Prostitucion gjatë orës policore, gra dhe vajza në Durrës: Punojmë për të ushqyer familjen

6 Mars 2021, 20:18Kronika TEMA

Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri.

Megjithatë në rrugët e vendit tonë do të shikoni vajza të cilat dalin për të ushtruar këtë lloj aktiviteti. Ura e dajlani në Durrës, është një nga zonat e cila shfrytëzohet nga disa vajza. As ora policore, e cila ndalon qarkullimin nga ora 20 e mbrëmjen deri në gjashtë të mëngjesit, nuk ka mundur ta ndalojë këtë lloj biznesi.

Top Channel ka publikuar nje video, teksa shihen tre vajza  pranë urës së dajlanit në Durrës.

Gazetari: Po mirë, përse del pra, çfarë të shtyn?

Prostituta: Unë dal për bukën e gojës, o djali. Kush do me japi, do më japësh ti bukë mua?

Prostituta: Jo jo, po ti hyjmë tamam, ma jep ti bukën ta haj unë?

Gazetari: Sa fëmijë ke për të rritur?

Prostituta: Unë kam 5 fëmijë o djali.

Gazetari: Sa vite ke që del këtu?

Prostituta: Unë kam 15 vite.

Gazetari: 15 vite këtu?!!

Prostituta: Eh, 15 vite dhe s’më ka ndodhë asnjë…jo shtet të jetë, por edhe krim shteti të jetë…

Gazetari: Sa klientë ke në ditë ti?

Prostituta: Unë, dy klientë…

Gazetari: Edhe sa u merr?

Prostituta: Nga 50, nga 100, varet sa të më japin…

Gazetari: Të lënë bashkshishe?

Prostituta: Po, me lejnë…

Gazetari: Policia nuk të ndalon ty kur të shikon kështu?

Prostituta: Ska shanse…

Gazetari: Po pse?!!

Prostituta: Ta thashë edhe njëherë…

Gazetari: Po pse s’ka shanse?!!

Prostituta: Po s’ka shanse, pra se mua më njeh shteti se kush jam.

Prostitucioni ushtrohet edhe në Tiranë. Bulevardi zogu i parë, është një nga zonat më të preferuara për vajzat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Gazetari: Sa marrin këto këtu?

Prostituta: 40 mijë lek marrin.

Gazetari: E kanë problem këtë orën policore apo se kanë problem? Apo dalin edhe pas orës 8?

Prostituta: Jo se kanë problem.

Gazetari: Si lëviz policia?

Prostituta: Jo!

Prostituta: Ishte njëra këtu, po ajo iku.

Gazetari: Ishte njëra?! E morën?

Prostituta: Jo iku në shtëpi.

Prostituta: Kanë ardhur na kanë pyetur?

Gazetari: Edhe?

Prostituta: Na kanë nxjerrë..

Gazetari: Edhe çfarë ju kanë bërë, ju kanë prishur punë? 

Prostituta: Jo se më kanë pyetur për kështu pislliqesh gjërash. Mua jo, po të tjera i   kanë pyetur.

Shumica e këtyre vajzave dalin kryesisht nga ora 6 e pasdites deri në 20 të mbrëmjes. Një numër i vogël janë që e ushtrojnë prostitucionin përtej kësaj ore, edhe kur pranë tyre kalojnë patrullat e policisë. Janë gra dhe vajza të cilat për shkaqe nga më të ndryshmet, guxojnë të sfidojnë edhe autorietet shtetërorë.

2 komente në “Prostitucion gjatë orës policore, gra dhe vajza në Durrës: Punojmë për të ushqyer familjen”

  1. paradoxal says:

    Varferia, mungesa e punesimit na mori ne qafe si komb! Ndjej vetem keqardhje kur i degjoj keto “muhabete”. I kujt eshte faji?!

    Mendoj se viktimat me te medha ne kete histori jane 5 femijet e asaj gruas. Nuk e di cfare psikozash do krijohen ne mendjen e atyre femijeve. Sado e afte te jete ajo qe t’a fshehe “profesionin” e asaj, femijet kane intuite te zhvilluar dhe i nuhasin gjerat…

    Si do dalim nga gjendje?!
    Trishtim!

  2. Emigranti Athine says:

    Kjo “pune ” behet kudo edhe ne shtetet e pasura. Ka disa vajza qe punojne ne pune te ndershme 8-ore. Ka edhe disa si keto qe duan te nxjerrin fitim pa u lodhur. 6-8 ,dy ore 100-mije lek. Hap kembet dhe kaq. Tjetra punon ne rrobaqepsi per dy ore merr 1-mije lek. Nuk jane te pafata jane dembele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje