Po vjen prapë nata e "thikave të gjata"

4 Mars 2021, 10:50Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Rregulloni frymëmarrjen çuna, se edhe 3-4 ditë duhen që të mbarojë ankthi juaj i dëshpëruar.

8 marsi është afati i fundit i listës së kryetarit dhe pikërisht atëherë do të luhet nata e “thikave të gjata”. Më saktë seria e dytë e këtij filmi. Sepse të parën e kemi parë katër vjet më parë.

Do të prisni sërish deri në orën 24 00 me zemër të ngrirë, por nuk do të kapeni në gjumë si miqtë e Hitlerit, që u zgjuan të lebetitur pa e kuptuar asnjëherë derisa i vranë, se përse ishin caktuar armiq.

Dhe mos u mërzisni pastaj, kur të më dalë prapë fjala. Njësoj si kur ju thashë që mos hyni në atë derë, mor trima, mos i digjni mandatet apo që zgjedhjet lokale do të mbahen dhe asnjë shqiptar nuk do të vritet.

Sepse jam dakord me atë shprehjen e urtë, që po më gënjeve herën e parë, e ke fajin ti, por po ma bëre prapë, e kam fajin vetë.

Duket sikur perëndia e ka caktuar me dorë që ditë-nata tmerrësisht e gjatë e listave të mbyllura të jetë edhe festa e grave, ndoshta në mungesë të burrave.

1 komente në “Po vjen prapë nata e “thikave të gjata””

  1. loni says:

    Ti kot ben si trim mor zoteri, se po te ishte per ty, dhe po te mos te kishte hequr nga lista Basha, as do ta hapje fare gojen sot.
    Kot ben sikur je njeri me ide te reja, sepse xhakete e vjeter je ti dhe Znj. Topalli.
    Jeni perdorur deri ne dhimbje nga Baca, dhe patjeter keni nxjerre edhe perfitimet tuaja, dhe tani na brockullis, gjoja edhe me ton ironik, qe nuk te shkon fare…se nuk na beni dot as per te qeshur, vetem te kthejme koken nga ana tjeter, kaq mund te bejme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje