Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

POLITIKA

 

 

Flet presidenti i nderit i Partisė Republikane, Sabri Godo

 

Godo: Presidentin ta propozojė e majta

 

Fatjona Mejdini

 

Presidenti i nderit tė Partisė Republikane, Sabri Godo, analizon situatėn postzgjedhore dhe perspektivėn e situatės politike deri nė zgjedhjen e presidentit tė ri. Sipas Godos, njė nga arsyet pse mazhoranca e djathtė humbi bashkitė e mėdha nė vend ėshtė edhe pakėnaqėsia e ish-pronarėve nga procesi kaotik i legalizimeve dhe njė proces kompensimi i vonuar. Nga ana tjetėr, z.Godo nuk ngurron tė shtojė se qeveria i ka bėrė gabim llogaritė me qytetarėt, tė cilėt po legalizojnė shtėpitė e tyre, duke qenė se ata e arritėn kėtė fazė, kėrkojnė mė shumė shėrbime nga qeveria e djathtė. Njė nga arsyet e zemėrimit, sipas Godos, tė elektoratit tė djathtė me kryeministrin Berisha ėshtė edhe takimi i tij me ish-kryeministrin, Fatos Nano, duke shtuar se takimi rezultoi negativ pėr tė dy aktorėt. Sabri Godo thekson se vendi nuk ka infrastrukturėn e nevojshme, zgjedhore pėr zgjedhje tė parakohshme dhe qeveria duhet tė nxitojė ta krijojė kėtė infrastrukturė. Sipas tij, propozimi i presidentit tė ri nga partitė e opozitės do tė sillte mė shumė stabilitet dhe kompromis politik nė vend. Nga ana tjetėr, presidenti i nderit tė republikanėve shprehet se mbajtja nė burg e eksponentėve tė lartė tė Partisė sė Ballit Kombėtar me akuzėn e falsifikimit tė firmės sė Akile Ramės, i duket se po bėhet me njė zell tė madh, politik nė momentin qė nuk ka pasur asnjė ndikim nė zgjedhje.

 

Box 1

 “Ekziston njė pėrshtypje e pėrgjithshme qė ka njė lloj zemėrimi tė pronarėve nė kėto qytete, tė cilėt nuk kanė mundur tė marrin atė qė prisnin dhe nuk kanė njė perspektivė tė mirė nė kėtė drejtim dhe kjo besoj se shkakton zemėrimin e tyre. Pak a shumė nė kėto ujėra janė dhe ish-tė pėrndjekurit politikė dhe pak a shumė kėto kanė qenė kontigjente tė sigurta qė kanė votuar gjatė 15 vjetėve pėr tė djathtėn”

 

Box 2

“Ēėshtja e reformave tė qeverisė ndihet mė tepėr nėpėr qytete dhe reformat janė projektuar, mund tė jenė pėrgatitur edhe shumė projektvendime, por duket se qytetarėt ende nuk shohin njė strategji tė qartė tė asaj qė do tė bėhet dhe mėnyrėn sesi do tė implementohen kėto reforma. Tė gjitha kėto kanė shkaktuar njė lloj konfuzioni, janė gjėra, tė cilat e djathta tashmė duhet t`i sqarojė me durim, duke vendosur piketat e duhura”

 

Box 3

“Pėr fat tė keq u krijua kjo psikologji qė mund tė shpallesh zot i njė toke qė nuk tė pėrket kurrsesi dhe nga fenomene tė tilla mė pas vuan i gjithė shteti. Kjo pėr faktin qė ke tė bėsh me qytetarė qė nuk kufizohen brenda asaj ēfarė kanė trashėguar brenda sė drejtės sė tyre, por mėsojnė tė jetojnė nė mėnyrė arbitrare. Ky ėshtė njė problem i madh qė duhet tė trajtohet me kujdes dhe vendosmėri nė tė ardhmen. Jam i sigurt qė derisa tė vijė koha qė kėto zona tė urbanizohen plotėsisht, do tė ketė fėrkime mes kėsaj kategorie dhe pushtetit”

 

Box 4

“Pėr hir tė stabilitetit politik dhe tė njė lloj marrėveshjeje tė forcave politike nė pozitė dhe opozitė, do tė ishte mė e natyrshme qė t`i lihej tė majtės tė propozonte njė president. Kėshtu do tė kishim edhe njė balancim mė tė pranueshėm tė pushteteve”

 

Si e gjykoni faktin qė PD-ja ka fituar pjesėn mė tė madhe tė komunave nė vend dhe nga ana tjetėr, PS-ja, bashkitė e mėdha, kur nė vitet e mėparshme ka ndodhur e kundėrta? Pse mendoni se ka ardhur ky rezultat?

 

Unė besoj se njė pjesė e elektoratit tradicionalisht e djathtė nėpėr qytete nuk ka shkuar tė votojė dhe mbase ky ėshtė njė nga shkaqet e humbjes sė tė djathtės nė tėrėsi nė kėto bashki tė mėdha. Ekziston njė pėrshtypje e pėrgjithshme qė ka njė lloj zemėrimi tė pronarėve nė kėto qytete, tė cilėt nuk kanė mundur tė marrin atė qė prisnin dhe nuk kanė njė perspektivė tė mirė nė kėtė drejtim dhe kjo besoj se shkakton zemėrimin e tyre. Pak a shumė nė kėto ujėra janė dhe ish-tė pėrndjekurit politikė dhe pak a shumė kėto kanė qenė kontigjente tė sigurta qė kanė votuar gjatė 15 vjetėve pėr tė djathtėn. Por, nga ana tjetėr, diferenca nė disa qytete ėshtė aq e vogėl, sa mund tė thuash se ka njė barazim, si nė Elbasan ose nė Durrės, qendra kėto tė njė rėndėsie tė madhe. Ka pastaj diferenca tė theksuara sa nga njėri krah, edhe nė tjetrin. Ka njė fitore shumė tė theksuar tė sė djathtės nė Shkodėr, ashtu siē ka njė fitore tė thellė tė tė sė majtės nė Vlorė. Kjo gjendje ka nevojė pėr njė studim pėr cilėndo nga palėt qė janė nė konkurrim, duke analizuar gjendjen sociale dhe politike tė qytetarėve pėr ēdo njėsi dhe pėr ēdo qytet. Nga ana tjetėr, nuk mund tė thuash se ka njė humbje tė sė djathtės nė qytete, ashtu siē nuk mund tė thuash se ka njė monopol tė saj nė zonat rurale.

 

Unė besoj se banorėt e zonave rurale kanė qenė mė dashamirės ndaj sė djathtės, po gjėrat do tė vijnė duke u balancuar nė tė ardhmen, sepse do tė vijė koha qė do tė vendoset shteti ligjor nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Do tė vijė koha, kur nė kėto zona do tė paguhet taksa pėr tokėn, taksa pėr bagėtinė, do tė paguhen faturat e elektrikut dhe tė ujit, d.m.th., do tė vijė koha e takėsimit tė njėllojtė nė tė gjithė popullsinė.

Ēėshtja e reformave tė qeverisė ndihet mė tepėr nėpėr qytete dhe reformat janė projektuar, mund tė jenė pėrgatitur edhe shumė projektvendime, por duket se qytetarėt ende nuk shohin njė strategji tė qartė tė asaj qė do tė bėhet dhe mėnyrėn sesi do tė implementohen kėto reforma. Tė gjitha kėto kanė shkaktuar njė lloj konfuzioni, janė gjėra, tė cilat e djathta tashmė duhet t`i sqarojė me durim, duke vendosur piketat e duhura. Por, pėr tė bėrė tė gjithė analizėn, duhen tė dhėna mė tė sakta, duhet tė qartėsohet mirė se kush dhe si ka votuar. Nė rast se mund tė disponohen tė dhėna tė tilla, mund tė jesh edhe mė i orinetuar pėr tė gjetur shkaqet e kėtyre rezultateve dhe kjo duhet tė bėhet patjetėr, sepse pastaj nuk do tė dish si t`i eleminosh rezultatet qė janė negative pėr palėn tėnde.

 

Indiferentizmi pėr tė votuar u vu re edhe te banorėt e zonave informale, tė cilėt kanė filluar tė marrin tapitė e para dhe tė legalizohen. Ē`mendoni se ka ndodhur me ta?

 

Ėshtė njė llogari e gabuar qė ka bėrė e djathta me kategorinė e atyre qytetarėve qė kanė ndėrtesa pėr tė legalizuar, sepse ėshtė supozuar se, megjithėse atyre iu ėshtė njohur e drejta tė shpėrngulen nga vendet e tyre dhe tė vijnė tė banojnė kėtu, ata do t`i dilnin pėr zot kėtij pushteti qė iu krijoi kėto mundėsi qė nga `92-shi e mbrapa. Por, ja qė nė psikologjinė e tyre tashmė duket se ndikojnė tė tjera gjėra dhe dalin nė sipėrfaqe bindjet e tyre. Shumėkush nga ata e quan njė tė drejtė tė vetėn tė vijė kėtu dhe tė shpallet pronar i njė toke tė huaj, qoftė kjo e shtetit apo e privatit. Legalizimi duhet tė kishte nisur vite mė parė, nė mėnyrė qė tė mos zhvillohej si proces nė mėnyrė konfuze dhe anarkike, sikundėr ėshtė bėrė. Tani do tė dalė nevoja qė aty ku janė krijuar kėto qendra, tė hapen rrugė, tė funksionojnė institucionet e shėrbimit dhe ato sociale dhe kulturore dhe njė sėrė procesesh tė tjera, normale pėr qendrat e reja. Kėto qendra e kanė kėtė rrugė tė vėshtirė pėrpara dhe, meqenėse i dhanė tė drejtėn vetes tė ndėrtojnė pa pyetur njeri, kujtojnė se pushteti nuk iu ka bėrė ndonjė favor tė madh dhe pastaj ankohen pėr atė ēmim simbolik qė iu ėshtė dhėnė pėr truallin, ku kanė ndėrtuar shtėpitė e tyre. Pėr fat tė keq, u krijua kjo psikologji qė mund tė shpallesh zot i njė toke qė nuk tė pėrket kurrsesi dhe nga fenomene tė tilla mė pas vuan i gjithė shteti. Kjo pėr faktin qė ke tė bėsh me qytetarė qė nuk kufizohen brenda asaj ēfarė kanė trashėguar, brenda sė drejtės sė tyre, por mėsojnė tė jetojnė nė mėnyrė arbitrare. Ky ėshtė njė problem i madh qė duhet tė trajtohet me kujdes dhe vendosmėri nė tė ardhmen. Jam i sigurt qė derisa tė vijė koha qė kėto zona tė urbanizohen plotėsisht, do tė ketė fėrkime mes kėsaj kategorie dhe pushtetit.

 

Si e shikoni tė ardhmen politike tė ish- kryeministrit Nano pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit dhe ē`impakt mendoni se ka pasur takimi Berisha-Nano pėr tė dy aktorėt nė elektorat?

 

Nėse mund ta lokalizojmė tek individėt humbjen ose fitimin, do tė thosha qė nga e gjithė kjo garė Nano ishte personi qė humbi mė tepėr si prestigj politik, duke qenė se edhe nė zonėn e tij, zgjedhore tė Sarandės, ku ai bėri fushatė nė favor tė kandidatit tė majtė, ky kandidat humbi. Nė kushtet e tanishme Nano mund tė kthehet te politika aktive, nėse bie nė ndonjė marrėveshje me Ramėn dhe Metėn.

Nga ana tjetėr, nė politikė, kur ndėrmerr tė bėsh njė lėvizje, duhet tė vėsh mirė nė balancė pėrfitimet qė mund tė kesh dhe humbjet, dhe nė kėtė llogari nuk ėshtė e thėnė qė tė jesh gjithmonė i saktė. Kėsaj here, takimi Nano-Berisha, Berishės nuk i dha atė qė duhej, mund tė them se shumė njerėz janė inatosur me tė dhe mund tė kenė votuar kundėr, vetėm e vetėm pėr atė lloj spektakli qė dha nga dalja me Nanon nė Pallatin e Brigadave. Nuk e di sesa mund tė jenė njerėzit qė kanė votuar kundėr, por jam i sigurt se ajo shkaktoi njė zemėrim tė njė pjese tė elektoratit tė djathtė, pėr kėtė jam fare i sigurt. Nga ana tjetėr, Nano qė shpresonte tė kthehej me njė pamje fitimtari pėrmes mundėsisė qė i ofroi Berisha, edhe ai doli i humbur nga kjo. Me fjalė tė tjera, ajo lėvizje qė u bė, nuk rezultoi e lumtur dhe e mirė, por me rezultate negative pėr tė dyja palėt, nėse i referohemi opinionit publik.

 

Si i keni perceptuar kritikat e vėzhguesve ndėrkombėtarė pėr procesin zgjedhor dhe si e konsideroni ju kėtė proces, krahasuar me atė tė korrikut 2005-sė?

 

Para sė gjithash duhet tė kihet parasysh se kėto zgjedhje u transformuan nė njė ndeshje tė madhe, politike dhe doemos ky perceptim do tė sillte edhe tensionin me vete.

Edhe pse diku pati ndonjė incident si nė Gjirokastėr, Ndroq dhe Mamurras, po tė kesh parasysh se ėshtė njė numėr shumė i madh njerėzish, i angazhuar nė kėtė proces zgjedhor, doemos do tė ketė brenda edhe elementė tė pakontrolluar qė bėjnė eksese. Kėto qė kaluam mund tė konsiderohen si zgjedhje tė mira dhe mendoj se nuk duhet tė ndėshkoheshin me aq rreptėsi nga vėzhguesit e OSBE/ODIHR-it.

Nga ana tjetėr, zgjatjen e pėrfundimit tė plotė tė zgjedhjeve e konsideroj si negative dhe kėtu ka pėrgjegjėsinė e tij edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky komision duhet tė ishte mė i saktė dhe mė i qartė, sidomos mė i shpejtė nė veprimet e tij. Kėto vonesa pėrsėri mund tė na krijojnė njė pėrshtypje tė keqe para ndėrkombėtarėve dhe pėrsėri mund tė na akuzojnė se nuk i bėmė zgjedhjet ashtu siē duhet dhe kjo mė duket mua se ėshtė gjėja mė e dhimbshme lidhur me kėto zgjedhje. Unė do t`i konsideroja kėto zgjedhje lokale si njė avancim krahasuar me ato tė vitit 2005-sė. Nuk ishin ashtu siē i dėshiroja, apo do tė duheshin dhe shpresonim tė ishin, por gjithsesi, janė njė avancim.

Zgjatja e kėtij procesi, i cili nuk do tė dihet se kur do tė mbarojė, pasi janė pėr t`u shqyrtuar edhe dyqind e ca ankesa, krijon njė vakuum tė rėndė tė qeverisjes. Kjo, sepse kryetarėt e vjetėr tė komunave dhe bashkive e kanė mbaruar mandatin e tyre, kurse kėta tė rinjtė nuk mund tė fillojnė nga puna. Kėshtu qė kemi njė paralelizim tė pushtetit lokal dhe qeveria qendrore nuk mund tė punojė pa pushtetin lokal dhe prandaj ėshtė shumė e ngutshme qė kjo tė mbarojė sa mė parė. Nėse ka njerėz qė nuk e kuptojnė kėtė problem, ata janė tė papėrgjegjshėm, ėshtė me tė vėrtetė urgjente qė ky proces tė mbyllet dhe secili tė shkojė nė vendin e tij nė bazė tė rezultateve qė u arritėn.

 

Nė verėn e kėtij viti, parlamenti duhet tė zgjedhė presidentin e ri. Mendoni se opozita mund ta bllokojė kėtė proces, duke arritur nė kėtė mėnyrė nė zgjedhje tė parakohshme?

 

Nėse e majta vendos ta bėjė kėtė, ajo mund t’ia dalė nė krye, pasi e djathta nuk mund tė sigurojė dot e vetme 84 votat qė i duhen pėr presidentin. Por, nga ana tjetėr, ky do tė jetė njė akt tėrėsisht i papėrgjegjshėm. Sė pari, ne nuk kemi tė pėrgatitur atė qė quhet infrastrukturė pėr zgjedhjet dhe elementet dihen. Ne nuk kemi sė pari njė Kod Zgjedhor plotėsisht tė amenduar siē duhet, nuk kemi lista tė sakta dhe dokumente tė duhura tė identifikimit tė personave. Nga ana tjetėr, duhet tė ndėrmerret edhe njė reformė, pėr depolitizimin e organeve zgjedhore, nė mėnyrė qė zgjedhjet tė bėhen si nė tė gjitha vendet e zhvilluara tė Evropės dhe mė gjerė. Pa bėrė kėto, tė bėsh zgjedhje, do tė thotė qė tė pėrsėritėsh njė situatė tė ngjashme, ku njėra palė do t`i kontestojė dhe kjo ėshtė njė rrugė pa krye. Ndaj, nėse ndonjė forcė politike mendon se ėshtė momenti pėr tė dalė nė krye, duke provokuar zgjedhjet, duhet tė mendohet nė radhė tė parė pėr dėmin qė bėn, se ne nuk jemi tė pėrgatitur ende pėr to dhe minimalisht na duhet njė vit kohė pėr t`u pėrgatitur pėr zgjedhje.

Sė dyti, zgjedhjet sjellin me vete njė bllokim tė ekonomisė sė njė vendi nė radhė tė parė. Nėse ne tani hapim perspektivėn e zgjedhjeve tė parakohshme, kjo do tė thotė se edhe pėr shumė kohė investitorėt e brendshėm dhe tė huaj tė rrinė nė pritje tė rezultatit tė tyre. Kjo ndodh kryesisht tek investitorėt e huaj, tė cilėt nė momentin qė vendosin tė investojnė diku, e bėjnė kėtė vetėm nė vende qė kanė stabilitet politik. Kjo do tė thotė qė ne tė mbetemi nė njė gjendje vuajtjeje pėrsa i pėrket aspektit ekonomik. Ky ėshtė dėmi i dytė, i madh qė i bėjmė vendit. Unė mendoj se forcat politike duhet tė vazhdojnė tė jenė konkurrente, por mė parė duhet tė zgjidhen kėto probleme qė janė emergjente.

 

Cila do tė ishte rruga mė oportune pėr t`u ndjekur, nė mėnyrė qė gjatė zgjedhjes sė presidentit mos tė krijoheshin bllokime?

 

Pėr hir tė stabilitetit politik dhe tė njė lloj marrėveshjeje tė forcave politike nė pozitė dhe opozitė do tė ishte mė e natyrshme qė t`i lihej sė majtės tė propozonte njė president. Kėshtu do tė kishim edhe njė balancim mė tė pranueshėm tė pushteteve, megjithėse ekzekutivin e ka njėra palė dhe kėtė pjesė tė ekzekutivit e ka pala tjetėr; do tė duhej sikur kėshtu bėnim njė marrėveshje mbarėkombėtare, pėr tė qeverisur vendin tani e mbrapa. Por, nuk pėrjashtohet as ajo qė tė jetė njė kandidat i sė djathtės, i pranueshėm edhe pėr palėn tjetėr. Gjithsesi, si kusht themelor pėr mua do tė ishte qė tė gjendet njė zgjidhje me konsensus dhe kjo bėhet e detyrueshme tani dhe pėr shkak tė raportit tė votave qė kemi nė parlament. Pėr mua do tė ishte oportune qė presidenti tė zgjidhej me 110 vota, tė ishte njė institucion i balancuar qė do t`i shėrbente harmonisė politike.

 

Si e gjykoni qėndrimin e gjykatės nė lidhje me mbajtjen nė burg tė kryetarit tė Ballit Kombėtar, Artur Roshi dhe sekretarit tė pėrgjithshėm tė kėsaj partie, Ēelo Hoxha, nė lidhje me akuzat pėr falsifikimin e firmės sė tė ndjerit Akile Rama?

 

Mbajtja nė burg e dy eksponentėve tė lartė tė kėsaj partie, edhe nė kushtet kur falsifikimi tė ishte provuar, do mė dukej e padrejtė. Kjo, nė momentet qė nga gjykata nuk ėshtė verifikuar asgjė, mė duket absurde. Maksimumi qė mund tė bėnte gjykata pėr kėtė “shaka banale” tė kėsaj partie, mund tė ishte gjykimi nė gjendje tė lirė, sepse realisht i vė peshė njė gjėje, kur ajo nuk e ka. Mė vjen ēudi me kėtė zell tė tepruar politik qė po tregon prokuroria dhe gjykata ndaj kėsaj ēėshtjeje, duke qenė njė akt qė nuk ndikoi nė mėnyrė absolute nė procesin zgjedhor dhe standardet e tij.

Intervistoi: Fatjona Mejdini

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KESH, shkarkohet Beli, drejtori i ri Gjergji Bojaxhiu

 

Andi Beli ėshtė shkarkuar dje nga detyra e drejtorit tė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare. Vendimi ėshtė marrė mbrėmė nga Kėshilli Mikėqyrės i KESH-it, i cili ka shkarkuar Andi Belin, duke emėruar nė postin e drejtorit tė korporatės zėvendėsministrin e Ekonomisė, Gjergji Bojaxhiun. Vendimi ėshtė ndėrmarrė pas mbledhjes sė kėtij kėshilli, i cili ka vendosur qė Beli tė mos jetė mė nė krye tė korporatės. Bojaxhiu, i cili do tė drejtojė tashmė njė prej institucioneve mė problematikė nė vend ėshtė zgjedhur si personi mė i pėrshtatshėm pėr drejtimin e tij. Vendimi pėr emėrimin e Bojaxhiut nė kėtė detyrė ka qenė i mirėpritur prej anėtarėve tė Kėshillit Mbikėqyrės, pasi edhe mė parė Bojaxhiu ka qenė pranė korporatės, duke qenė pėrgjegjės pėr sektorin e energjisė nė Ministrinė e Ekonomisė. Nė kėtė mėnyrė, Bojaxhiu ėshtė pėrzgjedhur si personi i duhur pėr tė kryer reformat qė qeveria ka planifikuar tė ndėrmarrė nė vijim nė sektorin energjitik dhe pėr KESH-in nė veēanti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LSI: Ndryshimet nė qeveri kanė bllokuar administratėn

 

Ndryshimet e pritshme nė qeveri kanė bllokuar plotėsisht punėn e administratės". Kėshtu ėshtė shprehur nėnkryetarja e LSI, Filloreta Kodra, gjatė njė deklarate pėr mediat.

     Pėr numrin 2 tė LSI-sė, mėnyra dhe filozofia e ndjekur pėr realizimin e ndryshimeve nė qeveri nga ana e forcave tė djathta, janė pėrpjekje pėr tė larguar vėmendjen e qytetarėve nga rezultatet - sipas saj - shumė tė dobėta nė qeverisjen e vendit. Duke e quajtur edhe njė herė si fitore rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit nga ana e opozitės sė majtė, Kodra shtoi se votat ishin njė pėrgjigje e drejtpėrdrejtė e qytetarėve ndaj qeverisjes sė vendit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kreu i KQZ-sė, Gjata, theksoi se komisioni po shqyrton deri nė 10 ankesa nė ditė

 

KQZ: Vonimi i rezultatit, pasojė e fluksit tė ankimimeve

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi ditėn e djeshme, nė lidhje me shtyrjen e pėrfundimit tė procesit zgjedhor si rezultat i ankimimeve qė janė nė shqyrtim e sipėr. Zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli, theksoi se nuk ka asnjė lloj presioni nga faktori ndėrkombėtar nė lidhje me daljen e rezultateve, madje edhe shefi i Misionit tė Vėzhguesve tė Zgjedhjeve tė OSBE/ODIHR-it, Jurgen Grunnet, i cili largohet nga Shqipėria nė pėrfundim tė procesit zgjedhor, ka theksuar qė tė vazhdojė puna konform ligjit. Sipas tij, shtyrja e nxjerrjes sė rezultateve pėrfundimtare pėr zgjedhjet ėshtė e kushtėzuar nga fluksi i madh i ankimimeve dhe pėr kėtė nuk mund tė jetė faji i KQZ-sė.

“Dalja e rezultateve pėrfundimtare zgjedhore do tė jetė pak a shumė njė 'odise', duke u nisur nga fakti se, fluksi i ankimimeve ka qenė shumė i madh. Deri tani janė 227 ankimime nė total, duke pėrllogaritur kėtu edhe ankimimet e depozituara para zgjedhjeve”, - theksoi Olli, duke shtuar, se pėrveē kėtij procesi, partitė politike kanė tė drejtėn tė ankimohen edhe nė Kolegjin Zgjedhor.

“Ligji pėrcakton qė do tė ketė ankimime nė KQZ dhe pastaj kėto do tė kalojnė edhe nė Kolegjin Zgjedhor. Pra, nuk mund tė ushtrojė askush presion, kur ka njė kuadėr ligjor, i cili duhet zbatuar me rigorozitet”, - shtoi zėdhėnėsi i KQZ-sė. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesi i Partisė Socialiste nė KQZ theksoi se ky institucion duhet tė procedojė mė shpejt pėrsa i pėrket procesit tė ankimimeve. Kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, nė lidhje me kėtė ēėshtje theksoi se, askush nuk ka tė drejtė tė paragjykojė punėn e kėtij institucioni zgjedhor. Sipas Gjatės, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton deri nė 10 ankimime nė ditė dhe ky ėshtė njė rendiment i lartė pėr kėtė institucion.

Nga ana tjetėr, nė KQZ pritet tė vijnė sė shpejti edhe tabelat e rezultateve pėr njėsitė vendore tė mbetura.

“Nga momenti nė moment pritet tė vijnė edhe tabelat e rezultateve pėr njėsitė vendore tė mbetura, pasi ėshtė e pakuptueshme vonesa, por nė bazė tė informacioneve qė kemi vazhdon tė mbetet i njėjti justifikim, pamundėsia pėr tė llogaritur numrin e anėtarėve pėr kėshilltar bashkiak apo komunal”, - theksoi zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli.

Fatjona Mejdini

 

 

 

Bushati dhe Paskuqani shqyrtohen sot nė KQZ

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu pėr ditėn e sotme shqyrtimin e ankimimeve pėr procesin zgjedhor nė komunat e Bushatit dhe Paskuqanit. Nė mbledhjen e radhės, KQZ-ja mori nė shqyrtim ēėshtjen e Bushatit, ndėrkohė qė anėtarėt e kėtij komisioni theksuan se janė nė pritje tė ankimimeve nga palėt qė kanė marrė pjesė nė kėto zgjedhje. Gjithashtu, anėtarėt e KQZ-sė kėrkuan mė tepėr kohė pėr t'u njohur me ankimimet e depozituara pėr pasaktėsi gjatė procesit zgjedhor nė komunėn e Paskuqanit. Pėr sa i takon Bashkisė sė Elbasanit, pranė KQZ-sė ėshtė depozituar njė ankimim nga PS-ja, ndėrkohė qė edhe PD-ja ka deklaruar se do tė protokollojė njė ankimim pranė KQZ-sė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nėnkryetarja e Partisė Demokratike publikon rezultatet pėr 360 njėsi vendore

 

Proporcioniali, e djathta 120

mijė vota mė shumė se e majta

 

PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar nė 235 njėsi, ndėrsa ai i majtė vetėm nė 115. Me pėrqindje, 65% i takon koalicionit tė djathtė dhe 32% koalicionit tė majtė, ose 120 njėsi mė shumė atij tė djathtė

 

Kryetarja e Kuvendit njėkohėsisht nėnkryetare e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli, bėri publik rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve nė 360 njėsi tė qeverisjes vendore, mbėshtetur nė rezultatet qė disponon kjo parti dhe atyre tė shpallura nga KQZ-ja. Sipas nėnkryetares sė Kuvendit, koalicioni qeverisės udhėheq si nė mazhoritar, dhe nė proporcional. Topalli tha se pėrsa i pėrket njėsive tė qeverisjes vendore, PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar nė 235 njėsi, ndėrsa ai i majtė vetėm nė 115. Me pėrqindje, 65% i takon koalicionit tė djathtė dhe 32% koalicionit tė majtė, ose 120 njėsi mė shumė atij tė djathtė. Duke iu referuar rezultatit pėr mazhoritarin, pėrsa i pėrket totalit tė votave, ajo tha se PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar 53% tė votave, ndėrsa ai i majtė 47%. Nėnkryetarja e PD-sė komentoi dhe rezultatet nė proporcional. Sipas saj, PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar 53%, nė krahasim me 43% qė ka fituar ai i majtė, ose me pėrqindje, 10% mė shumė ai i majtė.

Pėrsa i pėrket rezultateve pėr kėshillat e bashkive, rezulton se PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar 741 kėshilltarė, nė krahasim me 584 qė ka ai i majtė, ose i lexuar me pėrqindje, 53 % ai i djathtė, me 42% tė sė majtės. “Pra, janė 160 kėshilltarė tė djathtė mė shumė se ata tė majtė. Nė pėrqindje, ėshtė mbi 11 % nė avantazh koalicioni i djathtė, nga ai i majtė”, - tha Topalli. Nė pėrfundim, ajo deklaroi se PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar 10 qarqe nga 2 qė ka fituar e majta, ose pesė herė mė tepėr se ajo.

Alketa Alia

 

Pėr njėsitė e qeverisjes vendore:

- PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar nė 235 njėsi, ndėrsa ai i majtė vetėm nė 115. Me pėrqindje, 65% i takon koalicionit tė djathtė dhe 32% koalicionit tė majtė, ose 120 njėsi mė shumė atij tė djathtė.

 

Rezultatet pėr maxhoritarin:

-PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar 53% tė votave, ndėrsa ai i majtė 47%. Pra, 6% mė shumė koalicioni i djathtė ose i lexuar me vota, 60 mijė vota ėshtė nė avantazh ai i djathtė.

 

Rezultatet nė proporcional:

- PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar 53%, nė krahasim me 43 % qė ka fituar ai i majtė, ose me pėrqindje, 10% mė shumė ai i majtė. I pėrkthyer ndryshe, 120 mijė vota mė shumė koalicioni i djathtė nga ai i majtė.

 

Rezultatet pėr kėshillat e bashkive:

-PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar 741 kėshilltarė, nė krahasim me 584 qė ka ai i majtė, ose i lexuar me pėrqindje, 53 % ai i djathtė, me 42% tė sė majtės. Pra, janė 160 kėshilltarė tė djathtė mė shumė se ata tė majtė. Nė pėrqindje, ėshtė mbi 11% nė avantazh koalicioni i djathtė, nga ai i majtė.

 

Rezultati pėr qarqet:

-PD-ja dhe koalicioni i djathtė ka fituar 10 qarqe nga 2 qė ka fituar e majta, ose pesė herė mė tepėr.

 

 

Zogaj: Duhen korrigjuar problemet

e shfaqura nė kėto zgjedhje

 

Deputeti i mazhorancės, Preē Zogaj, reagoi dje, pas raportit tė OSBE/ODIHR-it nė lidhje me procesin elektoral tė 18 shkurtit, duke theksuar se ėshtė i domosdoshėm korrigjimi i problemeve tė konstatuara gjatė zgjedhjeve. Nė kėtė raport, i cili i paraprin atij pėrfundimtar, deputeti Zogaj ėshtė i mendimit se, nė tė reflektohen tė gjithė oshilacionet qė ka procesi. "Ne kemi probleme me zgjedhjet, pavarėsisht se nė substancė kėto janė zgjedhje demokratike, gjithsesi konstatohen probleme pėrsa i takon votimit, numėrimit nė pėrgjithėsi dhe pranimit tė rezultateve nga partitė, nė kuptimin e vlerėsimit politik. Mė pas ka ankesa pėr komuna tė veēanta nisur nga vetė natyra e zgjedhjeve, qė janė shumė tė fragmentuara", - theksoi deputeti i mazhorancės. Ndėr tė tjera, ai ka shtuar se, zgjidhja e problemit tė certifikatave duhet tė jetė parėsore dhe se shumė vende tė tjera e konsiderojnė atė njė ēėshtje tė mbyllur.

"Duhet t'i njohim mirė problemet qė kanė zgjedhjet, t'i korrigjojmė dhe tė gjejmė zgjidhje, nė mėnyrė qė t'i japim fund kėsaj historie tashmė banale. Vendet e tjera po prodhojnė makina, kompjutera, ilaēe, ndėrsa ne jemi akoma tė mbėrthyer pas certifikatave. Kjo ėshtė shumė e trishtueshme dhe duhet tė dalim patjetėr nga kjo situatė", - tha deputeti i mazhorancės.

A. Alia

 

Tė majtėt i largohen kėrkesės pėr zgjedhje tė parakohshme nė momentin e zgjedhjes sė presidentit

 

Majko: Bamir Topi, figurė pozitive pėr president

 

Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė, Pandeli Majko, e vlerėson si pozitive kandidaturėn e Bamir Topit pėr postin e presidentit, por ka theksuar se ėshtė ende herėt pėr tė diskutuar pėr kėtė ēėshtje. Majko vlerėsoi Topin si njė ndėr figurat politike qė ka kontribuar vazhdimisht nė uljen e tensioneve politike, njė ndėr veēoritė qė kėrkon posti i presidentit. “Ėshtė ende herėt tė japėsh koment, pasi unė e respektoj si koleg qė padyshim ka dhėnė shumė nė uljen e tensioneve politike nė parlamentin shqiptar, por jam shumė i rezervuar nė dhėnien e komenteve nė lidhje me kandidimin e tij pėr postin e presidentit. Nga eksperienca qė kam, unė mendoj se pėrgjithėsisht fitimtare nė tė tilla raste janė kandidaturat qė pėrmenden nė ēastin e fundit dhe jo ato qė lakohen mė parė", - u shpreh Majko, duke lėnė tė nėnkuptohet mosmiratimin e ambicies tashmė tė publikuar tė ish-kryetarit socialist, Fatos Nano, pėr kėtė post. Kreu i grupit parlamentar socialist nuk ka pėrjashtuar nė kėtė mėnyrė mundėsinė e gjetjes sė konsensusit ndėrmjet pozitės dhe opozitės lidhur me figurėn e Bamir Topit si i mundshėm pėr president. Ndėrsa opinionet e tė majtėve, kryesisht ata afėr Ramės, po pėrpiqen pėrditė e mė shumė tė gjejnė arsye pėr tė larguar nga vėmendja atė qė i kishin premtuar elektoratit tė tyre, zgjedhjet e parakohshme. Opinionet e dhėna nė studiot televizive tė deputetėve afėr Ramės, theksojnė mundėsitė pėr shmangien e zgjedhjeve tė parakohshme, nė momentin kur do tė zgjidhet presidenti, duke vėnė kushtet e tyre. Kjo situatė politike ndėrmjet pozitės dhe opozitės duket se po jep shenja tė uljes sė tensioneve politike, ndoshta tė diktuara edhe nga thirrjet e ndėrkombėtarėve pėr ulje tė kėtyre tensioneve pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit.

 

Reagimi pėr qeverinė

Sekretari i pėrgjithshėm socialist, Pandeli Majko, reagoi dje, edhe pėr hapat qė qeveria “Berisha” po ndėrmerr nė drejtim tė ndryshimeve nė kabinetin qeveritar. Majko e ka vlerėsuar si njė situatė qė nuk ofron asgjė konkrete, duke theksuar se matematika qė po pėrdor Berisha pėr ndryshimet nė qeveri nuk sjell asgjė konkrete nė drejtim tė vazhdimit tė reformave. “Ne kemi mendimin se Berisha dhe qeveria e tij nuk po ofron asnjė gjė tė re nė situatėn aktuale. E kam fjalėn se mė tepėr po orientohet nga njė histori matematikore sesa nga interesi pėr nxitjen e reformave nė Shqipėri. Ajo qė mua mė duket e arsyeshme ėshtė qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr ka filluar tė mendohet pėr atė qė do tė konsiderohet si periudha post Berisha. Pra, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr e djathta duhet tė mendojė pėr njė situatė post Berisha, sepse kjo qeveri aktuale, sado qė tė organizojė historinė e matematikės, po duket se po nxit njė lloj krize tjetėr brenda vetė gjirit tė sė djathtės, por edhe pėrballė opinionit publik. Politika nuk ėshtė vetėm matematikė, sigurisht qė ajo ėshtė e rėndėsishme, sigurisht qė ajo ėshtė pjesė e krijimit tė mazhorancave, por, nėse ecim kėshtu, do tė ndodhemi nė njė situatė dėshpėruese pėr politikėn shqiptare, ku do tė kemi njė mazhorancė qė ka pushtetin dhe njė opozitės qė nuk e merr dot atė. Kjo situatė pastaj mund tė krijojė edhe emergjenca tė natyrave tė tjera”, - tha Majko. Ai foli edhe pėr raportin paraprak tė paraqitur nga OSBE/ODIHR-i nė lidhje me procesin zgjedhor tė 18 shkurtit. Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė, Pandeli Majko, u shpreh gjatė njė prononcimi pėr mediat se, "raporti i OSBE/ODIHR-it ėshtė vazhdimi i logjikės sė "shansit tė humbur". “Tani po shpjegojnė elementet e tjerė lidhur me procesin zgjedhor dhe shqetėsimit nė lidhje me KQZ-nė, si pjesa e transparencės dhe vonesat nė vendimmarrje, tė cilat esencialisht e bėjnė "qeverinė e zgjedhjeve" (KQZ) pjesė tė problemit dhe jo tė zgjidhjes pėrsa i pėrket ēėshtjes sė zgjedhjeve nė Shqipėri", - tha Majko.

 

Deputetėt e grupit parlamentar kundėr parimit “Njė anėtar, njė votė”, ka hapėsira pėr manipulime

 

Fino: 25 kryetarė tė PS-sė nė rrethe do tė votėbesohen

 

Nis “fshesa” Rama nė PS. Kundėrpėrgjigjen kundėrshtarėt: Rama i fali Metės bastionet historike tė PS-sė dhe nė kėtė mėnyrė shkatėrroi partinė

 

Sekretari organizativ i PS-sė, Bashkim Fino, deklaroi dje, se 25 kryetarė tė PS-ė nė bazėn e partisė do t`i nėnshtrohen procesit tė votėbesimit. Kjo pėr shkak se PS-ja humbi nė zonat e tyre nė zgjedhjet e 18 shkurtit dhe kjo procedurė ėshtė e pėrcaktuar nė statutin e PS-sė, i miratuar nė kongresin e majit tė vitit 2005-sė.

“Nga kjo pikėpamje mė duhet tė them se njė pjesė e mirė e kryetarėve tė degėve tona, lokale, po tė kemi parasysh rezultatet, tė cilat na janė ofruar, kam pėrshtypjen qė rreth 20 deri 25 kryetarė partie tė rretheve tė Shqipėrisė duhet tė votėbesohen automatikisht”, - tha dje, Bashkim Fino. Pėrveē kėsaj, socialistėt do tė nisin sė shpejti procesin e zgjedhjeve nė parti, ku pėrfshihet zgjedhja e tė gjitha strukturave tė kėsaj partie sipas parimit “Njė anėtar, njė votė”. Kjo ėshtė deklaruar pak ditė mė parė nga sekretari organizativ i PS-sė, i cili tha se nė procesin e zgjedhjeve nė PS sipas parimit “Njė anėtar, njė votė”, do tė pėrfshihet edhe kryetari i PS-sė, Edi Rama. Ndėrsa burime pranė grupit parlamentar socialist, thanė dje, se shumica e grupit parlamentar socialist janė kundėr zbatimit tė kėtij parimi aktualisht. Kjo pasi sipas tyre, gjatė procesit tė zgjedhjes sė disa krerėve socialistė gjatė vitit tė shkuar sipas parimit “Njė anėtar, njė votė”, janė vėnė re manipulime dhe abuzime serioze me kėtė proces. Deputetėt socialistė, tė cilėt duket se janė nė shumicė kundėr planeve tė Ramės pėr tė pastruar partinė nga kundėrshtarėt e tij, duke pėrdorur parimin “Njė anėtar, njė votė”, janė tė vendosur tė argumentojnė qėndrimin e tyre kundėr kryetarit socialist. Sidoqoftė, njerėzit pranė Ramės janė tė angazhuar tė pėrgatisin procesin e zgjedhjeve nė parti. Ndėrsa njerėz pranė Ramės kanė nisur sulmet mediatike ndaj kundėrshtarėve tė Ramės nė PS pėr ta bėrė mė tė lehtė shmangien nėpėrmjet parimit “Njė anėtar, njė votė”, tė figurave “tė vjetra” nė PS, ku mendohet tė pėrfshihen anėtarė tė forumeve tė larta drejtuese tė kėsaj partie, tė cilėt dolėn kundėr Ramės pėr marrėveshjen me Ilir Metėn nė prag tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit.

 

Analiza

Nga ana tjetėr, analiza qė pritet tė zhvillohet nėpėr forumet e PS-sė pėr zonat ku humbi PS-ja mė 18 shkurt dhe kryesisht nė ato qė u angazhuar deputetėt socialistė, do tė hapė njė debat ndėrmjet dy grupeve tė kėsaj partie. Marrėveshja ndėrmjet Edi Ramės dhe Ilir Metės pėr zgjedhjet e 18 shkurtit, ku iu lanė shumica e bastioneve socialiste LSI-sė, nuk mori kurrė miratimin e forumeve tė larta, drejtuese, madje as tė sekretarėve socialistė. Marrėveshja u nėnshkrua nga Rama e Meta, ndėrsa tė gjitha forumet mbeten jashtė saj dhe pėr pasojė, shumė prej anėtarėve tė kryesisė socialiste u shprehen kategorikisht kundėr kėsaj marrėveshjeje. Kjo situatė solli njė grup tė ri kundėrshtar tė Ramės, pėrveē deputetėve qė ishin tė deklaruar publikisht si mbėshtetės tė ish-kryetarit socialist.Ylli Bufi e Kastriot Islami, Taulant Dedja apo edhe Luan Memushi, ishin deputetėt qė u aktivizuan plotėsisht nė luftėn politike kundėr asaj qė ata e quajtėn “falje e PS-sė tek Ilir Meta”. Kėta deputetė qė pritet tė jenė mė tė sulmuarit nė analizėn qė do tė zhvillohet nė PS, pritet tė kenė si argument mbrojtės pikėrisht mosmiratimin e marrėveshjes sė Edi Ramės me Ilir Metėn, e cila prodhoi humbjen e PS-sė nė bastionet e saj, tradicionale. Duke qenė nė shėnjestėr tė sulemeve tė Ramės, deputetėt qė guxuan ta kundėrshtojnė vetėm pak ditė para zgjedhjeve kryetarin e tyre, janė pėrgatitur tė hidhen nė kundėrsulm, duke akuzar Edi Ramėn si autor tė shkatėrrimit tė bazės sė PS-sė, pasi marrėveshja me Ilir Metėn shkaktoi humbjen dhe ēoroditjen e bazės sė partisė. Nga statistikat e rezultateve tė 18 shkurtit, del se shumica e krerėve tė njėsive vendore tė opozitės nė zonat bastione tė PS-sė i pėrkasin LSI-sė. Dhe kjo pritet tė jetė edhe pika mė e fortė e Bufit, Islamit dhe deputetėve tė tjerė, socialistė, tė cilėt qė nė fillim u pozicionuan kundėr marrėveshjes me LSI-nė nė bastionet socialiste. Ata kishin parashikuar humbjen e bastioneve dhe e deklaruan publikisht, gjė qė u vėrtetua nė rezultatet e zgjedhjeve tė 18 shkurtit.

Luljeta Progni

 

Zyrtari i lartė i NATO-s, John Colston, vlerėson reformat e arritura nė vend

 

NATO: Tė bashkėpunohet pėr reformat

 

“Duke respektuar vlerėsimin e OSBE/ODIHR-it, dėshiroj tė vlerėsoj se zgjedhjet u zhvilluan nė njė klimė konkurruese, reale, procesi i votimit reflektoi vullnetin e lirė tė elektoratit shqiptar dhe se forcat e rendit mbajtėn njė qėndrim korrekt e profesionist”

 

NATO mbėshtet raportin e OSBE/ODIHR-it pėr zgjedhjet dhe thekson se partitė duhet tė bashkėpunojnė pėr reformėn zgjedhore dhe pėr tė gjitha reformat.

Kėshtu ėshtė shprehur John Colston, i cili vjen nė krye tė Ekipit tė Zgjeruar Faktmbledhės tė NATO-s, pėr tė bėrė vlerėsimin e ecurisė sė Planit Kombėtar tė Veprimit pėr anėtarėsim nė NATO.

Gjatė njė takimi me kryeministrin, Sali Berisha, ky i fundit prezantoi reformat e ndėrmarra nė vend, pėrsa i pėrket luftės kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve, korrupsionit, reformat pėr konsolidimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin ekonomik tė vendit me ritme tė shpejta. “Pėrsa i pėrket reformave nė fushėn e mbrojtjes, kryeministri Berisha e njohu me arritjet nė procesin e transformimit tė Forcave tė Armatosura dhe shndėrrimin e tyre nė njė ushtri moderne dhe profesioniste tė standardeve tė NATO-s, si dhe angazhimin e qeverisė pėr mbėshtetjen e gjithanshme tė kėsaj reforme, nė veēanti rritjen e buxhetit nė masėn 2 pėr qind tė GDP-sė pėr vitin 2008-tė. Gjithashtu, kryeministri shprehu vendosmėrinė e qeverisė pėr rritjen e pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė misionet paqeruajtėse tė NATO-s, si dhe vazhdimin e politikės konstruktive dhe tė bashkėpunimit nė rajon”, - thuhet nė njoftimin e Kryeministrisė. “Pėrsa i pėrket zgjedhjeve lokale, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria e mbajti premtimin, duke zhvilluar zgjedhje tė lira, qė reflektuan vullnetin e elektoratit shqiptar. Nga ana e tij, Zoti Colston u pėrgjigj se, duke respektuar vlerėsimin e OSBE/ODIHR-it, dėshiroj tė vlerėsoj se zgjedhjet u zhvilluan nė njė klimė konkurruese reale, procesi i votimit reflektoi vullnetin e lirė tė elektoratit shqiptar dhe se forcat e rendit mbajtėn njė qėndrim korrekt e profesionist. Zoti Colston shprehu pėrkrahjen e tij pėr reformat e ndėrmarra nė vend dhe vlerėsoi arritjet nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit, kontrollit tė kufijve dhe masat nė fushėn e sigurisė, reformat nė fushėn ekonomike dhe atė tė mbrojtjes. Gjithashtu, ai vlerėsoi rolin konstruktiv dhe marrėdhėniet e mira qė Shqipėria ruan me tė gjitha vendet e rajonit. Zoti Colston falėnderoi nė veēanti pėr pėrkrahjen qė Shqipėria i ka dhėnė NATO-s nė misionet e paqes nė Irak, Afganistan, Bosnjė-Hercegovinė dhe vlerėsoi lart pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė rritur kėtė pjesėmarrje”, - vijon mė tej njoftimi.

Gjatė kėtij takimi, Colston theksoi se NATO pėrkrah dhe mbėshtet tėrėsisht aspiratėn e Shqipėrisė pėr t’u anėtarėsuar nė Aleancė dhe theksoi domosdoshmėrinė e vazhdimit tė reformave nė konsolidimin e shtetit ligjor, luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit.

 

NATO: Shqipėria nė rrugė tė mbarė pėr anėtarėsimin

 

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, priti nė njė takim tė veēantė Zv.sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s, John Colston, i cili kryeson ekipin e lartė tė NATO-s qė merr pjesė nė Takimin Vjetor pėr Vlerėsimin e Procesit tė Planifikimit dhe Rishikimit (PARP). Nė kėtė takim u diskutua pėr procesin e reformave tė Mbrojtjes nė Shqipėri, progresin e bėrė, arritjet e shėnuara dhe kėrkesat qė shtrohen pėr ritmet e punės pėr plotėsimin e objektivave dhe tė standardeve pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė samitin e ardhshėm tė NATO-s.

Nė pėrfundim tė kėtij takimi dy personalitetet e larta dhanė edhe njė konferencė pėr shtyp. Nė fjalėn e tij ministri Mediu theksoi se, "ėshtė njė ditė shumė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe veēanėrisht pėr Forcat tona tė Armatosura zhvillimi i kėtij takimi me njė ekip tė nivelit tė lartė tė NAT0-s. Ne po diskutojmė pėr ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me reformat nė FA, tė cilat janė angazhuar dhe po punojnė pėr tė marrė ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO nė samitin e ardhshėm tė saj".

Ministri Mediu falėnderoi zotin Colston, i cili ka qenė kurdoherė i angazhuar pėr reformat nė Shqipėri dhe nėpėrmjet tij Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s, Shefer, pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė vendeve tė Kartės sė Adriatikut pėr tė marrė ftesėn pėr nė NATO.

Nga ana e tij, Zv.sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Colston, falėnderoi ministrin Mediu pėr mbėshtetjen qė i kanė dhėnė kėtij ekipi tė nivelit tė lartė tė NATO-s. “Ky ishte edhe njė rast i mirė pėr NATO-n, - tha zoti Colston, - pėr tė parė nga afėr progresin qė ka bėrė Shqipėria dhe Forcat e saj tė Armatosura pėr plotėsimin e standardeve pėr nė NATO”. "Vėrej me kėnaqėsi, - theksoi mė tej ai, - progresin e madh qė ėshtė bėrė nė Shqipėri, angazhimin e qeverisė shqiptare pėr tė rritur buxhetin e Mbrojtjes nė 2% tė GDP-sė deri nė vitin 2008-tė, angazhimet e tjera pėr ristrukturimin e FA-sė, pėr vazhdimin dhe zgjerimin e pjesėmarrjes tuaj nė operacionet paqeruajtėse, etj".

“Shqipėria ėshtė nė rrugėn e duhur pėr krijimin e njė force ushtarake, profesioniste dhe brenda standardeve qė kėrkon marrja e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO”, - tha nė pėrfundim tė fjalės sė tij zoti Colston.

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

  Z. Derens dėshpėrohet pėrsėri

 

  (“Le Monde Diplomatique” pėr Kosovėn)

 

D. Kokonozi

 

Pas tė njė artikulli tė disa muajve mė parė nė Le Monde Diplomatique, ku paralajmėronte pėr rrezikun e krijimit tė Shqipėrisė Etnike, kėto ditė pėrsėri po nė tė njėjtėn gazetė, i njėjti autor, J. A. Derens, paralajmėron botėn se pavarėsia e Kosovės ėshtė as mė pak e as mė shumė, por njė bombė me shpėrthim tė vonuar.

Jean Arnault Derens, siē njoftohet, ėshtė kryeredaktor i site-it frankofon Le Courrier des Balkans, qė ndonėse nuk ėshtė nga burimet mė tė besueshme tė informacionit mbi vendet ballkanike, ai megjithatė mbetet njė site i rėndėsishėm dhe padyshim z. Derens ka pjesėn e meritės sė tij nė kėtė mes. Personalisht ai ėshtė nga personat e mirinformuar pėr ēėshtjet politike tė Ballkanit, ndėrsa njohjen e thellė qė zotėron pėr problemet e Kosovės e ka treguar edhe nė librin e tij Kosova, viti zero, qė u botua vitin e kaluar.

Megjithatė, kur njė e pėrmuajshme aq e rėndėsishme si Le Monde Diplomatique i lė atij nė pėrdorim plot dy faqe pėr njė dosje tė titulluar Pavarėsia e Kosovės, njė bombė me plasje tė vonuar, nuk mund tė mos shtyhesh tė shohėsh me thellė se cila ėshtė analiza e tij pėr kėtė ēėshtje, ku ėshtė fshehur kjo bombė, ndėrkohė qė terma tė tillė sot nuk pėrdoren mė as nė shtypin antishqiptar, i cili po detyrohet tė pranojė njė realitet tjetėr.

Arsyet pse merr pėrsipėr rolin e atyre qė nė Bibėl njihen si profetė tė fatkeqėsive, nisin e shfaqen nga pak nė artikullin e dytė tė dosjes, qė titullohet As bisedime as kompromis. Nė tė ai ka njė frazė, ku thotė se nė emėr tė ndershmėrisė intelektuale duhet pranuar se nė pakon e M. Ahtisaarit nuk duken gjurmėt e asnjė lloj kompromisi. Ahtisaari pėr tė nuk ka marrė fare parasysh arsyetimet e Beogradit. Kjo tė lė tė kuptosh se, sikundėr nė rastin e ndarjes sė njė parcele tė harruar fshati, ku zgjidhja midis pretendentėve ndodhet aty diku nga mesi i parcelės, pėr z. Derens ndėrmjetėsi i OKB-sė duhej tė kufizohej e tė merrte parasysh gjysmat e pretendimeve tė serbėve dhe gjysmat e atyre tė shqiptarėve. Dhe sipas kėsaj logjike, tė gjithė do tė mbeteshin tė kėnaqur.

Ndonėse, mė tej ėshtė e vėrtetė ajo ēka thotė ai se gjatė gjithė kėsaj kohe nuk ka patur negociata tė vėrteta midis Beogradit dhe Prishtinės, megjithatė ai mbetet vetėm nė sipėrfaqe tė ēėshtjes. Qė nė fillim pėr tė gjithė ka qenė e qartė se negociatat midis Prishtinės dhe Beogradit nuk ėshtė se kishin mbetur pėr t`u hapur nė kohėn tonė. Duhet pranuar se nė kėtė rast, komuniteti ndėrkombėtar, nė njė farė mėnyrė ėshtė ftuar tė jetė i pranishėm nė mbyllje tė kėtyre "negociatave", qė historikisht kanė nisur tė paktėn njė shekull para. Dhe historia e njeh mirė se Beogradi jo vetėm qė kurrė nuk ka marrė parasysh kėrkesat e popullit tė Kosovės, por ai ka vepruar si njė makinė e programuar pėr ta zhdukur atė. Nga ana tjetėr, nuk duhet harruar se pjesė e "kompromisit" dhe e haraēit tė shqiptarėve janė vuajtjet dhe gjaku i derdhur lumė, masakrat, gjenocidi, familjet e zhdukura, fshatrat e djegura, gratė e pėrdhunuara, inteligjenca e shfarosur sistematikisht. Histori qė nuk ka filluar nė vitin 2000. Z. Derens mund ta harrojė kėtė, se vuajtjet e tė tjerėve harrohen kollaj, por ata qė i kanė ende plagėt e hapura, nuk mund tė kenė tė njėjtin mendim.

Natyrisht, as qė duhet pritur qė nė shkrimin e z. Derens tė lihej mėnjanė shqyrtimi i problemeve dhe pėrvojės sė tė drejtės ndėrkombėtare pėr tė gjetur njė paralele historike dhe pėr t`u pozicionuar nė to rastin e Kosovės si njė rregull a si njė pėrjashtim (nė raport me rrethanat e disa vendeve tė tjera nė Kaukaz e gjetiu). Kėshtu, nė nėnartikullin e titulluar Pjesa e fundit e mozaikut ballkanik, ai ndėrkohė qė i bėn jehonė idesė se "shpėrthimi i Jugosllavisė ka filluar nė Kosovė dhe do tė mbyllet po aty, ngre njė sėrė problemesh tė njė natyre tjetėr nga ato qė jemi mėsuar tė dėgjojmė kohėt e fundit. Kėshtu, si pengesė kryesore tė pavarėsisė sė Kosovės ai nuk sheh mė fort doktrinėn e pansllavizmit rus apo dhe mitin e vėllazėrimit ruso-ortodoks, por fytyrėn e re qė po tregon V. Putini ndaj vendeve tė perėndimit. Aty sillet si shembull i kėsaj politike tė re fjalimi i tij mė 10 shkurt nė Mynih, ku shefi rus foli pėr "hegjemoninė amerikane". Pra, jepet tė kuptohet se e ardhmja e Kosovės mund tė vihet nė rrezik si njė pėrpjekje e Rusisė pėr tė treguar se ajo ka rifituar pozicionin e saj, tė dikurshėm nė arenėn ndėrkombėtare.

Njė pjesė e analizave tė kėsaj dosjeje tė “Le Monde Diplomatique” i kushtohet rolit dhe kushteve, nė tė cilat komuniteti ndėrkombėtar do tė ushtrojė paralelisht pushtetin e ve,t tė ardhshėm nė Kosovė. Kjo pėr z. Derens nuk parathotė asgjė tė mirė. E para, se rezultatet e njė pushteti tė tillė, paralel mund t`i shohim ēdo ditė nė Bosnjė-Hercegovinė, ku ato ai i cilėson "zhgėnjyese", dhe e dyta, sepse nė Kosovė, tashmė, ekziston Lėvizja Vetėvendosje, e cila, enda pa u vendosur ky pushtet paralel, ka mobilizuar njė numėr jo tė vogėl njerėzish kundėr tij, tė cilėt dinė tė jenė edhe tė dhunshėm, siē tregoi manifestimi i 10 shkurtit tė kėtij viti, ku u vranė dy nga anėtarėt e saj.

Ai thotė se ėshtė gjithnjė e mė i madh numri i shqiptarėve nė Kosovė qė e kanė tė vėshtirė qė tani t`i durojnė "gangsterėt e fuoristradave tė bardha", siē i quajnė ata funksionarėt e OKB-sė dhe tė organizmave tė tjera, ndėrkombėtare, gjė qė nė tė vėrtetė mbetet pėr t`u vlerėsuar objektivisht sa tė vėrtetė ka brenda. Natyrisht, qeverisė sė ardhshme nė Kosovė do t`i duhet tė japė prova se ėshtė nė gjendje tė ruajė rendin nė vend, por ta shohėsh “Lėvizjen pėr Vetėvendosje” tė A. Kurtit si potencialisht tė rrezikshme pėr ta ardhmen, ėshtė pak a shumė njėsoj sikundėr t`i gjykosh si destabilizuese pėr rendin kushtetues, francez manifestimet e pasuesve tė Zhoze Bovesė kundėr mbjelljes sė bimėve tė modifikuara gjenetikisht.

Si pjesė jo pa interes e kėsaj dosjeje relativisht tė gjerė tė Le Monde Diplomatique mbi Kosovėn, mbetet trajtimi i problemeve ekonomike tė vendit nė raport me ato politike. Duke qenė se sipas z. Derens zgjidhja qė propozon Ahtisaari do tė lėrė tė pakėnaqur si serbėt, ashtu edhe shqiptarėt, kjo mund tė pėrbėjė njė pėrzierje tepėr eksplozive nė njė vend, ku papunėsia prek mė shumė se gjysmėn e popullsisė.

Natyrisht, nga ky vėshtrim i shpejtė nė kėtė dosje tė fundit tė Le Monde Diplomatique pėr Kosovėn vėrehet se ka njė sėrė tė vėrtetash, por nuk mungojnė edhe qėndrimet dhe njohjet virtuale tė realitetit kosovar, tė dinamikės sė tij dhe mbi tė gjitha vėrehet mosnjohja e mobilizimit jo vetėm tė klasės politike, por edhe e njė numri gjithnjė e mė tė madh institucionesh dhe intelektualėsh tė angazhuar nė rindėrtimin e vendit. Njohja e kėsaj force tė gjallė, mbase do tė kishte ndikuar pėr qėndrime mė pak pesimiste nga ana e artikullshkruesit.

 

 

Nga Resmi Hibraj

 

Prostitucioni Mediatik

 

Aktiviteti i mediave shqiptare po fiton dita-dites konture tė ngjashme me profesionin mė tė vjetėr tė shoqėrisė njerėzore. Shumica e gazetave dhe televizioneve janė shndėrruar nė “konkubina” tė politikanėve tė fuqishėm politikisht e financiarisht, duke u vėnė totalisht nė shėrbimin e tyre, edhe pse nė dukje ata paraqiten si media apo gazetarė tė pavarur. Ėshtė e dukshme deri nė absurditet, se nė median shqiptare ka gjithēka pėrveē pavarėsi dhe etikė profesionale. Gazetarėt janė mbėrthyer nga “epshi” qė ngjall pėrkitja nė klanet e politikės dhe afėrsia me politikanėt me peshė dhe xhepa tė rėndė. Ata (gazetarėt) nuk i sjellin publikut news, ata krijojnė news, ata e shtrembėrojnė, e ēngjyrosin e masakrojnė tė vėrtetėn pėr hir tė interesave tė padronėve tė tyre dhe i sjellin publikut njė realitet tė stisur, i cili pastaj sintetizohet nė aksione politike me pasoja tė frikshme pėr demkoracinė dhe realitetin social tė vendit. Ata nuk ngurrojnė tė dramatizojnė komiken dhe tė komedizojnė tragjiken, ata nuk ngurrojnė tė thurin rrjeta mbrojtėse pėr kriminelet, qofshin kėta zyrtarė apo ordinerė, ata nuk ngurrojnė tė hedhin baltė mbi ata qė guxojnė tė luftojnė krimin e tė jenė tė virtytshėm.

Nė botėn e zullumshme tė medias, ku identiteti mediatik shkrihet me atė politik dhe ku stafi editorial nuk kontrollon informacionin qė botohet, por boton atė ēka kontrollohet, gjen vėrtetėsi aforizma “Mjetet e justifikojnė qėllimin”, sepse, nė dukje, mjetet qė pėrdor media janė tėrėsisht demokratike dhe liria e fjalės ėshtė paradigma e lirive themelore tė njeriut, ēka nė thelb pėrmbledh edhe tė drejtėn e medias pėr t`u bėrė pjesė e politikės e pse jo edhe shėrbėtore e saj. Por, qėllimi ėshtė tejet i mbrapshtė, ai ėshtė news i blerė e i rremė, teksa monopolizon lirinė e shtypit dhe e kthen kėtė mjet tė fuqishėm propagande nė njė armė pėr tė goditur kundėrshtarin politik, sfidantin e brendshėm, insitucionet ekzekutive e juridike e kėshtu me radhė.

Kėtė rol normalisht e luan shtypi i vetė partive, si njė zėdhėnės legjitim i propagandės shurdhuese qė bėjnė kėto parti dhe rezultati ėshtė qė pakkush dėshiron tė lexojė shtypin partiak. Kjo mungese efikasiteti i shtyn politikanėt tė rekrutojnė mediat e “pavarura”, tė cilat kanė apel mė tė gjerė dhe mė tė besueshėm dhe kėshtu, fuqia bindėse e propagandės shumėfishohet, pa humbur kredibilitetin qė vuan rėndom gjatė masivizimit tė mesazhit.

 Padyshim, shtypin e pavarur dėshiron ta lexojė gjithkush, duke shpresuar se nė mesazhin e pakushtėzuar nga axhendat politike, ne si lexues do tė gjejmė pasqyrimin e analizės personale, qytetare, qė kėrkon pėrgjigje dhe alternativa zhvillimi. E vėrteta e hidhur ėshtė qė nė shtypin e “pavarur” na serviret e njėjta menu bajate qė gjendet nė shtypin partiak, por kėtė radhė e maskuar nėn legjitimitetin e shtypit tė lirė, gjithpėrfshirės e pushtet-sfidues.

Nė mes tė shumė sfidave qė vuan shoqėria shqiptare, mė pak e pėrmendur, por jo mė pak e rėndėsishme ėshtė edhe mungesa e shtypit vėrtet tė pavarur, tė ēliruar nga prangat e politikės, qė kthehet nė pėrēues tė frymės progresiste, qė sfidon politikėn e mbrapshtė, qė denoncon paligjshmėrinė dhe ballafaqon papėrgjegjshmėrinė politike me pėrgjegjėsinė sociale. Kjo mungese sjell pasoja tė rrezikshme pėr shoqėrinė, sepse ajo manipulon mendimin popullor. Masat e lexojnė shtypin pėr t`u informuar dhe njėkohėsisht pėr t`u njohur me analiza dhe sinteza prapaskenash qė politika servir rregullisht, por shtypi shėrbėtor i politikės jo vetėm nuk e ka kėtė funksion, por pėrkundrazi, largohet pėrfundimisht nga misioni qė duhet tė kryejė. Shembujt e “prostitucionit mediatik” janė tė shumtė dhe tė lehtė pėr t`u identifikuar. Le tė marrim rastin mė tė freskėt, kur Rama dhe socialistėt mobilizuan tri gazetat mė tė mėdha nė vend, nė njė fushate absurde vetėshpagimi, qė do t`i dukej lėvizje e dėshpėruar medias perėndimore. Nėse skandali i fotove nudo do tė ndodhte diku tjetėr, media do tė sulej e uritur pėr tė kapitalizuar nė njė mundėsi tė tillė dhe toni fshikullues i medias do tė ishte dėrrmues pėr politikanin nė fjalė. Njė gjė e tillė ndodhi nė SHBA gjatė skandalit tė presidentit Clinton. Shtypi ishte shumė i ashpėr nė reagimin e tij dhe kjo me tė drejtė, duke pasur parasysh implikimet madhore qė ka figura e presidentit. Nė Shqipėri ndodh krejt e kundėrta, fuqia e pushtetit dhe parasė lan ēdo mėkat, dhe mbulon edhe lakuriqėsinė morale mė ekstreme. Suksesi i Ramės nė zgjedhjet lokale mund t`i atribuohet pa frikė fushatės intensive tė mediave ushtare, tė cilat sulmuan kėdo qė mundėn, duke glorifikuar Ramėn e “viktimizuar pa tė drejtė”.

Ishin po kėto gazeta kryesore qė gjatė mocionit tė mazhorancės pėr shkarkimin e prokurorit Sollaku i dedikuan ēdo rresht tė tyre demaskimit tė politikės agresive tė qeverisė nė kurriz tė pushtetit legjislativ. Ironikisht, janė po kėto gazeta-avokate tė tė drejtave tė njeriut, qė arrestimin e gazetarit Ēelo Hoxha e pėrtypėn nė heshtje dhe nuk e morėn mundimin ta konsiderojnė sulm tė legjislativit mbi shtypin e lirė, siē do tė kishte ndodhur pa dyshim, nėse njė gazetar i majtė do tė kishte pėsuar tė njėjtin fat.

Tendenca ėshtė e qartė, siē ėshtė edhe kahu i orientimit tė “shtypit tė pavarur”; “Prostitucioni mediatik” ėshtė i centralizuar dhe ai ushtrohet, aty ku oferta ėshtė mė e majme. Si pasojė, kristalizimi i aferave banale politikė-shtyp do tė rėndojė gjatė mbi fatet e demokracisė shqiptare. Mediat pa indipendencė, personalitet e integritet profesional kontribuojnė fuqishėm nė shaktėrrimin e balancės shtyp i lirė-politikė, duke i mohuar kėshtu publikut tė vetmen mundėsi pėr tė lexuar vėrtetėsinė e jetės politike nė vend.

 

 

 

 

 

 

INTERVISTA

 

Flet kryetarja e Delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Evropėn Juglindore, Doris Pack

 

Pack: Po pėrgatisim raportin

pėr tė kėrkuar president konsensual

 

Eurodeputetja nga Gjermania shpjegon nė njė intervistė tė zgjeruar qėndrimin mbi zgjedhjet lokale, konsideratat nė lidhje me politikėn e Ramės dhe rrėfen pėr herė tė parė sesi Rama nuk pranoi ta takonte atė dhe raportuesin e PE-sė, edhe pse i kishte kėrkuar njė takim atij mė pėrpara

 

Zonja Pack, ju keni qenė nė Shqipėri gjatė zgjedhjeve si zakonisht. Fillimisht desha t’ju pyes, si u zhvilluan zgjedhjet gjatė ditės sė votimit?

 

Dita e votimit ishte korrekte. Pati probleme me disa qendra qė nuk u hapėn nė kohė, pasi mungonte dokumentacioni. Por, pėr herė tė parė nuk pashė probleme me listat e votuesve dhe kjo mė bėri pėrshtypje dhe isha e kėnaqur. Por ne nuk mund tė shohim vetėm ditėn e zgjedhjeve, por gjithēka ndodhi rreth kėtyre zgjedhjeve.

 

Pas zgjedhjeve ka patur njė raport nga ODIHR-i lidhur me kėtė, ku thuhet se nuk janė arritur standardet, a jeni dakord me kėtė?

 

Natyrisht tė gjithė e dinė qė kam qenė shumė kritike para Krishtlindjeve, kur unė i kėrkova politikanėve tė arrinin konsensusin pėr tė garantuar zhvillimin normal tė zgjedhjeve. Kishte probleme me mungesėn e kartave tė identitetit, por kjo ėshtė njė gjė qė ekziston para shumė kohėsh, prej 17 vjetėsh. Pra, nėse opozita do dėshironte tė kishte dokumente mė tė qarta, duhej ta kishte bėrė kėtė gjatė 8 viteve. Unė shpresoj me tė vėrtetė qė qeveria aktuale do t’i kushtohet kėsaj detyre pėr t’i pajisur qytetarėt me njė kartė identiteti. Me njė kartė nuk ka probleme pėr tė votuar, siē ėshtė me certifikatat. Dhe gjithēka qė duhet, ėshtė vetėm njė regjistėr. Dhe zgjedhjet e ardhshme tė vitit 2009-tė duhen organizuar nė njė klimė tė qartė dhe tė pastėr si nė njė demokraci normale.

 

Zonja Pack, nuk ėshtė vetėm problemi i dokumenteve pėr zgjedhjet, por folėt edhe pėr klimėn politike, mungesėn e vullnetit mes politikanėve. Ēfarė mendoni pėr kėtė?

 

Ky ėshtė njė problem qė ekziston prej shumė kohėsh nė Shqipėri. E dini ēfarė? Nė Shqipėri fjala kompromis nuk ėshtė shumė e dashur. Tė gjithė mendojnė se duke pėrdorur pushtetin qė ke, atėherė je dikushi, por ky ėshtė njė budallallėk. Kompromisi ėshtė njė instrument qė pėrdoret dhe qė duhet tė pėrdoret gjithandej, ku jemi dy, tre ose katėr. Ne, nė Parlamentin Evropian, jemi 27 vende dhe nuk ėshtė aspak e lehtė tė gjesh njė konsensus apo njė kompromis edhe brenda grupit tė partisė time, politike apo te socialistėt, pasi kemi shumė kombe tė pėrfshira. Kolegėt e grupit tim tė vendeve tė tjera nuk kanė tė njėjtat pikėpamje me mua, por duhet gjithmonė tė gjendet kompromisi, me tė cilin Ballkani nuk ėshtė familjarizuar shumė. Por ky ėshtė njė problem qė nuk e keni vetėm ju nė Shqipėri. Kėtė problem e kam hasur edhe me boshnjakėt. Por, ka ardhur momenti qė fryma e kompromisit duhet tė futet nė skenėn politike. Ideja e kompromisit shihet edhe si dobėsi nga politikanėt, por mendoj se duhet folur me tė gjithė politikanėt nė terren se nė njė kohė tė vėshtirė duhet gjetur patjetėr njė kompromis, sepse pėrndryshe nuk mund tė drejtosh njė vend. Pra, nėse dikush nuk e ka shumicėn absolute, duhet tė bėjė patjetėr njė kompromis. Kėshtu ndodhi me zgjedhjet dhe ndoshta do tė ndodhė kėshtu sė afėrmi edhe me kandidaturėn e presidentit.

 

Zoti Berisha erdhi nė pushtet duke premtuar se do t`i bėnte kartat e identitetit, por as ai nuk e bėri kėtė gjė.

 

Kjo ėshtė diēka qė kam kritikuar gjithmonė, sepse premtimet duhen realizuar. Por nuk mund tė fajėsoj vetėm zotin Berisha, pse nuk bėri gjatė njė viti, atė qė tė tjerėt nuk e bėnė gjatė 8 vjetėve. Pra, nuk ėshtė mirė qė s`e ka bėrė akoma, por shpresojmė qė do ta bėjė tani, pasi presim prej 17 vjetėve. Dhe ka ardhur koha qė kjo gjė tė bėhet. Por nuk ėshtė nevoja qė tė flitet pėr faje, megjithėse kam folur gjatė fushatės zgjedhore dhe para saj dhe tani duhet qė ēdo politikan shqiptar tė marrė pėrgjegjėsitė e tij qė t’i japė Shqipėrisė imazhin e njė demokracie tė pjekur. Dhe njė demokraci e pjekur do tė thotė gjithashtu se duhet tė keni tė paktėn edhe kartėn e identitetit. Tė paktėn.

 

Zonja Pack, le tė flasim pak edhe pėr atė qė zoti Berisha ka premtuar dhe ēfarė ėshtė bėrė. E lexoni rezultatin e zgjedhjeve, ku Partia Socialiste fitoi shumicėn dhe Tiranėn si njė dėnim ndoshta pėr arsyen e mosmbajtjes sė tė gjitha premtimeve, a mund ta analizoni se ēfarė ka bėrė dhe ēfarė jo?

 

Jo, nuk jam nė pozicionin pėr tė gjykuar se ēfarė ka bėrė nė tė vėrtetė dhe ēfarė nuk ka bėrė qeveria, por rezultati ėshtė i tillė qė tregon se ka njerėz qė nuk janė tė kėnaqur. Atėherė ky rezultat dhe mendoj se qeveria dhe zoti Berisha e kuptojnė se duhet tė ketė ndryshime, ndoshta nė politikat e tyre, ndoshta kjo varet edhe pse nuk janė mbajtur premtimet, por njė vit e gjysmė nuk ėshtė shumė. Ėshtė njė kohė e shkurtėr, nėse duan tė bėjnė diēka. Unė e di shumė mirė, ata kanė pėr tė luftuar korrupsionin dhe ajo qė dua tė theksoj, ėshtė gjithēka ėshtė bėrė nė fushėn e edukimit. Kishte njė terren politik me tė vėrtetė tė sėmurė. Kishte shumė korrupsion nė brendėsi dhe ēfarė nuk mund tė ndikojė, pasi ēfarė kanė bėrė. Kam me tė vėrtetė njė respekt tė madh pėr ndryshimin nė fushėn e politikave tė edukimit. Por nuk jam e aftė tė gjykoj nė fushat e tjera, por analiza e komisionit vitin e shkuar nuk ishte e keqe. Edhe rezoluta qė u u hartua nga presidenti i ri nga Estonia, kolegu i vjetėr, Tomas Ilgen, ishte njė rezolutė mjaft korrekte. Ndonėse duhet punuar shumė nė fushėn e energjisė, kjo ėshtė njė gjė qė duhet bėrė, gjithashtu pėr kartat e identitetit, duhet vazhduar tė punohet pėr problemet e edukimit. Ėshtė thelbi pėr ata qė kanė nevojė pėr njė arsim tė mirė. Duhet kushtuar kujdes nė drejtėsi dhe tė gjitha kėto. Politikanėt nė Shqipėri e dinė mirė se nuk jam unė ajo qė duhet tė jap leksione, por po paraqes vetėm disa vėrejtje, pėr tė cilat unė mendoj se duhen bėrė ndryshime nga tė gjithė. Dhe besoj se do tė bėhen.

 

 

Zonja Pack, ju folėt pėr ndryshime politikash, ndoshta pėr shkak tė rezultatit tė zgjedhjeve, ndėrsa nė Shqipėri po kėrkohen ndryshime edhe nė qeveri. Ēfarė mendoni pėr kėtė?

 

Unė nuk jam shqiptare, por besoj se zoti Berisha si kryeministėr qė ėshtė, mendoj se di se ē’duhet bėrė. Unė nuk pėrzihem fare unė, nuk jam pėrzier kurrė mė parė dhe nuk kam ndėrmend ta bėj edhe nė kėtė moment.

 

Ju u takuat me zotin Berisha, me kryetaren e parlamentit, Topalli, me presidentin Moisiu, por nuk u takuat me kryetarin e PS-sė, zotin Edi Rama. Ka patur disa kritika nė Shqipėri pėr kėtė. Pse nuk u takuat me zotin Rama?

 

Sepse ai nuk deshi tė na shihte. Kjo ėshtė e vėrteta. Takimin e kishim kėrkuar ne. E kishim lėnė rreth orės 3 dhe ēfarė ndodh? Nuk pashė zotin Rama, por zonjėn Dade. Atėhere isha unė ajo qė i thashė zonjės Dade se nuk ėshtė shumė e sjellshme kundrejt kolegut Rycker qė ėshtė edhe raportuesi pėr Shqipėrinė, qė tė mos i jepet shansi pėr tė takuar kryetarin e partisė mė tė madhe tė opozitės. Unė e kam takuar gjithmonė zotin Rama sa herė qė ka kėrkuar tė mė shohė, kur ka ardhur nė Strasburg. Kanė qenė rreth dy herė, nėse e mbaj mend mirė dhe kam qenė shumė e gatshme pėr ta dėgjuar. I kėrkova zyrės tė garantojė vizitėn. Pra, kėrkova t’i shoh tė tre ata, kėrkova tė takoj dhe kryetarin e PS-sė, zotin Rama, si dhe atė tė LSI-sė, zotin Meta. Por Meta nuk u pėrgjigj, ndėrsa zoti Rama nuk mė tha qė nuk dėshiron tė na takojė dhe na bėri tė vinim, por ai nuk ishte aty. Pra, nuk pati mundėsi tė na flasė. Por isha unė ajo qė kėrkova qė zoti Rama tė paktėn tė takonte vetėm zotin Rycker po atė natė dhe njė ditė para zgjedhjeve zoti Rycker u takuar me zotin Rama vetėm pėr 15 minuta. Kjo ėshtė e vėrteta, nuk ishte faji im. Unė jam gjithmonė shumė korrekte dhe nuk m`u duk shumė korrekte ēfarė u tha nėpėr gazeta. Nuk e di kush e ka botuar, por nė ēdo rast nuk thanė tė vėrtetėn. Unė kisha njė axhendė dhe iu kėrkova tė gjithėve takim. Por ata qė nuk duan tė na shohin, atėherė faji bie mbi ta dhe jo mbi mua.

 

Zonja Pack, mund tė thuhet se ndoshta ėshtė hera e parė qė shohim kritika rreth Brukselit. Pasi dhe nga disa komentatorė thuhet se zonja Pack anon nė krahun e zotit Berisha, pasi ėshtė e djathtė. Po ju bėj njė pyetje direkte: A jeni vėrtet nė krah tė Berishės, sepse ėshtė i djathtė, ndoshta dhe pėr kėtė arsye dhe zoti Rama nuk ka dashur t’ju takojė?

 

Dėgjoni, ėshtė shumė e thjeshtė. Ėshte qartė se unė bėj pjesė nė grupin e Partive Popullore Evropiane, ku zoti Berisha dhe zoti Pollo bėjnė pjesė si vėzhgues nė kėtė familje. Por unė nuk shkova atje si kryetare e grave demokristiane nė Evropė, apo si parlamentare demokristiane, por isha atje si kryetare e delegacionit pėr Evropėn Juglindore, ku bėn pjesė dhe Shqipėria. Unė jam munduar gjithmonė tė jem e paanshme. Nuk kam asnjė pishman, sepse jam munduar gjithmonė tė jem korrekte. Ka mundėsi tė mos kem qenė korrekte, kur nuk kam qenė e informuar mirė. Ka mundėsi, ėshtė humane, por jam pėrpjekur tė jem korrekte. Dhe tė gjithė e dinė shumė mirė se edhe nė kohėn kur zoti Berisha ka bėrė gjėra qė nuk mund t’i pranoja, unė e kam kritikuar hapur. Jam unė ajo qė e kam kritikuar pėr bojkotimin e parlamentit. E kam kritikuar gjithnjė, kur ka patur arsye. E di ēfarė, unė nuk jam diplomate, nuk kam qenė kurrė dhe as nuk kam pėr tė qenė ndonjėherė. Unė them gjithnjė atė qė mendoj. E kam thėnė nė kohėn kur zoti Nano ka qenė nė qeveri, kur zoti Meta ka qenė nė qeveri dhe e kam thėnė edhe tani, kur zoti Berisha ėshtė nė qeveri. Nėse ndodh diēka qė ėshtė pėr t`u kritikuar, e bėj fillimisht privatisht dhe, nėse pėrsėritet, e bėj publikisht. Kėshtu ka ndodhur gjithnjė dhe askush nuk do tė mė ndalojė ta bėj. Unė nuk jam socialiste dhe nuk jam nė familjen, ku ėshtė Rama dhe Rama nuk ėshtė nė krahun tim politik, por kjo nuk do tė thotė se nuk e mbėshtes, kur thotė dhe bėn gjėra tė drejta. Kur unė i kėrkoj si lider i opozitės qė tė punojė nė parlament dhe tė bėjė gjithēka qė duhet bėrė, kur je nė opozitė, kjo kėrkesa ime ėshtė korrekte. Nuk e kėrkoj vetėm se ai ėshtė socialist, por tė njėjtėn gjė ia kam kėrkuar edhe Berishės. Nė tė vėrtetė, mendoj se njerėzit normalė nė Shqipėri nuk e kanė mendjen e shkurtėr, e dinė shumė mirė se unė e kam bėrė tė ditur, kur ka qenė e mundur. Mund t’ju tregoj shumė gazeta qė e vėrtetojnė kėtė gjė.

 

Nė Shqipėri ka gjithmonė njė tendencė pėr tė pritur nga Brukseli deklarata direkte, por kjo nuk vjen nga komisioni, as nga zoti Solana, pasi janė nė njė pozicion qė nuk iu lejohet. Prandaj pėrdorin gjuhėn e dyfishtė. Por ju keni aftėsinė t’i thoni gjėrat troē. A mos ndodh kjo, ngaqė ju thoni gjithmonė atė qė mendoni dhe, kur mė nė fund thuhen gjėrat drejt, atėherė kjo nuk iu pėlqen tė tjerėve?

 

Ėshtė normale. Kush i do gjėrat kritike. Unė e kuptoj shumė mirė se socialistėt e opozitės nuk mbetėn tė kėnaqur me ato qė thashė para Krishtlindjeve, por ato qė iu them, i bėj sepse e dua Shqipėrinė dhe qė Shqipėria tė lulėzojė. Keni nevojė pėr njė opozitė qė punon dhe kjo natyrisht vlen edhe pėr qeverinė. Por nė atė kohė mendova vėrtet se ishte njė manovėr politike. Ndoshta nuk ishte e tillė, por nga ajo qė unė pashė nga jashtė dhe nga njerėzit qė mė informuan, jo nga Berisha, nga tė tjerėt, pra, tė gjitha partitė dėgjohen dhe mendova se ishte njė lojė e bėrė enkas, pasi ato nuk ishin gati pėr zgjedhje nė atė moment. Pra, unė desha vėrtet ta ndihmoja Shqipėrinė dhe partitė politike qė tė uleshin bashkė pėr tė gjetur njė kompromis. Por ju e dini shumė mirė, kompromisi ėshtė diēka jo e dashur nga Ballkani.

 

Ju u pėrpoqėt, nuk e arritėt, morėt kritika nga Shqipėria. Gjėra qė ndodhn, siē kritikoni ju, kritikojnė dhe ata. Cilat do tė jenė pasojat e kėtyre zgjedhjeve qė nuk i plotėsuan standardet pėr integrimin e Shqipėrisė?

 

Po ju them gjithmonė qė ėshtė njė hap i dėshtuar. Tė gjithė e dinė tani se ishte hera e fundit, pėr tė mos patur herė tė fundit pėr sė dyti duhen bėrė kartat e identitetit dhe tani ėshtė qeveria qė duhet tė punojė pėr kėtė dhe e kėrkoj me forcė qė tė punojė sa mė shpejt tė jetė e mundur. Sigurisht, nuk mund tė bėhen pėr dy muaj, por ndoshta pėr njė vit ose njė vit e gjysmė tė kemi mundėsinė t’i shpėrndajnė tė gjithėve njė kartė identiteti. Pėr kėtė nevojitet edhe regjistrimi. Pra, duhen bėrė tė gjitha kėto. Por, siē kam mėsuar, kur isha atje, qeveria i ka marrė tė gjitha masat qė t`i bėjė sa mė shpejt tė jetė e mundur. Shpresoj se do tė fillojė, pėrndryshe do tė zgjasė shumė dhe Shqipėria ka pėr tė humbur me tė vėrtetė kursin, pasi e gjithė kjo dėnon afrimin me BE-nė. Pasi i gjithė ky spektakėl qė patėm pėrgjatė disa muajve la njė mesazh tė tmerrshėm dhe qesharak nė institucione. Kėshtu e kam cilėsuar unė, tė tjerėt ndoshta jo. Prandaj e theksova kėtė, sepse desha tė zgjoheshin nė Shqipėri. Sepse nuk ėshtė vetėm qeveria qė mund ta ofrojė vendin me Bashkimin Evropian, janė tė gjithė politikanėt nė opozitė dhe tė gjithė njerėzit e shoqėrisė civile qė punojnė pėr afrimin. Dhe pėr kėtė nė tė vėrtetė duhet tė hapin sytė dhe tė shohn sė ēfarė imazhi japin jashtė vendit. Ky ishte problemi im para Krishtlindjeve.

 

Opozita ka paraqitur planin pėr zgjedhje paraprake nė Shqipėri. A mendoni se ėshtė e mundshme qė tė mbahen zgjedhjet paraprake me apo pa kartat e identitetit?

 

Pėr tė bėrė zgjedhje tė reja, cilatdo qofshin, duhen bėrė kartat e identitetit, nuk ka mėnyrė pėr tė bėrė pa kėtė. Kėtė e besojnė qė tė gjithė, edhe ODIHR-i e ka thėnė kėtė. Besoj nė tė vėrtetė se kjo ėshtė baza qė duhet patur, sepse nuk mund tė rifillojė. Unė mendoj se ėshtė e qartė tash se i takon qeverisė qė tė punojė, sepse i takon asaj. Dhe opozita duhet tė presė, nė mėnyrė qė qeveria ta bėjė kėtė gjė.

 

Mos ndoshta zoti Berisha dhe qeveria do ta vonojnė kėtė gjė, nė mėnyrė qė opozita tė mos mund tė realizojė zgjedhje tė parakohshme?

 

Dėgjo, do tė ishte realisht njė manovėr politike. Sipas mendimit tim, ėshtė shumė e qartė qė zoti Berisha dhe qeveria e tij e dinė qė duhet ta bėjnė dhe tė gjithė po e vėzhgojnė qeverinė. Si evropianėt, dhe amerikanėt e vėzhgojnė se ēfarė ėshtė duke bėrė qeveria nė kėtė moment dhe ndaj duhet tė tregoheni shumė vigjilent. Por nuk do tė bėhen brenda dy muajve, kjo ėshtė e qartė, pasi zgjat disa muaj. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė tani momenti pėr tė folur pėr zgjedhje tė reja, sepse tė njėjtat probleme qė patėt gjatė kėtyre zgjedhjeve, do tė kishit edhe nė tė ardhmen. Por ndoshta nė kėtė moment, socialistėt duan tė kenė zgjedhje, sepse fituan. Nė fillim nuk deshėn, sepse, ndoshta trembeshin nga njė dėshtim, por tani e dinė se fituan dhe ndoshta duan tė bėjnė zgjedhje. Por iu takon atyre qė tė presin zgjedhjet e reja, nė mėnyrė qė kėto zgjedhje tė realizohen nė njė klimė ligjore dhe korrekte. Ligjore? Nė fakt, gjithēka ishte ligjore, por jo korrekte.

 

Kur shohim ēfarė ndodhi nė Shqipėri, pra mungesėn e besimit mes dy partive, shohim rezultatin e zgjedhjeve nė Shqipėri; kur flitet pėr lidershpin e ri qė hedh poshtė tė vjetrin, kur brenda Partisė Demokratike nė shėnjestėr ėshtė Sali Berisha, pasi Fatos Nano u largua; si e shihni ju? A vėreni njė ndryshim lidershipi me Edi Ramėn, pasi ėshtė i ri?

 

Unė nė fakt shoh rreth e rrotull tij. A nuk janė po tė njėjtėt njerėz? A nuk ishin kėta gjatė gjithė kėtyre viteve nė politikė. Atėherė, nėse Rama ėshtė i ri, ka tė tjerė nė Partinė Demokratike qė janė tė rinj. Unė mendoj se nuk ėshtė ēėshtje vjetėrsie, por ėshtė njė ēėshtje e mendėsisė sė re dhe mendoj se duhet kupuar vėrtet se njė politikė duhet kuptuar mbi njė kompromis. Nėse nuk kemi shumicėn absolute, duhen bėrė kompromise dhe kjo i kėrkohet fillimisht qeverisė qė tė ofrojė njė konsens, pastaj i takon opozitės pėr tė arritur kompromisin. Pra, ky ėshtė problemi. Nuk mendoj se ndikon ndryshimi i njerėve, por mendėsia, e cila mbetet akoma shumė e vjetėr. Duhet punuar mbi kėtė mendėsi tė vjetėr. Por Rama nuk ėshtė i ri. Ka qenė prej kohėsh kryebashkiak i Tiranės dhe ėshtė hera e tretė qė zgjidhet, apo jo? Pra, nuk dua tė flas pėr njerėz apo pėr persona, pasi nuk jam unė ajo qė votoj pėr ta dhe nuk ėshtė puna ime. Nuk do tė pranoja, nėse dikush do tė thoshte pėr dikė nė Gjermani, nėse duhet hequr apo duhet mbajtur. Pra, kjo gjė ju takon juve ta bėni.

 

Zonja Pack, do tė ketė njė raport tė ri, tė hartuar nga monitoruesit. Ēfarė do tė shkruhet nė kėtė raport pėr rrugėn qė i mbetet Shqipėrisė? Cilat do tė jenė kritikat qė do tė bėjė parlamenti nė kėtė raport?

 

Normalisht nuk do tė bėjnė njė raport nė kėtė moment, pasi sapo kemi miratuar raportin e bėrė nė vjeshtė. Do tė bėjmė njė raport tė shkurtėr para se tė miratohet presidenti pėr tė vėrtetuar sjelljen tonė decizive pėr tė patur njė president konsensual, pėr tė mos patur problemet qė kemi patur. Pėr kėtė arsye, nė flasim pėr situatėn qė ėshtė bazuar mbi dokumentet e OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet, pasi ne nuk ishim atje pėr tė vėzhguar zgjedhjet lokale, pasi Parlamenti Evropain nuk e bėn kurrė kėtė. Prandaj nuk e shpreha kurrė kėtė, kur isha atje, pasi kisha shkuar si kryetare e Delegacionit Evropain pėr tė treguar interesin tim. Do tė flitet edhe pėr kartat e identitetit dhe pėr gjėra tė tilla qė do tė pėrbėjnė brendėsinė e raportit qė do tė hartojė zoti Rycker.

 

 

Le tė pėrfundojmė me presidentin, meqė e pėrmendėt. Zgjedhjet pėr tė po afrojnė. Ēfarė mendoni pėr rolin e presidentit tė Shqipėrisė gjatė zgjedhjeve?

 

Mendoj se ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, me sa mbaj mend nė fund. Pa tė ndoshta nuk do tė kishit mundėsinė pėr tė bėrė zgjedhje. Unė kam njė respekt mjaft tė madh pėr kėtė president dhe mendoj se ka bėrė njė punė tė mirė, pavarėsisht se nuk jam unė ajo qė duhet tė vlerėsoj apo tė kritikoj. Thjesht, shpreh respektin tim pėr presidentin Moisiu, qė ka bėrė njė punė tė mirė.

 

Po pėr zotin Nano? Thuhet shpesh si njė kandidaturė e mundshme pėr presidentin konsensual. A mendoni se ėshtė njė kandidaturė e mirė? A mund tė bėni dhe njė gjykim tė fundit?

 

Tė gjithė e dinė se ēfarė mendoj dhe tė gjithė e dinė se ēfarė ka bėrė nė vitin 2003, pas vitit 2002 dhe pas zgjedhjeve. Tė gjithė e dinė se ēfarė roli ka luajtur Parlamenti Evropian. Nuk kam asgjė pėr tė shtuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

Raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit 

 

“Shqipėria, pėrparime

tė ndjeshme nė luftėn

kundėr narkotikėve”

 

DASH: Qeveria e Kryeministrit, Sali Berisha, e cila erdhi nė pushtet pas premtimeve pėr tė luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun njerėzor ka bėrė pėrparime nė kėto drejtime

 

Shqipėria ka bėrė pėrparime tė ndjeshme nė luftėn kundėr lėndėve narkotike. Ky ka qenė thelbi i raportit tė pėrvitshėm tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, ku theksohet nė tė njėjtėn kohė se, megjithė pėrparimet e bėra, Shqipėrisė i mbetet ende njė rrugė e gjatė pėr tė arritur suksesin e duhur. Sipas raportit, krimi i organizuar dhe trafikuesit e drogės e shfrytėzojnė Shqipėrinė si vend tranziti pėr heroinėn, qė udhėton nga Azia Qendrore drejt Europės Perėndimore, pėr shkak tė pozitės stratgjike, zbatimit tė dobėt tė ligjit e sistemeve tė pareformuara gjyqėsore, si dhe kufijve tė pakontrolluar mirė tė Shqipėrisė. Ndėrkaq, Departamenti i Shtetit thotė se, qeveria e Kryeministrit Sali Berisha, e cila erdhi nė pushtet pas premtimeve pėr tė luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun njerėzor ka bėrė pėrparime nė kėto drejtime. Ndėrkaq, duke iu referuar dinamikės sė vitit tė kaluar, raporti flet pėr suksese nė pėrpjekjet e Shqipėrisė kundėr trafikut tė drogave dhe tė qenieve njerėzore. “Sasia e heroinės sė sekuestruar u rrit gjatė vitit tė kaluar, kryesisht pėr hir tė shtimit tė vėmendjes sė policisė ndaj tregut tė kėsaj droge”, thuhet nė raportin e Departamentit tė Shtetit, raport qė, gjithsesi, tėrheq vėmendjen edhe tek prodhimi i bimės sė kanabisit, qė vazhdon tė prodhohet nė Shqipėri pėr tregjet europiane. Raporti thekson se, qeveria e Shqipėrisė, nė masė tė konsiderueshme, nė pėrgjigje tė trysnisė ndėrkombėtare dhe ndihmės nga bota, po iu kundėrvihet mė me agresivitet elementeve kriminale. “Por kėto pėrpjekje, nė jo pak raste janė sabotuar nga mungesa e burimeve dhe korrupsioni tepėr i pėrhapur”, thuhet nė raport.

Pėrdoruesit

Raporti thekson se, Ministria shqiptare e Shėndetėsisė beson se pėrdorimi i drogės edhe nga vetė shqiptarėt ėshtė nė rritje, megjithėse nuk ekzistojnė ende tė dhėna tė besueshme. Sipas disa vlerėsimeve, nė Shqipėri ka 30 mijė pėrdorues droge. “Spitali ushtarak nė Tiranė ka tė vetmen qendėr toksikologjike nė vend pėr trajtimin e rasteve tė mbidozės. Nga 9 mijė pacientė tė trajtuar qė nga viti 1995, rreth 70 pėr qind e marrin drogėn pėrmes shiringave”, thuhet nė raportin qė i referohet tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Shėndetėsisė.

Pėrshėndetja e nismave

Ndėr nismat politike tė 2006-ės, raporti pėrmend vendimin e qeverisė pėr tė nxjerrė jashtė ligjit pėr tre vjet qarkullimin e skafeve tė shpejta, me synim ndalimin e trafikut njerėzor dhe tė drogave. Ndėr hapat e qeverisė kundėr korrupsionit, raporti pėrmend miratimin e ligjit pėr parandalimin e konfliktit tė interesave. Raporti citon dokumentin e ratifikimit tė Paktit tė Asocim-Stabilizimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe Bashkimin Europian, ku shprehimisht thuhet se, “Shqipėria vazhdon tė pėrballet me sfida serioze nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, pėr tė arritur zbatimin e plotė tė ligjeve tė miratuara, pėrmirėsimin e administratės publike dhe luftėn kundėr trafikut njerėzor dhe drogave”. Raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit plotėson edhe vlerėsimet e tjera pozitive ndėrkombėtare nė luftėn kundėr drogės dhe e ka vlerėsuar si “tė suksesshme” betejėn e bluve gjatė qeverisjes aktuale.

 

 

 

Operacionet, Shqipėria vlerėsim edhe pėr bashkėpunimin rajonal

 

Pėr sa i pėrket veprimtarisė sė forcave tė rendit, raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit pėrmend pėrparimet nė operacionet kundėr narkotikėve. “Autoritetet shqiptare organizuan operacione tė rėndėsishme dhe operacione pėr sekuestrim droge nė mbarė vendin, por kryesisht nė Fier, Tiranė dhe nė portet e Vlorės dhe Durrėsit”, thuhet nė raportin e fundit tė Departamentit Amerikan tė SHtetit. Raporti thekson rritjen e bashkėrendimit ndėrkombėtar, pėrfshirė operacionet e pėrbashkėta me autoritetet italiane, maqedonase, greke dhe turke. Raporti iu referohet gjithashtu shifrave tė autoriteteve tė vendit, tė cilat thonė se deri nė 15 tetorin e kaluar, policia kishte arrestuar 329 vetė pėr trafik droge, kishte sekuestruar 104 kilogramė heroinė, 5 517 kilogramė marijuanė dhe 1. 6 kilogramė kokainė. Policia ka shkatėrruar gjithashtu 74 mijė bimė kanabis dhe 580 bimė pėr prodhimin e opiumit. Raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit shpjegon se, shtimi dyfish i sasisė sė heroinės sė sekuestruar, nė krahasim me njė vit mė parė i kushtohet pėrdorimit tė teknikave tė posaēme policore qė synojnė tregun e kėsaj droge. Ndėrsa, pakėsimi i sasisė sė eliminimit tė bimėve tė drogave shpjegohet me faktin qė programet e policisė, nė bashkėpunim me qeveritė vendore e kanė ulur ndjeshėm kultivimin e tyre.  “Dėshira e Shqipėrisė pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Europian dhe nė NATO vazhdon tė jetė nxitėse pėr qeverinė e Shqipėrisė pėr tė zbatuar reforma, por natyra e pėrēarė e politikės shqiptare dhe zhvillimi i ngadaltė, megjithatė i vazhdueshėm, i shoqėrisė civile kanė qenė pengesa pėr pėrparim. Shtetet e Bashkuara, bashkė me Bashkimin Europian dhe partnerė tė tjerė ndėrkombėtarė do tė vazhdojnė tė nxisin qeverinė e Shqipėrisė nė luftėn kundėr trafikut tė paligjshėm tė drogave, qė ajo tė shfrytėzojė me efektshmėri ndihmėn nė zbatimin e ligjit dhe nė reformėn e gjyqėsorit”, thuhet nė raport.

 

 

 

 

Pozitive

-Arrestimet e shumta (320 persona)

-Dyfishim i drogės sė sekuestruar (heroinė, kokainė dhe marijuanė)

-Vendimin e qeverisė pėr tė nxjerrė jashtė ligjit pėr tre vjet qarkullimin e skafeve tė shpejta, me synim ndalimin e trafikut njerėzor dhe drogave

 

Negative

-Shqipėria ka 30 mijė pėrdorues droge

-9 mijė pacientė tė trajtuar qė nga viti 1995

-70 pėr qind e marrin drogėn pėrmes shiringave

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Hyn nė fuqi ligji pėr pensionet e ushtarakėve, i shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese

 

Ministria e Financave: Pėrfitimi do tė jepet brenda njė kohe tė shkurtėr

 

Javėn qė vjen, nė Ministrinė e Financave do tė ngrihet njė grup pune, i cili do tė merret me shqyrtimin dhe nxjerrjen e akteve nėnligjore qė mundėsojnė zbatimin e ligjit

 

 

Ka hyrė dje nė fuqi ligji pėr pensionet e ish-ushtarakėve, i shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, ndėrkohė qė Ministria e Financave ka filluar shqyrtimin e kėtij ligji pėr tė bėrė mė pas edhe ndarjen sipas gradave, pėr ish-ushtrakėt. Nė fletoren numėr 22, tė botuar dje, ligji pėr pensionet e ish-ushtrakėve ka qenė i dyti nė renditje. Sipas ligjeve tė shtetit shqiptar, menjėherė pas botimit tė ligjit nė fletoren zyrtare, institucionet pėrkatėse fillojnė tė ndėrmarrin hapat e nevojshme pėr pėrmirėsimin e tij, nė frymėn e vendimit qė ka dhėnė Gjykata Kushtetuese.

Por duket se implementimi dhe shpėrndarja e rritjes sė pensionit pėr ish-ushtarakėt do tė jetė e shpejtė, pasi, qysh nga dita e djeshme, nga ana e Ministrisė sė Financave ka filluar edhe shqyrtimi nen pėr nen i tij. Lajmi konfirmohet pėr gazetėn “TemA” nga titullarė tė lartė tė kėtij dikasteri, tė cilėt citojnė se pėr ēėshtjen nė fjalė do ngrihet njė grup i posaēėm pune, i cili do tė shqyrtojė si vendimin e gjykatės, ashtu edhe nxjerrjen e akteve nėnligjore qė bėjnė tė mundur zbatimin e tij.  Tė njėjtat burime u shprehen se, puna ka nisur menjėherė me modalitetet e nevojshme, pas hyrjes nė fuqi nė fletoren zyrtare, ndėrkohė qė javėn e ardhshme, plani i masave do tė marrė njė formė mė tė qartė

Ushtarakėt

Nga ana e tyre, shoqata e ushtarakėve nė lirim i kanė kėrkuar ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe kryeministrit Berisha qė nė grupin e punės qė do tė ngrihet pėr tė marrė vendimin mbi pensionet e ushtarakėve nė lirim tė jenė edhe ata palė pėrfaqėsuese. Nė kėtė mėnyrė, gjithēka do tė jetė transparente dhe nuk do tė preken interesat e asnjėrės prej palėve. Nga ligji nė fjalė janė rreth 25 mijė ushtarakė nė lirim qė pritet tė pėrfitojnė nga statusi i tyre pėr pensionet suplementare. Nė kėtė kategori do tė pėrfshihen tė gjithė tė liruarit pas vitit 1991. Ndėrsa, sipas vendimit tė Kushtetueses, pėrfitimi i pensionit suplementar do tė merret qė nga 1 janari i vitit 2006. Pra, nėse do tė ketė njė shtesė mbi pensionin qė njė ushtarak merr aktualisht, ai do tė pėrfitojė dhe pjesėn e mbetur, kjo duke nisur qė nga janari 2006. Gjithsesi, pritet qė veē ndryshimit tė ligjit tė nisė edhe verifikimi i personave qė do tė pėrfitojnė si dhe i shumės qė shteti do tė japė pėr ushtarakėt e dalė nė lirim. Nė kėtė mėnyrė edhe bashkėpunimi mes shoqatės dhe vetė qeverisė do tė jetė mė i domosdoshėm.

 

 

22 ėshtė numri i fletores zyrtare, ku ėshtė botuar vendimi

25 mijė ish-ushtarakė do tė pėrshihen nė skemėn e pensioneve

1 janari 2006 ėshtė data kur nis pėrfitimi i pensionit

2.6 miliardė lekė ėshtė fondi aktual pėr kėtė kategori

2 marsi ėshtė dita e nisjes sė ndryshimit tė ligjit

 

 

Qendra e Kontrollit tė Barnave, pėrfitohet deri nė 60 pėr qind rritje page

 

Mė shumė se 300 punonjės tė shėndetit publik pėrfitojnė 20% rritje page 

 

Paga mujore e 331 punonjėsve tė shėndetit publik nė mbarė vendin do tė rritet me reth 20 pėr qind. Ky ėshtė vendimi i miratuar dje nga qeveria, sipas tė cilit, rritja e pagės pėr kėtė kategori specialistėsh ka qėllim, motivimin mė tė mirė tė tyre. Detyra e kėtyre punonjėsve ėshtė parandalimi i sėmundjeve ngjitėse, kontrolli i ujit tė pijshėm, monitorimi, kontrolli i veprimtarisė publike e private, qė jo rrallė janė me pasoja nė shėndetin e popullatės. Por kėto vende pune, gjatė dekadės sė fundit janė braktisur, pasi me pagat e ulėta bėjnė qė kjo degė specializimi tė mbetet ende e papreferuar. Propozimi i Ministrisė sė Shėndetėsisė u nxit pikėrisht nga kėto tė dhėna, pėr tė rritur efikasitetin e punės dhe interesimin e punonjėsve pėr kėtė sektor tė rėndėsishėm tė shėndetėsisė. Po njė ditė mė parė ėshtė miratuar edhe rritja e pagės nė njė masė rreth 60 pėr qind, pėr 40 punonjės tė Qendrės Kombėtare tė Kontrollit tė Barnave, rritja mė e madhe e aplikuar nė sektorin e shėndetėsisė gjatė kėtyre dy viteve. Synimi i propozimit nga ana e Ministrisė sė Shėndetėsisė ka qenė motivimi i inspektorėve dhe specialistėve tė QKKB-sė, detyra kryesore e tė cilėve ėshtė siguria e barnave nė rrjetin e hapur farmaceutik. Kjo iniciativė erdhi pas eliminimit tė tė ardhurave dytėsore qė kompesonin deri tani pagat e ulėta tė kėtij sektori. Efekti financiar mujor nė fondin e pagave dhe sigurimeve ėshtė 740 mijė lekė. Ky vendim i shtrin efektet nga 1 korriku i vitit tė kaluar dhe do tė pėrballohet nga fondet e akorduara nė buxhetin e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Kjo ministri sqaron se, asnjė prej vendimeve pėr kėta sektorė nuk lidhet me rritjen e pagave nė sektorin e Infermieristikės.

 

 

 

 

Adoleshentėt nisin nga drogat e lehta, pėr tė kaluar mė pas tek ato vdekjeprurėset, si heroina apo kokaina

 

Alarmi, mė shumė se 10 mijė persona janė pėrdorues tė heroinės

 

 

Nė fillim nisin me drogat e lehta, por mė pas bėhen skllevėr tė herionės dhe drogave tė tjera. Mosha mesatare e fillimit tė drogės nga adoleshentėt shqiptarė ėshtė 14-15 vjeē, ndėrkohė qė alarmi ngrihet nga qendrat, tė cilat merren me trajtimin e pėrdoruesve tė drogės. Ndėrkohė qė, tė dhėnat konfirmohen edhe nga statistikat e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Shumica e adoleshentėve e nisin me marijuanė si fillim, pėr tė kaluar mė pas nė drogat vdekjeprurėse, si heroina. Madje, pirja e hashashit pėr disa gjimnazistė ėshtė kthyer nė diēka tė zakonshme. Harta e pėrdoruesve tė drogės ėshtė e shtrirė nė tė gjithė vendin, ku pėrveē qyteteve tė mėdha problematike janė edhe qytete tė vogla si Lushnja dhe Gramshi. Sipas tė dhėnave tė “Aksion Plus”, njė prej qendrave tė trajtimit tė kėtyre personave, rreth 8000-10000 pėrdorues injektojnė kryesisht heroinė si dhe pėrdorin tė njėjtat shiringa, duke shtuar rreziqet pėr shėndetin e tyre. Ky ėshtė njė nga shkaqet themelore pėr pėrhapjen e SIDA-s dhe infeksioneve tė tjera seksualisht tė transmetueshme. Vdekjet nga mbidoza, pėr vitin e kaluar kanė qenė rreth 40, por rastet e vdekjeve mund tė jenė mė tė larta, si pasojė e mosraportimeve tė sakta. Ministria e Shėndetėsisė raporton ndėrkohė rreth 30 mije pėrdorues droge dhe numri i tyre sa vjen e rritet. Kohėt e fundit vihet re njė rritje e pėrdoruesve midis anėtarėve tė komunitetit rom. Ky komunitet, pėrveē drogės ėshtė i prekur nga papunėsia, varfėria e thellė, aksesi i ulėt ndaj shėrbimeve shėndetėsore. Pėr tė qenė efektivė nė parandalimin e epidemisė midis pėrdoruesve tė drogave me injektim, UNAIDS-i vlerėson qė programet e shkėmbimit tė shiringave duhet tė kapin 60-70% tė injektuesve me informacion dhe edukim dhe pothuajse 20% tė tyre me shiringa sterile nė mėnyrė tė pėrhershme.

 

 

Banorėt e Fushė-Mėzezit vonojnė pėr tė marrė tapitė e shtėpive tė tyre

 

Shehu: Vetėm 70 pronarė janė paraqitur pėr tapitė

 

Procesi i ndarjes sė tapive tė shtėpive tė kėsaj zone ka filluar qė mė 12 shkurt tė kėtij viti, pra gati njė muaj mė parė, por aktualisht rezulton se janė paraqitur vetėm 70 pronarė, nga rreth 750 tė tillė

 

Rreth 70 persona tė zonės sė Fushė-Mėzezit janė paraqitur deri mė tani, pėr tė marrė dokumentet e legalizimit. Kėtė e bėri tė ditur ditėn e djeshme nėndrejtori i Pėrgjithshėm i Agjencisė sė Legalizimeve (ALUIZNI), Ferdinand Shehu, i cili u shpreh se banorėt, pėrveē se do tė marrin dokumentet e legalizimit do tė paguajnė edhe njė pėrqindje tė vogėl tė shtėpive tė tyre nė mėnyrė simbolike. Procesi i ndarjes sė tapive tė shtėpive tė kėsaj zone ka filluar qė mė 12 shkurt tė kėtij viti, pra gati njė muaj mė parė, por aktualisht rezulton se janė poaraqitur vetėm 70 pronarė, nga rreth 750 tė tillė. “Deri tani nė Agjencinė e Legalizimeve (ALUIZNI) janė paraqitur vetėm 70 persona pėr tė marrė tapitė e tyre, tė cilėt duhet dhe tė paguajnė njė shifėr simbolike pasi t’i marrin kėto leje legalizimi”, - shprehet Shehu. Ai shprehet se njė punė e mirė ėshtė duke u bėrė edhe nė rrethet e tjera, ku vazhdojnė tė vijnė dosje me dokumentacionin e qytetarėve.

Procesi

Procesi i Legalizimit, mbyll pėrfundimisht njė plagė tė rėndė sociale, por jo vetėm kaq. Si pasojė e informalitetit, nė tė gjithė vendin janė bllokuar mė shumė se 5 miliardė dollarė kolateral, tė cilat po tė investohen do ta pėrmirėsojnė akoma mė shumė, jo  vetėm jetėn e atyre banorėve qė jetojnė nė kėto zona, por tė tė gjithėve ne. Nga ana tjetėr, duke qenė tė palegalizuar, alias tė paligjshėm, tė gjitha kėto zona nuk futeshin nė sistemin e taksave. Duke llogaritur se nė kėto ndėrtime jetojnė afėrsisht 1/3 e popullsisė sė vendit dilet nė pėrfundimin se, buxhetit dhe si rrjedhim qytetarėve iu mungon njė shumė e konsiderueshme tė hollash qė, nė rast se do tė ishin investuar vit pas viti, do ishin shndėrruar nė investime dhe gjendja nė kėto zona nuk do tė ishte ajo qė paraqitet sot. Tashmė, numėrohen mbi 270 mijė objekte tė vetėdeklaruara, nga tė cilat, vetėm pallatet me leje, me shtesa tė ndėrtuara pas vitit 1993, pėrbėjnė njė sipėrfaqe ndėrtimore rreth 7 milionė metėr katror, qė do tė thotė se, realisht janė mė shumė se 80 mijė apartamente dhe mjedise me funksion social-ekonomik, tė cilat janė informale. Kėtu nuk pėrfshihen shtesat nė pallatet e ndėrtuara pėrpara vitit 1993. Pėr tė thjeshtuar procedurat pėr qytetarėt ėshtė aplikuar pėr legalizim nga ndėrtuesi ose nga njė banor nė emer tė tė gjithė banorėve tė pallatit. Pra kanė hyrė nė proces mbi 350 mijė pasuri familjare tė shtrira nė tė gjithė territorin e vendit.

Informatizimi

Njė aspekt tjetėr shumė pozitiv i kėtij procesi ėshtė edhe informatizimi i sistemit dhe hapja e tregut tė pronave, i cili futet si njė risi nė sistemin hipotekor shqiptar. Janė 350 mijė familje, tė cilat do tė regjistrohen tė parat nė sistemiun e informatizimit tė hipotekave, gjė e cila do t’i hapė rrugėn zhvillimit tė tregut tė pronave, i cili pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė qė ende nuk ka filluar tė adaptohet nė ngjashmėri me vendet perėndimore, por pronat shiten e blihen nga individė dhe sekserė tė ndryshėm, gjė e cila, jo pak herė ka ēuar nė konflikte mes personave pėr shkaqe pronėsie apo pėr parregullsi nė dokumentacione. Paketa financiare, e cila ėshtė shumė e favorshme pėr qytetarin dhe vetė procesin, realizimi i regjistrimit fillestar nga agjencia e legalizimeve, pėrdorimi i teknologjisė dixhitale pėr realizimin e kėsaj reforme tė madhe dhe shumė delikate krijojnė mundėsi pėr tė prodhuar tė gjithė dokumentacionin teknik, si harta, gen-plane, planimetri nė rrugė dixhitale dhe njėkohėsisht, dixhitalizimin e tė gjithė dokumentacionit procedurial  tė procesit tė legalizimit si dhe krijimin e data base-s me tė dhėnat dhe dokumentacionin e legalizimit, data base-s me tė dhėnat dhe dokumentacionin zyrtar e tė certifikuar tė pronėsisė.

Procedurat nė vazhdim

Ndėrkohė, kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, sqaron hapat qė po ndėrmerren me zonat e tjera informale, ku kanė filluar procedurat pėr legalizimet. “Pėr 152 zona, me sipėrfaqe mbi 5 hektarė dhe me sipėrfaqe tė pėrgjithshme 23 300 hektarė ėshtė nė pėrfundim dokumentacioni tekniko-ligjor dhe nė proces miratimi nė Kėshillat e Qarqeve dhe do tė shpallen e miratohen sė shpejti nė KRRTRSH. Gjithashtu, 281 zona me sipėrfaqe 8 570 hektarė, tė cilat janė me pėrmasa mė tė vogla se 5 ha janė nė pėrfundim tė plotėsimit tė dokumentacionit dhe nė procedurė miratimi nė kėshillat bashkiakė apo komunave, si dhe nė KRRT-tė pėrkatėse”, - thotė Memia. Sipas tij,  janė miratuar nga institucionet e autorizuara nga ligji 103, zona me sipėrfaqe 423 hektarė dhe janė nė proces tė plotėsimit tė dokumentacionit tekniko-ligjor, pėr tė marrė titullin e pronėsisė.

 

 

 

270 mijė objekte tė vetėdeklaruara janė vetėm nga pallatet me leje, me shtesa tė ndėrtuara pas vitit 1993

 

1/3 e popullsisė sė vendit jeton nė informalitet

 

80 mijė apartamente dhe mjedise, me funksion social-ekonomik janė informale

 

350 mijė pasuri familjare janė tė shtrira nė tė gjithė territorin e vendit

 

5 miliardė dollarė kolateral janė bllokuar si pasojė e informalitetit nė vend

 

 

 

Cikuli premton specializime pėr mjekėt onkologė tė Kosovės

 

Ministri i Shėndetėsisė, Maksim Cikuli, nė prag tė largimit nga posti i ministrit ėshtė takuar me njė delegacion tė Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Kosovės, tė kryesuar nga zv/ministri Fadil Kryeziu. Qėllimi i takimit ishte bashkėpunimi nė fusha tė ndryshme tė sistemit shėndetėsor, shkėmbimi i eksperiencave nė fushėn e sigurimeve shėndetėsore, blerjeve tė medikamenteve, funksionimit tė institucioneve tė rėndėsishme shėndetėsore, si spitalet universitare Instituti i Shėndetit Publik, Qendra Kombėtare e Kontrollit tė Barnave. Gjatė bisedimeve me ministrin Cikuli, zv.ministri kosovar, Kryeziu, u shpreh se nė kėtė moment, pėr ta ėshtė e rėndėsishme specializimi i mjekėve onkologė, duke kėrkuar nga ministri Cikuli mbėshtetje pėr realizimin nė Tiranė tė kėtyre specializimeve tė domosdoshme. Ministri Cikuli mori angazhimin pėr ta pėrcjellė kėtė shqetėsim nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės dhe Fakultetin e Mjekėsisė. Ekipi i Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Kosovės u njoh gjithashtu me rregulloret e funksionimit tė spitaleve mė tė rėndėsishme tė vendit, me synim mbėshtetjen pėr hartimin e statuseve pėr spitalet e Kosovės.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

Kompania ASG prezantoi projektin e parkut si dhe pėrfitimet qė pritet tė ketė vendi dhe zona ku do tė ndėrtohet ai

 

ASG: Parku energjitik do tė sjellė bum ekonomik pėr Fierin

 

Sipas pėrllogaritjeve tė projektit, ky park do tė sjellė pėr vendin energji elektrike dhe gaz tė lėngshėm me njė ēmim sa kostoja e prodhimit. Gjithashtu, ndėrtimi i linjės sė transmetimit tė energjisė me Italinė do ta fusė Shqipėrinė nė rrjetin ndėrkombėtar tė energjisė elektrike

 

 

Kompania “ASG Power” paraqiti dje projektin e saj pėr ndėrtimin e parkut energjitik tė Fierit. Projekti do ta kthejė kėtė park nė impiantin mė tė madh nė Ballkan, pėr gjenerimin e energjisė me cikėl tė kombinuar. Projekti do tė zgjasė vetėm 18 muaj, duke filluar nė muajin gusht tė kėtij viti dhe duke pėrfunduar plotėsisht nė fund tė vitit 2009. Investimi total i kėtij projekti kap vlerėn e 2.3 miliardė dollarėve dhe projekti do tė zėrė njė sipėrfaqe prej 210 hektarėsh, tė ndara nė tre parcela, pėrkatėsisht me sipėrfaqe 30, 60 dhe 120 hektarė secila. Kompania “ASG Power”, qė do tė ndėrtojė kėtė kompleks ėshtė njė konsorcium ndėrkombėtar, i pėrbėrė nga njė kompani shtetėrore zvicerane dhe investitorė amerikanė. "ASG Power" do tė punojė pėr zbatimin e projektit me kompaninė italo-amerikane “SAIPEM and Black and Veatch”. Njė marrėveshje ėshtė arritur edhe me ABB-nė pėr tė gjitha interkonjeksionet elektrike dhe ndėrtimin e linjave tė tensionit tė lartė.

 

Projekti

 

Ky kompleks energjitik parashikon ndėrtimin e njė stacioni rigazifikimi pėr gazin e lėngshėm natyror, njė TEC me fuqi tė instaluar 1200 MGW, e njė stacioni difuzimi tė tensionit tė lartė, e njė gazsjellėsi mes Italisė dhe Shqipėrisė, infrastrukturės sė nevojshme detare dhe linjave pėrkatese tė interkonjeksionit si brenda dhe jashtė vendit. Gazi natyror qė do tė vijė nga Egjipti, Algjeria dhe Libia, etj., do tė transportohet ēdo ditė me 5 anije tė mėdha drejt stacionit tė madh tė rigazifikimit tė gazit natyror nė tė lėngėt (LNG), me kapacitet vjetor prej 10 miliardė metrash kub. Pėr realizimin e kėtij procesi, projekti pėrfshin ndėrtimin e njė pontili me gjatėsi 3 km, pasi deti nė kėtė vijė bregdetare nuk ėshtė i thellė. Gjithashtu, nė kėtė projekt pėrfshihet edhe ndėrtimi i njė TEC-i, i cili do tė ketė njė fuqi prej 1200 MGW nė total, i cili do tė ndėrtohet nė tre faza dhe do tė ketė tre turbina me nga 400 MGW secila. Energjia e prodhuar nga ky TEC do tė shėrbejė, jo vetėm pėr nevojat e parkut, por edhe pėr t’u eksportuar drejti Italisė dhe njė pjesė e saj do tė mund tė blihet nga KESH-i pėr nevojat e vendit. Pėrveē kėsaj, projekti pėrmban edhe ndėrtimin e njė linje interkonjeksioni pėr transportimin e energjisė elektrike, si dhe pėr transportimin e gazit tė lėngėt, e cila do tė lidhė kėtė impiant me bregun italian tė Brindizit, nė njė gjatėsi prej 120 km. Kjo linjė do tė jetė njė linjė kabllore nėnujore e tensionit tė lartė dhe do tė pėrmbajė njė kapacitet tė madh prej njė mijė MGW.

 

Pėrfitimet

 

Shqipėria do tė ketė mundėsi tė blejė gaz dhe energji elektrike nga ky projekt, me njė ēmim mė tė ulėt se tregu. Ēmimi i energjisė qė do tė pėrfitojė vendi prej TEC-it tė ndėrtuar do tė jetė sa kostoja e prodhimit tė energjisė, gjė qė do tė ndihmojė pėr nevojat e vendit pėr energji. Ky ēmim do tė jetė mė i ulėt se ēmimi aktual i blerjes se tij nė tregun ndėrkombetar. Rrjeti kombėtar i Shqipėrisė do tė lidhet pėrmes kėtij investimi me rrjetin europian tė energjisė. Nga ana tjetėr, kijimi i njė qendre energjitike tė tillė do tė balancojė rrjetin elektrik tė Shqipėrisė, duke ulur nė minimum humbjet teknike tė transferimit tė energjisė nga veriu nė jug tė vendit.

Nė drejtim tė pėrfitimeve sociale, fillimi i punimeve tė kėsaj vepre do tė sjellė punėsimin e rreth 3500 punėtorėve pėr njė afat prej 18 muajsh, prej tė cilėve, pas pėrfundimit tė ndėrtimit do tė ketė 350 punėtorė tė pėrhershėm. Hyrja financiare nga konsumi ushqimor i kantierit me 3 500 punonjės llogaritet tė shkojė nė rreth 10-13 milionė dollarė pėrgjatė periudhės 18-mujore, ndėrsa tė ardhurat financiare nė rrethin e Fierit nga punėsimi i tyre llogaritet tė shkojė nė mbi 22 milionė dollarė, nė njė pagė mesatare prej 350 dollarėsh nė muaj. Vlera e punimeve do tė arrijė nė 250 milionė dollarė, prej tė cilave mund tė pėrfitojnė kompanitė dhe prodhuesit shqiptarė, tė cilėt mund tė ofrojnė shėrbimet dhe produktet e tyre nė ndėrtimin e parkut. Gjithashtu, njė tjetėr pėrfitim pėr zonėn nė tė cilėn do tė ndėrtohet parku ėshtė edhe pėrmirėsimi i infrastrukturės rrugore, qė do tė bėhet pėr tė rritur volumin e transportit tė nevojshėm pėr ndėrtimin e tij.

 

 

Vendndodhja

 

Ndėrtimi i kėtij parku energjitik u spostua nga Vlora me kėrkesė tė Qeverisė Shqiptare, pėr nė zonėn e Semanit tė Fierit. Vendndodhja do tė jetė midis grykėderdhjeve tė lumit Seman dhe Vjosė, nė jug tė kolektorit tė Hoxharės. Ky pozicion ndodhet nė njė largėsi prej 650 metrash nga bregu i detit, ndėrsa largėsia nga qyteti i Fierit ėshtė 18 km. Sipas kompanisė “ASG Power”, kjo vepėr nuk do tė ketė asnjė kosto mjedisore, pėr vetė faktin qė gazi natyror i lėngshėm qė do tė pėrpunojė kompleksi energjitik ėshtė lėnda mė e pastėr djegėse nė natyrė. Madje, pėrveē kėsaj, sipas vetė kompanisė, ndėrtimi i kėtij parku mund tė sjellė pėrmirėsim mjedisor pėr zonėn, pasi prej tij mund tė pėrfitojnė edhe industritė pėrreth si ajo kimike e plehėrave, e cila do tė mund tė pėrdorė burime energjitike pa kosto mjedisore si gazi qė do tė prodhojė ky impiant.

Ergys Mėrtiri

 

 

 

 

“Albtelecom”: Tenderi pėr portat ADSL po zhvillohet nė pėrputhje me ligjin

 

“Albtelecom”-i ka pėrgėnjeshtruar dje akuzat e bėra ndaj kėsaj shoqėrie lidhur me tenderin e 200 mijė portave ADSL. Sipas tij, kėto akuza bėhen nga persona dhe grupe tė cilėve iu janė prekur interesat private nga ky tender dhe qė nuk u intereson e vėrteta. Sipas kompanisė, shtyrja e tenderit nuk ka qenė pa afat, ashtu siē thuhet nė kėto akuza, por sipas vendimeve tė marra nga Agjencia e Prokurimeve Publike tenderi ėshtė pezulluar pėrkohėsisht, pėr tė kontrolluar dokumentacionin e tij. Pas shqyrtimit, APP konkludoi se dokumentacioni dhe procedura e ndjekur nga “Albtelecom”-i ishin tė rregullta dhe konform ligjit dhe mė datė 26 shkurt u vendos lejimi i vazhdimit tė procedurave pėr zhvillimin e tenderit. Nė kėtė mėnyrė, “Albtelecom”-i, pasi mori nė shqyrtim kėrkesat e bėra nga kompanitė e interesuara nė kėtė tender dhe shkresat e dėrguara nga APP-ja, vendosi qė data e hapjes sė ofertave tė shtyhet pėr datėn 9 mars 2007. Pėr kėtė, kompania ka njoftuar menjėherė pas marrjes sė vendimit pėr datėn e re tė hapjes sė ofertave. Sipas “Albtelecomi”-t, ky investim nuk dėmton aspak interesat dhe vlerėn e kmpanisė, por ai ndihmon nė modernizimin e saj si dhe pėr mė tepėr, ai ndikon nė njė ulje tė ndjeshme tė ēmimeve tė internetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Tė gjitha zonat e bregdetit qė janė shkatėrruar, nė fund tė 2009-ės do tė shėrbejnė pėr turizėm

 

 

Projekti, zonat e degraduara nė bregdet, pėr dy vjet shndėrrohen nė turistike

 

Siē dihet, njė pjesė mjaft e rėndėsishme e zonave tona bregdetare, aktualisht janė kthyer nė ishuj, ku nuk mund tė flitet pėr zhvillim tė turizmit. Ky rivlerėsim, siē quhet nė projekt, nė fakt ėshtė kthim nė gjendje tė pranueshme pėr njė shėrbim tė tillė  

 

Qeveria shqiptare nė pėrparėsitė e saj pėrsa i pėrket turizmit parasheh qė, deri nė fund tė vitit 2009 tė gjitha territoret tė cilat janė krejtėsisht tė degraduara   dhe asesi nuk shėrbejnė pėr turizėm tė jenė rikthyer nė gjendje qė t’i shėrbejnė turizmit. Siē dihet, njė pjesė mjaft e rėndėsishme e zoinave tona bregdetare, aktualisht janė kthyer nė ishuj dhe ku nuk mund tė flitet pėr zhvillim tė turizmit. Ky rivlerėsim, siē quhet nė projekt, qė nė fakt ėshtė kthim nė gjendje tė pranueshme pėr njė shėrbim tė tillė do tė bėhet duke u ndihur edhe nga pėrmirėsimi i ligjit pėr turizmin dhe nga masa tė tjera, qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e sistemit tė planifikimit tė zonave turtistike. Tė dhėna zyrtare bėjnė tė ditur se, konkretisht, prioritetet e pėrcaktuara pėr qeverinė shqiptare pėr periudhėn 2006-2009 janė: pėrmirėsimi dhe hartimi i kuadrit ligjor nė turizėm, nė pėrputhje me standardet e BE-sė, pėrcaktimi i planit tė veprimit strategjik afatgjatė, pėrmirėsimi i sistemit tė planifikimit tė zonave turistike, rivlerėsimi i zonave tė degraduara bregdetare me prioritet zhvillimin e turizmit, zhvillimi infrastrukturor etj.

Ndėrsa, pėr jetėsimin e kėtyre prioriteteve do tė ndėrmerren disa iniciativa ligjore si: hartimi i njė ligji tė ri pėr turizmin, i cili do tė pėrafrojė direktivat mbi paketėn e udhėtimeve, paketėn e pushimeve dhe paketėn e tureve, mbi mbledhjen e informacionit statistikor nė fushėn e turizmit si dhe procedurat pėr implementimin e direktivės mbi mbledhjen e tė dhėnave statistikore nė fushėn e turizmit dhe hartimi i VKM-ve, nė zbatim tė ligjit tė ri pėr turizmin. Ėshtė hera e parė nė tė gjitha kėto vite tė tranzicionit qė flitet pėr njė masė tė tillė, e cila parasheh rregullimin e zonave tė degraduara, zona tė cilat janė pėrmbytur nga mungesa e rregullit urbanistik, zona qė janė rroposur prej betonit dhe ndotjes. Nė tė gjitha kėto vite ėshtė parė vetėm nė njė drejtim, nė atė tė ndėrtimit, pa patur nė asnjė moment njė ide se si mund tė ketė turizėm kėsisoj. Ajo qė mund tė thuhet ėshtė se puna qė duhet tė kryhet pėr kėtė rivlerėsim tė zonave tė degradura tė bregdetit ėshtė e pamatė dhe kėrkon angazhimin e mjaft e sektoreve shtetėrore.

 

Fullani merr mbėshtetje nga BE-ja, pėr borxhin e brendshėm

 

Me ftesė tė guvernatorėve tė Bankave Qendrore tė Luksemburgut dhe Belgjikės, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, zhvilloi njė vizitė pune dyditore pranė kėtyre institucioneve, njoftoi zyra e shtypit e BSH-sė.

Guvernatori Fullani u takua dhe bisedoi me guvernatorin e Bankės Qendrore tė Luksemburgut, Yves Mersch, si edhe me anėtarė tė bordit ekzekutiv; me guvernatorin e Bankės Qendrore tė Belgjikės, Guy Quaden, si dhe zhvilloi takime tė pėrbashkėta me drejtues tė departamenteve tė kėsaj banke.  Guvernatori Fullani bėri njė prezantim tė gjerė tė zhvillimeve tė fundit tė ekonomisė shqiptare, reformave nė sektorin bankar dhe atė financiar. Gjithashtu, ai prezantoi punėn konkrete tė Bankės sė Shqipėrisė nė fushėn e politikes monetare, duke individualizuar kontributin e dhėnė nė ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve dhe mbikėqyrjes sė sistemit bankar. Duke qėndruar mė nė veēanti nė kėtė fushė, Fullani informoi drejtuesit e ketyre institucioneve nė lidhje me nismėn qė ka marrė Banka e Shqipėrisė, pėr rivlerėsimin e kuadrit strategjik tė politikės sė saj monetare dhe me hapat konkrete qė janė bėrė nė kėtė drejtim. Sipas burimeve tė mėsipėrme, nga bankieret europianė u vlerėsuan arritjet pozitive tė ekonomisė shqiptare dhe puna e bėrė nė kuadėr tė reformės strukturore dhe arritjes sė standardeve europiane.

Nė vazhdim, takimet u fokusuan nė fushat specifike ku do tė pėrqėndrohet bashkėpunimi dypalėsh si edhe marrja e asistencės teknike nga kėto banka, me qėllim njohjen sa mė mirė tė funksionimit tė Sistemit Europian tė Bankave Qendrore dhe adoptimin e tyre nė realitetin shqiptar. Njė ēėshtje e veēantė gjatė diskutimit me pėrfaqėsuesin e Komisionit Europian, Z. Regling, ishte edhe manaxhimi i borxhit tė brendshėm, ku u mor angazhimi pėr dhėnien e ndihmesės nė ngritjen dhe mbėshtetjen e strukturave pėrkatėse pėr njė manaxhim modern tė borxhit tė brendshėm.

 

 

Punimet e KESH-it, ndėrpritet energjia nė Mėzez dhe Valias    

 

Nė vazhdimėsi tė investimeve dhe punimeve qė Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kryen pėr pėrmirėsimin e furnizimit me energji elektrike si dhe pėr fuqizimin e rrjetit shpėrndarės dje ka patur stakim tė tensionit nė linjėn 35kV Mėzez-Valias. Sipas burimeve tė KESH-it, stakimi i tensionit u bė nga Drejtoria e Tensionit tė Lartė tė Tiranės, si pasojė e remontit, tė cilit do t’i nėnshtrohet linja 35kV Mėzez-Valias. Brigadat e remontit do tė montojnė pajisje tė reja 35 kV nė kėtė linjė, me qėllim fuqizimin e saj.

Nga stakimi i tensionit pati mungesė tė furnizimit me energji elektrike pėr zonat e Mėzezit dhe Valiasit, qė do tė variojė edhe sot, nga ora 10:00 e paradites deri nė orėn 15:00 mbasdite.

 

 

“Europetrol” merr leje pėr depozitat nė Porto Romano

 

Shoqėria "Europetrol" do tė ketė nė dispozicion tė saj sipėrfaqen prej 15.000 metrash katrorė nė Porto Romano, pėr tė ndėrtuar depozitat e karburanteve. Nė mbledhjen e fundit, KRTRRSH-ja miratoi sheshin dhe lejen e ndėrtimit pėr vendosjen e depozitave tė karburanteve pėr kėtė shoqėri. Leja e ndėrtimit pėr "Europetrol" do tė jetė 2-vjeēare, kohė e mjaftueshme pėr kėtė ndėrtim. Studimi ka marrė parasysh pėrdorimin optimal tė gjithė sipėrfaqes nė dispozicion, si dhe respekton nė mėnyrė rigoroze distancat e linjės teknologjike dhe vendosjen e duhur tė pajisjeve. Nė planin e pėrgjithshėm merren nė konsideratė gjithė kėrkesat pėr mbrojtjen kundėr zjarrit, sigurinė nė punė si dhe mbrojtjen e shėndetit. I gjithė objekti do tė rrethohet me mur me lartesi 2.5 m, tė qėndrueshėm dhe tė pakalueshem nga njerėzit. Ministria e Mjedisit ka miratuar lejen mjedisore pėr zhvillimin e aktivitetit tė shoqėrisė "Europetrol", duke pėrcaktuar kushtet pėrkatėse pėr ndėrtimin dhe funksionimin e tij.

 

 

 

 

 

 

 

RAJONI

 

 

Pėrfundoi nė Vjenė, raundi i parė i bisedimeve pėr pakon e Marti Ahtisarit

 

Ende asnjė marrėveshje pėr tė ardhmen e Kosovės

 

Kryenegociatori pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, Marti Ahtisari, deklaroi dje, pas takimit se, nuk ka kompromis nė asnjėrėn nga pikat e diskutuara

 

Pėrfundoi dje nė Vjenė, raundi i parė i konsultimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit lidhur me propozimin e Marti Ahtisarit pėr tė ardhmen e Kosovės. Nė rend dite ishte aneksi qė ka tė bėjė me zbatimin e planit dhe periudhėn tranzitore tė implementimit. Nė fund tė bisedimeve tė djeshme, Marti Ahtisari deklaroi se, nuk ka kompromis nė asnjėrėn nga pikat e diskutuara. 

Ai po ashtu tha se, nė bazė tė diskutimeve tė deritashme, ai do ta adaptojė propozimin e tij, tė cilin do t’ua dėrgojė palėve, nė Prishtinė dhe nė Beograd.

"Bashkė mė kolegėt e mi do ta shqyrtojmė diskutimin e gjithėmbarshėm tė mbajtur nė Vjenė dhe do tė shohim se ēfarė mund tė ndėrrojmė nga propozimi ynė i parė", - ka thėnė ai. “Do tė fusim edhe disa propozime qė nuk janė pėrmendur fare nė bisedimet vjeneze”, - paralajmėroi Ahtisari.

Shefi i Delegacionit tė Kosovės, Blerim Shala, para takimit ka deklaruar se nuk pret ndonjė kompromis, duke marrė parasysh se si janė zhvilluar bisedimet deri mė tani.

Raundi i dytė i bisedimeve do tė mbahet mė 10 mars, kur duhet tė shqyrtohet edhe njėherė propozimi. Pėrndryshe, nė aneksin 12 parashikohet qė pasi tė hyjė nė fuqi zgjidhja fillon periudha prej 120 ditėsh deri kur duhet tė nisė procesi pėr aprovimin e Kushtetutės sė Kosovės. Mė sė voni nėntė muaj nga miratimi i Kushtetutės, nė Kosovė duhet tė mbahen zgjedhjet parlametare dhe lokale.

 

 

 

 

Burns: 2007-ta, viti kur do tė zgjidhet statusi i Kosovės

 

Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns ka vlerėsuar mbrėmė se viti 2007 do tė jetė "viti i transformimeve dhe i ndryshimeve nė Ballkan" dhe "viti kur do tė zgjidhet ēėshtja e statusit tė Kosovės."

Kėto komente, zoti Burns i bėri gjatė njė fjalimi para Kėshillit Atlantik tė Shteteve tė Bashkuara nė Uashington.

Ai ka thėnė mė tej se, Shtetet e Bashkuara e mbėshtesin tė dėrguarin e Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari dhe ka paralajmėruar se nė pjesėn e dytė tė kėtij muaji do tė zhvillohet "debat shumė energjik nė Kombet e Bashkuara pėr statusin e Kosovės."

"Ende janė disa serbė qė mendojnė se serbėt duhet tė bashkohen... serbėt nė Serbi, ata nė Kosovė dhe nė Bosnjė-Hercegovinė", - tha Nicholas Burns dhe shtoi se, "kėtij lloji tė forcave irredentiste, tė cilat ishin aq shkatėrruese para 10-15 vitesh gjatė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, nuk mund t'u lejohet qė tė kthehen dhe tė jenė fuqi politike nė Ballkan."

Sipas zotit Burns, pėr SHBA-tė dhe BE-nė pos ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, i rėndėsishėm ėshtė edhe modernizimi i Marrėveshjes sė Dejtonit. Mė tej, ai u shpreh se, "pos kėtyre dy qėllimeve", Shtetet e Bashkuara synojnė qė "Kroacia, Shqipėria dhe Maqedonia gjatė vitti 2008 ose 2009 tė integrohen nė NATO."

 

 

 

 

Prodi rikonfirmohet nė krye tė qeverisė

 

Kryeministri italian, Romano Prodi, ka fituar lehtėsisht votėn e besimit nė Dhomėn e Ulėt tė Parlamentit, duke i dhėnė kėshtu fund krizės politike njėjavore.

Votimi i djeshėm vjen dy ditė pasi senati mbėshteti koalicionin e zotit Prodi me njė diferencė tė ngushtė. Ai dha dorėheqjen javėn e kaluar, pas nėntė muajsh nė detyrė, kur senati kundėrshtoi platformėn e politikės sė tij tė jashtme me vetėm dy vota.

Presidenti italian Giorgio Napolitano i kėrkoi zotit Prodi tė qėndronte nė detyrė deri pas votėbesimit nė senat tė mėrkurėn. Paketa e politikės sė jashtme pėrfshin vazhdimin e pjesėmarrjes ushtarake tė Italisė nė Afganistan dhe zgjerimin e njė baze ushtarake amerikan nė veri tė Italisė. Koalicioni i zotit Prodi mban shumicėn me vetėm njė vend mė shumė nė senat. Qeveria italiane ėshtė e 61-ta qė nga Lufta e Dytė Botėrore.

 

 

 

Ban Ki-Moon paralajmėron pėr ndryshimin e klimės

 

Kreu i ri i OKB-sė thotė se ndryshimi i klimės pėrbėn njė rrezik tė madh pėr njerėzimin tė barabartė me luftėn dhe i bėri thirrje qeverisė amerikane tė marrė udhėheqėsinė nė pėrballimin e kėtij kėrcėnimi. Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-Moon, tha se problemet e shkaktuara nga ndryshimet e mjedisit mund tė ēojnė nė konflikte tė ardhme.

Tė varfėrit nė Afrikė dhe nė shtetet e vogla ishullore, tha zoti Ban, kanė vuajtuar mė shumė nga ndikimi i ngrohjes globale, megjithėse ato ishin vendet mė pak pėrgjegjėse pėr kėtė. Nė vitet e ardhme, problemet e shkaktuara nė mjedis si thatėsirat dhe pėrmbytjet bregdetare mund tė jenė mė me ndikim se lufta dhe konflikti, parashikoi zoti Ban.

Ai tha para njė grupi nxėnėsish nė selinė e OKB-sė se, qė ky problem tė pėrballet, njerėzve iu duhet tė ndryshojnė mėnyrėn e jetesės.

 

 

 

Franca: Iraku ėshtė pranė ndarjes

 

"Tė gjithė ne jemi pjesė e kėtij problemi tė rėndė dhe nė rritje dhe secili nga ne ka gjithashtu nevojė tė angazhohet pėr gjetjen e zgjidhjeve. Ne duhet tė ndryshojmė mėnyrėn se si jetojmė dhe tė rimendojmė mėnyrėn si udhėtojmė dhe bėjmė biznes", - tha ai. Zyrtarėt e OKB-sė tė ngarkuar me ēėshtjet mjedisore kanė kohė qė i kėrkojnė zotit Ban pėr tė ngritur ēėshtjen e ndryshimit tė klimės, duke argumentuar se kjo ėshtė njė ēėshtje e qartė, ku bota ka nevojė pėr udhėheqės dhe se sekretari i pėrgjithshėm mund tė ushtrojė ndikim. Nė dhjetor, OKB-ja do tė mbajė njė konferencė pėr ndryshimin e klimės nė Bali.

Protokolli i Kiotos skandon nė vitin 2012. Para kėtij afati duhet rėnė dakort pėr masa tė reja pėr tė ulur emetimet ndotėse.

 

 

 

14 policė figurojnė tė humbur nė Irak

 

Njė grup sunitėsh nė Irak i lidhur me Al-Kaidėn thotė se ka rrėmbyer 18 punonjės tė Ministrisė sė Brendshme. Nė njė deklaratė tė publikuar nė internet thuhet se punonjėsit u kapėn nė provincėn Dijala, nė shenjė hakmarrjeje ndaj pėrdhunimit tė njė gruaje sunite nga disa policė muajin e kaluar. Faqja elektronike tregon fotografitė e 18 personave, disa me uniformė dhe tė tjerė tė veshur si civilė. Zyrtarėt irakianė thanė sot se 14 policė figurojnė tė humbur nė Dijala nė veri tė Bagdatit qė nga dita e djeshme. Zyrtarėt po hetojnė se oficerėt e humbur janė midis tė rrėmbyerve. Ndėrkohė, ushtria amerikane nė Irak tha se dy ushtarė dhe pėrkthyesi i tyre irakian u vranė sot nga njė bombė, nė anė tė rrugės, nė Bagdatin Veriperėndimor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

SUPERLIGA/ Kampionati Kombėtar i Futbollit regjistron sot takimet e javės sė 22-tė

 

Faza e dytė, sot finishi me shumė dilema

 

Vllaznia-Teuta: Trajneri Sulejman Starova do tė ketė nė dispozicon futbollistėt Entonio Pashaj dhe Arjan Zere, tė cilėt ishin dėmtuar disa jave mė parė. Nė stadiumin “Loro Boriēi” do tė mungojnė nesėr Bledar Devolli dhe Edlir Tetova, pėr shkak tė ndėshkimit me kartona tė verdhė nė ndeshjet e mėparshme

 

Kthehen ndeshjet e kampionatit kombėtar, nė njė kohė qė skuadrat janė gati pėr sfidat e javės sė fundit tė fazės sė dytė. 4 ndeshje do tė luhen sot, ndėrsa Dinamo-Apolonia dhe Kastrioti-Luftėtari do tė luhen ditėn e dielė. Vllaznia-Teuta ėshtė epiqendra e javės, nė njė kohė qė Tirana do tė shkojė tė luajė nė fushėn e vėshtirė tė Peqinit. Kėrkesa e klubit "Vllaznia" pėr zhvillimin e ndeshjes me Teutėn nėn dritėn e prozhektorėve, duket se ka gjetur mirėkuptimin e drejtuesve tė federatės. Shkodranėt kishin kėrkuar orėn 17:00 pėr zhvillimin e kėsaj ndeshjeje shumė tė rėndėsishme dhe institucioni i futbollit e ka miratuar atė. Kjo gjė konstatohet nisur nga fakti se drejtuesit e klubit shkodran, tashmė kanė shpėrndarė nėpėr qytet afishet, ku lajmėrohet se ndeshja Vllaznia-Teuta, e vlefshme pėr javėn e 22-tė tė kampionatit do tė zhvillohet nė orėn 17:00. Njė orar ky qė konsiderohet shumė i favorshėm edhe pėr tifozėt, tė cilėt pritet tė jenė tė shumtė nė kėtė takim nisur nga rėndėsia e tij. Ndėrsa, nė kampin e Tiranės, kapiten Muka iu drejtohet shokėve me njė apel shumė tė qartė pėr tė mos lėshuar dhe pėr ta vlerėsuar edhe ndeshjen e radhės si kundėrshtar serioz. Muka deklaron: “Tashmė vemendja jone eshte perqendruar te ndeshja qe do te luajme te shtunen, ne Peqin, me Shkumbinin, skuadren qe mban vendin e 11-te ne renditje. Duhet ta shkulim nga mendja jone nje here e mire faktin se Shkumbini eshte skuader, qe vegjeton prej kaq javesh ne vendet e fundit te tabeles, ku eshte edhe ne keto momemte aktualisht. Per mendimin tim, ky ekip eshte demtuar ngaqe prej disa muajsh, per shkak te nje ndeshkimi te Disiplinorit, i ka luajtur ndeshjet jashte fushes se tij. Pa thene pastaj qe ka ne gjirin e tij disa futbolliste te pergatitur e mjaft te mire, si Rizvanolli, Muca, G.Bylykbashi, Bubeqi, Llani, etj. Pra, une u bej thirrje shokeve qe Shkumbinin ta konsiderojme nje skuader te forte, aq me teper kur dihet qe ne fushen e vet gjithnje e ka treguar kete gje”, - thotė kapiten Muka. Duhet veēuar fakti qė, ndjekėset mė tė afėrta tė skuadrės sė Tiranės, Teuta dhe Vllaznia do tė pėrplasen sė bashku, ndėrkohė qė Partizanin e pret njė trasfertė delikate nė Vlorė. Nisur nga kjo llogari e thjeshtė, nuk ėshtė ēudi qė Shkumbini tė dalė mė i pėrfituari nga java e 22-tė, pėr tė rrėmbyer njė tripikėsh me shumė vlera pėrballė Tiranės sė Muēės. Ndėrsa, nė kampin tjetėr, ish-futbollisti legjendar Magani thotė: “Fitorja ne kete ndeshje vlen sa i gjithe kampionati, sepse po u humb kjo ndeshje, Shkumbini praktikisht eshte jashte kategorise superiore. Nese do te luajne ashtu siē e mendojme ne, atehere te jeni te bindur se ndeshja do te fitohet. Duhet te jemi shume te perqendruar e te sakte ne mbulimin e lojtareve kundershtare dhe te mos na ndodhe si ne Kavaje, ku per shkak te gabimeve foshnjerake humbem ndeshjen. Ndaj, duhet te luajme me kujdes, sepse Tirana ka lojtare cilesore ne perberje dhe te ve ne veshtiresi". Takimi i Peqinit do tė gjykohet nga arbitri i Kolegjiumit tė Tiranės, Lorenc Jemini. Ndėrkaq, nė Vlorė do tė luajė skuadra qė ka ecur mirė deri tani, Partizani. Ekipi ėshtė nė pėrgatitjet e fundit, nė njė kohė qė pėrballja do tė jetė mė shumė se sa e egėr. Tekniku Hasan Lika e nuhat vėshtirėsinė e 90 minutave tė Vlorės: “Kemi punuar mirė qė nė fillim tė javės dhe shpresojmė tė rikuperojnė ndonjė problem tė shkaktuar nė derbi. Pėrgjithėsisht, forma e skuadrės duket nė nivel tė kėnaqshėm, por nuk duhet tė harrojnė se do tė kemi pėrballė skuadrėn qė na shkaktoi humbjen nė fushėn tonė. E kam pėrsėritur shpesh dhe e them sėrish qė nuk ka mė skuadra tė dobėta. Ēdo skuadėr futet nė fushė me bindjen pėr tė dalė me sukses, ndaj asgjė nuk ėshtė e sigurt. Nė takimin e parė me Flamurtarin nuk e kishim menduar humbjen, por fusha e lojės nuk na dha tė drejtė", - ka shtuar Lika. Nė Vlorė, Partizani hedh pas krahėve pjesėn mė tė vėshtirė tė fazės sė dytė. Vllaznia, Dinamo dhe Flamurtari ishin kundėrshtarė tė njėpasnjėshėm tė tė kuqve dhe nuk pritej ndonjė mrekulli, por thjesht ruajtja e ecurisė. Me Vllazninė, Partizani nuk mori asnjė pikė, por fitorja nė derbi u ka dhėnė krahė djemve tė Likės. Ndeshja nė Vlorė do tė jetė nėn gjykimin e arbitrit Sokol Ēekaj.

Arbitrat dhe Asistentėt

KATEGORIA SUPERIORE

1    Vllaznia-Teuta (03.03.07)                       E.Peza, A.Pregja, D.Rexha

2    Flamurtari-Partizani (03.03.07)                S.Cekaj, M.Dervishi, G.Maloku

3    Shkumbini-Tirana (03.03.07)                   L.Jemini, S.Avdo, E.Miho

4    Dinamo-Apolonia (04.03.07)                    K.Meta, F.Lamaj, R.Zhuli

5    Elbasani-Besa (03.03.07)                        A.Janku, S.Zeka, A.Lamēe

6    Kastritoi-Luftėtari (04.03.07)                   Sh.Guce, L.Mustafaraj, D.Korreshi

KATEGORIA E PARE

1    Erzeni-Pogradeci                                    E.Hoxha, B.Mesi, E.Pjetrushi

2    Ada-Laēi                                               A.Taullau, I.Ziraj, E.Doda

3    Besėlidhja-Skėnderbeu                           M.Sopiani, P.Goxhaj, G.Bimi

4    Gramshi-Cėrriku                                     S.Bigdani, A.Guce, D.Salaj

5    Tomori-Tepelena                                  A.Kastrati, A.Molla, A.Alla

6    Lushnja-Bilisht Sport                              S.Jareci, F.Elezi, E.Bicaku

RENDITJA E KAMPIONATIT

1. Tirana                    46     21     12       4       3        46-22

2. Teuta                     38     21     10       8       3        24-19

3. Vllaznia                  37     21     10       7       4        28-18

4. Partizani               36     21     10       6       5        25-16

5. Besa                      31     21       7        7       6       24-21

6. Dinamo                  28     21      8        4       9        21-23

7. Elbasani                 28     21      8        4       9        19-22

8. Flamurtari               26     21      7        4       10      27-26

9. Luftėtari                 23     21      6        5      10       15-22

10. Kastrioti               22     21      5        7       9        22-31

11.Shkumbini              16     21      4        4      13       18-29

12.Apolonia                16     21      4        4      13       19-39

GOLSHĖNUESIT MĖ TĖ MIRĖ TĖ KAMPIONATIT

15 gola: Sinani (Tirana)

13 gola: Salihi (Tirana)

12 gola: Plaku (Apolonia)

10 gola: Xhafaj (Teuta), Abazaj (Kastrioti+Tirana)

 9 gola: Nenaj (Flamurtari) 

 7 gola: Mancaku (Teuta)

 6 gola:  Lici, Dalipi (Vllaznia), Stojku (Elbasani), Xhihani (Besa)

 5 gola:  Ziambo (Kastrioti), Dede, Duro (Tirana), Sukaj (Vllaznia), Gudjabi (Dinamo+Vllaznia)   

Lojtarėt e pezulluar, Kategoria Superiore

Lojtaret e pezulluar per shkak kartonash qe nuk mund te aktivizohen ne javen e 22-tė, Kategoria Superiore.

Elbasani - Mardjan Kacollja (6v) - 2 ndeshje pezullim.

Besa - Renato Arapi (3v)

Flamurtari - Erald Guna (3v), Roland Nenaj (lv, 1k)

Luftetari - Rostand Simo (6v) - 2 ndeshje pezullim, i denuar ne javen e 21 e vazhdim.

Shkumbini - Daniel Ramazani (3v)

Dinamo - Goran Vincetic (6v) - 2 ndeshje pezullim Julian Ahmati (6v) - 2 ndeshje pezullim Ilirjan Caushaj (3v)

Teuta - Edlir Tetova (3v)

Bledar Devolli (6v) - 2 ndeshje pezullim, i denuar ne javen e 21 e vazhdim

Vllaznia - Armir Grima (3v)

Tirana, Apolonia, Kastrioti, Partizani  s’kanė lojtarė tė pezulluar pėr javėn e 22-tė.

 

 

 

Aperture faqe 22 me foto

 

Pėr mesfushorin e ekipit kombėtar shqiptar, kohėt e rikuperimit kanė pėrfunduar

 

Ervin Skela tė hėnėn fillon stėrvitjet me skuadrėn

Mė nė fund ka ardhur lajmi i mirė pėr tifozėt e Energie Cottbus, por edhe pėr ata tė kombėtares shqiptare, pasi fantazisti Ervin Skela ka marrė lejen nga stafi mjekėsor i Cottbus pėr tė filluar stėrvitjet me skuadrėn. Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė futbollisti, i cili pėr shkak tė njė sėmundjeje tė gjakut nuk ka arritur tė stėrvitet me skuadrėn. “Analizat e fundit kanė dalė shumė pozitive”, - ka thėnė ai pėr tė pėrditshmen gjermane “Lausitzer Rundschau”. “Kam marrė dritėn jeshile nga doktorėt dhe prej sė hėnės do tė filloj stėrvitjet me skuadrėn”. Muajt e fundit, padyshim mund tė konsiderohen si mė tė vėshtirėt nė karrierėn e 30-vjeēarit shqiptar, i cili mė 10 janar tė kėtij viti ishte diagnostifikuar se kishte “vlera tė larta albuminash nė gjak” dhe kishte lėnė pėrgatitjet qė po zhvillonte me skuadrėn nė Antalia tė Turqisė pėr t’u shtruar nė njė klinikė nė Essen tė Gjermanisė. “Sigurisht qė ishte njė ‘shok’ i vėrtetė pėr mua. Ndihesha pėr mrekulli dhe isha shumė i motivuar pėr tė zhvilluar pėrgatitjet me skuadrėn dhe pastaj kjo.” Pas dhjetė ditėsh nė klinikėn e Essenit, ai kishte vazhduar kurimin nė shtėpi, madje duke u afruar edhe te skuadra. Shqiptari ėshtė treguar kritik ndaj mediave qė kanė spekuluar shumė pėr sėmundjen e tij. “Ėshtė e vėrtetė se unė jan njė futbollist profesionist, por sėmundja ka qenė njė gjė private. Do tė doja qė njerėzit ta respektojnė kėtė. Nuk ishte njė sėmundje e rrezikshme dhe asnjėherė nuk ishte vėnė nė rrezik karriera ime”, - ėshtė shprehur ai. Karriera e tij ėshtė e lidhur me Energie Cottbus deri mė 30 qershor tė vitit 2009. Tashmė, ai angazhohet qė sa mė shpejt tė jetė i gatshėm qė tė debutojė pėr skuadrėn e tij.

 

BOKS/ Sot sfida e madhe e ringut

 

Aleksandėr Zaitsev: “Nuk e kam frikė Qaton”

 

Kundėrshtari i Kreshnik Qatos (28-vjeē), boksieri rus Aleksander Zaitsev, i cili mė 28 mars mbush 37 vjeē, pohoi ekskluzivisht pėr Albania-sport.com se takimi kundėr shqiparit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė. Dy boksierėt edhe pse qėndrojnė nė tė njėjtin hotel, nuk kanė dashur tė shkėmbejnė asnjė njohje kortezie me njėri-tjetrin. “Dueli me Kreshnik Qaton ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mua, pasi bėhet fjalė pėr titullin Kampion Europe nė peshėn super tė mesme”, - pohoi nė njė nga ambientet e hotel “Rogner”-it, boksieri rus, qė u asistua nė deklaratė nga bashkėshortja e tij. “Shumė boksierė punojnė gjithė jetėn e tyre pėr tė qenė afėr kėtij titulli dhe unė nuk dua kurrsesi ta humbas shansin”. I pyetur nga Albania-sport, nėse kishte patur mundėsi ta njihte mė parė Kreshnik Qaton, 36-vjeēari Zaitsev u pėrgjigj: “Jo nuk e kam njohur direkt, por kam parė disa kaseta tė tij dhe ndeshje tė tij. Qato ka boskuar kundėr njė boksieri rus nė Kiev. Gjithsesi, nuk kam frikė ndaj tij”. Trajneri i Zaitsev, Oleg Kostromin, i vetmi qė ka ka kontaktuar me Qaton shprehet mė entuziast dhe i sigurt pėr fitoren e boksierit tė tij. “Unė kam punuar shumė me boksierin tim, aq mė tepėr qė si trajner kam humbur me Qaton kur ai mposhti njė boksierin tim, Vladimir Zavgorodniy dhe kėtė radhė dėshiroj tė marr revanshin.”

 

 

Skėnderbeu, pėr fitoren nė “kuvendimin” e Lezhės ndaj Besėlidhjes

Ekipi i Skėnderbeut po pėrgatitet qė tė sigurojė njė fitore tė mundshme nė fushė tė huaj, ndaj Besėlidhjes sė Lezhės, si ndjekėsja mė e afėrt nė kampionatin e Kategorisė sė Parė. "Skėnderbeu ėshtė nė gatishmėri tė plotė pėr sprovėn e vėshtirė nė Lezhė tė shtunėn", -kanė deklaruar sot drejtuesit e klubit. Futbollistėt e drejtuar nga Jani Kaēi, si asnjėherė tjetėr kėrkojnė njė rezultat pozitiv qė do t'i bėnte ata mė tė sigurt nė pėrpjekjet pėr kalimin nė Kategorinė Superiore. Trajneri Kaēi thotė se, "ekipi do tė shkojė nė Lezhė pėr tė siguruar fitoren, ndėrkohė qė edhe barazimi do tė ishte njė zgjidhje e mirė". Ai shprehet i kėnaqur me punėn e kryer deri tani, ndėrkohė qė e gjithe skuadra ėshtė e impenjuar pėr tė dhėnė mė tė mirėn nė kėtė takim. Ndeshja, sipas Kaēit, ėshtė mė e vėshtira pėr Skėnderbeun, por natyrisht dhe mė e bukura pėr vetė vlerat dhe ambicjet qė kanė kėto dy skuadra. Kaēi ka pėrcaktuar bashkė me strategjinė e lojės edhe formacionin me tė cilin do t'i kundėrvihet Besėlidhjes, me Ahmetlliun nė portė e mė pas me Lartin, Ngjelėn, Hashanin, Vieron, Tikon, etj.

 

Ke foto

Trajneri i Kievos, elozhe pėr sulmuesin Bogdani

Goli fantastik ndaj Romės dhe paraqitja qė ka bėrė sulmuesi shqiptar i Kievos, Erjon Bogdani ka bėrė qė media prestigjioze europiane “Eurosport” ta pėrfshijė pėrsėri shqiptarin nė listen e 11 futbollistėve mė tė mirė tė Serie A pėr javėn e 25-tė. “ErBomber”, bashkė me Francesko Totin e Romės dhe Luka Saudatin e Empolit pėrbėjnė treshen e sulmit tė ndeshjeve tė zhvilluara tė mėrkurėn. Bogdani ishte vlerėsuar njėjtė edhe pas ndeshjes sė shtunės ndaj Torinos, kur kishte shėnuar dy gola, duke bėrė qė emri i tij tė pėrfshihej nė 11-shen mė tė mirė tė javės. Fatkeqėsisht, “Bogu” nuk do tė mund tė pėrsėrisė pėr herė tė tretė tė njėjtin sukses, pasi ėshtė i skualifikuar pėr shkak tė tre kartonėve tė verdhė pėr ndeshjen qė skuadra e tij do ta zhvillojė tė shtunėn nė “San Siro” kundėr Milanit, nė njė ndeshje tė rėndėsishme pėr skuadrėn e tij. Trajneri i Kievos, Luixhi Delneri, ashtu si Erjon Bogdani ishte shprehur pas ndeshjes se skuadra e tij mund tė merrte njė barazim. Pas takimit ai ka mbetur shumė i kėnaqur nga paraqitja e skuadrės, madje i ka thurur elozhe sulmuesit shqiptar pėr paraqitjen e tij. “Jemi nė rritje konstante. Skuadra zhvilloi njė ndeshje tė shkėlqyer pėrballė Romės, qė ėshtė njė kundėrshtar i vėshtirė pėr t’u pėrballuar, - ka thėnė trajneri i Kievos. Nuk ka pikė dyshimi qė nė kėtė ndeshje u binda se kam njė grup lojtarėsh tė konsoliduar, tė cilėt mund tė vazhdojnė tė mbajnė kėtė ritėm. Pėrveē pikės qė morėm pashė edhe njėherė se jemi nė pėrmirėsim tė vazhdueshėm. Duam qė kur tė vijė maji, ne tė kemi siguruar qėndrimin nė Serinė A. Bogdani? Ėshtė e kotė qė tė bėsh komente pėr gjėra qė janė krejtėsisht tė dukshme. Shpresoja qė tė ripėrsėriste vetveten pas ndeshjes me Torinon dhe ai e bėri njė gjė tė tillė. Mė vjen keq qė nuk do ta kem pėr sfidėn me Milanin, por mendoj se Kievo ka elementė qė tė mund ta zėvendėsojnė atė, tė paktėn pėr njė ndeshje.” Pas Zakeronit ishte radha e Spaletit, njė tjetėr trajner qė duhet tė vuante golat e shėnuar nga Bogdani pa kaluar ende 20 minutat e para tė ndeshjes. Trajneri i Romės ia ka vėnė fajin terrenit tė fushės, por ka pranuar se nuk e priste qė Kievo tė shėnonte aq shpejt.

 

UKRAINA

Elvin Beqiri: “Jam nė gjendje tė shkėlqyer”

 “Nė fazėn e parė nuk u aktivizova shumė pėr shkak tė dėmtimit, por tani qė jam rikuperuar plotėsisht ndihem nė formė optimale”, - shprehet Beqiri nga Ukraina e largėt, teksa vazhdon edhe aktivitetin e tij me skuadrėn, ku dhe luan prej gati 3 sezonesh. Beqiri thotė se ka kontakte tė shpeshta me Armend Dallkun dhe Debatik Currin, kundėrshtarėt e tij te Vorskla Poltave, por miqtė e tij tė mirė nė kombėtaren kuqezi. “Edhe ata shpresojnė ta mbyllin sezonin nė njė vend tė mirė, pasi renditen nė vendet e fundit nė kampionat. Jemi pėrgatitur shumė fort, pėr mė tepėr qė tashmė prej njė muaj e gjysmė drejtohemi nga njė trajner i ri, Ko Adriansen qė ka drejtuar mė parė Porton dhe nė karrierėn e tij kanė qenė edhe Ajaks dhe AZ Alkmaar nė Holandė. Ėshtė njė trajner me pėrvojė tė madhe dhe shumė kėrkues”, - shton Elvini, qė nga ana tjetėr pohon se me trajnerin e ri ka krijuar raporte tė shkėlqyera si pune, ashtu dhe njerėzore. “Kemi shumė shpresė qė tė ngjitemi nė klasifikim, pasi aktualisht ndodhemi nė vendin e 7-tė tė kampionatit ukrainas, ku synojmė si zakonisht njė vend nė Kupėn UEFA. Metalurg merr pjesė ēdo vit nė kupat europiane”, - pohon Beqiri, qė mezi pret rifillimin e kampionatit mė 4 mars. Elvin Beqiri shprehet edhe pėr ndeshjen e lombėtares kundėr Sllovenisė, mė 24 mars 2007, nė qytetin e Shkodrės: “Ende nuk e kam marrė veten nga humbja me Maqedoninė (0-1), por shpresojmė se ndaj Sllovenisė do tė marrim njė rezultat pozitiv, ku sė pari synojmė fitoren, aq mė tepėr qė luajmė nė fushėn dhe tonė para sportdashėsve tanė.”

 

 

 

 

 

Trajnerit Ramos, ende nuk i besohet ajo qė i ndodhi

Trajneri i FC Sevilja, Juande Ramos, u shpreh te enjten ne mbremje se eshte ende ne gjendje shoku, pas goditjes qe pesoi ne koke nga nje shishe gjate ēerekfinales se kthimit per Kupen e Spanjes perballe Betis. "Ende nuk e kuptoj ate qe me ndodhi", - deklaroi Juande Ramos, ne radion “Cadena Ser”. Trajneri i FC Seviljes u godit te merkuren ne mbremje nga tribunat, me nje shishe plastike me uje ne koke pas golit te shenuar nga Frédéric Kanouté ne '57 te ndeshjes. Ai humbi vetedijen per disa minuta, nderkohe qe ndeshja u nderpre nga gjyqtari. "Nuk e mendoja se mund te arrihej deri ketu", - tha trajneri disa ore pas daljes nga klinika, ku qendroi nen vezhgim. Federata Spanjolle do te vendose te premten pasdite per sanksionet nga Betis. Klubi i trajnerit francez, Luis Fernandez, mund te pezullohet nga Kupa e Spanjes per dy vjet dhe stadiumi mund te pezullohet nga kater deri ne 12 ndeshje.

 

Ke foto

Drogba zgjidhet lojtari afrikan i vitit 2006

Sulmuesi i Ēelsit, Didier Drogba, eshte zgjedhur te enjten ne Akra lojtari afrikan i vitit 2006, beri te ditur Konfederata Afrikane e Futbollit. Drogba, qe i dha nje ndihme te madhe Bregut te Fildishte te arrinte deri ne finalen e CAN-2006, te humbur me 11-metersha dhe te marre pjese ne Kupen e Botes eshte preferuar para sulmuesit te FC Barcelona, Samuel Eto''o, qe ka fituar tre here (2003, 2004, 2005) dhe mesfushorit ganez, Michael Essien. 28-vjeēari shenoi dy here ne finalen e Kupes se Liges Angleze me Ēelsin ndaj Arsenal (2-1), nderkohe qe ka fituar dy tituj te kampionit te Anglise me klubin londinez ne 2005 t 2006.

Lojtarėt mė tė mirė tė Afrikės qė nga viti 1990 janė:

1990: Roger Milla (Kamerun/Saint Denis/REU)

1991: Abedi ''Pele'' Ayew (Gana/Marseille/FRA)

1992: Abedi ''Pele'' Ayew (Gana/Marseille/FRA)

1993: Abedi ''Pele'' Ayew (Gana/Lyon/FRA)

1994: George Weah (Liberi/Paris Saint-Germain/FRA)

Emmanuel Amunike (Nigeri/Sporting Lisbone/POR)

1995: George Weah (Liberi/AC Milan/ITA)

1996: Nwankwo Kanu (Nigeri/Inter Milan/ITA)

1997: Victor Ikpeba (Nigeri/Monaco/FRA)

1998: Mustapha Hadji (Marok/Deportivo La Corogne/SPA)

1999: Nwankwo Kanu (Nigeri/Arsenal/ANG)

2000: Patrick Mboma (Kamerun/Parma/ITA)

2001: El Hadji Diouf (Senegal/Rennes/FRA)

2002: El Hadji Diouf (Senegal/Liverpul/ANG)

2003: Samuel Eto''o (Kamerun/Real Majorque/SPA)

2004: Samuel Eto''o (Kamerun/FC Barcelona/SPA)

2005: Samuel Eto''o (Kamerun/FC Barcelona/SPA)

2006: Didier Drogba (Bregu i Fildishtė/Ēelsi/ANG)

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

ZOGU I KOMBIT

 

Ali Podrimja

 

Zogu i Kombit na kishte pėrcjellė krahėhapur nga pika e qiellit, ku komunikonte me Tynzot ndoshta, tė cilin e kėrkonim, por nuk dinim a na njeh. Njerėzit kishin humbur edhe saktėsinė e kohės e lėre mė si duket Hirėsia. Ka edhe pak deri atje, na thanė nė rrėzė. Por ikte ora e katėrt e Zoti ynė nuk dukej.

Nė jetėn time kurrė nuk kisha sharė mė shumė se atė ditė. Tamam i ngjaja njė karrocieri. Vetė i shtati po ngjitesha ta shikoja tė gėzuarin. Gjarpėronim lugjeve tė panumėrta. Gazika e vjetėr kineze tėrfatte si njė kafshė moēalike. Bjeshkė tė zhveshura pėrreth pa asnjė hije na shtrėngonin, tė qelavta, gungore me ngjyrė dheu, e cila ndėrronte nuancat pas ēdo kthese. Kisha tė drejtė qė shaja, tha Filozofi, dorė njeriu nuk paska ndėrruar gjė. Vetėm bunkerė lėviznin si sy tė gjallė.

Gazika e vjetėr kineze mezi pėrbirohej xhadesė sė kohės sė Perandorisė Osmane. Tridhjetė km deri nė brez tė malit i kaluam pėr hiq mė pak se katėr orė. Njerėzit kishin harruar edhe kahjet, se ēdo lidhje me Hirėsinė e kishin kėputur tash e sa vjet dhe nuk di a e kishin parė ndonjėherė nė ėndėrr. Shkilnim tė njėjtėn udhė nėpėr tė cilėn kishin kaluar Naimi, Noli e burra tė kombit. Asnjėri nuk kishte arritur nė majė, kėshtu tregonin ata qė kishin dėgjuar nga prindėrit. I kishte lėshuar fuqia, apo i ishin frikėsuar lartėsisė. Nuk ia kishin parė fytyrėn Hirėsisė, as nuk kishin pirė ujė nė burime tė tij.

I madhi ishte endur kodrave tek bisedonte me vetmi e rrufe, herė-herė kryemėkrye i kishte tubuar majat dhe u kishte pėshpėritur diēka qė askush nuk dinte tė thoshte se ēka. Supozohej se ishte ankuar dhe i kishte harruar ata qė kishin kėnduar pėr tė: pak tė vėrtetė, pak besim, pak bekim nėpėr fjalėt e tyre...

Si nė ėndėrr ngjiteshim Tomorit. Ishte dėgjuar prapė Filozofi: Diktatorėt janė vėllezėr, kanė shumėēka tė pėrbashkėt. I ngrisin tempuj vetes dhe dikur u kujtohet mileti. Skarparioti bėnte me dorė kah kodra: Ja kėtu ka shkelur Naimi, ndėrsa atje Noli. Fjala e tij pakėz e pėrmalluar. Por me psehun e tij merrej Filozofi. Unė isha nė krye dhe mė tėrhiqte forcė e padukshme. As njė pėllėmbė mė e lartė se Ura e Shenjtė nuk mė dukej kepi i humbur nė re.

Pas pak kohe ishte parė Maja e Tomorit, floku i thinjur i tij, pastaj gjymtyrėt e tjera. E ne pushtonim dhe kodrėn e fundit. Cicerrima tė shpezėve dėgjoheshin. Mė vonė u shfaq Zogu i Kombit i mbėrthyer nė ajėr, ēuditshėm. Nuk i shkoqėm sytė nga fluturimi i tij. Me krah tė mėdhenj na kishte mbuluar tėrė kohėn. Mė se njė orė kishte qė e lamė gazikėn e vjetėr kineze aty te njė bėrryl mali. Zogun e Kombit nuk e pamė, seē e kishte fshehur njė re. Te njė pishė mbi trupin tim tė dėrrmuar u shemb diēka, as sirenė as floēkė, prej gjaku e mishi ishte, me flokė tė gjatė tek mė mbuloi mua Konstatinin dalė nga varri. Zėri i skarpariotit mė zgjoi dikur: Rrėmujė qenka bėrė nė shtypin e majtė pse nuk e kishim marrė edhe Dritėro Agollin. Do ta bėnte udhėtimin mė tė hareshėm e pak antik. Ē’kishim faj? Logjika shqiptare nuk ishte liruar ende nga paragjykimet partiake. Ngjiteshim nė majė tė takonim Tynzot, tė cilin e kishin syrgjynosur atje lart dhe nuk ia kishin ndėrtuar njė dhiare qė tė zbresė mes tė vetėve.

Parafytyroja Avenynė e pestė nė Nju Jork, sheshet e Parisit, tė Vjenės, tė Berlinit, tė Pekinit, tė Moskės, Omoninė dhe Sintagmėn e Athinės. Por Hirėsisė ēfarė sheshi t’i siguronim? Ēėshtje u bė mė vonė: Tynzot mos e kishte harruar shqipen, nė cilėn gjuhė tė komunikonim me tė.

Pamė njė re tė bardhė tek shpėrthente nga njė karajapi, zgurdulluam sytė se dilte dikush nga aty. Pėr pak kohė u shurdhua Tomori. Nė njė shkėmb guri ishte ulur Hirėsia. Shikimin kishte tretur kushedi ku, Zogun e Kombit kėrkonte ndoshta. Pa frymė u ngritėm, kush nė bėrryla e kush vrap. Frymė u bė dhe vasha me flokė tė gjatė, as sirenė, as floēkė. Ma zgjati dorėn dhe ramė pėrmbys para kėmbėve tė Hirėsisė.

Hera e parė ishte qė takoja Tynzot. Nuk kisha besuar se ishte mė i ri se tė tjerėt qė na vidhnin tokeqielledet. As shėndeti nuk e kishte lėnė, megjithėse njė gjysmė shekulli i syrgjynosur atje lart. Vėrejta se zuri t’i rudhė sytė, mos dritė e fortė e kishte qėlluar. U pėrula vashės dhe e luta  tė m’i kthej syzat, nga verbimi ta shpėtonim Hirėsinė. Buzagaz nė dorė m’i hodhi ato dhe u nisėm nė tempull, ku reja e bardhė ishte ngritur pakėz mė parė.

Zbritėm tevona rrėzė Tomorit. Nė bėrrylin e parė gėrrhamė e njohur na priti. Thellė nė qiell flatėronte Zogu i Kombit, mbrojtėsi ynė. Na kishin treguar dikur se gazikėn e vjetėr kineze e kishin gjetur tė varur pėr njė tra tė Demir Zykos tek kėndote Urėn e Ēabesė. Vasha e bukur, as sirenė as floēkė, kishte lėshuar njė mallkim se mali nuk ishte ulur as ēelur hėna, tek binte para nesh Zogu i Shenjtė. Kishte njė krah tė thyer qė duhet shėruar. E vetmja lidhje ėshtė me Hirėsinė.

Oh, Zoti Ynė...

 

 

QNK

 

Performancė me poezi tė zgjedhura tė Kadaresė

 

Poezia e Ismail Kadaresė, njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare,  ka qenė nė qendėr tė njė performance artistike qė u organizua tė premten nė mesditė nga Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės “Arbnori”, nė Tiranė . I njohur pėr njė poezi pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste, nė kritikėn zyrtare, Kadare gjithnjė ėshtė pritur si pasurim i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e tij ėshtė cilėsuar si  poezi e sfidave tė mėdha shqiptare dhe qė  ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare dhe ndaj gjuhės shqipe. Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj. Nė kėtė performancė artistike, e cila u organizua nė kuadėr tė sallonit  tė letėrsisė shqiptare janė interpretuar poezi tė zgjedhura tė Ismail Kadaresė nga aktorė tė Trupės sė Teatrit Kombėtar Vasjan Lami e Rajmonda Bulku, ndėrsa kanė qenė pjesėmarrės studentėt e  Fakultetit  tė Gjuhė Letėrsisė,  Akademisė sė Arteve tė Bukura, pedagogė dhe artistė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė, ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.  Vepra e Tij ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja, duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.

 

 

III

 

Bujar Zajmi shfaqet me 146 piktura nė Galerinė Kombėtare

 

Ėshtė nė udhėtim tė vazhdueshėm nė kėrkim tė vetes, e gjen dhe prapė vazhdon pėr ta pasur mė tė pėrsosur. Bujar Zajmi e ka tė vėshtirė tė pėrshkruajė pikturėn. Shtjellimet i duken tė pakuptimta. Ato janė ndiesi. Dhe nė tė vėrtetė prej 146 pikturave shpėrthejnė mijėra ndiesi tė pėrjetuara nė vitet '50-'60, por edhe ato tė shikuesit tė lirė, qė gjen mes kontureve diēka tė vetėn, diēka tė njohur. Dje nė ambientet e Galerisė Kombėtare tė Arteve hapi ekzpozitėn personale piktori 68- vjeēar, Bujar Zajmi. Janė punimet e 50 vjetėve nė teknika tė ndryshme, qė nga lapsi, pasteli, akuarel, bojė vaji, tush, akrilik, etj. Qė nga peizazhet piktoreske tek ato abstraksioniste-gjeometrike, tė guximshme pėr kohėn kur u realizuan. Ėshtė njė nga ekspozitat e tij tė rralla. Dhe drejtori i GKA-sė, Genc Mulliqi, teksa lė pas moshėn e artistit, e quan atė njė zbulim. Zajmi tregon se ka punuar vazhdimisht nė heshtje. Natyra e tij ėshtė e tillė. "Kam punuar si i uritur", - thotė ai. Kur punonte mendonte se dita qė do tė ekspozonte do tė ishte e nesėrmja, por frymėzimi kapte frymėzimin dhe e nesėrmja shtyhej gjithnjė nė kohė. "Nuk them se kam bėrė gjėra tė veēanta. Kam pikturuar veten time, njeriun e pėrjetshėm. Dhe njeriu i pėrjetshėm nuk ėshtė shkencėtari, politikani…, por njeriu i zakonshėm", - thotė Zajmi, teksa pėrmend njė shprehje tė Abdurrahim Buzės, mėsuesit tė tij nė Lice, qė e porosiste vazhdimisht: "Baj veten tande!". Atėherė nuk e kuptonte, por teksa u thellua brenda qenies sė tij, pa se aty ishte universi qė kėrkonte. Burri dhe gruaja tė kapėrthyer nė njė, pėr tė dhėnė vazhdimėsinė, malėsori me qeleshe tė bardhė…, tė gjitha janė aty, pėr tė zbuluar dhe kuptuar botėn e fshehtė tė Zajmit. Njė botė, qė mė nė fund vendosi t'ua shpalosė edhe tė tjerėve.

 

 

 

 

 

 

-Kėngėtarja shqiptare, Elsa Lila, ėshtė ngjitur triumfuese nė mbrėmjen e sė mėrkurės, nė natėn e dytė tė edicionit tė 57-tė Sanremos. Vokali i saj i bukur, i shtrirė mes nunacave tigullore transaparente e ka mbushur hapėsirėn gjigante tė teatrit “Ariston” nė San Remo me emocione nga mė dridhėrueset

 

 

Kėngėtarja Lila ka sfiduar me kėngėn “Il senso della vita” deri nė natėn finale

 

Elsa Lila, ylli shqiptar i Sanremos

 

Dhurata Hamzai

 

Kėngėtarja shqiptare, Elsa Lila, ėshtė ngjitur triumfuese nė mbrėmjen e sė mėrkurės, nė natėn e dytė tė edicionit tė 57-tė Sanremos. Vokali i saj i bukur, i shtrirė mes nunacave tigullore transaparente e ka mbushur hapėsirėn gjigante tė teatrit “Ariston” nė San Remo me emocione nga mė dridhėrueset. Kėngėtarja 25-vjeēare u rendit mes katėr emrave tė tjerė kėngėtarėsh tė rinj, tė cilėt do t’i bėjnė sfidė njėri-tjetrit nė natėn finale nė Sanremo. Elsa Lila ka interpretuar kėngėn “Il senso della vita” (Kuptimin e jetės), pas interpretimit tė sė cilės mori duartrokitje tė mėdha nga publiku italian dhe pėrgėzime e pėrqafime miqėsore nga drejtuesi legjendar i festivalit Pippo Baudo. Jo mė pak dinjitoz e ka bėrė konkurimin e Elsa Lilės fakti qė nė garėn e Sanremos ishin rikthyer edhe kėngėtarėt mė tė vjetėr. Nė natėn e dytė tė festivalit italian kanė kėnduar kėngėtari i famshėm italian, Johny Dorelli, ėshtė rikthyer grupi britanik “Take That” dhe ėshtė rishfaqur Paolo Rosi me tekstin e shkruar para 20 vjetėsh nga Rino Gaetano. Pikėrisht mes duartrokitjeve tė ndjera pėr tė gjithė kėta kėngėtarė tė famshėm janė ngjitur nė natėn finale edhe 4 tė rinj, mes tė cilėve ishte shqiptarja Elsa Lila. Tė rinjtė e tjerė Romina Falconi, Sara Galimberti dhe Fabrizio Morro, sipas mediave italiane nė natėn finale do ta rrisin mė tej konkurrencėn midis kėngėtarėve. Gazetta italiane “Il Tempo” ka shkruar pėr Elsa Lilėn se “Njė karakteristikė e veēantė e kėsaj vajze tė mrekullueshme ėshtė fakti qė ėshtė lidhur me artin qė nė fėmijėri, kur shfaqej nė programet e televizionit shtetėror shqiptar. Qė aty, karriera e saj vazhdonte tė ishte nė rritje, duke surprizuar publikun. E gjithė kjo, meritė e njė zėri tė jashtėzakonshėm dhe e njė prezence skenike tė veēantė, por sigurisht edhe e njė personaliteti tė orientuar”. Elsa Lila ėshtė shprehur pėr mediat shqiptare qė nė fillim tė konkurimit se “kėnga ime do t’ju bėj tė dridhėroheni”. E sigurt nė vlerat artistike tė kėsaj kėnge, Elsa Lila ka pėrgatitur me kujdes edhe veshjet dhe performancėn e saj pėr nė skenėn gjigante tė Sanremos. Njė grimiere japoneze, e ardhur posaēėrisht pėr Elsėn nga SHBA, e ka cilėsuar sharmin e saj si diēka magjike. Ajo ka thėnė se fytyra e Elsa Liles i ngjan njė engjėlli, sipas saj Elsa Lila ėshtė njė grua-fėmijė. Ndėrsa kėnga me elementėt e saj e ka bėrė Elsėn qė tė jetė akoma mė e sigurt pėr fitoren deri nė finale: “Muzika, teksti, por dhe fryma e vetė kėngės mė ngjajnė perfekte. Ėshtė kėnga e duhur, nė momentin e duhur”, thotė ajo. Pėr Elsa Lilėn kjo ėshtė hera e dytė qė hyn nė konkurrim nė Sanremo. Kjo pjesėmarrje e saj ėshtė pritur mirė nga publiku shqiptar, pas suksesit qė ajo pati disa vite mė parė nė skenėn tonė. Pas kėngės “Valeria”, me tė cilėn ajo konkurroi tre vjet mė parė me kompozim tė kantautorit tė njohur italian, Gigi D’Alessio, Lila rikthehet me kėngėn “Il senso della vita” (Kuptimi i jetės). Ėshtė njė kėngė qė pas saj ka bashkėpunimin e dy emrave tė njohur italian. “Kuptimi i jetės” ėshtė shkruar nga Guido Morra dhe e kompozuar nga Maurizio Fabrizio, dy autorė qė kanė kompozuar pėr emra tė njohur tė muzikės italiane si Patty Pravo, Ornella Vanoni, Franēoise Hardy, Mia Martini, Eros Ramazzotti dhe Renato Zeros. Interpretimi i saj i parė nė Sanremo me kėngėn “Valeria” ishte i suksesshėm. Edicioni i 47-tė i kėtij festivali, ka nisur nga data 27 shkurt dhe pėrfundoi mbrėmė nė orėt e vona tė datės 3 mars. Tė pesė netėt e festivalit u prezantuan nga Pippo Baudo dhe Michelle Hunziker. Elsa Lila ka qenė madhėshtore nė tė gjitha ngjitjet nė skenė dhe pėrcjelljet nė shkallėt e Sanremos, ndėrsa bashkatdhetarėt e saj e kanė ndjekur me dashuri e krenari pėrmes ekranit tė televizionit publik shqiptar. Spektatorėt nė herėn e dytė tė ngjitjes sė saj nė Sanremo panė njė Elsa Lila me zė mė tė pjekur dhe nė harmoni me poezinė e Guido Morra-s dhe muzikėn e Maurizio Fabrizio-s. Duket se kėnga ėshtė me e veēanta nė mesin e kėngėve tė tė rinjve pėrballė tė cilėve konkuron Elsa Lila, sepse ajo di ta kėndojė atė pa asnjė sforcim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

Ishin shtyrė 15 seanca nga mungesa e avokatit

 

Arjan Kane, jepen dėshmi

pėr favorizim prostitucioni

 

Sė bashku me biznesmenin Fatmir Tahiraj, Kane akuzohet pėr trafikim tė femrave pėr prostitucion, nė rrethanė rėnduese me tė mitura, si dhe falsifikim e pastrim parash

 

Nė gjyqin nė ngarkim tė Arjan Kanes dhe bashkėpunėtorit tė tij, Fatmir Tahiri, tė akuzuar pėr trafik prostitucioni dhe marrėdhėnie seksuale me tė mitur janė paraqitur disa prova shkresore, nė lidhje me akuzat ndaj tė pandehurit Kane. Nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, qė prej njė viti ėshtė duke u shqyrtuar ēėshtje nė ngarkim tė tė pandehurve Kane e Tahiraj, ndėrsa ky shqyrtim gjyqėsor ėshtė ende nė fazėn e pyetjes sė dėshmitarėve tė akuzės. Nė 15 seanca tė zhvilluara nga kjo gjykatė, pothuasjse tė gjitha janė shtyrė pėr mungesė tė avokatit mbrojtės dhe pėr thirrjen e dėshmitarėve, ndėrsa nė seancėn e radhės pritet qė prokurori tė mund tė lexojė thėniet e njėrit prej dėshmitarėve tė akuzės, pasi kėtij tė fundit i janė marrė kėto thėnie nė banesėn e tij pėr shkak tė sėmundjes. Kjo kėrkesė e akuzės ėshtė miratuar edhe nga trupi gjykues, e cila pritet ta administrojė kėtė si provė nė fashikull.

Ēėshtja

Dy biznesmenėt nga Fieri, Arjan Kane dhe Fatmir Tahiraj akuzohen nga Krimet e Rėnda pėr “trafikim tė femrave pėr prostitucion, nė rrethanė rėnduese me tė mitura”, “Shfrytėzim tė prostitucionit nė rrethana rėnduese”, “Falsifikim tė letėrnjoftimeve apo vizave”, “falsifikim tė akteve tė gjendjes civile”, “falsifikim tė dokumentave dhe pastrim i parave tė pista”. Kane dhe Tahiraj, sipas kėrkesės pėr gjykim akuzohen nga prokuroria se, pėr 10 vite me radhė kanė shfrytėzuar disa femra si prostituta jashtė shtetit, me qėllime pėrfitimi. Ndėrsa tė dy tė pandehurit gjykohen nė mungesė, pasi ndaj tyre janė lėshuar urdhėrkėrkimet ndėrkombėtare. Tė pandehurit Arjan Kane dhe Fatmir Tahiraj akuzohen se nga viti 1994 kanė shfrytėzuar disa femra si prostituta, pėr qėllime pėrfitimi nė Itali. Hetimi ndaj dy tė pandehurve ka filluar nė vitin 2004, duke bashkėpunuar edhe me drejtėsinė italiane. Nga hetimet dypalėshe ėshtė bėrė e mundur tė dokumentohet se Arjan Kane ka shfrytėzuar pėr prostitucion persona, me tė cilėt ekzistojnė lidhje tė afėrta gjinie. Mėsohet se gjatė vitit 1999-2001, Arjan Kane ka falsifikuar dokumentet dhe ėshtė martuar me njė vajzė shqiptare, pėr ta trafikuar mė pas nė Itali. Kjo e fundit, nga deponimet e realizuara, drejtėsisė italiane i ka treguar gjithēka, duke qenė dhe shtysa e fillimit tė hetimit. Sipas kėrkesės pėr gjykim, dy tė pandehurit, paratė e fituara nga shfrytėzimi i femrave pėr prostitucion i kanė investuar nė Shqipėri nė aktivitete tė ndryshme private, tė cilat janė sekuestruar paraprakisht. 

 

 

 

Dėshmitė

 

Dy prej dėshmive kryesore nė kėtė gjyq kanė qenė pikėrisht ato tė dy prej viktimave tė trafikut. Dėshmitaret e ardhura nga Italia, me kėrkesė tė organit tė akuzės, kanė pranuar se kanė punuar nė Itali me dėshirėn e tyre. Lumturi Balla dhe Marsela Tahiraj iu janė pėrgjigjur pėr disa minuta pyetjeve tė prokurorėve dhe gjyqtarėve, por nė asnjė rast nuk kanė pranuar faktin se janė trafikuar. Nė dėshminė e saj, Marsela Tahiraj ka pohuar se ka njė vajzė me Fatmir Tahirin dhe pėr ca kohė kishte qenė e martuar mė tė. “Pas ndarjes, - pohoi dėshmitarja, - kam dalė nė rrugė pėr tė pėrballuar jetesėn.” Por sipas akuzės, tė dyja gratė nuk kanė dashur tė pohojnė nė gjykatė atė qė kanė deklaruar para autoriteteve italiane, ku ka nisur edhe hetimi i kėsaj ēėshtjeje. 

 

 

“Tur Labi” kėrkon lirinė. Avokatėt:

Kanė kaluar afatet e paraburgimit

 

 

Shtyrjet e pafund tė hetimeve kanė bėrė qė Artur Vaqo, i njohur si Tur Labi, i akuzuar pėr trafik ndėrkombėtar droge, tė ankohet pėr zgjatjen e afatave tė paraburgimit. Nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pritet qė avokati mbrojtės i tė pandehurit Vaqo, i cili ėshtė arrestuar njė vit mė parė si bashkėpunėtori i Gėzim Salillarit, tė ēojė para trupit gjykues prova tė reja shkresore kundėr qėndrimit nė qeli. Nė kėto prova pritet qė mbrojtja tė argumentojė kėtė ankesė nė lidhje me mbajtjen e klientit tė tij nė qeli mė shumė se tre muaj sa ėshtė e parashikuar edhe nė ligj. Vaqo akuzohet nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda pėr Trafik Ndėrkombėtar nė bashkėpunim edhe me shtetasin Ilir Sukaj. Dy muaj mė parė, dosja nė ngarkim tė kėtyre shtetasve u nda nė dy pjesė. Pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės ka deklaruar se nga kjo dosje ėshtė shkėputur i pandehuri Gėzim Salillari, tė cilit, tashmė akuza pėr bashkėpunim me Vaqon dhe Sukajn i ėshtė rrėzuar. Ndėrsa, prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka bėrė tė ditur se, Vaqo e Sukaj akuzohen pėr trafik lėndėsh narkotike dhe nė dosjen e hetuesve janė tė gjitha pėrgjimet e policisė italiane, tė cilat kanė mbėrritur nė Tiranė me anė tė njė letėrporosie. Gjykata e Barit, disa muaj mė parė ka dhėnė 23 vjet burg pėr Artur Vaqon, me nofkėn Tur Labi, ndėrsa Ilir Sukaj ėshtė dėnuar me 12 vjet heqje lirie. Ata akuzohen pėr trafik heroine nė ngarkesa tė mėdha. Sipas prokurorisė, pasi mbėrrinte nė Itali nga Shqipėria, heroina trafikohej nė Emilia Romanja, Abruzo, Kampania e Pulia. Kujtim Pajo, 38 vjeē dhe Alfred Katro, 40 vjeē, janė dėnuar me nga 16 vjet burg, Sukaj u kap nė vendin e quajtur “Brryli”, ku banonte, ndėrsa Vaqo tek “Stacioni i Trenit”. Pėr tė dy tė pandehurit, prokuroria ka bėrė tė ditur se ka prova tė mjaftueshme pėr trafik ndėrkombėtar droge dhe pjesėmarrje nė organizata kriminale.

 

 

Burgjet, vijon sistemimi pas vendeve bosh tė krijuara nga amnistia 

 

Tė dėnuarit, nė shumicėn e burgjeve shqiptare janė duke u sistemuar nėpėr dhomat e tyre tė reja. Pas amnistisė dhe pas dėrgimit nė varėsi tė Drejtorisė sė Burgjeve tė tė gjithė tė paraburgosurve qė ndodheshin nė komisariate, transferimet nė shumicėn e qelive shqiptare janė bėrė tė pėrditshme. Drejtuesit e burgjeve kanė bėrė tė ditur se janė sistemuar njė pjesė e mirė e tė dėnuarve, ndėrsa pritet qė ky sistemim tė zgjasė edhe pėr disa ditė, kjo pėr shkak tė lėvizjeve tė shumta. Burimet nga Drejtoria e pėrgjithshme e Burgjeve kanė bėrė tė ditur se janė shqyrtuar tė gjitha kėrkesat e tė dėnuarve tė mbėrritura nė drejtoritė pėrkatėse. “Ka patur shumė kėrkesa, por sistemimi sipas dėshirave tė tė gjithė tė dėnuarve nuk ėshtė i mundur”, - shprehen drejtuesit e burgjeve. Grindjet nėpėr burgje midis grupeve rivale tė tė dėnuarve e kanė bėrė mė tė vėshtirė procesin e rehatimit nėpėr dhoma. Situata e krijuar nga lėvizjet kėto ditė nė burgjet e vendit ka bėrė qė edhe kontrollet tė jenė mė tė rrepta nga ana e policisė sė burgjve. Nė kėto kontrolle janė kapur disa sende tė ndaluara si thika tė sajuara nga tė dėnuarit si edhe disa telefona celularė. Sipas burimeve, transferimet nėpėr burgje bėhen pėr arsye sigurie, kur rrezikohet jeta ose shėndeti i tė dėnuarve tė tjerė, kur ka mbipopullim nė institucione, etj. Ndėrsa, nė numrat pa pagesė tė Avokatit tė Popullit, kėto ditė kanė mbėrritur disa telefonata, nė lidhje me disa raste tė transferimit qė nuk kanė qenė nė mėnyrė tė rregullt dhe se drejtuesit e burgjeve nuk i kanė justifikuar sipas ligjit. Gjithsesi, sipas burimeve nga burgjet, pritet qė kėto raste ankesash tė shqyrtohen njė pėr njė. Ndėrsa, nė disa raste tė tjera ankesash thuhet se nė urdhrin e transferimit nuk ndodhet arsyeja e kėtij transferimi me shkrim. Njė tjetėr problem qė mbetet i pazgjidhur nė tė gjitha burgjet e vendit ėshtė higjiena. Sipas burimeve nga Drejtoria e Pėrgjithsme e Burgjeve mėsohet se, gjatė kėtyre ditėve, nė njė pjesė tė mirė tė qelive ėshtė bėrė edhe lyerja me gėlqere.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

 

 “Burg pa afat” trafikantėve tė drogės

 

KORĒĖ- Gjykata e Faktit ka vendosur dje masėn e sigurisė "arrest nė burg pa afat" pėr tre persona, tė kapur pak ditė mė parė me njė sasi prej afro 19 kilogramėsh drogė, tė cilėn po e trafikonin drejt Greqisė. Nė seancėn e zhvilluar tė premten, nė njė nga sallat e kėsaj gjykate, trupi gjykues vendosi kėtė masė sigurie pėr shtetasit e arrestuar Thanas Trasha, 43 vjeē, Dhimitėr Duka, 44 vjeē, tė dy banues nė qytetin e Korēės dhe pėr 29-vjeēarin Bardhul Kolgjini, banues nė Tiranė. Kjo masė ishte kėrkuar dhe nga organi i Prokurorisė sė Korēės pėr tre tė akuzuarit si trafikues tė lėndėve narkotike, nė bashkėpunim dhe favorizues tė pėrdorimit tė lėndėve narkotike. Dy banorėt e qytetit tė Korēės, Trasha dhe Duka, tė njohur mė parė pėr precedentė penalė nė trafikun e drogės dhe 29-vjeēari Kolgjini u kapėn paraditen e datės 26 shkurt nė hyrje tė qytetit tė Bilishtit (Devoll). Dy banorėt e Korēės, qė udhėtonin nė njė autoveturė dhe 29-vjeēari Kolgjini, qė udhėtonte nė njė tjetėr, nė bashkėpunim mes tyre, po tentonin kalimin e 18 kilogramėve dhe 872 gramėve droge tė fortė, e llojit heroinė, pėr nė Greqi. Ata u kapėn pas njė survejimi relativisht tė gjatė, gjatė njė aksioni tė organizuar nė hyrje tė qytetit tė Bilishtit.

S. H

 

 

Defekti nė linjėn 110 kW si rezultat i stuhisė. Riparimi nė kohė rekord

Njėqind mijė banorė, 30 orė nė errėsirė

 

Konfirmohet se furnizimi me energji elektrike i konsumatorėve tė rretheve tė Kukėsit dhe Hasit ka rinisur, pas riparimit tė defektit tė ndodhur nė linjėn e tensionit tė lartė…

 

KUKĖS-Rreth 100 mijė banorė tė rretheve tė Kukėsit dhe Hasit kanė qenė nė errėsirė tė plotė pėr mė shumė se 24 orė. Sipas specialistėve tė KESH-it, kjo ndėrprerje e papritur e energjisė elektrike pėr njė kohė kaq tė gjatė ka ardhur nga njė defekt nė linjėn e tensionit tė lartė nė linjėn 110 kW, qė furnizon kėto dy rrethe nga Fierza nėpėrmjet linjės qė kalon nė Qafė-Mali. Ka qenė njė stuhi e paparė, ndonėse moti ka qenė i ngrohtė nė kėtė zonė, ajo qė ka shkatuar kėputjen e pėrcjellėsit tė rrymės dhe pėr pasojė deri nė mesditėn e djeshmė, rrethet e Kukėsit dhe Hasit kanė qenė nė terr, megjithė pėrpjekjet e brigadave tė riparimit tė avarive, pėr tė riparuar pėrcjellėsit e kėputur gjatė natės. Ndėrkohė, njė ditė mė parė, dritat ishin ndėrprerė edhe pėr shkak tė riparimeve nė HEC-in e Fierzės. Nė Drejtorinė Rajonale tė Elektrikut nė Kukės, ende nuk ka mbėrritur ndonjė

urdhėr nga KESH-i pėr ndėrprerje tė energjisė eklektrike dhe futjen e grafikut tė kufizimeve, kėshtu qė pėrveē dėfekteve, ky rajon vazhdon tė ketė

energji elektrike 24 orė. Edhe niveli i ujėrave nė Fierzė ėshtė rritur, duke mbuluar sėrish gėrmadhat e dala tė qytetit tė vjetėr tė Kukėsit. Sipas zyrės sė dispeēerisė, niveli i kėtyre ujėrave kap shifrėn 265 metra mbi nivelin e detit. Kjo rritje ėshtė e shėnuar, pasi Fierza punon fare pak dhe shumica e energjisė elektrike importohet. Edhe prurjet janė 120 metėr kub ujė nė sek, qė konsiderohen fare pak dhe 80 metėr mė pak se mesatarja vjetore. Ndėrkohė, konfirmohet se furnizimi me energji elektrike i konsumatorėve tė rretheve tė Kukėsit dhe Hasit ka rinisur pas rreth 30 orėsh, pas riparimit tė defektit tė ndodhur nė linjėn e tensionit tė lartė. Bėhet e ditur gjithashtu se, dėmtimi ka ndodhur nė kėputjen e telave tė linjės sė tensionit tė lartė 220 kilovolt nė njė zonė tė vėshtirė, ku ėshtė punuar pa ndėrprerje pėr rilidhjen e segmentit tė dėmtuar nga cikloni.

BUJAR MUĒMATA

 

Kapet hajduti i dyqanit

 

FIER- Policia ka ndaluar njė 40-vjeēar, i cili akuzohet pėr vjedhje tė njė lokali. Ndalimi i 40-vjeēarit Artur Sollaku (Plaku), banues nė qytetin e Fierit, u bė nė zbatim tė urdhėrndalimit tė Prokurorisė sė Rrethit. Ngjarja pėr tė cilėn akuzohet 40-vjeēari ka ndodhur pesė ditė mė parė, kur ai ka vjedhur nė njė lokal nė lagjen Sheq i Madh, nė pronėsi tė shtetasit Agim Demaj. Mėsohet se 40-vjeēari ishte dėnuar me parė me 7 vjet heqje lirie pėr shfrytėzim prostitucioni. Sendet e vjedhura u sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale, ndėrkohė qė dosja nė ngarkim tė 40-vjeēarit i kaloi Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Fierit", - pėrfunduan burimet.

 

Sė bashku me tė edhe tre anėtarėt e ekuipazhit

Gjendet e mbytur peshkarexha “Spiridon”

 

DURRĖS- Motopeshkatorja malazeze "Spiridon", e cila qė prej 10 ditėsh konsiderohej e humbur nė ujėrat e Adriatikut ėshtė gjetur e mbytur rreth 1 milje larg qytetit tė Ulqinit.  Zėvendėskapiteni i Pėrgjithshėm i Porteve, Hamdi Domi, tha se kėtė fakt e ka konfirmuar dje kapiteneria e portit tė Ulqinit, e cila sqaroi se motopeshkatorja “Spiridon”, sė bashku me tre anėtarėt e ekuipazhit tė saj ishin gjetur tė mbytur rreth njė milje nė Jug tė qytetit tė Ulqinit, si dhe 100 metra larg bregut tė detit. Sipas tij, tė tre peshkatarėt janė shtetas malazezė, ndėrsa motopeshkatorja "Spiridon" ishte regjistruar nė njė nga portet e Malit tė Zi. Dhjetė ditė mė parė, Kapiteneria e Portit tė Ulqinit kishte kėrkuar tė dhėna lidhur me fatin e motopeshkatores “Spiridon". Sipas zėvendėskapitenit tė Pėrgjithshėm tė Porteve, operacioni pėr nxjerrjen e anijes si dhe personave qė janė mbytur sė bashku me tė do tė kryhet sapo tė pėrmirėsohen kushtet detare.

 

Kapet drogė nė njė bunker

 

FIER- Forcat e Policisė sė Drejtorisė sė Qarkut, nė bashkėpunim me ato tė Repartit tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė kanė ndėrmarrė gjatė ditės sė djeshme njė aksion kontrolli tė vijės bregdetare nga grykėderdhja e lumit Vjosė deri nė grykėderdhjen e lumit Seman. Objekti i kėtij aksioni ishte parandalimi dhe lufta kundėr trafiqeve tė ndryshme, kultivimit dhe trafikimit tė lėndėve narkotike, si dhe kalimi i paligjshėm i kufirit detar, me anė tė skafeve. Burime zyrtare nga policia thanė se gjatė kėtij aksioni, u gjetėn 4.5 kg lėndė narkotike e llojit “kanabis sativa”, e cila ishte e mbėshtjellė me njė copė beze dhe e papresuar. Lėnda narkotike u gjet e fshehur nė njė bunker, nė pyllin me pisha tė fshatit Darėzezė. Sasia e lėndės narkotike u sekuestrua nė cilėsinė e provės materiale, ndėrkohė qė materialet i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Fierit. Ndėrkohė, policia po intensifikon punėn pėr identifikimin dhe kapjen e autoreve tė kėsaj vepre penale.