|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Dokumenti qė provon se i ndjeri Rama deri nė momentet e fundit ka qenė nė dijeni tė kandidimit nėn siglėn e Ballit Kombėtar
Dokumenti, Akile Rama ka kandiduar me dėshirėn e tij
Gazeta disponon njė kopje me firmėn origjinale tė tė ndjerit Rama, ku tregohet qartė se kandidimi nuk ka qenė i stisur, por ėshtė bėrė me dėshirėn e vetė kandidatit. Nė deklaratėn e dorėheqjes thuhet se tėrheqja nga kandidimi bėhet pėr arsye shėndetėsore
Akile Rama ėshtė tėrhequr vetė nga kandidimi dhe kėtė e ka nėnshkruar nė njė kėrkesė noteriale, tė firmosur rreth 10 ditė pėrpara se tė ndahej nga jeta. Gazeta disponon njė kopje me firmėn origjinale tė tė ndjerit Rama, ku tregohet qartė se kandidimi nuk ka qenė i stisur, por ėshtė bėrė me dėshirėn e vetė kandidatit. Nė deklaratėn e dorėheqjes thuhet se tėrheqja nga kandidimi bėhet pėr arsye shėndetėsore. Kėrkesa mban datėn 29 janar tė kėtij viti dhe ėshtė njė dokument zyrtar, i noterizuar, i cili i dėrgohet kryesisė sė partisė Dėshiroj t`ju vė nė dijeni se, pėr arsye shėndetėsore, tė pafavorshme, vendosa tė tėrheq kandidaturėn pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės, nė zgjedhjet e 18 shkurtit 2007-tė. Ju falėnderoj pėr vlerėsimin dhe shpresoj nė mirėkuptimin tuaj pas kėsaj kėrkese. Ju dėshiroj suksese nė zgjedhjet lokale. Juaji, me nderime, Akile Rama, - thuhet nė kėrkesėn, e cila mė pas i ėshtė dėrguar KQZ-sė, e cila ka bėrė dhe ēregjistrimin e kandidatit Rama, i cili vdiq vetėm njė ditė para zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Ndėrkohė qė poshtė emrit ėshtė dhe firma e tė ndjerit Rama, e cila ėshtė shumė e ngjashme dhe me firmėn qė ėshtė hedhur nė kėrkesėn pėr kandidim. Pra, ekspertėt e prokurorisė e kanė nė dosjet e tyre, hetimore kėtė kėrkesė, e cila provon katėrcipėrisht se Akile Rama ka qenė kandidat pėr tė deputet i Partisė Balli Kombėtar Demokrat, por mė pas, pėr arsye shėndetėsore ėshtė tėrhequr nga kjo garė. Nga ana tjetėr, nė momentin qė ėshtė bėrė kėrkesa, Akile Rama ka qenė nė gjendje tė mirė shėndetėsore, ndėrkohė qė shėndeti i tij ėshtė pėrkeqėsuar brenda njė kohė tė shkurtėr, si pasojė e njė ceroze nė mėlēi, sipas diagnozės sė mjekut. Ndėrkohė, dalja nė dritė e kėtij dokumenti, tė cilin prokurori i ēėshtjes, Bilbil Mete, u mundua ta paraqiste si tė stisur, megjithėse ėshtė firma origjinale e Akile Ramės, nė bazė tė legjislacionit shqiptar hedh poshtė pretendimet e prokurorisė, e cila kėrkon tė fajėsojė me ēdo kusht gazetarin Ēelo Hoxha dhe kreun e PBKD-sė, Artur Roshi. Nga ky dokument kuptohet fare qartė se akuza e ngritur me denoncim tė krerėve tė PS-sė, ėshtė vetėm njė farsė politike dhe e urdhėruar nga selia rozė, e cila mbart nė vetvete sigurinė se numri njė i hetimit do i zbatojė pikė pėr pikė udhėzimet qė vijnė prej andej. Prokuroria qėllimisht mundohet ta neglizhojė ekzistencėn e kėtij dokumenti, i cili shpreh dhe vullnetin e lirė tė kandidimit dhe mė pas tė tėrheqjes tė Akile Ramės nga kandidimi pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės.
Prokurorit tė ēėshtjes i kanė djegur dy herė shtėpinė dhe nuk ėshtė bėrė denoncimi.
Mete, karriera e dyshimtė e njė prokurori qė nga koha e diktaturės
Zoti prokuror duhet ti pėrgjigjet pyetjes se, pėrse nė tė dy rastet qė i ėshtė djegur shtėpia, nuk ka bėrė denoncim. Mos rastėsisht kjo ka tė bėjė me punėn e tij? Njė pyetje tjetėr qė duhet ti pėrgjigjet ish-hetuesi i diktaturės ėshtė se, pėrse nuk i shkoi deri nė fund ēėshtjes Gjallica nė vitin 1997-tė.....
Prokurori i ēėshtjes nė ngarkim tė tė dy tė pandehurve duket se pėrveē karrierės sė tij si njė vegėl e bindur e ish-Sigurimit tė Shtetit dhe mė pas hetuesisė nė kohėn e diktaturės, fsheh dhe disa dilema tė pashpjegueshme dhe pėr njė njeri normal, dhe jo mė pėr njė prokuror nė karrierė. Sipas tė dhėnave qė na vijnė nga rrugė tė ndryshme, mbetet e dyshimtė se, pėrse zotit Mete nė dy raste i ėshtė djegur shtėpia dhe nė tė dy rastet ky zotėri nuk ka reaguar. Mos ndoshta, kjo mungesė reagimi nga njė njeri i vendosur nė detyrė pėr tė zbatuar ligjin dhe gjetjen e kriminelėve ka tė bėjė pikėrisht me detyrėn e tij si hetues nė Dibėr dhe mė pas kryeprokuror i Pogradecit? Madje, zoti Mete, sipas burimeve tona tė informacionit ka braktisur qytetin e Dibrės, ku ishte emėruar para viteve `90-tė si hetues, pikėrisht pėr shkak tė djegies sė shtėpisė qė iu bė atje. Nė 1992-shin, vendoset nė Pogradec dhe fillimisht jeton me qira nė njė nga fshatrat e kėtij qyteti dhe mė pas akomodohet nė njė apartament, sėrish nė detyrėn e prokurorit tė rrethit nė vitin 1993 dhe akomodohet dhe kėtu me shtėpi. Por sėrish, edhe nė Pogradec i djegin shtėpinė, njė akt vandalist ky dhe i dėnueshėm, por pėr habinė e tė gjithėve numri njė i hetimit nė qytet nuk ndėrrmer asnjė reagim pėr tė gjetur autorėt. Nga ana tjetėr, zoti Mete njihej pėrgjatė kohės sė diktaturės pėr dėnimet qė ka dhėnė, pėr agjitacion e propagandė, por duket se pika mė e dobėt e tij ka qenė kalimi i paligjshėm i kufirit, ku nga informacionet qė kemi bėhet e ditur se nga firma e Metes janė dėnuar dy persona nė Dibėr. Shkojmė mė tej, nė vitin 1997-tė, pas trazirave, PS-ja e emėron prokuror nė Tiranė, ku i ngarkohet pėr hetim ēėshtja e kompanisė Gjallica, tė cilėn e abandonon, pa e zbardhur mirė. Nė vitin 2003, zoti Mete ngarkohet nga zoti Sollaku pėr zbardhjen e ēėshtjes sė tregtarit maqedonas, Remzi Hoxha, gjatė sė cilės, pa pasur asnjė fakt nė dorė, arreston dhe mban nė burg pėr mė shumė se njė vit disa persona, tė cilėt mė pas gjykata i shpall tė pafajshėm. E pra, kėto janė vetėm disa nga episodet e punės sė zotit Mete dhe gazeta nė ditėt nė vijim do tė investigojė dhe do tė nxjerrė edhe tė tjera. Por, vetėm nga kaq sa pėrmendėm, duket qartė se prokurori i devotshėm Mete, karrierėn e tij mė tė suksesshme e ka pasur gjatė kohės sė monizmit, ku i pėlqente tė dėnonte njerėz pa fakte, sepse e mbėshteste partia, por duke harruar se kohėt kanė ndryshuar dhe sot, Mete gdhihet me tė njėjtat metoda, nė vitin 2007-tė, duke harruar se shqiptarėt kanė mė shumė se 16 vjet qė jetojnė nė njė shtet demokratik, dhe prokuroria ėshtė pėr t`i ardhur nė ndihmė qytetarėve dhe jo pėr tė zbatuar urdhrat e Edi Ramės, tė cilat i pėrēon me anė tė interlokutorit Dhori Sollaku.
Partia Republikane dhe Partia Demokrate e Re dėnuan arrestimin e kryetarit tė Partisė Balli Kombėtar Demokrat, Artur Roshi, si dhe tė analistit Ēelo Hoxha. Nė njė konferencė pėr shtyp, kryetari i grupit parlamentar tė PR-sė, Arjan Madhi, sqaroi se, "kėrkesa proceduriale pėr masat e arrestit me burg kėrkojnė domosdoshmėrisht rrezikshmėrinė e veēantė tė tė pandehurve". Nė kėtė drejtim ai theksoi se, "ėshtė fakt domethėnės se nga vepra penale, e pretenduar nuk ėshtė shkaktuar asnjė pasojė, si ndaj subjektit qė kėrkoi fillimin e procedimit penal, ashtu edhe ndaj shoqėrisė". Ndėrsa zėdhėnėsi i PDR-sė, Ermal Bushi, u shpreh se, "duke konsideruar se personat nė fjalė nuk janė as tė dhunshėm dhe as nė ndonjė mėnyrė tjetėr nuk paraqesin ndonjė rrezik pėr bashkėqytetarėt apo pėr punonjėsit e gjyqėsorit qė merren me kėtė ēėshtje, mbajtjen e tyre nė burg e konsideron shumė tė pavend".
|
|