FOTOT: Hapet virtualisht një letër e rrallë e vulosur 300 vjet më parë

2 Mars 2021, 13:49Lifestyle TEMA
FOTOT: Hapet virtualisht një letër e rrallë e vulosur 300 vjet

Një letër e shkruar më 31 korrik 1697, nuk arriti kurrë të mbërrijë te marrësi i saj. Letra u gjet, në Holandë, midis viteve 1689 dhe 1706, në një arkë druri me 577 letra të tjera të padërguara dhe të mbyllura, të cilat u ruajtën në një muze në Hagë. Deri më tani këto letra nuk u hapën asnjëherë për të mos dëmtuar teknikën e veçantë të mbylljes që ato kishin.

Në ato kohë të largëta, kur mungonte zarfi dhe kode të ndryshme të sigurisë, hartuesve të letrave iu duhej të përdornin një teknike të specifike të mbylljes së letrës, një lloj palosjeje të ndërlikuar që ruante privatësinë e tekstit shkrimor.

Megjithatë, një ekipi kërkimor ka gjetur një mënyrë për të lexuar një nga letrat pa e shpalosur atë. Kjo është arritur duke përdorur një skaner me rreze X dhe algoritme kompjuterike. Teknika zbuloi përmbajtjen e letrës që është një kërkesë nga dërguesi, Jacques Sennacques, ndaj kushëririt të tij, marrësit Pierre Le Pers, një tregtar francez, për një kopje të njoftimit mbi vdekjen e Daniel Le Pers.

Përmbajtja duket jo dhe aq e rëndësishme, por studiuesit thanë se letra jep një pasqyrë interesante të jetës sociale të njerëzve të zakonshëm të asaj kohe.

2 komente në “FOTOT: Hapet virtualisht një letër e rrallë e vulosur 300 vjet më parë”

  1. Mandi says:

    Bukuri…Ja arritem dhe ksaj dite,,,
    Te harxhohen miliona per te hapur nje leter me permbajtje fare te parendesishme,,,kur ka mijra femije qe vdesin per uje te pijshem.

    1. Marsi says:

      Mos ndoshta eshte me e drejta te thuash qe hapet ne menyre imagjinare nje leter . Sepse jam pothuajse 40 vjec dhe nuk e kam degjuar ndonjehere kete shprehje hapet nje leter virtualisht..
      Po ku i ke gjetur o Zoti Mero keta rrupall gazetare ( te vete shpallur ose te vete quajtur ) si te tille..
      Mama mia .
      Fajin e ka Envri qe e mbajti kete popull 40 vjete te mbyllur , askush tjeter .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje