Fatos Klosi: Sali Berisha ka qenë spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet nga arkiva e SHISH dhe lidhjet me UDB

Pas deputeti të Partisë Socialiste, Spartak Braho edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi është i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë pjesë e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe spiun i Ish-Sigurimit të Shtetit.

Partia Demokratike ka dhënë sinjale se do të çojë përpara pastrimin e politikës nga komunistët dhe ish-anëtarët e Partisë Komuniste. Ishte vetë kryedemokratit Lulzim Basha, i cili teksa në fundjavë prezantoi programin për të përndjekurit politikë, premtoi mes të tjerash një formë lustracioni ndaj bashkëpunëtorëve të sistemit komunist.

Por për zotin Klosi ky angazhimi i Bashës është një mision i pamundur, për sa kohë që brenda PD-së ka edhe individë si Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, ish-kreu i SHISH u shpreh i bindur se ish-kryeministri Berisha ka qenë pjesë e Partisë së Punës.

“Sigurisht që ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë komunist dhe komunist i rangut të lartë dhe besnik i partisë. Berisha ka qenë Sekretari i Byrosë së Partisë së Punës së Shqipërisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Pra, Berisha ka qenë jo komunist i zakonshëm, por komunist i rangjeve të larta. Kështu që më duket habi, por edhe nuk çuditem fare që Saliu sulmon komunizmin, në një kohë që ka qenë vetë komunist. A e kuptoni që Berisha ka qenë sekret i PPSH në një fakultet ku kishte mbi 100 komunistë dhe anëtar partie?!

Në dijeni time Berisha ka pasur edhe teserë partie. Megjithatë, është e kot që të shtrojmë dhe debatojmë nëse Berisha ka qenë apo jo komunist, pasi ai ka qenë i tillë.

Dhe fakti që ai bën si demokrat i flakët, i shkon për shtat një thënie e ish-presidenti dhe dramaturgu disident çek, i cili ka thënë që: “Nuk ka komunist më të keq sesa komunisti antikomunist””, deklaroi ai.

Por të qenit anëtar dhe madje në rangun më të lartë i Partisë së Punës së Shqipërisë, nuk është i vetmi “cen” që e përndjek edhe sot e kësaj dite ish-kryeministrin Sali Berisha. Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë edhe një spiun i Ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij dhe në këtë pikë ai flet me përgjegjësi pasi ka qenë drejtues i një institucioni të rëndësishëm si SHISH, Berisha kur erdhi në pushtet u kujdes që të asgjësonte dosjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, ekzistenca e së cilave mund t’i hidhini në erë karrierën politike.

“Në dijeninë time si ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, di që Sali Berisha kur ka ardhur në pushte në vitet ’90 i ka pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, duke filluar nga vetja e tij, deri tek bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Është e kotë dhe tejet qesharak teksa shikon Lulin dhe Saliun që premtojnë ligjin e Lustracionin, por në të njëjtën kohë ai ka pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të tij”, u shpreh ai.

Më tej ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk asgjësi vetëm dosjet që kishte ai dhe që tregonin lidhjet me Sigurimin e Shtetit, por edhe dokumente të qenësishme që e identifikonin atë si person që kishte lidhje me Shërbimin Jugosllav.

“Nga ana tjetër unë e kam thënë për gazetën tuaj dhe ndërkohë po e theksoj sërish që në dijeninë time, di që ka dosje të asgjësuara me procesverbale, sipas të gjitha rregullave. Pra, duke qenë dhëndër në një familje gjysmë serbe, Sali Berisha është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit, si bashkëpunëtor i mundshëm i UDB jugosllave.

Unë nuk kam gjetur gjë në dosje, sepse kur unë vajta në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Berisha kishte pesë vjet në pushtet dhe i kishte rregulluar të gjitha gjërat. Por që Berisha ka qenë i ndjekur për lidhje të mundshme me UDB, këtë e thonë oficerët që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe që e kanë parë dosjen e si i tillë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Fatos Klosi: Sali Berisha ka qenë spiun i Sigurimit, ja si zhduku dosjet nga arkiva e SHISH dhe lidhjet me UDB”

  1. Ano says:

    Ky eshte I paoergjejshem…si mund te flasi keshtu? Ke qene zyrtar gjoja…nese ppsh e dinte qe ishte agent Serb do e kishin futur 7 pash ne dhe….lerini kto idiotesi…ai ka faje te tmerrshme por mos u beni qesharake ne kte forme…

    1. ben says:

      Ano-lexojeni mire intervisten e zotit Klosi. Ai nuk thote se “ka qene agjent jugosllav”, por se “ka qene i dyshuar” si agjent i tyre.
      Besoj se jeni dakort qe ka nje diference te madhe midis “dyshimit” dhe “te qenurit”.
      Ajo qe thoni juve se PPSH do e kishte futur Berishen 7 pash nen dhe, eshte plotesisht e vertete, por asgje nuk ka qene e vertetuar per implikimin e tij me sherbimin e fshehte Jugosllav (UDB). Ka shume mundesi qe kjo ka qene edhe aresyeja se perse ai eshte mbajtur larg Enverit, pamvaresisht reputacionit te tij si nje mjek i zoti.
      Po keshtu ka patur nje interviste te Nexhmijes, disa vite para se te vdiste, ku ajo spjegon se si Berisha ishte perfshire ne nje liste mjekesh per tu futur ne ekipin e mjekeve personale te Enverit dhe se ajo vete e kishte perjashtuar ate si kandidat, pasi kishte sinjalizime per dyshimet e Sigurimit te Shtetit per mundesine e rekrutimit te tij si agjent i UDB-se.
      Veprimet e mevonshme te Berishes, vertetojne dyshimet e Sigurimit per lidhjet e tija me serbet. Duhet patur parasysh se Sigurimi i Shtetit Shqiptar ka patur ne organikat e tij oficere teper te pregatitur e profesionale, qe e dinin shume mire zanatin e tyre. Ne se ato kishin dyshime per nje individ te caktuar, me siguri qe e kishin nje shkak. Keto te shkaqe do ti kishim marre vesh, nese dosja e tij nuk do ishte zhdukur, qe sic e thote edhe vete zoti Klosi, ekzistonte deri para 1990-tes sipas shume deshmive te ish oficereve te Sigurimit qe e kane pare ate dosje, mbas te ciles vete Berisha ishte kujdesur qe te zhdukej.

  2. Avni Rrustemi says:

    Po pse thoni se Berisha ka qen komunist. Komunist ishte Qemal Stafa e shumë si ai. Pra mos ia levizni eshtrat ne varr konunistit Qemal Stafa . Po,ti thoni spiun i UDB-se i shkon Berishes po jo komunist.

  3. Sali Berisha ka përgjakur Shqiptarët më shumë e më fortë se Enver Hoxha says:

    Sali Berisha si spihun i sigurimit, ka patur më pak mbikqyrje kur ishte për specializim në Francë, por gjithnjë ka patur dyshime për të pas kthimit të tij nga specializimi. Në Francë Sali Berisha hëngri një lugë çorbë të prishur dhe e volli deri në 1992. Në vitin 1992, Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha, UDB-ja Serbe ja vunë përpara turinjve 2 gjëra ku ai duhej të zgjidhte njërën : Ose marrjen e lider-shipit të turmës pa kokë që zihej si një vullkan nga deshira për liri dhe demokraci, dhe sillej e pështillej si një tufë sardelesh në vitin 1992, dhe të betohej në idealin e Partisë që do ti mbronte klikën komuniste që po rrëzohej, ose kallzimi i dosjeve të tij popullit dhe ishte e sigurtë që ai vullkan në atë vit do ta digjte. Sali Berisha pranoj të merrte dhuratë lider-shipin e protestave të popullit të atij viti, ku që në atë kohë e deri sot ai deshiron dhe për këtë deshirë ai vrau dhe vret akoma për të qëndruar në postin drejtues të gjysmë-presidentit dhe gjysmë-mbretit të Shqiperisë deri në vdekje. Sali Berisha edhe sot vjell nga frika e atyre dosjeve, sepse tmerri i atyre dosjeve e frenon që ai kurrë nuk i pergënjeshtroj dhe as nuk i denoncoj në drejtesi ata që e akuzonin si spihun dhe agjent i Serbisë, akuza të bëra si nga populli, ashtu dhe nga personalitete të ndryshme të politikës Shqiptare. Sali Berisha megjith punën e madhe për zhdukjen e dosjevetë tij, dhe “aksidentet e kanceret” vdekje prurseqë ju kanë ndodhur shumë personave që kishin njohuri apo foto-kopje të ketyre dosjeve, ai perseri nuk është i sigurtë që dikush i disponon perseri ato dosje në “frigo”. Dhe ky dyshim e bën Sali Berishen që ta bëjnë “syrin qorr, e veshin shurdh” për sa ju perket ketyre akuzave, të cilat nuk i denoncon as në media si shpifje. Ky kopil dhe dhëndër i serbisë, me ndihmën e agjentëve të Serbisë si Elez Byberi e shkatërroj shtetin Shqiptar që nga themelet, e gjithashtu me ndihmen që ju dha ushtrisë nazi-fashiste Serbe në 1997 ai e vonoj per më qhumë se një vit ardhjen e lirisë së popullit Shqiptar të Kosovës. Qelbësirë, ti personalisht ke mbaruar punë me shtetin dhe popullin Shqiptar, por populli i përgjakur nga ti nuk ka larë hala hesapet me TY……..!

    1. Mondi says:

      Bravo.Shume e sakte.

  4. Sali Berisha është tradhëtar i gjithë kombit Shqiptar says:

    Ti komentuesi Ano, po ju kujtoj që Sali Berisha si spihun i sigurimit dihet nga që nga Tropoja dhe Tirana, gjë të cilën si shpellar që ishte, e publikonte edhe vetë me krenari duke shitur mend. Kurse si agjent i Serbisë ai u rekrutua pas vitit 1985, pas vdekjes së “xhaxhit-shokut” Enver Hoxha. Edhe ju i respektuar komentues, e dini që pas vdekjes së Enver Hoxhës, me inisiativë të Ramiz Alisë, filloj të binte pak nga pak presjoni i dhunës së shtetit dhe i sigurimit në përgjithsi. Rekrutimi i Sali Berishës si agjent i UDB-së u bë kur ai dilte jashtë shtetit për punët e tij profesjonale, pas viteve 1985, nga “takimet rastësisht dhe në të njëjtin hotel” me kushurinjt e gruas së tij, të cilët kanë qënë dhe janë punonjës të UDB-së ( jugosllave ) Serbe. Pra nuk ka asnjë dyshim, si për Ramiz Alinë, Nexhmie Hoxhën e mbi të gjitha ata që kanë punuar në sigurimin e shtetit pas viteve 1985, që Sali Berisha është spihun i UDB-së Serbe, por me qellim dhe nga urdheri i Ramiz Alisë kjo gjë nuk është bërë publike me qellim…, sepse siç e dini edhe ju një fjalë e vjeter popullore thotë ” Çdo e keqe e ka një anë të mirë, dhe anasjelltas”. Pershendes lexuesit dhe komentuesit e gazetës.

  5. Taulant says:

    Nuk ka asgje te re cdo komunist ishte agjent i sigurimit te shtetit.
    Edhe nje fshatar pa toke spiunonte jo me nje komunist qe e kishte per nder por edhe detyre te bashkepunonte me sigurimin e shtetit.

    1. ben says:

      Taulant-jo te gjithe komunistet kane qene spiune te Sigurimit, packa se kjo ka qene pritshmeria e regjimit. Midis tyre ka patur shume njerez te ndershme qe ishin brumosur me idealet e komunizmit qe ne femijeri. Duhet te kesh parasysh se brezi im dhe ai i preinderve te mi kane qene nen presionin konstant te propogandes komuniste 24-7.
      Po keshtu, intelektualet e kuptonin me mire se pjesa tjeter e popullit qe komunizmi nuk ishte tamam ashtu sic propogandohej, por ato qe moren guzimin qe te benin Kritika, perfunduan ne Spac, Qafe Bari, Bulqize apo … nen toke.
      Se cfare ben propaganda efektive e nje regjimi eshte provuar ne kohen e Luftes II Boterore, kur propaganda hitleriane i beri lavazh te trurit nje populli aq te kulturuar sic ishte populli gjerman.

  6. Muhabete koti says:

    Si s’ka turp ky Klosi me keto muhabete. Del aty dhe nuk thote asgje te sakte. Kane 30 vjet qe akuzojne Berishen per Spiun te Sigurimit apo agjent te UDB-s dhe nuk tregojne asnje dokument. Me 97-en mund ta nxirnin nga politika dhe nuk e bene. Te majtet vetem llapin.

    1. Bureto says:

      👍! Me gjithatë dua të shtoj: I dinin dhe i dinë ende të gjitha, por u interesonte që mbas shpalljes së pluralizmit të ishte ky në krye të gjoha krahut “kundërstar” të tyre. Në këtë suazë në akord dhe me segmente të caktuara të ndërkombëtarëve kishte një koordinim perfekt për menaxhimin e situatave post diktaturë. Gjërat duhet të shkonin sipas programit katovician për vendet komuniste te lindjes që “mishi të piqej dhe helli mos digjej”. A nuk ishte dhe Leh Vakesa në ato ujra dhe u zgjidh president i Polonisë? Të paktën kaq ba është thënë ne “deleve”, që quhemi popull. Ndaj ky është diçka më shumë se muhabet koti. Vazhdon tallja 30 vjeçare. Brahot, klosët etj janë vetë instrumenta për të shërbyer në këtë farsë të ndyrë. Berisha ka 30 vjet që dominon politikën shqiptare, ka bërë të 99-tat dhe këta broçkullisin, të mos them që lehin.

  7. referendum te kerkohet denimi me varje si sadam hyseini i kryekriminelit
    e antishqiptarit ,mutit esadist saleh rrahman brrisha .
    kryebushtra e serbise qe toleroj gjalle Shteti Komuniste qe fatkeqesishte
    mbas vdekjes se Enverit ra ne duart e Agjenetve te udb-se Ramiz Alia
    gjapri kerma boshnjake

  8. Texas says:

    Ne platformen e Sigurimit te shtetit , nje ga pikat e saje ishte terheqja ne bashkepunim e te gjithe personave me probleme biografike . Ne kembim te bashkepunimit , jepej e drejta e studimit ne Universitet , nje vend i rendesishem ne administrat , ipeshin orientim te beheshin martesa me qellim te kontrolloheshin dhe familje me biografi te mire por me poste shume te rendesishme shteterore ku pozicioni i mundesonte njohje me sekrete te rendesishme , pra per te patur kontroll apsolut .S per Sali Berishen , Ai ka qene Antar i Partise se Punes , por jo komunist .Misioni i ngarkuar nga UDB Jugosllave ngarkuar Atij , ishte berja kariere deri ne rangjet e larta politike , per tu njohur nga afer me cdo sekret te mundeshem , dhe ja harriti .U kthye ne korieri personal te konaktit me Sherbimet e huaja , me mision mbulimi cuarjen e analizave apo marje e ndonje Barneje mjeksore ne Perendim , por ne fakt te perpunuara ne laboratoret e Tyre .Propozimi behej na Ramizi apo Nexhmia por ne krye te tyre qendronte nje udheheqes tjeter me i rendesishem qe Berisha nuk e permend asnjehere .Kontakti me perendimin u harrit te behej pa rradiotrasmetuese , por fizikisht na PENECILINA

  9. Guzhunjeri Ibraham says:

    Tashi:qe Sala esht plehr ,kjo dihet botnisht.
    Por si plehr ai s mund t ket wen ,edhe komunist i partis s puns ,komunist me pozit n parti pra,edhe bashkpuntor sekret sigurimi edhe spiun i UDB.
    Nuk rrijn t gjitha bashk kto.
    Sepse si komunist me leje t veçant mund t behej bashkpuntor dhe kjo esht njera an.
    Por si spiun serb,ai s mund t qendronte kominist dhe sigurims.
    Nuk shlojn bashk ashtu siç nuk shkon ke ai filxhani kafes tirke apo expres qe pijn shqiptart n mngjes t ket edhe sheqer edhe kryp.
    Kafja me sheqer,berxolla me kryp.
    Tashi sala o ishye sahan kafeje,ose kocke berxolle..
    Zgjidh e merr

  10. Shpellari nga lezha qe ka 25 vjet qe jeton ne perendim dhe qe viziton vendlindjen e tij te dashur 2 herë ne vit says:

    Sa te zgjuar je mor komentues te mjerë.
    Bani sikur dini shume gjana por niveli juaj tregon se jeni nxenes te klases se dytë fillore qe bejne mesim online.
    Tash qe e kryet misionin vreponi te merri sufllaqen se po ju ftohet e nuk hahet ma.
    PROF DR SALI BERISHA ESHTE NJERIU ME I MADH I HISTORISE SE KOMBIT SHQIPËTAR NE 600 VITET E FUNDIT.
    E ndersa ju jeni copa injorantash.
    PROF DR SALI BERISHA ESHTE LEGJENDË E GJALLË.
    ndersa ju jeni vemje te mjera.

    1. 0 0 7 says:

      Edhe ti djal spiuni paske qene,por nga ata qe ja kane ditur babait firmosjen.Sales po i sosin oret,perfshi dhenderrin miljarder.

  11. ... says:

    po na genjen femijet o klos por jo ne

  12. Deshmitari-Anonim says:

    Sali Berisha ishte ne Grupin qe Shoqeroj Hysni Kapon ne Parise…dhe nga ku Kapua nuk u Kthye i Gjalle..
    1-Ne Ditet qe Berisha ishte ne Parise Qe benin Roje me radhe te Dera e Hysniut…kur del “Shetitje” ju vune nga Mbrapa 3-NJerez…..Ai pasi kthehet nga “Shetitja” i THote Hysni Kapos:Shoku Hysni me Ndoqen tre-Agjente duket se ishin te UDB-se,por une ju “Shmanga” thote Saliu…
    2-A i Raportove keto ne Ambasade i Thote Hysniu -Saliut??Jo..i thote Saliu..Atehere-duket te Raportoshe ne Ambasade te gjithe Ngjarjen Perfundoj Hysniu..
    3-Nga e dinte Sali Berisha qe ata te Tre qe e “Ndiqnin ishin te UDB”-s?????????????Pra duket se Berisha Realizoj Takimin me ta,por duke Pasur Frike nga nje Pergjim i MUndeshem nga Sig.i Shtetit, dhe per te pasur si Mbrojtje Hysniun.. duke then:Ja kame Raportuar Hysniut..ne Ratin me Fatal se munde te Zbulohej…Gjithcka Dihet Hysniu u Kthye ne Arkivol,dhe Berisha duket se nuk Raportoj ne Ambasade….
    4-Berisha ishte Rekrutuar nga UDB-ja shume me Heret se te shkonte ne Parise…
    5-Antari i Bandes se Xhevdet Mustafes Halit Bajrami Tregon:Sali Berisha me “Vizitoj” kur Mbahesha si i Arrestuar te 15-te Kateshi(Kati 14-te)..
    dhe ju Prezantua:Une Perfaqesoj nje Grup qe Militojme per Demokraci….dhe ai Thekson se Berisha i Shpetoj Jeten nga NJerzit e Kadri Hazbiut…
    Rrefimi eshte i Vertet:Por ajo qe eshte INteresante:Si eshte e Mundur qe Berisha Hyne,dhe merre nje Takim me nje Person te Bandes se Xhevdetit,kur vetem pake persona e dinin se ku Strehohej?????????????Kush e Dergoj Berishen??Dhe kush e MBronte???????????ishte Gjalle akoma Enveri………………..

  13. Burgajeti says:

    Perse lodheni kot,ka qene apo jo Sali Berisha ANTAR i PARTISE te PUNES te SHQIPERISE.
    Sali Berisha vet e ka pranuar duke u justifikuar:
    -U bera antar i PPSH-se ne vitin 1968,kur Shqiperia doli nga Traktati i Varshaves,me qellim qe ta lufonja nga brenda…
    Kaq per kete,tjetra eshe lidhja e forte e tij me familjen Kapo,e cila nepermjet Vito Kapos,ka kerkuar ta beje dhe kandidat e KQ te PPSH-se…

  14. cipini says:

    Shpellari…mire ja ke vene pseudonimin vehtes, te siguroj qe e meriton. Po nonen me xhublet e ke marre me vehte atje ne “perendim”?

  15. Qerim Vidohova says:

    Fjale fushate. Eshte turp kur dhe nje ish Kryetar SHISH-i flet pa dokumente. Ka qene komunist thote Fatos Klosi, a thua se zbuloi uje ne Mars. Kjo eshte dicka qe dihet edhe nga femijet e ciklit parashkollor. Te gjithe i kemi pare fotot e Berishes me femijet e Diktatorit, kemi pare qenien e tij ne veturen e agjenteve te sigurimit diten e rrezimit te bustit te diktatorit, keto jane bere publike. Por kur dhe Kryetari i sherbimit te fshehte flet mbi bazen e ketyre te dhenave qe i di cdo fshatar qe con lopen ne katua, kjo eshte vertete per te ardhur keq. Duket sikur ky njeri i thote keto gjera vetem per te bere te mundur te mos thuhen gjera te tjera. Pastaj keto qe ky thote nuk jane ne sherbim te te vertetes, por te politikes elektorale te dites. Ne kete vend jane te paket ata qe ju intereson e verteta. Per militantin e PD, jo ne varke te kete hypur Berisha me djemte e Enver Hoxhes, por cfardo qe te thuhet ai as qe i analizon. Njelloje si nje perkrahes absolut i monarkise ne raport me Mbretin Zog, nje i shoqates se Enverit ne raport me Enver Hoxhen e keshtu me radhe deri tek perkrahesit absolute te Edi Rames. Ajo qe derrmohet perfundimisht ne kete rast dhe me te tille artikuj eshte vetem e verteta.

  16. John says:

    Qerim…cfare do te thuash per Sali plehren e meriton. Ka qene komunist..po. Ka qene “penicilina”..po. Ka qene UDB…besohet qe ka qene se me ato qe beri per te ndihmuar Miloshevicin me kontrabanden e karburantit ka bere te njejtin sherbim sikur e bejne ata nen sherbim aktiv te UDB. Dhe me e rendesishme ne kete diskutim eshte qe ka gjak serbi ne familje dhe femijet e tij Serbine e kane “memedhe” te tyre.
    E renoi kete vend deri ne ekstrem me shkatrime dhe anarki. Mbolli dhe rriti korrupsionin me permasa te pa riparushme. Ky eshte shtaza Sali Berisha.

  17. toni says:

    Vetem tek ne lexon marrira te tilla. Nje intrigant qe edhe ishte ne sherbimin e shteteve fqinje gjate detyres si kreu i sherbimit kombetar
    i pamoralshem dhe aspak profesional na servon dokrra qe as kalamajt nuk i besojne.
    Po sikur te ishte spiun i jugosllavis/serbise per nje periode aqe te gjate, dhe i “shpetoi” syrit vigjilent te sigurimit a mendoni se sherbimi serb nuk do ta shantazhonte ….? Po “bashkepuntoret, kontrolluesit” e sigurimit vdiqen te gjithe dhe nuk deshmuan as nje prove te vetme….

    1. ben says:

      toni-pa dashje keni thene nje te vertete te madhe.
      Sherbimi serb nuk kishte nevoje per ta shantazhuar Berishen kur ai hypi ne pushtet, pasi ata e ndihmuan Berishen qe te marre pushtetin. Harruat se cfare ndodhi me 4 drejtuesit e PD-se qe u vrane ne Shkoder? Kush i vrau ata?
      Sigurisht qe nuk i vrau PPSH-ja qe fitoi zgjedhjet e para pluraliste ne Shqiperi dhe nuk kishte aspak interes qe te krijonte trazira ne vend.
      Ata te 4 u ben kurban qe te fillonte “kryengritja” popullore dhe PD-ja te vinte ne pushtet. Keto jane gjera qe nuk mudet te kuptoheshin atehere, por sot nen driten e ngjarjeve te mevonshme kuptohen se gjerat kane lidhje dhe cdo ngjarje eshte orkestruar sipas nje plani te detajuar mire.
      Vitet e mevonshme, kur Berisha ishte ne pushtet, beri cdo gje per ti sherbyer serbeve.
      Luftoi UCK-ne, duke asgjesuar cdo individ, anetar i UCK-se qe futej ne territorin tone.
      Furnizoi me karburante makinen luftarake serbe, duke thyer embargon nderkomebetare.
      Takimi sekret me Miloshevicin ne Maqedoni dhe ekzekutimi i zotit Hoxha qe e zbuloi kete takim.
      Kerkoi nga delegacioni Kosovar ne Rambuje qe te mos pranonte marrveshjen per pushimin e luftes atje, qe do ti duhej NATOs per te justifikuar nderhyrjen ushtarake. Kete marrveshje midis paleve nderluftuese nuk e donin serbet dhe Saliu u kerkoi kosovareve qe te mos e nenshkruanin, duke sabotuar keshtu NATO-n dhe nderhyrjen e saj ne Kosove.
      Ka aq shume fakte qe vertetojne qe Sali Berisha ka qene agjent serb, sa qe edhe bufi do ta kishte marre vesh dhe jo me njeriu.

  18. Armiqte i zbulonte Partia says:

    Jo, Fatos Klosi, jo! ti i kreh bishtin Sali Berishes. Me gjithe keto qe thua do te mbulosh, qe, si ti dhe Sali Berisha jeni te te njejtes guzhine, spiune te sigurimit personal te Enver Hoxhes. Si ti dhe Sali Berisha nuk jeni spiun te Sigurimit te Shtetit, (nje institucion plotesisht ligjor ne cdo vend te botes) por jeni spiun te Sigurimit te Partise, ose te Sigurimit te pushtetit, nje armate e fshehte, aspak ligjore, e cila zbulonte armiqte e Partise, domethene te shokut Enver. Te gjitha keto qe thua per Sali Berishen, i bene me te vetmin qellim, qe te largosh sa me shume kedo qe flet per ekzistencen e kesaj armate qe ka gllaberuar prej 30 vjetesh pushtetin poitik ne Shqiperi. Njerezia e ndjejne dhe e perkrahin Edi Ramen, vetem sepse ky eshte jo i guzhines tuaj, eshte ndoshta i vetmi politikan i larte qe nuk ka lidhje me rrjetin e fshehte enverian. Gjithe dallga e urrejtjes kunder Edi Rames e ka burimit nga kjo oaze poshtersie.

  19. arqile says:

    Te lumte klosi .Keta gjoja demokratet tane mindohen te mbulojne mutin me shure.Sa turp sala eshte abuzuesi me i madh me keto gjera.Per krimet qe ka bere dhe per shkaterimet e ketij vendi te bukur do ti kerkohet llogari edhe i vdekur.Fat i keq se edhe ai ika perkrahur dhe favorizuar shume politikane ansliste qe perpiqen ta mbrojne e ti japin merita me kot.I ndyri mbetet indyre dhe te ndyn .

  20. shkurt 2014 says:

    plaku i vicidolit ishte,e vazhdon te jete i njejte,i pa bese trathtare,vrases e anti shqiptare,shikoni bemat e tije te pa fundme,ne te gjitha sferat e sundimit te tije ne vendin tone.plaku i vicidolit i ka duart te lyera me gjak,duhet kemi parasysh nji nga gjemat me te tmerrshme te tije,drejtesine e mbushi me hajdute,te pa afte per te dheneidrejtesi,moren neqafe nji popull,duke mos dhene drejtesi asnjiher.Sa e sa poshtersi e krime te tijat qe zdo harrohen kurre,i tille ishte e vazhdon te jete plaku gjakatare i vicidolit.

  21. Dario says:

    Klosi flet me pergjegjsi, sepse puna ku ai punoj ne ate kohe, i ka dhene luksin qe te kishte informacione me shum se çdo kush ketu ne portal, qe shkruajne ate qe mendojne. Kush nuk e di qe, berisha, zhduku dosjet e te qenurit spiun te fari balliut, nuk e mohon dot as vete fari balliu. Berisha i zhduku disjet e shum spiuneve bashke me te tijen si agjent, ku i sherbente klaneve te caktuara ne ate kohe. Qe do qire gjith fisi i tij duhet, por ste lene ca qe e misherojne pleren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *