“Ky mandat luftë me dy fatkeqësi”! Rama: Paga minimale 30 mijë lekë e ndihma ekonomike dyfish, realitet. 4 vitet e ardhshme, i rrisim

23 Shkurt 2021, 11:28Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus” deklaroi se në mandatin e tretë kjo qeveri ka si ambicie rritjen e pagës minimale.

Sipas tij, rritja e pagës minimale në 300 mijë lekë të vjetra, është vetëm një stacion.

Mes të tjerash ai renditi disa nga arritjet që janë bërë për biznesin e vogël, siç ishte dhe heqja e taksës së tatim-fitimit apo dhe TVSH-së.

“Dëshirojmë të përqendrohemi tek tre aspekte shumë të rëndësishme që janë besoj dhe tre gurët e themelit për mandatin e tretë dhe punën në vijim.

Në kushtet e një situate të jashtëzakonshme, e cila për ne shqiptarët ka nisur përpara se sa të niste për mbarë botën, pasi u përballëm me një tërmet katastrofik që jo vetëm privoi në pak sekonda mijëra familje nga streha, shkatërroi dhjetra shkolla, por imponoi edhe një rishikim të prioriteteve.

Më pas erdhi armiku i padukshëm, i cili ka goditur fortë ekonominë e të gjitha vendeve, ka influencuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik të të gjithë aktorëve të mëdhenj dhe të vegjël. Po ashtu ka diktuar rënien e kërkesës së furnizimit. Kufizime dhe në flukset e parasë. Gjithsesi, ne jemi përballur me forcë, kurajo dhe shumë vullnet e angazhim me të dy këto fatkeqësi.

Ndërkohë, ajo për të cilën jam krenar për punën tonë, është se për asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë qenë më të ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive. Familjet që po kthehen në shtëpi javë pas jave, apo ato që pritet të kthehen. Sigurisht të gjithë kategoritë e aktivitetit ekonomik, duke u përqendruar tek më të vegjlit.

Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik drejt të ardhmes dhe përbënë një nga pikat më domethënëse të ndryshimit të madh në qasje dhe veprim dhe rezultat me palën tjetër që ripredikon taksën e sheshte, duke kërcënuar më të dobëtit. Kur 100% e bizneseve paguanin tatim-fitimin 10% deh TVSH.

Ndërkohë që sot 91% e bizneseve paguajnë zero tatim/fitimi dhe zero TVSH dhe vetëm 9 % e tyre paguajnë 15% të tatim-fitimit. Brenda 90% janë 111 mijë biznese me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë çliruar totalisht nga tatim/fitimi.

Është një hap që e vendos Shqipërinë në një pozicion të posaçëm në raport me biznesin e vogël. Çdo person, subjekt që ka një xhiro vjetore deri në 100 e 14 mijë euro është një subjekt pa taksa.

E dyta, po jo për nga rëndësia, është paga minimale që e kemi vendosur në 30 mijë lekë tani më. Kemi ambicien ta rrisim në vijim vit pas viti.

Pjesën se çfarë do të bëjmë, do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të këtij mandati ku do të shpalosim Shqipëria e vitit 2030. Paga 300 mijë lekë nuk është pikëmbërritje, por stacion. Kjo nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por dhe sfiduese.

Krahasuar me ku ishim, jemi siç e shihni ku e ku. Në 2013-ën kishte vetëm 22 mijë lekë pagë minimale ku po të heqësh sigurimet shoqërore e shëndetësore, shifra bëhet e papranueshme. Sot jemi në 30 mijë lekë dhe dua t’ju them të gjithëve atyre që janë përfitues e kësaj page se duhet ta shohin këtë si një proces dhe një stacion në një rrugë që vazhdon.

Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje. Ky ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në të gjitha qeveritë, pasi gjyma e këtij mandati ka qenë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme.

Siç po dalim fitimtarë, hap pas hapi nga lufta me fatkeqësinë e tërmetit, me pasojat e tij, ashtu do të dalim dhe nga kjo luftë globale, ku ne kemi pikën tonë në këtë front.”, tha Rama.

3 komente në ““Ky mandat luftë me dy fatkeqësi”! Rama: Paga minimale 30 mijë lekë e ndihma ekonomike dyfish, realitet. 4 vitet e ardhshme, i rrisim”

  1. Tr says:

    SUPER ????????????☘️☘️

  2. Luani says:

    Dakort per te gjitha keto zoti Kryeminister,por duhet te mendosh pak me shume dhe per moshen e trete,per pensionistet ,nje pjese e mire e te cileve rrojne me nga 100 mije leke te vjetra,rreth 80 euro,qe dhe ne Greqi ,qe konsiderohet vendi me i varfer nga vendet e BE-se,pensioni me i vogel eshte rreth 360 euro,domethene afersisht 5 fishi i pensionit shqiptar ,pa folur per pensionet e Italise qe vetem ne enderra mund ti imagjinojne shqiptaret,sepse edhe pa punuar asnje dite shteti italian ofron rreth 500 euro si ndihme ekonomike! Nuk themi qe te parakalojme ndonje vend ballkanik(sepse nje gje e tille do te ishte mekat i madh!!!) lidhur me pensionet,por te pakten ti afrohemi qofte dhe pak ndonje vendi tjeter,se dhe neve nuk na ka bere lopa!Sikur nje perqindje e vogel e parave te buxhetit te shtetit qe shperdorohen majtas djathtas apo qe shkojne nepermjet tenderave ne xhepa oligarkesh (meqenese eshte e modes kjo fjale) te shtohej ne indeksin e pensioneve nuk do te ishte keq,sepse do te merrje dhe uraten e jo pak “kokepalareve” te presidentit Like floriri e te familjareve te tyre.Ata qe punojne te pakten kane dhe nje mundesi te nxjerrin dicka me punen e tyre (pa nenkuptuar ketu se nuk duhet te rrisni rrogat minimale te tyre,tu rriten dhe vazhdimisht biles),por pensionistet e gjore,qe e kaluan shumicen e jetes ne sistemin e kaluar dhe dolen si rruar qethur nuk kane mundesi te bejne asgje ,pervec te presin te ikin nga kjo bote.apo pune e madhe sepse kane kontribuar per sistemin komunist!Imagjinoni nje page minimale 300000 leke dhe nje pension minimal 100000 leke.Nuk mendoni se diferenca eshte shume e madhe?!!!Me sa di une ne greqine fqinje diferenca e paages minimale me pensionin minimal eshte rreth 1 me 2!Konkluzionet nxirrini vete!

  3. Ujku Plak says:

    O Bole, po a e di ti mor Kar Karit qe :Shume Pune Marres i krhejne Leket ne dore Pune Dhenesve, sepse nuk ka Shtet. Qr nje Pune Dhenesi, beje shembull, Heqe lishense, sekuestro pasurine etj pa te shohim ka kush Bythe ta bei kete qe ti marresh punetorit ate qe ja jepe Ligji. Fakti qe je me Larte se Bundra Mona, dhe se BQ Lyli, nuk te bene te pa gabueshm.Timonin dhe Tepsin vetem e ke, bei pra te dridhen kush do te shkeli Ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje