“Rrëmbeva vajzën time”, Arjola Demiri tregon historinë e dhimbshme, pas ndarjes nga i shoqi që e tradhtonte

4 Mars 2021, 10:25Lifestyle TEMA
“Rrëmbeva vajzën time”, Arjola Demiri tregon

Arjola Demiri ka treguar për ABC Neës historinë e saj të dhimbshme me fëmijët, pas divorcit nga i shoqi, të cilin thuhet se e la pasi e tradhtonte.

“Kur nisa karrierën time në Kosovë, duke qenë se pashë se kisha rënduar për disa vite familjen time, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati. I lashë për një periudhë rreth 18 muaj, derisa ata kërkojnë që unë të kthehem se donin praninë time afër tyre.

Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Duke qenë se isha në një proçes gjyqësor, çka kjo duhet të bëhet shembull për të gjitha nënat që divorcohen dhe gjenden në pikën zero, ndonjëherë ndarja e fëmijëve është e padrejtë. Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk gjeja dot forcë që të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim.

E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që Gjykata do vendoste që Alesia dhe Rubini do qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij. Arriti një moment kur nuk po duroja dot më.

Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte.

Duke ndierë një dhimbje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ngrihesha dhe fuqizohesha për hirin e tyre, kisha një muaj të vështirë se më dilte natë për natë në ëndërr dhe po mendoja që diçka ka.

Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë. Kam shkuar dhe kam “rrëmbyer” fëmijën tim… e kam pritur, jam zgjuar një mëngjes pa frymë.

Mendoja se ajo ishte në një sallë reanimacioni dhe ajo nuk po merrte dhe as po jepte dhe ishte kjo ëndrra që ndoshta më shkundi dhe më dha forcën e duhur për të shkuar e për ta pritur që të kthehej nga shkolla. Është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes.“

Ndoshta si kjo histori ka plot, por dua që në historinë time ta gjejnë veten të gjitha ato nëna që janë gjetur dhe ndierë si unë.

Dhe ndoshta për t’u bërë një thirrje gjithë atyre që gjykojnë ndoshta edhe cekët, sepse fëmija nuk duhet të largohet kurrë nga nëna, për asnjë arsye. Kjo ka qenë një periudhë shumë  e vështirë për mua.

Tanimë e tejkaluar, por kur kthehem nuk mund të rri pa e prekur sepse ata janë gjëja më e shtrenjtë që kam. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë kur rrëmbeva fëmijën tim.

Sot gëzoj kujdestarinë e të treve dhe jam shumë krenare për Helgën, Rubinin dhe Alesian që janë fëmijë të shkëlqyer dhe i kam krahë që të tre”, tha në rrëfimin e saj e përlotur Arjola Demiri.

17 komente në ““Rrëmbeva vajzën time”, Arjola Demiri tregon historinë e dhimbshme, pas ndarjes nga i shoqi që e tradhtonte”

  1. Shkodrani says:

    Shumë dakord që fëmijët duhet të rrinë gjithë bashkë, shumë dakord që fëmijët të jenë me nënën normale … rrëmbimi është akt mesjetar. I kuptueshëm padurimi, por në fund të tre fëmijët janë bashkë dhe për këtë më vjen shumë mirë!

  2. Viktor says:

    Aha, karriere dhe edukim per femijet eshte e veshtire. Karriera perfndon shpejt, bukuria plastike rrudhet ndersa femijet aty jane me problemet qe kane patur kur nena nxirrte kofshet ne spektakle.

  3. Iso says:

    Arjola! As nena e as babai nuk duhet ti lene femijet,ti per nje moment i paske lene se ke qene keq dhe burri mire e pasi je bere mire,babait qe i mbajti ne kohen e keqe shkove ja more.Po me duket nje reklame e keqe qe ti padashje po i ben vetes(kuptohet per ata qe arsyetojne me paanesi)

  4. davidi says:

    Kur te rriten, do jene krenare per ty!

    Hahahaha ????

  5. Klandestini says:

    si mund te tradhetosh gjith ket dhep?

  6. Tregohuni pak me serioze o njerez .
    Aktoria ka vepruar shume mire si nene .
    Burrat te gjithe tradhetojne ,
    cmenden mbas Femres qe i pelqen ??

    1. ne nje ndarje bashkeshortore te dy palet jane fajtore.
      miljoneri thote qe burrat te gjithe tradhetojne ? po me ke tradhetojne , me burrat e tjere apo me grate e tjera ? po grate qe shkojne me burrat qe tradhetojne cfar quhen ?
      ne nje shoqeri te dyja gjinite ushqejne njera tjetren. te dyja jane njesoj.
      nuk jane shumice nenat qe mund te konsiderohen simbol miresije. nenat e mira dhe heroina jane vetem neper romane.

      1. nji e vertete qe s’Na pelqen ,

        Me te Vertetat kemi shume emocione ne shqiptaret dhe kjo na Komplekson i fije ,
        gje e cila eshte provuar tashme ne Histori …
        dhe arsyeja eshte sharmi femres (si i thon ne France : shqip-Shershe La Fom )
        Ato qe shkojn me burrat qe tradhetojn mundet ti quajm thjeshte ,
        Shtepijake te Deshepruara ?
        Nuk si Mama kurr eshte me e mira .?
        Personalishte preferoj ato te vertetat jo ato ne Romane .
        Larg cdo batute ne repliken time ,pohoj ,
        se Komenti juaj eshte Definicioni me korrekt i temes qe komentojme .
        Rrespekt…

  7. shkoj me nji tjeter jo sepse s’e du ,
    por sepse du me ja dit vleren ,pikerishte kur baj seks me tjeren ,
    e saher jam tuj ba seks me tjetren (nga qe e du fort grun )
    mbyll syt e perfytyroj sikur po ja boj grus teme .(nuk du me e tradhtu vallaj)
    Njiher me shptoj llafi tuj ba seks me tjetren permenda emnin e grus
    dhe u kapa ngushte kur ajo ma kthehu gjith Inat :
    Nuk me qujn Nafie mue por Rela mue ,zoti Taxist me tha
    dhe menjiher zbriti qi aty ?
    hemo se gallat rrugesh eshte bre

    1. Erdogan says:

      Ne qofte se nuk eshte Tradheti bashkeshortore ekspozimi i gjireve,atehere cfare eshte “tradheti”?
      Kujt po ja ekspozon gjiret gjysem te mbuluara kjo prostitute,”burrit”?

      1. Erdogan ,
        ti je Fanatike i madhe .
        Gabon kur e quan prostitute aktoren .
        Nuk mendoj se kemi te bejme aspak me expozim te gjirit ,
        por dicka normale qe e shikon kudo ne xhiro Botes.

  8. Dardani says:

    Kenke ritun shume ne Kosove!Cfare ke hangur mi moter na i thuej edhe nevet?

  9. Erdogan says:

    Ne qofte se nuk eshte Tradheti bashkeshortore ekspozimi i gjireve,atehere cfare eshte “tradheti”?
    Kujt po ja ekspozon gjiret gjysem te mbuluara kjo prostitute,”burrit”?

  10. dardan says:

    Lum ai burre qe paska shpetue prej kesaj arushe mali!

  11. Fair enough says:

    Ti lesh femijet per 18 muaj eshte shume dhe kane te drejte te te mbajne meri. Duhet ti thuash faleminderit shume dhe ti jesh mirenjohese asaj qe u gatoi, i pastroi, i edukoi dhe i mbeshteti per kete kohe.
    Nuk e justifikoj dot lenien e femijeve nga ana e nje nene. As varferia, as vuajtja nuk mund ta bejne nje nene te lere femijet, sepse nuk ka varferi dhe vuajtje me te madhe se te jesh pa ta.
    Nejse ti kesh me jete

  12. DinPak says:

    Nuk e di si eshte si aktore kjo Arjola, por di te them se eshte nje femer shume shume e bukur, me nje fytyre te mbrekullueshme qe te kujton Gina Lolobrigiden. Ato historite me ndarjen, femijet, etj., s’ka pse i tregon gjithmone, sepse, jo vetem qe i ka treguar me pare, por edhe jane shume personale dhe lene shteg per interpretime nga me te ndryshmet, nga minus infiniti ne plus infinit, si ketu me keto komente.
    I uroj suksese ne profesion dhe ne jeten e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje