Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

 

Edi Rama, pėrtej betejės pėr Tiranėn

 

Armand Shkullaku

 

Kohėt e fundit, gjithnjė e mė shpesh, zėra pranė kryetarit tė Partisė Socialiste po i mėshojnė idesė se, nėse Edi Rama humb nė garėn pėr kryeqytetin mė 18 shkurt, i hapet rrugė rikthimit tė Nanos dhe bashkė me tė, ringjalljes sė dyshes konfliktuale, problematike, traumatike, etj, Nano- Berisha. Madje, ka nga ata qė shkojnė deri aty, sa bėjnė thirrje tė votohet pėr Edi Ramėn, duke servirur pikėrisht kėtė rrezik, sipas tyre, si arsyen themelore.

Njė strategji e tillė nė kulmin e fushatės elektorale, e shoqėruar edhe nga spotet qė promovojnė “gjeneratėn e re tė lidershipit”, nė pamje tė parė ngjan se mund tė zėrė vend te votuesit. Fabula, ku ajo bazohet, ėshtė e thjeshtė pėr t’u mėsuar: Nėse Rama humbet nė garėn pėr Tiranėn, nėnshkruan edhe dėshtimin e tij nė krye tė PS-sė dhe ridalja nė skenė e Fatos Nanos ėshtė e motivuar politikisht. Nėse Rama fiton, autoriteti i tij nė parti dhe brenda sė majtės rritet fuqishėm dhe pėr rrjedhojė, depėrtimi i Nanos do tė haste nė njė mur thuajse tė pakalueshėm. Ky skenar i thjeshtė, mundėsia e tė cilit nė tė dy variantet nuk pėrjashtohet, sigurisht qė qėndron dhe mund tė nėnkuptohet, por nė asnjė rast ai nuk duhej trumpetuar dhe pėrdorur hapur si njė nga arsyet kryesore se, pėrse duhet votuar pėr Edi Ramėn. Tė kėrkosh votat pėr administratorin e qytetit me qėllim qė t’i mbyllėsh shtegun njė apo dy politikanėve tė tjerė, janė dy gjėra qė duhet shumė mund t’i lidhėsh bashkė.

Ėshtė e ditur tashmė se nė kėto zgjedhje mė shumė se fatin e kryeqytetit, Edi Rama ka vėnė nė lojė fatin e tij. E ardhmja personale, politike e kryetarit tė ri tė socialistėve dhe pėr pasojė e sė majtės nė pėrgjithėsi varet pikėrisht nga rezultati i zgjedhjeve nė Tiranė. Por, ta thuash kėtė hapur dhe pėr me tepėr ta pėrdorėsh nė fushatė ėshtė mė sė paku njė gafė elektorale. Qytetarėve tė Tiranės nuk iu intereson beteja personale e Ramės brenda shtėpisė sė tij, por fati i shtėpive tė tyre nė njė qytet qė ata duan tė ndryshojė. Projekti politik i kryetarit tė PS-sė nuk ka pėrse tė lidhet pazgjidhshmėrisht me projektin e kryeqytetit. Edi Rama duhet tė pretendojė fitoren jo pėr t’i mbyllur derėn Fatos Nanos, tė cilin nuk pati asnjėherė guximin ta sfidojė hapur, por pėr t’iu treguar banorėve tė kryeqytetit projektin e tij dhe pėr t’i garantuar ata se do t’i qėndrojė atij deri nė fund.

Edi Rama duhet ta bėjė kėtė edhe pėr shkak tė njė pikėpyetjeje tjetėr tė madhe qė mbart fushata e tij dhe sė cilės ai ende nuk i ka dhėnė njė pėrgjigje tė qartė. Njė pikėpyetje, qė ashtu si beteja me Nanon, lidhet pėrsėri me tė ardhmen e tij, politike. A do ta lėrė ai pėrgjysmė mandatin e tij pėr tė kandiduar nė zgjedhjet e ardhshme, parlamentare apo pėr t’u bėrė kryeministėr, sipas statutit, nėse PS-ja i fiton ato? Pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje do tė ndikonte shumė nė votat e qytetarėve tė Tiranės, nėse ata do tė votonin pėr njė projekt katėrvjeēar pėr qytetin e tyre apo pėr t’i shtruar rrugėn karrierės sė Edi Ramės. Kėsaj dileme, sekretari politik i PS-sė, Ben Blushi, iu pėrgjigj disa ditė mė parė nė emisionin “Top Show” se, nėse Rama do tė deklaronte se do ta ndėrpriste mandatin e tij si kryebashkiak pėr t’u bėrė kryeministėr, mė 18 shkurt ai do tė votonte kundėr Edi Ramės. Nė Shqipėri, Rama ende nuk ka dhėnė njė pėrgjigje tė prerė pėr kėtė, por pėr gazetėn greke “Ta Nea”, i pyetur tekstualisht se, “Ka shumė mundėsi qė nesėr tė jeni kryeministėr i Shqipėrisė. Sa vite do ju duhen, si kryeministėr, qė ta bėni Shqipėrinė njė vend tė vėrtetė demokratik?”, - ai pėrgjigjet: “Mundem qė pėr katėr vjet, tė bėj me Shqipėrinė ato qė bėra edhe me Tiranėn”. Rama nuk e fsheh ambicien e tij, qė nė kėtė rast lė tė kuptosh hapur, se ai kėrkon ta pėrdorė njė fitore nė Tiranė si trampolinė pėr tė kėrcyer nė karrigen e numrit njė tė qeverisė.

Problemet e hapura brenda Partisė Socialiste dhe varėsia e plotė prej tyre e sė ardhmes politike tė Edi Ramės, janė dy gjėra qė kandidati i sė majtės duhej t’i evitonte nė maksimum nė fushatėn e tij pėr Tiranėn. Veēanėrisht pėrballė njė kandidati si Sokol Olldashi qė ka bėrė tė kundėrtėn, duke pretenduar se ka hequr dorė nga njė karrierė e sigurt, personale (deputet dhe ministėr kryesor) nė emėr tė qytetit. Kur ka mbetur thuajse dhe njė javė nga dita e zgjedhjeve, veē projektit pėr Tiranėn, Edi Ramės i duhet tė llogarisė edhe kostot e projektit tė tij, tė madh, politik. Do ta bėjė kėtė duke folur hapur dhe qartė apo duke e kaluar nė heshtje, kjo ėshtė njė zgjedhje e tij qė do tė pėrkthehet nė vota.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kush gėnjen nė Prishtinė?

 

Nga Andi Bushati

 

Sot, paradite, nė Prishtinė, lėvizja “Vetėvendosja” ka parashikuar njė manifestim, ndoshta tė dhunshėm, pėr tė kundėrshtuar propozimet e paketės sė kryenegociatorit tė OKB-sė, Marti Ahtisari. Me kėtė akt, djemtė rebelė tė Albin Kurtit, tė cilėt pėrkrahėn edhe nga disa veteranė tė luftės, po bėjnė atė, sė cilės politika zyrtare e pėrfaqėsuar nga grupi i unitetit qė ka drejtuar negociatat, i trembej mė shumė.

Sepse, qė prej 2 shkurtit, ditės kur ish-presidenti finlandez i dorėzoi propozimet e tij, tė paplota Prishtinės dhe Beogradit, nė Kosovė po gjallojnė dy qėndrime kryesore.

Njėri qė pėrkrahet nga tė gjitha institucionet dhe forcat politike, parlamentare, synon tė imponojė mendėsinė se paketa e Ahtisarit ėshtė mė se pozitive, pasi ajo sanksionon ndarjen pėrfundimtare nga Serbia, pasi ėshtė hapi i parafundit para pavarėsimit tė shumėpritur, pasi i lejon kosovarėve tė kenė ushtrinė e tyre, shėrbimin e vet, inteligjent, aderimin nė institucionet ndėrkombėtare e madje, edhe ato simbole, tė cilat i kanė aq pėr zemėr: himnin dhe flamurin.

Por, nė fjalorin zyrtar pothuajse nuk zė vend asnjė prej dilemave qė ka pėrbrenda vetes pakoja e servirur nga Ahtisari. E kėtu nuk ėshtė fjala vetėm pėr shqetėsimin folkloriko - patriotik, tė mospėrmendjes sė termit pavarėsi nė draftin e finlandezit. Jo, pikėpyetjet janė mė tė mėdha. Ē’do tė bėhet me krijimin e komunave tė fuqishme, serbe, tė cilat do tė drejtojnė institucionet e tyre, edhe me ndihmėn e Beogradit? A iu duhet dhėnė atyre edhe e drejta pėr tė krijuar bashkime mė tė gjera (gjė qė e parasheh propozimi) qė mund tė shkonin deri nė kantonizim? A nuk pėrbėn kjo njė premisė pėr ndarje tė Kosovės? Le tė shkojmė mė tej akoma. Ē’duhet bėrė, nėse Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė nuk e aprovon kėtė projekt? Vėrtet parashihet njė plan B pėr shpalljen unilaterale tė pavarėsisė sė njohur edhe nga Uashingtoni apo Londra, po si do tė pėrballohej fakti, nėse njė gjė tė tillė do ta bėnin edhe banorėt e Mitrovicės sė veriut? Nė fund tė fundit, a i duhet dhėnė serbėve e drejta e vetos sipas parimit tė Badinterit, nė aprovimin e njė sėrė ligjesh nė parlamentin e Kosovės dhe ekstraterritorialiteti, pėr objektet e tyre tė kultit?

Pėr tė gjitha kėto pikėpyetje, politika zyrtare e Kosovės ka heshtur. Ajo i ėshtė pėrmbajtur gjuhės sė drunjtė dhe tė qenit nė sinkron me aleatėt e saj tė fuqishėm, ndėrkomėtarė. Por, ky qėndrim nuk ėshtė vetėm pasojė e pėrunjėsisė proverbiale ndaj ndėrkombėtarėve, as vetėm frikė nga thėnia e plotė e sė vėrtetės. Ajo ėshtė njėkohėsisht dhe njė strategji e menduar mirė, qė para sė gjithave, i kundėrvihet asaj tė Beogradit. Po ta shohim, kohėt e fundit, i gjendur pothuajse me shpatulla pėr muri, kryeministri serb, Koshtunica, po mbėshtetet vetėm tek ideja e shtyrjes sė procesit. Edhe me shpresėn qė, nėse e arrin kėtė, nervat e shqiptarėve, tė tendosura nga pritja, mund tė kėputen. Rezultati do tė qe i qartė: nėse ngjarje si ato tė marsit 2004-tėr do tė pėrsėriteshin, pėrfundimi do tė ishte shumė mė i errėt pėr tė ardhmen e Kosovės.

Nga kjo premisė e rrezikshme janė nisur njė pjesė e madhe e udhėheqėsve kosovarė, kur kanė pėrdorur njė gjuhė tė kujdesshme dhe optimiste ndaj pakos sė Ahtisarit, duke anashkaluar pikat e saj, tė diskutueshme.

Po, njė pyetje qė mund tė shtrohej, atėherė, nė mėnyrė sempliciste dhe sipėrfaqėsore do tė ishte: A mos i shėrbejnė njė qėllimi tė kundėrt ndjeksit rebelė tė Albin Kurtit? A mos po ēojnė ujė nė mullirin e atyre qė urrejnė mė tepėr? A mos vallė, pėrmes protestės po riskojnė destabilizimin, qė ngjall aq ters dhe aq frikė?

Pėrgjigjja, megjithėse nė dukje kontradiktore, ėshtė: JO.

Sepse, nė mėnyra tė ndryshme dhe krejt tė kundėrta me njėra-tjetrėn, tė dyja palėt i shėrbejnė tė njėjtit qėllim. Megjithėse tė dyja gėnjejnė nga pak, duke kėmbėngulur secila nė tė vėrtetėn e vet, objektivin nė fakt e kanė tė njėjtė. Politika zyrtare e Prishtinės, e urtė dhe kolulur deri nė pėrvuajtje, po tenton t’i bindė shqiptarėt se kjo qė po ndodh ėshtė njė arritje drejt qėllimit tė tyre, final, por ky qėllim ende nuk ėshtė arritur. Procesi do tė vazhdojė nė rastin mė tė mirė edhe disa muaj me takimet e reja nė Vjenė, me dorėzimin pėrfundimtar tė projektit nė pallatin e xhamtė dhe me njė rezolutė tė re nė Kėshillin e Sigurimit. Por, gjatė vazhdimit tė kėsaj rendjeje, gjithēka mund tė ndodhė. Ashtu sikurse shqiptarėt mendonin se do tė merrnin mė shumė njė vit mė parė, ata mund tė jenė mė pak tė kėnaqur sesa sot, njė vit mė pas. Sepse, mund tė ndodhė qė, vendet e Grupit tė Kontaktit, apo edhe ato tė Kėshillit tė Sigurimit, nėn trysninė pėr tė kėnaqur edhe Serbinė, tė rakordojnė drejt njė qėndrimi mė pak tė favorshėm sesa pakoja aktuale e Ahtisarit. Pikėrisht pėr kėtė vlen edhe protesta e sotme, qoftė dhe e dhunshme, e pasuesve tė Albin Kurtit. Pėr tė treguar se nė Kosovė jo gjithēka pranohet lehtė. Dhe se mė pak, do tė ishte shumė mė keq.

 

 

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

 

 

Kandidati demokrat takohet me kėta banorė

 

Teliti: Zgjidhje pėr ata qė

banojnė nė shtėpitė me ish-pronarė

 

“Vėmendja jonė do tė jetė nė problemin e strehimit, dhe veēanėrisht te tė pastrehėt qė janė vendosur nė godinat e ish-pronarėve”, - ka deklaruar Armand Teliti.

 

Kandidati demokrat pėr Bashkinė e Durrėsit ka deklaruar se zgjidhja e problemit tė strehimit, veēanėrisht tė atyre qė banojnė nė shtėpitė e ish-pronarėve, do tė jetė prioritet pėr administratėn e tij. Armand Teliti, kandidati i Partisė Demokratike pėr kreun e Bashkisė sė Durrėsit, ka zgjedhur tė pėrballet me njė problem qė deri tani ka rezultuar tė jetė i vėshtirė pėr t’u zgjidhur. “Vėmendja jonė do tė jetė nė problemin e strehimit dhe veēanėrisht te tė pastrehėt qė janė vendosur nė godinat e ish-pronarėve”, - ka deklaruar Armand Teliti.

Nė Durrės, si pasojė e regjimit komunist, mjaft familje banojnė nė shtėpi qė regjimi komunist i shtetėzoi pas vitit 1944-tėr, por qė pas vitit 1992 iu njohėn ish-pronarėve. Megjithatė, pėr tė mos krijuar konflikte sociale, shteti ka marrė pėrsipėr strehimin e familjeve qė u gjetėn nė shtėpitė e ish-pronarėve dhe vetėm pas kėsaj pronarėt mund tė marrin nė dorėzim shtėpitė e tyre.

Nė kėtė kėndvėshtrim, Armand Teliti ka premtuar zgjidhjen e kėtij problemi. “Kjo ėshtė njė histori shumė e dhimbshme qė u shkaktua nga qeveria komuniste e Enver Hoxhės pas vitit 1944-tėr, - tha Armand Teliti, - por kjo histori e dhimbshme kėrkon zgjidhje imediate”.

“Pronarėt duhet tė gėzojnė shtėpitė e tyre, tė cilat iu morėn me dhunė nga regjimi komunist”, - shtoi kandidati demokrat, Armand Teliti.

Kandidati demokrat u takua me banorėt e lagjes 4 tė Durrėsit, takim nė tė cilin ai adresoi problemin e strehimit. Sipas tij, nėpėrmjet ndėrtimit tė apartamenteve pėr tė pastrehėt, “bashkia do tė strehonte tė pastrehėt, por edhe do t’iu kthente shtėpitė ish-pronarėve”.

 

Topalli takon zv/kryeministrin ēek, Vondra

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatė vizitės sė saj zyrtare nė Ēeki, takoi zv/kryeministrin, Aleksander Vondra. Gjatė takimit me kryeparlamentaren, Vondra vlerėsoi se marrėdhėniet mes dy vendeve janė tė mira dhe pritet tė kenė mė shumė zhvillim nė fushėn ekonomike.

“Marrėdhėniet nė kėtė nivel janė shumė tė rėndėsishme, por po aq tė rėndėsishme janė edhe marrėdhėniet mes vetė biznesmenėve nė tė dy vendet. Jam i bindur se shumė investitorė ēekė dėshirojnė tė investojnė nė Shqipėri. Kemi investuar sė fundi nė Kosovė nė sektorin e energjisė dhe kjo do t`i shėrbejė tė gjithė rajonit”, - tha zėvendėskryeministri Vondra. Nga ana tjetėr, kryetarja e Kuvendit theksoi se zhvillimet e fundit, pozitive nė Shqipėri i hapin rrugėn investimeve tė huaja.

“Jemi kėtu pikėrisht pėr tė krijuar kushte lehtėsuese pėr investitorėt tuaj. Interesante dhe e rėndėsishme do tė jetė njė linjė direkte fluturimi Pragė-Tiranė dhe besoj se ministrat pėrkatės do tė punojnė pėr kėtė. Duhet tė pėrqendrohemi ndoshta edhe te projektet rajonale me interes tė pėrbashkėt”, - tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime edhe me me Kryetarin e Dhomės sė Deputetėve tė Parlamentit tė Ēekisė, Miloslav Vlcek, si dhe me nėnkryetaren e qytetit tė Pragės, Marketa Reedova.

 

Gjata rizgjidhet kryetar i KQZ-sė

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjodhi me shumicė tė thjeshtė (5 nga 9 vota) , kryetarin e kėtij komisioni, Ēlirim Gjata. Procesi i votimit pėr zgjedhjen e kryetarit tė KQZ-sė, u zhvillua me dy raunde, pasi edhe nė raundin e parė tė votimit, zoti Gjata nuk arriti tė fitonte shumicėn e cilėsuar (6 vota pro). Pas votimit tė sotėm, zoti Gjata rikonfirmohet nė krye tė KQZ-sė pėr njė mandat prej 3.5 vjetėsh.

KQZ votoi pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri, i cili do tė manaxhojė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit, pasi mandati i kryetarit aktual, sipas ligjit, pėrfundon nė 11 shkurt.

Nė bazė tė Kodit Zgjedhor, nė garė pėr postin e kryetarit ishin tė nėntė anėtarėt e komisionit, pėrfshirė edhe dy anėtarėt mė tė rinj, tė zgjedhur disa ditė mė parė nga Kuvendi, Shkėlqim Hysi dhe Genti Shala

 

Durrės, 591 kandidatė pėr 45 vende nė Kėshillin Bashkiak

 

591 kandidatė, pėrfaqėsues tė 21 forcave politike, do tė jenė nė garė nė zgjedhjet e 18 shkurtit pėr tė zėnė njė nga 45 vendet e Kėshillit Bashkiak tė Durrėsit. Tashmė janė shpallur listat pėrkatėse pėr kėshilltarė bashkie tė paraqitura nė KZQV-nė e Bashkisė sė Durrėsit dhe shumica e subjekteve politike kanė zhvilluar takimet elektorale, prezantuese pėr kandidatėt e tyre.

Burime nga KZQV-ja thanė se nė kėtė komision janė regjistruar edhe tre kandidatė tė pavarur, tė cilėt i shtohen listave tė paraqitura nga 21 subjektet politike. Sipas tė njėjtit burim, vetėm PD, PS dhe PAA kanė paraqitur lista tė plota me nga 45 kandidatė pėr nė Kėshillin Bashkiak tė qytetit bregdetar, ndėrsa nėntė subjekte tė tjera do tė konkurrojnė me nga 23 kandidatė, qė ėshtė minimumi i mundshėm ligjor. Subjektet e tjera politike kanė paraqitur lista me nga pėrkatėsisht 24-38 kandidatė secila.

 Kėshilli Bashkiak i Durrėsit do tė ketė 45 anėtarė, pėrfaqėsues tė forcave politike, sipas pėrqindjeve qė ato do tė fitojnė nė zgjedhjet e pushtetit vendor. Pėr postin e kryetarit tė bashkisė nė zgjedhjet e 18 shkurtit do tė konkurrojnė Armand Teliti, qė mbėshtetet nga koalicioni i mazhorancės sė djathtė, Vangjush Dako, qė mbėshtetet nga koalicioni opozitar i majtė, si dhe Muho Asllani, i mbėshtetur nga PKSH-ja.

 Rreth 140 mijė zgjedhės qė janė ftuar nė zgjedhjet e 18 shkurtit do tė kenė nė dispozicion 166 qendra votimi tė shpėrndara nė tė gjithė territorin e qytetit bregdetar.

 

 

Kryeministria: Eskorta nuk ka aksidentuar askėnd

 

Zėdhėnėsi i kryeministrit, Dritan Mishta, u shpreh nė njė deklaratė pėr shtyp se, lajmi i emetuar, sipas tė cilit njė nga makinat e shoqėrimit tė kryeministrit Berisha ka aksidentuar njė fėmijė, nuk ėshtė i vėrtetė.

  “Nė edicionin e lajmeve nė televizionin “Top Channel”, tė orės 15.00, thuhet se njė nga makinat e shoqėrimit tė kryeministrit ka aksidentuar njė fėmijė 8-vjeēar nė aksin rrugor Librazhd-Pėrrenjas. Sipas kėtij njoftimi, fėmija nuk ka pėsuar dėme dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Zėdhėnėsi i kryeministrit komunikoi me nėn/kolonelin Besnik Murati, kryetar i grupit tė shoqėrimit tė kryeministrit, i cili, i pyetur nė lidhje me kėtė lajm, informoi se asnjė nga makinat e eskortės sė kryeministrit nuk ka shkaktuar asnjė aksident tė ēfarėdo lloji, kundrejt ēdo gruaje, burri, apo fėmije”, - thuhet nė deklaratėn pėr shtyp.

 

Komuna Qendėr, gjashtė kandidatė nė garė

 

Gjashtė kandidatė do tė jenė nė garė pėr kreun e komunės Qendėr nė rrethin e Vlorės, nė zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit.

Burime zyrtare tė KZQV-sė sė komunės Qendėr, thanė se pranė kėtij komisioni janė regjistruar si kandidatė pėr kreun e komunės, pėrfaqėsuesi i koalicionit tė djathtė, ai i koalicionit tė majtė, i Partisė Demokracia Sociale, i PBDNJ-sė, i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim (PDI) dhe njė kandidat i pavarur.

  Komuna Qendėr vlerėsohet si njėsia e qeverisjes vendore, ku gara elektorale do tė jetė e fortė. Nė kėtė komunė, Partia Demokracia Sociale vendosi tė dilte me kandidatin e saj, pavarėsisht vendimit tė koalicionit tė partive tė majta pėr t’u pėrfaqėsuar me emrin e propozuar nga Partia Socialiste.

 

 

 

 

 

Kandidati demokrat pėr bashkinė e kryeqytetit prezanton programin pėr arsimin

 

Olldashi: Do tė nisin

menjėherė nga ndėrtimi shkollat e reja

 

"E konsiderojmė autonominė shkollore si instrumentin themelor pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimit arsimor, prandaj bashkia do tė mbėshtesė fort zbatimin e autonomisė shkollore nė Tiranė, nė kuadėr tė projektit "Barazi dhe Cilėsi nė Arsim", me njė investim prej 75 milionė dollarėsh”

 

Ndėrtimi i shkollave tė reja, ulja e numrit tė nxėnėsve nė njė klasė nga 50 nė 30-35, rritja me 20% e pėrfshirjes sė nxėnėsve qė mbarojnė arsimin bazė nė arsimin profesional tė qytetit tė Tiranės, janė disa nga objektivat e programit pėr arsimin tė kandidatit tė mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės, Sokol Olldashi.

Gjatė njė diskutimi tė hapur me mėsues tė shkollave tė ndryshme tė Tiranės, z.Olldashi tha se shumė shpejt do tė fillojė pėrcaktimi i shesheve pėr shkollat e reja nė kryeqytet, realizimi i projekteve dhe zbatimi i tyre. "Shtimi i godinave shkollore do tė ndikojė drejtpėrdrejt nė cilėsinė e shėrbimit arsimor, duke ēuar nė 30-35 numrin e nxėnėsve pėr klasė, nė vend tė njė situate aktuale tepėr tė vėshtirė, ku sidomos nė shkolla tė mesme arrin nė 50 nxėnės/klasė", - tha Olldashi qė siguroi se duke pėrfshirė tė gjithė aktorėt e komunitetit nė vendimmarrje, mėsuesit, prindėrit e nxėnėsit dhe falė partneritetit mes bashkisė dhe Ministrisė sė Arsimit e drejtorisė arsimore rajonale, do tė reformohet sistemi shkollor parauniversitar dhe do tė rritet autonomia shkollore.

Mė tej, ai sqaroi edhe mėnyrėn sesi do tė rritet me 20% pėrfshirja e nxėnėsve qė mbarojnė arsimin bazė nė arsimin profesional tė qytetit tė Tiranės.

"Pėr kėtė qėllim, bashkia do tė financojė ngritjen e shkollave profesionale, hapjen e degėve tė reja, ngritjen e kurseve tė formimit profesional, me shkėputje ose pa shkėputje nga puna, nė shkollat profesionale apo tė pėrgjithshme, nė pėrputhje me kėrkesat e tregut tė punės dhe duke bashkėpunuar ngushtė me biznesin, si dhe nė partneritet me tė", - tha Olldashi, qė shtoi mė tej se rritja e cilėsisė nė arsimin profesional ka shumė rėndėsi, pasi informacionet qė vijnė nga tregu i punės tregojnė qė ka nevojė tė stimulohet arsimi profesional.

Kandidati demokrat premtoi se qė nė vitin e parė tė mandatit do tė ndėrhyhet nė infrastrukturėn e kopshteve dhe ēerdheve, pasi numri i tyre ėshtė jo vetėm i vogėl, por edhe ato kopshte e shkolla qė ekzistojnė nė Tiranė, kanė kushte jo tė mira. Sipas tij, nga viti 2001 deri nė vitin 2005-sė pėr sistemin e ēerdheve tė kryeqytetit janė shpenzuar 65 milionė lekė ose vetėm 0.02 % e buxhetit.

"Cilėsia e shėrbimit shkollor nė Tiranė do tė rritet dukshėm, nė radhė tė parė, falė shtimit tė kontributit financiar tė buxhetit tė shtetit pėr arsimin, nė krahasim me Bashkinė "Rama". Nga ana tjetėr, ne do tė shtojmė kontributin pėr arsimin nga tė ardhurat e vetė bashkisė dhe do tė vėmė nė jetė njė politikė tėrheqėse pėr donatorėt vendas dhe tė huaj. Shtimi i parave do tė shoqėrohet me njė procedurė tė ndershme, transparente, pjesėmarrėse nė pėrdorimin e tyre, diēka krejt e re pėr qytetarėt e Tiranės", - tha z.Olldashi qė shtoi se bashkia ėshtė bėrė pengesė nė zbatimin e projektit "Barazi dhe Cilėsi nė Arsim".

"E konsiderojmė autonominė shkollore si instrumentin themelor pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimit arsimor, prandaj bashkia do tė mbėshtesė fort zbatimin e autonomisė shkollore nė Tiranė, nė kuadėr tė projektit "Barazi dhe Cilėsi nė Arsim", me njė investim prej 75 milionė dollarėsh, ku 45 milionė USD janė financime tė donatorėve ndėrkombėtarė, kurse 30 milionė USD janė financime nga buxheti i shtetit. Kėtyre tė ardhurave do t'i shtohet edhe buxheti nė rritje i qeverisė “Berisha” pėr arsimin", - vijoi mė tej ai.

Sipas platformės sė Olldashit pėr arsimin, do tė zbatohet formula "pėr nxėnės" nė pėrllogaritjen e parave qė i takon ēdo institucioni arsimor pėr mirėmbajtjen e tij dhe secilės shkollė a kopsht, personelit tė shkollės dhe komunitetit shkollor do t'i bėhet e njohur sasia qė i takon.

"Nė vitin e parė tė mandatit do tė akordojmė bursa pėr fėmijėt qė vijnė nga shtresa tė varfėra, por do tė stimulojmė dhe ata nxėnės qė janė mė rezultate tė larta. Kėtyre tė fundit, do t'iu ofrojmė edhe bursa studimi jashtė vendit", - tha z.Olldashi, duke shtuar se tė gjitha objektivat e tij, janė tė realizueshme, sepse mbėshteten nė burime tė sigurta, financiare.

Z.Olldashi bėri pėrgjegjėse Bashkinė e Tiranės pėr gjendjen e rėnduar tė infrastrukturės, ku ndodhet arsimi sot. "Problemi i mėnyrės sesi ėshtė ndėrtuar sistemi arsimor nė Tiranė, lidhet me konceptin e gabuar dhe mungesėn totale tė vėmendjes nga ana e bashkisė. Investimet nė arsim kanė ardhur nė zbritje dhe nė vitin 2005-sė janė 43 % e nivelit tė shpenzimeve qė kanė qenė nė vitin 2002", - sqaroi ai.

"Ulja e shpenzimeve tė bashkisė pėr arsimin ėshtė shkaku kryesor i gjendjes qė kemi sot. Por, njė tjetėr problem qė kemi sot, nė cilėsinė e infrastrukturės sė arsimit ėshtė dendėsia e madhe qė bashkia ka krijuar nė zona tė caktuara tė qytetit me ndėrtime tė reja", - tha z.Olldashi qė shtoi se kėto ndėrtime nuk janė shoqėruar progresivisht me ndėrtime tė reja. Sipas tij, vetėm nė 6 vitet e fundit, bashkia ka dhėnė leje ndėrtimi pėr 3 milionė e 500 mijė m2, ku jetojnė rreth 140 mijė njerėz. "Bazuar nė rregulloren e urbanistikės qė ėshtė nė fuqi, bazuar nė ligjet e kėtij vendi, kėto ndėrtime duhet tė ishin shoqėruar me 40 kopshte tė reja, 40 ēerdhe, 20 shkolla nėntėvjeēare dhe 10 shkolla tė mesme, tė reja. Asgjė prej kėtyre nuk ėshtė bėrė. Realiteti qė ėshtė nė sistemin arsimor nuk mbulohet as me pėrrallat qė tregon z.Rama nėpėr ēerdhe, as me recitimet nėpėr kopshte", - u shpreh Olldashi. Ai evidentoi si problem kalimin e rrugėve kryesore nėpėr dyert e shkollave, ēka pėrbėn njė burim rreziku pėr fėmijėt, si dhe faktin qė vetėm 11, nga 54 shkolla 9-vjeēare janė tė pajisura me sistem ngrohje dhe po ashtu, nė vetėm 4 nga 23 shkolla tė mesme, funksionon ky sistem.

 

Rasti ekstrem ka ndodhur nė shkollėn “Emin Duraku”

 

Rama pėruroi shkollėn,

pa pėrfunduar rikonstruksioni

 

Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės, Sokol Olldashi, denoncoi para mediave njė rast tjetėr tė atyre qė ai quan "pėrurime elektorale tė z. Rama". Gjatė njė vizite nė shkollėn "Emin Duraku", z.Olldashi tha se z.Rama nxitoi tė pėrurojė kėtė shkollė thjesht pėr efekt elektoral, megjithėse rikonstruksioni nuk ka pėrfunduar plotėsisht, megjithėse mungojnė bankat dhe nuk ėshtė instaluar sistemi i ngrohjes.

"Ditėt e para tė janarit kemi ardhur bashkė kėtu, pėr tė ngritur njė shqetėsim qė lidhej me afatet e punimeve tė Bashkisė sė Tiranės. Punimet nė kėtė shkollė duhet tė kishin mbaruar nė nėntor, ne erdhėm nė janar dhe shkolla ende nuk ishte gati. Z.Rama pėrshpejtoi punimet dhe pėruroi shkollėn pas deklaratės qė ne bėmė, sikurse veproi edhe me riparimin e urės sė "Vasil Shantos" nė fund tė dhjetorit", - iu drejtua z.Olldashi mediave, duke shtuar se tė rikonstruktosh njė shkollė nė qytet, ėshtė gjė e mirė, por presupozohet qė pas inaugurimit, nė shkollė tė hyjnė nxėnėsit dhe tė fillojė mėsimi.

"Sikurse e shikoni, kjo shkollė nuk ka nxėnės, sepse pėrurimi i saj ėshtė bėrė vetėm pėr fushatė. Ende nuk ėshtė instaluar sistemi i ngrohjes, pajisja e klasave me banka dhe mjetet e duhura pėr tė zhvilluar mėsim. Unė shpresoj qė, pasi tė dėgjojė deklaratėn e sotme, z.Rama tė vijė tė pėrfundojė edhe punimet e fundit, nė mėnyrė qė nė shkollė tė vijnė nxėnėsit dhe tė mos zhvillojnė mė mėsim me tri turne, siē po bėjnė prej muajsh", - vijoi mė tej z.Olldashi.

Drejtoresha e shkollės, znj. Dhurata Shamku, konfirmoi se aktualisht nė shkollė nuk po bėhet mėsim dhe se ende nuk kanė ardhur bankat e reja. "Aktualisht nuk po bėhet mėsim, sepse pritet tė bėhet njė provė e pėrgjithshme e sistemit tė ngrohjes dhe tė vijnė bankat. Kemi bėrė tri kėrkesa nė bashki dhe shpresojmė qė nė buxhetin e ri tė bashkisė sė Olldashit, tė pėrfshihet njė fond i veēantė", - tha znj Shamku qė shtoi se mėsimi pasdite ėshtė i vėshtirė pėr nxėnėsit, pasi lind problemi i tė ushqyerit dhe mungesa e kujdesit prindėror.

Shkolla "Emin Duraku" ka 1100 nxėnės, tė cilėt aktualisht zhvillojnė mėsim pasdite nė shkollėn "Edit Durham" nė orarin 13.20 deri nė 18.00.

 

 

Olldashi i dhuron 30 kompjutera shkollės “Myslym Keta”

 

Kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Tiranės, Z.Sokol Olldashi, i dhuroi 30 kompjutera shkollės sė mesme tė pėrgjithshme nė Kombinat "Myslym Keta", pas ndėrmjetėsimit me kompaninė “AT Computers”. Gjatė njė vizite nė kėtė shkollė, Olldashi kaloi rreth 20 minuta nė sallėn e internetit, ku nxėnėsit arkivojnė materiale suplementare pėr lėndė tė ndryshme mėsimore. "Jam shumė i kėnaqur qė ndėrmjetėsova pėr t'i bėrė kėtė dhuratė sadopak tė vlefshme nxėnėsve tė kėsaj shkolle. Interneti duhet konsideruar si njė element mjaft i rėndėsishėm nė formimin e fėmijėve tanė dhe nė kuadėr tė kėsaj, bashkia mund tė luajė rolin e saj. Falė partneritetit me biznesin, shkollat tona mund tė pajisen me salla interneti, nė kuadėr edhe tė nismės sė qeverisė “Berisha”, "Shqipėria nė moshėn e internetit", - tha z.Olldashi.

Nga ana e saj, drejtoresha e shkollės, znj. Ortenca Kaini, tha se dhurata e z.Olldashi ėshtė mjaft e vlefshme pėr nxėnėsit e shkollės dhe kėtė e tregon interesi i tyre, i madh pėr tė pėrdorur disa orė nė ditė internetin, gjė qė ka qenė e pamundur mė parė.

Nė hyrje tė shkollės "Myslym Keta" ėshtė vendosur nga Bashkia e Tiranės njė tabelė, ku shkruhet "Nė rikonstruksion", por znj. Kaini thotė se deri tani, nė zyrėn e saj nuk ka ardhur asnjė shkresė zyrtare qė t'i hapė rrugė punimeve pėr rikonstruksionin e shkollės.

 

Kryeministri deklaron gjatė njė turi elektoral se procesi i legalizimit do pasohet nga urbanizimi i plotė

 

Berisha nė Elbasan: Tė hėnėn,

nis dhėnia e tapive pėr legalizimet

 

“Ju ftoj tė punojmė sė bashku pėr fitoren time dhe tuajėn, sepse kjo nuk ėshtė fitorja ime personale, por ėshtė fitorja e qytetit tė Elbasanit, ėshtė fitorja e lagjes suaj, ėshtė fitore e tė gjithėve”. Kėshtu ka deklaruar gjatė njė ndalesė nė lagjen “5 Maji”, e njohur si lagjja e Teqes sė Madhe, nė Elbasan, kryeministri Berisha. Qindra banorė tė kėsaj zone periferike nė lindje tė qytetit kanė krijuar njė atmosferė mikpritėse pėr tė gjithė stafin e kryeministrit dhe tė kandidatit tė “Aleancės sė Madhe”. “Ėshtė njė nder i veēantė pėr mua t`ju pėrshėndes me shumė pėrzemėrsi. Ju bėj thirrje qė mė 18 shkurt tė votoni kandidatin e koalicionit mė tė gjerė, dhe aleancės mė tė madhe qė Shqipėria ka patur deri mė sot, njėrin prej intelektualėve mė tė shquar tė Elbasanit, zotin Luēiano Boēi. Kam ardhur tek ju pėr t`ju dhėnė fjalėn e nderit se unė do ta mbėshtes fuqishėm Luēiano Boēin qė lagjen tuaj ta shndėrrojė nė njė nga lagjet mė tė bukura, mė tė urbanizuara, mė tė zhvilluara. Ju garantoj ju, se sė bashku me Luēianon, do ta urbanizojmė tėrėsisht kėtė lagje, do tė shtrojmė rrugė dhe rrugica, do tė ngremė objekte shėrbimesh qė ju meritoni, shkolla moderne, shėrbimin shėndetėsor dhe ēdo gjė tjetėr qė ka nevojė komuniteti pėr njė lagje tė zhvilluar. Unė sot, kam pėrzgjedhur lagjen tuaj pėr t’ju informuar se ditėn e hėnė nė Tiranė dorėzohen tapitė e para tė legalizimeve. Dita e hėnė do tė jetė njė ditė shumė e madhe dhe e veēantė njėkohėsisht, sepse fillon proēesi i legalizimit tė ndėrtimeve tė mbi 400 mijė familjeve shqiptare, tė cilat duke pėrfituar nga iniciativa e lirė, do tė jenė tė lirė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr shtėpitė e tyre. Ata ndėrtuan vila, pallate, blloqet mė tė bukura qė Shqipėria ka patur nė historinė e saj. Unė ju jap fjalėn se ky proces do tė kompletohet me shpejtėsi dhe jashtė ēdo procedure. Ju vetė do tė ndiqni ditėn e hėnė se ēfarė procedure ėshtė organizuar pėr t`ju dhėnė juve dokumentet e shtėpive, lokaleve dhe ndėrtimeve tuaja, tė bukura. Ky proces jo vetėm qė jep garancinė e plotė dhe totale tė pronarit pėr shtėpinė e tij, por rrit edhe garancinė e tij pėr tė ngritur katin tjetėr, pėr tė zhvilluar pronėn e tij. Meritat pėr kėtė janė tuajat, se ju i keni ndėrtuar kėto shtėpi, se ju keni sjellė energji tė madhe nė qytetet dhe qendrat mė tė banuara tė vendit. Ne vėrtet u pėrpoqėm tė hartonim njė ligj miqėsor ndaj jush dhe jo armiqėsor me njė shpejtėsi tė rrufeshme, mė shpejt se ēdo proces tjetėr qė vendi ka njohur pėr legalizimin e objekteve tuaja, ndaj dhe unė ju garantoj se ne do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė ky proces tė konsolidohet sa mė parė. Nga ky proces nuk pėrfitoni vetėm ju, por pėrfiton i tėrė Elbasani, pėrfiton mbarė Shqipėria, se ky proces dyfishon fuqinė e tregut nė Shqipėri, dyfishon fuqinė vendimmarrėse tė qytetarėve shqiptarė, prandaj mė 18 shkurt ju bėj thirrje tė votoni Luēiano Boēin, se do tė votoni pėr veten tuaj”, - tha Berisha.

Vetė kandidati pėr Bashkinė e Elbasanit, Luēiano Boēi, u shpreh: “Kam qenė dhe herė tė tjera kėtu dhe bashkė kemi bėrė njė pakt burrėrror, ju do tė jeni miqtė e mi mė tė afėrt dhe unė do tė punoj me pėrkushtim pėr lagjen tuaj. Ju jeni krenarė pėr origjinėn nga keni ardhur, por ju do jeni dyfish krenarė, se do tė jeni tė barabartė me tė gjithė qytetarėt e Elbasanit, sepse sot, me mbėshtetjen e qeverisė “Berisha” kemi ēdo gjė tė garantuar. Sot, ne nuk premtojmė vetėm legalizim, por edhe urbanizim, jo vetėm shtrim rrugėsh, por dhe tė gjitha kėrkesat qė ju keni, do tė jem kryetari i bashkisė qė do tė japė tapitė e shtėpive nė dorė, sepse nė kėto shtėpi dhe me kėto ndėrtime ėshtė e mėshiruar sakrifica juaj, gjaku juaj, mundi dhe djersa juaj”.

Haxhi Balliu

 

PR, mbėshtetje Boēit nė Elbasan

 

Kandidati i “Alenacės sė Madhe” pėr Bashkinė e Elbasanit, Luēiano Boēi, ka marrė mbėshtetjen edhe tė Partisė Republikane. Ka qenė vetė kreu i kėsaj partie, Fatmir Mediu, ministėr i Mbrojtjes qė sė bashku me deputetėt e tjerė tė kėsaj force politike nė parlament, ka dhėnė mbėshtetjen maksimale pėr Boēin.

Pas prezantimeve dhe fjalės sė rastit tė kryetarit tė degės sė PR-sė nė Elbasan, Adi Madhi, ka qenė deputeti i Elbasanit, Aurel Bylykbashi, qė ka pėrshėndetur pjesėmarrėsit, duke garantuar se fitorja e kandidatit tė PD-sė, Luēiano Boēi, ėshtė edhe fitorja e republikanėve. Nga ana e tij, vetė kandidati Luēiano Boēi u shpreh se, “jam pėrfaqėsuesi i “Alenacės sė Madhe”, kjo aleancė quhet e tillė, sepse ėshtė mė e madhja qė Shqipėria ka pasur, ėshtė e madhe, se e tillė ėshtė edhe Partia Republikane dhe se kjo aleancė ėshtė e madhe, sepse bashkė kemi bėrė punė tė mėdha dhe pėrsėri do tė bėjmė tė gjithė bashkė pėr Elbasanin. PD dhe PR kanė qenė gjithmonė bashkė dhe pėrsėri do tė jenė bashkė. Nga ju ka dalė kryebashkiaku, Ardian Turku dhe bashkė do tė vazhdojmė punėt e mira tė Bashkisė sė Elbasanit, pėr njė Elbasan ekologjik dhe dinjitoz tė qytetarėve tė tij. Ju ftoj pėr tė arritur sė bashku fitoren e madhe, mė 18 shkurt”.

 

Berisha premton nė Librazhd

njė gjimnaz tė ri me konvikt

 

Takimin e parė kryeministri, Sali Berisha, e bėri nė qytetin e Pėrrenjasit, ku prezantoi kandidatin e saj pėr kryetar tė kėsaj bashkie, ekonomistin Bashkim Karriqi. Nė kėtė takim kryeministri Berisha tha: “Unė do tė shpreh bindjen time se mė 18 shkurt jo vetėm nė Pėrrenjas, por edhe nė tė gjithė Shqipėrinė do tė jetė dita e parė e pranverės. Kam ardhur sot, tė shpreh para jush bindjen se ēdo projekt i tij, i sjellė pėr rrugėt, shkollat, kopshtet do tė mbėshteten nga qeveria. Do tė bėjmė qė pasuritė e Pėrrenjasit, si ato nėntokėsore dhe mbitokėsore tė shfrytėzohen e do tė bėjmė qė tė zėnė vendin mė tė rėndėsishėm si kudo nė botė. Asnjėherė deputetėt socialistė tė zonės suaj nuk kanė trokitur nė zyrat e qeverisė pėr fonde ose rrugė, pėr ndonjė projekt. Ja ku i keni, pyetini. Inauguruam gjithė ato autostrada dhe sė shpejti do tė fillojė ajo Qafė Thanė-Korēė.”

Kurse nė Librazhd, kryeministri tha: “Librazhdi do ta votojė Astrit Mėnallėn, sepse ėshtė djali mė i mirė i dalė nga ju. Dua t’ju them, i kujt ėshtė rivali juaj i Nanos apo i Ramės? Pėrse nuk vijnė ta prezantojnė? Tre vjet mė parė, kur ky ishte kryetar i Kėshillit Bashkiak nė Librazhd, ka marrė me qindra tendera, e meqenėse ju pre uji nga lart, e vetmja rrugė ėshtė bashkia. Mos i varni ujkut mėlēitė nė qafė”.

Gjithashtu, Berisha premtoi ndėrtimin e njė gjimnazi tė ri bashkė mė konviktin, qė fshatrat e largėta tė zonės tė kenė mundėsi tė vazhdojnė njė shkollė, si dhe largimin e mbetjeve urbane, tė cilat janė bėrė gangrenė e kėtij komuniteti.

H. Balliu

 

Korēė, kandidatėt, debat pėr pėrfaqėsimin e grave dhe tė rinjve

 

Grupi i grave dhe tė rinjve korēarė, i angazhuar nė proceset demokratike lokale, nė prag tė zgjedhjeve vendore shkurt 2007-tė, me mbėshtetjen e Institutit Demokratik Amerikan ka organizuar tryezėn e rrumbullakėt me pjesėmarrjen e kandidatėve pėr kryetarė bashkie tė dy forcave politike kryesore, PD dhe PS, Gjergji Papa dhe Niko Peleshi, si dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, tė rinjve dhe banorė tė qytetit.

Qėllimi i kėsaj tryeze ka qenė ballafaqimi i prioritetit tė tyre me platformat zgjedhore tė kandidatėve, njohja me strategjitė dhe vizioni e tyre pėr zhvillimin e komunitetit dhe diskutimi i alternativave pėr zgjidhje dhe rrugėt e bashkėpunimit kryetar bashkie- zgjedhės.

Organizatat pėrfaqėsuese tė shoqėrisė civile, Korēė, “Gruaja Korēare”, klubi ambientalist “Perla” dhe Grupi Rinor i pėrfaqėsuar nga tė rinj tė universitetit “F.S.Noli”, anėtarė tė komunitetit, tė mbėshtetur nga Instituti Demokratik Amerikan kanė formuar njė koalicion qytetar, zgjedhor dhe paszgjedhor me moton “Gratė dhe tė rinjtė meritojnė njė realitet mė tė mirė jetėsor.”

Ky koalicion ka paraqitur nė kėtė tryezė tė rrumbullakėt memorandumin e bashkėpunimit pėr rritjen e pjesėmarrjes sė grave dhe tė rinjve dhe pėrfaqėsimin e tyre nė bėrjen e politikave dhe nė vendimmarrje nė Bashkinė e Korēės.

Nė kėtė tryezė, kandidati i sė djathtės ka paraqitur pėrparėsitė e tij pėr tė rinjtė dhe gratė. Kėshtu, pėr gratė do tė bėhet pėrfshirja e tyre nė administratė dhe Kėshillin Bashkiak, nė mėnyrė qė ato tė bėhen pjesė e drejtpėrdrejtė e vendimmarrjes.

 

Kandidati i PS-sė, qė kandidon si i pavarur, organizon dėshtimin e procesit

 

Shkrihet PS-ja nė Dushk,

dėshton zgjedhja e kryesisė

 

Nis shfaqja e pasojave tė marrėveshjes PS-LSI, Blendi Klosi braktis procesin e zgjedhjes sė strukturave tė PS-sė nė Dushk. Mbledhja degjeneron nė sherr

 

I deleguar nga kryesia socialiste pėr tė monitoruar procesin e rithemelimit tė PS-sė nė Dushk, pas shkrirjes sė strukturave tė mėparshme, Blendi Klosi ka bojkotuar mledhjen, duke lėnė pa zgjidhje kandidatėt pėr nė kryesinė e re, socialiste tė Dushkut. Kandidati socialist, i cili ėshtė regjistruar si i pavarur pėr komunėn e Dushkut, Selfo Dyrmishi, ka organizuar dje, pėrkrahėsit e tij tė shkaktojnė dėshtimin e procesit tė riorganizimit tė PS-sė sė Dushkut. I pranishėm nė mbledhjen e djeshme ka qenė edhe sekretari i degės sė PS-sė sė Lushnjės, Kujtim  Mustafaj, i cili nė mbėshtetje tė kandidatit tė pavarur, Dyrmishi, ka ndikuar nė pėrēarjen e anėtarėve tė kryesisė dhe pėr pasojė, nė dėshtimin e ngritjes sė strukturave socialiste nė Dushk.

Pasi ėshtė dukur sikur po zgjidhej problemi, disa tė zgjedhur si anėtarė kryesie kanė propozuar si kryetare tė PS-sė sė Dushkut, Viola Agollin, por prezantimin e saj duhet ta bėntė Blendi Klosi, i cili ishte larguar, duke bojkotuar mbledhjen. Mė pas situata ka precipituar nė sherr tė madh ndėrmjet anėtarėve tė kryesisė dhe tė pranishmėve tė tjerė dhe procesi ka dėshtuar. Shkrirja e strukturave drejtuese tė PS-sė sė Dushkut ka ardhur pas mosmarrėveshjeve qė kanė ndodhur pas marrėveshjes ndėrmjet Ramės e Metės pėr daljen bashkė nė zgjedhjet e 18 shkurtit, marrėveshje, e cila cenoi disa bastione socialiste, tė cilat i kaluan LSI-sė. Nė PS-nė e Dushkut u reflektua mosmarrėveshja e krerėve socialistė nė Tiranė, por edhe e drejtuesve socialistė tė rrethit tė Lushnjės, gjė e cila ēoi nė shkrirjen e plotė tė PS-sė sė Dushkut. Ndėrsa, nė kėtė komunė, PS-ja nuk ekziston mė, nė disa komuna, por edhe bashki tė tjera tė vendit, kryesisht nė ato qė nė zgjedhjet e 18 shkurtit kandidon LSI-ja nė emėr tė opozitės, PS-ja ėshtė ndarė nė dy pjesė. Disa prej drejtuesve socialistė tė kėtyre komuanve e bashkive vazhdojnė tė qėndrojnė pro politikės sė Ramės nė mbėshtetje tė kandidatėve tė LSI-sė, ndėrsa pjesa mė e madhe e elektoratit socialist, por edhe strukturave drejtuese socialiste nė kėto komuna e bashki, janė pozicionuar kundėr Ramės dhe kandidatit tė LSI-sė. Nė Patos e Urėn Vajgurore, socialistėt duket se janė tė pozicionuar nė njė krah, pro kandidatėve socialistė, tė cilėt janė regjistruar si tė pavarur, nė komunat e bashkitė e tjera, ku kandidon LSI-ja. Situata brenda PS-sė thuajse ėshtė kaotike, pasi elektorati ėshtė nė mėdyshje pėr tė votuar kandidatėt e pavarur apo kandidatin e LSI-sė, i cili gėzon mbėshtetjen e kryetarit tė PS-sė, Edi Rama.

 

Deputetėt socialistė vazhdojnė fushatėn intensive nė mbėshtetje tė kandidatit Bregu

 

Memushi, Dedja sot, nė Urėn

Vajgurore nė mbėshtetje tė Agim Bregut

 

Deputetėt socialistė sot, mbėrrijnė nė Urėn Vajgurore pėr tė mbėshtetur kandidatin socialist, Agim Bregu, i cili u regjistrua si i pavarur pėr zgjedhjet e 18 shkurtit. Megjithė pėrpjekjet e kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, pėr tė ndalur deputetėt socialistė tė mbėshtesin tė pavarurit e kėsaj partie, deputetėt Luan Memushi e Taulant Dedja, kanė paralajmėruar se sot, nė Urėn Vajgurore do tė zhvillojnė njė miting tė madh nė mbėshtetje tė kandidatit tė pavarur, Agim Bregu. Duke dalė kundėr kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, i cili nė Urėn Vajgurore mbėshtet kandidatin e regjistruar nė emėr tė LSI-sė, Syrja Omeri, deputetėt socialistė pritet tė zhvillojnė njė fushatė intensive nė javėn e fundit tė zgjedhjeve, duke u fokusuar kryesisht te lufta politike kundėr kandidatit tė LSI-sė, por edhe kundėr atij tė mazhorancės. Pak ditė mė parė, deputeti Taulant Dedja deklaroi zyrtarisht se do tė jetė prezent nė fushatėn elektorale nė Bashkinė e Urės Vajgurore pėr tė mbėshtetur kandidatin socialist nė kėtė bashki, i cili rezulton si i pavarur, Agim Bregun. Njė tjetėr problem ndėrmjet tė majtėve nė Bashkinė e Urės Vajgurore ėshtė edhe reagimi negativ i elektoratit tė LSI-sė kundėr kandidatit tė tyre, Syrja Ormėni, i cili ėshtė zgjedhur kandidat nga marrėveshja e Tiranės dhe jo nga strukturat e LSI-sė nė Urėn Vajgurore. Burime pranė LSI-sė sė kėsaj dege, thanė dje se, elektorati i kėsaj partie nė Urėn Vajgurore, nuk ėshtė i bindur pėr tė votuar kandidatin e pėrzgjedhur sipas tyre nga Rama dhe i miratuar nga kryetari i LSI-sė, Ilir Meta. Sipas burimeve, Syrja Ormėni nuk i pėrket elektoratit tė LSI-sė dhe nuk ėshtė i miratuar nga strukturat apo elektorati i kėsaj partie. Njė tjetėr kandidat nė kėtė degė tė LSI-sė ėshtė miratuar sipas parimit “Njė anėtar, njė votė” pėr tė kandiduar pėr Bashkinė e Urės Vajgurore.

 

 

Meta prezanton kandidatin e LSI-sė pėr Kėshillin Bashkiak tė Tiranės, Viron Bezhani

 

Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, ka kėrkuar dje, votėn e banorėve tė njėsisė nr. 1 nė Tiranė pėr kandidaten e kėsaj partie pėr njėsinė bashkie nr.1 Lindita Nikolla, si dhe pėr kandidatin pėr kėshilltar, Viron Bezhani. Duke pėrshėndetur tė pranishmit, kandidati pėr Kėshillin Bashkiak tė Tiranės, Bezhani u angazhua publikisht para banorėve se do tė jetė syri dhe veshi i halleve dhe problemeve tė komunitetit qė do pėrfaqėsojė nė Bashkinė e Tiranės. Ndėrsa kandidatja e koalicionit opozitar "Bashkė pėr tė Ardhmen", Lindita Nikolla, duke falėnderuar strukturat e LSI-sė u shpreh se, duke qenė tė bashkuar, suksesi ynė ėshtė mė i garantuar nė zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit. “Pėr kėtė arsye, - tha ajo, - ne do t'i fitojmė kėto zgjedhje, sepse jemi alternativa e perspektivės dhe se nė radhėt tona kemi njerėz punėtorė dhe kampionė si Viron Bezhani”. Ndėrsa Meta, duke theksuar vlerat dhe kontributet qė mbartin kėta kandidatė pėr kėshilltarė dhe punėn e bėre nga njėsia nr.1, u shpreh optimist pėr fitoren e zgjedhjeve vendore tė 18 shkurtit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Aeroporti thotė se janė 16 kompani ajrore qė fluturojnė me Tiranėn

 

Aeroporti i Shqipėrisė, rritet numri i pasagjerėve me 15 pėr qind

 

Drejtori i Pėrgjithshėm i TIA-s, Constantin von Alvensleben, shprehet se, pėr Tirana International Airport, viti i kaluar ishte njė vit tepėr i suksesshėm qė shėnoi njė rritje tė shpejtė

 

Rildo Ngjela

Tirana International Airport njoftoi dje se pėr vitin e kaluar ka vendosur rekorde tė reja nė lidhje me numrin e pasagjerėve, shifėr kjo e arritur nė 906 103 pasagjerė, me njė rritje vjetore prej 15 pėr qind. Sipas burimeve zyrtare tė kėtij aeroporti, volumi i kargos ėshtė rritur me 4.4 pėr qind dhe lėvizjet ajrore me 2.5 pėr qind dhe aeroporti ėshtė pėrdorur nga 16 kompani ajrore qė kanė fluturuar nė 30 destinacione. “Pėr Tirana International Airport, 2006-ta ishte njė vit tepėr i suksesshėm qė shėnoi njė rritje tė shpejtė. Ėshtė mahnitėse tė shohėsh aeroportin tek zhvillohet dhe shkon nga njė sukses nė tjetrin. Jemi tė bindur qė inaugurimi i terminalit tė ri tė pasagjerėve dhe hapja e rrugės sė re do t’i japin njė hov tė ri zhvillimit tė aeroportit dhe do tė pėrbėjė njė nga kontributet mė tė shquara nė zhvillimin e vendit”, - thotė Drejtori i Pėrgjithshėm i TIA-s, Constantin von Alvensleben.

Shifrat

Sipas tė njėjtave burime, shifrat rekord reflektojnė rritjen e aeroportit dhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve, si pasojė e manaxhimit privat dhe njė politike aktive marketingu pėr kompanitė ajrore. “Nė muajin mė tė mirė tė vitit 2006, nė gusht, TIA ka pritur 130 351 pasagjerė dhe ka numėruar 848 ATM nė krahasim me 106 570 dhe 795, shifrat respektive pėr vitin 2005”, - shprehen burimet. Pesė kompanitė ajrore me pėrqindjen mė tė madhe tė pasagjerėve pėr 2006-ėn ishin “Alitalia” me 20 pėr qind, “Albanian Airlines” me 18 pėr qind, “Belle Air” me 14 pėr qind, “Austrian Airlines” me 11 pėr qind dhe “Malev” me 8 pėr qind. Nė total, TIA u pėrdor nga 16 kompani ajrore, tė cilat fluturuan drejt 30 destinacioneve tė ndryshme. Destinacionet mė tė shpeshta kanė qenė Italia, Austria, Hungaria, Turqia dhe Greqia. Nė vitin 2006, katėr kompani ajrore si “British Airways”, “Germanwings”, “Belle Air” dhe “My Air”, filluan operimet pėr herė tė parė, ndėrsa “Adria Airways” rifilloi fluturimet. “Albanian Airlines” dhe “Belle Air” filluan linja tė reja. Nga fundi i vitit, “British Airways” rriti numrin e fluturimeve nga dhe pėr nė Londėr. Tashmė ka linja direkte nga TIA pėr nė Londėr, Lubjanė dhe nė shtatė destinacione tė reja nė Itali, tė cilat mė parė nuk ekzistonin. Aktualisht, TIA ka rreth 200 punonjės. Gjithsej, numri i atyre qė punojnė nė tė gjitha kompanitė nė aeroport ėshtė pothuajse 560.

Pronėsia e re

Gjithashtu, Tirana International Airport ka njoftuar se qė nga 23 prilli 2005, tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr zhvillimin, operimin dhe manaxhimin e Tirana International Airport i takojnė Tirana International Airport SHPK (TIA), njė kompani shqiptare me pronėsi gjermano-amerikane. Aksionerėt janė “HOCHTIEF AirPort”, “DEG Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft” dhe “Albanian-American Enterprise Fund”. Mbėshtetur nga njohuritė dhe eksperienca e aksionerėve tė saj, nė manaxhim dhe financim, Tirana International Airport synon tė zgjerojė aeroportin dhe tė vendosė standarde tė reja nė shėrbim dhe komoditet dhe mė shumė se 50 milionė Euro deri nė 2007-ėn. Punėt ndėrtimore pėr terminalin e ri tė pasagjerėve, terminalin e ri tė mallrave dhe rrugėn e re hyrėse janė duke vazhduar intensivisht.

 

 

 

 

 

Rreth 26.2 milionė euro pėr rehabilitimin e ujėsjellėsit tė Vlorės

 

Nisin punimet pėr ujėsjellėsin e Vlorės

 

Kanė nisur ditėn e djeshme nė Vlorė punimet pėr rehabilitimin e rrjetit tė ujėsjellėsit. Qyteti i Vlorės furnizohet me ujė tė pijshėm nga burimet e Ujit tė Ftohtė me stacione pompimi. Aktualisht, furnizimi me ujė i banorėve bėhet me 12 orė nė ditė. Numri i banorėve qė iu shėrbehet ėshtė rreth 125 mijė dhe numri total i lidhjeve ėshtė 27 400. Rreth 96% e popullsisė ėshtė e lidhur me sistemin ekzistues. Por, sipas burimeve nga Ministria e Punėve Publike, nga sasia e prodhuar e ujit, rreth 68% e tij nuk pėrfundon tek banorėt, por humb nė rrjet, pėr arsye se ky sistem ujėsjellėsi ėshtė nė kushte teknike tejet i amortizuar. Gjithashu, si rezultat i rrjetit tė amortizuar, mundėsia e ndotjes sė ujit ėshtė shumė e madhe. Sipas tė njėjtave burime, ky projekt do tė finalizohet, duke bėrė tė mundur realizimin e tij nėpėrmjet financimit me vlerė 26 milionė e 236 mijė euro, nga njė grant i qeverisė holandeze, me vlerė 52% tė shumės totale. Pjesa tjetėr e financimit (48%) ėshtė siguruar nėpėrmejt kredisė me Bankėn Holandeze ING. Rehabilitimi i infrastrukturės ujore tė qytetit tė Vlorės konsiston nė rehabilitimin e 2 stacioneve ekzistuese tė pompimit si dhe ndėrtimi i njė stacioni tė ri, rehabilitimin e rezervuarėve ekzistues 4,000 m3 dhe 650m3 si dhe ndėrtimin e njė rezervuari tė ri, me njė volum prej 6,000 m3. Nė total 10,000 m3 ujė. Gjithashtu do tė rehabilitohen linjat e tubacionit qė lidhin stacionet e pompimit, me rezervuaret me njė gjatėsi 4 km si dhe rrjeti kryesor dhe shpėrndarės i sistemit tė ujėsjellėsit me njė gjatėsi 55 km etj. Afati i zbatimit tė projektit ėshtė 18 muaj pėr punimet civile dhe nė vazhdim 3 muaj pėr Forcimin Institucional tė Ndėrmarjes sė Ujėsjellės-Kanalizimeve. Duhet theksuar se nė hartimin e grafikut tė punimeve ėshtė pasur parasysh qė gjatė sezonit veror, tė mos ketė ndėrprerje tė furnizimit me ujė tė zonės turistike pėr t'u shėrbyer sa mė mirė pushuesve gjatė sezonit veror. Nė pėrfundim tė kėtij projekti, qyteti i Vlorės do tė ketė njė sistem tė ri ujėsjellėsi, duke filluar nga burimet e ujit, deri nė rrjetet shpėrndarėse, duke siguruar furnizim 24 orė me ujė nė ditė pėr komunitetin e kėtij qyteti.

 

 

 

Rritet bashkėpunimi nė fushėn e bujqėsisė me Holandėn

 

Ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana, tha ditėn e djeshme, gjatė njė takimi me ambasadorin e Holandės nė Tiranė, Sweder van Voorst se, “politikat e qeverisė synojnė tė mbėshtesin dhe nxisin bashkėpunimin mes dy vendeve nė fushėn e bujqėsisė dhe agroindustrisė”. “Pėrpjekjet pėr tė zgjeruar bashkėpunimin dypalėsh, nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit do tė konkretizohen me projekte nė shumė fusha me interes reciprok, pėr tė rritur shkėmbimet e mallrave”, - u shpreh Gjana. Ndėrsa ambasadori i Holandės nė Tiranė, Sweder van Voorst, tha se, investitorė nga Holanda po tregojnė interes pėr tė vendosur kontakte me biznesin shqiptar, jo vetėm pėr tė rritur bashkėpunimin nė investime tė pėrbashkėta, por dhe pėr tė shkėmbyer eksperiencėn, me qėllim zgjerimin e tregjeve me produkte cilėsore agroindustriale. Aktualisht, qeveria holandeze, zbaton disa projekte tė rėndėsishme nė sektorin e blegtorisė nė vendin tonė, si dhe bashkėpunon me Institutin ALCEBO pėr certifikimin e prodhimeve bujqėsore.

 

 

 

Gjana prezanton strategjinė e re pėr marketingun bujqėsor

 

Ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana, prezantoi dje, gjatė njė takimi me pėrfaqėsues tė agrobiznesit dhe ekspertė tė bujqėsisė, “Strategjinė e re tė zhvillimit kombėtar tė marketingut bujqėsor”. “Pėrmirėsimi i marketingut, rritja e eksporteve bujqėsore, minimizimi i importeve, fuqizimi dhe zhvillimi i ekonomisė nė fshat janė disa nga objektivat e Ministrisė sė Bujqėsisė pėr vitin 2007”, - tha ministri Gjana. Nė kėtė kuadėr, puna e kėtij dikasteri u pėrqėndrua nė hartimin e strategjisė kombėtare tė marketingut bujqėsor, zbatimi i sė cilės nis menjėherė nė muajin e ardhshėm, me njė fond prej 3 milionė USD nga buxheti i shtetit, pėr ndėrtimin e tre tregjeve bujqėsore moderne nė Ēorovodė, Krumė e Berat. Ndėrtimi i infrastrukturės bashkėkohore tė marketingut dhe i tregjeve bujqėsore, nė qytetet kryesore tė vendit, do tė plotėsojė hallkat e zhvillimit tė marketingut dhe do tė rrisė gjatė vitit tė ardhshėm eksportet e produkteve bujqėsore. “Aktualisht, - theksoi Gjana, - ka pėrfunduar ndėrtimi i 5 tregjeve bujqėsore tė shitjes me shumicė nė Korēė, Shkodėr, Lushnje, Tiranė e Fier, tė cilat po funksionojnė me kapacitet tė plotė dhe po plotėsojnė mė sė miri nevojat e fermerėve pėr tė shitur prodhimet e tyre bujqėsore.” Strategjia e re pėrcakton ndėrtimin e njė rrjeti tė ri tė tregjeve bujqėsore me infrastrukturė tė plotė e moderne, sipas standardeve bashkėkohore, me mjedise tregtimi, ftohje, web pėr ēmimet e shitjes etj., duke realizuar kėshtu pėr herė tė parė nė vendin tonė marketingun modern bujqėsor.

 

 

 

MSH: Do tė dyfishohet lista e barnave OTC

 

Lista e barnave me shitje tė lirė OTC (“over the counter”- “mbi banak”) qė pėrdoren pėr vetėmjekim dhe shiten nė farmaci pa recetėn e mjekut do tė numėrojė 600 medikamente tė tilla. Kjo parashikohet nga rregullorja mė e re pėr zgjerimin e listės sė barnave OTC me 300 barna tė tjera; projekt i Drejtorisė sė Farmaceutikės nė Ministrinė e Shėndetėsisė qė pritet tė miratohet sė shpejti. Sipas specialistėve tė Drejtorisė sė Farmaceutikės, pasi tė miratohet, lista do tė afishohet nė tė gjitha farmacitė e vendit, si njė mėnyrė efektive pėr tė konstatuar ndikimin shėndetėsor e ekonomik tė barnave OTC mbi pacientėt dhe kontrollin e abuzimeve nga subjektet farmaceutike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

 

- Europa kishte zėnė tė kundėmonte nė krematorium. Dikur Fyhreri paska urdhėruar: mund ta varni tani edhe Poetin ! Forcat sekrete nuk kishin lėnė vend pa e kėrkuar. Por ndore atė e paska patur fjala, njerėzorja. Dritė e ēuditshme e paska mbėshtjellė dheun, ajo dritė qė e paska verbuar Fyhrerin, tė cilit nuk mundėn t’ia gjejnė varrin as tani...

 

 

Fyhreri dhe poeti

 

 

 

Ali Podrimja

 

 

 

Gjelosh Gjokajt

 

        Fyhreri dhe Poeti kurrė nuk kishin ndėrruar ndonjė fjalė. Nėn vetull ishin shikuar. Thonė, kur gjallė as i vdekur nuk ishte parė, nėpėr parqe e sheshe ishte dukur Poeti tek kėrkonte tė humburėn, tė linte shenjėn e ndritshme. Rruga qė mė shpie nė atelieun e mikut mban emrin e tij. Ditė e natė nė fund tė saj rri ndezur njė llambė.

Nuk mbahet mend se a ėshtė fikur ndonjėherė dhe kush e ndezi i pari. Drita e saj tregon fundin e tė gjitha tmerreve. Shpesh bėj ecjaken nėn tė. Nė mes mureve tė larta qė m’i kujtojnė ato tė rrugicave tė qyteteve bregdetare tė Ilirisė, pėrbirohem kalli vetėm, dritė e llambės mė pėrcjell si njė sy ciklopi, tė cilit sapo ia kthej shpinėn, gjendem te shkallėt, ku zbres dhe humbi nė njė labirinth. Dikur ulem nė karrigen time.

        Pak kohė mė vonė, si nė ekran, mė shfaqet pėrpara Malėsia e Mbishkodrės; kanjonit tė bredherakjeve tė Cemit filloj maratonėn; pi ujė nė Krua tė Traboinit; dal nė Majė tė Deēiqit, trokas shtėpive tė zbrazėta; ia qes tymin ndonjė vatre, shtrihem diku nė hijen e njė lisi gati tė rrėzuar nga rrufeja; kap ndonjė tingull lahute, qė m’u ngjan ciatjeve nė pyll; zbres buzė liqenit; padashje i shkaktoj lėndime Rozafės sė gurėzuar aty nė fund tė horizontit blu; laj sytė dhe sa pėrvjel pantallonat tė kapėrcej Ujin e Madh, vėrej mikun si hedh ngjyrėn nė pėlhurėn e varur. Ai dredh mustakun e djathtė e pastaj mė thotė:

Keni shėtitur mjaft… Ende nuk ėshtė kryer.

Prapė gjendem nė krye tė shkallėve. Nisem nga fundi i rrugės. Deri nė fillim tė saj mė pėrcjell drita e llambės. Pasi tė kem kaluar para shtėpisė sė Moxartit, pasi tė jem shkėputur nga fyti i thellė i rrugės dhe pasi tė jem futur nė zhurmėn e tmerrshme tė automjeteve, kthej kokėn edhe njė herė. Nė fund tė rrugės, atje, ku fillojnė shkallėt shihet kulmi i shtėpisė sė mikut. Brenda tij frymon njė copė e atdheut tim.

Augsburgu ėshtė qytet humbės. Ata qė kanė pak kohė nuk ndalen. Mua mė kėput nė gjunjė kur kėrkoj shtėpinė e mikut dhe kur syri im nuk has llambėn, e cila rri ndezur natė e ditė. Lexues i dashur, po qe se tė qet udha kėndej dhe sheh njė llambė tė ndezur nė pikė dite, dije se gjendesh nė rrugėn mė se tė ēuditshme. Mbaje mend atėherė llambėn dhe nisu pa hamendje. Ec rrugės hijerėndė, e cila frymon thuaj se ėshtė njė qenie e gjallė. Nė fund sapo tė arrish, mbetet pas teje drita e saj kur shkallėve zbret. Nė njė derė po trokite, ta ēelė njė njeri me njė buzėqeshje karakteristike. Pak mė vonė heton se e njeh tash e njėqind vjet. Nė ndarje do t’ju thotė:

Keni shėtitur mjaft.. Ende nuk ėshtė kryer.

Nga pėlhura largohet prapa, hedh ngjyrėn e re, ose e fshin njė tė mėparshme. Nuk ulet se gjėrat dėshiron t’i kapė nė lėvizje. Edhe kafenė e pi nė kėmbė. Se ekziston, e ndjen tek kur zjarri e djeg nė mes gishtėrinjve tė verdhė. Pastaj ndez cigaren tjetėr. Iu thotė kushedi pėr tė satėn here: kanė zėnė tė zbehen kujtimet. Prandaj ankohet se ka net qė nuk vė gjumė nė sy. Nėn dritare e trand tramvaji, i cili ia kujton gjarpėrimet e Cemit. Tė bind dikur se ai tramvaj vėrtet me atė rrapllimėn trishtuese bėn gati tė njėjtat dredhake qė i bėn edhe Cemi. Merr frymė thellė, duke vėnė gishtin te ngjyra e re: Mbishkodrėn dua ta mbyll. Shton mė vonė. Dhe merr ngjyrėn tjetėr. Largohet prapa. Nga distanca lexon harmoninė e ngjyrave. Pėrjashta dėgjohet fishkėllima e tramvajit. Qet kokėn nė dritare. Buzėqesh. Ngul shikimin tek njė lis gati i rrėzuar. Diēka nėpėr atele thyhet. Kthej kokėn dhe kėrkoj mikun, i cili pas pak kohe mė bėhet se zbret nga njė mozaik, duke thėnė:

Kam shėtitur mjaft… Ende nuk e gjeta.

Kulmet e larta e tė pėrhirta tė Augsburgut rėnien e qiellit e ndiejnė mė parė se njerėzit. Pas shkrepėtimės dėgjon rrapllimėn e shiut. Ulluqeve tė panumrta derdhet me ushtimė. Pėrskaj shtėpisė sė Moxartit ikėn pas pak kohe. Rrebeshi i shiut, qė kishte plasur para se tė gjendesha nė rrugė, ka ndodhur para njėqind vjetėsh. Miku mbėshtjell shallin rreth qafės. Gati sa nuk e shkul mustakun e majtė. Me njė lėvizje buze pėshpėrit:

Udhėtimin ndoshta e pėrfundoj nesėr…

Dhe nė krye tė rrugės do tė pijmė. Aty nė “Dardani”, i them.

Po ku tjetėr…Nė krye tė rrugės shpie udha jonė.

Dėgjoj ēdo ditė diēka tė re pėr qytetin ku humb nganjėherė…Ėshtė ēudė sa shumė flitet e pėshpėritet. Si nė pėrralla tregohen ndodhitė pėr njerėz e objekte. Por mua, nuk di pse mė pėlqen ta tregoj shpesh atė pėr Fyhrerin dhe Poetin, qė ma tregoi njė bavarez plak kur tramvaji mė shpiente nė periferi.

 

* * *

 

Moti, dikur moti, Fyhreri dhe Poeti paskan qenė tė parėt e qytetit, por kurrė nuk ishin takuar. Fyhreri ishte megjithatė njėfarė Zoti i vogėl, vrante e kthjellte mbi Europė. Nga aerporti i rrethuar me gjemborė urdhėronte eskadrilėn e vdekjes, e cila linte pas vazhdėn e pafundtė tė tmerrit. Tė keqen Poeti kishte parandier. Pėrflakja e Europės ishte dhe pėrflakja e qytetit tė tij, qė e donte mbi ēdo gjė. Lajmet qė vinin nga fushėbetejat nisėn ta tmerronin. Europa kishte zėnė tė kundėmonte nė krematorium. Dikur Fyhreri paska urdhėruar: mund ta varni tani edhe Poetin ! Forcat sekrete nuk kishin lėnė vend pa e kėrkuar. Por ndore atė e paska patur fjala, njerėzorja. Dritė e ēuditshme e paska mbėshtjellė dheun, ajo dritė qė e paska verbuar Fyhrerin, tė cilit nuk mundėn t’ia gjejnė varrin as tani. Nėpėr shi ishe shfaqur pastaj Poeti, kėmbėzbathur, nė kėmishė e brekė i kishte rėnė qytetit me njė republikė nė kokė, para tė cilės kisha qėndruar mė vonė nė Muzeun e Augsburgut dhe e kisha shikuar gjatė, ma kujtonte disi atė tė Lasgushit, nga e cila nuk i kisha hequr sytė gjatė nė kafenenė “Tirana”. Nuk di as vetė pse. Larg nė horizont tregonin se e kishin parė hėnėn duke rėnė dhe pranė njė gėrmadhe ishte ndalur Poeti. Mė nė fund e gjeta rrugėn time, kishte thėnė. Njė llambė ndezur tė rrijė ! Krimi ėshtė turp pėr njė popull. Asaj rruge unė ecėn dhe lė pas llambėn qė nuk fiket ditė as natė. Zbres pastaj shkallėve dhe vizitoj mikun, zėrin e tė cilit e dėgjoj: Keni shėtitur mjaft… Ende nuk ėshtė kryer…

 

Paramendoni diku veten nė Serbistan do tė bindeni se krimi nuk dallon nga krimi, por mėnyra tregon diēka tjetėr. Pas disa vjetėsh, tek kalon nga Pallati Albania pėr nė Tashmejdan, dėgjon: kėndej ka kaluar Vozhdi, ai qė preu e vrau e katėr luftėra i humbi, por llambėn qė e kisha parė tė ndezur nė fund tė Rrugės B.Brehti nė Ausgburg lė tė besohet se krimi ėshtė qyqarllėk…

Piktori sapo e kishte hedhur firmėn nė njė skaj tė tabllosė, kishte fluturuar zogu, pė tė cilin Preveri thoshte se ēdo gjė merr fund. Kisha dalė nė Dardani dhe isha ulur nė njė cung. Nėpėr letrat shqipe po lexoja gjurmėt e harruara tė Monomanit. Tė besoja se gjenocidi ndodhka edhe brenda njė populli? Ia kisha vėnė veshin shpellės Aram, ku mostri hijonte “mbi ish njerėzit”, siē thotė Bejko dhe ku “jetė e qelqtė u thye pa njė krak”. Zogu i dalė nga dheu mos i ngjante feniksit?

 

 

 

 

 

 

 

-Njė roman provokues, i zhvilluar me njė humor tė zi, por elegant. Ylljet Aliēka i bėn apel dinjitetit tė shqiptarėve: “Mos ta kėrkojmė me mėshirė hapjen ndaj botės. Duhet tė sundojė kultura e dinjitetit nė marrėdhėnie me ndėrkombėtarėt”, thotė shkrimtari. Nėpėrmjet romanit dekonstruktohen mitet. U vlerėsua, dje, si njė njė akt i lartė intelektual dhe si njė manual i mirė pėr tė huajt

&n