PD-ja rinxjerr episodin e dytë “Babale” për Najada Çomon e Luljeta Bozon

6 Mars 2021, 17:14Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Tregimi- sarkazëm i Edmond Harizajt përveçse argëtues nuk është aspak fantazi. Harizaj, me publicstikë të hollë ironizoi një fenomen skandaloz që po zbatohet këto momente. Por ngjarja është realisht dramatike.

Ka disa orë, që qarqet e opozitës, nëpërmjet njerëzve që janë në radhën e agjitropëve kanë nisur të krijojnë një imazh horror për dy nga lëvizjet politike të Edi Ramës.

Kandidimi në listat e PS-së së profesoreshave Najada Çomos dhe Luljeta Bozdos ka tronditur siç pritej narracionin e PR të opozitës dhe nga dëshpërimi kanë rinxjerrë skenarin “rezervë”, një makinacion alla “Babale” në kuptimin e fortë të fjalës.

Në orët e para të mëngjesit, “analistë” e “intelektualë” të stafit Basha kanë furnizuar qarqet opozitare me një narracion të frikshëm për mjeken e njohur, shefe e Spitalit Covid, duke e fajësuar për të gjitha rastet tragjike që kanë ndodhur.

Madje në këtë operacion agjitropësh tipik bolshefik, dalin komentet që “Najada ka vdekur demokratë në spitalin Covid”.

Më pas doli dëshmia aluçinante, tipike, pa asnjë ndryshim me rastin “Babale”. Ku një person, në shëndet të mirë, i veshur civil, del para mediave të lidhura me opozitën si pacient i spitaleve Covid dhe “dëshmon” skena të frikshme horror që sipas tij ndodhin nga spitalet, ku nuk ka mjekë, por vetëm torturues të stërvitur.

Të cilët nuk duan të shërojnë, por të vrasin pacientët. Një strategji që duket qartë që ka dalë nga kuzhinat e frikshme të dyshes Meta-Berisha, për të krijuar një debat që nuk ekziston. Një fakt që as mund të merret me mend nga logjika njerëzore; por ç’rëndësi ka. Mjafton të komentohet.

Ndërkaq, një mekanizëm direkt i familjes Berisha, nxjerr një fabul që Luljeta Bozdo nuk u kandidua nga Rama, por u përzgjodh nga një Ymer Lala dhe e lidhin në mënyrë fantazmagorike me dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër.

Një logjikë aq e sëmurë, sa natyrisht nuk arrin askush të gjejë lidhje; por rëndësi ka të hidhet. Një skenar tëpkë si rasti “Babale” ku u servir për mediat një bisedë që nuk kishte ekzistuar kurrë, por thjesht u improvizua në momentin e fundit, për të shpikur një “krizë politike”.

Synimi është i qartë; të devijojnë debatin për këtë risi politike që ka ndodhur dy ditët e fundit. Kundërshtimin skandaloz e sulmin pa princip, ta devijojnë në një debat për “thelbin” apo “faktet” që nuk ekzistojnë.

Një fake nevvs tipik për të prodhuar ngjarje në eprovetë. Nëse një qytetar do të kishte objeksione, kritika, apo fakte, shumë thjesht mund t’I lëvizte ose në Agjencitë Ligjzbatuese ose media, duke dhënë fakte shteruese, të pa kontestueshme siç ishte rasti “Tirja” nga emisionin “Stop”.

E natyrisht pas publikimit të fakteve mund të ndodhte ajo që ndodhi me rastin e ngjashëm. Por që është vetëm një lëvizje e imporvizuar dhe dëshpëruese; por që realisht sin ë rastin “Babale” kërkon hetim nga ana tjetër. Kush e sajoi, financoi dhe organizoi.

E mbani mend “Babalen”? U përmbyten emisionet e darkës duke e marrë si fakt, si ngjarje reale, kur kishte zëra të rëndësishëm që thonin se është sajim. Sot ne kemi të dënuar për atë ngjarje, kun ë radhë të parë është ish-deputeti i PD-së, Ervin Saljanji, i cili ka gjasa të jetë sërish kandidat për deputet, edhe pse i dënuar nga Gjykata.

Edhe pse i vërtetuar si trillium, ato emisione që i dhanë peshë këtij montimi, asnjëherë, as sot nuk kanë kërkuar ndjesë. Edhe pse mashtruan dhe i dhanë zë një lajmi të rremë…

TemA  

14 komente në “PD-ja rinxjerr episodin e dytë “Babale” për Najada Çomon e Luljeta Bozon”

  1. fatal division says:

    PD do Te thote dmth fillon e mbaron me faniljen e Salihit Shiqerre Ram Brrishes.
    PeDe-istet jane thjeshte luftetaret kamikaze qe jane zhveshur nga cdo virtyt e vlerë e thjeshte luftojne per te mbrojtur parate e vjedhura dhe perfituara nga krimet e Xenit, Gites me bur.
    Kujtoni se ne Gerdec Xeni kishte punesuar femije nen drejtimin e burit tezes.
    Imagjinoni femije te mitur per Te demontuar predha topash!!
    Ky vetem nje nga krimat e llahtarshem te Salihit Shiqerres qe e beri me partizanin serb Karaxhić.

  2. Niazi says:

    Soji i Babaleve do e marrin përgjigjen në 25 Prill! Këta autorë të fakenewseve dhe idiotizmave që shpikin për të dy zonjat ,ngaqë u zunë gafil nga Rama me.këtë lëvizje brilante do vazhdojnë të shpikin plot gjëra të tjera ! Por kush i beson më këta horra …!

  3. DrALLAMUDHI says:

    O YLLI AI PACIENTI NE VIDEO ESHTE” LOQE NGA KOKA DERI TE KEMBET”.

  4. astrit says:

    Keni haruar Fatos Nanon!

  5. emiri says:

    Partia BABALE dihet dhe populli e di, vetem nje gje eshte e sigurt qe keto dy zonja jane shume te nderuara dhe Edi Rama do te fitoi se nuk voton njeri vrasesit Sali, Like, Luli etj.

    1. Gri says:

      Rama! Korigjoi parashikimi! Jo deri ne 30! Pregatitu fat ne 2035!
      Te ka gjete halli! Po s’ke ca bane!

  6. rilindjotet says:

    Dakord qe keta te PD-se kane kusuret e veta po edhe ti o Ylli mos na co ne ekstremin tjeter se ato vdekjet tek Shefqet Ndroqi nuk ishin imagjinare.

  7. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Keta jane dallkauket e saliut qe nuk lene intrig pa sajuar,pa poshteruar njeriun.
    Keta plehra marin ne mbrojtje nje dr qe ju gjend ne shtepi pasuri perrallore duke rjepur fukarenjte qe blene jeten e tyre.
    Dhe keta plehra berishiste sulmojne najaden dhe luljeten per te fituar vrasesit dhe hajdutet si fate gerdeci,dash pijaneci,nard idioti i lindur,dule e shpetim hajduti qe kujton se po ndihmon camet duke mbush xhepat e tij.

  8. kot says:

    Ju te gjithe beni sikur vetem ju e dini te verteten, edhe ky rosaku qe ka shkruajtur artikullin shkruan gjithe siguri sikur vetem ky e di te verteten, edhe ai i gjati flet sikur vetem ai e di te verteten, edhe hund pinoku flet sikur vetem ai e di te verteten, edhe koke lopa flet sikur vetem ai e di te verteten…edhe nje mut dini te gjithe!

    E verteta eshte qe gjendja neper spitale eshte katastrofe, po ikin njerez te moshave te ndryshme cdo dite, e ju vazhdoni shahuni me njeri tjetrin.

  9. Velo says:

    Ai stan atë bulmet ka. Sali hesapi!!

  10. Nje qytetar neutral says:

    PD-ja le te thote cfare te doje, kush po pjerdh. Skuadra e fosileve te fosilizuara ne fosilizim te vazhdueshem duket qarte. Horrori eshte ne surretet qe shohim. Nqs Rama mendon se mund te fitoje me keto fytyra dhe fiton, bravo i qofte, po pastaj duhet te hape ne hyrje te parlamentit nje kioske ku te jape panolina falas per deputetet.

  11. Qytetari says:

    Pjesa me e ndyre e kombit Shqipetar, intrigante, vrases, hajdute dhe me tere te keqiat , qe mbartin njerezit e liq. Me bemat e tyre , ata duhet te demaskohen per dite, megjithse ja dalin me se miri te demaskojne veten e tyre, por aty duhet te veproje drejtesia sepse helmojne e ndotin cdo gje te mire ne kete vend.

  12. Paul Tedeschini says:

    PS asht nje parti kriminele,bija e partis gjakatare komoniste te Enver Hogjes.
    Vetem demokracia e vertet kristiane e pshton ket vend arbnuer.

  13. ? says:

    Ai robi me floke te bardha eshte burre, apo grua? Kurse kjo tjetra nga cfare planeti vjen? Yje, more yje Hollivudi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje