Mejhanet e Shijakut dhe tryeza e Ristanit

5 Mars 2021, 11:03Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

“Kutitë janë të mbyllura, nuk mund të manipulohen, provoje a e fut dot dorën brenda?!” E kush nuk e kujton këtë pjesë dialogu mes ish-kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani dhe komisionerëve socialistë, teksa hapeshin kutitë e bashkisë Tiranë, në kërkim të votave që i mungonin Lulzim Bashës për të përmbysur në tavolinë fitoren e Edi Ramës në votimet lokale të vitit 2011?! Pas asaj fraze sfiduese të kreut të KQZ, njëri ndër komisionerët merr një kuti dhe fut brenda gjithë krahun! Në atë moment u bë publike dhe e gjithëditur, ajo që të gjithë e kishin kuptuar: mandati i kryeqytetit po vidhej në tavolinën ku duhej të numëroheshin drejtë dhe pa hile votat e shqiptarëve!

Tetë vjet më vonë, në shkurt 2019, opozita vendosi të tërheqë njohjen e zgjedhjeve të vitit 2017, ku kishte marrë pjesë si e barabartë në qeverinë Rama, me ministra e drejtorë që ruanin ndershmërinë e votës. Lulzim Basha e Monika Kryemadhi vendosën të djegin mandatet, në vijim të disa përgjimeve të publikuara, në të cilat akuzoheshin zyrtarë të lartë socialistë, për biseda me komisionerë e persona anonimë, me qëllimin, sipas opozitës, vjedhjen e votave në Dibër e Durrës.

Dosjet 339 dhe 184, u bënë simboli i luftës për pastërtinë e votës. Dhe këtë e bënë dy parti, PD e LSI, që pasi kanë marrë pjesë me dyzina herë në zgjedhje të përgjithshme apo lokale, kanë lënë pas gjurmët e gishtërinjve në shumë incidente zgjedhore, ku janë blerë, devijuar e trafikuar mijëra vota në të gjithë vendin. Hidhte mandatet parlamentare në Lanë një parti si PD, e cila ka në memorien e saj politike një histori dhune mbi zgjedhjet, si asnjë forcë tjetër politike pas vitit 1992. Protestonte për Durrësin e Dibrën një parti si LSI, që është e njohur në të gjithë vendin për mënyrën prej kontrabandisti, me të cilën i konsideron dhe i trajton fushatat elektorale.

Por mbi të gjitha, protestave të dhunshme që pasuan braktisjen e Parlamentit në emër të dosjeve 339 e 184, ju printe Lulzim Basha, simboli i një vjedhjeje në tavolinë të mandatit më të lartë të një procesi elektoral administrativ. Njeriu që humbi përmes numërimit të votave, dhe që fitoi në tavolinë, përmes manipulimit të tyre nën dritën e projektorëve të dhjetra kamerave që asistonin në një vjedhje të hapur e ditën për diell.

Mejhanet e Shijakut dhe telefonat e Dibrës krijuan një fabul akuzatore që i vuri zjarrin qendrës së Tiranës për muaj më rradhë në pranverën e vitit 2019. Tetë protesta kombëtare, të gjitha të dhunshme, të thirrura me lista militantësh e autobusa nga rrethet, me njerëz që mbushnin xhepat me shishe benzine e që shkulnin pllakat e bulevardit, krijuan një situatë surreale në një qytet që kishte parë e dëgjuar shumë për manipulimin e zgjedhjeve në tre dekadat e fundit.

Sot, dy vite pas asaj dhune në emër të zgjedhjeve, opozita dhe kreu i saj, kandidati i nesërm për kryeministër Lulzim Basha, po e përdorin sërish fabulen e dy dosjeve të mësipërme, për të provuar teorinë e tyre se Edi Rama vjedh zgjedhjet. A ka ironi më të madhe sesa ta dëgjosh këtë qurravitje hipokrite nga një njeri e një panel opozitar që dje, kur kutitë vidheshin mbi tryezën e punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, e konsideronin grabitjen elektorale si një gabim teknik që po çonte në vend “votat e gabuara” të popullit demokrat që s’kishte ditur në cilën kuti ta hidhte votën?!

A mund të besohet se muhabetet e mejhaneve të Dibrës e Durrësit vlejnë më shumë se një vjedhje e çertifikuar si e tillë nga qindra mijë dëshmitarë, që panë në televizion sesi një ministër i brendshëm që donte të bëhej me çdo kusht kryetar bashkie i Tiranës, vidhte vota me dorën e atij që më pas do ta gradonte funksionar të lartë të partisë që drejtonte?! Si mund të ketë gojë Lulzim Basha, që ta numërojë edhe sot si sukses mbi Edi Ramën, fitoren me vota të vjedhura për bashkinë e Tiranës?

Që nga Ilir Meta e deri tek zyrtari më i humbur i opozitës, që të gjithë vijojnë të përtypin elegjinë e konsumuar të dosjeve 339 dhe 184. Të gjithë bëjnë sikur nuk kujtojnë, sikur nuk kanë qenë aty, sikur nuk dinë. Kurse kreu i karvanit vazhdon të përkëdhelë sedrën me një fitore të dikurshme që normalisht duhet të kishte turp edhe ta sillte nëpër mend. Ky është paradoksi mes mejhaneve të Shijakut dhe tavolinës së Arben Ristanit. Një paradoks që është i gdhendur në CV-në e Lulzim Bashës e që s’ka dorëzim mandati që e pastron.

10 komente në “Mejhanet e Shijakut dhe tryeza e Ristanit”

  1. Aureli i varfer qe kerkoi strehim politik ne Hollande kur erdh Berisha ne 92 says:

    Ishte thirrja e Zenit para komisionit per CEZ, qe e beri Berishen qe te urdheronte grigjën e tij qe të braktise parlamentin, se i rrejti menja, se kjo do conte ne zgjedhje te parakohshme. Nuk ishin dosjet 339
    e shiritat e tyre alla Babale, prit ketu e ngjit atje. Berisha e di qe kjo puna
    e shiritave te dosjeve ishte qesharake, perpara vjedhjeve, me futje e nxjerrje te fleteve, si ne 2009 ashtu edhe ne 2011, per ta bere lulin me zorr krietar.

  2. Niku says:

    Megjithate, i dashur Minxhozi, ne dac pranoje, ne dac jo, nje pjese e madhe e shqipove malokare mesjetare, nuk duan t’ja dine per ato qe thua ti…, bile duartrokasin llumpenat hajdute e kriminele, Berisha, Meta, Basha &Co, sepse puqen me shume me ADN-ne e tyre, jane “te zote” e “te forte”, keshtu qe mund te vrasin e te pervetesojne lirisht me force cdo gje qe u perket te tjereve… Ligji i xhungles, ne tere madheshtine e races “ariane” albano-turko-mongole…. Dhe e bukura…, nuk jane vetem burrat te tille, por edhe femrat…, mjafton e tepron Monika, Mesila …. A po, se harrova dhe Albinin… (!!!???)

    1. LAÇJANI says:

      Ky moqalkari Niku! ndash pranoje ndash mos e prano Mingjoz por e ka gjet gjysmen nga e trasha.

  3. Realpolitika says:

    BRAV DHE FALEMINDERIT, Z. MINXHOZI.
    ANALIZE E PERFUNDUME TEPER TE SAKTA.
    POR POPULLI YNE THOT. SE HAJDUTI JO QE NUK KA CIP E TURP. POR SE KA PER GJE QE TE BEHET EDHE KRIMINEL
    HAJDUTI TE VRET.
    KESHTU EDHE HISTORIA SHUME DIMENSIONALE E LULI BASHES.
    LULI VETEM ZBATON URDHERAT E SALI BERISHES , KRIMINELIT ME TE LIG TE KOMBIT TONE.
    LULI, LIKE FLORIRI E PLEQT KRYTAR PARTIE PA ANTARESI …
    PUNOJNE TE GJITHE PER SALI BERISHEN.
    PER SA NUK KA SHKUAR PSHEKURAVE SALI BERISHA E LIKE FLORIRI …SHQIPERIA DO TE PENGOHET NE ECJEN PERPARA.
    EDI RAMA E VETMJA GARANCI QE DREJTESIA TE VIHET NE VEND.

  4. arqile says:

    Shume mire dhe hapur e bukur z.Minxhozi .Ne kete vend vjedhhen e votave e shpiku Pd e sala ndersa Leshelija i paguan vitat besoj tani i dhimsen parate se nuk po futet ne pushtet e besoj se sdo e shohe me .PS DREJTYESIT E SAJ DUHET CDO DITE.TE FLASIN PER VJEDHJET E DJEDJET E VOTAVE PRESIONIN E NJEREZVE TE PAGUAR NGA SALA PER SHKATERIMIN E PROCESEVE ZGJEDHORE .PS DUHET TE HAPI SYTE SE RRUGACET E PD ATY JANE PER 5 LEKA ATA BEJNR NAMIN MARIN ME QAFE NJEREZ TE NDERSHEM .ME DUKET STRATEGJI E MIREMENDUAR AKTUZA E SALES SE AI KOMANDON SIKUR SOCIALISTET VJEFDHIN VOT..PROCESI ZGJEDHOR NUK PRISHET KURRE NGA SOCIALISTET .MENDJEN TEK VJEDHJA E VOTES. E KA PDJA DHE TEK BLERJA LESHELIU I LIKE FLORIRIT.

  5. Analisti says:

    Jane shume te sakta argumentat dhe rastet qe i kujton opozites te bashkume,te c’nerume ,te perfaqsuar nga bandite politik,qe me SHIK e polici,i mbushnin kutite e votimit neper zyra dhe i nderronin me kutite e qendra te votimit,kur drejtori i tatimeve dilte me thase,kur presidenti jane i kulluar,bertiste ne Lezhe rrembeni armet,dhe sejmenet e tij shperndanin zarfat me leke,per te blere vota,kur militantet e tij ne Lac u vrane me militantet e PD-se,kur sot po shperndahen leke ne grupe te rijsh per blerje dhe tjetersim votash,kur me keto grupe organizohen ujkende e piknike,me shpenzime te ilirhajnise,ne mal te Sharrit e pika te ndryshme turistike neper Kosove,kur ka fillu fushta per te mbledhur kartat e atyre qe kane pagu,qe ta kene te sigurte voten.Nje problem tjeter,qe lakohet e sterlakohet,jane votimi ne Diber,po si nuk meret asnje nga ju qe keni akses ne media dhe jeni njerez publik,qe te kerkoni nga kush jane bere keto pergjime,me cfare vendim gjykate,me kerkese te kujt.per llogari te kujt,po si ka mundesi qe vetem mazhoranca qenka e pergjume,se simbas tyre vetem ajo ka komuniku me drejtusi e fushates ,po keta kriminelet me ne krye Flamur Noken e kompani,keta s’kane pas komunikim fare,po kjo eshte A-ja e problemit,keta kane qene dhe jane,si ne pushtet,ashtu dhe ne opozite struktura te organizuara kriminale dhe tani qe bertet ky Cepan liu,eshte ne kulmin e veprimeve kriminale te organizates se tij,per te tjetersuar voten,prandaj ajo shprehja labidar”Popuj jini vigjilent”,sot perkthehet,shtet ji vigjilent,se keta qe jane ne opozite sot dhe pretendojne te vijne ne pushtet,drejtohen nga kriminele me damke,qe njihen mire nga populli,prandaj vetem vota keta i con per lesh tamam,se per lesh keta kane kohe qe kane shku dhe mbas dt.25,keta do bejne ate qe dine te bejne me mire,te mos njohin rezultatin,duke nxjerre turli lloj alibish,per te tjerat keta te rrujne lesht,se nuk eshte problem qe dy dashnoret krimit,njeri nga Vici-doli dhe tjetri doli nga Cepani,ti marin ne patronazh patneret tane qe do i kemi ketu,mbas dt 25 prill

  6. Velo says:

    Kur në lagje del ndonjë thashethem për një grua të ndershme, bëhet shqetësim i madh e të gjithë diskutojnë të befasuar. Kur del hapur një grua imorale e bën veprime të turpshme, asnjë nuk merret me të. Lereni se putanë është ajo. Kështu edhe PD, si puna e kësaj putanë. Nuk është befasi vjedhja e votave nga PD.

  7. sopiqoti says:

    Eshte thene nga Minxhozi E VERTETA E MADHE per ato qe opozita e sotme kishte gatuar gjate fushtetes te zgjedhjeve te kaluara dge qe po ben perpjekje per te denigruar procesin zgjedhot, per te krijuar situata te paverteta lidhur me procesin zdhedhor dhe per te justifikuar HUMBJEN E SAJ NE ZGJEDJE.Te vjen keq qe PD nuk e shikon paaftesine e Lulzim Bashes per ta drejtuar ate drejt nje procesi zgjedhor qe mun ti siguroje fitimin e zgjedhjeve.

  8. Opinjon.. says:

    Nëse ju kujtohet “postulati” ristanit: “populli voton, ne numërojmë” …. dhe ndodhi ajo që ndodhi?!

  9. zgalem says:

    Sot per sot , ky gazetar mban rekordin e drejtesise dh ete llogjikes politike . Me von , mund te dali ndonje tjeter , por aktualisht nuk ka asnje konkurent . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje