|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
ARSYEJA E KORRUPTUAR E SHTETIT
Ēelo Hoxha
Qeveria e djathtė mund tiu sjellė qytetarėve edhe ato qė Plaku i Vitit tė Ri as nuk iua premton dot, por nė qoftė se prokuroria dhe sistemi gjyqėsor nuk i nėnshtrohen njė reforme tė thellė, ligjore dhe njerėzore Shqipėria do ti ngjajė njė budallai mes bollėkut. Te shoqėria si e tėrė, e pėrfytyruar si njė qenie njerėzore, prokuroria pėrfaqėson sistemin e vetėkritikės sė kėtij individi, ndėrsa gjyqėsori arsyen e tij. Qytetari me sistem vetėkritike me ngarkesė negative dhe me arsye (ose sistem gjykimi) tė korruptuar, ėshtė pėrherė i prirur tė mbajė qėndrime tė dėmshme dhe tė arrijė nė pėrfundime logjike tė gabuara. Pikėrisht kjo ėshtė shoqėria shqiptare sot. Ēdo ditė vonesė nė procesin e ndryshimit ėshtė kohė e humbur nga jeta e ēmuar e brezit tė sotėm tė shqiptarėve. Nė fillim duhet kuptuar sesi e majta dhe krimi kontrollojnė sistemin: me ligje dhe njerėzit e tyre. Sė pari, tė majtėt e mbushėn prokurorinė dhe gjykatėn me njerėzit e tyre shėrbėtorė tė verbėr tė ideologjisė komuniste ose korrupsionit, pastaj bėnė ligje qė e bėjnė tė vėshtirė filtrimin e brezit tė ri tė juristėve nė kėto institucione. Disa mandate i zgjatėn deri nė dhjetė vjet, ndėrsa Kryeprokurorit i dhanė njė mandat tė pėrjetshėm, qė tė majtėt dhe tė korruptuarit tė jenė tė paprekshėm. Sė fundi: pavarėsia e kėtyre institucioneve. Ajo duhet tė rishikohet me kujdes, nė emėr tė saj po bėhen abuzime tė mėdha. Pavarėsia e prokurorisė dhe gjyqėsorit tė sotėm ėshtė e njėjtė me pavarėsinė e Shqipėrisė gjatė regjimit komunist. Pėr kė ishte e dobishme kjo pavarėsi? Vetėm pėr Enver Hoxhėn, i cili kishte dorė tė lirė tė vriste e tė priste brenda vathės sė vet. Sot, funksionimi i kėtij regjimi dhe pavarėsia e tij po imitohen nga prokuroria dhe gjyqėsori. Sa mė shpejt tė pėrmbysen regjimet e kėtyre dy institucioneve, aq mė shpejt do tė kėputet koka e krimit.
*Autori mbahet prej njė jave nė arrest politik
Ndryshimet qeveritare!
Nga Blendi Fevziu
Sali Berisha ka hyrė kėtė javė nė njė nga fazat mė delikate tė qeverisjes sė tij. Qė prej tė hėnės ai ka nisur procesin e ndryshimeve qeveritare duke filluar nga konsultimet me partitė aleate dhe deri te testimi i interesave tė grupeve tė brendshme nė PD. Padyshim, procesi i detyrueshėm si pasojė e marrėveshjes parazgjedhore me demokristianėt ėshtė bėrė edhe mė i vėshtirė pas rezultateve nė zgjedhjet e 18 shkurtit dhe reflektimit apo leximit tė tyre. Pėrpara kėtij ndryshimi, kryeministri duhet tė marrė parasysh dhe ti japė pėrgjigje sė paku dy pyetjeve thelbėsore, pyetje qė jo pak ndėrthuren edhe midis tyre: 1. A do tė jenė kėto ndryshime nė funksion tė pėrmirėsimit tė punės sė qeverisjes dhe ecjes sė saj pėrpara? 2. Apo do tė jenė ndryshime qė tentojnė tė pasqyrojnė nė qeveri dhe tė rregullojnė balancėn e votave parlamentare dhe ruajtjen e njė mazhorancė sa mė stabėl? Nė fakt, tė dyja pyetjet, nė rastin konkret pėrjashtojnė njėra-tjetrėn dhe vėshtirė qė dikush e nė radhė tė parė Sali Berisha, ti japė njė pėrgjigje tė menjėhershme. Pyetja e parė duhet konsideruar njė reflektim i rezultatit tė 18 shkurtit dhe njė lloj reagimi pėr humbjen e koalicionit qeverisės nė disa nga qytetet kryesore dhe mė tė mėdha nė vend. Nė kėtė vėshtrim, duke pasur parasysh pakėnaqėsinė e shprehur me votė kundėr nė qytete, ritmin e qeverisjes, problemet e saj dhe pėrmirėsimin e tyre, Berisha duhet tė bėjė ndryshime tė menjėhershme dhe drastike nė kabinetin qeveritar. Shumė nga personazhet qė u pėrfshinė nė vitin 2005-sė pėr tė reflektuar realitetin e ri, politik brenda sė djathtės, jo vetėm qė nuk e justifikuan atė, por humbėn edhe atė pjesė tė elektoratit qė iu takonte tė motivonin. Rinia dhe qytetarėt duket se kanė qenė dificitet e mėdha tė PD-sė dhe Berisha duhet tė shohė fort nė kėtė drejtim. Por, nga ana tjetėr, Berisha ka fare pak vende dhe mundėsi pėr tė ndryshuar, nėse merr parasysh aleatėt. Koalicioni i djathtė ka qenė instrumenti qė e ka shpėtuar PD-nė nga humbja nė disa zona rurale tė vendit dhe ėshtė ai qė bėhet garant i sigurisė nė kėshillat bashkiakė dhe ato tė qarqeve. Pra, nė kėtė drejtim, Berisha nuk mund tė ndryshojė asgjė nga partitė e koalicionit, madje, pėrkundrazi, duhet ti shtojė ato me PDK-nė. Duke ditur rėndėsinė e kėtij koalicioni, kryeministri mund tė hasė nė kėrkesa tė ekzagjeruara dhe me ē`duket, fare pak cilėsore, qė nė vend tė pėrmirėsimit, do tė jenė njė problem mė shumė pėr qeverinė dhe qeverisjen e tij. Pra, nėse merr parasysh ruajtjen e koalicionit dhe numrin e votave tė nevojshme nė Kuvend, Berisha mund tė bėjė ndryshime qeveritare thjesht kozmetike, duke ndryshuar disa ministra dytėsorė (me pėrjashtim tė atij tė Rendit e ndoshta Drejtėsisė), por jo ndryshime thelbėsore qė mund ti japin njė fytyrė tė re qeverisjes sė tij. Pėrkundrazi, pranimi i kandidaturave tė aleatėve mund ta bėjė qeverinė e tij cilėsisht mė tė dobėt dhe moralisht mė tė sulmueshme. Pikėrisht gjetja e kėtij ekuilibri do tė jetė shumė e vėshtirė dhe Berisha vėshtirė qė tė premtojė ndryshime tė mėdha nė njė qeveri me 14 vetė, ku 4 prej tyre do ti takojnė partive aleate dhe i pesti ėshtė kryeministri. Por, duke pasur parasysh rezultatin e 18 korrikut, Berisha duhet tė shohė mė pak nga kompromiset dhe mė shumė nga cilėsia, pėr tė krijuar njė kabinet cilėsor dhe produktiv dhe jo njė kabinet qokash dhe votash mobile
POLITIKA
Ministria e Drejtėsisė, raport KLD-sė pėr shkeljet e gjetura gjatė ushtrimit tė detyrės sė gjyqtares qė dha masėn e sigurisė pėr Hoxhėn dhe Roshin
Bumēi: Ka kompromentuar figurėn e gjyqtarit, tė shkarkohet Elona Gjoka
Janė disa raste tė pėrsėritura, ku Gjoka ka dhėnė dėnime arrest shtėpie edhe nė rastet kur tė akuzuarit kanė kryer veprėn penale tė pėrdhunimit tė tė miturave, vjedhje me dhunė apo vepra tė tjera tė rrezikshme pėr shoqėrinė
Elona Gjoka, gjyqtarja e cila la nė fuqi masėn e arrestit burg pa afat pėr Ēelo Hoxhėn dhe Artur Roshin ka kompromentuar figurėn e saj si gjyqtare dhe i ėshtė propozuar pėr shkarkim Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Ministria e Drejtėsisė, pas njė kontrolli tė ushtruar nė Gjykatėn e Faktit Tiranė, pėrpara disa muajsh ka evidentuar njė sėrė rastesh, ku gjyqtarja Elona Gjoka, ka kryer shkelje nė detyrė. Sipas relacionit tė hartuar pėr kėtė qėllim ka rezultuar se, nė mė shumė se tre raste, qė kanė tė bėjnė pėr vepra penale si grabitje me dhunė, plagosje apo pėrdhunim tė miturish ka dhėnė masa tė lehta dėnimi, duke kompromentuar rėndė figurėn e saj si gjykatėse. Precedenti Pėr ta krahasuar me dėnimin qė i dha gazetarit Ēelo Hoxha dhe kryetarit tė PBKD-sė Artur Roshi, ne po veēojmė nga raporti, masėn e dėnimit qė gjyqtarja Elona Gjoka ka dhėnė pėr shtetasin F. M, i akuzuar pėr veprėn penale tė vjedhjes me dhunė. Nė kėtė seancė, gjyqtarja e vetme ka qenė Gjoka dhe nga organi i akuzės ėshtė kėrkuar vlerėsimi i arrestit me burg pėr kėtė person, por nuk ka ndodhur kėshtu. Me vendim tė gjyqtares Elona Gjoka, ėshtė caktuar masa arrest nė shtėpi me pretekstin qė tė mos ndėrpritej procesi edukativ, pasi personi nė fjalė ishte student. Ndėrkohė qė, sipas raportit, edhe masa e vendosur nga gjykata do tė sillte tė njėjtin efekt, pasi arresti nė shtėpi e ndalon tė pandehurin tė frekuentojė aktivitetet e pėrditshme jashtė banesės. Ky ėshtė njėri prej fakteve qė tregon qartė se, gjyqtarja Gjoka ka dhėnė masa tė lehta arresti edhe pėr persona, pėr tė cilėt ėshtė provuar se kanė kryer njė krim ndaj shoqėrisė, ndėrkohė qė i ka munguar vullneti, apo pėr shkaqe tė cilat vetėm ajo i di, jep arrest me burg pėr njė ēėshtje e cila, jo vetėm nuk ka shkaktuar rrefzik shoqėror, por pėr mė shumė nuk ėshtė ende e provuar. Duke i shtuar kėtij argumentimi edhe faktin qė tė dy personat ishin njerėz publikė, njėri gazetar dhe publicist, ndėrsa tjetri kryetar i njė partie dhe drejtor institucioni. Propozimi Nė fund tė kontrollit, nė masat qė propozohen tė merren nga ministri Aldo Bumēi pėr kėtė gjyqtare kėrkohet shkarkimi i saj nga detyra, pasi, sipas specialistėve tė drejtėsisė, Elona Gjoka ka kompromentuar rėndė figurėn dhe detyrėn qė ajo ushtron. Gjyqtarja Elona Gjoka, me kėto veprime ka diskretituar rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit, duke cenuar nė pėrgjithėsi prestigjin dhe autoritetin e pushtetit gjyqėsor, prandaj, nė zbatim tė nenit 147/6 tė Kushtetutės, ajo duhet tė shkarkohet. Pėr kėto arsye, nė bazė tė nenit 31, pika 3 e Ligjit Nr. 8811, datė 17.05.2001 Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Vendosa: Procedimin disiplinor tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Tiranė, Elona Gjoka. Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė shkeljeve tė kryera nga gjyqtarja Elona Gjoka, nė bazė tė nenit 147/6 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė tė vendosė shkarkimin nga detyra, thuhet nė raportin e ministrit Bumēi drejtuar KLD-sė.
Raporti i plotė i Ministrisė sė Drejtėsisė nė ngarkim tė gjyqtares Elona Gjoka
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
MINISTRIA E DREJTĖSISĖ
Drejtoria e Pėrgjithshme e Ēėshjeve tė Drejtėsisė
Drejtoria e Inspektimit
Lėnda: Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, Tiranė, Elona Gjoka.
Z. Alfred MOISIU,
President i Republikės,
Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė
Z. Ilir PANDA,
Zv/Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė
Z. Ilir TOSKA,
Kryeinspektor i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė
Sipas relacionit tė pėrgatitur nga Drejtoria e Inspektimit nė Ministrinė e Drejtėsisė dhe nga Inspektoriati i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė rezulton sė, gjyqtari Elona GJOKA, nė gjykimin e kėrkesave tė prokurorisė pėr caktimin e masave tė sigurimit ka lejuar shkelje tė ligjit procedurial si dhe tė ligjit material dhe procedurial civil nė gjykimin e padive pėr vėrtetimin gjyqėsor tė faktit tė pronėsisė, tė cilat konsistojnė:
1.Nė gjykimin e kėrkesave tė prokurorit pėr caktimin e masave tė sigurimit ka shkelur kėrkesat e nenit 228, 229 tė K. Pr. Penale.
a)Prokuroria e rrethit Tiranė ka kėrkuar vlerėsimin e ligjshėm tė arrestit nė flagrancė dhe caktimin e masės sė sigurimit arrest nė burg ndaj tė pandehurit Andi Bata, tė akuzuar pėr veprėn penale tė vjedhjes nė bashkėpunim, neni 134/2 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor, Tiranė, e pėrbėrė prej gjyqtares Elona Gjoka, me vendimin Nr. 893, datė 06.09.2004, ka vlerėsuar si tė paligjshėm arrestimin nė flagrancė tė tė pandehurit Andi Bata, akuzuar pėr veprėn penale tė vjedhjes nė bashkėpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, si dhe ka caktuar ndaj tij si masė sigurimi atė tė arrestit nė shtėpi, bazuar nė rrezikshmėrinė shoqėrore tė veprės penale dhe nė kriteret e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė parashikuara nga nenet 228 e 229 dhe nė personalitetin e tė pandehurit.
Mbi apelin e prokurorit, Gjykata e Apelit Tiranė, me vendimin Nr. 310, datė 22.10.2004, ka ndryshuar vendimin Nr. 893, datė 06.09.2004, tė Gjykatės sė Shkallės sė parė, duke caktuar ndaj tė pandehurit si masė sigurimi personal atė tė arrestit nė burg, me arsyetimin se vepra penale ėshtė kryer nė bashkėpunim dhe ėshtė me disa episode, se rrezikshmėria e veprės dhe e autorit ėshtė e madhe, se dispozita konkrete e ligjit penal qė parashikon atė vepėr penale pėrcakton si lloj dėnimi, vetėm atė me burgim, jo mė pak se 5 vjet.
b) Prokuroria e rrethit Tiranė ka kėrkuar vlerėsimin e ligjshėm tė arrestit nė flagrancė dhe caktimin e masės sė sigurimit arrest nė burg ndaj tė pandehurit Ertan Luka, tė akuzuar pėr veprėn penale tė shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor, neni 290/1 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, e pėrbėrė prej gjyqtares Elona Gjoka, me vendimin Nr. 877, datė 31.08.2004, ka vlerėsuar tė ligjshėm arrestimin nė flagrancė tė tė pandehurit Ertan Luka, akuzuar pėr veprėn penale tė shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i aksidentit, parashikuar nga nenet 290/1 dhe 273 tė Kodit Penal, duke caktuar ndaj tij si masė sigurimi atė tė arrestit nė shtepi.
Mbi e ankimin e prokurorit, Gjykata e Apelit Tiranė, me vendimin Nr. 282, datė 17.09.2004, ka ndryshuar vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė, duke caktuar si masė sigurimi ndaj tė pandehurit Erton Luka atė tė arrestit nė burg, me arsyetimin se, nga aktet del se, si rezultat i shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor, i pandehuri ka goditur viktimėn Mazlleme Avdillari, sė cilės i ka shkaktuar vdekjen e menjėhershme dhe pas aksidentit, ai ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes, duke konsumuar dy vepra penale. Nė rrethana te tilla, ka qenė e nevojshme qė ndaj tė pandehurit tė merrej masa e sigurimit arrest nė burg. Qėndrimi pozitiv i familjarėve tė viktimės nuk mund tė jetė shkak pėr tė zbutur masėn e sigurimit. Vetė qėndrimi i tė pandehurit nė kryerjen e veprės dhe largimin pas saj ėshtė i keq, tė cilat bėjnė qė duhet tė ndryshohet masa e sigurimit nga arrest shtėpie nė arrest nė burg.
c) Prokuroria e rrethit Tiranė ka kėrkuar vlerėsimin e ligjshėm tė arrestit nė flagrancė dhe caktimin e masės sė sigurimit arrest nė burg ndaj tė pandehurit Alban Lleshi, tė akuzuar pėr veprėn penale tė vjedhjes me dhunė, neni 139 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, e pėrbėrė prej gjyqtares Elona Gjoka, me vendimin Nr. 879, datė 01.09.2004, ka caktuar si masė sigurimi ndaj tė pandehurit Alban Lleshi, akuzuar pėr veprėn penale tė vjedhjes me dhunė, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal, atė tė arrestit nė shtepi. Mbi ankimin e prokurorit, Gjykata e Apelit Tiranė, me vendimin Nr. 285, datė 21.09.2004, ka ndryshuar vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė parė, duke caktuar ndaj tė pandehurit Alban Lleshi, si masė sigurimi, atė tė arrestit nė burg, me arsyetimin se, nga aktet e dosjes hetimore del se, i pandehuri, mė datė 29.08.2004 ka ardhur nga qyteti i Laēit dhe rreth orės 15.00 ka sulmuar shtetasen Rozana Radi, duke i marrė me forcė ēantėn e dorės dhe celularin. Nė kėto kushte, ka prova qė vėrtetojnė dyshimin e arsyeshėm se i pandehuri ėshtė autor i veprės penale tė vjedhjes me dhunė, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal, si dhe rrezikshmėria e veprės penale dhe e autorit justifikojnė kėrkesėn e prokurorit pėr caktimin e masės sė sigurimit arrest nė burg.
2.Nė caktimin e masave tė sigurimit me afat, nga gjykata janė shkelur kėrkesat e nenit 245/ē tė K. Pr. Penale. Sipas kėtij neni, caktimi i kohėzgjatjes sė masės bėhet kur ajo ėshtė urdhėruar pėr tė garantuar marrjen ose vėrtetėsinė e provės. Nė kundėrshtim me kėtė kėrkesė tė ligjit, gjyqtarja Elona Gjoka, nė tre raste ka gabuar nė caktimin e masave tė sigurimit me afat dhe konkretisht:
a)Prokuroria e rrethit Tiranė ka kėrkuar vlerėsim arresti nė flagrancė dhe caktim mase arresti nė burg ndaj tė pandehurit Ermal Brahushi, i akuzuar pėr veprėn penale tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė, me tė mitura, tė moshės 14-18 vjeē, tė parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal.
Gjykata e rrethit gjyqėsor, Tiranė, e pėrbėrė prej gjyqtares Elona Gjoka, me vendimin Nr. 175, datė 21.02.2004-tėr, qė i pėrket tė pandehurit Ermal Braushi, qė akuzohej pėr veprėn penale tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė, me tė mitur tė moshės 14-18 vjeē, sipas nenit 101/1 tė Kodit Penal, ka caktuar ndaj tij masėn e sigurimit Arrest nė burg me afat 1-mujor, me arsyetimin se ishte e nevojshme pėrgjigjja e ekspertimit mjeko-ligjor.
Aplikimi i kėsaj mase sigurimi ėshtė gjithmonė i lidhur me rastet, kur prova nuk do tė arrihej tė merrej ose nuk do tė garantohej vėrtetėsia e saj, nė rast se i pandehuri nuk do tė ishte siguruar me ndonjė masė sigurimi.
b) Prokuroria e rrethit Tiranė ka kėrkuar vlerėsimin e ligjshėm tė arrestit nė flagrancė dhe caktimin e masės sė sigurimit Arrest nė burg ndaj tė pandehurit Alfred Sallaku, tė akuzuar pėr veprėn penale tė vjedhjes, plagosjes sė lehtė, dėmtimeve tė tjera me dashje, neni 134/1, 89 e 90 tė K. Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, e pėrbėrė prej gjyqtares Elona Gjoka, me vendimin Nr. 178, datė 22.02.2004-tėr, qė i pėrket tė pandehurit Alfred Sallaku, qė akuzohej pėr veprat penale tė vjedhjes, plagosjes sė lehtė me dashje dhe dėmtimeve tė tjera me dashje, sipas neneve 134/1, 89 e 90 tė Kodit Penal, ka caktuar ndaj tij masen e sigurimi Arrest nė burg me afat 2-mujor, me arsyetimin se ishin tė nevojshme pėrgjigjet e ekspertimeve mjeko-ligjore pėr kategorinė e dėmtimeve, nė njė kohė qė ka pranuar se i pandehuri, nė momentin kur njė nga tė dėmtuarit nuk ndodhej nė tavolinėn e lokalit, ka marrė me anė tė gėnjeshtrės telefonin e tij celular dhe nė momentin kur i ka kėrkuar qė tia kthente, ka refuzuar dhe, me pas, me ndihmėn e vėllait tė tij, kanė filluar ti godasin edhe me gurė dy tė dėmtuarit, duke u larguar e fshehur pėr njė moment dhe, mė pas, kur tė dėmtuarit janė afruar pėrsėri, vėllai i tė pandehurit ka goditur nė kokė me gurė njė prej tėe dėmtuarve, duke u larguar pėrfundimisht.
c) Prokuroria e rrethit Tiranė ka kėrkuar vlerėsimin e ligjshėm tė arrestit nė flagrancė dhe caktimin e masės sė sigurimit Arrest nė burg ndaj tė pandehurit Flamur Matoshi, tė akuzuar pėr vepren penale tė vjedhjes me dhunė, neni 139 i K. Penal.
Gjykata e rrethit gjyqėsor Tiranė, e pėrbėrė prej gjyqtares Elona Gjoka, me vendimin Nr. 163, datė 20.02.2004-tėr, qė i pėrket tė pandehurit Flamur Riza Matoshi, qė akuzohej pėr veprėn penale tė vjedhjes me dhunė sipas nenit 139 tė Kodit Penal, ka caktuar ndaj tij masėn e sigurimit Arrest nė shtėpi, me arsyetimin pėr tė mos ndėrprerė procesin edukativ, nė njė kohė qė respektimi i masės sė caktuar nga gjykata pėrsėri do tė sillte tė njėjtin efekt, pra, ndėrprerjen apo mosvazhdimin e procesit mėsimor.
3.Shkelje tė kėrkesave tė ligjit material-procedurial, civil nė gjykimet e padive tė vėrtetimit tė faktit tė pronėsisė mbi sipėrfaqe kullotash dhe pyjesh.
Gjykata e rrethit gjyqėsor, Tiranė, me trup gjykues tė pėrbėrė nga gjyqtaret Mimoza Kajo, Frida Osmani dhe Elona Gjoka, me vendimin Nr. 4501, datė 04.11.2003, ka vendosur pranimin e padisė sė ngritur nga paditėsat Hysni Cullhaj etj., kundėr tė paditurve, Kėshilli i qarkut, Tiranė dhe Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Tiranė, me objekt njohje pronėsie dhe pėrcaktim i kufijve mbi njė sipėrfaqe pylli prej 31,9 hektarėsh, tė ndodhur nė fshatin Surrel, Komuna Dajt. Nga arsyetimi i vendimit, rezulton qė ai tė jetė mbėshtetur nė kėto prova, tė marra nė seancė gjyqėsore: dy dėshmitarė, tė specifikuar si kufitarė; njė gentplan i pronės, i lėshuar nga komuna; njė vendim gjyqėsor lidhur me vėrtetimin e faktit tė pronėsise pėr njė nga personat kufitarė, si dhe ekspertimit tė kryer nga eksperti i thirrur nė gjykim.
Nė kėto kushte, rezulton qė gjykimet e mėsipėrme tė jenė zhvilluar mbi njė ndėrgjyqėsi jo tė formuar drejt. Si palė e paditur ėshtė thirrur Kėshilli i qarkut, Tiranė, ndėrkohė qė rezulton tė mos jenė thirrur dhe tė kenė marrė pjesė subjekte qė tėrheqin interesa tė drejtpėrdrejta mbi pasuritė e pretenduara, si Drejtoria e Shėrbimit Pyjor apo organet e qeverisjes vendore, qė kanė nė administrim ato pasuri. Gjykim mbi njė ndėrgjyqėsi tė ndėrtuar nė mėnyre jo tė plotė apo dhe tė gabuar, ēka nė njė mėnyrė ka lejuar mosrespektimin nga gjykata tė parimit tė kontraditoritetit, si dhe njė vendimmarrje tė pasigurt pėr drejtėsinė e saj nė rrethanat e pamundėsisė sė kontrollit tė saj nga organet mė tė larta, gjyqėsore mbi ankimet e personave qė kanė interes pėr ēėshtjen. Hetimi gjyqėsor rezulton tė ketė qenė i pėrciptė, ēka tregon pėr njė vendimmarrje tė paracaktuar, kur gjykata nuk ka kėrkuar nga paditėsit pėrmbushjen e atij detyrimi ligjor pėr tė provuar pretendimin e tij nėpėrmjet provave qė nė tė tilla gjykime, nisur dhe nga ajo praktikė e konsoliduar prej disa vitesh, domosdoshmėrisht kėrkohen dhe verifikohen gjatė shqyrtimit gjyqėsor, si: vėrtetim negativ nga zyrat e kadastrės dhe hipotekės pėr pronėsinė para reformės agrare; vėrtetime tė drejtorive tė shėrbimit pyjor apo kadastrės pėr gjendjen kadastrale tė pronės, mė datė 01.08.1991 (qė ėshtė dhe momenti i hyrjes nė fuqi tė Ligjit Nr.7501, datė 19.07.1991, Pėr tokėn); dokumente tė tjera tė para vitit 1945-sė pėr pronėsinė apo qė indirekt hedhin dritė mbi pronėsinė e sipėrfaqes sė pronės sė pretenduar apo marrjen e dėshmive nga persona tė paraqitur si pronarė tė pronave kufitare me atė tė pretenduar.
Njė veprimtari e tillė, gjyqėsore tregon pėr njė nivel profesional tė kompromentuar tė gjyqtares Elona Gjoka, qė e reflektuar nė ato raste konkrete tė pėrmendura mė lart pėrbėn diskreditim tė pozitės dhe figurės sė gjyqtarit.
Shkeljet e kryera apo tė lejuara nga gjyqtarja Elona Gjoka, gjyqtare pranė Gjykatės sė rrethit gjyqėsor, Tiranė, gjatė gjykimit tė ēėshtjeve civile e penale, konsistojnė nė kryerjen e veprimeve qė vlerėsohen nė kundėrshtim me pėrmbushjen e rregullt tė detyrės, duke favorizuar padrejtėsisht njėrėn nga palėt dhe ka cenuar besueshmėrinė e publikut nė pavarėsinė dhe paanshmėrinė e pushtetit gjyqėsor.
Gjykata Kushtetuese nė Vendimin e saj Nr. 3, datė 20.02.2006-tė ka vlerėsuar se ... gjyqtari, pėr shkak tė funksionit qė ka, trajtohet nga Kushtetuta si funksion kushtetues.....Kjo del qartė nga pėrmbajtja e dispozitės qė parashikon shkarkimin e gjyqtarit, e cila ėshtė e ngjashme me atė tė shkarkimit tė zyrtarėve qė ushtrojnė funksione tė rėndėsishme, duke pėrdorur tė njėjtat standarde pėr kėtė kategori funksionarėsh shtetėrorė..... Nė nenin 147/6 tė Kushtetutes ėshtė parashikuar se gjyqtari mund tė shkarkohet nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė pėr kryerjen e njė krimi, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit ose pėr pamjaftueshmėri profesionale. Me shprehjen Akte e sjellje qė diskreditojne rėndė pozitėn dhe figurėn... , qė parashikohen nė nenet 128, 140 dhe 149 pika 2 tė Kushtetutes, Gjykata Kushtetuese nė Vendimin e saj Nr. 75, datė 19.04.2002, ka arsyetuar se pėrmbledh nė vetvete njė sėrė elementesh, tė cilėt mund dhe duhet tė identifikohen rast pas rasti nga organi pėrkatės qė merr vendimin pėr shkarkimin e gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese, tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ato janė tė lidhura me aktet dhe sjelljet e parregullta e tė padenja qė kėta funksionarė tė lartė kryejnė gjatė ushtrimit tė detyres, pėr shkak tė saj, por edhe jashtė detyrės. Kėto veprime apo mosveprime qė analizohen nė baze tė rrethanave tė kryerjes sė tyre, momentit subjektiv, si dhe nga dėmet qė ato i sjellin shoqėrisė e shtetit, janė tė asaj natyre qė e bėjnė tė pamundur kryerjen e mėtejshme tė funksioneve kushtetuese nga kėto subjekte....
Gjyqtarja Elona Gjoka me kėto veprime ka diskredituar rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit, duke cenuar nė pėrgjithėsi prestigjin dhe autoritetin e pushtetit gjyqėsor, prandaj, nė zbatim tė nenit 147/6 tė Kushtetutės ajo duhet tė shkarkohet.
Pėr kėto arsye, nė bazė tė nenit 31, pika 3 e Ligjit Nr. 8811, datė 17.05.2001 Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė,
VENDOSA:
Procedimin disiplinor tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, Tiranė, Elona Gjoka. Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė shkeljeve tė kryera nga gjyqtarja Elona Gjoka, nė bazė tė nenit 147/6 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė tė vendosė shkarkimin nga detyra. Kėrkesa sė bashku me materialet e tjera qė shoqėrojnė kėtė ēeshtje ti kalojnė Inspektoratit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė pėr kryerjen e procedurave tė mėtejshme sipas ligjit. Aldo BUMĒI Ministėr i Drejtėsisė
Sekretari socialist paralajmėron fushatėn elektorale brenda PS-sė dhe analizėn pėr rezultatet e 18 shkurtit
Analiza e humbjes, nė shėnjestėr, kundėrshtarėt e Ramės
Socialistėt nisin procesin zgjedhor brenda partisė pėr tė zgjedhur tė gjitha strukturat drejtuese nga qendra nė bazė, sipas parimit Njė anėtar, njė votė. Kundėrshtarėt e Ramės janė nė shėnjestėr pėr t`u larguar nga forumet drejtuese tė kėsaj partie dhe kjo do tė arrihet nėpėrmjet analizės pėr humbjen e PS-sė nė bastionet e saj mė 18 shkurt. Reformimi i saj do tė fillojė me njė analizė tė hollėsishme tė procesit zgjedhor, jo vetėm nė ato zona ku ne kemi humbur, por edhe aty ku ne kemi fituar. Mendoj se 2007-ta pėr PS-nė ėshtė njė vit i rėndėsishėm, pasi, sipas statutit tė partisė, ky do tė ishte viti i ushtrimit tė zgjedhjeve nė PS. Pra, ne do tė hapim fushatėn elektorale tė zgjedhjeve nė strukturat e partisė pas mbarimit tė zgjedhjeve vendore", - tha sekretari socialist, Bashkim Fino. Sipas tij, i pari qė do tė pėrfshihet nė fushatėn e zgjedhjeve tė reja nė PS do tė jetė kryetari i partisė, i cili do tė zgjidhet sipas parimit Njė anėtar, njė votė. Nė kėtė fushatė zgjedhore do tė pėrfshihen tė gjithė, duke filluar nga kryetari i partisė, mbėshtetur nė parimin 'Njė anėtar, njė votė' dhe duke vazhduar me tė gjitha strukturat e saj, deri te kryesia dhe Asambleja Kombėtare", - tha Fino.
Ndėshkimet Do tė ndėshkohen tė gjithė ata socialistė qė guxuan tė dalin kundėr kryetarit aktual tė PS-sė, Edi Rama, nė fushatėn e zgjedhjeve tė 18 shkurtit, veēanėrisht nė kohėn e negociatave pėr tė arritur marrėveshjen me LSI-nė. Janė disa prej figurave tė hershme tė kėsaj partie si Ylli Bufi, Kastriot Islami, Luan Memushi apo edhe tė tjerė, tė cilėt pritet tė jenė njerėzit mė tė sulmuar nga kupola e re e socialistėve. Shumė prej themeluesve tė PS-sė pritet tė largohen nga funksionet drejtuese tė kėsaj partie gjatė procesit tė zgjedhjeve tė reja nė PS nė tė gjitha nivelet e saj tė drejtimit. Ndėrsa Rama ka paralajmėruar se PS-ja do tė synojė tė shkojė drejt politikės sė re dhe se garėn mė 18 shkurt e vlerėsoi si garė midis politikės sė re dhe asaj tė vjetėr. Pritet qė viktimat e para tė jenė pikėrisht ata qė pėrkrahėn kandidatėt socialistė qė dolėn si tė pavarur nė zgjedhjet e 18 shkurtit. Pas analizės qė pritet tė zhvillohet pėr humbjen e PS-sė nė bastionet e saj, do tė jetė edhe Gramoz Ruēi njė prej figurave mė tė forta tė kėsaj partie, i cili qėndroi nė krah tė Nanos deri nė vitin 2006-tė, kur Rama kishte nisur pėrpjekejet pėr tė zėnė vendin e Nanos, ende pa dhėnė dorėheqjen ky i fundit. PS-ja humbi mė 18 shkurt nė tė gjitha zonat, ku Ruēi ėshtė deputet, gjė e cila e vendos si njė prej njerėzev qė duhet tė ndėshkohen nga kjo analizė. Humbės ėshtė edhe ish-kryetari socialist, Fatos Nano, por humbės nė kėto zgjedhje ėshtė edhe Namik Dokle, megjithėse Rama zgjodhi ta ketė nė krah gjatė fushatės sė falėnderimeve pėr fitoren nė Tiranė dhe nė rrethe tė tjera. Nė kėtė mėnyrė, kryetari socialist duket se do tė vendosė standarde tė caktuara pėr tė pėrcaktuar secilin prej figurave tė PS-sė si politikan tė gjeneratės sė re apo tė vjetėr.
Koēi: Kryetarėt lokalė ku humbėm, tė japin dorėheqjen
"Kryetarėt lokalė tė PS-sė nė rrethe, tė cilėt humbėn nė zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit duhet tė japin dorėheqjen, kjo bazuar dhe nė statutin e partisė", - u shpreh pėr mediat, nėnkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koēi. Zoti Koēi theksoi se, "ne do ta lexojmė mirė rezultatin zgjedhor, si atė fitues, ashtu edhe atė humbės. Sigurisht, nė zonat ku kemi humbur do tė zbulojmė tė gjitha pėrgjegjėsitė e strukturave tė partisė dhe natyrisht do tė ketė operacione tė rikuperimit dhe tė shėndoshjes sė saj nė kėto zona". Koēi ėshtė i mendimit se, "socialistėt duhet tė operojnė me struktura, tė cilat tė riformatojnė gjithė imazhin e partisė nė zonat humbėse". Gjithashtu, sipas tij, "ka nevojė dhe pėr njė vetėreflektim nga drejtuesit lokalė, qoftė me dorėheqje, ose me bashkėpunim apo investim nė ngritjen e imazhit tė ri tė partisė".
Rama prezanton Igli Ēelėn si kandidat nė Shijak
Kryetari i PS-sė, Edi Rama, zhvilloi paradite nė pallatin e kulturės "Qazim Domi" tė qytetit tė Shijakut njė takim me anėtarė dhe simpatizantė tė sė majtės. I shoqėruar nga deputetėt Blendi Klosi dhe Petro Koēi, Rama ka falėnderuar fillimisht zgjedhėsit shijakas pėr votėn e 18 shkurtit. Ndėrsa ka shprehur respekt pėr fituesen e sė majtės, ai theksoi se, "drejtimi i bashkisė gjatė kėtij mandati nga znj. Afėrdita Alite do tė jetė njė sfidė e vėshtirė". Mė pas, kreu i PS-sė ka kėrkuar nga qeveria dhe kryeministri Berisha garantimin e standardeve pėr votime tė lira dhe tė ndershme nė zgjedhjet pjesore, qė do tė zhvillohen nė Shijak dhe nė rrethinat mė 11 mars. Sipas Ramės, kandidati i PS-sė, Igli Ēela, "ėshtė njė administrator i suksesshėm dhe njė pėrfaqėsues i denjė i kėsaj zone". Igli Ēela ka qenė kryetar i Bashkisė sė Shijakut gjatė periudhės 2003-2007-tė.
Starova: Mbėshtes idenė e ndryshimeve nė qeveri pėr nga cilėsia dhe jo nga shifrat.
Kryetari i PBLD-sė, Arjan Starova, ka bėrė publik dje, qėndrimin e tij nė lidhje me zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit. Bashkimi Liberal Demokrat me anė tė kryetarit tė tij, Starova, ėshtė shprehur se, mbėshtet idenė e ndryshimeve tė kabinetit qeveritar, tė shprehura nga Partia Demokratike, por dėshiron tė theksojė se udhėrrėfyes i ndryshimeve nė qeverisjen e vendit nuk duhet tė jenė shifrat zgjedhore, por cilėsia, ose aftėsitė qeverisėse, konkrete tė tė gjitha partive tė koalicionit, pa asnjė pėrjashtim. Qeveria e re nuk duhet tė jetė tortė pėr tė kėnaqur gojėt e hapura tė partive tė koalicionit, por njė ekip sa mė i aftė, me pėrvojė e i pėrkushtuar ndaj pėrparimit tė Shqipėrisė, - shtoi ai. Sipas Starovės, zgjedhjet e kėtij viti pėrbėjnė njė sukses tė padiskutueshėm, pasi ata kanė katėrfishuar shifrat e zgjedhjeve vendore tė vitit 2003, si dhe thuajse dyfishuar votat e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005-sė. Me tė dhėnat ende tė papėrfunduara tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Bashkimi Liberal Demokrat pohon se ka fituar vendin e kryetarit tė Bashkisė sė Rubikut pėr njė mandat tė dytė, atė tė kryetarit tė komunės Rrape tė Pukės, si dhe 110 kėshilltarė tė njėsive vendore nė tė gjithė vendin, prej tė cilėve 26 janė kėshilltarė bashkish, ku pėrfshihen qytete kryesore si Tirana, Elbasani, Lushnja, Lezha, Pogradeci, etj. Sipas Starovės, tė gjitha kėto pėrfundime kanė arritur tė merren edhe pa patur tė drejtėn pėr komisionerė nė komisionet zgjedhore dhe me mjete tė pakta financiare. Nė pėrfundim tė kėsaj deklarate, Starova shprehu edhe qėndrimin e tij, kritik ndaj prokurorisė nė lidhje me burgosjen pa afat tė kryetarit tė Partisė Balli Kombėtar Demokrat, zotit Artur Roshi dhe sekretarit tė kėsaj partie, zotit Ēelo Hoxha. Prokuroria nuk ka asnjė argument pėr tė mos i hetuar ata nė gjendje tė lirė. A. Alia
Kreu i vėzhguesve tė OSBE-ODIHR-it mbylli misionin nė njė takim me kreun e KQZ-sė
Grunet: Nuk do tė tolerohet mė shkelja e afateve tė Kodit Zgjedhor
Shefi i misionit tė vėzhguesve tė OSBE-ODIHR-it, Jurget Grunet, ka pėrfunduar ditėn e djeshme misionin e tij nė Shqipėri nė kuadėr tė zgjedhjeve vendore. Kėshtu, Grunet ka preferuar ta mbyllė misionin e tij duke zhvilluar njė takim pasditen e djeshme me kreun e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ēlirim Gjatėn. Gjatė takimit bėhet e ditur se shefi i misionit tė OSBE-ODIHR-it ka theksuar rėndėsinė e realizimit tė standardeve zgjedhore. Sipas tij, nuk duhet tė tolerohet mė fakti qė listat e zgjedhėve tė kenė njė afishim jashtė afateve tė Kodit Zgjedhor, siē ndodhi me zgjedhjet e fundit lokale nė vend. Jurget Grunet theksoi gjatė takimit me kryetarin e KQZ-sė, Gjata, se, mosrespektimi i afateve me afishimin e listave tė zgjedhėsve ishte njė nga problemet themelore, qė ēuan nė mosvlerėsimin e procesit zgjedhor nga ana e vėzhguesve tė OSBE-ODIHR-it. Nga ana tjetėr, shefi i misionit tė OSBE-ODIHR-it theksoi se puna e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ka qenė pėr t`u vlerėsuar. Kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, theksoi se pati njė takim lamtumire me Jurgen Grunet, megjithėse njė pjesė e vėzhguesve ndėrkombėtarė do tė vazhdojnė ta mbajnė nė monitorim procesin postzgjedhor. Nė Shqipėri do tė vazhdojė tė qėndrojnė vetėm njė pjesė e vogėl e vėzhguesve tė misionit tė OSBE-ODIHR-it, ndėrsa pjesa mė e madhe e tyre ditėn e djeshme e mbyllėn misionin e tyre tė vėzhgimit. F. Mejdini
KQZ-ja shtyn vendimin pėr ankimimet e PD-sė pėr Patosin dhe Kombinatin
Kryetari i KQZ-sė vendosi qė mė datė 7 mars tė mbajė seancėn e radhės pėr kėrkesėn e PD-sė pėr pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė Patos dhe nė Kombinat.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi tė shtyjė marrjen e vendimit pėr ankimimet qė Partia Demokratike ka depozituar pėr procesin zgjedhor nė Patos dhe nė zonėn e Kombinatit. Kėshtu, nė mėnyrė unanime, anėtarėt e KQZ-sė vendosėn qė tė merrnin nė administrim njė sėrė dokumentacionesh pėr Bashkinė e Patosit dhe Njėsinė Vendore nr. 6 nė zonėn e Kombinatit. KQZ-ja vendosi qė mė datė 7 mars tė mbajė seancėn e radhės pėr kėrkesėn e PD-sė pėr pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė Patos dhe tė shqyrtojė kėrkesėn po pėr pavlefshmėri tė zgjedhjeve nė Njėsinė Vendore nr. 6 nė Kombinat. Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Patosit, Pėrparim Gropa, nėpėrmjet avokates sė tij theksoi se nė 3 qendra votimi nė kėtė zonė ka pasur parregullsi tė mėdha dhe nga ana tjetėr, kėrkohej rivlerėsimi i 300 fletėve tė votimit, tė cilat, sipas kandidatit, janė shpallur padrejtėsisht si tė pavlefshme nga KZQV-ja. Nga ana tjetėr, kandidati i mazhorancės pėr Njėsinė Vendore nr. 6, Fatmir Nezaj dhe pėrfaqėsuesi i Partisė Demokratike nė KQZ theksuan qė nė zonėn e Kombinatit ka pasur njė sėrė parregullsish gjatė procesit tė numėrimit tė votave. Kėshtu, sipas tyre, nė mėnyrė tė padrejtė, KZQV-ja, duke pėrdorur shumicėn e majtė, ka marrė vendimin pėr tė shpallur tė pavlefshme kutitė e 7 qendrave tė votimit. Nga ana tjetėr, nė mėnyrė krejt arbitrare, sipas pėrfaqėsueve tė PD-sė, KZQV-ja nuk ka bėrė tabelat pėrmbledhėsve pėr disa qendra votimi dhe nuk ka paraqitur as proces-verbalet e mbylljes pėr to. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit e PD-sė theksuan se nė grupet e numėrimit tė kėsaj njėsie vendore njerėz tė paemėruar, nė shkelje tė hapur tė ligjit, kanė numėruar kutitė e votimit. F. Mejdini
Kryeministri, Sali Berisha, flet nė mbledhjen e qeverisė pėr projektin e rėndėsishėm
Berisha: Do pėrshpejtohet projekti pėr kartat e identitetit
Kryeministri Berisha deklaroi dje, se sė shpejti tė gjithė qytetarėt do tė pajisen me karta identiteti, duke e konsideruar atė si njė pėrparėsi qė do tė pėrmbushė jo vetėm njė angazhim tė qeverisė nė kuadėr tė programit tė saj, por njėkohėsisht do tė lehtėsojė qytetarėt nga barra burokratike e lėshimit tė certifikatave. Pėr realizimin e kėtij projekti, i cili ishte nė qendėr tė vėmendjes sė kryeministrit gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, ėshtė ngarkuar Ministria e Brendshme. Berisha u shpreh se zbatimi i projektit tė pajisjes sė qytetarėve me karta identiteti ėshtė njė detyrimi i shumėfishtė, ėshtė detyrim i programit tė tij, por edhe i kėrkesės imperative tė lėvizjes sė lirė. Ky ėshtė njė detyrim i shumėfishtė, ėshtė detyrim i programit tonė dhe njė nga ato detyrime qė ka pasur njė shtytje, ėshtė gjithashtu njė kėrkesė imperative pėr lėvizjen e lirė. Nė tė gjitha negociatat tona pėr liberalizimin e lėvizjes nė mėnyrė konstante ne jemi zotuar se do tė procedojmė me shpejtėsinė mė tė madhe, tė mundshme me kartat e identitetit. Gjithashtu, ky ėshtė njė detyrim pėr identifikimin e zgjedhėsve, qė pėrbėn njė kėrkesė tė rėndėsishme nė mėnyrė qė tė arkivohet pėrfundimisht diskutimi mbi vėrtetėsinė e dokumenteve tė lėshuara nga gjendja civile dhe tė bėjė tė mundur qė qytetarėt shqiptarė tė ēlirohen nga certifikatomania. Megjithėse pas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pėr fotokopjimin e tyre nga zyrat e shtetit, ėshtė kufizuar nė mėnyrė tė ndjeshme lėshimi i tyre, sėrish mbetet njė problem qė rėndon edhe burokracinė shtetėrore, edhe arkėn e xhepin e qytetarėve, pavarėsisht se ēmimi i tyre ėshtė shumė i lirė, por edhe koha pėr nxjerrjen e certifikatės ka ēmimin e vet, - u shpreh Berisha. Kreu i ekzekutivit bėri tė ditur se pėr zbatimin e kėtij projekti ėshtė marrė njė ekspertizė, e cila do tė vendosė se ēfarė tiparesh do tė ketė kjo kartė identiteti. Natyrisht, duhet tė jetė mė e mira e mundshme, pasi kemi avantazhin se mund tė pėrfitojmė nga tė gjitha pėrditėsimet qė i janė bėrė asaj deri mė sot dhe tė kemi njė kartė identiteti moderne. Ndoshta ėshtė e domosdoshme tė funksionojė njė grup mė i gjerė sesa Ministria e Brendshme, nė mėnyrė qė tė zgjidhet ēėshtja e numerėzimit tė saj dhe qytetarėve. Nė kėtė aspekt ekziston njė arkiv, ėshtė numri i tė siguruarve, por duhet parė, nėse do tė pėrdoret ky arkiv apo do tė ndėrtohet nga e para numerėzimi i qytetarėve, - shtoi kryeministri Berisha. Nė rast se ėshtė e nevojshme, kryeministri beri tė ditur se mund tė bėhet njė rialokim fondesh nė parlament, nėse nuk mund tė pėrballohet nga fondet e mundshme qė mund tė sigurohen pėr kėtė qėllim. Duhet tė ecim me shpejtėsi. Ėshtė ecur pėr pėrzgjedhjen e karakteristikave teknike, por duhet pėrzgjedhur mėnyra se kush dhe si do tė lėshohet karta, ēmimi, i cili duhet tė jetė detyrimisht i arsyeshėm dhe jo njė ēmim qė tė rėndojė buxhetin e qytetarėve, ndonėse nga pikėpamja ekonomike ėshtė me interes shumė tė madh pėr qytetarėt, pasi me marrjen e kartės sė identitetit ata shpėtojnė nga dėshmia e pafundme e certifikatave, - tha Berisha. Alketa Alia
Pas tentativės pėr tė prishur pllakat e shatėrvanit te sheshi Rilindja
Basha: Rama i ėshtė kthyer politikės sė konfliktit
Ministri i Punėve Publike, Lulzim Basha, u shpreh ditėn e djeshme nė lidhje me tentativėn pėr prishjen e shatėrvanit nė sheshin Rilindja, duke theksuar se Rama i ėshtė kthyer politikės sė konfliktit. Ka dy aspekte tė kėtij veprimi. Njėra anė ka tė bėjė me sheshin nė vetvete, shesh, i cili ėshtė rehabilituar tėrėsisht. Veprimi i parė qė duhet tė bėjė Z.Rama, do tė ishte tė falėnderonte tė gjithė ata qė i dhanė fund asaj situate tė tmerrshme qė ishte krijuar si rezultat i veprimtarisė antiligjore tė bashkisė, duke i kthyer kėtij sheshi jo vetėm dinjitetin, por edhe njė perspektivė zhvillimi. Tė gjithė ne jemi dėshmitarė, sesi banka tė shumta, njėsi tė shumta biznesi, tashmė janė vendosur nė kėtė shesh tė rehabilituar, i cili mund tė cilėsohet pa frikė si nyja mė moderne e trafikut nė tė gjithė Shqipėrinė, ndoshta e vetmja nyje me parametra evropianė tė trafikut, - tha Basha. Ana tjetėr e ēėshtjes ėshtė ajo politike, shumė shpejt, pas marrjes sė mandatit, z.Rama i ėshtė rikthyer politikės sė konfliktit, politikės sė pėrplasjes me institucionet qendrore, njė politikė, e cila nuk jep fryte. Kjo nuk ėshtė ajo qė presin qytetarėt nga politika. Qytetarėt, bizneset, shoqėria ėshtė e lodhur me konfliktin. Vota e 18 shkurtit nė gjithė Shqipėrinė dhe Tiranėn nuk ėshtė njė votė pėr konflikt, pėr pėrplasje pa sens, por ėshtė njė votė me shpresėn pėr zhvillim tė mėtejshėm dhe kjo ėshtė ajo qė pritet nga tė gjitha autoritetet politike. Nė kėtė kuadėr, ēdo pėrpjekje pėr tė ndaluar rehabilitimin e sheshit, pėr tė ndaluar ndėrtimin e shatėrvanit, ėshtė njė pėrpjekje nė drejtim tė gabuar, - vijoi mė tej ai.
Raporti i Komisionit tė Shėrbimit Civil ngjalli debate nė komisionin e Ligjeve
Mazhoranca konteston raportin vjetor tė KSHC-sė
Komisioni i Ligjeve debatoi ditėn e djeshme nė lidhje me raportin e Komisionit tė Shėrbimit Civil pėr vitin e 2006-tė, raport qė u paraqit nga kryetari i institucionit, Roland Pėrmeti. Debatet nė sallė nisėn, pasi Pėrmeti lexoi raportin duke theksuar se administrata gjatė vitit tė kaluar ka bėrė shkelje tė shumta pėrsa i pėrket ligjit pėr Statusin e Nėpunėsit Civil. Kryetari i KSHC-sė e vuri theksin te shkarkimet e larta kryesisht nė dogana dhe tatime, gjė qė ka bėrė qė ky institucion tė pranojė njė pjesė tė madhe tė kėrkesave tė ardhura nga administrata tatimore dhe ajo doganore. Nė tė gjitha institucionet e administratės publike ka veprime tė kundėrligjshme, sidomos nė administratėn qendrore, nė administatėn doganore e tatimore. Duke iu referuar shifrave tė raportit, 60.6 % e ankesave tė nėpunėsve civilė tė administratės publike janė pranuar, ku mė tė lartat janė shifrat qė i pėrkasin administratės tatimore, 85.5 % dhe asaj doganore, 78.2%, tė numrit tė pėrgjithshėm tė ankesave tė paraqitura nė KSHC, - deklaroi kryetari i kėtij institucioni, Roland Pėrmeti. Deklaratat e Pėrmetit nė komisionin e Ligjeve ngjallėn reagimin e kryetarit tė komisionit tė Ligjeve, Fatos Bejės. Sipas tij, raporti i paraqitur nga KSHC-ja ka mangėsi tė mėdha, sepse nė kėtė raport asgjė nuk ėshtė thėnė pėr arritjet qė janė bėrė nga qeveria pėrsa i pėrket luftės kundėr korrupsionit nė tatime dhe dogana. Ky raport ka mangėsi, sepse nė dokumentin e aktivitetit vjetor tė kėtij institucioni nuk thuhet asnjė fjalė pėr luftėn e shpallur nga qeveria kundėr korrupsionit nė administratėn publike dhe arritjet nė kėtė drejtim gjatė vitit 2006-tė. Janė 600 milionė euro qė janė fituar nė dogana dhe tatime, pikėrisht nga shkarkimi i kėtyre punonjėsve, tė cilėt ju mbroni nė raportin tuaj. Nė asnjė vend nė raport nuk pėrmendet korrupsioni , i cili ka qenė shkaku nė shumicėn e tė larguarve nga shėrbimi civil, - theksoi Beja nė fjalėn e tij. Kryetari i komisionit tė Ligjeve deklaroi se raporti i KSHC-sė nuk pasqyron situatėn reale nė administratėn publike dhe se ėshtė i ngjashėm me njė dokument tė shkruar nga opozita. Kryetari i komisionit tė Ligjeve, Fatos Beja, deklaroi se nė raportin e tij, Komisioni i Shėrbimit Civil i ka kaluar kompetencat e tij dhe ka arritur nė pėrfundime dhe pėrgjegjėsi qė i takojnė vetėm Kėshillit tė Ministrave. Fatjona Mejdini
KSHC: Shkarkime nė kundėrshtim me ligjin nė ēdo institucion
Kryetari i Komisionit tė Shėrbimit Civil, Roland Pėrmeti, deklaroi nė komisionin e Ligjeve se viti 2006-tė ka pasur njė vėrshim ankesash pėrsa i pėrket shkarkimeve tė padrejta qė janė bėrė nė administratė. Sipas Pėrmetit, nė tė gjitha institucionet e administratės publike ka veprime tė kundėrligjshme, sidomos nė administratėn qendrore, nė administratėn doganore e tatimore. Duke iu referuar shifrave tė raportit, Pėrmeti theksoi se pėr vitin 2006-tė ky institucion ka shqyrtuar 737 ankesa nga 337 tė tilla, tė shqyrtuara nė vitin 2005-sė, ose rreth 2.3 herė mė shumė. KSHC ka zgjidhur 702 ankesa, nga 307 ankesa tė zgjidhura njė vit mė parė, ose 2.3 herė mė shumė. Nga 702 ankesat e shqyrtuara, 477 prej tyre ose 67.9% tė numrit tė tyre, tė pėrgjithshėm, janė pranuar. Kjo shifėr e lartė tregon se ka shkelje tė shumta tė ligjit pėr Statusin e Nėpunėsit Civil, gjė qė shtron detyrėn nė zbatimin dhe mbrojtjen e kėtij ligji, si element i rėndėsishėm i demokracisė shqiptare, - theksoi Pėrmeti gjatė raportimit tė tij nė komisionin e Ligjeve.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vizitė zyrtare nė Rumani
Presidenti rumun: Shqipėria, pranė NATO-s
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi ditėn e djeshme vizita me krerė tė lartė tė Rumanisė, midis tyre edhe presidentin rumun, Traian Basescu. Gjatė takimit me Topallin, Basescu theksoi se Shqipėria po bėn hapa pozitive pėr integrimin nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Ne po ju presim nė NATO. Samiti i Rigės dha sinjale pozitive pėr disa nga vendet e rajonit, mes tė cilėve edhe Shqipėria dhe besojmė qė vendi juaj pas njė viti do tė marrė ftesėn pėr anėtarėsim. Ne do tju mbėshtesim dhe tju ofrojmė pėrvojėn tonė nė ēdo hap dhe jemi tė bindur se Shqipėria dhe Ballkani Perėndimor nė pėrgjithėsi do tė jenė sė shpejti edhe pjesė e BE-sė, - u shpreh presidenti Basescu, duke shprehur mbėshtetjen e Rumanisė pėr Shqipėrinė. Topalli ditėn e djeshme u prit edhe nga zv.kryetari i Dhomės sė Deputetėve tė Rumanisė, Eugen Nicolicea, si dhe nga kryetari i Senatit rumun, Nicolae Vacaroiu. Gjatė kėsaj vizite, kryetarja Topalli shoqėrohej nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Bamir Topi, si dhe nga deputetėt Taulant Balla dhe Shkėlqim Ziri, anėtarė tė Grupit tė Miqėsisė, Rumani-Shqipėri.
SOCIALE
Procedim penal pėr 25 autovetura tė vjedhura nė Europė
Nė Shqipėri, 105 BMW X5 tė jashtėligjshme
Mjafton tė bėsh njė shėtitje tė shkurtėr rrugėve tė Tiranės pėr tė humbur sensin e numėrimit tė makinave tip BMW X5, tė cilat tė japin pėrshtypjen e njė kryeqyteti luksoz dhe nga ana tjetėr, tė dyshimtė
Rildo Ngjela Drejtoria e Hetimit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave njoftoi ditėn e djeshme se, ka dėrguar nė prokurori kallėzimet pėr fillimin e procedimit penal pėr 25 autovetura BMW X5, tė vjedhura nė shtete tė ndryshme tė Europės. Sipas Drejtorisė sė Hetimit, strukturat e specializuara tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave kanė pėrfunduar procedurat hetimore dhe kanė pėrgatitur kallėzimin pėr fillimin e procedimit penal ndaj personave qė kanė konsumuar elemente tė veprės penale pėr trafikim tė mjeteve motorike, kontrabandė, falsifikim i dokumentave, lidhur me 25 autovetura tip BMW X5, tė cilat kanė rezultuar tė vjedhura nė vende tė ndryshme tė Europės. Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave ka kryer procedurat e hetimit, lidhur me veprimet doganore, mėnyrėn e hyrjes sė kėtyre mjeteve nė territorin shqiptar, pajisjen me targa shqiptare dhe leje tė qarkullimit rrugor tė tyre, duke kontrolluar dosjet e kėtyre automjeteve, vendin e hyrjes sė automjeteve nė Shqipėri. Kjo ėshtė bėrė duke bashkėpunuar me Policinė e Shtetit dhe duke shqyrtuar tė gjithė dokumentacionin doganor pėr 118 autovetura BMW X5, tė regjistruara nė DPShTRr.
Hetimi Sipas Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, nga hetimet e kryera rezulton se, 13 prej kėtyre automjeteve kanė rezultuar tė rregullta, tė importuara nga kompania qė ka ekskluzivitetin dhe trupi diplomatik i akredituar nė Shqipėri. Ndėrsa, 105 autovetura BMW X5 janė pajisur me dokumente, por qarkullojnė nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė vendin tonė. Prej kėtyre, 16 autovetura janė pajisur me targa shqiptare pa u zhdoganuar fare nė doganė, 89 prej tyre janė zhdoganuar nė degė tė ndryshme doganore, duke paraqitur tė dhėna tė ndryshme nga ato reale, si tipi i BMW-ve dhe vitit tė prodhimit, duke sjellė shmangie tė theksuar tė detyrimit doganor, pra duke sjellė ulje tė tarifės sė doganės. Nga kėto, 25 automjete janė regjistruar si tė vjedhura nė vende tė ndryshme tė Europės si Itali, Francė, Gjermani, Slloveni, Zvicėr etj., materiali pėr tė cilat u pėrgatit i plotė dhe u dėrgua nė organin e ndjekjes penale. Sipas burimeve tė mėsipėrme, automjetet e tjera janė nė proces hetimi.
Rastet e tjera Ėshtė bėrė e ditur se investigimi i kryer nga strukturat e specializuara tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave do tė vazhdojė edhe me raste tė tjera tė evidentuara tashmė dhe qė do tė evidentohen nė tė ardhmen. Megjithė zvarritjen dhe vendimet e pushimit qė vazhdojnė tė vijnė nga organi i ndjekjes penale, me argumenta se p.sh, nuk gjendet shtetasi; se kur shtetasi ka sigluar para noterit; ka kaluar afati pėr ndjekjen penale, duke llogaritur afatin vetėm pėr njė vepėr, kur evidentohen lehtėsisht elemente, tė paktėn tė tre veprave tė ndryshme penale pra: trafikimi i mjeteve motorike, kontrabandė , falsifikim i dokumentave dhe shpėrdorimi i detyrės nga punonjėsit e shtetit qė janė bėrė pjesė e kėtij trafiku, si dhe megjithė mosveprimin nė kohė, duke lejuar kalimin e afateve qė, sipas tyre, mundėsojnė ndjekjen dhe procedimin penal, investigimi do tė vazhdojė.
Rrjeti Gjatė procedurave tė hetimit, Drejtoria e Hetimit ka konstatuar se ka funksionuar njė rrjet i organizuar trafikantėsh, tė cilėt, duke shfrytėzuar bashkėpunimin e ngushtė me segmente tė administratės shtetėrore kanė mundėsuar futjen e kėtyre automjeteve nė vendin tonė, duke pėrdorur p.sh tė njėjtėn targė nė disa automjete, duke pėrdorur degė doganore tė veēanta, pėr tė zhdoganuar nė vijimėsi apo edhe noterė tė veēantė pėr tė certifikuar falsifikimet e dokumentacionit. Gjithashtu, hetimi ka evidentuar edhe shkelje administrative apo penale gjatė kryerjes sė procedurave doganorė tė zhdoganimit nga personeli doganor, gjatė pajisjes sė kėtyre mjeteve me targa shqiptare dhe leje qarkullimi nga DPShTRr, nė aktet juridike tė shitblerjes sė kėtyre mjeteve tė kryera nė zyra noteriale tė ndryshme etj., ēka dėshmon se ka funksionuar njė rrjet trafiku i mirorganizuar, i cili ka falsifikuar dokumente, ka certifikuar kėtė falsifikim dhe nė bazė tė kėtij materiali dokumentar lehtėsisht tė evidentuar nga punonjėsit e shtetit kanė kryer zhdoganime qesharake dhe regjistrime e pajisje me leje qarkullimi pranė DPShTRr. Tė gjitha kėto tė dhėna tė detajuara me emra konkretė, Drejtoria e Hetimit i ka paraqitur nė materialin e pėrgatitur pėr fillimin e procedimit penal.
BOX
Nga hetimet e kryera pėr 118 vetura rezulton se:
1- 13 prej tyre kanė rezultuar tė rregullta, tė importuara nga kompania qė ka ekskluzivitetin dhe trupi diplomatik i akredituar nė Shqipėri
2- 105 autovetura BMW X5 janė pajisur me dokumente dhe qarkullojnė nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė vendin tonė. Prej kėtyre: a-16 autovetura janė pajisur me targa shqiptare, pa u zhdoganuar fare nė doganė. b-89 prej tyre janė zhdoganuar nė degė tė ndryshme doganore, duke paraqitur tė dhėna tė ndryshme nga ato reale si tipi i BMW-ve dhe vitit tė prodhimit, duke sjellė shmangie tė theksuar (Ulje) tė detyrimit doganor.
3- Nga kėto, 25 automjete janė regjistruar si tė vjedhura nė vende tė ndryshme tė Europės si Itali, Francė, Gjermani, Slloveni, Zvicėr etj, materiali pėr tė cilat u pėrgatit i plotė dhe u dėrgua nė organin e ndjekjes penale. Automjetet e tjera janė nė proces hetimi.
KULTURA
Nė pranverė 1396 Oliver Jens Schmitt
Andej nga fundi i shekullit tė 15-tė, patrici venecian Domenico Malipiero shkruante pėr qytetin e Skutarit: cittą d“Albania, situada su un monte altissimo, che ha d“ attorno una regione fertile abonande de tutte le cose necessarie. Questa cittą ha dalla parte de occidente un lago che circonda 80 mia, da“l qual nasce“l fiume Bogiana, che discore alla raise de“l monte della terra; dalla banda de Oriente ha un altro fiume che si chiama el Drin; tutti do questi fiumi č molto grossi, in modo che le nave grosse puņ navegar per essi molti mia; ha pianura da una banda e dall“altra, che senza gadiga de i lavoradori, butade le semenze del gran in terra, rende frutto mirabele; la campagna č tanto grassa, che prohibisse alla piegore el starghe longamentet azzochč le non patissa de repletion. Questa region č circondata da monti asprissimi e altissimi; i colli č pienti de vigne e de olive; apresso alla palude verso la marina ha boschi grandissimi, ne i quali che č gran quantitą de legnami da ogni fattion. Malipiero, Annali veneti S. 92.
Nė pranverėn e vitit 1396, disa patricė venecianė udhėtonin si pėrfaqėsues tė vendit tė tyre drejt veriut tė Shqipėrisė, pėr tė marrė nga duart e Georg II. Stracimirovic Balshės, princit tė Zetės, sundimin mbi qytetin e Skutarit dhe krahinave pėrreth.1 Me galerat e tyre ata ishin futur nga ujrat e kthjellta tė Dalmacisė nė derdhjen e turbullt tė Bojanės, ku cektinat e ērregullta tė rėrės krijonin rreziqe pėr anijet. Mbase, qė nė atė kohė udhėrrėfyesit i kthenin anijet e mėdha nga zonat e cekta drejt Manastirit tė vjetėr tė Shėn Nikollės nė derdhje tė lumit.2 Nga ana e djathtė shihej Fusha e Velipojės (Fusha e Zanave), 3 ku barinj tė shumtė kullosnin nė dimėr tufat e tyre. Terreni nė derdhje tė Bojanės ishte moēalor, ajri konsiderohej i pashėndetshėm, megjithatė kalimi dhe qėndrimi i anijeve mund tė bėhej ende; kurse tetėdhjetė vjet mė pas ankorimi pėr njė kohė mė tė gjatė nė kėtė zonė do tė thoshte dėnim me vdekje.4 Po tė hidhje shikimin mė tutje nga e djathta, dalloheshin kodrinat 500 metra tė larta tė Malit tė Rencit qė zbrisnin ngadalė nė drejtim tė juglindjes nė drejtim tė portit tė vogėl S. Giovanni di Medua dhe deltės sė gjerė tė Drinit. Atje nė kėmbėt e malit kish ngulur kėmbėt qyteti Alessios, dikur njė prej porteve mė tė rėndėsishme adriatikase tė rajonit, kurse tani i mbetur vetėm njė grumbull shtėpish, poshtė njė kėshtjelle tė rrėnuar.6 Tė dy Nobilet nuk duhet ta kenė shijuar pėr kohė tė gjatė mikpritjen e Abacisė, e cila zotėronte pak ēifliqe dhe zona peshkimi, por duhet tė kenė vazhduar menjėherė udhėtimin drejt Bojanės. Lumi ishte i lundrueshėm edhe pėr galerat, meqenėse prurjet e zhavorreve andej nga 1400 ishin shumė mė tė pakta se sa ato tė disa dekadave mė vonė, pas pėrmbytjeve katastrofale tė Drinit. Niveli i ujit tė Bojanės i ishte nėnshtruar ndryshimit tė sezoneve, shkrirja e borės nė pranverė lehtėsonte lundrimin nė brendėsi tė vendit. Lumi kalonte nė shumė serpentina pėrgjatė 40 kilometrave pėrpjetė deri nė qytetin e Skutarit; nė linjė ajrore kjo distancė ėshtė faktikisht 23 kilometra e gjatė. Bojana ishte arteria vitale e Shqipėrisė veriore. Njė pjesė e rėndėsishme e tregėtisė me Serbinė zhvillohej nėpėrmjet lumit, dhe galerat veneciane duhet tė jenė pėrballur shpesh me anijet raguziane tė mallrave. Gjatė lundrimit tė tyre venecianet do tė kenė parė numrin e shumtė tė mrezhave (?) si dhe mullinjtė qė ndodheshin nė tė dy anėt e lumit, po ashtu si edhe fshatrat e qytetet e vogla e tė kamura, me kishat e tyre nė afėrsi tė bregut. Toka e kultivuar intensivisht fillonte disa kilometra nė veri tė luginės pjellore ku derdhej lumi, nė njė fushė moēalore tė mbuluar nga njė det pemėsh, pyjesh tė nderura mbi tokėn e lagėsht, tė cilat qė nga Dulcigno-s shtriheshin pėrgjatė gjithė bregdetit. Nė kėto pyje gėmushash punonin si druvarė shumė raguzianė, qė mbulonin nevojat e qytetit tė tyre pėr lėndė djegėse, materiale ndėrtimi nė pėrgjithėsi dhe materiale pėr ndėrtimin e anijeve. Deri nė fillim tė shekullit tė 20-tė, pak kopshte fshatarėsh u ngritėn mbi kėtė labirinth tė gjelbėrt ku si nė dimėr ashtu dhe nė pranverė kalimi bėhej vetėm me varka. Pėrbri fshatrave Reē dhe Kėrroq udhėtimi vazhdonte me kthesat tė pandryshueme deri sa arrihej tek rryma e shpejtė e lumit mes kodrės Fraskanjel ( 88m) nė tė majtė dhe Belaj (117m) nė bregun e djathtė. Direkt pas kodrės Fraskanjel ndodhej njė qytezė shumė e vjetėr, nė monedhat e tė cilės ka qenė shkruar emri Saucium, tė quajtur Svac nga sllavėt dhe tė thirrur sot Shas nga shqiptarėt tė cilėt pasi pėr njė kohė tė gjatė e kanė quajtur thjesht Kishat.7 Nga Bojana duhej gati njė gjysmė ore pėr t`iu ngjitur kodrės dhe pėr tė arritur liqenin, nė bregun e majtė tė tė cilit, nė njė vend tė ngritur, ndodheshin shtėpitė dhe kishat. Bregu i majtė dhe i djathtė i liqenit krijohen nga njė varg kodrash, ndėrkohė qė fundi i sipėrm dhe ai i poshtėm janė tė rrafshtė; e para ėshtė njė fushė e vogėl moēalore, shumė e keqe pėr shėndetin, nė tė cilėn ndodhet fshati i vogėl shqiptar Brinja.... Qyteti i vjetėr ndodhej nė majė tė kodrės, ai ka ( kishte) nė kėmbėt e tij njė portė, nė afėrsi tė bregut tė liqenit, njė portė e dytė ishte nė anėn tjetėr 8 Qė prej sė largu shihej kisha e qytetit me kambanoren e saj. Edhe shumė vite mė pas, udhėtarėt kanė shkruar pėr gjendjen e favorshme tė liqenit tė mbushur me peshq, i cili nė dimėr mbulohej i gjithi nga rosat, lejlekėt dhe zogjtė e tjerė. 9 Nė shek. e 17-tė fshatarėt tregonin se qyteti kishte 365 kisha, nga njė pėr ēdo ditė.10 Nė Malin Lisigna, vendqėndrimin e grave tunduese 11 duhet tė ketė patur liqene tė vogla, shpella, burime me ujė tė kripur dhe barishte me helm. Autoriteteve veneciane do u duhet tė kenė gjithnjė tė bėjnė me Peshkopin e Suacium-it dhe feudalėt e vendit. Liqeni i Suacium-it thahej nė fshatin Shėn Gjergj (S. Giorgio) nė afėrsi tė Bojanės, e cila me sa thonė kish arritur atje gjerėsinė e Tiberit (Teveres?); 12 ajo qė nuk dihet 13 ėshtė nėse ka ekzistuar qė nė atė kohė alla greca, kisha e pikturuar dhe zbukuruar me mermer, sė bashku me kambanoren e saj. Nė skaj tė fushės sė lagėsht tė Bojanės, pas njė gjarpėrimi tjetėr tė lumit fillonte fshati i populluar dendur i Skutarit. Atje, direkt nė bregun e djathtė ndodhej fshati Rrushkull, mė tutje nga lindja Gramshi dhe mė nė distancė dalloheshin fshatrat Trushi i Sipėrm dhe Trushi i Poshtėm. Disi mė nė veri tė Rrushkullit ndodhej Vau i Shėn Todhrit (S. Theodorus) pėr kalimin e tė cilit duhej paguar doganė, njė burim ky i rėndėsishėm tė ardhurash pėr Peshkopin e Suacium-it.14 Mė pas vinin direkt dy kishat: S. Maria de Goriē (nė fshatin Goricė) dhe S. Theodorus.15 Midis Goricės dhe Manastirit benedektin St. Sergius dhe Baccus lumi bėnte njė kthesė tė gjerė nga veriu dhe pėrshkonte dy fshatra mė tė mėdha nė bregun e djathtė, Dajēin dhe Samrishin. Prej aty shihej me sy Kodra e Skutarit; nė tė majtė kodra 150 m e lartė e Anamalit me fshatin e kamur Oblik, prapa Taraboshi i lartė gati 600 m, qė binte rrėpirė nė bregun e Liqenit tė Skutarit. Pėrkundrejt tij kodrinat e Bėrdicės (nga Brdo, serbisht kodėr) shgtriheshin deri nė vetė qytetin e Skutarit. Kėto kodra krijonin sė bashku njė ngushtim pėr shtratin e lumit. Anija kthehej nga prapa Samrish-it nė drejtim tė jugut, kalonte Obotin dhe mbėrrinte nė ndėrtesėn madhėshtore tė Manastirit St. Sergius, njė prej pikave tregėtare mė tė rėndėsishme tė Ballkanit perėndimor. Atje, bėnin rrėmujė kuajt dhe mushkat e ngarkuara me kripė qė niseshin nė drejtim tė Fushė Kosovės, atje mbėrrinin nga minierat serbe karrvanet me plumb dhe argjėnt. Rojet shqiptare kujdeseshin pėr thasėt dhe bohēet. Tregėtarėt raguzianė shiheshin kudo. Tregėtarėt ziheshin e pėrlesheshin shpesh.16 Atje rradhiteshin dyqanet dhe tezgat, njė doganė ishte po ashtu afėr. Kisha e manastirit tė atjeshėm ishte ndėrtesa mė e bukur nė krejt Shqipėrinė veriore; njė Bazilikė me shtresa tė ndryshme blloqesh e pllakash guri, e ndėrtuar me tri nivele dhe navata tė holla, tė mbajtura prej kollonave kuadratike qė kishin fund tė harkuar. Ēdo navatė pėrfundonte me njė gjysmėhark, navata qėndrore kapėrcente dy navatat anėsore. Portali ishte i ndėrtuar nė stilin roman me njė timpano nė formė harku. Brenda shiheshin mure tė pikturuara dhe njė mozaik nė dysheme. Nė hyrjen kryesore vizitori mund tė shquante dy mbishkrime latine, qė bėnin fjalė pėr donacionet dhe ndėrtimet bujare mbi themelet e vjetra, tė kryera nėn urdhėrat e mbretėreshės serbe Helena dhe mbretit Milutin nė vitet 1290 1293.17 Nė St. Sergius, Abacia e tė cilit sigurisht nuk e ka humbur rastin pėr tė pėrshėndetur zotėrinjtė e rinj, udhėtimi me anije duhet tė pėrfundonte.18 Nobiles duhet tė kenė vazhduar udhėtimin me kuaj dhe sigurisht duhet tė kenė menduar pėr tė hapur Bojanėn nė miljen e fundit para se tė mbėrrije nė Skutari. Kėto plane janė diskutuar mė vonė nė Venedik.19 Pranė kodrės Bėrdica ata kanė hyrė sėrish nė fushė dhe kanė parė Kėshtjellėn malore tė Rozafės, ku pak kohė mė parė kish patur rezidencėn e tij Osmane Sahini. Nga prapa ngriheshin malet Cukali dhe Maranaj, majat20 e mbuluara me borė tė alpeve tė Shqipėrisė veriore. Rrjedha gjarpėruese e Bojanės nga Manastiri i Shėn Nikollės nė derdhje deri nė Skutari ishte shtylla kurrizore e Shqipėrisė Veneciane dhe dalja e vetme nė det e pronave tė reja veneciane.Republika e Markusit nuk kish patur kurrė nėn kompetencat e veta njė territor ndėrdetar, qendra e tė cilės tė ndodhej kaq larg rrezes sė qarkullimit tė galerave veneciane. Provinca e re veneciane ishte krejtėsisht kontinentale. Nė derdhjen e Bojanės nuk kishte port; udhėtimi pėr nė St. Sergius mund tė pengohej lehtė nga brigjet e lumit, vetė rrjedha e lumit mund tė bllokohej. Vendi tjetėr ku ekzistonte njė skelė ishte Medua, vend i parėndėsishėm dhe vendi tjetėr ku ekzistonte njė port i vėrtetė ishte Alessio e largėt. 21 Pėr administratėn veneciane, e cila administronte prej shekujsh vetėm Kėshtjellat porte dhe ishuj tė mbrojtura nga flotat, u shtuan sfida tė reja administrative dhe ushtarake. Historia e Shqipėrisė veneciane ka dy pamje: njė mesdhetare veneciane dhe njė ballkanike. Teksti nė vijim do u afrohet tė dyjave.
Pėrktheu: Aida Cama
EKONOMIA
Ky fond do tė jetė i pėrbashkėt pėr tė gjitha vendet e rajonit dhe do tė pėrpiqet tė tėrheqė investitorė
OECD dhe BB, program 3 milionė USD pėr thithjen e investimeve tė huaja
Nė fakt, qeveria shqiptare, qė prej njė viti ėshtė duke u pėrpjekur me kėmbėngulje tė ndėrtojė njė skemė, pėr tė tėrhequr investime, duke hartuar dhe miratuar njė ligj konkurrues pėr koncesionet dhe duke hartuar, po ashtu, njė ligj tė ri, me asistencėn e ekspertėve tė Bankės Botėrore pėr prokurimet publike. Edhe ky program ėshtė pjesė e kėsaj pėrpjekjeje
Njė programi i ri, i cili do tė kushtojė tre milionė dollarė, do tė pėrpiqet qė tė nxisė interesin pėr rritjen e investimeve tė huaja direkte nė vendet e Ballkanit. Nxitja e financimeve tė biznesit tė huaj nė kėto vende, pėrfshiorė edhe Shqipėrinė, ėshtė parė si njė nga hapat mė tė domosdoshme, pėr tė mundėsuar rritjen ekonomike tė kėtyre vendeve dhe pėr kėtė arsye, njė komitet kėshillimor, i krijuar nga donatorėt e vendeve tė Ballkanit Perėndimor dhe drejtuesit ekzekutivė tė Agjencive tė Nxitjes sė Investimeve ėshtė mbledhur dje nė Tiranė, pėr tė bėrė tė mundur jetėsimin e kėsaj nisme. Nė kėtė takim, tė organizuar nga "Investment Comapct Program", i OECD-sė dhe agjencia e Bankės Botėrore, MIGA (Multilateral Investment Guarantee), merrnin pjesė, pėrveē drejtuesve tė "Albinvest"-it, drejtues tė agjencive tė nxitjes sė investimeve nga vendet e rajonit si: Serbia, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nė takim, i cili do tė zgjasė dy ditė, u prezantua programi i ri qė u pėrmenet mė lart, me vlerė 3 milionė USD, si njė fond i pėrbashkėt pėr tė gjitha vendet e rajonit, i cili synon rritjen e interesit pėr thithjen e investimeve tė huaja direkte nė kėto shtete. Zėvendėsministri i shqiptar i Ekonomisė dhe ai i Energjitikės, Eno Bozdo, e vlerėsoi kėtė program si njė mundėsi nė drejtim tė avantazheve qė ka Shqipėria dhe vendet e rajonit, pėr thithjen e investimeve tė huaja. Bozdo prezantoi punėn e kryer nga qeveria shqiptare, nė drejtim tė thithjes sė investimeve tė huaja, sikurse janė kuadri ligjor pėr liberalizimin e tregut, krijimi i lehtėsirave tė ndryshme fiskale dhe ligjore, krijimi i "One stop shop" brenda kėtij viti, fillimi i zbatimit tė nismės "Shqipėria 1 Euro", etj. Ai vlerėsoi marrėveshjen e CEFTA-s, si njė mundėsi mė shumė pėr vendet e rajonit, pėr thithjen e investimeve tė huaja, (FDI), pasi mundėsohet krijimi i njė tregu rajonal sikurse do tė jetė ai i Ballkanit. Nė fakt, qeveria shqiptare, qė prej njė viti ėshtė duke u pėrpjekur me kėmbėngulje tė ndėrtojė njė skemė pėr tė tėrhequr investimet, duke hartuar dhe miratuar njė ligj konkurrues pėr koncesionet dhe duke hartuar, po ashtu, njė ligj tė ri, me asistencėn e ekspertėve tė Bankės Botėrore pėr prokurimet publike. Gjithashtu, qeveria ka vendosur ta zgjerojė kėtė pėrpjekeje tė saj, duke iu dhėnė mundėsinė investitorėve tė mund tė marrin me qira pėr 1 euro troje, tokė, magazina apo asete tė tjera, tė cilat, prej vitesh nuk shfrytėzohen nga shteti apo nga biznesi, me qėllim qė investitorėt tė mund tė ngrejnė nė to aktivitete prodhuese, duke rritur numrin e tė punėsuarve dhe duke rritur prodhimin.
KESH, grup pune pėr tė kapur faturuesit abuzues
Nė kuadėr tė procesit tė decentralizimit, tė nisur nga KESH-i, Divizioni i Shpėrndarjes dhe Drejtoria Zonale Elektrike nė Tiranė e kanė nisur kėtė proces edhe nė Tiranė, bėri tė ditur dje drejtori i zonės sė Tiranės, Ilirjan Shkėmbi. Sipas tij, gjithēka lidhet me mbarėvajtjen mė tė mirė tė punės dhe transparencės me konsumatorėt. Shkėmbi tha se, sipas kėtij programi, tė tre njėsitė e zonės sė Tiranės do fillojnė tė funksionojnė me drejtori tė mirėfillta, ēka synon njė strukturė operative e efikase brenda territoreve qė ato mbulojnė. Tre njėsitė do tė kenė infrastrukturėn pėrkatėse, tė pėrbėrė nga grupe faturuesish e elektricistėsh sipas zonave qė mbulojnė, si dhe kutitė e ankesave me numrin e kontaktit tė afishuar nė to, ku ēdo qytetar tė ketė mundėsi qė tė denoncojė pėr punėn e punonjėsve tė saj. Nė komunikimin me median, nėndrejtori i Policisė Elektrike, Sotir Lani, tha se, nė ēdo njėsi do tė ketė sektorė tė Policisė Elektrike, qė do tė funksionojė sipas modelit "Task Force", pėrditė. Drejtori Shkėmbi tha se, "pranė ēdo drejtorie do tė ngrihen grupe pune, tė cilat do tė operojnė nė terren, me qėllim, administrimin sa mė tė mirė tė energjisė." Deri tani, tha ai, nga bashkėpunimi me Policinė Elektrike, gjatė kontrolleve tė bėra nga Task Force, janė konstatuar shkelje pėr 15 punonjės (faturues, elektricistė, arkėtarė). Kontrollet qė do tė jenė tė pėrditshme dhe do tė ndjekin punėn e ēdo punonjėsi dhe ndaj abuzuesve do tė ketė ndėshkimet pėrkatėse, sipas ligjit.
KESH, import tė energjisė gjatė marsit nga 17 kompani
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka publikuar dje listėn me emrat e kompanive tė kontraktuara pėr tė sjellė energji eleketrike nė vend, gjatė muajit mars. Po ashtu, korporata ka bėrė tė ditur edhe sasitė pėrkatėse tė energjisė qė do tė importohen sė bashku me ēmimet respektive. Duket se korporata ia ka dalė mbanė qė nė kėtė peridhė tė vėshtirė energjitike pėr rajonin tė mund tė sigurojė energji nė kapacitetet maksimale pėr rrjetin tonė tė importit. Sasia ditore e importit, qė prej dy muajsh ruan njė vlerė prej mbi dhjetė milionė kilovat-orėsh dhe kjo gjė do tė vazhdojė edhe pėr marsin.
Mė poshtė vijon tabela e kompanive, sasive dhe ēmimeve pėrkatėse tė energjisė elektrike kontraktuar pėr import gjatė muajit mars:
Nr Kompania Kapaciteti Ēmimi MW /MWh 1 CEZ 25 59,90 2 EGL 20 61.90 3 CEZ 5 63.75 4 EGL 30 65.00 5 Ė. P 10 66.20 6 HSE 25 68.00 7 PCC 10 68.50 8 EZPADA 10 69.25 9 EFT (tender i hapur) 50 72.00 10 Atel (tender i hapur) 10 73.00 11 Istrabenz 20 73.50 12 EFT 80 74.25 13 EFT 44 77.60 14 Rudnap 50 78.00 15 GSA 11 78.75 16 Atel 35 78.98 17 Verbund 15 81.50
Shuma 450
KESH, pėr vitin 2006 u prodhuan 3.2 GW/h energji elektrike
Burimet e energjisė elektrike kanė patur njė rritje tė lehtė pėr gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti, nė krahasim me gjashtėmujorin e parė tė vitit tė kaluar. Vlera e kėtyre burimeve pėr gjashtė muajt e parė tė vitit ka shkuar nė rreth 3.7 gigavat-orė. Megjithatė, prodhimi i energjisė nė vend ka njohur ulje nė krahasim me vitin e kaluar, pėr shkak tė rėnies sė prodhimit nga HEC-et dhe TEC-et. Sasia e energjisė, e prodhuar pėrgjatė kėtij viti ka qenė nė masėn 3.2 gigavat-orė, gjė qė pėrbėn 86.9 pėr qind tė burimeve energjitike nė vend. Ky prodhim ėshtė ulur me 1.4 pėr qind nė krahasim me vitin e kaluar. Termocentralet kanė ulur prodhimin e tyre me 8.4 pėr qind nė krahasim me vitin e kaluar, ndėrkohė qė energjia elektrike e prodhuar nė hidrocentrale ka rėnė me 2 pėr qind. Megjithatė, rėnia e prodhimit nė hitrocentrale, megjithėse ėshtė mė e vogėl ka njė efekt mė tė ndjeshėm nė prodhimin e energjisė nė vend, pėr arsye se energjia e prodhuar prej tyre zė 96.8 pėr qind tė prodhimit total nė vend. Importi i energjisė elektrike ėshtė rritur me 17.9 pėr qind krahasuar me gjashtėmujorin e parė tė vitit 2005.
KOMENTE
Proteksionizėm nė BE, megjithė ekzistencėn e tregut tė pėrbashkėt
Irmtraud Richardson
Bashkimi Evropian ėshtė njė treg i pėrbashkėt dhe nė fakt, nė njė treg tė pėrbashkėt vlen parimi i njohjes sė ndėrsjelltė tė produkteve tė veēanta. Konkretisht, kjo do tė thotė qė njė produkt i lejuar nė njė vend tė BE-sė duhet tė jetė i shitshėm edhe nė vendet e tjera, anėtare nė fakt Realiteti ėshtė shpesh njė tjetėr, sepse me kushtet e tyre, shtesė shtetet e veēanta, anėtare parapėlqejnė ta minojnė kėtė parim. Komisioneri evropian pėr industrinė, Günter Verheugen, kėrkon ti pengojė tani praktikat e kėtyre shteteve. Njė prodhues i njohur, botėror nga njė vend anėtar i Bashkimit Evropian nuk lejohet tė shesė tenxheret e tij tė aluminit nė njė vend tjetėr anėtar tė BE-sė, sepse nuk respekton rregullat kombėtare tė kontrollit tė kėtij tė fundit. Nė ndėrtesa Danimarka lejon vetėm ēelėsa elektrikė tė prodhimit vendas dhe komisioneri evropian pėr industrinė, gjermani Günter Verheugen, jep edhe njė shembull tė tretė: Ēėshtja ėshtė veēanėrisht e ndėrlikuar me biēikletat. Vendet anėtare priren tė kenė kėtu pėrfytyrime tė ndryshme pėr atė se ēfarė ndriēimi, sa frena duhet tė ketė dhe, nėse duhet tė ketė apo jo zile biēikletat. Pra, tregtia e pakufizuar nė tregun e pėrbashkėt, evropian nuk funksionon njėqind pėr qind, megjithėse ajo pėrbėn synimin e tij. Ende shtete tė veēanta anėtare pėrpiqen qė me anė tė kufizimeve kombėtare ta mbajnė larg tregut tė vet konkurrencėn e padėshiruar nga vendet partnere tė BE-sė. Si arsyetime citohen shpesh interesi publik, mbrojtja e shėndetit apo ajo e mjedisit. Kėto justifikojnė, sipas tyre, kufizimet dhe kontrollet kombėtare, shtesė si dhe pėrjashtimet nga rregullat e tregut tė pėrbashkėt. Herėpashere na krijohet pėrshtypja se kėtu bėhet fjalė vetėm pėr vėshtirėsimin, madje edhe bėrjen tė pamundur tė hyrjes nė treg pra, proteksionizėm i pastėr, - thotė komisari Verheugen. Dhe ky proteksionizėm i palejuar duhet tė marrė fund, - kėrkon Günter Verheugen. Prandaj ai paraqiti tė mėrkurėn, nė Bruksel, njė projektligj, i cili duhet tė garantojė qė nė tė ardhmen tė mos ketė mė pengesa tregtare nė tregun e pėrbashkėt, evropian. Elementi mė i rėndėsishėm i projektligjit ėshtė ky: Nė tė ardhmen nuk do tė jetė prodhuesi ai qė duhet tė provojė qė malli i tij pėrputhet me kėrkesat nė vendet e tjera, anėtare tė Bashkimit Evropian. Vetė vendet anėtare duhet tė sjellin provėn qė kėrkesat e tyre janė tė justifikuara dhe nuk shėrbejnė vetėm pėr ti hapur telashe konkurrencės sė huaj. Nė kėtė mėnyrė, nevoja e lėvrimit tė provave ligjore do tė kthehej pėrmbys. Njė hap i tillė do ta vėshtirėsonte ngritjen e barrierave tė reja, tregtare. Dhe Günter Verheugen shpreson nė gjallėrimin e tregut tė pėrbashkėt tė Bashkimit Evropian.
Sekretari i Organizimit tė PBKD-sė hedh dritė mbi tė vėrtetėn e kandidimit tė Akile Ramės
Gostivari: Rama e ka hedhur me dėshirėn e tij firmėn pėr kandidim
Tomor Gostivari shprehet se ka qenė ai personi qė i ka marrė firmėn Akile Ramės, me dėshirėn e kėtij tė fundit, duke hedhur poshtė akuzat politike tė prokurorisė pėr falsifikime apo tė tjera si kėto, pėr tė cilat mbahen ende nė burg gazetari Ēelo Hoxha dhe kreu i PBKD-sė, Artur Roshi.
Shefi i Organizimit nė Partinė Balli Kombėtar Demokrat, Tomor Gostivari, hedh dritė mbi tė vėrtetėn e kandidimit tė Akile Ramės dhe vendosjes sė firmės nė dokumentet qė prokuroria dhe e majta i ka cilėsuar si tė falsifikuara. Gostivari shprehet se ka qenė ai qė ia ka marrė firmėn tė ndjerit Rama dhe nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me asnjė lloj falsifikimi. Gostivari tha dje, se firma e vėnė ėshtė e tė ndjerit Rama, duke hedhur kėshtu poshtė farsėn e ngritur nga prokuroria pėr kėtė ēėshtje. Kėtė deklaratė Gostivari e dha nga shtėpia e tij, duke hedhur kėshtu poshtė akuzat pėr njė arratisje tė tij nga vendi. Pėrsa i pėrket personit nė fjalė, pra, Akile Ramės, ai ka qenė njė miku im, tė cilin unė kam shumė vite qė e njoh, dhe tri herė nė ditė e takoja. Mė dha pėrgjigje, mora dokumentet, certifikatėn, fotografitė, i plotėsova tė gjitha dokumentet qė shėrbejnė me kėtė rast dhe ai i firmosi. Nė atė kohė nė shtėpinė e tij ka qenė edhe gruaja e tij, e cila hynte dhe dilte duke bėrė punėt e zakonshme Unė iu kam dhėnė prokurorėve shkresėn, ku ai falėnderon pėr kandidimin, nė tė njėjtėn kohė kėrkon dorėheqjen dhe nė fund, na uron suksese. Ku ėshtė falsifikimi kėtu?, - thotė Gostivari Nė fakt, dokumentin qė pėrmend Gostivari, e ka publikuar njė ditė mė parė gazeta TemA, ku Rama falėnderonte kryesinė e partisė pėr kandidimin dhe kėrkonte dorėheqjen nga kandidimi, gjė qė tregon se ka qenė dėshira e Ramės pėr tė kandiduar nė emėr tė PBKD-sė. Nga ana tjetėr, pa dashur tė bėjmė ekspertin, dukej qartė se firma origjinale e tekstit tė dorėheqjes, ishte shumė e ngjashme, pėr tė mos thėnė identike me atė tė kėrkesės pėr kandidim. Nga ana tjetėr, duket se insistimi i prokurorit tė ēėshtjes, ėshtė me prapavijė politike dhe po ashtu edhe vendimi i marrė nga gjyqtarja e ēėshtjes. Rasti nė fjalė tregon se drejtėsia shqiptare nuk ka probleme vetėm me korrupsionin dhe formimin profesional, por edhe me pėrdorimin politik qė njė pjesė e politikės shqiptare po i bėn asaj, duke sulmuar kundėrshtarėt politikė. Nga ana tjetėr, ende nuk dihet se, pėrse mbahen nė burg Ēelo Hoxha dhe Artur Roshi, pavarėsisht zallamahisė dhe tymnajės qė ngre prokurori i ēėshtjes, i cili dhe nė gjyqin e fundit, tė zhvilluar fliste jo si njė prokuror ēėshtjeje, por si sekretar partie i kohės sė monizmit.
Nga njėra anė zhgėnjim, nga ana tjetėr gėzim
Deutsche Welle
Vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr masakrėn e Srebrenicės nuk e bėn Serbinė fajtore pėr genocid. Pėr herė tė parė nė historinė e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės asaj i duhej tė merrte vendim, nėse njė vend kishte ushtruar apo jo genocid, duke thyer Konventėn e Gjenevės. Pėrfundimi i trupit gjykues nė lidhje me rastin e Srebrenicės nuk e bėn fajtore Serbinė pėr genocid. Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės e klasifikoi masakrėn e Srebrenicės tė vitit 1995-sė si njė krim ndaj njerėzimit, por theksoi se pėr kėtė genocid nuk mund tė bėhet drejtpėrdrejt pėrgjegjėse Serbia. Kryetarja e trupit gjykues, Rosalyn Higgins, tha nė Hagė se Serbia nuk ka ushtruar genocid, por se veprimet e ushtrisė sė serbėve tė Bosnjės nė Srebrenicė, ku gjatė masakrės gjetėn vdekjen rreth 8.000 banorė tė Srebrenicės, ishin akte genocidale. Pėr trupin gjykues ishte e vėshtirė edhe marrja parasysh e transformimeve nė ish-Jugosllavi. Kėshtu, Bosnja kishte akuzuar pėr genocid Serbinė dhe Malin e Zi, por, pas pavarėsisė sė Malit tė Zi, ky shtet ēlirohet prej akuzave. Ishte hera e parė nė historinė e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės qė asaj i duhej tė shprehej, nėse njė vend kishte ushtruar apo jo genocid, duke thyer Konventėn e Gjenevės. Sipas tė gjitha gjasave, urdhrin pėr vrasjen e meshkujve nga Srebrenica e kishin dhėnė krerėt e serbėve tė Bosnjės, thuhet nė arsyetimin e trupit gjykues. Por, vazhdon arsyetimi, nuk ka asnjė tė dhėnė se kėto urdhra kanė ardhur nga Beogradi. Lufta nė Bosnjė-Hercegovinė shpėrtheu nė vitin 1992. Gjatė kėsaj lufte gjetėn vdekjen mbi 100.000 vetė, kryesisht myslimanė, por edhe serbė dhe kroatė. Nė vitin 1993, nuk ishte themeluar ende tribunali i Hagės pėr ish-Jugosllavinė. Pėr kėtė shkak, qeveria e Bosnjė-Hercegovinės vendosi qė tė ngrinte padi ndaj qeverisė sė Beogradit pėrpara Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr mosmarrėveshjet mes shteteve. Tribunali i Hagės pėr krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi, e ka klasifikuar masakrėn si genocid dhe ka dėnuar pėr kėtė deri tani me heqje tė gjata lirie edhe dy persona qė kanė qenė bashkėpėrgjegjės pėr kėtė masakėr. Nga ana tjetėr, ish-shefi i serbėve tė Bosnjės, Radovan Karadziē dhe komandanti i ushtrisė serbe tė Bosnjės, Ratko Mladiē, deri mė sot nuk janė arrestuar. Ndryshe nga Tribunali i Hagės pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi, Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės nuk merret me krimet nė veēanti, por me krimet e njė shteti nė tėrėsi. Me akuzėn e saj, Sarajeva e akuzoi Beogradin se pas kėtyre vrasjeve qėndrojnė motivet e tij, nacionaliste dhe kėrkoi dėnimin e tė gjithė Serbisė pėr genocid. Myslimanėt dhe kroatėt e Bosnjės nuk mbetėn tė kėnaqur me vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės. "Evropa tregoi sėrish se ėshtė kundėr myslimanėve", - tha Munira Subasiē, pėrfaqėsuese e grave tė mbetura tė veja prej masakrės sė Srebrenicės. Presidenti serb, Boris Tadiē, u shpreh i kėnaqur, duke theksuar se ky vendim ėshtė i rėndėsishėm pėr Serbinė dhe qytetarėt e saj, sepse tregon se nuk ka qenė Serbia ajo qė ka ushtruar genocid nė Bosnjė-Hercegovinė.
Mpirje pas tronditjes sė bursės nė Kinė
Tronditja e bursės kineze mori me vete kurset nė tė gjithė botėn. Jo vetėm nė Honkong, ku janė tė ankoruar shumė depozitues, qė investojnė nė Kinė, por edhe nė Gjermani indeksi i aksioneve, DAX, humbi tė martėn (27.02) mė shumė se 2%. Pikėrisht degėt me lidhje tė forta me Kinėn si industria e ēelikut u gjendėn nėn presion. ThyssenKrupp humbi me 5%. Wallstreet nė Nju Jork qysh nga e marta po pėrjeton ditėt mė tė zeza qysh pas 11 shtatorit 2001. Por e mėrkura riktheu njė farė qetėsie nė Shangai. Rėnia e bursės dominon lajmet nė Kinė. Nė numrin e sė mėrkurės, gazeta e bursės nė Shangai u shit plotėsisht. Ndonėse mbizotėron njė klimė dėshpėrimi, nė metropolin ekonomik tė Kinės nuk ka panik. Indeksi orientues, qė me rėnien 9% tė njė dite mė parė, pėsoi humbjen mė tė madhe qysh prej dhjetė vjetėsh, u stabilizua. Njė minus i ri prej 1,3% nė hapje tė bursės u kompensua brenda pak minutash duke u konsoliduar mė shumė me 1% nė vlerėn 2800. Lidhur me kėtė, Liu Kan, komentator i televizionit ekonomik, kinez tha: "Njė rėnie e shkurtėr nuk do ta pengojė tregun, qė tė vazhdojė tė rritet. Por depozituesit duhet qė ta shohin situatėn nga njė tjetėr kėndvėshtrim. Mė shumė se gjysma e aksioneve nė ditėn e zisė sė bursės humbėn 10%, sipas rregullave nė Shangani humbja ditore nuk mund tė jetė mė shumė se kaq. Tregtimi u ndėrpre para kohe. Veēanėrisht rėndė tėrmeti i bursės ka prekur shumė depozitues tė vegjėl, tė cilėt duan tė pėrfitojnė vetėm nė njė vit prej bumit me njė rritje 130%. Njė prej tyre ėshtė Vang Liang, 29-vjeēar, nėpunės nė njė firmė gjermane: "Unė kam dy aksione. Njėri ra me 10%, ndėrsa tjetri ende nuk ėshtė futur nė bursė. Unė isha shumė i qetė ndaj tė gjithė kėsaj qė ndodhi. Unė gjithmonė e kam menduar qė kurset janė rritur shumė shpejt. Njė ditė kjo pritej tė ndodhte. Teksa u shpall rekordi tė hėnėn, unė pata ndjenjėn se ka ardhur koha. Unė besoj se pikėrisht tani duhet tė blihen aksionet. Unė besoj se rėnia e kursit do tė ndalet dhe tregu do tė stabilizohet. Mendoj se e ardhmja ėshtė e mirė". Por analistėt nuk janė kaq optimistė. Gazeta Shangai Daily citon Dai Mingun nga Kingsuan Investment, qė thotė: Tendenca pėr shitje mund tė vazhdojė njėfarė kohe, nėse nuk vjen ndonjė impuls i fortė prej qeverisė. Portali nė internet Sina.com tėrheq vėmendjen se goditja nė bursė erdhi pikėrisht dhjetė vjet pas fillimit tė krizės financiare nė Azinė Jugore. Rėnia e kursit ėshtė tipike pas njė rritjeje tė shpejtė tė tij, por edhe rregullat e reja tė qeverisė janė bėrė shkas pėr kėtė. Qeveria deklaroi, se nė tė ardhmen do ta mbikėqyrė mė fort bursėn. Me njė komision special, nė tė cilin do tė marrin pjesė funksionarė tė lartė tė bankės emetuese, si dhe tė entit mbikėqyrės tė bankave dhe bursave. Broker-at nė tė ardhmen duhet t“i sqarojnė nė kohėn e duhur klientėt pėr rreziqet. Ekspertėt si Horst Lėhel nga Instituti Ndėrkombėtar i Bankave dhe Financave nė Shangai vėrejnė njėfarė nervoziteti shqetėsues te depozituesit profesionistė. Blerjet e tyre nė panik pikėrisht nė degėt kyēe si imobiliet, bankat, ēeliku dhe automobilėt ishin pėrgjegjės pėr rrėzimin e kursit. Sipas Lėhel-it, ata kanė dyshim ndaj vendosmėrisė sė qeverisė pėr mė shumė reforma. Nė janar, mė kot ata pritėn pėr deklarimet e krerėve tė politikės, lidhur me atė sesi mund tė arrijė bursa kineze nivelin ndėrkombėtar. Tregu si edhe mė parė nė mėnyrė masive vazhdon tė jetė nėn kontrollin e politikės. Dy tė tretat e volumit tė aksioneve kineze i pėrkasin shtetit dhe ky ėshtė i patregtueshėm. Vetėm pak depozitues tė huaj lejohen tė investojnė nė Shangani dhe nė Shenzen. Megjithatė, Liu Kan i televizionit ekonomik ėshtė optimist: "Kėtu ka kaq shumė parį! Pėr aq kohė sa njerėzit do tė qėndrojnė tė qetė dhe do tė kenė besim te njė tendencė pozitive, kurset do tė rriten. Madje, as rritja e interesave nuk mund ta pengojė.
SOCIALE
Komisioni i Ekonomisė/ Ish punonjėsit e industrisė ushtarake do rifuten nė skemė pensioni nėse humbin punėn
Ish punonjėsit e ndėrmarrjeve tė industrisė ushtarake mund tė rikthehen nė skemėn e trajtimit tė veēantė tė pensioneve nė rast se nuk do tė jetė mė nė punė. Komisioni Parlamentar i Ekonomisė dhe Financave ka miratuar dje ndryshimet nė projektligjin "Pėr njė trajtim tė veēantė tė punonjėsve, qė kanė punuar nė disa ndėrmarrje tė industrisė ushtarake". Nė projektligjin e miratuar ndryshimet parashikojnė qė nė rast punėsimi tė pėrkohshėm me kontratė pranė ndėrmarrjes, ku kanė aplikuar pėr trajtim, personave pėrfitues u ndėrpritet trajtimi i veēantė pėr kohėn qė janė tė punėsuar. Nė kėtė projektligj pėrcaktohet gjithashtu qė personat pėrfitues, rifitojnė tė drejtėn pėr tu rikthyer nė skemėn e trajtimit tė veēantė, me pėrfundimin e punėsimit tė pėrkohshėm. Ndėrkaq, mėsohet se, sipas projektit, pėrfitimet do tė rriten ose indeksohen sa herė dhe nė atė masė qė rriten ose indeksohen pensionet e pleqėrisė nga sigurimi i detyrueshėm shoqėror. Madje, edhe ata qė nuk kanė pasur mundėsi tė tėrheqin pėrfitimet, mund ti marrin ne ēdo kohė, por jo mė shumė se pėr 1 vit. Nė projektligj thkesohet se, e drejta pėr tė kėrkuar shumat e marra tepėr gjatė njė viti, ushtrohet jo mė vonė se 3 vjet nga marrja e tyre, por jo mė vonė se 6 muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesės pėr ēdo muaj ėshtė 20 pėr qind e kėstit mujor tė trajtimit tė veēantė. Nė tė njėjtėn kohė, periudha e pėrfitimit tė trajtimit tė veēantė, duke filluar nga data 16.12.2000, e nė vazhdim, njihet periudhė sigurimi pėr efekt pensioni pleqėrie, invaliditeti e familjar nga skema e sigurimit tė detyrueshem shoqėror. Tashmė nė kėtė skemė pritet tė pėrfshihen edhe ish ushtarakėt si dhe ish punonjėsit e minierave. Ndėrkaq, pėr tė administruar nė mėnyrė sa mė tė saktė fondet buxhetore tė akorduara pėr kėtė qėllim, ISSH-ja pritettu kėrkojė ēdo 12 muaj pėrfituesve tė kėtij trajtimi, njė deklarim nėn pėrgjegjėsinė personale nėse ėshtė apo jo i punėsuar. Sipas ligjit aktual, kjo pagesė ndėrpritet kur pėrfituesi punėsohet dhe nukrifitohet mė. Ndėrkaq, projekti i ri pritet ti hapė fillimisht rrugėn njė procesi verifikimi pėr tė gjithė ata qė pretendojnė se mund tė jenė pjesė e skemės. Pėrjashtim bėjnė vetėm rastet e ushtrimit tė veprimtarisė ekonomike si tė vetėpunėsuar nė bujqėsi e blegtori. Inicues tė kėtij projekti kanė qenė pėrfaqėsuesit e saidikatės sė minatorėve dhe industrisė ushtarake.
Janė 7 mijė ushtarakė nė pension tė parakohshmė dhe 5 mijė nė pension pleqėrie tė cilėt presin tė pėrfitojnė
Ish Ushtarakėt, rishikimi i ligjit tė pensioneve pas hyrjes nė fuqi tė vendimit tė Kushtetueses
Ish ushtarakėt kėrkojnė qė derdhja e kontributeve nga viti 92 e nė vazhdim tė jetė sipas pagės referuese dhe jo sipas pagės minimale
Qeveria do tė nisė shqyrtimin e ligjit pėr ushtarakėt menjėherėpas hyrjes nė fuqi tė vendimit tė Kushtetueses. Burime pranė Ministrisė sė Mbrojtjes kanė bėrė tė ditur se, menjėherė pas hyrjes nė fuqi tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, ku u kėrkuan ndryshime tė ligjit tė 16 shkurtit 2006, do tė nisė shqyrtimi i kėrkesave tė ushtarakėve. Kėta tė fundit i janė drejtuar Mediut pėrmes njė letre, ku i kanė kėrkuar pėrfaqėsimin nė grupin e punės pėrmesnjė ekonomisiti tė deleguar nga shoqata e tyre. Tė martėn i kemi dėrguar njė letėr ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pėr dijeni edhe kryeministrit Berisha, nė tė cilėn kėrkojnė qė deri nė datėn 10 mars tė kėtij viti tė ngrihet njė grup pune pėr hartimin e VKM-ve, sipas programit tė shoqatės, qė mė pas ato tė kalojnė pėr shqyrtim nga Parlamenti, ka deklaruar pėr mediat kreu i shoqatės, Zyhdi Kroi. Pėrfitimi Janė 7 mijė ushtarakė nė pension tė parakohshmė dhe 5 mijė nė pension pleqėrie tė cilėt presin tė pėrfitojnė nga ndryshimet nė ligj, pas kthimit nga Kushtetuesja. Kėshtu, ish ushtarakėt kanė kėrkuar qė periudha nga vitit 1992 deri nė 1998 tė njihet si periudhė sigurimi. Kėrkesa tjetėr e ushtarakėve ėshtė derdhja e kontributeve nga viti 92 e nė vazhdim, sipas pagės referuese dhe jo sipas pagės minimale. Edhe Kushtetuesja i ka kthyer qeverisė ligjin me qėllim qė ajo tė njohė kontributet. Sipas ushtarakėve, kontributet pėr kėtė periudhė duhet tė derdhen me njė buxhet tė pėrcaktuar nga qeveria. Kushtetuesja ka marrė vendim se nuk do tė marrin tė njėjtėn masė pensioni si ata qė kanė dalė nė pension para viteve 2004, ashtu edhe ata pas vitit 2004. Ndėrkohė, sipas ndryshimet nga Gjykata Kushtetuese, pėrfitimet suplementare tė ushtarakėve tanimė nuk mund tė kenė si kriter daljen nė pension para apo pas miratimit tė ligjit pėr Statusin e Ushtarakut, por ato do tė bėhen duke pasur parasysh elementė tė tillė si mosha, paga referuese, paga mujore pėr gradė, pikėrisht ashtu siē e parashikojnė nenet 7 e 8 tė pandryshuara tė ligjit Nr.9418, datė 20.05.2005 Kėrkesat e Kroit Sipas kreut tė Shoqatės sė Ushtarakėve nė Rezervė, shqetėsimi i vetėm ka tė bėjė me hartimin akteve nėnligjore, tė cilat duhet ti bashkėngjiten tanimė ligjit ekzistues. Aktualisht ne kemi propozuar njė ekonomist, por nėse do tė jetė nevoja edhe pėr njė zė tė dytė, qė do tė mbrojė interesat e ushtarakėve, atėherė ne kemi gati edhe juristin, i cili do tė mbrojė interesat tona gjatė hartimit tė kėtyre akteve, ka deklaruar Kroi. Ndėrkaq, sipas Kroit, muaji mars dhe pėrkatėsisht data 10 e muajit pasardhės ėshtė pėrcaktuar nga ushtarakėt si afati i fundit pėr ngritjen e kėtij grupi pune, qė do tė merret me hartimin e ligjit. Ne besojmė se autoritetet do tė kenė vulklnetin qė tė vėnė nė zbatim kėtė kėrkese tė Kushtetueses, ėshtė shprehur Kroi.
tabela Ndryshimet nė Kushtetuese
1-Shfuqizim si tė papajtueshėm me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė tė neneve 1, 7 (shkronjat a dhe b, 9 tė ligjit Nr. 9481, datė 16.02.2006. Shfuqizohet neni 1, qė ndryshonte nenin 13 tė ligjit tė 2005-s, duke ndarė kushtet e pėrfitimit tė pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi.
2-Shfuqizohet neni 7, sipas tė cilit nenit 31 tė ligjit tė 2005-s i shtohej neni 31/1 pėr kushtet e njohjes si periudhė sigurimi pėr efekt tė pensionit tė pleqėrisė, pėr tė gjithė ata ushtarakė, qė kanė dalė nė rezervė apo lirim dhe plotėsojnė kushtet pėr pension pleqėrie pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, periudha 01.10.1993 deri 31.12.1998 u njihet periudhė sigurimi pėr efekt tė pensionit tė pleqėrisė.
3-Shfuqizohet neni 9 me pėrmbajtje Nė nenin 34 afati 1 janar 2006 zėvendėsohet me 16 prill 2006.
KRONIKA
Pas kritikave tė misionit tė KE-sė pėr supershpenzime, kryegjykatėsi i Tiranės kėrkon shtimin e tyre
Gjykata e Tiranės: Duam mė shumė fonde dhe sekretare
Problem proceset nė zyrat e gjykatėsve si dhe mungesat e hapėsirave tė nevojshme pėr arkivat
Gjykata e Tiranės harron kritikat e ndėrkombėtarėve pėr supershpenzime dhe kėrkon shtim fondesh e sekretaresh. Njė muaj pasi misioni europian, EURALIUS, ka bėrė publike shifrat skandaloze tė harxhuara nga gjykatat shqiptare, nė analizėn e gjykatės sė kryeqytetit ėshtė kėrkuar dje buxhet shtesė, ambiente tė reja, si dhe njė numėr mė i madh sekretaresh. Nė analizėn e punės pėr vitin 2006, krerėt e gjykatės mė tė madhe nė vend kanė deklaruar se mungesa e sallave tė gjyqit nė kėtė gjykatė ka shtyrė gjyqtarėt qė ti bėjnė gjyqet nė zyrat e tyre, njė veprim ky i kritikuar nė raportin e KE-sė pėr drejtėsinė Penale nė Shqipėri. Kreu i kėsaj gjykate, Albert Meēe, ka deklaruar se, buxheti pėr kėtė institucion ėshtė shumė i vogėl, pasi ka shumė probleme qė duhet tė zgjidhen. Sipas tij, buxheti ėshtė shumė i ulėt nė krahasim me ēėshtjet qė gjykohen. Ai deklaroi se ka mungesa nė personel dhe se numri i sekretareve ėshtė i vogėl nė krahasim me numrin e gjyqtarėve. Gjatė vitit 2006, nė Gjykatėn e Faktit tė Shkallės sė Parės nė kryeqytet janė mbi 18 mijė ēėshtje, nga tė cilat 12091 janė ēėshtje civile, ndėrsa 6236 janė dosje penale. Sipas tė dhėnave, 1536 persona janė deklaruar fajtorė. Gjithashtu, njė problem tjetėr pėr kėtė gjykatė janė dhe arkivat, pasi nuk ka vend pėr dosjet e pėrfunduara, ēka pėrbėn rrezik pėr dėmtim apo zhdukjen e tyre. Gjykata Nė analizėn e djeshme tė punės pėr vitin 2006, nė gjykatėn e kryeqytetit ėshtė theksuar edhe bashkėpunimi, sidomos me Prokurorinė pranė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, me Dhomėn e Avokatisė dhe me Avokaturėn e Shtetit. Gjithashtu, frytdhėnės ėshtė konsideruar edhe bashkėpunimi me Drejtorinė e Burgjeve dhe Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Tiranė lidhur me mbarėvajtjen e gjykimeve dhe ekzekutimin e urdhrave tė Gjykatės. Megjithatė, sipas Meēes, do tė ishte nė tė mirėn e pėrbashkėt rritja e kontakteve, pėr tė reaguar nė kohė ndaj disa fenomeneve si mungesa apo vonesat e palėve nė proces, kthimi nė kohė i pėrgjigjeve ndaj kėrkesave reciproke si edhe rritja e masave tė sigurisė nė ambientet e gjykatės. Rritja e sigurisė sė gjykatės ėshtė njė ēėshtje e prekur nė analizėn e djeshme. Megjithėse nė vitin 2006, shumė pak incidente kanė ndodhur nė ambientet e kėtyre gjykatave, sėrish drejtuesit e kėsaj gjykate janė shprehur se siguria e kėsaj gjykate ėshtė nė minimum edhe pas heqjes sė truprojeve tė gjyqtarėve. Njė volumi tė konsiderueshėm pune, gjykata e Tiranės i ėshtė pėrgjigjur me profesionalizėm. Rritja profesionale e vazhdueshme e nivelit tė administratės gjyqėsore, sidomos i sekretarisė dhe i personelit tjetėr, jo vetėm nė momentin e rekrutimit, por edhe nė trajnimet nė vazhdimėsi, futja e elementeve tė rinj dhe pėrsosja e shėrbimeve tė administratės, duhet tė jetė nė tė njėjtin kah lėvizjeje edhe me rritjen e pagave apo statusin e kėsaj administrate. Gjykata po tenton vazhimisht rritjen e hapėsirave tė nevojshme dhe tė domosdoshme pėr punėn e gjyqtarėve dhe zhvillimin normal tė seancave gjyqėsore, - ka deklaruar Meēe.
Buxheti dhe shpenzimet, kritikat e ekspertėve tė KE-sė
Buxheti i gjyqėsorit dhe mėnyra se si administrohen paratė e dhėna nga shteti kanė qenė pjesė e studimit tė EURALIUS-it. Shteti shpenzon shumė pėr gjyqėsorin, por qė nuk dihet se si manaxhohen. Gjyqtarėt bėjnė shpenzime, tė paktėn 661 euro pėr karburantin nė muaj dhe makinat luksoze qė blihen, dietat janė zėra mė vete. Nė total, shpenzimi qė bėn shteti pėr njė gjyqtar arrin nė 2000 euro. Nė kėtė kuadėr, kryetarėve do tiu duhet tė rendin pas punėve tė administrimit tė gjykatės, duke lėnė pas dore atė pėr ēfarė janė ngarkuar tė bėjnė nė tė vėrtetė, - u shpreh njė muaj mė parė, eksperti i Misionit Europian tė Asistencės pėr Sistemin Shqiptar tė Drejtėsisė, Juris Avotins, i cili ėshtė edhe ekspert pėr buxhetin. Pagat e gjyqtarėve nė Shqipėri janė nga mė tė ulėtat ndėrmjet vendeve europiane. Nė pėrputhje me praktikat mė tė mira tė shteteve anėtare tė Bashkimit Europian, rritja e pagės sė gjyqtarėve ėshtė pėrdorur si njė instrument i fuqishėm pėr tė pėrmirėsuar transparencėn ose pėr ta mbajtur atė nė njė nivel shumė tė lartė dhe pėr tė ulur nivelin e korrupsionit nė kėtė sektor. Logjikisht, rritja e pagės sė gjyqtarit duhet tė jetė hapi tjetėr pėr pėrmirėsimin e sistemit gjyqėsor, menjėherė pas propozimit pėr tė rritur buxhetin gjyqėsor. Nė fakt, rritja e pagės ėshtė njė nga nėnveprimtaritė, nė veprimtaritė pėr rritjen e buxhetit gjyqėsor. Megjithatė, buxheti gjyqėsor nė 2007-ėn u shkurtua konsiderueshėm, nė kundėrshtim me pėrparėsinė numėr njė tė qeverisė: luftėn kundėr korrupsionit. Sipas ekspertit europian, rritja e pagės nė njė nivel minimalisht prej njė mijė eurosh do tė mundėsonte uljen e korrupsionit. Eksperti, Avotnis, mori shembull disa vende tė Europės, nė tė cilat niveli i korrupsionit nė gjykata kishte rėnė pas rritjes sė pagave.
Gjykata, analiza edhe nė Fier e Shkodėr
Nė tė gjitha gjykatat e Shkallėve tė Para i gjithė muaji shkurt ka qenė muaji i analizave, ndėrsa Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ka deleguar anėtarėt pėr tė marrė pjesė nė kėto analiza. Dy ditė mė parė kanė pėrfunduar analizat e gjykatave tė Fierit dhe tė Shkodrės. Gjykata e rrethit tė Fierit, gjatė analizės sė punės rezulton se ka njė ulje tė ndjeshme tė veprave penale vrasje me paramendim, shfrytėzim prostitucioni, kultivim i bimėve narkotike. Pėr vitin 2006 u regjistruan 2294 ēėshtje civile, kundrejt 2004 civile, tė regjistruara gjatė vitit 2005. Gjatė sė njėjtės periudhe pėrfundoi gjykimi i 2019 ēėshtjeve civile, kurse pėr vitin 2005, numri i ēėshtjeve tė pėrfunduara ishte 1753, - ka deklaruar Andi Civici, kreu i kėsaj gjykate. Gjatė vitit tė kaluar, gjykata e Fierit ka gjykuar 299 ēėshtje penale, ndėrkohė qė sipas Civicit, numri i ēėshtjeve penale, krahasuar me njė vit mė parė, ka shėnuar rėnie si nė regjistrim, ashtu dhe nė gjykim. Ėshtė nėnvizuar edhe ulja e ndjeshme e numrit tė vrasjeve me paramendim dhe rritja e veprės penale tė shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor.
shkurt
Tre tė mitur, pranga pas vjedhjes sė banesės
Kapen nė flagrancė, duke vjedhur njė banesė nė njė lagje tė Tiranės. Policia ka ndaluar dje tre shtetas, mes tyre edhe dy tė mitur, tė cilėt nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kishin vjedhur banesėn e shtetases me inicialet M. M, nga Tirana. Menjeherė pas denoncimit tė bėrė nga 38-vjeēarja, policia ka ndaluar dy tė miturit dhe nė tė njėjtėn kohė ka ndaluar nė flagrancė tjetrin. Tė ndaluarit janė shtetasit: O. P, 16 vjeē, Xh. C, 13 vjeē, si dhe S. H, 13 vjeē, tė tre banues nė Tiranė. Burime tė policisė bėjnė tė ditur se, hajdutėt e vegjėl nė banesėn e zonjės kishin vjedhur rreth 200 euro dhe 5000 lekė. Pas hetimeve paraprake u lanė tė lirė dy tė miturit dhe u arrestua 16-vjeēari O. P.
Goditi 54-vjeēarin, pranga Areshkės
Njė grindje banale ka bėrė qė tė bjerė pėr tė dytėn herė nė duart e policisė shtetasi 26-vjeēar Arjan Areshka, pasi ka goditur me mjete tė forta shtetasin B. Ll, 54 vjeē, banues nė Tiranė. Burime zyrtare tė policisė bėjnė tė ditur se, pasi e ka rrahur dhunshėm pėr motive tė dobėta shtetasin e sipėrpėrmendur, mė pas ka tentuar ta godasė me thikė. Menjėherė ndaj tij ėshtė marrė masa e arrestit, kurse i dėmtuari ėshtė dėrguar menjėherė pranė spitalit ushtarak, ku mėsohet se ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Po kėto burime bėjnė tė ditur se, shtetasi Arjan Areshka ka qenė dėnuar mė parė pėr vjedhje. Materialet hetimore i kaluan prokurorisė pėr hetime tė mėtejshme.
Plagosin pronarin e lokalit nė Pezė, pranga dy tė rinjve
Vihen nėn pranga, pasi goditėn me mjete tė forta njė shtetas pranė lokalit tė tij, nė Pezė-Helmėz. Dy tė ndaluarit nga policia janė shtetasit Edlir Meta, 26 vjeē, i cili ka qenė i arrestuar mė parė pėr tentativė vrasjeje dhe shtetasi Besmir Hoxha, 20 vjeē, tė dy banues nė Tiranė. Burime tė policisė thonė pėr gazetėn se, grindja ka lindur pas njė konflikti qė dy tė ndaluarit kanė patur me pronarin e lokalit. Por mė pas, gjithēka ka degjeneruar nė dhunė me mjete tė forta. Menjėherė i dėmtuari Ll. K, 60-vjeēar ėshtė dėrguar pranė spitalit tė Tiranės dhe ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore. Ndaj dy tė ndaluarve do tė rėndojė akuza e plagosjes sė rėndė me dashje, nė bashkėpunim.
RRETHE
Policia arreston autorin brenda pak orėsh Vritet inspektori i policisė sė rendit
57-vjeēari, Cen Ukcama, banor i fshatit Cėrrnicė ka qėlluar mbi policin, Fatmir Pjetėrnika dhe njė bashkėfshatarin e tij, me disa plumba pistolete, teksa ndodheshin nė lokalin e fshatit
LISTA E POLICĖVE VIKTIMA
- Ēel Syla, vrarė nė vitin 1998 (u gjet njė ditė pas vrasjes). Vrasėsi i akuzuar Sh. Gjyriēi, i arrestuar disa ditė mė parė, pas 8 vitesh arratie. - Jonuz Hyka, ish-shef personeli i forcave RENEA, i vrarė nė vitin 1999 nė banesėn e tij, nė Bajram Curri. - Shaqir Hoxha, shef i Policisė Kufitare nė Tropojė, i vrarė brenda ambienteve tė Komisariatit tė Tropojės nė vitin 1999. - Kapllan Shehu, efktiv i FNSH-sė, i plagosur nė Gjykatėn e Tropojės, gjatė protestave tė vitit 2000. - Ndok Gjokli, efektiv i Forcave Speciale, i vrarė nga maskat nė furgonin e policisė. - Edmond Ēuku, efektiv i FNSH-sė, Laē, i vrarė nė vitin 2003 nė njė pritė nė fshatin Kam tė rrethit Tropojė, nga vėllezėrit Shpend e Din Jahelezi, tė cilėt mbetėn mė pas tė vrarė nga policia.
TROPOJĖ- Inspektori i rendit, Fatmir Pjetėrnika, ka mbetur i vrarė me armė zjarri, duke shėnuar rikthimin e fenomenit tė vrasjes, pas 4 vitesh qetėsi. Ngjarja me fund tragjik ka ndodhur dje nė fshatin Cerrnicė tė rrethit Tropojė, kur pas njė grindjeje, shtetasi Can Ukcama ka qėlluar nė drejtim tė inspektorit tė zonės sė Cėrnicės, Fatmir Pjetėrnika. Inspektori ėshtė plagosur rėndė dhe disa banorė qė i kanė ardhur nė ndihmė e kanė nisur drejt spitalit tė B.Currit, por fatkeqėsisht, ai nuk ka arritur tė mbijetojė. Pjetėrnika ka dhėnė frymėn e fundit gjatė udhėtimit, gjė qė e kanė konstatuar mjekėt pas mbėrritjes sė tij nė spital. Pas njoftimit tė marrė, uniformat blu tė komisariatit tė Tropojės janė nisur nė kėrkim tė vrasėsit dhe pas disa orėsh kanė arritur ta vėnė atė nė pranga. Grupi hetimor ėshtė marrė me zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk bėhen tė qarta motivet pėr tė cilat Cen Ukcama, tashmė i arrestuar ka qėlluar pėr vdekje, policin i cili ndodhej nė krye tė detyrės. Mėsohet se 57-vjeēari Cen Ukcama, banor i Cėrnicės e ka qėlluar policin, njėkohėsisht edhe njė bashkėfshatarin e tij, me disa plumba pistolete nė lokalin e fshatit. Sipas pohimeve paraprake tė policisė, familjet e tyre kishin pasur njė grindje njė vit mė parė. Ngjarja e rėndė, e ndodhur tė mėrkurėn, shėnon rikthimin e vrasjeve nė radhėt e uniformave blu, pas katėr vitesh qetėsie. Tropoja, veēanėrisht nė fundvitin 2005 dhe vitin 2006, fitoi njė fizionomi krejt tjetėr nė rikthimin e rendit e tė sigurisė publike. Policia mori imazhe tejet pozitive, ndėrsa tropojanėt u duk se po i nėnshtrohen zbatimit tė ligjit, duke dhėnė dhe sinjalet pozitive pėr zhvillimin dhe integrimin e kėtij rrethi tė varfėr e tė harruar prej vitesh. Aksionet e suksesshme tė policisė, gjatė dy viteve tė fundit shėnuan njė hap tė pazakontė nė uljen e kriminalitetit, arresitmin e njė sėrė kriminelėve e vrasėsve tė mbetur nė liri prej vitesh. Shteti filloi tė dukej shumė herė mė lart dhe i pranishėm nė Tropojė, duke shkelur pėr herė tė parė nė kėshtjella tė tilla, tė papushtuara mė parė si ajo e Haklajve, nė asgjėsimin e hektarėve tė tėrė me bimė narkotike dhe parandalimin dhe eliminimin e trafiqeve tė paligjshme ndėrkufirtare etj. Ndėrkohė, po ti referohesh evidencės sė policėve tė vrarė nė Tropojė, konstaton se: Ēel Syla ėshtė vrarė nė vitin 1998, nga Sh. Gjyriēi. Trupi i tij u gjet njė ditė pas vrasjes, ndėrsa autori i krimit u arrestua disa ditė mė parė, pas 8 vitesh ikje nė drejtim tė paditur. Jonuz Hyka, ish-shef personeli i forcave RENEA, i vrarė nė vitin 1999 nė banesėn e tij, nė Bajram Curri. Shaqir Hoxha, shef i Policisė Kufitare nė Tropojė, i vrarė brenda ambienteve tė Komisariatit tė Tropojės nė vitin 1999. Njė oficer policie shef armatimi nė Kom.Tropojės, i vrarė nė Luginėn e Valbonės nė vitin 2000. Kapllan Shehu, polic i FNSH-sė, i plagosur nė Gjykatėn e Tropojės gjatė protestave tė vitit 2000. Ndok Gjokli, polic i Forcave Speciale, i vrarė nga maskat nė furgonin e policisė. Edmond Ēuku, efektiv i FNSH-sė, Laē, i vrarė nė vitin 2003 nė njė pritė tė ngritur nė fshatin Kam tė rrethit Tropojė, nga vėllezėrit Shpend e Din Jahelezi, tė cilėt mbetėn mė pas tė vrarė nga policia. BUJAR MUĒMATA
Pranga grabitėsit tė pularisė
SKRAPAR-Ditėn e djeshme, njė 35-vjeēar ka pėrfunduar nė prangat e policisė lokale dhe mė pas nė qelitė e burgut, pasi, dy ditė mė parė, ka vjedhur disa pajisje tė njė pularie, pronė e njė bashkėfshatari tė tij. Sipas policisė lokale, shtetasi Demir Sulka i vitlindjes 1972, lindur dhe banues nė fshatin Munushtir tė komunės Qendėr, tė rrethit tė Skraparit, ėshtė arrestuar nė flagrancė dje, rreth orės 22:00, nga uniformat blu tė komisariatit tė policisė, pasi njė ditė mė parė kishte vjedhur nė pularinė e fshatit tė tij 18 reflektorė inkubatori, me vlerė 50 mijė lekė. Pularia ku ai i ka vjedhur paisjet ka qenė pronė e bashkėfshatarit tė tij Bardhyl Aliēka, lindur nė Skrapar dhe banues nė Tiranė. Vjedhja ėshtė konstatuar nga bashkėfshatarėt e tij, tė cilėt kanė njoftuar nė organin e policisė lokale. Pas njoftimit kanė qenė agjentėt e policisė kriminale, ata qė janė vėnė nė kėrkim tė identifikimit dhe prangosjes sė autorit tė kėsaj vjedhjeje, gjė qė ka ardhur pas grumbullimit tė informacionit pėrkatės. Gjurmėt e vjedhjes i kanė ēuar ata tek 35-vjeēari, Demir Sulka, i cili mė pas ėshtė prangosur dhe akuzohet pėr konsumimin e veprės penale vjedhje. Materialet i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Skrapar, pėr hetime tė mėtejshme. A.KAJA
Vjedh pronėn private, policia kėrkon autorin
ELBASAN-Agjentėt e policisė janė vėnė nė ndjekje tė shtetasit Hysen Kazia, i cili dyshohet tė jetė autor i konsumimit tė veprės penale vjedhje e pasurisė sė tjetrit. Sipas policisė, shkak pėr shpalljen e tij nė kėrkim ėshtė bėrė njė kallėzim i depozituar pranė komisariatit nga shtetasi Ilmi Avdiu, 50 vjeē, banor i qyteti tė Elbasanit, i cili ėshtė pronar i njė pike shumice. Avdiu ka kallėzuar nė polici se njė person ka hyrė nė dyqanin e tij mesditėn e sė hėnės, duke i marrė njė shumė prej 27.000 lekėsh dhe mė pas ėshtė larguar me vrap. Megjithėse pronari i lokalit e ka ndjekur personin nga pas, nuk ka mundur ta kapė dot atė. Menjėherė, forcat e komisariatit tė policisė, mbas marrjes sė kallėzimit pėr vjedhien e kėtij dyqani, kanė dėrguar nė vendin e ngjarjes grupin hetimor, i cili, brenda njė kohe rekord ka arritur tė zbulojė autorin e vjedhjes sė dyqanit e qė doli se ishte shtetasi Hysen Kazia, lindur e banues nė Elbasan. Mbas njė kontrolli tė ushtruar nė banesėn e tij, policia gjeti dhe sekuestroi nė cilėsinė e provės materiale njė shumė prej 7000 lekėsh tė reja. Ndėrkohė, policia po heton tė gjitha pistat e vendodhjes sė Kazias dhe po punohet pėr kapjen e tij. SUELA AZEMI
Arrestohen tre anėtarė tė familjes Bali
BELSH-Janė arrestuar nė flagrancė tre persona, pjesėtarė tė njė familjeje banuese nė qytetin e Belshit. Ngjarja ka ndodhur mesnatėn e sė martės, rreth orės 24.00, kur policia ka vėnė nėn pranga shtetasit Ēaush Tafil Bali, 69 vjeē, lindur dhe banues nė Belsh si dhe dy djemtė e tij Arben dhe Niko Bali. Arrestimi i tyre u bė pėr arsye se mesditėn e sė martės, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, nė grindje e sipėr pėr motive pronėsie, kanė goditur me mjete tė forta (levė hekuri e gurė), shtetasit me iniciale Z. B, 35 vjeē, lindur e banues nė Belsh, shtetasin G. B, 26 vjeē, si dhe shtetasin SH. B, 21 vjeē, lindur e banues po nė Belsh. Tė tre personat e goditur kanė pėsuar dėmtime tė rėnda nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe aktualisht, ndodhen tė shtruar nė spitalin rajonal tė Elbasanit. Tre tė akuzuarit, pjesėtarė tė familjes Bali, akuzohen pėr konsumimin e veprės penale plagosje e rėndė me dashje. Materialet nė ngarkim tė tyre i kanė kaluar Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Elbasan. S.AZEMI
Vijojnė dėshmitė ndaj Bandės sė Niklės
Dėshmitari: Ju rrėfej si u grabita nga Haka e Lleshi
Reshat Beja ka qenė njėri prej dėshmitarėve, i cili shpjegoi mėnyrėn sesi ia grabitėn shumėn e madhe tė parave qė kishte me vete, nė kohėn kur po dilte nga pika e Uestern Union-it te Fusha e Aviacionit
Flamur Haka dhe gjashtė tė pandehurit e tjerė tė grupit tė Niklės janė pėrballur dje, me persona tė tjerė, tė cilėt kanė qenė pjesė e grabitjeve tė tyre. Ndėrsa dėshmitarėt kanė deklaruar variantin e tyre pėr ngjarjen, seanca e djeshme ėshtė shtyrė pėr javėn e ardhshme. Nga dėshmitarėt e radhės gjykata ka dėgjuar edhe grabitjet me maska dhe armė, tė ndodhura nė periferi tė kryeqytetit. Pėr kėto ngjarje akuzohen Flamur Haka, Petrit Lleshi, si edhe bashkėpunėtorėt e tyre. Gjyqi nė ngarkim tė kėtij grupi tė akuzuar pėr vjedhje ėshtė nė fazėn e dėgjimit tė dėshmitarėve tė akuzės. Gjithashtu, nė seancat e fundit, pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės ka paraqitur edhe njė sėrė proces-verbalesh dhe provash shkresore. Reshat Beja ka qenė njėri prej dėshmitarėve, i cili shpjegoi mėnyrėn sesi ia grabitėn shumėn e madhe tė parave qė kishte me vete, nė kohėn kur po dilte nga pika e Uestern Union-it te Fusha e Aviacionit, ngjarje kjo qė ka ēuar nė arrestimin e gjithė bandės. Dėshmitari ka deklaruar se nė datėn 9 shkurt 2005-sė, rreth orės 6.30 nė mėngjes, te Fusha e Aviacionit nė Tiranė, dy persona e kishin ndjekur nga pas dhe me anė tė forcės arritėn t`i merrnin paratė qė kishte me vete. Pėr kėtė ngjarje, prokuroria akuzon tė pandehurit Kreshnik Berisha e Mustafa Xheka, tė cilėt nė bashkėpunim dhe me persona tė tjerė, tė paidentifikuar, i kanė vjedhur me armė Reshit Bejės 34.000 euro, 4.400.000 lekė e 4.400 dollarė. Gjyqi Ndėrsa nė gjykatė janė treguar pothuajse tė gjitha bėmat e grupit, asnjėri prej dėshmitarėve nuk ka njohur protagonistėt, pasi kėta tė fundit kanė qenė tė maskuar. Sipas dėshmitarit, njėri nga autorėt ka hyrė nga dera e pasme e shoferit dhe ka marrė ēantat me lekė, qė gjendeshin nė portbagazhin e makinės. Pasi kanė shtėnė disa herė me armė nė ajėr, ata janė larguar nė drejtim tė fshatit Burran, nė Krujė, ku kanė braktisur edhe mjetin. Gjatė kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes dhe mjetit tė braktisur janė gjetur dhe sekuestruar gėzhoja, tė cilat, sipas akteve tė ekspertimit tekniko-balistik, rezulton tė jenė shtėnė nga e njėjta armė. Nga akti i ekspertimit daktiloskopik nr.64, datė 9 janar 2006-tė, rezulton se gjurma, qė njėri nga autorėt ka lėnė nė pjesėn mes derės sė shoferit dhe derės sė pasme i pėrket tė pandehurit Mustafa Xheka. Sipas prokurorisė, gjatė njė kontrolli tė ushtruar nė momentin e arrestimit tė Mustafa Xhekės, u gjetėn dhe sekuestruan 6 fishekė, tė cilėt ai i mbante pa leje. Nga akti i ekspertimit tekniko-balistik nr.1503, datė 28 mars 2006-tė, rezulton se fishekėt janė tė rregullt teknikisht dhe me to mund tė realizohet qitje. Prokuroria pėr Krime tė Rėnda i akuzon tė pandehurit Kreshnik Berisha e Mustafa Xheka se kanė konsumuar veprėn penale tė Vjedhjes me armė nė bashkėpunim, i pari dhe Vjedhjes me armė nė bashkėpunim dhe Prodhimit dhe mbajtjes pa leje tė armėve luftarake dhe municionit, i dyti, tė parashikuara nga Nenet 140, 25 dhe 278/3 tė Kodit Penal.
Banda e Niklės
Flamur Haka Petrit Lleshi Agron Tafani Kreshnik Berisha Mustafa Xheka Edmond Sina Ervin Belba
Dosja
Ngjarjet e kryera prej shtatė tė akuzuarve fillojnė qė nė vitin 1998-tė dhe pas tetė vitesh Prokuroria pėr Krime tė Rėnda ka evidentuar autorėt dhe ka faktuar akuzat, qė iu janė ngritur. Dosja i ėshtė pėrcjellė Gjykatės pėr Krime tė Rėnda pėr shqyrtim, bashkangjitur edhe provat ndaj tyre. Bėhet fjalė pėr rrėmbime tė tregtarėve, gjobėvėnie dhe grabitje me armė zjarri. Sipas burimeve tė prokurorisė, tė pandehurit kanė vepruar nė bashkėpunim me njėri-tjetrin nė krimet qė kanė kryer, nė formėn e grupit tė strukturuar kriminal. Kjo pasi, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer mė shumė se njė herė tė njėjtėn vepėr penale.
Arben Tollia, 370 tė dashura vijojnė listėn e dėshmive
Njėra prej viktimave tė Arben Tollisė, ndaj tė cilit rėndon njė numėr i madh akuzash, ėshtė paraqitur nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda dhe ka dhėnė dėshminė e saj ndaj tė akuzuarit pėr pėrdhunime dhe mashtrime. Pėr shkak tė natyrės sė dėshmisė, gjithēka ėshtė bėrė me dyer tė mbyllura. Sipas burimeve pranė trupit gjykues, mėsohet se, E. Risa 24 vjeē, studente, ka deklaruar para trupit gjykues se Tollia kishte pėrdorur shumė mėnyra qė ajo tė kryente marrėdhėnie seksuale me tė, por i pandehuri i ka kėrkuar vajzės t`i tregojė kėto mėnyra. Viktima i ka kėrkuar trupit gjykues qė tė braktisė dėshminė, duke e lėnė Tollinė tė vazhdojė me mbrojtjen e tij. Tollia ėshtė shprehur se nuk ka pėrdhunuar asnjė nga vajzat, por se ato kanė shkuar me dėshirė dhe mė pas, kur nuk kanė pėrfituar gjė, e kanė kėrcėnuar se do ta kallėzonin, ēka sipas tij edhe ka ndodhur. Tė gjitha vajzat, tė cilat nė listėn e Arben Tollisė arrijnė nė 370, kanė bėrė kallėzim nė polici e mė pas kanė pohuar nė prokurori. Por nė gjykatė, njė pjesė e mirė e vajzave janė tėrhequr. Ato janė shprehur se nuk kanė kryer marrėdhėnie me Tollinė, por veēse kanė pirė kafe nė lokale tė shtrenjta tė Durrėsit, Shkodrės, Tiranės e Elbasanit. Ndėrsa nė gjyq janė lexuar disa prej deklarimeve tė vajzave nė prokurori, pasi ato kanė evituar tė pėrballen me gjykatėn. Njėra prej vajzave, Manxhallari, ėshtė shprehur se ka qenė me Arben Tollinė nė njė hotel nė Velipojė tė Shkodrės. Sipas dėshmisė sė saj, Arben Tollia mė parė ka gėnjyer atė dhe shoqen e saj me emrin Dorina. I ka ftuar pėr kafe dhe mė pas i ka futur nė njė lokal nė Velipojė. Manxhallari ka shpjeguar se Tollia e ka pėrdhunuar. Por, nė kundėrshtim tė vajzės kanė qenė deklarimet e vajzės me emrin Dorina. Kjo e fundit ėshtė shprehur se ka shkuar me dėshirė me Arben Tollinė. Studentja nga Elbasani ka treguar se Tollia nuk i pėrdhunonte vajzat, por i merrte pėr kafe dhe ato vetė shkonin me tė pa u shtrėnguar.
Akuza ndaj Rasim Shirės, pritet letėr-porosia nga Turqia
Mungon vetėm njė letėr-porosi nga Turqia pėr ti dhėnė fund gjyqit ndaj Rasim Shirės, biznesmenit tė akuzuar pėr trafik droge. Sipas grupit hetimor, pasi ėshtė mbyllur shqyrtimi gjyqėsor i tė gjitha provave nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda, ėshtė duke u pritur edhe letėr-porosia e autoriteteve turke, nė lidhje me ēėshtjen e tė pandehurit Rasim Shira. Mbi 50-vjeēarin rėndon akuza e Organizimit dhe financimit tė trafikut tė lėndėve narkotike. Nė janar tė 2005-sės, Rasim Shira u ndalua, pasi ndaj tij ishin kryer hetime nga drejtėsia turke dhe ajo shqiptare. Sipas akuzės, nė datė 14 dhjetor tė vitit 2003, nė pikėn e kalimit kufitar Ipsala- Edime nė Turqi, nga kontrolli i ushtruar nė kamionin e tij janė gjetur 92.970 kilogramė heroinė e sistemuar nė 174 pako. Drejtuesi i kamionit ėshtė arrestuar nga autoritetet turke. Pėr tė njėjtėn ngarkesė ėshtė arrestuar njė shqiptar dhe njė turk tjetėr, tė cilėt punonin nė magazinėn, ku u ngarkua droga nė Turqi. Pas pėrgjimeve dhe pyetjeve tė tė arrestuarve, ėshtė bėrė i mundur edhe arrestimi i Shirės. Nga hetimet ka rezultuar se shoferi i kamionit, nuk ka pasur dijeni pėr ngarkesėn.
Rrėmbyesi Zaharia, nis procesi me njė mal akuzash
Ish-i superkėrkuari i Vlorės, Fotaq Zaharia, ėshtė paraqitur dje, nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pėr tu njohur me akuzat qė rėndojnė mbi tė. Pas arrestimit tė bujshėm, Zaharia dje, ka shkelur pėr herė tė parė nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, ku do tė gjykohet pėr njė numėr tė madh akuzash tė rėnda, tė cilat pritet ti shtohen dėnimit tė mėparshėm. Zaharia akuzohet se mė 24 tetor tė vitit 1999-tė ka rrėmbyer nė bashkėpunim me tė tjerė 6-vjeēarin Denis Xhelo. Nė shkėmbim tė lirimit tė pengut kanė kėrkuar 18 milionė lekė. Pas kapjes sė personave qė rrėmbyen fėmijėn, si dhe lirimin e fėmijės, nga njė aksion i suksesshėm i policisė, Fotaq Zaharia sė bashku me personat e tjerė u dhanė pėr ndjekje penale. Si pėrfundim, Zaharia u dėnua nga gjykata me 25 vjet burg. Mė 17 qershor tė vitit 2001, Zaharia ka mundur tė largohet nga qelitė e burgut tė Vlorės sė bashku me tre persona tė tjerė, duke hapur murin e dhomave tė paraburgimit tė Vlorės, nga ku u arratis. Mė 29 qershor tė vitit 2005-sė, nė njė pėrplasje me Policinė Kriminale nė fshatin Tre Vllazėr, Zaharia ka plagosur me granatė ofensive shefin e Policisė Kriminale tė Vlorės nė atė kohė, Gentian Musabelliun. Mė pas ai ka mundur tė largohet. Nė gusht tė vitit tė kaluar dėshton njė aksion i policisė pėr kapjen e tij nė lagjen 10 Korriku. Nė tetor po tė vitit tė kaluar policia ka mundur ta rrethojė nė njė prej bunkerėve tė fshatit Kaninė, ku Zaharia strehohej nė fshehtėsi, por ka mundur ti shpėtojė policisė, duke iu kundėrpėrgjigjur me armė zjarri, ku dhe si mburojė, pasi ka mbėrritur nė lagjen e tij, ka marrė njė fėmijė pėr disa metra.
RAJONI
Vazhdojnė negociatat ndėrmjet delegacioneve tė Kosovės dhe Serbisė nė Vjenė
Decentralizimi thellon mosmarrėveshjet mes Prishtinės dhe Beogradit
Bisedimet pėr ēėshtjen e decentralizimit kanė pėrfunduar me mospajtim tė thellė mes Prishtinės dhe Beogradit, ashtu siē kanė pėrfunduar edhe takimet e tri ditėve tė javės sė kaluar. Ndėrkohė, tė mėrkurėn, palėt hyjnė nė njė raund tė ri bisedimesh me diskutimet rreth ēėshtjes sė trashėgimisė kulturore dhe ruajtjes sė objekteve fetare. Pala serbe do tė paraqitet me njė pėrbėrje pothuaj tė re, pėrfshirė edhe krerėt e krerėt e Kishės Ortodokse Serbe pėr Kosovėn, ndėrkohė qė delegacioni shqiptar do tė paraqitet me pothuaj pėrbėrjen e njėjtė si nė ditėt e mėparshme. Vitin e kaluar, ēėshtja e trashėgimisė kulturore ka arritur tė pėrafrojė qėndrimet e palėve, por pas katėr ditėsh mosmarrėveshjesh nė Vjenė, besohet se do tė jetė e vėshtirė tė pritet pajtim i palėve rreth trashėgimisė kulturore dhe objekteve fetare.
Mospajtim
Hendeku mė i madh mes koncepteve tė tė dyja palėve u krijua gjatė diskutimeve pėr decentralizim. Pala shqiptare ka kundėrshtuar fuqishėm njė kėrkesė tė delegacionit serb pėr krijimin e njė entiteti serb nė Kosovė dhe lidhjeve tė fuqishme e tė ndara tė komunave tė reja me shumicė serbe me Beogradin zyrtar. Ajo e cilėsoi propozimin si pėrpjekje pėr ndarje tė Kosovės. Pala serbe ka kėrkuar, veē tė tjerash, edhe krijimin e 14 komunave tė reja me shumicė serbe, nga tė cilat 5 ekzistuese dhe 9 tė tjera tė reja, tė cilat pėr palėn shqiptare kanė qenė plotėsisht tė papranueshme. Udhėheqėsi i delegacionit tė Kosovės, Lutfi Haziri, ka deklaruar se, pala e Prishtinės ishte konstruktive nė bisedime, por shtoi se pala serbe kėrkon ta kthejė gjithė procesin nga fillimi. "Pala serbe ka bėrė pėrpjekje pėr tė ndryshuar gjithė strukturėn dhe idenė e kėtij aneksi pėr decentralizim, qė edhe nga vetė kryesuesi u cilėsua si e papranueshme. Praktikisht, jemi kthyer nė pozita tė njėjta si para njė viti, por e mira e kėsaj ėshtė se kemi njė dokument qė e ka prodhuar ndėrmjetėsi", - tha Haziri.
Qėndrim fyes
Pėrfaqėsuesit serbė, ndėrkaq e kanė pėrshkruar takimin pėr decentralizim si jokonstruktiv dhe madje fyes. Ata e kanė akuzuar palėn shqiptare pėr mosbashkėpunim dhe qėndrim refuzues ndaj delegacionit serb. Leon Cohen, udhėheqės i delegacionit serb, ka thėnė se, pala shqiptare ka patur paraqitje, siē u shpreh, tė paargumentuar dhe ofenduese ndaj delegacionit serb. Ėshtė vlerėsim im se shqiptarėt ishin tejet nervozė dhe nė pjesėn e fundit tė takimit u paraqitėn, do tė thosha, nė njė mėnyrė ofenduese, gjė e cila pėr mua nuk i ka ndihmuar shumė ēėshtjes sė tyre. Nuk kishin asnjė argument racional pėr tė refuzuar kėrkesėn tonė pėr krijimin e entitetit serb, gjė tė cilėn e kemi bėrė qė nga fillimi i bisedimeve tė Vjenės", - tha ai.
Kėrkesė pėr ndarje
Kėrkesa serbe pėr njė entitet tė ri serb ėshtė cilėsuar nga pala shqiptare si kėrkesė pėr ndarje nė vija etnike tė Kosovės dhe fuqizim tė vendbanimeve serbe e shkėputje nga institucionet kosovare. Lutfi Haziri thotė se propozimi ėshtė i vjetėr dhe ai ėshtė "problem qė krijon probleme". "Pala serbe ėshtė rikthyer me tė njėjtin dokument, strategji dhe ide si vitin e kaluar. Por unė besoj se ky propozim, pėrfundimisht ėshtė eliminuar nga dokumenti gjithėpėrfshirės. Njė Kosovė e pavarur nuk mund tė pėrmbajė zgjidhje tė tilla qė janė tė paqėndrueshme, janė refuzuese dhe ndarėse dhe si tė tilla sjellin probleme", - tha Haziri.
Thellohen mospajtimet
Ajo qė ka krijuar hendekun mes palėve ėshtė edhe njė kėrkesė e palės serbe, pėr tė krijuar lidhje tė fuqishme dhe tė ndara tė komunave serbe me Beogradin zyrtar. Sllobodan Samarxhiē ka thėnė se delegacioni serb ka paraqitur me argumente rėndėsinė qė ka lidhja horizontale mes vetė komunave serbe nga njėra anė, si dhe lidhja e tyre me Beogradin nga ana tjetėr. "Pala shqiptare kėtė propozim tonin e ka hedhur poshtė me lehtėsi", - tha Samarxhiē. Ai tregoi edhe pėr njė propozim tjetėr tė palės serbe. "Ēėshtja e dytė pėr tė cilėn nuk jemi pajtuar me palėn shqiptare ėshtė qė bashkėsitė e tjera etnike nė Kosovė, ato jo serbe, tė kenė tė drejtė tė krijojnė komunat e tyre, nėse ato pėrmbushin kriteret e kėrkuara", - tha Samarxhiē. "Shqiptarėt janė vendosmėrisht kundėr kėsaj. Kjo, sigurisht qė pėr mua ėshtė frikė nga Kosova shumetnike", - pėrfundoi ai. Raundi i bisedimeve nė Vjenė, qė ėshtė cilėsuar si angazhim i palėve nė konsultime, nuk ka dhėnė asnjė gjė tė re dhe mbi tė gjitha ka thelluar dallimet nė konceptet pėr shoqėrinė kosovare.
Marrė nga BBC
---------
Solana: KS do tė miratojė rezolutėn pėr Kosovėn
Pėrfaqėsuesi i Lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka shprehur bindjen se, Kėshilli i Sigurimit i KB-sė do tė miratojė njė rezolutė, e cila do tė jetė bazė e statusit tė ardhshėm tė Kosovės dhe do ta zėvendėsojė rezolutėn 1244. "Nuk kam arsye tė mendoj se anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit nuk do tė bien dakord pas debatit. Nuk mund tė flas nė emėr tė presidentit rus Vladimir Putin, por jam i sigurtė se kur tė vijė koha e miratimit tė rezolutės, Rusia do tė jetė e pėrgjegjshme", - tha Solana, pas njė takimi me kryetarėt e komisioneve tė jashtme parlamentare tė vendeve tė BE-sė. I pyetur si do ta paramendonte situatėn kur vendet individualisht do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės, Solana ka theksuar: "Ėshtė e domosdoshme tė veprohet nė bazė tė legjitimitetit tė rezolutės sė Kombeve tė Bashkuara."
----------
Sulmohet mė armė zjarri Anton Berisha, drejtor i ART-sė
Drejtori Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit, Anton Berisha, ka qenė dje objekt sulmi me armė zjarri, por fatmirėsisht ka shpėtuar pa lėndime. Sulmi ka ndodhur nė fshatin Gjurgjicė, nė magjistralen Prishtinė-Pejė, diku pas orės 8:00. Edhe policia e ka konfirmuar rastin, por nuk bėhet e ditur nėse sulmi ka tė bėjė me shpalljen e para disa ditėve tė fituesit tė telefonisė sė dytė mobile nė Kosovės. Rasti ėshtė nėn hetim dhe pėr momentin nuk ka tė dyshuar.
------
Sinjale tė reja nga Uashingtoni
Me qėllim stabilizimin e Irakut, Shtetet e Bashkuara janė tė gatshme tė ulen nė njė tavolinė me ato vende qė mė parė i kanė kategorizuar si armike. Nė senat, nė Uashington, ministrja e Jashtme amerikane, Kondoliza Rajs, u shpreh se, nė mars dhe prill, Shtetet e Bashkuara do tė mbėshtesin iniciativėn e Irakut pėr dy konferenca ndėrkombėtare nė mars dhe prill, ku do tė marrin pjesė Irani dhe Siria. Konferenca e parė do tė pėrqėndrohet nė temat e sigurisė, ekonomisė dhe pajtimit dhe synohet tė mbahet mė sė voni nė mars. Irani ka konfirmuar ndėrkohė pjesėmarrjen e tij. Njė zėdhėnės i ministrisė nuk pėrjashtoi qė aty mund tė bėhet fjalė edhe pėr kontakte bilaterale me Iranin". Rajs tha nė Uashington se irakianėt do tė nisin njė inisiativė diplomatike, tė cilėn ne do ta mbėshtesim tėrėsisht. Dua tė theksoj se qeveria irakiane ka ftuar tė gjithė fqinjėt e saj, duke pėrfshirė kėtu edhe Iranin dhe Sirinė tė marrin pjesė nė konferencat ndėrkombėtare. Ne shpresojmė qė tė gjitha qeveritė do ta marrin nė konsideratė njė mundėsi tė tillė, pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me Irakun dhe pėr tė punuar pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon", - ka thėnė Rajs.
INTERVISTA
Drejtuesi i fushatės sė kandidatit demokrat nė Durrės, Gazmend Oketa, analizon ecurinė e procesit
Oketa: Momenti i duhur pėr tė bėrė ndryshime
Pėrsa i takon rezultatit nė qytetin e Durrėsit duhet bėrė njė analizė e thellė pėr tė gjetur arsyet e vėrteta tė kėtij rezultati. Gjithsesi, ju kujtoj qė KQZ-ja akoma nuk ėshtė shprehur pėr rezultatin pėrfundimtar. Pas shpalljes sė rezultatit, ne do tė bėjmė njė analizė, ku do shqyrtojmė tė gjithė faktorėt qė ēuan nė kėtė rezultat. Pėrsa i takon numėrimit tė votave, kjo ėshtė njė pikė e diskutueshme. Kandidati socialist nė Durrės solli nė grupet e numėrimit njerėz me muskuj dhe me nivelin mė tė ulėt tė qytetarisė apo edukatės
Box 2 Njė analizė e saktė, paszgjedhore e leximit siē duhet tė rezultatit tė zgjedhjeve, qoftė aty ku ėshtė fituar dhe sidomos aty ku ėshtė humbur, do ti jepte pėrgjigjen mė tė saktė kėsaj pyetjeje. Unė nuk mendoj se ndryshimet duhen bėrė vetėm pėr tė thėnė se qeveria po riformatohet. Ndryshimet duhet tė jenė, aty ku duhen dhe kur duhen. Besoj se tė tilla do tė ketė dhe se ndoshta ky ėshtė momenti i duhur. E njėjta gjė dhe pėr ndryshimet nė degėt e Partisė Demokratike nė rrethe. Njė gjė duhet theksuar, Partia Demokratike nuk ka asnjė anėtar pėr tė larguar. Ndryshimi ėshtė njė gjė dhe largimi ėshtė tėrėsisht gjė tjetėr.
Box 3 Natyrisht qė ne do tė dėshironim shumė tė fitonim dhe nė Tiranė dhe nė Durrės, Vlorė etj., ashtu siē dhe opozita ka dashur tė fitojė, aty ku ne kemi fituar. Leximi i votės sė 18 shkurtit ju garantoj se do tė bėhet ashtu siē duhet. Aty ku kemi humbur ne do tė themi se humbėm, aty ku kemi fituar, kemi fituar. Ky rezultat i marrė nė total rikonfirmon votat e koalicionit tė mazhorancės dhe do bėjė qė opozita tė ulet me kėmbė nė tokė dhe tė mos tentojė njė krizė pėr tė shkaktuar zgjedhje tė parakohshme, pasi nuk i ka numrat nė elektorat.
Zėdhėnėsi i Partisė Demokratike dhe njėkohėsisht deputet i qytetit tė Durrėsit, Gazmend Oketa, pohon nė njė intervistė pėr gazetėn TemA se bashkia e kėtij qyteti nuk mund tė konsiderohet e humbur, pasi fjala e fundit i takon Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Pėrsa i pėrket rezultatit tė zgjedhjeve nė Durrės, deputeti i PD-sė thekson se numėrimi i votave ishte njė pikė e diskutueshme, pasi kandidati socialist nė Durrės solli nė grupet e numėrimit njerėz me nivelin mė tė ulėt tė qytetarisė apo edukatės. Ndėrkohė, pohon se PD-ja do tė pranojė ēdo vendim tė dalė nga KQZ-ja. Ndėrsa pėr ndryshimet nė qeveri dhe degėt e PD-sė nė rrethe deputeti Oketa shtoi se, kėto ndryshime nuk duhen bėrė vetėm pėr tė thėnė se po riformatohet qeveria, por duhet tė jenė aty ku duhen dhe kur duhen.
Z.Oketa, si do ti cilėsoni votimet e 18 shkurtit dhe a duhet reflektuar nė lidhje me rezultatin e dalė prej kėsaj date?
Qė tė japėsh njė vlerėsim tė qartė pėr zgjedhjet vendore, vėmendja apo analiza nuk duhet pėrqendruar vetėm nė ditėn e votimit. Nėse do analizojmė gjithė periudhėn paraelektorale, qėndrimin e opozitės kundrejt datės sė zgjedheve deri nė marrėveshjen e 13 janarit, kjo periudhė besoj se lė shumė pėr tė dėshiruar dhe nė gjykimin tim, shėnon anėn e errėt tė kėtyre zgjedhjeve. Periudha elektorale u shoqėrua nga njė fushatė pėrgjithėsisht e qetė, civile. Ne si mazhorancė, si objektiv kryesor tė kėtyre zgjedhjeve kishim plotėsimin e standardeve dhe garantimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Realizimi i kėtij objektivi do pėrbėnte fitoren mė tė madhe tė kėtyre zgjedhjeve, do shėnonte fitoren e tė gjithė shqiptarėve. Pėrsa i takon rezultatit, natyrisht qė mbi cilindo rezultat duhet reflektuar. Por theksoj, mė i rėndėsishėm se rezultati ėshtė procesi qė jep kėtė rezultat. Uroj qė notat kritike tė raportit paraprak tė OSBE-ODIHR-it, tė cilat i adresohen partive politike, nė raportin pėrfundimtar tė jenė ndryshe.
Humbja e qytetit tė Durrėsit duhet parė nė procesin e numėrimit tė votave apo ka probleme tė tjera?
Pėrsa i takon rezultatit nė qytetin e Durrėsit duhet bėrė njė analizė e thellė pėr tė gjetur arsyet e vėrteta tė kėtij rezultati. Gjithsesi, ju kujtoj qė KQZ-ja akoma nuk ėshtė shprehur pėr rezultatin pėrfundimtar. Pas shpalljes sė rezultatit, ne do tė bėjmė njė analizė, ku do shqyrtojmė tė gjithė faktorėt qė ēuan nė kėtė rezultat. Pėrsa i takon numėrimit tė votave, kjo ėshtė njė pikė e diskutueshme. Kandidati socialist nė Durrės solli nė grupet e numėrimit njerėz me muskuj dhe me nivelin mė tė ulėt tė qytetarisė apo edukatės. Qytetarisė qė kandidati i PD-sė dhe vetė PD-ja e Durrėsit tregoi deri nė fund, fatkeqėsisht kandidati socialist nuk iu pėrgjigj me tė njėjtėn pėrgjegjshmėri qoftė ndaj qytetit, qoftė ndaj standardeve tė zgjedhjeve. Kandidati socialist i pėrdori tė gjitha mėnyrat, tė ndershmet dhe tė pandershmet, sidomos kėto tė dytat.
Z.Oketa, cili ėshtė mendimi juaj, duhen bėrė ndryshime nė kabinetin Berisha dhe nė shumė degė tė Partisė Demokratike nė rrethe?
Njė analizė e saktė, paszgjedhore, leximi siē duhet i rezultatit tė zgjedhjeve, qoftė aty ku ėshtė fituar dhe sidomos aty ku ėshtė humbur do ti jepte pėrgjigjen mė tė saktė kėsaj pyetjeje. Unė nuk mendoj se ndryshimet duhen bėrė vetėm pėr tė thėnė se qeveria po riformatohet. Ndryshimet duhet tė jenė aty ku duhen dhe kur duhen. Besoj se tė tilla do tė ketė dhe se ndoshta ky ėshtė momenti i duhur. E njėjta gjė dhe pėr ndryshimet nė degėt e Partisė Demokratike nė rrethe. Njė gjė duhet theksuar, Partia Demokratike nuk ka asnjė anėtar pėr tė larguar. Ndryshimi ėshtė njė gjė dhe largimi ėshtė tėrėsisht gjė tjetėr. Kur ndryshimet bėhen tė bazuara nė analiza dhe i shėrbejnė sė ardhmes, ato duhen bėrė pa hezitim.
Rezultati i datės 18 shkurt ėshtė njė humbje pas fitores sė 3 korrikut 2005-sė, cili ėshtė mendimi juaj dhe a do tė pranoni vendimin e KQZ-sė nė lidhje me rezultatin nė Durrės?
Natyrisht qė ne do tė dėshironim shumė tė fitonim dhe nė Tiranė, dhe nė Durrės, Vlorė etj., ashtu siē dhe opozita ka dashur tė fitojė, aty ku ne kemi fituar. Leximi i votės sė 18 shkurtit ju garantoj se do tė bėhet ashtu siē duhet. Aty ku kemi humbur ne do tė themi se humbėm, aty ku kemi, fituar kemi fituar. Ky rezultat i marrė nė total, rikonfirmon votat e koalicionit tė mazhorancės dhe do bėjė qė opozita tė ulet me kėmbė nė tokė dhe tė mos tentojė njė krizė pėr tė shkaktuar zgjedhje tė parakohshme, pasi nuk i ka numrat nė elektorat. Opozita qė pas tre korrikut, megjithėse ėshtė minorancė, vazhdimisht ka pretenduar se kishte mė shumė vota se mazhoranca aktuale. Tė njėjtėn gjė po themi dhe ne, por me shifra reale. Nė total ne jemi shumicė si nė mazhoritar, ashtu dhe nė proporcional. Nga ana tjetėr, ne do analizojmė mirė, pėrse nė qytete tė mėdha qytetarėt nuk votuan kandidatėt tanė apo dhe ne si forcė politike. Pėrsa i takon vendimeve tė KQZ-sė nuk kemi dhėnė asnjė shenjė se ne nuk do ti njohim ato, por ne do tė ndjekim tė gjithė hapat ligjorė pėr ēdo kėrkesė tonėn. Uroj qė nė zgjedhjet e ardhshme tė mund tė korrigjojmė pėrfundimisht gjithēka nuk ka shkuar mirė nė kėto zgjedhje. Bisedoi: Alketa Alia
SPORTI
FSHF/Sektori i garave pėrcakton edhe modulin e ndeshjeve tė raundit tė fundit nė kampionat
Faza e tretė, disa ndeshje do tė pėrcaktohen me short
FSHF-ja informon klubet e futbollit se, ne fazen e trete, tri ekipet e qytetit te Tiranes mund te zhvillojne ne nje jave tri ndeshjet e tyre ne Tirane. Per kete arsye bejme te ditur se, ne kete rast do te hidhet nje short per te percaktuar ditet e zhvillimit te ndeshjes. Ditet e percaktuara nga FSHF-ja jane: e premte, e shtune dhe e diele. Ne baze te rregullores se aktivitetit KF Tirana, pasi ka nenshkruar nje kontrate afatgjate me stadiumin kombetar Qemal Stafa do ti zhvilloje te gjitha ndeshjet e saj ne Tirane ne kete stadium te shtunave. Pra, ne shortin per percaktimin e diteve te ndeshjes kur tre ekipet e kryeqytetit luajne ne Tirane do te marrin pjese ekipet e Dinamos dhe te Partizanit. Ndėrkaq, nė lidhje me ekipin kombėtar, trajneri kroat i pėrfaqėsueses shqiptare Otto Bariē mbėrrin nė Shqipėri mė datė 18 mars, gjashtė ditė pėrpara takimit eliminator me Slloveninė. Nė kuadėr tė takimit me Slloveninė, kombėtarja do tė grumbullohet nė Durrės katėr ditė pėrpara takimit, ku do tė akomodohet nė hotelin Adriatik. Sipas informacioneve, kuqezinjtė do ti zhvillojnė seancat stėrvitore nė fushėn sportive Tofik Jashari nė Shijak. Ndėrkohė, nuk dihet ende se kur do ta shpallė listėn e lojtarėve tė thirrur pėr kėtė takim kroati i kombėtares. UEFA vendos: Shqipėri-Slloveni nė Loro Boriēi Ėshtė pėrcaktuar mė nė fund vendi se ku do tė qėndrojė kombėtarja e Sllovenisė, pėr tė zhvilluar pėrgatitjet e saj pėr ndeshjen e 24 marsit kundėr Shqipėrisė. Miqtė nga Sllovenia menduan qė ta zhvillonin fazėn pėrgatitore nė Mal tė Zi dhe tė vinin njė ditė pėrpara ndeshjes nė qytetin verior, por pasi e kanė menduar mirė kėtė ēėshtje, sllovenėt kanė vendosur qė tė akomodohen pėrfundimisht nė Shkodėr. Ata do tė vijnė katėr ditė pėrpara sfidės kundėr kuqezinjve nė vendin tonė dhe do tė akomodohen nė hotel Grand nė Shkodėr. Seancat stėrvitore, Sllovenia do ti zhvillojė nė stadiumin Loro Boriēi. Njė lajm tė tillė e bėn tė ditur shefi i Ekipeve Kombėtare nė Federatė, Besnik Ēela. Sllovenia do tė vijė katėr ditė pėrpara ndeshjes sė 24 marsit nė vendin tonė dhe do tė akomodohet nė hotel Grand nė Shkodėr, ku do tė zhvillojė edhe seancat stėrvitore nė kėtė qytet. Ne jemi duke punuar pėr njė organizim sa mė tė mirė tė takimit qė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr ecurinė e kuqezinjve, - deklaroi Ēela. Ndėrsa, nė lidhje me Shqipėrinė dhe ekipin kombėtar, sipas asaj qė pėrcjell pėr gazetėn TemA, shefi i ekipeve kombėtare nė FSHF, Besnik Ēela, grumbullimi i pėrfaqėsueses pėr tu pėrgatitur pėr dy ndeshjet eliminatore tė fund marsit do tė nisė mė 18 mars. Ekipi do tė grumbullohet nė hotel Adriatik, nė Durrės dhe seancat stėrvitore do ti zhvillojė ose nė stadiumin e Shijakut ose nė atė tė Durrėsit, pasi ky detaj ende nuk ėshtė zyrtarizuar plotėsisht. Njė ditė pėrpara ndeshjes kundėr Sllovenisė, kombėtarja do tė niset drejt Shkodrės, ku do tė akomodohet nė hotel Koloseu, pėr tė pritur mė pas sfidėn qė ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr ecurinė e kuqezinjve nė kėto eliminatore. Sfidėn tepėr tė rėndėsishme si pėr kombėtaren tonė, ashtu edhe pėr kundėrshtarėt pritet qė pėrveē tifozėve tė shumtė kuqezinj ta ndjekin edhe rreth 100 tifozė sllovenė, tė cilėt do tė jenė tė pranishėm mė 24 mars nė mitikun e Shkodrės. Fedetrata mike ka lajmėruar institucionin tonė tė futbollit pėr numrin e tifozėve sllovenė qė do tė ndjekin ndeshjen, pėr ti bėrė tė ditur kėsaj qė tė ruajė biletat pėr ata sportdashės. Gjithashtu, drejtuesit e federatės bėjnė tė ditur se, do tė vijnė edhe rreth 20 gazetarė nga Sllovenia, tė cilėt do tė ndjekin dhe pasqyrojnė takimin e pėrfaqėsueses sė tyre tė futbollit. Ndeshja do tė luhet mė 24 mars, nė orėn 17:00 dhe do tė drejtohet nga njė treshe gjyqtarėsh nga Malta.
Shkurt nga Superliga Kitiu Herve, kamerunasi i dytė tek Partizani Pas mbėrritjes tė hėnėn tė mbrojtėsit senegalez, Faye Babacar, dje nė stėrvitje me Partizanin ėshtė bashkuar edhe sulmuesi kamerunas, Kitiu Ēokote Herve. Sulmuesi kamerunas ka mbėrritur tė hėnėn nė mbrėmje nė kryeqytetin shqiptar dhe dje ka zhvilluar seancėn e parė stėrvitore nėn drejtimin e trajnerit Lika. Partizani, 700 dollarė pėr kokė Presidenti Xhani ka dėrguar njė ēek nga Greqia pėr lojtarėt e tij. Aty janė shpėrblimet e vonuara qė futbollistėve tė Partizanit iu janė premtuar pas fitoreve tė arritura nga skuadra gjatė kėtyre javėve tė para tė kampionatit pėr vitin 2007. Abada Fish, kamerunasi i vetmuar nė skuadėr Dėmtimet e njėpasnjėshme nė gju, duket se e kanė lėnė disi mėnjanė skuadrės, mesfushorin Abada Fish. Kamerunasi, i ardhur nė fillim tė sezonit nė radhėt e bardhebluve nuk konsiderohet mė titullar nga ana e stafit teknik, ndėrkohė qė tashmė, ai edhe nė stėrvitje tė jep pėrshtypjen e njė njeriu tė vetmuar. Vllaznia, dy seanca stėrvitore nė ditė Pas njė seance tė hėnėn pasdite, dje futbollistėt e Vllaznisė kanė zhvilluar dy seanca stėrvitore. Njėra ėshtė zhvilluar paradreke nė sallėn e forcės sė kompleksit Zmijani dhe pasdite ėshtė punuar nė fushėn e stėrvitjes nė Shtoj. Pėrbėrja e ekipit nė kėto dy seanca ka qenė e plotė dhe tek tė gjithė futbollistėt vėrehet njė mobilizim i madh pėr ndeshjen e radhės me Teutėn.
Aperture faqe 22 me foto
ELIMINIMI/Besa shtang Dinamon nė kryeqytet dhe kalon nė gjysmėfinale
Dinamo dorėzon kupėn, Jupi kėrkon revolucion
Dje: DINAMO-BESA 0-2 (2-1)
Trajneri Jupi: Mendoj se ekipi ka nevojė pėr njė reformim tė plotė, nga lojtari i parė dhe deri te drejtuesit. Te Dinamo nuk ka nevojė pėr reformim, por pėr revolucion. Duhen ndryshuar shumė gjėra te ky ekip, duhen para gjėrat nga fillimi pėr vazhdimėsinė. Ne dolėm nga ēdo objektiv. Nė kampionat jemi shumė larg. Por me kėtė gjendje, dua tė theksoj se, pėrpara nesh ka njė humnerė
Besa e Kavajes ka bere sot te pamunduren, duke permbysur ate humbje 1-2 te pesuar para dy javesh ne fushen e vet, duke fituar 2-0 ne stadiumin "Selman Stermasi" dhe duke siguruar nje vend ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise, ku, sipas te gjitha gjasave, do te kete perballe Shkumbinin, qe ka mundur ne ndeshjen e pare Turbinen, me rezultatin e thelle 4-0 dhe qe javen e ardhshme luan ndeshjen e kthimit. Ne fakt, ka qene nje ndeshje e barazpeshuar ajo e pasdrekes ne stadiumin e dyte te kryeqytetit, ku Dinamo vinte me epersine e nje fitoreje ne fushen e Beses dhe u duk e kenaqur thjesht te administronte lojen dhe te mjaftohej me nje barazim per te siguruar gjysmefinalen, qe mbetej e vetmja shprese reale per te shkuar ne veprimtarite europiane sezonin e ardhshem. Gjithsesi, gjerat kane filluar te duken ndryshe 16 minuta para perfundimit te kohes se rregullt, kur Belisha theu rezistencen e bluve kryeqytetas dhe i kaloi kavajasit ne epersi, duke gjetur rrugen e rrjetes. Goli e galvanizoi skuadren e drejtuar nga trajneri lezhjan, Vasil Bici dhe kavajasit u shperblyen ne minuten e dyte shtese, kur Parid Xhihani shenoi golin e dyte, duke e derguar tifozerine verdhezi ne delir dhe ate blu ne deshperim. Nė lidhje me kėtė ndeshje, trajneri i Dinamos, shumė i nervozuar u shpreh: Janė disa gjėra qė duhet ndalur shumė thellė. Nuk bėhet fjalė absolutisht pėr ndryshim apo rinovim, kėtu duhet bėrė njė revolucion shumė, shumė i madh. Nuk ėshtė mbyllur vetėm njė dritare, por ėshtė mbyllur porta komplet, tė gjitha shtigjet. Dinamo ka mbėrritur nė atė pikė, qė tė humbasė 0-2 me Besėn nė Tiranė. Kjo ėshtė njė gjė e tmerrshme, njė gjė skandaloze. Ekipi po tregon mungesė tė theksuar karakteri dhe kėtė e kam pėrsėritur edhe mė parė. E kisha marrė njė sinjal nga dy ndeshjet e fundit tė kampionatit, por ky ishte fundi i tė gjithave. Mendoj se ekipi ka nevojė pėr njė reformim tė plotė, nga lojtari i parė dhe deri te drejtuesit. Te Dinamo nuk ka nevojė pėr reformim, por pėr revolucion. Duhen ndryshuar shumė gjėra, te ky ekip duhen para gjėrat nga fillimi pėr vazhdimėsinė. Ne dolėm nga ēdo objektiv. Nė kampionat jemi shumė larg, por me kėtė gjendje, dua tė theksoj se, pėrpara nesh ka njė humnerė, - pėrfundoi tekniku.
ELBASANI Tifozat: Po me Deliun ēpatėn xhanėm? "Po me urėn ēpatėn xhanem" - eshte nje batutė qe na ka mbetur ne mendje qe ne femijeri nga nje film i asaj kohe. Por pėr ne tifozet e Elbasanit perkthehet Po me Deliun ēpatėn xhanėm?. Ne kete kampionat klubi yne ndertoi nje ekip rokapjekthi, por patem nje trajner te uritur per rezultate, i cili nuk dispononte kontigjentin e Bushatit apo te Dajes (e Gezdarit). Megjithate, me kontigjentin qe kishte ne dispozicion Elbasani rivalizoi per nje pjese te mire te fillimkampionatit, duke mbajtur edhe vendin e 2-te. Ne tifozet e kishim te qarte se me ate kontigjent futbollistesh kishim marre maksimumin. Klubi na beri te enderrojme, duke marre ca lojtarė me emer te madh, por te pavlefshem per klubet e tjera si: Patushi, Merkoci, Korreshi apo ndonje te huaj pa ekip si Peric. Qershia mbi tortė na u servir trajneri yne i ri, Gezdari, i cili me pare kishte stervitur ekipe te dores se dyte. Menduam se fajin na e kishte Deliu dhe ndonje i larguar (Capja). Por rezultatet e deritanishme flasin qarte 2 pike ne 5 ndeshje, katastrofė per nje ekip, i cili pretendonte zonen UEFA. Keto rezultate na bene te qarte se faji nuk na paskesh qene i Deliut, i cili luante me Asete, Akamba, apo ndonje anonim tjeter. Kete kampionat KF Elbasani e nisi keq, jo per faj te Deliut, por te drejtuesve te tij. Keta te fundit nuk ishin ne gjendje te ndertonin nje ekip, duke perseritur 2 sezonet e fundit. Ne tifozet ultras ndiejme detyrimin te themi: Faleminderit trajneri yne ELBASANLLI Luan Deliu per aq sa bere brenda mundesive qe tu krijuan.
Boksieri Luan ka nisur pėrgatitjet pėr meēin e 17 marsit Krasniqi, drejt brezit tė Kampionit tė Botės Luan Krasniqi do tė ndeshet, mė 17 mars nė Shtutgart, kundėr amerikanit Brian Minto. Mėsohet se Minto ėshtė 10 cm mė i shkurtėr se Luani, por edhe se nė karrierėn e tij ka humbur vetėm njė herė. Boksieri i mirėnjohur Luan Krasniqi, i lindur nė Kosovės, por qė jeton nė Rottweil (Gjermani), sipas tė gjitha gjasave do tė kthehet nė ring mė 17 mars 2007 dhe atė nė Stuttgart (Shtutgart). Tani dihet edhe kundėrshtari, amerikani Brian Minto (31 vjeē), i cili nė nėntorin e kaluar e rrahu aq fort boksierin gjerman Axel Schulz, saqė mediat pėr javė tė tėra nuk reshtėn sė shkruari mbi turpin e Axelit, qė deri atėherė ishte njė ndėr idhujt e boksit gjerman. Minto ėshtė 1,80 m i gjatė dhe ėshtė numri 15 i listės sė WBO-sė. Ai ka zhvilluar 28 luftra, nga tė cilat 27 fitore dhe vetėm njė humbje. Pra, njė arrė e fortė. Luan Krasniqi, ndėrkaq thuhet se dėshiroi njė revansh kundėr Lamon Brewster-it, nga i cili humbi me nokaut klasik nė luftė pėr titullin e kampionit, megjithėse gjatė gjithė meēit Luani ishte shumė mė i mirė, mirėpo kėtė dėshirė i mbetet ta realizojė njė herė tjetėr. Ndoshta, kur tė bėhet vetė kampion bote. Sipas mediave, pėrgatitjet kėsaj radhe Luan Krasniqi do t`i bėjė nė Mallorca tė Spanjės, ku sipas tij kushtet janė optimale. Boksieri shqiptar me pasaportė gjermane, akoma rron me shpresė se njė ditė do t`ia dalė tė kurorėzohet me titullin e Kampionit tė Botės, prandaj meēi i 17 marsit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr 35-vjeēarin.
Ke foto Altin Haxhi i rikthehet stėrvitjes individuale Pas dėmtimit tė lehtė qė pati nė muskujt e abdomenit, mesfushori i kombėtares shqiptare Altin Haxhi i ėshtė rikthyer stėrvitjes. Diėn e hėnė dhe tė martė, ai ka zhvilluar stėrvitje tė diferencuar. Megjithatė, ėshtė parashikuar qė gjirokastriti tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen qė Ergotelis do tė zhvillojė nė Kretė ndaj Atromitos. Kristi Vangjeli, mbrojtėsi i skuadrės Aris dhe pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė ėshtė pezulluar nga Komisioni Disiplinor dhe nuk do tė luajė ndaj AEK-ut ndeshjen e radhės, gjatė fundjavės nė OAKA tė Athinės. Vangjeli u ndėshkua me karton tė verdhė nė fitoren 3-1 ndaj OFI dhe ky ishte kartoni i katėrt pėr tė kėtė sezon, qė sipas rregullit qė ka EPO, lojtari duhet tė mos luajė ndeshjen e radhės, i pezulluar pas 4 kartonave tė verdhė
Portugezi Deko, shoqėri me prostituta Futbollisti i Barcelonės dhe i kombėtares portugeze, Deko ėshtė pėrfshirė nė njė aferė seksuale. Sipas tabloidit britanik News of the World, mė 6 shkurt, pas ndeshjes miqėsore mes Portugalisė dhe Brazilit, mesfushori portugez ka pasur marrėdhėnie seksuale me njė prostitutė. Megjithėse kjo ka ndodhur ditė mė parė, nuk ėshtė e rastėsishme qė ky veprim i tij tė bėhet publik vetėm pak kohė para se skuadra e tij tė ndeshet me Liverpulin, nė ndeshjen e kthimit tė Ligės sė Kampionėve, e cila zhvillohet me 6 mars. Sipas revistės, Deko ėshtė incizuar nga kamerat qė janė gjendur nė hyrje tė lokalit nė Londėr, nė tė cilat ėshtė parė qė ai sė bashku me shokun e tij kanė pasur marrėdhėnie me prostitutat. Pas fitores me rezultat 2:0 ndaj Brazilit, Deko dhe gjashtė shokė tė tjerė janė lėshuar nė orgji dhe kanė festuar me katėr prostituta. Pėr shoqėrinė e bukuroshes nga Europa Lindore, Deko ka paguar 1.500 euro. Pas publikimit tė kėtij lajmi, bashkėshortja e tij, Jasiara, sigurisht nuk do tė ndihet mirė. Ēifti ėshtė duke lundruar nė ujėrat martesore qė nga prilli i vitit 2005. Ata kanė tre fėmijė, ndėrsa pas martesės, futbollisti pati deklaruar: Tashmė i kam tė gjitha, nuk mė duhet asgjė tjetėr.
Tre muaj pezullim pėr Marco Borriello-n tė Milanit Sulmuesi italian i AC Milan, Marco Borriello, 24 vjeē, eshte pezulluar tre muaj nga Komisioni i Disiplines i Liges se Klubeve Profesioniste (Lega Calcio), pas daljes pozitive me kortizon, pas kontrollit te kryer ndaj tij. Pezullimi i lojtarit nis nga 21 dhjetori 2006, nderkohe qe ai nuk mund te kthehet ne fushe para 21 marsit. Kontrolli u krye pas ndeshjes Milan-Roma (1-2), per javen e 11-te te kampionatit me 11 nentor 2006. Qe nga nisja e kampionatit, nje lojtar tjeter ka dale pozitiv pas kontrollit, Francesco Flachi, 31 vjeē, sulmues dhe kapiten i Sampdoria (kokaine), me 28 janar.
Mbrojtėsi brazilian Pepe, nė objektivin e Real Madrid-it Mbrojtesi brazilian Pepe i FC Porto, eshte ne objektivin e Real Madrid-it per te forcuar mbrojtjen qendrore kete vere, beri te ditur radio Cadena Ser, gjithnje e mirinformuar per transfertat e lojtareve. Pepe, me emrin e plote Kleper Laveran Lima Ferreira, eshte nje mbrojtes solid (1,90 m e 81 kg) 24 vjeē, saktesonte radioja private spanjolle, qe theksonte se lojtari eshte vezhguar edhe nga Juventusi dhe Ēelsi, dy here kampion i Anglise ne fuqi. Braziliani eshte ende tre vjet nen kontrate me FC Porto, sipas Cadena Ser, qe duke cituar nje prej agjenteve te lojtarit, konfirmonte se Pepe ka te gjitha shanset qe te largohet nga Portugalia sezonin e ardhshem, per te shkuar ne Spanje.
KULTURA
-Te ballkanasit, Karine Saporta ndjeu tė fuqishme kulturėn surealiste dhe prezencėn e gjithanshme tė miteve themelues tė mitologjisė greke (siē ka shkruar Ismail Kadare). Shqipėria ėshtė njė vajzė me sytė mavi, i pėrgjigjet koreografes njė burrė i pyetur nė rrugė
Spektakli/ bashkėproduksion me Teatrin e Operas nė Tiranė, Ambasadėn Franceze dhe Institutin Italian tė Kulturės
Karine Saporta, Albania ose sytė mavi
Dhurata Hamzai
Teatri Kombėtar i Operas dhe Baletit sė bashku me Ambasadėn Franceze dhe Institutin Italian tė Kulturės kanė vendosur tė promovojnė nė Tiranė njė spektakėl koreografik nėn drejtimin e artistes Karine Saporta me trupėn e saj tė balerinėve. Ky spektakėl do tė ngjitet nė skenėn e TKOB-it nė datat 6 e 7 mars 2007, me skenografi tė Valerio Ferrari-t. Realizimi multimedial do tė bėhet nga Frieder VVeiss, dhe spektaklit do ti bashkohen balerinė tė TKOB-it dhe tė Kompanisė sė Karine Saporta-s. Pjesėmarrės nė kėtė spektakėl do tė jenė instrumentistė tė Ansamblit Kombėtar tė Kėngėve dhe Valleve Popullore. Protagonistėt e shfaqjes pohojnė se ky do tė jetė njė spektakėl: mavi, ashtu si mali ka kėtė ngjyrė. Muzika e kėtij spektakli shkrihet nė hapėsirėn e njė vėshtrimi emocional tė koreografes mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Albania, ose sytė mavi (Albane (ou) les yeux mauves) do ta titullojnė organizatorėt spektaklin ne fjalė, ndėrsa muzika duke vazhduar udhėtimin e saj nėpėr botė nė kėrkim tė formave muzikore dhe ritmeve tė afėrta me ndjeshmėrinė e saj zbulohet nga Karine Saporta pikėrisht nė Ballkan. Po me kėtė shqisė zbulimi ajo sheh dhe prek nė Shqipėri njė afėrsi me polifoninė, krejtėsisht befasuese. Ajo pohon se Nė ndryshim me polifoninė korsikane apo sarde, tė njohura botėrisht dhe shpesh tė ndėrthurura, muzika popullore shqiptare a capella ka mbetur krejtėsisht e paprekur. Sipas saj, duke lėnė mėnjanė mbivendosjen e tonaliteteve komplekse dhe tė strukturave ritmike tė bazuara mbi njė enumeracion tek, kėto kėngė janė tė magjishme. Pėr tė arritur qėllimin e saj dhe pėr ta bėrė sa mė real imazhin qė ka ajo pėr spektaklin, kėngėtarėve tė Ansamblit polifonik, Karine Saporta u bashkoi njė perkusionist : njė tė vjetėr specialist prej 60 vjetėsh i ritmeve tė jugut.
Njė gjest i imagjinuar
Te ballkanasit, Karine Saporta ndjeu tė fuqishme kulturėn surrealiste dhe prezencėn e gjithanshme tė miteve themelues tė mitologjisė greke (siē ka shkruar Ismail Kadare). Shqipėria ėshtė njė vajzė me sytė mavi, i pėrgjigjet koreografes njė burrė i pyetur nė rrugė. I ngjizur nga pėrgjigjet e mbledhura prej kėtyre mikro-trotuareve rreth pyetjes: Ēfarė ėshtė Shqipėria pėr ju ?, Spektakli do tė nxjerrė nė pah si gėzimin ashtu edhe forcėn, dyzimin e humorit shqiptar. Humour i dyfishtė, ashtu sikurse sjellja e njė populli, dalja e tė cilit nga njė diktaturė 50-vjeēare nuk mund tė bėhet pa kontradikta. E dyfishtė si koka e shqiponjės, emblema e kombit shqiptar. Pėr Karine Saporta-n pėrmbushja e tė veēantave tė imagjinimit dhe tė psikologjisė ballkanike pėrfshin nevojėn pėr tė kėrkuar njė energji tė re: mė tė rreptė, mė tė ashpėr. Duke krijuar Albane (ou) les yeux mauves koreografja synon tė zbulojė njė lėvizje tė ashpėr, tė fuqishme. Pėr tė ndryshuar nga njė kompozim i rafinuar qė ajo e pėrdor zakonisht pėr tė pyetur jo pa fyerje.... njė kaos primitiv.
Valerio Ferrari , njė skenografi multimediale
Ėshtė arkitekti Valerio Ferrari qė nė shprehjen art i varfėr (shpjegimi njė rrymė artistike qė bėjnė art me gjėra, sende tė ndryshme tė gjetura), ka imagjinuar diapozitivin skenik mbi bazėn e dollapėve qė janė porta, edhe llastikėve qė nė origjinė janė destinuar pėr mekanikėn e automobilėve. Kėta janė marrė pranė njė ndėrrmarrjeje tė specializuar dhe janė kthyer nė skenografi. Por gjithashtu kallamat e peshkimit dhe qese plastike janė objekte qė tė pėrdorura nga kėrcimtarėt, i lejojnė koreografes tė arrijė tė realizojė lėvizje krejt tė veēanta. Njė punė multimediale qė pėrdor njė kamera infra tė kuqe pėr tė lexuar nė errėsirė, ėshtė objekt i njė rezidence tė Frieder VVeiss pranė Karine Saporta-s.
Kush ėshtė Karine Saporta
Qė prej 20 vjetėsh, vepra e Karine Saporta-s ėshtė njė nga mė impresionantet nė historinė e re te krijimit koreografik kontemporan perėndimor. Ėshtė autore e spektakleve tė cilat janė quajtur "mitike", si E fejuara me sy drurėsh, Demat e Chimene-s, Princesha e Milan-it, Kėrcimi i shekullit, Bukuroshja nė pyllin qė fle. Karine Saporta ėshtė gjithashtu fotografe, realizuese dhe punon me plastikėn. Kompania e saj ka dhėnė shfaqje nė tė gjitha skenat e botės. Karine Saporta ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė skenės, ėshtė njė nga mė shquarat nė komedinė franceze. Ajo drejton Qendrėn Koreografike Kombėtare tė Caen Basse - Normandie nga shtatori 1988 nė Qershor 2004, ndėrsa sot ajo ėshtė drejtuese e Kompanisė Karine Saporta. E vendosur nė Ishullin e Francės shumė shpejt do tė punojė nė dy fusha, nė atė tė guximshme, nė lėndėn e kėrkimit dhe atė tė eksperimentimit qė e karakterizon.
II
Pas vdekjes sė koleksionistit tė artit Heinz Berggruen
Muzeu i Pikasos si trashėgimni
Ai kishte miqėsi me piktorėt Pablo Picasso dhe Henri Matisse, njihte Joan Miro, Max Ernst dhe Hans Arp. Tė premten mė 23 shkurt tregtari i njohur i artit, koleksionisti dhe filantropi Heinz Berggruen vdiq nė moshėn 93 vjeēare nė Paris, rezidencėn e tij tė dytė krahas Berlinit. Trashėgimnia e tij e dukshme nė Gjermani ėshtė muzeu berlinez Berggruen. Me veprat e Pikasos nė qendėr ai konsiderohet njė nga koleksionet mė tė bukura private tė artit klasik modern. Nganjėherė me pak fat mund t'a takoje atė nė mes tė pikturave tė tij, burrin e imėt e trupvogėl, Heinz Berggruen. Mund tė ndaloje me tė pėrpara "pulovrit tė verdhė" tė Pikasos apo natyrės sė vdekur kubiste "San Raphael" dhe tė merrje pėrgjigje mbi "Damėn" me gojė tė qepur nga Paul Klee dhe veprėn e tij tė famshme "Rrėzimi i avionit". Takime tė tilla ishin tė mundshme me koleksionuesin e sendeve tė tilla tė mrekullueshme kur ai ndodhej nė rezidencėn e tij tė dytė nė Berlin dhe vizitonte pikturat e tij. Takime me tė dhe mahnitjen pėr artin tė cilin Heinz Berggruen e kishte tė vėshtirė t'a shprehte me fjalė. "Pikason e kanė pyetur shpesh: Ēfarė ėshtė e veēantė, unike, e bukur nė punėn tuaj? Dhe Pikaso dha njė pėrgjigje tė mrekullueshme: Si ndodh me kėngėn e zogjve? Ēfarė ėshtė e bukur nė tė? Kėtė duhet t'a dini vetė." Njeriu duhet tė ketė mirėkuptim njėqind pėr qind, ndjeshmėri pėr atė ēfarė dėshėron tė shprehė artisti. Atėherė di atė ēfarė ėshtė thelbėsore dhe tė tjerat vijnė vetiu. Vetiu por edhe i pajisur me sensin e fortė pėr artin dhe biznesin Berggruen zhvilloi deri nė vitin 1980 njė tregti tė suksesshme nė Paris me vepra tė artit modern. Klient tek vetja dhe tek tė tjerėt ai mbledh nė vite njė koleksion me vlerė rreth 500 milionė euro. Me dije, mirėkuptim e para sė gjithash me dashuri pėr artin rrėnjėt e tė cilave nuk gjenden patjetėr nė fėmijėrinė e tij. Berggruen lindi nė 1914 Berlin, bir i njė tregtari artikujsh kancelarie. "Po ėshtė e vėrtetė. Nė shtėpinė e prindėrve nuk kishte praktikisht asgjė. Kishte njė riprodhim tė njė pikture tė famshme nga muzeu "Kaiser Friedrich", "Burri me helmetė tė artė". Mė vonė u mėsua se autori i saj nuk ishte Rembrandti. Vepra vinte nga rrethet e piktorėve tė shkollės sė Rembrandtit." Njohuritė e tij si tregtar dhe koleksionist Heinz Berggruen i fitoi mė vonė gjatė takimeve me artin dhe nė rradhė tė parė me artistėt e asaj kohe: me Frida Kahlo-n, me tė cilėn pati njė histori pas emigrimit tė saj nė SHBA nė vitin 1936; me Matisse numrin e tė cilit e nxori nga numėratori dhe thjesht i telefonoi. E para sė gjithash me Pikason i cili pėr ish galeristin parizian ishte artisti i shekullit: "Ai kishte sy tė mrekullueshmėn tė zjarrtė. Nė pėrgjithėsi ai ishte shumė i pashėm. Takimet me tė ishin diēka shumė e veēantė. Mund tė them se ai vetė kurrė por tjetri ishte krejt i rraskapitur pas njė takimi me Pikason" - kujtonte Berggruen takimet me piktorin e famshėm. E nėse takimet me artistėt nuk ishin tė mundura pėr tė tė gjithė Heinz Berggruen dėshėronte t'u mundėsonte tė gjithėve tė paktėn takimin me artin. Kėshtu nė vitin 1996 ai kthehet nė shtėpinė e tij tė dikurshme pranė lumit Spree, i kujdeshshėm por pa ndjenja urretjeje. Berggruen fillimisht huazon pėr kohė tė gjatė koleksionin e tij pėr ta zgjeruar mė pas koleksionin me "aktin e shtrirė" tė Pikasos. Ai u kujdes edhe qė miku i tij, fotografi i shquar Helmut Neėton, tė rikthehej gjithashtu nė Berlin me arkivin e tij tė fotografive. Heinz Berggruen ishte njė berlinez mendimi i tė cilit ishte i rėndėsishėm pėr berlinezėt, njė koleksionist unik arti dhe njė njeri mbresėlėnės, gjithnjė miqėsor. Heinz Berggruen me pak fat mund ta takoje nė ditė tė caktuara nė muzeun nė Stülerbau: "Njerėzit vijnė dhe tė entuziasmuar thonė: sa mirė qė egziston ky koleksionin. Ju faleminderit. Kėto fjalė tė ngrohin zemrėn apo jo?"
Barbara Wiegand
|
|