A2 ka rindërtuar skemën e vrasjes së Behar Sofisë dhe mënyrës se si vrasësi e ndoqi nga pas dhe e qëlloi me dy plumba. Pasi konsumoi kafen në një qendër tregtare, 66-vjeçari kaloi kryqëzimin në drejtim të urës që të çon për në Kishën Katolike. Policia, nga kamerat e sigurisë, ka të fiksuar vrasësin me xhup të zi e me kapele, i cili e priste tek ura.
Pasi u drejtua për nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në krah të Lanës, 66-vjeçari nuk e dinte se ndiqej nga atentatori, i cili lëvizte në këmbë. Ai e ndoqi për rreth 30 metra dhe e qëlloi me dy plumba. Behar Sofia u qëllua tek gjymtyrët e poshtme, ndërsa njëri prej plumbave i preku aortën e nga gjakderdhja humbi jetën rrugës për në spital.
Hetuesit kanë të fiksuar në kamera se si personi i veshur me të zeza, me maskë anticovid, largon njërin krah të xhupit që mbante veshur dhe prej aty nxjerr pistoletën e qëllon mbi Sofinë. Nga kqyrja e pamjeve filmike, del se arma e përdorur është një pistoletë tip TT pa silenciator.
Më pas, me ecje normale, ai largohet nga vendngjarja dhe nën urën e madhe të bulevardit që ndahet me ish-Hotel Dajtin, merr biçikletën e largohet. Aty ai është pikasur nga një i pastrehë i cili tha për hetuesit se ky person, i cili ishte i madh në moshë, afrohet me nxitim, merr mjetin dhe largohet në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”.
Nga ana tjetër, hetuesit duket se kanë zgjeruar pistat, pasi mënyra e ekzekutimit të 66-vjeçarit dyshohet se nuk është bërë nga një profesionist. Për policinë mund të jetë dhe një person i cili ka pasur konflikte së fundmi me Sofinë, ndërsa shkaku mund të jetë dhe banal.
Në media, Behar Sofia u etiketua si bosi i drogës dhe se vrasja e tij kishte lidhje me trafikun e heroines, por mënyra e ekzekutimit, marrja në pyetje e dy personave të cilët më pas janë lënë të lire, ka ndryshuar dhe rrjedhën e hetimeve.
Mero mos publikoni te tilla karagjozlleqe
plz se na ofendoni inteligjencen ?
si u vra ku kot se koti ????
nji rob qe rrite me prokuror e gjyqtar vritet 1 muaj para zgjedhjeve, dhe cuditerisht kur ishte vene nen hetim per pastirm parash…..
nese pastro parat e ndonje politikani, si meno ti mero kush nga poliitkanet te duket i acaruar keto javet e fundit? ? pse ? ?
mos valle nga fakti qe sdo bohet dot revolucion me 25 prill? sepse me 26 prill ne shqiperi fillon sterivtja me e madhe e NATO ne ballkan ? ?
dhe pasi te mbaroi stervitja do ikin te gjithe trupat e shteteve qe marrin pjese, vetem trupat e IMPERIALIZMIT AMERIKAN ? sic thote likja se fundmi, nuk do ikin po do rrine ne shqiperi deri me 30 qershor:-) do i kapi likja per veshi keta ? ?
plz mero mos na ofendo inteligjencen me keto qe boto, se nuk te shkojn… sepse ti e kupto shume mire se ca po ndodh,
thashe coc po lexoj ? kur klikova per te hapur lajmin
Pas nje jave do te dale e verteta. Vetevrasje