DOSSIER/ Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

5 Mars 2021, 11:38Dossier TEMA
DOSSIER/ Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Universiteti i Durrësit, një institucion ky në zbulim e sipër, ka përbërë gjithnjë një objek të madh debati për historianët dhe arkeologët shqiptarë dhe ballkanik, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit.

Argumenteve pro tij, tashmë të parashtruara nga ne në një artikull të mëparshëm, duket se sapo i është shtuar një e dhënë shumë e rëndësishme dokumentare e zbardhur së fundmi në Berlin nga arkeologu dhe historiani i Institutit të Arkeologjisë, Prof. dok. Eduard Shehi.

Tek një përmbledhje aktesh të lëshuara nga papa Martini V, të cilat datohen mes 20 prillit 1419 dhe 20 maj 1419, raportohet, për herë të parë në Durrës, ekzistenca e një kishe me emrin ecclesia Sancti Nicolai de Scholaribus Duracien pra shën Nikolla i studentëve durrsak.

Përse është e rëndësishme kjo dhe çfarë na tregon për Durrësin mesjetar?

Dokumenti është kërkesë e një prifti durrsak me emrin Vegetius Mesyn, i cili lutet për ta transferuar nga kisha e Shën Salvatorit ku ndodhej, në atë që dokumenti e quan “beneficio perpetuum sine cura clericatum nuncupatum ecclesia Sancti Nicolai de Scholaribus Duracien“, pra në kishën e Shën Nikollës të studentëve durrsak.

Fjala latine Scholaribus nuk është e re për botën akademike mesjetare. Për shembull papa Urbani VI, më 30.11.1378, i dërgon një letër rektorit, magjistrave, doktorëve dhe studentëve të Universitetit të Parisit duke përdorur pikërisht fjalën Scholaribus në kontekstin e jetës universitare (në latinisht “Dilectis filiis Rectori, Magistris, Doctoribus, Scholaribus ac Universitatii studii Parisiensis salutem et apostolicam benedictionem.”).

Nga botimi i Iliricum Sacrum, të Daniele Farlatit dhe Jacobo Coletit, njohim se në qytet ndodheshin 9-të magjister të teologjisë (lat. novem Magistri in Theologia) dhe doktor (lat. Doctoribus), si për shembull ipeshkevi Gjon Duranoli. Dokumentimi i një kishe për studentët (lat. de Scholaribus) e mbyll qarkun e jetës akademike durrsake dhe sjell një provë shumë të fortë në favor të ekzistencës së Universitetit për të gjithë skeptikët.

Për tu rikthyer tek dokumenti ynë, me sa duket nga kjo e dhënë e re, Universiteti i Durrësit, apo siç njihej asokohe “Studium Generale“, kishte në strukturë një kishë e cila i shërbente studentëve dhe stafit pedagogjik për nevojat sakramentale dhe liturgjike.

Ajo nuk ishte një kishëz e vogël, por një  kishë e mirëfilltë në kuptimin kanonik, pra me një komunitët të vetin. Me braktisjen e Universitetit edhe kisha ishte braktisur dhe në dokumentin tonë ajo cilësohej “beneficio […] sine cura ” pra “pa shpirtra për tu kujdesur“.

Pavarsisht kësaj ajo arrinte të gjeneronte 32 dukate ari në vit. Nuk shpjegohet si ndodhte kjo por një mundësi është përmes transaksioneve me pronën (shit-blerje apo qiradhënie). Për këtë arsye prifti Vegetius Mesini kërkonte me ngulm transferimin aty. Kjo do t’i siguronte atij atë që në gjuhën vulgare moderne do të ishte një “vend pune ku ka rrogë, por nuk ka punë”.

Përveç të dhënës së paçmuar që ky dokument na jep mbi ekzistencën e një Universiteti mesjetar në Durrës, një element potencialisht i ri i shtohen këtu njohurive të deritanishme për të.

Kjo ka të bëj me faktin se ai duhet të ketë vazhduar të ekzistojë edhe për një periudhë relativisht të shkurtër kohe pas transferimit zyrtar. Ndoshta kemi të bëjmë këtu me periudhën tipike të tranzicionit ku stafi pedagogjik, biblioteka, arkivi etj., duhej të spostoheshin për në Zara (Zadar) për të themeluar më pas atje, më 14 qershor 1396, një universitet të ri.

Kjo periudhe tranzitore, nga nisja e zhvendosjes deri tek pushimi i plotë i çdo veprimtarie akademike duhet të ketë zgjatur disa vite, ndoshta deri në mes të vitit 1413. Pra mund të jemi përballë një prove të tërthortë që Universiteti Mesjetar i Durrësit ka vazhduar veprimtarin e tij edhe në fillim të shekullit të XV, të pakten deri aty nga viti 1413.

Pse deri më 1413? 

Kjo ka një arsye historike. Më 1402 turqit e udhëhequr nga sulltani Bajazit I shpartallohen në atë që njihet si Beteja e Ankarasë. Kjo bëri që ata, në mos të tërhiqen plotësisht nga Gadishulli Ballkanik, të paktën ta rrudhnin ndjeshëm prezencën e tyre këtu.

Një gjë e tillë ndezi shpresat e kombeve ballkanike dhe qarqeve intelektuale se rreziku kishte kaluar. Në këtë kontekst domenikanët mund të kenë vendosur të vazhdojnë të kenë një prezencë të Universitetit në Durrës me shpresën se mund të ktheheshin këtu shpejt. Në këtë drejtim është plotësisht e justifikueshme mbajtja aktive e një kishe për studentët.

Këto shpresa sidoqoftë u shuan përfundimisht në mes të vitit 1413, kur sulltani Mehmeti I Çelebi, djali i Bajazitit I, rinisi fushatën kundër shteteve ballkanike duke i pushtuar ato një e nga një. Në këtë kontekst vjen edhe dokumenti i kishës tonë pothuajse të braktisur, por gjithsesi relativisht të pasur deri aty nga vitet 1419.(Amfora)

4 komente në “DOSSIER/ Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit”

  1. Niku says:

    Mund te jete Universitet, mund te jete Kishe, por te dashur “historiane”, ndonje fjale e shkruar SHQIP, a eshte gjetur…!!!??? Di gje ti Mero…!!!???

    1. Blaublut4 says:

      Pyetë satëme tënde, nëse ka folur Babai jot shqip. Latinishtja ishte gjuha universitäre në të gjithë Europën mesjetare, si sotë anglishtja. Kurse popullsia e Durrësit fliste logjikisht shqip ore DERR GREKO-SLLAV. Po Greqia c’far gjuhë fliste në mesjetë?? dhe c’far flamurin kishte?? apo do thuash bizantine!
      Ju ka mbetur goja dhe trutë tek fjala sunitoshqipfolës? Kjo tregonë që ju kanë humbur Argumentet -dhe tregon për nervozizem e theksuar ndaj fakteve që tregojnë në fallsifikimin që i është bërë historisë Europiane ndaj Kombit Shqiptarë.

  2. Pordhe me rigone.... says:

    Hatibi turk ne vend qe te merret me paraardhesit e tij turq na merret me kishen apo universitetin shqiptar!!!!!
    Kjo quhet Pafytyresi sunitoshqipfolese.

    1. Blaublut4 says:

      Pordhë jevgjiti !!!
      Mos u cuditë. Latinishtja ishte gjuha universitäre në të gjithë Europën mesjetare dhe jo greqishtja si sotë anglishtja. Kurse popullsia e Durrësit fliste logjikisht shqip ore DERR GREKO-SLLAV. Po Greqia c’far gjuhë fliste në mesjetë?? dhe c’far flamurin kishte?? apo do thuash bizantine!
      Ju ka mbetur goja dhe trutë tek fjala sunitoshqipfolës? Kjo tregonë që ju kanë humbur Argumentet -dhe tregon për nervozizem e theksuar ndaj fakteve që tregojnë në fallsifikimin që i është bërë historisë Europiane ndaj Kombit Shqiptarë. Do ju kthehen të gjitha pislliqet mbi kokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje