Trafik ndërkombëtar droge: Policia italiane godet 2 organizata kriminale, mes tyre edhe shqiptarë

23 Shkurt 2021, 10:01Kronika TEMA

Policia e Milanos ka kryer një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës duke goditur dy organizata të ndryshme kriminale.

Bëhet me dije se pjesëtarë të grupeve ishin italianë dhe shqiptarë, të cilët importonin sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marijuanë në Lombardi për t’i shpërndarë më pas në rajone të ndryshme të Italisë.

Arrestime janë kryer thuajse në shumë zona në Itali, duke filluar nga, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma dhe Varese, përfshirë këtu edhe dy arrestime në Shqipëri .

Sakaq hetimet e Anti-Drogës në Milano të koordinuar me Shërbimin Operacionale Qendror dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare arritën të godisnin organizatat në fjalë, ndërsa në Milano u sekuestrua një kompani, tre skuterë, dy motoçikleta nëntë vetura dhe pasuri të patundshme, shkruajnë mediat e huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje