“Nuk do harrojmë”, Basha: Rama solli vetëm dështime, keni trefishuar pasurinë

23 Shkurt 2021, 09:02Politika TEMA

Me tej, Basha thekson se me 25 prill kryeministri do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

“Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Më 25 prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë,” shkruan Basha në postimin e tij.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë… As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

Ju keni hequr shumë në fakt. Aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën.

Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.

Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë,” dëgjohet të thuhet në video.

2 komente në ““Nuk do harrojmë”, Basha: Rama solli vetëm dështime, keni trefishuar pasurinë”

  1. Dik says:

    Cfare flet ky idiot a ka njeri qe e kontrollon,keni shtuar pasurin trefishin se ju edhe une ky ashte per guines per gaaf e pjerdhe nga goja se ka trunin sa nje pule,prandaj flini gjume te gjithe,fushata mbaroj e zgjoni me 26 prill e shikoni llyllken ne avion per Holland

  2. Endri says:

    Flet per pasuri ky hajdut?! Ky na kujton budallenj dhe s’ka faj perderisa eshte ky mashtrues kandidat per KM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje