11 pyetje Lulzim Bashës, kryeministër

4 Mars 2021, 10:11Politika TEMA

Nga Ervin Goci*

11 pyetje per z.Lulzim Basha si pretendent i shpallur per pozicionin me te larte ekzekutiv ne ate qe ka mbetur nga Republika e dikurshme e lavdishme e Shqiperise:

1.Nese neser, ose kur te jete data, cila eshte skema dhe me cilat para do te financosh rindertimin e Teatrit Kombetar?

2.Nese neser apo kur te trokase dita, cilat do te jene aktet e juaja politike, qe do te çojne me siguri matematike ne burg, shkaterruesit e Teatrit Kombetar?

3.Nese neser apo kur te jene te shendjellat, do gdhihesh kryeminister, çdo do te behet me ndertesen nga me te vjetrat te Tiranes, Sarajet, kur dihet qe ka nje plan per ta hedhur ne toke dhe madje kur dihet qe brenda PD e duan te rrezuar kete pasuri kombetare me shume se nje eksponent?

4.Nese neser apo kur te bjere vesa, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me kullen qe po perpin perbindshem, ne shkelje te çdo normative qe dime simbolin 200 vjeçar te Tiranes, Sahatin ; do prishet, apo do ta mbajme kete turp dhe te partypim kete kancer ne trupin e qytetit dhe mbi simbolin me perfaqesues?

5.Nese neser apo kur te jete vijne plakat, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me ato vila, ndertesa, me ose pa status monument kulture ne Tirane e gjithe Shqiperine ; do kete nje ligj te veçante per to, do kete ndonje mase urgjente per te mos lejuar degradimin e metejshem, do te kete ndonje politike per vitalizimin e tyre, apo do t’i leme qe t’i perpijne gorillat e ndertimit dhe ato qe kane mbetur?

6.Nese neser, apo kur te agoje dita qe te jeni kryeminister, çdo te beni me disa leje ndertimi per kulla, te cilat tashme jane dhene dhe presin te fillojne punimet, si psh., kulla tek ish-ekspozita, kullat te Garda e Republikes, m’u ne zemer te parkut te liqenit?

7.Nese neser apo kur te kendoje gjeli, do te jeni kryeminister i Shqiperise, çdo behet me mbi 30 Kulla, nje pjese te ndertuara, te tjera ne pritje, te parashikuara per t’u ndertuar ; do te bllokohen, do te hetohen, do te prishen, do te konfiskohen, cili eshte plani per to?

8.Nese neser, apo kur te vije vafti, do te jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me ato 350 leje apo 400 mesatarisht qe jepen çdo vit nen ritem industrial ne Tirane, do te kete moratorium te plote apo do te vazhdoje kullufitja e çdo centimetri te lire qe ka mbetur ne qytet?

9.Nese neser apo kur te kendoje thelleza, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me ato 60% te 1400 lejeve te ndertimit qe jane dhene per kompani, te cilat nuk i kishin parate per t’i ndertuar keto godina ; a do te hetohen ato nje per nje, apo do te lihen keshtu siç jane si deshmi monumentale te nje Shqiperie qe betonizoi jetet tona me respektet meritare qe i takojne?

10.Nese neser, apo kur shkelqeje dielli n’shpat malit, do jeni kryeminister i vendit, çfare do te behet me ata mijra te shperngulur apo ne proçes nen distopine e rindertimit, kryesisht ne qarkun e Tiranes dhe Durresit – qe po shkulen si kohen e reformes agrare, duke marre nje shtepi ne kembim te leshimit te tjetersimit te vleres se tokes – do rishqyrtohet proçesi, do kene ze qytetaret, apo do te vazhdoni me te njejten masaker por te prezantuar pak me bute?

11.Nese neser apo kur te vije sihariqi, do te jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me ata 300.000 shqiptare qe sot lengojne si qytetare te dores se dyte te paformalizuar ne shtepite e tyre, kryesisht ne Tirane, por dhe ne qytete tjera ; do te formalizohen, do kene dhe ata te drejta si gjithe qytetaret e tjere, apo do te lihen ashtu terur qe t’i fshije buldozeri i rradhes?

Nese z.Basha ka ndonje pergjigje bindese, te paekuivoke, jo per mua, por per syte e veshet e publikut, e marr shume seriozisht idene per ta votuar. Nese nuk ka pergjigje per keto nyje qe na kane mberthyer per fyti, une per vete refuzoj madje dhe ta degjoj, pale pastaj ta besoj.

Nuk jane vetem keto sigurisht ne Shqiperi, por keto jane nyje, pergjigjet ndaj te cilave per mua tregojne kristal vullnetin politik te nje subjekti.

Nese nuk flitet per keto, gjithçka eshte trendeline e propagande..nuk duhet t’u besoni asnje fjale!

E di qe do me thoni, mos prit pergjigje, por une nuk kam asnje te drejte qe mos t’i jap nje shans si qytetar qe te me mbushe mendjen.

E garantoj qe keto ngulçe i vuajne me mijera.

Pres me besim.

*Pedagog, aktivist i mbrojtjes së Teatrit

10 komente në “11 pyetje Lulzim Bashës, kryeministër”

  1. TONI says:

    E bete mullare e tani I thoni Bashes prishi….po cte prishi o idiot? Per teatrin dihet me fonde shteterore e nderton pa problem si do e beni dhe ju po me kredi e fonde shteterore…por si po shkojne financat kan frike se nuk do ndertohet nga askush per 10 vjet minimumi……normalisht nese prishja eshte bere ne kundershtim me ligjin e sigur qe nga 10 veta nga skalioni dyte do e hane….kaq ai e ben pa problem

  2. Dik says:

    Ti pedagog na rrofshe per vere se dimeri iku,ne Shqiperine tone kush nuk ngeli pak ba pedagog leshi si puna e yte,gjekat,markat,gritat e ate halen e sale sheqeres prandaj te rinjet duan te ikin se sheqerja me ju e qelben kete vend.Por cfare mut pedagogu je tij qe mbron nje barak tallashi ne mes te Tiranes,me vjen keq por ju duhet me ju djeg si dikur shtrigat qe te zhduket raca e shpellave

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Basha, as sot, as neser, as kur te behet kryeminister ne endrra, jo vetem qe nuk do te pergjigjet, por do beje cte jete e mundur te pervetesoje, shes, vjedh sa me shume nga keto qe thua ti. Po nje pjese e ketyre pyetjeve, si prsh pyetja 11 nuk me duket llogjike. Asnje nga zaptuesit e tokave nuk ka te drejte te formalizohet ne kurriz te taksapagueseve te tjere. Perpara se te zaptonin ti benin hesapet, ose te shkojne dhe ti Ervin bashke me ta, tek babai shpirteror i rrumpalles Bisha Berisha, qe i solli nga anet e aneve dhe shkaterroi cdo lloj ibfrastrukture qe qe ndertuar. Ai t’i kompesoje!!!! Shoqeri civile u thencin, keni ndonje diplome e mendoni, qe perfaqsoni mendimin qytetar! Elite lind, nuk behesh!

  4. Eleni Dushi says:

    O te keqen e pedagogut!
    Ku e ke mare diplomen o flori ??
    Piji lengun !

  5. Shoku Sal says:

    Po pse e pyet vetem per teatrin. Pyete edhe per pallatin qe i shembi Rama ne det.
    Me leket qe i dha Rama, do ta ndertoje perseri pallatin dhe mbeten edhe per ndertimin e ndonje vile ne Lalez apo ne Farke…

  6. Sara says:

    Pyetje shume me vend.
    Sikur seicili nga ne te bente keto pyetje (apo te tijat) e te priste pergjigjien qe kerkon e jo ate qe i japin, para se te vendoste per te shkuar per te hedhur voten….

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Pedagog dhe aktivist per mbrojtjen e teatrit!!!…
    Hajde e mos qesh po munde !!!!…

  8. Dymi says:

    Ervin, respektoj mendimin tënd. Por, o mik,mëso shqip! Ndryshe bëhesh barbar( në kuptimin që i jepnin grekët e vjetër këtij termi ). Ti shkruan:-“ cilat do te jene aktet e juaja politike” . Në shqipen tonë të mrekullueshme thuhet:- “aktet tuaja”. Shprehesh shume shëmtuar, “aktet e juaja” . Më fal që jam kaq i drejtpërdrejtë. Të shoh në leksik që nuk e kalon dot nivelin e klasës së parë fillore.

  9. REALE says:

    Ky pedagogu s’ma mbush mendjen, do jete ndonje shok i Mark Markut apo Gjekmarkaj. Jo per Lulezimin por nuk jane as pyetje e as kerkesa ato, vetem prish e ndreq sikur i dhimbset ketij me shume se te tjeret territori tokes ne Tirane. Lulezimi jo qe s’e zgjedh njeri kryeminister, por le ta marrim per nje çast se u be, ka probleme te tjera shume here me te medha zoti profesor; e di pse ke kete kapacitet ti profesor? Se nuk e njeh fare arsimin dhe arsimimin. Ky eshte i pari per te hedhe themelet e nje shoqeri te emncipuar, te zhvilluar, te edukuar, te kulturuar dhe te pasur. Arsimi . Nuk e pashe te beje nje pyetje per arsimimin, çfare pret nga pllakat e betonit. Nje shoqeri e zhvilluar ka njerez te ditur. E di pse eshte gjendja ne Shqiperi e keqe? Se jane profesoret e Kristalit dhe ti me Markun! 30 vjet çfare brezi keni nxjerre, çfare edukate keni dhene, çfare profesioni keni shkelqyer? ! Do isha ne krahun tend sikur te kishe bere nje analize dhe ti kerkoje Lulezim Bashes reforme ne arsimin nga klasa e pare e deri ne universitet. Ai arqitekti per ndertimet, ai mjeku per mjekesine, ai ekonomisti per ekonomine, ai artisti jo per pllakat e betonit por per artin e kulturen , ai çobani per mbarshtrimin e blegtorise e keshtu me radhe profesor. Keshtu jo vetem kerkon llogari por dhe kontriubon. Ku eshte kontributi jot keto vite pa me thuaj?! Po ju si duket keni ardhe ne arsim si Nishani nga shites karburanti shkoi president apo Iliri nga ekonomist qe s’punoi asnje dite ne president dhe shikoja frytet sot atij dhe Shqiperise. Jeni shume te ngushte ne mendim; kjo eshte fatkeqesia juaj dhe jona me ju.

  10. REZI says:

    Interesant ky pedagogu, dhe mirë bën që pyet, por kisha një pyetje për të gjithë kritikuesit e kullave në Shqipëri: po kullat e New Jorkut pse ju pëlqejnë juve? Gjithë ai milet i ardhur në Tiranë në shtëpitë një katëshe do banojnë? 5 katëshet e kohës së socializmit nuk ju pëlqyen, i shtuat e i prishët duke hequr muret mbajtëse, dhe kur ra tërmeti u thërmuan si të ishin prej qerpiçi. Kullat nuk i doni, po ku do jetojnë njerëzit që shtohen përditë? Na flisni për saraje, po aman o njerëz, mos thoni se u prishën kur edhe u rindërtuan. Pse merrni vetëm anët negative? Mos thoni se vetëm u prishën se vetëm gënjeni, edhe u ndërtuan dhe mjaft bukur madje. Luli s’bën gjë se ka hallin e vilave të tij, prandaj mos mbaj shpresë, por ti thuaj të jenë këta që të paktën juve të teatrit ju dëgjuan, ju thanë me argumenta se nuk është i përshtatshëm dhe me ndërtimin e të riut do ketë një muze për të treguar se si ka qënë. Tani shihni pak para dhe jo vetëm kur shkoni në Paris, Manhatan e Singapor, por edhe në Shqipëri do ndërtohen kulla, ndërtesa moderne që studentët e tu të japin shfaqje në mjedise të përshtatshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje