“U godit politikisht”! Veliaj: Dvorani, nga keqqeverisja humbi një vëlla në Gërdec, Shkelzen Berisha u bë personazh Hollivudi! u SHBA foli drejt

23 Shkurt 2021, 22:30Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka cilësuar si të drejtë vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili u rendit mes 12 kampionëve Kundër Korrupsionit, të përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënie.

Në një intervistë në Real Story me Sokol Ballën, Veliaj tha se gjyqtari Dvorani është goditur vazdimisht nga dyshja Meta-Berisha.

“Unë s’e kam takuar ndonjëherë z. Dvorani, por fakti që njoh shumë mirë Ilir Metën e Sali Berishën, diçka mund të them: për një njeri që u godit me gurë e baltë, sot mori një shpagim për mënyrën se si ka rezistuar ndaj këtyre dy personave që e kthyen këtë gjyqtar në tabelë qitjeje.

Nëse dikush kishte dyshime dhe kërkonte një arbitër të paanshëm per kush ka të drejtë: Saliu dhe Iliri që sulmojnë një gjyqtar, apo gjyqtari që ka dhënë një vendim që mund t’u ketë prishur terezinë, – kujtoj që ky gjyqtar humbi vëllain në Gërdec, ku Shkëlzen Berisha u bë personazh Hollivudi në SHBA – më bën të mendoj që SHBA vërtet flasin në fund.

Por kur flasin diçka e thonë saktë dhe më rezulton që e sakta dhe e drejta është për reformën në drejtësi dhe për personazhe që sot, si gjyqtari Dvorani, janë në 12 njerëzit më të vlerësuar në botë, në një botë me disa miliardë për ata që i kanë rezistuar shkulmit të atyre që nuk duan drejtësi, nuk duan të ikin plepat, nuk duan të bëhet vetingu dhe duan të kenë atë gardën pretoriane që i ka mbrojtur gjithë këto vite dhe ka qenë një gardh pretorian,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se qartazi në Presidencë dikush ka humbur qetësinë.

“Kam përshtypjen se Presidenca ka një problem të madh, qartazi dikush ka humbur rehatinë aty dhe qartazi dikush është futur në autopilot për të sulmuar SHBA-në, BE-në. Më duket një humbje qetësie, një humbje busulle dhe një erozion moral i theksuar,” u shpreh Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje