Si ‘magjistarët’ Meta-Kryemadhi ngritën një pasuri miliona euro me vetëm 5 mln lekë dhe një dhuratë të dyshimtë! Si ‘mbiu’ pallati, vila dhe pse kanë frikë nga SPAK

4 Mars 2021, 17:46Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Në çdo vend me një drejtësi normale pasuria e tyre do të ishte konfiskuar, por Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kërkojnë të qeverisin Shqipërinë pas 25 prillit 2021, së bashku me Sali Berishës dhe Lulzim Bashën, me sa duket për ta shumëfishuar pasurinë që kanë. Duket e pabesueshme, por burimi i pasurisë me vlerë miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është: një kredi 60 mijë USD, 5 milionë lekë kursime dhe një dhuratë e dyshimtë. Themi ‘miliona euro’ pasi sot nuk dihet se sa është vlera e vilës në Gjirin e Lalzit dhe e pallatit në Laprakë, por ajo që dihet është burimi i pretenduar për këto pasuri.

Po si e kanë justifikuar deri më sot Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pasurinë? Për herë të parë, në vitin 2003, çifti ka deklaruar të gjithë pasurinë, ku përfshihet çereku i një apartamenti dhe një vilë në Golem, me vlerë 60 mijë USD. Për të blerë vilën në Golem kanë marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare në shumën 60 mijë USD. Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, Meta dhe Kryemadhi e shesin vilën në Golem për 300 mijë euro nga 60 mijë USD që e kishin vlerë. Kjo është lëvizja e parë e dyshimtë e çiftit Meta-Kryemadhi në rrugën e pasurimit.

Nuk dihet sa çfarë ka ndodhur me vilën. Është blerë më shenjt dhe është deklaruar më lirë nga Meta apo ia ka rritur vlerën fiktivisht?! Dyshimet janë të forta për pastrim parash. Dhe mekanizimi i pasurimit tashmë nuk ndalet. Meta dhe Monika marrin 200 mijë euro nga shuma prej 300 mijë eurove të vilës, marrin edhe një kredi 200 mijë euro, dhe kështu blejnë një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë, në vitin 2010. Kredinë 200 mijë euro e shlyen në vitin 2016 nga shitja e apartamenteve në pallatin në Laprakë.

Po nga mbiu pallati? Për ndërtimin e pallatit, Monika Kryemadhi, ka shpenzuar vetëm 5 milionë lekë kursime. Konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë një sipërfaqe toke 700 m2, në Laprakë, me vlerë 5 milionë lekë. Ngjit me këtë truall, Monika Kryemadhi pretendon se i ka falur vëllai i saj 500 m2 tokë, duke u bërë kështu pronare e 1 200 m2 tokë. Një vit më pas, Monika Kryemadhi lidh një kontratë me kompaninë “Agikons”, për të ndërtuar pallatin në tokën e saj.

Sipas marrëveshjes, “Agikons” do të ndërtonte pallatin, ndërsa Kryemadhi do të përfitonte 35% të sipërfaqes së ndërtimit. Dhe ashtu ndodhi. Dy vjet më pas, në vitin 2020, ndodh çudia. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit, vilës së famshme me 11 tualete, me palma gjigante, me dy kate etj. Sot nuk dihet se sa ëshë vlera e vilës. Kryemadhi dhe Meta nuk pranojnë kurrë pyetje rreth vlerës së saj.

Për t’u bërë pronarë të vilës, Meta dhe Kryemadhi pretendojnë se kanë dhënë në këmbim 300 metra katrorë ambiente tregtare të pallatit në Laprakë. Ky pretendim mbart dyshime të forta pasi një vilë në Gjirin e Lalëzit kushton disa milionë USD, një shifër që mbulon disa herë 300 m2 dyqane në Laprakë. ‘Magjia’ nuk mbaron këto. Nga viti 2014 deri në vitin 2019, Monika Kryemadhi ka shitur disa apartamente tek pallati, me vlerë mbi 1 milionë USD. Në përfundim, e gjithë pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi e ka burimin tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe tek kursimi i 5 milionë lekëve. Ndoshta kjo është një nga arsyet se pse Ilir Meta e ka frikë reformën në drejtësi dhe sidomos SPAK-un.

Pasuria e plotë e deklaruar në të gjitha vitet nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi 

Viti 2003

25 % të një apartamenti banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2.

Hua në bankën Italo-Shqiptare 60 000 dollarë

Shlyerje kredie, 7 580 dollarë në bankën Italo-Shqiptare

Interesa bankare 2 160 dollar, banka Italo-Shqiptare

Të ardhura bruto 2 milionë lekë nga pagat

Viti 2004

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 19 808 dollar

Paga nga si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, 1. 735 404 lekë.

Viti 2005

Meta paga si deputet, 1 423 787 lekë

Kryemadhi paga si deputete, 1 672861

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 9 770 dollarë

Viti 2006

300 000 euro, shitje e vilës në Golem

1 386 694 lekë, paga nga Kuvendi i Shqipërisë.

900 000 lekë, pagë e bashkëshortes nga sigurimet kalimtare.

8 840 dollar, shlyerje kredie në bankën Italo-Shqiptare

Viti 2007

Tokë me sipërfaqe 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.

1 425167 lekë, paga, shpërblime dhe komisione

1 000 919, pagë bashkëshortja në këshillin bashkiak

11 750 dollar, shumë e kthyer nga kredia e marrë pranë bankës Italo-Shqiptare

21 124 dollar, shuma e mbetur pa shlyer pranë bankës Italo-Shqiptare

Viti 2008 

43 256 lekë llogari për pagat në Credins Bank

4 807 dollarë llogari bankare për shlyerje kredie në San Paolo Bank

2 777 566 lekë paga dhe shpërblime si deputet në Kuvendin e Shqipërisë

659 565 lekë të ardhura nga bashkëshortja si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë

378 789 lekë të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë

22 000 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi në Durrës

40 000 lekë shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes Monika Kryemadhi

Kontratë sipërmarrje në emrin e Monika Kryemadhit mbi truallin e deklaruar më parë, në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit

Viti 2009

161 808 lekë borxh në llogarinë bankare për pagat te Credins Bank

34 727 lekë, gjendje në llogarinë bankare për pagat panë Credins Bank

1 388 euro në llogarinë bankare në Credins Bank

20.321 euro overdraft, panë bankës Credins, me garant Drini Kryemadhi

Viti 2010

Shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135 318 lekë

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro

Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro

Gjendja cash 200 000 euro

Paga si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie 1 768 385 lekë

Bashkëshortja, sekretare e LSI 969 324 lekë

Anëtare e Këshillit Bashkiak 278 100 lekë

Kredi nga Credins Bank për blerja apartamenti 200 000 euro, 6550 euro paguar

Shtesë në llogarinë Bankare tek Credins Bank, 295 782 lekë

Pakësim në llogarinë Bankare tek Credins Bank

Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.

Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Viti 2011

Ilir Meta 2 401 407 Lekë nga paga si deputet

Kryemadhi, 963 340 Lekë nga paga si Sekretare Organizative në LSI.

Kryemadhi, 132 300 Lekë si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë

Shtesë 144 243 Lekë në llogarinë bankare të pagës.

14 123 Euro shlyerje të kësteve të kredisë në shumën 200 000 euro

Viti 2012

Meta 1 499 642 lekë nga paga si deputet pranë Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012.

Kryemadhi, 959 592 lekë nga paga

Pakësuar me 588 863 Lekë gjendja e llogarisë bankare

Pakësuar me 7 000 Euro gjendja e parave cash.

Shpenzuar 12 271 euro për shlyerje të kredisë 200 000 euro

Viti 2013

Kryemadhi të ardhura nga LSI, 663 897 lekë.

Të ardhura si deputete 714 099 lekë.

Meta, të ardhura si deputet 1 839 073 lekë.

Gjendja cash 11 000 euro.

Detyrim overdrafti 95 093 lekë.

Pagesë 13 321 euro për kredinë bankare.

Viti 2014

Kryemadhi paga si deputete, 2 295 826 lekë.

Meta të ardhura si deputet, 1 964 421 lekë.

Pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2.

Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 57 798 euro.

Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 64 020 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.

Gjendja e llogarisë, 2 336 669 lekë.

Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.

Gjendja e llogarisë, 11 038 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 82 086 lekë.

Kredi bankare, detyrimi 163 506 euro.

Meta, gjendja e llogarisë, shtuar me 269 524 lekë.

Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 1 822 400 lekë.

Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.

Viti 2015

Paga deputete, 2 629 956 lekë.

Interesa bankare, 14 609 lekë.

Vajza, interesa bankare, 182 euro.

Meta, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.

Gjendja e llogarisë, pakësuar me 12 175 euro.

Gjendja e llogarisë, shtuar me 14 609 lekë

Vajza, gjendja, shtuar me 182 euro.

Gjendja e llogarisë, pakësuar me 35 915 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.

Meta, gjendja e llogarisë 1 815 082 lekë.

Viti 2016

Të ardhura si deputete, 1 993 076 lekë.

Meta të ardhura si kryetar Kuvendi Kuvend, 1 955 743 lekë

Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro

Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro

Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro

Shitur ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro

Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.

Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.

Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.

Pakësuar gjendja në e z. Meta me 1 113 620 lekë.

Çelur llogari bankare studentore për djalin, vlera 43 727 lekë.

Meta llogari dy emërore 1 001 029 lekë.

Shlyer 1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Viti 2017

Të ardhura nga Kuvendi, shuma 1 993 386 lekë.

Metaj, të ardhura në Presidencë, shuma 982 830 lekë.

Shitur apartament banimi me sip. 101 m2 në vlerën 55 550 euro.

Shitur apartament banimi me sip. 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në emër të vajzës, shtesë 8 037 lekë.

Gjendja e llogarisë, pakësim 131 053 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 140 000 GBP, (paund), për pagesë për shkollën për vajzën Znj. Bora Metaj dhe djalin, Z. Besar Metaj.

Djali, Z. Besar Metaj, overdraft, 264 239 lekë.

Meta, gjendja e llogarisë, pakësim 538 824 lekë.

Gjendja e llogarisë, shtesë 1 702 lekë.

Meta, overdraft, 106 954 lekë.

Bora Metaj, gjendja e llogarisë bankare, shtesë 71 euro.

Vajza Bora overdraft, 210 208 lekë

Viti 2018

Ilir Meta shtim i llogarisë, 1 319 680 lekë.

Llogari dyemërore, shtuar me 28 4009 lekë.

Paga si President, 2 550 183 lekë.

Dieta jashtë vendit, 6 480 lekë dhe 2 340 USD.

Të ardhura si kryetar KLD, 85 000 lekë.

Honorare nga mbledhjet e KLD, 42 500 lekë.

Overdraft, 133 845 lekë.

Monika Kryemadhi, shitje apartamenti 76.88 m2, 42 284 euro.

Shitje apartamenti 133,7 m2, 64 103 euro.

Llogari bankare 787 171 lekë.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës…, likuidim kësti i dytë, 145 mijë euro.

Llogari bankare e shtuar në euro, 57 665 euro.

Të ardhura si deputete, 2 238 923 lekë.

Overdraft 761 lekë.

Overdraft 2 243 127 lekë.

Vajza Bora, llogari dyemërore, 11 940 GBP

Debi në kartën visa, 158 357 lekë.

Llogari dyemërore, 11 940 GBP 8 056 lekë.

Shlyerje overdraft, 210 208 lekë.

Djali Besari, pakësuar llogaria 28 409 lekë.

Overdraft, 306 001 lekë.

Viti 2019

Paga si President, 2 264 128 lekë, 6420 euro dieta jashtë vendit, 2 220 USD dieta brenda vendit.

Pakësim llogarie bankare, 1 250 800 lekë.

Shtim i llogarisë së përbashkët Ilir Meta dhe Besar Meta, 1 244 lekë.

Monika Kryemadhi, arkëtim nga shitja e apartamenteve më parë, 8 061 euro, 5267 euro, 12 176 euro, 18 212 euro, 93 404 euro.

Pakësim i llogarive, 80 314 euro dhe 785 589 lekë.

Llogari në paund, 60 001 GBP

Të ardhura nga paga si deputete dhe ish-deputete, 1 393 475 lekë.

Ovedraft, 2 231 174 lekë, shlyer 761 euro.

Llogari dyemërore, Bora Meta dhe Kryemadhi, 9 521 lekë.

Pakësim i debitit me kartën visa, 158 357 lekë.

Vajza Bora, përfituar nga kthimi mbrapssh i një pagesa në Universitetin Strathclyde, 2480 GBP.

Vajza Bora, ovedraft 571 724 lekë.

Djali Besari, debit në kartën visa, 575 047 lekë.

Likuidim i overdraftit nga mamaja, Monika Kryemadhi, 306 001 lekë.

Shqiptarja.com

26 komente në “Si ‘magjistarët’ Meta-Kryemadhi ngritën një pasuri miliona euro me vetëm 5 mln lekë dhe një dhuratë të dyshimtë! Si ‘mbiu’ pallati, vila dhe pse kanë frikë nga SPAK”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Keta do rregullojne Shqiperine ?!?! Pas cdo viti, vura re qe cdo shifre I rritet nga nje zero mbrapa. Biznes ne emer te shqiptareve.. Po lene vendin shqiptaret thone HAJDUTAT me cizme.. Pse mos ta lene, shif si vjedhin keta.. Mblidh mor Kuvendin dhe perjashtohe de jure nga posti kete hajdut..

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      E kanë me djersën e ballit
      Paranë, këta të dy Doktorat
      kur të tjerët s’kishin asnjë për be
      Këta, i kishin me shumicë morrat.
      .
      Në kokat Kryemëdhenjve tik e tak
      trokiti me rrëmbim një shans i artë
      oferta s’kish nga asnjë vatër e konak
      kërkesa për morra ishte shumë e lartë.

      E largët koha kur pa bukë e brek
      e hante Mona qorrazi ndonjë tegel
      e shtrydhte Liken, s’i dilte asnjë lek
      me shokët pinte dopiot kaçurrel.

  2. fteri says:

    Krenari e Respekt për gazetarin Adriatik Doçi që denancon ,vjedhjen e ngritjen e pasurisë milona euro të çiftit më të korruptuar të planetit Meta e Kryemadhi,po shtrohet pyetja gjer kur porkuroria e PAK -hesht ,hesht ,heshtë ???????!!!!!

  3. nallban says:

    Nuk i lexova te gjithe shkrimin.Me beri pershtypje “interesa bankare ne 2003 ” ne vleren 2160 USD dhe njekohesishte kredi.Me duket “non sens”. Une personalisht nese do te kisha depozitim ne banke nje vlere te tille, nuk kisha pse te merrja kredi per nje vlere qe une e kisha ne banke, sepse llogjikisht do te me kushtonte me shtrenjte kredia.
    Viti 2007, blerje 700 m2 truall per vleren afersishte 3 milion leke nga te ardhurat e vitit.Edhe nese kjo blerje eshte bere ne fund viti pra ne dhjetor e cila figuron afersishte me te ardhurat vjetore burre e grua, por ndonje qindarke gjate vitit kane harxhuar keta per ushqim,veshmbathje, pushime, kafe, ‘Jale?”, per familje dhe shlyerje kredie?
    “Nallban” jam dhe ben vaki qe mbath gabim ndonje patkua kali apo mushke.
    Preferoj qe te me komentoj ndonje ekspert dhe jo ndonje “nallban” si puna ime.

    1. Angjelini says:

      Nuk ke pse thellohesh Nallban, ato cfare kane deklaruar cifti hajdut baxhella-ilir jane vetem maja e shkembit akullor. Keta bandit kane pasuri ne emrat e tjerve ne te gjith Shqiperine. Nga vermoshi ne konispol. Ne shkoder, te gjith i permendin pasurit e ksaj familje te degjeneruar. Drejtesija duhet te veproj pa meshire.

    2. Ujku Plak says:

      Ske faje, se edhe une si ti Nallban jam dhe eshte e veshtire per ne, por mos harro qe Mona eshte me Grada Shkencore dhe shume e afte ne Manaxhim, me kushtin e vetem qe ne Shqiperi se ne vende te tjera do e therriste Gjaku, Geni te behej Baxhelle ashtu si i ka hije.

  4. nje qytetar says:

    Po Edi Rama si e ngriti ate kullen e Surrelit me ato 3000 Euro te deklaruara pasuri o Doco, shko e pyete nje here

    1. sali says:

      Me vjen keq qe Berishizmi (te gjithe maskarenj e te gjithe hajdute)te ka bere punen e saj dhe tek ty,Po te kishte bere ate lloj vile me vjedhje qe thua ti qytetar e qe eshte sa shtepija e maces te Mones mendon ti se Berishistat e Monikat nuk do e kishin denoncuar.

    2. Black Jack says:

      Pak gure ka anej o toch hajdarit and tru shplame i bythqirave qe ju bon fresk. Go dhe boj na i shpi tek gurorja nLinze plot gur ka anej dhe per tca koken ka plot ,

  5. beluli says:

    Te vjedhesh thesarin ne flori te shtetit dhe te mos jesh i pasur……!!
    Vetem drejtesia qe do te vi e mbeshtetur kryesisht nga SHBA dhe BE Like floriri do te hy ne burg, prandaj ky kriminel eshte dhe do te shkateroi kete reforme me ane te pleres Tushe etj….

  6. Niku says:

    Firma “Lura” dhuron vilen ne Lalez dhe merr si kompensim lagunat e Lezhes. Klering me pronat e shtetit.

  7. Moni says:

    Bravo Doci. …keta bastarde duhet….

  8. k says:

    Amerika duhet të shpejtojë se ndryshe këto kërma do vjedhin gjithshka dhe do largohen.

  9. ? says:

    Po vilen e Surrelit, perse e kane fshehur keta?

  10. rexha 10 says:

    MOSE BENI9 GAME _GAME ,PORE TE MBLIDHET SPAK ,DHE TI SEKUESTROI PASURINE E VJEDHUR PER 30 VITE.CUDITEM SE ESHTE I VETMI PRESIDENTE QE KA VJEDHUR ME ZE E FIGURE ,DHE ASNJE SISTEME I DREJTESISE NUKE FUNKSIONON.KJO DO TE THOTE SE JANE PERLYER EDHE AMBASADORE ,PERLAMENTARE TE TJERE ,DHE KOMISIONERE TE UNIONIT EUROPIAN.PO FRANCA PO FUTE NE BURGE ISHE PRESIDENTIN E SAJE .
    E KENI KTHYER ATE SHTETE NE SHTETE BANANESH KOLUMBIANE KU TE GJITHE JANE TE PERLYER ME MILLE TE BARDHE
    E kame fjalen per qeveritaret hajduta e drogaxhinj.

  11. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    E kanë me djersën e ballit
    Paranë, këta të dy Doktorat
    kur të tjerët s’kishin asnjë për be
    Këta, i kishin me shumicë morrat.
    .
    Në kokat Kryemëdhenjve tik e tak
    trokiti me rrëmbim një shans i artë
    oferta s’kish nga asnjë vatër e konak
    kërkesa për morra ishte shumë e lartë.

    E largët koha kur pa bukë e brek
    e hante Mona qorrazi ndonjë tegel
    e shtrydhte Liken, s’i dilte asnjë lek
    me shokët pinte dopiot kaçurrel.

    1. Rekupero e NSHRAK-ut says:

      Tamam si me ty tek rekupero. Te kujtohet kur ta benim me rradhe nga prapa?

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Recupero
        .
        Që të dhjes ty gjithmonë në goj
        vetëm një herë po të komentoj
        S’kam qenë asnjëherë në NSHRAK
        po Kina, femrat e fisit, e ke pak!

        1. Rekupero e NSHRAK-ut says:

          Haha, na mushe mendjen, qeke si puna e Restorant “London”, po qe eshte ne Tirane. Aty ku ka qene Rekupero kane vu edhe nje pllake mermeri me emrin tat mer kaqol urbanesh. Edhe sot jane nja dy pleq qe te kujtojne me mall, thone ia lyshim pak me graso gomash dhe e çashim dysh, e çashim.

  12. Ujku Plak says:

    Ske faje, se edhe une si ti Nallban jam dhe eshte e veshtire per ne, por mos harro qe Mona eshte me Grada Shkencore dhe shume e afte ne Manaxhim, me kushtin e vetem qe ne Shqiperi se ne vende te tjera do e therriste Gjaku, Geni te behej Baxhelle ashtu si i ka hije.

  13. pjeter says:

    Te gjithe ata qe kane marre kredi bankare ne shuma te konsiderueshme,dhe i kane shlyer ne nje kohe sa hap e mbyll syte,eshte thjesht nje menyre e paster korrupsioni qe i nevojitet pastrimi parave te pista.Kush blen si ne rastin e Likes,60 mije dollare nje shtepi apo vile,dhe mbas dy ,tre vitesh e shet 300 mije,eshte thjesht pastrim parash te pista.Ne te gjithe boten asnje avokat nuk e merr persiper kete dushman ta mbroje,eshte e pa mundur ligjerisht,eshte aq vullgarisht i kortiptuar sa e pa mundur te mbuloje pislleqet.

  14. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Qe na i servirni cdo dite,keto surreter,qe nuk kane asgje te bejne me qenien njerzore,duket qe nje degjeneracion kafsheror i pa kthyeshem vazhdon te ndodhe me trurin shqiptar.

  15. Hajro Lula says:

    Token e pallatit ne Laprake ja la i jati Kryemadhit , i jati i Kryemadhit gjithmone mengen nga ana a djathte e kish te qelbosur ….. nga qurat qe fshinte me menge ….dhe per nje moment na doli dhe dhurus pronash …….jane kaq te pacipe dhe te vobekte sa qe para se te vidhnin nuk siguruan ne radhe te pare se cduhet thene kur te plasi lajmi , duhet gjetur nje genjeshter qe ta hane injorantet shqiptare , as per kete nuk menduan , edhe qe nuk meduan eshte nje ofendim per popullin , pasi te mer per injorant , per idjot , duke te hedhur hi syve dhe duke ulur me cdo kusht menyren e te llogjikuarit dhe IQ…..veprime te pangopuri dhe te hajdutit te rendomte ….hajde mo se shqipo jane , nuk dine shqipot nga keto , sa do thone ?? Do harohet mbas disa viteve…..ne te jemi mire po ci qi ropt shqiptareve ……..
    Gima tha nga ana ime 700 ….apo nuk zihet ……e hruam me duket …….ky eshte burimi kryesor dhe i vetem , korupsioni , vjedhje , dhe fryerje artificiale te cmimit te vepres se mare nga te njojturit dhe batakcinjte e Metes ….kjo eshte e verteta , te tjerat jane hajde te bejme dhe te gjendemi ne mubet …..sot i politikan pasur behesh vetem me tre menyra , 1) me tradheti , 2) me korupsion , 3) dhe duke shkelur mbi kufoma ……me sa duket hajduti kombetar eshte te te treja brenda ……..

  16. Problemi i ketyre specieve me babezi ne hajduteri nuk e fshehin te verteten. Edhe ufo te behet fshatari Cepanit nuk ka perendi qe tja justifikoj leket. Kudo qe ka shkelur kemba e tij ka bere leke duke shfrytezuar postin. Edhe ne presidence degjoni pazaret me shtetesine e pasaportat. Likja vellau i Salehut vune dore mbi pasurine e te gjitheve. Ne miniera hidrokarbure chez koncensione gurore rruge kanale fekale kudo. Po erdhen ne fuqi Likja e Saliu e veshtire se i sekuestrohet gje apo denohen.

  17. Julian says:

    Si ka mundësi që nuk ishte biznesmen kaq i mirë kur ishte kryeministër ? Vetëm në bizneset private e nxjerr anën e florinjtë Likja

  18. Tironci says:

    E rrespektoj Ilir Meten per çfar ka bo per familjen e vet sa te ket munci te bej pasuri per fmit e vet se te gjith ju komentus qe shani po te ishit ne vendin e Presidentit do benit me keq se ky , keni inat se nuk e keni mundesin e ktyre dhe villni vrer , mos na beni santa marin neper komente , ju po te ishit ndryshe nga Iliri nuk mbanit ne politik kta politikan qe keni ka 30 vjet , pastaj kur behet fjal per Enverin qe nuk ju vodhi e shani si lini kusur se ishte diktator , Ilirin qe esht liberal dhe qe se rruan fare per ju se vidhni vriteni drogoheni prap e shani , çfar kerkoni o popull se jeni te pa kuptushem , ju e beni si ajo barcaleta : ishte nje barman me nje lokal dhe kur i kerkonin kafe i bente pyetje klientit : do kafe trimash apo bythqimash , kafja trimave ishte pa sheqer , futen tre klient i thot i pari nji kafe te lutem , e do trimash i thot barmani apo bythqimash , trimash mer i thot ai , ja boni pa sheqer ja dha , dhe i dyti trimash mer i tha ja dha dhe atij , i tha te tretit po ti si e do kafen un e du trimash i tha tjetri dhe ju afru barmanit hudhi dhe pak bythqimash se e desh me pak sheqer , edhe ju e doni demokracin por e doni me ligjet e PPSHs si ai i treti me kafen , po keshtu ska rrug te mesme nuk ka , o komunizem o kapitalizem , kapitalizmin Ilir Meta e zbaton ne perfeksion , te ter abuzojn dhe vjedhin ne kapitalizem nuk esht i pari presidenti jon , te ter presidentet e frances me procedime penale kan qen gjithmon per korrupsion pse çuditeni apo ju vjen inat se nuke keni ju muncin e Ilirit dhe Monikes , kjo esht kafja bythqimave nuk ke çi ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje