Babai “kundër” Jamarbër Malltezit: Terrenet e Partizanit janë shpronësuar! Por "babai" tjetër Sali Berisha, ligjëroi grabitjen

3 Mars 2021, 08:43Politika TEMA

Privatizimi i terreneve të klubit Partizani është një procedurë antiligjore që në gjenezë. Ish-pronarëve, u është kthyer një truall për të cilin janë dëmshpërblyer njëherë që në vitin 1940, siç vërtetohet përmes dokumenteve që Top Story disponon.

Pas pushtimit, italianët ndërtuan aeroportin e Tiranës pikërisht në atë truall. Përmes dekreteve të mbretit italian Viktor Emanuel dhe mëkëmbësve të tij, u bë shpronësimi ndaj familjeve shqiptare që posedonin truall në “Fushën e Shëngjinit”, siç quhej në atë kohë. Në dekretin e firmosur më datë 9 nëntor të vitit 1940, kryeministri i kohës Shefqet Vërlaci, ka urdhëruar kryerjen e pagesës ndaj familjeve pronare.

Në planin e zgjerimit të aeroportit, mes pronarëve që prekeshin nga shpronësimi rezultojnë Mahmud dhe Xhemal Begeja, paraardhësit e Jamarbër Malltezit. Në fletoren zyrtare të 15 Majit të vitit 1942, sërish emrat e familjes Begeja shfaqen krah personave të tjerë që shpronësoheshin.

Në një dokument të firmosur në 12 Maj të vitit 1994, ish- drejtori i arkivës Luan Malltezi, babai i Jamarbërit, informon bashkinë dhe gjykatën mbi statusin e truallit te fusha e aviacionit. Qartësisht ai sqaron se janë disa dekrete që vërtetojnë shpronësimin dhe dëmshpërblimin e pronarëve.

Pra, familjet pronare që dikur posedonin “Fushën e Shëngjinit” ku u ngrit kompleksi Partizani, nuk mund të trajtoheshin më me ligjin e kthim-kompensimit. Ata janë dëmshpërblyer njëherë që në vitet ’40-të.

Pavarësisht ndryshimit të sistemit dhe rendit kushtetues, nuk mund të njihen sërish pronarë për sa kohë janë paguar për shpronësimin.

“Ajo ka qenë tokë shtetërore këtë e dim inistria mbrotjjers, arshiva, i coi shkresën ai misnitri për tia dhënë pronarëve, kuptohet që ai ishte shteti ua dha atyre..kështu që me shteitn ca do bënim ne…Aty cuam shkresa poshtë e përpjetë, s’përgjigjeshin, mor po bëhet kështu e ashtu..është krim për sportin” u shpreh Bujar Labinoti, Ish- Drejtor i Partizanit

“Italianët kur e kanë marë, kanë apguar ata, e kanë blerë, familjes Vërlaci e disa fmialje të pasura. E kanë belrë dhe dokumentet zyrtare të blerjes janë në Firence, aty janë” u shpreh Isa Tare, Ish- Drejtor i Shumësportëshit Partizani

Ja “mesazhi” që iu dha Jamarbër Malltezi vartësve të vjehrrit, Sali Berishës

Italia fashiste që kishte pushtuar Shqipërinë, për çdo projekt të ngjashëm vepronte në të njëjtën mënyrë, duke dëmshpërblyer qytetarët. Referuar këtij dokumenti të siguruar nga Top Story nga arkivat, në të njëjtën formë është vepruar edhe për shpronësimin e truallit për aeroportin e Drenovës në Korçë.

Në vitet 1995-1999, familjet Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga morën në dorë vendimet e para pozitive nga Agjencia e Kthimit të Pronave. Por, ligji e ndalonte privatizimin e pronave që zotëroheshin nga Minsitria e Mbrojtjes. Pas vitit 2005, kur Sali Berisha erdhi në pushtet,  nisi finalizimi i planit të mirëmenduar prej vitesh. Fillimisht nisën sulmet brenda klubit Partizani që kishte varësi nga Ministria e Mbrojtjes.

“Nga viti ’95 deri në 2005 unë kam qenë drejtor i klubit shumësportësh Partizani, se aty ka qenë edhe ekipi futbolit që ishte drejtor Bert Xhani, por unë varesha nga Ministria e Mbrojtjes. Në vitin 2005 që fitoi PD, për ta realizuar marrjen e klubit, mua më hoqën nga klubi në mënyrë kshu shumë të dhunshme” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor i Shumësportëshit Partizani

“Unë kisha në klub nga viti 58 deri 2005, afër 50 vjet” u shpreh Isa Tare, ish- drejtor i Shumësportëshit Partizani

Disa muaj pas spastrimeve në klubin e kuq, Jamarbër Malltezi shfaqet hapur në këtë aferë. Në fillim të vitit 2006, ai nënshkruan një sërë prokurash përfaqësimi me 5 familjet që pretendonin pronën.

Malltezi emërohet përfaqësues i përgjithshëm dhe merr në dorë gjithçka. Përmes këtyre prokurave, ai u dha një mesazh të qartë ministrave, se kishin të bënin me dhëndrin e kryeministrit.

Të paraqitet pranë cdo institucioni shtetëror apo shoqëri private, pranë cdo personi fizik apo juridik, pranë Zyrës së regjistrmit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, cdo zyre noteriale, të marrë apo depozitojë cdo lloj dokumenti, kontrate, kontrate shkëmbimi etj, pa përjashtuar të drejtën për të tërhequr pranë cdo zyre dokumentacion të nevojshëm për pronat që rezultojnë në emër të përfaqësuesve kudo që ndodhen ato.

Plani i asaj që luhej ishte i qartë. Zona kishte një vlerë mjaft të madhe për vetë pozitën gjeografike ku ndodhej, shumë pranë qendrës së qytetit.

“Shumë djallëzore, shumë e..,  vetëm për fitimin e tyre për të prishur ambjentet sportive për pallate, për të fituar” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor i Shumësportëshit Partizani

Në fakt, qëllimi ishte i pastër edhe në prokurat  përfaqësimit. Familjet pretenduese i jepnin të drejtë Jamarbër Malltezit deri për negocimin e kontratave të shkëmbimit, pra, kontrata me firmat e ndërtimit për ngritjen e kullave, siç edhe ndodhi më pas.

Të negociojë me firma ndërtuese për të ndërtuar në pronat me emër të të përfaqësuarve duke përcaktuar përqindjen e ndërtimit që do të përfitohet nga këta të fundit, të nënshkruajë kontatën me anën e së cilës do të vërë në dispozicion të firmës ndërtuese sipërfaqen e truallit në pronësi të të përfaqësuarve.

Sulmet e orkestruara ndaj Partizanit për grabitjen e truallit

Me rënien e sistemit komunist, legjenda e Partizanit po zbehej. Nga shumë njerëz, klubi etiketohej si skuadra e komunistëve, për shkak të varësisë dhe krijimit nga ushtria.

“Pas ‘90, duke ardhur demokracia klubi që e mbështeste ushtria filluan ta sulmonin, ose edhe Dinamon klubin e policisë e sulmonin me mendimin që klub komunist” u shpreh Ish-futbollisti i Partizanit, Ylli Shehu

“Në 49 vjetorin e tij ne na vjen një shkresë nga shteti, Minsitria e Kulturës dhe Spotreve, thoshte që Partizani duhet të ndërrojë emrin se si përlqente kjo gjithë kjo legjendë, nga disa persona. Propozonte që ne të bashkoheshim me Dajtin e  të merrnim emrin Dajtin” u shpreh Bujar Labinoti, Ish-Drejtor i Partizanit.

Më tepër se arsyet politike, sulmet ndaj klubit të Partizanit dukej se kishin të tjera prapaskena, interesat që lidheshin me truallin. Klubi ndodhej në një prej zonave me prespektivën më të madhe të zhvillimit. Pushtetarëve nuk u interesonte shumë historia që ishte shkruar aty.

“Natyrisht që me vrullin që mori ndërtimi i apartamenteve ose dnërtimet në prgjithësi cdo metër katror shumë i lakmuar kështu që ishte një sipërfaqe toke shumë e përshtatshme për qëllime biznesi dhe do ishte shumë e lakmuar” u shpreh Eduart Prodani, Ish-Drejtor i Partizanit

“Në Partizanin dhe Dinamon besoj janë sulmuar shumë për punën e terrenit që kanë qenë edhe në pika kryesore, pika të mria në mes të Tiranës për të ndërtuar” u shpreh ish-futbollisti i Partizanit, Ylli Shehu

“Pritnin momentin ta uzurponbin, e morën. Qëllimi I tyre ishte për të bërë pallate, kanë bërë një kompleks prej 150 mln euro shpenzimi që është atje. Neve që jemi veteran sportit sna bën zemra të shkojmë atje, se kemi kaluar jetën atje. Unë skaloj asnjëherë atje, skaloj dot se se duroj dotë” u shpreh Isa Tare , Ish- Drejtor i Shumësportëshit Partizani

Mjeshtri i madh i sportit Isa Tare është shpallur plot 27 herë rekordmen kombëtar në hedhje disku. Një pjesë të madhe të sukseseve ai i ka përjetuar në terrenet e klubit pranë 21 Dhjetorit.

Historia e Tares dhe emrave të mëdhenj si Pano, Fagu, Shehu, Murati, Musta e shumë të tjerë lidhet me ato terrene sportive ku sot janë ngritur 17 pallate nga kompania “Homeplan”.

Prishja e kompleksit për të ndërtuar pallate, legjendat e Partizanit: Na shembën shtëpinë!

Në vitet 2000 ndaj Partizanit u ndoq një strategji denigrimi, për ta nxjerrë më pas lehtësisht në rrugë. Fillimisht, ishte konflikti që u stis me disa aksionerë italianë seriozë që ishin në klub aso kohe. Pas largimit të tyre, sulmet nuk u ndalën as kur në krye u vu biznesmeni Albert Xhani.

Ai u përball me një betejë ligjore me Ministrinë e Mbrojtjes mbi pronësinë e stemës së Partizanit.

Paralelisht u zhvillua një tjetër betejë ligjore me aksionerin e asaj kohe Paro Laçi. Mosmarrëveshjet e zbritën Partizanin deri në kategorinë e tretë.

“Kuptohet ja kështu fillon ajo, filloi kjo duke rënë nga kategoria, duke denigruar me këto forma, ishte qëllimi që klubi të kishte sa më pak cilësi sportive që kur të fillonte problem kërkesës plotë privatizimit, mos ishte në nivelin që të cohej gjithë Shqipëria po të thoshin ja shiko cfarë Partizani është” u shpreh Bujar Labinoti, Ish- Drejtor i Partizanit

“Di që në nivelin e tifozerisë, ka pasur sulme potliike në thonjza për ta dëmtuar Partizanin, por a mund të shtrihet, a mundet të mendohet dhe kjo se u aplikua për të marrë terrenet nuk di ta them por duke parë e dëgjuar shumë histori për raste tjera si ka ndodhur, nuk përjashtosh”u shpreh Eduart Prodani, Ish- Drejtor i Partizanit

Për emrat legjendarë të ekipit të kuq, sulmi ndaj Partizanit ishte shumë më tepër se sulm ndaj sportit apo ndaj një klubi të caktuar. Mbi të gjitha, u dëmtua qyteti, e ardhmja, fëmijët që kishin një kompleks për të vijuar ëndrrat e tyre.

“Ishte zonë shumë e mirë, ishte kryesorja që të gjithë, unë kam filluar që 15 vjec dhe shkonim vetë, ishte afër, edhe me këmbë shkoje ose linjat e autobuzit, unaza kombinati të conin, ishte e përshtatshme për gjithë Tiranën” u shpreh ish -futbollisti i Partiozanit, Ylli Shehu.

Emrat e mëdhenj të Partizanit ndihen zemërthyer nga shkatërrimi i klubit. Te ato terrene, Ledjo Pano ruan kujtimet me babain e tij Panajotin, një prej emrave më të mëdhenj të Partizanit.

“Unë fillova i vogël, 9 vjec në klubin Partizani, në ekipet zinxhir, deri 14 vjec, pastaj te shkolla mjeshtrisë, pas 4 vitesh u riktheva te ekipi Partizanit dhe kam kujtime nga më të bukruat se dhe vetë koha ishte e tillë, edhe si djali i Panajotit” u shpreh Ledjo Pano,  Ish- Futbollist in Partizanit

“Shumë kujtime kam por u shuan të gjitha kujtimet. Unë kam milituar në klub familjarisht, një djalë futbollist, një djalë basketbollist, një vëlla shahist, një vëlla mundës, kemi qenë fmailjarisht të lidhur me Partiznain. Jetën gjakun e të gjitha aty” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor Shumësportëshi Partizani

“Na dhimbset se unë kam qenë që fëmijë atje dhe është gjë tjetër kur je aty shkoni lojtarët ekipit parë, një pejsë ishin të kombatares dmth, ishin të njohur” u shpreh Ylli Shehu, Ish -Futbollist i Partizanit

“Më dhimset kompleksi se kam lënë jetën atje, kam punuar gjithë këto” u shpreh Bajram Ferra, Mirëmbajtës i terreneve sportive

Sot, ekipet zinxhir të klubit Partizani stërviten ku të munden. Diku në Yrshek, në një fushë stërviten një pjesë e ekipeve zinxhir që kanë për trajnerë futbollistët e mëdhenj të dikurshëm të klubit.

“Deri më sot besoj se akoma vuajmë se në një fushë nuk mund të bësh më shumë se maksimumi dy ekipe, ktu bëjnë 3-4 ekipe për një orë e gjysmë” u shpreh Ledjo Pano, Ish-Futbollist i Partizanit

“Tani jemi të shpërndarë dhe nuk arrijmë dot të kontaktojmë njeri me tjetrin ose ti shikojmë të gjitha ndeshjet” u shpreh ish- futbollisti i Partizanit, Ylli Shehu.

10 komente në “Babai “kundër” Jamarbër Malltezit: Terrenet e Partizanit janë shpronësuar! Por “babai” tjetër Sali Berisha, ligjëroi grabitjen”

  1. Tr says:

    Nuk duhet te Shkruani ne gazeta tema, por te drejtoheni SPK.

  2. Hajdutet ne banken e drejtesise. says:

    Ah po kriminelve te korruptuarve po ju vjen fundi.Familja Berisha ka shume haqe per ti lare popullit. Ata kane vjedhur e zhvatur Shqiperine si qener bulldog duke katandisur popullin ne mjerim ,duke larguar rinine,inteligjencen qe ata te vepronin si pronare te Shqiperise. Jamarber Malltezi ky bulli qe bullizoj ne cdo ministri per te perfituar sa me shume duhet te perfundoje ne burg.Koha e drejtesise po afron per keta qener. Ne djall shkofte e gjithe kjo familje qe morri peng nje vend te tere te ndihmuar dhe nga bythlepirsat ministrat qe ju sherbyen dhe pse Saliu i rrahu me huliganet e tij i poshteroi ju theu dhemb e dhemballe dhe ata perseri i sherbyen se pse ju dha pjese te maime nga ku kompleks per tua mbylle gojen e per ti sherbyen kesaj familje kriminelesh.

  3. Isa Tare says:

    Babai biologjike i ka prire vjedhjes duke ju bere presion mashtruesve te tjere te shpronsuar qe po deshet te merrni dicka nga ajo qe nuk ju takon duhet te bini dakord me jamserbin qe te ua rregulloje pastaj babai tjeter djali i vukut.

  4. K says:

    Po cfare vlere kane keto fakte, kur drejtesia ne Shqiperi s’ka “bythe” te investigoje Saliun, por edhe Meten! Saliun nuk e prekin dot sa te jete gjalle! Ai ka dokumenta qe komprometojne shume njerez shqiptare dhe te huaj!

  5. Viktor says:

    Hajduti Jamarbër Malltezi, nipi i Mahmudit etj etj… Ja si bëhen pasanikë turkoshakët që e rrjepin dhe e shkatërrojnë pronën shtetërore. Dhe asnjë ferrë nuk i hy në këmbë. Hajduti Jamarbër Malltezi e ka vendin në birucë nëse drejtësia punon ashtu siç duhet. Argita, Shkëlzeni janë hajdutët më të mëdhenj por i mbron babi me terrorin që i bën politikës shtetërore duke e mbajtur atë nën presion për dhunë ashtu siç e shkatërroi vendin në 1997.

  6. spak says:

    He mo qose dhenderr se do te te vije fundi shpejt. Ke firmos gjithanej si debil qe je o gomar.

  7. Na myten says:

    Po me zogu i Temes por nuk mund t’ia jepni Albert Xhanit me bo pallate.
    Si me i hy Meros ne shtepi e t’ia shpronesosh dhe pastaj t’ia japesh Ylli Rakipit.
    E meqe ra llafi Mero ke ndonje mendim per shtepine e Rinise qe privatizoi Ylli dhe e beri pallat?

  8. George says:

    Shkelja e Ligjit eshte e qarte. SPAK duhet te hetoje dhe te vere perpara bankes se akuzes
    te gjithe titullaret zyrtare qe kane firmosur tjetersimin e prones.

  9. Velo says:

    Për Teatrin u bë nami, dogjën e shkatërruan, kërkonin rrëzimin e qeverisë (ndoshta me të drejtë), po për klubin Partizani, që ka një histori suksesi shumë herë më të madhe se teatri, kanë dalë që andej qindra e qindra legjenda të sportit shqiptar në të gjitha fushat si futboll, basketboll, volejboll, atletikë, gjimnastikë, boks, mundje, e shumë të tjerë. Një histori e tërë legjanash e medalje ari e argjendi brenda e jashtë vendit. Nuk foli njeri fare. Pse? Sepse ishte dora e kryeministrit më të zi, shkatërruesit të çdo gjëje në Shqipëri. Po duket se në këtë rast shkatërrimin e paska bërë për të përfituar e bija e tij. A
    Snjë llaf, asnjë protestë për këtë pjesë të sportit dhe kulturës shqiptare.
    Të paktën të flasë drejtësia, SPAK-u

  10. Skenderbegasi says:

    S’ka nevoj per shume te zgjuar
    ne SPAK por vetem per nje trim
    Kane aq shume probleme me grabitjen sa nuk mund ti mbyllin
    dote.
    Veproni kunder ketyre hordhive grabitese dhe mos na zhgenjeni,
    ndryshe do ti bejme thirje popullit neper rjetet sociale te mblidhemi perpara dyerve te drejtesise qe nuk po vepron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje