DETAJET/ Vrasja e 31-vjeçarit në Vlorë, policia: U arrestua një nga autorët, shpallet në kërkim një tjetër

3 Mars 2021, 17:12Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga ekzekutimi i ndodhur ditën e sotme në rrugën Trasballkanike, të qytetit bregdetar, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 31-vjeçari Taulant Beqiraj.

Policia njofton se është bërë arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të krimit, i cili është shtetasi me inicialet H.J., 44-vjeç.

Gjatë ndalimit këtij shtetasi i është gjetur në automjetin tip ‘Ford‘ arma e krimit, tip kallashnikov.

Deklarata e policisë:

Policia e Vlorës kap dhe arreston në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasi:

H. J., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Ky shtetas, sot, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit T. GJ., 31 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje