Projekti i urave 3D? Pjerin Ndreu i përgjigjet skeptikëve: Taksirat për ata që s’kanë punuar kurrë! S’keni parë gjë akoma

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i është përgjigjur akuzave në lidhje me projektin e prezantuar prej ti në rrjetet sociale për ndërtimin e urave në këtë qytet.

Ndreu shkruan se ky projekt nuk është 3D, por pritet të realizohet brenda 6 muajsh. Ai ironizon duke shtuar se ata që tallen me këtë projekt, duhet të përballojnë dhimbjen e stuhisë së ndryshimit.

“Per gjithe shakaxhinjte qe ju vret syte ndryshimi, ju bej me dije se projekti i urave nuk eshte 3D, por realitet qe realizohet brenda 6 muajve.

I mirekuptoj se ka kohe qe jane mesu mos me pa nje pune askund nga pushteti lokal.

Po taksirate e keni ta perballoni dhimbjen e stuhise se ndryshimit!

Nuk ju ndihmoj dot ne vuajtjen tuaj te thelle, ndersa projektet e shumta ne zbatim jane pasqyra qe ju nxjerr te shemtuar.

Dhe nuk keni pare gje akoma….”, shkruan Ndreu.

 

4 komente në “Projekti i urave 3D? Pjerin Ndreu i përgjigjet skeptikëve: Taksirat për ata që s’kanë punuar kurrë! S’keni parë gjë akoma”

  1. Edhe un votoj PARTINE SOCIALISTE says:

    Qente le te lehin, karvani te ece perpara.
    Populli voton per ata qe punojne.
    Per ata qe ndertojne.
    Pra me 25 prill votohet vetem per PARTIN SOCIALISTE.
    Me votua tjeter parti ashte si me tret voten ne Dri ( lumin Drin per ata qe nuk kuptojne fjalorin e Veriut)

  2. Per_politikanet says:

    Hajde Pjerin behu i forte mos u demoralizo! Neser e kam une rradhen te beje 3D ok? 18 Vjet PS ne pushtet, 16 Vjet PD ne pushtet, su bene qe su bene ato te shkretat 300KM te Shqiperise nga Veriu ne Jug…

  3. LWS28 says:

    Ore , dolën gjithë sufllaqexhinjtë në këmbë për të komentuar arritjet e mafiozëve si Ndreu, Doshi, Veliaj , Rama etj????
    Po si nuk ju vjen turp njëherë. Këta janë bërë miliardierë (me vjedhjet e taksave tuaja dhe vjedhjet e ndihmave që sjell bota për shqiptarët), kurse ju i keni njerëzit refugjatë nëpër botë e ju mer malli ti shihni dhe rrogat shtetërore nuk ju dalin as për të ngrënë!!!
    Gjithë politikanët shqiptarë nga A-Z janë maskarenjtë e maskarenjëve e janë për tu varur në litar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *