër dhunës gjatë protestave që u bënë pas vrasjes së Klodian Rashës.

Abilekaj: Çfarë qendrimi keni mbajtur dhe mbani tani ndaj Gërdecit dhe 21 Janarit?

Topalli: Unë them këtë, kam qenë kundër dhunës së opozitës së Edi Ramës dhe kundër dhunës pas vrasjes së të riut që u sulmua kryeministria e Edi Ramës.

Ata që sulmojnë institucionet thyejnë kushtetutën dhe ligjin. Kam qenë kundër atyre që kanë djegur selinë e PS në Shkodër.

Nuk ndryshoj parimet unë se ndryshojnë emrat. Nuk e kam kuptuar kurrë, 21 janari u bë për bllokun e Metës, u vranë 4 të pafajshëm. Mbas kësaj, Rama që bëri 21 janarin, hyri në qeveri me Ilir Metën.

Ai është zënë me bllok në dorë dhe tani t’i kemi në qeveri ata të dy?

Është e moralshme kjo? Është normale? I mbajnë njerëzit në çadër dhe pastaj bashkon qeverinë me Edi Ramën.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Çfarë mendoni për 21 janarin dhe Gërdecin? Topalli: Kam qenë kundër dhunës atë ditë. Për “bllokun” e Ilir Metës u vranë 4 të pafajshëm”

  1. pesimisti says:

    Po pse se pyet cmendon per Berishen.

  2. vlora says:

    E PACIPE,DREDHARAKE,PA DINJITET,E KAPUR.FOL DREJT TE PYESIN PER 21 JENARIN DHE FLET PER KLODJAN RASHEN.FOL ME GUXIM KUSH I VRAU 4 PROTESTUESIT E 21 JENARIT DHE QENDRIMIN TEND PER ATO VRASJE.U PYETE PER GERDECIN DHE NUK FOLE FARE KJO ESHTE POLITIKA E RE E JOTJA? TI SALI BERISHEN E KE IDHULL.,AQ SA NUK TE BEN GOJA TE THUASH SE NGA LISTAT JUVE U HOQI BERISHA E JO LULI SE PO MOS TE DONTE BERISHA NUK GUXONTE LULI PUSHTETIN E PARE EDHE TI E MOLE COVE DASHNORIN E VAJZES NJE KENGETAR MEDIOKER ATASHE NE AMBASADE DHE VELLAN TENDE EMIGRANT NE ITALI E COVE NE AMBASADE.KUR TE VOTOJE POPULLI NUK DO I HAROJE BEMAT E TUA DHE TI NUK DO MARESH AS VOTAT E FAMILJAREVE TE TU

  3. demokrati says:

    Bravo zonje.Nese Kryeministri Berisha do t’ja kishte dorezuar zVKryeministrin e akuzuar nga anetare kabineti drejtesise shqiptare,qofte kjo edhe e cunguar ajo do te ishte nje pike kthese per Shqiperine,PD dhe integrimin.Berisha humbi rastin e arte ti hiqte qafe Shqiperise,PD dhe politikes monstren e pangopur me pushtet dhe para.Asnjehere nuk eshte vone.

  4. Jim says:

    Ju atehere dhe tani mbroni vrasesit Ju nuk ndaheni dot nga e kaluara dhe Nuk mund te fitoni!

  5. Arbert says:

    Ne kohen kur ka kaq shume te rinj e te reja te shkolluar ne evrope qe te marrin ne Dore fatet e ketij vendi, ne jemi Duke ricikluar te njejtet njerez ne kete vend qe ndryshojne emra partish dhe Duan pushtet. Edhe sa vjet duhet qe te pastrohet KY grup politikane sh? Po ikni gezoni pensionet qe merrni, qetesohuni! Cfare mund te jape akoma Jozefina?

  6. NIku says:

    21 janari nuk u be PER bllokun e Metes, por u be sepse Meta u deklarua i pafajshem nga Gjykata (pasi Berisha hengri darke me Meten si shfaqje force ndaj gjykates), video u konsiderua e montuar dhe njerezit u ngriten sepse nuk ka menyre demokratike kur Ministri kapet me video e me ze duke bere pazare me bllok si Gani Herri dhe Mazllemi dhe gjykata s’ka bole ta denoje. Si perfundim per Gerdecin s’kishte ndonje opinion kjo teta? Aty pas boleve te Sales rrini tere jeten, ka per t’ju marre zvarre edhe pas vdekjes, njerez pa palce e integritet.

  7. Ceni says:

    Jozefine, te mungon ndjeshmeria ndaj jetes. Nuk je as e qet dhe as e sinqert kur flet. Ngjarja e 21 Janarit nuk mund te triblohet me thenien e Berishes. Cfare ndidh po u futen protestusit ne institucion? Asgje, do dalin perseri. Cfare i ndodhi amerikes kur u futen protestusit ne kapitol. Pse nuk u qelluan ata protestusit si te ne? Sepse Ti dhe Berisha jeni kafshe qe udhehiqemi nga urrejtja poltike, jo nga parimet njerzore. Zbutu, Jozefine, zbutu se je shume e eger.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *