Publikohet për herë të parë dokumenti që merrnin shqiptarët e Amerikës kur jepni para për “Ditën e Shpëtimit të Shqipërisë”

3 Mars 2021, 14:21Dossier TEMA

Nga Kreshnik Kuçaj 

Emigrantët shqiptarë të Amerikës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Pavarësinë e Shqipërisë dhe në ruajtjen e kufijve të saj, sidomos në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Roli i tyre ka qenë vendimtar në përcaktimin e kufijve të sotëm të Shqipërisë, duke e shpëtuar nga copëtimi i mëtejshëm. Për këtë qëllim, u vendos që të krijohej Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë dhe të mobilizoheshin donacione për krijimin e një fondi 40 mijë dollarë për të mbështetur këtë qëllim.

Komisioni i Vatrës do mblidhej në maj të 1917 për të përcaktuar të dielën e 3 qershorit e vitit 1917 si Ditën e shpëtimit të Shqipërisë.

Komisioni do të miratonte njëzëri vendimin me disa pika:

-Të caktohet e diela e 3 qershorit si Dita e Shpëtimit të Shqipërisë për të mbledhur shumën prej 40.000 dollarësh të këshilluar prej doktor Mihal Turtullit.

-Të ftohen të gjitha degët e federatës me anëtarët e tyre të gjitha shoqëritë shqiptare të veçanta dhe të gjitha shoqëritë fetare kombëtare dhe të gjithë shqiptarët që të japin ndihmën e tyre sa më të madhe për shpëtimin e atdheut. Të ftohen gazetat dhe revistat shqipe që të bashkëpunojnë për të mbaruar këtë vepër e cila do të nderojë në sytë e botës dhe në sytë e Shqipërisë atdhetarët e Amerikës dhe do t’u japë një vend në historinë e Përlindjes Kombëtare

-T’u lutemi atdhetarëve tanë të ndihmojnë me shumë mbi 10 dollarë nëse duam që të mblidhet shuma e këshilluar prej doktor Turtullit dhe të bëhet një punë vërtetë serioze dhe me rëndësi.

Fondi u mobilizua me dy pjesë dhe ky dokument që sjell sot SCAN tregon se si ka qenë certifikata që merrnin emigrantët shqiptarë që jepnin donacione. Dokumenti ishte i ngjashëm me një letër me vlerë dhe mbante firmën e Kol Tromarës, kryetarit të Vatrës, të Goni Katundit që ishte arkëtar dhe Ndreko Stavrit që ishte sekretar. Veç vulës së Vatrës, dokumenti mban imazhet e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut dhe të themeluesit të shtetit amerikan dhe presidentit të parë George Washington.

Vatra ka luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në këto raste. Në pamundësi për të siguruar ndonjë kredi nga jashtë, shteti shqiptar i sapodalë nga Lufta e parë Botërore do t’i drejtohej popullit me një hua të brendshme për 2 milion franga ari, me interes vjetor 5 % .

Këtij apeli do t’i përgjigjeshin edhe emigrantët shqiptarë të Amerikës dhe sidomos anëtarët e Vatrës. Në vitin 1924, do të ishin pikërisht këta që do t’i kërkonin kryeministrit shqiptar Fan Noli që një qytet i Shqipërisë të emërtohej në nder të presidentit Uillson. Dhe në fakt, këtë emër do ta merrte qyteti i Shëngjinit por do ta mbante vetëm për disa muaj.

3 komente në “Publikohet për herë të parë dokumenti që merrnin shqiptarët e Amerikës kur jepni para për “Ditën e Shpëtimit të Shqipërisë””

  1. VRKRT says:

    E ku shkonin ato para!?
    Ke xhepat e Ahmut Zogkurvës pa tjeter.

  2. shqiptari says:

    PAS 100 VJETESH DO PUBLIKOHEN DEKORATAT PER SALIUN DHE RAMUTIN NGA SERBET DHE GREKET PER FALJEN E CDO GJEJE SHQIPTARE PA ASNJE KUNDERVLEFTE VETEM E VETEM QE TE RRINE NE PUSHTET.FATKEQSISHT ,PAS ISMAIL QEMALIT,TE GJITHE TE TJERET KANE QENE DHE JANE SHERBETORE TE GREKEVE E SERBEVE SEPSE ATA DIKTOJNE KETU 100 VITET E SHKUARA.NUK KA BURRA KY VEND PRANDAJ UDHEHIQET NGA KURVA QE U SHERBEJNE ME ZELL.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Enveri eshte Hero Kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje