Mustafa Nano: Ilir Meta flet kodra pas bregut, ai duhet të bëjë rolin e presidentit dhe të futet në binarë

4 Mars 2021, 17:57Politika TEMA

Kandidimi i Najada Çomos nën siglën e Partisë Socialiste më 25 prill ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e sotme.

Lidhur me këtë temë analisti Mustafa Nano tha se qëndrimet e saj kanë qenë në vijimësi dhe jo të ndryshme nga ato të mjekëve Tritan Kalo apo Skënder Brataj. Nano shtoi se e ka ndjekur Çomon në dhe se nuk i është dukur socialiste në qëndrimet e saj.

Lidhur me administrimin e vaksinimeve në vend Nano deklaroi se kemi qenë para një situate për të cilën askush nuk ishte i përgatitur, ndërkohë që shtoi se edhe vende mjaft të fuqishme kanë dështuar.

Dua t’ju pyes fillimisht për kandidimin e zonjës Najada Çomo nën siglën e Partisë Socialiste në 25 Prill. A vërteton kjo varësinë politike të zonjës Çomo siç ka pretenduar opozita dhe a implikon gjithë qëndrimet që ajo ka mbajtur për pandeminë?

Unë e kam ndjekur në vijimësi Çomon dhe qëndrimet e saj nuk ka qenë të ndryshme nga ato të Kalos apo Bratajt. Mua nuk më është dukur socialiste Çomo, sot e mora vesh.

Jeni i kënaqur me mënyrën sesi qeveria dhe vetë kryeministri po menaxhojnë procesin e vaksinimit?

Lidhur me administrimin e situatës kam vënë re që ka pasur imprvizime dhe këto janë verifikuar gjithandej. Kemi qenë para një situate për të cilën askush nuk ishte i përgatitur, madje kanë dështuar vende të fuqishme. Këtu nuk dimë a jemi të dështuar, ai donte të merrte kontakte para gjithë të tjerave dhe këto kontakte nuk u materializuan me sukses.

Sot pamë presidentin Meta shumë të shqetësuar për mundësinë e përsëritjes së krimeve zgjedhore. Sa realiste e shihni këtë qasje të kreut të shtetit në kushtet kur opozita nuk duket të ketë shprehur një shqetësim të tillë?

Pikërisht, në këtë kuptim duhet të arrimë në përfundimin që Meta flet kodra pas bregut. Kodi Zgjedhor që ka këtë formë që ka sot, është bërë me miratimin e opozitës dhe siguria për votën është disktuar si asnjëherë më parë. Shqetësimin e tij e shoh të ngritur në hava. Nëse ka informacion duhet ta bëj publik, ai duhet të bëj rolin e presidentit dhe të futet në binarë.

8 komente në “Mustafa Nano: Ilir Meta flet kodra pas bregut, ai duhet të bëjë rolin e presidentit dhe të futet në binarë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Futet ne binare?!?! Binaret kane kohe qe jane krisur dhe ndertesa ka kohe qe eshte e pabanushme..

  2. ce says:

    Por cfare ti bejme se e ka zene sindroma Habib Burgiba dhe kur te ze kjo sindrome nuk ka cfare te beje as populli i 2 marsit, as lristat e haremit naziskin te Jales dhe as naziskinet e kryevagabondit Flamur Herman Geringu qe dogji deren e kryeministrise me molotov gjate protestave te opozites rrugore . Nuk ka cfare te beje as mond bektagjiu i kulmakut ,,

  3. Futja kot says:

    Meta nuk eshte femije e te presim te edukohet? Presidenti vendit te bej detyren ose te shporret.

  4. RRahman Rrajca, deputet. says:

    I vafte shpirti ne hale dhe mallkuar ai qe e zgjodhi kete Ilir Meten President te Republikes…se nuk po me kujtohet emri i tij!

  5. Pilo Lala says:

    Muci ne pergjithesi i godet gjerat ne shenje. Nga 10 , 8 ose 9 i gjykon drejt, ndonjehere gabon, por ne kete rast eshte i sakte.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po te besoj se ka gjyqtar dhe prokurore te majte,do besoja dhe per mjeket.
    Te kerkosh nje mjek specialist ne Tir.mind ta gjesh tek privati ose ne biznesin e tij .
    Meta ka filluar fushaten sipas formimit te tij ipragmatist dhe berishjan.
    Mjeti I tij ,eshte perzgjedhur presioni dhe santazhi.

  7. 0sumi says:

    Floririt i ra shkelqimi…..eshte bere si mos me keq.
    Na turperoi fshatin…
    .Muci te pergezoj per shkrimin.

  8. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Humor i hidhur skrapalinjesh:
    Skrapaliu Nano thote per aksidentin e madh historik,skarpalliun tjeter ´´presidentin´´,qe meta flet kodra mbas bregut dhe me pas shton budallallekun e vet historik,qe meta duhet te bej ´´detyren e presidentit´´.
    Duket qe kete lloj prezantimi te nje gomarlleku te neveritshem,Ja kane kerkuar Nanos ´´te urtet e corovodes´´ne mirenjohje te cepanistit meta,qe ka perhapur sindromin e ´´ujit te zi´´(cjornoje voda),ne keto tridhjet vjet,i cili ka dale dhe me njeri- mbytes se covidi vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje