“Çështja çame” e 25 prillit si parodi: Përse Basha nuk e ka vendosur në program?!

28 Shkurt 2021, 19:12Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Shpëtim Idrizi ka disa ditë që ka rikativizuar një retorikë të përsëritur të çështjes çame, por që politikisht nuk ka hedhur asnjë piketë se çfarë kërkon.

Kreu i PDIU-së, në vitin 2013 ka qenë aleat me PD-në e Berishës, në 2017-n hyri si parti në vete dhe sot ai është në koalicion me Lulzim Bashën, së bashku me PBDNJ-në e Vangjel Dules që e konsideron një kundërshtar politik.

Idrizi, hyri në koalicion me Edi Ramënnë zgjedhjet e vitit 2015 por që u bë i famshëm ishte me “çamët e Dibrës” në zgjedhjet e pjesshme të 2016-ës.

Në programin elektoral të vitit 2013 Partia Socialiste ka pasur një program për adresimin e çështjes çame, adresim që Idrizi mendon se Edi Rama e ka braktisur.

Megjithatë fakt është që prej vitit 2009 kur Lulzim Basha firmosi marrëveshjen e famshme të Detit me homologen greke Dora Bakojanis, Tirana dhe Athina nuk kanë firmosur asnjë pakt strategjik të ri mes palëve.

Greqia dhe Shqipëria kanë ecur në një rrugë ngriva shkriva që prej vitit 2013, ku realisht ka pasur tension dhe kërkesa të larta dypalëshe. Edi Rama nuk ka pranuar që të firmosë asnjë marrëveshje me Greqinë pa hequr ligjin e Luftës, që është realisht fillimi i zgjidhjes së çështjes çame, pasi nis me heqjen e së ashtuquajturës sekuestro conservative.

Megjithatë, çështja çame është më shumë se politike, ajo duhet të jetë strategjike dhe si e tillë nuk ka përse përdoret për fushatë, por duhet të jetë bazë e të gjitha forcave politike në vend, që çdo qeveri pa dallim ta ketë si pasqyrë politike përballë Athinës.

Megjithatë, Idrizi mendon se Rama është i shitur te Greqia, kurse aleatët e tij mendojnë të kundërtën, se Rama është i shitur te Greqia.

Po përse atëherë Shpëtim Idrizi nuk bind Lulzim Bashën të bëjë një plan elektoral për çështjen çame. Deri më sot Basha ka folur e lëshuar para e premtime për shumë gjëra; lekë për studentët, pensionistët, do paguajë faturat e dritave, të ujit, internetit, autobuzët, ilaçet etj etj, po përse nuk ka shkruas asgjë për çështjen çame?

Këtë mund ta ndihmojë Idrizi, se ndryshe përse rri në aleancë?!

(TemA)

20 komente në ““Çështja çame” e 25 prillit si parodi: Përse Basha nuk e ka vendosur në program?!”

  1. Vellezerit Tradhetar:Idrizi+Dule says:

    Koalicjoni i Bashes,eshte Thjeshte nje Bande Elektorale qe te Fitoj PD-ja,dhe te gjithe kreret e kesaj Bande..te Kapin nga nje Cope te Majme…
    ketu nuk behet Fjale per C´eshtje Came….por per Bythene Idrizit,sa per Vangjel Dulen,Ai eshte me me “Fate” se ai eshte i Perkedhelur sa nga PD-ja sa nga PS-ja Fale “Mbeshtetjes” Greke te Integrimit,qe ne te vertet kjo Mbeshtetje nuk Ekziston,por vetem Gelltit Troje Shqipetare ne JUge te Shqiperise sikur se eshte Bere me Varreza ushtaresh ect…..
    @@Lulezim Bythaci,eshte nje Qurraves..dhe nuk ka as Bythe dhe as Kellqe te “Kapet” me Greqine…..por edhe Shpetim idrizi eshte po nje Lolo i Greqise…lol

  2. NSDAP says:

    O Yll Patoku qe merr zarfa nga Rama, ceshtjen came nuk e ka as Rama dhe as Basha sepse jo vetem qe nuk u plas per Shqiptaret dhe ceshtjet Shqiptare por as nuk kane plane te tilla.

    Rama e tradhetoi ceshtjen came dhe nga ana tjeter Basha pederasti as qe ka kellqe dhe plane te tilla.

    Eshte nje turp i madh qe nje tufe jevgjish si neo greket pervec ceshtjes came nuk njohin asnjje minoritet Ortodoks ne Greqi si Shqiptaret Ortodokse.

    Pa folur per faktin qe nuk ka asnje muzeum ne Shqiperi per historine e Arvanitasve.

    Pastaj pse thua qe nuk ka bere asnje marrveshje Rama?

    Rama ka 2 mekate te medha nder te tjera:

    Varret e 2ta greke ne Bularat.

    Dhe fakti qe nuk thote publikisht se ne Himare nuk ka minoritet grek.

    1. Neutrino says:

      Ju çamët ju deportuan grekët se ju akuzuan si bashkëpunëtor me nazistët. Ti e ke pseudonimin nazist. Bëje SS që të marin seriozisht.

      1. Havajanas says:

        N.Q.S nuk do te ishte lufta e 2te boterore Greket do te formulonin nje…….AKUZE TJETER… e dyta akuza e Grekut nuk do te thote se eshe e drejte perderisa nuk eshte hapur nje …..GJYQ INTERNACIONAL…..ndaj mundohu te shkruash seriozisht.!!!

  3. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Kurse Rama 8 vjet ne pushtet nuk e ka hequr kurre nga goja Ceshtjen Came, edhe kur i fali grekeve jo 6 por 12 milje detare, apo jo o Patrioti Mero?

    1. MacGr says:

      Patriot: Deri tani nuk kemi pare marveshje dhe firme te Rames.Ne se ai deklaron se ligjet nderkombtare e lejojne Greqine te shtrihet ne 12 milje ai nuk e ndalon dot por ne se e ndalon ti me Berishen perse mos ta beni? Sa per Idrizin: ka vite qe flet per Camet. Greqia nuk e njeh. Idrizi cfar ben??.Ben propagande per te zene nje vend ne parlament se per veprime te tjera nuk kemi pare gje.

  4. Ju kujtohet shpetim idrizi says:

    Qe zhgaravitej ne bulevard per barjam me bythen larte. E pra , keta soj injorantesh si camet qe poshterojne kulturen dhe traditen e Marko Bocarit, Bubulima , Xhavella Kolukutroni etj. Keta tradhetare dhe frikacake qe nuk paten kurajon te perballeshin me grekun por iken me bisht ne shale duke menduar se hallau i gopit te semes do ti ndihmonte. Jane keta qe sot vazhdojne me paturpesine me te madhe te zhgaraviten dhe mblidhen ne xhami si mizat ne letren e mutit.

  5. Taulant says:

    Ceshtjen CAME e zgjidh vetem skadimi 100 vjecar i traktatit te Lozanes ne vitin 2023 midis Turqise dhe Greqise.

  6. Floriri says:

    Ka qenë nje pralle enigme që e tregonim në kur ishim fëmijë, Dhelpra, dhija dhe lakra e se si do i kalonte varkari të tre bashkë përtej lumit pa e ngrenë njeri tjetrin. Keni pere e dëgjuar që pralla të bëhet e vërtetë e që të tre të rrinë dhe ta kalojnë lumin bashke. Këto përralla enigma bëhen realitet vetëm në vendin tonë ku babëzia për pushtet është importante per pushtetarët tanë hajdute.

  7. Edhe Vangjel Dule po luftone me arrdhe ne pushtet per me punue e luftue per Shqiprine edhe Qamrine ??? nje lloje si Basha dhe Shpetim Idrizin ??? says:

    Po Qfare te vendose ne program more i uruare imagjinonin ne nje kolicjone Vangjel Dule e Shpetim Idrizin kjo eshte telkomedi ose telkome traqedi e vertet shqiptare keta hajduta per pushtet e para Jane gati te shesin edhe gjysmen e tjeter qe Ka mbetur nga shqiprija ti thua per Qamrine po Ku e problem Shpetim Idrizin a po Lulzim Basha per Qamrine a per Shqiprine edhe Vangjel Dule po luftone me arrdhe ne pushtet per me punue per Qamrine dhe Shqiprine???? ????

    1. Mesuesi says:

      Or ti malukati i mësipërm, me atë emrin sa një çarçaf! Po ç’pate mo që na nakatos stomakun me injorancën tënde të të shkruarit, duke basarduar në këtë farë feje, gjuhën e bukur shqipe? Pavarësisht nga mosha që mund të kesh, një këshillë po ta jap: Shko urgjentisht në shkollë!

  8. Rremi says:

    Çeshtjen çame per here te pare si axhende shteterore e ka futur partia Alenca Popullore me kryetar Artur Dojaka.
    Ka dokumenta autentike te nenshkrimit te kesaj marrveshje dhe njekohesisht egzistojne kronika nga 2013 qe flasin per kete marrveshje.
    Me pak fjale ju si gazetar ose jeni te pa ditur ose jeni i paguar per ti bere publicitet Idrizit.
    Te dyja rastet menderjush nje m*t jane,rrini te qete se votat e çameve jane historikisht me PD.

  9. joel shkodra says:

    Shikoni çfare “xhevahiresh” ka ne shkrimin e Y. Pates: “Megjithate, Idrizi mendon se Rama eshte i shitur te Greqia, kurse aleatet e tij mendojne te kunderten, se Rama eshte i shitur te Greqia”. çfare te kundertash ka ketu?!

  10. Shoku says:

    Po pse ,moc valle Shpetimi po merakoset se Basha se ka ceshtjen came ne program ? Ha..ha…ha….ha…! Shpetimi po siguroi nje vend ne parlament eka zgjidhur ceshtjen came. Aaaaaa , me falni ! Do t’ia zgjidhi Dulja me t e cilin u “zune ” sa i zuri vendin. Tani u bene shoke te nje ideali ….. U pika cameve kur besojne Shpetimin!

  11. Me kte ashtu si Me salen rezikohet siguria e vendit says:

    Kush do futi ne program Camerine Ky qe shiti detin te greket??????

  12. Gjergj Kristo Frashëri says:

    I nderuar Zoti Shpëtim Idrizi!
    Dikur partia juaj e ka ndihmuar tim Atë´ – historianin Kristo Frashëri duke e përkrahur financiarisht për të botuar librin e tij „Historia e Çamërisë“ (më 2015?). Atëherë pata ndërmjetësuar lutjen e tij, pasi ai vetë për shkak të moshës së madhe nuk ishte në gjendje të merrej me këtë punë. Prej asokohe m’ë duket se kam të drejtë (qoftë edhe borxh moral apo patriotik) t’Ju them një fjalë, thjeshtë ashtu si e mendoj:

    Çështja e Çamërisë është padyshim një luftë për t’a fituar. M’ë llogaritni edhe mua në këtë çështje. Nga kush pritet të bëhet kjo luftë legjitime? Unë them nga né shqiptarët e Ballkanit dhe vetëm nga né shqiptarofolësit e gjuhës shqipe në viset e Ballkanit.
    Një pyetje – Nuk ndjeheni të lodhur më në fund së medituari, së luftuari dhe shpresuari, se Tirana e sotme do i kuptojë shqiptarët e Çamërisë dhe do t’i ndihmojë ata për të zgjidhur çështjen dhe pavarësinë e tyre kombëtare? Nuk jeni bindur se Tirana nuk ka takat t’a kuptojë idealin e Çamëve dhe jo më të tregojë gatishmërinë e saj për këtë përkrahje patriotike! Nuk e kuptoni se Tirana i ka duart e lidhura për solidaritetin dhe fuqinë që prodhon patriotizmi kombëtar?! Pse hallakatesh i nderuar, për të bërë lidhje me PS-në apo PD-në apo LSI-në dhe ndonjë tjetër parti-gjeografike si puna e këtyre? Pse nuk provon të lidhesh me Vetvendosjen e Tiranës dhe të bëhesh bashkë me atë? Ndjej se do të ketë më shumë qytetarë të Shqipërisë si puna ime që do ju simpatizojnë nga përmbajtja patriotike dhe do ju vinë pas, madje do merrni më shumë vota më 25 Prill, se sa prisni sot nga lidhjet me ndonjë nga partitë e sipërpërmendura. Ato kanë tjetër udhëzim apo ultimatum nga pushteti…. Mos humbni kohë me të Stër-Rraskapiturit politike prej tredekadash! Çamëria i takon Shqipërisë (Albania) dhe do i ngjitet një ditë asaj! Faleminderit.
    (marrë nga faqja ime në Facebook)

    1. vang says:

      O GJERGJ. Partia VV te shohim si do zgjidhi problemet e saj te medha per korrupsionin,per punesimin ,ekonomin,epidemine dhe marveshjet me Serbine. Kur keto te zgjidhen ahere do na krijohet bindja se kjo parti ja vlen.Pak ke mesuar nga babai yt i nderuar.

  13. Aleksander Durres says:

    Ylli, shkrim shume i dobet. Si gazetar, nese do hulumtoje shume pak do ta shihje qe ka nje marreveshje te shkruar Basha-Idrizi, ku perfshihet edhe Ceshtja Came. Nga ana tjeter ka nje njeri, Rama, qe e ka hequr ate nga programi qeverises dhe eshte bere si i shtepise ne Greqi. Rama ka bere shume leshime: Varreza e ushtareve greke, Census, toponimet, etj etj. Ne kete situate, a mund te bashkepunohet me Ramen? Assesi!
    Pa permendur ketu arsyet e tjera, varferine, papunesine, emigrimin masiv. Shendet te gjitheve. Dite me te mira ardhshin!

    1. CU says:

      Aleksander: me verte e ke? Edhe varrezat Rama i lejoi???

  14. Erdogan says:

    Pyetja eshte.
    Kush dhe kur do clirohet Epiri i Veriut dhe Ilyria nga Arabet e Erdoganit.
    Te tjerat jane per tu gajasur.
    Vend i mbushur me Xhamija,me Medrese,me Skolio turke,me Dashuri per Sulltanin.
    Dhe keto behen edhe me qellimin e Shenjte te punetoreve te Allahut dhe per inat te Grekeve,Epiroteve,Arvanitasve qe luftuan per tu cliruar nga keta Bvashibozuker turq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje