PD sulmon Halim Kosovën: Dështak që po të përdor Rama, vure drejtor spitali kushëririn e gruas tënde

3 Mars 2021, 19:10Politika TEMA

Altin Çomo, ish-kryetar bashkie në Libohovë për 8 vite, si dhe ish-drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër u është përgjigjur deklaratave të Halim Kosovës, të bëra një natë më parë.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Çomo shkruan se koha do të tregojë që sulmet ndaj një drejtori spitali që ka bërë Kosova ishin tërësisht personale, pasi në atë post donte të vendoste me çdo kusht një kushëri të parë të gruas së tij. Sipas Çomos, Kosova e bëri këtë gjë, për të realizuar aferat dhe vjedhjet me të.

E ndërsa drejtori të cilin Kosova e akuzonte dhe sulmonte u tërhoq për të mos qenë pre i përplasjeve. Sipas Çomos, sulmet e Halim Kosovës, ngjasojnë me ato të përrallat e plakave që kërkojnë të ndihen mes të rejash dhe në kohë menopause, duan të jenë të virgjëra.

“Dr. Halim Kosova mund te jet nje mjek i nderuar, por mbetet nje politikan i deshtuar dhe aq me keq nje politikan i perdorur kryekeput nga Rama. 

Sulmet e pandershme te tij kunder ish-bashkepuntoreve te tij ne PD tregojne paaftesine reaguese dhe apatike te tij kur kishte funksione politike ne PD. 

Kur ishte minister shendetsie z. Kosova, per interes familjar, kerkonte te vendoste me çdo kusht dhe e vendosi drejtor spitali ne Gjirokaster, nje kusheri te pare te gruas se tij per te realizuar aferat dhe vjedhjet me te. 

Per t’i hapur rruge kusherit te gruas dergoi audit ministrie ne spitalin e Gjirokastres dhe ky kontroll rezultoi nul, drejtori i spitalit qe ai permend, nje prej drejtuesve me te mire dhe te perkushtuar te atyre viteve, u dorehoq per te mos qene pre i perplasjeve dhe mjeku kusheri u vendos drejtor deri edhe pas fitores se PS ne 2013, ku punoi drejtor me PS edhe per dy vite te tjere.

Sulmi i nje ish-ministri ndaj nje drejtori spitali ishte kryekeput personal, pasi nuk rezultoi asnje akuze e vertete per te. Historite e Kosoves jane si perrallat e plakave qe kerkojne te ndihen mes te rejash dhe ne kohe menopauze duan te jene te virgjera. 

Doktori ka humbur busullen njesoj si cdo kush qe ka gelltit çorben e gatuar nga duart e Rames keto kohe fushate, por me mire se keshtu ndahet shapi nga sheqeri. Turp e faqja e zeze doktor, ke cnderuar ata qe te respektuan dhe ke hedhur poshte ata qe te besuan. Koha do te tregoje”, shkruan ai.

Një natë më parë, Halim Kosova zbërtheu prapaskenat e skualifimikit të tij. I ftuar në “Open”, Kosova tha se kur ka qenë ministër Tritan Shehu ka ndërhyrë që të mbyllë sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë, ndërsa ai vetë nuk ka pranuar dhe i ka thënë: Mos më vidh sa të jem unë këtu.

Një tjetër gjë që tregoi Kosva ishte edhe për një vjedhje në Gjirokastër. Ai tha se kishte çuar një ekip kontrollues dhe personi i parë që i kishte shkuar për t’i thënë ta linte me aq sepse ishte ‘njeriu i tij’ ishte Genc Ruli.

18 komente në “PD sulmon Halim Kosovën: Dështak që po të përdor Rama, vure drejtor spitali kushëririn e gruas tënde”

  1. Gazmend D. says:

    Dr.Halim Kosova është një nga njerëzit më të besueshëm dhe profesionistë në Shqipëri dhe më gjerë. Nuk më pëlqen qëndrimi i PD! Ndërsa ishte në PD, ishte më i miri, tani po bashkëpunon me Ramën, nuk është i mirë! Një parti politike nuk duhet ta ulë veten shumë poshtë! Një parti duhet të jetë e sinqertë para së gjithash. PD mund të mos e respektojë Dr.Kosovën por njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë e respektojnë shumë atë!

  2. REALE says:

    Nuk e besoja kurre qe Libohova paska njerez kaq te poshter si qe akuzon dr Kosoven. Kisha nje pershtypje te veçante per Libohoven dhe libohovitet dhe e admiroja, por si duket edhe atje paska pasur balte kur gjithe qyteti eshte ndertuar ne gur. Rrapi Libohoves me dukej si monumet i nje vendi te bekuar, por e paskam pase gabim: ky Altin Como, nuk e di ç’moshe ka, qenka edhe fallxhor edhe spiun edhe arixhofke. Mbeturina e nje komuniteti jane ajka e partise demokratike. KJo eshte e verteta. Dr Halim Kosova eshte njeriu qe duhet ne shoqeri dhe sinqeriteti tij behet pis nga nje palaço.

  3. Alba.ny says:

    Basha ( dhe Ruli), me që nuk ka megafonë në Tiranë paska gjetur një nip të Avni Rustemit nga skaji jugor për për të vrarë tradhëtarin.
    Nuk i di motivet e Kosovës, mgjs mënyra si Lyli e degjeneroi krijesën e tij, komisionin e famshëm përzgjedhës, doktori duhet të ketë të drejtë.
    Por dr. Kosova ka qënë figurë qëndrore në PD, madje mund të mrte dhe Partinë dhe Qeverinë nëse fitonte Tiranën, prandaj dinjiteti i tij e do që përgjigjen t’ia japë Basha.

  4. Lala i Lushnjes says:

    O Altini i Çobos mos ke ngrënë gjë çorbë të prishur me Tritanin mo derman? E ka prishur preshi i Lushnjes, e sigurt.

  5. eli says:

    Doktor mos u merzit!Gabove qe u perzieve me llumin,por shyqyr qe shpetove!Tani qofsh i nderuar per njerezit e mire dhe kujtoi pisat si nje enderr e keqe.

  6. Martin says:

    Turpi te mbulofte o Altin Como, t’i karrierist i semure qe po behesh mashe ne duart e
    dhendurreve dhe niperve te Serbise qe vrane , prene dhe shkaterruan Shqiperine.
    halim Kosoven as e njoh e as me njeh, por perulem me respekt prej ketu ku jetoj
    per ndershmerine dhe karaktrin e forte te tij. PD-ja eshte nje ndermarrje kriminle
    ne duart e perbindeshit Sali Berisha, i cili ngriti piramidat Financiare dhe vrau, dogji e shkaterroi Shqiperine.
    Halim Kosova u largua vone prej tij, por me mire vone se kurre.

  7. TARASI says:

    E KELYSHAT E ENVERIT JENI NE GRAMAT E FUNDIT . PO PERDRIDHENI SI LAVIRE TE MBRONI RAMEN

    1. Byca byca says:

      Zoti Taras a e do nje pras Lushnje per tu englendisur se shume te kruhet suma.

    2. Cudia says:

      Mendova se kur the kelyshat e Enverit e kishe fjalen per Salen komunistin me taborrin e tij vrases, njelloj si Enveri. Kot nuk ja ke vene emrin vetes edhe Tarasi.

  8. Alban Dega says:

    HALIM KOSOVA ESHTE PARARENDESI MARATONOMAKU I EKONOMISE SE TREGUT NE MJEKSINE DHQIPTARE

    Halim Kosova ishte dhe mbetet luftetar shembullor i demokracise e jo zagar i SaLikekracise dhe askujt teeter.
    Halim Kosova nuk eshte per shitje sense eshte i afte dhe i mencur … eshte elita e shendetesise shqiptare.
    Halim Kosova eshte nje shembull per tu ndjekur nga cdo demokrat shqiptar.

  9. saimir says:

    Po ca te thuash per Halimin e halemet. I ka dale nami se eshte mjek i zoti, ato qe e njohin thone se vetem echo di me pa. Ka rrujt pare ne maternitet te shtetit edhe ne klinike private. Nje cope katunar qe flet si me qene me shkolle tetevjecare, duket qe ska lexu 1 liber ne jeten e tij.
    Shifi mbiemrin, pa llagap si i thone tironsit. Dhe me ne fund tregoi se eshte nga te fryje era.

  10. Kent says:

    Qendrimi ndaj prof.Halim Kosova qe mban PD e militantët e saje eshte i turpshme.
    Thjeshte tregon mentalitetin qe mbizotëron ne këte force politike,ngjan me mentalitetin komunist.

  11. nord.al says:

    Tarasi, vertete kelyshet e Enverit jane ne grahmat e fundit por ato jane te gjithe ne PD, zagaret e Berishes.

  12. Trotski says:

    respekte Z.Kosova.Shembulli Juaj fanar Ndriçues per Popullin.Ua çorre masken hajduteve te paskrupullte.Per njerez si JU ka nevoje Shqiperia.

  13. Konjak says:

    Kushdo qe perkrah njerez te udhekryqit , mund te jete ne te drejten e tij , por jo ne te drejten e se drejtes . Individ qe presin nga tu fryj era , asnje gje s’bejne per te qen . Keta lloj njerezish kushdo qe i perkrah , se shpejti jane te zhgenjier prej tyre . Shum njerez mund te jen te aft profesionalisht , por nese s’jane vyrtuoz , karizmatik , me shpirtin rracional , ku arsyeja qendron mbi impulset dhe pasionet , vetem keshtu mund te jesh nje qeveritar i denj . Persosia e shpirtit racional perben realizimin e vyrtyteve te intelektit ; te cilat jan Mencuria dhe Dija . Te jesh i mencur eshte nje gje , por te jesh i ditur eshte , tjeter gje .

  14. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Nuk njoh dr. Kosoven, por po te sulmuan bashibozuket e PD – se, duhet te jesh pozitiv…… Ky eshte mesimi i nxjerre ne keto 30 vjetet e fundit….. Normalisht politika eshte nje zanat i poshter por ky lloj llumi kalon cdo limit,, prandaj thuhet me te drejte qe Rama fiton se ska opozite

  15. Anxhelo says:

    TARAS kelyshi i Enverit eshte Saliu ,komunist ,diktator,po ty te janne qerru syte o derman …

  16. Dega e Kalecit "lol" says:

    Per “Konjak”
    Ke thene fjale te arta, por qe nuk kuptohen.
    Une per vehte e kuptova keshtu: H. Kosova, eshte nje njeri i ditur, por jo i mençur. Dhe po te kish share Edi Ramen, gje qe nuk e beri aq fort sa prisnim, pra te kish share Ramen dhe te kish levduar punen e mire qeverisese te PD alias Sali Berisha, do te ishte dhe i ditur edhe i mençur.
    Te lutem me thuaj, e kam kuptuar mire komentin tend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje