Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

 

Burgosja, ime frut i njė beteje nė heshtje

 

Natėn e parė nė burg, pėr herė tė parė nė jetėn time e kam ndjerė veten tė rėndėsishėm: edhe nė banjė shkoja i shoqėruar me polic. Duke e njohur mirė veten, i paaftė tė lėndoj dikė, qoftė edhe duke e shtyrė me bėrryl nė autobus, nė radhė pėr certifikatė apo biletė sporti, ishte e natyrshme qė tė mendoja se polici qė mė vinte nga pas (dhe vazhdon tė vijė qė prej 11 ditėsh) kudo qė shkoja, kishte pėr detyrė tė mė ruante mua nga rrezikshmėria qė paraqisja pėr shoqėrinė matanė hekurave tė dritares.

Egėrsia e saj u shfaq e plotė tė nesėrmen: Gjithė mediat e majta ishin nė garė kush e kush tė pėrdorte epitetet mė negative pėr tė mė linēuar. Mes rreshtave lexohej qartė dėshira e tyre pėr ta zėvendėsuar penėn me thikė e pirun, pėr ta ngrėnė me elegancė ushqimin e tyre, tė preferuar – zemrėn e njė antikomunisti.

Asgjė kundėr natyrės: lufta e klasave vazhdon procesin e saj, natyral dhe unė ashtu si paraardhėsit e mi dhe tė gjithė antikomunistėt e shoqėrisė shqiptare ndodhem nė anėn, mbi tė cilėn kamxhiku lėshon vurrata.

Unė e kam patur tė qartė prej kohėsh qė mediat e majta drejtohen nga njė bashkėsi shėrbėtorėsh tė korruptuar nė njė pafundėsi formash, por sulmi i tyre mė habiti vetėm pėr kėtė shkak: kujtoja se isha njė hiē pėr ta.

Po bėhen gati pesė vjet qė unė shkruaj nė media tė ndryshme dhe nuk jam cituar nga askush, as edhe polemizuar: reagimet vlerėsuese apo kritike mė kanė ardhur me sms. Shkaqet e kėsaj sjelljeje janė dy: ose frika se duke mė cituar –edhe pėr keq- mund tė mė promovonin, ose frika se duke polemizuar me mua, mund ta humbnin duelin. Megjithatė, e pranoj sinqerisht se iu kam rėnė nė qafė kolegėve tė majtė, duke kujtuar se nuk mė lexonin: ata nuk mund tė kėrkonin zhdukjen fizike, mbylljen pas hekurave tė njė qenieje qė nuk ekzistonte.

Prapė se prapė vazhdoj tė mos kem asnjė ngarkesė emocionale, negative ndaj tyre, sepse unė jam rritur, edukuar e stėrvitur pėr tė qenė pjesė e betejave mes ideve dhe jo mes individėve. Pastaj unė nuk e kam zakon tė kafshoj qenin qė mė kafshon, sepse e di qė fajtor ėshtė i zoti qė e mban zgjidhur qenin. Dhe e fundit, as qė mė shkon nė mend tė marr seriozisht krijesa qė edhe fizikisht peshojnė mė pak se dy pakot me libra qė mė erdhėn dje, nga Amerika dhe njė mikja ime, e mirė u tregua e gatshme t`i pėrcillte pa humbur kohė pėr te sytė qė do t`i masakrojnė germė pėr germė, faqe pėr faqe, ditė pėr ditė deri nė sekondėn e fundit tė burgut tim, politik. Fatmirėsisht, jo e gjithė bota e medias ėshtė e dėshiruar tė shohė nė pranga penat qė po hedhin nė letėr pa komplekse bindjet e tyre. Pėrkrahjen e tyre, tė sinqertė e kam ndjerė dhe dalėngadalė nisa tė bindem se shoqėria, nė tė cilėn jetojmė nuk ėshtė aq e poshtėr sa m`u duk nė ēastin qė polici gjyqėsor me urdhėr tė prokurorisė mė hodhi prangat, kur sa po dilja nga redaksia pėr tė blerė byrekė dhe dhallė. I falėnderoj tė gjithė ata qė dolėn nė krah tim me shkrime apo me protesta domethėnėse dhe i siguroj se do tė jem nė krah tė tyre nė betejėn e gjatė qė kemi pėrpara pėr tė pėrmirėsuar vendin dhe shoqėrinė tonė. Nė protesta do shfaqemi ashtu siē kemi bėrė- si qytetarė. Nė shkrime do tė shfaqemi ata qė jemi: argumentues, me metafora tė ardhangėta dhe satirizues.

Sė fundi, dėshiroj tė pėrcjell njė pėrqafim pėr ēdo pjesėtar ta stafit tė gazetės “TemA”, pėr ēdokėnd atypari, pėrfshi edhe rojen e godinės, i cili ekziston si person publik nė grimcat humoristike tė rubrikės “Journalet”- i cili ka rreth njė muaj qė s’duket mė nė punė. Eprorėt duhet tė bėjnė kujdes me kthimin e tij, sepse nė situata tragjike, vetėm humori mund tė vendosė ekuilibėr nė shpirt.

 

PS. I kėrkoj ndjesė lexuesit qė aty-kėtu midis rreshtave mund tė vėrė re mungesėn e modestisė. Isha i detyruar, pėr tė qenė mė i qartė.

 

*Autori dhe Artur Roshi, kryetar i PBKD-sė, mbahen prej 11 ditėsh nė burg politik

 

 

 

 

 

 

 

 

Kur Topi pėrdoret si mish pėr top

 

Armand Shkullaku

 

Pa u mbyllur ende plotėsisht procesi zgjedhor i 18 shkurtit, nė mjedisin politik, shqiptar ėshtė hapur tashmė debati mbi kandidaturėn e mundshme pėr postin e kreut tė shtetit. Ndėrsa emra tė ndryshėm kanė qarkulluar herėpashere si alternativa tė hapura nga e majta, mazhoranca pothuajse zyrtarizoi dy ditė mė parė kandidaturėn e Bamir Topit pėr President tė Republikės. Madje, mė shumė se kaq, lideri i Partisė Demokratike, Sali Berisha, la tė kuptohej hapur se ishte i gatshėm tė shkonte edhe nė zgjedhje tė parakohshme, nėse nuk arrihej numri i nevojshėm i votave pėr tė zgjedhur nė qershor presidentin e ri.

Kjo lėvizje e mazhorancės, e hedhur fillimisht si njė ide e Fatmir Mediut, qe e papritur pėr kohėn dhe kontekstin, nė tė cilin u ndėrmor. Ishte e papritur, pasi njė tjetėr debat, ai pėr rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit, duhej tė dominonte brenda shumicės dhe, nga ana tjetėr, katėr muaj pėrpara votimit pėr presidentin, ai hapi njė ēėshtje qė konsiderohej tashmė e tejkaluar, tė drejtėn e opozitės pėr ta propozuar ajo kandidaturėn pėr kreun e shtetit. Pėrse duhej pra qė mazhoranca tė provokonte njė debat tė tillė, tė parakohshėm, madje nė njė moment, kur opozita dukej e tėrhequr nga ideja e krizės presidenciale dhe e zgjedhjeve tė parakohshme?

Tė gjitha arsyet e mundshme qė do tė shpjegonin kėtė hap tė partisė nė pushtet, lidhen me zgjedhjet e 18 shkurtit. Ndonėse demokratėt nuk e pranuan asnjėherė humbjen e tyre, ndryshimet e nisura nė kabinetin “Berisha” dhe nė strukturat e PD-sė janė reflektim i votės nė qytetet e mėdha tė vendit. Bamir Topi evitoi tė bėhej pjesėtar i kabinetit tė ri dhe ky vendim i tij krijon jo pak probleme pėr kryeministrin Berisha. Pas rezultatit tė zgjedhjeve, kur numri dy i partisė, figura kryesore e sė djathtės pas Berishės, refuzon tė jetė nė krah tė tij pėr tė ndryshuar qeverisjen dhe pėr t’i dhėnė njė tjetėr imazh mazhorancės, atėherė rikuperimi i dėmit tė 18 shkurtit bėhet shumė herė mė i vėshtirė. Pėr tė kapėrcyer pikėrisht kėtė hendek, formula e Topit pėr president u servir si gjetja mė e mirė. Nga njėra anė, mospjesėmarrja e tij nė qeveri mbulohej si njė ēarje politike dhe paraqitej si njė marrėveshje e besueshme Berisha- Topi dhe, nga ana tjetėr, debati politik zhvendosej nga rezultati i zgjedhjeve nė zgjedhjen e presidentit.

Nė fakt, lėvizja e demokratėve e provokoi zhurmėn e parashikuar. Opozita reagoi menjėherė, duke evokuar tė drejtėn e saj pėr ta propozuar ajo presidentin e ardhshėm. Ēėshtja e zgjedhjeve tė parakohshme u rihap pėrsėri. Deputetė tė mazhorancės shprehėn mbėshtetjen e tyre pėr kandidaturėn e Bamir Topit, ata tė opozitės e kundėrshtuan atė. Profili politik i numrit dy tė PD-sė u lakua nė tė gjitha rasat dhe tashmė mediat kryesore dhe shtypi i pėrditshėm kanė si temė kryesore diēka qė pritet tė ndodhė pas katėr muajsh. Mazhoranca ndoshta ia doli ta zhvendosė vėmendjen nga zgjedhjet vendore, por a ėshtė kjo ajo qė i duhet asaj? Shtyrja e debatit tė hapur pėr leximin e votės sė 18 shkurtit, mosnjohja e humbjes nė qytetet kryesore dhe mosnxjerrja e pėrgjegjėsive konkrete qė sollėn atė rezultat, janė mėnyra mė e keqe pėr tė rikuperuar goditjen e marrė. Nė tė kundėrt, pranimi hapur i rezultatit negativ, analiza transparente e shfaqjeve qė e sollėn atė, pėrcaktimi publik i pikave tė dobėta tė qeverisjes dhe zėvendėsimi efikas i tyre, do t’ia lehtėsonin shumė mė tepėr mazhorancės rigjetjen e besimit brenda vetes dhe nė raport me qytetarėt. Strategjia e kapėrcimit tė humbjes pa e analizuar atė, pėrpjekja pėr tė mbyllur debatet e brendshme dhe tendenca pėr tė harruar atė qė ndodhi pa nxjerrė mėsime, janė shenja se nė PD po mungon vullneti pėr t’u ringritur pas njė goditjeje tė fortė, paralajmėruese. Bamir Topi pėr president ėshtė njė lėvizje pikėrisht nė kah tė mbylljes sė problemeve dhe jo tė pėrballimit tė tyre, tė zhvendosjes nga debati real nė njė debat hipotetik. Ajo nuk zgjidh asgjė,veē pėrdorimit tė Topit si mish pėr top, pėr tė devijuar thelbin e problemeve qė ka mazhoranca nė intriga dhe kulisa tė vogla, politike.

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

 

 

 

Publikohet raporti i Departamentit tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut

 

DASH: Korrupsioni, pengesė pėr reformat

 

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, paraqiti raportin e Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut, pėr vitin 2006.

Nė raportin e Departamentit tė Shtetit thuhet se, qeveria e Shqipėrisė, pjesėrisht i respektoi tė drejtat e njeriut tė qytetarėve tė saj, megjithatė ka patur probleme tė ndjeshme nė njė numėr aspektesh

 

Korrupsioni

Korrupsioni nė polici dhe fakti qė kjo kalon pa u ndėshkuar ka vazhduar tė jetė problem. Ka patur vrasje pėr motive hakmarrėse dhe njė atmosferė frike nė disa zona, pėr shkak tė gjakmarrjes.

Problem ka qenė dhuna dhe diskriminimi ndaj grave si dhe trafiku i qenieve njerėzore. Nė pėrgjithėsi, puna e forcave tė rendit ka vazhduar tė jetė e dobėt. Sjelljet joprofesionale dhe korrupsioni mbetėn edhe gjatė vitit 2006, njė pengesė kryesore pėr zhvillimin e njė force policore efektive. Pagat e ulėta dhe korrupsioni i pėrhapur nė shoqėri e kanė vėshtirėsuar mė tej problemin. Korrupsioni vazhdon tė jetė njė pengesė e madhe pėr tė ndėrmarrė reforma tė mirėfillta.

Gjatė 2006-ės, Shqipėria mori 2.6 pikė nga 10 tė mundshme nė treguesin pėr korrupsionin tė hartuar nga organizata “Transparency International”, sipas sė cilės, ka njė perceptim se vendi ka njė problem tė rėndė korrupsioni, sidomos mes politikanėve dhe zyrtarėve publikė.

 

Gjyqėsori

Raporti pėrmend edhe disa masa tė ndėrmarra nga autoritetet pėr tė luftuar korrupsionin. Gjatė vitit tė kaluar, thuhet mė tej nė raport, ėshtė bėrė pėrparim pėr largimin e gjykatėsve tė korruptuar. Ministria e Drejtėsisė rekomandoi largimin e 5 gjykatėsve nėn akuzat pėr korrupsion dhe paaftėsi. Njė prej tyre u largua dhe ndaj 4 tė tjerėve u morėn masa ndėshkuese. Koalicioni qeverisės, vazhdon mė tej raporti, e akuzoi prokurorin e pėrgjithshėm pėr paaftėsi dhe korrupsion dhe i kėrkoi presidentit shkarkimin e tij. Por opozita e cilėsoi kėtė si njė sulm ndaj pavarėsisė sė zyrės sė prokurorit. Mė nė fund, presidenti nuk e miratoi propozimin e parlamentit dhe Gjykata Kushtetuese vendosi qė komisioni hetimor parlamentar i ngritur pėr tė hetuar prokurorin e pėrgjithshėm ishte jokushtetues.

 

Media

Pėrsa i pėrket medias, raporti pėrmend se politizimi i saj mbetet njė ēėshtje shqetėsuese. Botuesit dhe pronarėt e gazetave vazhduan tė diktojnė lajmet pėr t'iu shėrbyer interesave tė tyre politike dhe ekonomike, ndonjėherė kanė penguar botimin e informacioneve qė binin ndesh me kėto interesa. Gazetarėt vazhduan tė praktikojnė vetėcensurėn dhe ka patur pak transparencė nė mėnyrėn e financimit tė media. Shtypi i pavarur ka qenė aktiv, por i ka patur duart tė lidhur pėr shkak tė profesionalizmit tė kufizuar, mungesės sė financimit dhe presioneve politike. Megjithėse stacionet televizive pėrgjithėsisht kanė vepruar tė lira nga ndikimi i qeverisė, shumica e pronarėve besojnė se pėrmbajtja e emisioneve tė tyre mund tė ndikojė mbi veprimet e qeverisė ndaj bizneseve tė tyre tė tjera.

Nė raport thuhet gjithashtu se, Shqipėria vazhdon tė jetė burim pėr trafikimin e grave dhe fėmijėve. Trafiku i fėmijėve drejt Greqisė dhe Kosovės pėr tė lypur ose pėr shfrytėzim seksual vazhdon gjithashtu tė jetė problem.

 

 

 

Komisioni parlamentar i Ligjeve miraton ndryshimin nė projektligjin e pasurive tė paluajtshme

 

Dėmtimet e kufijve tė pronės do tė verifikohen nė terren

 

Njė tjetėr ndryshim i rėndėsishėm ėshtė dhe ai qė ka tė bėjė me mbivendosjen e pronės. Nė bazė tė ndryshimeve tė bėra, pjesėn e pronės pėr tė cilėn ėshtė hapur konflikti dhe qė gjykata nuk ka mundur t’i japė dot njė zgjidhje do ta pėrfitojė ai qė do ta regjistrojė mė shpejt atė. Shkurtohen afatet e regjistrimit nga 90 ditė, nė 45 ditė

 

 

Dėmtimi i kufijve tė pronės si dhe regjistrimi i tyre do tė verifikohen nė terren nga regjistruesit. Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar dje nė mbledhjen e radhės, projektligjin pėr “Pėr disa ndryshime nė ligjin e pasurive tė paluajtėshme”, i cili  ka si synim, pėrmirėsimin e procesit tė regjistrimit tė pronės dhe shmangien e konflikteve qė lindin nga ky proces. Njė pikė shumė e rėndėsishme e projektligjit nė fjalė ėshtė ajo qė ka tė bėjė me dėmtimin e kufijve tė pronės. Nė realcionin qė i bashkangjitet projektligjit thuhet se, ndryshimet e neneve 19 dhe 20, tė cilat bėjnė fjalė pėr ruajtjen dhe dėmtimin e kufijve, veprimtaria e regjistruesit transferohet nga zyra nė terren, ēka do tė thotė se autoriteti i tij shkon mė tej se regjistrimi i pronės. “Mė i rėndėsishėm ėshtė fakti se regjistruesi, aktualisht e ka tė pamundur tė ushtrojė kontrollin fizik mbi tė gjithė kufijtė e pasurive tė paluajtshme, qė ndodhen nė territorin ku ky i fundit ushtron juridiksionin e vet dhe pėr mė tepėr, tė identifikojė prishėsit e kufijve dhe t’i gjobisė ata”, thuhet nė relacionin shpjegues tė projektligjit.

Ndėrkohė qė, duket se pėr tė vendosur rregull, sidomos nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me mbivendosjen e pronės ėshtė bėrė dhe ndryshimi, i cili synon qė tė zgjidhė problemet dhe konfliktet qė lidhen me kėtė ēėshtje. Duhet thėnė se, pėr mbivendosje tė pronės, nė gjykatat e vendit ka ēėshtje tė panumėrta. Ligji i ri pėr regjistrimin e pronės parashikon qė mes pronarėve qė kanė konflikte pėr tė njėjtėn pronė, i pari qė e regjistron pėrfiton dhe pjesėn pėr tė cilėn ēėshtja ka shkuar nė gjyq. Ndėrkohė qė, ligji ka parashikuar njė rregull nė bazė tė tė cilit “Ai qė ka regjistruar i pari pronėn, pėrfiton dhe tė gjithė pjesėn tjetėr; nė rastin e regjistruesit, qė nuk kanė rrjedhur nga njėri-tjetri, sipas ligjit, fshihen nga kolona pėrkatėse e regjistrimit. Ky ngelet njė akt administrativ i regjistrimit, ndaj tė cilit mund tė bėhet ankim nga i interesuari te kryeregjistruesi dhe pas ezaurimit tė kėsaj rruge, nė gjykatė”, thuhet nė relacionin pėrkatės. Sipas relacionit, njė ndryshim tjetėr, i cili konsiderohet i rėndėsishėm pėr procesin e regjistrimit tė pronės ka tė bėjė mė regjistrimin e pėrkohshėm tė pasurive tė paluajtshme. Aktualisht, ky proces ėshtė rreth 90 ditė, ndėrkohė qė nė tė gjitha rastet, pretendimet paraqiten brenda 30-ditėshit tė parė. Koha e regjistrimit nė ligjin e ri ėshtė ndryshuar, duke e ēuar atė nė 45 ditė, pra nė gjysmėn e ditėve qė parashikon ligji aktual.

 

 

 

 

 

 

 

Braēe: Presidenti do jetė nga opozita, sepse do tė ketė zgjedhje tė parakohshme

 

Blushi refuzon tė flasė pėr Finon si kandidat pėr president

 

“Ka njė traditė tė konsoliduar parlamentare qė presidenti tė zgjidhet me konsensus, ju kujtoj se dhe zoti Moisiu nuk ėshtė njė funksionar i PS-sė apo i PD-sė, kur u zgjodh. Pėr mė tepėr, ka njė presion tė kuptueshėm popullor pas 18 shkurtit pėr konsensus tė detyrueshėm”

 

Deklaratėn e sekretarit socialist, Blendi Klosi, se Bashkim Fino i PS-sė ėshtė kandidaturė e mundshme e opozitės pėr president, ky i fundit duket se e ka marrė seriozisht. I pyetur, nėse do tė jetė kandidatura socialiste pėr president, Fino u shpreh dje se, “ėshtė herėt pėr tė folur pėr kėtė ēėshtje”. Ndėrsa sekretari politik i PS-sė, Ben Blushi, refuzon tė komentojė emrin e Finos si kandidat pėr president. Sekretari socialist pėr burimet njerėzore, Blendi Klosi, tha dy ditė mė parė se Bashkim Fino ėshtė kandidat i mundshėm i opozitės pėr president. Pėr kėtė deklaratė Blushi nuk ka dhėnė asnjė pėrgjigje pėr mediat, ndėrsa ka komentuar variantin e mazhorancės pėr postin e presidentit, sipas sė cilės nėnkryetari demokrat, Bamir Topi, ėshtė kandidaturė e mundshme pėr president. Blushi tha se pretendimet e mazhorancės demokrate pėr tė zgjedhur njė kandidaturė tė tyren pėr president, janė tė pabaza, pasi, sipas tij, presidenti duhet tė jetė nga opozita dhe tė garantojė konsensusin e tė gjitha palėve. “Unė mendoj se kjo ėshtė njė shaka e zotit Berisha, shumėkush nuk e beson dhe shpresoj qė tė mos e besojė dhe zoti Topi vetė, sepse nuk ka asnjė shans qė tė zgjidhet njė president nga e djathta, aq mė tepėr nėnkryetari i Partisė Demokratike. Ka njė traditė tė konsoliduar parlamentare qė presidenti tė zgjidhet me konsensus, ju kujtoj se dhe zoti Moisiu nuk ėshtė njė funksionar i PS-sė apo i PD-sė, kur u zgjodh. Pėr mė tepėr, ka njė presion tė kuptueshėm, popullor pas 18 shkurtit pėr konsensus tė detyrueshėm, ka njė kėrkesė tė artikuluar nga BE-ja pėr konsensus nė rastin e zgjedhjes sė presidentit dhe sigurisht qė zoti Topi nė kėtė rast, pėr shkak tė ngarkesės politike dhe zhbalancimit qė sjell, nėse zgjidhet president, gjė qė nuk ka pėr tė ndodhur, nuk mund tė jetė njė kandidat pėr t`u marrė nė konsideratė. Ne padyshim mund ta ndihmojmė tė bėhet kryetar i Partisė Demokratike, jo president”, - tha dje Blushi. Ai i ka bėrė thirrje PD-sė tė ulet nė tryezė pėr tė kėrkuar konsensusin e opozitės pėr kapėrcimin e krizės sė presidentit, pasi kėtė ia imponon edhe rezultati i 18 shkurtit. “Nė rastin e zgjedhjes sė presidentit, njė mirėkuptim mes forcave tė mėdha ėshtė i domosdoshėm. Sigurisht qė propozimin e zotit Berisha e konsideroj si njė shantazh tė vogėl pas 18 shkurtit e theksoj se nuk ka asnjė shans dhe gjasė qė kjo ka pėr tė ndodhur. PD-ja do tė detyrohet tė ulet nė njė tryezė pėr konsensus dhe nėse nuk ndodh kjo, atėherė ne jemi tė gatshėm pėr zgjedhje tė parakohshme. Ky do ishte opsioni mė i mirė nė kėtė rast”, - tha Blushi. Pėr tė njėjtėn ēėshtje anėtari i kryesisė socialiste, Erjon Braēe, ėshtė shprehur dje, se secili socialist mund tė jetė njė kandidaturė e mundshme pėr postin e presidentit, duke theksuar se nė momentine zgjedhjes sė presidentit do ketė zgjedhje tė parakohshme. “Ēdo socialist ėshtė kandidaturė e pėrshtatshme pėr postin e presidentit, pasi Shqipėria tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme”, - tha Braēe.

Luljeta Progni

 

Pandeli Majko nė prag tė dorėzimit tė postit tė kreut tė grupit parlamentar

 

Posti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė do tė ndahet nga posti i kryetarit tė grupit parlamentar tė kėsaj partie. Ndryshimet e pritshme nė statutin e PS-sė pritet tė pėrfshijnė edhe atė tė ndarjes sė kėtyre dy posteve. Kėtė e ka deklaruar dje, anėtari i kryesisė socialiste, Erjon Braēe, i cili tha se mbetet pėr tė parė mėnyra e funksionimit tė secilit prej kėtyre posteve. Postin e kryetarit tė grupit parlamentar dhe atė tė sekretarit tė pėrgjithshėm i mban Pandeli Majko, tė cilit me ndarjen e mandateve pėr kėto dy poste, pritet t`i zbehet ndjeshėm pesha nė pozicionet drejtuese nė PS. Ndarja e mandateve pėrfshihet nė strategjinė e Ramės pėr reformimin e partisė dhe rritjen e rolit tė njerėzve tė afėrt tė tij, njėherėsh edhe zvogėlimin e kompetencave tė kundėrshtarėve tė tij brenda partisė. Ndėrsa Majko ėshtė i zgjedhur nė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm, posti qė mbetet tė lėrė ėshtė ai i kryetarit tė grupit parlamentar tė partisė. Nė vend tė Majkos, nė krye tė grupit parlamentar tė kėsaj partie, Rama do tė zgjedhė ndėrmjet njerėzve tė tij tė besuar. Braēe tha dje se nė mbledhjen e fundit tė kryesisė ėshtė diskutuar pėr analizėn e zgjedhjeve tė 18 shkurtit, ndėrsa ndarja e postit tė sekretarit tė pėrgjithshėm dhe atij tė kryetarit tė grupit parlamentar do tė jetė pjesė e procesit tė reformimit tė partisė. “Kjo ēėshtje nuk ėshtė diskutuar fare nė mbledhjen e kryesisė, ajo qė ėshtė diskutuar dje, ėshtė reflektimi nė bazė tė rezultatit tė 18 shkurtit pėr tė ndryshuar thellėsisht strukturat e PS-sė, veēanėrisht nė rrethe, atje ku kemi patur amomali dhe rezultate jo tė pritshme prej nesh, veēanėrisht nė zona qė janė konsideruar si bastionet tona. Kėshtu qė nė muajt e ardhshėm ėshtė reformimi i PS-sė”, - tha Braēe.

 

 

Priten debate nė seancėn e diskutimit dhe votimit tė projekt-rezolutės

 

Projekt-rezoluta e Kuvendit: Raporti

i KSHC, jo objektiv dhe politik

 

“Komisioni i Ligjeve konstaton tejkalimin e kompetencave tė veta, ligjore nga Komisioni i Shėrbimit Civil, ēka tregon se ky institucion ende s`e ka tė qartė funksionin e tij nė raport me institucionet e tjera”

 

Kuvendi nė seancėn e ditės sė enjte pritet tė pėrfshihet nga debate tė ashpra nė lidhje me projekt-rezolutėn e hartuar nga komisioni i Ligjeve nė lidhje me raportin e Komisionit tė Shėrbimit Civil. Kėshtu, pas raportimit tė kreut tė kėtij komisioni nė Kuvend, Roland Pėrmeti, pėr shkarkime nė kundėrshtim me ligjin nė administratė gjatė vitit 2006-tė ėshtė hartuar projekt-rezoluta pėr veprimtarinė e kėtij komisioni nga ana e komisionit parlamentar tė Ligjeve. Nė projekt-rezolutė theksohet qartė se raporti i KSHC-sė pėr lėvizjet nė administratė gjatė vitit 2006-tė nuk do tė mbahet parasysh. Sipas projekt-rezolutės, Komisioni pėr Shėrbimin Civil i ka tejkaluar kompetencat e tij, ligjore dhe nga ana tjetėr ka qenė jo objektiv dhe ka rritur numrin e ankesave tė nėpunėsve civilė ndaj administratės publike.

“Komisioni i Ligjeve konstaton tejkalimin e kompetencave tė veta, ligjore nga Komisioni i Shėrbimit Civil, ēka tregon se ky institucion ende s`e ka tė qartė funksionin e tij nė raport me institucionet e tjera”, - theksohet nė projekt-rezolutėn, e cila tė enjten do tė votohet nė Kuvend. Nga ana tjetėr, nė projekt-rezolutė theksohet se nė draftin e paraqitur nga kryetari i kėtij institucioni, Roland Pėrmeti, pėr vitin 2006-tė vihet re qartazi njėanshmėri politike dhe subjektivitet nė formulimin e raportit vjetor tė punės sė kėtij institucioni. Kėshtu, Kuvendi kėrkon qė pėr vitin 2007-tė ky institucion tė ketė njė zbatim mė rigoroz tė detyrave tė pėrcaktuara nga ligji “Statusi i nėpunėsit civil”. Komisioni i Ligjeve gjithashtu kėrkon qė Komisioni pėr Shėrbimin Civil tė ketė mė shumė bashkėpunim me Kėshillin e Ministrave dhe institucionet e tjera pėr kryerjen e reformave nė administratė, nė pėrputhje me statusin e nėpunėsit civil. Po kėshtu, nga ky institucion kėrkohet edhe pėrmirėsimi i rolit tė tij pėr mbikėqyrjen e manaxhimit tė burimeve njerėzore nė administratėn e pushtetit vendor. Dy ditė mė parė kreu i kėtij institucioni, Roland Pėrmeti, lexoi gjatė seancės plenare raportin e KSHC-sė pėr vitin 2006-tė, ku theksoi se pėr kėtė vit ka pasur njė vėrshim ankesash pėrsa i pėrket shkarkimeve tė padrejta qė janė bėrė nė administratė. Sipas Pėrmetit, nė tė gjitha institucionet e administratės publike ka veprime tė kundėrligjshme, sidomos nė administratėn qendrore, nė administratėn doganore e tatimore. Kuvendi vendosi qė ta shtyjė pėr ditėn e enjte debatin mbi kėtė raport dhe po kėshtu tė hedhė nė votim projekt-rezolutėn e komisionit tė Ligjeve pėr vlerėsimin e veprimtarisė tė kėtij institucioni pėr vitin 2006-tė.

Fatjona Mejdini

 

 

Komisioni i Ligjeve konstaton pėr raportin e KSHC-sė pėr vitin 2006-tė:

 

1. Mosmbajtjen parasysh nė veprimtarinė vjetore tė Komisionit tė Shėrbimit Civil tė rezolutės sė Kuvendit tė 16 shkurtit 2006-tė dhe tė detyrimeve qė ky institucion duhej tė pėrmbushte vitin e kaluar nė ushtrimin e funksionit tė lij, ligjor.

 

2. Tejkalimin pėrsėri tė kompetencave tė veta, ligjore nga Komisioni i Shėrbimit Civil, ēka tregon se ky institucion ende s`e ka tė qartė funksionin e tij nė raport me institucionet e tjera.

 

3. Shfaqje tė mungesės sė objektivitetit dhe rritje nė mėnyrė artificiale tė numėrimit tė ankesave tė nėpunėsve civilė ndaj administratės publike dhe nė rastet e ristrukturimeve tė institucioneve qendrore.

 

4. Kundėrvėnie ndaj rekomandimeve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit pėr marrjen e masave disiplinore ndaj nėpunėsve civilė tė larguar pėr shkelje tė ligjit.

 

5. Njėanshmėri politike dhe subjektivitet nė formulimin e raportit vjetor pėr veprimtarinė e kėtij institucioni.

 

 

Kandidati i mazhorancės kėrkon pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė kėtė zonė

 

KQZ-ja vendos nė datė 9, nėse do tė pėrsėriten zgjedhjet nė Elbasan

 

Avokati i Boriēit tha se nė QV-nė 23.78 nuk janė zhvilluar fare zgjedhje dhe mbi 2745 votues me certifikata nuk kanė votuar dot, sepse nė 18 QV mungonte regjistri i indeksit tė certifikatave

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditėn e djeshme tė shtyjė mė 9 mars marrjen e vendimit pėr Bashkinė e Elbasanit. Palėt ankimuese shfaqėn pretendimet e tyre nė lidhje mė procesin zgjedhor nė Elbasan. Partia Socialiste dhe kandidati i opozitės, Qazim Sejdini, kėrkonin qė Komsioni Zonal i Qeverisjes Vendore tė Elbasanit tė vazhdonte punėn pėr numėrimin e kutisė sė fundit nė kėtė zonė tė Qendrės sė Votimit 23.36. Sipas avokatės sė PS-sė, Shega Logoreci, fituesi i zgjedhjeve nė kėtė bashki ėshtė kandidati i opozitės, Qazim Sejdini dhe KZQV-ja e kėsaj njėsie duhet tė vazhdojė punėn normalisht, deri nė mbylljen e plotė tė procesit tė numėrimit dhe shpalljes sė rezultateve pėrfundimtare. Nga ana tjetėr, kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Elbasanit, Luēiano Boriēi, kėrkon pavleshmėrinė e zgjedhjeve nė kėtė njėsi vendore. Sipas avokatit tė Boriēit, procesi pėr njėsinė vendore tė Elbasanit ka pasur shkelje tė rėnda para dhe pas ditės sė zgjedhjeve. Sipas tij, nė Qendrėn e Votimit 23.78 procesi zgjedhor nuk ka nisur fare dhe pėr pasojė, 800 zgjedhės, tė cilėt duhet tė votonin nė kėtė qendėr, nuk kanė pasur mundėsinė tė votojnė. Nga ana tjetėr, nė 18 Qendra Votimi nga 97 gjithsej nė kėtė zonė ka munguar regjistri pėr indeksin e certifikatave dhe pėr pasojė, minimalisht 2745 zgjedhės tė pajisur me certifikata si mjet identifikimi nuk kanė arritur tė votojnė. Sipas avokatit tė Boriēit, shumė qendra votimi nė kėtė njėsi vendore kanė filluar procesin e votimit me shumė vonesė dhe po kėshtu ka pasur njė sėrė parregullsish gjatė procesit tė votimit dhe numėrimit tė tyre. Avokati i kandidatit tė mazhorancės pėr Bashkinė e Elbasanit theksoi se tė gjitha shkeljet qė janė bėrė gjatė dhe pas votimit nė kėtė njėsi vendore janė tė dokumentuara dhe tė pasqyruara nė librin e protokollit tė KZQV-sė sė kėsaj njėsie. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi dėgjoi pretendimet e palėve, vendosi tė shtyjė vendimmarrjen pėr kėtė ēėshtje nė datė 9 mars dhe tė administrojė nga ana tjetėr tė gjithė materialin zgjedhor tė kėsaj njėsie vendore.

Fatjona Mejdini

 

 

Kandidatura e Bamir Topit gjen pėrkrahjen e deputetėve tė PD-sė dhe aleatėve tė saj

 

Aleatėt: Topi, kandidaturė e kompletuar dhe konsensuale

 

Kandidatura e mundshme e Bamir Topit pėr postin e Presidentit tė Republikės, e bėrė e ditur nga ana e Partisė Demokratike, duket se ka mbėshtetjen jo vetėm tė grupit parlamentar tė PD, por edhe tė aleatėve tė saj. Kryetari i grupit parlamentar tė PR-sė, Arian Madhi, tha dje se, Topi i ka tė gjitha vlerat pėrfaqėsuese qė kėrkohen pėr postin e Presidentit tė Republikės. “Nėse do tė pranohej njė rast jo thjeshtė kompromisi pėr tė zgjidhur njė krizė politike, por vlerat e presidentit, shpresoj dhe besoj qė z.Topi ėshtė i kompletuar pėr tė qenė njė president dhe tė fitojė shumicėn e deputetėve tė parlamentit shqiptar”, - tha Madhi. Ndėrkohė, nė favor tė kandidaturės sė Topit janė shprehur dje, dhe njė pjesė e deputetėve tė PD-sė. Sipas Fatos Bejės, kandidatura e Topit ėshtė njė kandidaturė e kompletuar, mjaft serioze dhe e ekuilibruar. “Ėshtė njė ēėshtje qė kėrkon tėrė vėmendjen e duhur, nė momentin e duhur. Dhe nuk ėshtė mirė qė tė ecim me supozime. Mendoj se kandidatura e Bamir Topit ėshtė kandidaturė shumė serioze, mjaft e ekuilibruar, mjaft e matur dhe me interes pėr vendin, gjithmonė duke u nisur nga interesat e vendit nė radhė tė parė”, - tha Beja. Tė njėjtin opinion pėr kėtė ēėshtje duket se ndan dhe deputeti tjetėr i mazhorancės, Ylli Pango, kur thotė se Topi ėshtė vėrtet njė kandidaturė konsensuale, ndėrkohė qė shprehet me rezerva nė lidhje me kandidaturėn e krahut tjetėr, politik. “Mendoj qė sikur kjo figurė nė njė periudhė tė pėrafėrt tė merrte dhe njė konsensus tė pėrbashkėt politik tė tė gjitha forcave politike nė Shqipėri, do tė ishte vėrtet njė gjė shumė e mirė. Pėrsa i pėrket emrit tė opozitės, Bashkim Fino ka qenė kryeministėr nė njė periudhė tė vėshtirė, ėshtė njė politikan, i cili ka njė pėrvojė tė gjatė, por nuk kam njė ide pėrcaktuese pėr faktin, nėse ėshtė pėr figurėn e presidentit apo jo”, - tha Pango.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

-Viti i shenjuar 1999 ringjalli baraspeshėn nė njė nga trevat ballkanase ku ėshtė vuajtur vazhdimisht dhe jashtė mase: Kosova. Afro njė milion kosovarėve iu kanos vdekja e vėrtetė, e beftė, me hedhjen nė erė tė gjithēkaje qė patėn grumbulluar njė jetė tė tėrė (paguar me aq e aq tė vrarė, tė ikur e dhimbje) dhe morėn udhėn drejt pjesės tjetėr tė

 

 

Jetėgjatėsia e dėshmitarėve apo “libra nė vend tė bukės”

 

ARDIAN -CHRISTIAN KYĒYKU

 

 

Gjatė shekullit XX, mėdyshja mė e mprehtė e ballkanasve – meqėnėse tė rrosh a tė mos rrosh nuk para varej prej tyre, - teksa pėrqindja e vetėvrasjeve nė kėto treva ka qėnė jetemot e ulėt – ishte: tė harrosh a tė mos harrosh. Tė harrosh pak, ose tė mos harrosh mė. Historia tejet e ngarkuar, e paparashikueshme (thėnė shpesh edhe: e padrejtė), tradicionalisht ia ka dalė mbanė t’i shndrrojė thėrrmijat e harresės nė oaze parajse. Ja dhe njė paradoks qė synon tė bėhet shekullor: mosmarrja pėrsipėr e thėrrmijave tani, i bashkonte kėto nė tė fundmin pastaj tė jetės, nė kufirin mes jetės e vdekjes, duke nxjerrė nė pah njė jetė nganjėherė mė tė pasur se sa duhet.

Kurrkush s’mund tė mohojė sot qė numuri i dramave, i tragjedive, i traumave ballkanike e kapėrcen ndjeshėm numurin e periudhave tė paqes kalimtare, tė qetėsisė, tė mendimit tė kthjellėt dhe tė pavarėsisė. Vitet rrjedhin nė njė mėnyrė krejt vetjake brenda sė ashtuquajturės Fuēi Baruti, ashtu siē do tė kishin rrjedhur pėr njė njeri tė ndryrė nė njė fuēi tė tillė dhe tė kėrcėnuar vazhdimisht se mund ta hedhin nė erė, se do t’i humbė gjithēka e dashur dhe e shtrenjtė, se do t’ia pėrmbysin sistemin e vlerave dhe tė mangėsive. Pėr shumė ballkanas kjo gjendje, pra tendosja dhe ēnyjimi i anktheve, ėshtė quajtur kurbet, apo mėrgim. Zakonisht ballkanasit janė larguar nga hapėsira qė u ka falur Perėndia tė detyruar nga pafuqia, ose nga faji i njerėzve, qofshin kėta tė huaj apo edhe bashkėkombės – dhe asnjė ikanak s’mund tė gjykohet a tė dėnohet, sepse njė gjė e tillė do tė thotė tė ndėshkosh dikė vetėm ngaqė ėshtė mė i ndjeshėm se dikush tjetėr, mė i prekshėm, i pajisur me njė rezervė modeste durimi ose se / dhe ėshtė zgjedhur tė kalojė nėpėr sprovėn e mėrgimit. Mbetet pas tė ikurve njė e shkuar qė bėhet e ardhme, njė e ardhme qė bėhet e shkuar dhe njė e tashme e gjithanėshme, gjithėrrokėse, e shkrirė nė kohėn hyjnore. Dhe vjen njė ēast nė kohėn e mėrgimit, kur nuk tė duhet ta pėrdorėsh mjeshtėrisht kujtesėn, por harresėn. Sepse nė qėnien e mėrgimtarit marrėdhėnia kujtesė-harresė vithiset, ribėhet dhe s’mund tė kuptohet nga ata qė nuk kanė provuar nė lėkurė rrėnimin, zgjimin nė njė tjetėr hapėsirė, krejt tė re, tė panjohur, mbase jomiqėsore ose – nė raste tė rrallė – mėse tė njohur. Aftėsia pėr t’u pėrshtatur, pėr tė nisur gjithēka nga e para, ėshtė e pamatė dhe nuk e ka burimin aspak tek njeriu. Ky i fundit pikėrisht atėhere kupton se ka njė Zot nė jetė dhe se pa Tė s’do tė kish qėnė veēse njė thėrrmijė e Asgjėsė.

 

*

 

Mėrgimi pėrbėn njė ngjarje kryekėput vetjake, edhe kur ėshtė masiv, i paraprirė ose i detyruar nga rrethanat. Statistikat pohojnė se gjatė njėqind vjetėve (nėse kanė qėnė vetėm njėqind, apo vėrtet njėqind) tė shekullit XX, njerėzit u zhvendosėn nga njė hapėsirė nė tjetrėn, u kthyen nė atdhe, ose e gjetėn fatin nė tė tjera treva mė shumė se gjatė gjithė pjesės tjetėr tė historisė sė njerėzimit. Ērrėnjosja doli shpėtimtare pėr disa dhe shkatėrrimtare pėr tė tjerė. Disave ua fshiu emrat nga listat e Frymės sė Gjallė, ndėrsa tė tjerėve u fali emra tė pavdekshėm. Patetizmi i kėtij pėrfytyrimi ka hedhur rrėnjė nė vetė dukurinė e ērrėnjosjes – kaq vetjake ėshtė pėrvoja nė fjalė. Nuk mund ta ndjesh, nuk mund tė mbartėsh barrėn e tė ērrėnjosurit, po qe se nuk e ke vėnė ndonjėherė veten nė vendin e tij, i braktisur nga rrėnjėt, ose pa njė truall ku tė ngulitesh. Mania e rehatisė, lufta pėr tė mbijetuar dhe vetėkėnaqja materiale ia shkulin njeriut bashkėkohės ndjenjėn e ērrėnjosjes, madje edhe kur kjo duket e mundshme. Ankthet e tij edhe kėshtu janė tė shumta. Ai s’ėshtė mė i prirur tė fitojė pėrvojė tė dhimbshme prej tė tjerėve, ngaqė beson se i mjafton e i tepron vuajtja vetjake. Kjo kredo forcohet me ritmin me tė cilin njeriu bėhet gjithnjė e mė i vetėmjaftueshėm, domethėnė gjithnjė e mė egocentrik. Dhe pikėrisht ky kursim i dhimbjes, mospjesėmarrja nė vuajtjen e tjetrit, na largon nga tė tjerėt, arrin kulmin, derisa na largon edhe nga vetvetja, na huajson nga kjo botė e, ndofta, edhe nga bota tjetėr. Tė rrosh vetėm sa pėr tė mbijetuar kur tjetri pėrpėlitet vetėm qė tė mbijetojė dhe ta shpėrfillėsh vuajtjen e tij nė njė masė tė atillė sa ta quash tė sajuar, dėshmojnė se vetmia kryeneēe e njeriut tė sotėm ėshtė, nė fakt, njė padijė nė rritje. Kjo padijė ngjiz dhe mban me bukė njė univers tė tėrė paragjykimesh, njė univers gjoja-demiurgjik e, rrjedhimisht, tiranik. Ajo kėmbėngul tė mos pranojė qė disa janė shpėtuar pėrmes tragjedish, ndėrsa tė tjerėt shuhen pikėrisht ngaqė mohojnė tragjeditė e tė lartpėrmendurve. Dhe, ndėrkohė qė disa, - tek parandjejnė tretjen e identitetit nė hiē, ose pafuqinė pėr t’i marrė mbi vete gabimet, shpėrfilljen, pandjesinė etj, - shpikin tė shkuarėn, tė tjerėt kalojnė mes aq dramash, saqė nganjėherė ndjehen tė pafuqishėm t’i shndrrojnė ato drama nė fjalė.

 

*

 

Po pse duhet folur sėrish pėr vuajtjen?! Njė pjesė e mirė e saj siduket ėshtė njėsuar tashmė me genet tanė dhe brezat e ardhshėm do tė linden bashkė me tė. Mos vallė jeta e tyre ėshtė rėnduar padrejtėsisht nga pėrcjellja e disa vuajtjeve tė sė kaluarės? Ndoshta ēdo brezi i mjafton vuajtja e vet. Por individi nuk ėshtė i plotė po qe se nuk merr pėrsipėr tė kaluarėn e popullit nga i cili rrjedh. Shumica dėrrmuese e tė rinjve tė sotėm priren ta quajnė veten pasues tė drejtpėrdejtė tė Fshatit Global dhe jo ndėrtues tė tij. Ata ushtrojnė me pėrkushtim harresėn, jo qė t’i vijnė nė ndihmė katharsis-it vetjak, por qė tė zmadhojnė, mbase pa e marrė vesh, padijėn, pó atė padijė qė u ka nėpėrkėmbur prindėrit, gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit idealistė. Jetojmė nė epokėn e ortekut tė dėshmive: nga tė gjitha anėt, nė ēdo orė, si nė njė dėgjim tė dalė jashtė kontrollit dhe qė nuk ėshtė mė nė gjendje tė dėgjojė apo tė pėrftojė heshtjen, pothuajse ēdo individ ndjen nevojėn tė dėshmojė, ka lirihyrje nė mass-media, mund t’i bėjė tė njohura botėrisht kujtimet e veta, mund tė paraqisė tė dhėna mbi vuajtjet, gėzimet, peripecitė e sė shkuarės e kėshtu me radhė. Kjo ndodh pėr shkak tė cfilitjes sė pashembullt nėpėr tė cilėn qe e thėnė tė kalonte Informacioni gjatė shekullit qė lamė pas. Duke u rrekur tė ngadhnjente nė Luftėn e Ftohtė dhe tė sajonte tė pėrbindshmin „Njeri i Ri”, duke vrarė ndjeshmėrinė nė emėr tė stomakut, banori i shekullit XX, me hir a me pahir, arriti ta zinte peng Informacionin nė tė gjitha nivelet e nė mėnyrė tė atillė qė Informacioni ta linte t’i bėjė derman kokės, ndėrsa njeriu po cfilitet tani qė tė marrė veten, tė ringjallė baraspeshėn e kahershme, goditur rėndė nga gėnjeshtra, nga mosinformimi nė kohė, nga keqinformimi etj. Mos vallė kėsisoj po na u shfaqka njė njerėzim i ri, njė qytetėrim i ri, i shkėputur e i ngujuar ndaj sė vėrtetės?! Si do tė gjallojnė kėta kur Sė Vėrtetės i duhet dalė pėr zot edhe nėqoftėse je lindur pas disa ngjarjesh dhe praktikisht s’ke pasur drejtpėrdrejt asnjė ndikim mbi to?! Mund tė thuhet se ke pasur njė ndikim, madje njė ndikim aspak tė shpėrfillshėm, thjesht edhe duke qėnė i pranishėm, potencialisht, nė ėndrrat, nė gjakun, nė dramat dhe genin e atyre qė kanė vuajtur atėhere. Prandaj mėsimi dhe pėrcjellja e sė vėrtetės historike nga njė brez dėshmitar tek brezi i porsalindur, sidomos nė Ballkan, janė vendimtare, tė paktėn pėr dy arsye: qė tragjeditė tė mos pėrsėriten as edhe nė trajtė komedish dhe qė, edhe nė u pėrsėritshin ndonjėherė, njerėzit tė jenė sa mė tė pėrgatitur qė t’u bėjnė ballė. Nė fakt, ėshtė fjala pėr njė stėrvitje, pėr njė rit, njė pėrkryerje tė shkallėzuar tė genit; ėshtė mposhtja e ngadaltė e fatalitetit parabolik tė peshkut, i cili, duke pasur kujtesė tepėr tė dobėt, nuk mban mend mė qė, nė rast se do ta gėlltitė karremin, ka pėr t’u shndrruar nė jashtėqitje njeriu, njėlloj siē u ka ndodhur tė gjithė brezave tė peshqve qė e patėn ditur kėtė, por qė u pat dalė pėr ca ēaste nga mendja.

 

*

 

Nė mungesė tė dėshmitarėve pamorė, edhe kataklizmat do tė ishin gėlltitur nga harresa - dhe nuk janė tė pakėt ata qė besojnė se kujtesa pėrfaqėson, nė tė vėrtetė, rrėnjėn e fatkeqėsisė sonė. Mirpo njė kujtesė e mirė dėshmon pėr njė popull mė pak mėkatar, aspak fatkeq, edhe kur ky popull ka kaluar apo kalon nėpėr kalvarin e historisė. Nė tė tilla raste kujtesa mban njė baraspeshė tė posaēme, duke ruajtur me tė njėjtin pėrkushtim gjithēka qė ke bėrė dhe gjithēka qė tė ka bėrė tjetri. Vetėm kjo baraspeshė e shmang paranojėn masive, mitologjizimin helmatisės, fetishizimin apo idhujtarinė dhe tkurr hapėsirėn e kėrcėnuar nga padija.

Viti i shenjuar 1999 ringjalli baraspeshėn nė njė nga trevat ballkanase ku ėshtė vuajtur vazhdimisht dhe jashtė mase: Kosova. Afro njė milion kosovarėve iu kanos vdekja e vėrtetė, e beftė, me hedhjen nė erė tė gjithēkaje qė patėn grumbulluar njė jetė tė tėrė (paguar me aq e aq tė vrarė, tė ikur e dhimbje) dhe morėn udhėn drejt pjesės tjetėr tė viseve arbėrore. Shqipėria ishte pėr ta njė ėndėrr, ose, mė saktė Ėndrra. Patėn vuajtur shekuj me radhė dhe mbijetesa e shtetit shqiptar pėr ta nėnkuptonte hapėsirė sigurie, vllazėri, shpėtim. Ishin tė lidhur lindshėm me atė hapėsirė, pėrmes gjakut, gjuhės, identitetit historik dhe Vuajtjes, ashtu sikurse pjesa jugore e barkut tė nėnės, ta themi, ėshtė e lidhur me binjakun qė ka rastisur tė rritet nė pjesėn veriore tė tė njėjtit bark. Kufiri mes dy hapėsirave, sidomos gjatė diktaturės, pat pirė shumė gjak nga tė dyja anėt. Shqiptarėt pėrpiqeshin tė mbėrrinin nė Kosovė duke pandehur se atje, si nė krejt ish Jugosllavinė, kishte mė shumė liri, ndėrsa kosovarėt besonin se Shqipėria hoxhjane ishte njėfarė foleze parajse, thyenin kufirin dhe gdhiheshin nė burgjet komuniste, ku hetoheshin, torturoheshin, pushkatoheshin, ose nga ku i kthenin mbrapsht nė kėmbim tė disa tė arratisurve qė ishin me rėndėsi pėr regjimin enverist.

Nė vitin 1999, vetėtimthi, qindramijėra kosovarė kaptuan kufirin, me karvanė, nė grupe tė vegjėl: fėmijė, nėna, pleq, vajza, djem, duke ia behur si nė njė ankth pėrtej, pra brenda tė njėjtit bark. Nė historinė e dhjetėvjetshave tė fundit, pothuajse asnjėherė pėrtej nuk pati sa nė eksodin e kosovarėve kuptimin pņ kėtu. Me fuqinė e njė lumi gjaku, karvanet e kosovarėve shkundulluan venat e vlagura prej tranzicionit tė Shqipėrisė paskomuniste, duke i treguar botės mbarė se ēfarė do tė thotė dhe si ėshtė tė ritakohesh me vėllain binjak pas njė gjysmėshekulli tė ndaluar. Shkulur nga tokat, nga vatrat dhe nga jetėt, gjetėn strehė menjėherė nė qytetet e Shqipėrisė; popullsia gati u dyfishua; emocionet krijuan njė ré tė tejpashme mbrojtjeje, fisnikėrimi, por edhe traumash pėr ata qė ishin tė huaj ndaj kėtij subjekti. Problemi i madh i vėllezėrve tė ritakuar nuk ishte ushqimi, uji, ngrohja, shtrati, por pamundėsia pėr tė ditur sa do tė zgjaste eksodi. A do tė riktheheshin, vallė, kosovarėt nė vatrat e tyre tė shkretuara, tė pėrdhosura e tė shkrumbuara? Kur? Cili nga tė mbeturit nė Kosovė ishte ende gjallė? Qė nga tė tė vijė fuqia atėhere kur e ke harxhuar gjatė njė udhėtimi-makth, oreēast me shpatėn e vdekjes mbi krye, mbetur pezull mes njė toke tė ėndėrruar dhe tokės sate, qė ka mbetur e vetme dhe e shkretė? Me se ta ngresh nga dheu i shkretuar jetėn qė ke ndėrtuar gjatė njė jetė tė tėrė?

 

*

 

Nė vitin e fundit tė shekullit XX, shqiptarėt u gjendėn mė afėr Zotit se kurrė ndonjėherė. Vuajtja, ankthet, ėndrrat, hidhėrimet, por edhe lumturia e pashoqe e atyre qė janė zgjedhur tė shijojnė nektarin e (vetė)flijimit, ishin drita qė i ndihu tė jenė njerėz edhe atėhere kur tė ishe njeri donte tė thoshte tė ishe i vdekur. Dėshmitė e ardhura nga bėrthama e asaj reje fisnikėrimi ishin me mijėra dhe e mbuluan botėn me tė gjitha mėnyrat, pėrmes shkrimit, fjalėve, pamjeve filmike. Prirja e vetvetishme e bashkėkohėsve ishte tė qėmtonin e tė merrnin vesh gjėra sa mė rrėnqethėse, mbase pėr tė zbuluar vallė sa mund tė mbajė njeriu. Mė e vėshtira ishte tė gjeje nė atė periudhė dėshmitė e njė njeriu qė tė kishte vuajtur pakashumė njėlloj sa do tė kish vuajtur ēdo evropian nė kushte tė ngjashme. Abdullah Zeneli ishte afro 50 vjeē, ishte shkrimtar i ēmuar, gazetar, president i Shtėpisė Botuese „Gjon Buzuku” (njėra nga mė tė nderuarat e kulturės shqiptare), baba i pesė fėmijėve, intelektual idealist dhe shėrbyes i Sė Vėrtetės. Tani i ka kaluar tė 50-at, vayhdon tė jetė shkrimtar i ēmuar, gazetar, president i Shtėpisė Botuese „Gjon Buzuku”, baba i gjashtė fėmijėve, intelektual idealist dhe shėrbyes i Sė Vėrtetės. Por midis kėtyre dy kahjeve pothuajse binjake tė jetės sė tij, veē njė fėmije qė i erdhi nė botė si pėr tė vulosur me paharrim eksodin, qėndron hapur nė Kujtesė edhe njė hapėsirė, e cila ėshtė bėrė disa herė kohė dhe anasjelltas, njė ankth qė ėshtė shndrruar nė vegim, njė vegim i kristalizuar nė libėrthin qė po i jepet tani nė dorė lexuesit rumun. Ky i fundit ndoshta do te befasohet kur tė ndeshė adhurimin e pėrhershėm e tė kulluar tė botės shqiptare ndaj kulturės rumune dhe Emineskut: „Ndjenjat shkojnė e thellohen drejt fatit tė vetė poetit Eminesku, - shprehet autori. Me ngadhnjimet dhe dhimbjet qė e patėn shoqėruar. Me mallin e romantikut ndaj vendlindjes, ndaj gjithė botės sė zhytur nė mjegullėn e kujtimeve. (…) Nuk ekziston, jo, asnjė senatorium qė ta shėrojė poetin. As refugjatin nė kauzėn e tij mė tė shenjtė…”. Nė njė tubim letrar kushtuar Emineskut, nė Korēė, Zeneli dėgjon „Njė rumanishte, tė cilėn, pėr ēudi, sikur e kuptoj. Sidomos qė ata vargje i kam lexuar aty na 1976-a. ‚Ylli i Mėngjesit’ shkėlqente nė shqip asokohe. Nė Prishtinėn qė e kujtoj me kaq mall”.

Libri i Abdullah Zenelit ėshtė njė thėrrmijė e papėrsėritshme jete vetjake, por qė mund tė kish qenė thėrrmija e ēdonjėrit prej nesh. Libri trondit me fuqinė e autorit pėr tė marrė mbi vete vetėm njė fat individual, duke folur nė emrin e vet personal, pėr atdhe, familje, gjak, ērrėnjosje, miqėsi, mikpritje, zhgėnjim, himera, vdekje, kthim, fėmijė, pleq, tragjedi tė pėrjetuara nė heshtje. Ėshtė forca e tė rrėfyerit me ēiltėrsi tė epėrme, duke e kapėrcyer qysh nė pikėnisje vetėēensurėn, e cila shpeshherė nuk ėshtė veēse kozmetikė. Vetėm kėsisoj, pėrmes zėrit tė njė njeriu tė vetėm, mund tė flasė vetėdija e njė kombi tė tėrė.

Po pėrmend nga libri njėrėn nga shumė ndodhitė qė trandin: i ērrėnjosuri (refugjat nė truallin e vet) hyn nė njė librari, vėshtron librat, sjell ndėrmend me dhimbje bibliotekėn e vet, qė ka mbetur larg, nė mėshirėn e fatit, dhe ble disa vėllime qė i ka fort pėr zemėr. Ble libra me tė hollat e bukės. Dhe ndofta paskėtaj nuk i mbeten mė tė holla pėr bukė, ama ka libra. Ai mund t’i bėjė ballė ēdo urie po qe se ka libra. Dhe ēapitet mė tej, i qetė, duke e ditur se jetėgjatėsia e dėshmitarėve pamorė, e atyre qė i japin tė hollat e bukės pėr libra ėshtė, nė tė vėrtetė, jetėgjatėsia e tė gjithė atyre qė nuk duan tė heqin dorė nga Kthjelltėsia.

 

Bukuresht, dimėr 2006

 

 

 

 

 

 

Pėrgjigje rreth njė artikulli

 

 

Dila ka arsye

 

 

Lexues tė nderuar, unė jam Dila recepsionistja e MKTRS-sė. Gjithmonė nė krye tė detyrės. Gazetarėt mė njohin tė gjithė. Po kur nuk e prisja tė fyhesha nga njė gazetare nė moshėn e nėnės sė saj. Jam fyer si person, jam fyer familjarisht me gjithė burrin tim dhe pa pasur asnjė faj. Jam fyer edhe pėr origjinėn time tė lindjes, edhe pse sa kohė qė kam jetuar nė Tiranė nuk mė ka fyer njeri pėr kėtė fakt. Gazetarja E. Demo, shkroi tek gazeta “Shekulli” shkrimin “Nuk luan Dila” dhe mė habiti me ato fyerje ndaj personit tim. Gazetarja kritikonte ministrinė pse mua nuk mė kanė hequr nga puna, sidomos kur u ndėrruan pushtetet. E njoh gazetaren dhe e lexoj. Kam krijuar pėrshtypjen se edhe po tė mė kishin hequr, ajo prapė do shkruante pse e hoqėn Dilen nga puna me ndėrrimin e pushtetit. E kam lexuar kur kritikon, por kam menduar se ajo i di vet ato punė. Le te mė kishte kritikuar gazetarja mua, po tė kisha bėrė ndonjė gabim, por ajo nuk mė kritikon mua, por ministrinė, ndėrsa mua njė recepsioniste korrekte dhe njė qytetare tė thjeshtė mė ka fyer nė mėnyrėn mė tė ulėt, duke shkelur tė gjitha rregullat e gazetarisė dhe tė edukatės qytetare. Gazetarja E. Demo ka pėrdorur fjali ofenduese pėr mua dhe familjen time. Ka shkruar: “Dila ėshtė gruaja e Mikelit... Tė zbritur nga veriu prej vitesh, burrė e grua me gjithė fėmijė jetojnė nė Qytetin e Nxėnėsve, siē quhet njė “paradhomė” informale para hyrjes nė Kombinat”. Mirėpo mua mė kanė thėnė se edhe kjo gazetare ka zbritur nga Mallakastra, shumė vite mė parė, por pėr mua s’ka qenė problem. Unė dhe gazetarja njihemi vėrtetė, sepse unė kam vite tė gjata pune si recepsioniste e Ministrisė sė Kulturės, por mua s’mė ka hyrė nė punė origjina dhe as dhoma ku banon E. Demo me qera. Unė Dilja nė kėtė punė kam qenė edhe kur janė ndėrruar ministrat. Mendoj se nuk mė kanė hequr nga puna ngaqė jam korrekte. Unė nuk e kuptoj pse kjo gazetare mua dhe burrit tim na ka pėrēmuar edhe fizikisht, edhe moralisht, nuk e di me ē’tė drejtė. Pėr kėtė do t’i drejtohemi organeve tė drejtėsisė. Gazetarja pėr mua shkruan: “Dila rreth tė dyzetave, trupmadhe me njė gojė qė edhe kur qesh duket sikur do ia plasė tė qarės” dhe pėr burrin tim shkruan: “Mikeli njė thatim i rreptė, nursėz po i pėrulur ndaj shefave”. Nuk di ē’ti them unė kėsaj gazetareje?!. T’i them qė ėshtė edhe ajo “thatime” si im shoq, ose qė dikur rrinte me kokė tė qethur si im shoq. Nuk ia vlen. Pse nga pamja e jashtme shihen njerėzit.?! Mendoja se gazetarja bėnte punėn e saj dhe unė nuk e fyeja kurrė. Nuk e kam fyer as kur ishte disa vite mė e re dhe ngaqė donte tė dukej moderne, se “kishte zbritur nė mes tė Tiranės”, kjo gazetare kėrkonte tė hynte nė njė institucion shtetėror me njė kanatire qė as rripa nuk kishte, por ngjante si rrobat e banjės. Institucioni ka rregulla pėr veshjen dhe unė nuk e kam kam lejuar atė tė ngjitet nėpėr godinė me atė kanatiere ngaqė ma dhanė kėtė urdhėr. Pėr kėtė, me sa duket gazetarja hakmerret pas disa vjetėsh. Gazetarja nuk e kuptonte se kjo lloj mode nuk i shkon as ministrisė dhe as profesionit tė saj. Unė e dija kėtė rregull dhe nuk e lashė atėherė tė ngjitej lart. Dila zbaton rregullin. Dila ka arsye, nuk ofendon njeri.

 

Dila, recepsionistja e MTKRS-sė 

 

 

 

 

 

 

 

RAJONI

 

 

Intervistė me pėrfaqėsuesin e Listės Serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē, dhėnė pėr “Zėrin e Amerikės”

 

Pozicioni i Listės Serbe tė Kosovės pėr planin Ahtisari

 

Pėrfaqėsuesi i Listės Serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē, nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės”, tha se serbėt do t'i paraqesin zotit Frid shqetėsimet e tyre, ndėr tė cilėt mė kryesori ėshtė propozimi i kryenegociatorit Marti Ahtisari pėr krijimin e njė ushtrie tė Kosovės

 

Zoti Ivanoviē, pati njė pėrpjekje tė serbėve tė Kosovės pėr t’u vetorganizuar nė njė lloj kuvendi apo takimi qė dėshtoi. Pse dėshtoi, kush e bėri qė tė dėshtonte?

Ivanoviē: Synimi ishte qė tė krijohej kjo asamble, ky institucion qė do tė ishte gjithėpėrfshirės, nė tė cilin do tė pėrfaqėsoheshin tė gjithė pėrfaqėsuesit politikė serbė tė Kosovės. Ne jemi tė ndėrgjegjshėm pėr situatėn, e dimė qė do tė bėhet keq e mė keq nė muajt qė vijnė, deri nė fund tė vitit dhe sigurisht po pėrpiqemi tė jemi gati pėr sfidat para nesh. Prandaj kėrkuam themelimin e njė institucioni tė tillė. Nuk patėm sukses nė pėrpjekjen e parė, por do tė pėrpiqemi ta bėjmė kėtė nė tė njėjtin vend, pas njė muaji. Disa njerėz ndihen tė rrezikuar, mendojnė se duke pasur njė trup tė tillė politik do tė humbasin terren. Ne nuk kemi nevojė pėr njerėz qė nuk mund tė mendojnė vetė, por thjesht tė pasojnė dhe tė binden. Ne kemi nevojė pėr pikėpamjet tona dhe nuk mendoj se pikėpamjet tona janė kundėr apo janė aq tė ndryshme nga qeveria serbe. Ndoshta kemi disa dallime tė vogla lidhur me decentralizimin, por asnjė serb nuk do ta pranojė pavarėsinė, pavarėsisht nėse jeton nė Kosovė apo jashtė saj.

 

Kush qėndron pas atyre njerėzve qė e penguan asamblenė janė serbė tė Kosovės, njerėz nė Beograd, parti politike nė Beograd, apo qeveria serbe?

 

Ivanoviē: Ka serbė tė Kosovės, por sigurisht janė mbėshtetur dhe shtyrė pėr ta bėrė atė gjė; fakti qė pashė disa pėrfaqėsues shumė tė njohur tė SPS-sė, partisė socialiste, ish-partisė sė Millosheviēit, mė bėjnė tė arrij nė pėrfundimin se ata janė pas kėsaj.

 

Ju thoni qė kohė tė kėqija priten pėr serbėt deri nė fund tė vitit, ēfarė doni tė thoni me kėtė?

 

Ivanoviē: Serbėt janė tė shqetėsuar dhe kjo mund tė bėjė qė tė marrin vendime euforike, qė do tė ishte tė largoheshin, qė do tė ishte njė vendim i keq. Mendoj se duhet tė jemi gati pėr ēdo mundėsi, rezultat tė negociatave tė paketės sė Ahtisarit, pėrfshi rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit.

 

Duket, pak a shumė, e qartė tani se rruga e Kosovės po shkon drejt pavarėsisė, mė mirė tė themi drejt heqjes sė sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn.

 

Ivanoviē: Nuk mė duket edhe aq e sigurtė. Le tė presim disa muaj, jam i sigurtė tani se deri nė fund tė kėtij viti apo vitin tjetėr do tė kemi njė situatė mė tė qartė. Por pėrshtypja ime ėshtė se nuk do tė kemi praktikisht ndryshime nė Kosovė, do tė kemi njė status tė ri kalimtar, qė do ta ēojė Kosovėn, sė bashku me Serbinė dhe ndoshta rajonin, drejt integrimit nė Bashkimin Europian. Kjo ėshtė praktikisht ajo qė do tė marrim pas Ahtisarit dhe Kėshillit tė Sigurimit.

 

Ju e dini se tė shtunėn, presidenti Ahtisari do t’iu shpjegojė palėve thelbin e propozimit tė tij politik. Ēfarė prisni nga kjo?

 

Ivanoviē: Jo ndryshime tė mėdha krahasuar me dokumentin, projektdokumentin e parė, projektpropozimi do tė jetė i pėrmirėsuar, por jo shumė. Mendoj se Kėshilli i Sigurimit do tė bėjė ndryshime shumė tė mėdha, sepse duhet ta bėjnė kėtė, nėse nuk duan tė pėrballen me bojkotin e njė apo dy vendeve, anėtarė tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit.

 

Po nėse Kėshilli i Sigurimit dhe rezoluta e re e heq sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn?

 

Ivanoviē: Mendoj se do tė jetė shenjė e keqe, sepse nė atė rast, vetė Fuqitė e Mėdha do tė cenojnė ligjin ndėrkombėtar dhe do tė shkaktojė zhgėnjim tek serbėt dhe ndoshta shumė prej tyre do tė vendosin tė largohen.

 

Zoti Ivanoviē, ju jetoni kėtu dhe jeni nga pjesa veriore e Kosovės, ēfarė do tė ndodhė atje, nėse Kėshilli i Sigurimit dhe rezoluta e re e heq sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn?

 

Ivanoviē: Mendoj se zhgėnjimi nė veri ėshtė tashmė i dukshėm dhe nėse ndodh njė skenar i tillė, nėse parlamenti i Kosovės shpall pavarėsinė e Kosovės, atėherė Veriu do tė shpallė pavarėsinė nga ajo pavarėsi. Mendoj se do tė kemi njė ndarje tė qartė. Mendoj se ėshtė diēka pėr t’u shqetėsuar nė tė dyja anėt, sepse nė tė dyja anėt do tė kemi shumė serbė tė Kosovės qė do tė vuajnė. Ky ėshtė shqetėsimi im mė i madh, shqetėsohem sepse nė atė rast jam i sigurtė qė rreth 60 mijė serbė do tė ikin nga pjesa qendrore dhe jugore e Kosovės.

 

Ju e dini se njė nga parimet e Grupit tė Kontaktit ėshtė qė nuk do tė lejohet ndarje e Kosovės. Ēfarė iu bėn tė mendoni se bashkėsia ndėrkombėtare do ta lejojė ndarjen e pjesės veriore nga pjesa tjetėr e Kosovės?

 

Ivanoviē: Kam hyrė sė fundi nė politikė dhe nuk kam shumė pėrvojė, por pėrvoja ime mė thotė se ka lexime tė ndryshme tė asaj fjale. Nėse komuniteti ndėrkombėtar lejon ndarjen e Kosovės nga Serbia do tė thosha se mund tė ndryshojnė mendje edhe pėr kėtė ndarje. Unė jam shumė i qartė kur flas me njerėzit e mi, kini shumė kujdes, mos merrni vendime euforike, bėjeni nė mėnyrė pragmatike. Kjo ėshtė ajo qė mund tė sugjeroj, mendoj se komuniteti ndėrkombėtar nuk do ta bėjė njė gabim tė tillė, qė tė ndajė Kosovėn nga Serbia, sepse nė atė rast, ata do tė shkrehin shumė raste tė ngjashme nė Ballkan.

 

Ju do tė takoheni sonte me zotin Frid. Cili ėshtė pozicioni qė do t’i paraqisni?

 

Ivanoviē: Atė qė ju thashė, jam i lirė t’ia them cilitdo pėrfaqėsuesi amerikan apo tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Po them cilat janė shqetėsimet e serbėve tė Kosovės dhe pėrveē kėsaj, po pėrmend gjithmonė, ekzistencėn e njė ushtrie prej 2500 vetash (sipas planit tė Ahtisarit), tė armatosur dhe tė uniformuar, tė trajnuar mirė, mund tė shihet si kėrcėnim dhe serbėt mund t’i kundėrpėrgjigjen nė njė mėnyrė. Ēdo lloj kundėrpėrgjigje do tė zgjeronte konfliktin midis shqiptarėve dhe serbėve tė Kosovės dhe mund tė jetė shkrehja e njė armiqėsie tė re, e njė pėrplasjeje tė re.

 

Ēfarė doni tė thoni me kėtė, qė serbėt e Kosovės do tė krijojnė njė ushtri tė vetėn, me 2500 ushtarė?

 

Ivanoviē: E thashė mė shumė si njė ēėshtje hipotetike, qė serbėt e Kosovės duhet tė kenė tė vetėn, por unė e di shumė mirė se, nėse tė dyja palėt e mbajnė gishtin nė kėmbėz, dikush do tė qėllojė dhe ky ėshtė ekzaktėsisht njė skenar katastrofe.

 

 

 

 

 

Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, mbėrrin nė Prishtinė

 

Frid: Vendimi pėr Kosovėn tė merret kėtė vit

 

Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, pėr ēėshtjet europiane dhe euroaziatike, Daniel Frid, ka vlerėsuar nė Nish se ėshtė herėt tė thuhet se si disa nga anėtarėt e KS-sė tė KB-sė do tė votojnė pėr rezolutėn e re mbi statusin e Kosovės. 

Frid, i cili tė hėnėn ka biseduar nė Beograd me zyrtarėt mė tė lartė tė Serbisė, ka thėnė se nuk i mbetet atij tė flasė pėr detajet se kur do tė mbahet mbledhja e KS-sė dhe ka shtuar se ka dėgjuar spekulimet se kush ėshtė qėndrimi i mundshėm i Kinės dhe Rusisė, duke prekur se Rusia ėshtė anėtare e Grupit tė Kontaktit dhe nė tė punojnė tė gjithė bashkė. Ai ka nėnvizuar se Rusia ėshtė e kujdesshme nė deklaratat e veta dhe ka vlerėsuar se do tė ishte gabim i madh, nėse dikush mendon se me votime tė ndryshme ndonjė vend do t'ia dalė ta pengojė miratimin e vendimit pėrfundimtar mbi Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit dhe ka shtuar qė konsideron se ėshtė e nevojshme qė vendimi tė merret kėtė vit. Diplomati amerikan nuk ka dashur tė flasė nėse ekziston mundėsia qė SHBA-tė njėanshėm ta njohin pavarėsinė e Kosovės, nė qoftė se KS i KB-sė nuk e miraton rezolutėn e re.

"Nuk ka kthim nė tė vjetrėn, por nuk ka as mundėsi qė tė mbetemi nė momentin nė tė cilin gjendemi tani", - ka theksuar Frid. Sipas tij, nuk pritet nga udhėheqja serbe qė tė duartokasė dhe ta mbėshtesė zgjidhjen pėr Kosovėn, e cila nuk i pėrgjigjet Serbisė, mirėpo pritet sjellje e cila ėshtė nė harmoni me standardet botėrore. "Mė pak varet nga ajo se ēka thotė Serbia, mė shumė do tė merret nė konsiderim se ēka bėn Serbia", - ka thėnė Frid.

Ai ka nėnvizuar se qeveria e Serbisė duhet tė ofrojė rekomandime konkrete se si tė ruhet bashkėsia serbe nė Kosovė dhe si t'i ndihmojė serbėt qė tė mbeten atje, sepse fjala ėshtė pėr njerėzit e jo pėr ndonjė problem abstrakt.

"Serbia ka zgjidhje ta pėrqafojė prespektivėn europiane, ajo nuk ka mundėsi ta ndryshojė historinė nga fillimi i vitit 1990", - ka theksuar zyrtari amerikan. Ndihmėssekretari i Shtetit ka vėnė nė dukje se, bisedimet e tij tė djeshme me presidentin dhe Kryeministrin e Serbisė, Boris Tadiē e Voisllav Koshtunica i kanė pėrmbushur pritjet e tij, sepse ka pritur se Koshtunica dhe Tadiē do ta ndryshojnė radikal mendimin mbi Kosovėn dhe ka shtuar se ėshtė shumė i kėnaqur qė Tadiē dėshiron ta shohė Serbinė si pjesė tė Europės. Frid ka shtuar se kushdo qė tė jetė epilogu i negociatave nė Vjenė, SHBA-tė mbeten fuqimisht nė pozicionin se, bashkėsia serbe dhe institucionet fetare nė Kosovė duhet tė ruhen.

 

 

 

Presidenti Sejdiu do t’i prijė delegacionit kosovar nė Vjenė

 

Delegacioni i Kosovės do tė pėrbėhet nga Presidenti, Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Kolė Berisha, kryeministri Agim Ēeku dhe liderėt e dy partive mė tė mėdha opozitare, Hashim Thaēi dhe Veton Surroi

 

Ekipi i Unitetit ka biseduar dje pėr pėrgatitjet qė i ka bėrė delegacioni i Kosovės pėr takimin e nivelit mė tė lartė qė do tė mbahet mė 10 mars nė Vjenė, ndėrsa pret qė nė propozimin final tė tė dėrguarit tė posaēėm tė KB-sė, Marti Ahtisari tė jenė pėrfshirė vėrejtjet e Prishtinės. Megjithatė, anėtarėt e kėtij ekipi kanė shprehur mendimin e tyre se dokumenti i prezantuar mė 2 shkurt nuk do tė pėsojė ndryshime nė substancė. “Ekipi ėshtė i sigurt se nuk do tė ketė ndryshime tė tilla, sepse nė atė rast do tė dėshtonte i tėrė procesi”, - ka deklaruar pas takimit, zėdhėnėsi i Ekipit, Skėnder Hyseni. Nė mbledhjen e djeshme, po ashtu ėshtė caktuar edhe pėrbėrja e delegacionit qė do tė marrė pjesė nė takimin e elefantėve. Delegacionit tė Kosovės do t’i prijė presidenti, Fatmir Sejdiu. Nė delegacion do tė marrin pjesė edhe kryetari i Kuvendit, Kolė Berisha, kryeministri Agim Ēeku, dhe liderėt e dy partive mė tė mėdha opozitare, Hashim Thaēi dhe Veton Surroi.

Hyseni, po ashtu ka bėrė tė ditur se Ekipi i Unitetit, nesėr pritet tė marrė nga zyra e UNOSEK-ut variantin pėrfundimtar tė dokumentit tė Ahtisarit dhe po qė se ky dokument do tė ketė ndryshime, ato do tė shqyrtohen menjėherė nga grupi politik strategjik. Ekipi i Unitetit shpreson se nė takimin e sė shtunės nė Vjenė, presidenti Ahtisari do ta bėjė tė ditur edhe propozimin e tij pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

 

 

 

Rehn: Serbia mund tė fitojė statusin e kandidatit mė 2008-ėn

 

Serbia mund tė fitojė statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian nga fillimi i vitit tė ardhshėm, nė rast se qeveria serbe do tė rifillojė bashkėpunimin e plotė lidhur me tė dyshuarit pėr krime lufte, deklaroi sot komisioneri europian pėr zgjerimin, Olli Rehn. "Marrja e statusit tė kandidatit nė vitin 2008 ėshtė njė ēėshtje ambicioze, por nė rrethanat aktuale, njė gjė e tillė mund tė jetė e mundur", - deklaroi Rehn, nė njė konferencė tė shkurtėr shtypi, pas bisedimeve me presidentin serb, Boris Tadiē.

Rehn u shpreh se rezultati varej nga Beogradi qė do tė demonstronte bashkėpunimin me gjykatėn ndėrkombėtare tė krimeve pėr ish-Jugosllavinė nė Hagė, njė parakusht pėr rihapjen e bisedimeve tė anėtarėsimit tė mbetura pezull vitin e kaluar.

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Raporti thotė se fėmijėt romė janė ndėr mė tė diskriminuarit nė fushėn e arsimimit

 

UNICEF: 80% e fėmijėve romė, pa arsim

 

Problemet mė tė tė rėnda tė familjeve rome janė: mungesa e regjistrimit tė lindjeve dhe martesave, papunėsia, mosfrekuentimi i shkollave, varfėria, diskriminimi nga shoqėria shqiptare dhe indiferenca e shtetit

 

Nė Shqipėri, 60-80 pėr qind e fėmijėve romė janė nė moshė pėr tė ndjekur shkollėn, por nuk i frekuentojnė ato. Sipas njė raporti tė UNICEF-it, fėmijėt romė nė vendet e Europės Juglindore si Shqipėria, Bullgaria dhe Romania janė ndėr mė tė diskriminuarit nė fushėn e arsimimit. Nė raportin e UNICEF-it thuhet qartė se, fėmijėt romė pėrballojnė diskriminim tė vazhdueshėm, pėrjashtim nga jeta sociale dhe varfėri tė pabarbartė. Sipas shefit tė UNICEF-it gjerman, Reinhart Shlagintveit, kjo situatė ku qindra e mijėra fėmijė romė rriten nė geto dhe pa prespektivė arsimimi nė zemėr tė Europės do tė ketė pasoja dramatike pėr shoqėrinė tonė. Ky raport publikohet, ndėrkohė qė Komiteti Kombėtar Gjerman pėr UNICEF-in do tė organizojnė gjatė muajit mars, njė konferencė njėditore nė Berlin mbi gjendjen e fėmijėve romė ne Europė. Nė kėtė ngjarje do tė jenė tė ftuar ekspertė nga grupet rome, politikanė, administratorė dhe media, pėr tė diskutuar mbi gjendjen dhe tė ardhmen e kėtyre komuniteteve.

Fėmijėt romė

Nė vendin tonė, shumė institucione dhe organizata kombėtare dhe ndėrkombėtare kanė vėnė alarmin mbi gjendjen e fėmijėve dhe komuniteteve rome nė vend. Shumė projekte kanė evidentuar dhe prekur probleme tė rėnda tė kėtyre familjeve si: mungesa e regjistrimit tė lindjeve dhe martesave, papunėsia, mosfrekuentimi i shkollave, varfėria, diskriminimi nga shoqėria shqiptare dhe indiferenca e shtetit. Sipas pėrfaqėsuesve tė organizatave pėr fėmijėt, Shqipėria po bėn pėrpjekje tė mėdha pėr integrimin nė organizmat ndėrkombėtare europiane dhe botėrore, por faktet tregojnė se ka bėrė shumė pak pėr integrimin e kėtyre komuniteteve nė shoqėrinė shqiptare.

Arsimimi

Nė raporti thuhet se arsimi duhet tė jetė i njė standardi tė lartė pėr tė gjithė fėmijėt, pavarėsisht nga prejardhja e tyre etnike apo kulturore. Sipas raportit, kjo do tė thotė arsimim, i cili tė jetė pėrfshirės qė t’i pėrgjigjet nevojave tė nxėnėsit, qė tė jetė i lidhur me zhvillimin e tyre dhe tė sigurojė pjesėmarrjen e gjerė tė nxėnėsve. Pėr kėtė arsye raporti, pėrveē faktit se njeh rėndėsinė e arsimit, qė konsiderohet i tillė si nga familja dhe nga komuniteti, e pėrqėndron vėmendjen dhe nė punėn e qeverive, pėr tė siguruar shėrbime arsimore nė pėrputhje me obligimet qė qeveritė kanė, si nė planin kombėtar apo ndėrkombėtar si dhe obligimet nė fushėn e ligjit dhe politikave. Kryesisht, raportet pėrshkruajnė cilėsinė e arsimit tė sponsorizuar nga fondet e shtetit. Raportet shpjegojnė faktorėt si, pėr shembull mundėsia e gjetjes sė ambienteve tė shkollės, ekzistenca e pengesave financiare pėr tė frekuentuar shkollėn si edhe faktorėt rrethanorė tė tillė si: siguria personale e fėmijėve, kur ata shkojnė nė shkollė. Vlerėsimi pėr cilėsinė pėrfshin krahasime materiale, pėr shembull nėse fėmijėt romė, jevgjitė dhe endacakė, mund tė pėrdorin pajisjet dhe ambientet njėlloj si edhe fėmijėt nga grupe tė tjera etnike dhe nėse kėto pajisje dhe ambiente kanė tė njėjtėn cilėsi.

 

BOX

Arsimi, e drejtė themelore

 

E drejta e fėmijėve pėr tė marrė arsim mbart edhe njė obligim tė rėndė pėr tė rriturit dhe iu takon agjencive shtetėrore nė pėrgjithėsi, qė tė pėrhapin dhe tė sigurojnė qė arsimi t’iu pėrgjigjet nevojave tė fėmijėve individuale dhe tė jetė i njė cilėsie tė shėndoshė. Shteti, duke siguruar shėrbime nė fushėn arsimore mund tė kompensojė pjesėrisht pėr shtresat e paprivilegjuara tė shoqėrisė dhe pėr pabarazitė qė mund tė lindin, pėr shembull nė rrethana varfėrie ose nė kushte tė vėshtira tė familjes. Nė realitet, terreni arsimor nuk ėshtė gjithmonė nė njė nivel tė caktuar, tė pandryshueshem pėr shkak tė faktorėve historikė tė pabarazisė strukturore dhe tė diskriminimit. Shkolla si vendi ku bėjnė pjesė qytetarėt mė tė rinj tė komunitetit, tė cilėt pėrfshihen nė botėn jashtė ambientit tė tyre familjar, ka shumė influencė nė formimin e pikėpamjeve tė fėmijėve pėr botėn qė i rrethon ata, pėr shpresat dhe aspiratat e tyre. Pėr kėtė arsye, sistemet arsimore janė mjetet mė tė rėndėsishme dhe mė me influencė pėr qeveritė e vendeve, sepse ato sigurojnė respekt pėr qytetarėt me prejardhje tė ndryshme kulturore dhe etnike. Gjithashtu, shkollat mund tė jenė edhe vende konfrontimi, ku ndeshen vlera dhe pikėpamje tė ndryshme mbi botėn dhe ku vlerat e shumicės mund tė predominojnė mbi tė gjitha tė tjerat. Arsimi ėshtė nė vetvete e drejta themelore e njeriut si edhe njė mjet pėr tė realizuar tė drejtat e tjera; ėshtė kyē qė mund tė hapė shumė dyer. Mohimi i sė drejtės pėr arsim mund tė ndikoje dhe tė cenoje tė drejtat e tjera meqė pasojat e njė arsimi tė paplotė mund tė jenė dhėnia e tė drejtave civile ose politike si pėr shembull, e drejta e shprehjes ose e drejta pėr pjesėmarrje politike, qė janė tė zhveshura nga kuptimi dhe pėrmbajtja. Aftėsia pėr tė gėzuar tė drejtėn e arsimit, kur mungojnė faktorėt e tjerė kufizues si diskriminimi i tregut tė punės, hap rrugė pėr njė standard jetese tė pėrshtatshėm. Ajo krijon mundėsi pėr marrjen e njohurive qė iu duhen individėve pėr tė zhvilluar tė gjitha aftėsitė e tjera, pėr tė bėrė zgjedhje, pėr tė zhvilluar ndėrgjegjen politike dhe sociale dhe pėr tė marrė vendime me pikėsynime tė qarta, nė mėnyrė qė tė jetojnė njė jetė me dinjitet. Pėrmbi tė gjitha, arsimi nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės iu jep mundėsi individėve qė tė pėrfitojnė benefite mė tė gjera.

Rildo Ngjela

 

 

 

 

 

Shpallen aktivitetet me rastin e 7 Marsit nė javėn e arsimit

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencės shpalli ditėn e djeshme “Javėn e arsimit" nga datat 1-7 mars 2007, me rastin e 120-vjetorit tė ēeljes sė shkollės sė parė shqipe nė Korēė dhe Festės sė Mėsuesit. Sipas njoftimit tė ministrisė, drejtoritė dhe zyrat arsimore nė vend janė udhėzuar tė organizojnė aktivitete tė shumta nė kėtė jubile, nė tė cilat do tė pėrfshihen tė gjitha shkollat e vendit. Veprimtaritė pėr 120-vjetorin e ēeljes sė shkollės sė parė shqipe, ku do tė spikasė festa mė 7 mars nė Korēė tek shkolla, ku pikėrisht 120 vjet mė parė u dha mėsim nė gjuhėn shqipe, do tė vijojnė me takime jubilare me pjesėmarrje tė gjerė, duke filluar me biseda me mėsues dhe veteranė tė arsimit, vizita nė muze, vizita nė familjet e mėsuesve nė pension, veprimtari kulturore, artistike, sportive, ēelje ekspozitash pikture dhe fotografike, panaire libri etj. Sipas ministrisė, nė kėto aktivitete priten tė marrin pjesė personalitetet mė tė larta tė shtetit shqiptar dhe personalitete nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Programi i festimeve do tė nisė nė Korēė, nė vendlindjen e arsimin shqiptar, kur nė orėn 11:00 do tė zhvillohet njė sesion shkencor nė bibliotekėn “Thimi Mitko”, e do tė vazhdojė deri nė datėn 7 mars. Ndėrkohė qė, aktivitete tė ndryshme janė parashikuar edhe nė Tiranė.

 

 

Agrobiznesi shqiptar, nė Panairin Ndėrkombėtar tė Bujqėsisė nė Paris

 

Panairi Ndėrkombėtar i Bujqėsisė dhe Ushqimit “Agro Food 2007”, qė po organizohet kėto ditė nė Paris tė Francės ka mbledhur 830 subjekte dhe kompani nga 30 vende tė botės. Pėr herė tė tretė, nė kėtė aktivitet prezantohen edhe firma e kompani agroindustriale shqiptare. Sipas burimeve nga Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, pavijoni shqiptar me prodhimet e tij po ngjall interes si tek vizitorėt, ashtu edhe tek biznesmenėt pjesėmarrės tė vendeve tė ndryshme, tė cilėt po lidhin kontrata pėr disa prodhime si bimė eterovajore, midhje dhe verėra.

 

 

 

 

 

 

 

 

BOTA 

 

 

 

Sulmohen besimtarėt shiitė nė Irak

 

Zyrtarėt e sigurisė nė Irak thonė se, tė paktėn 90 vetė u vranė, kur dy militantė vetėvrasės shpėrthyen bomba nė mesin e besimtarėve shiitė. Mbi 150 tė tjerė u plagosėn nga shpėrthimi i bombave nė qytetin Hila, nė jug tė Bagdadit. Besimtarėt shiitė po pėrgatiteshin pėr tė udhėtuar drejt qytetit tė shenjtė tė Qerbelasė.

Korrespondenti i ‘BBC’-sė nė Bagdad, thotė se, kėto shpėrthime janė pjesė e njė fushate tė koordinuar sulmesh kundėr besimtarėve shiitė. Ai thotė se kėto sulme synojnė tė provokojnė dhunėn sektare mes myslimanėve shiitė dhe sunitėve.

 

 

 

SHBA-tė dhe Koreja e Veriut rivendosin dialogun mes tyre 

  

SHBA-tė dhe Koreja e Veriut kanė ndėrmarrė njė hap tjetėr pėr normalizimin e marrėdhėnieve tė tyre. Zėvendėsministrat e Jashtėm tė tė dyja vendeve, Christopher Hill dhe Kim Kye-gwan biseduan nė njė hotel tė Nju-Jorkut pėr pika tė ndryshme qė mund tė kontribuojnė nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve bilaterale. Kėtu bėn pjesė largimi i mundshėm i Koresė sė Veriut nga lista e shteteve qė mbėshtesin terrorizmin. Ndėrkohė, njė delegacion i BE-sė udhėtoi pėr nė Phenian, pėr tė kėrkuar vėnien sa mė shpejt nė praktikė tė premtimit koreanoverior pėr ndalimin e programit atomik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE

 

Tė dhėnat zyrtare tregojnė se gripi stinor ka prekur rreth 17 mijė persona

 

ISHP: Jemi ende nė prag tė njė epidemie

 

Sipas mjekėve, vaksina e antigripit nė kėto raste nuk ka tė bėjė me shėrimin e kėtij virusi, por kjo ėshtė njė etapė, e cila duhej tė ishte ndjekur para se tė shfaqej virusi

 

Nė spitalin e QSUT-sė vazhdon tė vijė njė fluks i madh fėmijėsh tė prekur nga virusi i gripit. Deri mė tani, sipas tė dhėnave tė marra nga urgjenca e pediatrisė nė QSUT-sė, fluksi ka ardhur gjithnjė e nė rritje dhe sipas mjekėve tė kėsaj pediatrie llogaritet nė mbi 200 vetė. Sipas mjekėve, spitali ka patur njė fluks tė madh tė fėmijėve, tė cilėt paraqiteshin gjatė orėve tė mbrėmjes, duke pritur me orė tė tėra deri nė mbarimin e vizitės tek mjeku. Njė nga shefat e pediatrisė shprehet se kjo situatė, e cila ka shkaktuar njė radhė tė madhe pacientėsh, vjen pėr shkak tė disa arsyeve bazė. “Sė pari, sepse njė numėr i madh pacientėsh nuk vizitohen fillimisht tek mjeku i familjes, por drejtohen menjėherė nė QSUT. Kjo ka bėrė qė nė kėtė qendėr tė mos respektohen rregullat e vendosura nga Ministria e Shėndetėsisė, e cila vė nė funksion edhe mjekun e familjes. Sė dyti, ndikon edhe reduktimi shtretėrve”, - shprehet njė shef pavijoni. Mjekėt theksojnė se shtimi i numrit tė banorėve nuk ėshtė kompensuar me shtim tė numrit tė shtretėrve, por nė njė reduktim tė tyre.

Virusi

Mjekėt pohojnė gjithashtu se, ky ėshtė njė virus i cili pėrhapet mė shumė gjatė stinės sė dimrit dhe pikėrisht gjatė muajve janar, shkurt apo mars. Shkaktarė tė kėsaj epidemie janė janė tri lloje virusesh epidemik. Kėto janė viruse tė cilėt janė nė gjendje tė shndėrrojnė gjatė kohės molekulat antigjene tė sipėrfaqes, Hemaglutin(H), Neurominidase (N) dhe me kėtė, gjatė njė riinfektimi ato depėrtojnė nė sistemin e imunitetit tė njeriut. Sipas specialistėve, vihet nė dukje se simptomat e shfaqura janė dhimbje trupi, tė vjella, probleme me frymėmarrjen, tempetarurė tė lartė qė shoqėrohen me mungesė oreksi dhe tė vjella. Vaksina e antigripit nė kėto raste, sipas mjekėve, nuk ka tė bėjė me shėrimin e kėtij virusi, por se kjo ėshtė njė etapė e cila duhej tė ishte ndjekur para se tė shfaqej virusi. Ajo qė mjekėt rekomandojnė ėshtė moskurimi i fėmijėve me antibiotikė tė ndryshėm, por dėrgimi i menjėhershėm tek mjeku specialist i kėsaj fushe.

Rekomandimi

Nė njė situatė tė tillė, ish-ministri i Shėndetėsisė dhe njėkohėsisht deputeti PBDNJ-sė, Leonard Solis, ka theksuar se duhet tė merren masa primare pėr tė parandaluar kėtė epidemi virusale, deri nė ndėrprerjen e shkollave pėr rreth njė javė apo 10 ditė, nė tė gjithė vendin, pėr tė parandaluar epideminė virusale tė gripit. Ndėrkohė qė, sipas tė dhėnave zyrtare, epidemia e gripit ka prekur deri mė tani rreth 17 mijė presona. Specialistet e Shėndetit Publik, thonė se, dyshojnė se janė nė qarkullim tri tipa virusesh, B1, H3 dhe N2, por ende asgjė nuk ėshtė pėrfundimtare, pasi po verifikohet nė laboratoret e ISHP-sė. Ata kanė renditur si shkaktarė kryesorė nė shpėrthimin e kėsaj epidemie, ndryshimin e shpeshtė tė temperaturave dhe motin e paqėndrueshėm, ndėrsa kanė renditur si qytetet mė problematike, Korēėn, Vlorėn, Gjirokastrėn dhe Ersekėn. Vetėm pak ditė mė parė, pavarėsisht atyre qė vazhdonin tė thoshin mjekėt, drejtoresha e Departamentit tė Kontrollit tė Sėmundjeve Infektive, Silva Bino, deklaroi e para se vendi ynė ndodhet nė prag tė shpėrthimit tė njė epidemie tė gripit. Ajo pranoi se shtimi i rasteve gjatė ditėve tė fundit tregonte se kemi tė bėjmė me njė shpėrthim epidemik tė virusit, pėrmasat e tė cilit do tė rriteshin shumė shpejt. Bino ėshtė shprehur se, virusi ende nuk ėshtė izoluar, por ka sqaruar se ISHP-ja tashmė po punon mbi mostrat e marra, ndėrsa iu ka rekomanduar banorėve tė bėjnė vaksinėn antigrip.

Alketa Alia

 

 

ISHP: Virusi po merr pėrmasa tė gjera nė tė gjithė popullsinė

 

Drejtoresha e Departamentit tė Kontrollit tė Sėmundjeve Infektive, Silva Bino, deklaroi pak ditė mė parė se, vendi ynė ndodhet nė prag tė shpėrthimit tė njė epidemie tė gripit. Specialistė tė ISHP-sė shtojnė se, deri tani dyshohet se janė nė qarkullim tre grupe virusesh B1, H3 dhe N2, por ende asgjė nuk ėshtė pėrfundimtare, pasi po verifikohet nė laboratorėt e ISHP-sė. Ata kanė renditur si shkaktarė kryesorė nė shpėrthimin e kėsaj epidemie, ndryshimin e shpeshtė tė temperaturave dhe motin e paqėndrueshėm, ndėrsa kanė renditur si qytetet mė peroblematikė, Korēėn, Vlorėn, Gjirokastrėn dhe Ersekėn. Deri tani, numri i personave tė prekur arrin deri nė 17 800 vetė. Drejtoresha e kėtij departamenti deklaron se virusi nuk ėshtė i izoluar, por sqaron se ISHP-ja ka marrė mostra mbi tė cilat po punohet dhe ndėrkohė iu rekomandon banorėve qė tė bėjnė vaksisėn antigrip.

 

 

 

Kakarriqi: Shkollat nuk do tė mbyllen

 

Menjėherė pas deklaratės sė ish-ministrit tė Shėndetėsisė, Leonard Solis, ka reaguar drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP), Eduard Kakarriqi, i cili ėshtė shprehur se vendi ndodhet nė njė prag epidemie, e cila ende mbetet nė kufijtė normalė tė ndėrrimit tė stinėve. Ndėrkohė qė, ish-Ministri i Shėndetėsisė, Leonard Solis, ka kėrkuar qė tė merren masa urgjente pėr shmangien e njė epidemie kombėtare. “Njė ndėr masat mė emergjente qė duhet tė marrė Ministria e Shėndetėsisė ėshtė ndėrprerja e mėsimit nė shkolla tė paktėn pėr njė periudhė kohore prej dhjetė ditėsh, sepse kėtu e ka zanafillėn dhe pėrhapja e virusit”, - tha Solis, kėrkesė e cila ėshtė hedhur poshtė nga specialistėt e ISHP-sė. Drejtori i ISHP-sė e hedh poshtė idenė e mbylljes sė shkollave, pasi situata nuk ėshtė alarmante dhe se nuk ka pasur mungesa masive tė nxėnėsve nė kėto institucione. E ndėrsa titullarėt e institucioneve shkėmbejnė reagime me njėri-tjetrin, situata vazhdon tė mbetet kritike. Sipas mjekėve tė urgjencės sė pediatrisė, ēdo ditė po paraqiten gjithnjė e mė shumė pacientė qė manifestojnė komplikacionet e gripit. Nga verifikimet e mostrave tė mbėrritura pranė kėtij instituti ka rezultuar se tre janė llojet e viruseve qė janė nxjerrė nga analizat. Sipas tyre bėhet fjalė pėr viruset e tipit B, AH3N1 dhe adenoviruset, tė cilat mbartin tė njėjtat simptoma me virusin e gripit. Gjithashtu, Karriqi iu ėshtė drejtuar prindėrve qė tė kenė kujdes dhe tė ēojnė nė kohėn e duhur pėr vizitė tek mjeku fėmijėt, si dhe tė shmangin marrjen e ilaēeve pa rekomandimet e specialistėve nėpėr farmaci. “Menjėherė sapo tė vėrehet qė fėmija ka temperaturė tė lartė, debulesė trupore dhe rrugėt respiratore tė bllokuara, ata duhet tė paraqiten pėr vizitė tek mjeku pediatėr. Kjo, sepse kėto janė dhe shenjat dalluese tė virusit qė po qarkullon tek moshat e vogla sot”, - shprehet Kakarriqi. Njė ndėr masat mė tė mira mbrojtėse ndaj kėtij virusi sipas mjekėve ėshtė bėrja e vaksinės, e cila realisht nuk ėshtė frekuentuar siē duhet nga pacientėt, rezultat i sė cilės ėshtė dhe epidemia e shpėrthyer.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

Shmanget tragjedia e tė riut fierak, Alush Shpata. Reagimi ekstrem, pasi nuk mori tė dashurėn

 

Tenton vetėvrasjen se e la e dashura,

tėrhiqet pas negociatave tė policisė

 

Ka tentuar tė marrė E. Z, tė cilėn e kishte njohur nė rubrikėn “vajzat njohin djem” nė gazetė. Kundėrshtimi i prindėrve tė saj ka bėrė qė tė humbė toruan. Kryepolici Rrumbullaku drejton operacionin dhe bind “Romeon” tė mos tėrheqė kėmbėzėn. Pas tė shtėnave nė ajėr, ai ia drejton armėn vetes. Dorėzohet, pas 30 minutash dialogu me policinė

 

 

Ndėrhyrja e policisė ka shmangur aktin ekstrem tė “Romeos” nga Fieri. I riu Alush Shpata, nga fshati Radoshtimė e Fierit, ka tronditur banorėt e lagjes nė rrugėn "Stavri Thameli", pranė parkut tė autobusave nė Tiranė, teksa kėrkonte qė “Zhulieta” e tij, t’i bashkohej pėr tė jetuar me tė, ashtu edhe siē i kishte premtuar. Por, kundėrshtimet e familjes sė Avdyl Zgurajt, duket se kanė bėrė qė 23-vjeēari Shpata tė ndėrmarrė edhe hapin e kėrcėnimit, fillimisht ndaj familjarėve tė vajzės, ndėrsa pas kalimit nė dėshpėrim edhe ndaj vetvetes. 

Negociatat

Pas sinjalizimit nga banorėt e zonės, nė vendngjarje kanė mbėrritur uniformat blu tė policisė sė Tiranės, ato tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė dhe Forcat Speciale RENEA-s, tė cilat drejtoheshin nga vetė kryepolici, Muhamet Rrumbullaku. Kreu i policisė sė Tiranės ka tentuar pėr mbi 30 minuta negociata me tė riun, i cili gjatė minutave tė kundėrshtimit ka qėndruar me armėn e mbėshtetur nė mur, me tytėn e kthyer nga vetja, gati pėr ta shkrepur. Por mė pas, Shpata ka lėshuar armėn dhe ėshtė mbėshtetur nė mur, duke lejuar forcat e policisė qė ta mbėrthenin pėr ta shoqėruar mė pas nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės.

Historia

Njė njohje nė gazetė, nė rubrikėn “vajzat kėrkojnė djem”, ka qenė edhe starti i njohjes me Enklejda Z. Ndėrkaq, Shpata ka shpjeguar pėrpara bluve se, pas njohjes ai ishte takuar me vajzėn, madje, sipas tij, ajo kishte qėndruar njė ditė nė shtėpinė e tij nė Radoshtimė tė Fierit. Djali ka kėmbėngulur se ėshtė i bindur qė kanė qenė prindėrit e vajzės, ata qė e morėn atė nga Fieri me pretendimin se do t’ia jepnin, nėse ky i fundit do t’iu kėrkonte dorėn. Por mosmbajtja e fjalės, sipas Shpatės, e detyroi kėtė tė fundit tė vinte ta merrte vajzėn vetė nė shtėpi. “Isha i trishtuar dhe nuk mund ta duroja kėtė poshtėrim”, mėsohet tė ketė thėnė Shpata menjėherė pas prangosjes, ndėrkohė qė vetė kryepolici ka tentuar tė diskutojė pėr gati 30 minuta, duke e bindur mė nė fund qė tė hedhė nė tokė armėn dhe tritolin dhe t’iu dorėzohet policėve, tė cilėt e kanė shoqėruar menjėherė nė komisariat.

 

 

Postngjarja

 

Policia tha se, gjatė kryerjes sė operacionit nuk janė pėrdorur armė zjarri pėr neutralizimin dhe prangosjen e autorit tė ngjarjes. Ndėrkaq, nė cilėsinė e provės materiale, policia sekuestroi njė automatik model 56, njė karikator me fishekė dhe njė kallėp tritoli. Sipas policisė, grupi hetimor i ngritur pėr kėtė ngjarje po punon pėr dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotė tė rrethanave tė ngjarjes. Mėsohet se nė pyetje janė marrė edhe familjarėt e vajzės, ndėrkohė qė po hetohet lidhur me armėt, pėr tė cilat Shpata pritet tė akuzohet “pėr armėmbajtje pa leje” dhe “Prishje tė qetėsisė publike”. Ndėrkohė, policia ka kontaktuar me tė afėrmit e tė riut, tė cilėt mėsohet se janė paraqitur disa orė mė pas nė ambientet e policisė pėr tė dhėnė shpjegimet e tyre, pasi i riu ka shpjeguar se, vajza qė donte kishte qenė edhe nė shtėpinė e tij.

 

 

 

Suksesi nė zgjedhje, Lezhja dhe Ibraj pėrgėzojnė strukturat

 

Sukseset e policisė nė dy muajt e parė tė kėtij viti dhe sidomos garantimi i qetėsisė nė zgjedhje kanė qenė nė qendėr tė takimit qė zhvilluan dje zv/ministri i Brendshėm, Gjergj Lezhja dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, me drejtues tė strukturave qendrore e vendore tė policisė.  Ibraj, nė fjalėn e tij vlerėsoi rolin e drejtuesve tė Ministrisė sė Brendshėm, tė cilėt, sipas tij, me porositė dhe detyrat e pėrcaktuara, orientuan dhe dhanė detyra pėr zbatimin e ligjit nga Policia e Shtetit. Mė pas, Ibraj bėri prezent rolin qė luajti nė tė gjitha fazat e zhvillimit tė procesit zgjedhor Policia e Shtetit, si institucion ligjor, profesional dhe i depolitizuar. "Kemi marrė vlerėsime paraprake pozitive nga faktori ndėrkombėtar, personalitete dhe organizata vendase, etj., lidhur me pozicionin e mbajtur nga Policia e Shtetit nė kėto zgjedhje", -theksoi ai, duke pėrmendur vlerėsimet e bėra nga presidenti Moisiu, nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Koalicioni i Vėzhguesve Vendorė, etj. Gjithashtu, sipas tij, zv/shefi i Misionit Policor PAMECA, nė vlerėsimin paraprak tė bėrė nė takimin me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė ka theksuar se, nga raportimet e bėra nga pėrfaqėsuesit e kėtij misioni, pėr zonat ku kanė qenė tė pranishėm ka rezultuar se, performanca e policisė gjatė kėtyre zgjedhjeve ka qenė mė e mirė se nė vitin 2005. Ndėrsa, nė shkresėn qė shefi i misionit tė OSBE/ODIHR-it, Grunnet, i ka dėrguar Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, nė datėn 23.02.2007, theksohet se, "dėshiroj tė shpreh vlerėsimin tim pėr ndihmesėn tuaj dhe pėr bashkėpunimin e shkėlqyer tė ofruar nga Policia e Shtetit, nė nivel qendror dhe lokal, nė garantimin e sigurisė personale pėr grupet e vėzhgimit tė OSBE/ODIHR-it tė vendosura nė tė gjithė vendin." Sipas Ibrajt, nė raportin e ndėrmjetėm 4, tė OSBE/ODIHR-it, thuhet se, ditėn e zgjedhjeve dhe gjatė gjithė procesit tė numėrimit, forcat e policisė vazhduan tė kryenin detyrat e tyre nė njė mėnyrė profesionale. Vlerėsime pozitive pėr qėndrimin e Policisė sė Shtetit, sipas Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė saj janė bėrė edhe nė konferencėn “Drejt anėtarėsimit nė NATO 2008”, e zhvilluar nė datėn 03.03.2007, nė Tiranė, nė tė cilėn kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se, "policia kreu detyrat me profesionalizėm nė zgjedhjet e 18 shkurtit 2007." Ndėrsa, ndihmėssekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s pėr Politikėn e Mbrojtjes dhe Planifikimit, z. John Colston, vlerėsoi "standardet e mira tė policisė nė zgjedhjet e 2007-ės." 

 

 

 

 

 

Shkurt

 

 

Milano, kapen 3 shqiptarė me 6 kg heroinė

 

Bien sėrish nė pranga pėrdoruesit shqiptarė tė drogės nė Itali. Policia e Milanos bėri tė ditur se kishte vėnė nė pranga tre shqiptare pėr posedim substancash narkotike. Gjatė njė kontrolli tė bėrė nė banesėn tyre, tė kthyer nė njė laborator pėr paketimin e heroinės, policia ka sekuestruar rreth 6 kg heroinė, tė ndarė nė pako 500 gramėshe dhe 27 kilogramė substancash tė tjera narkotike. Gjatė kontrollit, policia ka gjetur gjithashtu edhe 300 mijė euro si dhe ēelėsat e njė aparamenti tjetėr nė zonėn e rrugės “Padova”, ku dhe ishte ngritur laboratori i drogės. Tre shqiptarėt e arrestuar janė Armand Kuqi, 23 vjeē, Suad Shala, 19 vjeē, me dokumenta tė rregullta nė Itali, si dhe Dashamir Biqiku, 30 vjeē, pa dokumenta. Tė tre tė prangosurit do tė pėrgjigjen pėr akuzat e shpėrndarjes sė lėndėve narkotike. Ndėrkaq, mėsohet se menjėherė janė vėnėn nėn kontroll telefonat pėr tė zbuluar rrjetin e shqiptarėve. Sipas hetimeve tė para mėsohet se, droga u shkonte nga disa shqiptarė tė tjerė, por qė ende nuk dihet internerari qė ndiqte “malli”. Mėsohet se, operacioni kishte filluar pasi policia kishte vėnė re sjelljen jo tė zakonshme tė disa shqiptarėve nė kėtė zonė.

 

 

Policia e Tiranės, nė 24 orė, tre nė pranga e dy nėn hetim

 

Policia e kryeqytetit gjatė 24 orėve tė fundit ka arrestuar tre persona, ndėrsa ka vendosur hetimin nė gjendje tė lirė pėr dy tė tjerė, tė cilėt akuzohen pėr vepra tė ndryshme penale.Sipas njoftimit pėr shtyp, tė bėrė dje nga policia e Tiranės, mėsohet se janė arrestuar, Arben Strazimuri, 34 vjeē, i akuzuar pėr veprėn penale “vrasje me dashje e mbetur nė tentativė”, Gazmir Kodra, 31 vjeē, akuzuar pėr "vjedhje tė mbetur nė tentativė”, Agim Shala, 43 vjeē, pėr veprėn penale "tė vjedhjes nė bashkėpunim".  Ndėrkohė, policia ka vendosur hetim nė gjendje tė lirė pėr shtetasit, Naim Cara, 47 vjeē,  pėr veprėn penale "shkatėrrim tė pronės me dashje” dhe pėr Agim Vukaj, 40 vjeē, akuzuar "pėr mbajtje pa leje tė armėve luftarake dhe municionit". "Pėr tė pesė shtetasit e mėsipėrm, qė tė gjithė banues nė Tiranė, materialet hetimore i kaluan Prokurorisė sė rrethit Gjyqėsor tė Tiranės pėr hetime tė mėtejshme", thuhet nė njoftimin e policisė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

Referendumet e harruara tė Evropės

 

Nga Marcus Tanner

 

 

Referendumet lokale kanė qenė mėnyrė e popullarizuar pėr tė zgjidhur mospajtimet rreth kufijve gjatė 1920, por serbėt dhe shqiptarėt nuk duhet ta pėrjashtojnė kėtė mundėsi sot.

Kur banorėt e Cėrnės nė Slloveni dėshirojnė tė skijojnė – dhe nuk duan ta shfrytėzojnė bregun e ulėt nė fshatin e tyre – ata udhėtojnė pėrtej kufirit nė Austri.

Derisa gjysma e malit Peca gjendet nė Slloveni, gjysma tjetėr, pėrfshirė edhe qendrėn e skijimit, ėshtė nė Austri. Pika kufitare mund tė kalohet brenda njė minute. Madje, edhe nė vitet gjashtėdhjetė, kur Jugosllavia ishte shtet komunist, fshatarėt vazhdimisht shkonin nė Austri me autobus pėr tė blerė gjėsende. Por, para 80 viteve gjendja ishte ndryshe. Atėherė kufiri i Carinthia-s nė mes tė austriakėve dhe sllovenėve ishte njė pikė mospajtimi dhe partizanėt e armatosur nga tė dy anėt luftonin me njėri-tjetrin. Disa njerėz edhe e kujtojnė kėtė konflikt. “Gjyshi im ėshtė detyruar me dhunė qė ta lėshojė shtėpinė e tij, nė veri tė kufirit nė vitin 1920-tė”, - mė tha njė punėtor i hotelit nė Crna. “Austriakėt e denoncuan atė si nacionalist slloven dhe kėshtu ai ėshtė dashur tė ikė nga shtėpia e tij dhe tė vijė kėtu”. Pėr njerėzit e tillė, qyteti i Klagenfurtit nė anėn tjetėr tė kufirit ende ėshtė “Celovec” – njė pjesė e vogėl e Sllovenisė qė historia e ka vendosur jashtė vendit tė tyre. “Ende ekzistojnė tensionet mes nesh dhe austriakėve”, - shtoi i njėjti njeri. “Njerėzit kujtojnė vizitėn e Hitlerit nė Maribor nė vitin 1941, kur ai i falėnderoi gjermanėt vendorė pėr zhvillim tė kulturės gjermanė nė rajon”. Betejat kufitare tė viteve 1919/1920 gjithashtu kanė lėnė kujtime edhe nė Austri. Kujtimet e pėrplasjeve etnike me sllavėt nė kufi ende janė nė mendjen e njerėzve dhe kjo ėshtė njėra ndėr arsyet, pse lideri i sė djathtės ekstreme tė Austrisė, Jorg Haider, shėnoi sukses tė madh kėtu. Por, derisa ky konflikt ka mbijetuar nė mendjen e popullit, kjo temė nuk zgjon kureshtje tė popullatės. Si nė rastin e konflikteve tjera, ky konflikt tani ėshtė njė vullkan i vdekur – njė kuriozitet historik. Sllovenėt qė mbetėn nė veri tė kufirit gradualisht janė kthyer nė austriakė. Nė tė njėjtėn kohė, koncesionet austriake rreth ēėshtjeve si arsimi dhe pėrdorimi i shenjave nė tė dy gjuhėt kanė zbutur ankesat e sllovenėve. Mėnyra sesi dy popujt i zgjidhėn problemet e tyre, kufitare ishte nė fakt shumė e suksesshme. Kjo madje edhe mund tė ofrojė disa sugjerime pėr zgjidhjen e konflikteve tė ngjashme, kufitare si nė Kosovė, ku pjesė tė mėdha tė territoreve me serbė dhe shqiptarė gjenden nė anėn tjetėr tė kufirit.

Por kjo nuk do ta zgjidhė problemin, sepse problemi i kufirit austriak-slloven ėshtė zgjidhur pėrmes referendumit dhe kjo mėnyrė e zgjidhjes sė ēėshtjeve territoriale qėmoti ėshtė zhdukur nga diskutimet diplomatike. Referendumi i Carinthies mė 10 tetor tė vitit 1920 nuk ishte ngjarje e jashtėzakonshme. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, fuqitė e mėdha shpesh kanė pėrdorur votat lokale pėr tė rregulluar kufijtė dhe pėr tė qartėsuar statusin e disa “enklavave” tė mėdha. Kufijtė polakė-gjermanė nė Silesia dhe Prusi Lindore gjithashtu janė zgjidhur nė kėtė mėnyrė, sikurse edhe kufijtė nė mes tė Austrisė dhe Hungarisė dhe nė Schleswig nė mes tė Gjermanisė dhe Danimarkės. Ankesa kryesore pėr referendume nė atė kohė nuk ishte se shumė referendume po organizoheshin, por, nė fakt, se numri i tyre ishte i ulėt. Kurrė nuk ėshtė qartėsuar se, pse gjermanėt nė Silesia janė lejuar tė votojnė se cilit shtet dėshirojnė t’i bashkėngjiten, derisa gjermanėve nė Bohemi nuk i ėshtė lejuar njė gjė e tillė. Ēėshtja e njėjtė u ngrit edhe rreth statusit tė numrit tė madh tė hungarezėve qė pėrfunduan nė anėn e “gabuar” tė kufirit nė mes tė Rumanisė dhe Ēekosllovakisė. Kjo praktikė nuk u praktikua pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur edhe u kthye praktika e shekullit tė 19, duke i lėnė kufijtė tėrėsisht nė duart e fuqive tė mėdha. Vetėm dy referendume janė organizuar nė Evropė pas vitit 1945-sė, nė Saarland nė vitin 1995-sė, kur popullata vendore votoi nė favor tė ribashkimit me Gjermaninė dhe nė Irlandėn Veriore nė vitin 1973. Madje, vetėm pėrmendja e fjalės referendum nė lidhje me Kosovėn sot – dhe me fatin e enklavės veriore tė serbėve - nxitė pakėnaqėsi tė menjėhershme nga vendimmarrėsit ndėrkombėtarė. Sė pari, vetė parimi prapa votave nė vitet e 1920, qė ishte dėshira e krijimit tė shteteve homogjene, etnike, ėshtė nė kundėrshtim me synimin e tanishėm pėr inkurajim tė multikulturalizmit. Pastaj ėshtė fjala a padėshirueshme e precedentit. Kjo gjithmonė ishte thembra e Akilit pėr mbėshtetėsit e referendumeve; nėse njė popull lejohet tė votojė rreth kufijve, pse t’i refuzohet kjo e drejtė tė tjerėve? Derisa nuk do tė ndodhė njė revolucion nė mendim, qė duket vėshtirė tė ndodhė, as serbėt e Kosovės veriore e as shqiptarėt nė luginėn e Preshevės nuk do tė kenė mundėsinė tė votojnė, t’i bashkėngjiten shtetit tė vjetėr tė Serbisė apo shtetit tė ri tė Kosovės. Ata nė fakt do tė kenė nė dispozicion mekanizma tė shumtė, qėllimi i tė cilėve ėshtė qė t’i lejojė ata tė zgjidhin ēėshtjet e identitetit tė tyre brenda shteteve qė shumica i konsiderojnė si vende tė huaja. Padyshim, kjo politikė ėshtė qėllimmirė dhe do tė aplikohet me vullnet nga njė armatė e burokratėve tė pėrgatitur tė Evropės, qė do tė dėrgohen pėr ta manaxhuar procesin e tranzicionit pas pavarėsisė sė Kosovės. Kjo do tė jetė njė zgjidhje progresive dhe do tė sigurohet qė Kosova nuk do tė krijojė ndonjė precedent tė pakėndshėm dhe krijojė probleme tė reja pėr Maqedoninė, Bosnjėn dhe Hercegovinėn dhe shtetet e tjera nė rajon. Megjithatė, duke shikuar skijuesit duke kaluar pa pengesa nė anėn tjetėr tė malit Peca, nga njė shtet nė tjetrin, mė shkon mendja te ky mendim heretik: austriakėt dhe sllovenėt ishin fatlumė.

 

 

Marcus Tanner ėshtė redaktor i “Ballkan Insajt”-it.

 

 

Radikalėt e Kosovės nuk gjejnė mbėshtetje nė Maqedoni

 

Drita Abdiu, Tamara Causidis

 

 

Shqiptarėt e Maqedonisė i dhanė pėrgjigje tė ftohtė lajmėrimit tė lėvizjes radikale tė Kosovės, “Vetėvendosja”, se po planifikon t`i hapė zyrat e saj nė Maqedoni. Aktivitetet e grupit nacionalist nxitėn kureshtje pas raportimeve se edhe shqiptarėt e Maqedonisė morėn pjesė nė protestat e “Vetėvendosjes” nė Prishtinė, me 10 shkurt, tė cilat pėrfunduan me vrasjen e dy tė rinjve.

“Ne kemi zyra nėpėr tėrė botėn e pse tė mos e hapim njė nė Maqedoni?”, - tha Glauk Konjufca, aktivist i “Vetėvendosjes”. “Tani pėr tani, nė Maqedoni kemi vetėm aktivistė, tė cilėt i kontribuojnė qėllimit tė “Vetėvendosjes”, qė ėshtė e drejta e popullit pėr vetėvendosje”, - shtoi ai. Deklaratat e shumta tė Konjufcės pėr hapjen e zyrės nė qytetin shqiptar tė Tetovės, qendėr e Universitetit Evropian Juglindor, kanė ngritur dyshime rreth pasojave tė kėtij veprimi. Lajmėrimi nuk ėshtė pritur me entuziazėm nga partitė shqiptare tė Maqedonisė, intelektualėt apo studentėt, e madje as nga kosovarėt qė studiojnė nė Tetovė. Politikanėt vendorė thonė se “Vetėvendosja” nuk ka ēfarė tė kėrkojė nė Maqedoni, sepse lėvizja nuk merret me ēėshtje qė janė rilevante pėr Maqedoninė. Ata druajnė se prezenca e njė grupi tė tillė do tė ketė efekt negativ nė imazhin e shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe se kjo mund tė ngrerė tensionet etnike. Shqiptarėt pėrbėjnė ēerekun e popullatės maqedonase prej 2 milion banorėsh. Ata kanė lidhje tė ngushta, familjare dhe kulturore me Kosovėn dhe mbėshtesin fuqimisht fushatėn e Kosovės pėr pavarėsi. Nė fakt, partitė shqiptare dhe ato maqedonase nė vend kanė shprehur mbėshtetjen e tyre pėr planin e OKB-sė pėr status pėrfundimtar tė Kosovės dhe shumica e shqiptarėve nė Maqedoni i konsideron aktivitetet e “Vetėvendosjes” si njė pengesė pėr procesin e pavarėsisė. Tema e “Vetėvendosjes” u bė posaēėrisht e rėndėsishme pas zbulimit tė faktit se Fazli Veliu, udhėheqės i lartė nė Bashkimin Demokratik pėr Integrim, BDI, mori pjesė nė protestėn e 10 shkurtit nė Prishtinė sė bashku me shqiptarė tė tjerė nga Maqedonia. Veliu tha se ai mburret me pjesėmarrjen nė protestė, duke shtuar se ai ėshtė i gatshėm tė mbrojė tė gjithė shqiptarėt qė “kėrkojnė liri dhe pavarėsi nė Kosovė, Ballkan dhe Evropė”. BDI-ja ka distancuar vetveten nga Veliu dhe ka mohuar akuzat se ajo ka organizuar praninė e protestuesve nga Maqedonia nė protestėn e Prishtinės. Pėrderisa disa media vendore pohuan se qindra shqiptarė morėn pjesė nė protestat nė Prishtinė, shumica e politikanėve pohojnė se mė sė shumti, dhjetėra njerėz iu bashkėngjitėn protestės. Sipas Ermira Mehmetit, zėdhėnėse e BDI-sė, jo mė shumė se 15 deri 20 njerėz morėn pjesė nė kėtė protestė dhe ajo i pėrshkroi ata si “kryesisht tė rinj, tė cilėt nuk kanė pasur idenė se ēka po bėjnė atje”. “Veliu mund tė marrė pjesė [nė protestėn e ardhshme], por unė dyshoj se ai do tė marrė tė tjerėt me vete”, - shtoi Mehmeti. Pohimi i “Vetėvendosjes” se kjo lėvizje do tė fillojė aktivitete nė Maqedoni nuk ka kuptim”, - vazhdoi ajo. “Ata po kėrkojnė vetėvendosje pėr Kosovėn, prandaj ēfarė logjike mund tė ketė kjo me Maqedoninė, apo, a po pohojnė ata se shqiptarėt kėtu kanė nevojė pėr vetėvendosje?”, - pyeti ajo. Mersal Biljali, analist politik, vendor, e pėrshkroi lajmėrimin e “Vetėvendosjes” si “marrėzi”. “Nuk ka hapėsirė pėr ata kėtu, pasi jam i sigurt se 99,9 pėr qind tė shqiptarėve kėtu nuk i mbėshtesin ata”, - tha ai.

Biljalli tha se lajmi pėr “Vetėvendosjen” ėshtė popullarizuar vetėm falė mediave. “Nė kėtė mėnyrė, radikalėt e paktė inkurajohen tė japin deklarata edhe mė ekstreme me synim qė tė tėrheqin sa mė shumė vėmendjen e mediave”, - tha ai. Sefer Tahiri, nga stacioni televiziv shqiptar Alsat M TV, u pajtua me mendimin se ky grup ka pak pėrkrahės nė Maqedoni. “Vetėvendosja” nuk ka mbėshtetje nga partitė politike, intelektualėt, apo njerėzit e rėndomtė”, - tha ai. “Ata mund tė tėrheqin vėmendjen e vetėm disa tė rinjve, tė cilėt nuk janė tė rėndėsishėm”. Mendimet ishin tė ndryshme sa i pėrket tė intervistuarve nė universitetin e SEE-sė nė Tetovė, ku 600 nga 1700 studentė vijnė nga Kosova. Shumica e studentėve shqiptarė si nga Kosova, ashtu edhe nga Maqedonia nuk treguan interesim tė madh pėr “Vetėvendosjen”. Korabi, student i shkencave kompjuterike nga Gjilani, tha se emėr mė i pėrshtatshėm pėr organizatėn do tė ishte “Vetėfundosje”.

“Ata nuk kanė koncept tė qartė dhe protestat e tyre nuk kanė rezultate”, - tha Korabi. Ai gjithashtu nuk mendon se hapja e zyrės nė Tetovė do tė nxisė shumė interesim. Fllanza, studente nga Prizreni, mė parė e ka mbėshtetur “Vetėvendosjen”, por ėshtė dėshpėruar, kur protestat e fundit u shėnuan me dhunė dhe “treguan njė pamje tė keqe tė Kosovės”. Dren Zotriēi, nga Prishtina, tha se protestave nė Kosovė i ka kaluar koha. “Mė pak e mė pak njerėz janė tė gatshėm tė dalin nė rrugė”, - tha ai. Argjend Jashari, president i organizatės studentore nė universitetin e Tetovės, tha se ai nuk mendon se “Vetėvendosja” mund tė gjejė mbėshtetje te studentėt shqiptarė nga Kosova apo Maqedonia. “Kosova ka politikanė, institucione dhe qeveri legjitime, tė zgjedhur”, - tha ai. “Nuk mendoj se do tė ishte mirė pėr askėnd jashtė Kosovės qė tė ndėrhyjė nė procesin e statusit pėrfundimtar dhe shqiptarėt nga Maqedonia nuk duhet tė ndėrhyjnė”, - vazhdoi ai . Nė universitet, shumica e profesorėve – por jo tė gjithė –ndajnė kėtė mendim. Profesoresha Adelina Marku mbrojti tė drejtėn e grupit pėr tė hapur zyrė nė Maqedoni. “Ata vetėm dėshirojnė tė mbajnė lidhjet me studentėt [kosovarė]”, - tha ajo. Por Veton Latifi, profesor i Komunikimit, nuk u pajtua, duke thėnė se kjo mund tė japė sinjal se ekziston mundėsia e pėrhapjes sė protestave tė dhunshme tė Kosovės nė Maqedoni. “Kjo vetėm se do t’i pėrforcojė akuzat se Kosova ėshtė duke eksportuar jostabilitet nė rajon”, - tha Latifi. Shumė shqiptarė po ashtu druajnė se axhenda gjithėshqiptare e “Vetėvendosjes” dhe koncesionet e ofruara serbėve nė Kosovė duhet tė barazohen me koncesione pėr shqiptarėt nė Serbi e Maqedoni, qė mund tė jetė kundėrproduktive dhe t’i dėmtojnė marrėdhėniet etnike nė Maqedoni.

“Nėse komunat serbe nė Kosovė do tė kenė tė drejta ekskluzive pėr tė bashkėpunuar me Serbinė, pse mos ta gėzojė kėtė tė drejtė edhe ndonjė komunė shqiptare nė Maqedoni?”, - tha Konjufca, nė bisedė me “Ballkan Insajt”.

Por shumė njerėz hedhin poshtė paralele tė tilla dhe insistojnė se “Vetėvendosja” mund tė shkaktojė vetėm probleme nė Maqedoni.

Mersal Biljali tha se kjo lėvizje vetėm mund tė rritė mosbesimin nė mes tė dy komuniteteve “posaēėrisht nga ana e maqedonasve, pasi ata gjithmonė dyshojnė se shqiptarėt nuk janė besnikė ndaj shtetit tė tyre. Ky sinjal i tillė vetėm se do ta rritė frikėn ndėr maqedonas ndaj importimit tė ideve destabilizuese”. “Hapja e njė zyre kėtu do tė thotė se problemi i Kosovės po bėhet problem i Maqedonisė”, - tha Ermira Mehmeti nga BDI-ja. “Kjo ėshtė e papranueshme”.

 

 

 

 

Ana tjetėr e medaljes

 

KEK-u dhe komploti kundėr Kosovės

 

Tregimi pėr KEK-un ėshtė tregimi pėr njė Kosovė tė manipuluar nė emėr tė lirisė, tė shfrytėzuar nė emėr tė statusit dhe tė poshtėruar nė emėr tė partneritetit. Tregimi pėr KEK-un nuk ka tė bėjė me ekonominė, po ka tė bėjė me politikėn dhe me moralin, pėrkatėsisht me kolonializmin dhe degjenerimin, qė e kanė plandosur pėrtokė kėtė vend.

 

 

Milazim KRASNIQI

 

Kolapsi energjitik i Kosovės ėshtė bėrė si pėr nga tejzgjatja, si pėr nga egėrsia, i pakonkurrueshėm edhe pėr tė zėnė kryet e vendit nė Librin e Ginesit. Tetė vjet pas ēlirimit tė vendit, kriza energjitike ka mbetur akute si nė ditėt e para tė ēlirimit, kur po niste rindėrtimi i jetės sociale dhe ekonomike, pas pėrfundimit tė agresionit ushtarak, serb kundėr Kosovės, i cili resurset energjitike megjithatė nuk i kishte dėmtuar esencialisht. Atėherė, pse ndodhi dhe pse po vazhon kaq gjatė kjo katandisje?

E para, pėr shkak se UNMIK-u instaloi njė pushtet tipik kolonial mbi Kosovėn. Pushteti kolonial ėshtė i njohur pėr tė zi, pėr faktin se e rregullon punėn si mė mirė pėr vete, ndėrsa pėr banorėt e kolonisė nuk i ha palla. Me tė hyrė nė Kosovė, UNMIK-u dhe levat e tij instaluan burimet e energjisė pėr vete, ndėrsa KEK-un e lanė anash si tė ishte njė plaēkė lufte, qė mund tė ndahej ndėrmjet fiseve. Edhe pse administrimi i KEK-ut bie nėn autoritetin e Shtyllės sė Dytė (qė do tė thotė tė Bashkimit Evropian), asgjė evropiane nuk u zbatua pėr rimėkėmbjen e kėtij ish- gjiganti energjitik tė Kosovės. Pėrkundrazi, u zbatuan masa sistematike pėr degradimin dhe pėr shkatėrrimin e KEK-ut. Lejimi i mospagesės sė energjisė sė shpenzuar nga qytetarėt dhe ndėrmarrjet, ishte dhe mbeti nė funksion tė blerjes sė paqes sociale pėr rehatinė e UNMIK-ut. Qytetarėt qė e vjedhin energjinė elektrike dhe ata qė nuk i paguajnė faturat e energjisė sė shpenzuar, kujtojnė se po iu lehtėsohet mbijetesa sociale, tė cilėn UNMIK-u me asgjė nuk ka bėrė pėrpjekje qė ta pėrmirėsojė. Fakti qė tetė vjet pas ēlirimit, Kosova importon 1.3 miliardė euro, ndėrsa eksporton vetėm 79 milionė euro, tregon se ēfarė politikash ekonomike, koloniale janė zbatuar nė kėtė vend. Fakti qė privatizimi ka ulur numrin e tė punėsuarve, tregon po ashtu se pėr ēfarė komploti ėshtė fjala. Ndėrsa, shumė qytetarė tė kėtij vendi fėrkojnė duart tė gėzuar qė shmangin pagesėn e energjisė sė shpenzuar. Kujtojnė se po ia hedhin UNMIK-ut. Bilé, shumė tė tillė kanė mendim tė mirė pėr UNMIK-un dhe pėr qeverinė. Nė tė vėrtetė, ata janė bėrė bashkėpjesėmarrės tė shkatėrrimit tė KEK-ut dhe tė degradimit tė pasurisė mė tė madhe tė vendit tė vet e kjo vetėm sa do ta rritė mjerimin social, edhe tė vetė atyre. Por, kur ata ta kuptojnė hilen, UNMIK-u nuk do tė jetė kėtu, ndėrsa Kosova do tė kuptojė se i ka humbur tetė vite tė mėdha, tė cilat nuk mund t’i kompensojė as pavarėsia e saj. Kjo paqe e rreme, sociale tė cilėn e ka blerė UNMIK-u, ka rrezik tė eksplodojė nė Kosovėn e pavarur e tė bėhet komplot i ri kundėr mbijetesės sė saj ekonomike.

E dyta, qeveria e Kosovės, si zgjatim i pushtetit kolonial tė UNMIK-ut, vetėm sa ka shėrbyer pėr tė legjitimuar hajninė masive. Duke qenė njė qeveri e korruptuar, ajo nuk ka pasur as vullnet e as fuqi qė tė veprojė pėr stabilizimin e gjendjes. Minimumi qė ka mundur tė bėjė qeveria e Kosovės ka qenė ndihma pėr mbledhjen e parave pėr energjinė e shpenzuar. Por, edhe qeveritarėve iu ka konvenuar qė t’iua japin falas energjinė elektoratit tė tyre, nė kėmbim tė ruajtjes sė votave tė tyre. Pėr tė qenė ironia edhe mė e madhe, ministri i Territ tė Kosovės, flet pėr tė ardhmen, pėr termocentralin Kosova C, nė kohėn kur Kosova ėshtė e zhytur dhe e shkallmuar nga terri. Por, nga pėrvoja tetėvjeēare e manipulimit, edhe ai ka tė drejtė tė shpresojė se manipulimi do tė vazhdojė edhe mė tutje tė japė rezultate.

E treta, punonjėsit e KEK-ut kanė mbetur tė paralizuar nė kėto tetė vjet. Krahas punės sė rėndė nė mihje e nė termocentrale, ata e kanė mbajtur gojėn tė mbyllur, pa guxim pėr tė marrė vetė iniciativa. Kanė pranuar pozitėn e fajtorit. Kurrkush mė shumė se heshtja e tyre nuk ka dėshmuar se ky vend ėshtė koloni dhe se qytetarėt e kėtij vendi nuk e kanė kuptuar se po iu vidhet e tashmja e jetės sė tyre dhe e ardhmja e fėmijėve tė tyre.

Me njė fjalė, tregimi pėr KEK-un ėshtė tregimi pėr njė Kosovė tė manipuluar nė emėr tė lirisė, tė shfrytėzuar nė emėr tė statusit dhe tė poshtėruar nė emėr tė partneritetit. Tregimi pėr KEK-un nuk ka tė bėjė me ekonominė, po ka tė bėjė me politikėn dhe me moralin, pėrkatėsisht me kolonializmin dhe degjenerimin, qė kanė plandosur pėrtokė kėtė vend. 

 

6 mars 2007

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

 

 

Intervistė me fituesin e Bashkisė sė Shkodrės, z. Lorenc Luka

Luka: Mandatin do ta vė nė shėrbim tė njerėzve

 

“Shkodra e ka treguar veten se ėshtė njė qytet me pjekuri politike, qė di tė reagojė nė momente shumė tė vėshtira, por edhe nė momente shumė premtuese, siē ėshtė periudha nė tė cilėn po kalojmė...”

 

Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “TemA”, kandidati fitues i tė djathtės pėr postin e krybashkiakut tė qytetit tė Shkodrės, z. Lorenc Luka, jep opinionet e tij pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit 2007, realizimin e standardeve, pjekurinė politike tė qytetarėve qė e zgjodhėn, si dhe vlerėson maturinė dhe edukatėn qytetare tė rivalit tė tij tė majtė, nė momentin pranė pėrfundimit tė procesit tė numėrimit tė votave. Duke i siguruar atij bashkėpunim dhe predispozitė, pėrsa i takon realizimit tė projekteve tė vlefshme pėr ndėrtimin e qytetit tė Shkodrės, Luka jep edhe mesazhin e madh tė vėnies sė mandatit tė fituar, jo nė interes tė vetes se tij, por nė shėrbim tė qytetarėve.

 

 Z.Luka, u bėnė dy javė nga pėrfundimi i zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit, ku ju korrėt njė fitore bindėse ndaj rivalit tuaj tė majtė, me mbi 5 mijė vota mė shumė. Do tė deshėm tė dėnim njė opinion tė pėrgjithshėm tuajin, nė lidhje me mbarėvajtjen nė tėrėsi tė kėsaj fushate elektorale?

 

Jam shumė i kėnaqur pėr fushatėn qė u zhvillua nė qytetin e Shkodrės dhe pėr kėtė gjej rastin tė falenderoj tė gjithė strukturat e Partisė Demokratike dhe tė gjithė komunitetin e qytetit tė Shkodrės, i cili ishte prezent nė tė gjitha takimet elektorale qė zhvilluam dhe mė miratoi programin tim elektoral, qė ėshtė njė projekt pėr qytetin e do tė gjejė zbatim hap pas hapi. Nė mėnyrė tė detajuar iu kam folur pėr programin tim elektoral nė intervistėn qė dhashė pėr ju para njė muaji. Ėshtė e rėndėsishme qė tė nėnvizoj se kėto takime, ne i shndėrruam nė bashkėbisedim me qytetarėt prej tė cilėve morėm edhe mesazhet dhe problemet e tyre qė nė programin tonė kanė vend pėr t’u shtuar dhe zbatuar.

 

Cili ėshtė mendimi juaj pėr realizimin e standardeve tė kėtyre zgjedhjeve, pėr Bashkinė e Shkodrės? Deri nė ēfarė shkalle ishin tė pėrgatitur pėr kėtė qėllim “lojtarėt” kryesorė tė ruajtjes sė kėtyre standardeve, komisionerėt?

Besoj se i premtuam dhe i realizuam. Njė element i rėndėsishėm pėr kėtė ishte edhe puna qė u bė me tė gjithė komisionerėt si dhe me infrastrukturėn nė pėrgjithėsi tė komisioneve, qendrave tė votimit dhe ato tė trajnimit tė tyre. Ditėt e zgjedhjeve, ata treguan pjekuri dhe mature. Kjo bėri qė nė Shkodėr tė realizonim, pėrveē fitores, atė qė ėshtė mė e rėndėsishmja, standardet tė cilat premtuam se do t’i realizonim dhe i realizuam.

 

Si e gjykoni faktin qė Shkodra vijon tė votojė tė djathtėn, thėnė ndryshe Partinė Demokratike, duke mos provuar asnjėherė rotacion politik nė bashki?

 

Shkodra, tashmė e ka treguar veten se ėshtė njė qytet me pjekuri politike, qė di tė reagojė nė momente shumė tė vėshtira, por edhe nė momente shumė premtuese siē ėshtė periudha nė tė cilėn po kalojmė. Qyteti i Shkodrės ėshtė i ndjeshėm ndaj mbėshtetjes qė qeveria shqiptare i ka bėrė. Kjo u demonstrua me njė pjesėmarrje nė rritje nė votim tė qytetarėve shkodranė nė kėto zgjedhje, ose thėnė ndryshe rreth 8 pėr qind mė shumė se nė zgjedhjet lokale tė 2003-shit. Ky fakt flet qartė pėr njė reagim pozitiv ndaj kėtyre investimeve qė qeveria shqiptare orientoi nė Shkodėr, jo pėr tė blerė votėn, por pėr t’i ofruar asaj detyrimet qė njė qeveri e pėrgjegjshme ka ndaj njė prej qyteteve mė tė varfra. Kudo, pėr qytetet mė pak tė zhvilluara parashikohet mė shumė mbėshtetje nė buxhetin e shtetit.

 

Cili ėshtė opinioni juaj pėr kandidatin rival tė sė majtės, z. Namik Kopliku, duke patur parasysh edhe faktin se vinte nga qarqe universitare dhe nuk ishte i organizuar direkt nė politikė?

 

Partia Socialiste donte tė kishte njė kandidat dhe e zgjodhi atė mbi bazėn e preferencave tė saj. Unė nuk do tė merrem me kandidatin e PS-sė. E kam vlerėsuar sjelljen e tij, mėnyrėn se si e pėrcolli momentin e fundit tė procesit tė numėrimit tė votave. Ai tregoi njė edukatė qytetare dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe, kur distanca ishte kaq e thellė. Ato pak projekte qė ai shpalosi nė programin e tij elektoral dhe qė janė tė vlefshme pėr qytetin e Shkodrės, unė do t’i bėj pjesė tė punės sime. Zoti Kopliku tė jetė i qetė, sepse tė gjitha ato projekte qė ai do tė ofrojė pėr Shkodrėn do tė gjejnė zbatim dhe do tė futen si pjesė emergjente pėr ndėrhyrje tė mėtejshme nė kėtė qytet. Njėkohėsisht, mirėpres ēdo bashkėpunim institucional me tė si dhe nėse ai dėshiron tė kontribuojė pėr qytetin e Shkodrės nėpėrmjet atyre mundėsive qė ofron biznesi i tij. Deri tani, ky kontribut ka munguar, por uroj qė nė tė ardhmen tė realizohet. Unė mirėpres ēdo sugjerim qė ai do tė sjellė nė Kėshillin e Bashkisė dhe jam i gatshėm edhe pėr bashkėpunime nė fushėn e tij, si pėr shembull nė pėrgatitjen e hartografisė.  

 

A mendoni se, Namik Kopliku, me kėtė kandidim mori padashur pėrsipėr edhe mjaft gjynahe tė PS-sė sė Shkodrės, tė kryera gjatė 8 viteve tė kaluara kur ata ishin nė pushtet?  

 

Njeriu kur kandidon merr pėrsipėr gjithēka. Merr pėrsipėr 50 vjetėt e regjimit tė kaluar nė Shkodėr dhe po ashtu edhe 8 vitet e fundit qė pėrmendėt ju. Pėrsa i takon periudhės 1997-2005 pėr tė cilėn mė pyesni, PS-ja e pėrsekutoi nė njė mėnyrė tjetėr qytetin e Shkodrės, duke e varfėruar atė dhe duke e shėndrruar nė njė qytet ku problematikat e infrastrukturės, papunėsia dhe pasiguria ishin nė nivele tė konsiderueshme. Mjafton t’iu them se qarku i Shkodrės radhitet i parafundit pėr nga shkalla e varfėrisė nė 12 qarqet qė ka gjithsej vendi. Ky mendoj se ishte persekutimi mė i ashpėr qė u zbatua nė qytetin e Shkodrės, pas vendosjes sė pluralizmit. Megjithatė, Shkodra diti tė reagojė, duke i dhėnė pėrgjigjen e merituar. Parė nė kėtė kontekst mendoj se tė kandidosh pėr njė forcė tė tillė politike duhet tė jesh shumė i matur. Megjithatė, ajo ėshtė pjesė e vendimmarrjes sė tij dhe unė nuk kam pėrse tė ndėrhyj nė punėt e tij private dhe ai ka marrė edhe atė ēka i ka lėnė pas dega socialiste e Shkodrės.

 

Nė mbyllje, keni ndonjė mesazh pėr tė dhėnė ndaj qytetarėve shkodranė?

 

Pėrfundimisht, mund tė them se rezultati i 18 shkurtit nuk ėshtė fitorja ime, por fitorja e qytetit tė Shkodrės. Nė njė moment tė caktuar, ky qytet dha njė mesazh shumė tė rėndėsishėm, madje mė tė rėndėsishėm sesa fitorja. Ky mesazh mė motivon akoma mė tepėr pėr vėshtirėsitė dhe problematikat me tė cilat ndeshet aktualisht qyteti i Shkodrės, duke ndjerė kėshtu njė pėrgjegjėsi akoma mė tė madhe sesa pėrgjegjėsia qė ka kryetari i bashkisė. Ėshtė njė mandat, tė cilin do ta vė nė shėrbim tė njerėzve dhe do tė bashkėqeveris me ta pėr tė mirėn e kėtij qyteti, me qėllim qė t’i kthejmė Shkodrės ato vlera qė i ka patur nė vite, por qė padrejtėsisht i janė mohuar.  

 Intervistoi: ARBEN LAGRETA

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

Kryeministri e cilėsoi nismėn e iniciuar nga KFW-ja, si projektin mė tė madh ekonomik pėr vendin

 

 

 

Berisha: Programi i kredive, mundėsi unike pėr pėrtėritjen e ekonomisė

 

Kjo nismė do tė jetė nė njė farė mėnyre, njė plan i ri i zhvillimit ekonomik tė vendit tonė, nėn modelin e planit tė madh ekonomik ‘Marshall’, tė iniciuar pas Luftės sė Dytė Botėrore nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr tė ringritur ekonominė e Europės pas luftės

 

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e ka cilėsuar fondin e madh tė investimeve, qė do tė jetėsohet nė Shqipėri me dhėnien e kredive pėr biznesin, njė mundėsi unike pėr tė bėrė tė mundur pėrtėritjen e ekonomisė sonė. “Shqipėria ėshtė e gatshme t’i bashkohet kėsaj nisme dhe ky ėshtė njė zhvillim shumė i rėndėsishėm, pasi financimi publik do tė nxisė tė gjithė industrinė financiare dhe do tė bėjė tė mundur zhvillimin e koordinuar tė ekonomisė sė vendit”, - tha kryeministri. Fondi Europian pėr Europėn Juglindore (EFSE) do tė veprojė nė Shqipėri, duke financuar ndėrmarrjet e vogla dhe shumė tė vogla, fermerėt dhe familjet shqiptare. Kėshtu, nė 5 vitet e ardhshme pritet qė ky fond tė ofrojė rreth 120.000 kredi, pėr ndėrrmarjet e vogla, shumė tė vogla dhe fermerėt, si dhe rreth 30.000 kredi pėr pėrmirėsimin e kushteve tė banimit pėr familjet. EFSE do tė kontribuojė gjithashtu nė hapjen e 30.000 vendeve tė reja tė punės nė tėrė rajonin e Europės Juglindore, pėrfshi kėtu edhe Shqipėrinė. Kjo nismė do tė jetė nė njė farė mėnyre, njė plan i ri i zhvillimit ekonomik tė vendit tonė, nėn modelin e planit tė madh ekonomik ‘Marshall’, tė iniciuar pas Luftės sė Dytė Botėrore nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr tė ringritur ekonominė e Europės pas luftės.

Ky fond pėrbėn njė element tė ri nė zhvillimet ekonomike tė Shqipėrisė dhe do tė funksionojė si njė katalizator pėr njė sėrė ndryshimesh dhe mundėsish tė reja, nė pėrputhje me kėrkesat e njė tregu modern. Kryeministri Berisha vlerėsoi mundėsinė qė i jepet Shqipėrisė pėr t’iu bashkuar kėtij fondi tė madh investimesh publike dhe private tė promovuar nga KFW-ja dhe tė financuar nga njė numėr agjencish qeveritare europine, banka tė zhvillimit, banka tregtare si dhe nga qeveritė e vendeve tė rajonit. Kryeministri falėnderoi tė gjitha qeveritė pjesėmarrėse, agjencitė dhe investitorėt e tjerė institucionalė pėr nxitjen e kėtyre mundėsive tė reja nė rajonin tonė. Ekonomia shqiptare ka njohur njė rritje tė rėndėsishme tė kredisė, sidomos gjatė dy viteve tė fundit. “Megjithatė, - tha kryeministri, - unė jam plotėsisht dakord me autoritetin mbikėqyrės dhe shqetėsimet e FMN-sė nė lidhje me kujdesin qė duhet treguar nė huadhėnie. Ne duhet tė shohim dhe tė kuptojmė se sa e dobėt ėshtė lidhja qė ekziston mes ekonomisė reale dhe sistemit bankar. Nėse ne besojmė se sistemi bankar ėshtė truri i ekonomisė, atėherė mbajtja e tij nė njė gjendje gjysmė aktive nuk ndihmon nė zhvillimin e shėndetshėm tė ekonomisė. Pėr kėtė arsye, unė bėj thirrje pėr mė shumė “tru” dhe pėr tė mos qenė tė kujdesshėm mė shumė se ēduhet, pėr sa i pėrket normės sė rritjes sė kredisė, pėr shkak se kjo normė ėshtė mė e ulėta dhe se ajo tregon se lidhja mes njė sistemi bankar tė zhvilluar dhe ekonomisė sė vendit nuk ėshtė nė nivel, nuk ėshtė nė rrugėn e saj.”

 

 

 

 

Kreditė, nė fokus edhe emigrantėt

 

 

 

Njė rėndėsi tė veēantė pėr ekonominė e vendit ka dhe mikrofinanca, e cila ėshtė njė traditė dhe trashėgimi mjaft e mirė e sistemit bankar tė vendit. Me ndihmėn e fondit tė investimeve, qė do tė pėrfshijė dhėnien e njė numri tė madh kredish pėr biznesin dhe sipėrmarrjet e vogla, sistemi bankar do tė vihet nė vend tė parė e do tė njohė pėrmasa tė reja dhe kjo pritet tė jetė forca qė do ta shkėpusė Shqipėrinė nga varfėria.

Nė tė vertetė, Muhamed Junus mori vitin e kaluar ēmimin Nobel, pėr dhėnien e mikrokredive pėr fermerėt e thejshtė dhe pėr bizneset e vogla dhe skema e tij ėshtė bėrė kaq ekspansive sa ajo po aplikohet edhe nė Kosovė. Nė skemat e mikrokredive, bankat qė veprojnė sipas modelit tė nobelistit Junus apo edhe banka e tij i japin pėrparėsi edhe punės sė grave dhe kjo ėshtė njė gjė qė parashihet edhe fondi i madh i investimeve, i inciuar nga banka gjermane pėr zhvillim, KFW. Nė Shqipėri,  papunėsia tek gratė ėshtė mjaft e theksuar dhe kjo nismė e re mund tė jetė lėvizja e duhur nė kėtė drejtim. Kryeministri tha se, aktualisht, mijėra e mijėra gra shohin sot burrat e tyre tė punojnė jashtė si emigrantė. Kryeministri shprehu besimin se vendi ynė duhet tė ndėrtojė njė sistem kreditimi pėr ta, pėr t’i ndihmuar tė ndėrtojnė shtėpi dhe tė mirėmbajnė familjet e tyre.

 

 

KFW, banka e ngritur nga amerikanėt pėr realizmin e planit “Marshall”

 

 

Banka gjermane pėr zhvillim, KFW, ėshtė njė bankė, e cila, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore u ngrit nga qeveria amerikane, me propozimin e sekretarit tė atėhershėm amerikan Xhorxh Marshall (ish-shef i ushtrisė amerikane gjatė luftės), me fonde tė qeverisė amerikane pėr tė rimėkėmbur ekonominė e Gjermanisė dhe nė pėrgjithėsi tė Europės Perėndimore tė shkatėrruar nga lufta. Kjo bankė, nė atė kohė ishte promotore e dhėnies sė njė numri tė madh kredish pėr sipėrmarrjet gjermano-perėndimore tė vogla e tė mesme, por edhe tė mėdha si edhe pėr fermerėt gjermanė. Kancelari i asaj kohe, Konrad Adenauer dhe ministri i tij i famshėm i Financave, Ludvig Erhard (mė pas ishte edhe kancelar), e cilėsuan kėtė plan si tė vetmen mundėsi tė ringritjes sė ekonomisė gjermane dhe nė bazė tė planeve ekonomike tė mirėstudiuara arritėn tė sendėrtojnė me anė tė kėtyre financimeve, atė qė ėshtė quajtur mrekullia ekonomike e Gjermanisė dhe e Perėndimit nė pėrgjithėsi. Njė mori lėvizjesh nė legjislacionin fiskal dhe nė atė tė programeve buxhetore dhe tė administrimit tė tė ardhurave iu bashkangjitėn kėsaj skeme tė madhe financimesh amerikane nėpėrmjet bankės KFW. Nė tė vėrtetė, banka KFW ka nisur tė investojė nė Shqipėri qė prej disa vitesh dhe ajo ka qenė njė nga mbėshtetėset e forta tė financimeve nė infrastrukurė dhe sidomos nė ndėrtimin e disa dhjetėra ujėsjellėsave nėpėr tė gjithė Shqipėrinė. Ajo, aktualisht ėshtė njė nga investitorėt mė tė rėndėsishėm tė huaj nė Shqipėri. Ajo ka qenė gjithmonė njė bankė qė ka dashur tė nxisė biznesin tė marrė si spektrin e zhvillimit ekonomik tė vendit dhe pėr kėtė, ajo dha vitin e shkuar njė kredi prej shtatė milionė eurosh, e cila do tė rrinte si fond garant nė banka, nė mėnyrė qė bizneset tė mund tė merrnin kredi, nė bazė tė kėsaj garancie, nga bankat pėr tė marrė me koncesion hidrocentralet e vogla. Kjo gjė, duket se tashmė do tė nisė tė marrė jetė, pasi edhe ligji pėrkatės tashmė ka hyrė nė fuqi. Kjo bankė ėshtė promovuesja e kėsaj inisiative tė madhe investimesh nė tė gjithė rajonin me kredidhėnie pėr biznesin, ashtu si pas luftės nė Gjermani.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                                                       

Klaus Maurer: “EFSE, njė version modern i planit “Marshall” tė shekullit tė XXI”

 

Fondi i Madh i Investimeve, 120 mijė kredi pa kolateral pėr ndėrmarrjet e vogla

 

Pjesė e fondit do tė jenė edhe 30 mijė kredi pėr pėrmirėsimin e kushteve tė banimit pėr familjet si dhe kontributi pėr hapjen e 30 mijė vendeve pune. Kreditė do tė jepen pa kolateral, nė mėnyrė qė kjo tė ndihmojė bizneset nė zhvillimin e tyre

 

 

Fondi Europian pėr Europėn Juglindore (EFSE) do tė fillojė operacionet pėr financimin e sipėrmarrėsve shumė tė vegjėl dhe tė vegjėl, fermerėve dhe familjeve nė Shqipėri. Nė 5 vitet e ardhshme pritet qė EFSE-ja tė ofrojė rreth 120 mijė kredi pėr ndėrmarrjet shumė tė vogla, tė vogla dhe fermerėt, qė do tė ndihmojnė kėto ndėrmarrje pėr tė rritur produktivitetin e punės sė tyre. Gjithashtu, ky fond do tė ofrojė rreth 30 mijė kredi pėr pėrmirėsimin e kushteve tė banimit pėr familjet si dhe tė kontribuojė nė hapjen e 30 mijė vendeve tė reja pune nė tėrė rajonin e Europės Juglindore, pėrfshi edhe Shqipėrinė. Promovimi i kėtij programi, mblodhi dje nė mjediset e hotel “Tirana International” zyrtarė tė lartė tė shtetit shqiptar si Kryeministri, Sali Berisha, ministri i Financave, Ridvan Bode, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani etj., si dhe pėrfaqėsues nga fondi si kryetari i Bordit Drejtues tė EFSE-sė, dr. Globuitt, ambasadorėt e Austrisė, Gjermanisė, Zvicrės, pėrfaqėsues tė bankave qė operojnė nė Shqipėri, institucioneve ndėrkombėtare financiare, nga bizneset, etj. Gjatė takimit u theksua se pėrfshirja e Shqipėrisė nė kėtė projekt gjigand sjell pėrfitime tė shumėfishta ekonomike pėr vendin si dhe mė konkretisht pėr pėrfituesit direktė nga ky program. Drejtori i Investimeve tė EFSE-sė, dr. Klaus Mauer, u shpreh gjatė takimit: "Me EFSE-nė, kemi gjetur njė version modern tė planit “Marshall” tė shekullit tė XXI."

 

EFSE, njė fond me fuqi financiare rreth 250 milionė euro

 

EFSE-ja njihet si njė fond mjaft i fuqishėm financiarisht, duke pasur njė bazė financiare prej rreth 250 milionė eurosh. Nė kėtė mėnyrė, ky fond konsiderohet si njė prej fondeve financiare botėrore mė tė fuqishme pėr zhvillim. Baza e kapitalit tė tij pėrbėhet nga kontribute tė donatorėve tė shumtė si dhe fonde tė reja nga institucionet ndėrkombėtare financiare si BERZH-i, IFC-ja, KFW-ja, FMO-ja, etj. Promovues i kėtij fondi ėshtė banka gjermane, KFW, kurse manaxhimi i tij bėhet nga "Oppenheim-Pramerica Asset managment Sa", ndėrkohė qė mbikėqyet nga "Citibank International", dega e Luksemburgut.

 

Investimet e deritanishme

 

Kreditė e pėrfituara deri tani prej tij kanė zėnė rreth 355 kredi pėr sektorin e tregtisė. Gjithashtu, njė pjesė tė rėndėsishme tė kėtyre kredive e ka zėnė sektori i shėrbimeve, i cili ka zėnė 29 pėr qind tė numrit total tė kredive si dhe sektori i agroindustrisė me 23 pėr qind, ndėrkohė qė sektori i prodhimit industrial ka zėnė 13 pėr qind tė kredive. Pėr sa i pėrket afatit tė kredive, deri nė fund tė vitit tė kaluar, kreditė e dhėna pėr njė afat mė shumė se pesėvjeēar kanė zėnė 61 pėr qind tė totalit tė kredive tė dhėna, ndėrkohė qė, kreditė pėr njė afat deri nė 5 vjet kanė zėnė rreth 17 pėr qind, kreditė me afat 3-vjeēar kanė zėnė rreth 19 pėr qind, ndėrsa ato njėvjeēare kanė qenė nė masėn 3 pėr qind. EFSE ėshtė aktiv nė Kosovė, Maqedoni, Serbi, Bosnjė-Hercegovinė, Mali i Zi, Rumani, Moldavi, Bullgari dhe sė fundi do tė zgjerohet edhe nė Shqipėri. Bosnjė-Hercegovina zė vendin e parė tė pėrfitimeve nga investimet e reja pėrmes kredive nga EFSE-ja, me njė shumė prej 60 milionė eurosh, ndėrsa mė pas vjen Serbia, me rreth 36 milionė euro dhe mė pas vijojnė Rumania, Mali i Zi, Kosova, Moldavia, Maqedonia dhe Bullgaria.  

 

Fondi do tė mbėshtesė ndėrmarrjet e vogla

 

Pėrfshirja e Shqipėrisė nė vendet tė cilat do tė bėhen pjesė e kėtij programi shihet si njė ngjarje e rėndėsishme pėr prodhuesit shqiptarė. Mbėshtetja financiare e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme shikohet si njė frymėmarrje e rėndėsishme pėr kėtė lloj biznesi, madje edhe pėr ekonominė shqiptare nė tėrėsi. Siē u theksua gjatė takimit, ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme janė sektori me mundėsi mė tė mėdha zhvillimi nė njė plan afatmesėm ekonomik pėr vendin. Ky sektor ėshtė mė premtuesi pėr rritjen e prodhimeve nė vend si dhe pėr futjen e prodhimeve shqiptare nė tregun ndėrkombėtar, duke e bėrė tregun vendas konkurrues ndaj tregjeve tė tjera nė rajon. Po kėshtu, ka pasur njė sėrė nismash tė tjera, tė cilat janė pėrqėndruar nė kėtė sektor si p.sh fondi i BERZH-it pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme dhe konsulenca e ofruar nga ky fond pėr tė mbėshtetur zhvillimin e kėtyre ndėrmarrjeve. Gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisė ka njė fond tė veēantė pėr mbėshtetjen financiare si dhe me konsulencė pėr bizneset eksportuese tė vogla dhe tė mesme, i cili synon tė rrisė eksportet nė drejtim tė produkteve tė kėtij sektori.

Ergys Mėrtiri

 

 

Fullani: EFSE do tė ndihmojė nė realizimin e strategjisė afatmesme tė bankės

 

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, e ka vlerėsuar pėrfshirjen e Shqipėrisė nė EFSE, si njė mundėsi mjaft tė dobishme pėr njė sėrė biznesesh, tė cilat nuk kanė mundėsi tė pėrfitojnė nga bankat e mėdha ndėrkombėtare. Lidhur me kėtė, Fullani u shpreh se, me kėtė rast, tregu financiar pasurohet me njė instrument tė ri, i cili do tė jetė njė alternativė e re investimi pėr tė gjithė agjentėt ekonomikė tė interesuar, qofshin individė, organizata apo biznese.  Pėr kėtė qėllim, Banka e Shqipėrisė e vlerėson kėtė hyrje tė re si njė premisė pėr zhvillimin dhe gjallėrimin e tregut tė parasė dhe atij tė kapitaleve. Kjo bėn qė ana mė pozitive tė mos jetė thjesht sasia e konsiderueshme financiare qė ka ky fond, por mbi tė gjitha, kėto fonde shtesė pėr ekonominė do tė shkojnė nė prezantimin e produkteve dhe shėrbimeve tė reja nė segmente tė tregut qė deri mė tani nuk kanė pasur akses nė infrastrukturėn financiare. “Prezantimi i Fondit Europian pėr Europėn Juglindore ėshtė njė element i ri, i cili do tė shėrbejė si katalizator pėr njė sėrė ndryshimesh dhe mundėsish tė reja, nė pėrputhje me kėrkesat e njė tregu modern, tė aftė pėr tė mbėshtetur zhvillimin perspektiv tė vendit”, - u shpreh Fullani gjatė promofimit tė EFES-sė nė Shqipėri. Sipas Fullanit, ky fond do tė ndihmojė nė realizimin e strategjisė afatmesme pėr zhvillimin, licencimin dhe mbikėqyrjen e institucioneve financiare bankare, tė cilėn Banka e Shqipėrisė synon tė realizojė. Pjesė e kėsaj strategjie do tė jenė njė sėrė synimesh si: pėrdorimi nė praktikė i standardeve tė mbikėqyrjes qė burojnė nga Akordi Basel II, adoptimi i praktikave mė konservatore nė drejtim tė licencimit sipas parimit selektiv nė drejtim tė kualitetit, nxitja e pandėrprerė e konsolidimit tė sistemit bankar, kryesisht nėpėrmjet proceseve tė shkrirjes dhe thithjes, adoptimi i pėrqasjeve teorike dhe praktike tė vendosjes hapėsinore nė shėrbime dhe produkte pėr tė zhvilluar tė gjitha segmentet e tregut financiar etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORT

 

 

 

 

 

 

Luhen sot ndeshjet ēerekfinale tė kthimit pėr Kupėn e Shqipėrisė. Skuadrat nė front

 

Tirana dhe Vllaznia kėrkojnė revanshin

 

 

Trajneri Starova: “Ėshtė njė rezultat i favorshėm, por qė nuk na garanton asgjė. Duhet tė luajmė me Tiranėn sikur tė jemi nė njė finale, ku nuk ka pasur rezultat tjetėr”

Mbrojtėsi bardheblu Pisha: “Do tė mundohemi tė shfrytėzojmė maksimalisht golin qė kemi shėnuar atje, sepse dihet qė nė takime kupe ai ka vlerė tė dyfishtė”

 

Kualifikimi nė gjysėmfinale tė Kupės sė Shqipėrisė ėshtė tashmė objektivi numėr 1 pėr Tiranėn. Me kampionatin gati tė mbyllur, pasi 9 pikėt e avanatazhit ndaj vendit tė dytė, janė shumė pėr ēdo skuadėr, bardheblutė kanė mision tė pėrmbysin humbjen e ndeshjes sė parė me Teutėn. Skuadra e Shkėlqim Muēės ėshtė gati pėr tė tentuar kualifikimin dhe i besojnė njeriut tė momentit, Klodian Duro, pėr tė shėnuar atė gol qė i ndan nga gjysmėfinalja. Tirana ėshtė mundur 2-1 nė “Niko Dovana” dhe i mjafton ēfarėdo fitore pėr t’u kualifikuar. Lojtarėve iu ėshtė komunikuar orėt e fundit njė premio prej 1.000 dollarėsh pėr secilin, nė rast kualifikimi pėr nė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. Donatorėt kėrkojnė me ēdo kusht, qė nė kėtė vit tė katėrt sponsorizimi te Tirana, tė bėjnė realitet fitimin e tė dy trofeve, qė pėr herė tė fundit ka ndodhur nė vitin 1998. Mbrojtėsi Pisha, pėr kėtė ndeshje deklaron: “Do tė na duhet qė sot tė zhvillojmė njė ndeshje tė madhe, nėse kėrkojmė tė kualifikohemi pėrballė Teutės. Humbja 2-1 nė Durrės na i ka komplikuar gjėrat, por megjithatė do tė mundohemi tė shfrytėzojmė maksimalisht golin qė kemi shėnuar atje, sepse dihet qė nė takime kupe ai ka vlerė tė dyfishtė. E rėndėsishme pėr ne nė kėto momente ėshtė tė tregojmė "dhėmbėt", pėr t'u lėnė tė nėnkuptojnė tė gjithė kundėrshtarėve se, pėrveē titullit, kėrkojmė edhe kupėn. Tė mos harrojmė se jemi fitues nė fuqi tė kėtij trofeu dhe nuk do tė ishte normale po tė dorėzoheshim qė nė mes tė rrugės. Teuta, nga ana e saj do tė shfrytėzojė armėn mė tė fortė, kundėrsulmin, pėr tė na goditur nė befasi, ku pėr t'u pasur nė konsideratė janė Xhafaj, Shkėmbi apo Mancaku. Megjithatė, pėr mė shumė le t'ia lėmė fushės.” Ndėrsa, nė kampin tjetėr, atė tė Teutės po punohet fort, teksa skuadra ka lėnė pas dore edhe largimin nga kupa. Trajneri Starova nė pėrballjen me ish-skuadrėn e tij, pėr ēerekfinalen e kthimit citon: “Ėshtė njė rezultat i favorshėm, por qė nuk na garanton asgjė. Duhet tė luajmė me Tiranėn sikur tė jemi nė njė finale, ku nuk ka pasur rezultat tjetėr. Besoj se futbollistėt do tė dinė tė japin maksimumin nė kėtė ndeshje. Nė ndeshjen me Vllazninė kishim tifozėrinė kundėr, qė ishte vėrtet futbollisti i 12 tė pėr ekipin shkodran. Ėshtė pėr tė ardhur keq, por ne nuk e ndiejmė kėtė mbėshtetje nė Durrės. Uroj qė nė takimin e kthimit pėr kupė me Tiranėn tifozėria tė na mbėshtesė, pasi ėshtė njė ndeshje decizive pėr ne. Futbolli e njeh fitoren, barazimin dhe humbjen. E rėndėsishme ėshtė qė ekipi po luan dhe kjo ėshtė njė garanci, pa harruar qė objektivat tanė janė nė lojė akoma.” Ndėrkohė, luhet edhe Partizani-Tirana. Barazimi 1-1 ka lėnė gjithēka tė hapur nė takimin qė pėrcakton edhe kundėrshtarin e ēiftit Tirana-Teuta. Gjysmėfinalistja e vetme e pėrcaktuar ėshtė Besa, qė pret tė njohė kundėrshtarin e saj nga ndeshja Shkumbini-Turbina, ku peqinasit gėzojnė avantazhin e 4 golave.

SUPERLIGA/ Ja formatimi i ri i garės

Kampionati kombėtar tashmė futet nė fazėn eksperimentuese, e ndoshta mė emocionuesen. Janė mbyllur dy fazat e para dhe ėshtė projektuar faza e fundit, qė ndryshe nga tė parat, luhet me vetėm njė takim. Kalendari ėshtė vendosur nga vetė renditja e Superligės nė pėrfundim tė javės sė 22 tė kampionatit. Ashtu si ishte pėrcaktuar, skuadra kryesuese, nė kėtė rast Tirana, do tė luajė javėn e 23 kundėr Apolonisė sė vendit tė fundit. Tė gjitha skuadrat e tjera do tė luajė me kundėrshtarin opozitar tė renditjes. Ndėrkohė, nė javėn e 23, 6 skuadrat e para tė renditjes do tė luajnė nė shtėpi, ndėrsa nė javėn e 24 do tė jenė udhėtuese. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se kalendari vijon sipas renditjes sė javės sė 22. Kėshtu, nė javėn e 24, Tirana luan me vendin e parafundit tė javės sė 22-tė, Shkumbinin dhe kėshtu me radhė. Pėr disa skuadra, vendi se ku do tė zhvillohen ndeshjet, brenda apo jashtė ėshtė pėrcaktuar nga federata. Fakt ėshtė se 6 skuadrat e para do tė luajnė 6 ndeshje nė fushėn e tyre dhe 5 nė transfertė, ndėrkohė qė e kundėrta ndodh me 6 skuadrat e fundit, qė do tė luajnė 5 ndeshje nė shtėpi dhe 6 jashtė saj. Nė javėn e fundit tė kampionatit projektohen finale pėr vendet e para, pasi Tirana sfidon Vllazninė nė Tiranė, ndėrsa skuadrat e vendeve tė fundit luajnė kundėr atyre qė pretendojnė zonėn europiane tė rendijtes.

RENDITJA E SUPERLIGĖS

Superliga          P   F   B   H

1 Tirana           49  15  4   3 

2 Vllaznia        40  11  7   4 

3 Teuta            38  10  8   4 

4 Partizani       36  10  6   6 

5 Besa              31  9   4   9 

6 Dinamo         31  9   4   9 

7 Elbasani        31  8   7   7 

8 Flamurtari     28  8   4  10 

9 Kastrioti        25  6   7   9 

10 Luftėtari      24  6   6  11 

11 Shkumbini  16  4   4  14 

12 Apolonia     15  4   3  14 

KALENDARI

Java 23 (10.03.2007)

Tirana-Apolonia

Vllaznia-Shkumbini

Teuta-Luftėtari

Partizani-Kastrioti

Besa-Flamurtari

Dinamo-Elbasani

 

Java 24 (17.03.2007)

Shkumbini-Tirana

Luftėtari-Vllaznia

Kastrioti-Teuta

Flamurtari-Partizani

Elbasani-Besa

Dinamo-Apolonia

 

Java 25 (31.03.2007)

Tirana-Luftėtari

Vllaznia-Kastrioti

Teuta-Flamurtari

Partizani-Elbasani

Besa-Dinamo

Apolonia-Shkumbini

 

Java 26 (07.04.2007)

Kastrioti-Tirana

Flamurtari-Vllaznia

Elbasani-Teuta

Dinamo-Partizani

Besa-Apolonia

Luftėtari-Shkumbini

 

Java 27 (14.04.2007)

Tirana-Flamurtari

Vllaznia-Elbasani

Teuta-Dinamo

Partizani-Besa

Shkumbini-Kastrioti

Apolonia-Luftėtari

 

Java 28 (21.04.2007)

Elbasani-Tirana

Dinamo-Vllaznia

Besa-Teuta

Partizani-Apolonia

Flamurtari-Shkumbini

Kastrioti-Luftėtari

 

Java 29 (28.04.2007)

Tirana-Dinamo

Vllaznia-Besa

Teuta-Partizani

Shkumbini-Elbasani

Luftėtari-Flamurtari

Apolonia-Kastrioti

 

Java 30 (05.05.2007)

Besa-Tirana

Partizani-Vllaznia

Teuta-Apolonia

Dinamo-Shkumbini

Elbasani-Luftėtari

Flamurtari-Kastrioti

 

Java 31 (12.05.2007)

Tirana-Partizani

Vllaznia-Teuta

Shkumbini-Besa

Luftėtari-Dinamo

Kastrioti-Elbasani

Apolonia-Flamurtari

 

Java 32 (19.05.2007)

Teuta-Tirana

Vllaznia-Apolonia

Partizani-Shkumbini

Besa-Luftėtari

Dinamo-Kastrioti

Elbasani-Flamurtari

 

Java 33 (26.05.2007)

Tirana-Vllaznia

Shkumbini-Teuta

Luftėtari-Partizani

Kastrioti-Besa

Flamurtari-Dinamo

Apolonia-Elbasani

 

 

Trajneri i ekipit kombėtar Shpresa rrėfen nė lidhje me shortin eliminator tė U-21

 

Bushati: “U-21, Kroacia mė e fortė se Greqia”

 

“Duke veēuar Italinė si favoriten kryesore tė grupit tonė, ēmoj se Kroacia ėshtė mė e fortė se Greqia, tė cilėn e konsideroj si tė kualifikuarėn e dytė teorike nė eliminatoret  pėr Grupin 1 tė vlefshme pėr Kampionatin Europian U-21, finalet e tė cilit do tė zhvillohen nė Suedi”, - thotė trajneri i Shpresave, Artan Bushati. Shqipėria U-21 ndodhet nė Grupin 1 sė bashku me Italinė, Kroacinė, Greqinė, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Mė 28 mars, Shqipėria do tė luajė njė ndeshje miqėsore me Maqedoninė. Trajneri i Kombėtares U-21 tė Shqipėrisė, Artan Bushati nė njė prononcim pėr Albania-sport.com, u shpreh i kėnaqur nga kjo mundėsi: “Takimi miqėsor me Maqedoninė, i cili do tė luhet nė transfertė ėshtė njė ndeshje tė cilėn e konsideroj nė kohėn e duhur dhe qė plotėson serinė e miqėsoreve tė Shpresave tona, pas atyre me Turqinė (0-2, nė Stamboll) dhe Greqinė (3-1, nė Athinė). Kjo i shėrben mė sė miri pėr pėrgatitjeve tona pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2009. Testi me Maqedoninė do tė jetė njė mundėsi mė shumė pėr tė pėrzgjedhur edhe elementėt mė tė mirė.”

Bushati, shorti i eliminatorėve tė Kampionatin Europian U-21 e ka vendosur Shqipėrinė pėrballė emrave tė njohur si Italia, Kroacia dhe Greqia.

Padyshim qė e cilėsoj si njė grup me kundėrshtarė tė fortė. Personalisht do tė ēmoja Kroacinė si ekipin e dytė mė tė fortė tė Grupit 1, kjo edhe mbi bazėn e koeficientėve tė paravendosur pėrpara hedhjes sė shortit nė Suedi. Nuk mund tė flas pėr Italinė, pasi janė tė njohura vlerat e saj nė Europė, ėshtė nė elitėn e futbollit.

Ka nė kėtė grup edhe dy ekipe, tė cilat nė pėrshtypjen e parė konsiderohen tė lehta...

Jo vetėm pėr ju, por dhe pėr media tė tjera kam theksuar se nuk dėshiroj kurrsesi tė zhvlerėsoj as Azerbajxhanin dhe as modestėt nga Ishujt Faroe. Ndaj kėtyre tė dyjave, ne jemi tė detyruar tė marrim pikėt maksimale, pra tė arrijmė fitoret si brenda fushės sonė, ashtu edhe nė transfertė. Nė pamje tė parė duket se janė ekipe poshtė nivelit tė Shqipėrisė, por nuk duhet nėnvlerėsuar asnjėherė, pasi nė futboll ka gjithmonė surpriza.

Kė do tė donte Bushati tė kishte kundėrshtarin e parė?

Pėr anėn psikologjike tė skuadrės do tė preferoja njė skuadėr tė lehtė si Ishuj Faroe dhe ndeshjen e parė nė transfertė me kėtė ekip. Nė vazhdimėsi do tė doja Kroacinė nė Shqipėri, mė pas Azerbajxhanin nė transfertė dhe Italinė nė Shqipėri nė javėn e katėrt. Greqinė e dua nė takimin e parė nė Athinė. Atė e njohim tashmė. Gjithsesi, ne kėmi bėrė planifikimet tona dhe kemi shkėmbyer fakse me federatat e tjera. Nėse palėt e pėrfshira nė Grupin 1, atėherė do tė mblidhemi sėrish nė njė nga vendet qė do tė pėrcaktojė UEFA dhe mė 13 mars do tė zyrtarizojmė shortin. Vėmendja kryesore do t’i kushtohet reparti tė mbrojtjes, ku kemi shfaqur edhe dobėsi. Nė portė kemi ftuar edhe 16-vjeēarin Stiv Frashėri tė Skėnderbeut, pėr tė cilin ka dhėnė rekomandime tė veēanta trajneri i portierėve tė U-21, Jani Kaēi. Pėrsa iu pėrket dy lojtarėve tė ardhur nga Italia, Fatjon Vuēaj dhe Helton Shkurtit, ata i kam ndjekur vetė nė aksion me ekipet e tyre. Albania-sport.com

Lista e 22 lojtarėve qė ka thirrur Bushati

Stivi Frashėri (Skėnderbeu)

Alban Hoxha (Dinamo)

Bruno Guri (Jonikos)

Bledion Guga (Flamurtari)

Renato Arapi (Besa)

Kristo Papajorgji (Asteras)

Nertil Bako (Elbasan)

Rigers Mehmeti (Dinamo)

Fatjon Vucaj (A.S.D. Martinsikuro)

Saimir Xhelaj (U.S.Classe)

Vangjel Mile (Dinamo)

Gerti Rama (Fostira)

Nertil Ferra (Dinamo)

Marjo Gjoni (Rollos)

Helton Shkurti (A.S.D. Silana 1947)

Mariglen Shoshi (Apolonia)

Arlind Berdica (Vllaznia)

Mareglen Prela (ADA)

Josef Thana (Olimpik)

Indrit Ymeri (Partizani)

Ilirjan Ēaushaj (Dinamo)

Sadush Danaj (Besėlidhja)

 

Reagon federata pas ofezave nė kor kundėr shqiptarit Bushi

FSHF: Racizmi duhet dėnuar rėndė

Nacionalizmi i theksuar grek ndaj shqiptarėve kėtė fundjavė arriti kulmin. Pas videos sė ushtarėve grekė, tė cilėt stėrviteshin duke u frymėzuar me kėngė antishqiptare, e cila u publikua tė shtunėn njė ditė mė pas, nacionalizmi i fqinjėve ndaj shqiptarėve pėrfshiu edhe futbollin. Kėshtu, gjatė zhvillimit tė ndeshjes Iraklis-Apollon Kallamarja, takim qė pėrfundoi me fitoren e miqve dhe golin e vetėm tė ndeshjes e shėnoi sulmuesi shqiptar, Alban Bushi. Pikėrisht nė minutėn e 85’ kur u shėnua goli, tifozėt vendas e kanė shfryrė dufin e humbjes pikėrisht ndaj familjarėve tė Bushit qė ndodheshin nė stadium. Ata u goditėn me shkelma dhe grushta dhe siē deklaroi vetė ish-sulmuesi i kombėtares, policėt nuk reaguan fare, duke bėrė sehir atė skenė tepėr shtazarake. Pas kėsaj ngjerjeje qė tregon qartė nacionalizmin e theksuar grek, duke e treguar kėtė shumė herė me veprime tė ndyshme ndaj shqiptarėve ka reaguar pėr incidentin ndaj sulmuesit Bushi edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e ka deklaruar kėtė incident racist qė nuk duhet tė ndodhė. “Ėshtė njė incident i shėmtuar ndaj sulmuesit Alban Bushi qė ka pėrmbajte tė theksuar raciste. Gjėra tė tilla kanė ndodhur edhe mė parė, por qė duhen ndaluar menjėherė pasi e dėmtojnė shumė futbollin. Loja “magjike” luhet thjesht pėr spektakėl dhe pėr tė kėnaqur sportdashėsit qė shkojnė nė stadium pėr t’u argėtuar dhe jo pėr t’u pėrfshirė nga incidente tė shėmtuara”, - ka deklaruar zėdhėnėsi pėr shtyp i institucionit tė futbollit, Lysien Nurishmi. Mė pas, ky i fundit ka vazhduar duke u shprehur se federata e dėnon kėtė incident dhe thotė se racizma tė tilla nuk duhet tė pėrsėriten mė. “Kėtyre racizmave duhet t’iu jepet fund njėherė e pėrgjithmonė, pasi nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse ndikojnė negativisht nė lojėn e futbollit”, - pėrfundoi zėdhėnėsi Nurishmi.

 

 

aperture faqe 22 me foto

 

Zėvendėsuesi i denjė i Sanel Kuljic shpreson tė ndjekė hapat e Tares dhe Bogdanit nė kombėtaren shqiptare

 

Hamdi Salihi: “Ky model loje dhe ambienti mė pėrshtaten shumė”

 

Hamdi Salihi, duket sikur per tifozat dhe drejtuesit e SV Ried do te jete zevendesuesi i denje i Sanel Kuljic, ish-goleadorit te skuadres austriake. Me dy golat e shenuar kete fundjave, ai i ka leshuar shkendijat e para pozitive. “Ishte kenaqesi qe te shenoja dhe skuadra te fitonte. Me pelqen te luaj per kete ekip. Ndihem mire. Ky ambient me pershtatet akoma me mire se nga ēfare e mendoja. Une isha ne Greqi perpara disa vitesh dhe nuk me eci shume mire. Ketu eshte komplet ndryshe”, - u shpreh Salihi per mediat lokale, nje dite pas shenimit te dygoleshit te pare me skuadren SV Ried, qe i dha fitoren ekipit te tij jashte fushe, duke e ngjitur ne vendin e katert. Per te, ardhja dhe aktivizimi ne kampionatin austriak eshte diēka te cilen ai e ka menduar mire dhe shpreson qe te jete hapi i pare i tij per t’u integruar rregullisht ne ndeshjet e skuadres kombetare per te vazhduar hapat e Igli tares dhe Erjon Bogdanit qe luajne ne kampionatin italian. “Padyshim. Kush nuk do te jete si ata. SV Ried per mua eshte hapi i pare drejt kombetares. Ndoshta ne te ardhmen edhe per Serie A. Por, per momentin deshiroj te luaj dhe fitoj ketu”, - vazhdoi Salihi ne prononcimin e tij qe, ndonese preferon se nuk eshte shume i kthjellet ne gjuhen gjermane, kuptohet kenaqshem ne shprehjet e tij, te cilat rralle here nuk duan prekthim. Kur arriti ne Turqi dhe u bashkua me pjesen tjeter te skuadres per te vazhduar praktikat stervitore, sulmuesi shqiptar i habiti disi ata qe e rrethonin, duke perfshire edhe kolegun Ewald Burner, i cili nuk mund ta besonte gjermanishten qe fliste Salihi. “Une nuk di mire gjermanisht, por koleget e mi e kane pergatitur tekstin dhe une po lexoj ato qe iu thashe atyre te shkruajne dhe po funksionon”, - iu drejtua Hamdiu medias, ēastet e para te prezantimit te tij me skuadren, sistemi i se ciles duket sikur i pershtatet shume mire shqiptarit si ne fushe, ashtu edhe ne terrenin rrethues ku ate nuk e shikon asnjehere pa liber ne dore.

Tekniku Kraft: “Salihi ėshtė nuhatės i shkėlqyer goli”

Ishte ndeshja e dyte qe sulmuesi Hamdi Salihi luajti me skuadren e tij te re SV Ried dhe ekipi ka arritur te grumbulloje 4 pike nga gjashte te mundshmet, me nje fitore dhe nje barazim, ku Salihi ka shenuar 2 nga tre golat total te skuadres. “Eshte kenaqesi ta kesh ne kip. Na ka ndryshuar strukturen e lojes ne skuader ne menyre shume pozitive. Ishte blerja me e suksesshme e jona gjate periudhes transferore ne dimmer”, - u shpreh trajneri i SV Ried per mediat lokale, pas perfundimit te ndeshjes Massenburg - Ried 1-2, ku sulmuesi shqiptar shenoi te dy golat per miqte. “Salihi eshte lojtar qe eshte adaptuar shume mire me lojen e skuadres dhe pershtatet akoma me mire me strukturen dhe taktiken qe ne ndjekim. Ai eshte nje nuhates i shkelqyer goli dhe me aftesi te mprehta perdorimi te topit. Eshte njesoj per te si t’ia pasosh topin ne ajer, ashtu edhe ne toke. Ka nje aftesi qe tė parashikojė se ēfare do te ndodhė dhe eshte i pregatitur per reagim, duke u adaptuar dhe ndryshuar pozicion per t’u pershtatur me aksionin ne ēdo moment te lojes. Gjithashtu, kjo i detyron bashkelojtaret e tij qe t’i pasojne topa ne ēdo pozicion, qofte edhe kur eshte me kurriz nga porta, pasi ai mund te kthehet shume shpejt me aftesine dhe fizikun “top-form” qe ka dhe me nje shpejtesi rrufe ta nxjerrė topin perpara dhe te godasi mjeshterisht”, - analizoi trajneri Kraft ne vazhdim aftesite profesionale qe zoteron Hamdi Salihi, sulmuesi me i ri i skuadres austriake SV Ried, qe aktualisht konsiderohet si pika me e forte e sulmit te skuadres. “Tani qe kemi Salihin ne sulm, ne mund te luajme me thuajse ēdo sistem dhe ta ndryshojme lojen sipas terrenit. Mund te fillojme me 4-2-3-1 dhe te kalojme menjehere ne formacion me sulmues me 4-4-2, fale aftesive te tij, duke na ndihmuar se tepermi ne planet dhe strukturen e lojes qe duam te paraqesim”, - perfundoi trajneri Helmut Kraft.

 

Gola nė Austri, Bariē i jep njė vend nė kombėtare

 

Sulmuesi shqiptar ftohet nė grumbullimin e radhės nga trajneri Otto Bariē

 

Menjėherė pas shėnimit tė dygolėshit tė tij tė parė nė T-Bundesliga tė Austrisė, sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ftohet nga trajneri kroat Otto Bariē qė tė jetė nė dispozicion tė skuadrės kombėtare pėr ndeshjet e radhės kualifikuese pėr EURO 2008 ndaj Sllovenisė mė 24 mars 2007 dhe ndaj skuadres sė Bullgarisė mė 28 mars 2008.

 

ELBASANI/ Mbrojtėsi qė iu dha tri pikė kampionėve me Besėn, dedikon rrjetėn

Leci: “Golin? Pėr tifozėt dhe presidentin Laze”

 

Ne nje interviste eskluzive per ėebsajtin tone www.kfelbasani.com, mbrojtesi energjik i verdhebluve, Liridon Leci, deklaron se Elbasani tashme e ka “thyer akullin” dhe se golin e pare te tij ne kampionatin shqiptar ua dedikon tifozave verdheblu dhe presidentit Arben Laze.

Cili mendoni se ishte edhe “ēelėsi” i suksesit nė fitoren me Besėn, ēfarė ndryshoi nga ndeshjet e kaluara?

Nuk mund te them se ka ndryshuar diēka shume e madhe nga ndeshjet tjera, sepse edhe me pare kemi luajtur mjaft mire, por mund te them se nuk na ka prirė fati ne momente te caktuara, kurse dje fati ishte ne anen tone dhe pse mund te kishim shenuar disa here te tjera ne porten e Beses. “Ēelėsi” i fitores eshte angazhimi maksimal dhe deshira per te fituar, puna dhe perkushtimi qe po behet nga ana e trajnerit tone Edmond Gezdari. Mendoj se tani qe kemi “thyer akullin” do te kemi nje ecuri teper pozitive ne kampionat, por dua te them se tani jemi ambinetuar dhe me mire me njeri-tjetrin, pasi ne merkaton e dimrit jane afruar shume lojtare te “rinj” tek Elbasani.

A ėshtė kthyer Leci nė formėn e tij optimale me performancėn e djeshme?

Po, kam zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire, kjo eshte merite e punes qe bejme dhe neqoftese punon angazhohesh sukseset nuk kane per te munguar. Une do te thoja se dje, jo vetem Leci ka luajtur mire, por e gjithe skuadra pa perjashtim u harmonizua mire mes vetes. Mendoj se ne treshen e mbrojtjes me Stojkun dhe Mehmetajn kemi zhvilluar nje 90’ minutesh per t’u admiruar ndaj Beses.

A e keni ndierė ndopak mungesėn e ultrasve nė kėto takimet e fundit, pasi ju jeni mėsuar nė kampionatin kosovar, nė tė cilin tifoskena ėshtė shumė e zjarrtė?

Une dua t’i falenderoj “Tigrat Verdheblu” per mbeshtetjen qe na e bejne vazhdimisht. Normal, numri i tyre ka qene me i vogel se heret e tjera, por shpresojme qe te jene sa me te shumte keto ndeshje qe na kane ngelur, sepse ne do te mundohemi qe te japim me te miren, ne menyre qe te risjellim ne stadium perseri si me pare tifozerine e Elbasanit. Sepse tek e fundit, futbolli luhet per tifozet, pa te cilet ne na duket vetja kot ne fushe. Eshte gje e mire kur i degjon tifozet, duke te perkrahur dhe duke brohoritur emrin e ēdo futbollisti ne fushe. Kjo me bene te ndihem mire dhe njekohėsish, te jap gjithēka nga vetja ime per kete klub dhe per keta tifoze qe i ka zili ēdo ekip tjeter ne Shqiperi…

Kujt ia dedikon golin tėnd nė ndeshjen e sė shtunės?

Normal, tifozeve dhe presidentit Arben Laze dhe po ju garantoj se sa here qe do te shenoje gola do t’ua dedikoj tifozeve verdheblu, te cilet jane adrenalina ime. Une nga natyra kerkoj shume perkrahje nga ana e tifozeve, prandaj dhe shpeshhere kthehem nga ta. kfelbasani.com

 

 

Shkurt nga Bota

Marrėveshje mes FIFA-s dhe Varshavės pėr federaten polake tė futbollit

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, beri te ditur te henen ne Varshave per arritjen e nje marreveshjeje me autoritetet polake, per nisjen e aktivitetit te Federates Polake te Futbollit (PZPN), pas pezullimit te bere me 19 janar. "PZPN do te gjeje mirekuptimin e familjes FIFA. Ne jemi te kenaqur me zgjidhjen e arritur", - deklaroi Blatter per shtypin, pas nje takimi me presidentin polak, Lech Kaczynski. Gjate dites, ministri polak i Sporteve, Tomasz Lipiec, kishte bere te ditur vendimin per marrjen e funksioneve te drejtuesve te PZPN, te cilet ishin pezulluar per "inaktivitet" perballe korrupsionit ne futboll. Blatter theksoi se federata polake do te funksionoje deri ne zgjedhjet e drejtuesve te rinj nen drejtimin e nje "komiteti", te perbere nga perfaqesues te FIFA-s, UEFA-s dhe te presidences dhe qeverise polake.

Sulmuesi argjentinas, Trejos, kalon te Majorka

Sulmuesi i ri argjentinas, Oscar Trejos, ka nenshkruar nje kontrate per kater vjet me Majorka, beri te ditur klubi i D1 spanjoll. 18-vjeēari Trejos ka luajtur deri tani me klubin e Buenos Aires, Boca Juniors. Ai eshte stervitur qe nga janari me ekipin e tij te ri dhe do te prezantohet zyrtarisht te marten ne stadiumin Ono te Majorkes.

Reyes dhe Beckham do tė mungojnė njė muaj te Reali

Mesfushoret e Real Madridit, David Beckham dhe Jose Antonio Reyes, te cilet vuajne demtimet ne gju, do te jene te padisponueshem per nje muaj, beri te ditur klubi. Beckham vuan nga "demtimi i ligamenteve te gjurit te djathte", theksohej ne nje njoftim te publikuar nga klubi, qe saktesonte se ai do te mungoje "rreth kater jave" per t'iu nenshtruar rikuperimit. Ndersa Reyes vuan nga "demtimi i ligamenteve te gjurit te majte" dhe per riaftesimin e tij do te duhen "tre ose kater jave". Te dy lojtaret jane demtuar gjate ndeshjes se barazuar nga Real ndaj Getafe (1-1), te dielen per kampionat, ku Reyes u perplas me portierin Abbondanzieri dhe Beckham me tabelat publicitare. Real pergatitet per dy ndeshje te rendesishme te sezonit: per ndeshjen e 8-ve te finaleve kthim te Liges se Kampioneve perballe Bayern Munich, te merkuren dhe "klasiken" ndaj FC Barcelona, te shtunen.

ĒELSI/ Murinjo: Pse ta mbyll gojėn?

Hose Murinjo ka vazhduar “luftėn” e tij me Aleks Fergusonin, duke refuzuar qė ‘ta mbyllė gojėn’, siē e kishte kėshilluar ditė mė parė trajneri i “djajve tė kuq”. “Nuk e kuptoj se ēfarė do tė thotė ‘mbylle gojėn’, pse ta mbyll gojėn?”, - ka pyetur Murinjo. “Mua tani nuk mė lejohet tė flas pėr gjyqtarėt, kurse ai kėtė mund ta bėj tash e 20 vjet? Cili ėshtė dallimi ndėrmjet tij dhe meje? Ēfarė do tė thoshte ai nėse Ēelzi do tė fitonte me njė gol nga penalltia, siē fitoi Manēester Junajtedi ndaj Midėlsbrout dhe Totenhemit, ose nėse ne do tė fitonim njė penallti, nė tė njėjtėn mėnyrė si skuadra e tij nė minutėn e parė tė ndeshjes me Porsmuthin?”, - ka vazhduar pyetjet e tij Murinjo. Trajneri portugez ka pohuar se ky edicion e ka lėnė me mendime tė pėrziera, kur ėshtė nė pyetje lideri momental i Ligės Premiere, qė momentalisht ka 9 pikė mė epėrsi ndaj Ēelzit. “Ndiej respekt absolut ndaj tij, futbollistėve dhe skuadrės, tė cilės ēdo gjė po i shkon nė mėnyrėn mė tė mirė nė kėtė edicion. Kjo ėshtė pjesa e parė e tregimit, por pjesa e dytė e tregimit tim ėshtė se ata nė momentin ideal fitojnė diēka qė u konvenon - penallti, gol apo edhe pėrjashtim tė lojtarėve kundėrshtarė”, - ka nėnvizuar Murinjo, duke vijuar: “Manēester Junajtedi ka njė skuadėr tė shkėlqyeshme dhe po i ecėn mirė. Ne jemi kampionė dhe mė duhet ta pranoj qėndrimin e kampionėve, si dhe tė jem i sinqertė me ta.”