Manastirliu: Ja kur do të vaksinohen gazetarët

23 Shkurt 2021, 09:42Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte sonte e ftuar në “Shqip show” nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv.

Ajo ka folur për kohën kur do të vaksinohen edhe kategoritë e tjera të punonjësve të shërbimit kritik përveç mjekëve dhe infermierëve, ku ka përmendur edhe gazetarët.

Sipas ministres, të gjithë punonjësit janë në vëmendje të fushatës së vaksinimit, përfshirë këtu dhe gazetarët.

Rudina Xhunga: Gazetarët i quani punonjës të shërbimit kritike?

Manastirliu: Ne do t’i kemi të gjithë në vëmendje.

Rudina Xhunga: Nuk flas për vete se unë rri në studio, flas për ata që rrinë te Infektivi!

Manastirliu: Padyshim që të gjithë janë pjesë dhe ne kemi në vëmendje të gjithë ata që janë punonjës në shërbime kritike të cilët sipas një strategjie dhe një plani i cili është shumë i detajuar dhe padyshim do të jetë edhe më intensiv në raport me shpërndarjen me ardhjen e vaksinës, sepse çdo gjë varet nga sasia e vaksinës që vjen.

E rëndësishme është që ne i kemi kapacitetet për të kryer vaksinimin, dhe vaksinimin masiv. Do të përdorim çdo qendër shëndetësore, me ardhjen e vaksinave.

Do të vijohet dhe në stadiume dhe në spitale, dhe në qendra shëndetësore, në momentin që do kemi sasi të larta të vaksinës dhe kur të fillojë vaksinimi masiv në popullatë.

2 komente në “Manastirliu: Ja kur do të vaksinohen gazetarët”

  1. Dori says:

    Shqip show ne Dritare TV…

    Hajde evoluim i medias hajde

  2. ...// says:

    gazetaret si mashtrues u beni ndonje vaksine falso ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje