Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

Deep Purple ose triumfi i besimit!

 

Nga Blendi Fevziu

 

Deep Purple, grupi i famshėm i rrokut, ėshtė prezantuar tė dielėn nė Tiranė nė njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme dhe entuziaste kulturore tė 17 viteve tė fundit. Pėr thuajse dy orė, nė njė sallė tė tejmbushur dhe qė nuk ka qėndruar e ulur asnjė sekondė, legjendat e Hard Rrokut kanė vėrtetuar, se njohja dhe suksesi i tyre nė Tiranė ėshtė mė se i garantuar dhe se nė kėtė kėnd tė botės pėr shumė vite tė izoluar, muzika e tyre ka arritur tė depėrtojė. Nė fakt, thelbi i entuziazmit dhe ndezjes sė spektatorėve duhet gjetur pikėrisht kėtu. Mė shumė sesa njė grup i famshėm i krijuar 39 vjet mė parė; mė shumė sesa fakti qė ky ėshtė njė ndėr grupet me tė rėndėsishme tė historisė sė muzikės sė shekullit tė XX dhe njė nga themeluesit e Hard Rrokut; mė shumė sesa popullariteti i Jan Xhilanit, solistit mitik tė tij, tashmė 62-vjeēar; mė shumė sesa 200 milionė disqet qė ka shitur grupi apo kėnga e famshme hit, “Smoke on the Water” qė vijon tė ndezė turmat nė botė, suksesi i Deep Purple nė Tiranė duhet kėrkuar pikėrisht kėtu. Jo te fama e tyre, botėrore, por te fama e tyre nė Tiranėn e viteve ’70-’80 -tė! Jo te fakti qė ata dhanė njė koncert mjeshtėror, por pėr faktin e thjeshtė qė ata erdhėn nė Tiranė. Erdhėn mė shumė sesa pėr muzikėn e tyre, pėr t’i bėrė tė rinjtė dhe studentėt e dikurshėm, tashmė 30-40-vjeēarė, tė besojnė se njė ditė, sado vonė, ėndrrat bėhen realitet. Madje, edhe atėherė kur ato janė ėndrra tė njė kohe qė fare pak premton pėr t’i realizuar ato.

Pardje nė Tiranė, pėr herė tė parė janė rikthyer dhe ritakuar nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve elita qytetare e kryeqytetit tė viteve ’80-tė. Elita rinore, ish- gjimnazistė dhe studentė, qė me pėlqimin pėr Deep Purple shprehnin mė mirė se me ēdo gjė tjetėr disidencėn e tyre ndaj regjimit komunist, ndaj diktaturės. Pavarėsisht se disi e pavullnetshme, pavarėsisht se njė disidencė kulturore, ajo ishte nė radhė tė parė njė lloj qėndrese ndaj izolimit, njė lloj qėndrese ndaj mendjes sė mbyllur, dhe pse jo njė tentativė, edhe pse e vėshtirė dhe me kosto, pėr ta rreshtuar rininė shqiptare pėrkrah moshatarėve tė tyre nė botė. 17 vjet mė pas, ajo mund tė duket disi e pavlerė, por nė pikun e diktaturės, nė pikun e errėsirės dhe dhunės ajo ishte njė margaritar me mjaft vlerė.

Vėshtirė qė tė gjeje ndėr ata mijėra vetė qė kėndonin pardje nė Tiranė sė bashku me Deep Purple, njė njeri qė tė mos ketė ėndėrruar nė ato kohėra njė ngjarje si kjo. Qoftė edhe njė ėndėrr e guximshme, ajo ka qenė brenda secilit prej nesh. Ka qenė ėndrra pėr tė qenė njė herė tė vetme nė njė koncert si ky dhe pėr tė dėgjuar live Xhilan apo Koverdell. Tė dielėn, kjo ka ndodhur. Ka ndodhur me po ata Purple tė adhuruar, tashmė 20 apo 30 vjet mė tė plakur, por po aq energjikė dhe frymėzues. Ka ndodhur, po aty ku diktatura projektonte izolimin e saj, nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve, ka ndodhur, duke ēliruar gjithė entuziazmin dhe ekstazėn e njė rinie qė nuk ėshtė mė e tillė, por qė e ka kuptuar se ky nuk ishte njė koncert, por njė triumf. Triumfi i besimit qė ata kanė pasur nė jetė, nė njė kohė kur shumė pak ajo premtonte pėr triumf. S’ka rėndėsi kur ai ka ardhur, s’ka rėndėsi ē‘kohė ėshtė, ka rėndėsi qė Purple erdhėn dhe mijėra fansat e tyre e kuptuan se ėndrrat nuk mbeten thjesht ėndrra. Ato mund tė bėhen realitet, mjafton tė besosh!

 

 

 

 

Altin Xhaferi

 

 

Ta dėnojmė me vdekje Ēelo Hoxhėn

 

Pak ditė mė parė, prokuroria bėri zbulimin mė tė madh tė saj, duke arrestuar njeriun mė tė rrezikshėm me emrin Ēelo Hoxha. Ky njeri i rrezikshėm fshihej nė mes tė Tiranės, diku pranė bllokut dhe pėr mė tepėr bėnte dhe punė tė tjera, tė parrezikshme, nga ato qė nuk janė tė dėnueshme, si fjala vjen, gazetarin.

Nga kjo ditė, tė gjithė mund tė flemė mė tė qetė, edhe ne populli, edhe policia, edhe gjykata, edhe prokuroria, se tashmė rrezikun e kanė mbyllur pas hekurave tė burgut dhe shoqėrisė nuk i kanoset mė asnjė rrezik si ai i kohės, kur Ēelo bridhte i lirė dhe mund tė na bėnte hatanė.

Kėtė duhet t`ia dimė pėr nder rrezikshmangėsit kryesor, atij burrit rrumbullak me mbiemrin Sallaku qė tregoi vendosmėrinė e duhur nė kryerjen e detyrės qė ē`ėshtė e drejta, deri mė sot, sikur ia kish varur ca si tepėr, aq sa e kish bėrė fare baltė.

Por tani qė gjėrat janė ndrequr me arrestimin e Ēelos, na lind e drejta tė kėrkojmė dhe mė shumė.

Pse tė mos i japim fund njėherė e mirė sė keqes me emrin Ēelo Hoxha e ta dėnojmė me vdekje, kėshtu ai s`do tė ketė mė mundėsi tė na rrezikojė sėrish?!

S`ka gjė, pse nuk e pėrmban kodi kėtė lloj dėnimi, mund tė biem nė konsensus pėr kėtė ēėshtje tė madhe, nė fund tė fundit siē kemi rėnė dhe pėr gjėra tė tjera, tė paligjshme.

Ta dėnojmė me vdekje, se pėrvoja nuk na mungon.

Tridhjetė vjet mė parė, ja kėshtu pak a shumė, pėr njė faj qė s`quhet dot faj, kemi dėnuar dhe plot poetė tė tjerė.

S`besoni? Shihni bustet.Vilson Blloshmi dhe Genc Leka pėr njė strofė poezie janė dėnuar, a thua se regjimin do ta shembte njė strofė e puthitur e poezisė “Saharaja”.

Trifon Xhagjika pėr tė njėjtin faj, qė vetėm faj nuk mund tė quhet, shkoi para togės sė pushkatimit.

A nuk ju mjaftojnė bustet? Atėherė, pėr t`u bindur, mund t`i shihni vetė pushkatuesit, se i keni tė gjallė para syve.

Njė mantel tė zi si ky i Bilbil Metes e mbante mbi supe Fehmi Abdiu, kur jepte njė pretencė po aq qesharake sa kjo e Ēelo Hoxhės ndaj poetit Havzi Nela.

E pra, ne kemi dhe ekzekutuesit gjallė, ēka na e bėn dhe mė tė lehtė ēėshtjen e pushkatimit tė poetit Hoxha.

Vetėm njė derė mė tutje se dhoma ku jepej masa e Ēelo Hoxhės, krekosej Altin Abdiu, djali i Fehmiut, pa asnjė kompleks faji as pėr vete e as pėr background-in e tė atit.

Dy dyer mė tej lėkundej nė karrige njė ish-hetues i kohės sė Enver Hoxhės, i konvertuar nė gjyqtar, duke kujtuar me nostalgji kohėn, kur ballistėve iu shkulte thonjtė e duarve dhe, kur iu fuste vezė tė ziera nėn sqetull, duke pshehrėtirė prej kėnaqėsisė “eh, ajo ishte kohė..”.

E pra, Ēelo Hoxha nuk e dinte se kėtu pak gjėra kanė ndryshuar, kur mori vendimin tė kthehej nga Londra, madje, njerėzit janė po ata tė dikurshmit dhe pėr kėtė padije unė mendoj se ai e meriton njė dėnim kapital.

Mirėpo, Ēelo Hoxha e meriton dėnimin kapital edhe pėr dritėshkurtėsinė qė tregoi, kur zgjodhi profesionin, kur zgjodhi ta siguronte bukėn e gojės nė mėnyrė tė ndershme, duke shkruar artikuj, esé dhe pėrkthime, kur fare mirė mund tė qe marrė me diēka tė paligjshme si fjala vjen drogė dhe prostitucion.

Po tė qe i tillė, sot, nuk do t`i vuante kėto kusure, do tė qe njė individ i pasur, me makinė tė shtrenjtė dhe prokurorin do ta kishte mik, me tė cilin do tė kalonte fundjavėn, as me shumė e as mė pak si tė tjerėt e kėsaj sėre.

Po Ēelo Hoxha duhet dėnuar me dėnim kapital edhe pėr faktin tjetėr, se s`ka nxjerrė asnjė mėsim nga historia e Shqipėrisė.

A nuk e dinte ai se ku pėrfundoi i lexuari Sejfulla Malėshova dhe gjithė tė kulturuarit e tjerė nė perėndim, ndėrkohė qė injorantėt bėheshin prokurorė, komisarė e udhėheqėsa?

Edhe ai s`mund tė kishte fat tjetėr dhe kėtė duhet ta dinte, kur preu biletėn e kthimit pėr nė Tiranė.

E nėse s`i mjaftuan kėto tė gjitha, ai ka shembullin e Mit`hat Frashėrit, liderit tė partisė qė pėrfaqėson, qė megjithėse dinte sa 1000 komunistė tė marrė sė bashku, pėrsėri vendi i tij s`i rezervoi kurrė fatin qė meritonte, sepse ky komb i urren tė shkolluarit njėsoj si djallin, sepse ata janė pasqyra, ku ēdokush mund tė shohė sesa tė shtrembėr e ka surratin .

Pėr kėto dhe pėr shumė tė tjera unė personalisht mendoj se Ēelo Hoxha e ka pak burgimin e sotėm, ai meriton ta dėnojnė mė shumė, madje me vdekje, se kėshtu mbarojnė punė njėherė e mirė.

Dhe vetėm atėherė gjyqtarėt dhe prokurorėt e kuq nga brenda do tė fėrkojnė tė kėnaqur barqet e tyre tė fryra, se vetėm atėherė paditėsi, Edi Rama, do tė ndjehet i kėnaqur se e ka ēuar deri nė fund luftėn e klasave qė i ka lėnė amanet i ati dhe daja i tij, anėtarė tė udhėheqjes sė lartė, komuniste, do tė kėnaqet edhe ai djali i karrocierit tė varfėr, myzeqar qė s`ia harron dot partisė qė e bėri jurist dhe qė me kėtė rast kėnaq dhe komplekset e inferioritetit qė i vijnė prej origjinės.

 

 

 

 

POLITIKA

 

Rezultatet e 18 shkurtit mund tė konvertohen me 7 mandate mė shumė se aktualisht pėr koalicionin qeveritar nė zgjedhje tė pėrgjithshme

 

Berisha: “Nė zgjedhje tė parakohshme, po u bllokua presidenti

 

Ka qenė vetė kryeministri Berisha, i cili nuk e ka pėrjashtuar kėtė mundėsi, kur ka porositur deputetėt e grupit parlamentar tė PD-sė, tė jenė tė gatshėm pėr ēdo eveniment tė mundshėm. “Nė rast se e majta do tė insistojė nė bllokimin e presidentit dhe nė zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme, atėherė tė jeni tė gatshėm pėr ēdo eveniment”, - ėshtė mėsuar tė ketė thėnė Berisha

 

 

Partia Demokratike do tė jetė e gatshme tė shkojė nė zgjedhje tė parakoshme, nė rast se socialistėt kėmbėngulin, qė tė zbatojnė skenarin e bllokimit tė zgjedhjes sė presidentit nė qershor tė kėtij viti. Gjatė mbledhjes sė djeshme tė grupit parlamentar tė PD-sė, ka qenė vetė kryeministri Berisha, i cili nuk e ka pėrjashtuar kėtė mundėsi, kur ka porositur deputetėt e grupit parlamentar tė PD-sė, tė jenė tė gatshėm pėr ēdo eveniment tė mundshėm. “Nė rast se e majta do tė insistojė nė bllokimin e presidentit dhe nė zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme, atėherė tė jeni tė gatshėm pėr ēdo eveniment”, - ėshtė mėsuar tė ketė thėnė Berisha. Sipas burimeve brenda grupit parlamentar, Berisha ėshtė mėsuar tė jetė shprehur se, nė rast se ky do tė jetė qėllimi final i socialistėve, atėherė dhe PD-ja do tė jetė e gatshme t’i rihyjė dhe njėherė zgjedhjeve.

Mandatet

Duket se rezultati i dalė nga zgjedhjet e 18 shkurtit, i jep demokratėve njė siguri mė shumė pėr tė rihyrė dhe njėherė nė zgjedhje, pavarėsisht pretendimeve tė socialistėve pėr fitore. Ėshtė e vėrtetė qė socialistėt kanė fituar disa nga bashkitė mė tė mėdha nė vend, por, nė rast se do tė votohej pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, parlamentare, PD-ja dhe koalicioni qeverisės me rezultatin e 18 shkurtit, sipas pėrllogaritjeve do tė kishte sė paku 7 deputetė mė shumė se aktualisht, pasi ėshtė PD-ja ajo qė ėshtė shtrirė nė bastionet e socialistėve si Pėrmet apo Tepelenė, apo dhe nė thuajse tė gjitha komunat e Gjirokastrės, tė cilat kane qenė fabrikė mandatesh pėr tė majtėn. Nga ana e tyre, socialistėt, pėrveē njė diference tė ngushtė nė Durrės, nuk kanė pasur ndonjė shtrirje nė bastionet e PD-sė, e cila ka marrė pjesėn dėrrmuese nė veri tė vendit dhe komuna goxha tė rėndėsishme nė jug, tė cilat, gjithsesi nė zgjedhje tė pėrgjithshme konvertohen nė mandate deputetėsh. Duke pasur parasysh historikun e zgjedhjeve, duhet thėnė se kanė qenė pikėrisht kėto komuna, tė cilat e kanė mbajtur me vite tė tėra PS-nė nė pushtet.

Armand Maho

 

Zgjedhja e presidentit, nė qershor

Partia Demokratike hedh sytė nga kandidaturat e saj

 

 

Bamir Topi, kandidatura e tė djathtėve pėr president

 

Kryeministri, Sali Berisha, njėkohėsisht dhe kryetar i Partisė Demokratike, ėshtė shprehur dje, gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė kėsaj partie, se Bamir Topi, nėnkryetar i PD-sė, mund tė jetė njė nga kandidaturat e mundshme presidenciale. Kryeministri ėshtė mėsuar tė jetė shprehur se, PD-ja ėshtė e gatshme tė shikojė ēdo rrugė qė tė shmanget kriza presidenciale, ndėrkohė qė, sipas tij, Topi ėshtė njė nga kandidaturat mė tė mundshme tė PD-sė. Nė fakt, figura e Bamir Topit ėshtė parė dhe ėshtė pėrfolur si zgjedhje alternative nė shumė raste nga ana e krerėve tė PD-sė. Duke qenė se gėzon jo vetėm simpatinė e deputetėve tė PD-sė, por nė njė pjesė tė mirė dhe tė atyre tė PS-sė, ndoshta Topi do tė ishte kandidatura mė e pėrshtatshme pėr kėtė qėllim. Nė kėtė analizė duket se qėndron dhe kryeministri Berisha, i cili mėsohet tė ketė cituar dje, se “PD-ja do tė ketė kandidaturat e saj pėr Presidentin e Republikės dhe nuk pėrjashtohet qė njė ndėr to tė jetė dhe zoti Topi”. Nė parlamentin shqiptar, PD-ja dhe aleatėt e saj pėrbėjnė shumicėn, por jo nė pak raste ėshtė pėrfolur se kandidatura e presidentit do i lihet nė dorė pėr pėrzgjedhje opozitės. Burime brenda PD-sė shprehen se pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit dhe ngjarjeve qė kanė rrjedhur brenda kampit tė sė majtės, me kryetar Edi Ramėn, i cili njihet nė politikė pėr qėndrimet absurde dhe propozimet abstrakte, PD-ja ka menduar qė propozimin nė lidhje me kreun e shtetit ta bėjė vetė, duke pėrzgjedhur njė nga emrat mė tė pranueshėm tė saj, por qė gėzon edhe respektin e deputetėve socialistė. Vlen tė pėrmendet kėtu deklarata me superlativa e bėrė para disa vjetėsh nga ana e deputetit Petro Koēi, i cili kundėrshtoi atėherė kandidaturėn e Gramoz Ruēit, pėr kryetar tė grupit parlamentar, pasi sipas tij, ky i fundit, i krahasuar me staturėn politike tė Bamir Topit, kryetar i grupit parlamentar tė PD-sė, qėndronte shumė mė poshtė, ndėrkohė qė si kandidaturė e pėrshtatshme Topi ėshtė cilėsuar dhe nga ana e kryetarit aktual tė grupit parlamentar tė PS-sė, Pandeli Majko.

 

 

Kryeministri premton qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė zgjidhet problemi i kartave tė identitetit

 

Berisha: Do tė mbajmė tė gjitha premtimet e 3 korrikut

 

Kartat e identitetit, zgjidhja e problemit tė energjisė, problemet e pronėsisė apo dhe dėmshpėrblimi i tė pėrndjekurve politikė do tė jenė nė qendėr tė vėmendjes sė reformave qeverisėse. Kryeministri, Sali Berisha, tha dje, gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė PD-sė, se nxitja dhe pėrshpjetimi i reformave do tė kenė si pikėsynim kryesor pikėrisht kėto ēėshtje, natyrisht pa lėnė mėnjanė dhe ēėshtje tė tjera si nxitja e investimeve apo dhe legalizimi i shpejtė i vendit. Berisha u shpreh se do tė lexohet vota kundėr e qytetarėve nė disa qytete tė mėdha tė vendit dhe ajo do tė shėrbejė si reflektim pėr pėrshpejtimin e plotėsimit tė premtive tė bėra nė zgjedhjet e 3 korrikut. “Ata i dhanė njė votė plebishitare koalicionit qeveritar me njė distancė dyshifrore nė proporcional, domethėnė, partitė e koalicionit kanė marrė vota nė njė pėrqindje dyshifrore mė shumė sesa blloku i majtė, kanė fituar drejtimin nė 2/3 e bashkive dhe komunave tė vendit, kanė marrė mbi 140 kėshilltarė mė shumė nė qytetet e Shqipėrisė dhe dominojnė parlamentet e 4 qyteteve kryesore, tė mėdha. Nuk kanė fituar nė Tiranė dhe nė disa qytete tė tjera, tė mėdha tė vendit, ēka pėrbėn njė detyrim pėr shqyrtim serioz tė kėtij qėndrimi tė qytetarėve. Ndaj dua t’ju siguroj se qeveria, sė bashku me ju, do tė dėshmojė njė pėrkushtim total nė reforma, duke filluar nga Kartat e Identitetit, gjendjet civile, modernizimi i tyre, zgjidhja me pėrparėsi e problemeve tė pronėsisė, shpejtimi i kėtij procesi tė mundimshėm pėr pronarėt shqiptarė, dėmshpėrblimi i tė pėrndjekurve politikė nė pėrputhje me ligjet e vendit, legalizimi me shpejtėsi dhe shndėrrimi nė realitet i tė gjitha premtimeve tė marra nė kėtė kontekst, nxitja e investimeve. Nė kėtė drejtim, mund t’ju them se vendi ėshtė realisht nė prag tė investimeve gjigante, investime, tė cilat pritet tė fillojnė gjatė muajve nė vazhdim, nė mėnyrė tė veēantė me pėrqendrim mė tė madh nė fushėn e energjisė”, - tha Berisha

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kuvendi debaton nė lidhje me masat qė duhet tė merren pėr videon greke

 

Mustafaji: Videoja e racizmit grek, njė segment i izoluar

 

Ministri i Jashtėm theksoi se, “pėrveē deklarimit qė ka pasur zv/ministri i Mbrojtjes, kemi patur gjithė vėmendjen dhe kemi kryer tė gjitha veprimet diplomatike qė bėhen nė njė rast tė tillė”

 

Kuvendi diskutoi nė fillimin e tij dje, nė lidhje me videon e ushtarėve grekė, tė cilėt kėndonin njė kėngė racizmi kundėr shqiptarėve. Tė gjithė deputetėt qė morėn fjalėn pėr tė diskutuar dėnuan ashpėr kėto imazhe tė filmuara dhe kėrkuan qė qeveria greke tė distancohej nga kėto qėndrime. Ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaji, i pranishėm nė sallė, gjatė fjalės sė tij theksoi se, askush nuk mund ta mohojė se videoja greke ėshtė njė episod i shėmtuar dhe i rrezikshėm, nėse do tė ishte njė fenomen i pėrgjithshėm i popullit grek. Por Mustafaji, nė fjalėn e tij theksoi se ky ėshtė njė fenomen i izoluar, i cili nuk mund tė ndikojė nė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė mes dy vendeve.

“A mundemi ne qė tė ndėrtojmė mė shumė se sa meriton njė segment i izoluar, apo a mundemi ne tė ndėrtojmė njė punė dhe njė veprim diplomatik, i cili do tė ishte kundėr vullnetit tė pėrbashkėt tė dy qeverive pėr miqėsi? Pra, nėse bėhet njė akt qė drejtohet njėherėsh kundėr vullnetit tė pėrbashkėt tė dy qeverive, atėherė ne duhet ta perceptojmė dhe tė reagojmė ndaj tij si i tillė, si njė akt qė drejtohet kundėr tė dy qeverive”, - deklaroi ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaji. Sipas tij, duhet vlerėsuar fakti qė media greke e ka dėnuar rėndė kėtė akt.

“Asnjėherė nė historinė e 15 viteve tė fundit, akte apo sjellje qė i kanė rėnė ndesh ndjenjave tė miqėsisė mes dy popujve tanė nuk kanė gjetur nė shtypin grek njė mosaprovim, njė kritikė kaq tė rreptė sa ky kėsaj here”, - theksoi ministri i Jashtėm.

Sipas tij, pėrveē deklarimit qė ka pasur zv/ministri i Mbrojtjes, “kemi patur gjithė vėmendjen dhe kemi kryer tė gjitha veprimet diplomatike qė bėhen nė njė rast tė tillė.” Nga ana tjetėr, ministri i Jashtėm informoi se, ambasadori ynė nė Athinė ka patur kontaktet e tij tė qėllimshme pėr kėtė temė me Ministrinė e Jashtme greke, ashtu sikurse edhe i ngarkuari me punė (meqenėse ambasadori grek nė Tiranė nuk ėshtė kėto ditė) ėshtė thirrur nė Ministrinė e Jashtme dhe i janė bėrė komentet e nevojshme.

F. Mejdini

 

 

Shtyhet diskutimi pėr raportin e Komisonit tė Shėrbimit Civil

 

Kuvendi shtyu ditėn e djeshme diskutimin dhe hedhjen nė votim tė raportit tė komisionit tė Shėrbimit Civil. Nga ana tjetėr, Kuvendi dėgjoi raportin e Komisionit tė Shėrbimit Civil, qė u paraqit nė seancė nga kreu i kėtij institucioni, Roland Pėrmeti.

Nė fjalėn e tij para deputetėve, z. Pėrmeti vuri nė dukje se, puna e KSHC-sė ėshtė vlerėsuar nga institucionet ndėrkombėtare, ndėrkohė qė ėshtė punuar pėr zgjerimin e marrėdhėnieve me institucione homologe tė vendeve tė rajonit tė Ballkanit Perėndimor.

Ndėr tė tjera, Pėrmeti tha se, “KSHC, si institucion i pavarur ka kėrkuar dhe kėrkon mbėshtetjen e gjithanshme institucionale tė Kuvendit, pavarėsisht nga ndryshimet nė mazhorancėn e tij, pėr realizimin me sukses tė detyrave tė tij shumė tė rėndėsishme pėr zbatimin e ligjit nė fushėn e shėrbimit civil dhe realizimin e reformės nė administratėn publike shqiptare.”

Kreu i KSHC-sė bėri njė pasqyrim tė problemeve tė konstatuara, tė ēėshtjeve tė marra nė shqyrtim nga ky institucion si dhe tė objektivave qė KSHC-ja synon tė arrijė gjatė vitit 2007. Gjithashtu, raporti i komisionit paraqiti edhe rekomandime lidhur me forcimin e mėtejshėm tė punės sė KSHC-sė. Nga ana tjetėr, ditėn e djeshme Kuvendi miratoi edhe ndryshimet nė ligjin pėr parandalimin e konfliktit tė interesave nė ushtrimin e funksioneve publike me 59 votat pro tė mazhorancės, 44 tė opozitės dhe 6 vota abstenim.

F. M

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KQZ-ja vendosi tė depozitojė edhe prova filmike pėrveē dokumentacionit tė kėsaj njėsie

 

Prova filmike pėr parregullsitė nė minibashkinė nr. 10

 

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, pasi dėgjoi pretendimet e palėve pėr ankimimet qė kanė bėrė, vendosi qė tė japė vendimin e tij pėr kėtė zonė, mė datė 8 mars.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditėn e djeshme, tė administrojė provat e proces-verbaleve tė KZQV-sė nr. 10 dhe nga ana tjetėr, tė marrė nė dorėzim edhe prova filmike, tė ofruara nga kandidatėt pėr kryetar tė kėsaj minibashkie nė kryeqytet. Kėshtu, kandidati i mazhorancės Gerti Bogdani dhe kandidatja e opozitės, Mira Veizaj, do tė depozitojnė pranė KQZ-sė edhe prova filmike, me tė cilat pretendojnė se kanė tė dokumentuara shkeljet qė janė bėrė gjatė procesit nė numėrimit nė Qendrėn e Votimit 1985. Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, pasi dėgjoi pretendimet e palėve pėr ankimimet qė kanė bėrė, vendosi qė tė japė vendimin e tij pėr kėtė zonė, mė datė 8 mars. Avokatja e kandidates sė opozitės, Mira Veizaj, theksoi se vendimet e KZQV-sė nr.10 pėr tė shpallur tė pavlefshme kutitė e Qendrave tė Votimit 1985 dhe 1986 janė tė pabazuara nė ligj. Sipas saj, KQZ-ja duhet t`i shpallė tė pavlefshme kėto vendime dhe tė nxjerrė rezultatet pėr kandidatėt pėr kryetarė minibashkie, duke futur nė rezultat edhe votat e kėtyre qendrave tė votimit. Nga ana tjetėr, avokatja e kandidatit tė mazhorancės pėr kėtė minibashki, Gert Bogdani, theksoi se KZQV-ja e kėsaj njėsie zgjedhore i ka shpallur me tė drejtė tė pavlefshme kėto kuti votimi. Sipas saj, kutia e QV-sė nr.1986 ka qėndruar e hapur pėr shumė kohė nė tavolinėn e anėtarėve tė grupeve tė numėrimit dhe pėr pasojė, ajo ėshtė shpallur e pavlefshme nga KZQV-ja, duke qenė se mundėsitė pėr manipulim kanė qenė tė mėdha. Nga ana tjetėr, sipas avokates sė Bogdanit, tė gjithė anėtarėt e KZQV-sė kanė qenė dakord pėr ta shpallur tė pavlefshme kutinė e QV-sė nr. 1985, sepse anėtarėt e grupeve tė numėrimit qė kishin nisur punėn pėr numėrimin e saj kishin qenė persona tė paautorizuar nga KQZ-ja pėr tė bėrė numėrimin e votave. Nga ana tjetėr, anėtari i KQZ-sė, Flamur Ēato, kėrkoi qė komisioni tė nxirrte rezultatet pėr kėtė njėsi nga tabelat e rezultateve qė ishin depozituar nė KQZ. Kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, theksoi se KQZ-ja nuk mund tė nxirrte rezultatet thjesht nė mėnyrė matematike, pa gjykuar mė parė pretendimet e palėve dhe ankimimet e tyre pėr procesin zgjedhor.

Fatjona Mejdini

 

Metalla: Shijaku do e dėnojė mė thellė se mė 3 korrik Igli Dukėn

 

Do ta mundim Igli Dukėn mė thellė se mė 3 korrik! Ky ka qenė mesazhi qė i kanė pėrcjellė dje, intelektualėt shijakas kandidatit pėr deputet tė mazhorancės, Osman Metalla. “Igli Ēela apo Igli Duka, nuk e dimė si ta quajmė, sepse ai vetė nuk ėshtė i sigurt se cili ėshtė nė kėtė betejė. Ai ėshtė pėrfaqėsuesi i humbėsit tė 3 korrikut dhe do tė pėsojė tė njėjtin fat, sepse Shijaku ka nevojė pėr respekt e jo pėr mėshirė”, - tha dje, pėrpara intelektualėve tė Shijakut dhe zonės pėrreth, Metalla.

Kandidati i mazhorancės, duke vėnė theksin nė vlerat e zonės, ka kujtuar se banorėt e zonės 26 kanė fatin qė tė tė drejtojnė vetė jetėn e tyre, ndaj edhe te pėrfaqėsuesit e tyre kėrkojnė respekt dhe dinjitet dhe jo mėshirė. “Deri disa kohė mė parė mendoja se do tė ishte e mjaftueshme tė jetoja pėrmes profesionit tim, duke iu kushtuar vetėm familjes time. Por, sot, qė jam ritakuar me shumicėn prej jush, jam i bindur se kam bėrė hapin e duhur, sepse dinjiteti im ėshtė i lidhur me dinjitetin e kėtij qyteti. Sė bashku do tė mundet qė tė bėjmė mė tė mirėn, atė qė meriton ky qytet qė pėr vite me radhė i ka dhėnė jo vetėm zonės, por mbarė vendit intelektualė qė e nderojnė kėtė komb”, - u shpreh Metalla, i cili ftoi tė gjithė banorėt qė t’i bashkangjiten projektit tė tij, i cili kėrkon tė ēojė edhe mė tej atė qė nisi Olldashi mė 3 korrik 2005-sė. “Ne kemi nevojė pėr tė gjithė, ndaj jam i bindur se, edhe ata qė mendojnė ndryshe, janė me projektin tonė- me projektin qė kėrkon t’i kthejė Shijakut dinjitetin e nėpėrkėmbur qoftė nė diktaturė, ashtu edhe nga pėrfaqėsuesit pėr tetė vite, tė cilėt e kthyen Shijakun nė qytet tė humbur, tė identifikuar me pupla apo njė njeri qė sot, kėrkohet pėr shkak se ka shkatėrruar pronat”, - u shpreh Metalla.   

 

 

Kush ėshtė Osman Metalla

 

Datėlindja          17/07/1964

Vendlindja          Shijak

 

Arsimi

1983-1986  Akademia e Marinės nė Vlorė

1994-1995  Instituti i Gjuhės, San Antonio, Texas, USA

1996         Kolegji i Studimeve Pėr Sigurinė Kombėtare dhe Ekonomike, qendra Marshall, Gjermani

1999         Administrata Detare Suedeze, Klaipeda, Lituani

1999         Roja Bregdetare Amerikane – Zbatimi i Ligjshmėrisė Detare

2000         Trajtim nė manaxhim Portual, Porti i Roterdamit-Holandė

2001         Trajnim nė ēėshtjen mjedisore, Port of baltimore&Boston, USA

2005         Qendra e Trajnimit tė Siguracioneve Detare, Zyrih-Zvicėr

 

Punėsimi

1992-1995  Ministria e Transportit (Inspektor i Kapitenerisė sė Portit Durrės)

1995-2001  Kapiten i Pėrgjithshėm i Porteve

2002-2004  Konsulent i Lirė nė Operimin e Anijeve, Ekuipazhin e Manaxhimin

2004-2005  Drejtor i Departamentit tė Marinės dhe Aviacionit Civil pranė “Sigal”

2005-2006  Kėshilltar i Jashtėm i Ministrit tė Transporteve pėr Transportin Detar

2006         Drejtor i Drejtorisė sė Politikave tė Transportit Detar

 

 

Pėrfaqėsuesi i Metallės kėrkon nė KQZ ēregjistrimin e kandidatit tė majtė

 

Shijak, Igli Ēela shkel Kushtetutėn, vazhdon

tė firmosė si kryebashkiak pas kandidimit

 

Kandidati i majtė, Igli Ēela, ka shkelur Kushtetutėn, duke vazhduar ushtrimin e detyrės sė kryebashkiakut tė Shijakut edhe pas shpalles sė kandidaturės. Ankesa ėshtė firmosur nga pėrfaqėsuesi zyrtar i kandidatit tė mazhorancės, Dardan Domi, i cili ka protestuar pranė KZZ-sė dhe KQZ-sė, ndėrkohė qė ka vėnė nė dijeni edhe OSBE-nė dhe Trupin Diplomatik. “Kandidati pėr deputet i koalicionit tė majtė, z.Igli Ēela, ushtron akoma detyrėn e kryetarit tė bashkisė, duke shkelur nė mėnyrė flagrante nenin 69, pika 1 tė Kushtetutės, e cila sanksionon dorėheqjen nga ky post nė rastin e kandidimit pėr deputet”, - thuhet nė protestėn e pėrfaqėsuesit tė Metallės. Sipas Domit, nė drejtim tė shumė zgjedhėsve njoftimet nga Bashkia, Shijak vazhdojnė tė mbajnė emrin e kryetarit Igli Ēela, i cili duhej tė ishte dorėhequr.

Duke iu referuar shkeljes sė hapur tė Kushtetutės, Domi, si pėrfaqėsues zyrtar i Metallės, i ka kėrkuar KQZ-sė ēregjistrimin e kandidatit Igli Ēela. “Kjo ėshtė shenjė e mėnyrės sesi janė mėsuar tė shkelin Kushtetutėn kėta pėrfaqėsues”, - u shpreh Domi nė njė prononcim pėr gazetėn “TemA”.

 

 

 

 

 

KQZ-ja bėn gati fletėt e votimit dhe vazhdon trajnimi i komisionerėve

 

Zgjedhjet nė Shijak kushtojnė 46 milionė lekė

 

Pagesa e komisionerėve tė Komisionit Zonal Zgjedhor, anėtarėve tė grupeve tė numėrimit, anėtarėve tė qendrave tė votimit dhe trajnuesve kap shifrėn e 28 milionė lekėve

 

 

Zgjedhjet nė Shijak do t`i kushtojnė buxhetit tė KQZ-sė rreth 46 milionė lekė. Kėshtu, mbajtja e zgjedhjeve mė 11 mars nė zonėn zgjedhore tė Shijakut ka bėrė qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė marr masat e duhura, financiare qė ky proces tė shkojė normalisht. Pjesa mė e madhe e lekėve pėr kėtė proces do tė shkojė pėr pagat e komisionerėve tė tė gjithave niveleve qė do tė asistojnė nė zgjedhje. Nga ana tjetėr, njė pjesė e fondit do tė shkojė pėr infrastrukturėn zgjedhore dhe pėr shėrbimet e tjera qė kėrkon mbajtja e zgjedhjeve nė kėtė zonė. Partitė politike kanė nisur ndėrkaq fushatėn zgjedhore nė zonėn e Shijakut, ku Osman Metalla i Partisė Demokratike do tė pėrballet me kandidatin e opozitės sė bashkuar, Igli Ēela.

Pagesa e komisionerėve

Burime zyrtare pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve bėjnė tė ditur se partitė politike kanė emėruar komisionerėt e tyre pėr zgjedhjet nė zonėn zgjedhore nr. 26. Nga ana tjetėr, pagesa e komisionerėve tė Komisionit Zonal Zgjedhor, anėtarėve tė grupeve tė numėrimit dhe trajnuesve kap shifrėn e 28 milionė lekėve. Nga ana tjetėr, sipas KQZ-sė, ka filluar puna pėr trajnimin e komisionerėve tė KZZ-sė dhe anėtarėve tė grupeve tė numėrimit dhe atyre tė qendrave tė votimit qė do tė administrojnė votat e banorėve tė Shijakut. Ditėn e diel, burime pranė KQZ-sė theksojnė se ēdo element do tė jetė gati pėr njė proces zgjedhor sipas standardeve tė parashikuara nė Kodin Zgjedhor.

Fletėt e Votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bėrė gati 30 mijė e 900 fletėt e votimit qė do tė pėrdoren pėr zgjedhjet nė zonėn zgjedhore nr. 26. Kėshtu, pėr 38 qendrat e votimit qė do tė ngrihen nė kėtė zonė zgjedhore janė bėrė gati 30 mijė e 900 fletėt e votimit. Nė Bashkinė e Shijakut do tė jenė 9 qendra votimi, 14 tė tjera do tė jenė nė komunėn e Xhafzotajt dhe nė 15 qendra do tė votohet nė komunėn e Katundit tė Ri. Burime pranė KQZ-sė bėjnė tė ditur se institucioni zgjedhor ėshtė nė hapat e fundit tė pėrgatitjeve pėr zgjedhjet qė do tė mbahen tė dielėn e ardhshme nė zonėn e Shijakut, pas dorėheqjes sė deputetit tė PD-sė nė kėtė zonė, Sokol Olldashit.

Fatjona Mejdini

 

 

 

Tė dhėna:

 

Totali i shpenzimeve pėr zgjedhjet nė Shijak: 4, 641, 515 lekė

Shpenzimet pėr komisionerėt e KZZ, GNV, KQV dhe trajnuesve: 2, 845, 000 lekė

Numri i Votuesve: 30 mijė e 500

 

 

 

 

Nėse zgjedhjet do tė ripėrsėriten nė kėtė njėsi vendore, aleatėt do mbėshtesin PD-nė

 

PD-ja dhe aleatėt: Gati pėr tė nisur njė fushatė tė re

 

ELBASAN- Kryetari i PD-sė, dega Elbasan, njėherazi deputeti Aurel Bylykbashi, ka zhvilluar njė takim me kryetarėt e partive tė koalicionit tė madh, qeverisės nė qytetin e Elbasanit. Bylykbashi nė kėtė takim ka deklaruar pėr fitoren e 11 njėsive zgjedhore nė rrethin e Elbasanit, ku edhe ka falėnderuar aleatėt pėr ēka u arrit mė 18 shkurt.

Bylykbashi deklaroi se, “me votėn e dhėnė ne treguam para qytetarėve tė Elbasanit se jemi aleanca mė serioze dhe mazhoranca qeverisėse”.

Duke folur pėr procesin zgjedhor tė Bashkisė sė Elbasanit qė ende nuk ka mbaruar, Bylykbashi tha se “pėr Bashkinė e Elbasanit qėndrimi ynė ėshtė i palėkundshėm, duke e quajtur rezultatin e 18 shkurtit joreal dhe tė deformuar pėr shkak tė komisionerėve socialistė, tė cilėt pėrjashtuan nga e drejta e votimit qindra qytetarė’.

“PD-ja dhe aleanca e madhe, qeverisėse nė Elbasan, - tha Bylykbashi, - ėshtė duke ndjekur nė rrugė ligjore dhe nė pritje tė vendimit tė pavarur, ligjor, jashtė ndikimeve partiake tė KQZ-sė”.

Duke iu drejtuar aleatėve tė koalicionit, Bylykbashi tha se, “I kemi tė gjitha mundėsitė qė tė korrigjojmė gjithēka, pėr tė mos lejuar deformimin e votės si mė 18 shkurt, ky qytet dhe kjo bashki do t`i mbetet mazhorancės”.

PD-ja nė Elbasan ka kontestuar procesin e zgjedhjeve, duke e quajtur njė proces tė parregullt, dhe aktualisht ėshtė nė pritje tė ribėrjes sė zgjedhjeve nė Bashkinė e Elbasanit.

“Nė tė gjithė sė bashku, - tha Bylykbashi, - duhet tė pėrcaktojmė se ēfarė duhet tė korrigjojmė nė akordin e aleancės sonė, tė madhe, nė akordin e mazhorancės sonė, tė konfirmuar tashmė nė Kėshillin Bashkiak tė Bashkisė, Elbasan, nė mėnyrė qė, rivotimi i bashkisė sė Elbasanit tė mos na gjejė mė nė gjendje knockdown-i, siē na gjeti mė datė 18 shkurt, ku komisionerėt socialistė treguan mungesė tė jashtėzakonshme pėrgjegjėsie pėr votuesit potencialė tė PD-sė.

Krerėt e aleancės deklaruan mbėshtetjen e tyre, nė rast se nė Elbasan ripėrsėriten zgjedhjet, si dhe kėrkuan nga kryetari i PD-sė, Elbasan, mė shumė organizim dhe vėmendje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Struktura e re: Ngrihen komitetet e partisė nė ēdo qark dhe ēdo komunė e bashki do ketė kryetar tė PS-sė

 

Platforma “Rama” pėr tjetėrsimin e

PS-sė, largohen gjithė krerėt socialistė

 

Komitetet e Partisė nė ēdo qark, si dhe kryetarėt e PS-sė nė ēdo komunė sjellin pėr pasojė shkarkimin e tė gjithė kryetarėve socialistė dhe anėtarėve tė tė gjitha forumeve socialiste nė bazė

 

Rama nis skemėn e ristrukturimit tė PS-sė. Ikin tė gjithė krerėt e PS-sė nė rrethe, zgjidhen tė rinjtė sipas parimit “Njė anėtar, njė votė”. Komitetet e partisė nė ēdo qark, si dhe kryetarėt e PS-sė nė ēdo komunė sjellin pėr pasojė shkarkimin e tė gjithė kryetarėve socialistė dhe anėtarėve tė tė gjitha forumeve socialiste nė bazė. Tė gjithė krerėt socialistė nė komuna do tė zgjidhen sipas parimit “Njė anėtar, njė votė”, ndėrsa komitetet e qarqeve do kenė njė kryetar, njė sekretar si dhe njė koordinator. Kryetari dhe sekretari i ēdo qarku do tė emėrohet nga kryetari, ndėrsa koordinatori i ēdo qarku vjen nga grupi i kryetarėvė tė komunave. Ky strukturim i ri i PS-sė i jep shanset Edi Ramės tė shmangė tė gjitha figurat socialiste, tė cilat ai ka qenė i detyruar t’i dėgjojė deri mė 18 shkurt. Zyrtarėt e rinj, socialistė do t’i nėnshtrohen disa kritereve, tė cilat janė vendosur nėn kujdesin e veēantė tė kryetarit Rama. Do tė jetė pikėrisht grupi i kritereve, nėpėr tė cilat do tė kalojnė tė gjithė kandidatėt pėr krerė socialistė nė komuna, qė do t`iu japin shanset njerėzve tė Ramės nė PS pėr t`u zgjedhur.

 

Platforma

Platforma pėr ristrukturimin e PS-sė ėshtė hartuar nga njė grup pune i udhėhequr nga sekretari politik, Ben Blushi, si dhe nga sekretari organizativ, Bashkim Fino. Komiteti i PS-sė nė ēdo qark parashikohet tė ketė natyrė administrative, duke u bazuar nė statut, por nga ana tjetėr, tė zgjedhurit e Ramės pėr t`i drejtuar kėto komitete do tė monitorojnė nė mėnyrė rigoroze tė gjitha komunat dhe strukturat socialiste atje. Nė secilėn prej komunave tė Shqipėrisė, do tė ketė njė kryetar tė PS-sė, tė cilėt do tė zgjidhen sipas parimit “Njė anėtar, njė votė”. Kandidatėt pėr postin e kryetarit tė PS-sė nė komuna do tė kalojnė disa kritere tė rrepta deri nė fazėn e kandidimit, ku mendohet tė jenė edhe rezultatet e zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Kryetarėt e PS-sė qė do tė zgjidhen nė ēdo komunė, parashikohet tė jenė kandidatėt pėr kryetarė komunash nė zgjedhjet e tjera, vendore. Kjo pritet tė sanksionohet edhe nė statutin e partisė. Pikėrisht pėr kėtė, Rama ėshtė i interesuar qė nė kėto poste tė zgjidhen patjetėr njerėzit e tij, tė besuar, pasi pas katėr vitesh ai e ka mė tė lehtė ēėshtjen e zgjedhjes sė kandidatėve pėr komuna apo bashki. Ndėrsa krerėt socialistė nė qytete do t’i nėnshtrohen gjithashtu analizės qė pritet tė zhvillohet nė PS pėr zgjedhjet e 18 shkurtit. Nė varėsi tė rezultateve tė kėtyre zgjedhjeve do tė zhvillohet edhe procesi i ristrukturimit tė PS-sė.

 

Kriteret

Do tė ketė disa kritere, nėpėr tė cilat pritet tė kalojnė kandidatėt pėr kryetarė tė PS-sė nė ēdo komunė dhe bashki. Kriteret janė pėrzgjedhur me kujdes nga Rama dhe mbėshtetėsit e tij, me qėllim qė kandidatė tė pėrzgjidhen njerėz tė preferuar nga Rama dhe qė nuk i pėrkasin pjesės sė “vjetėr” nė PS. Burime pranė PS-sė thanė dje, se pjesė e kritereve do tė jetė edhe rezultati i zgjedhjeve tė 18 shkurtit, si dhe qėndrimet politike dhe aktivizimet e secilit nė kėtė fushatė. Kriteret qė duhet tė plotėsojnė kandidatėt pėr kryetarė tė bashkive dhe komunave, do tė bėhen tė ditura nė mbledhjen e ardhshme tė asamblesė sė PS-sė qė do tė zhvillohet nė fundin e kėsaj jave.

Luljeta Progni

 

 

Struktura e re

- Ngritja e komitetit socialist tė qarkut

- Komiteti i qarkut do ketė njė kryetar, njė sekretar dhe njė koordinator.

- Kryetari dhe sekretari emėrohen nga kryetari i madh, ndėrsa drejtuesit e PS-sė nė komuna do tė jenė koordinatorė.

- Nė tė gjitha komunat do tė ketė degė tė PS-sė.

- Kryetarėt e PS-sė sė komunave do tė jenė kandidatėt e mundshėm pėr kryetarė komune nė zgjedhjet e ardhshme.

 

 

Riorganizimi i PS-sė, tani Rama, i paprekshėm nga “miqtė”dhe armiqtė” brenda PS-sė

 

Majko e Ruēi kundėr platformės

sė Ramės pėr ndryshime radikale

 

Tė premten mblidhet asambleja e pėrgjithshme e PS-sė pėr tė miratuar ndryshimet nė statutin e PS-sė dhe nisjen e fushatės elektorale brenda partisė.

 

Sekretari i pėrgjithshėm socialist, Pandeli Majko dhe paraardhėsi i tij nė kėtė post, Gramoz Ruēi, kanė pritur me rezerva projektin e ri tė kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, pėr tė ndryshuar tėrėsisht partinė. Sapo ėshtė prezantuar nė mbledhjen e kryesisė sė PS-sė platforma e Ramės pėr ndryshimet thelbėsore tė PS-sė nė tė gjitha strukturat e saj qė nga qendra deri bazė, Ruēi ka shprehur habinė duke lėnė tė hapur mundėsinė pėr kundėrshti tė forta ndaj kėsaj platforme. Ndėrsa sekretari i pėrgjithshėm, Pandeli MAajko, ka reaguar menjėherė lidhur me platformėn e re. Majko ėshtė pėrpjekur tė lidhė kundėrshtinė e tij pėr platformėn me rezultatet e zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Majko ėshtė shprehur se nuk ėshtė e nevojshme tė ndryshohen kryetarėt e PS-sė, pasi nuk janė ata pėrgjegjėsit pėr humbjen mė 18 shkurt, por janė kandidatėt e PS-sė. Bbėhet fjalė pėr ato bashki e komuna, nė tė cilat PS-ja humbi nė kėto zgjedhje. Kundėrshtitė e Ruēit, Majkos apo edhe tė figurave tė tjera nė PS, ndaj platformės sė Ramės pėr tė ndryshuar tėrėsisht PS-nė pritet tė bėhen tė njohura nė mbledhjen e asamblesė sė pėrgjithshme, e cila do tė zhvillohet tė premten mė 9 mars. Nė kėtė mbledhje do tė prezantohet i plotė projekti pėr ndryshimet thelbėsore nė strukturat e PS-sė nė tė gjitha nivelet.

 

Strategjia

Ndryshimet thelbėsore tė strukturave tė partisė Socialiste japin njė pamje tė qartė tė strategjisė sė kryetarit aktual, Edi Rama, i cili ka hartuar njė platformė, me tė cilėn e ka shumnė tė lehtė tė shmangė tė gjitha ata “miq” e “armiq” nė PS, tė cilėt ka qenė i detyruar t`i dėgjojė deri mė tani. Me zgjedhjen e strukturave tė reja tė PS-sė, mbėshtetur me parime dhe kritere krejt tė reja, shmangen tė gjitha mundėsitė qė Gramoz Ruēi tė ketė ndikim tė drejtpėrdrejtė te Rama nė ēdo moment tė rėndėsishėm nė PS. Njėherėsh, shmangen mundėsinė e presionit qė i janė bėrė Ramės deri mė tani nga kundėrshtarėt e tij nė PS, ku pėrfshihet edhe ish-kryetari socialist, Fatos Nano dhe deputetėt qė e mbėshtetėn atė. Nė kėtė kategori, nuk pėrjashtohet tė jetė edhe sekretari i pėrgjithshėm socialist, Pandeli Majko, i cili ka patur pėrplasje tė njėpasnjėshme me kryetarin socialist, Edi Rama, qė prej zgjedhjes sė kėtij tė fundit nė postin e kreut socialist. Kėsaj here, “tė vjetėrit” e PS-sė e kanė pak mė tė vėshtirė ta kundėrshtojnė projektin e Ramės pėr ta “fituar” plotėsisht partinė dhe pėr tė shmangur ndikimet e figurave tė vjetra tė kėsaj partie te kryetari. Sipas planit pėr tjetėrsimin e PS-sė, Rama pritet tė arrijė nė atė pikė sa tė mos jetė mė i kėrcėnueshėm nga asnjėri prej njerėzve qė kanė qėndruar pranė tij nė i vit e gjysmė nė krye tė PS-sė, as tė kundėrshtarėve tė tij, tė pozicionuar qartazi. Sipas strategjisė sė Ramės, zgjedhja e njerzėve tė rinj nė PS do t`i japė njė goditje tė fortė tė gjitha figurave tė kėsaj partie, tė cilat nuk do tė kenė mė peshė nė forume apo vendime decizive pėr partinė, siē ėshtė pėrzgjedhja e kandidatėve nė zgjedhje vendore apo edhe tė pėrgjithshme.

 

 

Majko: Kandidatėt e PS-sė janė fajtorė pėr humbjen mė 18 shkurt, jo krerėt socialistė

 

Rama: S`ka prerje kokash pėr humbjen

 

Kryetari i PS-sė, Edi Rama, ka mbledhur dje, grupin parlamentar, socialist, ku ka komunikuar edhe nisjen sė shpejti tė analizės pėr zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit. Rama ka bėrė tė ditur qėndrimin e tij pėr tė gjithė ata qė nuk u radhitėn pėrkrah tij nė Tiranė gjatė fushatės, por ka theksuar gjithashtu se nuk do tė ketė “prerje kokash”, duke mos lėnė asnjė hapėsirė pėr debat nė PS. Megjithėse pritej tė kishte njė debat tė ashpėr ndėrmjet tij dhe disa deputetėve socialistė qė dolėn kundėr Ramės nė zgjedhjet e 18 shkurtit, kryesisht pėr marrėveshjėn me LSI-nė, Rama ėshtė shfaqur i kujdesshėm dhe i qetė, duke mos lėnė shkak pėr debat me deputetėt. Megjithėse iu ka kujtuar atyre se janė fajtorė pėr humbjen mė 18 shkurt nė disa komuna dhe bashki, Rama ka preferuar tė jetė “zemėrgjerė” me ta, duke i premtuar atyre se nuk do tė ketė asnjė ndėshkim pėr humbjen e kėtyre zonave. Deputetėt, tė cilėve iu ėshtė drejtuar Rama, nuk kanė reaguar dhe debati ėshtė mbyllur me shkėmbimin e disa mendimeve ndėrmjet tij dhe Majkos. Ky i fundit ėshtė pėrpjekur tė theksojė fort shmangien e pėrgjegjėsisė nga krerėt socialistė, duke ia lėnė tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr humbjen kandidatėve socialistė nė komuna dhe bashki. Nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar ėshtė komunikuar edhe ideja e platformės pėr ndryshimet thelbėsore nė PS, e cila do tė shpallet nė mbledhjen e asamblesė sė pėrgjithshme, ku dhe do tė njihen deputetėt me planin e Ramės. Pėr tė shmangur acarimet me deputetėt, kryetari Rama ka lėnė hapėsira nė aktivizimin pėr zgjedhjet e reja nė PS, edhe pėr deputetėt socialistė. Secili deputet do tė jetė pjesė aktive e fushatės dhe pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr strukturat e reja, socialiste nė bazė. Rama ėshtė shprehur para deputetėve sė ėshtė i hapur pėr propozime tė reja, lidhur me platformėn pėr ndryshime. Ai ėshtė shprehur nė mbledhjen e djeshme tė grupit se, pas publikimit tė platformės do tė ketė takime tė tjera, ku do tė mblidhen tė gjitha sugjerimet nga deputetė dhe struktura tė tjera tė partisė pėr platformėn pėr strukturimin e ri tė PS-sė.

 

Krerėt socialistė tė rretheve nė Tiranė pėr analizėn e zgjedhjeve tė 18 shkurtit

 

Jep dorėheqjen kryetari socialist i Kukėsit

 

Kryetari i PS-sė sė Kukėsit, Skėnder Ahmeti, ka komunikuar dje, dorėheqjen e tij nga posti i kreut socialist nė Kukės. Ai ėshtė shprehur dje, se jep dorėheqjen, pasi PS-ja humbi nė kėtė qytet, por edhe pėr arsye tė tjera. Gjatė komunikimit tė dorėheqjes ai ėshtė shprehur se kishte dy vjet pa marrė rrogėn si kryertar i PS-sė, ndėrsa tani qė PS-ja nė Kukės humbi edhe bashkinė, nuk ka mė asnjė perspektivė pėr socialistėt e kėtij rrethi. Pėr kėtė arsye ai ka komunikuar se jep dorėheqjen. Ahmeti ka dhėnė dorėheqje thuajse edhe nga PS-ja, duke e argumentuar me faktin se socialistėt e Kukėsit tani nuk kanė mė asnjė shpresė. Dorėheqja e kryetarit socialist tė Kukėsit pritet tė pasohet me tė tjera dorėheqje tė krerėve socialistė nė rrethet, ku PS-ja humbi mė 18 shkurt. Dorėheqja e krerėve socialistė qė humbėn mė 18 shkurt zonat e tyre, lehtėson procedurat pėr ristrukturimin e partisė. Edhe pėr ata krerė rrethesh qė nuk do tė japin dorėheqje, do tė jetė analiza qė do tė zhvillohet pėr zgjedhjet qė do t`i hapė rrugė largimit tė tyre. Kjo ėshtė komunikuar dje, nė mbledhjen e krerėve socialistė tė rretheve me kryetarin Rama dhe sekretarėt socialistė. Pandeli Majko do tė drejtojė tė gjithė analizėn e kėtyre zgjedhjeve nė tė gjitha degėt e PS-sė nė rrethe. Krerėt socialistė janė njohur dje, edhe me hapat qė PS-ja do tė ndėrmarrė sė shpejti lidhur me zgjedhjet e reja nė parti, e cila pritet tė nisė sė shpejti dhe tė pėrfundojė nė muajin maj tė kėtij vitit.

 

 

 

 

Meta: Kryefjala e dėshtimit tė

Berishės, organizimi i zgjedhjeve

 

Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, tha dje, se riformatimi i kabinetit “Berisha II” ėshtė njė proces arnimi politik qė po zhvillohet pa transparencė dhe pa logjikėn e reflektimit tė humbjes. “Kryefjala e dėshtimit tė kėsaj mazhorance ėshtė organizimi i zgjedhjeve pėr ato standarde, pėr tė cilat ajo ėshtė pėrgjegjėse. Demagogjia e kryeministrit Berisha, i cili mė 4 korrik 2005-sė u angazhua pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, bie ndesh me realitetin e hidhur dhe standardet e munguara tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Dėshtimi i standardeve u evidentua pa asnjė ekuivok edhe nė vlerėsimet e ndėrkombėtare, tė cilat flasin qartė pėr parregullsitė e shumta dhe klimėn e papranueshme dhe jodemokratike, nė tė cilat ato u zhvilluan. Kėto vlerėsime serioze dhe shqetėsuese u shprehėn jo vetėm nga raporti i vėzhguesve ndėrkombėtarė tė OSBE-ODIHR-it, por edhe nga pėrfaqėsuesit e lartė tė institucioneve euro-atlantike, siē ishte deklarata e qartė e Zv.Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, i cili paralajmėroi dėshtimin e qeverisė nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė kėtė organizatė”, - tha Meta. “Pėrveē dėshtimit nė kuadėr tė reformės zgjedhore dhe standardeve demokratike, nė tė cilat ato duhet tė realizohen, qeveria “Berisha” ka dėshtuar nė mėnyrė dramatike nė reformat ekonomike, tė cilat rrezikojnė stabilitetin makroekonomik tė vendit dhe dėmtojnė rėndė biznesin vendas. Kriza energjitike ėshtė treguesi mė i qartė i paaftėsisė sė kėsaj mazhorance, e cila nė mėnyrė tė papėrgjegjshme zhyti vendin nė errėsirė. Vendimi i fundit pėr tė ndryshuar kreun e KESH-it nuk ėshtė gjė tjetėr veēse demagogjia e radhės, pasi ky zėvendėsim nuk garanton asnjė qytetar shqiptar dhe asnjė biznes se situata do tė pėrmirėsohet apo se qeveria ka njė strategji pėr tė dalė nga kriza dhe qė ajo tė mos pėrsėritet mė, sikurse u premtua edhe gjatė krizės sė vjetshme dhe me shumė bujė pėrpara 3 korrikut”, - vijoi mė tej kryetari i LSI-sė.

 

Z. Meta, a do tė varet vendimi juaj pėr zgjedhje tė parakohshme, nėse kemi njė reflektim nga kryeministri Berisha nė lidhje me votėn e 18 shkurtit dhe largimin e tij nga kjo qeveri?

 

Natyrisht, dorėheqja e tij do tė kishtė qenė njė akt i mirėpritur jo vetėm pėr ata qė nuk e votuan Partinė Demokratike nė kėto zgjedhje, por jam i bindur edhe pėr shumicėn e demokratėve qė do ndiheshin mė tė ēliruar dhe kjo nuk ėshtė diēka qė mbetet nė dėshirėn tonė, por ėshtė nė vullnetin e tij. Pavarėsisht sesi ai do reagojė personalisht, pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė qeverisja e vendit tė reflektojė seriozisht nė fushat mė kritike, tė cilat vihen re: Sė pari, tė mos ndėrhyjė mė nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me manaxhimin e problemeve zgjedhore nga KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor, sepse kjo do dėmtonte mė tej standardet e dėmtuara tė 18 shkurtit. Sė dyti, tė shprehė dhe njė angazhim pėr reformė zgjedhore tė plotė dhe tė sinqertė. Sė treti, t`i kemi tė qarta emėrimet dhe lirimet e e reja nė qeveri dhe kjo nuk duhet tė ndodhė njė nga njė, sepse qeveria ka njė filozofi tė sajėn qė duhet reflektuar nė tė gjitha ministritė dhe agjencitė qeveritare. Njėkohėsisht, duhet tė dimė se do tė ketė apo jo ndryshime tė kėsaj strukture tė qeverisė dhe nė ē’funksion ato do tė ndėrmerren, pasi mungesa e transparencės thellon kaosin nė administratėn publike, rrit konfuzionin dhe pasigurinė, tė cilat dėmtojnė edhe ato standarde qė mund tė jenė aktualisht nė sektorė tė caktuar, tė cilat monitorohen nga BE-ja apo institucione tė tjera, ndėrkombėtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

 

Nė disa raste, bastisja ėshtė shoqėruar edhe me dhunė ndaj tė zotėrve tė shtėpisė

 

Alarm pėr vjedhjet, pranga

nė Tiranė, Kavajė e Milot

 

Nė Kurbin prangoset 25-vjeēari, Shkėlzen Tafa nga Miloti, i cili kishte mundur tė rekrutonte tre adoleshentė, tė cilėt vidhnin lokalet dhe banesat sė bashku

 

Vjedhjet vijojnė tė jenė shqetėsimi i zakonshėm i policisė. Kėshtu, dje policia e kryeqytetit njoftoi se, gjatė 24 orėve tė fundit ka ndaluar dy shtetas, ndėrsa ka vendosur hetimin nė gjendje tė lirė pėr tre tė tjerė, tė cilėt akuzohen pėr vepra tė ndryshme penale. Sipas njoftimit pėr shtyp tė bėrė dje nga policia e Tiranės, tė ndaluarit janė: Hajrush Jonuzi, 41 vjeē, nga Kavaja, i akuzuar pėr veprat penale, "vjedhje me dhunė" dhe "pėrkrahje tė autorit tė krimit" si dhe Zamir Tota, 25 vjeē, nga Tirana, akuzuar pėr "vjedhje". Sipas Policisė, 41-vjeēari Jonuzi akuzohet se ka pėrkrahur autorin e vjedhjes me dhunė tė banesės sė shtetases I. H, ndodhur dy ditė mė parė, nė fshatin Aganas, ku ėshtė goditur me mjete tė forta shtetasja I. H, 68 vjeēe, sė cilės i kanė vjedhur shumėn prej 400 eurosh e 10.000 lekėsh, si dhe disa sende. Ndėrsa, 25-vjeēari Tota rezulton tė jetė autori i vjedhjes sė lokalit te shtetasit F. U, me datė 11.02.2007, tek Ura e Farkės.

Kurbin, pranga “pronarit” dhe 3 tė miturve

Ndėrkaq, nė Milot tė Kurbinit, policia ka mundur tė arrestojė bandėn qė kryente prej mė shumė se njė muaji vjedhjet e lokaleve dhe banesave nė Milot. Nė prangat e bluve ka rėnė 25-vjeēari, Shkėlzen Tafa, nėn akuzėn e shfrytėzimit tė tė miturve, ndėrsa pėr arsye tė moshės ėshtė marrė masa pėr ndjekje nė gjende tė lirė pėr 3 adoleshentėt qė bashkėpunonin me tė nė vjedhje. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Kurbinit, Shkėlzen Tafa, nga Miloti, kishte mundur tė rekrutonte tre adoleshentėt, tė cilėt vidhnin lokalet e banesat sė bashku. Ndėrsa, Tafa merrej me shitjen e pjesėve tė vjedhura si dhe transportimin e tyre, tre adoleshentet kryenin vjedhjet. Arrestimi i Tafės dhe shoqėrimi nė polici i tre adoleshentėve ėshtė kryer pas arrestimit tė tyre nė flagrancė, nė qytetin e Milotit, ku kishin vjedhur njė banesė nė kėtė qytet. Nė prangat e policisė ka rėnė edhe Simon Preēi, nė banesėn e tė cilit nga kontrolli i ushtruar, policia gjeti dhe sekuestroi mjete tė cilat banda i pėrdorte pėr tė kryer vjedhjet.

Pėrdorimi i tė miturve

Policia ka nisur hartimin e strategjisė pėr tė parandaluar pėrdorimin e tė miturve, pasi nė shumicėn e rasteve, policia ka mundur tė evidentojė njė tė rritur pas disa vjedhjeve nė seri tė kryera nga njė i mitur. Ndėrkohė, edhe pse ka dy vite qė flitet, ende nė Shqipėri nuk ėshtė rregulluar njė ambient, ku tė miturit mund tė qėndrojnė tė izoluar, me qėllim pėr tė mos kryer mė vjedhje. Ndėrsa, nė mungesė tė shkollės sė riedukimit tė tė miturve, nė sistemin e bugjeve shqiptare ka vetėm disa dhoma tė veēanta pėr tė miturit e dėnuar pėr vepra tė rėnda penale. Ndėrkohė, deri sa tė ndėrtohet burgu i tė miturve, i cili ėshtė projektuar tė ngrihet nė Kavajė, tė miturit e dėnuar pėr vepra penale tė vogla do tė qėndrojnė nė shtėpi. Ndėrkaq, i mė i njohuri i kėsaj fushe, Saleo Stojani, me miqtė dhe bashkėpunėtorėt e tij endacakė, qė prej dy vitesh vazhdojnė tė mbeten problem pėr vjedhjet e shumta nė komunitet, por edhe pėr policinė, e cila e ka pėrsėritur refrenin me qindra herė.

 

Tiranė

Ndalohet Zamir Tota, 25 vjeē

Akuzohet pėr vjedhjen e lokalit tė F. U nė Farkė

Kavajė

Ndalohet, Hajrush Jonuzi, 41 vjeē

Akuzohet se ka pėrkrahur vjedhjen dhe dhunimin e I. H

Milot

Ndalohet 25-vjeēari, Shkėlzen Tafa

Tre tė mitur ndiqen nė gjendje tė lirė

Akuzohen pėr vjedhje lokalesh e banesash

 

 

 

Pengmarrja, akuza sjell me forcė dėshmitarin e “pengmarrjes Zhango”

 

Gjykata e Krimeve tė Rėnda ka vendosur qė tė thėrrasė nė sallėn e gjyqit me anė tė policisė gjyqėsore, dėshmitarin Eduart Veliaj, i cili ėshtė kėrkuar nga prokurorua, disa javė mė parė, nė ēėshtjen nė ngarkim tė Ferdinant Zhangos dhe bashkėpunėtorit tė tij, Julian Guga. Tė dy kėta shtetas akuzohen pėr pengmarrjen e pronarit tė njė lokali, nė Lukovė tė Sarandės. Pas shumė seancash tė shtyra, pikėrisht pėr mungesė tė dėshmitarėve, gjykata ka urdhėruar policisė gjyqėsore pėr sjelljen me forcė tė dėshmiratit Veliaj, i cili sipas prokurorisė ėshtė njė prej dėshmitarėve kryesorė tė ngjarjes. Zhango dhe Guga akuzohen pėr pengmarrjen e Ilirian Thomanakut nė fshatin Lukovė. Sipas prokurorisė, Zhango dhe bashkėpuėntori i tij kanė shkuar herė pas here pėr mė shumė se njė vit nė lokalin e pengut dhe kanė konsumuar ushqime dhe pije, pa paguar asnjė qindarkė. Ndėrsa, pronari i lokalit nuk ka mundur t’iu kėrkojė asnjė qindarkė pas kėrcėnimeve tė bėra. Ndėrsa, tė dy bashkėpunėtorėt e kanė marrė peng atė, duke i kėrkuar qė t’iu dorėzonte 50 mijė euro nė kėmbim tė lirisė. Por tė dy tė pandehurit kanė marrė peng kėtė shtetas, pasi ky i fundit iu ka kėrkuar qė tė mos shkonin mė nė lokalin e tij. Sipas organit tė akuzės, Zhango ėshtė dėnuar dhe mė parė nga drejtėsia pėr kėrcėnim me armė dhe dezertim nga ushtria.

Vepra e pengmarrjes, edhe pse nė rėnie, ka qenė e pėrsėritur nė Gjykatėn e Tiranės, ndėrkohė qė, akuza e ka patur tė vėshtirė tė mbledhė dėshmitarėt e ngjarjeve, pėr shkak se shumica e tyre ndihen tė kėrcėnuar. Ndėrkaq, Ministria e Rendit ka deklaruar se ėshtė drejt reformimit tė ligjeve nė mbrojtje tė dėshmitarėve, pėr tė bėrė tė mundur rritjen e bashkėpunimit, sidomos nė vepra tė rėnda penale.  

 

 

 

Shkurt

 

Dėshmi e rreme, pranga Malajt pėr mashtrimin

 

Njė 26-vjeēar nga Tirana u arrestua tė dielėn vonė nga policia, i akuzuar pėr veprat penale tė "mosbindjes ndaj urdhrit tė punonjėsit tė policisė sė rendit publik", "kallėzim tė rremė" dhe "falsifikim tė dokumenteve". Policia e Tiranės bėri tė ditur dje se, shtetasi Astrit Malaj, 26 vjeē, u arrestua, pasi dy ditė mė parė nuk i ka ndaluar shėrbimit tė policisė nė Kavajė dhe pas ndjekjes, duke shfrytėzuar errėsirėn, ka braktisur mjetin e tij, tip "Honda", me targė AF 131 BZ, nė lagjen nr.5 Kavajė, ku dhe ėshtė larguar.

Po sipas policisė, shtetasi i sipėrmendur, disa orė mė pas ka bėrė kallėzim, duke pretenduar se i ėshtė vjedhur mjeti nė banesėn e tij. Nė bazė tė hetimeve tė kryera nga oficerėt e policisė gjyqėsore u bė i mundur edhe sqarimi i tė gjitha rrethanave tė ngjarjes, ku rezultoi se 26-vjeēari ka bėrė kallėzim tė rremė. Astrit Malaj ka qenė i dėnuar mė parė pėr veprėn penale, "vjedhje nė bashkėpunim", thuhet nė njoftimin e policisė.

 

Pėrplasen pėr pronat, tre nėn hetim 

 

Sherret pėr pronėn kthehen sėrish nė konflikt. Vetėm dje, policia e kryeqytetit ka vendosur hetim nė gjendje tė lirė pėr shtetasit: Rasim Kurti, 50 vjeē, pėr veprėn penale tė "kanosjes"; Vangjel Xhaho, 36 vjeē, akuzuar pėr "shkatėrrim tė pronės me dashje" si dhe Arben Bajramit, 27 vjeē, pėr veprat penale "kanosje" dhe "shkatėrrimit tė pronės", qė tė tre nga Tirana. “Pėr tė pesė shtetasit e mėsipėrm, materialet hetimore i kaluan Prokurorisė sė rrethit Gjyqėsor Tiranė pėr hetime tė mėtejshme”, thuhet nė njoftimin e policisė.

 

Predhat, sėrish frikė nga gėrmimet

 

Predhat kthehen sėrish nė rrezik pėr disa zona tė jugut. Kėshtu, edhe pse kanė kaluar 10 vjet nga ngjarjet e vitit 1997, nė fshatin Picar tė Gjirokastrės mbetet prezent rreziku i shpėrthimit tė predhave dhe bombave nė hapėsirat pėrreth depove tė ushtrisė. Sipas drejtuesve lokalė, gėrmimi pėr tė nxjerrė hekurishte, ēka mund tė sjellė disa tė ardhura, ka bėrė qė disa banorė tė vendosin tė sfidojnė rrezikun, duke gėrmuar pėr tė nxjerrė hekurishte. Ndėrkaq, rreziku mbetet i lartė edhe pėr tė gjithė banorėt e tjerė, sidomos pėr barinjtė e zonės.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paditė gjyqėsore: “Burrat na kanė nxirė jetėn”

Gratė, kampion nė ndarjen e bashkėshortėve

 

Statistikat tregojnė superioritetin e grave qė, pas braktisjes sė burrit tė parė vihen nė kėrkim tė njė burri tė dytė, qė ose nuk e kanė gjetur, ose kanė qenė tė lidhura me tė para zgjidhjes martesore…

 

KORĒĖ- Janė gratė ato qė kėrkojnė tė lenė burrat, ndėrsa shumė mė tė pakta kanė qenė rastet kur burrat kanė kėrkuar ndarjen e grave tė tyre. Tė paktėn kėshtu ka ndodhur nė rrethin e Korēės, veēanėrisht me gratė e reja, me ose pa fėmijė, por pa pėrjashtur edhe raste tė veēanta, kur njė grua me njė martesė 20- vjeēare i ėshtė drejtur gjykatės pėr tė lėnė burrin e saj. Statistikat e viteve tė fundit tregojnė qartė njė prirje tė tillė tė grave, por qė, gjithsesi, pas braktisjes sė burrit tė parė, vihen nė kėrkim tė njė burri tė dytė, qė ose nuk e kanė gjetur, ose kanė qenė tė lidhura me tė para zgjidhjes martesore. Nė tė gjitha rastet, gratė kanė pretenduar se “u ėshtė nxirė jeta nga burrat e tyre”, etj.

Sipas statistikavė tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, Korēė, zgjidhjet martesore gjatė viteve tė fundit kanė ardhur gjithnjė nė rritje, ku mė tė interesuara pėr braktisjen e partnerit kanė qenė gratė. Ky fenomen ka patur tė njėjtėn ecuri edhe gjatė vitit 2007, ku gjatė dy muajve tė parė janė paraqitur kėrkesa tė tjera pėr zgjidhje martesore. Mesatarisht, gjatė njė muaji paraqiten rreth 30 kėrkesa, tė cilat pėrfundojnė me divorce, ndėrsa janė tė pakta rastet kur nė sallėn e gjyqit gruaja dhe burri gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt dhe pėr rrjedhojė kthehen sė bashku nė shtėpinė e tyre, pėr ta nisur edhe njė herė nga e para. Kėrkesa pėr tė lėnė burrat nuk vėrehet vetėm nė zonat urbane, por edhe nė ato rurale.

 

Shkaqet e zgjidhjeve martesore

 

Meqenėse kėrkesat mė tė shumta pėr lėnien e bashkėshortit kanė qenė nga gratė, nė pretendimet e tyre gjithnjė ka qenė shprehja “mė ėshtė nxirė jeta”, “jam dhunuar fizikisht dhe shpitėrisht”, “gjatė jetės bashkėshortore, asnjėherė nuk na janė pėrputhur mendimet”, “nuk kemi kuptim tė njėjtė pėr botėn dhe jetėn” etj. Sipas statistikavė tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Korēė, nė zgjidhjet martesore renditen edhe shkaqe tė tjra si: nxitimi nė njė lidhje martese pa u njohur mirė, gjendja e vėshtirė ekonomike, mungesa e punėsimit, shkalla e ulėt e arsimit, por edhe emigracioni, i cili lė larg njėri-tjetrit bashkėshortėt e pėrbetuar se nuk do tė ndaheshin kurrė. Nė tė tilla zgjidhje martesore pėrfshihen, jo vetėm ēiftet e reja  qė ende nuk kanė mbėrritur nė lindjen e njė fėmije, por edhe ēiftet e tjera tė reja, tė cilat mund tė kenė nga jeta bashkėshortore njė apo dy fėmijė. Gjithsesi, nga kėrkesa pėr tė lėnė burrat e tyre nuk kanė shpėtur edhe gratė relativisht tė njė moshe tė thyer.

 

Njė vit mė parė

 

Statistikat e njė viti mė parė, pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Korēė, konfirmojnė faktin se, pranė saj janė paraqitur gjithsej 315 kėrkesa pėr zgjidhje martesore, nė tė cilat si gjithnjė kanė kryesuar gratė, nė raportin qė mė tė pakta kanė qenė kėrkesat e burrave pėr t’u ndarė nga bashkėshortet. Nga gjithė sasia e kėrkesave, 223 pėrfunduan nė zgjidhje martesore, vetėm 69 u pushuan, kurse pjesa tjetėr ėshtė mbartur pėr vitin 2007, pasi ēiftet kėmbėngulin nė zgjidhjen e martesės. Pas gjithė kėsaj maratone edhe gratė vihen nė kėrkim tė njė burri tjetėr, duke shpresuar qė ai tė jetė burrė mė i mirė dhe mė i sjellshėm, ndėrsa pas zgjidhjeve martesore, mbeten viktima tė pafajshme, fėmijėt e lindur, tė cilėt nuk kanė patur asnjė dijeni qė babai dhe nėna e tyre, vetėm kur u martuan, madje pasi kidhin kaluar disa vitesh, morėn vesh qė paskėshin patur botėkuptime tė ndryshme pėr botėn dhe jetėn.

SELDI HASANASI

 

 

RRETHE

 

 

 

Arrestohet 72-vjeēari i kėrkuar

 

VLORĖ-Njė shtetas ėshtė arrestuar ditėn e djeshme  nga uniformat blu, pasi ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallės sė Parė tė rrethit Vlorė dhe ishte dėnuar me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, pėr kryerjen e veprės penale tė mbajtjes sė bimėve narkotike. I arrestuari ėshtė dėnuar nė mungesė gjatė vitit 2005, pasi mė parė policia e kishte arrestuar, ngaqė gjatė njė kontrolli tė ushtruar nė banesėn e tij i kishte gjetur njė sasi prej 37 bimėsh narkotike, tė llojit “kanabis sattiva”. Arrestimi i shtetasit Hito Zogaj, 72 vjeē, nga fshati Bashaj i rrethit Vlorė ėshtė kryer ditėn e djeshme, nė qytet, rreth orės 14:00, nga efektivat e sektorit tė antitrafikut.

 

Moti favorizon punimet nė segmentin Kalimash-Morinė

 

KUKĖS-Moti i ngrohtė ka favorizuar sė tepėrmi kompanitė sipėrmarrėse tė punimeve pėr ndėrtimin e segmentit Kalimash-Morinė, pjesė e rugės Durrės-Kukės-Prishtinė. Puna nė kėtė segment rruge nuk ėshtė ndėrprerė pothuajse asnjė moment, duke shėnuar kėshtu edhe punime tė paparashikuara pėr kėtė sezon. Disa nga kompanitė ndėrtuese kanė kryer mė shumė se 35% tė volumit tė punimeve nė tėrėsi dhe nė segmente tė veēanta pėrgatitjen e fazės sė parė tė trasesė sė rrugės. E njėjta situatė paraqitet edhe nė punimet pėr ndėrtimin e tunelit mė tė madh rajonal tė Ballkanit. Puna pėr ndėrtimin e tunelit tė Kalimashit si pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e vėshtirė e korridorit Durrės-Kukės ka vijuar jo mė shpėrthimet pėr bėrjen e tij, por me krijimin e infrastrukturės sė duhur dhe instalimin e fabrikės sė betonit nė afėrsi tė kėtij tuneli. Pas shpėrthimit simbolik qė i bėri tunelit kryeministri Berisha pak javė mė parė, mė tej nuk ėshtė vazhduar mė shpėrthime. Burime nga kompania ndėrtuese e tuneleit “ENKA & Becthel”, thonė se, nė afėrsi tė portės sė tunelit po instalohet njė fabrikė speciale, qė do tė betonojė tė gjithė hapėsirėn e tunelit hap pas hapi, pėr tė qenė tė sigurt punėtorėt dhe makineritė qė avancojnė mė tej. Kjo fabrikė ėshtė moderne dhe plotėson tė gjithė kriteret pėr punime dhe betonime tė rėndėsishme. Po nga Norvegjia pritet tė vijnė edhe makineritė e rėnda qė coptojnė dhe hapin malin deri nė anėn tjetėr. Sipas standardėve tė sigurisė bashkėkohore, tė gjitha shpėrthimet do tė bėhėn me telekomandė pėr efekte sigurie dhe shpėrthimi konsiderohet i sigurt kur tė dalin katėr ngjyrat e tymit shpėrthyes, qė ėshtė tregues se kanė shpėrthyer tė gjitha minat dhe mė pas mund tė afrohen punėtorėt pėr tė ngarkuar dhe betonuar tunelin. Firma tukre “ENKA”, qė ėshtė nėnkontraktore e firmės fituese amerikane “BECHEL”, ka sjellė aktualisht nė fshatin Kolsh,  rreth 30 specialistė turq dhe po kaq shqiptarė, qė po ndėrtojnė njė kamping tė madh pėr qėndrimin e punėtorėve dhe makinerive. Sė shpejti, nga Turqia pritet tė vijėn dhe 300 punėtorė tė tjerė qė do tė strehohen nė hyrje tė rrugės qė tė ēon nga rruga nacionale tek tuneli.

BUJAR MUĒATA

 

Vetėhelmohet 23-vjeēari, vdes nė spital

 

ELBASAN-Mund tė ketė qenė shkak depresioni qė e ka ēuar nė vetėvrasje njė 23-vjeēar nga qyteti i Belshit, i cili ėshtė gjetur i vetėhelmuar nga pjesėtarėt e shtėpisė sė tij mbrėmjen e sė dielės. Me gjithė ndihmėn e dhėnė nga personeli i spitalit rajonal tė Elbasanit, ai ka gjetur vdekjen nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, mėngjesin e djeshėm rreth orės 06.00. Pacienti i paraqitur nė spitalin kirurgjik tė Elbasanit, nė gjendje tė rėndė shėndetėsore ishte 23-vjeēar dhe quhej Ernest Sherbet Hysa, lindur e banues nė Belsh. Burime tė Policisė bėjnė tė ditur se, 23-vjeēari kishte pirė helm (fostoksinė) dhe pasi ka marrė ndihmėn e parė nė spitalin rajonal tė Elbasanit ėshtė nisur pėr nė Tiranė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Menjėherė, nė vendin e ngjarjes u dėrgua grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para dhe konkludoi se vdekja e 23-vjeēarit ka ardhur si pasojė e vetėhelmimit, vepėr penale kjo e parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal “Shkaktim vetėvrasjeje”. Gjithashtu, burime tė Policisė bėnė tė ditur se, shkak i vetėvrasjes sė 23-vjeēarit mund tė ketė qenė depresioni.

SUELA AZEMI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

Pas testimit, sistemi i ri bėhet “ligj”

 

KLD, tani gjyqtarėt

me Kod tė ri Etike

 

Zgjidhen dy inspektorėt e rinj tė Kėshillit, Alma Basha dhe Flutura Hoxha. Shpallen vendet vakante nė gjykatėn e Tropojės

 

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ka miratuar vendimin

“Pėr Zbatimin e Sistemit tė Vlerėsimit Profesional dhe Etik tė Gjyqtarėve” pas disa debatesh dhe diskutimesh mbi kėtė ēėshtje. Nė mbledhjen e radhės, ėshtė vendosur qė tė gjitha gjykatat tashmė do t’i nėnshtrohen kėtij sitemi, pasi ky i fundit ėshtė testuar nė tri gjykatat pilot dhe, sipas mendimeve tė shprehura nė kėtė mbledhje, rezultatet e kėtij sistemi kanė qenė tė kėnaqshme. Tri gjykatat, ku ky sistem ėshtė vendosur nė funksionim, ajo e Durrėsit, Elbasanit dhe Vlorės, janė monitoruar nga specialistėt e KLD-sė dhe kėta tė fundit kanė dhėnė mendimin e tyre dhe tė dhėnat e mbledhura gjatė kohės sė provės nė kėtė kėshill. Sipas burimeve zyrtare nga KLD-ja, mėsohet se vendimi i djeshėm konsiston nė pėrcaktimin e periudhės fillestare tė vlerėsimit mbi bazėn e sistemit tė ri, tė miratuar. Ndėrsa njė tjetėr ēėshtje e diskutuar ėshtė edhe ajo e caktimit tė procedurės formale qė do tė ndiqet pėr zbatimin nė praktikė tė tij dhe nė pėrcaktimin e renditjes sė gjykatave, gjyqtarėt e tė cilave do t’i nėnshtrohen vlerėsimit. Pritet qė ky miratim i kėtij sistemi do tė ndryshojė disa prej pikave mė tė kritikuara tė gjykatave tė shkallės sė parė dhe tė apelit nėpėr rrethe.

Ēėshtjet e tjera

Nė mbledhjen e djeshme KLD-ja ka miratuar dy kandidaturat e paraqitura pėr detyrėn e inspektorit pranė Inspektoriatit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Pas shqyrtimit tė kėtyre kandidaturave, janė miratuar ato tė Alma Bashės dhe Flutura Hoxhės. Njė tjetėr ēėshtje e diskutuar nė rendin e ditės ka qenė edhe shqyrtimi i kandidaturave pėr njė vend vakant pėr gjyqtar nė gjykatėn e rrethit gjyqėsor, Tropojė. Nė mbledhje ėshtė vendosur qė kandidatėt pėr kėtė vend vakant, nė qoftė se mė parė kanė ndėrruar vende pune, tė paraqesin edhe shkaqet e ndryshimit tė kėtyre vendeve, tė shoqėruara me dokumentet pėrkatėse. Nė lidhje me kandidaturat e paraqitura pėr vendet vakante, tė mbetura nė gjykata, shqytimet janė shtyrė pėr tė bėrė verifikime tė mėtejshme nė lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga kandidatėt. Nė mbledhje u vendos gjithashtu qė tė gjitha gjykatave t’iu dėrgohen kopje tė akteve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė qė lidhen me veprimtarinė e tij nė kuadėr tė organizimit tė pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė. Ndėrsa ēėshtjet e mbetura pa u shqyrtuar, tė cilat kanė qenė nė rendin e ditės, janė shtyrė pėr mbledhjen e radhės.

 

 

Kritika e KE-sė, gjyqet nė zyra

 

Miratimi i njė sistemi vlerėsimi pėr aftėsitė profesionale dhe etike tė gjyqtarėve ėshtė theksuar si njė emergjencė pėr gjithė sistemin e drejtėsisė nė Shqipėri, raportet e organizatave tė ndryshme nė lidhje me funksionimin e vlerėsimit tė etikės sė gjyqtarėve kanė kritikuar herėpashere gjendjen, nė tė cilėn ndodhet sistemi shqiptar i drejtėsisė. Raporti mė i fundit i KE-sė ka venė re takimet e gjyqtarit dhe tė prokurorėve nė zyrat e gjykatės para se gjyqi tė fillojė, gjuha e pėrdorur nė sallat e gjyqit ka qenė njė tjetėr vėrejtje nė raport. Ndėrsa njė tjetėr mangėsi e sistemit ėshtė edhe fenomeni i kryerjes sė gjyqeve nė zyrat e gjyqtarėve me praninė e personave tė tretė, qė nuk kanė lidhje me ēėshtjet.

 

 

Koēi: Transportova cigaret, por s`e njoh Kokėn

 

Gentian Koēi, njėri prej tė pandehurve pėr kontrabandėn e cigareve, ka dhėnė dėshminė e tij dje, para trupit gjykues. Koēi, i akuzuar si bashkėpunėtor nė kontrabandėn e cigareve dy vjet mė parė, ka deklaruar se nga tė gjithė tė pandehurit qė ndodheshin nė sallė ai njihte vetėm Fatmir Zotajn. Koēi ka deklaruar se ai ishte marrė me transportin e cigareve nga anija pėr nė magazina, gjė qė ia kishte kėrkuar pronari i anijes, Zotaj. I pandehuri ka deklaruar se Leonard Kokėn e njeh vetėm se ėshtė nga Durrėsi, si personazh, dhe ka mohuar tė ketė patur lidhje me kėtė tė pandehur, pėr asnjė lloj gjėje dhe aq mė pak pėr kalimin e cigareve kontrabandė. Sipas Gentian Koēit, ai nuk e dinte aspak, nėse kishin apo jo dokumentacionin pėrkatės cigaret, tė cilat po shkarkonte. Ai ka deklaruar se nuk kishte lidhje me anjėrin prej tė pandehurve dhe se akuzat qė janė ngritur nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda janė shumė pėr tė. Ai ka bėrė tė ditur se pėrveē Zotajt nuk njihte asnjė nga 21 tė pandehurit qė ndodheshin nė qeli. Gjyqi pėr kontrabandėn e cigareve, e zbuluar dy vjet mė parė, ėshtė nė fazėn e dhėnies sė deklarimeve nga tė pandehurit. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ėshtė duke paraqitur tė gjitha provat e mbledhura gjatė njė viti hetim, ndėrsa me mbarimin e deklarimeve tė tė gjithė tė pandehurve pritet qė mbrojtja e kėtyre tė fundit tė fillojė tė paraqesė provat e saj. Sipas organit tė akuzės, tė pandehurit kanė mohuar bashkėpunimin me njėri-tjetrin nė lidhje me transportin e cigareve kontrabandė. Njė gjė tė tillė e ka bėrė edhe pronari i anijes “Eni”, ku u gjendėn e dhe cigaret qė kishin kaluar pa dokumentacionin pėrkatės nė portin e Durrėsit. Fatmir Zotaj, i cili kishte fituar statusin e tė penduarit tė drejtėsisė, disa muaj pas arrestimit tė tij e ka humbur kėtė status, pasi ka ndryshuar thėniet e tij. Sipas prokurorėve tė ēėshtjes, Fatmir Zotaj nuk ka zbatuar pikat e marrėveshjes sė firmosur me drejtėsinė dhe pėr kėtė ai i ka humbur edhe tė drejtat pėr tė pėrfituar nga kjo gjė.

 

 

Amnistia, lirohet i biri i Rrapush Xhaferrit, bosit tė piramidave

 

Asllan Xhaferri, djali i kreut tė firmės piramidale, “Demokracia Popullore”, ka lėnė dje, qelinė, pasi ka pėrfituar nga amnistia e miratuar nė mes tė muajit janar nga parlamenti shqiptar. Pas kėrkesės qė Asllan Xhaferri i ka drejtuar gjykatės, ka pėrfituar njė ulje dėnimi dhe kėshtu ka plotėsuar edhe kushtet e kėrkuara nga nenet e ligjit pėr amnistinė. Gjykata e Apelit ka vendosur njė vit mė parė qė Asllan Xhaferri tė dėnohet me 8 vjet burg, ndėrkohė qė dy vėllezėrit e tij, Pėrparimi dhe Pėllumbi, qė janė hetuar dhe gjykuar nė mungesė, nė momentin e parė qė do tė kapen, do tė vuajnė nga 10 vjet burg. Ndėrsa pėr babain, Rrapush Xhaferri, ēėshtja ėshtė pushuar pas vdekjes sė tij nė spitalin e burgut. Masa e dėnimit e kėrkuar nga akuza ishte 15 vjet pėr Asllanin dhe nga 18 vjet pėr dy djemtė e tjerė, Pėrparimin dhe Pėllumbin. Tė pandehurit akuzohen se nė bashkėpunim me njėri - tjetrin nė njė periudhė kohe nga viti 1994-tėr deri nė vitin 1996-tė, kanė grumbulluar parį nga populli nė formėn e huamarrjes. Paratė janė grumbulluar pėr llogari tė firmės piramidale “Demokracia Popullore”, e drejtuar nga babai i tyre, Rrapush Xhaferri. Tė pandehurit akuzohen se kanė vjedhur me anė tė mashtrimit 1.177.800 kreditorė. Pėr secilin nga kreditorėt, tė pandehurit u dėnuan me nga 3 vjet burg. Shuma e grumbulluar dhe pėr tė cilėn u akuzuan ėshtė 15 miliardė lekė. Muajin e fundit nė tė gjitha gjykatat e vendit janė duke u paraqitur kėrkesa pėr lirimin e tė burgosurve nga qelitė, edhe pse njė jesė e madhe qė kanė pėrfituar nga amnistia kanė kohė qė po shijojnė lirinė. Avokatėt mbrojtės tė tė pandehurve janė duke shfrytėzuar ēdo hapėsirė ligjore pėr tė liruar klientėt e tyre nė bazė tė ligjit pėr Amnistinė. Vetėm njė muaj mė parė u liruan nga qelia rreth 400 tė dėnuar, tė cilėve iu ishte pėrllogaritur koha e dėnimit nga juristėt e burgjeve, por gabimet e bėra nga kėta tė fundit apo harresat e tyre nuk i janė braktisur nga avokatėt mbrojtės tė tė dėnuarve. Njė fenomen i tillė ėshtė duke ndodhur edhe me qindra dosje, tė cilat janė pezulluar apo pushuar nga prokuroria, pasi kanė pėrmbushur kriteret e parashikuara nga amnistia.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RAJONI

 

 

 

Filloi nė Hagė procesi ndaj Haradinajt

 

Kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės, Carla Del Ponte, nė paraqitjen e akuzės tha se, gjykimi nė fjalė nuk ka lidhje me procesin pėr pėrcaktimin e statusit qė po zhvillohet nė kėtė periudhė

 

Filloi dje nė Hagė gjykimi ndaj ish-Kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Haradinaj, javėn e shkuar, deklaroi nė Hagė se nuk ishte fajtor dhe "ndihej i fyer nga akuzat". Ish-kryeministri Haradinaj akuzohet pėr drejtimin e njė fushate qė synonte dėbimin e serbėve dhe romėve nga fshatrat e tyre si dhe pėr vrasjen e serbėve, romėve dhe shqiptarėve tė njohur si bashkėpunėtorė tė forcave serbe.

Kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės, Carla Del Ponte, nė paraqitjen e akuzės tha se gjykimi nė fjalė nuk ka lidhje me procesin pėr pėrcaktimin e statusit qė po zhvillohet nė kėtė periudhė. Mbrojtja, por dhe drejtuesi i seancės kanė reaguar lidhur me deklaratėn hapėse tė Carla Del Pontes, veēanėrisht lidhur me mbrojtjen e dėshmitarėve. Gjykimi kundėr ish-kryeministrit tė Kosovės Ramush Haradinajt dhe dy pjesėtarėve tjerė tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pritet tė zgjasė nėntė muaj.

 

Pėrkrahje nė vendlindje

 

Ndėrsa kryeprokurorja e Tribunalit, Karla Del Ponte, ka nisur leximin e aktakuzės ndaj Haradinajt dhe dy tė akuzuarve tjerė, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, nė Prishtinė mbizotėronte njė atmosferė e qetė. Nė lokalet e kryeqytetit ėshtė ndjekur me interesim tė madh fillimi i kėtij procesi nė televizionet qė ishin vendosur pėr tė ndjekur drejtpėrdrejt tribunalin. Kosovarėt kanė pėrkrahur ish-kryeministrin Haradinaj dhe tė tjerėt, duke shprehur bindjen pėr pafajėsinė e tyre.

Vendlindja e Haradinajt e ka pėrkrahur komandantin e UĒK-sė nė Dukagjin. “Me Ramushin”, ka qenė njė tubim i mbajtur nė Deēan, nė tė cilin kanė marrė pjesė rreth 5 mijė veta. Ata kanė marshuar nga qendra e qytetit deri nė fshatin Carrabreg, nė drejtim tė Gjakovės.

 

AAK: Haradinaj ėshtė i pafajshėm

 

Nė zyrat e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, bashkėpunėtorėt e Haradinajt dhe njerėzit e partisė kanė ndjekur sė bashku gjykimin nga njė televizion i vendosur aty dhe kanė shprehur bindjen pėr pafajėsinė e liderit tė tyre. Me emocione dhe heshtje ėshtė pėrcjellė gjykimi, ndėrkaq njerėzit e Haradinajt kanė thėnė se ai ėshtė i pafajshėm.

Ahmeti Isufi, ministri Ardian Gjini dhe Jonuz Salihaj sė bashku me Ibrahim Selmanajn kanė pėrcjellė gjykimin tė shoqėruar edhe nga bashkėpunėtorėt tė tjerė. “Ėshtė proces i montuar nga Beogradi”, - ka thėnė Isufi. Zyrtarėt e AAK-sė kanė thėnė se UĒK-ja ka bėrė njė luftė tė drejtė politike. “Roli i Haradinajt do tė jetė shumė i fuqishėm nė tė ardhmen, duke ditur kontributin e tij tė pastėr nė luftė dhe nė paqe”, - theksoi Isufi, duke folur pėr veprimet e kryetarit tė partisė.

Ramush Haradinaj ėshtė akuzuar dy vite mė parė, nėn akuzėn pėr krime kundėr njerėzimit dhe shkeljeve tė zakoneve tė luftės gjatė. Kjo akuzė ndaj tij ka pėrfshirė 37 pika, tė cilat lidhen me periudhėn kohore nga muaji prill deri nė shtator tė vitit 1998, pėr ngjarjet qė thuhet tė kenė ndodhur nė Deēan dhe rrethinė.

 

 

---

 

 

Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, viziton Beogradin

 

Frid: Serbia duhet ta shfrytėzojė prespektivėn europiane

 

Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, nė kuadėr tė vizitės sė tij nė vende tė Ballkanit, takoi fillimisht zyrtarėt mė tė lartė tė Serbisė, kurse njėra nga temat ka qenė edhe zgjidhja e statusit tė Kosovės. Tadiē dhe Frid janė pajtuar se duhet vazhduar negociatat mbi statusin e Kosovės nėn patronazhin e KB-sė, duke thėnė se ėshtė mėse e rėndėsishme qė situata e sigurisė nė Kosovė tė mbetet e qendrueshme. Tadiē citohet tė ketė thėnė se, Serbia, nė mėnyrė konstruktive, po merr pjesė nė negociatat mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe Ekipi Negociator i Beogradit, nė raundin e pėrfunduar tė negociatave nė Vjenė ka paraqitur qėndrimet nė formė tė amendamenteve ndaj propozimit tė Marti Ahtisarit. Tadiē ka thėnė se nė Vjenė edhe njėherė ėshtė cekur se ēfardo forme e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e papranueshme pėr Serbinė, por janė paraqitur edhe njė varg propozimesh konkrete mbi tė drejtat e serbėve dhe decentralizimin e pushtetit nė Kosovė, mbrojtjen e kishave e manastireve ortodoske serbe, pėr ēėshtjet ekonomike e financiare. Frid, nė bisedė me ministrin e Jashtėm, Vuk Drashkoviē, ka thėnė se bashkėsia ndėrkombėtare, sipas propozim-zgjidhjes sė statusit tė Kosovės tė Marti Ahtisarit do tė ketė "detyrė primare ta mbrojė popullatėn serbe, kulturėn dhe pėrmendoret e saj nė Kosovė" dhe ka shtuar se Serbia duhet ta shfrytėzojė prespektivėn europiane qė gjendet para saj.

Drashkoviē ka insistuar nė ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė Serbisė dhe citohet tė ketė thėnė se Serbia e gjymtuar, me pjesėn e grabitur tė territorit tė vet do tė ndihej e frustruar dhe e pabarabartė dhe nuk ėshtė reale tė pritet qė njė Serbi e tillė, nė krahėt e entuziazmit tė vet, pėr shkak tė copėtimit, tė avancojė drejtė integrimeve europiane.

Ndėrkaq, sot gjatė vizitės nė Kosovė, Frid do tė takohet me udhėheqėsit lokalė tė Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveēanit.

 

----

 

Vjenė

 

Ahtisari pritet t’i paraqesė Prishtinės dhe Beogradit propozimin e tij

 

Prishtinės dhe Beogradit do t'i dorėzohet tė mėrkurėn propozimi i kryendėrmjetėsit tė Kombeve tė Bashkuara Marti Ahtisari lidhur me statusin e Kosovės. Ky propozim do tė pėrfshijė edhe disa ndryshime qė kanė dalė tė nevojshme pas raundit konsultativ tė kėshillimeve tė zhvilluara nga 21 shkurti deri nė 2 mars nė Vjenė. Aleksander Simiē, kėshilltari i kryeministrit serb tha se, "propozimi i ri Ahtisarit nuk do tė ketė shumė ndryshime".

Zyrtari i Paktit tė Stabilitetit pėr Europėn Juglindore Goran Svilanoviē tha se plani i ndryshuar i Marti Ahtisarit me siguri do miratohet nė Kėshillin e Sigurimit dhe do fillojė tė zbatohet deri nė fund tė vitit. Rreth refuzimit eventual tė palės serbe ai tha se, "nuk do tė ishte tragjike", nėse Serbia nė kėtė mėnyrė nuk do pėrpiqej tė destabilizonte rajonin. "Presidentėt Bush, Putin dhe kancelarja Merkel do ta kenė fjalėn e fundit", - tha Svilanoviē.

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

KALSH i sugjeron MASH-it njė listė koeficientėsh objektivė

 

MASH: Shumė shpejt, koeficientėt pėr ēdo gjimnaz

 

Sipas MASH-it, aktualisht ka 10 lloje shkollash tė mesme qė dallohen shumė nga njėra-tjetra pėr sa i pėrket programit tė tyre. Ministria e Arsimit sqaron se ky debat krijoi mundėsinė pėr herė tė parė, qė shkollat e larta tė merrnin informacion mė tė gjerė lidhur me pėrmbajtjen e programeve lėndore tė shkollave tė mesme

 

Rildo Ngjela

Ministria e Arsimit, qysh nga dhjetori i vitit 2006 ka hapur njė debat midis shkollave tė mesme dhe shkollave tė larta, lidhur me pranimet nė universitete dhe mėnyrėn se si shkollat e larta do tė caktonin preferencat e tyre pėr maturantėt e njė shkolle apo tė njė shkolle tjetėr. Sipas MASH-it, aktualisht ka 10 lloje shkollash tė mesme qė dallohen shumė nga njėra-tjetra pėr sa i pėrket programit tė tyre. Ministria e Arsimit sqaron se ky debat krijoi mundėsinė pėr herė tė parė, qė shkollat e larta tė merrnin informacion mė tė gjerė lidhur me pėrmbajtjen e programeve lėndore tė shkollave tė mesme. Mbi bazėn e kėtij informacioni, ēdo fakultet duhet tė bėnte njė gjykim pėr preferencat qė kishte ndaj njė gjimnazi apo ndaj njė shkolle tė mesme profesionale, ndaj njė shkolle artistike dhe kėshtu me radhė dhe kėtė ta shprehte pėrmes pėrzgjedhjes sė koeficientėve. Po kėshtu u veprua edhe pėrsa i pėrket pėrzgjedhjes sė lėndėve tė preferuara tė provimit me zgjedhje, pra koeficienti 1.3 dhe tė tjera koeficienti 1.0 nga ana e fakulteteve.

Propozimet

Nė vijim tė kėtij procesi dhe takimeve periodike, shkollat e larta kanė dėrguar nė Ministrinė e Arsimit propozimet e tyre, duke pėrzgjedhur midis 5 kategorive koeficientėt nga 1.0, 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 pėr 10 llojet e shkollave tė mesme. Vetėm njė fakultet nga 47 syresh tė universiteteve publike, me pretendimin e vendosjes sė barazisė, solli koeficientė tė njėjtė pėr tė gjitha shkollat si dhe pėr lėndėt e preferuara. Sipas Ministrisė sė Arsimit, njė koeficient i barabartė sjell shmangie nga parimi i meritės dhe nga pėrputhja lėndore.

Rekomandimet

Ministri i Arsimit i kėrkoi Kėshillit tė Arsimit tė Lartė dhe Shkencės (KALSH) qė tė shqyrtojė kėtė rast dhe tė sillte njė rekomandim. KALSH-i ėshtė njė organ i lartė kėshillimor i pėrbėrė nga profesorė tė shquar universitarė dhe tė kėrkimit shkecor, i ngritur me njė ligj tė miratuar nga Kuvendi nė verė tė vitit 2006 dhe i formuar sipas njė pėrzgjedhje tė realizuar nga 4 institucione shtetėrore. KALSH-i, nė materialin qė i paraqiti MASH-it konkludoi se, nėse aplikohet koeficient unik pėr tė gjitha llojet e shkollave dhe lėndėt e preferuara me zgjedhje, rezultojnė kėto anė negative: nuk merret parasysh investimi i kandidatėve nė fushėn e dhėnė nė kohė (orė mėsimore) dhe lėndė, cėnohet parimi i mundėsive tė barabarta sipas meritave, privilegjon kandidatė qė kanė investuar mė shumė nė specialitete, qė mund tė mos pėrputhen me drejtimet kryesore nė fushėn e dhėnė (p.sh. njė kandidat i njė shkolle tė mesme tė pėrgjithshme me mesatare mė tė lartė mund tė privilegjohej pėr violinė, megjithėse mund tė mos kishte investuar fare pėr mėsimin e saj) dhe humbet kontigjenti i kandidatėve, formimi specifik i tė cilėve pėrputhet mė mirė me fushėn e dhėnė.

 

 

 

 

KALSH, nė materialin qė i paraqiti MASH-it konkludoi se, nėse aplikohet koeficient unik pėr tė gjitha llojet e shkollave dhe lėndėt e preferuara me zgjedhje, rezultojnė kėto anė negative:

 

1. Nuk merret parasysh investimi i kandidatėve nė fushėn e dhėnė nė kohė (orė mėsimore) dhe lėndė;

2. Cėnohet parimi i mundėsive tė barabarta sipas meritave;

3. Privilegjon kandidatė qė kanė investuar mė shumė nė specialitete, qė mund tė mos pėrputhen me drejtimet kryesore nė fushėn e dhėnė (p.sh. njė kandidat i njė shkolle tė mesme tė pėrgjithshme me mesatare mė tė lartė mund tė privilegjohej pėr violinė, megjithėse mund tė mos kishte investuar fare pėr mėsimin e saj);

4. Humbet kontigjenti i kandidatėve, formimi specifik i tė cilėve pėrputhet mė mirė me fushėn e dhėnė.

 

 

 

 

Arsimi i mesėm, vetėm 63% e gjimnazistėve kalojnė

 

KUKĖS- Pėrfundimi i semestrit tė parė nė arsimin e mesėm nė rrethin e Kukėsit evidentoi se, nė 9 shkollat e kėtij arsimi, nota mesatare gjatė semestrit tė parė nuk ishte mė shumė se 6, ndėrsa kalueshmėria nė rreth 63 pėr qind. Madje, treguesi i kalueshmėrisė nė klasat e para tė kėtij arsimi ėshtė nėn 50 pėr qind. “Kėta tregues janė mjaft tė ulėt, nė kushtet kur arsimi po pėrballet me njė reformė qė synon standardet europiane dhe zhvillimin cilėsor tė procesit mėsimor pėr tė pėrgatitur njė brez tė ri, tė aftė pėr tė pėrballuar tė gjitha sfidat e kohės, veēanėrisht nė tregun e punės”, - u shprehėn ditėn e djeshme burime zyrtare tė drejtorisė rajonale tė arsimit. Specialistėt e arsimit nė kėtė rajon thonė se mungesa e mėsuesve tė kualifikuar, veēanėrisht nė lėndėt matematikė, fizikė, biologji, kimi dhe gjuhė tė huaj kanė njė ndikim tė ndjeshėm nė nivelin e ulėt tė mėsimdhėnies. Tė njėjtat burime cilėsojnė si shqetėsues faktin se nė kėtė rreth, vetėm njė e treta e nxėnėsve qė mbarojnė arsimin 9-vjeēar vijojnė arsimin e mesėm. Aktualisht, nė rrethin e Kukėsit vijojnė arsimin e mesėm rreth 2 550 nxėnės, nga rreth 11 mijė nxėnės qė vijojnė arsimin 9-vjeēar.

 

 

 

Gjana: Bashkėrendimi i punės do tė zvogėlojė numrin e familjeve me ndihmė ekonomike

 

KUKĖS- Mbi 50 pėr qind e familjeve nė Bashkinė e Kukėsit janė tė pėrfshira nė skemėn e pėrkrahjes sociale, ndėrkohė qė specialistėt nuk e fshehin faktin se njė pjesė e tyre e pėrfitojnė pa tė drejtė ndihmėn ekonomike. “Bashkėrendimi i punės mes institucioneve nė kėtė rreth qė, pothuajse mungon do tė zvogėlojė numrin e familjeve qė trajtohen me ndihmė ekonomike”, - tha ditėn e djeshme pėrgjegjėsi i zyrės sė ndihmės ekonomike nė bashkinė e Kukėsit, Ramadan Gjana. Vitin e kaluar, numri i familjeve qė trajtohen me ndihmė ekonomike nė bashkinė e Kukėsit u rrit me 20 pėr qind, tha Gjana, duke nėnvizuar se pėrfitimi fiktiv i kėsaj ndihme do tė mund tė minimizohet nga pushteti i ri lokal, i dalė pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Vetėm nė Bashkinė e Kukėsit, numri i familjeve qė trajtohen me ndihmė ekonomike ėshtė rreth 1800 persona, ndėrsa nė shkallė qarku kėtė ndihmė e pėrfitojnė mbi 13 mijė familje. Tendenca nė rritje e familjeve qė kėrkojnė ndihmė ekonomike rritet dhe me faktin se shumė persona ndahen nga trungu familjar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

 

Gjermania - e sėmura e Evropės po rimėkėmbet shumė shpejt 

 

 Karl Zavadzky

 

 Rritja e fuqishme ekonomike dhe dimri i butė kanė bėrė qė papunėsia nė Gjermani brenda njė viti tė bjerė mė shumė se kurrė mė parė qė nga viti 1949-tė. Agjencia federale pėr punėsim pohon se kjo tendencė do tė vazhdojė edhe gjatė kėtij viti. Nė shkurt, nė Gjermani kishte 4,2 milionė tė papunė, qė do tė thotė 826.000 mė pak se njė vit mė parė.

Para njė viti pėr Gjermaninė flitej si pėr njeriun mė tė sėmurė nė Evropė. Ndėrsa tani po paraqitet njė ankesė e re: gjithnjė e mė shumė rajone, sektorė ekonomikė dhe profesione kanė mungesė tė fuqisė punėtore. Shkaku ėshtė se rritja ekonomike ka ndikuar edhe nė zvogėlimin e papunėsisė. Gjermania, e cila pėr vite tė tėra mbante dritėn e kuqe nė fund tė kolonės, tani ėshtė shndėrruar nė lokomotivė zhvillimi nė Evropė. Efektet pozitive janė tė shumta, por mė tė rėndėsishmet janė rritja ekonomike, rritja e numrit tė punėsuarve dhe zvoglimi i papunėsisė. Nuk ėshtė kėtu fjala vetėm pėr punė minimale, por edhe pėr punė tė plota me tė gjitha shėrbimet e tjera, sociale. Nė Gjermani tani ka mė shumė punė, ndėrsa kushtet e punės janė mė fleksibėl. Qė prej vitit 2003, sipėrmarrjet kanė shtuar numrin e orėve tė punės nga 58 nė 64. Ekonomia gjermane ka shfrytėzuar vitet e krizės pėr njė modernizim dhe internacionalizim tė afarizmit, ku nė kėtė moment ėshtė mė e fuqishme sesa kurrė mė parė. Natyrisht qė numri prej 4,2 milionė tė papunėsh ėshtė ende tepėr i lartė. Tė entuziazmon zvogėlimi i tė papunėve brenda vitit pėr 826.000 persona, ndėrkohė qė parashikohet edhe vazhdimi i kėsaj tendence. Ekspertėt e tregut tė punės besojnė se nė fund tė kėtij viti numri i tė papunėve nė Gjermani do tė jetė 3,9 milionė, ndėrsa vitin e ardhshėm 3,6 milionė. Nė disa rajone tė zhvilluara tė Gjermanisė dhe nė disa sipėrmarrje tė fuqishme kanė nisur tė flasin pėr mungesė fuqie tė kualifikuar punėtore. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr inxhinierė nė Baden Vyrtenberg apo Bavari por edhe pėr tregtarė, ndėrtimtarė dhe zejtarė tė tjerė.  Rritja ekonomike ka ndikuar nė pėrmirėsimin edhe tė atmosferės nė vend, kur, pėrveē rritjes sė eksportit, ėshtė rritur edhe interesi i sektorit tė brendshėm. Edhe mė e rėndėsishme ėshtė rritja e konsumit privat, i cili ka mbėrritur mė shumė se gjysmėn e prodhimit bruto. Me rritjen ekonomike janė zvogėluar edhe problemet e sigurimit social dhe buxhetor tė vendit. Mė shumė punė do tė thotė mė shumė tatime, kontribute pėr sigurimin social, shėndetėsor dhe pensional. E gjitha kjo ndikon prapė nė rritjen ekonomike.  Megjithatė, e gjitha kjo rritje ende kufizohet nė sipėrmarrjet mobile me kuadro tė kualifikuara. Personat qė pėr njė kohė tė gjatė janė tė papunė dhe kanė probleme shėndetėsore e kanė vėshtirė. Ndonėse nė kėtė moment ka tė hapura 850.000 vende pune, numri i atyre qė pėr njė kohė tė gjatė presin punė, ėshtė rritur. Kjo dėshmon se mjeti mė e mirė kundėr papunėsisė ėshtė kualifikimi i duhur, por pėr fat tė keq, edhe mė tej, dhjetė pėr qind e tė rinjve mbeten pa ndonjė kualifikim profesional. Nga ky grup rekrutohen tė papunėt dhe rastet sociale pėr tė nesėrmen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paralele ēudish

 

Sylejman ALIU

 

Edhe unė, si Sadri Fetiu pėr Kadarenė, derisa mendoja tė shkruaja pėr tė, kisha disa dilema: Ia vlen tė merresh me tė? Ia vlen tė ndihesh inferior ndaj marrėzive tė tilla? Kisha dhe njė dilemė tjetėr: Si ta filloja kėtė shkrim? Me, i nderuar, zotėri Sadri Fetiu, me bismilah, apo tė mos e thosha as njėrėn, as tjetrėn?

Mė nė fund u binda, se edhe unė (siē thotė Fetiu, “edhe Ismail Kadare rezonon si shumica e shqiptarėve, fukara e tė shtypur gjatė shekujve” dhe se “edhe ai nuk e ka mposhtur ndjenjėn e inferioritetit e mbase kjo ndjenjė, duke jetuar nė metropolin evropian, i ėshtė shtuar edhe mė shumė”), duke mos e pasur fuqinė e paarritshme krijuese prej gjeniut tashmė botėror, siē e ka Kadare, kisha vendosur tė qėndroja, nga katundi, nė Prishtinė, nė kėtė metropol tė Kosovės. Sė paku kėtu, nė Prishtinė, mund tė arrij tė fsheh ndjenjėn e inferioritetit nėpėrmjet britmave patriotike dhe folklorike, ku mund tė pėrcaktoj e tė shpif, tė trilloj dhe tė jem kundėrhistorik pėr mbikombin si identitet, qė pėrcaktojnė besimet fetare. Nga kėtu, pra nga Prishtina, unė mund tė bėj ēfarėdo, njėsoj siē bėn Sadri Fetiu, pėrveē tė bėhem drejtor i pėrhershėm i Institutit Albanologjik, edhe pse edhe ky prapa vetes s’ka lėnė vepra qė do t’ia ēelnin dyert e njohjes ndėrkombėtare tė dijes prej krijuesi as mesatar. Nga Prishtina unė mund tė rrėnoj edhe zogjtė e Kosovės, qė gabimisht fluturojnė nė qiellin e Parisit e lėre mė gjithė botėn e paarritshme krijuese tė Ismail Kadaresė, i cili jeton nė Paris, nė metropolin mė tė ngjeshur kulturor tė botės, me “vuajtjet” mė tė mėdha tė inferioritetit. Kjo fuqi e madhe, krijuese pėrmasash botėrore tė artit nuk na nevojitet neve shqiptarėve, qė rrimė kaq patriotikisht nė kafazin krijues tė Kosovės, siē ėshtė dhe siē rri edhe Sadri Fetiu, sepse krijuesit e Kosovės, siē ėshtė edhe Sadri Fetiu, nuk janė pushtues tė hapėsirave krijuese tė botės, siē “gaboi” tė jetė Ismail Kadare, i pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e rėndėsishme, botėrore. Ne s’kemi nevojė pėr tė dhe pėr kėto pėrmasa kadareiane. Ai ka nevojė pėr ne, qė tė vijė e tė mėsohet sesi duhet tė mos krijohet, sesi duhet tė rrėzohen tė gjithė krijuesit e vėmendshėm dhe qė rastėsisht ėndėrrojnė e mendojnė tė dalin jashtė kufijve tė Kosovės me veprat e tyre artistike, qė tė vijė dhe tė mėsojė se “kombi ynė ėshtė myslimania”, qė tė vijė nė mesin tonė dhe nė korin tonė, patriotik tė ēiftelive qė tė mėsohet t`i thotė “Jo katedrales”, qė tė vijė e tė shohė, e tė bindet sesa inferiorė janė shqiptarėt fukarenj dhe tė shtypur, qė tė shohė e tė bindet pėrfundimisht se ka tė tillė qė nuk janė inferiorė nė Kosovė, siē ėshtė Sadri Fetiu, qė nuk ishte fukara dhe i shtypur.

Unė nuk mund tė them se mendimi i tillė i Sadri Fetiut ėshtė bindja e tij, sepse nuk mund tė pranoj tė ketė tė tillė, qė mendojnė dhe pėrpiqen tė rrėzojnė nė kėtė mėnyrė vlerat e mėdha tė njė gjeniu tė letrave, siē ėshtė Ismail Kadare. Por, pėr ēfarė kėmbėngul nė tė tilla qasje ky drejtor i Institutit shumė tė rėndėsishėm tė Albanologjisė? Nga porositėsit e kėsaj kėmbėnguljeje publike apo nga nata e tij e pėrhershme krijuese dhe shpirtėrore? Unė mund tė them gėnjyeshėm se nuk e di, por ai e thotė vetė, pa e pyetur fare. Vlerat e mėdha tė pėrbotshme, qė i ka Ismail Kadare dhe qė i kishte Nėna Tereze, qė i kanė edhe fituesit shqiptarė tė ēmimit Nobel dhe kandidatėt e tjerė, shqiptarė pėr kėtė ēmim, fetiajve, qosajve dhe tė tjerėve si kėta, nuk iu pėlqejnė, jo si miq vlerash kombėtare, gjithėkombėtare dhe ndėrkombėtare tė kulturės sonė, por si ferexhe treguese tė vendit, ku meritojnė tė jenė kėta, qė nuk arrijnė tė dalin jashtė kuptimit tė vetvetes sė lodhur. Fetiajt, qosjet etj. ambicien e shėndetshme e kanė zėvendėsuar me njė xhelozi satrapėsh, tė cilėt pėr shkak tė njė pleshti tė tyre duan vazhdimisht tė djegin jorganin tonė tashmė tė njohur nė botė tė kulturės dhe tė majave tė saj. Ky ėshtė vesi dhe kjo ėshtė sėmundja e kėtyre ferexhlinjve, tė cilėt, nėse nuk veprojnė kėshtu, nuk do tė arrijnė asnjėherė tė shquhen. Madhėshtia e tyre, siē provuan dhe provojnė pėrherė, iu bėhet se mund ta provojnė shumė herė nė pėrpjekje tė rrėnimit tė viganėve, siē ėshtė Kadare.

Mendja e porositur ėshtė shėmti morale. Ėshtė fati i tyre, i zi, tė cilin, disa e quajė marrėzi.

Megjithatė, unė kėrkoja edhe mendime tė tjera, tė rėndėsishme nga librat e Sadri Fetiut, por jo vetėm qė nuk gjeta mendime, por nuk gjeta as libra tė tij, tė rėndėsishėm. Nė vend tė kėtyre, gjeta shkrimin e tij “gjenial” dhe “shumė filozofik” nė “Epoka e re” kundėr Ismail Kadaresė me titull dilemash “Identiteti shqiptar i Ismail Kadaresė”, titull, i cili, lexuar sė brendshmi, nxjerr dilemėn se identiteti i Ismail Kadaresė qenka joshqiptar! Pėr nga veset e punės, tė angazhimit, tė vlerave tė mėdha, botėrore tė artit letrar e tė filozofisė sė tij ndaj themeleve tė njėmendta tė identitetit tonė, kombėtar del se Kadare njėmend nuk mund tė jetė shqiptar i sojeve tė Fetiut dhe tė tjerėve si ai, qė rrinė prapa dhe porosisin mendime tė tilla nga kjo gurrė e pashtershme frymėzimesh tė drejtorit tė Institutit, qė erdhi, mu si unė, nga katundi dhe rron nė “metropolin” e pėrlloēur e tė ndotur tė Kosovės. Kadarenė s’e duan, sepse nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė si kėta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

KESH-i do t’i nėnshtrohet njė rinovimi nė staf dhe njė strategjie tė re pėr furnizimin pa ndėrprerje me energji

 

 

Rinovim tėrėsor nė korporatėn energjitike

 

 

Tė dhėna nga Korporata Elektroenergjitike e Shqipėrisė bėjnė tė ditur se njė pjesė e mirė e drejtorėve tė rėndėsishėm tė korporatės do tė largohen dhe njė strategji e re, e pėrgatitur nga drejtori i ri, Bojaxhiu, do tė hyjė nė funksionim. Gjithashtu, tė dhėnat bėjnė me dije se asnjė lėvizje nuk do tė bėhet pėr shkak tė lėvizjeve, por pėr shkak tė sendėrtimit tė strategjisė sė re qė do tė pėrpiqet tė jetėsojė drejtori Bojaxhiu

 

Korporata shqiptare e energjisė, KESH, do t’i nėnshtrohet njė rinovimi tė plotė, nė sajė tė objektivit pėr tė furnizuar me energji elektrike pa ndėrprerje konsumatorėt gjatė tė gjithė ditėve tė kėtij viti. Tė dhėna nga Korporata Elektroenergjitike e Shqipėrisė bėjnė tė ditur se, njė pjesė e mirė e drejtorėve tė rėndėsishėm tė korporatės do tė largohen dhe njė strategji e re, e pėrgatitur nga drejtori i ri, Bojaxhiu, do tė hyjė nė funksionim. Gjithashtu, tė dhėnat bėjnė me dije se, asnjė lėzizje nuk do tė bėhet pėr shkak tė lėvizjeve, por pėr shkak tė sendėrtimit tė strategjisė re qė do tė pėrpiqet tė jetėsojė drejtori Bojaxhiu. Drejtori i ri i korporatės, duket se ka marrė mbėshtetjen e plotė tė qeverisė pėr tė pasur autoritet  nė ndėrtimin dhe funksionalizimin e strategjisė pėr tė dhėnė energji pa ndėrprerje. Siē dihet, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nuk mundi tė realizojė, qė prej nėntorit tė kaluar, objektivin e saj pėr tė furnizuar konsumatorėt me energji pa ndėrprerje dhe kjo, duket se, pėrpos tė tjerash, qe edhe pasojė e njė administrimi jo tė mirė tė kompanisė. Gjergji Bojaxhiu, njė ekspert i njohur dhe funksionar i qeverisė u thirr para pak ditėsh pėr tė drejtuar kompaninė, nė pėrpjekje pėr tė nxjerrė nga vėshtirėsitė KESH-in dhe pėr tė furnizuar konsumatorėt pa ndėrprerje me energji. Kėtė vit, korporata do tė pėrpiqet tė realizojė njė sėrė investimesh qė duket tė jenė jetike pėr tė, siē janė ndėrtimi i linjės sė tensionit tė lartė 220 kilovolt Elbasan-Koman dhe i linjės tjetėr Elbasan-Tiranė. Gjithashtu, korporata ėshtė nė hapat e para tė procedurave, pėr ndėrtimin e njė nėnstacioni tė madh elektrik nė Tiranė. Kėto tre investime tė rėndėsishme do tė mundėsojnė njė mpakje mjaft tė ndjeshme tė humbjeve teknike nė rrjet dhe nė anėn tjetėr, do tė furnizojnė konsumatorėt me energji nė cilėsi mė tė mirė. Nė lidhje me burimet e reja tė energjisė, shumė shpejt pritet qė tė nisin punimet pėr ndėrimin e TEC-it tė Vlorės dhe pranverėn e ardhshme, nė atė impiant do tė nisė edhe prodhimi i energjisė jo me kapacitet tė plotė. Po ashtu, njė sėrė hidrocentralesh tė vogla, rreth tridhjetė syresh, do tė jepen me koncesion dhe ato do tė bėjnė tė mundur qė njė pjesė e mirė e energjisė qė sot humbet nė rrjet tė zvogėlohet dhe energjia e tyre do t’i shtohet rrjetit kombėtar tė energjisė. Edhe biznesi do tė ketė pėrfitimin e tij nga kjo situatė e re me procesin e koncesioneve pėr hidrocentralet e vogla, pasi ai do tė ketė tė drejtėn nė varėsi tė rasteve tė pėrdorė ekskluzivisht energjinė e tyre pėr llogari tė tij. Kjo ėshtė situata nė tė cilėn administratori i ri i KESH-it, Bojaxhiu, do tė pėrpiqet tė veprojė dhe tė ndėrtojė ekipin qė mund tė rezultojė i pari ekip fitues nė sfidėn pėr furnizmin pa ndėrprerje tė energjisė nė vend.

 

 

Doganat: Bllokimi i gazit, pėr tė mbrojtur konsumatorin

 

 

Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave tha dje se, ata kanė ndalur hedhjen nė qarkullim tregtar tė sasisė sė gazit tė importuar nga subjekti “Vjosa” sh.a, sepse kjo sasi gazi nuk i plotėson standardet shqiptare. “Sipas analizave, - tha drejtori Pėrparim Dervishi, - tė kryera me ndihmėn e drejtorisė sonė rezultoi se parametrat e gazit tė importuar nuk i plotėsojnė kushtet e standardit shqiptar pėr t’u pėrdorur, si pėr nevojat pėr popullsinė, ashtu dhe pėr qėllime industriale.” Drejtori Dervishi nėnvizoi se, “njė nga elementet qė nuk i plotėson standardet ėshtė hidrokarburi C5, ose siē quhet ndryshe Pentani. Nė certifikatėn shoqėruese qė ka sjellė subjekti importues, ky element e ka nivelin 2%, edhe sipas analizave tė Inspektoriatit Shtetėror tė Kontrollit tė Naftės dhe Gazit niveli rezulton 2%. Nė standardin shqiptar pranohet maksimumi nė nivelin 2%. Ndėrsa, nga verifikimi qė ne i kemi bėrė dhe nga analiza nė njė laborator tė specializuar tė njė vendi fqinj, kėto paramentra dalin mė lart se maksimalja e pranuar. Nė njė tanker ky nivel rezulton 2.34%, ndėrsa nė tankerin tjeter rezulton 3.27%, pra i kapėrcen kufijtė e lejuar. Ky ėshtė shkaku qė ne si Drejtori e Pėrgjithshme e Doganave kemi ndaluar hedhjen e gazit nė qarkullim, pėr pėrdorim ekonomik.”

Po ashtu, Drejtoria e Doganave saktėsoi se, ēėshtja e dytė ka njė diskutim tė madh, nėse ėshtė autoriteti i doganės apo nuk ėshtė autoriteti i doganės tė ndėrhyje. Derivishi tha se, “duam tė sqarojmė opinionin publik se ne jemi njė nga insitucionet e shtetit qė kemi tė drejtė ligjore qė tė ndėrhyjmė sa herė cenohen interesat e konsumatorit. Nė momentin qė hidhet nė treg njė lėndė e importuar, nė kėtė rast gaz, e cila nuk ėshtė nė pėrputhje me cilėsinė e standardeve shtetėrore, ateherė cėnohen jo vetėm interesat e konsumatorit, por cėnohen gjithashtu edhe interesat e njė konkurrence tė barabartė mes importuesve. Tė gjithė importuesit duhet tė respektojnė standardet e cilėsisė sė mallit. Pra, ne e kemi tė drejtėn, e kemi nė misionin e doganės qė tė mbrojmė tė drejtat e konsumatorėve. Edhe nė ligjin nr.8450, i cili rregullon pėrpunimin, transportin dhe tregtimin e naftės dhe tė gazit ėshtė e shkruar qartė qė dogana organizon dhe ushtron kontroll ndaj personave juridikė, lidhur me respektimin e dispozitave ligjore nė kontrollin e treguesve cilėsorė dhe sasiorė tė mallit deri nė procesin pėrfundimtar tė shitjes sė tyre.” Dervishi tha se ata janė brenda autoritetit dhe kompetencave tė tyre dhe me kėtė rast, nė njė shtet demokratik janė tė mirėpritura mbrojtja e interesave tė konsumatorit, jo vetėm nga institucionet si dogana, por edhe nga institucione tė tjera, tė cilat janė publike dhe jo publike.

 

 

Ministria e Ekonomisė: Do ta zgjidhim ēėshtjen nė bashkėpunim me doganat

 

 

Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės tha nė anė tjetėr se, po shqyrton me vėmendje ēėshtjen e plotėsimit tė standardeve tė produktit tė importuar nga shoqėria “Vjosa” sh.a. Pėr kėtė arsye, gjatė ditėve tė fundit, METE ka iniciuar njė sėrė takimesh nė nivel teknikėsh tė institucioneve tė varėsi tė saj si Inspektoriati Qendror Teknik, Drejtoria e Pėrgjithshme e Standardizimit apo dhe Drejtoria e Mbikėqyrjes sė Tregut, pjesė e kėsaj ministrie, thanė burime zyrtare tė saj.

Gjithashtu, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės i ka garantuar Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave se do tė vazhdojė tė tregojė vlerėsim maksimal pėr bashkėpunim efikas me kėtė insitucion dhe pėr kėtė arsye, METE ėshtė treguar e gatshme pėr diskutime mė tė detajuara nė nivel ekspertėsh.

Ministria synon t’i zgjidhė kėto probleme nė bashkėpunim ndėrmjet agjencive shtetėrore dhe jo nė rivalitet konfrontueshmėrie ndėrmjet tyre, duke vėnė

 

Miratohet ligji pėr auditin e brendshėm

 

Komisioni Parlamentar i Ekonomisė dhe Financave miratoi dje projektligjin  'Pėr Auditimin e Brendshėm nė Sektorin Publik'. Sipas kryetarit tė kėtij komisioni, Edmond Spaho, projektligji pėrcakton pėrgjegjėsinė ligjore dhe institucionale pėr tė realizuar njė kthesė rrėnjėsore nė fushėn e administrimit ligjor, transparent dhe efektiv tė fondeve publike. Projektligji synon pėrmirėsimin dhe forcimin e kuadrit ligjor nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare dhe praktikat mė tė mira tė BE-sė. Pėrfaqėsues tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Auditit u shprehėn se, nėpėrmjet kėtij projektligji ėshtė bėrė i mundur krijimi i standardeve tė manaxhimit tė kontrollit tė brendshėm financiar publik dhe ėshtė bėrė rritja e nivelit profesional tė burimeve njerėzore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Oppenheimer”: Po punojmė pėr ndėrtimin e njė masterplani pėr bregdetin shqiptar

 

Kompania internacionale “Oppenheimer” ka kryer njė studim pėr hartimin e kėtij masterplani, i cili do tė vijojė me investime tė fuqishme nė turizėm, nė infrastrukturėn turistike, ndėrtimin e fshatrave turistike, nė fushėn e energjisė dhe tė industrisė si dhe nė ndėrtimin e njė porti tė ri dhe tė njė rafinerie. Ky projekt do tė mbėshtetet edhe nga institucionet financiare ndėrkombėtare si IFC dhe BB

 

 

Kompania internacionale “Oppenheimer” ėshtė shprehur e gatshme pėr investime tė fuqishme disa miliardė dollarėshe nė fushėn e turizmit. Kjo kompani ka pėrfunduar njė studim pėr hartimin e njė masterplani pėr zhvillimin e gjithė bregdetit shqiptar. Me hartimin e kėtij masterplani, kompania ėshtė shprehur e gatshme tė investojė nė drejtim tė turizmit, nė infrastrukturėn turistike, ndėrtimin e fshatrave turistike, nė fushėn e energjisė dhe tė industrisė si dhe nė ndėrtimin e njė porti tė ri dhe tė njė rafinerie. Ky projekt do tė zbatohet nė disa faza dhe pėr realizimin e tij do tė pėrfshihen kompani tė mėdha ndėrkombėtare tė tregut financiar dhe investitorė tė tjerė. Realizimi i kėtij projekti do tė ketė gjithashtu mbėshtetjen e institucioneve financiare ndėrkombėtare, si IFC, Banka Botėrore, etj. Pėr kėtė, Kryeministri Berisha u takua sot me njė grup pėrfaqėsuesish tė kompanisė, i cili kryesohej nga drejtori ekzekutiv i saj, Samuel Grossmann. Nė takim u diskutua mbi mundėsitė e bashkėpunimit dhe krijimin e hapėsirave konkrete pėr sjelljen nga kjo kompani tė investimeve tė huaja nė Shqipėri. Nė kėtė kuadėr, pėrfaqėsuesit e kompanisė shprehėn gatishmėrinė pėr tė nėnshkruar sė shpejti me palėn shqiptare njė kontratė pėr investime konkrete mbi kėto fusha. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare po bėn ēdo pėrpjekje pėr krijimin e klimės sa mė favorizuese dhe lehtėsuese pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja nė Shqipėri, gjė qė do tė sillte mundėsi mė tė mira pėr investime tė tilla. Gjithashtu, Berisha garantoi bashkėpunimin e tė gjitha institucioneve pėrkatėse pėr finalizimin e kėtij projekti. Kjo ėshtė hera e dytė qė pėrfaqėsuesit e kompanisė internacionale “Oppenheimer” vijnė nė Shqipėri pėr kėtė projekt. Kjo vizitė vijoi pėr tė detajuar projektin me autoritetet shqiptare, me qėllim konkretizimin e shpejtė tė tij.

 

 

 

Ministria e Ekonomisė do plotėsojė kuadrin ligjor, pėr tė krijuar mundėsitė e duhura pėr zhvillimin e parqeve industriale

 

Qeveria, ndryshime ligjore pėr garantimin e parqeve industriale

 

Ministria do tė pėrfshijė nė hartimin e kėtij kuadri ligjor edhe konsulencėn e huaj, pėr tė krijuar hapėsirat e duhura pėr parqet industriale. Ndėrkohė qė, disa projekte dhe investues presin tė fillojnė realizimin, menjėherė pas plotėsimit tė duhur tė kėtij ligji

 

 

Ministria e Ekonomisė pritet tė fillojė planin pėr hartimin e ndryshimeve ligjore, tė cilat do tė synojnė zhvillimin e parqeve industriale nė vend. Sipas burimeve nga kjo ministri, pritet qė sė shpejti tė plotėsohet kuadri i duhur ligjor, i cili do tė krijojė mundėsitė e nevojshme pėr ndėrtimin e kėtyre parqeve, pėr krijimin e kushteve tė favorshme qė investitorėt tė mund tė bėhen pjesė e tyre. Pjesė e kėtij kuadri ligjor ėshtė edhe shfrytėzimi i zonave tė lira, tė cilat do tė bėhen tė pėrshtatshme pėr ndėrtimin e tyre. Lidhur me kėto iniciativa pėr hartimin e legjislacionit tė duhur, ministria do pėrfshijė edhe konsulentė tė huaj, tė cilėt kanė pėrvojė nė zhvillimin e projekteve tė tilla tė mėdha industriale. Mundėsitė pėr ndėrtimin e veprave tė tilla u krijuan menjėherė pas miratimit tė ligjit pėr privatizimin dhe koncesionet, megjithatė, ministria e shikon tė nevojshme qė kuadri ligjor pėr ndėrtimin e tyre tė plotėsohet mė tej, nė mėnyrė qė tė garantohen tė gjitha hapėsirat e duhura ligjore pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e tyre.

 

Pėrfitimet prej parqeve industriale

 

Parqet industriale janė konceptuar si zona tė mėdha tė lira, nė sipėrfaqe tė tilla si 30-50 ha, tė cilat vihen nė shėrbim tė investitorėve tė ndryshėm qė janė tė interesuar tė zhvillojnė industritė e tyre. Kjo hapėsirė i ofrohet njė kompanie tė interesuar dhe qė ka akses nė shumė biznese tė huaja qė mund tė sjellin selinė e biznesit tė tyre nė Shqipėri. Parku zhvillohet nė bashkėpunim me kompani tė tilla, tė cilat tėrheqin investitorėt. Kjo hapėsirė parcelizohet nė hapėsira mė tė vogla tė pėrmasave tė ndryshme dhe iu ofrohet njė sėrė bizneseve tė mundshme prej tė cilave njė pjesė e tyre pritet tė pėrgjigjet pozitivisht.

Ndėrtimi i parqeve tė tilla shikohet si njė mjet i rėndėsishėm pėr rritjen e investimeve vendase dhe tė huaja, tė cilat pėrbėjnė njė prej prioriteteve mė tė rėndėsishme tė qeverisė lidhur me zhvillimin ekonomik nė vend. Ndėrtimi i kėtyre parqeve shikohet si mjaft i efektshėm pėr tėrheqjen e investitorėve, pasi kėto parqe sjellin grupimin e prodhuesve industrialė nė njė hapėsirė tė caktuar, duke bėrė qė, jo vetėm tė rritet edhe shkėmbimi i produkteve ndėrmjet tyre, por edhe qė investitorėt tė gjejnė tė gatshme tėrė infrastrukturėn e nevojshme pėr tė bėrė qė prodhimet e tyre tė dalin me njė kosto sa mė tė ulėt. Sipas ministrisė, parqet industriale rrisin ndjeshėm fuqinė konkurruese tė bizneseve, pjesėmarrjen e tyre aktive nė tregtinė ndėrkombėtare, rritjen e nivelit tė prodhimit, shėrbimeve, vetė punėsimit, nxisin investimet si dhe ndikojnė nė transferimin e teknologjive tė avancuara.

 

 Projektet konkrete

 

Deri tani, Ministria e Ekonomisė ka gati njė projekt pėr tė ndėrtuar njė park industrial nė Shkodėr, nė zonėn e Koplikut, ekzistojnė disa ide pėr ndėrtimin e njė projekti tė tillė edhe nė qytetin e Durrėsit. Projekti i parkut tė Shkodrės do tė kushtojė fillimisht 5.3 milionė dollarė dhe do tė mbėshtetet nga fondacioni gjerman GTZ. Projekti pėrmban njė studim, i cili ka parashikuar qė zona nė tė cilėn do tė ndėrtohet parku do tė pajiset me tėrė infrastrukturėn e nevojshme, pėr tė bėrė tė mundur fillimin e investimeve prej sipėrmarrėsve. Infrastruktura do tė pėrmbajė investime tė cilat do tė pėrmbushin tė gjitha nevojat e investitorėve pėr energjinė, telekomunikacionin, kanalizimet, manaxhimin e mbetjeve urbane, furnizimin me ujė, etj.

Po kėshtu, qeveria ka krijuar lidhje edhe me njė kompani tė fuqishme ndėrkombėtare, e cila ka shfaqur interes pėr tė ndėrtuar njė park industrial nė Shqipėri. “AIG Lincoln Partners” ėshtė njė grup me njė fuqi financiare prej rreth 3 miliardė euro, i cili ka shfaqur interes nė kėtė drejtim. Ky grup ka bėrė 8 parqe tė tilla nė Europėn Qendrore dhe Lindore dhe po kėrkojnė edhe njė mundėsi nė Shqipėri. Projektet e deritanishme kanė mbetur nė pritje tė pėrfundimit tė ligjit, i cili do tė sillte realizimin e tyre.

Ergys Mėrtiri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

 

Marques: Nobeli magjik mbush  80 vjeē

 

 

Flora Nikolla

 

Nė fjalimin e shkurtėr qė mbajti kur i dorėzuan ēmimin  prestigjioz  "Rómulo Gallego", pėr veprėn e tij “Njėqind vjet vetmi”, Gabriel Garcķa Mįrquez tha se “gjithnjė kishte besuar se shkrimtarėt nuk janė nė kėtė botė pėr tė marrė ēmime…”, dhe se “ēdo ēmim ėshtė njė rrezik pėr ta” .

     Por nė tė vėrtetė kur ai botoi historinė magjike tė Macondo, ēdo gjė pėr u kthye pėr tė nė njė dėnim, dhe ai gjithnjė e mė shumė filloi tė fliste pėr vetmi tė tmerrshme;  dhe kjo ishte vetmia e suksesit tė cilėn ai e pėrshkruan :"e keqja mė e madhe qė mund t'i ndodhė njė njeriu qė nuk ka ndjeshmėri pėr suksesin nė letėrsi, dhe pėr mė shumė kur ai jeton nė njė kontinent tė pamėsuar me suksesin , ėshtė tė botojė njė roman qė shitet si salēicet . Ky ėshtė rasti im. Unė nuk kam dashur kurrė tė shndėrrohem nė njė spektakėl , urrej televizionin , kongreset e letėrsisė , konferencat dhe jetėn intelektuale".

     Por pėr tė ende nuk kishte mbėrritur mė e keqja .

     Nė kthesė e priste ēmimi Nobel me gjithēka qė ai mban mbi vete . Dhe e gjitha kjo pėr njė burrė tė ndrojtur, njė kitarist tė mirė, qė gdhinte netėt, sa sedentar aq dhe nomad,  qė asnjėherė nuk di tė firmosė mbi njė letėr tė bardhė (autografėt i vendos vetėm mbi libra) dhe qė kurrė nuk i pėlqejnė udhėtimet me avion sepse shpirti mbėrrin mbas trupit .

     "Jam njė nga qėniet mė tė vetmuar qė kam njohur, dhe njė nga mė tė trishtuarit , megjithėse duket e pabesueshme kur edhe nė kulmin e gėzimit i kam sytė tė trishtuara”, ėshtė shprehur ai

      Macondo i  “Njėqind vjet vetmi”, atėhere ishte njė fshat me 20 shtėpi, ndėrtuar nė njė breg lumi me ujė tė kthjellėt qė rridhte mbi gurė tė bardhė dhe tė mėdhėnj si vezėt parahistorike . 

 

* * *

     Si pėr t'i dhėnė emėr tė gjitha kėtyre gjėrave lindi mė 6 mars tė 1927 Gabriel Garcķa Mįrquez, njė nga 16 fėmijėt e njė punonjėsi poste nė Aracataca(Kolumbi). Nė atė vit  Luis Buńuel kishte realizuar Un perro andaluz dhe Federico Garcķa Lorca kishte botuar  Romancero gitano. Federico kishte thėnė : "Shkruaj qė tė mė duan ". Disa vite mė vonė , Garcķa Mįrquez do tė shtonte dhe pakėz:  "Shkruaj qė tė mė duan mė shumė miqtė e mi ", pėrmes sė cilės linte tė kuptonte se miqėsia pėr tė ishte njė dhunti si letėrsia dhe po kėshtu ishte dhe revolucioni kuban, edhe kėngėt e Rolling Stones edhe Bolero.

     Pėr miqėsinė Gabo ka njė koncept mafioz, tė cilin ai vetė e ka pohuar : "Thonė qė unė jam njė mafioz , sepse kuptimi im i miqėsisė ėshtė i tillė sa qė rezulton pak si i gangsterėve : nga njėra anė miqtė e mi dhe nga ana tjetėr pjesa tjetėr e botės , me tė cilėn kam pak kontakt". Ai qė ka shumė gjėra pėr tė ēmuar , ēmon se nuk ka humbur dy ose tre miq nė jetėn e tij tė gjatė . Mė i njohuri ėshtė ndoshta  Mario Vargas Llosa, djali i dytė i tė cilit mban emrin e tij Gabriel.

     Mes miqve tė Gabo-s  figurojnė disa nga emrat mė me influencė tė planetit . Eshtė proverbiale miqėsia e tij e vjetėr me liderin kuban  Fidel Castro, njė miqėsi qė shkon mė larg . Ai e ruan fort besnikėrinė ndaj komandantit dhe revolucionit kuban, pa ju bėrė vonė se shumė intelektualė dhe artistė qė nje ditė e mbėshtetėn fort revolucionarin e Kubės, pėrfunduan si  renegatė tė ēėshtjes sė tij marksiste .

     Por Gabo njeh gjithashtu gazetarinė, tė cilėn e ka ndarė me letėrsinė gjatė tė gjithė jetės sė tij . Vetėm ajo, sipas tij, i ka dhėnė ndėrgjegjen politike, njė ndėrgjegje politike qė e ka ēuar gjithnjė ne azil politik, dhe qė e ka bėrė tė figurojė nė listat e zeza tė Departamentit tė Emigracionit tė SHBA , pavarėsisht se ėshtė shkrimtari hispan mė i lexuar dhe pavarėsisht se ėshtė doctor honoris causa i  Universitetit  Columbia (Nju Jork).

     Megjithėse e urren pushtetin ai ka lidhje mė kryetarėt e shteteve dhe kryeministrat e gjysmės sė botės. Jo rrallė herė bėn rolin e ndėrmjetėsit mes njėrit dhe tjetrit . Kur 100 vjet vetmi mbushi 30 vjet, Organizata e Shteteve te merikės organizoi njė takim me Presidentin Klinton.

     Nga botimi i veprės sė tij mė emblematike qė mė pas mori Nobelin nė Letėrsi nė 1982, ka mundėsi qė ai tė jetė shkrimtari mė i pėrkthyer, mė i lexuari, mė me influencė dhe mė i famshėm i shekullit tė XX ; ndoshta edhe njė nga mė tė pasurit .

     “Njėqind vjet vetmi” ėshtė pėrkthyer nė mė shumė se  35 gjuhė tė botės dhe llogaritet qė gjatė 40 viteve tė legjendės sė tij tė jenė shitur mė shumė se 40 milionė kopje.

 

* * *

     Romani mitik i  Garcķa Mįrquez doli nė dritė nė 30  maj 1967 nga Shtėpia Botuese  Sudamericana nė Buenos Aires, njė nga shtėpitė botuese mė prestigjiose nė  Amerikėn Latine. Tirazhi i parė ishte  8.000 kopje, tirazh qė Gabos iu duk njė ekzagjerim , por qė mbaruan pėr 15 ditė. Njė botim i dytė prej  10.000 kopjesh e la shtėpinė botuese pa letėr …(!) dhe pėr gati dy muaj nė Amerikėn Latine nuk flitej gjė tjetėr veēse “Njėqind vjet vetmi” ndėrkohė qė njerėzit nuk mund ta blinin atė nė librari.

     Garcķa Mįrquez kishte botuar deri atėherė, “Sytė e qenit blu” ,”Gjethurinat”, “ Koloneli nuk ka kujt ti shkruajė” etj, libra tė cilat ishin zhdukur nga tregu i librit pėr shkak tė kėrkesave tė mėdha; ishte njė shkrimtar i njohur nė qarqet e letėrsisė . Jetonte me gazetarinė dhe shkruante nė tė gjitha gjinitė : intervistė , artikuj, opinion, kronikė,  reportazh , investigim...

     Ai ishte gazetar i  El Espectador tė  Bogotasė, i dėrguar special nė  Europė dhe korrespondent nė Nju Jork i Prensa Latina, agjencia e lajmeve kubane . Ai bile arriti tė drejtonte nė  Meksikė dy revista rozė , pikėrisht kur ishte gati pėr tė filluar redaktimin e veprės sė tij mjeshtėrore .

     Nė  Paris ai njohu gjithashtu edhe burgun . Njė natė  policia e ngatėrroi me njė algjerian dhe pėrfundoi nė njė rajon policie . Por kjo eksperiencė i shėrbeu pėr tė hyrė nė kontakt mė  Frontin e Ēlirimit Kombėtar tė Algjerisė.

     Nė Meksikė i mbrojtur rreptėsisht nga njė grup miqsh , Gabo mundi tė mbyllej nė vetvete pėr gjatė 18 muajve pėr tė rikrijuar botėn magjike tė fėmijėrisė sė tij .

     Historia e librit tė tij mė tė famshėm “Njėqind vjet vetmi”, fillon nė mars tė 1952 kur  Gabo udhėtontė me nėnėn e tij nė Aracataca, fshati i tij i lindjes. Ndoshta kur u ndodh pėrballė gėrmadhave tė asaj shtėpie tė madhe dhe shumė tė trishtuar , ku kishte kaluar vitet  e para tė jetės sė tij me njė motėr qė hante dhe, njė gjyshe qė pėrcaktonte tė ardhmen dhe tė njė gjyshi qė e torturonte hija e njė njeriu qė kėrkonte ta vriste , pikėrisht atėherė ai ndoshta mendoi pėr herė tė parė tė linte pas botėn poetike tė fėmijėrisė sė tij.

     Nga ajo ditė , Macondo, filloi tė marrė trup dhe jetė nė mėndjen e tij . Hija e gjyshit tė tij nga nėna , kolonel  Nicolįs Ricardo Mįrquez Mejķa, figura me e rėndėsishme e jetės sė tij, e ndihmonte qė tė administronte ēdo gjė me tė cilėn ai do tė fillonte tė ngrinte botėn e tij magjike..

      Garcķa Mįrquez ka thėnė shumė herė : "Eshtė shumė e vėshtirė qė nė romanet e mia tė mos gjesh gjėkafsh qė nuk ka lidhje ne realitetin ". Dhe realizmi i tij ėshtė magjik sepse ėshtė real.

     Do tė ishte udhėtimi nė Aracataca me nėnėn  e tij , kur ndjeu gjithė vetminė e  Amerikės Latine dhe kur kuptoi se kishte mbėrritur momenti qė tė mbyllej me fantazmat e tij pėr tė krijuar Macondo.

     Muaj mė vonė Gabo do tė dilte nga vetmia nė sukses. Por ja qė pavarėsisht suksesit ajo (vetmia) vazhdon dhe vazhdon ta ndjekė. Eshtė njė vetmi me tė cilėn ai bashkėjeton prej 40 vjetėsh . Ndoshta do tė jetė kjo vetmi ēmimi qė Gabriel Garcia Marquez duhet tė paguajė pėr pavdeksinė.

 

 

II

 

 

...njė histori vakie - Vlorė, 2006

 

 

 ...mbrėmė isha nė njė ngushėllim mbasi kishte vdekur njė mik i familjes qė kishte qenė shok i Melo's, babait tim... u futa nė dhomėn e burrave dhe pashė qė ziente muhabeti, nga dhoma tjetėr gratė qanin.

U prezantova...ėshtė djali i Melo's -tha  dikush qė ishte ulur nė krye.

S'kaloi pak dhe njė tjetėr mu drejtua duke mė thėnė se i kishte lexuar ato qė shkruheshin pėr mua...

Hėm, u hap muhabeti...thashė me vete. Biseda u transferua edhe tek dhoma e grave. Filluan pėrsėri tė qanin...kėsaj radhe jo pėr atė qė kishte vdekur por pėr Melon...eh Melo, Melo thoshin...tė kishe jetuar dhe ca e tė gėzoje me djalin... Nė dhomė hyri njė burrė i moshuar...nė dorė kishte njė gazetė... dėgjoi bisedėn dhe hapi gazetėn nė faqen ku ishte njė shkrim i Luan Topēiut pėr Bienalen e Vjenės... njerėzit filluan tė lexonin...lexonin, lexonin, por pak kuptonin..fajin se kishin ata, por profesor Topēiu, qė nė shkrimin e tij kishte pėrdorur njė gjuhė qė nuk ishte miratuar nė “Kongresin e Manastirit”...

 

 

 

Fatmir Velaj

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

Dialogu “sportiv” i TemASport

Njė libėr i ri dhe “ēėshtja” e librave sportivė…

 

* Me Besnik Dizdarin mbas daljes nga shtypi tė njė libri tjetėr tė tij: “BALLKANIADA 1946”

 

 

Sapo ka dalė nga shtypi libri juaj i ri “Ballkaniada 1946”, i cili iu kushtohet Lojėrave Ballkanike tė Tiranės tė vitit 1946. Me sa dimė ėshtė libri i 14-tė apo i 15-tė, i juaji pėr historinė sportive, apo jo?

Nuk ka rėndėsi 14, 15 apo 16. Njeriu i ka hyrė njė rruge tė profesionit tė tij dhe vazhdon pėrderisa ka vite pune mbi supe, pėrderisa ėshtė marrė gjithė jetėn me kėte profesion, pėrderisa Arkivi i tij ėshtė si tė thuash, plot. Por e ndiej pėr detyrė tė falenderoj gazetėn “TemA”, e cila prej vitesh tashmā ėshtė bėrė me shkrimet e saj, pikė referimi edhe pėr tė kaluarėn dhe tė tashmen e historisė sė sportit shqiptar, duke zėvendėsuar nė mėnyrėn e saj origjinale, gazetėn e dikurshme “Sporti Shqiptar”. Ashtu si edhe mė parė, edhe pėr librin “Ballkaniada 1946”, nxitja vjen prej “TemA”-s, e cila botoi shkrimin nė rastin e kėsaj ngjarjeje prej ku erdhi libri nė fjalė, natyrisht i parashikuar prej kohėsh nga autori.

 

Pėrse ky libėr, Dizdari?

 

Mendoj ngaqė duhej. Aq mė tepėr qė ai ka tė bėjė me njė pėrvjetor: 60-vjetorin e Lojėrave Ballkanike tė Tiranės, 60-vjetor qė ishte tetorin qė shkoi, kur gazeta “TemA” botoi shkrimin e gjatė pėr Ballkaniadėn ’46, ēka e bėri vetėm kjo gazetė dhe askush tjetėr, pra as Federata Shqiptare e Futbollit, sė cilės i takonte sė parės; as shteti, as Shqipėria, vetėm ky shkrim i “TemA”-s.

       

Si duhet kuptuar kjo?

 

Qė merremi pak me historinė. Dhe nuk e kam fjalėn thjesht pėr historinė sportive, por pėr historinė e Shqipėrisė nė tanėsi, tė njė vendi qė ėshtė Shqipėria jonė, qė me sa dimė ka njė histori tė sajėn, apo jo? Kėshtu edhe nė sport, pėr ēka ajo nuk do t’ia dijė.  

 

Edhe te sporti?

 

Po. Megjithatė, kjo ėshtė njė temė e gjatė, tepėr e gjatė. Po marr vetėm njė shembull: kam ndėr duar njė tekst mėsimor tė Historisė sė Edukimit Fizik dhe Sportit pėr Akademinė e Kulturės Fizike dhe Sporteve “Vojo Kushi”, nė tė vėrtetė botim i vitit 1997 dhe nė tė gjen vetėm 30 faqe pėr historinė e sportit nė Shqipėri dhe nuk po hyjmė aspak nė varfėrinė emblematike tė kėsaj historie 30-faqėshe shqiptare, qė asesi nuk mund tė quhet histori. Kaq dituri tė mangėta tė fushės historike marrin mėsuesit e ardhshėm tė edukatės fizike pėr sportet e vendit dhe tė kombit tė tyre, nė Republikėn e Shqipėrisė. Dhe mu mėsuesit pra, tė cilėt janė ose duhet tė jenė pėrhapėsit mė tė parė edhe pėrsa i pėrket formimit sportiv, tė vetė kulturės sportive nė tanėsi tė shqiptarėve tė rinj jam i bindur se nuk do tė jenė nė gjendje tė tregojnė asgjė. Do tė dėshėroja tejet qė, sikur tė kishim mundėsi e t’i merrnim nė njė “provim” tė shpejtė nė ditėn e diplomimit tė tyre, duke i pyetur vetėm kaq: “Cilėt janė disa nga rekordet kombėtare tė atletikės sė lehtė?”, nuk besoj se do tė ishin nė gjendje t’i pėrgjigjeshin. Sigurisht nuk janė fajtorėt e vetėm, sepse e pakta ka 8 vjet qė asnjė gazetė sportive shqiptare nuk boton rekordet kombėtare tė atletikės sė lehtė, madje asnjė prej tė gjitha rekordeve kombėtare edhe tė disiplinave apo tė sporteve tė tjerė. Ndonėse merret me mend se edhe  pėrmes nivelit tė rekordeve kombėtare nė disa sporte, mund tė dalin disa konluzione pėr vetė nivelin e zhvillimit tė njė kombi, vendi apo shteti. Ėshtė vėrtet kuptimplotė episodi qė ka tė bėjė me piktorin e madh Ibrahim Kodra, i cili ka qenė edhe rekordmen e kampion nė hudhjet nė atletikėn tonė tė Paraluftės. Kur erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri, mė 1971-shin apo 1972-shin, ndėrsa ndodhej nė pritjen qė po i  bėhej nė Institutin e Lartė tė Arteve, Kodra krejt papritmas pyeti se sa ishte rekordi i ēekiēit nė Shqipėri. Askush nuk e dinte. Tė ndodhur ngushtė, pedagogėt mikpritės dėrguan shpejt e shpejt njė student tė gjente njė ekspert tė atletikės apo tė federatės pėrkatėse dhe mbas pak i thanė piktorit tė madh se rekordi kombėtar i ēekiēit, ishte 54.60 metra dhe mbahej nga njė djalė me emrin Fatmir Bajkraktari. Ibrahim Kodra, i cili nuk e priste qė rekordi tė ishte kaq i lartė pėr Shqipėrinė, u ēudit tejet dhe nga goja i dolėn kėto fjalė tė sinqerta prej atdhetari: “Paska pėrparuar shumė Shqipėria!” Kėshtu ėshtė puna e historisė, asaj sportive nė veēanti, pėr ēka ne po flasim, si dhe e librave sportivė historikė.

 

E pra, pėrse ky libėr i juaji pėr Ballkaniadėn? 

 

Para se t’i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, mbas kėtij toni disi kritik qė mori intervista jonė, megjithatė duhet thėnė se kohėt e fundit, libri sportiv historik apo dhe ai i specialitetit tė mpleksur me histori, duket se megjithatė ka njė farė lėvizjeje nė Shqipėri.

 

E keni fjalėn pėr librat tuaj tė shumtė?

       

Jo, nuk e kam fjalėn pėr librat e mi, por tė tė tjerėve. Tre-katėr vjet mė parė KOKSH papritmas mori njė nismė tė parė, me mjaft kuptim: organizoi njė ekspozitė tė librit sportiv. Pra, diēka ndoshta kemi dhe shihet se aty-kėtu ka njė dėshirė mė tepėr pėr tė shkruar libra nė kėtė fushė, por qė nė tė shumtėn  mbetet thjesht njė dėshirė e realizuar pak ose dhe e parealizuar, ngaqė mbėshtetja qė mungon, krijon vėshtirėsi. Ne jemi munduar qė pėrmes ēmimit “Anton Mazreku” ta nxisim botimin e historisė pėrmes librave sportivė me ēmimet qė kemi dhėnė, por edhe kjo ėshtė pak. Ėshtė ēėshtje mendėsie, kulture, publiciteti, financimi e tė tjerė, tė e tjerė. Sidoqoftė, e rėndėsishme ėshtė se ka autorė tė cilėt kėrkojnė tė bėjnė diēka. Mund tė pėrmend kėtu, pa njė kriter tė mirėfilltė tė radhės sė vlerave, autorė tė cilėt kanė botuar vitet e fundit, libra tė ndryshėm me vlerė historike. Tė tillė janė librat e shkruar nga Feti Borova, Xhoxhi Vasili, Gavrosh Kavaja, Spiro Kuvarati, Ismet Bellova, Dhimitėr Bardhi, Ahmet Shqarri, Qemal Shalėsi, Sokrat Papadhopulli, Bektash Pojani, Fatmir Efica, Skender Dedja, Mehmet Spahiu, Shkėlqim Kuqo, Defrim Methasani, Rexhep Doda, Irfan Rama, Sotir Seferaj, Ahmet Golemi, Petrit Stefa, Aleksandėr Bojaxhi, Kristaq Shtembari, Servet Tartari, Skender Begeja, Musa Fagu e ndoshta dhe tė tjerė. E shihni qė vėrtet mund tė merremi me historinė sportive. Mėkat qė nuk merremi sa duhet, si duhet dhe qė merremi aq pak sa studentit universitar tė kėsaj fushe i japim vetėm 30 faqe tė varfėra pėr historinė sportive tė Shqipėrisė. Ende ėshtė tokė djerrė.      

Po ja dhe njė libėr tjetėr i juaji qė sapo doli nga shtypi: “Ballkaniada 1946” dhe pėrseja e botimit tė tij…

Ballkaniada ėshtė zhvilluar nga 6 apo 7 tetor 1946, ditė kur ka filluar turneu i futbollit dhe ėshtė mbyllur mė 13 tetor 1946. Ėshtė veprimtaria e parė disasportėshe (futboll dhe atletikė e lehtė) si dhe disashtetėshe (Jugosllavia, Bullgaria, Rumania, Shqipėria) nė tokėn shqiptare, qysh se ajo tokė u bė tokė dhe kemi heshtur pėr 60 vjet ndaj saj! Vėshtro: nė kėtė libėr pėrmenden rreth 350 emra, emra njerėzish, emra protagonistėsh, emra organizatorėsh, emra sportistėsh shqiptarė, por dhe tė Jugosllavisė, Bullgarisė e Rumanisė dhe secili nė rolin dhe kontributin e tij. Pra, them se vetėm pėr hir tė kujtimit tė veprimtarisė dhe punės sė tyre nė shėrbim tė sportit kombėtar tė kėtyre 350 emrave, mendoj se ia vlen tė botohet njė libėr. Por natyrisht, jo vetėm kaq. Ky libėr botohet, sepse Lojėrat Ballkanike tė Tiranės pėrbėjnė veprimtarinė e parė ndėrkombėtare shumėsportive dhe shumėshtetėshe mbas Luftės sė Dytė Botėrore nė Evropė dhe kjo duhej fiksuar mirė nė histori, sepse i bėn njė nder tė madh Shqipėrisė. Nuk ėshtė pak, apo jo, kjo pėr historinė e sportit shqiptar. Ndonėse, botimi i kėtij libri ka disa shkaqe apo arsye, kur dihet se gjithmonė botimi i njė libri e ka njė shkak.

 

Pėrshembull?     

 

Pėrshembull? Ja se si vėrshojnė pyetjet pėr librin “Ballkaniada 1946”. Pyetje tė cilat thuajse kanė mbetur pa pėrgjigje pėr 60 vjet tė tana, sepse dihet qė mbas bujės sė fillimit, me kalimin e kohės, tė viteve, tė periudhave, Ballkaniada sa u harrua nė hollėsitė e saj, aq dhe u mitizua pėr do kohė, vetėm pėr shkak se Shqipėria, Kampione e Ballkanit. Duket si kundėrshtuese kjo. E vėrteta ėshtė se mė mbas, Shqipėria nuk do tė kishte asnjėherė mė njė sukses tė kėsaj pėrmase. Siē e them nė libėr, e vėrteta ėshtė se  regjimi i ri i diktaturės sė vendosur nė Shqipėri ka patur pėrfitime tė jashtėzakonshme popullariteti prej kėsaj ballkaniade. Organizimi i saj nė njė Shqipėri pa shumė traditė dhe mundėsi nė krahasim me shtetet e tjera tė Ballkanit dhe mbi tė gjitha, duke ia arritur tė triumfonte edhe nė fushėn e blertė, siē ngjau me titullin befasues tė Kampiones sė Ballkanit nė futboll, e gjitha kjo tėrhiqte njė simpati e krenari tė jashtėzakonshme. Rasti dhe ngjarja ishin vėrtet unikale dhe kurrsesi thjesht vetėm sportive. Me kalimin e viteve, Lojėrat Ballkanike 1946 deri diku u harruan dhe pėr hollėsitė e saj, asnjėherė nuk u shpalos e vėrteta historike dhe gjeopolitike mbi kėto Lojėra Ballkanike 1946. Kėshtu, deri mė 1990, kur njė shkrim i gjatė nė gazetėn “Sporti” qė drejtoja e qė mė mbas u bė nxitės pėr “Librin e Kombėtares”, pėr herė tė parė u shpalos njė pjesė e asaj qė nuk qe shpalosė. Pyetjet qė vėrshojnė: Pėrse u caktua Tirana? Si qe e mundur qė mu vendi me pėrvojėn mė tė paktė sportive nė Ballkan, tė merrte flamurin e kėtij organizimi, patjetėr, madje edhe i njė ngjyre olimpike? Cilat qenė forcat gjeopolitike qė rikrijuan Lojėrat Ballkanike mu nė Tiranėn e Shqipėrisė? Pėrse kėto lojėra u zhvilluan pa Greqinė dhe Turqinė? Si u bė e mundur qė Shqipėria tė shkėlqente nė kėto lojėra, jo vetėm me titullin e madh tė futbollit, por dhe me organizimin e shkėlqyer qė realizoi?  Dhe mė tej: si i shfrytėzoi regjimi i ri i Tiranės, po dhe i tė gjithė vendet komuniste tė Ballkanit, kėto lojėra? Dhe a mund tė themi se mu Lojėrat Ballkanike tė Tiranės janė akti i parė i fillimit tė Luftės sė Ftohtė nė Evropė, midis dy kampeve, pa u tharė ende nėnshkrimet e tė mėdhenjve nė Jaltė? Si e injoroi FIFA ftesėn pėr praninė e saj nė Tiranė? Si u pėrzie aq fuqishėm nė kėto lojėra politika dhe sporti, demonstrimi i sistemit tė ri tė diktaturės sė proletariatit qė po lindte tashmā edhe nė Shqipėrinė e vogėl?

 

Po mė duket si njė libėr politik?

 

Bukur vėrtet, kjo qė thua, sepse po mė ēon menjėherė te njė takim i kohėve tė fundit nė njė mjedis disi zyrtar, mu pėr historinė e njė veprinmtarie ndėrkombėtare sportive tė Shqipėrisė. Aty thashė se pjesėmarrja e Shqipėrisė nė atė veprimtari ka patur edhe njė rėndėsi gjeopolitike, sepse Shqipėria po merrte pjesė pėr herė tė parė mbas 30 vjetėsh dhe kjo tėrhoqi vėmendjen e Evropės. Dikush menjėherė tha qė “tė mos ta politizojmė sportin”. Njė lloj parulle e vjetėr e Partisė sė Punės qė pėr habi guxojnė dhe e thonė edhe sot, kur politizimi ka qenė cilėsia mė sunduese e sportit shqiptar tė periudhės si askush nė Evropė. Duke harruar se, kur thua qė Shqipėria mori pjesė pėr herė tė parė dhe mu pėr kėtė tėrhoqi vėmendjen e Evropės, kjo para se politikė ėshtė histori, ose mė e pakta ėshtė gjeopolitikė. Nuk mund tė ndahet sporti as nga historia tjetėr, as nga politika, as nga gjeografia, as nga diplomacia, as nga kultura, as nga marrėdhėniet midis kombeve. Kur bie fjala, kemi njohur mirė “diplomacinė e pingopngut” Kinė-SHBA, apo luftėn qė nisi midis Hondurasit e Salvadorit pėr shkak tė njė ndeshjeje futbolli. Apo qoftė edhe episodet e Athinės mbas fitores sė Shqipėrisė kundėr Kampiones sė Evropės nė futboll. Apo qoftė qė Kampionia e Evropės nė qitje qe urdhėruar nga zyrtarėt e Tiranės, qė kur tė ngjitej nė podium tė mos ia jepte dorėn Nėnkampiones sė Evropės qė ishte njė qitėse sovjetike. Ai qė don t’i ndajė kėto me “politizimin” qė e ka pasė nė majė tė gjuhės nė kohėn e Partisė dhe i del nga goja edhe sot nė demokraci, ose ka interesa personale tė idhta e tė dyshimta, ose ėshtė krejt jashtė kohės. Kėshtu qė, nuk mendoj se ėshtė politizim nėse shkruajmė dhe themi se shumicėn e njerėzve qė organizuan Ballkaniadėn 1946, partia i injoroi, i pėrndoqi biografikisht, politikisht dhe deri qė i burgosi pa asnjė faj. Shqipėria ėshtė i vetmi vend i Evropės sė Mbasluftės qė mban rekordin pėr sportistė tė burgosur politikisht dhe ėshtė vendi i vetėm qė ka pushkatuar njė rekordmen tė madh. Edhe pėr tė gjitha kėto botohet libri “Ballkaniada 1946”, ēka ėshtė detyrė e historianit kjo.

 

Po ana sportive?

 

Libri ėshtė histori e mirėfilltė sportive dhe ėshtė ana historiko-sportive ajo qė e pėrshkon tejendanė atė. Ky ėshtė qėllimi kryesor i botimit tė kėtij libri, i cili pėr herė tė parė tregon mbas 60 vjetėve se ēka ngjau nė Lojėrat Ballkanike tė Tiranės; cilat ishin arritjet, episodet, protagonistėt, organizatorėt, rezultatet deri nė hollėsi pėr herė tė parė, tė rezultateve dhe arritjet e tė gjithė pjesėmarrėsve pa pėrjashtim, nga i pari deri te i fundit, ēka e bėn nga ana historikostatistikore tejet tė hollsishėm. Ėshtė i gjithė mjedisi aq sportiv qė i bėn nder Shqipėrisė. Duke shpalosė pėr herė tė parė tė gjithė atė qė Shqipėria me kalimin e kohės e mbajti gjithnjė e mė tė mėnjanuar, tė patreguar, tė papėrkujtuar, qoftė dhe njė herė tė vetme pėrmbi 60 vjet me radhė, mendoj se ky libėr jovoluminoz do tė sjellė njė kontribut sado modest qoftė. Ai nderon, pėrkujton, vė nė vend pėr rolin qė luajtėn nė kėtė veprimtari tė parė shumėsportėshe dhe shumėshtetėshe nė Evropėn e Mbasluftės, ata tė cilėt u mėnjanuan dhe pėr tė cilėt nuk ka njohuri, sidomos brezi i ri i shqiptarėve. Mendoj se lexuesit do t’i mjaftojė tė lexojė biografinė e dy korifejve tė sportit shqiptar, tė cilėve iu ėshtė kushtuar ky libėr, pėr tė kuptuar se sa larg jemi, me gjithė disa arritje nė shpalosjen e historisė sė vėrtetė tė Shqipėrisė. Them “historisė sė vėrtetė tė Shqipėrisė” pa cilėsuar atė “sportive”, sepse kjo nuk mund tė ndahet prej saj. Gjithmonė jam munduar tė mos e ndaj. Lexuesi ndėrkaq, ėshtė i vetmi qė gjykon se sa ia kam arritur.             

Ju faleminderit.          

Jo, ju falenderoj unė ju.

Intervistoi: GERTI ĒARĒANI

 

NE FOTO: Mbulesa e librit tė ri tė Besnik Dizdarit “Ballkaniada 1946”, i cili sapo ka dalė nga shtypi.

 

-----------------------------------              

 

Koment dhe dialog pėr kampionatin,     

“risia” evropiane e Mirel Josės dhe e Shkėlqim Muēės

 

Kolegu Besnik, si t’u duk java e 22-tė e kampionatit tė 68-tė?

Ngjiti Vllazninė nė vendin e dytė dhe dy ndeshje qė dukeshin aspak tė rėndėsishme, tė lėna pėr t’u luajtur tė dielėn, ato Dinamo- Apolonia dhe Kastrioti-Luftėtari, mbajtėn peng plot 8 skuadra pėr t’iu pėrcaktuar renditjen. Kėshtu, pa pėrfundimin e kėtyre dy ndeshjeve tė sė dielės as Besa, as Dinamo, as KS Elbasani, as Flamurtari, as Luftėtari, as Kastrioti, e madje as dy tė fundit, Shkumbini e Apolonia, nuk e dinin renditjen qė do tė kishin. Mė nė fund, tė dielėn Dinamo fitoi 2-1 ndaj Apolonisė dhe Kastrioti 1-0 ndaj Luftėtarit, duke i dhėnė rrugė pėrcaktimit tė renditjes mbas dy periudhave tė kampionatit, renditje qė nga ana e saj i dha rrugė kompozimit tė kalendarit tė periudhės sė tretė tė kampionatit tė 68-tė. Kėsisoji,  dy ndeshjet e sė dielės patėn rolin e tyre tė pazėvendėsueshėm. Pa e zgjatur, thashė qė shfaqja e Vllaznisė nė vendin e dytė mbas gati tre vjetėve ėshtė mbase risia e stinės 2006-’07 dhe e krejt kėtij kampionati.  E them kėtė, sepse kryesimi i SK Tiranės, kur mendon se ajo ka fituar 6 nga 10 kampionatet e fundit, nuk pėrbėn njė risi, por njė vazhdimėsi. Kujtoj ndėrkaq se, mė 24 maj 2003, Vllaznia qe Nėnkampione e Shqipėrisė dhe qysh nga kjo ditė asnjėherė nuk e pa mė veten nė kėtė pozitė dhe ka njė ngjashmėri. SK Tirana e fitoi titullin e 2003-shit, duke e lėnė skuadrėn shkodrane 11 pikė mbrapa. Tash largėsia ėshtė 9 pikė, e pėr njė ēast e merr me mend se ky kampionat do t’i ngjasojė atij tė 2003-shit.

Qė do tė thotė?

Qė do tė thotė se kampione mund tė jetė SK Tirana dhe Nėnkampione mund tė jetė Vllaznia, ashtu si mė 2003-shin, me ndryshim tė dukshėm pikėsh. Por le t’i lėmė kėto parashikime. Ndonėse kur kujton qė java 22 dha 9 pikė tė Tiranės mbi Vllazninė, 11 pikė mbi Teutėn, 13 pikė mbi Partizanin, mendja tė thotė se 11 javėt e mbetura nuk janė dhe aq shumė sa pėr tė pėrmbysur titullin e 23-tė tė Sportklubit. Kėshtu qė,  ajo qė do tė vazhdojė, natyrisht edhe me vetė rolin qė do tė vazhdojė tė luajė SK Tirana, ėshtė gara pėr vendin e dytė midis treshes Vllaznia-Teuta-Partizani.  Kalendari i sapodalė i periudhės sė tretė ėshtė paksa mė i pėrshtatshėm pėr shkodranėt, tė cilėt nėse vazhdojnė me kėsisoj ndeshjesh, ata mund ta ruajnė vendin e dytė: nė 11 ndeshjet e fundit 8 fitore, 2 barazime dhe vetėm 1 humbje me SK Tiranėn edhe kjo njė ndeshje e shkėlqyer e Vllaznisė, na bėn tė themi se te skuadra shkodrane kemi tė bėjmė me atė qė duhet ta quajmė si “kthesa Mirel Josa”. Ėshtė ky trajner kampion qė risjell mbrenda pak javėve stilin e njohur tė Vllaznisė me seriozitetin, pasionin dhe intuitėn e tij stėrvitėse dhe drejtuese.  Ėshtė njė ngjitje e shpejtė.

Meritė vetėm e trajnerit Josa?

Jo, nuk mund ta them, sepse Vllaznia ėshtė traditė, stil, sukses, pasion dhe gjithnjė me publikun qė mė tė shumtėn ia arrin ta mbajė. Kėto Josa i di. Por le tė ndalim gjithnjė kėtu. Mirela Josa, nė tė vėrtetė ėshtė trajneri i njė ēudie tė kėtij kampionati. Vėshtroni se ēka ka ngjarė. Nė periudhėn  e parė tė kampionatit  ai ėshtė trajner i SK Tiranės, pra pėr 11 javė tė tana. Deri mė 11 tetor 2006, kur pėrfundon kjo periudhė dhe Josa e lė SK Tiranėn nė vendin e parė, Kampione e Vjeshtės. Ky ėshtė ēasti kur Josa merr rrugėn e Shkodrės, “rrėmben” drejtimin e Vllaznisė dhe nė 11 javė tė tjera e shndėrron skuadrėn shkodrane deri te mėtimi i Nėnkampiones, ēka do tė thotė njė vend nė Evropė. Tash le tė bėjmė njė llogari tė thjeshtė: Josa ka fituar 22 pikė me Sportklub Tiranėn dhe plot 26 pikė me Vllazninė. Kjo do tė thotė se nga 89 pikėt qė kanė fituar sė bashku deri tani SK Tirana dhe Vllaznia,  dy kryesueset e kampionatit, 48 pikė janė fituar nėn drejtimin e trajnerit Josa. Ēka do tė thotė se tė dy kryesueset, nė njė farė mėnyre kanė tė njėjtin  trajner sundues nė meritėn e tyre: Mirel Josėn. Ėshtė njė “risi” e gjithė stinės evropiane tė futbollit 2006-07.

Llogari dhe konkluzion me tė vėrtetė i ēuditshėm, por mos po injorojmė punėn e Shkėlqim Muēės?     

Jo, jo. Vazhdojmė. Muēa ėshtė ēudia e dytė evropiane e Kampionatit tė Shqipėrisė. Ai ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i klubit dhe ja ku i “rrėmben” Josės ”skeptrin” dhe jo vetėm qė e ruan SK Tiranėn nė krye, por nėse Josa e la me vetėm 1 pikė larg sė dytės, qė ishte Teuta, Muēa e ēon nė 9 pikė largėsi nga e dyta, qė ėshtė Vllaznia dhe them se kjo ėshtė “risia” tjetėr e kampionatit. Kėto janė dy “risi” evropiane tė 2006-’07 tė kampionatit tė 68-tė tė Shqipėrisė     

Dhe diēka tjetėr pėr kampionatin dhe skuadrat?      

 Rėnie befasuese e KS Elbasanit, shfytyrim i Dinamos, tronditje e Teutės, hutim i Partizanit, zgjim i Besės, grafik i ērregullt i Flamurtarit, dinjitet i Kastriotit, enigmė Luftėtari dhe “lamtumira” e afėrt e Shkumbinit dhe e Apolonisė. Nė fund tė fundit edhe ky njė kampionat qė nuk tėrheq vemendjen e publikut shqiptar. Pėr njėqind arsye...

 

 

G. Ē

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

- Nė bisedėn me ta, Kryeministri vlerėsoi kontributin e kėtij grupi nė muzikėn moderne botėrore, duke shprehur mirėnjohjen pėr praninė e tyre nė Tiranė. “Unė jam krenar, u shpreh kryeministri, qė ju e keni filluar turneun tuaj evropian, pikėrisht nga kryeqyteti ynė, Tirana

 

 

 

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, njė takim miqėsor me anėtarėt e grupit muzikor Deep Purple

 

 

Legjenda e rock-ut Deep Purple nis turin Europian nga Tirana

 

 

Dhurata Hamzai

 

 

Grupi legjendė i rock-ut,  Deep Purple, dha tė dielėn nė mbrėmje njė koncert live pėr qindra fansa shqiptarė nė Pallatin e Kogreseve, nė Tiranė. Anėtarėt e kėtij grupi; lideri i grupit Ian Gillan, i rikthyeri nė gjirin e shokėve kitaristi Ritchie Blackmore, Jon Lord nė tastierė, Roger Glover nė kitarė bass dhe Ian Paice nė bateri, pas mbėrritjes sė tyre tė shtunėn me njė avion tė  “Albania Airlines”, akomodohen nė njė nga hotelet mė luksozė tė Tiranės. Tė shtunėn nė orėt e vona tė mbrėmjes, ata u shfaqėn me shumė humor dhe ngazėllim nė njė konferencė pėr shtyp nė mjediset e Tirana Hotel Sheraton. U shprehėn se ishin tė kėnaqur me kontaktin e parė qė patėn me Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Grupi ka vendosur tė zhvillojė njė tur nėpėr vende tė ndryshme tė Europės dhe kėnaqėsinė e nisjes sė kėtij projekti ia kanė rezervuar Shqipėrisė. “Na vjen mirė qė tur-i ynė pranveror nis me Shqipėrinė”, ėshtė shprehur pėr shtypin lideri i grupit, Ian Gillan, duke theksuar se ata shpresonin tė shihnin entuziazmin e fansave shqiptarė, pėr tė cilėt organizatorėt e kėtij turi i kishin siguruar se kanė kohė qė “ju presin”. "Ne nuk donim tė pengonim fansat ndaj kėmbėngulėm qė koncerti ynė tė mos xhirohej ", janė shprehur ata, por nėse gjithshka ndėrtohet sipas njė strategjie, nuk ka pse jo, edhe kamerat tė jenė nė koncert pėr njė farė kohe”, kanė komentuar mė vonė. Pasi kanė bėrė tė ditur pėr median historinė e grupit dhe tė muzikės qė kanė interpretuar ata kanė dhėnė intervista edhe nė TV-tė kombėtare. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, pati njė takim miqėsor me anėtarėt e grupit muzikor Deep Purple, me rastin e koncertit tė dhėnė tė dielėn nė Tiranė. Nė bisedėn me ta, Kryeministri vlerėsoi kontributin e kėtij grupi nė muzikėn moderne botėrore, duke shprehur mirėnjohjen pėr praninė e tyre nė Tiranė. “Unė jam krenar, u shpreh kryeministri, qė ju e keni filluar turneun tuaj evropian, pikėrisht nga kryeqyteti ynė, Tirana. Mbrėmė, nė Pallatin e Kongreseve, fansat tuaj tė panumėrt, pėr tė cilėt ju keni qenė dhe mbeteni idhull, ju dėshmuan pritjen qė meritoni. Kėngėt e Deep Purple, sė bashku me kėngėt e Beatles, Rolling Stones, etj, kanė qenė dhe janė mė shumė se kėngė, pėr dimensionion e njeriut tė lirė dhe njė filozofi e tij, tha Kryeministri. Nga ana e tyre, anėtarėt e grupit muzikor, Deep Purple, falenderuan kryeministrin pėr takimin miqėsor. Gjithashtu ata u shprehėn tė kėnaqur pėr mikėpritjen qė i kishin rezervuar admiruesit e tyre nė Shqipėri, duke theksuar se kishin kaluar ēaste surprizė nė koncertin e sė dielės mbrėma, ku shumė fansa e kanė ndjekur edhe nė kėmbė koncertin e legjendės sė rock-ut.  Atyre u ishte informuar se nė Tiranė do tė gjenin me qindra fansa tė tyre, gjė qė i bėri tė besojnė se fillimi e kėtij turi koncertor nga Shqipėria ka qenė njė surprizė pėr ta, siē u shpreh Jon Lord, njėri nga anėtarėt e grupit. Ata kanė rrėfyer se Tirana shėnoi njėkohėsisht fillimin e tur-it tė tyre  pranveror qė do tė vazhdojė nė disa nga shtetet kryesore tė Evropės, si Itali, Angli, Zvicėr, Holandė, Norvegji, Danimarkė,  etj. Grupi  legjendė i viteve '70-'80, i njohur pėr publikun shqiptar me kėngėt  “Soldier Of Fortune”, apo "Smoke on the VVater", ka kėnduar pėr afro 90 minuta  kėngė nga albumi i fundit "Rapture of the Deep tour", kurse pjesa tjetėr e kėngėve ka qenė nga albumet e tyre tė mėparshme. Publiku ka mbajtur ritmin e grupit duke qenė entuziast deri nė minutat e fundit tė kėtij koncerti. Ky grup ka shėnuar rekord nė turet e shumta tė zhvilluara nė vende tė ndryshme tė botės. Nė karrierrėn e tij muzikore grupi ka ndryshuar disa herė teknikat muzikore duke i rezistuar famės edhe pas viteve ’90, duke lėvruar rryma tė ndryshme muzikore. "Deep Purple" erdhi nė Tiranė nga kompania "Living Room Shovv", me producent Blendi Bombaj, e njėjta kompani qė solli nė Tiranė pak kohė mė parė grupin “Europe”.