|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
Arnimet dhe ndryshimet nė PD
Mero Baze
Partia Demokratike ėshtė nė pritje tė ndryshimeve nė ekipin drejtues si reflektim i aftėsive tė saj, administruese pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Deri tani, zyrtarisht, mundėsia e ndryshimeve ėshtė njoftuar prej kryetarit tė kėsaj partie, Sali Berisha, nė njė mbledhje rutinė tė kryesisė sė partisė, pas ndryshimeve nė qeveri. Kjo deklaratė mė shumė sesa ka nxitur interesin pėr garė, nė tė vėrtetė ka krijuar disa pikėpyetje pėr projektin e ri tė ndryshimit. Nga pikėpamja organizative, ndryshimet nė ekipin drejtues mund tė bėhen nga Kėshilli Kombėtar, nėse drejtuesit aktualė japin dorėheqje, ose mund tė bėhen nė njė Kuvend tė Jashtėzakonshėm qė kėrkon ndėrprerjen e mandateve tė drejtuesve tė partisė. Nga ana tjetėr, njė pjesė e ekipit drejtues, siē janė sekretarėt, mund tė emėrohen direkt me propozim tė kryetarit tė kėsaj partie.... Por, ēpo ndodh realisht deri tani? Pėshpėritet, por dhe mund tė jetė e sigurt se zoti Bode ka premtuar dorėheqjen personalisht te zoti Berisha apo dhe te dikush tjetėr. Dhe ai mund tė ketė arsyet e veta dhe ndjenjėn e pėrgjegjėsisė personale pėr ta bėrė kėtė. Mund tė jetė po ashtu e sigurt se ky gjest ėshtė konsideruar i drejtė dhe i ėshtė hapur rrugė dhe nga Berisha. Problemi qė lind ėshtė se ēėshtja e ndryshimeve nė PD nuk duhet ngushtuar nga vendime personale pėr dorėheqje apo pėr gradime. Skema e ndryshimit tė ekipit drejtues duhet tė vijė nga njė analizė e qartė e mosfunksionimit administrativ dhe politik tė PD-sė dhe nga njė ndarje e qartė e problemit politik me atė organizativ. Nėse kėtė analizė e bėn vetėm zoti Bode dhe pranon vetėm ai njė lloj pėrgjegjėsie, nuk kemi tė bėjmė fare me ndryshime nė PD, por me arnime. Ideja e ndryshimit organizativ tė PD-sė duhet tė vijė nga njė skemė qė pėrfshin gjithkėnd dhe nga kritere tė qarta qė garantojnė karrierėn politike ose dėshtimin nė karrierė. Ritvan Bode smund tė jetė as heroi i vetėm i ndryshimeve, as viktima e tyre, e vetme. Gjesti i tij, nė kėtė rast shumė vullnetmirė, duhet tė inkuadrohet nė njė projekt tė qartė. E them kėtė, pasi kam ndjekur me vėmendje fushatėn shumė intensive tė zotit Imami pėr kėtė post. Nėse ka njė gjė, pėr tė cilėn zotin Imami e ēmoj pa hezitim, ėshtė aftėsia organizative, edhe pse gjithė fushata e tij ėshtė ngritur mbi teza politike. Nė tė vėrtetė, nuk mė duket se defektet nė funksionimin e PD-sė sė fundi kanė ardhur nga defekte politike, por nga distanca e krijuar prej qeverisė me frymėn politike tė PD-sė deri mė 3 korrik 2005-sė. Nuk ėshtė ndjerė askund ndonjė tentativė pėr tė injoruar themeluesit e PD-sė, apo juniorėt e 2005-sės, por ėshtė injoruar realisht elektorati tradicional i PD-sė, edhe pėr shkak tė disbalancimit qė pati pushteti me njerėz qė nuk kanė ndonjė respekt real pėr kėtė elektorat dhe qė e kanė pėrēmuar gjatė qeverisjes sė tyre. Po ashtu, ka njė tendencė tė pamotivuar pėr ta ndarė rrethin e elektoratit tė PD-sė nė tri pjesė tė barabarta, ku hyjnė themelues, tė ardhur mė 2005-sėn dhe njė pjesė tė tretė qė me ironi quhen qėndrestarė. Edhe sikur ta pranoj kėtė fjalė ironike si tė sinqertė, mė duhet tė pranoj se kėto pjesė nuk janė tė barabarta. Kjo pjesa ironike ėshtė 95 pėr qind e rrethit dhe kjo pjesa ilustruese ėshtė 5 pėr qind, ndėrsa nė qeveri ėshtė reflektuar e kundėrta. Ata qė pėrfaqėsojnė PD-nė tradicionale janė pesė pėr qind, kurse kėta dy rrathėt e tjerė pėrfshijnė 95-pėrqindshin. Kjo shpjegon qartė, pse pakėnaqėsia e elektoratit tė PD-sė u rrit, pse u shtuan abstenimet dhe pse PD-ja pėsoi traumė nė qytete. Qytetet janė tė prekura nga papunėsia dhe elektorati qė ka mbėshtetur PD-nė kėrkoi minimalisht punė dhe pėrfillje. Por e vėrteta ėshtė se nuk kishte, ku tė trokiste. Te ministritė e pushtetit tė ri, ata u fyen. Te zyrat e reja tė shtetit ata shiheshin si njerėz me virusin e qėndrestarit. Qindra drejtorė dhe njerėz politikė tė pushtetit tė kaluar filluan t`i tallin dhe t`i poshtėrojnė ata, pėr t`iu treguar sesa tė kotė e kishin mbėshtetjen e tyre si idealistė pėr PD-nė. Ministra tė rinj dhe zyrtarė tė rinj nė administratėn e lartė, kthyen nė modė talljen me kėta njerėz, bilé duke iu vėnė dhe nė dukje merita qė siguruan mbijetesėn e PD-sė. U importuan me njė lehtėsi vrastare drejtorė tė rėndėsishėm nga jeta e tyre prej emigranti nė perėndim, duke iu besuar Telekom-in, KESH-in, ARMO-n e ndėrmarrje tė tjera, tė cilat tashmė kanė degraduar nė ēerdhe hajdutėsh. Asgjė politike nuk ishte gabim nė kėtė skemė, pėrveē mosrespektimit tė pushtetit politik tė PD-sė. Kjo ėshtė njė sfidė e madhe pėr atė qė do tė konkurrojė pėr Sekretar tė Pėrgjithshėm. Nėse ka njė problem politik, mosfunksionimi i PD-sė ka pikėrisht fyerjen e bazės sė saj, politike dhe, nėse ajo parti kėrkon njė garant tė ri nė zyrat e saj, e kėrkon vetėm pėr kėtė shkak. Kjo vlen dhe pėr projektin politik tė zotit Imami. ***
Problemi i dytė ėshtė problemi i karrierės politike nė PD. Ky ka qenė njė defekt i hershėm i kėsaj partie. Njė njeri qė aspiron tė bėjė karrierė politike nė kėtė parti, e ka tė paqartė se ēduhet tė bėjė nė jetėn e tij, politike. Nėse duhet tė jetė luajal i pėrhershėm me Berishėn, e ka tė sigurt penalizimin edhe nga Berisha, edhe nga kundėrshtarėt e tij. Nėse bėn rolin e kontestatorit, po ashtu e ka tė paqartė tė ardhmen, pėrveē rasteve tė veēanta, kur kontestatorėt duhen pėr ilustrim. Por, edhe mė e pasigurt ėshtė mėnyra sesi duke pasur njė karrierė politike nė kėtė parti, mund tė bėhesh pjesė e qeverisjes. Paqartėsia e kritereve pėr karrierė politike nė PD ėshtė aq shembullore dhe e pėrkryer, sa ka koduar ēdo lėvizje politike brenda saj. Azem Hajdari, themeluesi i kėsaj partie, u vra pa u bėrė asnjė ditė ministėr nė tetė vite qė qėndroi pranė saj, tė tjerė kanė qenė nė PD vetėm si ministra, tė tjerė kanė ardhur nė PD fillimisht si ministra, por shumė pak gjen prej tyre qė i kanė vėnė vetes qėllim tė bėjnė karrierė nė PD pėr tu bėrė ministra dhe tia kenė arritur. Ky ėshtė njė defekt i madh qė realisht mbyll motivimin politik pėr karrierė nė nivele tė larta tė asaj partie. Duke theksuar kėtė defekt, nuk mund tė mohoj se dhe zgjedhjet e rastėsishme qėllojnė tė suksesshme, por pėr tė bėrė karrierė politike, duhen rregulla loje, pasi ato krijojnė siguri. Fjala vjen, ndryshimet e fundit nė kabinet nuk mund tė kritikohen. As Bregu, as Nishani, as Pango dhe as lėvizjet e tjera nuk janė kthim mbrapa. Janė ndryshime cilėsore, por qė janė shumė tė vėshtira tė lexohen si tė klasifikuara nga ndonjė kriter. Nėse Berisha do tė aplikojė tezėn e ndarjes sė posteve nga qeveria me ato tė partisė, nė kėtė rast shikoj rrezikun e difuzimit tė gabimeve tė qeverisė nė parti dhe anasjelltas. Fjala vjen, nė rast se Bumēi quhet i vlefshėm pėr parti, ai do ishte mirė tė mbahej nė qeveri, se problemi i tij, kryesor ishte alergjia qė kishte ndaj partisė. Ai mund tė kalojė njė kohė dhe tė miqėsohet me idenė qė ėshtė pjesė e PD-sė, por mėnyra sesi ai e administroi pushtetin e saj ėshtė fyese. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr Leskajn dhe ministra tė tjerė, disa prej tė cilėve janė ende nė detyrė. Pra, nė kėtė rast nuk ėshtė e nevojshme qė kėta tė anashkalohen, pėrkundrazi, ata duhen pėrfshirė nė jetėn politike tė PD-sė, por kurrsesi nė poste drejtuese. Ata thjesht duhet tė shikojnė me sytė e tyre kė kanė lėnė rrugėve dhe kė kanė fyer gjatė qeverisjes sė tyre. Pėr kėtė arsye, mendoj se nuk ėshtė e nevojshme tė justifikohen ndryshimet nė qeveri, largimet prej saj dhe emėrimet e reja me ndarjen e posteve. Ky nuk ėshtė njė kriter qė motivon ndryshimet dhe as ndonjė kriter qė motivon emėrimet e reja nė qeveri. Nėse ky kriter do tė ishte i vėrtetė, atėherė i bie qė Sokol Olldashi, i cili ishte ministri mė i suksesshėm i qeverisė, dorėzoi dy mandate pėr tiu vėnė nė dispozicion PD-sė pėr Tiranėn dhe humbi duke marrė koston e qeverisė, tė kthehet nė turist politik, kurse shtabi i tij, elektoral tė hyjė nė qeveri. Ky kriter do ta bėnte qesharake reformėn e qeverisė dhe tė partisė. Edhe mė qesharake do tė dukej situata po tė pėrdornim kėtė kriter pėr Durrėsin apo Elbasanin e Korēėn. Shefi i shtabit elektoral tė fushatės sė Durrėsit, qė ishte dhe humbja mė e pafalshme, bėhet zėvendėskryeministėr, e deleguara e PD-sė pėr Durrėsin ėshtė kryetare Kuvendi dhe aty ka mbetur vetėm njė viktimė qė duan ta shqyejnė tė gjithė pėr tu dukur vetė burra tė mirė. Nuk jam duke thėnė, pse ėshtė bėrė Oketa zėvendėskryeministėr apo pse ėshtė Topalli kryetare Kuvendi, se kjo e fundit nuk e ka lidhur karrierėn e saj me Durrėsin, por jam duke thėnė se, kriteri pėr tė ndarė postet e qeverisė nga tė partisė, duke shkėmbyer njerėzit qė humbasin nė parti me njerėzit qė humbasin vende pune nė qeveri, ėshtė qesharak.
Pak mė shumė se njė vit mė parė, kur ministrat e rinj as tė hapnin telefonin dhe nuk iu besonin dot syve qė ishin bėrė ministra, kam pas shkruar disa shkrime tė ashpra pėr braktisjen e PD-sė dhe zyrave tė saj. Bilé, pėr ta bėrė mė teatrale situatėn, kisha pėrshkruar gjestet e mira tė dy miqve tė mi qė shkonin aty nė darkė pėr tė ndezur dritat, pėr tu dukur qė kish njerėz brenda. Atėherė, shumė nga njerėzit e qeverisė e morėn si diēka arkaike, si njė pėrpjekje pėr tė ruajtur rėndėsinė e partisė nė qeverisje. Pak mė shumė se njė vit mė pas, efektet e distancės PD - qeveri janė tė qarta. Pėr tu rikuperuar kėto defekte, nuk duhet tė kalohet nė skema sempliste tė difuzimit tė njerėzve tė partisė nė qeveri dhe anasjelltas. Ėshtė mirė qė brenda PD-sė tė hapet njė garė reale pėr lidershipin dhe jo tė spekulohet me gara tė pjesshme. Deri tani bilé gara rrezikon tė bėhet qesharake, pasi, pėrveē Arben Imamit qė ka dalė i vetėm e qėllon nė ajėr, pasi s`ka me kė tė hyjė nė garė, askush tjetėr nuk ka ndonjė motiv pėr tė dalė publikisht. Nėse gjesti i Bodes pėr dorėheqje ėshtė i vėrtetė, ai, sė pari, ska pse iua thotė njerėzve nė vesh dhe ta bėjė publike dhe atėherė kemi njė reflektim tė pjesshėm dhe njė garė tė pjesshme. Nėse ai pret ta bėjė publike, se kėrkon qė tė pasohet nga pjesa tjetėr e lidershipit, ai duhet ta artikulojė kėtė, me qėllim qė tė krijohen premisa serioze pėr garė. Ndryshimi nė PD nuk mund tė vijė kurrsesi nga gjesti vullnetmirė i njė drejtuesi si Ritvan Bode. Ndryshimet vijnė, nėse realisht lexohet rezultati i zgjedhjeve dhe zhgėnjimi i krijuar nė qytete nga distanca e qeverisė me elektoratin qė e votoi. Kjo nuk ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė as me themeluesit, as me themelshkulėsit, as me tė ardhurit e rinj, as me tė vjetėrit, as me luajalėt, as me antiopozitarėt e djeshėm. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me reaksionin qė ka ngjallur qeverisja deri tani. Ekipi i ri i PD-sė duhet tė ketė mandat tė qartė pėr ta lexuar dhe korrigjuar atė.
POLITIKA
Kryeministri deklaroi nė Kuvend se liria e fjalės nuk mund tė mbrohej duke shkelmuar lirinė e tregut
Berisha: Ka marr fund blerja e mediave nga qeveria
Kuvendi vazhdoi ditėn e djeshme debatet nė lidhje me mediat dhe deklaratat e kryeministrit pėr to. I pranishėm nė sallė, kryeministri Berisha theksoi se individėve me aksione nė media nuk mund t`iu falet evazioni fiskal. Sipas Berishės, qeveria qė ai drejton nuk mund tė lejojė qė asnjė qytetar i saj tė vuajė nga papėrgjegjshmėria e cilitdo tjetėr. Kryeministri Berisha theksoi se nuk mund tė mbrohet liria e fjalės, duke u shkelmuar liria e tregut. Liria e fjalės dhe liria e tregut janė binjakė siamezė qė nuk mbijetojnė dot pa njėri-tjetrin, ndaj dhe duhet kujdes i madh, sepse nė mėnyrė tė pėrsėritur ėshtė shtruar si njė ēėshtje themelore pėr Shqipėrinė, ēėshtja e lirisė sė tregut dhe liria e tregut ka njė faktor qė e kėrcėnon mė shumė se ēdo gjė tjetėr, ėshtė evazioni fiskal dhe kontrabanda. Zero tolerancė ndaj evazionit fiskal tė kujtdo, me media apo pa media, pasi ata, tė cilėt mbrojnė aksionet e mafias pėr hir tė lirisė sė fjalės, ata gabojnė, pasi ngatėrrojnė blozėn me rrezen e diellit, - deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se nė kėtė mėnyrė pasuria do tė mblidhej nė mėnyrė tė padrejtė nė njė pakicė tė vogėl njerėzish dhe pjesa dėrrmuese e popullit do tė vuante pėr shkak tė tyre. Sipas Berishės, ka marrė fund historia e blerjes sė mediave nga qeveria, nga kryeministrat apo dėshira e medias pėr t'u shitur te qeveritarėt. Nga ana tjetėr, deputeti i PD-sė, Astrit Patozi, theksoi se kjo qeverie po zbaton njė model tė ri, qeverisjeje pėrsa i pėrket mediave. Sipas tij, nė kohėn kur qeverisnin socialistėt, gazetarėt qė kishin mendim tė kundėrt me qeverinė, pėsonin represion, goditje dhe gjyqe pafund. Nga ana tjetėr, sipas tij, pronarėt e mediave shpėrbleheshin me toka dhe trualle nga qeveria e mėparshme, duke theksuar se klientelizmi nė media ka marrė fund njėherė e pėrgjithmonė. Sipas tij, askush nuk duhet tė trembet nga termi mafia, sepse ajo ėshtė simbolikė e paligjshmėrisė, korrupsionit dhe informalitetit. F. Mejdini
Deputetėt e opozitės theksuan se shkarkimi i Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė ka arsye politike
Nishani: Shkarkimi i Ibrajt si pasojė e mangėsive nė manaxhimin e policisė
Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, deklaroi gjatė seancės sė djeshme, plenare se kishte shkarkuar Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, Bajram Ibrajn, duke u nisur nga indicje tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit pėr mangėsi nė drejtim dhe manaxhim tė punės sė policisė. Duke iu referuar shkarkimit tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Bajram Ibraj, zoti Nishani informoi mbi njė urdhėr tė paraardhėsit tė tij, i cili, mbėshtetur mbi njė rekomandim tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, ka kėrkuar dhėnien e masės Vėrejtje ndaj Drejtorit tė Pėrgjithshėm pėr shkak tė bllokimit tė implementimit tė ligjit pėr gradat. Nga praktikat qė kam gjetur nė Ministrinė e Brendshme, rezulton qė Drejtori i Pėrgjithshėm, Ibraj, i cili ka drejtuar pėr gati 5 vjet Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, ka mangėsi tė theksuara nė drejtimin dhe manaxhimin e tė gjitha punėve dhe pėrgjegjėsive tė policisė, - theksoi ministri i Brendshėm, duke shtuar se ministria qė ai drejton ėshtė e hapur pėr tė verifikuar tė gjitha praktikat, bazėn ligjore dhe tėrė transparencėn e nevojshme pėr kėtė vendim. Nga ana tjetėr, deputetė tė opozitės theksuan se shkarkimi i Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė ka ardhur nė kuadrin e spastrimeve politike qė po bėhen nė polici. Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, theksoi se shkarkimi i Ibrajt ėshtė njė shkarkim i mirėfilltė, politik dhe nė kuadėr tė emėrimeve tė militantėve tė djathtė nė polici. Sipas tij, ky ėshtė njė nga sulmet e radhės qė qeveria po kryen pėr arsye politike. F. Mejdini
Opozita, sot, interpelancė me Berishėn pėr mediat
Kuvendi do tė zhvillojė ditėn e sotme nė orėn 18.00 interpelancėn me kryeministrin Berisha, tė kėrkuar nga 7 deputetė tė opozitės nė lidhje me akuzat e tij pėr disa media. Deputetėt e opozitės mė kėrkesėn e 7 deputetėve tė tyre kanė kėrkuar interpelancė urgjente me kryeministrin Berisha nė lidhje me disa deklarata pėr mediat, tė bėra disa ditė mė parė prej tij. Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, Pandeli Majko, theksoi se kryeministri dhe ministrat e qeverisė sė tij, duhet tė jepnin llogari se cilat janė ato media tė lidhura me mafian dhe cilat janė provat qė ka qeveria nė lidhje me to. Nga ana tjetėr, kryeministri Berisha theksoi se ai falėnderonte deputetėt pėr interpelancėn qė kishin kėrkuar me tė dhe theksoi se e respektonte opozitėn dhe do t`i jepte asaj pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet e ngritura. F.M
Bie neni 20, i kontestuar nga opozita, por ajo sėrish nuk e miraton ligjin
Kalon ligji pėr hipotekat
Kuvendi miratoi me 70 vota pro ditėn e djeshme ndryshimet nė ligjin Pėr regjistrimin e pasurive tė paluajtshme, duke hequr nenin pėr rolin e kryeregjistruesit tė pronės, i cili u bė objekt debati mes mazhorancės dhe opozitės. Megjithė pezullimin e nenit 20 tė ligjit pėr hipotekat, kėrkuar nga kryeministri Berisha, pėrsėri opozita votoi kundėr ndryshimeve nė ligj. Sipas tyre, ndryshimet nė kėtė ligj dhe pezullimi i kėtij neni duhet tė ishin kryer nė komisionin parlamentar tė Ligjeve dhe jo nė sallėn e Kuvendit. Kryeministri Berisha gjatė votimit nen pėr nen tė ndryshimeve tė ligjit pėr Hipotekat theksoi se pezullimi i kėtij ligji kishte si qėllim pėrafrimin e pozicioneve mes mazhorancės dhe opozitės nė lidhje me tė drejtat e kryeregjistruesit nė lidhje me hipotekimin e pasurisė. Edhe pas shkėputjes prej mė se njė ore tė seancės plenare, tė kėrkuar nga deputeti i PDK-sė, Nikollė Lesi, pėr mbledhjen e komisionit tė Ligjeve dhe pėr mundėsinė e gjetjes sė njė kompromisi nė lidhje me kėtė nen, opozita u kthye nė sallė me qėndrimin e mėparshėm, pėr t`i kontestuar kėto ndryshime. Sipas nenit 20 tė kėtyre ndryshimeve, nėse kryeregjistruesi i Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme vėren parregullsi nė dokumentacionin e njė prone, ai nuk ka tė drejtė ta fshijė atė, por ta quajė tė pezulluar. Nė kėtė mėnyrė, nėse ky person nuk paraqitet brenda kėtij afati me dokumentacion tė plotėsuar, ZRPP-ja nuk ka tė drejtė fshirjen e pronės, por nė kolonėn pėrbri tė shėnojė se kjo pronė ka barrė dhe nė kėtė mėnyrė nuk mund tė kryhet asnjė veprim mbi tė, si shitje-blerje apo dhėnie me qira. Propozimi i hedhur nga deputeti i pavarur, Spiro Peēi dhe i mbėshtetur nga mazhoranca, pėrsėri nuk mundi tė kalonte pėr votim nė Kuvend, duke u pėrballur me kontestimet e opozitės. Megjithė tėrheqjen e mazhorancės nga ky nen, pėrsėri opozita nuk pranoi ta votonte, duke e votuar me 22 vota kundėr. Fatjona Mejdini
Mustafaj: Rusia do tregohet e pėrgjegjshme pėr fatet e rajonit
Ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, u shpreh, nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės" se Rusia nė fund tė fundit do tė sillet si njė vend i pėrgjegjshėm pėr fatet e rajonit tė Ballkanit. Zoti Mustafaj, gjatė vizitės qė po zhvillon nė Nju Jork po takohet me ambasadorėt e vendeve tė Kėshillit tė Sigurimit dhe me personalitete tė tjera ndėrkombėtare nė prag tė fillimit tė diskutimit pėr statusin e Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit.
Zoti Ministėr, ju keni ardhur nė Nju Jork pėr tė paraqitur argumentet e qeverisė shqiptare nė favor tė pavarėsisė sė mbikqyrur pėr Kosovėn. Cilat shtete anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit janė objekt i veēantė i lobingut tuaj, nėse mund ta quajmė kėshtu? Mund tė ndahen nė tre kategori: tė parat janė anėtaret e pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit, ku ka nuanca. Dihet se Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca janė nė mbėshtetje pa rezerva tė raportit Ahtisari, pėrfshirė edhe propozimin pėr zgjidhjen e statusit final qė ėshtė pavarėsia e mbikqyrur. Vijnė pastaj Kina dhe Rusia qė janė tė dyja jo nė tė njėjtin qendrim. Kategoria tjetėr janė anėtarėt jo tė pėrhershėm, pra anėtarėt e pėrkohshėm tė Kėshillit tė Sigurimit, tė cilėt janė dy llojesh: ėshtė njė pjesė qė e kupton rėndėsinė e problemit qė mund tė pasojė nga moszgjidhja tani dhe janė disa tė tjerė, tė cilėt nuk mund ta kuptojnė, si vende tė Afrikės apo tė Amerikės Latine dhe tė Azisė, sepse problemet e tyre kombėtare dhe rajonale bėjnė qė ato tė jenė larg kėtij lloj shqetėsimi nė Evropė siē ėshtė Kosova. Prandaj, kėto vende kanė nevojė nė mėnyrėn mė tė sinqertė pėr shpjegim.
Sa mund tė ndikojė diplomacia e Shqipėrisė pėr tė realizuar objektivin e saj, kur duket se ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė kthyer nė njė ēėshtje debati mes Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian nga njėra anė dhe Rusisė nga ana tjetėr? Njė nga argumentet qė nxjerr Rusia dhe qė ėshtė formuluar nė Serbi, ėshtė perspektiva e krijimit tė njė Shqipėrie tė madhe pas pavarėsisė sė Kosovės. Prandaj, ėshtė shumė e rėndėsishme qė unė, si pėrfaqėsues i shtetit shqiptar, me cilėsinė e ministrit tė jashtėm tė qeverisė shqiptare, ti jap garanci faktorit ndėrkombėtar nė tė gjitha nivelet se kufiri midis Shqipėrisė dhe Kosovės ėshtė njė kufi i pandryshueshėm pra nuk ka asnjė prapamendim nė mbėshtetjen qė ne i japim pavarėsisė sė Kosovės, nuk ka asnjė prapamendim pėr njė bashkim tė mundshėm tė Kosovės me Shqipėrinė. Ky ėshtė njė argument qė kur artikulohet nga Shqipėria ka peshėn e tij sepse angazhimi nga ana ime ėshtė njė angazhim shumė serioz pasi unė angazhohem nė emėr tė qeverisė shqiptare.
Zoti Ministėr, cili ėshtė sipas jush thelbi i pozicionit qė ka marrė Rusia, kemi tė bėjmė me njė bllof nga ana e saj apo me shqetėsime legjitime tė Moskės qė ndoshta kanė lidhje me dėshirėn e saj pėr njė rol mė efikas nė planin gjeostrategjik? Gjatė vitit tė kaluar jam takuar katėr herė me ministrin e jashtėm tė Rusisė Sergej Lavrov kam shkuar dy herė nė Moskė, jam takuar njė herė nė Nju Jork dhe njė herė nė Bruksel. Mund tė them me kėnaqėsi se kam patur njė dialog shumė tė hapur, shumė profesional madje me tone miqėsore pėr problemin e Kosovės. Shpreh bindjen time tė plotė se Rusia ėshtė njė vend shumė i pėrgjegjshėm, njė vend qė po luan njė rol nė stabilitetin dhe nė paqen botėrore. Ky ėshtė njė rol qė i takon ta luajė dhe po e luan nė partneritet gjithnjė e mė tė madh me pjesėn tjetėr tė botės demokratike. Nė kėtė rast, Rusia, pavarėsisht debatit qė bėn nė kėtė periudhė, debat qė buron edhe nga probleme tė ngjashme qė ka nė republika ish-sovjetike tashmė tė pavarura, edhe nga njė lidhje tradicionale midis Serbisė dhe Rusisė, pėrsėri nė momentin e fundit ajo do tė sillet si njė shtet i pėrgjegjshėm pėr fatin e rajonit dhe jo pėr fatin e njė vendi tė caktuar. Pavarėsia e Kosovės, nė formulėn e propozuar nga Presidenti Ahtisari ėshtė njė kompromis qė prodhon stabilitet dhe prosperitet pėr tė gjithė rajonin.
Zoti Ministėr, ēfarė hapėsira tė tjera tė paeksploruara shikoni ju si diplomat pėr tė bindur Rusinė qė ta pranojė planin Ahtisari. A ėshtė njė hapėsirė e tillė pėr shembull, ideja e hedhur pėr njė mision tė mundshėm vlerėsimi tė vendeve tė Kėshillit tė Sigurimit nė Kosovė, ide tė cilėn e keni mbėshtetur edhe ju? Unė u shpreha me disa nga pėrfaqėsuesit e lartė tė vendeve anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit, pra me disa nga ambasadorėt, se nė vetvete nuk mendoj se ėshtė njė mision i dėmshėm, me kusht qė ky tė mos jetė njė mision faktmbledhės sepse do tė vinte nė dyshim raportet e mėparshme tė UNMIK-ut. Ky mund tė ishte njė mision informativ qė vendet tė cilat kanė informacion tė pamjaftueshėm pėr realitetin nė Kosovė, pėr problematikėn, pėr historinė dhe pėr aktualitetin e Kosovės, mund tė shkonin disa ditė, tė shihnin dhe tė verifikonin disa gjėra. Pra, si mision informativ unė jam shprehur se nuk shoh ndonjė tė keqe.
Megjithėse nė vėshtrimin afatshkurtėr, siē e pėrmendėt edhe ju, ideja e njė bashkimi midis Shqipėrisė dhe njė shteti tė ri tė Kosovės do tė ishte e parealizueshme, a mendoni se dy shtete shqiptare, me kaq shumė lidhje do tė qendronin gjatė tė ndarė njėri nga tjetri. Cili ėshtė vizioni juaj pėr tė ardhmen? Analiza ime, jo sot, por nė vazhdimėsi gjatė gjithė kėtyre 14 muajve tė negociatave pėr statusin final tė Kosovės, ka qenė se Kosova do tė jetė njė shtet multietnik. Ajo nuk do tė jetė njė shtet i mirėfilltė shqiptar, por njė shtet i tė gjithė kosovarėve: shqiptarė, serbė, turq, romė, pra i tė gjithėve. Duke qenė njė shtet multietnik, ai ka njė bazė themeluese tė ndryshme nga gjuha e shumicės dhe nė teorinė moderne tė ndėrtimit tė shtetit gjuha ėshtė njė element i pamjaftueshėm pėr tė krijuar njė shtet. Pra, ajo tezė e hedhur sė pari nga ministri i jashtėm serb, Vuk Drashkoviē, se po na krijohen dy shtete shqiptare, tė cilat mund tė bėhen tė rrezikshme, ėshtė nė fakt njė tezė e pėrdorur si njė shantazh pėr tė penguar pavarėsimin e Kosovės.
Grupi parlamentar dhe anėtarėt e kryesisė refuzojnė drekėn e shtruar nga Rama si dhe mbledhjen e kryesisė
Ruēi, Dokle, Majko, Koēi, Malaj rreshtohen kundėr Ramės
Nga 42 deputetė tė PS-sė, vetėm 18 prej tyre kanė pranuar ftesėn e Ramės pėr njė drekė pune, e organizuar dje tek hotel Tirana International. Shumica e grupit parlamentar socialist, por edhe e kryesisė sė kėsaj partie kanė refuzuar drekėn e organizuar prej Ramės, nė shenjė proteste pėr lėvizjet qė ai ka ndėrmarrė kohėt e fundit pėr reformimin e partisė. Nė grupin e kundėrshtarėve tė Ramės janė rreshtuar edhe mbėshtetėsit e tij tė fortė gjatė zgjedhjes nė krye tė partisė, si ish-sekretari i pėrgjithshėm, Gramoz Ruēi, apo anėtari i kryesisė sė kėsaj partie, Namik Dokle. Nė drekėn e Ramės kanė munguar dje deputetėt e hershėm tė kėsaj partie, si sekretari i pėrgjithshėm, Pandeli Majko, deputeti dhe anėtari i kryesisė, Arben Malaj, nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, deputetet Marko Bello, Ylli Bufi, Kastriot Islami si dhe shumė tė tjerė, duke bėrė qė mė shumė se gjysma e grupit parlamentar dhe njė pjesė e konsiderueshme e kryesisė tė pozicionohen qartė kundėr kryetarit Rama. Lidhur me refuzimin qė shumica e drejtuesve socialistė i bėri dje drekės sė shtruar nga Rama, nėnkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koēi, tha se kishte refuzuar kėtė drekė, pasi ėshtė jashtė logjike, sipas tij, qė tė shtrohen dreka luksoze, ndėrkohė qė drejtuesit e partisė nė rrethe kanė muaj tė tėrė pa marrė pagėn mujore. Ndėrsa kanė munguar nė drekėn e shtruar prej Ramės, disa anėtarė kryesie qė kanė munguar edhe nė mbledhjen e kryesisė, ku ishin tė pranishėm edhe zv/sekretarėt organizativė tė 13 qarqeve.
Dreka e Ramės me drejtuesit e rinj socialistė
Kryetari socialist ka festuar drekėn e djeshme me njerėzit e tij besnikė, nė grupin parlamentar dhe kryesi, duke krijuar kėshtu njė tablo tė qartė se cilėt janė aktualisht mbėshtetėsit e tij dhe cilėt do tė jenė njerėzit qė do tė marrin nė dorė fatet e partisė mė tė madhe tė opozitės. Nė krah tė Ramės, nė drekėn e djeshme ndėr tė tjerė ishin deputetėt Harasani, Braēe, Idrizi, Sterkaj, por edhe Ben Blushi. Ndėrsa, deputetėt e rinj tė Kuvendit, dikur tė konsideruar, mbėshtetės tė Nanos, sot mbėshtetės tė flaktė tė Ramės, ishin nė drekėn e djeshme edhe nė cilėsinė e zėvendėssekretarėve organizativė tė partisė nė 12 qarqet e vendit. Duke iu referuar zhvillimeve tė fundit nė PS, debateve pėr ndryshimet nė statutin e partisė, por edhe lėvizjeve organizative brenda kėsaj partie, duket qartė se deputetėt qė pranuan dje ftesėn e Ramės do tė jenė nė krah tė tij, nėse ai do tė vazhdojė tė jetė nė krye tė PS-sė, pas zgjedhjeve brenda kėsaj partie. Ndėrsa, ata qė refuzuan ftesėn e Ramės, gjė e cila erdhi pas njė sėrė kundėrshtish pėr lėvizjet politike tė kėtij tė fundit nė PS, nuk dihet nėse do tė kenė mė shansin tė jenė kandidatė tė PS-sė pėr deputet.
Kryetari i PS-sė sė Korēės shprehet pėr opinionin e bazės socialiste pėr anėtarėsimet fiktive nė PS
Baza e PS-sė protestė Ramės: Spranojmė nė radhėt tona anėtarė njėpėrdorimsh
Baza reale e PS-sė proteston ndaj pranimit nė parti tė njerėzve qė do tė jenė anėtarė tė saj, vetėm sa pėr tė votuar. Nė mbledhjen e djeshme tė kryesisė sė PS-sė, ku kanė qenė tė pranishėm edhe nėnsekretarėt organizativė tė 12 qarqeve ėshtė diskutuar pėr reagimin qė ka patur baza e PS-sė pėr pranimet masive nė PS tė anėtarėve tė rinj, duke i konsideruar kėto anėtarėsime si tė motivuara vetėm me njė qėllim, atė tė votės pėr drejtuesit e rinj tė kėsaj partie. Ky fenomen konsiderohet nga baza e partisė si njė manipulim i hapur i votės sė anėtarėsisė reale tė kėsaj partie, pasi anėtarėt, tė cilėt, me kontributin e njerėzve tė afėrt tė kryetarit apo edhe tė kandidatėve pėr drejtues tė rinj tė kėsaj partie, pranohen nė parti brenda kėtyre ditėve deri nė zgjedhje, kanė vetėm njė mision, tė votojnė pėr Ramėn dhe mbėshtetėsit e tij nė kėtė parti. Nė mbledhjen e djeshme zv/sekretarėt e rinj organizativė tė qarqeve, si Harasani, Idrizi apo edhe Braēe i kanė premtuar kryetarit tė partisė se do tė arrijnė shifra tė larta anėtarėsh tė rinj nė parti deri nė datėn 9 prill, kur edhe do tė zhvillohet kongresi i PS-sė.
Reagimi Zėvendėssekretari organizativ i PS-sė pėr qarkun e Korēės, Niko Peleshi, ka kundėrshtuar fenomenin e pranimeve masive nė PS, nė prag tė zgjedhjeve tė kėsaj partie, duke theksuar se baza e partisė ėshtė e shqetėsuar pėr kėtė ēėshtje. Ai i ka dėshmuar kryetarit Rama se, nga baza e PS-sė ėshtė kuptuar si njė fenomen qė ka tė bėjė me anėtarėsime masive, me qėllim qė ata tė ndikojnė me votėn e tyre nė zgjedhjen e drejtuesve tė caktuar tė PS-sė, ndėrsa ka theksuar se ai, si zv/sekretar kishte bėrė punėn e tij, duke sqaruar pėr tė kundėrtėn. Rama ėshtė pėrpjekur tė sqarojė procesin e anėtarėsimeve, duke theksuar se reforma e re nė PS nuk ka pėr qėllim mėnjanimin e askujt, por ka pėr qėllim demokratizimin e kėsaj partie. Nė fjalėn e tij, kreu socialist ka kėrkuar nga zėvėndėssekretarėt qė tė sqarojnė bazėn e partisė se ėshtė vendosur qė tė afrohet fushata e zgjedhjeve nė parti, vetėm pėr shkak se PS-ja duhet tė pėrgatitet pėr zgjedhje tė parakohshme. Mbledhja e kryesisė sė partisė, bashkė me zėvendėssekretarėt ka kaluar pa debate, pasi nė mbledhje mungonin tė gjithė anėtarėt e kryesisė socialiste, tė cilėt janė rreshtuar kundėr Ramės pėr lėvizjet qė ai ka ndėrmarrė pėr reformimin e thellė tė partisė.
Rama: Zgjedhjet e parakohshme, jo kapitull i mbyllur
Kryesia e Partisė Socialiste diskutoi gjatė mbledhjes sė radhės lidhur me reformat dhe zgjedhjet nė strukturat e saj. Sipas deklaratės pėr shtyp tė PS-sė, kryetari Rama iu ėshtė drejtuar anėtarėve tė kryesisė se, "ėshtė detyra jonė tė bėjmė njė punė intensive pėr tė sqaruar forumet drejtuese, anėtarėt e PS-sė dhe qytetarėt mbi qėllimin e reformės nė PS dhe avantazhet e saj." "Zgjedhjet e parakohshme nuk janė absolutisht njė ēėshtje e mbyllur, nė qoftė se nuk gjejmė vullnet nga mazhoranca pėr reformat thelbėsore qė ka propozuar opozita dhe qė i duhen, sot mė shumė se kurrė, vendit. Ėshtė e rėndėsishme qė PS-ja tė jetė nė kėmbė nė tė gjitha nivelet, e gatshme pėr ēdo rast", - ėshtė shprehur Rama. Sipas deklaratės, nė mbledhjen e kryesisė sė partisė kanė marrė pjesė edhe nėnsekretarėt rajonalė tė ngarkuar nga kryesia pėr tė ndjekur procesin zgjedhor tė shpallur nga Asambleja Kombėtare nė tė gjitha nivelet dhe strukturat e PS-sė. Zoti Rama, duke falenderuar punėn e nėnsekretarėve pėr realizimin e volumit tė aktiviteteve tė zhvilluara deri tani, theksoi se, "harmonizimi i punės sė tyre me anėtarėt e kryesisė tė deleguar nė ēdo zonė do tė prodhojė rezultate mė tė mira, duke realizuar ēdo hap tė procesit nė kohėn e duhur."
Rama: Reformat e qeverisė, situata alarmante
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, reagoi gjatė njė konference pėr shtyp, nė lidhje me buxhetin e shtetit, reformėn nė polici dhe mediat. Kreu socialist, Rama, u shpreh se, "jemi shumė tė shqetėsuar lidhur me njė degradim tė situatės politike dhe pėr njė sėrė aspektesh aspak tė pėlqyeshme dhe alarmante pėr raportet mes pushteteve." Sipas tij, ajo qė pėrbėn njė tjetėr kėmbanė alarmi ėshtė se, "kemi njė shumicė parlamentare qė ka humbur tėrėsisht sensin e shėrbimit ndaj qytetarėve, lidhjen me njė realitet qė ėshtė gjithnjė e mė i papėrgjegjshėm dhe i papajtueshėm me kėtė sfidė dhe kėtė rendiment tė qeverisė." Lidhur me ndryshimet e fundit nė Policinė e Shtetit, Rama tha se, "sulmi partiak ndaj Policisė sė Shtetit dhe keqtrajtimi i oficerėve tė karrierės, trasformimi sistematik i Policisė sė Shtetit nė njė organ ku profesionalizmi kėrkohet gjithnjė e mė pak dhe ku militantizmi vlerėsohet me shumė sjell pasoja tė mėdha." Rama tha se krahas kėtyre, "shfaqet edhe gropa e madhe e buxhetit tė shtetit me miliarda lekė qė nuk gjenden, ku shihen investime tė pakryera apo pagesa tė bėra, kur nuk janė kryer volumet e punės, por janė justifikuar me dokumenta falso."
Nėnkryetari i Grupit Parlamentar tė PS-sė kėrkon qė financat e partisė tė pėrdoren mė mirė
Koēi: Kongresi do tu thotė ndal projekteve personale
Nėnkryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, Petro Koēi, deklaroi, gjatė njė prononcimi pėr mediat se, "financat e partisė, madje dhe ato personale, duhen harxhuar nė tė mirė tė funksionimit tė partisė, pasi ne kemi kryetarėt e partisė nėpėr rrethe dhe bashki, qė nuk paguhen akoma". Deklarata e zotit Koēi u bė pak orė pėrpara njė dreke pune tė thirrur nga kryetari i PS-sė, Edi Rama, me deputetėt e kėsaj partie. Zoti Koēi theksoi se, "ėshtė shqyrtuar ēėshtja e shmangies nga statuti pėr herė tė parė nė Komisionin Qendror tė Garancive Statutore dhe unė shpresoj qė kėto projekte, qė janė si ndėrtime pa leje, tė anullohen, pasi mendoj se edhe kongresi i partisė nuk ėshtė njė proces apo njė institucion qė legalizon ndėrtimet pa leje." "Kjo ėshtė pėrgjigjja mė e keqe qė mund t'i bėhet mazhorancės aktuale, nėse vazhdojmė me veprime tė cilat anashkalojnė institucionet e partisė dhe statutin e partisė, ndaj duhet patjetėr qė ne sė bashku tė ndėrtojmė njė projekt pėr tė fuqizuar tashmė PS-nė nė nivele qė tė sfidojmė mazhorancėn", - tha zoti Koēi. Sipas tij, ka shumė aktorė dhe protagonistė tė PS-sė qė mendojnė se rruga e shmangies nga statuti ėshtė njė rrugė e gabuar dhe qė mendojnė se tė gjitha kėto duhet tė korrigjohen nė mėnyrė tė menjėherėshme, ndaj dhe shprehu besimin se ongresi nė fuqi i partisė do t'u thotė ndal kėtyre projekteve personale. I pyetur nėse do tė marrė pjesė nė drekėn e punės tė organizuar nga kryetari i PS-sė, Edi Rama, pėr tė diskutuar mbi kėto ēėshtje, zoti Koēi theksoi se, "financat e partisė madje dhe ato personale, duhen harxhuar nė tė mirė tė funksionimit tė partisė, pasi ne kemi kryetarėt e partisė nėpėr rrethe dhe bashki, qė nuk paguhen akoma, ndaj mendoj se financat duhen shfrytėzuar pikėrisht pėr tė financuar institucionet e partisė."
Malaj: Duhet tė ketė patjetėr njė garė nė PS
Deputeti i Partisė Socialiste, Arben Malaj, u shpreh dje nė njė prononcim pėr mediat se, akoma nuk ka njė vendim pėr emrin konkret qė do tė kandidojė nė garėn pėr kryetar partie Deputeti Malaj u shpreh se ajo qė ka theksuar dhe e thekson nė mėnyrė tė pėrsėritur ėshtė qė: Partia Socialiste duhet tė ruajė trenin e saj progresiv dhe modernizues, ēka do tė thotė qė patjetėr duhet tė ketė njė garė, pra nuk bėhet fjalė pėr njė veprim individual pėr tė konkurruar, pasi akoma nuk janė marrė vendime pėrkatėse. Duke iu referuar debatit tė hapur brenda PS-sė nė lidhje me zgjedhjet e brendshme nė kėtė parti, zoti Malaj tha se, debati qė shoh dhe qė ėshtė nė qendėr tė medias dhe qė duhet tė zhvillohet mė tepėr, ėshtė sa pozitive janė zhvillimet nė PS, sesa pozitiv dhe konkret do tė jetė konkurrimi nė PS.
Kryeministri deklarohet pro ndryshimeve nė Kushtetutė dhe bashkėpunimit pėr reformėn zgjedhore me opozitėn
Berisha: Jam nė favor tė senatit, mungesa e tij ka krijuar boshllėqe
Kryeministri gjatė fjalės sė tij nė grupin parlamentar tė PD-sė u shpreh se veē tė tjerave ndryshimet nė Kushtetutė duhet tė prekin dhe ēėshtjen e zgjedhjes sė presidentit. Sipas tij, pėr kėto ēėshtje dhe pėr reformėn zgjedhore, i domosdoshėm ėshtė bashkėpunimi me opozitėn
Kryeministri, Sali Berisha, mbėshtet idenė e ndryshimeve nė Kushtetutė, e cila do ti hapė rrugė krijimit tė njė dhome senati, apo dhe zgjedhjes me anė tė referendumit tė Presidentit tė Republikės. Gjatė fjalės sė tij nė mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u shpreh se, Kushtetuta shqiptare ėshtė bazuar mė sė shumti te Kushtetuta greke, e cila gjithsesi ėshtė nga mė tė mirat, por nė ndryshim me Kushtetutėn tonė, atje ekziston Kėshilli i Shtetit, i cili kompenson funksionet e senatit. Berisha u shpreh se deri mė tani, Kushtetuta shqiptare ka krijuar mjaft boshllėqe. Gjithsesi, kryeministri u shpreh se nė tė gjitha rastet kėto angazhime do tė merren, nė rast se ekziston fryma e konstruktivitetit dhe bashkėpunimit me opozitėn. Jam plotėsisht nė favor tė senatit. Kushtetuta jonė ėshtė bazuar shumė nė Kushtetutėn greke, e cila nė njohuritė e mia, dua tė pohoj se ėshtė njė nga Kushtetutat mė tė mira, por Kushtetuta jonė nuk ka vendosur institucionet qė vendos Kushtetuta greke. Ajo ka krijuar boshllėqe. Njė ndėr kėto boshllėqe tė mėdha, tė cilin Kushtetuta greke e kompenson nė njė mėnyrė krejtėsisht tjetėr, ėshtė mungesa e senatit. Vėrtet Greqia nuk ėshtė njė vend bikameral, por ka Kėshillin e Shtetit, njė institucion eficient, shumė tė rėndėsishėm, plus zgjidhje tė tjera, realisht tė rėndėsishme. Nė kėtė kontekst, nė rast se ekziston vullneti i mirė, unė dua tė siguroj tė gjitha forcat politike se ne mbetemi tė hapur, nė frymėn e konstruktivitetit, tė rishqyrtojmė apo tė angazhohemi nė njė reformė kushtetuese, tė cilėn gjykoj se koha e ka bėrė tė rėndėsishme dhe tė domosdoshme, jashtė interesave tė veēanta, politike, por nė interes tė vendit dhe tė shtetit ligjor, - tha Berisha. Kryeministri gjatė fjalės sė tij foli dhe pėr reformėn zgjedhore, nismė e ndėrmarrė nga kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi. Kryeministri e cilėsoi kėtė reformė si shumė tė rėndėsishme dhe kėrkoi nga deputetėt e mazhorancės ti japin tė gjithė mbėshtetjen e nevojshme kėsaj nisme, duke vlerėsuar gjithashtu edhe rėndėsinė qė ka ndėrmarrja e njė konsensusi sa mė tė gjerė pėr kėtė ēėshtje. Mendoj se kėtė javė, veprimi mė i rėndėsishėm qė duhet tė ndėrmarrim ėshtė mbėshtetja e nismės sė zotit Topi pėr krijimin e komisionit parlamentar tė Reformės Zgjedhore. Ne gjykojmė se ėshtė e domosdoshme qė ky komision tė ngrihet dhe tė funksionojė, tiu japė pėrgjigje tė gjitha problemeve tė reformės zgjedhore. Ėshtė mirė qė me reformėn zgjedhore tė punojmė me frymėn e bashkėpunimit, pėr tiu dhėnė pėrgjigje tė gjitha problemeve qė ngre ODIHR-i nė raportin e tij, tė cilat nė mėnyrė jotaksative, por nė mėnyrė sugjeruese, rekomandojnė edhe shqyrtimin e sistemit ekzistues, elektoral. Kėto janė qėndrimet tona pėr kėto ēėshtje. Ne do tė angazhohemi shumė seriozisht nė komisionin parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore, komision qė ka njė traditė shumėvjeēare dhe qė pavarėsisht nga vėshtirėsitė qė ka njohur nė momente tė caktuara, ka qenė promotor i zhvillimit tė reformės zgjedhore, - tha kryeministri.
Pėrfaqėsues tė fondacionit gjerman Hans Seidel takohen me kryeministrin Berisha
Gjermanėt: Asistencė pėr punonjėsit privatė e shtetėrorė.
Fondacioni gjerman Hanns Seidel do tė ofrojė asistencė nė sektorin politik,ekonomik dhe nė atė tė administratės publike. Kjo u bė e ditur gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes ditėn e djeshme tė kryeministrit Sali Berisha me kėtė fondacion. Mbi bazėn e kėsaj marrėveshjejė, fondacioni do tė ofrojė asistencė nė sektorin politik, me anė tė sė cilės synon thellimin e bashkėpunimit mes Shqipėrisė dhe Gjermanisė. Nė sektorin ekonomik do tė ofrojė mundėsi trajnimi nė fushėn e manaxhimit dhe marketingut pėr punonjėsit e ndėrmarrjeve private dhe publike. Ndėrsa ajo ēka ofrohet nė sektorin e administratės publike, ėshtė hartimi dhe zbatimi i disa projekteve pėr kualifikimin e nėpunėsve tė niveleve tė ndryshme tė administratės qendrore e vendore. Gjatė ceremonisė, Berisha zhvilloi njė takim me Drejtorin e Pėrgjithshėm Ekzekutiv tė fondacionit, Rainer Gepperth dhe pėrfaqėsuesin e kėtij fondacioni pėr Bullgarinė, Shqipėrinė dhe Maqedoninė, Wolfgamg Glesker. Takimi u pėrqendrua nė reformat e ndėrmarra nga qeveria dhe bashkėpunimin e mėtejshėm mes qeverisė shqiptare dhe kėtij fondacioni. Gjithashtu, kryeministri i njohu bashkėbiseduesit me pėrpjekjet pėr zbatimin e marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, me progresin e vendit drejt anėtarėsimit nė NATO dhe krijimin e njė klime tėrheqėse pėr investimet nė Shqipėri. Veēanėrisht kryeministri u ndal nė reformėn e ndėrmarrė nga qeveria pėr futjen e metodave elektronike nė regjistrimin e biznesit, regjistrimin e pronave, pagimin e taksave dhe detyrimeve doganore, pra, nė tėrėsi, nė kryerjen elektronikisht tė veprimeve administrative. Lehtėsimi i procedurave burokratike ėshtė qėllimi kryesor i qeverisė, - u shpreh kryeministri. Gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes ishin tė pranishėm edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave, Myqerem Tafaj dhe pėr palėn gjermane, Drejtori i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i fondacionit, Rainer Gepperth.
Partitė aleate tė koalicionit tė djathtė janė dakord me reformėn zgjedhore, por kjo nuk duhet tė pėrfshijė rritjen e pragut elektoral
PR-PDR shprehen kundėr rritjes sė pragut elektoral me 4%
Partia Republikane dhe Partia Demokrate e Re janė shprehur kundėr rritjes sė pragut elektoral me katėr pėr qind. Gjatė njė prononcimi pėr mediat, nėnkryetari i PDR-sė, Tritan Shehu, u shpreh se ėshtė e domosdoshme tė rishikohet sistemi zgjedhor, nė mėnyrė tė tillė qė tė influencojė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė pėrbėrjes sė parlamentit, i cili fatkeqėsisht sot, le shumė pėr tė dėshiruar. Duhet tė kryhen tė tilla pėrmirėsime nė sistemin zgjedhor, tė cilat tė bėjnė qė efektet jokorrekte nė veprimet e zgjedhjeve, qė pėrplasin kandidatėt pėr fushatat elektorale tė minimizohen dhe tė garantojnė nė maksimumin e mundshėm njė fushatė dhe procedurė zgjedhore sa mė tė ndershme, tė qetė, tė lirė dhe demokratike, kėto janė objektivat tanė drejt pėrmirėsimit tė sistemit zgjedhor dhe mendoj se nė kėtė drejtim mė mirė do tė influenconte implementimi i njė sistemi proporcional, rajonal, sepse vetė kushtet e Shqipėrise dhe vetė situata do tė ndikonte pozitivisht nė pėrmirėsimin e dy elementėve tė mėsipėrm. Jemi tė hapur pėr diskutime tė tjera dhe pėr tė arritur nė njė mendim sa mė tė gjerė, ndėrsa ngritja e pragut besoj nuk ėshtė nė vetvete qėllim pėr ne, por as pėr disa forca tė tjera, politike", - tha Shehu. Ndėrsa kryetari i grupit parlamentar tė PR-sė, Arjan Madhi, u shpreh se PR-ja ėshtė shprehur qartazi pėr njė sistem proporcional dhe pėr njė prag elektoral prej 2.5 %". "Sigurisht qė ky ėshtė njė produkt i njė analize dhe ekspertize teknike dhe politike tė tė gjitha fenomeneve qė e kėrkojnė njė zgjidhje tė tillė, pasi PR-ja e ka dėshmuar tashmė peshėn politike dhe nuk ka dyshime pėr kėtė, por kėtu janė njė sėrė elementėsh qė diktojnė qė zgjedhja e PR-sė nė lidhje me pragun tė jetė 2.5 %", - tha Madhi. Mė tej, kreu i grupit parlamentar tė PR-sė u shpreh se, " partitė qė janė nė rendin e 2.5 % nė Shqipėri, janė parti qė pėrfaqėsojnė alternativa qė mbėshteten nga njė elektorat i konsiderueshem dhe nuk mund tė shmangėsh nė mėnyrė aritmetike pėr pėrzgjedhjen e elektoratit qė ka zgjedhur kėto alternativa", - tha Madhi.
Ministria e Integrimit: MSA-ja nuk detyron pėrgatitjen e kartave tė identitetit
Por qeveria e ka bėrė detyrim dhe prioritet tė punės sė saj
Ministria e Integrimit ka reaguar dje, nė lidhje me qėndrimet e mbajtura nė shtyp, se qeveria ka shkelur afatet e marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit, nė lidhje me pėrgatitjen e kartave tė identitetit. Nė njė deklaratė pėr shtyp, kjo ministri thekson se MSA-ja nuk detyron shtetin shqiptar pėr pėrgatitjen e kartave tė identitetit. Duhet tė saktėsojmė se marrėveshja e Stabilizim- Asocimit midis Shqipėrisė nga njėra anė dhe vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian nga ana tjetėr, nė asnjė nen tė saj nuk adreson detyrimin e shtetit shqiptar pėr pėrgatitjen e kartave tė identitetit, pėr faktin se kjo pėrbėn njė ēėshtje tė brendshme tė vendit, - thuhet nė deklaratė. Sipas kėsaj ministrie, hartimi i kartave tė identitetit ėshtė njė detyrim i pėrcaktuar nga vete qeveria shqiptare, i mbėshtetur edhe nė rekomandimet e Komisionit Evropian, tė shprehura nė Dokumentin e Partneritetit Evropian. Pėr kėtė arsye, pėrgatitja e kartave tė identitetit ėshtė parashikuar nė Planin Kombėtar pėr zbatimin e MSA-sė, miratuar me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave, Nr. 463, datė 05.07.2007-tė. Mosrealizimi i 10 masave tė pėrmendura nga mediat e mėsipėrme, i referohen pikėrisht kėtij Plani Kombėtar. Theksojmė se ky dokument, adreson nė mėnyrė tė plotė detyrimet e shtetit shqiptar qė rrjedhin jo vetėm nga MSA-ja, por edhe nga dokumente tė tjera si rekomandimet e Raporteve Vjetore tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė, Dokumentet e Partneritetit Evropian, apo dokumente tė tjera, strategjikė, - theksohet nė deklaratė. Pėr informim, saktėsojmė se pėr projektin e realizimit tė kartave tė identitetit ėshtė kėrkuar nga ana e qeverisė shqiptare, konsulenca e njė kompanie tė huaj, me qėllim pėrmirėsimin e projektit tė deritanishėm pėr kartat e identitetit, duke futur nė tė elemente tė tjera, tė rėndėsishme si: ngritja e njė regjistri on-line tė aksesueshėm pėr institucionet e ndryshme, shtetėrore, tė interesuara; pėrfshirja e elementeve tė tjera, tė identifikimit (numri i sigurimeve shoqėrore tė ēdo personi, etj); ngritja e njė regjistri modern, kombėtar tė adresave; dhe masa tė tjera tė karakterit teknik. Rėndėsia e njė projekti kaq tė madh, ka bėrė qė qeveria shqiptare tė jetė shumė e kujdesshme nė marrjen e vendimeve, me synimin qė nė fund tė kėtij procesi tė gjatė dhe tė kushtueshėm Shqipėria tė jetė edhe mė afėr standardeve evropiane nė kėtė fushė, - vijon mė tej deklarata pėr shtyp.
Kryetarja e Kuvendit pėrkujton nė Shkodėr ngjarjet e 2 prillit
Topalli: Kandidimi i Imamit, memoria nė PD vazhdon tė jetė e rėndėsishme
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe zėvendėskryeministri i Shqipėrisė, Gazmend Oketa, kanė qenė dje, tė pranishėm me rastin e 16-vjetorit tė rėnies sė dėshmorėve tė demokracisė, mė 2 prill 1991, nė qytetin e Shkodrės. Ndalesėn e parė ata e kanė bėrė nė memorialin kushtuar 2 prillit, nė sheshin para rektoratit tė universitetit Ligj Gurakuqi, ku sė bashku me drejtuesit e pushtetit vendor, si dhe me deputetėt e Shkodrės, kanė vendosur lule dhe kurora. Homazhet janė zhvendosur nė varrezat e qytetit, ku tė shoqėruar tashmė edhe nga familjarėt e 4 dėshmorėve shkodranė tė demokracisė, kryeparlamentarja Topalli dhe zv/kryeministri Oketa kanė vendosur edhe atje lule dhe kurora. Nė mbyllje ata kanė bėrė vizita edhe nė familjet e tyre. Mė 2 prill tė vitit 1991, vetėm 2 ditė pas zgjedhjeve tė para, pluraliste tė 31 marsit tė vitit 1991, qyteti i Shkodrės u pėrfshi nga njė revoltė masive nė shenjė proteste pėr fitoren nė shkallė vendi tė ish-Partisė sė Punės (PPSH). Nė trazirat e zhvilluara kryesisht para godinės sė ish-Komitetit tė PPSH-sė, sot, godina e rektoratit, mbetėn tė vrarė nė sheshin pėrballė, fillimisht Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu, i cili vdiq njė ditė mė vonė nė spitalin e Tiranės. Menjėherė pas vrasjes sė Arben Brocit, njėrit prej liderėve studentorė tė lėvizjes sė dhjetorit 90-tė, turma e egėrsuar sulmuar godinėn e Komitetit tė PPSH-sė. Kryetarja e Kuvendit, njėkohėsisht nėnkryetare e PD-sė, iu ėshtė pėrgjigjė pyetjeve tė gazetarėvė nė lidhje me 2 prillin, por dhe pėr ndryshimet nė PD. Mė poshtė vijon intervista e saj.
Zonja Topalli, cili ėshtė mesazhi juaj pėr 2 prillin? 2 prilli i vitit 1991 ka mbetur thellė nė kujtesėn e kėtij qyteti, por jo vetėm tė tij. Ndaj dhe ne jemi kėtu sot, pėr tė nderuar atė ditė shumė tė veēantė qė shėnon edhe ndryshimin e sistemit. Nė fakt, sa herė qė mendojmė pėr ato 4 djem, tė cilėt u vranė atė ditė tė shėmtuar, unė mendoj sesa njerėz ka ky vend, tė cilėt kanė sakrifikuar pėr tė ardhmen e tij. Ėshtė shumė e rėndėsishme ti rikthehemi memories dhe tė reflektojmė mbi kėto momente, kur njeriu gjen kurajė dhe jep pėr tė ardhmen e vendit atė qė ėshtė mė e shtrenjtė, jetėn e tij.
Lidhur me politikėn e ditės, kur do tė mblidhen forumet e Partisė Demokratike? Forumet do tė mblidhen nė njė ditė jo tė largėt dhe besoj se ėshtė rasti pėr ti dhėnė njė rienergjizim Partisė Demokratike, strukturave tė saj nė disa qytete si nė Tiranė, Durrės, Korēė apo ndonjė qytet tjetėr, tė cilat kanė nevojė pėr tė bėrė zgjedhje tė reja.
A do tė ketė ndryshime nė strukturat e PD-sė? Kur flas se do tė ketė zgjedhje nė disa qytete, kjo nuk pėrjashton faktin qė do tė ketė edhe disa shtesa nė sekretariatin e kryesisė sė PD-sė apo disa plotėsime tė vendeve vakant.
Si e konsideroni kandidimin e Arben Imamit pėr postet drejtuese tė PD-sė? Ėshtė herėt pėr tė folur pėr kėtė, por unė mendoj se kjo ditė ėshtė njė ditė e njė reflektimi tė thellė dhe nė kemi kaluar 8 vite tė njė opozitė shumė tė vėshirė ndaj memoria nė PD vazhdon tė jetė shumė e rėndėsishme dhe shumė domethėnėse. Pėrgatiti: Arben Lagreta
KQZ shpall: Osman Metalla, deputeti mė i ri nė Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje, me tetė vota pro vendimin pėrfundimtar pėr tė shpallur si fitues nė zgjedhjet e pjesshme, parlamentare, tė zhvilluara nė zonėn nr. 26 nė Shijak, zotin Osman Metalla. Vendimi pėrfundimtar i KQZ-sė erdhi pas rrėzimit qė iu bė kėrkesės sė Partisė Socialiste nga Kolegji Zgjedhor pėr t'i shpallur tė pavlefshme zgjedhjet nė zonėn e Shijakut. Duke sqaruar procedurėn se, pse KQZ-ja duhej tė jepte njė vendim pėrfundimtar pėr zgjedhjet e 11 marsit nė zonėn e Shijakut, kryetari i kėtij komisioni, Ēlirim Gjata, tha se, Kuvendit tė Shqipėrisė nuk mund ti paraqitet njė vendim i KZZ-sė, por duhet ti paraqitet njė vendim i KQZ-sė. Mė tej, duke bėrė njė paraqitje tė procesit zgjedhor nė zonėn elektorale nr. 26, ku kandiduan pėrballė njėri-tjetrit Osman Metalla (PD) dhe Igli Ēela (PS), zoti Gjata tha se, ajo qė ndodhi nė Shijak nuk duhet tė ndodhė mė kurrė. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor dhe i KQZ-sė pėr zgjedhjet e Shijakut i jep fund problemeve tė tilla si largimi i komisionerėve me vula nė xhep, vrasja e njerėzve apo prishja e procesit nga deputetėt, - tha zoti Gjata. Sipas tij, kėto vendime tė dhėna nga Kolegji dhe KQZ-ja i japin fund fenomeve tė tilla, tė cilat janė konstatuar edhe nga raportet e ndėrkombėtarėve.
KOMENTE
Qeveria e Serbisė duhet ta pranojė humbjen e Kosovės
Geoffrey Hoon
Kemi arritur nė etapėn e rėndėsishme pėr Kosovėn. Gati tetė vjet pas miratimit tė Rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit 1244, Emisari i OKB-sė, Martti Ahtisaari, prezantoi propozimin pėrfundimtar pėr zgjidhje para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė New York. Nga fundi i vitit 1999-tė kam qenė i caktuar nė pozitėn e Sekretarit tė Mbrojtjes sė Britanisė, menjėherė pas intervenimit ushtarak tė NATO-s. Atėherė e kisha tė qartė se NATO evitoi njė katastrofė edhe mė tė madhe nė Ballkan. Por, Kosova ka mbetur prioritet kryesor. Asokohe, sfidat ishin kryesisht tė natyrės humanitare. Bashkėsia ndėrkombėtare ka treguar vullnetin e pėrbashkėt qė tė marrė pėrgjegjėsitė nė Kosovė, ndėrsa Kombet e Bashkuara kanė drejtuar vendin. Kjo, natyrisht ka mundur tė jetė vetėm zgjidhjen e pėrkohshme pėr problemet e komplikuara nė Kosovė. Parė afatgjatė, duhet tė merremi me ēėshtjen e statusit politik tė Kosovės. Ngjarjet nga vitit 1999-tė, represioni i vazhdueshėm i regjimit tė Millosheviēit dhe pėrpjekjet sistematike qė shqiptarėt e Kosovės tė dėbohen nga Kosova kanė krijuar njė realitet tė ri, politik. Kjo nėnkuptonte se kthimi nėn qeverisjen e Beogradit ėshtė zgjidhje me pak gjasa. Mė kujtohet qartė vizita nė Kosovė nė vitin 1999-tė, kur me sytė e mi kam parė shkallėn e shkatėrrimit, mjerimin e dukshėm ne fytyrat e njerėzve nė Kosovė ishin kėto pamje shokuese nė Evropėn moderne. Kur pėrsėri isha nė Kosovė, nė nėntorin e kaluar, kam mundur tė shoh pėrparim tė vėrtetė. Qeveria e zgjedhur e Kosovės gradualisht kishte marrė pėrgjegjėsitė nga OKB-ja pėr tė qeverisur vetė. Kam parė ndėrtesa dhe ndėrmarrje tė reja nė Prishtinė. Dhe, ēka ėshtė mė me rėndėsi, dukej se shumica e njerėzve me optimizėm shikojnė nė ardhmėrinė e tyre. Por, zhvillimi ekonomik dhe politik i Kosovės edhe me tutje bllokon pasigurinė nė aspektin e statusit tė saj. Gjetja e njė zgjidhjeje tė qėndrueshme - ėshtė me rėndėsi jo vetėm pėr ardhmėrinė e Kosovės, por pėr mbarė rajonin. Nė dhjetor, liderėt evropianė kanė pėrsėritur qėndrimin e tyre se ardhmėria e Ballkanit Perėndimor ėshtė nė Bashkimin Evropian. Britania e Madhe fuqimisht pėrkrah kėtė qėndrim, por para se kėto vende ti bashkohen BE-sė, ato duhet qė tė ballafaqohen me trashėgimin e konflikteve gjatė viteve nėntėdhjetė. Pėr kėtė arsye, zgjidhja e drejtė e statusit tė Kosovės ėshtė urgjente dhe e rėndėsisė vitale. Martti Ahtisaari ka punuar nė mėnyrė energjike, tė ndershme dhe profesionale. Tė gjithė do tė dėshironim zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt, e cila do tė arrihej me negociata. Por, humnera e pakalueshme mes palėve - ėshtė parė qartė me rastin e takimeve tė nivelit tė lartė nė Vjenė, mė 10 mars. Para nesh ėshtė zgjidhja midis vazhdimit tė agonisė dhe shfrytėzimit tė mundėsive qė ofrojnė propozimet e Ahtisaarit. Unė e kam tė qartė se, cila zgjidhje ėshtė e arsyeshme. Nė vitin 2005-sė, Kai Eide ka njoftuar Kėshillin e Sigurimit se duke marrė parasysh qė ėshtė bėrė njė hap prej stagnimit deri tė pritja - nuk mund tė lejohet qė stagnimi pėrsėri tė mbretėrojė nė Kosovė. Plotėsisht pajtohem me kėtė. Dhe, konsideroj se e njėjta logjikė duhet tė vlejė edhe tani. Propozimet e Ahtisaarit paraqesin pasqyrimin e negociatave dhe debateve tė detajuara, tė udhėhequra me tė dy palėt mė shumė se njė vit dhe vendosin balancėn midis aspiratave tė shumicės sė Kosovės dhe garantimin gjithėpėrfshirės pėr mbrojtjen e komuniteteve joshqiptare, posaēėrisht tė serbėve tė Kosovės. Negociatat nuk kanė kėnaqur shumicėn e kėrkesave tė tė dyja palėve. Qeveria e Kosovės duhet tė pranojė mbikėqyrjen e vazhdueshme dhe gjithėpėrfshirėse ndėrkombėtare, kurse qeveria e Serbisė duhet ta pranojė humbjen e Kosovės. Kam biseduar pėr qėndrimet e qeverisė Serbe gjatė vizitės sime nė Beograd, nė shkurt tė kėtij viti dhe jam i vetėdijshėm se e kanė tė vėshtirė qė ta pranojnė kėtė lloj epilogu. Por, besoj se ai ofron mundėsitė mė tė mėdha pėr stabilitet nė rajon. Besojmė se Kosova njėmend ėshtė rast unik qė nuk paraqet precedentė pėr ēėshtjet tė tjera, tė pazgjidhura. Nuk mund tė miratojmė qasje tė njėjtė nė zgjidhjen e tė gjitha konflikteve ose situatave postkonfliktuale. Pėr secilėn nevojitet zgjidhja e qepur sipas rrethanave specifike. Ministrat e Punėve tė Jashtme tė Grupit tė Kontaktit janė pajtuar nė janar tė viti 2006-tė se problemi i Kosovės ėshtė krijuar nėn ndikimin e ēėshtjeve shumė specifike: shkatėrrimi i Jugosllavisė dhe konfliktet qė pasuan prej kėsaj, pastrimi etnik, ngjarjet nga viti 1999-tė dhe mė e rėndėsishmja, periudha e qeverisjes ndėrkombėtare. Raporti i Ahtisaarit hap kapitull tė ri pėr Kosovėn. Ky nuk ėshtė fund i angazhimit ose pranisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare. Edhe pse pajtohemi me emisarin se propozimet e tij, tė cilat ai i pėrshkruan si pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn, janė rruga e vetme, realiste, ne gjithashtu mendojmė njėsoj se Kosovės do ti nevojitet mbikėqyrja ndėrkombėtare, ndihma dhe pėrkrahja gjatė ballafaqimeve me sfidat qė vijnė. Ato janė tė frikshme: pajtimi, zhvillimi i ekonomisė, lufta kundėr krimit tė organizuar, korrupsioni dhe ekstremizmi. Kosova dhe rajoni i gjerė i Ballkanit Perėndimor i takojnė Evropės. Do tė ishte nė kundėrshtim me ēdo logjikė politike, gjeografike dhe historike, qė kjo vrimė tė mbetet nė zemėr tė Evropės. BE-ja shumė herė ka dhėnė garanci se tė gjitha vendet e rajonit do tė bėhen anėtare, kur tė jenė tė gatshme pėr kėtė. Por, kjo kėrkon punė tė mundimshme tė tė gjitha qeverive, nė mėnyrė qė tė plotėsohen standardet evropiane, posaēėrisht qė tė tejkaloheshin disa trashėgimi nga periudha e luftės. Kjo vlen pėr Kosovėn, ashtu siē vlen po aq edhe pėr Serbinė, Kroacinė dhe Bosnjėn. Besoj se angazhimi anembanė rajonit qė tė pėrkrahet plani i Ahtisaarit do ti ndihmojė Ballkanit Perėndimor qė tė niset kah ardhmėria evropiane multietnike, demokratike dhe e qėndrueshme. *Geoffrey Hoon ėshtė ministėr pėr Evropėn nė qeverinė e Britanisė sė Madhe
Ti japim Ēezarit ēėshtė e Ēezarit
Fatos Ēoēoli
Lexova pėrpara disa ditėsh njė shkrim tė mikut tim te gazeta TemA, analistit tejet cilėsor, Alban Bala, pėr turizmin shqiptar. Jam dakord me shumė shqetėsime tė tij, por nuk jam dakord me idenė e tij se pėr kėtė ėshtė fajtore struktura pėrkatėse dhe pikėrisht Ministria e Turizmit. Kjo ministri ka pėrgjegjėsi pėr tė ndėrtuar e zbatuar politika tė zhvillimit tė turizmit tė qėndrueshėm, por nuk mund ti varet asaj ēengeli i rėndė i mangėsive nė infrastrukturė (ujė, dritė 24 orė, plehra gjithandej shpėrndarė pikave turistike, etj.); sikurse edhe nuk mund tė fajėsohet pėr kėtė plotėsisht Ministria e Transporteve dhe Punėve Publike, pse ajo gjeti njė gjendje tė trashėguar, dėshpėruese. Por larg shikimit tė situatės nė turizmin tonė me syze shumė tė errta (syze tė kritikut konstruktiv po, por jo tė tė dėshpėruarit), dua tė them se kemi arsye, pse ta shohim gotėn gjysmė plot. Jo tė kėndojmė fitore, por ti shikojmė gjėrat nė sy. Pak mė shumė se dy muaj mė parė, mė 23 janar 2007-tė, Kėshilli i Ministrave i Republikės sė Shqipėrisė miratoi projektligjin e ri pėr Turizmin. Nė ndihmė tė aftėsive ligjbėrėse tė Ministrisė sė Turizmit erdhi njė ekspert ndėrkombėtar nga mė tė njohurit nė sistemet ligjore pėr turizmin (ka ndihmuar nė bėrjen e ligjeve pėr turizmin nė 66 vende tė ndryshme tė botės, nga Malta e Vietnami, te Jordania e Arabia Saudite). Ai qėndroi disa muaj nė Shqipėri dhe sė bashku me ekspertėt e ministrisė u takua nė takime rajonale me veprimtarė turistikė, pėrfaqėsues tė shoqatave kombėtare tė biznesit turistik, akademikė, pedagogė qė japin mėsim lėndėn e turizmit, si dhe pėrfaqėsues tė OJF-ve dhe tė donatorėve qė ndihmojnė nė kėtė fushė. Ky ekspert ndėrkombėtar mori takim edhe me tė gjithė ekspertėt e ministrive tė linjės nė ēėshtje qė lidheshin me zhvillimin e turizmit, sikurse ėshtė mbrojtja e pasurive kulturore, e mjedisit, planifikimi urban, etj. Nė bashkėpunim me tė dhe me tė gjithė veprimtarėt qendrorė e vendorė tė turizmit u pėrgatit draftligji i ri. Kėshtu po agon turizmi modern te ne. Viti 2006-tė shėnohet si vit tepėr i mbarė pėr turizmin tonė. Kemi mbi 28 pėr qind mė shumė vizitorė ndėrkombėtarė mė 2006-tėn, nė krahasim me 2005-sėn. Tashmė, si struktura publike, ashtu edhe industria turistike kanė kontribuar gjatė vitit 2006-tė pėr zhvillimet pozitive. Nėnshkrimi i marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit me BE-nė, rritja e kontrollit dhe masat e sigurisė nė vend, stabiliteti makroekonomik etj., janė njė mbėshtetje pėr krijimin e njė destinacioni mė tė sigurt pėr vizitorėt e huaj. Nga tė dhėnat e doganave shqiptare, shihet njė rritje e qartė e tė huajve qė vijnė te ne nga vendet e Evropės Perėndimore, si Finlanda, 345 %, Franca me 189 % , Britania e Madhe me 152 %, Austria, 136 % , Gjermania, 68 %, ndėrkohė qė edhe rusė, ēekė e tė huaj tė tjerė nga vendet e Evropės Lindore kanė filluar tė vijnė. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, vitin e kaluar 69 pėr qind e tė ardhurave nga tregtia e jashtme vijnė nga sektori i turizmit. Gjithsej ky sektor solli 614 milionė euro nė vend nė vitin 2006-tė, ose 19 pėr qind mė shumė se viti 2005-sė. Sipas Kėshillit Botėror tė Turizmit dhe Udhėtimeve (World Travel&Tourism Council-WTTC) sektori shqiptar i turizmit shėnon plot 138.000 vende pune, tė cilat pėrbėjnė dhjetė pėr qind tė numrit tė punėsimit. Turizmi kėshtu punėson mė shumė se industria, duke u renditur menjėherė pas bujqėsisė dhe tregtisė. Ndėrsa si kontribut nė GDP-nė e vendit vjen i dyti pas ndėrtimit, me karakteristika tė qarta pėr tė qenė i pari brenda 2-3 viteve tė ardhshme. Shqipėria ka njė strategji tė zhvillimit tė turizmit deri nė vitin 2012-tė, e cila pėrcakton qartė objektivat e zhvillimit tė kėtij sektori aq tė rėndėsishėm pėr vendin tonė. Gjithashtu, ėshtė miratuar edhe Strategjia dhe Plani i Veprimit pėr Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Natyror. Kėto strategji ofrojnė mundėsi pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm tė produkteve turistike me synim e njė destinacioni sa mė tė preferuar nga turistėt. Nėse aktivitete tė tilla si turistė gjermanė apo britanikė qė nga Korfuzi vizitojnė edhe Sarandėn, apo turistė rusė qė nga Budva e Malit tė Zi vijnė edhe nė Shkodėr e Lezhė, shtrihen pėr tė rrokur gjithė Shqipėrinė, shumė shpejt Shqipėria mund tė gjenerojė edhe 1 miliard euro nė turizėm. Kjo do tė pėrbėnte njė tė katėrtėn e prodhimit tė pėrgjithshėm, kombėtar dhe pėrpjekjet e qeverisė, gjithė klasės sonė, politike dhe vetė shoqėrisė civile e organizatave tė biznesit duhet tė synojnė kėto ritme e zhvillime. Nė kėtė kėndvėshtrim, duhet njohur edhe merita e punės sė derisotme tė Ministrisė sė Turizmit dhe drejtuesit tė saj, tė palodhur, ish-ministrit Bujar Leskaj. Vetėm po ti japim Ēezarit ēėshtė e tija, mund tė punojmė me plot bateritė pėr tė siguruar vijimėsinė. Reforma vazhdon, ajo nuk ka filluar kėto ditėt e sotme.
Aksionet nė bursėn e politikės
Nga Alfred CAKO
Po tė shikohet me pak vėmendje, aktualisht ka pasur dy probleme tė mėdha tė politikės nė raport me shtetin dhe institucionet e tij: Qeveria e re, e sapodekretuar dhe mbėshtetur nė Kuvend nga shumica dhe perspektiva e zgjidhjes sė ēėshtjes sė presidentit pas 2-3 muajsh. Lėvizja e kursit tė bursės politike me ndėrrimin e shpejtė tė simboleve tė demit dhe ariut pėr ēmimet e aksioneve politike tė dy karteleve blu e rozė nė njė distancė tė ngushtė, kohore nga 18 shkurti te zgjedhjet e Shijakut, do tė jepte efektet modeste nė kalimin e qeverisė Berisha 2, si dhe nė atė tė presidentit. Madje, vetė kjo qeveri nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė qeveri, produkt i rezultatit tė Shijakut. Ē`duam tė themi me kėtė? Po i analizojmė shkurt tė katėr kėta tregues qė do ta japin rezultatin e tyre, pėrfundimtar deri nė fund tė qershorit, kur tė mbyllet edhe pika 4 e axhendės sė stuhishme tė 2007-tės (zgjedhja e presidentit) dhe dalja pas kėsaj nė detin e hapur, 2-vjeēar tė standardeve qė lipset tė plotėsojė qeverisja. Kjo periudhė e qetė“ do tė jetė pėrcaktuese pėr produktin zgjedhor tė 2009-tės. Zgjedhjet lokale, nėse do ti shikonim nė prizmin politik (mazhoritar), kanė siguruar njė avantazh tė PD-sė; madje, njė kuotim mė tė mirė se ai i zgjedhjeve tė 2005-sės, ku PS-ja dhe LSI-ja sė bashku kishin disa mijėra vota mė shumė se krahu qeveritar. Pra, vota sasiore u fitua nga karteli politik, qeveritar. Vota cilėsore - nė kuptimin e formacioneve elektorale, tė dala nga shtresat shoqėrore, urbane qė rėndom paraqiten si elita mė tė avantazhuara jo vetėm nė pikėpamjen intelektuale, nė raport me ato rurale, por edhe nė kuptimin e nivelit mė tė lartė ekonomik e tė resurseve financiare qė ato zotėrojnė pėr shkak tė pėrqendrimit tė bizneseve, administratės sė kėtyre sipėrmarrjeve, si dhe administratės publike - u fitua nga karteli i majtė. Nėse do bėnim njė krahasim nė peshore tė gurėve me kėto dy ngjyra, natyrisht qė mė me vlerė dhe me perspektivė kreshendo (nėse ujėrat nuk do trazoheshin urgjentisht nga PD-ja), duket se ngjyra rozė ka arsye ta shikojė 18 shkurtin me optimizėm. Arsyeja kryesore e kėtij produkti zgjedhor ndoshta ishte mė tepėr subjektiv dhe nė vazhdim tė kėtij kuptimi, kishte tė bėnte kryesisht me dėrrmimin qė mediat kryesore dhe mė tė fuqishme vizive nė vend i bėnė imazhit tė PD-sė. Duke i dhėnė mė sė shumti njė sinjal demagogjik, irreal publikut mesatar, kinse siguria e tij dhe institucionet e shtetit ishin nė zgrip humneror prej rrezikut tė uzurpimit nga njė dorė e vetme, blu dhe vendi ishte pėrballė njė regjimi autokrat, qeverisės, mediat mė tė fuqishme arritėn ta vishnin njė pjesė thelbėsore tė elektoratit urban me armaturat dhe pancirin rozė. Kjo fushatė mediatike, antiqeveritare mund tė ketė ndodhur pėr shkak tė konfliktit flagrant midis detyrave tė qeverisė nė drejtimin e manaxhimit tė politikave fiskale kundrejt biznesit informal, gri, biznes, i cili nė ndonjė rast mund tė jetė fuqizuar nė mėnyrė tė panatyrshme pėr 8 vjetėt e qeverisjes sė majtė dhe qė sot ka krijuar mediat e veta. Pėrpjekjet e dėshtuara deri diku tė qeverisė pėr tė mbrojtur interesat e publikut kundrejt disa avantazheve dhe privilegjeve tė siguruara nė periudhėn kur qeveriste PS-ja, derdhėn si njė lukuni shumicėn e mediave, pronė e kėtyre bizneseve, mbi qeverinė aktuale. Me kėtė mungesė transparence dhe profesionalizmi tė kėsaj pjese tė medias, nė fakt, mė nė krizė vlerash se ēdo pushtet tjetėr duket se ėshtė ekspozuar njė pjesė e pushtetit tė katėrt. Mediat e fuqishme, vizive dhe tė shkruara trajtonin dhe, mė shumė shtrembėronin, vetėm ato punė tė qeverisė qė nuk ishin kryer mirė ose nuk ishin kryer fare. Kėtyre institucioneve tė rėndėsishme qė kanė pėr detyrė informimin e publikut, iu mungoi transparenca pėr tė treguar dhe ato punė tė qeverisė qė ishin kryer mirė. Nė sajė tė kėsaj makinerie propagandistike, biznesi informal qė ēalltiste vetėm pėr tė ruajtur privilegjet e veta dhe pozicionin e paligjshėm tė avantazhimit ekonomik nga pjesa tjetėr e popullatės, e hipnotizoi shumicėn e popullsisė si gjarpri bretkosėn, duke e zhveshur interesin e publikut lakuriq, ashtu si personazhi i Marios pėrballė magjistarit te njė novelė e famshme e Tomas Manit, Marioja dhe magjistari. Madje, sipas kėtij ngjyrimi mediatik, votuesit prisnin qė 18 shkurti ti gjente qytetarėt tė rrezikuar edhe fizikisht nė qendrat e votimit dhe manipulimet me policinė dhe institucionet e tjera, sipas propagandės sė mediave, priteshin tė ishin prezente nė masė. Por kėto nuk ndodhėn aspak, me pėrjashtime sporadike. Pėrkundrazi, procesi zgjedhor ishte pa incidente e manipulime dhe vlerėsimi ndėrkombėtar si njė shans i humbur i kėtyre zgjedhjeve ka gjasa se kishte lidhje mė tepėr me obstruksionizmin dhe pengesat e majta nė procesin dhe infrastrukturėn parazgjedhore tė 18 shkurtit. Duke qenė e qetė nga mendimi se kėto pretendime tė medias dhe tė kartelit tė majtė do tė binin si njė kėshtjellė rėre pėr shkak tė pozicionit korrekt e tė avancuar nga zbatimi i detyrimeve qeveritare, PD-ja dhe aleatėt e saj, si bllok nė pushtet, hynė, megjithatė, nė finalizim tė frustuar, kryesisht pėr shkak tė imazhit negativ qė media thuri si rrjetė merimange ndaj tyre. Kėshtu, karteli i djathtė lėshoi shumė terren duke e kthyer ilaēin e tolerancės mė tė dėmshėm se sėmundja. Nė kėtė mėnyrė, ata lejuan nė ndonjė rast tjetėrsimin e vullnetit tė trupės elektorale apo thellimin e rezultatit pozitiv nga ana e majtė nėpėrmjet tolerancės ndaj agresivitetit tė majtė, tė manifestuar dukshėm nė disa raste. Natyrisht qė incidentet nė disa pika tė nxehta tė testimit kishin tė bėnin mė shumė me vullnetin dhe interesat e kandidatėve dhe stafeve tė tyre sesa me politikat dhe nxitjet e blloqeve politike, sidomos atė qeveritar, e cila, siē e thamė, dukej se ji druhej dhe iu fshihej incidenteve si delja gėrshėrės. Nė kėtė kuptim, ndoshta njė pjesė e qytetarėve janė penduar mė 19 shkurt pėr kėtė lloj votimi asimetrik, pas prekjes me dorė tė realitetit dhe normalitetit tė finalizimit tė procesit tė votimit. Ndėrsa zgjedhjet e Shijakut nuk ishin gjė tjetėr veēse dalja e kartelit blu nė fushėn e lojės me statusin e tė barabartit, e tė pafrustruarit, pėr shkak tė rrėzimit tė mitit tė transparencės sė medias, pas modelit ndoshta mė demokratik qė kanė dhuruar qeveritė e kėtyre 17 vjetėve pėr zgjedhje tė ndershme dhe tė drejta. Me kėto zgjedhje, pėr nga ndershmėria e procesit tė votimit, mund tė afrohen vetėm ato tė 3 korrikut 05-sė. Agresiviteti dhe skemat e vjetra tė korruptimit tė qytetarėve (qė ndodhėn nė njė rast tė ngjashėm, kur e majta e uritur, edhe pėrkundėr 10 deputetėve fiktivė tė Dushkut tė Vogėl, i rrėmbeu edhe njė vend mė tepėr opozitės sė djathtė, tė atėhershme, kur mandati i lėnė vakant nga Lublin Dilja, u fitua nga njė deputete e majtė) kėtė radhė nuk do tė toleroheshin nga zgjimi i beftė i tė djathtėve dhe reagimi i tyre pas knockdown-it tė 18 shkurtit. PD-ja e kishte kuptuar me sa duket, pas 18 shkurtit, se me disa ministra buzėqumėsht brenda radhėve tė saj tė post 3 korrikut, do tė ishte i vėshtirė realizimi i programit tė qeverisjes, kur pėrballė saj dukej se po konsolidohej njė makiavelist pragmatist, shumėplanėsh dhe i sofistikuar si E.Rama. Kjo kockė e fortė dhe pragmatiste natyrisht qė do tė krijonte si pėrgjigje tė PD-sė kėtė qeveri tė re qė duket se e njeh terrenin mė mirė dhe pretendohet se di tė qėndrojė me kėmbė nė tokė edhe pėrballė detyrave tė veta pėr standarde ekonomike dhe integrim nė strukturat e BE-sė, edhe pėrballė njė opozite qė prej tyre perceptohet si refraktare dhe obstruksioniste, si dhe pragmatiste; nė sfidat elektorale, gjithashtu, natyrisht qė kjo qeveri ka gjasa se do tė dijė t`iu flasė mė mirė turmave (jo me tru, por me zemėr). Ajo qė na ēuditi nga votimi i para pak kohėve nė Kuvend, ishte fakti se 2 ministra morėn edhe vota nga krahu i majtė, gjė kjo e pazakontė ndaj njė konstanteje tė pandryshueshme historikisht nė trendin e politikės, qoftė edhe nė rrafsh ndėrkombėtar. Kjo nuk mund tė ketė lidhje me raportet personale excellent-e qė di tė ndėrtojė kryedemokristiani Ndoka. Ky fakt ishte me sa duket edhe njė fshikull pėr Ramėn, pasi disa antarė tė majtė tė parlamentit i dhanė mesazhin e diversifikimit tė rreshtave rozė, sidomos nė rastin e ndonjė gjėegjėze pėr presidentin e ardhshėm, zgjidhja e tė cilit do tė ishte kapaku i artė i politikės tė thuajse kėtyre 4 vjetėve tė legjislacionit. Zgjedhja e tij ėshtė njė kapitull mė vete, i trajtuar dhe natyrisht qė palėt ndoshta janė duke aktruar me emrin e B.Topit nga karteli blu dhe atė tė presidentit nė detyrė, z.A.Moisiu nga kampi rozė. Deri nė kėtė moment, natyrisht qė politika me kėta dy emra duket e futur nė bunker, pasi pėr kėta dy emra nuk ka konsensus dhe PD-ja nuk mund ta kthejė rrotėn e historisė para Kushtetutės, kur presidenti dhe qeveria ishin nė njė krah, por as nė ekstremin e kundėrt. Ndoshta emra si Topi dhe Nano mund tė ishin kandidatura tė forta, zyrtare, nėse presidentin do ta zgjidhte sovrani dhe jo sipas modelit tė sotėm tė emėrimit. Ndoshta Nano me kėrcėnimin fluturak, tė hedhur pak rrėmujshėm pėr ti rrėmbyer z.Rama skeptrin e kryetarit aktual tė PS-sė ose pėrēarjes sė saj, synon t`i marrė nė fakt atij vetėm njė mbėshtetje pėr kandidaturėn e tij, zyrtare pėr president; por kjo ndoshta nuk shikohet mė si zgjidhje entuziaste pėr Berishėn, i cili nuk mund tė pranojė tė ndajė tortėn me Ramėn, duke pranuar ish-simbolin 15-vjeēar tė sė majtės si kandidaturė konsensuale e 140 deputetėve dhe fuqizimin e krahut tė majtė me kėtė zgjidhje. Z.Berisha do t`i minonte pak si shumė pozitat e veta qeverisėse nė tė ardhmen me Nanon president (me hijen e Ramės mbrapa bustit tė tij) dhe, vetėm nėse Nano do tė kishte njė tokicė votash nė parlament, pa mbėshtetjen zyrtare tė PS-sė, ndoshta mund tė ishte i pranueshėm nga Berisha. Kjo pėrkundėr faktit se z.Topi nuk mund tė quhet njė kandidaturė konsensuale dhe nė terrenin e Kuvendit do ta kishte teorikisht tė pamundur fitoren dhe njė imazh pėrfaqėsues tė gjerė. Rama nga ana e vet dhe e grupit tė tij, mbėshtetės nga politika ndėrkombėtare qė na asiston, ėshtė betuar pėr largimin e dy politikanėve tė vjetėr dhe nuk mund ta pranojė pėr qejf njė zgjidhje tė tillė. Tani qė ėshtė duke u zgjidhur ēėshtja e Kosovės, kandidatura e Nanos qė komentohet se ka firmosur nė Kretė mė 98-tėn me Milosheviēin dhe grekėt, mund tė sponsorizohet edhe nga qarqet filo ortodokse tė jashtme e tė brendshme. Ndoshta zgjidhja mė e mirė pėr emrin e kandidatit konsensual pėr president do tė ishte njė propozim nga krahu i parlamentarėve tė I.Metės, por ky i fundit duket se u ngut me mbėshtetjen e emrit te Moisiut, pėr shkak se kjo zgjidhje (emra kandidatėsh si P.Xhufi apo S.Broka-j) ia heq atij synimin pėr tė marrė karrigen kryeministrore nė rast fitoreje nė zgjedhjet e 2009-tės. Megjithatė, rebusi i presidentit do fillojė tė zgjidhet dalėngadalė kėto 2 muaj qė po na trokasin. Ajo qė nėnkuptohet ėshtė fakti se veza e presidentit tė ardhshėm do tė ngrohet nga shuttle-politika e dy kampeve dhe ndoshta edhe arbitrit ndėrkombėtar me seli nė Tiranė dhe palėt nuk do tentojnė zgjedhje tė parakohshme pėr shkak tė 1001 arsyeve.
KULTURA
Artistėt e talentuar Anila Kraja dhe Aleksandėr Gashi i dhurojnė njė vepėr koncertore Tiranės
Laudato Mbretėreshės Geraldina -Pėr nder tė kujtimit tė Mbretėreshės Geraldina, Anila Kraja dhe Aleksandėr Gashi, dy artistė shqiptarė tė mėrguar prej vitesh nė Itali, tė shtunėn nė mbrėmje kanė dhėnė nė Akademinė e Arteve tė Bukura, nė Tiranė, njė koncert recital. Koncerti ėshtė organizuar nga shoqata artistike NamArt, me seli nė Romė, dhe ka pasur njė ndikim tė jashtėzakonshėm tek publiku i Tiranės
Dhurata Hamzai
Pėr nder tė kujtimit tė Mbretėreshės Geraldina, Anila Kraja dhe Aleksandėr Gashi, dy artistė shqiptarė tė mėrguar prej vitesh nė Itali, tė shtunėn nė mbrėmje kanė dhėnė nė Akademinė e Arteve tė Bukura, nė Tiranė, njė koncert recital. Koncerti ėshtė organizuar nga shoqata artistike NamArt, me seli nė Romė, dhe ka pasur njė ndikim tė jashtėzakonshėm tek publiku i Tiranės. Disa fjalė tė thjeshta tė shprehura me gjithė zemėr tė prezantueses sė kėtij koncerti, Yllka Mujos, njė fustan blu-fanstastik i violinistes virtuoze Anila Kraja, disa miq tė vjetėr tė oborrit mbretėror dhe elita artistike e Tiranės sė bashku me miqtė e artit kanė shijuar njė nga mbrėmjet mė tė bukura artistike. Ishte ky njė koncert i munguar prej kohėsh nė Tiranė, jo vetėm pėr nivelin e lartė tė interpretimit, por edhe pėr natyrėn novatore tė tij. Muzikantėt e talentuar shqiptarė Kraja dhe Gashi, mes tingujve tė violinės e tė pianofortes, po vizatonin nė thelb nė atė mbrėmje imazhin blu-performė gjakut blu me veprėn Laudato pėr Mretėreshėn Geraldina. Gjithēka e organizuar aq bukur e me aq mall e me dėshirė krijonte nga partitura nė partiturė njė frymėmarrje tė rregullt duartrokitjesh, e cila shpėrthente pas impresionit qė tė shkaktonte loja e gjallė e dinamike e tė dy artistėve nė instrumentat pėrkatės. Mėnyra e interpretimit, e improvizimit emocional nė skenė e evidentuan koncertin pėr nder tė Mbretėreshės Geraldina, edhe si njė nga koncertet mė tė rralla tė shfaqura gjatė kėtij harku kohor nė Tiranė. Kėtė e pohuan shumė nga pjesėmarrėsit artistė e profesionistė, por edhe aktorja Yllka Mujo, e cila pati rast qė fjalėn e saj tė pėrshėndetjes tė sillte edhe njė herė nė kujtesė imazhin e pazakontė tė Mbretėreshės Geraldina. Yllka Mujo, mes emocionesh, u shpreh se Geraldina ishte gruaja qė e deshi shumė Shqipėrinė dhe shqiptarėt, se ajo ishte imazhi dhe simboli ynė i elegancės femėrore dhe modeli i njė zonje tė virtytshme. Geraldina, nusja e Mbretit tė shqiptarėve Zogu I, e vulosi nderimin qė kishte pėr kėtė popull me eshtrat e saj, duke shprehur dėshirėn qė pas vdekjes tė dergjej nė tokėn shqiptare. Ishte ajo grua qė me gjestin e saj fisnik ēoi nė vend nderin dhe dinjitetin e familjes mbretėrore pas pėrmbysjes sė komunizmit nė Shqipėri. Ajo u rikthye nė tokėn qe e deshi aq shumė pas njė kalavari tė gjatė mundimesh, mėrgimesh, pėrndjekjesh dhe persekutimesh nga komunistėt. Kėtij gjesti tė madh, kanė dashur ti japin mė shumė kuptim edhe dy artistėt e talentuar shqiptar; Anila Kraja dhe Aleksandėr Gashi, tė cilėt kanė mėrguar fill pas rėnies sė diktaturės nė Itali. Madje, pianisti Aleksandėr Gashi ka mėrguar mė herėt. Ai pohon se bėhen 17 vite mėrgim. Historia e mėrgimit tė tij nis me njė delegim pėr njė koncert nga Shqipėria nė Itali dhe pas shumė hezitimesh i duhej tė vendoste qė tė mos kthehej mė nė atdhe. Po kuptonte se nė atė moment kishte mė shumė mundėsira pėr ecur pėrpara si artist atje Itali dhe intuita e tij nuk gaboi. Sot Gashi ka njė karrierrė tė shkėlqyer artistike. Ndėrsa Anila Kraja ka emigruar prej 14 vjetėsh, por ajo ashtu si Aleksandėr Gashi nuk e harron shkollėn shqiptare tė muzikės, madje me fanatizėm tė dy ata ruajnė nė lojėn me instrumentet pėrkatėse disa aspkete tė fizionomisė sė muzikės shqiptare, e cila i bėn edhe mė interesant si artistė.
Sekretet e njė vepre muzikore me emrin Geraldina
Koncerti pėr nder tė Mbretėreshės Geraldinė, i ka bashkuar tė dy artistėt shqiptarė nė njė ide brilante tė lojės muzikore. Ata thonė se siē e deshi Geraldina Shqipėrinė, duke na lėnė tė gjallė nė kujtesė imazhin e pėrshėndetjes sė saj me dorė nė zemėr, ndodhi qė edhe pėrmbajtja e kėtij koncerti ti referohet pikėrisht figurės sė saj me gjithė zemėr. Kėto janė disa nga fjalėt me tė cilat artistja Anila Kraja, qė mban ēmimin internacional Ciociaria 2004, motivon tė gjithė mundin dhe pėrpjekjet pėr organizimin e kėtij koncerti. Ndėrkohė rrėshqitjet e kėndshme tė tingujve tė saj nė violinė tė lėnė pa fjalė me lojėn muzikore qė fillon me interpretimet e muzikės tradicionale, asaj tė improvizuar dhe asaj klasike. Anila Kraja me violinėn e saj e ka ngritur peshė zemrėn e publikut. Ajo thotė se Lidhėm kėtė akt dashurie tė Mbretėreshės Geraldinė me shpirtin tonė nė mėrgim, pėr tu bėrė tė qartė shqiptarėve se nuk ka dashuri mė tė madhe se ajo qė ndien njeriu pėr atdheun. Ndėrsa pas kėtij koncerti Aleksandėr Gashi, pianist dhe kompozitor rrėfen se si e ka shkruar veprėn dedikuar Geraldinės. Kam shkruar Laudato Geraldinės pėr violinė dhe pianoforte nė bashkėpunim me violinisten Anila Kraja. Ka qenė njė bashkėpunim i ngushtė si nė planin emocional dhe nė aspektin tekniko-violonistik. Madje, Gashi rrėfen edhe sekretet e kėtij kompozimi tepėr tė veēantė qė ka entuziazmuar publikun gjatė koncertit. Duke kujtuar njė nga teoritė muzikore, ku pėrkatėsisht disa notave muzikore i pėrgjigjen shkronjat (si sol-G, etj) edhe nė kėtė rast ka shėrbyer emri i Geraldinės pėr tė formuar gjithė tekstin muzikor. Pastaj mbi emrin e Mbretėreshės Geraldina ėshtė ngritur njė melodi e rrallė muzikore. Nė bazėn e kėsaj melodie kompozitori Aleksandėr Gashi ka vėnė dy elemente qė janė mbėshtetur fort tek folklori shqiptar; e para lahuta, sepse ėshtė instrumenti muzikor qė pėrdoret nė vendlindjen e Zogut, nė zonėn e Matit dhe ėshtė personifikim i kėsaj zone. Lahuta me tepėr shpreh dhimbje, tingujt e saj janė si loti, ose siē thotė Aleksandėr Gashi ajo si instrument ėshtė pėrdorur pėr tė shprehur tė dyja kontrastet e jetės, dhimbjen dhe gėzimin. Pra, duke u mbėshtetur nė timbrin e trishtė tė lahutės, artistėt kanė ngritur njė strukturė tė veēantė tė shprehjes kompozicionale. Lahuta ėshtė njė instrument qė nėpėrmjet glisandos (rrėshqitjes sė tingullit), shpreh dhimbjen e shqiptarit. Ėshtė njė instrument unik, por kompozimi nuk do tė ishte i plotė nėse nė fazėn tjetėr krijuese nuk do tė qartėsohej gėzimi, me tinguj qė do tė vijnė (e ku?!) pikėrisht nė violinė e piano, jo vetėm prej lahutės, por edhe prej daulles. Tingujt qė bien si tė daulles personifikojnė gėzimin, harenė, krijojnė lidhjen midis njerėzve. Kėta tinguj janė shpresa, kurajoja, dhe kėshtu tingujt e tė dy instrumenteve e kanė mėrguar sharmin e tyre nė violinė dhe pianoforte. Tema e Geraldinės ka qenė prezente nė ēdo lloj elementi muzikor. Kjo ėshtė vepra mė origjinale qė artistėt i kanė shfaqur publikut tė shtunėn mė mbrėmje. Vepra pėrfundon me vajin e meshės, por nuk ėshtė si njė vaj vdekjeje, pėrkundrazi ėshtė njė homazh perspektive. Edhe pa u zbuluar mirė sekreti i kėtij kompozimi do tė mjaftonte pėr tė kuptuar qartė, vetė loja e violinistes Anila Kraja, e cila tė habit kur interpreton, tė habit harmonia e lėvizjeve tė saj, emocioni qė di ajo mbart e ta pėrcjellė, sharmi interpretativ. Tė gjitha kėto qė dėgjon e sheh njeriu tė bėjnė tė kuptosh se jo ēdo lloj violinisti mund ta luajė kėtė vepėr me karakteristikat qė kėrkohen, duhet violė shqiptare, shprehet pianisti Aleksandėr Gashi. Harmonia e tingujve tė violinės me pianoforten nė interpretim tė bėjnė tė besosh fjalėt e kompozitorit Gashi, i cili thotė se me Anilėn po krijojmė njė duo me tė cilėn punojmė pėr emrin e Shqipėrisė.
II.
Anila Kraja
Anila Kraja rrjedh nga njė familje artistėsh. U lind nė Tiranė dhe po aty shkollohet e diplomohet pėr violinė nė Akademinė e Arteve. Perfeksionohet mė pas nė Akademinė Umbria me mjeshtrin E. Perpich dhe nė kursin e muzikės sė dhomės pranė Akademisė Chigiana me mjeshtrin Ricardo Brengola. Anila ka filluar ti binte violinės qė nė moshėn 6 vjeēare me mjeshtrin Robert Papavrami dhe pedagogen Rajmonda Koēo dhe nė moshėn 10-vjeēare shfaqet nė skenėn e koncerteve. Diplomohet nė Akademinė e Arteve nė Tiranė me rezultate tė shkėlqyera. Pas diplomimit punon si instrumentiste nė teatrin e Operas dhe Baletit dhe pedagoge nė Akademninė e Arteve tė Tiranės. Jeton prej 14 vjetėsh nė Itali, Romė. Ka dhėnė Koncerte nė Kampidolio, nė Pallatin Barberini pėr nder tė presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, nė Monte Vibio pranė Todit pėr inaugurimin e veēantė tė teatrit mė tė vogėl tė botės, nė Festivalin Kombėtar tė Muzikės Bashkėkohore nė Romė etj. Sė fundi ka regjistruar CD-nė e saj me titullin Heart Strings (Tinguj zemre), ku ka bashkėpunuar pėr disa duete me pianisten koreane Huh Yong Jeong. Anila Kraja ka fituar nė Itali nė prill tė vitit 2004 Premio Ciociaria. Ajo propozohet tė bėhet ambasadore e FAO-s, pas performancės entuziaste qė bėri nė zyrat qendrore tė Romės, pėrpara kryetarėve tė shteteve, ambasadorėve, pėrfaqėsuesve tė trupit diplomatik, pėrveē 1200 personave tė tjerė tė mbledhur pėr Ditėn Botėrore tė ushqimit, nė njė heshtje religjoze gjatė lojės sė saj. Pas Marta Argerich, pianistja mė e madhe sot, llogaritet si njė nga muzikantet qė kanė arritur tė dalin nga anonimati drejt njė publiku tė gjerė duke reflektuar shpesh talent edhe pėrmbi burrat. Duke dashur tė pėrkthejė muzikėn nė fjalė ėshtė njė sintezė heterogjene e stileve, melodive, qė nga 600-a e J.S. Bahut , deri nė 900-ėn e VVilliams, qė nga meloditė e Glukut tek virtuoziteti i tejskajshėm i Fluturimit tė brumbullit tė Rimsky-Korsakovit. Ėshtė ky vlerėsimi qė kritika vendase ka dhėnė pėr violinisten shqiptare me rastin e daljes sė Heart Strings Muzika qė po dėgjojmė, flet pėr muzikėn e shpirtit. Prej jehonės qė lind nga ky takim pasqyrohet universi i zemrės njerėzore. Kritika e Daisaku Ikedės e ka vlerėsuar me bujari, ashtu si shtypi vendas, ai italian, e kanė pritur albumin e violinistes shqiptare Anila Kraja me vlerėsime speciale. Ndėrsa pėr lojėn e saj nė violinė do tė mjaftonte nė ēdo rast njėri nga vlerėsimet e mėposhtėme: Ja, nėse instrumentat muzikore do tė kishin shpirtin e tyre, Anila do tė qe shpirti i violinės, shpirti i saj melankonik, esenca e saj e pakapshme, gotitjet e saj perkusive dhe njėkohėsisht shushuritėse, e padukshme dhe njėkohėsisht prezente. Njė formė abstrakte energjie qė i jep jetė ndjenjave mė tė fshehta e qė pėrshkon rrugėn mė direkte nga veshi deri nė zemėr. Njė hark i ngjeshur mirė nėpėr tela, plot vibracione dhe emocion, e njėkohėsisht i fortė gati tė bėhet, nė mėnyrė patradoksale, materie.
II.
Aleksandėr Gashi
Aleksandėr Gashi u lind nė Shkodėr. Nė vitin 1976 kreu studimet nė Konservatorin e Tiranės, ku ndjek nė mėnyrė paralele kompozicionin nė klasėn e Ēesk Zadejės dhe pianoforten nė klasėn e Margarita Kristidhit, tė cilat i mbaroi shkėlqyeshėm. Ishte vetėm 5 vjeē kur filloi tė studiojė pianon. Gjatė viteve tė shkollės sė mesme tė muzikės Prenk Jakova nė Shkodėr, ai studioi edhe kompozicion. Nė vitin 1976 studion nė Konservatorin e Tiranės,pėr kompozicion dhe pianoforte. Ishte ende student kur ekzekutoi me shumė sukses pėr tė parėn herė Rapsodinė pėr piano dhe orkestėr tė Tonin Harapit, shoqėruar nga orkestra e Shkodrės nėn drejtimin e Tonin Daisė. Nė moshėn 23- vjeēare emėrohet pedagog i katedrės sė pianofortes pranė Akdemisė sė Arteve nė Tiranė ku punoi pėr afro 10 vjet. Gjatė kėsaj periudhe alternoi aktivitetin e tij didaktik me atė koncertal. Si kompozitor shkroi dy koncerte pėr piano e orkestėr, muzikė vokale dhe instrumentale, gjashtė kolona muzikale pėr film, dy prelude, kryevepra e tij (si krijim e si interpretim) Gurgullimat, etj. Nė fillim tė viteve 90, iku pėr studime tė mėtejshme nė Romė. Arrin tė realizojė koncerte nė teatrot mė tė njohur tė Italisė dhe jashtė saj. Nė vitin 1998 dha koncert nė Parlamentin italian nė prezencė tė autoriteteve mė tė larta politike e shtetėrore. Nė dhjetor tė vitit 2001, me dekret tė Presidentit tė Republikės Italiane ju akordua Cittadinanza italiana per meriti artistici (Qytetar nderi pėr merita artistike nė Itali) me motivacionin Mjeshtri Aleksandėr Gashi pėrfaqėson njė bagazh tė lartė human dhe artistik nė vendin tonė. Nė janar 2003, Instituti Italian i Kulturės dhe shoqata kulturore Syri blu organizuan nė sallėn e Akademisė sė Arteve njė koncert recital tė kompozitorit dhe pianistit Aleksandėr Gashi.
EKONOMIA
Zv.ministri i Financave, Florion Mima, tha se, do tė pranohet njė kompromis me opozitėn pėr pagimin e gjobave
Pagimi i gjobave para apelimit, kėshtu ndodh nė tė gjithė BE-nė
Nė fakt, nė lidhje me detyrimet doganore dhe me gjobat qė mund tė merren pėr shkak tė shkeljeve nė dogana, me ligjin aktual, biznesi ėshtė i detyruar tė paguajė edhe principalin edhe gjobėn qė nė fillim, pa pritur vendimin e Apelit dhe ky ligj qė ėshtė nė fuqi, ėshtė miratuar nga parlamenti i mėhershėm. Pra, me projektin e ri, thjesht ka njė pėrpjekje qė kjo gjė tė ndodhė edhe me tatimet dhe jo vetėm me doganat
Pagimi i gjobave qė njė subjekt i biznesit duhet tė bėjė para se ai tė presė vendimin e apelimit ėshtė njė praktikė qė nė vendin tonė ka ekzistuar deri nė vitin 2004. Gjithashtu, kjo ėshtė njė praktikė qė aplikohet nė gjitha vendet e Bashkimit Europian. Zėvendėsministri i Financave, Florion Mima, tha dje pėr gazetėn TemA se, nė fakt, qeveria shqiptare do tė pėrpiqet tė gjejė njė kompromis me opozitėn pėr kėtė ēėshtje, duke mundėsuar qė njė subjekt i biznesit tė paguajė njė pjesė tė gjobės para se tė ketė njė vendim nga apelimit. Zėvendėsministri Mima tha se, kjo gjė do tė jetė njė zgjidhje, pasi nuk mund tė vazhdohet me procedurat ekzistuese, tė cilat nuk i pėrdor askush. Zėvendėsministri i Financave saktėsoi se, nė fakt, nė lidhje me doganat, domethėnė me detyrimet doganore dhe me gjobat qė mund tė merren pėr shkak tė shkeljeve nė dogana, me ligjin aktual, biznesi ėshtė i detyruar tė paguajė edhe principalin edhe gjobėn qė nė fillim, pa pritur vendimin e apelit dhe nė rast se apeli e zhvlerėson gjobėn, atėherė administrata i kthen subjektit paratė dhe ky ligj qė ėshtė nė fuqi, ėshtė miratuar nga parlamenti i mėhershėm. Pra, me projektin e ri tė Ministrisė sė Financave, thjesht ka njė pėrpjekje qė kjo gjė tė ndodhė edhe me tatimet dhe jo vetėm me doganat. Sipas tė dhėnave, njė pjesė e biznesit ėshtė duke lobuar qė kjo gjė tė mos ndodhė dhe arsyeja ėshtė vetėm se ky i fundit kėrkon qė tė ketė mė shumė mundėsi tė vėrė nė vėshtirėsi administratėn nė mbledhjen e tė ardhurave, duke pėrfituar. Siē dihet, administrata e tatimeve dhe doganave arriti tė evidentojė nė vjeshtėn e vitit 2005 njė borxh tė bartur nė tatime dhe nė dogana prej biznesit, qė kapte vlerėn e mbi dyqind e pesėdhjetė milionė dollarėve, borxh i cili ende nuk ėshtė mbledhur plotėsisht. Fakti qė, pėr njė subjekt tė biznesit, i cili kalon nė doganė njė mall dhe gjendet me shkelje dhe pėr kėtė merr njė gjobė, duhet tė paguajė mė parė njėqind pėr qind tė gjobės dhe tė detyrimit doganor dhe mė pas tė presė vendimin e apelimit, duhet tė ēojė domosdo edhe nė njėjtėn logjikė tė veprimit edhe pėr tatimet. Pra, kur njė subjekt i biznesit ka njė problem me detyrimet tatimore dhe ka marrė edhe njė gjobė, ai, ashtu si edhe nė dogana duhet tė paguajė tė gjithė principalin apo detyrimin real tatimor e gjobėn dhe mė pas tė presė vendimin e apelimit. Kjo, thjesht kėshtu ndodh, thotė zėvendėsministri i Financave, nė tė gjithė Europėn dhe kėshtu ka ndodhur edhe nė Shqipėri deri nė 2004-ėn. Nė Komisionin e Ekonomisė, ku u diskutua gjatė pardites sė djeshme nė lidhje me kėtė gjė pati debate dhe kundėrshti nga opozita, e cila, mesa duket, gjykon se biznesit nuk i duhet dhėnė kjo normė e re e mbledhjes sė tė ardhurave, megjithatė Ministria e Financave dhe qeveria do tė pranojnė njė kompromis pėr kėtė gjė.
Regjistrim nė dogana pėr celularėt, deri tani, mbi 600 mijė nė vit hyjnė pa u zhdoganuar
Komisioni Parlamentar i Ekonomisė miratoi dje projektligjin qė parashikon regjistrimin e aparateve celularė pranė shėrbimit doganor, duke filluar nga data 1 korrik e kėtij viti. Sipas zėvendėministrit tė Financave, nė ligjin pėr TVSH-nė, duhet tė shtohet dispozita qė detyron importuesit e aparateve telefonikė celularė dhe individėt, qė tė deklarojnė brenda datės 1 korrik 2007 pranė shėrbimit doganor listėn e aparateve telefonikė celularė qė hyjnė nė Shqipėri. Mima u shpreh se, kjo dispozitė do tė ndikojė nė rritjen e numrit tė aparateve celularė qė zhdoganohen do tė kufizojė evazionin pėr kėtė produkt, do tė rrisė tė ardhurat e buxhetit tė shtetit dhe do tė reduktojė konkurrencėn e pandershme nė tregun e celularėve. Zv.ministri Mima u shpreh gjithashtu se, evazioni fiskal llogaritet rreth 100 milionė euro. Nga tė dhėnat e operatorėve tė telefonisė celulare, numri i aparateve tė reja qė hyjnė nė Shqipėri nė njė vit rezulton rreth 700 mijė, ndėrkohė qė numri i aparateve tė zhdoganuara nė import kap shifrėn 30 deri nė 40 mijė aparate.
Reduktohet akciza pėr nėnproduktet e naftės
Komisioni Parlamentar i Ekonomisė miratoi dje uljen e nivelit tė akcizės pėr nėnproduktet e naftės si lėndė djegėse, solar dhe mazut. Sipas ligjit ekzistues, niveli i akcizės pėr kėto mallra ėshtė i njėjtė me atė tė gazoilit, 75 %, por jo mė shumė se 33 lekė/litri dhe jo mė pak se 13 lekė/litri. Nė ligjin ekzistues parashikohet njė skemė rimbursimi pėr prodhuesit vendas qė dėmtohen nga niveli i lartė i akcizės. Sipas zėvendėsministrit tė Financave, Florion Mima, duke qenė se kjo skemė nuk ka rezultuar efikase, pėr t'iu ardhur nė ndihmė prodhuesve vendas propozohet ulja e nivelit tė akcizės pėr lėndėt djegėse nga 13 lekė/litri nė 8 lekė/litri. Nė projektligj bėhet edhe njė saktėsim nė emėrtesėn e mallrave tė akcizės, duke nxjerrė si zė mė vete disa preparate lubrifikuese qė janė tė ngjashme, por jo tė njėjta me vajrat lubrifikante. Niveli i akcizės pėr tė dy kėto lloj mallrash ėshtė 40 lekė/litri. Efekti i pėrgjithshėm nė buxhet nga rishikimi i nivelit tė akcizės llogaritet tė jetė rreth 700 milionė lekė efekt negativ.
Nga ky tatim do tė pėrjashtohet veprimtaria e personave jorezidentė nė njė shtet tjetėr, frytet e sė cilės shiten nė Shqipėri
Tatimi mbi tė ardhurat, sanksion punėdhėnėsit vetėm njė herė pėr deklaratėn tatimore
Nė ndryshimet pėr tatimin pėr tė ardhurat, projektligji i ri synon tė saktėsojė dispozitat pėr tatimin mbi tė ardhurat personale, duke parashikuar ndryshime qė kanė tė bėjnė me pėrjashtimin nga detyrimi tatimor tė tė ardhurave nga veprimtaria e personave jorezidentė nė njė shtet tjetėr, frytet e sė cilės shiten nė Shqipėri. Kėta persona paguajnė tatim vetėm pėr tė ardhurat nga veprimtaria e kryer nė vendin tonė. Nė projektligjin e miratuar nė parim pėrmirėsohen sanksionet pėr tatimpaguesit qė shkelin afatin e dorėzimit tė deklaratės pėr tatimin mbi tė ardhurat personale dhe tė shlyerjes sė detyrimit tatimor, duke i unifikuar ato me sanksionet e parashikuara pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe TVSH-nė. Sipas ligjit ekzistues, punėdhėnėsi gjobitet me 10 % tė shumės sė tatimit tė mbajtur nė burim, tė deklaruar me vonesė, por jo mė pak se 10 mijė lekė pėr ēdo muaj, deri nė ēastin e paraqitjes sė deklaratės. Pra, ai penalizohet disa herė pėr tė njėjtėn shkelje. Dispozita e re e penalizon punėdhėnėsin vetėm njė herė, pėr mosparaqitjen e deklaratės tatimore, pavarėsisht faktit se sa kohė vazhdon vonesa e deklaratės tatimore. Gjithashtu, nė projektligj parashikohet shfuqizimi i dispozitave pėr tatimin e thjeshtuar mbi fitimin qė paguan biznesi i vogėl.
SOCIALE
Shpallet lista e re e barnave me 361 medikamente, me vlerė 39 milionė dollarė
Hyn nė fuqi ligji i listės sė barnave
Me fillimin e muajit prill hyn nė fuqi lista e re e barnave tė rimbursueshme, pėrmbajtja e sė cilės numėron 361 medikamente, me njė kosto prej rreth 39 milionė dollarėsh. Sipas vlerėsimit tė ISKSH-sė, krahasuar me njė vit me parė, lista e re barnave qė tashmė ėshtė nė fuqi do ti ofrojė popullatės njė shėrbim mė tė mirė dhe konkretisht, njė subvencionim prej 20 pėr qind mė shumė se viti 2006. Pėrveē kėsaj, nė listė, njė vėmendje e veēantė iu ėshtė kushtuar pensionistėve dhe fėmijėve. Pėr tė plotėsuar nevojat e tyre dhe pėr ti lehtėsuar ekonomikisht, Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor ka vendosur lirimin e kufizimeve pėr disa barna tė rėndėsishme qė prekin kryesisht kategorinė e pensionistėve. Duke e konsideruar prioritet kategorinė e pensionistėve, ISKSH-ja vendosi tė shtrijė mbulimin me barna tė rėndėsishme pėr kėtė shtresė nė nevojė, duke pėrmirėsuar cilėsinė e jetės sė pensionistėve dhe kostoja e barnave do tė mbulohet nga ky institucion. Bazuar nė prioritetet qė vetė kjo kategori kishte vendosur, por bazuar edhe nė logjikėn mjekėsore e financiare, grupi i ekspertėve i ngritur nga ISKSH-ja vendosi mbulimin me 21 barna tė tjera pėr pensionistėt, nga tė cilat 12 kanė kosto tė lartė financiare. Bėhet fjalė pėr medikamentet qė trajtojnė kryesisht sėmundjet kardiovaskulare, katėr medikamente tė tjera antiprostatike, barna neurologjike, antidiabetike etj. Fatura financiare e pėrafėrt qė ka pėrllogaritur ISKSH-ja pėr lirimin e kufizimeve pėr kėto barna shkon nė 4-5 milionė dollarė. Gjithashtu, lista e re e barnave tė rimbursueshme ėshtė pasuruar edhe me 14 barna tė reja, tė cilat shėrbejnė kryesisht pėr fėmijėt. Me hyrjen nė fuqi tė listės sė re tė barnave, fėmijėt talasemikė do tė kenė mundėsi tė marrin falas barin "Exjade", i cili sipas mjekėve, ndryshon ndjeshėm cilėsinė e jetės pėr kėtė kategori. Kostoja e pėrafėrt qė ISKSH-ja pritet tė pėrballojė nga futja e barnave tė reja nė listėn e rimbursimit pėr fėmijė ėshtė mbi 1.6 milion dollarė. A. Alia
BOX
- Bazuar nė listėn e re tė barnave tė rimbursueshme, barnat ku ėshtė ndėrhyrė pėr lirimin e kufizimeve janė: barnat kardiologjike: 1.Losartan Potassium 50 mg; 2.Valsartanum 80 mg; (diovani); Valsartanum 160 mg; (diovani) 3.Ibersartan 75 mg, 150 mg dhe 300 mg; 4.Olmersartanum 10 mg, 20 mg dhe 40 mg; Valsartan + Hydrochlortiazide
- Barnat Urologjike (antiprostatike). Zgjatet koha e pėrdorimit nga 1 vit qė ishte nė 2 vjet dhe nė raste tė veēanta mė shumė se kaq. 1.Alfuzosinum 5 mg dhe 10 mg 2.Tamsulosinum 0.4 mg 3.Terazosinum 2 mg dhe 5 mg 4.Finasteridum 5 mg
- Nė grupin Antikoagulantet (pėr personat e operuar nga zemra zgjatet koha e pėrdorimit nga 3 nė 6 muaj) - Pėr barin Clopidogrel 75 mg (plavix) - Nė grupin Hormonet e Hipofizės dhe Hipotalamusit (rritet mosha e trajtimit me hormonin e rritjes) - Pėr barin Somatropinum 5, 6 dhe 10 mg - Nė grupin e barnave neurologjike - Pėr barin Risperidonum 1mg/1ml-30ml - Nė grupin e barnave antidiabetike - Pėr tė gjitha insulinat rritet numri nga 4 pena/muaj nė 5 pena/muaj. - Lirime kufizimesh, pra mundėsi pėr pėrdorim mė tė gjerė tė barnave ka patur edhe nė disa medikamente qė kurojnė ulēerėn, tek barnat astmatike, etj., por ndryshimet janė tė vogla krahasuar me njė vit mė parė.
Reformat nė sektorin e shėndetėsisė do tė nisin me decentralizim
Mohamed: Privatizimi hap tregun shėndetėsor
Sipas kreut tė BB-sė, privatizimi nuk do tė jetė zgjidhja e vetme, pasi kontrolli i cilėsisė sė shėrbimeve i mbetet shtetit dhe nė kėtė pikė mbetet ende pėr tu bėrė
Ministri i Shėndetėsisė, Ndoka, u takua dje me kreun e Bankės Botėrore nė Tiranė, Nadir Mohamed. Gjatė bisedės, ministri Ndoka u shpreh se ėshtė mėse e domosdoshme nisja e ndryshimeve nė shėndetėsi pėr ti dhėnė fund sistemit tė centralizimit. Ndoka pohoi: E kuptoj qė kam njė sfidė tė vėshtirė, e kuptoj ēdo ditė e mė tepėr qė ka qenė i domosdoshėm qė kreu i kėsaj ministrie tė mos jetė mjek nė profesion. Mohamed, i vėnė nė dijeni pėr sfidat qė Ministria e Shėndetėsisė po bėn pėr privatizimin e disa shėrbimeve parėsore dhe spitalore shtoi se, kjo nuk ishte zgjidhja e vetme pėr pėrmirėsimin e sistemit shėndetėsor. Kam njohur nėpėrmjet medias disa nga lėvizjet qė do tė ndėrmerrni, pėr privatizimin e disa shėrbimeve. Ndaj tė njėjtin mendim qė sektori i shėndetėsisė duhet tė hapet, pasi dihet sa shpenzojnė shqiptarėt nė Greqi apo Turqi pėr trajtimet e sėmundjeve. Por, privatizimi nuk do tė jetė zgjidhja e vetme, pasi kontrolli i cilėsisė sė shėrbimeve i mbetet shtetit dhe nė kėtė pikė mbetet ende pėr tu bėrė, - tha Muhamed. Duke komentuar disa prononcime tė tjera tė ministrit pėr disiplinimin e sektorit farmaceutik, kreu i BB-sė nė Tiranė garantoi sėrish mbėshtetje dhe mirėkuptim. Sfida tjetėr qė ju pėrmendni nė sektorin farmaceutik pėr tu ofruar qytetarėve barna tė sigurta dhe cilėsore ėshtė gjithashtu mjaft e rėndėsishme. Do tiu ofroja mbėshtetjen tonė nė ēfarėdo reforme. Ne jemi kėtu pėr tiu ndihmuar, - deklaroi Mohamed. Ministri Ndoka u shpreh se, vlerėson maksimalisht prezencėn e BB-sė nė Shqipėri dhe veēanėrisht mbėshtetjen pėr sektorin e shėndetėsisė. Jam i ndėrgjegjshėm qė sistemi shėndetėsor ka shumė probleme dhe gjithashtu jam i ndėrgjegjshėm qė jo tė gjitha do tė gjejnė zgjidhje tė shpejtė, por jam optimist se ritmi do tė ndryshojė dhe niveli i korrupsionit do tė ulet. Duhet ta zhdukim zinxhirin e pagesave nė shėndetėsi, zinxhir qė nis me rojen dhe pėrfundon me mjekun, por kjo nuk ėshtė e lehtė edhe pėr faktin se mjekėsia ėshtė ndėr sektorėt mė pak tė paguar dhe sfida jonė mė e vėshtirė janė politikat financiare. Por, sė pari, tė decentralizojmė sistemin, - u shpreh ministri. Ministri Ndoka dhe kreu i BB-sė, Nadir Mohamed, diskutuan mė tej mbi detajet se si mund tė aplikohet nė shėndetėsi njė reformė financiare e suskesshme dhe me impakt sa mė tė shpejt pėr pacientėt dhe qytetarėt. Sipas Ministrisė sė Shėndetėsisė, javėn e ardhshme, njė tjetėr ekip nga BB-ja do tė zhvillojė njė takim me ministrin, pėr saktėsuar ndėrhyrjet qė do tė bėhen nė politikat financiare tė shėndetėsisė. Alketa Alia
Gjana: Brenda dy viteve tė ardhshme do tė ndėrtojmė rrjetin me 40 thertore
Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Jemin Gjana, mori pjesė dje, nė ceremoninė e pėrurimit tė tregut blegtoral nė Elbasan. Ministri e vlerėsoi nismėn e ndėrmarrė nė ndėrtimin e rrjetit tė thertoreve nė Shqipėri si hap kryesor qė pritet tė ndėrmerret edhe nė vende tė tjera. Ndėrtimi i tregut blegtoral ishte njė investim i pėrbashkėt i MBUMK-sė, FAO-s dhe Bashkisė sė Elbasanit (me 70 mijė dollarė) dhe gjithsej kapte vlerėn e 430 mijė dollarėve. Gjatė fjalės sė tij, Gjana bėri tė ditur se, nė dy vitet e ardhshme, MBUMK-ja, nė bashkėpunim me FAO-n dhe pushtetin lokal do tė ndėrtojė edhe 40 thertore tė tilla nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė njė vlerė prej 11 milionė dollarėsh. Ministri i MBUMK-sė, duke falenderuar FAO-n pėr bashkėpunimin nė lėvrimin e fondeve, tha se, vitet e ardhshme, qyteti i Elbasanit do tė jetė njė nga qytetet qė do tė shohė edhe mundėsinė e njė tregu tė madh agrobujqėsor dhe agroindustrial, sepse, pa rritjen e marketingut ėshtė e pamundur nxitja e sektorit tė bujqėsisė. Ne do tė vazhdojmė tė nxisim, duke dhėnė jo pak fonde pėr fermerėt elbasanas dhe do tė vazhdojmė t'i mbėshtesim ata, - tha Gjana. Ai nėnvizoi se tregu duhet standardizuar, pasi kjo ėshtė njė detyrė ndaj qytetarėve dhe tregut tė konsumatorėve. Ndėrsa, kryetari i Bashkisė sė Elbasanit, Ardian Turku, tha se, Elbasani kishte vetėm njė thertore, e ndėrtuar me fondet e bashkisė nė vitin 2002, por e pamjaftueshme pėr popullsinė dhe pa kushtet e duhura higjieno-sanitare. Me ndėrtimin e kėsaj thertoreje, mund tė themi se kemi zgjidhur vetėm njė hallkė tė zinxhirit tė masave tė marra nga bashkia pėr garantimin e kėtij produkti, - tha Turku.
KRONIKA
Tre italianėt e arrestuar pėr korrupsion pritet tė dalin mė 11 prill pėrpara gjykatės belge
Skandali i zyrės sė BE-sė, Cioti firmosi tenderin jashtė rregullave
To Vima: Serxhio Trikariko ishte bashkėpunėtor shumė i ngushtė deri nė vitin 2004-tėr i ish eurodeputetit qė aktualisht ėshtė president i senatit italian, Franko Marinit dhe qė prej asaj kohe punonte me z. Rivera
Marrėveshjen pėr zyrėn e Komisionit Evropian nė Tiranė e ka realizuar Giancarlo Cioti. Sipas hetimeve tė para, ėshtė pikėrisht ai qė ka realizuar marrėveshjen me kompaninė italo-shqiptare Europa BuildingSh.p.k., ku procedurat kanė rezultuar jo tė rregullta. Funksionari i BE-sė, Giancarlo Cioti, i arrestuar se bashku me ndihmėsparlamentarin Serxhio Trikariko dhe sipėrmarrėsin Angelo Troiano, ishte larguar nga detyra e lartė qė nė vitin 2004-tėr dhe me pas ishte ngarkuar me njė detyre mė pak tė rėndėsishme brenda BE-sė. Sipas hetimeve tė para, kjo lėvizje ishte bėrė pėr shkak se atė vit, Cioti ka rezultuar i pėrfshirė nė afera korruptive, por gjithēka ėshtė mbajtur sekret pėr shkak tė hetimeve. Ndėrkaq, pjesė e hetimit ėshtė edhe ekologjia, pasi selia e Delegacionit Evropian nė Tiranė, ėshtė ndėrtuar gjatė vitit 2004-2005-sė me ēimento amiant, e cila ėshtė e ndaluar prej vitesh nga BE-ja pėr shkak tė nivelit tė lartė tė ndotjes qė ajo shkakton. Tre italianėt e arrestuar pėr korrupsion pritet tė dalin mė 11 prill pėrpara Dhomės sė Kėshillit, ku do tė vendoset pėr zgjatjen e kohės sė dėnimit. Cilėt janė tre tė arrestuarit Gazeta greke To Vima pėrmend se ndėrtimi i njė godine tė re tė Bashkimit Evropian nė Tiranė gjendet nė praktikėn hetimore tė Brukselit. Kjo pas arrestimeve tė bujshme nė Belgjikė dhe hyrjes sė rreth 150 policėve belgė nė zyrat e vetė Komisionit Evropian, si dhe nė shtėpitė e disa zyrtarėve tė lartė apo edhe godinat e shoqėrive private nė Belgjikė, Francė, Luksemburg dhe Itali. Skandali qė duket nė horizont mes zyrtarėve tė Komisionit Evropian dhe kryesisht mafias sė ndėrtimeve qė merrte pėrsipėr ndėrtimin e godinave tė BE-sė nė vendet joanėtare tė organizmit, kundrejt korruptimit tė komisioneve tė vlerėsimit tė ofertave nė KE, ėshtė mbajtur disi nė fshehtėsi. Kjo pėr arsye se arrestimi i personave nga policia belge u bė vetėm 2 ditė pas festimeve tė bujshme pėr 50-vjetorin e BE-sė nėn presidencėn aktuale gjermane. Gjithsesi, ndėr tė arrestuarit janė njė 60-vjeēar italian, i quajtur Anxhelo Trojano dhe biznesmen qė akuzohet pėr korrupsion dhe po kėshtu, tė arrestuar janė edhe 2 punonjės italianė tė administratės sė Bashkimit Evropian. Njėri prej tyre, 39-vjeēari Serxhio Trikariko, ishte bashkėpunėtor shumė i ngushtė deri nė vitin 2004-tėr i ish eurodeputetit qė aktualisht ėshtė president i senatit italian, Franko Marinit dhe qė prej asaj kohe punonte me z. Rivera. Punonjėsi tjetėr ėshtė Xhiankarlo Cioti, 46 vjeē, qė punon nė Komisionin Evropian. Ndėrsa autoritetet italiane kanė siguruar se nga tė dhėnat aktuale nuk del qė eurodeputetė italianė tė jenė tė pėrfshirė nė skandal. Tė tre tė arrestuarit italianė janė banorė tė Brukselit dhe akuzohen se kanė qenė sė bashku nė pėrgatitjen e konkurseve farsė pėr ndėrtimin e godinave tė reja tė Bashkimit Evropian nė vende si India, Shqipėria etj., duke detyruar biznesmenėt e ndryshėm qė tė jepnin miliona euro pėr tė marrė punėn. Ngjarja nė fakt ka 3 vjet qė hetohet prej autoriteteve belge dhe mė nė fund, u desh denoncimi direkt i njė biznesmeni holandez pėr tė vepruar. Kėshtu, kėtij tė fundit, pasi kishte paguar rreth 350 mijė euro pėr tė marrė ndėrtimin e njė godine tė BE-sė nė Indi, iu kėrkua qė tė paguante edhe njėherė kaq qė tė mund tė merrte pėrfundimisht ndėrtimin e saj. Ka qenė pikėrisht ky momenti, kur biznesmeni i zhgėnjyer ka denoncuar gjithēka tek autoriteti i shėrbimit kundėr korrupsionit brenda Komisionit Evropian (OLAF). Sipas hetimeve, duket se mafia e ndėrtimeve brenda BE-sė funksiononte tė paktėn qė prej 10 vjetėsh dhe ka fituar shumė miliona euro, tė cilat i ka hedhur nė sasi tė mėdha pėr tė fituar influencė pėr tė blerė mė pas prokurime tė godinave tė ndryshme qė paguheshin nga fondet evropiane. Autoritetet belge nuk kanė mbyllur edhe mundėsinė e arrestimeve nė vende tė tjera, evropiane, pa i specifikuar ato. Duket se rrjeti pėrkatės ishte shumė i mbrojtur dhe i fshehtė.
Godina u pėrurua mė 2005-sėn
Zyra e Delegacionit tė Komisionit Evropian nė Tiranė ėshtė aprovuar nga Kėshilli Teknik i Bashkisė sė Tiranės mė 5 qershor tė vitit 2003, pėr njė objekt gjashtėkatėsh. Por, rreth njė vit mė pas, me vendim tė KRT-sė, aprovohet edhe njė kat shtesė pėr godinėn nė fjalė. Firma ndėrtuese qė mori lejen e ndėrtimit ėshtė Europa Building, e cila administrohet nga njė shtetas italian dhe nga njė shqiptar. Nė vendin ku ėshtė ngritur objekti, dikur kanė qenė hangarėt e fushės sė aviacionit. Punimet pėr ndėrtimin e godinės kanė pėrfunduar nė fund tė vitit 2005-sė, kohė nė tė cilėn ėshtė vendosur aty edhe delegacioni i Komisionit Evropian. Ndėrkaq, ambasadori aktual, Lohan, ka deklaruar se nuk ka dijeni pėr procedurat, ndėrkohė qė nė kuadėr tė hetimeve, duket se do tė pėrfshihet edhe ish-ambasadori, Lutz Saltzman.
Cikloni 2, gati prangat pėr blerėsit e 22 pistoletave
Cikloni 2 ka vijuar tė zbardhė njė pjesė tė dyshuar pėr trafik armėsh, ndėrkohė qė nė pranga kanė rėnė njė i ri nga Tirana dhe njė 39-vjeēar nga Fushė-Kruja. Vetėm 10 ditė pasi ishin bllokuar katėr ushtarakė me 57 mijė fishekė, Policia e Shtetit bėri tė ditur dje, se kishte arrestuar 33-vjeēarin Bujar Doku, nga Tirana dhe Bashkim Dervinėn, 39 vjeē, nga Fushė-Kruja. Tė dy tė prangosurit u kapėn me 22 pistoleta, gjatė operacionit qė u krye njėkohėsisht nė Tiranė, Durrės dhe Kukės. Tė dy shtetasit e mėsipėrm u arrestuan tė dielėn vonė, pasi akuzohen pėr veprat penale tė "Trafikimit tė armėve dhe municionit", si dhe "Prodhimit dhe shitjes sė narkotikėve, tė kryer nė bashkėpunim". Gjatė operacionit policia tha se, sekuestroi edhe 22 copė pistoleta, (20 tė tipit "Blow Mini", kalibėr 6,35 dhe 2 "Bereta" tė kalibrit 9 mm), si dhe automjetn tip- Benz, me targė TR 2785 H, me tė cilin kryhej transporti i tyre. Dy tė prangosurit u kapėn nė tė dalė tė Kukėsit, gjatė kohės qė tė dy shtetasit e mėsipėrm po transportonin nė drejtim tė Tiranės, me automjetin tip Benz, me targė TR 2785 H, sasinė prej 22 pistoletash. Gjithashtu, gjatė kontrollit tė ushtruar nė banesat e 39-vjeēarit Dervina, policia gjeti dhe sekuestroi edhe njė sasi prej 211 fishekėsh tė kalibrave 6.35 mm, 7.62 mm, 9 mm, si dhe njė sasi prej 200 gr. pluhur, e cila dyshohet pėr farė hashashi. Operacioni u krye nga Sektori i Luftės Kundėr Trafiqeve tė Paligjshme nė Drejtorinė e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar, nė bashkėpunim me Prokurorinė Pėr Krime tė Rėnda, ku ishte regjistruar mė parė njė procedim penal. Sipas policisė, "Cikloni 2", ka bėrė tė mundur ndėrprerjen e njė linje tė trafikut tė armėve, duke bėrė tė mundur edhe sigurimin e provave tė mjaftueshme. Ndėrkohė qė, gjatė operacionit tė koduar "Cikloni 1", i cili u shtri nė Berat, Lushnjė dhe Tiranė, mė datė 23 mars tė kėtij viti, policia sekuestroi 57 mijė fishekė, si dhe arrestoi pesė shtetas, katėr prej tė cilėve me akuzėn e "Trafikimit tė armėve dhe municioneve luftarake". Grupi i hetuesve tha dje, se tashmė kishte njė dosje tė gjerė tė kėtij trafiku dhe shumė shpejt priten edhe prangosje tė tjera, tė cilat janė pjesė e porosisė pėr kėtė mall.
shkurt
Vrau nė mes tė Tiranės mė 30 janar 98-tė, ekstradohet Bitozi
Ekstradohet i riu qė vrau nėntė vite mė parė dy persona dhe plagosi njė tjetėr nė mes tė Tiranės. Interpol Tirana ekstradoi dje, nga Italia 31-vjeēarin Ermir Bitozi, nga Elbasani. Sipas Policisė sė Shtetit, 31-vjeēari Bitozi akuzohet pėr veprat penale, "Vrasje me paramendim" dhe "Armėmbajtje pa leje". Bėhet me dije se Gjykata e Krimeve tė Rėnda, me vendim tė datės 23 qershor 2006-tė, ka caktuar ndaj kėtij shtetasi masėn e sigurisė, "arrest me burg", pėr veprat e mėsipėrme, penale. Policia e Shtetit sqaroi se, ngjarja, pėr tė cilėn akuzohet Ermir Bitozi, ka ndodhur mė datė 30 janar tė vitit 1998-tė, nė kryqėzimin midis rrugėve "Pjetėr Bogdani" dhe "Vaso Pasha", nė Tiranė, ku nė drejtim tė automjetit, me tė cilin udhėtonin shtetasit Elidon Muhameti, Indrit Farruku dhe Altin S, ėshtė qėlluar me armė zjarri dhe pėr pasojė gjetėn vdekjen Muhameti dhe Farruku, ndėrsa Altin S. arriti tė dalė nga mjeti dhe tė largohet". Policia e Shtetit konfirmoi se, nga hetimet e kryera dhe ekspertimi i gjurmėve tė gishtave rezultoi se autor i dyshuar i kėsaj ngjarjeje ėshtė shtetasi Ermir Bitozi.
Pranga Selenicės, plagosi mė 1996-tėn
Prangoset pas 11 vjetėsh pėr njė plagosje. Forcat e policisė sė Beratit ndaluan dje, 39-vjeēarin Vladimir Selenica, nga Berati, i shpallur person nė kėrkim pėr plagosje me armė zjarri. Sipas Policisė sė Shtetit, ky shtetas ishte shpallur nė kėrkim, pasi mė datė 20 dhjetor 1996-tė nė fshatin Zhiton, Berat, ka plagosur me armė zjarri shtetasin Maringlen Ē. Bėhet me dije se kapja e 39-vjeēarit Selenica u bė e mundur sot, nė fshatin Perėndi, Kuēovė, si rezultat i njė operacioni tė pėrbashkėt tė forcave tė policisė sė komisariateve Kuēovė dhe Berat. Mėsohet se Vladimir Selenica ėshtė dėnuar mė parė me 8 vjet heqje lirie nė Itali.
SPORTI
Nė skajet kundėrshtuese tė dy ndeshjeve tė EURO 2008-ės
Kur evolucioni triumfon ndaj revolucionit
* Kombėtarja, nė luftė mes pesimizmit dhe euforisė, mbasi pėr herė tė parė mungoi pesėshja Hasi-Aliaj-Skela-Murati-Tare
1. Nga e shtuna dhe e mėrkura e fundit tė marsit 2007, Shqipėria e futbollit u pėrshkua nė dy ndeshje tė EURO 2008, tė ngjashme tejet nė pėrmbajtjen e ecurisė sė tyre, ndonėse nė kah tė kundėrt. Shqipėria sundoi ndeshjen ndaj Sllovenisė dhe i rezistoi sundimit tė Bullgarisė. Nė tė dy rastet pėrfundimi qe i njėjtė: 0-0. Nė tanėsi, nga ēka parashikonim, nė thelb Shqipėrisė nuk i dolėn mirė llogaritė: nuk mori tri pikėt qė duhej tė merrte me sllovenėt dhe nuk pėsoi humbjen e pritshme, qoftė edhe pėr traditė historike, me bullgarėt. Nė tanėsi mori 2 pikė nė vend tė 3 dhe renditet e parafundit (e 6-ta) nė grupin e saj evropian qė mban germen G - ēka pėrbėn njė nga renditjet mė tė ulėta nė tė 10 pjesėmarrjet e saj nė Kampionatin Evropian tė Futbollit. Asnjėherė nė gjithė kėtė histori, Shqipėria nuk ka qenė kaq poshtė, nė vendin e 6-tė, pėr Kampionatin Evropian. Kjo do tė thotė se ajo ndodhet pėrpara rrezikut tė rėnies sė madhe historike tė saj. Kėsisoji, pėr tė luftuar kundėr kėsaj rryme tė pamėshirshme, asaj i duhet patjetėr qė mbrenda pesė ditėve fatale tė 2 e 6 qershorit 2007, tė fitojė dy herė kundėr Luksemburgut, i cili mban vendin e 178-tė nė Renditjen e FIFA-s, tė rrėmbejė 6 pikė dhe tė shkojė nė plot 9, pėr tė ndėrtuar mandej mbas kėtij sigurimi fatlum, tė ardhmen e pesė ndeshjeve tė fundit nė duele me mė tė fortėt se vetja: Holandėn, Rumaninė, Bullgarinė, Bjellorusinė, Slloveninė. Ta do mendja se ky ėshtė plani, kjo ėshtė strategjia, kėto duhet tė jenė synimet. Tė tjerat janė fjalė shkrimesh tė tepėrta, pėr tė mbushur faqet e gazetave sportive qė botohen nė Shqipėri, mė tė shumta se nė asnjė vend tė Evropės, apo pėr tė mbushur faqet sportive tė tė pėrditshmeve tė Tiranės qė zakonisht i kanė nė fund tė tyre, si dhe pėr tė shpėrthyer analistėt (si po na sundon kjo fjalė si askund?) me tepri qė Shqipėria e futbollit i ka po aq sa Shqipėria e politikės. Mirėpo, kur parashikon dy fitoret e detyrueshme me Luksemburgun, papritmas mendja tė shkon te rezultati mė sensacional i javės qė shkoi, kur Lihtenshtejni i 160 kilometrave katrorė dhe i 33.600 banorėve fitoi 1-0 me Letoninė e Evropės sė Bashkuar. Kėsisoji, boshti i Evropės sė futbollit lėvizi nga vendi. Asnjėherė Shqipėria nuk ėshtė gjendur para dy ndeshjeve kaq tė rėndėsishme ndaj njė mė tė vogli se vetja, si kėsaj radhe me Luksemburgun mbas 65 ditėve. Nė kėtė rast nuk mund tė flitet as pėr rinim tė skuadrės, as pėr njė Shqipėri tė sė ardhmes dhe as pėr nuk e dimė se pėr ēka. Mund tė flitet vetėm pėr 6 pikė tė detyrueshme pėr tu fituar, sepse vetėm kėshtu mandej mund tė mendosh pėr tė gjitha tė tjerat: pėr rinimin, pėr tė ardhmen, pėr largimin prej vendit diskriminues tė 6 nė njė grup G tė Kampionatit Evropian 2008. E shtrėnguar prej disa vitesh nga shumė inkompetentė (tė paditur) tė jetės sė saj, Kombėtarja e Shqipėrisė, i ėshtė nėnshtruar pėrēmimit, arrogancės, ditirambeve, euforisė, skepticizmit, inateve, ksenofobisė, ksenomanisė, nacionalizmit po dhe arbitraritetit ndaj kombėtareve tė shteteve mė tė zhvilluara si dhe kotėsisė, kritikės apo fryrjes vetėlavdėruese, subjektive dhe objektive. Kėsisoji, kombėtarja e Shqipėrisė e datuar 2007, pėrbėn pėr studiuesin njė nga mė interesantet pėr tu analizuar, ēka nuk e merr pėrsipėr as ky shkrim, ndonėse dy ndeshjet e fundit tė japin njė mundėsi mė tepėr. Jemi tė mendimit se nė tė dy rastet Shqipėria zhvilloi ndeshje mjaft tė mira. Nė epėrsi e pasion pėr tė fituar ndaj Sllovenisė qė nuk rreshti as deri nė tė 90, por e pafat. Taktikė e madhe nė ndeshjen me Bullgarinė, sidomos nė pjesėn e parė tė njė mbrojtjeje qė nuk ishte parė prej shqiptarėve, tė njė elasticiteti kundėrsulmi krejt befasues dhe tė njė qėndrese morale tė rrallė nė 45 minutat e dyta dhe me fat. Me fat tė madh, kur mendon dy shtyllat e Berbatovit me shokė dhe dy topa tė hequr nga vija e ashtuquajtur fatale prej Beqajt e Lalės, 13 goditjet bullgare nga kėndi, 13 gjuajtjet drejt portės sė Beqajt pėrballė vetėm 6 drejt Ivankovit dhe 0-0. Ashtu si katėr ditė mė parė, ēka do tė thotė qė pėr 228 minuta lojė Shqipėria nuk pėson gol nė ndeshje kualifikuese pėr njė Kampionat tė Evropės apo tė Botės. Kjo ngjet pėr herė tė parė nė histori. Kurrė nuk kishte ndodhur qė porta shqiptare tė kishte rezistuar e paprekur pėr 228 minuta, qysh nga 29 qershori 1963-shit kur daton dukja e parė e Shqipėrisė pėr Kupat e Evropės dhe tė Botės. Ndėrkaq, nė kah tė padėshirueshėm janė edhe 228 minuta rresht pa shėnuar Shqipėria asnjė gol. Ky tregues i fundit nuk ėshtė rekord. Ėshtė njė e dhėnė qė ta shtyn kujtimin te njė ēerekshekulli mė parė, kur nga 2 shtatori 1981 dhe deri te 30 marsi 1983, pėr bukur gati 20 muaj, Shqipėria nuk shėnoi asnjė gol nė ndeshjet kualifikuese: Shqipėria - Bullgaria 0-2, RF Gjermane - Shqipėria 8-0, Austria - Shqipėria 5-0, Turqia - Shqipėria 1-0, Shqipėria - Irlanda e Veriut 0-0, pėr tė ardhur te minuta e 81-tė e ndeshjes Shqipėria - RF Gjermane 1-2, ēast kur Targaj shėnoi me 11-metėrsh golin e shumėpritur. Dhe ishte po Targaj, ai i cili kishte shėnuar golin e fundit tė harruar, pėr ēudi po me 11-metėrsh, 20 muaj mė parė nė ndeshjen Finlanda - Shqipėria 2-1 mė 2 shtator 1981. Nė tanėsi kishin qenė 574 minuta qė Shqipėria nuk kishte shėnuar gol nė kualifikimet evropiano-botėrore. Ky ėshtė rekordi i padėshirueshėm i pathyer deri mė sot. Kėto kohėra nuk mund tė kthehen mė. Shqipėrinė e pret Luksemburgu pėr tė prishur 228 minutat e moshėnimit tė rekordit tė deritashėm tė shekullit XXI. Kėshtu, midis mospėsimit dhe mosshėnimit, njė raport kontradiktor ky, kombėtarja kthehet nga Bullgaria, duke i detyruar bullgarėt e sotėm tė pohojnė se Shqipėria ka njė skuadėr mjaft tė mirė, ndonėse humbiste nė tokėn e tyre rregullisht qysh prej 17 nėntorit 1949, kur qe i fundit 0-0 nė njė miqėsore vendesh vėllezėr: Vogli, B.Boriēi, Llambi, Shaqiri, Spahiu, Kavaja, Teliti, Z.Gjinali, L.Boriēi, Biēaku, Laēja., Kostof, Ormanxhiev, Trenkov, Apostolov, Petkov, Dimcev, Akimov, Spasov, Nikolov, Stankov, Stefanov Ishte njė Shqipėri angleze me lojtarin-trajner Sllave Llambi! 2. Nė gjithė kėtė histori me shifrat mė tė fundit pėrmbledhėse del se, kjo e Sofjes ishte ndeshja e shkėlqyer e Shqipėrisė nė 28 marsin e Otto Baricit, i cili nuk duron mė, por flak tej mbulesėn e krevatit tė kėshilluar prej mjekėve dhe fluturon pėr nė stadiumin Vasil Levski pėr tė shndėrruar 11-shin e tij. Nuk ishin as Besnik Hasi, as Adrian Aliaj, as Ervin Skela, as Edvin Murati, as Igli Tare, tė cilėt tė gjithė sė bashku pėrmbledhin plot 163 vjet jetė, ose mesatarisht 32.6 vjeē pėr secilin. Dekada e katėrt e jetės, tė paktėn nė shifra, disi e vjetėr pėr tė luajtur futboll rinor. Kemi pėrshtypjen se prej kėtyre dy shifrave tė pazakontė mund tė nisė studimi i asaj se ēka po ndodhė ose se ēka ka filluar tė ndodhė me kombėtaren e Shqipėrisė, e cila zhvillon njė ndeshje tė shkėlqyer nė Sofje ndaj Bullgarisė pa pesėshen e saj mė tė fuqishme tė tė gjithė viteve tė fundit, mbi shpatullat e sė cilės peshon shifra e pėrbashkėt e 228 ndeshjeve dhe e 33 golave tė shėnuar ose mesatarisht tė 45.6 ndeshjeve tė luajtura pėr secilin dhe mesatarisht nga 6.6 golave tė shėnuar mesatarisht po nga secili pėr ēdo ndeshje. Kjo ėshtė pesėshja qė pėrbėnte pasurinė mė tė ēmueshme tė kombėtares dhe pa tė cilėn u arriti 0-0 i Bullgarisė qė euforia e shtypit shqiptar po e ngre nė qiell, duke harruar se Bullgaria ka 13 vjet qė nuk ėshtė mė e katėrta e botės dhe e cila nė renditjen e FIFA-s sot ėshtė vetėm e 39-ta. Kėsisoji, euforia na duket krejt e papranueshme, ashtu siē qe krejt e papranueshme masa e pėrtejme e pesimizmit dhe kritika aty kėtu e shfrenuar mbas barazimit 0-0 me Slloveninė nė Shkodėr. Do tė parapėlqenim gjykimin me mend nė krye, pėr tė zbuluar sado pak se ēfarė Shqipėrie do tė kemi nė kėtė fillim tė shekullit XXI nė sportin mė popullor tė kėtij vendi, i cili qysh mė 1946-ėn, kur papritmas u bė Kampion i Ballkanit, pėrveēse disa krijime ēastesh ndeshjesh vėrtet tė mėdha, nuk ka fituar mė asnjė kualifikim pėr njė Evropian apo Botėror, po as edhe njė vend tė lartė nė grupet kualifikuese, ēka ėshtė normale pėr vlerat modeste tė futbollit tė vogėl shqiptar, i cili prapseprap ka ecė nė rritje tė vazhdueshme, sidomos nė vitet e fundit, qė i kemi quajtur vitet e modernizimit tė kombėtares sė Shqipėrisė. Nė kėto pesė ndeshje tė EURO 2008-ės, Shqipėria ka zhvilluar dy ndeshje tė nivelit tė lartė evropian: 1-2 nė Amsterdam me Holandėn dhe 0-0 nė Sofje me Bullgarinė. Madje, ka barazuar 2-2 nė Minsk me Biellorusinė, ndėrsa para spektatorėve tė vet nė dy ndeshje ka marrė vetėm 1 pikė. Mu kėtu mund tė nisė frika e pajustifikueshme pėr dy ndeshjet fort tė rėndėsishme me Luksemburgun, ose mė mirė me thanė, ndeshja e parė me tė, ajo e 2 qershorit 2007 nė tokėn tonė. Javėn qė shkoi, Shqipėria mori barazimin e parė mbas 58 vjetėve nė Bullgari, kur tradicionalisht kjo e fundit pėrbėnte pėr tė gjithnjė njė vėshtirėsi tė pakalueshme. Tė duket ndėrkaq, si njė kthesė qė ngjet mu nė ndeshjen jubilare tė 10 midis Shqipėrisė dhe Bullgarisė, me tė cilėn Shqipėria nuk fiton qysh prej 57 vjetėsh (Tiranė, 4 qershor 1950, Shqipėria Bullgaria 2-1), por sidomos mu nė ndeshjen jubilare tė 215-tė tė Shqipėrisė, ēka pėrfshin edhe barazimin po jubilar tė 15 tė saj pėr kampionatet evropiane. Na duhet tė krenohemi me barazimet, kur tė tjerėt krenohen me fitoret!... E, sidoqė tė vijė puna, ngjarja e Sofjes e 28 marsit, natyrisht ėshtė disi e rrallė kur kujton se nė tanėsi, Shqipėria ka barazuar vetėm 14 herė jashtė fushės vet, pa harruar 8 fitoret e vetme jashtė nė 61 vjet ndeshje. Nė varfėrinė e kėtyre shifrave, barazimi i Sofjes bėhet krejt i veēantė, sidomos pėr faktin se ėshtė barazim i njė ndeshjeje tė Kupės sė Kombeve tė Evropės. Jemi tė bindur ndėrkaq se, ky barazim, megjithatė, qėndron poshtė rėndėsisė sė 0-0 tė Beogradit me Jugosllavėnė e 1948-ės, 2-2- shit tė Polonisė sė 1984-ės, 2-2-shit tė Norvegjisė sė 1998-ės, deri diku madje edhe tė 2-2-shit tė Ukrainės sė 2004-ės. Barazimi i Sofjes e merr rėndėsinė nė vlerat taktike dhe tė njė pasioni, apo tė njė sjelljeje moderne nė fushė. Shembullore 45 minutat e para nė shkėlqimin e njė mbylljeje dryni nė mbrojtje dhe tė njė hapjeje po tė tillė nė sulm dhe qėndresė e pashoqe fizike e pjesės sė dytė, me ndėrrimet spektakolare, madje tė bujshme (hyjnė dy sulmues dhe njė mesfushor) po dhe psikologjike dhe qė befas shkaktojnė deri dhe tronditjen pėr vendasit me dy mundėsitė e Bushit i gatshėm pėr njė fitore sensacionale. Por 0-0. Njė 0-0 i ēmueshėm edhe pėr historinė personale tė trajnerit kroat Otto Bariē, i cili mbas kėtij barazimi ngjitet nė vendin e dytė mbas Brigelit nė renditjen pėr trajnerin mė rezultativ tė kombėtares, tė themeluar prej autorit tė kėtyre radhėve, duke mbetur gjithnjė e mė e palėkundshme forca e trajnerėve tė huaj mbi ata shqiptarė, qysh nga Ljubisa Brocic e deri Miklos vadas, Hans Peter Briegel e deri te Otto Bariē. 3. Ndalemi tash te ajo pjekuri befasuese qė u shfaq nė stadiumin Vasil Levski dhe gjithė krahasimi, detyrimisht do tė bėhet nė marrėdhėnie me mungesėn e pesėshes sonė tė famshme Hasi-Aliaj-Skela-Murati-Tare. Rreth kėtij pėrjashtimi, vetvetiu sillet ēdo analizė pėr kėtė kombėtare. Ēfarė kombėtareje do tė ketė tash e mbrapa Shqipėria? Nė shkrimin tonė bilancues tė janarit pėr kombėtaren, atė me titullin 2007: Shqipėria - rėnia para ringritjes?, duke e cilėsuar 2006-ėn si vitin mė me pak rezultate tė saj qysh nga 2002, kemi thėnė edhe kėtė: .Pėr vitin 2006, Shqipėria ėshtė renditur nė vendin e 87-tė nė botė midis 208 shteteve, qė pa pasion, por me mend nė krye, tė duket krejt normal, kur ke parasysh gjithēka ka tė bėjė me Shqipėrinė: traditėn, kulturėn, stadin e sotėm tė zhvillimit tė saj ekonomik, tė kushteve tė futbollit, tė ecurisė, por dhe tė prapambetjes sė mendimit sportiv futbollistik nė tanėsi, tė vogėlsisė sė vendit dhe hapėsirės sė ngushtuar tė futbollit tė tij. Por ajo qė rėndon mė fort se kjo renditje botėrore midis 208 shteteve, ėshtė njė tjetėr: renditja e Evropės dhėnė po nga FIFA simbas vendeve qė zė ēdo shtet nė renditjen botėrore. Del se pėr vitin 2006, Shqipėria renditet e 39-ta nė Evropė midis 52 shteteve. Mandej, kemi shkruar: Dihet se pėr tu bėrė revolucioni duhet tė piqen kushtet, ardhja e tė cilėve mund tė vonojė disi. Kėshtu, gjithēka qė aktualisht ka tė bėjė me kombėtaren e Shqipėrisė, na vėrteton se nuk ndodhemi pėrpara njė revolucioni, por tė njė evolucioni nė vazhdimėsi. Njė tė tillė Hans Peter Briegel e ka bėrė mjaft mirė Edhe Otto Baric kėshtu duket se do tė vazhdojė. Ai e di se edhe nė futboll ka kohė qė ka kaluar koha e revolucioneve, dhe se sundon koha e evolucioneve. Pra, ai qė quhet shndėrrimi i qetė, gradual, simbas ligjeve tė zhvillimit tė vazhdueshėm dhe shkallė-shkallė. Nė Sofje nuk qe njė revolucion edhe pse mungoi pesėshja e madhe Hasi-Aliaj-Skela-Murati-Tare, sepse, pėrveē tė tjerave, askush nuk mund tė jetė i bindur se kjo pesėshe e famshme pėr ne mund tė jetė pėrjashtuar pėrgjithmonė nga kombėtarja. Tė kisha njė Skelė tė ri, - tha trajneri Bariē. Nė Sofje qe vazhdimi me pėrshpejtim i evolucionit. Nė Sofje, 11-shja e Shqipėrisė Beqaj, Dallku, Dede, E.Beqiri, Curri, Lala, K.Duro, Haxhi, Cana, Berisha, Bogdani kishte moshėn mesatare 28 vjeē. Mjafton kjo shifėr, pėr tu vėrtetuar evolucioni dhe jo revolucioni. Nuk ėshtė fjala pėr njė pėrtėritje tė pamėshirshme. Mesa duket ėshtė fjala pėr njė pėrtėritje qė, mė fort se me moshėn, ka tė bėjė me mundėsitė dhe forcėn e 11 tė rreshtuarve nė fushėn e blertė. Njėmbėdhjetėshi shqiptar i Sofjes pati pesė lojtarė 30-vjeēarė: Beqaj (32), Dede (32), Lala (32), Haxhi (32), Bogdani (30). Ndėrkaq, pati katėr lojtarė nėn 25 vjeē: Dallku (24), Curri (24), Cana (24), Berisha (22), qė nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse blloku i talentuar i Kosovės, qė ėshtė pasuri e madhe e kombėtares sė Shqipėrisė. Pa pėrfshirė kėtu shqiptarėt e tjerė tė Kosovės, Besnik Hasin, Bekim Kastratin dhe Blerim Rustemin apo tė harruarin Mehmet Dragusha. Kjo ėshtė tronditja e kombėtares, jo thjesht tenike. Njė tronditje vetėm pėr tė mirė, pa menduar asesi se ēdo tė ndodhė nesėr me shtetin dhe kombėtaren e Kosovės aq tė mirėpritur pėr gjithė Shqipėrinė dhe pėr gjithė shqiptarėt. Do tė kemi dy kombėtare shqiptare. Ngjarje gjigande pėr sportin mbarėkombėtar dhe ėshtė rikthyer mbas kaq vjetėsh portieri i Kosovės Arian Beqaj. Nė kombėtare, shtylla ėshtė Lorik Cana i Kosovės, gjithnjė nė 30 lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit tė Francės, pėr herė tė katėrt madje nė kėteėstinė, nė 11-shen e kėtij kampionati si lojtar i O.Marseille. Janė nėn 25-vjeēarėt e sipėrpėrmendur, ata qė pėrbėjnė thelbin e ecurisė evolucioniste tė kombėtares sė Shqipėrisė nė duel me revolucionin. Nė Sofje fitoi mu evolucioni, ritmika e kėsaj mpleksjeje qė i nxori nė fushėn e lojės tė tre brezat qė i duhen njė skuadre tė sprovuar dhe rezultative, teksa kujton edhe nėn 30-vjeēarėt Elvin Beqiri dhe Klodian Duro, marrėdhėnie kjo qė u ruajt edhe me ndėrrimet e bėra kur pėrsėri nė fushė hynė po tri moshat: Bulku 30-vjeēar, Kapllani 25-vjeēar dhe Bushi 34-vjeēar. Edhe kėto shifra moshash na bėjnė tė mendojmė se pesėshja e famshme Hasi-Aliaj-Skela-Murati-Tare, ende nuk ėshtė braktisur, por tash e mbrapa nuk do tė jetė blloku i vjetėr ai qė do tė sundojė. Kjo, mesa duket mori fund. Blloku i vjetėr shpėrbėhet nė kuptimin qė nėse ai thirret pėr ndihmė, do tė pranojė tė mplekset disi i ēarė tashmā, prap nė kuptimin e mirė tė fjalės, duke ruajtur evolucionin e pėrhershėm nė kombėtare dhe u bėrė edhe ai pjesė e flakjes tej tė ēdo revolucioni tė mundshėm. Kjo do tė bėhet e mundur, vetėm mbasi tė flaket tej pesimizmi, kritikat e skajshme tė barazimit 0-0 me Slloveninė si dhe euforia e barazimit tė ēmueshėm 0-0 me Bullgarinė. Mbas ndeshjeve tė 28 marsit, Shqipėria nė kėto kualifikime ėshtė e 41-ta midis 50 shteteve pjesėmarrėse tė Evropės dhe lė mbrapa Armeninė, Ishujt Faroe, Moldavinė, San Marinon, Andorėn, Lihtenshtejnin, Islandėn, Luksemburgun. Shumica, shtete polarė dhe pa traditė futbolli dhe mikroshtete tė Evropės. Situata e Shqipėrisė ėshtė kritike, kur vėren se ėshtė e 6-ta e grupit me gėrmėn G tė kualifikimeve pėr Kupėn e Kombeve tė Evropės. Renditja mė e ulėt nė histori, qysh nga viti 1963-shi, kur Shqipėria u shfaq pėr herė tė parė nė Evropėn e futbollit. Nuk ka vend pėr pesimizėm megjithatė, kur kujton se renditja e grupit G ėshtė krejt e sinkronizuar me renditjen qė kėto shtete kanė nė renditjen e FIFA-s. Vėshtroni: Holanda e 7-ta, Rumania e 14-ta, Bullgaria e 39-ta, Bjellorusia e 66-ta, Sllovenia e 72-ta, Shqipėria e 88-ta, Luksemburgu i 178-ti. Vėshtroni tash se si ēuditėrisht po kėshtu, nė mėnyrėn mė besnike, renditen ata edhe nė grupin G tė EURO 2008: 1.Holanda (14 pikė); 2. Rumania (11); 3.Bullgaria (9); 4. Bjellorusia (7); 5.Sllovenia (4); 6. Shqipėria (3); 7. Luksemburgu (0). Pėrkim i pagabueshėm si nė njė sahat zviceran, ose i Zvicrės, vend i cili, sė bashku me Austrinė do tė mirėpresė fundoret e EURO 2008, jo pėr Shqipėrinė natyrisht, e cila, tash pėr tash, duhet tė kėnaqet qė pėrmes evolucionit nė luftė me revolucionin po synon tė pėrsosė mė tej modernizimin e kombėtares sė saj. Kėshtu, pa pesimizėm dhe pa eufori, mund tė themi se Sofja qe thjesht njė shkėndijė, njė shkėndijė tejet e shndritshme dhe vetėm kaq. BESNIK DIZDARI
RRETHE
Pedagogu i universitetit jep alarmin Po zhduken speciet e rralla
GJIROKASTĖR- Gjuetia pa kriter, prerjet pa kriter e drurėve pyjore, si dhe faktorė tė ndryshėm klimaterikė po ēojnė drejt shfarosjesh sė njė numri tė madh gjallesash dhe bimėsh. Pedagogu i Fakultetit tė Shkencave Natyrore nė Universitetin "Eqerem Ēabej" tė Gjirokastrės, Lavdi Hasani, tha se, si rezultat i ndėrhyrjes sė njeriut nė mėnyrė jobiologjike nė mjedis janė shkatėrruar shumė ekosisteme, tė cilat kanė ndikuar nė prishjen e foleminizimit tė specieve, si dhe drejtpėrdrejt nė zhdukjen e faunave tė ndryshme, sidomos tė specieve shtazore. "Nė bazė tė faktorėve tė ndotjeve mjedisore dhe ndryshimit tė klimės, kėto ekosisteme kanė ndikuar negativisht pėr ekzistecėn e specieve bimore dhe shtazore. Grumbullimi i mbeturinave tė gurta dhe urbane, si dhe hedhja pa kriter nė vende me mjedis tė zhvilluar, kanė vėshtirėsuar jetėn e tyre", - sqaron Hasani. Sipas tij, Gjirokastra edhe pse renditet si njė ndėr rrethet mė faunė mjaft tė pasur, po humbet nga dita nė ditė llojet e ndryshme tė species shtazore dhe ujore. "Vetėm nė pikėn turistike tė Viroit ėshtė kryer njė studim 2-vjeēar nga pedagogėt dhe studentėt e Fakultetit tė Shkencave Natyrore tė Universitetit Eqerem Ēabej, nga i cili u evidentuan 250 specie bimore dhe 70 specie shtazore", - thotė pedagogu Hasani, duke shtuar se, "ky vend turistik ėshtė i pasur dhe i ka tė gjitha potencialet pėr tė jetuar kėto gjallesa, por, fatkeqėsisht, kjo faunė po shkon drejt zhdukjes." Hasani pohon se, "gjatė viteve tė fundit, janė zhdukur disa gjallesa tė rralla nga pyjet e rrethit tė Gjirokastrės si: dhia e egėr, sorkadhja, derri i egėr, etj., si dhe insektet e ndryshme."
(FOTO ėshtė tek dita one me spanjollet nė SH)
Intervistė me Cristina de Echanove, spanjollen qė trajnoi fermerėt shkodranė De Echanove: Bujqit shqiptarė kanė kulturė tė cekėt
Synojmė tė ndihmojmė zhvillimin e bujqėsisė nė Shqipėri, pėr tė mundėsuar kėshtu njė bujqėsi dhe frutikulturė mė moderne, por duke respektuar atė natyrore e biologjike qė praktikohet kėtu
Ka mbaruar trajnimi 4-javor me specialistėt e bujqėsisė dhe tė frutikulturės, i organizuar nga Unioni spanjoll i Frutikulturės dhe Fermerėve tė Navarės (UAGN). Ka qenė OXFAM, organizata qė ka pėrzgjedhur pėr kėtė trajnim rajonin e Shkodrės. Nė njė intervistė dhėnė gazetės TemA, dy nga trajnuesit e radhės, inxhinieret e agronomisė Cristina de Echanove dhe Sandra Munoz, tė ardhura nga kryeqyteti i Navarės, Pamplona, flasin pėr temat qė ato dhe kolegėt e tyre trajnuan pėr 4 javė fermerėt shkodranė. Ajo qė vumė re ėshtė se nė Shqipėri ka njė kulturė sipėrfaqėsore. Fermerėt, bujqit si dhe specialistėt shqiptarė kanė njohuri, por ata nuk e praktikojnė atė qė ata njohin. Kemi mundur tė avancojmė me ta gjatė kėsaj kohe tė shkurtėr, por gjithsesi, kjo lė pėr tė dėshiruar, sepse ata ndodhen si nė njė lloj izolimi nga praktika e drejtpėrdrejtė, - theksoi gjatė intervistės Cristina de Echanove.
Fillimisht, lutem tė na shpjegoni diēka nė lidhje me organizatėn dhe rajonin nga ju vini.
Ne vijmė nga Navara, rajon nė veri tė Spanjės. Atje ndodhet edhe organizata jonė qė quhet Bashkimi i Bujqve dhe i Fermerėve tė Navarės (UAGN). Kjo organizatė ka njė fondacion, i cili iu jep trajnime fermerėve tė kėtij rajoni pėr profesionin e tyre. UAGN bėn pjesė nė projektin e bashkėpunimit dhe tė kooperimit me Shqipėrinė, prandaj jemi kėtu qė prej 4 javėsh.
Pėrse pėrzgjodhėt pėr kėtė trajnim rajonin e Shkodrės?
Ėshtė OXFAM ajo qė ka pėrzgjedhur Shkodrėn. Ne erdhėm kėtu nė sajė tė kėtij rekomandimi.
Cilat kanė qenė temat e zgjedhura pėr trajnim gjatė kėtyre 4 moduleve qė zhvilluat me femerėt dhe bujqit shqiptarė?
Pėr ēdo javė trajnuesit kanė qenė tė ndryshėm, ashtu siē jemi edhe ne vetėm pėr kėtė javė. Nė javėn e parė ėshtė folur pėr kooperativat bujqėsore. Nė javėn e dytė, bujqit dhe fermerėt shqiptarė janė trajnuar pėr tregtimin dhe marketingun e prodhimeve bujqėsore. Trajnerėt ishin specialistė tė agrokulturės, frutave, perimeve, djathit, vajit tė ullirit, bukės si dhe tė bimėve aromatike mjekėsore. Nė javėn e tretė ėshtė folur kryesisht pėr frutikulturėn ekologjike, mjeshtėrinė dhe mėnyrėn e pėrdorimit tė bimėve mjekėsore pėr mbrojtjen e kulturave bujqėsore. Ndėrsa, nė javėn e katėrt dhe tė fundit folėm pėr certifikimin, tregtimin si dhe marketingun e produkteve bujqėsore, por mė tė shumtė nė numėr se sa ata qė u shpjeguan nė javėn e dytė.
Cilat janė objektivat kryesore qė synoni tė realizoni nėpėrmjet kėtij trajnimi?
Synojmė qė tė ndihmojmė zhvillimin e bujqėsisė nė Shqipėri, pėr tė mundėsuar kėshtu njė bujqėsi dhe frutikulturė mė moderne, por duke respektuar frutikulturėn natyrore dhe biologjike qė praktikohet kėtu.
Sipas mendimit tuaj, si ishte niveli profesional i fermerėve dhe bujqve shqiptarė?
Ajo qė vumė re ėshtė se nė Shqipėri ka njė kulturė sipėrfaqėsore. Fermerėt, bujqit si dhe specialistėt shqiptarė kanė njohuri, por ata nuk e praktikojnė atė qė ata njohin. Kemi mundur tė avancojmė me ta gjatė kėsaj kohe tė shkurtėr, por gjithsesi, kjo lė pėr tė dėshiruar, sepse ata ndodhen si nė njė lloj izolimi nga praktika e drejtpėrdrejtė. Bota ėshtė e thjeshtė dhe mund tė bėhen gjėra tė mėdha. Tani disa specialistė shqiptarė tė frutikulturės kanė ardhur nė Spanjė pėr tė na njohur. Ne mendojmė se ėshtė shumė interesant bashkėpunimi ndėrmjet Spanjės dhe Shqipėrisė nė kėtė fushė pėr tė dy vendet. Mendojmė qė ta vazhdojmė kėtė bashkėpunim pėr disa vjet. Intervistoi: Arben Lagreta
Seminar trajnues me mjekėt e familjes
LEZHĖ-Me nismėn e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Urdhrit tė Mjekut janė trajnuar nė qytetin e Shėngjinit 78 mjekė tė familjes, tė cilėt shėrbejnė nė qytetet e Lezhės, tė Shėngjinit dhe zonave rurale tė rrethit tė Lezhės. Qėllimi kryesor i kėtij seminari trajnues ka qenė rritja e cilėsisė sė shėrbimit shėndetėsor dhe gjendja sa mė pranė pacientėve qė kanė nevojė pėr mjekun e familjes. Me kėtė aktivitet kėrkohet tė arrihet drejt synimit tė mjekėsisė europiane dhe integrimit tė mjekėsisė sė vendit tonė nė atė tė vendeve tė tjera. Zhvillimi i seminarit ka startuar sė pari nė rrethin e Lezhės dhe mendohet tė zhvillohėet nė disa nga rrethet e Shqipėrisė, nė kuadėr tė projektit Pro Shėndetit. Burime pranė Drejtorisė sė Shėndetit Publik nė Lezhė bėjnė tė ditur se, Lezha ėshtė i pari rreth qė hap kėtė trajnim, pasi nė kėtė rreth janė tė shumta qendrat shėndetėsore dhe spitalet, qė gjendeshin nė zonat rurale dhe qė, si rezultat i periudhės sė tranzicionit, janė prishur. Gjon Marku
Bashkia, ekspertėt nė Tiranė pėr autostradėn
KUKĖS-Bashkia e qytetit tė Kukėsit po ndjek me precedencė shqetėsimin e rreth 300 banorėve tė lagjes nr. 3, tė cilėve planimetria e njė segmenti tė shkurtėr tė autostradės Durrės-Kukės, iu prish disa shtėpi dhe kalon fare pranė pallateve tė banimit. Pas protestės, ata kanė firmosur njė peticion dėrguar kryeministrit Berisha dhe autoriteteve tė tjera pėrkatėse qė kanė nė dorė lėvizjen e projektit. Ndėrkohė, bashkia ka marrė kontakt me banorėt dhe ka nisur ekspertėt e saj bashkė me dokumentacionin nė Ministrinė e Transporteve, pėr tė diskutuar rreth ndryshimeve qė mund ti bėhen kėtij projekti, vetėm nė segmentin qė kalon nė kurorėn e gjelbėrt tė qytetit, ku ka dhe shumė prishje tė banesave. Njė hap i tillė ėshtė ndėrmarrė, megjithėse specialistėt e bashkisė thonė se nuk mund tė lėvizet shumė nga projekti, pasi pjesa e tij dėrrmuese ėshtė zbatuar. Kryetari i bashkisė, Hasan Halili, tha se, ka marrė takim me banorėt e lagjes, e njeh shqetėsimin dhe pėr kėtė ēėshtje ėshtė mbledhur KRRT-ja e Bashkisė sė Kukėsit dhe ka dalė me vendimin pėr tiu drejtuar organeve kompetente, kryeministrit dhe organeve tė tjera pėrgjegjėse, nė mėnyrė qė tė rishikohet edhe njėherė kjo ēėshtje. Kemi nisur shkresat pėrkatėse dhe jemi nė pritje tė reagimit tė kėtyre institucioneve, - ka thėnė Halili. Bujar Muēmata
Humbja: 450 mijė lekė, 300 dollarė dhe 1.200 euro Gjejnė ēelėsin tek vazoja e luleve, vjedhin shtėpinė
KORĒĖ -Ashtu si gjithnjė edhe njė ditė mė parė, tė zotėt e shtėpisė kishin vendosur ēelėsin mes luleve tė vazos dhe kishin ikur nė punė, por ndėrsa ishin kthyer nuk kishin gjetur ēelėsin tek lulet, por derėn e banesės tė hapur. Nė ambientet e brendshme tė shtėpisė nuk kishte asnjė rrėmuje, por vetėm me njė ndryshim: nė valixhen qė qėndronte nė dhomėn e gjumit mungonin 450 mijė lekė, 300 dollarė dhe 1200 euro. Ky fakt ka lėnė tė shokuar tė zotėt e shtėpisė, tė cilėt, tashmė kishin mbetur vetėm pronarė tė vazos me lule. Ngjarja nė fjalė ėshtė bėrė e njohur edhe nga burime pranė drejtorisė sė policisė, tė cilat sqaruan se, persona ende tė paidentifikuar kanė vjedhur banesėn e shtetasit Gjergji Nasta 40 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Qatrom tė rrethit Korēė, tė cilėt kanė mundur tė marrin shumat e cituara mė sipėr. Fill pas kėtij konstatimi, tė zotėt e shtėpisė janė ndalur vetėm nė komisariatin e policisė, pėr tė kėrkuar ndihmėn e saj, nė gjetjen e parave tė humbura. Nė kallėzimin e tyre kanė treguar gjithēka mbi lėvizjet e asaj dite, vendin ku linin ēelėsin, por dhe kush mund tė kishte dijeni mbi vendndodhjen e pėrhershme tė ēelėsit, sa herė qė largoheshin nga shtėpia. Pas marrjes sė kėtij njoftimi ėshtė ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar menjėherė nė vendin e ngjarjes, ku ėshtė konstatuar vjedhja nė shumėn e pretenduar nga 40-vjeēari Gjergji Nasta. Tashmė po punohet pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve tė mundshėm tė kėsaj vjedhjeje. S. Hasanasi
(FOTO gjej njė nga arkivi tė varur, ose tė mbuluar me ēarēaf )
53-vjeēari ishte lindur nė Podgozhan, por banonte nė Tiranė Gjendet i vetėvarur nė dhomėn e hotelit
Punonjėsit e hotelit kanė shpjeguar se i ndjeri, Sotiraq Tole, kishte prenotuar hotelin nė datėn 30 mars nė orėn 21.00, ndėrsa nė mėngjesin e sė hėnės, nė orėn 06.00, ishte gjetur i vetėvarur
POGRADEC- Njė shtetas 53-vjeēar, i quajtur Sotiraq Tole, lindur nė fshatin Podgozhan tė rrethit tė Pogradecit dhe banues nė qytetin e Tiranės ėshtė gjendur i vetėvarur nė njė nga dhomat e hotelit Euro Korēa nė qytetin e Pogradecit. I vetėvaruri ėshtė gjetur nė orėt e para tė mėngjesit nga punonjėset e kėtij hoteli, tė cilėt kanė vėnė nė dijeni qė nė ēastin e parė Komisariatin e Policisė Pogradec Aktualisht, po punohet pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje qė ēuan 53-vjeēarin drejt vetėvrasjes, ndėrsa nuk dihen ende motivet e kėsaj vetėvarjeje. Ngjarja nė fjalė ėshtė bėrė e ditur nga burime pranė drejtorisė sė policisė, tė cilat bėnė tė ditur se, nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė hėnė, ishin njoftuar pėr vetėvarjen e njė shtetasi me moshė 53 vjeē, tė quajtur Sotiraq Tole. Grupi hetimor i ngritur pėr kėtė qėllim, vijojnė burimet e policisė, ka shkuar mėnjėherė nė vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar vetėvarjen e 53-vjeēarit. Nga hetimet e deritanishme, nė trupin pa jetė tė viktimės nuk janė gjetur shenja tė tjera dhune, ndėrsa priten analizat e mjekėsisė ligjore. Pėr momentin, ende nuk dihen motivet qė ēuan 53-vjeēarin Tole drejt vetėvarjes, pohuan burimet e policisė. Nga hetimet e deritanishme, sqarojnė burimet nė fjalė, rezulton se Sotiraq Tole ka lindur nė fshatin Podgozhan, ndėrsa vitet e fundit ka qenė i sistemuar nė qytetin e Tiranės. Vetėm njė ditė mė parė, 53-vjeēari kishte udhėtuar nga kryeqyteti nė drejtim tė Pogradecit, ku ishte akomoduar nė hotelin Euro Korēa, pėr tė kaluar natėn. Nuk dihen ende arsyet e kėtij udhėtimi. Punonjėsit e hotelit kanė shpjeguar se Sotiraq Tole kishte prenotuar hotelin nė datėn 30 mars nė orėn 21.00, ndėrsa nė mėngjesin e sė hėnės nė orėn 06.00 ishte gjetur i vetėvarur. Gjithsesi, ende po punohet pėr sqarimin e plotė tė kėsaj ngjarjeje, duke nisur nga ndėrmarrja e udhėtimit drejt Pogradecit dhe shkaqet e tjera, tė cilat mund tė kenė detyruar vetėvarjen e Sotiraq Toles. Seldi Hasanasi
Prefektura analizon institucionet me vartėsi vertikale Hasekiu: Qepni dokumentet e tenderave
ELBASAN-Prefektura e Qarkut tė Elbasanit ka zhvilluar ditėn e djeshme analizėn njėmujore tė punės sė bėrė nga drejtuesit e institucioneve me vartėsi vertikale. Edhe nė kėtė takim, Hasekiu iu ka kėrkuar drejtuesve tė gjitha dokumentacionet e sakta pėrsa i pėrket procedurave pėr tenderimet, brenda afatit kohor, si dhe zbatimin e ligjit, por njė nga kėrkeasat e saj ėshtė pritja e popullit nga ana e drejtuesve. Njė nga shqetėsimet e dala nga ky takim ka qenė amortizimi i disa rrugėve rurale nė qarkun e Elbasanit. Kėtė shqetėsim e ka parashtruar drejtori rajonal i Ndėrmarrjes sė Mirėmbajtjes sė Rrugėve Kombėtare Ylli Llanaj, i cili tha se, rrugėt mė tė amortizuara janė nė akset BelėshKajan, si dhe zonat malore si Biza dhe Gjinari. Llanaj, i ka kėrkuar prefektes Hasekiu qė tė ndėrhyhet nė ministrinė pėrkatėse, pėr sigurimin e njė fondi nė segmentin e rrugės BelėshKajanDragot, pasi, sipas tij, nė kėtė rrugė duhet tė ndėrhyhet patjetėr. Prefektja e qarkut, Hasekiu, i kėrkoi Llanajt njė informacion mė tė detajuar pėr kėto rrugė, me qėllim qė tė realizohet fondi nga ministria pėrkatėse pėr rikonstruksionin e saj.
Plagos shokun me thikė, prangoset nga policia
BERAT-Ėshtė grindur me shokun pėr motive tė dobėta, mė pas kanė filluar sharjet dhe rrahja me grushta, pėr tia lėnė vendin thikės. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 21:30, tė ditės sė dielė nė lagjen 30-vjetori, tė qytetit tė Beratit, kur shtetasi Leonard Kanani, vjeē 26, lindur dhe banues nė lagjen Kushtrim, me arsim gjashtė klasė i padėnuar mė parė, pasi ėshtė grindur me shokun e tij tė lagjes, Gramos Petro, i vitlindjes 1974, lindur dhe banues po nė lagjen Kushtrim, e ka plagosur atė me thikė. Pas plagosjes, 33-vjeēari Petro ėshtė nisur me urgjencė pėr nė repartin e kirurgjisė, ku iu ėshtė nėnshtruar ndėrhyrjes kirurgjikale dhe ėshtė nė gjendje kritike pėr jetėn. Pas kryerjes sė krimit Kanani ėshtė larguar, por agjent tė policisė ia kanė zbuluar vendfshehjen dhe rreth orės 11:30, tė ditės sė djeshme kanė bėrė arrestimin nė flagrancė tė tij. A.Kaja
Gjykata burg pa afat dhunuesit tė bashkėshortes
PERMET- Gjykata e rrethit ka lėnė nė burg pa afat 27-vjeēarin e arrestuar pesė ditė mė parė, pasi mori forcėrisht nė makinė bashkėshorten e tij 23-vjeēare dhe mė pas ushtroi dhunė ndaj saj. Gjyqtari i vlerėsimit tė masės sė arrestit, Astrit Sheme, pranoi kėrkesėn e prokurores, Silvana Pani, gjatė seancės sė djeshme pėr ndryshimin e akuzės ndaj 27-vjeēarit Bledar Gjoka nga "rrėmbim personi" nė "ushtrim dhune fizike ndaj gruas". Gjoka u ndalua sė bashku me 30-vjeēarin Arian Dalipi, por ky i fundit u la i lirė, pasi sipas prokurores sė ēėshtjes nuk rezultoi i implikuar nė kėtė ngjarje. Mėsohet se Gjoka e ka pranuar akuzėn dhe ka kėrkuar proces tė pėrshpejtuar gjykimi. Ngjarja ndodhi pesė ditė mė parė nė qendėr tė qytetit tė Pėrmetit, kur 27-vjeēari Bledar Gjoka futi forcėrisht nė automjetin tip "Benz", me targa VL 7930, bashkėshorten L. Gj dhe nė udhėtim e sipėr e keqtrajtoi atė pėr 20 minuta. Falė ndėrhyrjes sė shpejtė tė policisė sė Pėrmetit, protagonisti i kėsaj ngjarjeje u arrestua dhe tashmė do tė pėrballet me drejtėsinė.
Dogana: 1700 emigrantė gjatė 24 orėve
KAKAVIJĖ- Gjatė 24 orėve tė fundit, pėrmes pikės kufitare tė Kakavijės, nė rrethin e Gjirokastrės, kanė hyrė nė Shqipėri rreth 1700 shtetas, pjesa mė e madhe e tė cilėve emigrantė shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi dhe qė kthehen nė vendlindje pėr festėn e Pashkės. Enea Gjergjani, komandant i policisė kufitare sė Kakavijės, tha tė hėnėn se, gjatė 24 orėve tė fundit kanė hyrė rreth 1700 shtetas shqiptarė dhe afro 658 automjete tė ndryshme dhe gjendja e qarkullimit ndėrkufitar nė kėtė doganė paraqitet normale. Pjesa mė e madhe e emigrantėve qė kthehen nė atdhe me rastin e festės sė Pashkės, udhėtojnė nė orėt e natės. Tė njėjtat burime thanė se nė kėtė pragfeste, pėrmes pikės kufitare tė Kakavijės pritet tė hyjnė tė paktėn 30 mijė emigrantė shqiptarė.
|
|