Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

 

 

TETEKU

Ali Podrimja

 

Teteku e kishte sajuar apo qitur nė dritė njė fjalė pėr gaz. Nė trupin e saj hiē mė pak as mė shumė nuk kishte se gjashtė shkronja. Pėrdorimi i saj bėhej me kohė. Gjuhėtarėt ngulnin kėmbė se nuk ishte ky ndonjėfarė zbulimi. Madje kėtė biēim fjale e kishte pėrdorur mė parė edhe njė gjakovar, megjithėse origjina e saj mund tė hulumtohej mė herėt, nga koha e Buzukut ndoshta. Nėpėr trojet tona qarkullonin mjaft fjalė tė tilla. I kishte dalė nga goja madje dhe Kastriotit.

        Mirėpo, nė momentin kur kthehej ose ringjallej – e shėndetshme e plotė zehėr, ishte mė se njė dush pėr gjuhėsinė. Ishte pėrfolur dhe bėrė ēėshtje se kjo fjalė gjendej jashtė pėrdorimit, bile nuk e shfrytėzonin as ata qė kokėn e bėnin pazar. Ja, pra, ajo shpalosej. E paemėr. Enigmatike. Pėrplaset nė mes nesh, frymon dhe na shpėton nganjėherė kur venerojmė ndonjė tė shembur. Dėrmohet dhe prapė nė kėmbė tė qelqta pėrdridhet hapėsirės. Autorin e saj i cili e nxori nga harresa nuk mund tė mos e pėrmendėsh. Ai quhet Teteku.

 

        Interesimi pėr historinė e saj sa vjen e bėhet problem. Me poetin B. ramė deri nė Shas tė Ulciniumit. Hulumtuam nėpėr arkiva tė tij se mos ka mbetur ndonjė gjurmė apo gjymtyrė e saj nė ndonjė tra. Edhe fjalėt harrohen. Ato nxirren nga pėrdorimi. Vdesin. Atėherė nis tė vdesė edhe gjuha, populli. Ose ato gjymtohen e kėrkohet tė bėhet shėrimi i tyre shumė vonė. Mu pėr kėtė shkuarja nė Shas kishte rėndėsi tė posaēme. Me nxjerrjen nė dritė tė kėsaj fjale, ne mund tė shkaktonim hallakamė edhe nė metropole. Pėrmes saj po ashtu mund tė konstatonim edhe ekzistimin e shtypshkronjės sė parė shqiptare, ku ishin shtypur librat e baballarėve tanė. Nėse mundemi dhe na mban shėndeti, rrėnimi i supozimeve dashakeqe rreth varfėrisė sė gjuhės sonė deri te fjala qė, rastėsisht e kishte sajuar apo rizbuluar Teteku, ėshtė krejt afėr. Ēarshia e Trurit tė Kombit pret kėtė sihariq nga udhėtimi ynė nė Shas. Bėn pėrpjekje ta konservojė e tė konkurojė e tė flitet nė kongrese pėr njė zbulim tė rėndėsishėm gjuhėsor. Me kėtė rast ca thonin nuk bėn tė harrohet sajuesi as shėnuesi i saj. Fat nėse nuk konstatohet se fjala nuk ėshtė e sotme. Do tė dėshmonim se gjuha ka origjinė tė lashtė nga kohėt vėrtet mė tė hershme se Buzuku.

        Puna shkonte mbarė derisa nuk u shfaq njė i krisur e tha se kjo fjalė megjithatė ka tė meta. Mendonte se ėshtė e pakuptueshme shkaku i njė germe qė nė trupin e saj ishte montuar gabimisht, ose Teteku nuk kishte pasur kujdes tek na dėrgonte me e-mail. Si e tillė vėshtirė tė pranohet. Vlerė kapitale dhe autoriale do tė ishte ndoshta, po qe se nė vend tė c-sė tė vihej germa s. Stafi gjuhėsor kategorikisht kishte kundėrshtuar. Me ndėrrimin apo zėvendėsimin e germave humbaste kuptimin, po ashtu vizuelisht nuk mund tė kapej forma e pėrmbajtjes. Nė rastin e parė gazin e shkaktonte shqiptimi, pra i germės c, e ruante fuqinė e demaskimit tė shembjes, e cila ka zėnė tė pėrhapet nė vilajetin tonė. Nė rastin e dytė dėshmonte pėr shpėrbėrje tė mėdha.

        U shėnuan edhe ca vėrejtje tė tjera rreth kėsaj fjale, tė cilėn e kishte sajuar apo nxjerrė nė dritė Teteku dhe na kishte dėrguar me e-mail derisa shkruante veprėn e vet kapitale. Fjala ishte reprezentative, megjithatė. Avanconte gjuhėn e Buzukut. Madje ishte pėr njė ēikė mė afėr nderimit ndėrKombėtar. Si e tillė, ēfarė na ėshtė, e lansojmė si tė mbėrrime tonė, por nuk mund tė bėhet ēėshtje dhe nė kongrese ndėrkombėtare. Planeti ynė bėn tė pėsojė ndonjė havari nga grekosllavėt e tė mos e dėgjojė kush fjalėn e rrallė, qė dy-tri herė i kishte rrėshqitur nga goja edhe Kastriotit. Bile shoku Enver e kishte majė gjuhe.

 

        Shkuarja nė Shas tė Ulciniumit lė mundėsi tė reja zbuluese. Teteku mirė kishte bėrė qė edhe njė herė e aktualizoi fjalėn, ose e kishte nxjerrė nga bagazhi ynė gjuhėsor para se tė fundosej liburna nė grykėn e Otrantos. Lashtėsia e saj po tė vėrtetohet, shumėēka rreth nesh ndėrron; po ashtu dhe nė vetė Europėn e pėrgjumur qė nuk ėshtė hiq mė e moēme se fjala e Tetekut. Nė kavanoza tė akulltė, a mund tė konservohet qytetėrimi i ri, tė ruhet drejtpeshimi?

        Hulumtimet nė arkivat e 360 kishave tė Shasit kishin shqetėsuar tepėr grekosllavėt: Zorrėt litarė, lėkurėn opinga, opinga lėkurėn, litarė zorrėt... oboboooo… burrecat e Heliadės, ē’po m’i kujtojnė minjtė e stepės! Zbulimi i asaj fjale ndikonte nė baraspeshė nė Gadishullin Ilirik. Pra, me fjalėn e Tetekut dėshmohej se ne vėrtet qenkemi rrėnjė e lashtė dhe e fortė qė vėshtirė shkulet, edhe pse tokėn e kemi tė brishtė. Ne ruajtėm shėndetin e gjuhės deri nė ditėn e sotme, pėr tė cilėn vazhdon interesimi i mendjeve tė ndritura. Edhe Xhojsi i famshėm tek shkruante Zgjimin e Finigenit kishte shkundur shumė fjalė shqipe dhe kishte pyetur edhe pėr kėtė biēim fjalė qė, mė nė fund, Teteku e shpėtoi nga harresa e sigurt.

        Mesazhi ėshtė se fjalėt e gjuha ruhen nga harrimi, tė mos harxhohen vend e pavend. Mund tė kemi probleme mė vonė rreth dėshmisė se kush jemi. Pra, fjalėn qė e sajoi ose e zbuloi Teteku nuk ka nevojė publikisht ta shqiptojmė. Ndoshta, mu kėtu qėndron edhe fatkeqėsia e saj se, ekziston edhe pėr tė cenzura. Apo nga teneqet nuk ka bukė. Ato siē nxehen dhe ftohen, shpejt dalin nga loja.

        Arriti Ivetėquajturi, Iashtuquajturi aty, Igjithėfuqishmi kėndej-andej. Mbante njė ēantė tė zezė. Skllotė e kishte bėrė ku kishte shkelur. Megjithėse fytyrėn ia pamė tek ngjitej shkallėve. Gjuhėtari kishte veneruar nė fytyrėn e tij njė hije tė ēuditshme nga paneli i padukshėm, qė e kishte ndarė likpėrmjet. Rreth fjalės sė Tetekut, sapo fliste pėr dėshmi tė reja, iu duk interesante ajo fytyrė si maskotė atje lartė. Se montimi e ēmontimi i fjalėve nė Shas ishte tmerrues; kishte shkaktuar dyshime edhe nė rikonstruimin e gjėrave tė tjera nga lashtėsia. Me dhembje tha se nuk di njė fjalė qė nuk ekziston nė Fjalorin Kombėtar bėn tė lansohet nė Planetin tonė.

        Tek pėrcillte demonstrimin e Gjuhėtarit ishte zgėrdhirė Ivetėquajturi, i cili shkaktoi nervozė me fishkėllimėn e tij.  U shtrembėrua shkallėve sa pėr pak ra. Nxori njė kokėrr fasule. Nė mes aty e hodhi. Dhe biseda u ndėrpre. Gjuhėtari e ndjeu veten tepėr tė fyer. Megjithate rrokullisja e fasules e bėri kureshtar. Shėnoi diēka nė notesin e vet. Shenjat e fjalės vėshtirė tė kapeshin, tė asaj bezdisėse qė e kishte sajuar apo rikthyer nė jetė Teteku tek shkruante veprėn e tij kapitale mbi shpėrbėrjet.

        Poeti B. reagoi pa pardon. Ivetėquajturi nuk e pranoi, sidomos gjestin e Gjuhėtarit, qė fjalėn vazhdoi ta zhvlerėsojė. Mė mirė arkivat e Shasit t’i shkundim edhe njėherė, tha ai. Montimi i fjalės bėn tė jetė i gabueshėm, ka aty ndonjė defekt, qė duhet shikuar sėrish e-mailin.

        Pas ca kohe u kthye ekspedita nga Shasi. Mė i shqetėsuar ishte poeti B. Nga hulumtimet rreth fjalės nuk ka shenjė se rrymat e ublave e kishin fshirė, tha. Por ndodhi njė e keqe, Dritėro Agollin e kishin parė nė TV tek u bėnte lutje rrėnuesve tė gjuhės. Pėr pak nuk kishte qajtur pėr gjuhėn e perėndive dhe pėr Nėnėn Shqipėri. Kishte sharė fjalėn pėr tė cilėn debatohej. Ē’do tė thotė kjo, zoti e di. Liria vėrtet na qenka njė mut i madh, tha poeti B.

        Lajmi se devolliti mund tė qajė mori dheun. Nė fund tė sallės iu afrova grupit dramatik. Rreth tryezės ishin tubuar gabimisht, ku debatohej mbi historinė e njė fjale, ndėrsa skeēi i Art Bostonit nga Kungėllia e Epėrme ushtrohej nė njė bodrum. Paska qarė Dritėro Agolli? Pyeta poetin B. Dhe fort, tha ai. Kjo ėshtė ditė zije kur qan gazi i kombit.

        Nga lart ra para nesh njė kokėrr fasuleje. Ivetėquajturi i hodhi pastaj dhe tė tjerat derisa e zbrazi ēantėn. U luhat nėpėr shkallė. Mė ha palla, tha, qė nuk mund e zbuluat enigmėn e fjalės sė Tetekut. Isha larguar pa thėnė gjė. Nė krye tė udhės u duk telallxhiu i kohės sė Luigjit XIV. Ēfarė haberi do tė na thoshte. Hulumtimi i mėtutjeshėm i fjalės sė sajuar apo tė rizbuluar, ku u zėvendėsua germa c me s, mbetet tė debatohet nė kohė mė tė qeta; se a ishte i qėlluar ky ndėrrim.

Mungonte brisku i berberit t’ia shihnim surratin Tetekut...

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

Taulant Balla: Fatos Nano, figura mė konsensuale pėr president

 

Rama: Debati pėr presidentin, telenovelė pa lezet

 

Balla ka theksuar nė mėnyrė tė veēantė se Nano duhet tė propozohet nga opozita nė mėnyrė institucionale, gjė qė nėnkupton se Edi Rama, kryetari aktual i PS-sė, duhet tė pranojė sipas tij, kandidimin e Nanos pėr postin e presidentit

 

Deputeti socialist Taulant Balla tha dje se, Fatos Nano duhet tė jetė kandidatura e opozitės pėr postin e presidentit dhe duhet tė propozohet nė mėnyrė institucionale nga opozita. Balla tha se nuk i takon mazhorancės tė propozojė kandidat pėr president, pasi kandidati pėr kėtė post duhet tė jetė figurė konsensuale dhe pėr pasojė duhet t’i pėrkasė opozitės. Sipas Ballės, Fatos Nano ėshtė kandidatura mė konsensuale, duke iu referuar karrierės sė tij, politike, pėrvojės nė drejtim tė disa qeverive socialiste. Balla ka theksuar nė mėnyrė tė veēantė se Nano duhet tė propozohet nga opozita nė mėnyrė institucionale, gjė qė nėnkupton se Edi Rama, kryetari aktual i PS-sė duhet tė pranojė sipas tij, kandidimin e Nanos pėr postin e presidentit. I pyetur pėr debatin pėr presidentin, kryetari i PS-sė, Edi Rama vlerėson vetėm si telenovelė debatin e hapur ditėt e fundit dhe kandidaturat e mazhorancės dhe opozitės pėr postin e presidentit. Rama tha dje se, para kėtij problemi, vendi ka nevojė pėr zgjidhje mė emergjente, siē ėshtė mbyllja e procesit zgjedhor tė 18 shkurtit. “Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė kohėn qė vendi ka probleme tė kėtij karakteri, ndėrkohė qė nė Shqipėri po luhet njė farsė e shėmtuar dhe shumė e rrezikshme me votėn e popullit, edhe ju bėheni padashje ndoshta pjesė e njė debati sa qesharak, aq edhe tė shėmtuar dhe, ndėrkohė qė shqiptarėt presin gjėra krejt tė tjera nga klasa politike, nga partitė politike dhe posaēėrisht nga qeveria dhe nga kryeministri. Ėshtė qesharake dhe e shėmtuar qė tė merremi tani me njė telenovelė kaq pa lezet, ndėrkohė qė Shqipėria dhe shqiptarėt janė tė detyruar t'i nėnshtrohen njė farse tė kėtyre pėrmasave qė orkestrohet nga kryeministri i Shqipėrisė dhe qė vihet nė skenė nga shumica e anėtarėve tė KQZ-sė, tė cilėt i ftoj edhe njėherė tė lexojnė Kushtetutėn, tė lexojnė ligjin dhe tė kuptojnė se durimi ynė ka kufi dhe se njėkohėsisht nė rrugėn ku janė futur, do tė detyrohen tė pėrballen me ligjin herėt ose vonė”, - tha Rama.

Luljeta Progni

 

Deputeti i PD-sė: "Tashmė ėshtė e qartė qė sistemi nė fuqi ėshtė kompromentuar plotėsisht

 

Zogaj: Duhet njė sistem proporcional

“Ndoshta mė i miri do tė ishte sistemi proporcional, rajonal, por kjo mund tė diskutohet. E domosdoshme ėshtė qė tė vendoset nga partitė kryesore dhe aleatėt e tyre tė ndryshohet Kushtetuta dhe mė pas tė fillojnė pėrgatitjet pėr zgjedhjet e ardhshme nė vitin 2009-tė"

 

Deputeti i mazhorancės, Preē Zogaj, tha pėr mediat se adoptimi i njė sistemi proporcional nė proceset zgjedhore nė Shqipėri, do tė krijonte mundėsi pėrfaqėsimi pėr tė gjitha partitė.

I pyetur rreth idesė sė hedhur nga sekretari politik i PS-sė, Ben Blushi, mbi nevojėn e aplikimit nė vend tė njė sistemi zgjedhor, proporcional, Zogaj e mbėshtet atė, duke theksuar se, "tashmė ėshtė e qartė qė sistemi nė fuqi ėshtė kompromentuar plotėsisht me zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2001 dhe 2005-sė dhe me tė ashtuquajturin 'Dushk' dhe 'Megadushk', pra, me shpėrdorimin e kuotės proporcionale".

Deputeti i mazhorancės gjykon se nė kėtė mėnyrė detyrimisht Shqipėria duhet tė adoptojė njė sistem tjetėr, zgjedhor, ndėrkohė qė sistemi proporcional duket mė i miri pėr rrethanat dhe kushtet e vendit tonė.

Kjo, sipas tij, "do tė krijonte mundėsi pėr pėrfaqėsimin real tė tė gjitha partive, sikurse do tė sillte ētensionimin nė pragjet elektorale dhe mė tej ndofta, do tė sillte elimimin e pėrdorimit tė parave tė pista nė fushatė, qė zakonisht pėrdoren nga kandidatėt, por jo nga partitė. Sistemi proporcional, ka edhe ai tė keqen e tij, se inkurajon partitokracinė, por nė kushtet aktuale ėshtė njė sistem mė i pranueshėm. Ndoshta mė i miri do tė ishte sistemi proporcional, rajonal, por kjo mund tė diskutohet. E domosdoshme ėshtė qė tė vendoset nga partitė kryesore dhe aleatėt e tyre tė ndryshohet Kushtetuta dhe mė pas tė fillojnė pėrgatitjet pėr zgjedhjet e ardhshme nė vitin 2009-tė", - pėrfundoi Zogaj prononcimin e tij pėr mediat.

 

Drejtori i Programit: Shqipėria po ecėn e sigurt drejt anėtarėsimit nė NATO

 

Mustafaj viziton qendrėn “Marshall”

 

Ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, vizitoi qendrėn “Marshall” nė Garmisch tė Gjermanisė, me ftesė tė drejtorit tė saj, John Rose, ku mbajti leksione mbi ēėshtjet e sigurisė nė Shqipėri, sfidat euroatlantike dhe statusin e Kosovės.

Sipas burimeve zyrtare nga MPJ, gjatė vizitės nė “Marshall Center”, Ministri Mustafaj u takua me John Rose, Drejtor i Programit “Marshall”, James Robert, Zv/Drejtor, Gjeneral Dr. Horst Schmalfeld, Zv/ Drejtori gjerman i Programit, Ambasador David Litt, Drejtor i Asociuar pėr Marrėdhėniet Ndėrkombetare dhe tė Sigurisė, si dhe me autoritete tė niveleve tė larta akademike dhe pėrfaqėsues tė lartė tė NATO-s.

Gjithashtu, ministri Mustafaj, vizitoi shkollėn e NATO-s nė Oberammargau, ku prezantoi pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr pėrfshirjen nė strukturat euro-atlantike, si dhe bėri me dije tė pranishmit rreth rezultateve tė qeverisė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe nė pėrgatitjet pėr t’u bėrė pjesė e komunitetit europian sa mė shpejt. “Qendra “Marshall” ėshtė vendi i duhur, ku ndodhen njerėzit e duhur dhe nė kohėn e duhur pėr tė transmetuar mesazhet e qeverisė shqiptare nė zėrin e ministrit tė saj tė Jashtėm”, - u shpreh John Rose. "Ne, jemi tė sigurt, - vazhdoi ai, -qė Shqipėria po ecėn me hapa tė sigurt drejt integrimit nė NATO dhe nė familjen evropiane. Pėrpjekjet e qeverisė shqiptare janė pėr t’u vlerėsuar pėr seriozitetin dhe vullnetin politik qė ato mbartin. Ne kemi besim se lidershipi i ri Shqipėrisė do tė vazhdojė nė kėtė rrugė tė vėshtirė tė reformave".

 

Ministri i Jashtėm takohet me Zv/Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė

 

OKB: Vlerėsim iniciativave qeveritare, antitrafik

 

Ministri i Punėve tė Jashtme zhvilloi njė takim me Zv/Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė dhe Drejtor Ekzekutiv i Zyrės sė OKB-sė pėr Drogat dhe Krimin (UNODC), z. Antonio Maria Costa. Gjatė takimit ministri Mustafaj vlerėsoi kontributin e dhėnė nga UNODC, si dhe atė tė z. Kosta, nė arenėn ndėrkombėtare dhe nė Shqipėri pėr ēėshtjet e lidhura me krimin e organizuar, drogave dhe probleme tė tjera, tė cilat mbulohen nga kjo organizatė. Theksoi bashkėpunimin e mirė dhe nė rritje midis vendit tonė dhe organizatės UNODC, si dhe dėshirėn dhe vullnetin politik pėr ta zhvilluar atė mė tej, pėrmes projekteve madhore, substanciale, me impakt nacional.

Vend tė veēantė zuri rėndėsia e madhe qė shteti shqiptar i kushton luftės kundėr korrupsionit, si njė fenomen me tė vėrtetė tepėr negativ pėr ēdo vend. Me UNODC ka filluar edhe njė projekt nė kėtė fushė dhe Shqipėria ėshtė e bindur se ai do tė japė rezultate tė mira.

Nė fund z. Costa u shpreh i kėnaqur me bashkėpunim dhe pėr mbėshtetjen qė vendi ynė ka dhėnė dhe jep pėr iniciativa tė ndryshme, siē ėshtė dhe ajo pėr luftėn kundėr trafikut tė qenieve njerėzore “Global Initiative to Combat Trafficking in Persons and Slavery”. Pėrsa i pėrket Konventės tė Kombeve tė Bashkuara pėr Antikorrupsionin, konventė e ratifikuar tashmė nga vendi ynė, z. Costa u shpreh se duhet tė ngrihet njė mekanizėm pėr zbatimin e saj.

 

 

Tė hėnėn, pritet qė kryeministri tė bėjė tė ditur emrat e rinj tė kabinetit qeveritar

 

PD, katėr emrat mė tė pėrfolur pėr zėvendėsimet nė qeveri

 

 

Tė hėnėn, kryeministri, Sali Berisha, pritet tė shpallė emrat e kabinetit tė ri, qeveritar, para grupit parlamentar tė Partisė Demokratike. Burime nė PD shprehen se deri mė tani katėr janė emrat, tė cilėt priten tė pėrfshihen nė kabinetin e ri, qeveritar, duke mos mohuar faktin se do tė ketė dhe ndryshime tė tjera. Kėshtu, nė Ministrinė e Brendshme, vendin qė la bosh Sokol Olldashi, pritet ta zėrė deputeti i mazhorancės, Astrit Patozi, ndėrsa nė postin e ministrit tė Kulturės ėshtė menduar tė emėrohet Majlinda Bregu, ndėrsa Ilir Rusmali pritet tė zhvendoset nga zėvendėskryeministėr nė postin e ministrit tė Drejtėsisė. Ndėrkohė, i konfirmuar tashmė ėshtė emri i Nard Ndokės, i cili do tė marrė nė dorė drejtimin e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Por gjithsesi, ndryshime surprizė priten tė ndodhin dhe nė postet e tjera, ministrore, tė cilat sipas tė njėjtave burime do tė bėhen tė ditura nga kryeministri nė momentin e fundit. Gjithsesi, tė njėjtat burime shtojnė se nė garėn pėr postet ministrore janė marrė nė shqyrtim thuajse tė gjithė emrat e grupit parlamentar tė PD-sė, por sėrish, nė fund do tė jetė kryeministri Berisha, i cili do tė vendosė pėr pėrzgjedhjet. Ndėrkohė, jashtė kabinetit qeveritar duket se do tė qėndrojė Bamir Topi, i cili tashmė ėshtė konfirmuar si kandidatura zyrtare e PD-sė pėr postin e presidentit. Pėrgjatė gjithė kėtyre ditėve, nė PD, qė nga pėrfundimi i zgjedhjeve tė 18 shkurtit ėshtė diskutuar shumė pėr emrat e rinj tė kabinetit qeveritar. Duket se humbja nė qytetet mė tė mėdha tė vendit ka bėrė qė analiza tė fillojė mė sė pari nga qeveria, duke nisur me ndryshimet e posteve ministrore.

M. Maho

 

 

Kandidati i pavarur i komunės sė Oroshit vijon tė jetė nė grevė urie

 

MIRDITĖ- Kandidati i pavarur pėr Komunėn e Oroshit tė rrethit tė Mirditės, Bardhok Deda, ka katėr ditė qė ka hyrė nė grevėn e urisė nė banesėn e tij, qė sapo ka blerė nė qytetin e Laēit. Ndėrkohė qė mbi tavolinėn e dhomės ku ėshtė ngujuar ka Kodin zgjedhor dhe njėkohėsisht edhe listat e votuesve tė komunės Orosh, si dhe shkresat qė i ka dėrguar edhe KQZ-sė mbi pretendimet e parregullsive qė janė zhvilluar gjatė zgjedhjeve nė komunėn e tij. Ai ka kėrkuar qė nėpėrmjet mediave tė sensibilizojė pėrfaqėsuesit e OSBE-sė dhe ODHIR-it mbi kėto zgjedhje dhe kėrkon zbatimin me pėrpikmėri tė ligjit dhe tė drejtės kushtetuese qė i njeh ligji. Sipas Bardhok Dedės thotė: “Ditėn e zgjedhjeve njė media elektronike ka deklaruar se unė si kandidat i pavarur jam tėrhequr nga kandidimi dhe nuk jam i regjistruar nė listėn e kandidatėve. Ky lajm ėshtė dhėnė deri nė orėn 12:00 tė ditės. Po kėshtu, nė njė qendėr votimi vėzhguesi im ka kapur njė certifikatė false. Nė qendrat e votimit kanė votuar njerėz, tė cilėt nuk kanė qenė ditėn e votimit nė Shqipėri, por emigrantė. Nė qendrat e votimit nė komunėn tonė ka votuar njė pjesėtar i familjes pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes. Po kėshtu, ėshtė votuar pa certifikata dhe njėkohėsisht pa letėrnjoftim, fakte, tė cilat unė i kam ngritur dhe kam kėrkuar qė tė shikohet gjithė dokumentacioni i dėrguar nga komisionerėt e qendrave tė votimit. Nė qendrat e votimit ka patur kryetarė tė komisionit tė zgjedhjeve, punonjės tė policisė sė komunės dhe tė administratės, po kėshtu edhe nė qendrėn e numėrimit tė votave, qė bie ndesh me ligjin. Unė kam kėrkuar qė nga ana e KQZ-sė, tė shikohet dokumentacioni i dorėzuar nga ana e komisionit zonal, i cili i ka dorėzuar materialet zgjedhore mė 5 mars, kohė, nė tė cilėn ka mbaruar edhe manipulimi i votimeve. Ndėrsa KQZ-ja nuk ka pranuar asnjė kėrkesė timen pėr kėtė problem. Ėshtė e njėjta situatė e vitit 1996-tė, ku edhe atėherė kam kandiduar si i pavarur dhe KQZ-ja, pavarėsisht kėrkesave tė mia, heshti, megjithėse kisha fituar me vota. Unė kėrkoj tė zbatohet vetėm ligji ose tė pėrsėriten zgjedhjet, ose tė shikohen tė gjitha kutitė e votimeve dhe dokumentacioni, dhe shkelėsit e ligjit tė ndėshkohen. Nuk mund tė qeverisė pushtetin vendor njė person me mandat tė grabitur dhe tė dhunuar. Nėse nuk merret njėra nga kėto masa, unė do tė vetėflijohem nė banesėn time dhe nuk dal prej kėtej i gjallė”, - pėrfundon Deda. Ndėrkohė qė ka nxjerrė nga banesa bashkėshorten sė bashku me dy fėmijėt, situata e tij, shėndetėsore ka filluar tė rėndohet. Tė afėrmit kanė kėrkuar qė ta ndėrpresė grevėn e urisė, por ai nuk e ka pranuar njė gjė tė tillė.

Gjon Marku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Flet kandidati i mazhorancės pėr deputet nė zonėn elektorale 26, Osman Metalla

 

Metalla: Objektivat e mi pėr Shijakun

 

“Bashkėpunimi me pushtetin vendor do tė jetė njė nga synimet e punės sime gjatė mandatit si pėrfaqėsues i banorėve tė zonės 26 nė Kuvend”

 

Dy ditė para zgjedhjeve pjesore, parlamentare tė sė dielės nė zonėn elektorale nr. 26 nė Shijak, kandidati i sė djathtės, Osman Metalla, shprehet i bindur nė fitoren e alternativės qė ai dhe forcat e djathta pėrfaqėsojnė. Gjatė njė interviste, kandidati i mazhorancės pėr deputet shprehet se, "kandidimi im ishte njė kėrkesė e banorėve tė kėsaj zone dhe i qytetarėve tė Shijakut, vendlindjes sime". Pėr kandidatin Metalla 11 marsi nė Shijak do tė jetė ditė votimesh, por mbi tė gjitha do tė jetė edhe njė ditė feste.

43-vjeēari Metalla, i cili qė pas pėrfundimit tė studimeve nė Akademinė e Marinės nė Vlorė nė vitin 1986-tė, ka punuar si ekspert i detarisė, kandidon pėr mandatin e deputetit nė zonėn 26 pas dorėheqjes sė deputetit Sokol Olldashi.

Ai ka kryer specializime tė shumta nė vende tė ndryshme tė Evropės dhe nė SHBA dhe gjatė viteve 1995-2001 ka punuar si kapiten i pėrgjithshėm i porteve tė Shqipėrisė. Aktualisht, Metalla ėshtė drejtor i politikave tė transportit detar nė MPPTT.

 

Cilat janė premtimet pėr zgjedhėsit tuaj?

 

Rikonstruksioni i pallatit tė kulturės "Qazim Domi" dhe ndėrtimi i pallatit tė sportit nė Shijak janė dy nga prioritetet e punės sime. Qyteti i Shijakut dhe zona pėrreth kanė probleme nė infrastrukturėn rrugore, nė furnizimin me ujė dhe me energji elektrike. Gjetja e fondeve pėr ndėrtimin e njė linje 20 kv pėr furnizimin e njė lagjeje tė re nė Shijak ėshtė objektivi i afėrt gjatė punės sime si pėrfaqėsues i kėsaj zone nė Kuvendin e Shqipėrisė.

 

Mjaft qytetarė tė Shijakut qė prej vitesh punojnė dhe jetojnė nė vende tė ndryshme tė Evropės dhe botės. A mund tė jenė ata investitorė tė ardhshėm nė vendlindje?

 

Reformat e qeverisė demokratike pėr krijimin e kushteve tė favorshme pėr investime pėrfshijnė edhe qytetarėt shqiptarė qė kanė emigruar vite mė parė. Emigrantėt shijakas, veēanėrisht, sė bashku me investitorė tė tjerė, seriozė, vendas dhe tė huaj, mund tė ndikojnė nė fuqizimin ekonomik tė qytetit dhe tė zonės pėrreth. Nga ana tjetėr, shtrirja e fshatrave tė komunės sė Xhafzotajt pranė superstradės dhe rrugės nacionale Durrės-Tiranė dhe prania e bizneseve tė fuqishme si "Filanto", "Trumph", etj., janė njė tregues pozitiv pėr tė ardhmen e kėtij territori. Pjesa bregdetare e Katundit tė Ri, nga Porto Romano nė jug deri nė grykėderdhjen e Erzenit, vazhdon tė jetė fatmirėsisht e virgjėr dhe implementimi i projekteve turistike tė qeverisė do tė ndikojė nė rritjen e numrit tė tė punėsuarve dhe nė zhvillimin ekonomik tė kėsaj zone, banorėt e sė cilės kanė njė nivel tė ulėt jetese, megjithėse jetojnė pranė detit. Investimet e ardhshme nė territorin e zonės 26 janė jo vetėm tė mirėpritura, por do tė nxiten fuqimisht nga pėrfaqėsuesit e banorėve nė Kuvend.

 

Superstrada Durrės-Tiranė e anashkaloi ndjeshėm qytetin e Shijakut. A ndikon kjo nė cilėsinė e jetesės sė banorėve?

 

Qytetarėt e Shijakut dhe tė zonės pėrreth janė mjaft punėtorė dhe kanė ditur t'i tregojnė kėto vlera edhe 100 vjet mė parė, kur rrugėt ishin me kalldrėm. Distanca prej 2.5 km nga autostrada sė shpejti do tė ketė njė rrugė mjaft tė mirė, ndėrsa rikonstruksioni i rrugės Ura e Dajlanit-Shijak, qė do tė pėrfundojė brenda muajit prill, me njė investim prej 14.6 milionė lekėsh nga qeveria, ėshtė njė shans i mirė pėr rritjen ekonomike tė zonės.

 

Zgjedhjet e 18 shkurtit shpallėn fituese si kryetare bashkie nė Shijak pėrfaqėsuesen e sė majtės, ndėrsa dy komunat do tė drejtohen nga pėrfaqėsues tė sė djathtės. A e pengon kjo punėn tuaj, nėse zgjidheni deputet i zonės elektorale 26?

 

Bashkėpunimi me pushtetin vendor do tė jetė njė nga synimet e punės sime gjatė mandatit si pėrfaqėsues i banorėve tė zonės 26 nė Kuvend. Pėrparimi i qytetit dhe pėrmirėsimi i kushteve tė jetesės pėr tė gjithė banorėt e zonės do tė jetė nė bazėn e kėtij bashkėpunimi.

 

Sytė e tė gjithė vendit mė 11 mars do tė jenė nė Shijak, ku do tė zhvillohen zgjedhjet pjesore. Si i parashikoni kėto votime?

 

Ne e vlerėsojmė shumė kėtė fakt edhe pėr njė arsye tjetėr. Gjatė takimeve me banorėt e zonės elektorale 26 kam vėnė re me kėnaqėsi qė ky territor pėrfaqėson njė Shqipėri tė vogėl, ku gjen jo vetėm banorė tė tė gjitha besimeve fetare, por mbi tė gjitha ka banorė nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, madje edhe me prejardhje nga Kosova, Ēamėria apo Bosnja. 11 marsi do tė jetė njė ditė e rėndėsishme pėr tė gjithė bashkėqytetarėt e mi, si dhe pėr banorėt e kėsaj zone, tė cilėt pėr 50 vjet janė fyer dhe shtypur padrejtėsisht, ndėrsa mė pas, pėr 8 vjet tė tjera nė periudhėn 1997-2005-sė janė vjedhur nga njerėzit me pushtet. Prania ime nė politikėn aktive ėshtė pasojė e nevojės qė unė ndjej se dinjiteti im nuk lidhet vetėm me profesionin dhe familjen time, por me tė ardhmen e gjithė kėtyre njerėzve qė me punėn dhe mundin e tyre kėrkojnė pėrparimin e vendit dhe integrimin nė familjen e madhe, evropiane".

 

 

Partitė, tė vonuara pėr komisionerėt nė Shijak

 

Subjektet politike nė zonėn elektorale nr. 26, ku mė 11 mars do tė zhvillohen zgjedhjet pjesore pėr deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, pritet tė paraqisin listat e pėrfaqėsuesve pėrkatės si komisionerė nė qendrat e votimit.

Inspektori i KQZ-sė, Ibrahim Bejo, tha se deri tani asnjė nga subjektet politike nuk ka sjellė listat e pėrfaqėsuesve tė saj nė Komisionin Zonal Zgjedhor (KZZ) nr.26, qė ndodhet nė qytetin e Shijakut. Ai bėri tė ditur se listat e komisionerėve pėr 38 qendrat e votimit pritet tė mbėrrijnė sot, pasdite, ndėrsa nėnvizoi se tashmė janė pėrcaktuar vendndodhjet e qendrave tė votimit nė Bashkinė e Shijakut dhe nė komunat e Xhafzotajt dhe Katundit tė Ri, tė cilat ditėn e diel do tė jenė nė dispozicion tė 29.913 zgjedhėsve.

"Nėntė nga kėto qendra janė nė Shijak, 15 nė fshatrat e Katundit tė Ri dhė 14 tė tjera nė ato tė komunės Xhafzotaj", - thanė burimet, sipas tė cilave, materialet zgjedhore nė qendrat e votimit do tė shpėrndahen nesėr. Zgjedhjet pjesore pėr deputet nė zonėn elektorale 26 do tė zhvillohen pas dorėheqjes sė deputetit tė kėsaj zone, Sokol Olldashi. Nė zgjedhjet e 11 marsit, koalicioni i mazhorancės sė djathtė mbėshtet kandidatin Osman Metalla, ndėrsa koalicioni i majtė, opozitar kandidatin Igli Ēela.

 

Kryetari i KQZ-sė sqaron se ligji i ndalon deputetėt tė ndėrhyjnė nė procesin zgjedhor

 

Gjata: Deputetėt tė rrinė larg procesit nė Shijak

 

Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ēlirim Gjata iu bėri thirrje deputetėve tė tė gjithave forcave politike tė qėndrojnė larg procesit zgjedhor ditėn e diel, kur priten tė zhvillohen zgjedhjet nė Shijak. Sipas Gjatės, ėshtė e ndaluar nga ligji qė kėta persona tė ndėrhyjnė nė qendrat e votimit, nė vendnumėrimin e votave apo nė ambientet e punės sė Komisionit Zonal Zgjedhor. Kryetari i KQZ-sė deklaroi se procesi zgjedhor qė kaloi tregoi qė, nė rastet kur persona me imunitet kishin ndėrhyrė gjatė procesit zgjedhor, kishte pasur probleme tė shumta, duke ēuar edhe nė bllokimin e procesit.

“Me policė tė pushuar nga puna, nuk ruhet vota, por vetėm prishet procesi, me kokėqethur qė rrinė rreth e pėrqark qendrave tė votimit, thjesht intimidohen zgjedhėsit dhe prishet procesi, turma qė bėrtasin jashtė qendrės sė votimit, thjesht prishin procesin dhe kėto janė veprime primitive”, - theksoi Gjata, duke iu bėrė thirrje partive politike tė qėndrojnė larg procesit zgjedhor, sepse institucione si KQZ-ja, tė caktuara nga ligji, do ta administronin atė nė mėnyrė korrekte.

 

Ngritja e KQV-ve

Kreu i KQZ-sė kėrkoi qė partitė politike tė bėheshin tė pėrgjegjshme dhe tė depozitonin emrat e komisionerėve tė tyre pėr 38 qendrat e votimit qė duhen ngritur pėr procesin zgjedhor nė zonėn zgjedhore nr. 26. Ēlirim Gjata theksoi se ka shumė vonesa nga ana e partive pėr ngritjen e kėtyre komisioneve tė rėndėsishme pėr procesin. Sipas Gjatės, vonesat nė emėrimin e komisionerėve sjellin edhe mungesėn e trajnimit pėr ta, gjė e cila ėshtė mjaft negative pėr procesin.

“Gjithė kjo vjen pėr shkak tė sistemit zgjedhor qė ne kemi, qė ėshtė total politik, ndaj i bėj thirrje partive tė marrin masat qė gjėrat tė venė mbarė, tė ngrihen KQV-tė, tė marrin bazėn materiale dhe tė dielėn nė orėn 7 tė hapet votimi normalisht”, - deklaroi kryetari i KQZ-sė.

 

Rezultati i zgjedhjeve

 

Ēlirim Gjata deklaroi se rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve vendore tė 18 shkurtit do tė shpallet nė kohėn, kur procesi i ankimimeve tė pėrfundojė plotėsisht. Sipas Gjatės, KQZ-ja ėshtė e detyruar nė bazė tė Kodit Zgjedhor qė tė respektojė tė drejtėn e ankimimit tė kandidatėve dhe subjekteve politike.

“Sistemi aktual, zgjedhor kėrkon qė ēdo ankesė qė do tė merret nga KQZ-ja tė trajtohet me seriozitetin e duhur, ndaj edhe rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve tė 18 shkurtit do tė shpallet, sapo tė mbarojė procesi i parė i ankimimeve”, - deklaroi Gjata, duke theksuar se pėr ēdo komunė tė humbur apo bashki tė madhe, ligji kėrkon qė t`i jepet e njėjta kohė dhe i njėjti pėrkushtim.

Fatjona Mejdini

 

- Pas mbylljes sė votimeve, kutitė e votimit u transportuan nė 375 vende tė numėrimit, ku u vazhdua me procesin e numėrimit. Nė 8 NjQV votimi nuk u krye dhe pėr rrjedhojė as numėrimi i votave. Ndėrkohė qė numėrimi ishte organizuar relativisht mirė nė shumicėn e vendeve tė numėrimit tė vėzhguara, emėrimi me vonesė i anėtarėve tė grupeve tė numėrimit duket se ka rezultuar nė trajnimin e pamjaftueshėm tė komisionerėve, duke ēuar nė kėtė mėnyrė nė gabime gjatė vetė procesit tė numėrimit.

 

- Megjithėse shumica e grupeve tė numėrimit u pėrpoqėn t’i kryejnė detyrat e tyre nė njė mėnyrė profesionale, raportet e vėzhgimit, tė marra nė mbrėmjen e 19 shkurtit e vlerėsuan numėrimin si ‘tė keq’ ose ‘shumė tė keq’ nė 23% tė raporteve tė dorėzuara. Vetėm disa KZQV arritėn tė pėrfundojnė numėrimin e votave, nxjerrjen e rezultateve dhe dorėzimin e tyre nė KQZ-ja brenda afatit ligjor tė orės 17:00 tė datės 19 shkurt.

Ankimimet pėr Elbasanin dhe Ndroqin do shqyrtohen mė 14 mars

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi tė shtyjė shqyrtimin e ankimimeve pėr Bashkinė e Elbasanit dhe komunėn e Ndroqit pėr mė 14 mars. Anėtarėt e KQZ-sė vendosėn tė kėqyrnin kutitė e qendrės sė votimit 23.36, e cila nuk ishte hapur ende pėr t`u numėruar nga KZQV-ja e kėsaj njėsie vendore dhe mė pas tė shqyrtonin kėrkesat e subjekteve politike pėr kėtė zonė. Nga ana tjetėr, si pasojė e kohės sė pakėt nė dispozicion, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shtyjė shqyrtimin e ankimimeve pėr komunėn e Ndroqit, duke e lėnė shqyrtimin e saj pėr mė 14 mars. Nė lidhje me njėsinė vendore tė Elbasanit, Partia Socialiste dhe kandidati i opozitės, Qazim Sejdini, kėrkonin qė Komisioni Zonal i Qeverisjes Vendore tė Elbasanit tė vazhdonte punėn pėr numėrimin e kutisė sė fundit nė kėtė zonė tė qendrės sė votimit 23.36. Nga ana tjetėr, kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Elbasanit, Luēiano Boriēi, kėrkon pavleshmėrinė e zgjedhjeve nė kėtė njėsi vendore. Sipas avokatit tė Boriēit, procesi pėr njėsinė vendorė tė Elbasanit ka pasur shkelje tė rėnda para dhe pas ditės sė zgjedhjeve.

F. Mejdini

 

 

 

 

 

 

Rama mbledh grupin parlamentar pėr zgjedhjet pėr deputet mė 11 mars nė Shijak

 

Deputetėt e PS-sė rreshtohen pas Sterkajt nė Shijak

 

Bashkė me deputetėt, nė ēdo qendėr votimi do tė jetė i pranishėm edhe grupi i policisė, i rekrutuar nga Paulin Sterkaj, ku pėrfshihen ish-sigurimsa, ish-policė

 

Tė rreshtuar nėn urdhrat e deputetit Paulin Sterkaj, tė gjithė deputetėt e PS-sė do tė jenė tė pranishėm nė Shijak, mė 11 mars, kur zhvillohen zgjedhjet pėr deputetin e kėsaj zone. Nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar, socialist, kryetari i kėsaj partie, Edi Rama, ka urdhėruar qė tė gjithė deputetėt tė jenė nesėr nė Shijak tė shpėrndarė nė tė gjitha zonat e votimit. Bashkė me deputetėt, nė ēdo qendėr votimi do tė jenė i pranishėm edhe grupi i policisė, i rekrutuar nga Paulin Sterkaj, ku pėrfshihen ish-sigurimsa, ish-policė dhe ish-shiksa. Nė tė njėjtėn mėnyrė siē u veprua edhe mė 18 shkurt, deputetėt dhe policėt do tė drejtohen nga deputeti socialist, Paulin Sterkaj. Disa prej deputetėve tė PS-sė janė shprehur kundėr kėsaj strategjie, duke argumentuar se, prania e deputetėve nė qendrat e votimit sjell reagimet e mazhorancės dhe tė KQZ-sė dhe pėr pasojė, konflikte tė panevojshme. Pėr kėtė arsye ka reaguar dje, kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, i cili paralajmėroi partitė politike tė mos aktivizojnė deputetėt e tyre nėpėr qendra votimi, pasi nė kėtė mėnyrė do tė cenojnė procesin zgjedhor nė Shijak. I pyetur pėr kėtė ēėshtje, kryetari i PS-sė tha dje: “Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tė bėjė detyrėn e tij, qė mė rezulton se jo vetėm nuk po e bėn, por e ka vėnė mandatin e tij nė dispozicion tė politikės dhe tė njė partie politike, posaēėrisht tė kryeministrit tė Shqipėrisė dhe tė heqė dorė nga leksionet qė iu jep partive politike dhe forcave politike. Ai ėshtė aty pėr tė zbatuar ligjin dhe pėr tė mos lejuar cenimin e vullnetit tė popullit, tė cilin ai personalisht po e cenon, duke provokuar rėndė opozitėn shqiptare qė nė Mamurras deri nė Elbasan. Dhe i bėj thirrje zotit Gjata t'i lėri shakatė pa kripė me procesin zgjedhor, t'i lėrė leksionet pėr partitė politike dhe zoti Gjata tė bėjė detyrėn. Ėshtė njė nėpunės i shtetit shqiptar dhe tė mos luajė me ligjin, sepse pastaj do t’i duhet tė pėrballet me tė”. Megjithatė, urdhri i Ramės ka qenė i prerė qė tė gjithė deputetėt tė jenė nė Shijak tė dielėn mė 11 mars. Nė Shijak pritet tė jenė tė pranishėm nė ditėn e zgjedhjeve edhe deputetėt socialistė, tė cilėt refuzuan tė aktivizohen mė 18 shkurt nė Tiranė.

 

Sterkaj dhe grupi i tij, i gatshėm

Tė gjithė policėt qė u aktivizuan nė zgjedhjet e 18 shkurtit u shpėrblyen nga Rama me njė shumė tė konsiderueshme dhe e njėjta procedurė pritet tė ndiqet edhe pėr zgjedhjet e pjesshme, parlamentare nė zonėn e Shijakut. Sterkaj ka zhvilluar takimet me grupin e policėve qė organizoi mė 18 shkurt, ku dhe ėshtė vendosur qė tė dielėn tė gjithė tė jenė tė pranishėm nė Shijak pėr tė mbrojtur votėn e kandidatit socialist pėr deputet, Igli Ēela. Shumica e policėve tė grupit tė gatshėm tė Paulin Sterkajt do tė pėrqendrohen nė dy prej qendrave tė votimit, tė konsideruara problematike pėr socialistėt, nė dy komunat e kėsaj zone. Nė kėto dy qendra votimi do tė pėrqendrohet mė fort edhe grupi i deputetėve tė besuar tė Ramės, i udhėhequr nga Paulin Sterkaj. Ndėrsa deputetėt e tjerė do tė shpėrndahen nė tė tjera qėndra votimi, nė tė cilat socialistėt mendojnė se mund tė ketė mė pak probleme. Zgjedhjet e pjesshme, parlamentare nė Shijak zhvillohen pas dorėheqjes qė dha Sokol Olldashi, i cili fitoi kėtė mandat, mė tre korrik pėrballė kandidatit socialist, Agron Duka. Pėr PD-nė nė Shijak kandidon nesėr, demokrati Osman Metalla.

Luljeta Progni

 

Rama: KQZ-ja po devijon vullnetin e popullit

 

Kryetari i PS-sė, Edi Rama, akuzoi dje, kryetarin e KQZ-sė se po pėrpiqet tė devijojė votėn e popullit nė zgjedhjet e 18 shkurtit. Rama tha dje, se zvarritja e procesit zgjedhor nė disa zona, ku ēėshtja ėshtė trajtuar dhe s’ka arsye pėr tė mos patur vendime konkrete, dėshmon pėr njė tendencė tė manipulimit tė procesit. “Jam kėtu pėr tė shprehur shqetėsimin e madh tė PS-sė dhe tė opozitės nė pėrgjithėsi pėr degradimin alarmant tė procesit zgjedhor nė KQZ, ku po ndeshim njė trysni politike fanatikėsh dhe njė nėpėrkėmbje tė papranueshme tė sovranitetit tė popullit. Po bėhen disa raste tė pėrsėritura, ku ėshtė e qartė tanimė se shtyrjet e pashpjegueshme tė marrjes sė vendimeve nga ana e KQZ-sė lidhur me raste tėrėsisht tė pastra, e kanė njė shpjegim. Dhe ky shpjegim me sa duket ėshtė pėr fat tė keq vullneti i mbrapshtė pėr tė devijuar votėn e popullit, pėr tė shkelur sovranitetin e tij dhe pėr tė dalė nė fund me vendime, tė cilat do tė ishin jo vetėm njė kthim prapa, por edhe preludi i njė rruge pa krye pėr vendin dhe pėr shoqėrinė shqiptare. Unė jam kėtu pėr t’i bėrė thirrje Sali Berishės, kryeministrit tė Shqipėrisė dhe pėrgjegjėsit kryesor pėr kėtė situatė dhe njėkohėsisht kryetarit tė KQZ-sė dhe ekzekutuesit kryesor tė kėtij vullneti tė mbrapshtė, qė tė tėrhiqen urgjentisht nga rruga pa krye e zvarritjes sė procesit dhe qė tė krijojnė kushtet pėr njė proces, i cili duhet tė mbyllet njė orė e mė parė nė bazė tė ligjit dhe vetėm tė ligjit. Dhe duke iu referuar edhe njėherė rasteve konkrete, pėrsėris qė njė cenim abuziv duke keqpėrdorur mekanizmat institucionalė tė votės sė popullit dhe posaēėrisht i atyre qyteteve, tė cilat janė fituar nga ne dhe pėr tė cilat ėshtė shprehur trupa zgjedhore, pėrkatėse, nė kėto qytete mund tė ketė pasoja tė pallogaritshme. Ne nuk do ta tolerojmė. Dhe dua t'i bėj thirrje me kėtė rast arsyes dhe nevojės qė tė shkojmė bashkarisht pėrpara, duke e mbyllur njė orė e mė parė kėtė proces”, - tha Rama.

L. Progni

 

Vetėm pak ditė mė parė, raporti i vėzhguesve tė OSBE/ODIHR-it dėnonte ndėrhyrjen e deputetėve nė proces

 

Raporti i ODIHR-it: Ndėrhyrja

e deputetėve cenoi procesin

 

Nė raportin e katėrt tė vėzhguesve tė OSBE/ODIHR-it, qė bėnte fjalė kryesishit pėr periudhėn e numėrimit tė votave, theksohej se ndėrhyrja e deputetėve nė kėtė proces jo vetėm qė ka rritur tensionin, por ka krijuar probleme, madje dhe ka influencuar nė proces. “Roli i luajtur nga partitė politike nė disa NjQV pas ditės sė zgjedhjeve ishte larg tė qenit konstruktiv. Nė shumė vende numėrimi vėzhguesit gjithashtu vunė re njė numėr mė tė lartė tė vėzhguesve partiakė nga sa parashikohet nė Kodin Zgjedhor. Pėrveē kėsaj, prania e deputetėve

tė tė dy palėve nė disa nga vendet ‘problematike’ tė numėrimit ndikoi nė rritjen e tensionit dhe

nė njė atmosferė mė polemike”, - thuhet nė raportin e bėrė publik pak ditė mė parė. Ndėrkohė, socialistėt do tė vazhdojnė kėtė praktikė dhe nė zgjedhjet e afėrta nė Shijak, ku do tė garohet kėsaj radhe pėr tė zgjedhur deputetin e zonės, pas lėnies sė mandatit nga Sokol Olldashi. “Nė 19% tė vendeve tė votimit, tė vizituara, u vunė re mosmarrėveshje lidhur me vlefshmėrinė e fletėve tė votimit. Diskutimet mes anėtarėve tė grupeve tė numėrimit apo mes anėtarėve tė KZQV-ve, si dhe mes grupeve tė numėrimit dhe KZQV-ve ēuan nė ērregullime dhe ndalesa gjatė numėrimit. Nė shumė vende numėrimi u bllokua, pasi komisionerėt qė pėrfaqėsonin interesa tė ndryshme, politike u larguan nga vendi i numėrimit. Nė 38% tė numėrimit qė u vėzhgua, u vu re prania e personave tė paautorizuar dhe nė rreth njė tė tretėn e kėtyre rasteve kėta persona ndėrhynė nė proces nė mėnyrė tė pajustifikuar. Nė 19% tė raporteve tė tyre, vėzhguesit vunė re se persona tė paautorizuar ose vėzhgues partiakė pėrpiqeshin tė ndikonin nė mėnyrė tė pajustifikuar mbi grupet e numėrimit dhe KZQV-tė”, - thuhet nė raportin e vėzhguesve tė OSBE/ODIHR-it pėr zgjedhjet e 18 shkurtit. Njė numėr i konsiderueshėm vėzhguesish tė huaj do tė jenė dhe nė Shijak pėr kėto zgjedhje.

 

 

Pjesė nga raporti i vėzhguesve tė OSBE/ODIHR-it

 

- Roli i luajtur nga partitė politike nė disa NjQV pas ditės sė zgjedhjeve ishte larg tė qenit

konstruktiv. Nė shumė vende numėrimi vėzhguesit gjithashtu vunė re njė numėr mė tė lartė tė

vėzhguesve partiakė nga sa parashikohet nė Kodin Zgjedhor. Pėrveē kėsaj, prania e deputetėve

tė tė dy palėve nė disa nga vendet ‘problematike’ tė numėrimit ndikoi nė rritjen e tensionit dhe

nė njė atmosferė mė polemike.

- Nė 19% tė vendeve tė votimit, tė vizituara, u vunė re mosmarrėveshje lidhur me vlefshmėrinė e fletėve tė votimit. Diskutimet mes anėtarėve tė grupeve tė numėrimit apo mes anėtarėve tė KZQV-ve, si dhe mes grupeve tė numėrimit dhe KZQV-ve ēuan nė ērregullime dhe ndalesa gjatė numėrimit. Nė shumė vende numėrimi u bllokua, pasi komisionerėt qė pėrfaqėsonin interesa tė ndryshme, politike u larguan nga vendi i numėrimit. Nė 38% tė numėrimit qė u vėzhgua, u vu re prania e personave tė paautorizuar dhe nė rreth njė tė tretėn e kėtyre rasteve kėta persona ndėrhynė nė proces nė mėnyrė tė pajustifikuar. Nė 19% tė raporteve tė tyre,

vėzhguesit vunė re se persona tė paautorizuar ose vėzhgues partiakė pėrpiqeshin tė ndikonin nė

mėnyrė tė pajustifikuar mbi grupet e numėrimit dhe KZQV-tė.

 

Pas vendimit tė Komisionit Qendror pėr Mbrostarin

 

Meta: Anėtarėt e opozitės nė KQZ, tė papėrgjegjshėm

 

Kryetari i Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, gjatė njė konference pėr shtyp u shpreh se, "vendimi i KQZ-sė pėr Mbrostarin ishte i jashtėligjshėm". Zoti Meta tha se, "dėnojmė mungesėn e pėrgjegjėsisė tė disa prej anėtarėve tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė shqyrtimin e kėrkesės tė LSI-sė pėr tė shpallur tė pavlefshme zgjedhjet nė Mbrostar, ku, sipas tė gjithave fakteve dhe provave qė ne kemi paraqitur, ekzistojnė manipulime dhe njė dhunim i dukshėm i procesit tė votimit dhe vullnetit tė banorėve tė kėsaj komune".

"Shprehim keqardhjen e thellė qė edhe dy anėtarėt e KQZ-sė, tė propozuar nga opozita, pėr fat tė keq kanė mbajtur njė qėndrim tė papėrgjegjshėm pėrballė fakteve dhe provave tė paraqitura nė KQZ", - tha Meta, duke shtuar se, "kjo tregon njė mungesė vullneti dhe njė mungesė reflektimi tė institucioneve mė tė rėndėsishme, ligjore dhe kushtetuese pėr tė vėnė nė vend vullnetin e atyre banorėve e atyre qytetarėve, tė cilėt janė dhunuar dhe qė janė ndjerė tė manipuluar mė 18 shkurt".

 

Pak ditė pas zgjedhjeve lokale, Rama nisi tė kėrcėnonte komisionerėt e djathtė, tani radha e KQZ-sė

 

PD: Presioni i Ramės mbi KQZ-nė, i patolerueshėm

 

Zėdhėnėsja e Partisė Demokratike, Majlinda Bregu, tha dje se, deklarata e e kryetarit tė partisė mė tė madhe, opozitare, Edi Ramės, se PD-ja po influencon nė vendimet qė jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė e papėrgjegjshme. Bregu tha gjatė njė komunikimi me median se kjo parti ka respektuar tė gjitha vendimet e kėtij institucioni, duke e vlerėsuar atė si pėrgjegjės pėr mbarėvajtjen e procesit. “Partia Demokratike denoncon deklaratėn e papėrgjegjshme tė bėrė sot, nga kryetari i opozitės, Edi Rama, ku akuzon Partinė Demokratike e kryeministrin Berisha pėr influencė nė vendimet e KQZ-sė. Partia Demokratike ka respektuar vendimet e KQZ-sė si i vetmi institucion kushtetutes, pėrgjegjės pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor”, - tha Bregu. Partia Demokratike e ka vlerėsuar kėtė deklaratė tė Ramės si njė presion mbi njė institucion tė pavarur. Bregu tha se kjo parti i kėrkon Ramės qė tė respektojė sovranitetin e KQZ-sė. “Presioni mbi institucionin e pavarur, KQZ, ėshtė i patolerueshėm. Pavarėsisht krahut politik, ėshtė detyrė e ēdo politikani tė ndikojė pozitivisht e jo tė kėrcėnojė punėn e institucioneve tė pavarura, tė cilat respektojnė ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

Z. Rama bėn mirė qė tė respektojė sovranitetin e integritetin e kėtij institucioni dhe tė mos tundohet nga parimi “Bėni si them unė dhe mos bėni si bėj unė!”, - tha Bregu.

Vetėm pak ditė pas pėrfundimit tė procesit zgjedhor, gazeta “TemaA” publikoi njė fakt skandaloz, presionin e kryetarit tė Partisė Socialiste ndaj njė komisioneri tė djathtė. Rama kishte kėrcėnuar komisionerin e KZQV-sė sė Durrėsit qė tė tėrhiqte firmėn e tij nga procesverbali i firmosur, ku nuk pranohej rezultati, pėr shkak se shumė fletė votimi ishin shpallur tė pavlefshme.

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

Ministria e Integrimit u mblodh nė njė tryezė pune, pėr nevojat e biznesit shqiptar nė situatėn e hapjes sė tregut

 

Uldedaj-Trashanit: Ndihmoni prodhuesit pėr tė pėrballuar konkurrencėn e huaj

 

Kryetari i Dhomės sė Tregtisė shpjegoi se, ndėrkohė qė tregtarėt janė tė interesuar ndaj hapjes sė tregut, duke kėrkuar bėrjen zero tė tarifave doganore, prodhuesit kėrkojnė politika subvencionuese pėr tė pėrballuar konkurrencėn

 

 

Minstrja e Integrimit, Arenca Trashani, tha dje, gjatė njė takimi me Dhomėn e Tregtisė se, ekonomia duhet tė ristrukturohet pėr tė pėrballuar presionin e madh tė konkurrencės nga hapja me tregjet e huaja. Sipas Trashanit, hyrja graduale nė tregun e konkurrencės sė pėrbashkėt europiane nėpėrmjet zbatimit tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme sjell mjaft vėshtirėsi, qė shkojnė nga nevoja pėr ristrukturimin e ekonomisė deri tek domosdoshmėria e modernizimit tė institucioneve, tė bizneseve, tė teknologjisė sė prodhimit, tė standardeve e tė infrastrukturave qė lidhen me to. Ministrja i tha kėto, gjatė njė tyreze tė rrumbullakėt qė u mbajt me Dhomėn e Tregtisė, lidhur me efektet e Marrėveshjes sė Ndėrmjetme qė ka hyrė nė fuqi mė 1 dhjetor tė vitit tė kaluar. Duke iu referuar njė studimi tė Bankės Botėrore, Trashani u shpreh se, ekonomia shqiptare pritet tė rishpėrndajė burimet financiare nga sektori bujqėsor nė atė tė tekstileve, kėpucėve nė materialet e ndėrtimit dhe kjo ėshtė sfida mė e madhe qė biznesi shqiptar ka pėrballė nė kushtet e hapjes sė tregut.

Nė vijimėsi tė kėsaj, kryetari i Dhomės sė Tregtisė, Gjokė Uldedaj, ndau nė dy grupe kryesore interesat e bizneseve nė Shqipėri. Sipas tij, nga njėra anė janė tregtarėt qė kėrkojnė sistemin e doganave me tarifė zero dhe nga ana tjetėr, qėndrojnė prodhuesit dhe investitorėt qė kėrkojnė politika mė inkurajuese nė drejtim tė tyre, politika qė tė kenė nė qendėr zhvillimin e burimeve tė brendshme. “Mbi kėto dy grupe interesash ėshtė autoriteti i shtetit, i cili kontrollon procesin dhe kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse ne na nevojitet bashkėpunimi me ekzekutivin”, - tha Uldedaj nė fjalėn e tij. Po kėshtu, nė vijim Uldedaj u shpreh se, do tė jenė sektorėt e prodhimit, ata qė do tė ndiejnė vėshtirėsinė e hapjes sė tregut, duke filluar nga prodhuesit e bojėrave, mobiljeve, lėkurė-kėpucėve dhe mė pas edhe produkteve bujqėsore dhe blegtorale. Nė kėtė mėnyrė, kryetari i Dhomės sė Tregtisė kėrkoi mbėshtetjen e shtetit pėr prodhuesit vendas, tė cilėt nuk janė ende tė pėrgatitur tėrėsisht pėr tė pėrballuar konkurrencėn e huaj, si dhe pėr t’u pėrfshirė nė tregjet e huaja pėr tė rritur eksportet. Sipas tij, vėmendja e shtetit duhet tė jetė mė e madhe ndaj kėtyre prodhuesve, pasi tek ky sektor qėndron edhe mbėshtetja kryesore e zhvillimit ekonomik nė tė gjithė vendin.

 

 

 

Agjencia zyrtare kroate e Investimeve takohet me biznesmenėt shqiptarė

 

Biznesmenėt shqiptarė dhe ata kroatė janė mbledhur dje njė njė forum biznesi, pėr tė diskutuar mbi mundėsitė e bashkėpunimit tregtar midis tyre. Zgjerimi i bashkėpunimit tregtar midis Shqipėrisė dhe Kroacisė ishte tema kryesore e bisedimeve tė kėtij forumi midis dy shteteve, i cili zhvilloi punimet nė ambientet e hotel "Tirana International", nė Tiranė. Forumi u organizua nga Dhoma e Tregtisė, ku ishin tė pranishėm, pėrveē biznesmenėve shqiptarė dhe kroatė edhe Agjencia zyrtare kroate e Investimeve, tė cilėt shkėmbyen mendime rreth zgjerimit tė bashkėpunimit tė mėtejshėm tregtar, veēanėrisht nė sektorin e turizmit e biznesit. Kryetari i Dhomės sė Tregtisė, Gjokė Uldedaj, u shpreh se, “ky forum ka si qėllim forcimin e marrėdhėnieve tregtare shqiptaro-kroate, rritjen e investimeve si dhe krijimin e partneriteteve.” Ndėrsa, pėrfaqėsues tė biznesit kroat u shprehėn se, "kjo agjenci dhe biznesi kroat janė tė interesuar pėr tė investuar nė Shqipėri dhe kryesisht nė ndėrtim, infrastrukturė, nė industrinė e konfeksioneve dhe tė tekstileve.

 

Kombinat, kufizime tė energjisė pėr shkak tė remontit

 

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bėri tė ditur dje se, si pasojė e njė remonti ka patur kufizime tė energjisė elektrike nė disa zona tė Tiranės. Kufizimet kanė qenė nė zonėn e Kombinatit dhe tė Vaqarrit dhe ato kanė qenė pėrgjatė orės 15.00 tė pasdites. Sipas burimeve nga korporata, remonti ka qenė i planifikuar dhe ka tė bėjė me disa rregullime nė nėnstacionin elektrik 35 kV tė Kombinatit.

 

Industria e tekstilit, shėrbimet dhe ndėrtimi, nė qendėr tė investimeve nė programet qeveritare

 

Sipas programit afatmesėm tė qeverisė do tė synohet njė rritje e fluksit tė investimeve nė sektorė tė veēantė si nė industrinė e kėpucėve dhe veshjeve, biznesin e shėrbimeve dhe tė materialeve tė ndėrtimit. Sipas studimeve tė kryera nga qeveria nė bashkėpunim me programin CARDS, projekti rezulton qė Shqipėria ka njė avantazh konkurrues nė kėta sektorė, tė cilėt kanė nevojė tė menjėhershme pėr aktivitete promovuese. Gjithashtu, nė fokus tė kėtij programi ėshtė edhe rritja e investimeve edhe nė sektorė tė tillė si nė atė tė minierave, gazit dhe naftės, agrobiznesit dhe turizmit, pėr tė cilat investimet do tė bė, vetėm pasi tė jenė kryer studime sektoriale tė mirėfillta mbi mundėsitė qė krijojnė kėta sektorė. Nė funksion tė qėllimeve promovuese, Ministria e Ekonomisė ka gati njė projekt pėr tė zhvilluar disa aktivitete tė tilla nė vende si Italia, Gjermania dhe Austria pėr promovimin e industrise sė kėpucėve dhe veshjeve, pėr biznesin e shėrbimeve, si dhe atė tė materialeve tė ndėrtimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Duke rimbursuar 4.5 miliardė lekė, tatimet kanė shlyer stokun e borxhit prej 2 miliardė lekėsh qė kishin ndaj bizneseve qė nga viti 2000

 

Administrata tatimore dyfishon rimbursimin e TVSH-sė

 

Sipas tė dhėnave nga tatimet, rimbursimi i TVSH-sė ka qenė 2.4 miliardė lekė pėr vitin 2005 dhe 2.1 miliardė lekė pėr vitin 2006. Rreth 80 pėr qind e bizneseve qė kanė pėrfituar janė biznese eksportuese, tė cilat pritet tė pėrmirėsojnė investimet e tyre

 

 

Administrata tatimore ka dyfishuar rimbursimin e TVSH-sė nė dy vjetėt e fundit nė krahasim me vitet paraardhėse. Gjatė periudhės 2005-2006, kjo administratė ka rimbursuar rreth 10 pėr qind tė TVSH-sė sė arkėtuar, ndėrkohė qė gjatė periudhės 2000-2004, niveli i rimbursimit tė saj ka qenė nė kuotat e 3-5 pėrqindėshit. Nė total, gjatė dy viteve tė fundit, administrata tatimore ka rimbursuar rreth 4.5 miliardė lekė ose rreth 47 milionė dollarė, prej tė cilave, 2.4 miliardė janė rimbursuar pėrgjatė vitit 2005, ndėrsa 2.1 miliardė tė tjera kanė qenė rimbursime tė vitit 2006. Pėrshpejtimi i kėtij procesi ka sjellė sipas tatimeve, eliminimin e stokut disavjeēar tė borxhit tė TVSH-sė, qė kjo administratė i detyrohej bizneseve qė nga viti 2000-2004. Ky borxh ka qenė nė vlerėn 2 miliardė lekė dhe ėshtė bėrė e mundur tė shlyhet tėrėsisht, duke punuar paralelisht pėr shlyerjen e tij si dhe pėr rimbursimin e arkėtimeve tė kėtij viti.

Bėhet e ditur se, stoku i mbetur i kėrkesave pėr rimbursim gjatė vitit tė kaluar, pėrbėn tashmė vetėm rimbursimin e dy-tre muajve. Por, sipas tatimeve, edhe ky stok ėshtė rimbursuar plotėsisht gjatė muajve tė parė tė kėtij viti, duke bėrė qė tė mos mbetet mė borxh nė kėtė drejtim. Administrata ka marrė nė shqyrtim tė gjitha kėrkesat e tatimpaguesve, tė cilėt nuk janė rimbursuar nė kohė dhe shprehet se ka marrė masat pėr t’iu pėrgjigjur kėtyre kėrkesave sipas ligjit. Pėrveē kėsaj, administrata bėn tė ditur se ėshtė duke zhvilluar njė projekt pėr rimbursimin automatik tė kėrkesave deri njė njė limit tė caktuar rimbursimi. Kjo do tė sjellė, sipas saj, edhe shmangien e procedurave tė zgjatura nė kėtė proces, duke pėrmirėsuar shėrbimin ndaj tatimpaguesve.

Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, bėn tė ditur se, pjesa dėrrmuese e kėryre rimburismeve kanė qenė pėr bizneset eksportuese. Sipas tė dhėnave tė kėsaj drejtorie, bizneset eksportuese kanė zėnė 80 pėr qind tė bizneseve tė rimbursuara gjatė kėsaj periudhe. Drejtoria e shikon kėtė si njė mbėshtetje mė tepėr ndaj kėtyre subjekteve, tė cilat shihen me interes strategjik pėr ekonominė shqiptare. Rimbursimi i TVSH-sė pėr bizneset eksportuese do tė sjellė rritjen e mundėsive financiare tė kėtyre bizneseve, tė cilat pritet tė ndikojnė nė rritjen e eksporteve dhe rrjedhimisht, nė uljen e deficitit tregtar nė vend. Administrata tatimore e shikon shtimin e rimbursimit si efekt tė pėrmirėsimit tė punės sė kėsaj administrate, i cili ėshtė shoqėruar edhe me rritjen e arkėtimeve dhe uljen e informalitetit ekonomik.

Ergys Mėrtiri

 

 

 

Shqipėria, me nivelin mė tė ulėt tė TVSH-sė nė rajon

 

Niveli i TVSH-sė nė Shqipėri ėshtė nga mė tė ulėtit nė krahasim me vendet e rajonit. Sipas Ministrisė sė Financave, niveli i TVSH-sė nė Shqipėri ėshtė mė pak se gjysma e atij tė vendeve tė rajonit. Sipas tė dhėnave nga kjo ministri, niveli i TVSH-sė nė Shqipėri shkon nė 9.3 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, ndėrkohė qė nė vende tė cilat krahasohen me Shqipėrinė, pėrsa i pėrket kėsaj takse, ky nivel varion nga 19-20 pėr qind tė PBB-sė. Sipas Ministrisė sė Financave, kjo dėshmon njė performancė tepėr tė mirė tė kėsaj takse nė tėrėsinė e taksave tė administratės tatimore tė vendit tonė. Ky nivel tatimi shihet si mjaft pozitiv pėr bizneset, duke krijuar mundėsi mė tė mėdha financiare pėr to, si dhe duke ndikuar nė klimėn e biznesit nė vend.

 

 

 

 

Kukės: 50 milionė lekė, borxhi i ndėrmarrjeve shtetėrore dhe private ndaj tatimeve

 

 

 

Ndėrmarrjet shtetėrore si dhe njė sėrė ndėrmarrjesh private nė qytetin e Kukėsit rezultojnė tė kenė ndaj degės sė tatimeve tė kėtij qyteti mbi 50 milionė lekė borxh. Ky borxh ėshtė mbartur qė pėrpara vitit 2005 dhe ka mbetur ende pa u shlyer. Gjysma e kėtij borxhi iu pėrket ndėrmjarrjeve shtetėrore, ndėrsa gjysma tjetėr iu pėrket atyre private. Sipas tė dhėnave, rezulton se, ndėrmarrja me shumėn mė tė madhe tė borxhit ėshtė Korporata Elektroenergjitike Shqiptare e degės sė Kukėsit, e cila i detyrohet tatimeve nė njė shumė prej rreth 17 milionė lekėsh. Mė pas, nga ndėrmarrjet shtetėrore vjen ujėsjellėsi i kėtij qyteti, borxhi i tė cilit ėshtė nė shumėn e rreth 12 milionė lekėve. Nė pjesėn mė tė madhe, borxhi i KESH-it ėshtė shkaktur si pasojė e mosshlyerjes sė taksės sė radiotelevizionit, ndėrsa Ujėsjellėsi i detyrohet tatimeve, kryesisht si pasojė e mospagimit tė TVSH-sė. Gjithashtu, ndėrmarrja e Ujėsjellėsit i detyrohet shtetit edhe nė drejtim tė pagesave tė sigurimeve shoqėrore pėr punonjėsit e saj, i cili shkon nė njė shumė mjaft tė konsiderueshme. Pėrveē borxheve ndaj tatimeve, ndėrmarrjet shtetėrore tė qytetit tė Kukėsit rezultojnė edhe me njė borxh tė konsiderueshėm ndaj njėra-tjetrės. Nė kėtė mėnyrė, institucioni tė cilit i kanė mė tepėr borxhe ėshtė Telekomi, tė cilit mjaft kompani tė ndryshme i detyrohen nė njė shumė prej rreth 14 milionė lekėsh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Mjekėt rekomandojnė tė mos pėrdoren barnat popullore

 

Gurėt nė veshka, jo mjekime popullore

 

Prof. dr. Myftar Barbullushi, shprehet se, pėrdorimi i barnave popullore pėr shėrimin e gurėve nė veshka apo tė ēdo lloj sėmundjeje tjetėr kėrkon njė pėrkujdes tė veēantė. Ndonėse kėto ilaēe, zanafillėn e kanė nga barnat shkencore, shumė shpesh, tek pacientė tė ndryshėm, kjo mund tė sjellė edhe probleme mjaft tė komplikuara qė mund tė rrezikojnė edhe heqjen e veshkės. Sipas dr. prof. Myftar Barbullushi, pėr tė shmangur sėmundjen e veshkave duhet qė tė mėnjanohet edhe pėrdorimi i ushqimeve me proteina dhe pėrdorimi sa mė shumė i lėngjeve.

 

 

Sa ndikon konsumimi i ushqimeve me kripėra nė shfaqjen e gurėve nė veshka?

 

Sot, mendohet qė shkaku bazė i rritjes sė frekuencės sė gurėve nė veshka ėshtė ushqimi me shumė proteina dhe pirja e pakėt e lėngjeve ka mė shumė rėndėsi sesa lloji i lėngjeve tė konsumuara. Pra, njerėzit, njė pjesė tė kripėrave e eliminojnė me anė tė urinimit, por nėse individi pi pak lėngje, do tė thotė qė niveli i kripėrve ėshtė shumė i koncentruar dhe  mundėsia qė kėto kripėra tė mund tė bashkohen dhe formojnė gurėt nė veshka ėshtė shumė e madhe. Nėse njė individ ka tendencė pėr tė formuar gurė nė veshka, pakėsimi i ushqimit tė ekzagjeruar me proteina dhe pirja sa mė shumė e lėngjeve janė  elementėt kryesorė. Nė rast se nuk trajtohen herėt, kėta gurė tė formuar nė veshka mund tė ndikojnė nė  shkatėrrimin e veshkės, pasi kjo do tė pengonte kalueshmėrinė e urinės dhe i sėmuri do tė detyrohej qė tė hiqte veshkėn. Kėtu kemi shumė raste qė tė sėmurėt e heqin veshkėn, sepse vijnė nė njė stad tė avancuar. Pastaj mbeten me njė veshkė dhe problemi ėshtė delikat, sepse sikur edhe ajo tė sėmuret, atėherė ai mbetet nė njė gjendje qė duhet tė futet nė terapi renale zėvendėsuese, e cila e siguron jetesėn e tė sėmurit, por ėshtė shumė e shtrenjtė, i kushton shumė shoqėrisė edhe nė vendet e zhvilluara, jo mė tek ne. Nė kushtet e vendit tonė ėshtė e pamundur tė mbulohen me tė ardhurat tona qė kemi, komplet nevojat e tė sėmurėve me terapi renale zėvendėuese.

 

Pėrdorimi i barnave popullore, shpeshherė gjen njė pėrhapje tė gjerė tek njerėzit. A janė tė kėshillueshme kėto barna?

 

Mjekėsia popullore apo barnat popullore janė njė alternativė e barnave shkencore. Por ai qė i pėrdor duhet qė ta dijė mirė se kur pėrdoren, si pėrdoren dhe sa, sepse nė tė kundėr mund tė ēojė nė dėmtim dhe shkatėrrim tė funksionit tė veshkave.

 

Ka patur raste tė tilla tek pacientėt?

 

Kemi patur shumė pacientė me gurė tė mėdhenj, tė cilėt kanė kontrolluar me lėngje popullore, tė cilėt, jo vetėm qė nuk kanė patur rezultat, por kanė shkuar deri nė bllokimin total tė kanalit deri nė prishjen e funksionit tė veshkave nga dhėnia pa kriter e kėtij mjekimi popullor.

 

Ēfarė ilaēėsh apo mjekimesh mund tė pėrdoren pėr t’i eliminuar gurėt nė veshka, pa patur nevojė pėr ndėrhyrje kirurgjikale?

 

Ne kemi njė aparat qė prej 10 vjetėsh nė Shqipėri, i cili shkrin gurėt nė veshka. Ky aparat ka bėrė qė numri i operacioneve pėr tė hequr gurėt nė veshka tė jetė gati 1%, sepse 99% tė gurėve nė veshka, pėrveē mjekimit me medikamente zgjidhet nėpėrmjet shkrirjes me aparaturėn pėrkatėse. Ajo qė ne kėshillojmnė ėshtė njė kontroll qė individi duhet tė kryejė herė pas herė tek mjeku, pėr ta kapur sėmundjen mė nė kohė.

 

Sa ėshtė mosha mesatare qė mund tė jetojė njė individ me veshkė artificiale?

 

Mosha mesatare ėshtė 10 vjet, por duke qenė se numri i tė prekurve ėshtė nė mosha tė mėdha, atėherė kjo shkon deri nė 15-20 vjet.

 

Si mund tė diagnostikohet sėmundja kur i sėmuri nuk paraqet shqetėsim tė dukshėm?

 

Ne si mjekė na takon qė tė bėjmė zbulimin e hershėm tė sėmundjes. Njerėzit duhet tė jenė koshientė, sepse njė herė nė disa kohė duhet tė bėjnė njė kontroll tė parametrave kryesorė si tė sheqerit, azotemisė tensionit etj., qė sjellin parandalimin e njė sėmundjeje. Kontrolli nuk duhet tė bėhet vetėm atėherė kur ke shenja, sepse shpesh ajo tregon pėr njė stad tė vonshėm. Megjithatė, ne si nefrologė na takon qė sėmundjet e veshkave t’i zbulojmė herėt tek njerėzit. Nė radhė tė parė, ne synojmė tek njerėzit qė i kanė disa faktorė predispozues pėr t’u sėmurur nga veshkat. Njerėzit e predispozuar janė ata qė vuajnė nga tensioni i lartė, me diabet, njerėzit e moshuar, tė shėndoshėt, duhanpirėsit, alkoolpirėsit, ata qė bėjnė jetė sedentare, konsumuesit e tepėrt tė ushqimeve tė kripura, dieta e pashėndetshme, etj. Kėta njerėz, nė qoftė se kanė tė dhėna tė tilla gjatė jetės, ne jemi tė predispozuar qė t’i zbulojmė herėt, duke ua bėrė analizat qė theksuam dhe nėse ka probleme, atėherė ne thellohemi nė analiza tė tjera, tė cilat zbulojnė mė mirė se ēfarė diagnoze ekzakte ekziston nė organizmin e tyre. Sėmundjet kronike tė veshkave kanė njė progresion tė pandalshėm d.m.th shkojnė drejt njė gjendjeje gjithmonė mė tė avancuar, nė varėsit tė organizmit, tė agresivitetit tė sėmundjes, nė varėsi tė mjekimit qė ne i japim dhe tė ndryshimt tė stilit tė jetės qė ne i rekomandojmė tė sėmurit. Nėse pacienti aplikon regjimin e jetės, i merr mjekimet siē duhet, atėherė progresioni i sėmundjes ėshtė shumė i ngadaltė ose edhe mund tė stopohet. Megjithatė, ne i kosiderojmė tė sėmurėt dhe i drejtojmė nė bazė tė shkallės sė dėmtimit tė funksionit tė veshkės. E shohim stadin e pacientit dhe e vlerėsojmė nė varėsi tė nivelit tė kreatininės qė ka i sėmuri. Sipas kėsaj, ne  i ndajmė nė tė sėmurė me funksion tė kompensuar, me funksion tė dekompensuar dhe nė gjendjen terminale (gjendjen e fundit), kur i sėmuri i ka kaluar pothuajse tė gjitha stadet e sėmundjes qė do tė thotė se, i sėmuri duhet t’i nėnshtrohet patjetėr terapisė renale zėvendėsuese. Kjo terapi ėshtė hapi i fundit pėr mbijetesėn. Me kėtė terapi nėnkuptojmė 3 lloje trajtimesh: hemodializa, dializa peritonale, transplanti i veshkave. Pra, njė nga kėto, nė mėnyrė qė i sėmuri tė mbijetojė, pasi veshkat i konsiderojmė organe vitale, tė domosdoshme pėr jetėn e njeriut.

 

Ēfarė ndikon nė mosfunksionimin e veshkave?

 

Nė mosfunksionimin e tyre ndikojnė shumė faktorė, duke filluar qė nga infeksioni nė veshka, gurėt nė veshka, diabeti, tensioni i lartė apo defektet e lindura.

 

Bisedoi: Alketa Alia

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

Pas vendimeve tė marra nga Komisioni i Disiplinės, nisin pakėnaqėsitė nga vetė federata

 

FSHF hedh nė Apel Disiplinėn

pėr sanksionet e buta

 

Pas nje mbledhjeje urgjente zhvilluar sot, me kerkese te Sektorit te Garave ne FSHF, lidhur me disa vendime te Komisionit te Disiplines mbledhur dje ne date 08.03.2007, u vendos qe: 1. Ne mbledhjen e radhes te Komisionit te Apelit, Sektori i Garave do te ankimoje disa nga vendimet e Komisonit te Disipines. 2. Ankimimet do te jene ndaj vendimeve ne lidhje me KF Shkumbinin dhe trajnerin e KF Elbasanit, Edmond Gezdari. 3. Keto vendime do te ankimohen, pasi masat e marra gjykohen te mos jene ne perputhje te plote me kodet e drejtesise te FSHF-se. Njė nga problemet mė kryesore tė komisionit kishte tė bėnte me dhunimin e trajnerit tė Tiranės, Shkėlqim Muēa, i cili u godit brutalisht pas takimit Shkumbini-Tirana nė Peqin. Pėr kėtė, disiplina vendosi ta dėnojė aktin e paprecedent, i cili nuk ėshtė i pari qė ndodh nė fushėn sportive tė Peqinit. Pra, komisioni vendosi qė klubi "Shkumbini" tė dėnohet me njė takim pa spektatorė, gjithashtu edhe me njė gjobė prej 100.000 lekėsh pėr mosmarrje tė masave tė mjaftueshme organizative para dhe pas takimit nga ana e klubit. Pėr kėtė precedent tė pėrsėritur nė kėtė fushė vlen tė theksohet se Disiplina iu shkul "veshin" edhe njė herė tjetėr drejtuesve tė Shkumbinit dhe tifozėve peqinas. Pėrsėritja e kėtyre akteve tė shėmtuara bėri qė FSHF-ja tė vendosė njė dorė tė hekurt pėr dhunėn nė stadiume. Takimin pa spektatorė Shkumbini do ta zhvillojė nė fushėn e vet, pėrsėri me skuadrėn e Tiranės. Megjithatė, federata kėrkon qė tė avancojė, teksa i shikon si shumė tė buta vendimet e Disiplinės. Kjo, duke marrė edhe njė shkak pėr dėnimin prej 2 ndeshjesh pezullim tė trajnerit tė Elbasanit, Gėzdari, i cili i futi duart nė fyt arbitrit ndėrkombėtar, Albano Janku. Rasti i dėnimit me njė vit tė Sokol Kushtės qė tentoi ta kapte Pashajn gjatė Flamurtari-Teuta, 24 shtatorin e shkuar. Ndėrsa, tashmė Gėzdari dėnohet me vetėm 2 ndeshje. Po kėshtu edhe pėr fushėn e Peqinit. Duket se, tashmė Apeli ka marrė ankimimin e FSHF-sė, e Sektorit tė Garave dhe pritet njė tjetėr vendim, me pėrmasa mė tė forta, pėr tė dhėnė njė sinjal pėr shumė kujdes deri nė fund tė sezonit.

 

SOT KAMPIONATI, NIS FAZA E TRETĖ

Kategoria superiore - Gjyqtarėt

Tirana - Apolonia

(S.Ēekaj, G.Maloku, L.Mustafaraj)

Vllaznia - Shkumbini

(M.Sopjani, A.Lamēe, E.Biēaku)

Teuta - Luftėtari

(B.Pashaj, E.Pjetrushi, E.Doda)

Besa - Flamurtari

(N.Abeshi, D.Rexha, D.Salaj)

Dinamo - Elbasani

(E.Dobi, S.Avdo, F.Elezi)

Tė dielėn (11.3.2007)

Partizani - Kastrioti

(K.Meta, A.Guēe, S.Zeka)

Tė gjitha takimet fillojnė nė orėn 14:00

FSHF publikon lojtarėt e pezulluar pėr ndeshjet e ardhshme

Sektori i Garave nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit (FSHF) ka publikaur listėn e lojtarėve tė pezulluar pėr shkak kartonash, qė nuk mund tė aktivizohen nė javėn e 23-tė tė kategorisė superiore dhe tė javės sė 18-tė tė kategorisė sė parė.

Elbasani: Armand Memataj (3v), Mardjan Kacollja (6v) - 2 ndeshje pezullim, i dėnuar nė javėn e 22-tė e nė vazhdim.

Besa: Bikoula Nana (6v) - 2 ndeshje pezullim

Luftėtari: Besmir Sinani (1v, 1k)

Dinamo: Goran Vincetic (6v) -2 ndeshje pezullim, i dėnuar nė javėn e 22-tė e nė vazhdim. Julian Ahmati  (6v) - 2 ndeshje pezullim, i dėnuar nė javėn e 22-tė e nė vazhdim, Vangjel Mile  (2v 1k)    

Kastrioti: Renaldo Kalari (3v)

Teuta: Bledar Hodo (3v), Bekim Kule (1 k)

Flamurtari, Shkumbini, Tirana, Apolonia, Partizani, Vllaznia - s’kanė lojtarė tė pezulluar pėr javen e 23-tė.

Kategoria e parė:

Sopoti: Xhenard Rada (6v) - 2 ndeshje pezullim, i dėnuar nė javėn e 17-tė e nė vazhdim.

Turbina: Ardi Sekseri (3v), Klajdi Abrahimi (3v)

Tepelena: Altin Kasneci (3v)

Laēi: Taulant Sefgjini (6v) - ndeshje pezullim, i dėnuar nė javėn e 17 e nė vazhdim.

Pogradeci: Erion Kreka (2v 1k)

Lushnja: Arbėr Ajazi (1k)

Gramshi: Sajmir Bardhi (3v)

Erzeni: Florian Peqini (2v 1k), Bledar Lala (3v)

Tomori, Skėnderbeu, Bilisht Sport, Ada - s’kanė lojtarė tė pezulluar pėr javėn e 18-tė.

 

 

Nė ndeshjet e radhės do tė luajnė ata qė aktivizohen me ekipet e tyre

Otto Bariē: “Kam besim, vetėm fitore me sllovenėt”

Ka mbetur disi i befasuar trajneri Oto Bariē me lajmin qė ka rrjedhur nė mediat shqiptare se kapiteni i kombėtares shqiptare, Igli Tare, nuk ka marrė ftesė pėr dy ndeshjet e fundmarsit. “Nuk e di se si erdhėt deri te ky lajm, por unė deri mė tani nuk kam thirrur askėnd, sepse nuk e kam shpallur listėn. Kam dėrguar njė listė tė gjerė tė futbollistėve nė FSHF, por listėn pėrfundimtare do ta shpall pas kėsaj fundjave, pasi do tė shikoj formėn e futbollistėve edhe nė ndeshjet e sė shtunės dhe sė dielės me ekipet e tyre”, - thotė nėpėrmjet lidhjes telefonike, trajneri i kuqezinjve, Oto Bariē.

Megjithatė, ju nuk keni thirrur kapitenin, Igli Taren, nė kombėtare?

“Shikoni, unė jam njė trajner me eksperiencė dhe i sinqertė. Ėshtė e vėshtirė tė ftosh nė kombėtare njė lojtar qė nuk luan rregullisht prej disa muajsh nė ekipin e tij. Kėtė e kam thėnė edhe para se tė zėvendėsoj dikė, pasi dua tė jem i sigurtė nėse kam zgjedhje mė tė mirė. Unė mund tė them se, nė pėrgjithėsi, nuk janė ftuar nė kombėtare tė gjithė ata lojtarė qė nuk kanė luajtur tash e sa kohė me ekipet e tyre”, - thotė trajneri Bariē. “Oto maximal” siē i thonė nė Austri, megjithatė ėshtė i kėnaqur me formėn e sulmuesve tė tjerė, tė cilėt shpreson se do tė japin kontributin e tyre edhe me uniformėn kuqezi, mė 24 mars kundėr Sllovenisė nė Shkodėr dhe katėr ditė mė vonė, me Bullgarinė nė Sofje. “Gėzohem qė katėr sulmuesit qė kam nė dispozicion janė duke shėnuar gola rregullisht nė ndeshjet e fundit. Bogdani ka shėnuar 3 gola nė dy ndeshje, Kapllani ka arritur nė shifrėn e 13 golave, Bushi ka shėnuar nga njė gol nė katėr ndeshjet e fundit edhe i riu Salihi ka shėnuar 2 gola sė fundi. Salihin do ta ndjek personalisht edhe nė ndeshjen e radhės. Mendoj se nė sulm jemi mirė dhe kemi futbollistė me njė formė tė mirė sportive.” Trajneri Bariē pret qė nė takimin me sllovenėt, kuqezinjtė tė paraqiten shumė mė mirė sportivisht dhe kėtė e mbėshtet, sidomos nė lojėn e pjesės sė dytė tė takimit miqėsor me Maqedoninė. “Jam i bindur se do tė jemi shumė mė tė mirė se nė takimin me Holandėn, pėr shembull. Besoj se do tė jemi sė paku 20% mė tė mirė. Jam i kėnaqur me disa nga lojtarėt tanė. Nė mesfushė do tė na rikthehet Cana, i cili do tė jetė i gatshėm dhe i rėndėsishėm pėr ekipin. Mendoj se pjesa e dytė e ndeshjes nė Shkodėr tregoi se kemi zemėr, dėshirė dhe mundėsi pėr tė arritur mė shumė se deri tani.”

Por, kuqezinjtė kanė ēaluar mė sė shumti nė mbrojtje, duke pėsuar shumė herė edhe gola nga reshtimi jo adekuat dhe reagimi i ngadalshėm. “Sidoqoftė, mbrojtjen do ta konsolidojmė, kėtė e kam thėnė edhe mė parė. Ndaj Sllovenisė do tė kemi ekipin mė tė mirė. Do tė kemi risi nė mbrojtje, ndonėse mungesa e Currit nė takimin e parė do tė thotė mjaft”, - thotė trajneri Oto Bariē, i cili ngadalė tė tregon pėr planet e tij pėr dy ndeshjet e radhės eliminatore, ndaj Sllovenisė dhe Bullgarisė. Zėdhėnėsi i shtypit ne FSHF, Lysien Nurishmi, ka bere te ditur se lista e kombetares A ende nuk eshte zbardhur. Behet fjale per dy ndeshjet e radhes, te vlefshme per kualifikueset EURO 2008; me 24 mars, ne Shkoder, ndaj Sllovenise dhe me 28 mars, ne Sofje, me Bullgarine. Sipas Nurishmit, kjo liste pritet te zbardhet nga Bariē brenda javes se ardhshme, aq me teper qe me 12 mars do te nisin dhe procedurat per pajisjen e delegacionit kuqezi me vizat bullgare.

 

 

Aperture faqe 22 me foto

 

Pėrcaktohen edhe 4 ēiftet ēerekfinaliste pėr vazhdimin e Ligės sė Kampioneve. Ēelsi mė lehtė

 

CHAMPIONS, Milan-Bajern, pėrplasja e “hekurt”

 

Shorti i hedhur dje ne Athine, per ēerekfinalet e Champions League ka njohur tashmė edhe emrat e ēifteve ēerekfinaliste. Nder ēiftet e krijuara bie ne sy dueli i veshtire i Milanit ndaj Bajernit te Mynihut. Por gjithashtu pritet edhe nje derbi anglez ne gjysmėfinalet e ketij kompeticioni. Shorti ėshtė hedhur nė Ahtinė, ku i pranishėm ka qenė edhe presidenti i ri i UEFA-s, dalė nga kongresi i Dyseldorfit, Mishel Platini. Njė short, qė gjithsesi parashikon shumė surpriza dhe pėrballjen gjermano-italiane, Milan-Bajern i Mynihut. Njė “revansh” i vogėl, pas eliminimit tė Gjermanisė nga Kupa e Botės, teksa Ēelsi duket se e ka disi mė tė lehtė me Valencian qė kaloi Interin me njė mijė e njė sherre pas takimit. Skuadra e Murinjos, takimin e kthimit do ta luajė nė “Mestaja”, nė njė kohė qė anglezėt kėrkojnė qė tė zgjidhin gjithēka qė nė takimin e parė. Skuadra qė eliminoi Arsenalin PSV do tė ketė pėrballė sipas shortit njė tjetėr ekip anglez, Liverpulin e fortė. Pasi ka lėnė jashtė kompeticionit Barcelonėn, tashmė ėshtė PSV, por edhe kjo njė kockė e fortė. Trajneri Kuman tha: “Ėshtė gjithmonė bukur tė ndeshesh me skuadrat angleze, sepse atmosfera ėshtė e mrekullueshme. Janė tetė skuadra tė mbetura, por nuk do tė dėshiroja tė hakmerresha ndaj Milanit pėr disa gjėra tė sė kaluarės". Besimi i Kumanit si trajner ėshtė rritur pas dy ndeshjeve shumė tė disiplinuara ndaj Arsenalit dhe tashmė, PSV-ja ėshtė duke ripėrsėritur historinė e sezonit 2004-’05, kur humbi ndaj Milanit nė gjysmėfinale. Ndėrsa, italianėt edhe me pak tifozllėk shohin njė derbi tė Italisė nė ½ e finales mes Milanit dhe Romės, edhe pse Manēesteri ėshtė “bisha” e kėtij sezoni nė Champions, nė njė kohė qė milanistėt takimin e kthimit e luajnė nė Bavari. Ndeshjet do te luhen me 3 dhe 4 prill dhe ndeshjet e kthimit me 1-11 prill. Finalja do te luhet ne Athine me 23 maj.

Ēiftet e ēerekfinaleve

Milan - Bajern Mynihu

Einthoven - Liverpool

Roma - Manchester United

Chelsi - Valencia

Shorti i gjysmėfinaleve

FITUESI Milan - Bajern Mynihu

kundėr

FITUESI Roma – Manchester

 

FITUESI Chelsi - Valencia

kundėr

FITUESI Einthoven – Liverpool

 

 

Roberto Karlos: Do ta braktis Realin

Mbrojtėsi i Realit tė Madridit, Roberto Karlos ka bėrė tė ditur se, nė fund tė kėtij edicioni do ta braktisė klubin madrilen. "Koha ėshtė pėr ndryshime. Ia kam bėrė tė ditur drejtorit dhe presidentit tė klubit se do tė largohem. Nuk dua ta zgjas mė kontratėn", - ka pohuar Roberto Karlosi. 33-vjeēari brazilian, nė kėtė edicion ka qenė nė shėnjestėr tė kritikėve, pėr shkak tė lojėrave tė dobėta, prej tė cilave e fundit ishte ajo nė Munih para dy ditėsh, ku Reali pėsoi humbje nga Bajerni, 2:1. Roberto Karlosi ishte fajtori kryesor pėr golin e parė, tė cilin Roi Makaj e realizoi pas vetėm 9 sekondash lojė dhe ky gabim, sipas fjalėve tė tij, ka ndikuar shumė pėr largimin e tij nga Reali. "Pas ndeshjes me Bajernin jam ndjerė shumė keq. Kam folur mjaft pėr kėtė ndeshje. Tani mendoj se ėshtė koha pėr ta mbyllur jetėn sportive nė Real Madrid", - ka theksuar braziliani, Roberto Karlos. Ai ka thėnė se, tani pėr tani nuk ka arritur marrėveshje me asnjė klub, por pritet qė karrierėn ta pėrfundojė nė Brazil.

 

Brazil, Ronaldo dhe Adriano nuk thirren nga Dunga

Ne kombetaren e Brazilit ka ardhur si nje bombe, mosthirrja e Ronaldos dhe Adrianos per ndeshjen miqesore te radhes. Madje, as golat e Ronaldos me Milanin nuk kane arritur t’i mbushin mendjen trajnerit Dunga, qe t’i dergoje nje ftese per kete ndeshje. Dunga kishte thene se, nese Ronaldo do te paraqitej mire ne ndeshjet e radhes do ta therriste, por nuk e ka thirrur ne miqesoret e Brazilit kunder Kilit dhe Ganes me daten 24 dhe 28 mars, qe do zhvillohen ne Zvicer. Surprizat jane Kleber i Santosit dhe Ilsinjo dhe Josue, te dy lojtare qe aktivizohen ne radhet e San Paolos. Keta jane futbollistet e thirrur nga Carlos Dunga:

Portierė: Helton (Porto) dhe Julio Cesar (Inter).

Mbrojtės: Ilsinho (San Paolo), Daniel Alves (Siviglia), Gilberto (Hertha Berlino) e Kleber (Santos), Alex (Psv Eindhoven), Juan (Bayer Leverkusen), Lucio (Bayern Monaco) e Luisao (Benfica).

Mesfushorė: Diego (Werder Brema), Dudł Cearense (Cska), Elano (Shakhtar), Gilberto Silva (Arsenal), Josuč (San Paolo), Kaką (Milan), Mineiro (Hertha Berlino), Ronaldinho (Barcellona).

Sulmues: Fred (Lion), Rafael Sobis (Betis Siviglia), Robinho (Real Madrid), Vagner Love (Cska Mosca).

 

Kamerunasi Songo'o largohet nga Portsmouth

Mesfushori kamerunas, Franck Songo''o do te largohet deri ne fund te sezonit nga Portsmouth per te ekipi i D2 i Preston North End, beri ai te ditur. Songo''o, 19 vjeē, shkoi te Portsmouth nga Barcelona ne 2005-ėn, por asnjehere nuk gjeti hapesiren e duhur te ekipi anglez, duke luajtur vetem tri here si zevendesues. I biri i ish-portierit kamerunas, Jacques Songo''o, shkon te Preston North End, qe lufton per daljen ne D1.

 

Trinidad e Tabago, sulmuesi Yorke do t'i japė fund karrierės

Sulmuesi nga Trinidad e Tabago, Dwight Yorke, qe luan me klubin e D2 anglez te Sunderland ka vendosur qe t'i jape fund karrieres nderkombetare, shkruante shtypi anglez. Yorke, qe ka fituar me Manchester United, kampionatin, Kupen e Anglise dhe Ligen e Kampioneve ne 1999, numeron 59 seleksione me Trinidad e Tabago. Kjo eshte hera e dyte qe Yorke, 35 vjeē, merr vendimin per largimin nga skena nderkombetare. Per here te pare, ai deklaroi largimin ne 2001-shin, por mori pjese ne Boterorin 2006 ne Gjermani, ku Trinidad e Tabago perfundoi ne fund te grupit B ne turin e pare, pa shenuar asnje gol.

 

Krespo, ideja pėr rikthim tek Ēelsi

Agjenti i Hernan Crespos ka thėnė se sulmuesi argjentinas mund tė kthehet tek ish-ekipi i tij, Chelsea, nė fund tė kėtij sezoni. Golashėnuesi nga Amerika Latine erdhi nė Internazionale, pas dėshtimit qė tė dėshmohej nė Stamford Bridge, por pronari i tė kaltėrve, Roman Abramovich, ka shprehur admirimin pėr sulmuesin. “Chelsea duket se ka qėllim ta kthejė atė sėrish nė Londėr”, - ka thėnė Fernando Hidalgo pėr “Corriere dello Sport”. “Ata vetėm e kanė huazuar atė pėr dy sezone nė Inter. Duan ta kthejnė mbrapsht nė qershor dhe nuk do tė lėnė nė Itali pėr tė dytin vit.”

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

Ministri i Drejtėsisė greke, Papaliguras, ka kėrkuar qė tė huajt e dėnuar tė kthehen nė vendet e tyre

 

Tė burgosurit shqiptarė nė Greqi,

gati transferimi nė qelitė shqiptare

 

Por kthimi i tė dėnuarve shqiptarė nė burgjet e Greqisė ėshtė nė disfavorin e kėtyre tė fundit, pasi legjislacioni grek parashikon njė tjetėr trajtim pėr tė dėnuarit. Njė ditė/natė ėshtė e barabartė pėr njė tė dėnuar me dy ditė burg

 

Tė burgosurit shqiptarė duket se do tė jenė pjesė e transferimeve tė kėrkuara nga ministri i Drejtėsisė greke, Anastasios Papaliguras. Ky i fundit, pas takimit qė ka patur ditėt e fundit nė Kėshillin Evropian, ka kėrkuar qė tė gjithė tė dėnuarit e huaj mund tė integrohen nė shoqėri, vetėm nėse e kryejnė dėnimin nė vendin e tyre, pasi nė Greqi kanė probleme me gjuhėn. Njė javė pasi njė kontroll i paparalajmėruar nga Komisioni Evropian nė burgjet greke ka gjetur njė gjendje skandaloze tė tė dėnuarve dhe kushteve tė tyre tė jetesė, ka ardhur edhe propozimi i ministrit grek tė Drejtėsisė. Por kthimi i tė dėnuarve shqiptarė nė burgjet e Greqisė ėshtė nė disfavorin e kėtyre tė fundit, pasi legjislacioni grek parashikon njė tjetėr trajtim pėr tė dėnuarit. Njė ditė/natė ėshtė e barabartė pėr njė tė dėnuar me dy ditė burg. Por, nėse tė dėnuarit shqiptarė mbėrrijnė nė vendin e tyre pėr tė kryer dėnimin, atėherė ata do tė jenė tė detyruar tė vuajnė ēdo ditė tė dėnimit nė burgjet shqiptare, pa patur asnjė tė drejtė pėr ulje dėnimi. Kjo masė ėshtė parashikuar nė konventat ndėrkombėtare pėr kėtė lloj bashkėpunimi, tė firmosura edhe nga vendi ynė.

Deklarata 

Lajmi ėshtė publikuar dy ditė mė parė nė faqen zyrtare tė Ministrisė greke tė Drejtėsisė. Sipas burimeve zyrtare tė kėtij dikasterit, ministri Anastasios Papaliguras ka pasur nė qendėr tė bisedimeve tė tij me funksionarė tė Kėshillit Evropian iniciativėn greke, sipas sė cilės, tė burgosurit mė shtetėsi tė huaj nė burgjet helene, tė vuajnė dėnimin e tyre nė burgjet e shteteve tė tyre. Kėshtu, gjatė takimit mė Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Evropės, Terry Davis, Drejtorin e Pėrgjithshėm, Philippe Boillat si dhe me kryetarėt e komisioneve tė specialistėve, ministri grek analizoi hollėsisht avantazhet e iniciativės greke, qė ka filluar tė diskutohet qysh prej vitit 2006-tė. Nė takim ai ėshtė shprehur se riintegrimi i kėtyre tė huajve nė shoqėri do tė ishte shumė mė frytdhėnės, nėse tė burgosurit e huaj nė burgjet greke do tė vuajnė dėnimin e tyre nė burgjet e vendeve tė tyre, atje ku flitet gjuha e tyre, atje ku pas lirimit krijohen edhe kushtet e pėrshtatshme pėr tė gjetur menjėherė njė punė tė ligjshme. Ministri grek i Drejtėsisė kėrkoi nga funksionarėt e Kėshillit Evropian, tė shpejtohen procedurat e diskutimit tė kėsaj iniciative nga komisionet pėrkatėse, nė mėnyrė qė ēėshtja tė kthehet nė njė vendim politik brenda vitit 2007-tė.

 

 

Tė transferuarit, peticion pėr amnisti

 

Nė burgjet greke vuajnė dėnimin plot 3000 shqiptarė, tė cilėt janė shpallur fajtorė pėr krime tė ndryshme. Tė burgosurit shqiptarė nė Greqi kanė kėrkuar prej vitesh me ngulm qė tė kthehen pėr ta vuajtur dėnimin e mbetur nė Shqipėri, pasi pretendojnė se atje nuk trajtohen si tė burgosurit e tjerė, por diskriminohen, nuk kanė mundėsi takimi me tė afėrmit. Por kjo procedurė iu ka kushtuar dyfishin e qėndrimit nė burg njė kategorie tė dėnuarish qė janė transferuar nga Greqia pėr nė Shqipėri. Kėta tė fundit janė duke vuajtur dėnime shumė tė rėnda tė drejtėsisė greke pa asnjė tė drejtė pėrfitimi pėr ulje dėnimi apo lirimi me kusht. Tre vjet mė parė, tė dėnuarit e kėsaj kategorie nė burgun e Kosovės hynė nė grevė urie. Ata kėrkuan nga Ministria e Drejtėsisė dhe nga Presidenti i Republikės amnisti pėr veprat e tyre dhe rishikim tė dosjeve dhe provave qė kanė qenė nė to. Por deri mė sot, asnjėri prej tyre nuk ka mundur tė pėrfitojė qoftė edhe njė ditė mė pak nė qeli.

 

“Segmenti i kėputur”, Nelaj e Karamuēa synonin mė shumė tregun vendas

 

Droga e “Segmentit tė kėputur” ishte e destinuar mė sė shumti pėr nė tregun vendas. Ky mėsohet tė ketė qenė pėrfundimi i parė i organit tė akuzės sė Krimeve tė Rėnda, i cili ka marrė pėrsipėr zbardhjen e trafikut tė drogės nga Adhurim Nelaj dhe Kujtim Karamuēa. Ndėrkaq, mėsohet se Nelaj ka qenė edhe mė parė i prangosur me 500 gramė heroinė, por qė gjithēka ėshtė marrė pėrsipėr nga i vėllai. “Kemi tė bėjmė me njė treg tė mirorganizuar dhe tashmė ėshtė identifikuar njė pjesė e mirė e kėtij rrjeti”, - thanė dje, burime nga prokuroria.

Zėdhėnėsi i policisė sė Tiranės tha njė ditė mė parė se, arrestimi i Nelės dhe Karamuēės u krye, teksa u kapėn nė flagrancė pranė Ministrisė sė Arsimit, nė Rrugėn e Durrėsit, nė momentin kur Karamuēa i dorėzonte Nelės 40 gramė me lėndė narkotike tė llojit heroinė si mostėr pėr tė gjetur treg shitjeje. Ka mjaftuar ky moment qė mė pas policia t’i drejtohet “bazės”, ku mendoj se fshihej edhe droga e destinuar pėr treg. Inspektorėt e Seksionit tė Luftės Kundėr Drogės kanė gjetur mė pas njė laborator droge nė njė apartament pranė Burgut 313. Pas kėtij kontrolli, ėshtė zbuluar edhe sasia e madhe e drogės. Mėsohet se, Kujtim Karamuēa ėshtė dhe pronari i apartamentit. Ndėrkaq, policia ka gjetur nė banesat e tyre dhe dy pistoleta me silenciator, tė cilat i ka sekuestruar, si dhe poshtė pallatit ka bllokuar dy makinat e tyre. Gjatė operacionit tė orėve tė vona tė sė mėrkurės, policia ka mundur tė sekuestrojė 27 kg e 625 gr lėndė narkotike, nga tė cilat 23 kg e 480 gr heroinė, 445 gramė lėndė narkotike tė llojit kokainė dhe 3 kg e 700 gramė pluhur pėrzieres pėr kokainė.

Saktėsohet se, trafiku ka tė paktėn si pjesė tė rrugės itinerarin Turqi-Maqedoni-Tiranė. Ndėrkaq, bisedat e pėrgjuara telefonike, tė cilat kanė saktėsuar kėtė veprimtari, pritet tė zbardhin dhe emrat e rėndėsishėm tė kėtij rrjeti.

 

 

 

shkurt

 

Peruxhia, sipėrmarrėsi shqiptar kapet me drogė

 

Prangosen sėrish shqiptarė tė akuzuar pėr trafik droge nė Itali. Policia e Peruxhias ka bėrė tė ditur dje, se kishte arrestuar njė 49-vjeēar shqiptar, sipėrmarrės i vogėl ndėrtimi nė Itali, me akuzėn e shpėrndarjes sė drogės. Veip Elezaj ėshtė kapur nė flagrancė, teksa po i shiste njė dozė kokaine njė tė riu italian. Pas bllokimit, policia ka kryer njė kontroll nė shtėpinė e tij, ku ka gjetur dhe sekuestruar 80 gramė kokainė, tė fshehur nė njė ēorape tė vendosur poshtė dyshekut tė krevatit nė dhomėn e gjumit. Nė banesėn e Elezajt ėshtė gjetur gjithashtu edhe peshore e vogėl pėr peshimin e drogės, substanca tė ndryshme pėr ndarjen dhe paketimin e dozave tė kokainės, si dhe mbi 4000 euro, tė fituara nga aktiviteti i shpėrndarjes sė drogės.

Ky ėshtė rasti i dytė qė brenda javės nė Itali kapen shqiptarė qė shpėrndajnė drogė. Policia e Milanos vuri nė pranga tre shqiptare pėr posedim substancash narkotike, ndėrsa gjatė njė kontrolli tė bėrė nė banesėn tyre, tė kthyer nė njė laborator pėr paketimin e heroinės, policia sekuestroi rreth 6 kg heroinė tė ndarė nė pako 500 gramėshe dhe 27 kilogramė substancash tė tjera, narkotike. Gjatė kontrollit policia ka gjetur gjithashtu edhe 300 mijė euro, si dhe ēelėsat e njė aparamenti tjetėr nė zonėn e rrugės “Padova”, ku dhe ishte ngritur laboratori i drogės.

 

Bashkėjetonin e mashtronin, policia i prangos

 

Dy persona janė vendosur nė pranga tė enjten vonė nga policia e kryeqytetit, me akuzėn e "Mashtrimit tė kryer nė bashkėpunim". Policia e Tiranės bėri tė ditur dje se, Hysen Sinani, 60 vjeē dhe Naile Baja, 49 vjeē, qė tė dy nga Tirana, u ndaluan, pasi akuzohen se, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, nė periudhėn 2005 – 2006-tė, kanė mashtruar tre shtetas duke iu marrė shumėn prej 2 milionė lekėsh, me pretendimin se do t’ua kthenin me pėrqindje. Policia e Tiranės konfirmoi se aktet proceduriale nė ngarkim tė dy tė ndaluarve i kaluan pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsorė Tiranė. Mėsohet se Hysen Sinani  bashkėjeton prej kohėsh me 49- vjeēaren Baja.

 

 

 

 

 

 

 RRETHE

 

 

 

 Shlyerja e faturave tė konsumit 6.3%. Ikėn Dulla vjen Shehu

 Mosrealizimi, “kurban” drejtori i KESH-it

 

KUKĖS-Shkėlqim Dulla, ish-drejtori i njėsisė rajonale tė KESH-it ėshtė shkarkuar. Njė urdhėr i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė KESH-it ka mbėrritur nė Kukės pėr shkarkimin e Dullės, tė emėruar nė kėtė detyrė rreth 8 muaj mė parė. Si motiv i kėtij shkarkimi pėrmendet mosrealizimi i treguesve tė planifikuar, gjė e vėrtetė kjo, qė duket edhe tek renditja e Kukėsit nė krye tė listės sė rretheve me tregues mė tė ulėt nė shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH-it. Pp t’i referohesh kėsaj liste mėson se, nė qarkun e Kukėsit shlyerja e faturės sė energjisė elektrike nuk i kalon 6.3 % pėr familjarėt, ndėrsa nė Tropojė shifrat janė edhe mė tė ulėta. Prej njė muaji, Kukėsi vazhdon tė furnizohet pandėrprerė me energji elektrike gjatė 24 orėve, njė fenomen i ndėrmarrė pėr tė vėnė nė provė ndėrgjegjėsimin e kėtij komuniteti, reflektimi i tė cilit ėshtė ende negativ dhe i padukshėm. Pėr tė pėrmirėsuar situatėn, KESH-i ndėrmori njė reformė institucionale, duke rikthyer rajonin e Kukėsit nė njėsi mė vete, e cila prej vitesh varej nga Shkodra. Kjo reformė u shoqėrua edhe me njė sėrė investimesh nė rrjetin shpėrndarės tė energjisė elektrie dhe nė ndėrtimin e njė sėrė kabinash elektrike tė dėmtuara dhe amortizuara. Pėrjashtuar realizimin e investimeve, nuk u arrit pėrmirėsimi i arkėtimeve nė sportelet e KESH-it, pėrkundrazi, nė muajt e fundit u shėnuan vetėm rėnie. Nė vend tė Shkėlqim Dullės ėshtė vendosur Naim Shehu.

BUJAR MUĒATA

 

(FOTO tek dita one me KORĒA)

 

Projekte pėr tė shpėtuar nga pėrmbytja “myzeqenė” e Korēės

Qeveria, shtatė milionė euro pėr fushėn e Maliqit

 

Nė sajė tė investimeve qė do tė realizohen gjatė vitit 2007 do tė bėhet e mundur tė nxirren nga pėrmbytja e pėrvitshme 2000 hektarė tokė…

 

KORĒĖ- Gjatė vitit 2007 do tė gjejnė zbatim tri projekte tė madhore, tė cilat do tė synojnė shpėtimin nga pėrmbytja e pėrvitshme e 2000 hektarėve tokė nė fushėn e Maliqit, ndėrsa do tė vijohet me pėrmirėsimin e ujitjes nė 5.700 hektarė. Kėto projekte do tė ndiqen nga njė investim tjetėr, po kaq i rėndėsishėm qė pėr banorėt e fushės sė Maliqit, do tė sjellė pėrmirėsime tė ndjeshmė pėrsa i pėrket kullimit  nė 8000 ha. Ndėrkohė, projekte tė tjera do tė shtrihen nė tė gjithė hapėsirėn e qarkut Korēė. Projektet e mėsipėrme kanė pėr synim rritjen e tė ardhurave pėr fermerėt e fshatrave qė shtrihen pėrreth kėsaj fushe. Fondet e investimeve janė siguruar nga buxheti i shtetit dhe nga donatorė tė tjerė, siē ėshtė Banka Islamike.      

                                         Fusha e Maliqit

 

 Sipas drejtorit, Ardian Maho, edhe gjatė vitit 2007 investimet do tė pėrqėndrohen nė sistemin e kullimit, ujitjes, nė pemėtari dhe vreshtari, por edhe nė industrinė e agroushqimit. Gjithsesi, tha Maho, projektet e kullimit dhe tė ujitjes nė fushėn e Maliqit do tė jenė projekte madhore edhe pėr vitin 2007. Nė sajė tė investimeve qė do tė realizohen gjatė kėtij viti do tė bėhet e mundur qė tė nxirren nga pėrmbytja e pėrvitshme 2000 hektarė tokė. Maho shpjegoi se pėr tė mbėrritur deri kėtu ėshtė hartuar njė projekt pėr kullimin nė njė sipėrfaqe prej 8.000 hektarėsh. Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit prej 7 milionė eurosh ėshtė i mjaftueshėm pėr t’i shkuar projektit deri nė fund. Maho tha se, krahas pėrmirėsimit tė infrastrukturės kulluese do tė investohet edhe pėr thellimin e shtratit tė lumit tė Devollit, nė gjithė gjatėsinė e tij, duke filluar qė nga fusha e Maliqit dhe deri nė hyrje tė Korēės. Nė tė njėjtėn kohė do tė investohet edhe pėr ngritjen e hidrovorit tė Sovjanit. Tėrėsia e projekteve tė tilla do tė bėnte tė mundur, jo vetėm pėrmirėsimin nė 8000 hektarė tokė, por ndėrkaq, nuk do tė regjistroheshin mė pėrmbytje masive nė kėtė fushė, ku ēdo vit pėrmbyteshin nga uji mė shumė se 2000 hektarė tokė. Ka qenė kjo aryeja qė fermerėt e kishin braktisur kėtė sipėrfaqe, ndėrsa tashmė do tė mundėsohet kthimi i fushės tek pronarėt, krijimi i tė gjitha kushteve pėr shfrytėzim, ēka do tė sillte tė ardhura pėr fermerėt dhe do tė pėrmirėsonte gjendjen e tyre ekonomike.

 

                                                     Ujitja

Ndėrkohė, drejtori i Drejtorisė Rajonale tė Bujėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit ka bėrė tė ditur se, ndėrsa nė kėtė fushė do tė pėrmirėsohet gjendja e tokės do tė synohet edhe pėrmirėsimi i ujitjes, me qėllim qė tė bėhet i mundur shfrytėzimi i tokės. Mbi 10 milionė dollarė do tė investohen pėr kėtė qėllim nga fondet e buxhetit tė shtetit. Ky projekt do tė pėrfshijė gjithė qarkun e Korēės, nė tė gjitha rrethet ku janė evidentuar probleme me ujitjen. Prioritet do tė ketė fusha e Bulgarecit, ku ujitja do tė pėrmirėsohet sė paku nė 2.100 hektarė. Investimet nė funksion tė ujitjes do tė shtrihen edhe nė rezervuarin e Gjanēit, me njė fond prej 2 milionė eurosh, tė akorduara sėrish nga buxheti i shtetit, por njėherazi do tė gjejnė zbatim edhe nė kaskadėn e ujitjes nė fshatin Zėmblak dhe Orman-Pojan. Pėrveē fondeve tė qeverisė, pėr ujitjen nė fushėn e Maliqit ėshtė nė zbatim edhe njė projekt i Bankės Islamike, me njė fond prej 7 milionė eurosh.

 

                                             Investime tė realizuara

Drejtori Maho bėri tė ditur gjithashtu se, gjatė muajve tė parė tė kėtij viti u realizua projekti i nxitjes dhe xhvillimit tė pemėtarisė dhe vreshtave. 37 milionė lekė, tė akordura pėr kėtė qėllim, tashmė kanė shkuar nė duart e fermerėve, tė cilėt morėn pėrsipėr mbjelljen e sipėrfaqeve tė konsiderueshme me pemė dhe vreshta. “Ky projekt, - tha Maho, - gjeti zbatim tė menjėhershėm nė tė katėr rrethet e kėtij qarku. Tashmė, na mbetet qė tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet ashtu si njė vit mė parė, pėr tė siguruar tregjet nė shitjen e prodhmeve bujqėsore dhe blegtorale. Njė vit mė parė mund tė themi se arritėm t’ia dalim mbanė. Do tė vijojmė sėrish mė tė njėjtėn vėmendje.”

SELDI HASANASI

 

Fondi 2.5 milionė euro ėshtė akorduar nga qeveria

Rruga e Kosovės, nė standarde bashkėkohore

 

TROPOJĖ- Punimet pėr rikonstruksionin tėrėsor tė segmentit rrugor Sopot-Ura e Bujanit, qė lidh Fierzėn me doganėn e Qafė-Morinės po vazhdojnė pa ndėrprerje. "Me kėto ritme tė punimeve, Tropoja nuk do tė jetė mė e izoluar si deri tani. Ritmet e punimeve nga firma private e ndėrtimit “Geci” janė tė larta e po punohet njėherėsh nė disa fronte, si nė zgjerim traseje e ndėrtim urash, kryesisht tė vogla, ndėrsa ka pėrfunduar ndėrtimi i tombinove nė gjithė kėtė segment rrugor", - tha nėnprefekti Syl Smajli. Sipas tij, nėse do tė vazhdohet me kėto ritme punimesh, afati i pėrfundimit, i parashikuar nė fund tė vitit 2007, do tė mund tė realizohet para fillimit tė sezonit veror tė kėtij viti, duke mundėsuar edhe rritjen e fluksit tė lėvizjes sė udhėtarėve nga Kosova, nė drejtim tė Shqipėrisė sė Mesme. Punimet nė kėtė segment rrugor kanė nisur vitin e kaluar dhe po kryhen pėrmes njė fondi prej 2.5 milionė eurosh, tė akorduara nga qeveria. Kėtu ėshtė parashikuar tė kryhet, jo vetėm rikonstruksioni tėrėsor, por nė disa pjesė edhe ndėrtimi i njė traseje tė re tė rrugės, me synim kthimin e saj, sipas standardeve bashkėkohore. Sipas projektit, traseja e re do tė ketė njė gjerėsi prej 11 metrash, e njėjtė me gjerėsinė e segmentit rrugor Qafė Morinė - Sopot, ndėrtimi i sė cilės ka pėrfunduar njė vit mė parė. Me ndėrtimin e kėtij segmenti rrugor parashikohet tė rritet lėvizja e njerėzve dhe mallrave pėrmes doganės sė Qafė-Morinės, qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė, gjė qė do tė ndikojė ndjeshėm nė zhvillimin ekonomik tė rajonit verilindor tė Tropojės.

 

Bashkia, 40 apartamente pėr tė pastrehėt

 

ELBASAN- Shpėrndarja e 40 apartamenteve pėr familjet e pastreha nė qytetin e Elbasanit pritet tė kryehet nga kėshilli i ri bashkiak. Bėhet fjalė pėr njė pallat pesėkatėsh, i cili ėshtė drejt pėrfundimit, ndėrkohė qė ndėrtimi i tij u mundėsua nga Bashkia e Elbasanit dhe Enti Kombėtar i Banesave. Nė mbledhjen e fundit tė kėshillit bashkiak tė Elbasanit, zhvilluar para fillimit tė fushatės elektorale, njė grup kėshilltarėsh kėrkuan qė ky kėshill, pa mbyllur mandatin, tė ndante apartamentet nė fjalė, por sipas kryetarit tė bashkisė Ardian Turku, "kjo nuk u bė e mundur pėr arsye tė fushatės elektorale". Sipas tij, pallati ėshtė dhjetėkatėsh dhe aktualisht punimet po vazhdojnė nė katin e shtatė. "Nuk ishte e arsyeshme qė shpėrndarja e apartamenteve tė bėhej disa javė mė parė, pasi pallati do edhe disa muaj qė tė pėrfundojė", - tha Turku, duke e cilėsuar vendimin e marrė prej tij si tė arsyeshėm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RAJONI

 

 

Analistė tė Institutit Amerikan tė Paqes diskutojnė ēėshtjen e Kosovės dhe paralajmėrojnė:

 

“Kosova, Ēfarė mund tė shkojė pėr tė keq?” 

 

Analistė nė Institutin e Paqes, me seli nė Uashington, paralajmėrojnė se vonesa e njė vendimi mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės krijon kushte qė forca tė interesuara tė nxisin dhunė. Autorėt e njė analize dalin nė pėrfundimin se, nė rast tė njė vonese tė shkaktuar nga pėrpjekjet e Serbisė, ngathtėsia e Bashkimit Europian apo vetoja e Rusisė nė Kėshillin e Sigurimit, vetėm njohja e shpejtė e pavarėsisė sė Kosovės nga Uashingtoni sė bashku me qeveri tė tjera mund ta pengojė pėrkeqėsimin e pakontrollueshėm tė gjendjes.

Tre analistė tė Institutit tė Paqes thonė se sa mė shumė vonohet marrja e vendimit mbi statusin e Kosovės, aq mė shumė krijohen kushtet pėr paqėndrueshmėri.

Daniel Serwer, Ylli Bajraktari dhe Christina Parajon shkruajnė se, nėse nuk merret njė vendim para se Shtetet e Bashkuara tė dorėzojnė kryesinė e radhės nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė nė maj, padurimi i shqiptarėve mund tė krijojė kushte tė rrezikshme pėr dhunė.

Duke i bėrė njė pėrshkrim gjendjes dhe faktorėve tė dhunės, analistėt e institutit thonė se, pasiguria ėshtė gjithashtu njė faktor qė mund tė ēojė nė dhunė. Ata vlerėsojnė se pasiguria buron tek parimet udhėheqėse tė Grupit tė Kontaktit nė lidhje me statusin pėrfundimtar dhe marrėveshjet mbi qeverisjen, sidomos nė zonat e banuara nga serbėt. Mungesa e zgjidhjes sė qartė tė ēėshtjeve tė ndryshme do tė nxiste pėrpjekjet e radikalėve nė Prishtinė dhe Beograd.

Ndėr faktorėt qė do tė krijonin vonesė dhe pasiguri, analistėt pėrmendin njė veto tė mundshme ruse nė Kėshillin e Sigurimit dhe mundėsinė qė Bashkimi Europian tė ndahet sa i pėrket njohjes sė Kosovės si shtet dhe vendosjes sė pranisė sė tij civile, qė do tė pasonte UNMIK-un.

Analistėt e Institutit tė Paqes thonė se, edhe Shtetet e Bashkuara rrezikojnė tė bėhen faktor vonese dhe pasigurie, pasi asnjėherė nuk kanė paraqitur njė pozicion tė qartė pėr statusin e Kosovės. “Edhe pse besohet gjerėsisht se Amerika do tė jetė ndėr tė parat qė do tė njohė njė Kosovė tė pavarur, Uashingtoni mund tė mos e njohė Kosovėn menjėherė, para se, pėr shembull, tė preferojė tė presė pėr njė konsensus ndėrmjet vendeve anėtare tė Bashkimit Europian.” Kjo, shkruajnė ata, do tė shkaktonte zemėrim tė madh tek shqiptarėt dhe do tė inkurajonte nacionalistėt nė Serbi. “Shtetet e Bashkuara duhet t’ua bėjnė posaēėrisht tė qartė partnerėve europianė se do ta njohin edhe pa vendet e tjera pavarėsinė e Kosovės, edhe po qe se Kėshilli i Sigurimit nuk arrin tė marrė vendim.”

Analiza pėrshkruan zhgėnjimin dhe mungesėn e njė qėndrimi tė pėrbashkėt tė shqiptarėve nė lidhje me propozimin. Ajo pėrmend gjithashtu vėshtirėsitė qė do tė shkaktonin kėrkesat e kredidhėnėsve ndėrkombėtarė tė Prishtinės pėr vjeljen e asaj pjese tė borxhit tė ish-Jugosllavisė, sipas institucioneve kosovare, rreth 1,3 miliardė dollarė, qė do ta paguanin sapo Beogradi tė njihte pavarėsinė e Kosovės; si dhe vėshtirėsitė nga kthimi i qindra-mijėra refugjatėve kosovarė nga vende tė ndryshme tė Europės, paratė e tė cilėve janė njė kontribut i konsiderueshėm nė ekonominė kosovare.

Analistėt thonė se, plani i zotit Ahtisaari i jep Serbisė dy alternativa: ose tė vazhdojnė tė kėrkojnė ruajtjen e sovranitetit mbi Kosovėn ose tė pėrpiqet pėr ndarjen e saj.

Pasi pėrshkruan skenėn politike nė Serbi, analiza del nė pėrfundimin se gjasat mė tė mėdha janė qė nė pushtet tė vijnė forcat mė radikale. “Beogradi shpreson tė shkaktojė vonesa tė tjera nė mėnyra tė ndryshme, siē janė zvarritja e negociatave mbi qeverinė e tij tė re, bllokimi i vendimit tė Kėshillit tė Sigurimit pėrmes njė vetoje tė Rusisė apo duke e penguar Bashkimin Europian tė arrijė konsensusin ndėrmjet tė 27 vendeve anėtare mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės”, - thonė analistėt. Serbia do tė pėrpiqet me forcė tė bindė amerikanėt se pavarėsia e Kosovės do tė sjellė radikalėt nė qeverinė e Beogradit dhe se njė Kosovė e pavarur do tė krijojė njė shembull tė padėshėruar.

Mė tej nė analizė thuhet se, “Beogradi nuk ka tė ngjarė tė shkaktojė haptas dhunė, por vazhdon tė shpresojė qė shqiptarėt e Kosovės tė humbasin durimin e t’i drejtohen dhunės. Kjo do t’ia zbehte legjitimitetin fushatės sė Prishtinės pėr pavarėsi dhe do tė shkaktonte ngurim tė mėtejshėm tek bashkėsia ndėrkombėtare. Kjo mund t’i jepte Serbisė justifikimin pėr ndėrhyrje tė hapėt pėr tė mbrojtur serbėt apo ndoshta UNMIK-un nė veri tė Kosovės.”

Analiza del nė pėrfundimin se, meqenėse ka forca qė punojnė pėr vonesa dhe paqartėsi, qė sjellin dhunė, ka ardhur koha pėr qartėsi dhe gatishmėri pėr tė marrė vendime.

 

Shėnim: Komentet e kėsaj analize nuk janė domosdoshmėrisht tė njėjta me ato tė Institutit tė Paqes, institucion qė nuk mbron politika tė veēanta. Ato janė thjesht pikėpamjet e autorėve.

 

 

 

Ballė pėr ballė, pėr tė fundit herė nė Vjenė

 

Delegacioni i Kosovės, i prirė nga presidenti Fatmir Sejdiu, u nis dje pėr nė Vjenė, ku sot do tė marrė pjesė nė takimin e fundit, nė kuadėr tė procesit negociues me delegacionin nga Serbia. Marti Ahtisari dhe zyra e UNOSEK-ut kanė bėrė pėrgatitjet e fundit pėr takimin e sė shtunės, ku pritet qė tė dyja palėt tė paraqiten nė nivelet mė tė larta tė mundshme.

Tė dyja palėt do tė kenė nga 10 anėtarė nė tavolinėn e bisedimeve, aq sa do tė kenė pėrfaqėsues edhe zyra e Marti Ahtisarit dhe faktorė tė tjerė ndėrkombėtarė.

Pothuajse asnjė gjė, siē bėn tė ditur “BBC”-ja, nuk pritet tė ndryshojė nga takimi i 24 korrikut tė vitit tė kaluar, as nga pėrbėrja dhe as pėrmbajtja e bisedimeve.

I dėrguari i posaēėm i OKB-sė pėr statusin, Marti Ahtisari, ka dėrguar dy ditė mė parė dokumentin e tij tė pėrmirėsuar nė Prishtinė dhe Beograd, pas takimeve konsultative dhjetėditore nė Vjenė. Dokumenti ka pėrfshirė pak sugjerime tė tė dyja palėve, por ai nė thelb nuk ka pėsuar asnjė ndryshim. Delegacioni i Kosovės do tė ketė kėtė pėrbėrje: Fatmir Sejdiu, kryesues, Kolė Berisha, Agim Ēeku, Hashim Thaēi, Veton Surroi, Skėnder Hyseni, Blerim Shala, Lutfi Haziri, Jakup Krasniqi, Ardian Gjini dhe Ylber Hysa.

 

 

 

 

Petersen: Vonesat pėr statusin shkaktojnė pėrēarje tek ndėrkombėtarėt

 

Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, pėrshėndeti nga Uashingtoni propozimin e kryenegociatorit Marti Ahtisari pėr statusin e Kosovės dhe tha se tani duhet tė merret njė vendim pėr statusin, nė mėnyrė qė tė ecet pėrpara. 

"Vonesat do tė shkaktonin pėrēarje nė komunitetin ndėrkombėtar dhe nė komunitetin europian", - tha Petersen nė Uashington, gjatė njė paneli tė grupit tė ēėshtjeve shqiptare nė kongresin amerikan, me bashkėkryetarė kongresmenin demokrat Eliot Engel dhe atė republikan, Mark Kirk.

"Pa njė status tė qartė tė Kosovės, serbėt e Kosovės do vazhdojnė tė jenė tė shqetėsuar pėr tė ardhmen e tyre, ndėrsa shqiptarėt do vazhdojnė tė jenė tė shqetėsuar nga rreziku i kthimit nė tė kaluarėn", citohet Petersen nga Qendra pėr Informim e Kosovės (QIK).

 

 

 

Ēeku sjell selame tė mira nga Turqia

 

“Nga autoritetet e larta turke, statusi i Kosovės ėshtė vlerėsuar shumė lart apo si njė ndėr objektivat e politikės sė jashtme tė Turqisė”, - ka thėnė kryeministri, Agim Ēeku, me t’u kthyer sot nė Kosovė. Kryeministri Agim Ēeku, sė bashku me njė delegacion nga Komisioni pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrim Euro Atlantik tė Kuvendit kanė pasur njė vizitė treditore nė Turqi

Kryeministri ėshtė shprehur i sigurt se, nga takimet e larta me zyrtarėt turq ka marrė qėndrimin e kėtij vendi se do tė pėrkrahet fuqimisht pavarėsia e Kosovės.

Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrim Euro Atlantik, anėtar i kėtij delegacioni, ka njoftuar se, Turqia dėshiron ta konsiderojė veten si faktor nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės si dhe ka premtuar njė lobim nė shtetet islamike qė tė votojnė pėr pavarėsinė e Kosovės.

Pėrveē statusit tė Kosovės, kryeministri Ēeku, ka thėnė se gjatė takimeve me zyrtarėt e lartė turq ėshtė biseduar edhe pėr marrėdhėniet bilaterale nė fusha tė ndryshme ekonomike, kulturore dhe tė biznesit.

 

 

 

 

Neudeck: Pacolli nė politikė sjell kualitete tė reja

 

Nėnkryetari i aleancės "Kosova e Re", Ibrahim Makolli, ka pritur dje nė njė takim pune, Rupert Neudeckun, themelues i organizatės “Cap Anamur”, mė tė cilin ka biseduar rreth programit tė AKR-sė. Neudeck, siē bėn tė ditur Zyra pėr informimin e kėsaj partie, ėshtė shprehur i bindur qė hyrja e Behxhet Pacollit nė politikė do tė ndihmojė Kosovėn dhe do tė sjellė kualitet nė politikėn kosovare. Sipas tij, ekonomia do tė jetė elementi kryesor pėr ndėrtimin e Kosovės, pas zgjidhjes sė statusit.Shefi i “Cap Anamurit”, ndėr tė tjera ėshtė pajtuar me atė se, AKR-ja ėshtė ajo qė pikėrisht i duhet Kosovės tani, pasi qė ka njė program tė ri dhe tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, duke pėrfshirė edhe komunitetet.

 

 

 

 

 

BOTA

 

Demokratėt nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve po propozojnė ligje qė parashikojnė fillimin e tėrheqjes nga Iraku

 

SHBA, demokratėt kėmbėngulin

pėr tėrheqjen e trupave nga Iraku

 

Udhėheqėsit demokratė nė Dhomėn e Pėrfaqėsueseve bėnė tė ditur ligjin pėr financimin e operacioneve nė Irak dhe Afganistan, pėr tė cilin kryetarja, Nenci Pellosi, tha se, pasqyron dėshirėn e amerikanėve pėr njė drejtim tė ri nė Irak

 

Presidenti Bush ka pėrballė sfida tė reja nga kongresi i kontrolluar nga demokratėt, lidhur me kontigjentin e ri tė trupave tė vendosura nė Irak dhe pėr financimin e operacioneve ushtarake. Demokratėt nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve po propozojnė ligje qė parashikojnė fillimin e tėrheqjes nga Iraku, duke filluar kėtė vit dhe jo mė vonė se vitin tjetėr, ndėrkohė qė Shtėpia e Bardhė kėrcėnoi se do t’iu vėrė veton atyre. Ndėrkohė, demokratėt nė Senat u pėrpoqėn, por nuk ia arritėn tė fitonin mbėshtetjen e republikanėve pėr tė debatuar mbi rezolutėn e tėrheqjes. 

Sfidat ndaj presidentit vijnė, ndėrkohė qė ai ka filluar njė turne nė vendet e Amerikės Jugore dhe Qendrore.

Udhėheqėsit demokratė nė Dhomėn e Pėrfaqėsueseve bėnė tė ditur ligjin pėr financimin e operacioneve nė Irak dhe Afganistan, pėr tė cilin kryetarja, Nenci Pellosi, tha se, pasqyron dėshirėn e amerikanėve pėr njė drejtim tė ri nė Irak.

Projektligji mbėshtetet nė kėrkesėn fillestare tė presidentit Bush pėr financimin e operacioneve nė Irak dhe Afganistan, duke i kėrkuar atij qė tė respektojė afatet e caktuara pėr nė korrik dhe tetor tė kėtij viti pėr tė informuar kongresin rreth pėrparimit tė bėrė nga qeveria irakiane nė realizimin e objektivave politike, ekonomike dhe tė sigurimit.

Nė qoftė se nuk vėrtetohet pėrmbushja e kėtyre objektivave, atėherė do tė fillojė periudha gjashtėmujore e tėrheqjes sė trupave nga Iraku, shumica e tė cilave duhet tė jenė larguar nga Iraku, tė shumtėn deri nė vjeshtė tė vitit 2008.

Projektligji parashikon pak mė shumė se 95 miliardė dollarė pėr Irakun dhe Afganistanin dhe demokratėt kėrkojnė gjithashtu qė, presidenti tė vėrtetojė se, njėsitė e ushtrisė amerikane qė do tė dislokohen tė jenė tė stėrvitura dhe tė pajisura plotėsisht dhe afati i vendosjes sė tyre nė Irak tė jetė i kufizuar. Demokratėt shprehin bindjen se largimi i trupave nga Iraku do tė krijonte kushtet pėr pėrqėndrimin e pėrpjekjeve nė Afganistan ku forcat amerikane, tė NATO-s dhe ato tė Ushtrisė Kombėtare tė Afganistanit kanė pėrballėn njė rezistencė mė tė fortė nga luftėtarėt talebanė dhe ata tė al-Kaidės.

Projektligji pėr financimin e operacioneve nė Irak dhe Afganistan, qė demokratėt kanė nė plan ta finalizojnė javėn e ardhshme nė komisione, do tė ndalonte mbajtjen e bazave tė pėrhershme ushtarake amerikane nė Irak dhe do tė ndalonte ndonjė goditje ushtarake nė Iran pa miratimin e kongresit.

 

 

Petreas kėrkon t’i jepet fund dhunės nė Irak

 

Komandanti i ri i forcave amerikane nė Irak, djeneral Dejvid Petreas, tha se, thjesht prania ushtarake nuk mund t’i japė fund dhunės nė Irak dhe theksoi se bisedimet politike janė me rėndėsi kritike.

Gjeneral Petreas tha dje se, nė kėto bisedime duhet tė pėrfshihen edhe grupet ekstremiste. 

Gjeneral Petreas i bėri kėto komente nė konferencėn e tij tė parė pėr shtyp, qė nga marrja e komandės muajin e kaluar. Ai tha gjithashtu se, dhuna sektare ka rėnė qė nga fillimi i operacionit tė ri tė sigurimit qė filloi nė Bagdad dhe nė provincėn al-Anbar.

Ai i klasifikoi kryengritėsit nė tri kategori: al-Kaida nė Irak, ekstremistėt sektarė dhe kriminelėt e dhunshėm dhe tha se tė gjithė pėrpiqen ta minojnė operacionin e sigurisė nė Bagdad, duke nxitur mė tepėr dhunė mes arabėve suni dhe atyre shiitė.

Ushtria amerikane tha se gjatė veprimeve me dhunė dje u vranė 28 vetė, nė njė sulm vetėvrasės nė qytetin Dor Mandali tė Irakut. Nė njė deklaratė tjetėr u bė e ditur se forcat e koalicionit vranė 7 terroristė dhe kapėn 6 tė tjerė, ndėrkohė qė ishin nė ndjekje tė al-Kaidės nė Irak.

 

 

 

Vetėdija europiane duhet tė bėhet mė e gjelbėr 

 

Mbyllet samiti i BE-sė nė Bruksel. Presidenti i Komisionit tė BE-sė, Hoze Manuel Barrozo, i vlerėsoi sot si tė pashembullta objektivat e vendosura pėr klimėn nė BE. Njė meritė duhet t“ia pranojmė kancelares gjermane dhe presidentes sė radhės tė Kėshillit tė BE-sė, Merkel. Ajo di tė prezantohet mirė nė nivelin europian. Pas samitit tė klimės, Angela Merkel sėrish po shfaqet si autorja e kompromisit tė madh europian. Ndonėse, qysh nė fillim ishte e qartė qė kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive do tė binin dakord, regjia e samitit e ruajti deri nė fund linjėn e interesit.

Sukses, revolucion, kthesa e klimės kėto ishin parrullat zbukuruese tė kryetarėve tė shteteve dhe tė qeverive tė BE-sė dhe tė Angela Merkelit. Faktikisht, objektivat qė i ka vėnė vetes BE-ja janė ambicioze. Vendime me njė largpamėsi tė tillė s“ka marrė asnjė kontinent deri mė sot. 20% reduktim i emisioneve tė dioksidit tė karbonit ėshtė njė objektiv i lartė. E megjithatė mbetet e dyshimtė, nėse kjo, sė pari, mund tė realizohet dhe sė dyti, nėse do tė jetė e mjaftueshme, pėr tė ngadalėsuar ngrohjen e Tokės. Duhet tė vendoset se si do ta realizojnė kėtė objektiv vendet e veēanta anėtare si dhe duhet tė pėrcaktohet kuota konkrete e pėrdorimit tė energjive tė rigjenerueshme. Kjo mund tė zgjasė njė ose dy vjet dhe do tė pėrfundojė me njė pazar tė ashpėr mes vendeve anėtare dhe komisionit. 20% ulje e emisionit tė gazrave tė dėmshme pėr klimėn, tingėllon mjaft mirė, por kjo shifėr ka si vit reference 1990. Nė vitin 2020, pra tridhjetė vjet mė vonė, konsumi i energjisė do tė jetė mė i lartė dhe emisionet e gazrave, natyrisht do tė rriten nė proporcionalitet. Si rrjedhojė, do tė ulet efekti relativ i kursimit.

Nėse krahason normat e detyrueshme tė deritanishme tė BE-sė nė sektorin e klimės me rezultatet e arritura tė lind dyshimi ndaj vullnetit bindės tė shteteve. Kjo, pasi nė protokollin e Kiotos tė OKB-sė BE-ja pati premtuar kursimin me 8% deri nė vitin 2012, deri mė tani ajo ka realizuar vetėm njė pėr qind.

Por e rėndėsishme ėshtė qė vendet anėtare tė BE-sė janė zotuar pėr njė kuotė mė tė lartė tė energjisė sė rigjenerueshme dhe pėr njė efiēiencė mė tė lartė tė prodhuesve tė energjisė. Kjo mund t“i japė njė impuls tė ri zhvillimit tė teknologjisė. Vetėdija europiane, kėsisoj duhet tė bėhet mė e gjelbėr, kėshtu mund tė kuptohet edhe lufta kundėr llampave tė vjetra, qė e ka shpallur Angela Merkeli. Ēdo qytetar duhet qė tė japė kontributin e vet pėr shpėtimin e klimės, duke pėrdorur llampat qė kursejnė energjinė. Europa nuk mund ta ndalė e vetme ndryshimin e klimės, ndaj ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme, qė BE-ja tani tė japė njė shembull global. Tani presidentja e radhės sė BE-sė duhet qė t“ia arrijė tė bėjė pėr vete edhe SHBA-tė, Kinėn, Indinė dhe tė tjera vende ndotėse tė ambientit. Nė samitin e G8-ės nė qershor tė kėtij viti nė Gjermani, Angela Merkel duhet qė t“i imponojė nė nivel mbarėbotėror qėllimet ambicioze tė politikės sė saj pėr mjedisin. Kancelarja me rafinesė ka dalė nė krye tė kėsaj lėvizjeje, pasi opinioni dhe elektorati, muajt e fundit e kanė diskutuar intensivisht temėn e ndryshimit tė klimės. Madje edhe vetė nė SHBA, deri mė sot tė shkujdesur, ka nisur tė ndihet ky impuls nė opinion.

Kancelarja Merkel dhe presidenti i Komisionit tė BE-sė, Barrozo, kanė treguar se Europa, pavarėsisht krizės sė brendshme tė kushtetutės ėshtė e aftė tė veprojė edhe me 27 vende anėtare. Edhe ky ėshtė njė sinjal i rėndėsishėm nga samiti i pranverės.

 

 

 

 

 

KULTURA

 

- Pėrcaktimi "e huaj brenda llojit" ėshtė pėrdorur prej nacionalsocialistėve ndėr tė tjera pėr artin apo letėrsinė qė nuk i pėrshtatej ideologjisė sė tyre. Nė kėtė klasifikim, nė njė pėrkufizim difuz, u pėrfshi gjtihēka "jo gjermane", "jo arjane". Meqėnėse ata kanė pranuar Holokaustin duke djegur ditarin e Ana Frankut, tė pesė tė akuzuarit dėnohen pėr cytje tė masės, ka gjykuar gjyqtari Bruns

 

 

Klasifikimi i Ana Frankut si "e huaj brenda llojit" do tė thotė pranim publik i Holokaustit

 

 

Persekutimi i dytė i Ana Frankut

 

 

Shtefan Shulc 

 

Ana Frank shkruante ditar, ashtu siē shumė vajza nė pubertet. E veēanta nė ditarin e saj ishte, se ajo shkruante e fshehur duke qenė nė arrati prej nacionalsocialistėve. Por Ana Frank nuk arriti ta kapėrcejė pubertetin, sepse ajo vdiq nė kampin e pėrqėndrimit Bergen-Belzen nė vitin 1945. Ditari i Ana Frankut ėshtė dėshmia mė prekėse dhe demaskuese e kohės. Kėtė dėshmi e pėrdhosėn pesė vetė, duke e djegur librin si nė kohėn e djegies sė librave prej nacionalsocialistėve. Tė enjten autorėt e kėsaj vepre u dėnuan nėn akuzėn kalimit tė masės. Gjyqtari Eike Bruns vendosi kundėr pesė tė akuzuarve heqje lirie me nėntė muaj secili. Por djemtė nė moshėn 24 deri nė 25 vjeē nuk do tė shkojnė nė burg, ata u dėnuan me kusht e kėsisoj do ta vuajnė dėnimin nė liri.

Mė 24 qershor tė vitit 2006 kėta djem qėndronin rreth njė zjarri nė shesh tė hapur nė fshatin e tyre Pretzien. Disa mbanin nė dorė pishtarė dhe tė tjerė shqiptonin parrulla zjarri. Ata pėrbetoheshin pėr gjakun gjerman dhe rininė gjermane. Njėri prej tė akuzuarve bėri thirrje qė gjithēka "e huaj brenda llojit" siē e cilėsojnė ata duhet hedhur nė zjarr. Njė flamur i SHBA fluturoi mes flakėve e mė pas edhe ditari i Ana Frankut.

Gjyqtari Bruns sheh nė kėto veprime njė ritual tė studiuar, qė dėshmon njė konceptim nazist tė botės. Klasifikimi i Ana Frankut si "e huaj brenda llojit" do tė thotė pranim publik i Holokaustit. Pėrcaktimi "e huaj brenda llojit" ėshtė pėrdorur prej nacionalsocialistėve ndėr tė tjera pėr artin apo letėrsinė qė nuk i pėrshtatej ideologjisė sė tyre. Nė kėtė klasifikim, nė njė pėrkufizim difuz, u pėrfshi gjtihēka "jo gjermane", "jo arjane". Meqėnėse ata kanė pranuar Holokaustin duke djegur ditarin e Ana Frankut, tė pesė tė akuzuarit dėnohen pėr cytje tė masės, ka gjykuar gjyqtari Bruns.

Tomas Hepner nga qendra Ana Frank nė Berlin reagoi i lehtėsuar pas kėtij vendimi: "Mua sikur mė hoqėn njė gur nga zemra, sepse nga vendimi del qqartė qė kemi tė bėjmė me njė akt tė paramenduar nė bashkėveprim. Pikėrisht tė bėsh lidhjen mes parrullave dhe hedhjes nė zjarr tė diēkaje tė huaj brenda llojit duke djegur ditarin dėshmon pėr pėrēmimin ndaj njerėzve. Ky veprim tregon, se ata janė pėrpjekur qė Ana Frankun tė mos e paraqesin mė si njė qenie njerėzore. Me kėtė, nisur pikėrisht edhe nga simbolika e ditarit, janė vėrtetuar tė dyja akuzat, nga njėra anė ndėrsim i masės dhe nga ana tjetėr pėrgėnjeshtrim i Holokaustit." Librin e Ana Frankut e kish hedhur nė zjarr 25 vjeēari Lars K., i cili gjatė gjithė procesit e mbante fytyrėn tė mbuluar me njė shall tė bardhė dhe me syze dielli. Vetėm pasi u larguan nga salla fotoreporterėt ai e zbuloi fytyrėn dhe nuki pėrgjigje as pyetjeve tė prokurorit dhe as tė trupit gjykues. Nė emėr tė tij fliste Tomas Jauh. Avokati mbrojtės ėshtė i njohur, pėr konsultat qė u bėn simpatizantėve tė partisė nacional-demokrate, se si duhet tė sillen ata gjatė kontrolleve nėpėr shtėpi apo nėpėr gjyqe. Nė hapje tė procesit pėrpara dy javėsh Tomas Jauh lexoi njė deklaratė nė emėr tė klientit tė tij. Ai tha, se lars K. e ka djegur ditarin e Ana Frankut pėr t“u distancuar prej mizorive tė nazistėve. Gjyqtari Bruns e cilėsoi kėtė strategji tė mbrojtjes si njė histori marrėzie tė tė akuzuarit pėr t“u ēliruar prej akuzės. Avokati Jauh nė tė kundėrt deklaroi menjėherė pas procesit se do tė paraqesė ankesė nė isntancėn e revizionit: "...sepse personalisht jam i mendimit, qė nuk provohen akuzat as pėr injorimin e pėrkujtimit ndaj tė vdekurve, as pėr cytje tė masės." Gjyqtari Bruns nė tė kundėrt mendon, se djegia e ditarit tė Ana Frankut ėshtė planifikuar dhe pėrbėn ndėrsim tė masės. Parrullat pėrreth zjarrit nga koha e nacionalsocializmit dėshmojnė pėr njė konceptim nazist tė botės prej tė akuzuarit. Krybashkiaku i Pretzeinit, Friedrih Harvig, ndėrkaq ka marrė ndihmė profesinale nė fshat. Punonjėsit e qendrės pėr kulturėn demokratike nė Berlin duan tė punojnė me tė rinjtė ekstremistė tė djathtė nė fshatin e tij, nė mėnyrė qė nė Pretzien tė mos pėrsėritet djegia e librave.

 

 

 

 

 

II

 

Isabel Coixet, regjizore e virgjėr nė Hollivud

 

 

Kineastja katalane Isabel Coixet do tė jetė regjisorja  Elegy, filmi i saj i parė nė Hollivud, njė adoptim i romanit  El animal moribundo tė Philip Roth. Filmi do tė ketė si protagoniste Penelope Cruz dhe  britanikun Ben Kingsley tė caktuar pėr regjisoren spanjolle nga producentja Lakeshore. Burime te producentes sė Coixet, Miss VVasabi Films, kanė shpjeguar se  regjisorja ndodhet nė Vancouver (Kanada), ku do tė fillojė xhirimi i filmit nė 24 prill. Pėrveē  Penelope dhe Kingsley, ekipi do tė plotėsohet nga Patricia Clarkson. Filmi tregon dashurinė e njė burri tė pjekur (Kingsley) me njė bukuroshe tė re kubane. (Penelope Cruz). Ky nuk ėshtė propozimi i parė qė Isabel Coixet merr nga Hollivudi . Nė vitin 2003 ajo refuzoi ofertėn e Dream Ėorks, dhe shoqėrinė e Spielberg, pėr realizmin e romanit  “Kujtimet e njė geishe”, duke e konsideruar qė nuk e shikonte kėtė vepėr tė realizuar nė film. Isabel Coixet ka siguruar se “skenat erotike” kanė qenė kyēi i filmit. “Dua tė tregoj fuqinė e trupit  tė mishit dhe tė lėkurės”, ka thenė ajo. Nė kėtė kuptim nuk do tė jetė njė film i Hollivudit; do tė jetė mė pranė 9 songs, tė Michael VVinterbottom, apo  Monster's Ball, tė  Marc Forsters.

 

 

 

III

 

 

Kritika vlerėson premierėn dhe ndikimin e saj mbi publikun

 

 

“Zysh e dashur”, sukses i regjisorit Xhelili

 

Drama “Zysh e dashur”, njė bashkėpunim i kompanisė teatrore “Kromos” dhe Teatrit Kombėtar, u ngjit nė nė skenė tė enjten nė mbrėmje, nga njė kast akorėsh tė rinj. E shkruar nga shkrimtarja ruse, Ludmilla Razermovskaja nė vitet 1980, drama qė njohu suksesin e saj nė skenė vetėm mbas rrėzimit tė murit tė Berlinit  nė disa vende tė Europės, arriti nė Shqipėri pėrmes realizmit skenik tė  Mehmet Xhelilit, njė regjisor i cili vitet e fundit ka zgjuar interesin e kritikės  pėr vėnien nė skenė tė njė sėrė pjesėsh tė goditura teatrore. “Ėshtė njė dramė, subjekti i sė cilės i qėndron tė gjitha kohrave, njė aventurė e disa tė rinjve maturantė, tė cilėt luftojnė pėr njė tė ardhme, e cila ose do t'i ēojė ose drejt pjekurisė ose drejt njė tė ardhmeje tė humbur”, ėshtė shprehur pėr median regjizori Mehmet Xhelili, duke theksuar se “nė dramė jepen njė sėrė fenomenesh qė prekin shoqėrinė sot si, korrupsioni, arroganca, pragmatizmi etj”. Fabula e kėsaj drame rrėfen pėr njė grup maturantėsh, tė cilėt “luftojnė” me tė gjitha mjetet tė marrin nga mėsuesja e tyre rezultatet e provimeve tė maturės dhe kur nėn presionin e tyre tė papėrballueshėm deri nė “pėrdhunimin” e shoqes sė tyre, mėsuesja dorėzohet ... (!) Me skenografi dhe  kostume tė  Mikael Drita  nė dramėn “Zysh e dashur” interpretojnė aktorėt Rozina Kostani, Indrit Ēobani, Erion Hinaj, Eftiola Lacka dhe Denard Xhillari, drama “Zysh e dashur”, ėshtė konsideruar njė premierė e suksesshme tė enjten nė mbrėmje, duke u vlerėsuar si njė vepėr me nota tė theksuara realiste. Shfaqja ėshtė pritur mirė nga spektatori dhe kritika, e cila ėshtė shprehur kėsaj here me nota optimiste pėr frymėn profesionale qė ka sjellė nė kėtė dramė sidomos interpretimi i aktorėve tė rinj, si Rozina Kostani, Indrit Ēobani, Erion Hinaj, Eftiola Lacka dhe Denard Xhillari. Artistė tė njohur  kanė vlerėsuar  regjinė e kėsaj pjesė, nisur dhe nga fakti i vėshtirėsisė qė pėrfaqėson drama.  “Nė se nuk do tė binte nė duart e njė regjisori profesionist kishte rrezik qė vepra tė zbehej”, ėshtė shprehur dramaturgu Stefan Ēapaliku. Nė kėtė dramė janė shfaqur njė sėrė fenomenesh qė prekin shoqėrinė sot si, korrupsioni, arroganca, pragmatizmi, etj. “Jam pėrpjekur tė krijoj njė teatėr brenda teatrit”, ka pohuar regjisori i pjesės, i cili ka menduar se “spektatori nė njė kohėzgjatje prej njė orė e tridhjetė minuta, mund tė risjellė njėherazi nė mend edhe jetėn e shkuar tė adoleshencės sė tyre”. Drama “Zysh e dashur” do tė vazhdojė tė shfaqet gjatė fundjavės pėr tė gjithė dashamirėsit e dramės nė kryeqytet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

 

I biri i tij e di tashmė

 

Agim Baēi

 

Disa ditė mė parė, miku im, Erion Kristo, njė filozof, pėrkthyes, pedagog, vendosi tė protestonte i vetėm nė sheshin “Skėnderbej”. Teksa kishte lejen e kėsaj proteste nga drejtori i policisė, Rrumbullaku, shkroi sė bashku me djalin e tij 6-vjeēar disa parulla dhe tė gjithėve na ēoi nga njė sms: “Tė gjithė ata qė duan tė protestojnė nė mbrojtje tė jetės, i mirėpres nė protestėn e pėrbashkėt”. Ashtu, nė qetėsi, nė orėn 10.00, iu afrua policit, u prezantua dhe nisi vendosjen e parullave. Tė gjitha mund tė pėrmblidheshin thjesht: “Nėse e doni jetėn, mbrojeni atė, duke nisur nga mbrojtja e fėmijėve, e fqinjit, e kolegut!”.

Nė shesh u mblodhėm vetėm disa miq. Disa tė moshuar, teksa lexonin pankartat e shkruara, u bashkangjitėn nė heshtje. Ndėrsa shumė tė tjerė, ashtu nė nxitim, mbanin frymėn dhe vazhdonin paksa mė tej. Fillimisht, kalimtarėt tė mėsuar qė kėto pankarta tė viheshin aty pėr tė kėrkuar ndihmė, tentonin thjesht t’i hidhnin njė sy. Mė pas, kur parulla mund tė kishte emrin e kujtdo qė e lexonte, hapat ndalnin. Ideja se kushdo mund tė kontribuojė pėr tė shpėtuar njė jetė, duket se ėshtė mė e fortė se hapat...

Pankartat e asaj dite m’u kthyen vrullshėm pėrpara syve, kur brenda 24 orėve tė fundit u ndesha me lajme, ku jeta kishte qenė pėr dikė njė hiēgjė. Njė burrė vret gruan shtatzėnė, njė tjetėr i vė rripin e pantallonave nė fyt, njė tjetėr godet me armė, sepse dėshiron ta rikthejė me forcė, pasi ėshtė larguar prej dhunės sė tij....

Por, ne thuajse ēdo ditė lexojmė lajme, ku jeta e dikujt ka shkuar dėm. Natyrisht, pa pėrjashtuar kėtu fatin, qė ėshtė i shkruar pėr kėdo, ajo qė tė vjen ndėrmend ėshtė lehtėsia pėrmes sė cilės dhjetėra jetė mbyllen. Por, a mundemi t’i ndalim? A jemi tė zotėt tė bėjmė diēka qė bashkėqytetarėt e sidomos fėmijėt tė mos rriten me kėtė vrull qė i detyron tė mendojnė se krimi ėshtė normal nė jetėn tonė?

Erioni tentoi tė bėnte atė qė mundet tė paktėn gjithkush nga ne ta bėjė - ta kundėrshtojė kėtė frymė dhune qė na mbyt ēdo mėngjes, teksa dėgjojmė kronikėn e zezė. Pas kėsaj, ai tė paktėn ka mundėsi t’i thotė djalit tė tij se ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė duhet tė respektojė nė jetė. Kėtė Erioni e bėri publikisht, ndaj dhe i biri i tij nuk ka tė drejtė ta qortojė se nuk ia ka mėsuar.

Po ne, a nuk mundemi ta bėjmė kėtė, qė tė paktėn, fėmijėt tanė tė mos na akuzojnė se nuk iu thamė se ēfarė duhet bėrė?

.....

Prej shumė kohėsh, tė zhytur nė njė botė me intensitet tė ndryshėm nga prindėrit tanė, kemi harruar t’iu themi fėmijėve tė vėrtetat – tė paktėn rėndėsinė pėr tė mbrojtur njė jetė. Pėrkundrazi! Prej kohėsh i gėnjejmė pėr tė shkuarėn, i gėnjejmė pėr tė tashmen, i gėnjejmė pėr tė ardhmen, i gėnjejmė pėr miqtė, i gėnjejmė pėr armiqtė. E mė pas i kėrkojmė tė bėhen tė mirė me ne, i kėrkojmė tė bėhen tė mirė pėr kėtė vend, i kėrkojmė tė qėndrojnė kėtu nesėr, pranė nesh. Por, nė emėr tė kujt mund t’ia kėrkojmė, nėse ne nuk i tregojmė se duhet ta duan jetėn, se duhet tė shpėtojnė jetė, e jo tė nxitojnė tė harxhojnė jetėt e tė tjerėve si tė ishin kokrra gruri....

“Tė shpėtosh njė jetė, ėshtė si tė shpėtosh gjithė botėn - tė vrasėsh njė tė pafajshėm, ėshtė si tė kesh vrarė gjithė botėn!”. Kėshtu thotė rregulli i lashtė i krijuesit, tė cilin, pėr aq kohė sa e harrojmė, do tė jemi ne tė harruar, tė ndėshkuar.

  

 

 

 

 

 

Sa besojnė pėrfaqėsuesit serbė nė mbėshtetjen e Moskės?

 

Albana Isufi

 

Qėndrimi i Moskės zyrtare, sa i pėrket zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės, ėshtė pėrsėritur tashmė disa herė. Rusia nuk do tė pėrkrahė planin e Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės, nėse me kėtė nuk pajtohet Beogradi dhe Prishtina. Por, sa ėshtė i rėndėsishėm ky qėndrim i Rusisė pėr pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės, nė kohėn kur qėndrimet ndėrmjet palės shqiptare dhe asaj serbe dallojnė diametralisht? anėtari i ekipit negociator serb, Goran Bogdanoviē, beson se Rusia do t’i mbetet besnike qėndrimit tė saj dhe nuk do ta pėrkrahė vendimin pėr statusin, nėse pėr kėtė nuk pajtohen tė dyja palėt. Ai thotė se ėshtė ende herėt qė tė parashikohet, nėse Rusia do ta pėrdorė veton nė Kėshillin e Sigurimit, nėse vendimi pėr statusin do tė jetė i papranueshėm pėr serbėt. “Rusia sė pari do tė marrė nė konsideratė interesat e veta dhe kėtė ajo e ka dėshmuar nė shumė raste gjatė ngjarjeve nė Ballkan. Besoj se edhe kėsaj radhe, do tė jetė parimore dhe nuk do tė lejojė presion nga cilado fuqi perėndimore”, - tha Bogdanoviē. Kryetari i asociacionit tė komunave dhe vendbanimeve serbe, Marko Jakshiē, thotė se nuk i beson askujt tjetėr, pėrveē Rusisė. Ai thekson se beson shumė nė rolin e Rusisė nė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės, pėr shkak tė rolit tė madh qė ka shteti rus nė ekonominė globale. “Mendoj se Rusia do t’i qėndrojė besnike qėndrimit tė vet. Ėshtė e qartė, se ėshtė njė shtet i fuqishėm dhe nuk ėshtė e lehtė tė merresh me tė. Ėshtė mjaft i fuqishėm ekonomikisht”, - tha Jakshiē. Kryetari i Kėshillit Nacional Serb nė veri tė Kosovės, Milan Ivanoviē, konsideron se zyrtarėt nga Moska do t’i mbrojnė parimet dhe qėndrimet e tyre, tė bėra publike, sa i pėrket Kosovės. “Rusia nuk ėshtė mė shtet i dobėt. Ėshtė shtet i fuqishėm nė aspektin politik, ekonomik e ushtarak. Ėshtė njė shtet qė nuk i ndryshon lehtė qėndrimet e veta. Mendoj se qėndrimin pėr Kosovėn e ka pasur tė njėjtė pėr njė kohė tė gjatė, e kėshtu edhe mė tej do ta mbrojė qėndrimin pėr ruajtjen e sovranitetit tė Serbisė nė Kosovė dhe respektimin e sė drejtės ndėrkombėtare”, - tha Milan Ivanoviē. Kryetarja e Kėshillit Ekzekutiv tė Kėshillit Nacional Serb, Rada Trajkoviē, e konsideron se ardhmėria e Kosovės duhet bazuar nė njė vendim kompromisi nga tė gjitha palėt dhe assesi, siē thotė ajo, tė bazohet nė veton ruse, apo nė pranimin e njėanshėm tė Shteteve tė Bahkuara tė Amerikės. “Mendoj se vendimi mė i mirė do tė ishte, po qe se arrihet pajtim brenda Grupit tė Kontaktit, mes SHBA-ve, Rusisė, Bashkimit Evropian. Vendimi i njėanshėm nuk do tė ishte i mirė pėr tė ardhmen e Kosovės, ashtu sikurse nuk ėshtė e mirė as vetoja e Rusisė”, - theksoi Rada Trajkoviē. Raundi i fundit i bisedimeve teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, ashtu sikurse edhe bisedimet e mėhershme, ka pėrfunduar pa arritjen e kompromisit, ose tė ēfarėdo rezultati domethėnės.