Rrihet me çekiç djali i ish-ministrit serb në Kosovë, sapo del nga shkolla

23 Shkurt 2021, 11:34Rajoni TEMA

Dhunohet në mënyrë brutale djali  18-vjeçar i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, sapo ka dalë nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Sipas medieve në Kosovë, ai është sulmuar nga afro 30 persona, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta si çekiçë.

Ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhe dhëmbët.

Policia thotë se rasti ka ndodhur në oborrin e shkollës “Miladin Mitiq”, në Graçanicë, të hënën rreth orës 10:30.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës”, thuhet në raportin e policisë.

Politikani serb Nenad Rashiç, u tha medieve se sulmi ndaj të birit, ka të bëjë me veprimtarinë e tij politike që bie ndesh me atë të Listës Serbe, subjektit politik që mbështetet nga Beogradi.

“Djali tani është në shtëpi. Nesër do t’i vazhdojmë kontrollet e mëtutjeshme. Pas përfundimit të shkollës, ka qenë një grup rreth 30 persona, që përveç boksave të hekurt, ata kanë pasur edhe çekiçë e thika. Unë kam pranuar që duhet ta paguaj çmimin e ideologjisë që kam, por me të vërtetë unë nuk kam pritur që djali im duhet ta paguajë çmimin kaq jornomal.”– tha Rashiqi në “KALLXO Pernime”.

Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar.

Për këtë rast të rëndë ka patur reagime të forta nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit Albin Kurti, kreu i PDK-së Enver Hoxhaj dhe ambasadori britanik, Nicolas Abbott.

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi ngjarjen si një “akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit”.

Ajo u bëri thirrje forcave të rendit që të vënë sa më parë para drejtësisë autorët e këtij sulmi.

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë” është shprehur Osmani.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shprehu keqardhjen për sulmin. “Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë.”– shkroi Kurti në rrjetet sociale.

Ambasadori britanik, Nicolas Abbott

“Lajmi për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiçit është i neveritshëm çfarëdo qoftë motivi. Ky lloj i dhunës, qoftë fizike apo verbale, është i papranueshëm kundër kujtdo, por është veçanërisht më tronditëse që i ka ndodhur një të riu. Kërkoj nga Policia e Kosovës që të hetojë incidentin dhe të gjejë ata që kanë nxitur dhe kanë marrë pjesë në të” shkruan Abbott.

Ambasadori italian, Nicola Orlando

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, gjithashtu e ka dënuar sulmin ndaj djalit të politikanit serb.

“I bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiç, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse.”– ka shkruar ai në Twitter.

Nenad Rakiç ​​është udhëheqësi i Partisë Demokratike Progresive, një parti serbe që garon për votat me partinë Lista Serbe të mbështetur nga Beogradi, e cila zë të dhjetë vendet parlamentare të rezervuara për pakicën Serbe në Kosovë. Ai është një kritik i ndikimit të Beogradit në zgjedhjet në favor të Listës Serbe.

3 komente në “Rrihet me çekiç djali i ish-ministrit serb në Kosovë, sapo del nga shkolla”

  1. Xon Qinani says:

    Sa i ngjaka n surrat atij tropojanit ish drejtor policije..

    1. Kristak says:

      Ky eshte tipik Shqiptar i asimiluar ne sllav.

      Genetika Shqiptare malesore eshte teper e qarte ketu.

  2. Kristak says:

    Tipik pabesi kurvash serve qe veprojne si hienat.

    30 veta me cekica sulmojne nje femije 18 vjec.

    Prandaj servet duhen shfarros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje