Zbulohet plani tronditës: Vdekja e Maradonës, komplot për t’i zhvatur pasurinë

3 Mars 2021, 17:42Sport TEMA

“Sa më tepër përkeqësohej gjendja e Maradonës, aq më pak e kuronin”. Kjo është përmbledhja e hetimeve të kryera nga Prokuroria e San Isidro, pas dyshimeve se njerëzit e afërt kanë ndikuar në ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit.

Konkluzioni i hetuesve ka ardhur pas shqyrtimit të përgjimeve, bisedave me mesazhe të sekuestruara dhe dëshmive.

Materiali duket i mjaftueshëm për të nxjerrë shtatë persona përpara gjykatës, me akuzat e “neglizhencës” dhe “vrasjes së qëllimshme”. Në krye të listës është neurokirurgu Leopoldo Luque, i njohur edhe si mjeku personal i Maradonës.

Nën akuzë janë edhe dy psikiatër, dy infermierë apo personat që kujdeseshin për siguracionin dhe personelin e shtëpisë.

Kur një mjek kërkoi analiza të reja klinike për legjendën argjentinase, neurokirurgu Luque e kishte larguar, duke i thënë se “Diego nuk donte ta shihte me sy”.

Listës së të dyshuarve për vrasje iu shtuan edhe një prej bashkëpunëtorëve të afërt, Maxi Pomargo, si edhe kunati Matias Morla, avokati që kujdesej për interesat e Maradonës dhe që zotëron çelësat e “perandorisë” në Argjentinë dhe nëpër botë.

Prokurorët zotërojnë bisedën ku Maxi Pomargo i thotë mjekut Leopoldo Luque: “Mos lejo ta marrin vajzat. Po ndodhi, e humbëm.

Duhet të rezistojmë. Nëse ia dalim këtë herë, ka parà për të gjithë. Kujdesu personalisht, nga kjo varet puna e shumë njerëzve”.

Në këtë mënyrë, legjenda e sëmurë, shpeshherë nuk ishte i vetëdijshëm, pas “trajtimit” me verë, birra, lëndë narkotike dhe qetësues të shumtë.

Për një pacient si “Pibe de Oro”, i cili vuante nga problemet me zemrën, përzierja e alkoolit me drogë dhe ilaçe, e toleruar nga njerëzit e tij të afërt, ishte fatale.

Gjithçka ka ndodhur në muajt e fundit duket si kronika e një vdekjeje të paralajmëruar, ku një grup personash pranë Maradonës, thjesht donin ta hiqnin qafe për t’i marrë më pas pasurinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje