Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martën vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Shegani (Dedi), pas problemeve në kriterin e pasurisë.
Shegani, e cila u hetua nga trupa e kryesuar nga Suela Zhegu, me anëtare Firdes Shuli dhe relatorë Brunilda Bekteshi, u përball të premten në seancë dëgjimore me një relatim i cili i vuri në dukje një sërë problemesh në kriterin e pasurisë.
Gjatë relatimit të gjetjeve të hetimit administrativ, relatorja Bekteshi vuri në pah se Komisioni kishte konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mos deklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luajtshme.
Ndërkohë, gjyqtarja që ka një karrierë të gjatë tre dekada në Gjykatën e Tiranës, u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Shegani i cilësoi provat dhe konstatimet e paraqitura nga KPK konform procedurave ligjore, por insistoi se problemet e konstatuara për pasurinë ishin ‘pakujdesi të paqëllimshme.
Shegani e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për gati tre dekada rresht ajo ka vazhduar ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë.
Kohet e fundit po degjojme shume gjygjtare po ndeshkohen nga KPK
por asnji nuk dergjojme se ju sekuestrua pasuria apo te futet ne burg
perse ndothkjo?
A ju duhet kohe KPK qe keta persona te ikin ne Europe dhe te marrin
Azil-Politik .Ne cilindo vend te rruzullit toksor vjedhja denohet me burg ,
kurse ne SHqiperi ,gjykatsit lihen te lire ,ushtojne punen si “Avukate”.
Kjo eshte e pa drejte?.
Uroj te apeloje vendimin; eshte nga te paktet qe nuk e meriton shkarkimin!