Interi nuk ndalet, fiton bindshëm ndaj Genoas

28 Shkurt 2021, 17:07Sport TEMA

Inter ka marrë një tjetër fitore me shumë rëndësi për synimin e tij për të fituar titullin kampion në Itali këtë sezon.

Djemtë e Conte kanë marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Genoa, në një ndeshje që foli totalisht për ta.

Pa u mbushur minuta e parë e takimit, Lukaku kaloi të tijët në avantazh, për të treguar edhe njëherë se është ai lideri i absolut i ekipit. Genoa tentoi të reagojë, por me forca të dobëta, përballë një rivali totalisht të motivuar.

Në minutën e 70 Darmian dyfishon rezultatin falë një pasimi perfekt të Lukakut. Është sërish belgu që përfshihet në golin e tretë për ekipin zikaltër, por që topi u shty në rrjetë nga Sanchez.

Tashmë Interi po rrit marshin në drejtim të titullit kampion të Seria A duke përfituar dhe nga barazimi i Juventusit mbrëmjen e djeshme, i cili duket pothuajse i dorëzuar për këtë mision.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje