“Jemi kundër Ramës, Metës e Bashës”! Topalli: Mandatet do i bashkojmë me opozitën, kusht negociimi për kryeministrin

23 Shkurt 2021, 22:46Politika TEMA

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli u shpreh se vazhdon t’i qëndrojë bindjeve të saj kundër tre kryetarëve, që sipas saj janë të korruptuar.

Gjatë një interviste për “Open”, Topalli u shpreh se mandatet që do të marrë Lëvizja për Ndryshim do i bashkojë me opozitën, por me kushtin që të negociojnë për kryeministër.

“Ne jemi kundra të treve. Kundër Ramës, kundër Bashës, kundër Metës, që në momente ta caktuara janë marrë vesh shumë mirë me njeri-tjetrin.

Ata kur duket sikur kërkojnë një zgjidhje lëshonin çdo gjë dhe ishin bashkë me njeri-tjetrin kur bënë kodin elektoral, heshtën kur u bënë ndryshimet kushtetuese që kishin prblematika të mëdha.

Këtu bën dallim Meta që ka qenë kundër ndryshimeve kushtetuese. Ishin bashkë kur ndodhi çështja e teatrit. Historia e 8 viteve i ka hequr kredibilitetin këtyre kryetarëve.

Unë nuk jam për të zgjedhur të keqen më të vogël. Mandatet që do të marrim ne mund t’i bashkojmë me opozitës, por duke negociuar për kryeministrin”, tha Topalli.

4 komente në ““Jemi kundër Ramës, Metës e Bashës”! Topalli: Mandatet do i bashkojmë me opozitën, kusht negociimi për kryeministrin”

  1. Per_politikanet says:

    Kape prej Zhelesh qite jasht kete! Sme ndahen nga mendja ato fjale te nje gruaje dhe kryetari kuvendi!… sado te nxjerresh fudullekun prej tutkunit, tutkuni fudullek do mbetet (se sbej dot krahasim me fshatarin se kam respekt per Shkodren). Ne te gjithe karrrrrrieren tuaj si politikane dhe pjese e adinistratesh shteterore, per ate me kujtohesh vetem… edhe per bezin qe te shoqeronte me eskorte

  2. Mihali says:

    Xhozi !
    Degjova pergjigjet dhe te them se ishe shumë e pa drejt ne syte e epozites se kohes shikoje edhe qimen ndersa nuk shikoje traun në syte e pozitës tuaj.Per 21 Janarin akuzove opoziten ndersa(ate që vodhi lopen)e quajte te drejt,nuk me pelqeu që ju shmange gjithë ndodhive te asaj ditesi mardhenet me prokuroren,me presidentin,me kamerat e siguris,me shperblimin e vrasesve,
    Jan dakort me vrejtjen per Edi Ramen per kualicjonin me IM por nuk the asnje fjalë per makinacjonet qe beri PD-ja per të mos u denuar Iliri Floriri.Ju ndertuat perandorin e vjedhjeve te votave qe nga viti ’96.’09,’11 etj,si dilnin te fortet nga burgjet per votime per t’i dhen fitoren PD s.
    Ti xhozi ishe ne detyre te lart në PD skrytare e kuvendit,nenkryetare e PD dhe I miratoje keto veprime ose edhe sot nuk kritikove asnje per keto që thash.
    Ti kritikon qeverin ndoshta ke te drejtë per te koruptuar por nuk shikon si korupsjon vrasjet e Gerdecit nga babzia e familjes Berisha.Dy qendrime.
    Nuk the asgje që ne protestat e opozites se sotme e cila ishte nja 10 – 15 her me agresive se ajo e 21 Janarit jo vetem qe nu u vra asnje njeri por as u gervish njeri.Ti duhet ta kishe then te pakten si perparsi per Edi Ramen dhe te mas e kaloje me barazim te dhunes.Aq agesive ishin sa që dep.shtetit Amerikan dec e shpalli organizat teroriste.
    Ti duhet ti kishe shpallur njola te zeza te PDs, e v.’96,ngjarjet ev.97,’98,21janarin,Gerdevin korupsjonin e familes Berisha që u bën miljonwra me firmen e Babit KM I shqiperis.
    T po fitove këtë model qeverisje do te afrosh ?
    Populli dhe ju ju akuzon per korupsjon se edhe ti ke vila dhe hotele ne Ramen.
    Behu me e drejt si per vete.Pd-n dhe qeverin.

  3. Iso says:

    “Dezinjatorja” e ka “luften” me tre persona,gjembi(murrizi) e ka me pese! O c’me kenaqen babalet e pd-es.

  4. zhelja says:

    Kjo zhelja eshte kunder Bashes, kunder Rames dhe kunder Metes, por pro Berishes. Po kush te jep vota ty moj zhele e keqe?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje