Rama: Bizneset e mëdha që duan ulje taksash mos të votojnë për ne

23 Shkurt 2021, 12:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje bizneseve të mëdha dhe ka thënë se nuk do të ketë ulje taksash për ta për sa kohë që ai të jetë në qeveri.

Kreu i qeverisë tha se taksa e sheshtë është për të pasurit dhe godet ata që paguhen më pak. Sipas tij çdo biznes i madh që do ulje taksash mos të votojë për PS-në.

Taksa e sheshtë është për ata që fitojnë më shumë dhe goditje për ata që fitojnë më pak. Ndërsa taksimi i ndershëm, taksa progresive mbështet më shumë ju se ata.

Ne nuk do të rrisim taksën për biznesin e madh, por as nuk do ta ulim. Çdo biznes i madh që do ulje takse mos të votojnë për ne, pasi ne nuk do ta ulim taksën. Nuk do të kenë as atë taksën e fshehtë që e dinë ata se sa paguanin për ata që qeverisnin dhe xhandarët e tyre”, tha Rama.

Deklaratat e Ramës janë bërë gjatë një konference me fokus ekonominë, ku ishte bashkë me ministren e Financave,  Anila Denaj.

8 komente në “Rama: Bizneset e mëdha që duan ulje taksash mos të votojnë për ne”

  1. Kozmo says:

    BRAVOOOOOOO RAMA, TE GJITHA VOTAT JANE PER PS.
    RROFTE QEVERIA.

    1. Shqiptaret! Nje komb mbi 100vite ne koma.... says:

      n.q.s votoni per kto maskarenj si majtas e djathas asnjeher ska per te ndryshuar Shqiperia.
      VOTEN TE PA VLEFSHME:
      Deri sa kto f’tyra mos ti shohim me.

  2. SON says:

    40 busnese ka Shqiperia dhe te gjitha falimentojne po mos lidhen me kryeministri e rradhes….pak a shume si ne Afriken Sahariane ose Siciline e viteve 50…..

  3. Ppp says:

    Hahaaaaaa
    Mos na more per budallej?
    Profesor bytyçi te pershkruan shum mir kur tregon se cfar raporti ke ti me oligarket shkrimi titullohet
    “Ti mundesh por pastaj edhe nuk mundesh”

  4. Nuk kuptoj! says:

    Po na lajthit edhe Rama. Cke or Rama me ate qe nuk do besh. Fol per ate qe do besh. Thuaj qe nuk do ngresh taksat dhe ketu mbaron muhabeti. E ngateron komplet me “ju dhe ata”. Ata me ment e kuptojne se edhe “ju” edhe “ata” jane te rendesishem per ekonomine. Lajmin e mire qe nuk do ngresh taksa e transformon ne lajm te keq qe “nuk do ulesh taksat” . E ke bere lemsh si asnjehere. Ke dashur te tregohesh mik me “ata” dhe jo me “ju”. Duket si matrapazllek politik.
    Shqiperia eshte shtet rrumpalle ku politikanet hiqen te “majte” apo “te djathte”, kur ne te vertete jane te gjithe populiste.

  5. ANDONLARS says:

    Bravo! Herën e parë në historinë time unë jam dëshmitar i një lideri të fortë që qëndron fort kundër “dhelprave të taksave”, duke folur hapur në mbështetje të interesit publik! Asnjë udhëheqës tjetër nuk mund ta bëjë këtë! Kjo quhet “Burra”.

  6. Shqiptaret! Nje komb mbi 100vite ne koma.... says:

    n.q.s votoni per kto maskarenj si majtas e djathas asnjeher ska per te ndryshuar Shqiperia.
    VOTEN TE PA VLEFSHME:
    Deri sa kto f’tyra mos ti shohim me.

  7. popull del prej pyllit says:

    K y popi flet dokrra ! I ka terhequr ndonje vize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje