“Iliri e Monika herë me PS dhe herë më PD”! Rama: Ja pse dua mandatin e tretë! Luli e Berisha e kanë mandatin e pestë

3 Mars 2021, 10:32Politika TEMA

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën. Gjatë aktivitetit “Rruga drejt 25 prillit, drejtësia që duam” Rama tha se kërkon një mandat të tretë për të vazhduar punët që ende nuk i ka përfunduar.

I vetëdijshëm se ka ende punë për të bërë, Rama thotë se PS nuk është një zgjedhje ideale dhe pavarësisht progresit të bërë, ende kjo nuk mjafton.

“Zgjedhës të çfarë do kahu diskutojnë çdo ditë për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 prillin që po afron.

A duhet të më jepni mua dhe PS një mandat të tretë, apo duhet të rimerrni në drejtimin e vendit ata që kanë qenë me vite aty deri para 42 muajsh. Ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe mandati i pestë për Saliun, Lulin dhe PD.

Pa harruar se është edhe mandati i 5 për Ilirin dhe Monikën, herë më PS dhe herë me PD, prapë me PS dhe prapë me PD. Gjithnjë me të njëjtin avaz dhe të njëjtin fund. Sa herë fitojnë ata Shqipëria humb.

Shqipëria sot është shumë më e mirë se dje, por nuk është ajo që ju doni dhe nuk është ende as ajo që unë dua, prandaj ju kërkoj mandatin e tretë, sepse po të ndihesha i kënaqure do të ndalesha këtu.

Në kemi bërë progres, por pa asnjë diskutim progresi i bërë deri këtu nuk mjafton. Nuk mjafton progresi në shëndetësi, arsim, kulturë e kudo. Ky progres mjafton vetëm për një gjë, garancinë ku ne e dimë ku duhet të arrijmë dhe sigurinë se ne dimë të arrijmë aty ku duhet.”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje