Sinqeriteti tronditës i një interviste dhe disa SMS aferash, objekt hetimi për SPAK

3 Mars 2021, 10:11Politika TEMA
Sinqeriteti tronditës i një interviste dhe disa SMS aferash, objekt

Halim Kosova me Lulzim Bashen

Me sinqeritetin e një fëmije, i zhgënjyer por pa mllef, Dr. Halim Kosova, ish-deputet i PD-së por i mënjanuar si pa u ndjerë nga kjo parti, njëherësh i skualifikuar nga komisioni Nishani-Ruli, ofroi një prej intervistave më të ndjeshme në kontekst politik, njëhjerësh duke i bërë një skaner forcës ku aderon, pa militantizëm e tejet kritik.

“PD përdhosi një punë shumë profesionale. Të më heqësh mua sepse ky nuk sulmon PS, s’është agresiv, le të ikë të bëjë punët humanitare, kështu thoshin.

Nishani e ka thënë që ky s’na duhet më”, tha Dr. Kosova, një ndër figurat më me integritet në mjekësinë shqiptare.

Besnik Mustafa më ka thënë, që unë kam votuar për ty, je njeri me vlera. Genci, Nishani dhe një tjetër kot si numër votuan kundër”, vijoi Kosovan ë rrëfimin e tij, duke dhënë dhe arsyet se përse ka ndodhur kjo.

“Ça ka Tritani me mua? Kur kam qenë ministër është po ky që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh sa të jem unë këtu.

Më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, e me tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua”, tha Dr. Halim Kosova.

Ai tha se ndihej shumë keq për atë që po ndodhte me të në PD.

“Një pyetje më rri në mendje: ku kam gabuar në PD që u bë kjo. E para PD ka bërë dy tavolina të rrumbullakta për shëndetësinë ku janë ftuar lloj njerëzish, dhe nga ato që marrin 2000 euro në punë shteti, dhe unë s’jam thirrur kurrë. Të më harrojnë? Se di a me dashje apo pa dashje”, tha Dr. Kosova.

Ndërkohë, ai aludoi dhe për arsyen se pse dhe Nishani ka firmosur skualifikimin e tij.

“E kam vrarë mendjen dhe e vetmja gjë që ai e quan konflikt, më thotë kabineti që zoti Nishani ju ka ftuar për t’ju dekoruar. Unë mendoj që është detyrë e çdo mjeku për të bërë punën mirë, është detyrë e çdo mjeku.

Në 40 vite punë është e pamundur që të shkojnë gjithë rastet mirë. Edhe unë kam raste që nuk kanë shkuar mirë. 

Edhe unë atë mendova për atë moment që ça do mendojnë ata kur unë po marr atë dekoratë. Ndoshta e mori për ofendim që unë e refuzova dekoratën”, tha Dr. Kosova.

Ai rrëfeu shumë episode nga jeta politike në PD, të cilat, siç la të kuptuar, e kishin zhgënjyer shumë.

Dr. Kosova ndau motivin se ai ishte aty, u përfshi në politikë, më saktë në PD, vetëm nga dëshira për të kontribuuar në fushën e tij e për asnjë interes tjetër.

Për këtë, ai rrëfeu dhe një prej episodeve me Bashën.

“Ai (Basha) më tha që të kemi propozuar për sekretar të komisionit të shëndetësisë. E pyeta se kush është kryetar, ai më tha Albana. Po  ç’lidhje ka Albana me shëndetësinë!

I thash thjesht më lër anëtar të thjeshtë. Në PD nuk kam ardhur për poste por për të dhënë kontributin tim”, tha Kosova, i cili, në këtë linjë, tha se ishte i gatshëm që të bashkëpunonte dhe me Ramën.

“Unë nuk jam njeri që kthehem mbrapa. Më vjen që ta marr në telefon e t’i them Ramës ma lër mua këtë punë (situatën COVID) se do e ndryshoj për dy javë”, tha Dr. Halim Kosova.

Ai ndërkohë bëri disa akuza të forta ndaj Tritan Shehut e Genc Rulit, për përfshirjen në afera korruptive.

Kosova madje tha edhe që i kishte ruajtur mesazhet, me të cilat Shehu e Ruli ndërhynin tek ai për afera korruptive.

Gjë që nëse është e vërtetë, janë një provë e fortë për t’u marrë nga SPAK, nëse vendosin të nisin hetimet për akuzat publike të bëra ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë.

Se jo për gjë, por Tritan Shehu kërkon të vijë prapë në pushtet si “shpëtimtar” i shëndetësisë, ndërkohë që e ka pasur mendjen veç të vjedh.

Siç natyrisht, do të bëjë sërish, nëse rikthehet ndonjëherë në pushtet.

22 komente në “Sinqeriteti tronditës i një interviste dhe disa SMS aferash, objekt hetimi për SPAK”

  1. Trotski says:

    Akuza Reale dhe te vlefshme per Drejtesine e Re. Vjedhjet e ndodhura te fondeve publike duhet te Zbardhen dhe fajtoret te Denohen. Nuk ka Ma me Prite !!!.

    1. Koj Qka Ka ndodhe ne shteti shqiptare dhe akoma vazhdone eshte nje frame e frikshme says:

      E po ne dime qe per te vjedhur luftone qe te vine ne pushtet se Mose luftone per popullin nga te gjitha partite por disa Jane me te pa shpirti siq Jane ilir Meta Sali Berisha dhe familja e ti kriminale Lulzim Basha me kunatin mbase vine keta te tjeret Damir Gjiknuri Arben Ametaj ilir Beqaj me shoke si puna e Dritane Shehut dhe Gens Rrulit Jane po te thuashe 95 ? e politikanve prandaj ne shqipri vjedhen miljarda evro Qdo vit se pse shumica i vjedhin Ujqit e mdhene pastaj pjesen there i vjedhin njerzit si Dritane Sheu e Gense Rruli

      1. ben says:

        Halim Kosova
        Ne rastin me te mire eshte legen.
        Ja pse.
        1.Pretendon se Tritan Shehu i ka kerkuar tender 500.000 euro. Dhe nuk e ka anulluar tenderin por i ka thene atij zoterise mos vidh. Nje minister nuk ben moral ,por ben detyren dhe detyra e tij ishte ta refuzonte dhe ta denonconte ne prokurori.
        2. E njeja histori dhe me Genc Rulin
        Pyetja eshte e thjeshte
        1 njeri qe ri ne PD me keta njerez kur e vene kandidat per kryetar bashkie dhe nuk thote gje, qe vazhdon te rije ne kete parti me shpresen se do jete prape minister dhe kur nuk e vendosin te parin ne liste del e thote gjera te tilla.
        Ose eshte mashtrues
        Ose eshte bashkfajtor
        Ose eshte kokra e legenit.
        Shkurt eshte fiks kandidat per rilindjen.

    2. Bureto says:

      Pohimet e dr Halimit për dy nga më të korruptuarit e qeverisjeve të PD, Genc Ruli dhe Tritan Shehu, janë maja e aisbergut. Për t’i zbuluar vjedhjet dhe abuzimet e tyre me pushtetin nuk duhet shumë mund. Boll t’u shkohet pas pasurive të tyre. SPAK po nuk u mor me këto nivele, më mirë të mos ish krijuar. Ka ende shpresë, por nëse ndodh e kundërta, pra që kjo kategori nuk ndëshkohet, zhgënjimi popullor do të jetë fatal në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale.

  2. Taulant says:

    Halim je njeri shume i mire por ke te besh me popull injorant …. nuk te votuan ty por votuan pleh Veliajn per kryetar bashkie … cfare pret me.

    1. Muco says:

      Shko re pirdhu injorant je ti, po ky po e pranon vete qe ka pasur nderhyrje nga zagaret e pd ca mendon ti se do ta linte ai rryli me shehun the te tjere pa nderhyre po te ishte kryetar?

      1. Dash Pacja says:

        ben,
        me “b” te vogel te shtypit.
        Une e njoh Halimin qe nga femijeria e tij e deri sa doli ne jete dhe punoi si mjek. Ka qene nje shok femijerie i jashte zakonshem dhe vazhdoi ne jete nje mjek dhe deputet shembullor.
        Qendrimi yt eshte plotesisht i jusifikueshem per filozofine histerike qe permban klasa jote politike ku ben pjese ti qe ne rastin me te mire je nje cope muti.

    2. K says:

      Kush eshte me Saliun eshte pleh!

    3. Realisti says:

      Halimi tregoi se eshte i ndershem por ne partine e gabuar. Partia e tij biles ndershmerine e tij e quan budallallek. Prandaj dhe u eliminiua.
      Por naiviteti i Halimit tregoi koken kur tha qe Berisha eshte vlere e kombit. Turp!! PDja me te gjithe anetaret e vet e vet jetojne ne planet tjeter. Do thoshja Mars por nuk dua ta bej pis si Toka jone qe mbart kaq plera…

    4. altini says:

      Taulantit ju mbaruan parate e ndihmave dhe per te gjetur pune nuk gjen dot se eshte i pa zoti atje ku eshte ne emigracion ……pune ka vetem portalet…..shume i vogel ndryshon nga i ati.

  3. Hasbiu says:

    O Taulant mos u fry shume, nuk e njeh Halimin. Shikoje se si shet njerezit qe dje ju vinte nga mbrapa. Ne fushen e tij mesoji te bej echon dhe kaq, nuk perfaqeson asgje nga ana intelektuale dhe ke degjuar burre i mire i shkreti, nuk i afrohet Velias as nga zgjuarsia dhe as nga energjia. Kaq per Halimin burre i mire i shkreti.

    1. NSDAP says:

      Qe Halim Kosova po kujtohet tani te tregoje aferat e PD tani qe e.kane perjashtuar, eshte e qarte qe po e ben per halmarrje por te besh Veliajn te zgjuar duhet te jesh sufllqexhi i nivelit te ulet fare.

      Veliaj eshte nje sharlatan soroist qe ka 4 vite qe shkaterron Tiranen me kulla.

      Plesht edhe me i keq se Rama .

    2. Nick says:

      Epo eshte burre i mire i shkreti, jo si veliaj qe nuk shtyhet me as me vaj as me uthull, as qytetar as katunar, hiene e pangopur me gjithe maznikun qe do vetem te gelltise e nuk fryhet dot!

  4. petrit says:

    njeri pa shtylle kurrizore

  5. 0697263641 says:

    Hasbı tı me sa po lexoj po shkruan me doren e Sales,Trıtanıt Gencıt,Kur te flasesh per zotın Kosova nga ana e jone thojne Qe duhet te lashe gojen me rakı 24 gradeshe,Dhe jo te besh suflerın e Sales ecom, Tı po te me degjosh mua shkruan nje koment tjeter dhe ı kerkon te falur,Nuk eshte turp te kuptosh gabımın,Turp eshte ta perserıtesh ate,

  6. Sekretari i Partise says:

    Pershendetje Doktor Halim Kosova.
    Ju, jini DEMOKRATI I VERTETE, per ate IDEAL qe u ngrit populli ne vitin 1990. Te tille demokrate nuk i duhen PD-se. PD-ja, mbllodhi rreth vetes vec popullit dhe te perndjekurve me ideale te verteta, edhe cdo kuc e mac, si hajdute te ashtuquajtur te perndjekur e te tjere.
    Ju demokratet e vertete, si Doktor Halim Kosova, Ekonomist Selami Xhepa etj., u prishni pune HAJDUTVE dhe MASHTRUESVE te PD-se, te cilet sot per sot jane bere ideologjia dhe themeli i asaj Partie qe Populli e priti me aq entusiazem ne vitet 90-te.

  7. Pensionisti says:

    Vini re nje nga çudite shqiptare:
    Zoti Kosova, nje mjek i afte u thirr ne falangat e PD, jo per te nderuar ate, por per te rregulluar imazhin e baltosur nga vet zuzaret e PD.
    Zotin Kosova e flakin nga PD, sepse nuk realizoi pritshmerite e kanibaleve dhe krye kanibalit Sali Ram Berisha.
    Tjeter gje me beri pershtypje ne biseden e mbremeshme:
    Zotin Kosova, po te mos e njihje dhe po te bisedonte ne radjo ku nuk dukesh, me siguri do te thoshe me vete se po flet nje djale i ri i zhgenjyer nga strukturat, nga menyra e te berit politike, nga menyra se si i sherbehet vendit, dhe nga menyra se si ujqerit sado me lekure qengji, prap jane ujqer.
    Pyetja eshte: Pse zoti Kosova, nje burre mbi te 50 – tat, dhe jo nje djale i ri, fjala vjen E Salianji, K Balliu, G Bardhi, te ndjehet i tmerruar nga deformimi i idealeve te partise Demokratike?
    Pse kete te rinj te PD, kur flasin, duken aq shterpe ne ide, dhe fjalet e tyre kane aq egersi boshe pse?
    A eshte e vertete qe mosha e re ne PD eshte shprese?
    Nga ajo çfar shohim, lum ne, nga ajo çfare degjojme nga ky forum rinor i PD, mjere ne.

  8. FreeA says:

    Per aq kohe sa kishte pushtet nuk e denoncoi korrupsionin dhe tani qe nxorren jasht po kerkon mbeshtetje bazuar ne vlerat e tij si mjek dhe humanitarian. Kujtohu pak se afera korruptive per ilacin e femijeve u krye dhe ti je njelloj fajtor dhe po te kishte prokurori te drejte sot ti do perfundoje nen arrest te menjehershem.

    Si mjek ke pranuar rryshfetin perpara se te vinte “Demokracia” ske faj se kohe te veshtira por ama ishe selektiv dhe ashtu me poziten tende hape edhe biznesin tend privat. Tani do fonde shteterore per ta zgjeruar me shume.

  9. Komshiu i vjeter says:

    Dr Halimi , personi qe te ka skualifikuar eshte Nishani, arsyea eshte se nga vitete 95-97 i ke mare nje pjese toke diku tek prokuroria e Tiranes gruas se Nishanit ,ne ate kohe ishe mik me Saliun dhe Nishani ishte kamarjer

  10. AD says:

    Replike me spiunet e babalet e Havalese se Shqiperise

    KOSOVA LUFTETAR E JO USHTAR !

    GOJET E LIGA THONE SE JO VETEM ATE POR EDHE NENEN TENDE SPIUN E KA FUTUR NE KREVAT TE SALIUT

    Spiun i felliqur i nje partie krupe !
    Tamam nje nga ato kasketat 80 lekeshe te ish- diktatures se Sales .
    Po cfare lidhje ose pergjegjesie ka Daja ose Xhaxhai per nipin kur jane me qindra miliona rastet në Bote e me dhjetera mijera rastet në Shqiperi qe babai eshte me shumicen dhe nena ose femijet jane me pakicen.
    Si mund te promovoje kjo parti nje intelektual dhe Doktor te talentuar si Halim Kosova ne listen e deputeteve te Bujar Nishanit e Mul Nokes, te Edi Paloqes e Lulezim Bashicit, te Genc Rrulit… te “ Bandes se Gangstereve” te korrupsionit e kusarise.
    Hiqe kasketen dhe mendesine komuniste o spiun bastard i Partise Babale, qe ka nje mal me krime deri kunder njerezimit qysh nga Kuota Zero e nga ekzekutimi në tortura monstruoze dhe pa gjyq i Remzi Hoxhes, burgosja politike e Fatos Nanos, Piramidat vrastare 97, Gerdeci Mars 2008, ekzekutimi pa gjyq e pa asnje faj i 4 deshmoreve Te 21 janarit 2011…. dhe nje Himalaje Kusarise dhe korrupsioni.
    Dr. Halim Kosova nuk eshte Bulldog as ushtar partie!
    Nuk ka qene asnjehere .
    Dr. Halim Kosova eshte luftetar demokracie e Shqiperie!
    Nuk eshte karakurve e Lulush Karabushit si Gazmiri Bythari e langaraqe te tjere te Partise Babale te Havalese se Shqiperise…

    From: Alban Dega
    Date: December 2, 2020 at 11:55:22 PM EST

  11. dyshuesi says:

    Ky dokttori i gjinekes me duket fort i ceket. Mund te jete i zoti ne zanatin e tije por sa here qe e kam degjuar te flase per politike me ka zhgenjyer . Me ka lene pershtypjen e nje torrollaku ose thene me delikatese “sinqeritet feminor”

  12. Grey wolf says:

    Ben ti degjoje intervisten njehere pastaj beji gjyqin se i ke marr te gjitha anapolla. As tenderin nuk e mori njeriu i Tritanit e as njeriu i Rulit nuk mbeti drejtor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje