Listë humbëse quhet ajo që kryetari e mbush me “anonimë pa personalitet"

5 Mars 2021, 12:27Blog TEMA

Nga Denar Biba

Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Ajo është një profesoreshë në fushën e inxhinierisë, dhe një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Ende sot ajo e vazhdon mësimdhenien ne universitet. Që prej vitit 2011 ajo është anëtare e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës(AAAS). Në vitin 2002, u përfshi nga International Biographical Centre në Cambridgeshire, ne botimin e 3-te (“The International Who’s Who of Women 2002”), si një nga gratë shkencëtare më të mira të vitit.

Sa me lart jane marre nga Wikipedia, vetem per te dhene nje ide me te detajuar se kush eshte zonja ne fjale, e cila po perflitet per pranimin e fteses se Partise Socialiste per te qene ne listen e kandidateve per deputete te kesaj partie ne zgjedhjet e 25 prillit.

Nga kjo ngjarje e dites, personalisht nxjerr disa deduksione logjike, te cilat po i rendis pa lidhje me rendesine specifike te tyre:

1. PS dhe kryetari i saj nuk po ben nje liste humbese! Lista humbese eshte ajo liste te cilen, kur kryetari i partise e di qe do te humbase zgjedhjet, e mbush me “anonime pa personalitet” qe nuk do guxojne te thone nje fjale kunder e t’i kerkojne te mbaje pergjegjesi per humbjen e zgjedhjeve.

2. Zonja Bozo, per shkak te moshes (78 vjec) dhe karrieres profesionale te perkryer, nuk bie ne bashkesine e 30-40 vjecareve, te cilet, per arsye mbijetese ne politike, rast pas rasti, vendosin ne konformohen dhe te notojne ne drejtim te rrymes qe buron nga nivelet e siperme te hierarkise partiake.

3. Duke mos pasur pretendime per nje mandat te dyte vijues apo per poste ministrore, ka nje propabilitet shume te larte qe Prof. Bozo te flase nga podiumi i Kuvendit ate qe ajo mendon e beson dhe jo cka deshiron me patjeter lidershipi i partise.

4. Per pasoje, niveli i perfaqesimit te qytetareve ne Kuvend ka gjase te rritet cilesisht.

5. Prania dhe fjala e saj ne Kuvend mund te vendose nje standard te caktuar, te larte, i cili do iu imponohet edhe deputeteve te tjere, qe, per te mos stonuar, do te duhet ose te flasin si ajo, ose me se paku, te heshtin. Duke krijuar nje etalon, znj. Bozo do te sherbeje si shembull per tu ndjekur nga koleget e saj, qofte edhe pa deshiren e tyre te plote. Perfundimi eshte gjithmone ne te mire te zgjedhesve.

6. Prof. Bozo veshtire se do shndrrohet ne ate deputetin langaraq qe bredh ministri me ministri per tendera ne zonen ku eshte zgjedhur apo per te siguruar vende pune te pamerituara per mbeshtetesit e saj personale ne zone.

7. Per shkak te moshes, aktivizmi i Prof.Bozo mund te mos jete i larte, por kjo mbetet per tu pare.
Nga cdo kendveshtrim, prania e znj. Bozo ne Kuvendin e ardhshem eshte nje ogur i mire dhe na nderon individualisht, politikisht por edhe si komb.

22 komente në “Listë humbëse quhet ajo që kryetari e mbush me “anonimë pa personalitet””

  1. REALE says:

    Bukur e sakte pershkrimi, por dhe zgjuaresi e pergjegjshmeri e Edi Rames per zgjedhjen. Partia sot eshte Shqiperia dhe Shqiperia jane keta intelektuale e jo ata qe llomotisin rrugeve e kudo, zbulojne çdo gje deri tek fustanet apo poturet. U uroj suksese dhe mbarevajtje per te miren e te gjitheve! Te theme te drejten, me emocionon dhe me jepe shprese se diçka do ndryshoje per mire ne shoqeri tek ne. Populli ne ekuiliber, vlereson.

  2. Kozmo says:

    BRAVOOOO!!! NUK MUND TI SHOJME ASNJE PRESJE.

  3. Elvin says:

    Po qe eshte gje e mencur ky Mirditori i Biba-jve!
    Seriozisht bravo, cdo fjale ne vendin e vet.

  4. 01 vlora says:

    Njerzit me vizion i shèrbejin Kombit.Bravo Edi.

  5. Tan says:

    Dhe bo ta ulni perballe Taulantit apo Gamozit qe do te vazhdojne te kryesojne listsat e PS.Hahaha Lista dinjitoze e Edit dhe Denarit.Po Finon,Remen,Koken,opoziten parlamentare ku do ta fshihni.Hajde liste fituese hajde.

  6. Pilo Lala says:

    Amerika ne vitin 1944 beri President Komandantin e Ushtrise Amerikane ne Europe ne Luften e II Boterore, Gjeneral Ajzenhouer…
    Amerika zgjodhi kandidat per President Aviatorin e Luftes Vietnamit, John McCain…, i cili ishte Senator per mbi 30 vjet.
    Amerika zgjodhi kandidat per President Veteranin e Luftes Vietnamit John Kerri, i cili me pas u be edhe Minister i Jashtem.

    Edi Rama beri sot deputet dy Gjeneralet e luftes qe po kalojme, Termetin dhe Covid
    Ata jane Najada Como dhe Luljeta Bozo..

  7. Jack says:

    Ne se do te kishim patur kete qasje qysh 30 vjet me pare Shqiperia do te ishte ndryshe. Sikur parlamenti te kishte patur figura te ketij niveli ,njerez me dignitet, te shkolluar, me status moral te larte dhe te paster, sa shume do te ishte bere.

  8. Floriana says:

    Kurse PD na sjell nga Zvicra medjelehten dhe personin qe ndjek burrat qe kane para Floriana Garen qe do te qaje hallet e popullit ?

  9. ppa says:

    Bashkohem me komentuesit e mesiperm. Argumentim logjik i pakundershtueshem. Perjashto firaret pd-iste.

  10. vertino says:

    Nuk mund te ri pa dhene opinionin tim si ish student, per profesoren time te nderuar Znj.Luljeta Bozo.
    Ajo vinte ne USHT me biciklete .
    Ne leksionet qe na jepte”Mekaniken e dherave”, na linte gojehapur me menyren e spjeguarit,me intelktin e saj te spikatur.
    Ajo behej njesh me studentet nuk krijonte kurre distance.
    Per mua si ish student i saj ruaj respektin me te madh per te dhe punen e saj si petagoge.
    Nuk do ri pa permendur edhe Profesorin e Analizes Matematike Z.Qazim Turdiu,i cili vinte ne fakultet me nje biciklete “Mifa” dhe canten e tij.
    Leksionet e tij ishin nga ma mbreselenset per mua dhe gjithe studentet e Fakultetit te Inxhinierise.
    Keta ishin dy profesoret me te dashur e te nderuar,pa haruar dhe Prof.Besim Daja etj.

  11. Lida Al says:

    Po Presidenti Biden cfare moshe ka, qe u zgjodh president e SHBA? C’ka per t’u cuditur ne kete rast? Eshte nder per parlamentin shqiptar te kete ne gjirin e tij nje personalitet si zonja Luljeta Bozo. Faleminderit zonja Luljeta qe ke pranuar kandidaturen per deputete. Uroj sa me shume njerez te tille te na perfaqesojne ne kuvend, qe te jene shembull per brezin e ri, se keshtu do te filloje ndryshimi madh qe presim te gjithe.

  12. SON says:

    Denar pika 2 eshte shume e rendesishme, shume mire e the nuk ka kohe te turperohet e ne fakt vendi ka nevoje per shume si Luljeta qe per shefin tend eshte perjashtim….ai 50 vjecaret I duken te vjeter ndaj e ka mbushur administraten me 20 vjecare….me nje lule nuk vjen behari….te fala

  13. SON says:

    O Denar cfare the i ke sakte por partia jote nuk I zbaton….nje rast nuk meret si teresor….pastaj si vajti puna me Biankun se Sarkozi pothuajse ashtu e hengri

    1. Strasburgezi says:

      Mos ngaterro nje palaco si Ledio Bianku me Denarin. Ajo ngjarje mbi gjithcka ishte tregues karakteresh, se per te tjerat ishte fllucke sapuni.

  14. Tomori USA says:

    Nder dhe respekt, per zonjen, profesoreshen e nderuar Luljeta Bozo.
    Ketu ne Amerik, si ne kongres, dhe ne Senat, prodominojne moshat mbi 65, 70 vjecare, prandaj dhe Amerika esht vendi me i zhvilluar, ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht.
    Urime zonja Luljeta, jet dhe shendet pac, suksese ne zgjedhjen tuaj si deputete e kuvendit te SHqiperis. Zgjedhja tuaj, dote shenoi nje pik kethese ne diskutimin dhe miratimin e ligjeve sa me te mira, per sot dhe te ardhmen e shqiptareve.

  15. Sinanpashai says:

    Ketu dhe keshtu ka kuptim piedestali “deputeti qe duam”. Te tjerat jane vrime ne uje. Kuvendi i popullit ka nevoje per mendje akademike dhe shkencore te verteta (jo ata qe mbajne tituj fallco – objekt i prokurorise). Me te tille deputete eshte kenaqesi te ndjekesh punimet e nje seance plenare, sepse deri tani kemi pare vetem estrade dhe kemi degjuar vetem fjalor rrugesh. Dhe rrogen e honoraret i kane marre te rregullta. TURPI I TYRE. Respekte dhe mirenjohje per profesoreshen.

  16. Rrespekt KM per zgjedhjen tuaj –
    Dy Zonja te nderuara meritojne Plotesishte te jen pjes e Parrlamentit Shqiptare .
    Ky eshte ndryshimi qe duam .
    Politika Shqiptare duhet te pastrohet dhe ngrihet ne Nivele Qytetare e Europiane
    duke futur ne Politike qytetare te Kulturuar jo kriminele rrugesh ,
    qe vrane -vodhen -tradhetuan . inkriminuan shoqerine dhe ndertuan kudo ne Shqiperi
    sarajet e tyre Vila e gjithcka me paret e Shtetit Shqiptare ,
    pare ,te destinuara per zhvillimin e Shqiperise !!!!!!!!
    Vota ime eshte per Dy Zonjat e Nderuara ,me te cilat nuk krahasohet dot asnji
    nga Kryetaret Ordinere e injorante te Opozites .

  17. Shqiptari says:

    Dakord, po si do ta therrisni ? Jo per gje, por kur doni te talleni me Saliun i thoni « plaku Mère ». Po kete si do ta quani ?

    1. Pd rrumpalla says:

      Shqiptari…. (që nuk besoj se je) do ta quajm:
      PROFESORESHA “plakë”që llumin e shoqërisë si puna jote, e konverton në mur tullash.

  18. Realpolitika says:

    BRAVO E MADHE PER EDI RAMEN.
    ESHTE MENCURIA E TIJ QE PROMOVON E AKTIVIZON FIGURA TE TILLA TE PASTRA E KONTRIBUESE QE I BEJNE NDER VENDIT.
    EDI RAMA SI KRYEMINISTER PO TREGON SE KA ECUR SHUME PERPARA …TANI AI DO BEJE SHUME ME TEPER PER VENDIN.
    TA VOTOJME SA ME SHUME WE TE PERFUNDOJ PROJEKTET E NISURA.
    SIKUR T’ I BESONI LULIT TE SALIUT …LARG QOFT…DIHENI SE TE PAKTEN NJE VIT PUNET NDERPRITEN…INSTITUCIONET E SHTETIT BEHEN CAMUR …MJERE SHQIPERIA.
    …PS DHE EDI RAMA FITORE ME 25 PRILL.

  19. Pd rrumpalla says:

    Shqiptari…. (që nuk besoj se je) do ta quajm:
    PROFESORESHA “plakë”që llumin e shoqërisë si puna jote, e konverton në mur tullash.

  20. Velo says:

    Krahasoni Florian Garon nga PD me profesoreshë Lulieta Bozo nga PS. Imagjinoni çfarë mund të flasë njëra dhe çfarë tjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje