Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

POLITIKA

 

Socialistėt tensionojnė artificialisht situatėn nė Shijak, kėrkojnė qė deputetėt e majtė tė jenė vėzhgues

 

PS, rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve nė zonėn 26

 

 

Rrezikohen zgjedhjet e pjesshme nė Shijak, pasi socialistėt nuk tėrhiqen nga vendimi pėr tė dėrguar si vėzhgues nė qendrat e numėrimit tė votave dhe nė qendrat e votimit deputetėt socialistė. Deri dje nė mbrėmje vonė, nuk ėshtė arritur asgjė nga palėt, ndėrkohė qė nėnkryetari socialist i KZZ-sė, Ilir Kulla, e ka konsideruar absurd vendimin e KQZ-sė pėr tė  mos lejuar deputetėt socialistė tė bėjnė rolin e vėzhguesit nė qendrat e numėrimit tė votave dhe nė qendrat e votimit. Ndėrkohė, pėr kėtė ēėshtje ėshtė shprehur dje nė mbrėmje edhe kryetari i KZZ-sė, Artur Ajazi, i cili e ka konsideruar tė drejtė vendimin e KQZ-sė. Ajazi thotė se mandati i deputetit, nė bazė tė kushtetutės pėrafrohet vetėm me postin e ministrit dhe nuk mund tė kryejė asnjė funksion tjetėr. “Pretendimet e socialistėve janė absurde dhe vendimi i KQZ-sė ėshtė nė pėrputhje me ligjin. Kushtetuta e Republikės e sanksion qartė se pėr ēfarė mund tė pėrdoret mandati i deputetit dhe kjo lojė ka si qėllim vetėm tė tensionojė situtatėn”, - tha Ajazi. Nga ana tjetėr, kryetari i KZZ-sė sė zonės numėr 26 pohon se, nė rast se socialistėt nuk tėrhiqen, atėherė procesi i votimit nė Shijak rrezikohet seriozisht. Ndėrkohė, mbrėmjen e djeshme kanė mbėrritur nė Shijak tė gjithė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė qė monitorojnė zgjedhjet dhe deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, situata ka qenė e nderė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, shprehet se nė zgjedhjet e sotme nė Shijak do tė aplikohet Kodi Zgjedhor i korrikut 2005-sė.

 

Gjata: Pėr zgjedhjet e Shijakut nuk do tė zbatohet dispozita e certifikatave

 

“Nė kėto zgjedhje nuk hyjnė dispozitat kalimtare pėr certifikatat, se ato shėrbyen vetėm pėr zgjedhjet vendore tė vitit 2007-tė dhe nė raport me zgjedhjet e pjesshme, parlamentare nė Shijak ato kanė rėnė nga fuqia. Nė mėnyrė taksative ėshtė thėnė qė dispozitat kalimtare kanė tė bėjnė vetėm me zgjedhjet vendore”, - tha Gjata

 

 

 

Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ēlirim Gjata, deklaroi dje, se pėr zgjedhjet e pjesshme qė do tė zhvillohen sot, nė zonėn numėr 26 tė Shijakut do aplikohet Kodi Zgjedhor, me tė cilin u votua nė korrik tė vitit 2005-sė dhe do tė pėrdoren tė njėjtat dokumente identifikuese si atėherė. Gjata sqaroi se nė zgjedhjet e 11 marsit nė Shijak nuk do tė aplikohen dispozitat kalimtare, tė implementuara nė marrėveshjen e janarit 2007-tė. "Nė kėto zgjedhje nuk hyjnė dispozitat kalimtare pėr certifikatat, se ato shėrbyen vetėm pėr zgjedhjet vendore tė vitit 2007-tė dhe nė raport me zgjedhjet e pjesshme, parlamentare nė Shijak, ato kanė rėnė nga fuqia. Nė mėnyrė taksative ėshtė thėnė qė dispozitat kalimtare kanė tė bėjnė vetėm me zgjedhjet vendore, pėr zgjedhje tė tjera do tė zbatohen dispozitat e pėrgjithshme dhe dokumentet pėr kėtė janė pasaporta, letėrnjoftimi dhe certifikata", - tha Gjata. I pyetur, nėse kjo pėrbėn njė kthim mbrapa nė standarde, kryetari Gjata u pėrgjigj, duke sqaruar se, "dispozitat kalimtare nuk janė standarde, por janė thjesht mundėsi pėr hetimin dhe administrimin e dokumenteve tė identifikimit. Nuk kanė tė bėjnė fare dispozitat kalimtare me rritje tė standardeve apo me uljen e standardeve nė zgjedhje, thjesht i japin njė mundėsi pengimit tė abuzimeve me certifikatat"

Ndryshe nga zgjedhjet e 18 shkurtit, nė kėto zgjedhje qytetarėt e Shijakut nuk do tė jenė tė detyruar t’i nėnshtrohen njė procesi tė mundimshėm si nė zgjedhjet e 18 shkurtit, ku nė rast se kishe njė certifikatė tė para 1 nėntorit 2006-tė, atėherė do i nėnshtroheshe njė procedure tė gjatė votimi, ēka solli qė tė privohen nga e drejta e votės njė numėr i konsiderueshėm votuesish. Nė kėto zgjedhje, duket se do tė votohet sipas tė njėjtave procedura tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme, parlamentare, pra, mjafton njė dokument identifikimi si certifikatė me fotografi, apo pasaportė pėr jashtė shtetit. Nė zgjedhjet e 18 shkurtit, ishte kėmbėngulja e opozitės, ajo e cila jo vetėm shtyu zgjedhjet pėr njė muaj, por bėri qė procesi i verifikimit tė ngarkohej artificialisht, gjė e cila solli dhe braktisjen e zgjedhjeve nga shumė votues.

 

 

Blushi: Nuk ka detyrim ligjor pėr dispozitėn e certifikatave

 

Por, ndėrkohė, edhe socialistėt nuk ėshtė se i mbėshtesin nė mėnyrė ligjore pretendimet e tyre, qė zgjedhjet e 11 marsit nė Shijak tė zhvillohen me procedurat e 18 shkurtit. Sekretari politik i PS-sė, Ben Blushi, tha se marrėveshja e janarit mes partive politike bazohet nė njė marrėveshje “xhentėllmenėsh”, duke kėrkuar njėkohėsisht qė e njėjta marrėveshje tė zbatohet dhe nė zgjedhjet e pjesshme tė Shijakut. “Ne kemi arritur njė marrėveshje xhentėllmenėsh nė janar tė kėtij viti. Zbatimi i saj ėshtė bazuar nė detyrimin moral qė ka mazhoranca nė raport me kėtė marrėveshje, pėrndryshe do na sillte nė tė njėjtat marrėdhėnie qė kemi pasur gjatė vitit 2005-2006-tė”, - tha Blushi.

 

 

PS-ja vazhdon akuzat nė KQZ, sekretari politik, socialist: Segmente nė PD po pėrpiqen tė cenojnė procesin e 18 shkurtit

 

Blushi: S`ka ligj qė na ndalon tė shkojmė sot, nė Shijak

 

Sekretari politik i PS-sė, Ben Blushi, pėrsėriti dje, qėndrimin e dy ditėve mė parė, ku akuzoi PD-nė se po tenton tė devijojė votėn e popullit nė zgjedhjet e 18 shkurtit. Blushi tha dje, se segmente tė caktuara brenda PD-sė nė bashkėpunim me KQZ-nė po tentojnė tė cenojnė rėndė standardet e zgjedhjeve tė 18 shkurtit. "KQZ-ja pas 18 shkurtit si njė segment i PD-sė po cenon rėndė tė gjitha standardet e procesit zgjedhor, administrativ. KQZ-ja ka adaptuar njė axhendė politike, gjė qė demonstrohet qartė  me faktin qė nuk po shpallen rezultatet e zgjedhjeve tė 18 shkurtit, nuk po shpallet proporcionali, fitoret tona nė bashkitė kryesore, si dhe nuk po jepen vendime pėr shumicėn e  ankimimeve qė ka bėrė PS-ja nė KQZ. Po tė shohim balancėn e vendimeve qė ka dhėnė KQZ-ja, tė gjitha vendimet janė dhėnė nė favor tė PD-sė dhe nė kurriz tė PS-sė. KQZ-ja po acaron krizėn politike, po provokon sentimentet elektorale tė komuniteteve qė kanė votuar pėr opozitėn,  gjė qė nuk po i shėrben paqes politike pas 18 shkurtit dhe mėnyra e sjelljes sė KQZ-sė mund tė kondicionojė nė tė ardhmen raportet tona me qeverinė, duke na futur nė njė vit edhe mė tė vėshtirė politik se viti 2005-2006-tė", - tha Blushi. Ndėrsa nė lidhje me zgjedhjet e pjesshme, parlamentare qė pritet tė zhvillohen sot, nė Shijak, sekretari politik i PS-sė tha se, KQZ-japo administron nė mėnyrė partiake procesin zgjedhor nė Shijak. Blushi tha se, sot, nė Durrės, do tė jenė tė pranishėm tė gjithė deputetėt socialistė pėr tė mbrojtur votat e PS-sė. Nė pėrgjigje tė kryetarit tė KQZ-sė, Ēlirim Gjata, i cili bėri thirrje qė deputetėt tė mos cenojnė procesin nė Shijak, Blushi tha se nuk ka asnjė ligj qė tė pengojė prezencėn e deputetėve nė Shijak. "KQZ-ja po administron procesin paraelektoral pėr zonėn e Shijakut nė mėnyrė edhe mė partiake, duke provokuar deputetėt e PS-sė paraprakisht, tė cilėt janė nė Shijak nė funksion tė rolit tė tyre kushtetues, pėr tė monitoruar kėtė zonė, e cila nė zgjedhjet e fundit ka shėnuar prekje tė rėnda tė sistemit elektoral, gjė qė ėshtė vėnė re dhe nga vėzhguesit e huaj. Deputetėt e PS-sė do tė jenė nesėr tė gjithė aty pėr tė vėzhguar dhe mbrojtur votėn e lirė tė komunitetit tė Shijakut dhe prezenca e tyre ėshtė e ligjshme, pasi ata nuk shkojnė nė Shijak pėr tė votuar, por shkojnė pėr tė garantuar njė qetėsi elektorale dhe pėr tė vėzhguar procesin", - tha Blushi.

Luljeta Progni

 

 

Kryetari i KQZ-sė shprehet i shqetėsuar pėr ngritjen e infrastrukturės zgjedhore nė zonėn 26 nė Shijak

 

Gjata: Po shkelim tė gjitha afatet ligjore pėr ngritjen e komisioneve

 

Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ēlirim Gjata,  tha dje, gjatė njė konference pėr shtyp se, nė zonėn zgjedhore 26 tė Shijakut, ku nesėr do tė zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, parlamentare po vonohet ngritja e infrastrukturės zgjedhore. "Nė lidhje me ngritjen e komisioneve tė qendrave tė votimit nė zonėn zgjedhore nr. 26, pėrsėri kemi ngecur, pasi nuk po operohet me pėrfundimin e emėrimit tė anėtarėve tė kėtyre komisioneve, as me pėrcaktimin e listave tė anėtarėve tė grupeve tė numėrimit. Ėshtė shumė vonė, madje mund tė themi se ėshtė shkelur dhe ligji nė ēėshtjet e afateve, tė cilat shpresojmė qė tė mbarojė sot", - tha Gjata. Kreu i KQZ-sė theksoi se, pretendimet qė nxjerrin komisionerėt e forcave tė ndryshme, politike janė tė pabaza dhe infrastruktura zgjedhore duhet tė ngrihet sa mė shpejt. "Nuk ka asnjė shkak pėr mosngritjen e komisioneve, qė duhet tė ngrihen siē ėshtė bėrė gjithmonė dhe se  ēdo parregullsi, ēdo problem shėnohet nė dokumentacionin zgjedhor dhe i drejtohet me ankimim KQZ-sė. Nuk mund tė thuash tani se po nuk erdhi njė dokument, unė nuk shkoj nė komision", - tha Gjata, i cili iu bėri thirrje partive politike tė marrin masa qė ta pėrfundojnė kėtė proces sa mė shpejt. “Tė dėrgojnė emrat e komisionerėve dhe mundėsisht tė arrijmė tė paktėn sot, pasdreke, tė kemi njė trajnim tė tyre", - tha Gjata.  Duke theksuar vonesėn e kėtij procesi, kryetari i KQZ-sė u shpreh se ėshtė shkelur dhe ligji nė raport me afatin e ngritjes sė komisioneve.

 

 

Kryetari i KZZ-sė pėr zonėn 26 shprehet se ka mbaruar shpėrndarja e materialeve thuajse nė tė gjitha QV-tė

 

Ajazi: Gjithēka gati pėr zgjedhjet e 11 marsit nė Shijak

 

Kryetari i KZZ-sė tė zonės 26, Artur Ajazi, u shpreh dje, se ēdo gjė do tė jetė gati sot, pėr zgjedhjet e pjesshme, ku pėrballė kandidojnė Osman Metalla i PD-sė dhe Igli Ēela i PS-sė. Nga komunikimi qė kemi pasur dje me kryetarin e KZZ-sė, deri nė orėt e para tė pasdites ishin shpėrndarė materialet zgjedhore nė thuajse tė gjitha qendrat e votimit, ndėrkohė qė kishin mbetur pa u shpėrndarė materialet e votimit vetėm nė 5 qendra votimi.

Pėrgatitjet

Artur Ajazi, kryetari i Komisionit Zonal Zgjedhor tha se deri nė orėn 19.00 tė ditės sė djeshme ēdo gjė ka shkuar mirė dhe ka pasur njė frymė bashkėpunimi nė parapėrgatitjet e procesit nga anėtarėt e komisioneve tė tė dy krahėve tė politikės. “Deri mė tani mund t’ju them se nuk ka munguar fryma e bashkėpunimit dhe e mirėkuptimit, ēka ka bėrė qė tė rekuperohen tė gjitha vonesat, tė cilat kanė ardhur edhe si pasojė e KQZ-sė. Pėr shembull, na kanė ardhur me vonesė listat zgjedhore, por dhe materiale tė tjera, zgjedhore, tė cilat duan dhe kohėn e tyre pėr t’u rekuperuar. Gjithsesi, ne po bėjmė maksimumin, por diēka ėshtė e sigurt, se gjithēka do tė jetė gati pėr votimet e nesėrme (sot)”, - tha Ajazi.

Trajnimi i komisionerėve

Ndėrkohė, Ajazi shpjegon dhe ēėshtjen e trajnimit tė komisionerėve, pėr tė cilėt kryetari i KQZ-sė, Gjata, shprehu dje, shqetėsimin e tij. Ajazi tha, se pas dorėzimit tė materialeve zgjedhore, komisionerėve iu janė dhėnė dhe udhėzimet e rastit pėr pėrdorimin e tyre, por njė fakt i rėndėsishėm qė ka tė bėjė me formimin e tyre ėshtė dhe eksperienca qė ata kanė nga zgjedhjet e mėparshme. “Ne i kemi dhėnė udhėzimet e duhura, por nuk duhet harruar se shumica e komisionerėve qė do tė marrin pjesė nė organizmin e kėtyre zgjedhjeve kanė dhe eksperiencat e mėparshme, qė lidhen me zgjedhjet e 3 korrikut tė vitit 2005-sė, por dhe me ato tė 18 shkurtit 2007-tė. Nė pjesėn dėrrmuese, janė po ata komisionerė, ndėrkohė qė atje ku ėshtė e nevojshme, asistenca jonė nuk ka munguar”, - shprehet Ajazi.

 

 

Shijak, janė marrė tė gjitha masat qė procesi tė shkojė i qetė

 

 

Zgjedhjet nė Shijak duket se do tė kalojnė nė njė atmosferė tė qetė dhe pa probleme. Kėtė nuk e siguron vetėm fryma e qetė qė mbizotėron nė qytetin e Shijakut, por edhe nė komunat pėrreth qė pėrfshin zona 26, por edhe gatishmėria e forcave tė rendit, burime nga tė cilat shprehen se nė ditėn e sotme, nė Shijak, ēdo gjė do tė jetė nė lartėsinė e duhur, me qėllim qė qytetarėt e kėsaj zone tė votojnė tė qetė. Pėrsėritja e zgjedhjeve nė Shijak erdhi pas dorėzimit tė mandatit tė deputetit tė zonės, Sokol Olldashi, i cili kandidoi pėr zgjedhjet lokale nėn siglėn e koalicionit tė djathtė. Nga ky fakt, parlamentit shqiptar i mungon njė karton. Nė zgjedhjet e ditės sė sotme, kandidojnė pėrballė tyre Osman Metalla i PD-sė dhe Igli Ēela i PS-sė, i cili vetėm pak kohė mė parė la mandatin e kryetarit tė Bashkisė pėr kėtė qytet.

 

Ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, mban nė Vjenė fjalimin: “Shqipėria dhe sfidat e saj tė integrimit”

 

Firmoset marrėveshja pėr ndihmėn e ndėrsjelltė doganore

 

Ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, me ftesė tė Drejtorit tė Akademisė Diplomatike tė Vjenės, zotit Jirzhi Grushė, dhe mbėshtetur nga disa institute prestigjioze austriake, mbajti njė fjalim nė prezencė tė njė rrethi akademik dhe diplomatik me temė: “Shqipėria dhe sfidat e saj tė integrimit evropian”. Nė fjalėn e tij, ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, u ndal nė sfidat shumėplanėshe, me tė cilat pėrballet Shqipėria nė rrugėn e saj tė integrimit evropian. Ai evidentoi pėrpjekjet kolektive dhe aspiratat e vendit drejt integrimit dhe theksoi vlerat qė Shqipėria, si anėtare e ardhshme e familjes evropiane i sjell BE-sė. Duke evidentuar angazhimin e qeverisė nė ndėrmarrjen e reformave tė thella me kėtė objektiv, z. Mustafaj shprehu vendosmėrinė dhe vullnetin e qeverisė pėr pėrmbushjen me sukses tė tyre, nė pėrputhje me angazhimet e marra nė Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit. Njė vėmendje tė veēantė nė fjalėn e tij ministri i Jashtėm i kushtoi bashkėpunimit rajonal, si njė parakusht pėr afrimin me Bashkimin Evropian. Ministri Mustafaj theksoi se njė nga shtyllat e politikės sė jashtme, shqiptare mbetet interesi i drejtpėrdrejtė ndaj rajonit, duke e vlerėsuar bashkėpunimin rajonal si njė dimension shumė tė rėndėsishėm tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė dy dhe shumėpalėshe. Gjatė qėndrimit nė Vjenė, ministri Mustafaj zhvilloi njė takim tė veēantė nė Ministrinė Federale tė Ēėshtjeve Evropiane dhe Ndėrkombėtare tė Austrisė, me Sekretarin e Shtetit, zotin Hans Winkler, me tė cilin nėnshkruan dhe marrėveshjen qeveritare mbi bashkėpunimin dhe ndihmėn e ndėrsjelltė nė fushėn doganore, duke e cilėsuar atė si njė marrėveshje dhe njė element mė shumė nė kuadrin shumė tė gjerė, ligjor, dypalėsh. Tė dy zyrtarėt e lartė theksuan se, me anė tė kėsaj marrėveshjeje palėt do tė ndihmojnė njėra-tjetrėn pėr sigurimin e zbatimit korrekt tė Legjislacionit Doganor, e nė veēanti pėr parandalimin, hetimin, shtypjen dhe dėnimin e ēdo shkeljeje doganore, duke e afruar kėtė sistem me praktikat e Bashkimit Evropian. Gjatė takimit dhe drekės sė punės, diplomati i lartė austriak e siguroi ministrin Mustafaj pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė Austrisė dhe rishprehu gatishmėrinė e palės austriake pėr tė mbėshtetur Shqipėrinė nė procesin e saj tė integrimit evropian. Ai premtoi se pala austriake do t'i mbyllė shumė shpejt procedurat e brendshme pėr ratifikimin e Marrėveshjes sė Stabilizimit dhe Asocimit me Shqipėrinė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

Pamje tė Evropės - Evropa dhe piktura gjermane e shekullit tė 19-tė

 

 

Gaby Reucher

 

Nė plan politik shekulli i 19-tė ka qenė pėr Evropėn njė kohė e trazuar, e karakterizuar nga luftėrat dhe kryengritjet. Duke filluar nga luftėrat pėr ēlirim tė Napoleonit (1813-1815), pėr tė vazhduar me revolucionin e marsit 1848-tė deri tė lufta gjermano-franceze (1870/71). Evropa e bashkuar ishte ende shumė larg. Si i shihnin artistėt gjermanė tė epokės vendet fqinje, tregohet nė ekspozitėn "Pamje tė Evropės - Evropa dhe piktura gjermane e shekullit tė 19-tė". Nė kuadėr tė presidencės gjermane tė Kėshillit Evropian kėtė vit, tre koleksionet e mėdha, shtetėrore tė artit nė Gjermani ekspozojnė mbi 150 vepra tė shquara tė artistėve gjermanė nė "Pallatin e Arteve tė Bukura" nė Bruksel. Ekspozita do tė jetė e hapur nga data 8 mars deri mė 20 maj. Krahas muzeumeve shtetėrore tė Berlinit, koleksionit shtetėror tė artit tė Dresdenit dhe koleksionit shtetėror tė pikturave tė Bavarisė, nė projekt marrin pjesė edhe 28 muzeume tė tjerė. Disa kėrkonin modele artistike nė vise tė largėta, tė tjerė kėrkonin motive tė reja nga peisazhi. Pėrpara se avangardistėt e artit tė tėrhiqeshin nga Parisi, ideali konsiderohej Greqia antike dhe te shumė artistė tė tjerė "La bella Italia" zgjonte ndjenja nostalgjie. Bernhard Maaz, drejtor i Galerisė sė Vjetėr Kombėtare nė Berlin, njė nga tre kuratorėt e ekspozitės nė Bruksel, shpjegon pėrse, "Italia ėshtė vendi, nė tė cilin kanė qenė thuajse pa pėrjashtim tė gjithė artistėt, pasi aty gjenin si motive artistike nga Rilindja, antikiteti, ashtu edhe kushte ideale, jetese." Piktorin Caspar David Friedrich pėrkundrazi e tėrhiqnin peisazhet e zhveshura tė veriut. Johann Friedrich August orientohej nga tradita angleze e portreteve dhe Julius Schrader-it i kishte lėnė mbresa tė veēanta piktura belge me motive historike. Ndėrtimi i hekurudhės nė fillim tė shekullit tė 19-tė mundėsoi shkėmbimin artistik nė pėrmasa mė tė mėdha: "Epoka e hekurudhės e ka nxitur kėtė proces, ēka me epokėn e medieve moderne ndodh edhe mė intensivisht, pikėrisht njė Evropė e jetuar nė pėrditshmėri", - thotė Maaz. Nga qendra e Evropės artistėt gjermanė u orientuan nė drejtime nga mė tė ndryshmet. Ato ēfarė sollėn me vete, nuk ishin patjetėr pėrshtypje tė pėrgjithshme, evropiane siē sugjeron titulli i ekspozitės; bėhej fjalė mė shumė pėr vėshtrime individuale mbi vende, rajone dhe sisteme shoqėrore, tė cilat, sot, pėrbėjnė Evropėn. Shkėmbimi artistik nuk ishte aspak i njėanshėm. Kėshtu p.sh., artistėt anglezė vinin nė Vajmar dhe piktorė rusė e polakė studionin nė Akademinė e Arteve nė Dyseldorf. "Mendoj se imazhi qė ne kemi pėr shekullin e 19-tė ėshtė shumė i shtrembėruar. Pėr shkak tė perceptimit pėr luftėrat e shumta mendojmė gjithnjė se kufizimi kombėtar ka qenė shumė mė i fortė se internacionaliteti. Kjo ekspozitė tregon se nuk ka qenė kėshtu. Tregon qė tė paktėn artistėt kanė parė gjithmonė se ēfarė ndodhte jashtė kufijve, kanė udhėtuar vazhdimisht dhe janė pėrpjekur gjithnjė tė kapėrcejnė kufijtė kombėtarė", - thotė Maaz. Ekspozita ėshtė e ndarė nė 12 kapituj me pikėrėndėsa nga vendet. Nuk ėshtė fjala pėr dokumentimin nė fotografi tė ngjarjeve historike tė shekullit tė 19-tė. “Udhėtimi nėpėr Evropė ėshtė mė shumė njė udhėtim nė historinė e artit”, - thekson Joachim Kaak, drejtor i Pinakotekės sė Re nė Mynih: "Ju udhėtoni me artistėt pėrmes Evropės. Dhe kėshtu ėshtė fare e natyrshme qė kapitujt dedikuar vendeve, tė kenė edhe pikėrėndesa. E mundur ėshtė gjithashtu qė me kėto kapituj vendesh, tė pėrshkojmė njė shekull". Ekspozita pėrfundon me Max Liebermann, i cili shihte tė realizuara utopitė sociale. Kur pikturon nė Hollandė njė shkollė rrobaqepėsie, shtėpinė e njė plaku dhe njė jetimore, nuk sheh nė to vetėm modele artistike, por edhe njė formė tjetėr jetese", - thotė Maaz. Do tė kishte qenė bukur, nėse ekspozita nė Bruksel do tė pėrmbante edhe vėshtrimet nga jashtė, pasi pyetja sesi e shihnin Gjermaninė artistėt e vendeve tė tjera, tė lind natyrshėm. Por, ky mund tė jetė ndoshta titulli i njė ekspozite tė ardhshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Tė dielėn me INDRO MONTANELLI-n      

*Letra & Editorialė

 

Vetėm pse ka fajin qė dashuron, tė vritet duke u gjuajtur me gurė

 

I dashur Montanelli,

Dialogu midis Iranit dhe Perėndimit pati njė tjetėr episod bllokimi. Njė qytetar gjerman, Helmut Hofer, rrezikon vdekjen, vetėm sepse ka patur marrėdhėnie seksuale me njė iraniane. Ligji i Kuranit parashikon mbytjen torturuese duke u gjuajtur me gurė ngadalė-ngadalė, jo me njė goditje tė vetme.

Incidenti duket se bėhet posaēėrisht pėr tė zhvleftėsuar projektet reformuese tė presidentit iranian, Khatami. E ka zgjedhur rinia, borgjezia e ditur, intelektualėt dhe artistėt, forcat e gjalla tė shoqėrisė qė ėndėrrojnė njė Iran tė hapur ndaj botės, pas njėzet vjetėsh tė njė teokracie tė pakufi dhe gjakėsore.

Khatami ka mbledhur rreth vetes tė majtėn islamike dhe tė djathtėn e moderuar. Pėr fat, padashur, e ka ndihmuar vetė regjimi duke ulur nė 16 vjeē moshėn pėr tė votuar. Kjo votė rinore ishte vendimtare pėr zgjedhjen e tij, sepse 65 pėr qind e popullsisė iraniane ėshtė nėn 24 vjeē.

Kėta tė rinj ose sapo kishin lindur, ose nuk kishin lindur nė kohėn e revolucionit khomeinist. Prindėrit e tyre kishin pak a shumė moshėn e tyre, kur Shahu u rrėzua. Nė tė vėrtetė, shumė prej tyre ishin militantė tė sė majtės. Kishin luftuar me islamikėt sė bashku kundėr regjimit, pa i marrė me mend pasojat. Sot, ata bėjnė pjesė nė botėn e sipėrmarrjes – atė publike dhe private – tė cilėn autoritetet nuk mund ta ēojnė pėrpara me fanatizmin e tyre, fetar.

Afrimi i Iranit me Perėndimin duhet tė vazhdojė, pavarėsisht rastit “Hofer”. Njė ashpėrsi perėndimore do ta zhyste edhe mė tej tokėn nėn kėmbėt e Khatami-t dhe do t’iu jepte “carta bianca” armiqve tė tij, ruajtėsve tė palėkundshėm tė ortodoksisė islame, tė tillė si ayatollah Rafsanjani.

                                               

                                                        - Idefonso Galli, Milano

X      X      X     

 

I dashur Galli,

Nuk kam se ēka me thėnė, madje nuk kam asgjė pėr me thėnė, sepse pėrsa i pėrket ēėshtjes sė problemeve iraniane, ju tregoni se dini mė shumė se unė.

Mė lejo vetėm sa tė shėnoj diēka pėr matufėrinė, hipokrizinė dhe gjykimin e mėrzitshėm tė “shpirtmirėve” tanė, tė cilėt janė tė gatshėm tė humbasin logjikėn pėr tė mbushur sheshet pėr njė O’Dell (dėnuar me vdekje pėr rrėmbimin e njė gruaje me synim pėr ta vrarė – Shėn. Red.), i cili, edhe pse tė ngjallte ndonjė dyshim pėr fajėsinė e tij, mundi tė mbijetonte e nuk ishte njė shéjt; apo edhe pėr njė Karla Tucker (1) e cila kishte fajin se u rrėfye, edhe pse mandej, e superpenduar dhe sinqerisht e kthyer nė dashurinė kristiane (dhe e kuptoni qartė, qė edhe unė pėr tė dy do tė kisha parapėlqyer revokimin e dėnimit me vdekje); por kam mbetur i shtangur, ose pothuajse, ndaj propozimit tė dėnimit tė mbytjes me gurė (tė mbytjes me gurė!) tė njė qytetari gjerman dhe shoqes sė tij, iraniane, vetėm sepse paska bėrė dashuri me tė (vetėm dashuri!).

Kėta janė “shpirtmirėt” tanė, laikė dhe kishtarė, tė gatshėm qė tė mallėngjehen dhe tė dalin me forcė kundėr karriges elektrike (qė natyrisht, duhej qė tashmā ta kishte plotėsuar kohėn e saj edhe pėr vrasėsit), por indiferentė ndaj mbytjes duke u gjuajtur gjatė me gurė – kujtim ky i Mesjetės mė tė errėt – thjesht pėr njė “njollosje” tė shéjit kristian dhe mysliman.

Unė, i dashur Galli, pėr kėta “shpirtmirė” – qė pėrveē tė tjerave kanė gjithnjė njė pamje tė keqe – kam njė lloj urrejtjeje, njė urrejtje tė thellė.

Pėrsa i pėrket situatės politike, iraniane, besoj se diagnozat qė ju bėni, janė krejt tė drejta. Unė nuk jam prej atyre qė hidhen pėrpjetė, thjesht ngaqė Shahu iu dorėzua copėtimit qė i bėri ayatollah Khomeini, i ngritur lart prej gjithė shtypit perėndimor si “ēlirues” i Iranit. Jo pėr ndonjė simpati pėr regjimin e Reza Pahlevit, sepse e dija qė ishte njė satrap i nivelit tė lartė tė arbitraritetit dhe tė korrupsionit. Por, sepse e merrja me mend se ēfarė kthimi mbrapa do t’i shkaktonte vendit ai fanatik gjakatar dhe i pamėshirshėm.

Trashėgimtari i tij, Rafsanjani, siē mė thoni ju, ka ndėrmend tė vazhdojė kėtė farė ndėrmarrjeje tė bukur, siē tregon propozimi pėr dėnimin e Hoferit me vdekje, me egėrsinė e gjuajtjes me gurė, si dhe mėdyshjen, nė tė cilėn ndodhet nga ana tjetėr pėrballė kėtij rasti, i moderuari Khatami. Dhe, duke qėndruar brenda kėtij argumenti, shtyhem tė kujtoj (tė paktėn pėr mendimin tim) spektaklin e turpshėm qė ofrojnė vendet tona, perėndimore, kur nė unison dalin kundėr Pahlevit, i sėmurė prej kancerit e pėrveē tė tjerave nė prag tė mbarimit, duke mos pranuar qė ai tė shtrohet nė ndonjė nga klinikat e tyre.

I vetmi qė e priti, duke sfiduar tėrbimin e gjithė islamit, ishte islamiku Sadat (2), i cili pak mė parė kėtė e do ta paguante me jetėn e tij.

Vėshtro paksa, i dashur Galli, se prej kujt ne evropianėt duhet tė marrim leksione, jo vetėm kavalereske, por edhe tė dashurisė kristiane: prej njė myslimani.

 

                                                       

                                                22 shkurt 1998

                       

E pėrzgjodhi pėr botim dhe e pėrktheu

BESNIK DIZDARI

--------------------------------------------

SHĖN I PĖRKTH.:

 

(1) KARLA TUCKER (1959–1998): E para grua e ekzekutuar, pas dėnimit me vdekje, nė Teksas qysh nga Lufta Civile e Amerikės.       

 

(2) SADAT (ANWAR) (1918 – 1981): Politikan egjiptian, pjesėmarrės i grushtit tė shtetit (1952). Pason Naserin si president i Egjiptit. U vra me atentat. Nobel pėr paqen mė 1978-tėn.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kėmbanat e qytetarėve dhe shurdhmemecėria e pushtetarėve

 

AGIM JAZAJ

 

Ndonėse mediatika, qytetaria dhe shoqatat ambientaliste iu kanė rėnė fort kėmbanave pėr rrezikun prezent dhe kanė paralajmėruar katastrofėn nė horizont nga “turravrapi” i ngushtimit tė sipėrfaqeve tė gjelbėruara nė qytetet e vendit, ata qė janė tė mandatuar nga qytetaria pėr tė dėgjuar e parandaluar kėtė katastrofė, rezultojnė se: “iu kanė sjellė mandatėn qytetarėve”. Apartamentet shumėkatėshe pėrditė po kafshojnė ambientet publike, sipėrfaqe e gjelbėrta, po ngushtojnė rrugėt, ndėrsa nė dyert e spitaleve po vėrshojnė pėrditė pacientė tė shumtė me diagnozėn e “astmės”, si dhe nga ata qė paraqiten pėr vizitė e diagnostikim tė syve!..

 

 1.8 metra katrorė pėr ēdo banor!

 Ky fakt nuk ėshtė i ri dhe as i papritur nė harkun e stėrgjatur tė shoqėrisė sonė, tė tranzicionit. Nėqoftėse do t`iu referohemi shifrave kokėfortė, nė qytetin bregdetar tė Vlorės, ato shėnojnė se nė vitin 1990-tė ka pasur nė shėrbim tė qytetarėve 420 mijė metra katrorė sipėrfaqe tė gjelbėruara, urbane, e barabartė me 6-7 metra katrorė sipėrfaqe pėr ēdo banor. Por, kjo sipėrfaqe vjen pėrditė duke u tkurrur e pėr rrjedhojė, sipėrfaqja mesatarisht pėr ēdo qytetar ėshtė alarmante, klithin me tė madhe ambientalistėt edhe nė Vlorė. Nė krahasim me sipėrfaqen e vitit 1990-tė, sipėrfaqet e gjelbėrta nė qytetin e Vlorės janė pėrgjysmuar, duke u mbuluar nga apartamentet shumėkatėshe, pra, betonitet kanė zėvendėsuar sipėrfaqen e gjelbėrta, e pėr rrjedhojė, iu kanė zėnė frymėn qytetarėve dhe iu kanė privuar edhe vėshtrimin. Nė Vlorė, tashmė ekziston njė sipėrfaqe prej 220 mijė metrash katrorė sipėrfaqe e gjelbėrt, ndėrsa sipėrfaqja pėr ēdo banor, shto migrimin e njerėzve nga zonat rurale drejt qyteteve, dhe nė Vlorė, i bie sipas pėrllogaritjeve tė ambientalistėve ėshtė zvogėluar nė afro 1.8 metra katrorė pėr banor, shifėr kjo alarmante, e cila nuk mund tė shėnohet nė asnjė vend tė botės. Edhe pėr kėtė tregues, ne shqiptarėve na rezervohet e drejta pėr t’u shėnuar nė librin e rekordeve: “Ginnes”!

Ky pakėsim i sipėrfaqeve tė gjelbėrta, pra oksigjen me pikatore, i domosdoshėm pėr jetėn e qytetit dhe jetėgjatėsinė e qytetarėve, e ka origjinėn nga abuzimi i pushtetarėve me pushtetin, tjetėrsimi i sipėrfaqeve tė gjelbėrta, tė cilat janė tjetėrsuar me vendime tė pabazuara nė ligj dhe jo nė logjikėn e zhvillimit tė qytetit dhe mbrojtjen e jetės sė qytetarėve, por dhe tė “gatuara” nga dyert e organeve tė (pa) drejtėsisė, nga zyrat e hipotekave e sidomos nga dhėnia e lejeve me e pa kriter tė ndėrtimeve nga organet pėrkatėse, etj, fakte, mbi tė cilat ngrenė gishtin drejt tyre qytetarėt dhe ambientalistėt. Edhe nė kėtė rast ėshtė prekur rėndė njė e drejtė fondamentale e qytetarėve dhe kėmbanat po bien fort pėrballė shurdhmemecėrisė sė shtetit!

 

 Ambiente tė zėvendėsuara me apartamente

 

 Ambientet e gjelbėrta si nė rrugėn Vlorė-Skelė, parku “Rinia”, lulishtja te “Kali i Trojės”, ambientet e gjelbėrta pėrpara stadiumit “Flamurtari”, ajo nė buzėdetin e Skelės, janė zvogėluar e zėvėndėsuar me apartamente shumėkatėshe qė zėnė pėrditė pėrfyti qytetarėt, megjithėse edhe nė ligjin e Urbanistikės, arsyetojnė amibentalistėt e Vlorės, ėshtė pėrcaktuar prerazi mosprekja e ambienteve tė gjelbėrta dhe kthimi i tyre nė apartamente shumėkatėshe, si nė rastin e sheshit tė Skelės. Ambientalistėt dhe specialistėt e mjedisit e quajnė “masakrėn mė tė madhe, qytetare”  mungesėn e njė plani afatgjatė, studimi urbanistik pėr zgjerimin e qytetit, pra, qyteti ka ardhur duke u ngjeshur brenda njė hapėsire tė ngushtė, janė ngushtuar rrugėt dhe apartamentet. Nuk kanė parashikuar nė projektet e tyre parkingje pėr autoveturat, njė fenomen, i cili edhe nė kėto momente ėshtė bėrė tepėr i vėshtirė, duke ngushtuar ambientet publike, rrugėt, derisa mund tė fshijė me rroba kalimtari mjetet motorike, tė parkuara ndanė rrugėve, por edhe mė i vėshtirė po bėhet edhe pėr vetė pėrdoruesit e mjeteve mungesa e vendparkimeve. Si rrjedhim, qyteti bregdetar i Vlorės po e humb pėrditė emėrtimin “Perlė”! “Nė rrugėn Vlorė-Skelė shėnohen shifra alarmante tė ndotjes sė ambientit, tė cilat janė mbi normativat e lejueshme, fakt, tė cilin e ka evidencuar edhe pėrpara qytetarėve vlonjatė “Agjencia Rajonale e Mbrojtjes sė Mjedisit”, - thotė specialisti P. Dervishi. Pėrballė kėtij ambienti tė ndotur, qė kėrcėnon jetėn e qytetarėve, qendra mjedisore “Adriatiku” ėshtė duke zbatuar njė projekt nga USAID-i nė kuadėr tė “Shtetit Ligjor”, qėllimi i sė cilės ėshtė tė sensibilizojė opinionin pėr tė ngritur zėrin dhe qėndrimin qytetar ndaj kėtij fenomeni qė kėrcėnon ēdo ēast jetėn e qytetarėve, e sidomos tė foshnjave! Megjithėse kėta 2-3 vjetėt e fundit ka njė tendencė pėr tė rritur sipėrfaqet e gjelbėrta, kjo pėrballet me tkurrjen e madhe tė hapėsirave tė gjelbėruara nė qytet. Ndaj kėtij fenomeni kėrcėnues nė rritje kanė reaguar edhe nxėnėsit e shkollės sė muzikės “Naim Frashėri”, me ekspozitėn e hapur, ku u ekspozuan rreth 40 punime, tė publikuara nė kėtė ekspozitė, tė shfaqura nė galerinė “Art Xhema”, punimet e tė cilėve stigmatizonin masakrėn urbane tė qytetit bregdetar tė Vlorės. Drejtori ekzekutiv i qendrės mjedisore “Adriatik-Vlorė”, Petrit Dervishi, e cila zbaton projektin pėr mbrojtjen mjedisore dhe tė sipėrfaqeve tė gjelbėruara, shprehet: “Qėllimi i kėtij projekti ėshtė tė ndėrgjegjėsojė e sensibilizojė opinionin pėr rastet e shkeljeve tė ligjit, pėr zvogėlimin e hapėsirave tė gjelbėrta nė qytetin e Vlorės, si dhe tė nxisė masa pėr tė rritur kėto sipėrfaqe, tė cilat janė tė domosdoshme pėr mbrojtjen dhe jetėgjatėsinė e komunitetit dhe tė mbrojtjes e kryeqytetit tė turizmit shqiptar, Vlorės!

 

 Pėrvoja te porta, ia mbyllėm portėn

 

Ndonėse ne shqiptarėt u hapėm me vonesė me botėn, e patėm edhe shansin tė mėsonim edhe nga eksperienca e tyre, madje e patėm mundėsinė tė mos bėnim edhe gabimet e tyre, tė korrigjonim te vetja gabimet e atyre! Pra, ligjėvėnėsve, ligjzbatuesve sė pari, urbanistėve, projektuesve dhe nėnshkruesve tė “OK” lejeve tė ndėrtiimit iu dha kjo mundėsi, madje mė pa kosto; tė shihnin ndėrtimin e qyteteve mė tė mėdha tė Evropės, rrugėt e lira, apartamentet, vilat luksoze, tri e katėrkatėshe nė vendet e Evropės veriore, apo edhe ngushtimin e rrugėve dhe zėnia e frymės sė qytetarėve nga autoveturat nė Athinėn, fqinje. Pra, pėrvojėn edhe nė fushėn e ndėrtimit nė shoqėrinė kapitaliste e kishim te pragu i portės, por edhe asaj ia mbyllėm portėn! Zbatojmė pėrvojėn tonė tė vetėkėnaqėsisė, “allashqiptarēe”!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

SUPERLIGA/ Humbet Vllaznia, fiton Teuta dhe skuadrat shkėmbejnė vendet nė klasifikim

 

Bllof nė Shkodėr, bie Vllaznia

Dinamo, arbitrit i rrėshqet kontrolli

 

Janė luajtur ndeshjet kryesore tė javės sė parė, tė fazes sė tretė, ku spikat mbi tė gjitha humbja e Vllaznisė nė Shkodėr. Skuadra e Mirel Josės ka pėsuar dy gola brenda 5 minutave tė para tė pjesės sė dytė qė e kanė shokuar dhe nuk i kanė lėnė aspak vend pėr t’u rikuperuar. Shkumbini fitoi me meritė.

Nė Tiranė, ndeshja midis Dinamos dhe Elbasanit u karakterizua nga njė luftė e fortė sportive dhe e tensionuar. Tė dyja skuadrat pretendonin pėr rezultat pozitiv, por secila mori atė qė i takonte dhe qė ndoshta ishte mė e drejta, nė njė ndeshje ku ishin tė pranishme shumė forca rendi dhe pak mė tepėr tifoza dhe simpatizantė tė skuadrave tė tyre. Skuadra e Jupit kaloi nė avantazh e para, por kampionet edhe ndonėse me 10 lojtarė barazuan me penallti. Kryesuesit e kampionatit, bardheblutė e Tiranės mezi fituan karshi Apolonisė qė rezistoi shkėlqyeshėm deri 1 minutė para pėrfundimit tė shtetses. Sulmuesi i ardhur kėtė janar, Orjand Abazaj shėnoi me kokė. Klodian Duro humbi penalltinė qė u prit nga portieri Suat Zendeli, ndėrkohė qė miqtė qė nga ai moment, minuta 56 luajtėn me 10 lojtarė. Fitorja, jo vetėm qė i dha tripikėshin Tiranės, por thellon distancėn nga ndjekėsja e re Teuta. Durrsakėt fituan pastėr ndaj gjirokastritėve dhe me humbjen e Vllaznisė, Teuta e sheh veten nė vend tė dytė. Fitore pas fitoreje po arrin edhe Besa, qė vazhdon tė impresionojė me lojėrat dhe rezultatet e saj. Dygolėshi i Parid Xhihanit i dha fitoren ndaj flamurtarėve “kuqezi” tė Vlorės. Kryeson e vetme Tirana, me 52 pikė e ndjekur nga Teuta me 41, Vllaznia 40 dhe Partizani 37, por me njė ndeshje mė pak. Renditjen e shėnuesave vazhdon ta kryesojė Vioresin Sinani i Tiranės me 17 gola.

Rezultatet

TEUTA  3 - 0  LUFTĖTARI 

47’ Emiliano Vila, 80’ Daniel Xhafaj, 85’ Bledar Mancaku

DINAMO  1 - 1  ELBASANI 

65’ Artion Poēi ; 78’ Albert Kaēi (p)

VLLAZNIA 0 - 2 SHKUMBINI

46’ Erjon Rizvanolli, 51’ Dorian Bubeqi

TIRANA   1 - 0 APOLONIA

90+2’ Orjand Abazaj

BESA  2 - 0  FLAMURTARI / 20’,

90+4’ Parid Xhihani

Sot

Partizani - Kastrioti, ora 14.00

 

 

 

 

Futbollisti nga Kosova ka vendosur qė tė luajė pėr Gjermaninė

Mėrgim Mavraj i bie me shqelm kombėtares sė Shqipėrisė

Talenti shqiptar Mėrgim Mavraj, pėrfundimisht ka refuzuar aktivizimin me kombėtaren shqiptare. I dėshpėruar nga federata shqiptare, Mavraj debutoi nė shkurt tė kėtij viti nė lojėn e pėrfaqėsueses Gjermane U-21 kundėr Italisė, e cila u zhvillua nė Reutlingen tė Gjermanisė, duke treguar me aktin e tij se nuk ishte shumė i interesuar pėr tė luajtur nė tė ardhmen me Shqipėrinė, pasaportėn e sė cilės e fitoi me shumė ndėrhyrjesh nė 29 shtator tė vitit 2006. “Ėshtė e vėrtetė qė mora pasaportėn Shqiptare pak ditė pėrpara ndeshjes eliminatore Holandė-Shqipėri vitin e kaluar dhe isha jashtėzakonisht i gėzuar. Ka qenė dėshira ime mė e madhe dhe pėrherė kam ėndėrruar tė jem lojtar i pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė”, - u shpreh Mėrgim Mavraj, njė nga lojtarėt e talentuar qė FSHF-ja dhe stafi drejtues i skuadrave pėrfaqėsuese shqiptare “A” dhe “U-21”, dėshironin ta kishin nė formacionet e tyre. “Federata Shqiptare e Futbollit mė ka kėrkuar dhe ka qenė arsyeja kryesore qė unė tė pranoja tė marr nėnshtetėsinė shqiptare”, - vazhdoi Mavraj, duke treguar se me gjithė premtimet e bėra, thuajse asgjė nuk u bė realitet. “Unė, personalisht kam biseduar me federatėn shqiptare dhe drejtuesit e saj, tė cilėt mė kanė bėrė premtime tė ndryshme. Njė prej tyre dhe mė i rėndėsishmi pėr mua ishte se do tė mė thėrrisnin nė grumbullimet dhe ndeshjet e ardhshme qė vijonin tė kombėtares “A”. Por asgjė nuk ndodhi, sepse unė e kam parė z.Bariē vetėm nė njė grumbullim dhe kjo ka qenė gjatė fazės dimėrore pak muaj mė parė. Pas kėsaj, nuk kam patur asnjė kontakt me FSHF-nė. Nuk kam patur asnjė kontakt me trajnerėt Oto Bariē apo Artan Bushati (U-21)”, - cilėsoi Mavraj, i cili ka luajtur nė kėtė sezon 17 ndeshje nė Regional Liga Sud tė Gjermanisė, ku militon me klubin e tij aktual, SV Darmstadt 98, nė tė cilėn sezonin e kaluar u zgjodh lojtari mė i mirė i vitit prej tifozėve tė klubit tė tij. “Aktualisht, po kaloj njė formė tė mirė sportive. Jam i kėnaqur me lojėrat qė po zhvilloj. Gjithsesi, me kontratėn qė kam ėshtė pėrmendur edhe njė opsion pėr aktivizim nė ligat e mėsipėrme, nėse krijohet mundėsia qė padyshim ėshtė edhe dėshira ime qė tė luaj njė ligė mė sipėr, nė Bundesliga 2 dhe Bundesliga. Ky ėshtė momentalisht objektivi im, por mund tė them hapur se nuk kam patur asnjė ofertė konkrete tani pėr tani”, - shpjegon mbrojtėsi shtatlartė Mavraj. Nė vazhdim, lojtari nga Kosova bėri tė ditur se e ka zgjedhur rrugėn e tij dhe e ka marrė vendimin pėr momentin rreth aktivizimit tė tij nė arenėn ndėrkombėtare nė rang shtetesh. “Unė kam vendosur pėr karrierėn time. Do tė mbetem lojtar i pėrfaqėsueses gjermane”, - pėrfundoi bisedėn telefonike i dėshpėruari Mėrgim Mavraj

 

 

Legjionarėt shqiptarė nė Gjermani

Skela debuton me 9 minuta lojė pėr Energie Cottbus

Dje Ervin Skela, fantazisti i kombėtares shqiptare ishte thirrur per here te pare nga trajneri Sander dhe debutoi me nente minuta loje ne humbjen 0-2. Ne fushen e tyre, ne prani te 15.000 tifozeve, ata u munden nga Alemannia Aachen (qe luajti 52 minuta me 10 lojtare) me gol te Rösler ne minuten e 28' te pjeses se pare dhe Pinto ne minutat shtese ne pjesen e dyte. Ervin Skela u fut ne fushe ne minuten e 81' ne vend te kinezit Shao. Tre minuta me vone, ai beri nje gjuajtje ne porte nga rreth 16 metra, por pa sukses. Pas kesaj humbjeje, Energie Cottbus renditet ne vend te 12-tė me 28 pike. Per Skelen, kjo ishte ndeshja e pare ne Bundesliga ne kete sezon, por e 97-a ne total, ne te cilat ka shenuar edhe 12 gola.

Lala 90 minuta nė barazimin e Hannover 96

Sot ne AWD-Arena Hannover 96 barazoi 1-1 me FC Schalke 04. Miqte kaluan te paret ne avantazh, vetem pas dy minutash loje me Altintop, po Hannover u pergjigj dy minuta me vone me Tarnat, duke fiksuar rezultatin perfundimtar 1-1 qe ne minuten e katert. Altin Lala ishte si gjithmone titullar dhe luajti gjate gjithe ndeshjes, duke marre edhe nje karton te verdhe ne pjesen e dyte. Hannover, me piken e marre renditet ne vend te shtate, me 34 pike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

Gjykata i lė nė qeli. Pėrveē hetimeve nė Shqipėri, emra tė dyshuar edhe nė Maqedoni e Turqi

 

“Segmenti”, Nelaj

e Karamuēa, hetim

si grosistė droge

 

Sekuestro preventive pėr pronat dhe bizneset qė tė arrestuarit kanė nė emrin e tyre apo edhe tė familjarėve tė afėrt. Bėhet fjalė pėr njė punishte pijesh alkoolike nė Librazhd dhe pėr njė rezervat peshku, i cili mendohet se ėshtė ndėrtuar me paratė e drogės

 

Dy personat e arrestuar nga policia ditėn e mėrkurė nė mbrėmje, tė akuzuar si trafikantė droge, kanė mbetur nė qeli deri nė pėrfundim tė hetimeve. Kujtim Karamuēa dhe Adhurim Nela nuk kanė pranuar tė flasin nė lidhje me trafikun e drogės, ndėrsa pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės ka deklaruar se kėta shtetas dyshohet tė shisnin drogėn te persona tė tjerė nė sasi mė tė vogla. Dyshimet e prokurorisė janė edhe nė lidhje me njė rrjet shpėrndarėsish dhe transportuesish tė lidhur ngushtė me dy tė arrestuarit. Tė dy tė akuzuarit ranė nė pranga nė nė operacionin “Segmenti i ndėrprerė”, njė nga operacionet mė tė mėdha tė Antidrogės sė Tiranės qė mundi tė sekuestrojė 27 kg e 480 gr heroinė dhe 445 gr kokainė. Droga u kap si rezultat i survejimit tė lėvizjeve tė dy personave tė arrestuar. Njė oficer antidroge ishte infiltruar nė grupin e kėtyre trafikantėve, kishte lajmėruar pėr njė ngarkesė tė madhe qė pritej tė nxjirrej nga vendi. Ai nuk mund tė kishte kontakt me tė arrestuarit, pasi ata kryesisht vepronin nė fshehtėsi, duke pėrdorur bizneset private pėr mbulim. Heroina vinte nga Maqedonia pėr tė kaluar mė pas nė Itali, ndėrsa nga hetimet njėmujore doli pėrfundimi se vlera e gjithė lėndės narkotike mendohet t’i pėrkasė shifrės 300 mijė euro.

Droga

Grupi hetimor ka nė dorė prova tė sigurta pėr implikimin e kėtyre dy shtetasve prova, kėto qė janė mbledhur nga policia gjatė njė muaji. Ndėrsa ėshtė duke u hetuar edhe pjesa tjetėr e trafikantėve tė drogės, tė cilėt do tė dėrgonin drogėn pėr nė Itali. Policia ėshtė duke gjetur ende tė dhėna mbi mėnyrat e transportit tė lėndės narkotike. E gjithė sasia e heroinės dhe kokainės, bashkė me pėrzierėsit dhe disa sende tė tjera, janė gjetur nė katin e pestė tė njė apartamenti nė afėrsi tė stacionit tė trenit. Tė arrestuarve, Kujtim Karamuēa dhe Adhurim Nela, iu janė gjetur edhe dy pistoleta me silenciator dhe dy makina. Nė kėrkesėn pėr sigurimin e masės sė arrestit prokurori ka deklaruar se Antidroga e Tiranės kishte marrė informacione pėr njė rrjet tė trafikut dhe shpėrndarjes sė lėndėve narkotike, qė kishte si pikėnisje Maqedoninė dhe me destinacion Italinė. Pas njė pune investiguese njėmujore, u bė i mundur grumbullimi e saktėsimi i tė dhėnave dhe informacioneve pėr kryerjen e operacionit policor tė koduar “Segmenti i ndėrprerė”, ku u sekuestrua sasia mė e madhe e lėndės narkotike e kapur ndonjėherė dhe laboratori i pėrpunimit tė lėndėve narkotike. Ndėrsa hetimi pėr kėta shtetas ka nisur pothuajse njė vit mė parė. Prokuroria ka vėnė nė sekuestro preventive edhe pronat dhe bizneset qė tė arresturit kanė nė emrin e tyre apo edhe tė familjarėve tė afėrt. Bėhet fjalė pėr njė punishte pijesh alkoolike nė Librazhd dhe pėr njė rezervat peshku, i cili mendohet se ėshtė ndėrtuar me paratė e drogės. Ndėrkohė janė nė verifikim disa shtėpi private dhe troje.

 

Tė infiltruarit, suksesi i arrestimeve nė grupet shpėrndarėse

 

Nė tė dhėnat e policisė sė kryeqytetit mėsohet se nė 6 muaj e fundit kjo ėshtė sasia mė e madhe e heroinės qė ėshtė kapur nga operacionet policore. Shumė prej operacioneve tė Antidrogės nė kryeqytet janė kryer nė bashkėpunim edhe me drejtoritė e policive tė qarqeve tė tjera tė vendit, por bashkėpunimi ka qenė edhe me policitė e vendeve fqinje, tė cilat kanė sinjaliziuar policinė shqiptare dhe menjėherė nė bazė tė materialeve dhe letėrporosive ka nisur edhe pėrgjimi i tė dyshuarve si trafikantė. Nė operacionin e koduar “Segmenti i ndėrprerė”, ashtu si nė pothuasje tė gjitha operacionet e tjera, tė suksesshme, tė dyshuarit kanė qenė nė vėzhgim. Gjithashtu, edhe agjenti i infiltruar ka patur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė pėrfundimin e kėtij operacioni. E gjithė linja e trafikut tė rreth 27 kg drogė, tė bllokuar dy ditė mė parė nė Tiranė, qė niste nė Maqedoni e pėrfundonte nė Itali, vėzhgohej prej njė muaji nga agjentėt dhe inspektorėt e Antidrogės. E gjithė lėnda narkotike ėshtė dėrguar nė laboratorin kriminalistik tė Ministrisė sė Brendshme pėr tė konfirmuar saktėsisht, nėse kemi tė bėjmė me heroinė dhe kokainė tė kapur. Ndėrsa pritet qė nga kėto kontrolle tė dalin edhe gjurmėt e gishtave tė personave qė janė marrė me paketimin apo me transportin e kėsaj lėnde tė ndaluar.

Ndėrkaq, edhe tri nga aksionet e mėparshme, si “Rrethi i Mbyllur”, “Start 2007” apo “Mulliri”, kanė qenė rezultat i infiltrimit tė ekspertėve antidrogė nė linjėn e trafikanėtve, si edhe tė bashkėpunimit tė qytetarėve, tė cilėt pėrmes lajmėrimeve kanė bėrė tė mundur qė policia tė arrijė tė hartojė nė kohėn e duhur planin pėr t’i kapur nė flagrancė trafikantėt.

 

 

Ngarkesat mė tė mėdha tė heroinės

 

5 tetor 2006

 

Blerim Fejzullahu, Habib Rexhepi, Naser Tahiri, janė tre tė pandehurit e arrestuar pėrpara hotel “Mondial” nė Tiranė. Heroina, njė sasi prej 6 kg e 200 gr., qė iu kap maqedonasve, ishte paketuar nė 12 pako 500 gramėshe dhe ishte e gatshme pėr t’iu dorėzuar blerėsit tė saj, ndėrsa policia tha se janė punonjės tė “Kryqit tė Kuq”.

 

3 nėntor 2006

 

Njė tjetėr operacion i koduar “Rrethi i Mbyllur” nė luftėn kundėr trafikut tė drogės, ka bėrė tė mundur sekuestrimin e 5 kg e 175 gr heroinė tė pastėr, tė paketuar, me destinacion tregun ndėrkombėtar, si dhe arrestimin e dy transportuesve. Tė vėnė nė shėnjestėr prej disa kohėsh, dy persona kanė transportuar me njė furgon taksi sasinė e drogės.

 

7 nėntor 2006

 

Zbuluesit mė tė suksesshėm tė drogės, amerikanėt e “DEA”-s, kapin nė Rinas tre persona qė merreshin me trafikun e drogės. Sekuestrimi i pėrllogaritur i 2.148 kilogramėve kokainė, gjatė operacionit “Avion Ekspres” ka shėnuar njė arritje pėrsa i pėrket kapjes sė kėsaj lloj droge, ndėrsa njė skemė e plotė ka funksionuar nga fillimi e deri nė fund.

 

29 janar 2007

 

Operacioni “Start 2007” ka bllokuar nė serbatorin e njė autoveture tip “Audi” me targa CG 016 BF, 17 kilogramė e 40 gramė drogė tė llojit heroinė. Autovetura drejtohej nga shtetasi Shpėtim Hushi qė jetonte prej 9 vitesh nė Bergamo tė Italisė, ndėrsa po punohet nė mėnyrė intensive pėr zbulimin e rrjetit dhe tė personave tė implikuar.

 

9 shkurt 2007

 

Thuajse 10 kg heroinė dhe 5 kg pėrzierje droge janė kapur nė kryeqytet. Lėnda narkotike u gjet e fshehur nė kasėn e njė televizori. Aksioni ka sjellė prangosjen e Artan Aliajt, 28 vjeē, nga Durrėsi, nė automjetin e tė cilit u gjet dhe sekuestrua sasia e lėndės narkotike dhe bashkėpunėtorėt, Devis Koleci dhe Myrteza Bejo

 

17 shkurt 2007

 

Dy shpėrndarės heroine u prangosėn pas aksionit tė Antidrogės. Operacioni i koduar “Mulliri” u krye nė lokalin “In Da Club”, nė Durrės, ku shpėrndarėsi kishte fshehur njė pjesė tė drogės nė njė kuti shpėrndarėse tė energjisė elektrike dhe nė bulevardin “Bajram Curri”, nė Tiranė dhe u kapėn Erjon Minguli dhe Hajro Ēakėrri

 

 

 

 

 

 

 

 

FOTOT i ke tek “dita one” me “vendgroposja 1,2,” dhe “babai i viktimės SH”)

 

Kryen krimin 10 vjet mė parė, e varrosėn bijėn me duart e tyre dhe lajmėruan policinė pėr zhdukjen e saj

 

Zbulohen prindėrit vrasės tė vajzės

 

Nė vitin 1996, 19-vjeēarja e ndjerė Afėrdita Facaj, sapo ishte kthyer nga qėndrimi prej disa vitesh jashtė shtetit dhe ka gjetur vdekjen nga prindėrit Brahim e Nurije Facaj, sepse nuk iu kishte marrė leje...   

 

SHKODĖR- Vetėm njė ditė pas zbulimit tė kufomės sė njė femre, policia ka zbuluar dhe mė pas arrestuar ekzekutorėt e saj, qė ka dalė se kanė qenė prindėrit e saj. Sipas policisė, krimi ka ndodhur 10 vjet mė parė dhe pasi e kishin vrarė, prindėrit e kishin varrosur krijesėn e tyre nė afėrsi tė banesės, nė njė fshat jo mė shumė se 12 kilometra larg qytetit mė tė madh verior. Shkaku i kėsaj vrasjeje makabre brenda familjes ka qenė largimi i vajzės sė tyre jashtė shtetit pėr disa vjet, e cila sapo ishte kthyer nė shtėpi nė vitin 1996. Sipas burimeve zyrtare tė komisariatit tė policisė sė Shkodrės, pardje ėshtė bėrė i mundur zbulimi dhe dokumentimi i plotė i vrasjes sė shtetases Afėrdita Brahim Facaj, 19 vjeē, lindur dhe banuese nė fshatin Drisht tė komunės Postribė tė rrethit tė Shkodėr.

Kronologjia e ngjarjes qė ēoi nė prangosjen, ditėn e shtunė, tė prindėrve vrasės tė vajzės, nisi pas njė sinjalizimi tė saktė tė marrė nė rrugė operative nė lidhje me vendndodhjen e eshtrave tė saj. Njė numėr automjetesh tė policisė si dhe njė autoambulancė kanė pėrshkuar me zhurmėn e sirenave rrugėn kryesore tė qytetit tė Shkodrės, atė “Zogu I”, duke iu drejtuar me shpejtėsi fshatit Drisht, ku edhe u krye zhvarrimi. Nisur nga fakti qė vendi i treguar me gisht pėr tė kryer gėrmimet ishte vetėm pak metra larg banesės sė viktimės, u bllokuan paraprakisht prindėrit e viktimės, eshtrat e sė cilės pritej tė dilnin nga nėntoka. Nuk ėshtė dashur shumė kohė qė nė njė thellėsi prej afro 1,5 metrash pas gėrmimit tė zbuloheshin eshtrat e viktimės tė seksit femėr. Ndėrkohė, ekspertėt e laboratorit tė kriminalistikės nuk e kanė patur tė vėshtirė tė identifikojnė faktin se, kjo kufomė e groposur qė prej 11 vjetėsh i pėrkiste pikėrisht shtetases Afėrdita Brahim Facaj, e datėlindjes 1977, e cila ishte shpallur si e zhdukur qė nė vitin 1996, kur, siē edhe u vėrtetua shumė shpejt, ishte vrarė nga vetė prindėrit e saj, pas kthimit nga emigrimi, ku vajza kishte qėndruar disa vjet. Pas hetimeve intensive, tė policisė dhe prokurorisė, ditėn e shtunė u bė i mundur zbulimi dhe arrestimi i autorėve tė kėsaj ngjarjeje, qė rezultojnė tė jenė prindėrit e saj dhe konkretisht shtetasit: Brahim Shaban Facaj, i datėlindjes 1943, lindur dhe banues nė fshatin Drisht dhe Nurije Halil Facaj, e datėlindjes 1947, lindur nė fshatin Boks dhe banuese nė fshatin Drisht tė komunės Postribė tė Shkodrės. Gjithnjė sipas burimeve policore, prindėrit-vrasės e kanė kryer krimin nė vitin 1996, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, pasi vajza ishte larguar nga banesa pa lejen e tyre pėr disa vite dhe kishte qėndruar jashtė shtetit. Ndėrkohė, pasi e kanė vrarė vajzėn e tyre, ata e kanė varrosur me duart e tyre nė afėrsi tė banesės dhe me njė qetėsi tė ēuditshme kanė njoftuar mė pas policinė pėr zhdukjen e saj, duke e mbajtur kėshtu pėr 11 vjet tė kyēur krimin e tyre. Krim nuk do tė kishte dalė nė dritė, nė rast se kjo kjo enigmė nuk do tė ndiqej nė vijimėsi nga profesionalizmi i efektivave kriminale tė policisė sė Shkodrės, me ndihmėn e informacioneve tė marra nė rrugė operative nga zona ku u krye vrasja qysh nė vitin 1996.

ARBEN LAGRETA

 

Dy ditė mė parė kishin darkuar sė bashku nė stan

Plumba mbi bashkėfshatarin vjedhės

 

VLORĖ-Mbrėmjen e djeshme, rreth orės 23:00, njė person ka shkuar nė banesėn e njė bashkėfshatarit tė tij nė fshatin Mesaplik, me qėllim grabitjen. 33-vjeēari ka qenė i mirinformuar qė nė banesė nuk ndodhej njeri, pasi i zoti i shtėpisė, i cili jetonte vetėm, ishte nė stan ku po ruante bagėtinė. Pasi ka qėndruar disa kohė nė banesė, ka dalė, por nė momentin e daljes sė tij, i zoti i shtėpisė Qani Gabaj, e ka paraprirė me armė ‘kallashnikov’, duke e plagosur me njė plumb nė bark. Mė pas, Gabaj ėshtė larguar nga vendgjarja. I plagosuri ka pėrkshuar rreth 200 m nė kėmbė deri nė banesėn e njė tė afėrmi, ku pasi ka treguar se e kishin qėlluar nė bark, ka rėnė i gjakosur nė shesh. Menjėherė pas kėsaj, ai ėshtė transportuar pėr nė spitalin e qytetit tė Vlorės, ku ėshtė mjekuar. Pasi ka kanė marrė njoftimin pėr ngjarjen, policia ka vėrshuar nė fshatin Mesaplik dhe pasi ka marrė nė pyetje banorė tė zonės ka mėsuar se ata kishin dėgjuar 6 krisma, por nuk e dinin se nga vinin. Mė tej ėshtė identifikuar banesa e Qani Gabajt si arena e plumbave, por ky i fundit ishte zhdukur nga banesa. Policia ka sulmuar stanin, por pa mundur ta kapė edhe atje dhe ka qenė i vėllai, ai qė nėpėrmjet telefonit ka arritur ta bindė 56-vjeēarin Qani Gabaj tė dorėzohej. I marrė nė pyetje nga grupi hetimor, 56-vjeēari ka deklaruar se nuk e kishte njohur mikun e tij, pasi ai kishte njė kapuē nė kokė. Gabaj deklaroi gjithashtu se, dy ditė para ngjarjes kishte darkuar nė stanin e tij me viktimėn dhe ėshtė habitur kur ka konstatuar se ka qėlluar pikėrisht atė. I vetėdorėzuari pohoi se grabitėsi kishte qenė i armatosur, prandaj ishte detyruar ta qėllonte. Ndėrkohė, sipas mjekėve, i plagosuri ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Njėri nga plumbat e kishte kapur nė bark, duke i kaluar nė zorrė, pėr t’i dalė pėrsėri jashtė.

ERGYS ALUSHI

 

Vetėhelmohet aksidentalisht 8-vjeēarja

 

PEQIN- Njė 8-vjeēare ėshtė vetėhelmuar aksidentalisht nė banesėn e saj nė qytetin e Peqinit. Burime zyrtare nga policia lokale thanė se 8 vjeēarja Mimoza Okja, lindur dhe banuese nė Peqin, ėshtė shoqėruar dje, rreth orės 04.00 nė spitalin rajonal tė Elbasanit nga familjarėt e saj, ku aktualisht ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Sipas burimeve, nga deklarimet e familjarėve, mėsohet se vajza mund tė ketė pirė helm insektesh, qė pėrdoret pėr bimėt. Burimet shtuan se, pas hetimeve paraprake rezulton se vajza ėshtė vetėhelmuar aksidentalisht. Grupi hetimor ka shkuar nė vendngjarje dhe po punon pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje.

S.AZEMI

 

 Procedim penal 34-vjeēarit

 

ELBASAN-Nė komisariatin e policisė ka nisur ēėshtja penale ndaj njė 34-vjeēari, i cili akuzohet pėr plagosje me dashje. Burime zyrtare nga policia lokale thanė se ngjarja, pėr tė cilėn akuzohet shtetasi Pėllumb Misiri, 34 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Papėr tė rrethit tė Elbasanit ka ndodhur nė datėn 5 mars tė kėtij viti, kur gjatė njė grindjeje ka goditur me sende tė forta shtetasin Gėzim Xhyra, 30 vjeē, banor i fshatit Broshkė tė kėtij rrethi. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pėr motive tė dobėta. Materialet nė ngarkim tė 34-vjeēarit Misiri pėr konsumim tė veprės penale “plagosjes tė lehtė me dashje”, e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, i kaluan Prokurorisė sė Rrethit, pėrfunduan burimet.

S.AZEMI

 

 

 

 

 

 

Drejtoria e Akreditimit do tė krijojė Qendrėn e Trajnimit, pėr tė aftėsuar vlerėsuesit pėr rritjen e cilėsisė sė produkteve shqiptare

 

Ngrihet rrjeti i vlerėsuesve pėr garantimin e cilėsisė sė produkteve

 

Do tė synohet tė rritet numri i vlerėsuesve si dhe kompetencat e tyre, nė mėnyrė qė tė garantohet cilėsia e produkteve, pėr tė bėrė tė mundur certifikimin e tyre. Ky proces shihet nga ministria si njė hap i rėndėsishėm pėr tė rritur eksportet nė tregjet e huaja

 

 

Drejtoria e Akreditimit do tė krijojė Qendrėn e Trajnimit pėr tė aftėsuar punonjėsit e saj pėr vlerėsimin e produkteve shqiptare. Kjo drejtori ėshtė duke krijuar njė rrjet vlerėsuesish, tė cilėt do tė synojnė tė rrisin cilėsinė e shėrbimit pėr bizneset si dhe cilėsinė e produkteve tė ofruara nga prodhuesit shqiptarė. Nė kėtė drejtim do tė synohet edhe zgjerimi i fushave tė cilat do tė ofrohen pėr kėtė lloj shėrbimi. Pėr kėtė arsye, kjo drejtori do tė kryejė njė sėrė trajnimesh, me qėllim qė vlerėsuesit tė jenė tė aftė tė kėrkojnė standardet e nevojshme pėr kėto produkte, duke bėrė qė cilėsia e tyre tė jetė e konkurrueshme me atė tė mallrave tė prodhuara nė vendet e tjera. Drejtoria synon qė cilėsia e produkteve shqiptare tė krijojė mundėsinė e certifikimit si dhe tė arritjes sė standardeve tė nevojshme pėr t’u futur nė tregjet e huaja, nė mėnyrė qė tė rriten eksportet. Standardet e kėrkuara janė kushte tė domosdoshme pėr produktet shqiptare pėr tė bėrė tė mundur futjen e tyre nė kėto tregje, ndaj dhe procesi i vlerėsimit dhe certifikimit tė tyre shikohet si mjaft i rėndėsishėm nga qeveria shqiptare. Deri tani, kjo drejtori ka pėrcaktuar kriteret pėr vlerėsuesit, mbi bazėn e tė cilave do tė bėhet pėrzgjedhja e vlerėsuesve, qė do tė pėrdoren nė procedurat e akreditimit dhe tashmė, ajo ėshtė duke forcuar dhe kualifikuar stafin e kėtyre vlerėsuesve. Parashikohet qė tė ketė njė rritje tė madhe tė numrit tė vlerėsuesve si dhe kompetencat e tyre, nė mėnyrė qė tė mund tė krijohen kushte mė tė mira pėr tė mundėsuar certifikimin e produkteve tė bizneseve shqiptare. Pėrveē kėsaj, pritet qė sė shpejti tė miratohet ligji “Pėr konformitetin” i cili do tė jetė nė shėrbim tė sigurisė pėr konsumatorin.

 

Marrėveshjet e akreditimit

 

Shteti shqiptar ka nėnshkruar kohėt e fundit njė sėrė marrėveshjesh tė akreditimit, me anė tė tė cilave, produktet shqiptare fitojnė tė drejtėn pėr t’u tregtuar nė tregjet e huaja tė vendeve me tė cilėt ėshtė lidhur kjo marrėveshje. Drejtoria e Pėrgjithshme e Akreditimit ka nėnshkruar njė marrėveshje bashkėpunimi me Organizatėn Europiane tė Akreditimit, nė tė cilat do tė garantohet lėvizja e lirė e mallrave, duke garantuar cilėsinė e tyre nė tė gjtha vendet tė cilat do tė nėnshkruajnė kėtė marrėveshje. Kjo do tė vijė si rezultat i nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė Njohjes Reciproke ndėrmjet kėtyre vende, tė cilat janė pjesė e kėtij procesi dhe garantojnė qė produktet shqiptare tė shiten nė tregjet e kėtyre vendeve pa pasur nevojėn e certifikimit nė laboratorėt pėrkatės tė tyre. Sipas kėsaj marrėveshjeje, do tė mjaftojė testimi i bėrė nga laboratorėt e akredituar nga Drejtoria e Akreditimit pėr t’i dhėnė ēdo produkti shqiptar akses nė tregjet e vendeve qė kanė nėnshkruar kėtė marrėveshje, si dhe nė tregjet europiane. Tė gjitha kėto marrėveshje do tė shėrbejnė pėr tė krijuar mundėsitė qė produktet shqiptare tė pėrfshihen nė tregjet e huaja, duke rritur konkurrueshmėrinė e tyre pėrballė produkteve tė huaja. Nė kėtė mėnyrė, kėto marrėveshje do tė largojnė barrierat qė produktet shqiptare kanė te kėto tregje, si pasojė e mungesės sė garancisė pėr cilėsinė e tyre. Tashmė, kontrolli dhe testimi i bėrė nga Drejtoria e Akreditimit do tė njihen nė tė gjitha kėto vende si garanci pėr cilėsinė dhe standardet e kėtyre produkteve.

 

Pėrfitimet e biznesit

 

Garantimi i cilėsisė sė produkteve dhe certifikimi i tyre pėrbėn njė prej pikave tė rėndėsishme nė strategjinė e qeverisė pėr rritjen e eksporteve. Nėnshkrimi i marrėveshjeve tė akreditimit shihet si njė hap pozitiv pėr favorizimin e bizneseve eksportuese shqiptare, pasi largon prej tyre barrierat e futjes nė tregjet e huaja, duke bėrė qė produktet e ofruara nga kėto biznese tė mund tė gjejnė treg nė kėto vende. Gjithashtu, ky hap ka njė efekt tė rėndėsishėm pozitiv edhe pėr ekonominė shqiptare nė tėrėsi, duke e bėrė atė mė tė konkurrueshme kundrejt ekonomive tė tjera tė vendeve rajonale. Heqja e barrierave si pasojė e Marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve tė rajonit si dhe atyre tė BE-sė bėn qė rritja e aftėsisė sė produkteve shqiptare pėr tė konkurruar nė tregjet e tyre tė bėhet njė ēėshtje prioritare pėr ekonominė shqiptare. Por pėr kėtė, produktet shqiptare duhet tė garantojnė cilėsitė dhe standardet e domosdoshme pėr t’u futur nė kėto tregje. Marrėveshja e MSA-sė shtron si domosdoshmėri pėr Shqipėrinė edhe kushtet e garantimit tė standardeve tė produkteve qė ofron, pėr tė bėrė tė mundur eliminimin e barrierave teknike nė tregtinė midis vendeve.

Ergys Mėrtiri

 

 

 

Prodhimet organike shqiptare tė certifikuara prezantohen nė panairin e Nurenbergut

 

Shqipėria u prezantua pėr herė tė parė me prodhime organike, tė certifikuara nga organizma ndėrkombėtare, nė panairin mė tė madh qė u organizua ditėt e fundit nė Nuremberg tė Gjermanisė. Nė stendėn e shqipėrisė, "BioAlbania" u ekspozuan biznese tė industrisė shqiptare tė bimėve aromatiko-mjekėsore si dhe 6 kompani tė prodhimit tė vajit tė ullirit. Bimėt mjekėsore, qė janė njė biznes me mjaft interes nė tregjet e huaja prezantuan njė sėrė produktesh si bimė tė thata, esenca, kėrpudha dhe gėshtenja. Ministria e Bujqėsisė e ka konsideruar si njė sukses tė kompanive eksportuese pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė kėtė panair. Sipas saj, Shqipėria ėshtė shumė e preferuar pėr pasuritė e saj natyrore tė larmishme, ku bimėt aromatiko-mjekėsore zėnė njė vend tė veēantė. Ky panair ndihmoi nė promovimin e potencialit tė Shqipėrisė tek bizneset e huaja, pjesėmarrėse nė panair si dhe shkėmbimin e pėrvojės dhe vlerave mė tė mira tė stendave amerikane, kanadeze, japoneze dhe europiane.

 

 

 

EKONOMIA

 

 

Fillimisht, do tė nisin kreditė e ulėta, me nga 4-6 mijė euro, pėr bizneset me njė plan tė sigurt suksesi

 

 

Plani “Marshall”, kreditė e para qė kėtė vit

 

 

Nė kėtė proces pritet qė tė ketė njė rol tė rėndėsishėm edhe pushteti lokal me anė tė komunave dhe bashkive. Informacioni qė ato kanė mbi biznesin do tė jetė njė informacion qė do tė vlerėsohet nga pėrfaqėsuesit e fondit tė madh tė investimeve. Po ashtu, njė rol tė madh do tė ketė edhe agjencia pėr nxitjen e investimeve “Albinvest”, e cila do tė bashkėpunojė me qendrėn e kreditimit tė biznesit dhe informacioni do tė shkojė nė zyrat e fondit tė madh tė investimeve

 

Kreditė e para qė do tė jepen pėr biznesin shqiptar nga fondi i madh i investimeve, i iniciuar nga Banka Gjermane pėr Zhvillim, KfW, do tė jenė nga katėr deri nė gjashtė mijė euro. Tė dhėna nga Ministria e Ekonomisė dhe Energjitikės bėjnė tė ditur se, puna pėr detajimin dhe vėnien nė jetė tė programi ka nisur tashmė dhe kėtė projket tė madh e drejtojnė bankat dhe fondacionet qė janė autorė tė kėtij fondi. Ėshtė menduar tė jepen, fillimisht kreditė me vlerė monetare tė vogėl pėr tė bėrė njė kalim gradual tek kreditė deri nė dhjetė mijė euro, pėr shkak se ky do tė jetė njė proces i kujdesshėm, qė do tė ketė pėr qėllim kreditimin pėr tė ndihmuar nė rritjen ekonomike. Nė kėtė proces pritet qė tė ketė njė rol tė rėndėsishėm edhe pushteti lokal me anė tė komunave dhe tė bashkive. Informacioni qė kanė mbi biznesin do tė jetė njė informacion qė do tė vlerėsohet nga pėrfaqėsuesit e fondit tė madh tė investimeve. Po ashtu, njė rol tė madh do tė ketė edhe agjencia pėr nxitjen e investimeve “Albinvest”, e cila do tė bashkėpunojė me qendrėn e kreditimit tė biznesit dhe informacioni do tė shkojė nė zyrat e fondit tė madh tė investimeve. Pra, njė biznes qė do tė kėrkojė tė marrė njė kredi me anė tė kėtij fondi tė madh, do tė duhet tė ketė njė plan, i cili do tė argumentojė investimin e ri me anė tė kredisė qė kėrkon dhe po ashtu, do tė duhet tė ketė tė saktėsuar nė kėtė plan edhe detaje qė e bėjnė investimin e ri konkurrues dhe tė suksesshėm. Nė rast se biznesi do tė kėrkojė kredi, ai mundet tė marrė asistencė teknike, ē’ka nėnkupton njė plan biznesi tė ri nga banka gjermane KfW dhe me anė tė kėtij plani, ky biznes mund tė aplikojė pėr kredi. Kredia e parė ose kreditė e para mendohet qė tė nisin tė jepen qė nė fundin e kėtij viti dhe mė pas, nė vitin 2008 dhe nė vitin 2009 do tė vazhdojė ky proces  normalisht. Vendi ynė mendohet se do tė mund tė marrė rreth njėzet pėr qind tė tė gjithė totalit tė kredive qė fondi i madh i investimeve ka parashikuar tė japė pėr rajonin. Siē dihet, Banka Gjermane pėr Zhvillim, KfW dhe bankat e tjera pjesė tė kėtij fondi kanė parashikuar njė numėr kredish qė shkon nė rreth njėqind e dyzet mijė syresh dhe kėsisoj i bie qė vendi ynė tė mund tė marrė rreth tridhjetė mijė kredi pėr biznesin. Secila nga kėto kredi do tė ketė njė vlerė prej katėr deri nė dhjetė mijė euro dhe kjo gjė do tė varet nga biznesi qė e kėrkon dhe nga planet e tij tė invetsimeve. Siē dihet, vendi ynė po hyn nė njė fazė krej tė re tė ekonomisė se tij, ku ai, sė bashku me vendet e tjera tė rajonit do tė pėrfitojė kredi nga njė program kredish pėr biznesin, tė ofruara nga disa institucione financiare tė huaja, nėn drejtimin e Bankės Gjermane pėr Zhvillim, me qėllim rritjen e investimeve, prodhimit dhė tė punėsimit. Ky ėshtė quajtur njė plan i ri “Marshall” pėr rajonin, i ngjashėm pėr nga mėnyra dhe procedura me atė qė ndodhi nė Europėn e Pasluftės sė Dytė Botėrore.

 

Ē’ėshtė grupi bankar KfW?

Grupi bankar gjerman KfW bashkėpunon me Shqipėrinė qė prej vitit 1989. Vėllimi i pėrgjithshėm i kontributeve, qoftė nė formė kredie apo dhurate financiare kap vlerėn e 300 milionė eurove, kontributet vjetore luhaten mes 10 dhe 15 milionė eurove. Sektorėt mė tė rėndėsishėm tė veprimtarisė janė nė rrjetet e furnizimit me ujė, ai i ujėrave tė zeza, ai energjitik dhe nxitja e sipėrmarrjeve tė vogla. Por spektri i detyrave tė kėtij grupi bankar ėshtė shumė mė i gjerė. Dikur i njohur si Banka pėr Rindėrtimin/ Kreditanstalt für Wiederaufbau, grupi bankar KfW ėshtė banka nxitėse e Republikės Federale Gjermane. Nė pėrputhje me detyrat e tij, ky grup ndahet nė pesė njėsi: banka nxitėse, e cila nxit personat privatė nė fusha si: ndėrtimi, banimi, kursimi i energjisė, mbrojtja e mjedisit apo financimi i arsimimit; banka e firmave tė mesme, e cila financon krijuesit e firmave, personat qė punojnė pėr llogari tė vet dhe sipėrmarrjet e mesme; KfW Ipex-Bank financon projekte dhe eksporte tė pėrmasave tė mėdha dhe sė fundi, Banka pėr Zhvillimin, e cila mbėshtet bashkėpunimin financiar me vendet nė zhvillim. Dallimi i saj kryesor nga bankat e zakonshme ėshtė se, ndryshe nga bankat private qė punojnė pėr rritjen e fitimit, KfW-ja, nė radhė tė parė ka pėr qėllim nxitjen ekonomike nė Gjermani dhe nė Europė. Kjo detyrė dhe fushat e veprimtarisė sė saj ekonomike janė pėrcaktuar qartė nė ligj. Pėr rifinancimin e veprimtarisė sė saj KfW-ja merr kredi nė njė vėllim vjetor midis 50 dhe 55 miliardė eurove nė tregjet financiare ndėrkombėtare. Ajo ėshtė njė bankė me vlerėsimin A e trefishtė, renditja mė e mirė e mundshme qė japin agjencitė ndėrkombėtare tė vlerėsimit. Kjo ėshtė e mundur, sepse garantuesi i saj  ėshtė Republika Federale Gjermane. Edhe angazhimi nė vende si Shqipėria bėn pjesė nė misionin e KfW-sė. Ajo mbėshtet qė prej vitit '89 projekte tė ndryshme, kryesisht publike.

 

 

 

tabelė

 

 

Numri i kredive pėr rajonin                     140 mijė

 

Numri i kredive pėr Shqipėrinė               rreth 30 mijė

 

Kushtet e kredisė                                    plan investimesh pėr rritjen e aktivitetit

 

 

Zyrat nga do kalojė informacioni       bashki, agjenci shtetėrore dhe pėrfaqėsues  

                                       tė Fondit tė Investimeve

 

Vlera e kredive                                      nga 4-10 mijė euro

 

 

Drejtues i procesit                                KfW dhe bankat e tjera tė fondit

 

 

 

 

Kredia pėr ekonominė, 2,5 herė mė e lartė sesa parashikimi

 

 

 

Kredia pėr ekonominė nė Shqipėri, nė muajin e fundit tė vitit tė shkuar arriti tė jetė rreth shtatėdhjetė pėr qind mė e lartė se njė vit mė parė nė tė njėjtėn periudhė tė vitit. Afėrsisht, pėr ēdo muaj tė kėtij viti, duke nisur qė nga janari kemi patur njė rritje tė kredisė pėr ekonominė, me rreth pesė miliardė mė shumė se nė vitin e shkuar. Kredia e re ka arritur tė jetė nė total rreth pesėdhjetė e pesė miliardė lekė. Tė gjithė kėto tė dhėna janė bėrė tė njohura nga Banka e Shqipėrisė, e cila, pėrpos tė tjerash thotė se, fakti qė kredia pėr ekonominė ėshtė nė tė tillė tregues do tė thotė se ajo ėshtė njė ekonomi qė lėviz, por edhe mjaft e ekspozuar nga problemet qė mund tė shfaqė njė nivel i lartė kredie. Ndėr problemet thelbėsore qė mund tė vijnė nga niveli nė rritje i kredive ėshtė edhe rreziku i moskthimit tė tyre, ē’ka mund tė sillte njė  dobėsim tė menjėhershėm tė sistemit bankar. Nė fakt, niveli i kredive pėr ekonominė ka filluar tė rritet qė nga vjeshta e vitit 2005 dhe deri mė tani nuk ėshtė shfaqur asnjė problem. Ka shenja se biznesi dhe ekonomia nė tėrėsi kanė arritur njė shkallė tė atillė sa mund tė mos kenė probleme me kthimin e kredive. Po ashtu edhe bankat kanė arritur tė ngrejnė njė rrjet tė tillė analistėsh tė kredive, qė bėjnė tė mundur ruajtjen e ekuilibrave. Specialistė tė poltikave bankare thonė se, njė ekonomi qė merr kredi, tė cilat proporcionalisht rriten, do tė thotė se ajo ėshtė njė ekonomi nė zhvillim deri nė momentin qė sasia e kredive tė kėqija, domethėnė e kredive qė nuk kthehen nė afat, nuk rritet. Banka e Shqipėrisė ka shfaqur nė kohė tė ndryshme njė lloj skepticizmi dhe droje pėr rritjen e kredive dhe ka kėrkuar qė tė ngrihet njė zyrė informacioni pėr kreditė, e cila do tė bėnte tė mundur pasjen e njė regjistri apo tė njė baze tė dhėnash mbi klientėt dhe kreditė, duke mos rrezikuar kėsisoj qė njė klient tė mund tė marrė kredi nė banka tė ndryshme dhe ato tė mos kenė informacion. Po ashtu edhe njė klient qė do tė kishte treguar mosrespektim afatesh nė kthimin e njė kredie ndaj ashk banke, tė mund tė mos merrte kredi nga njė bankė tjetėr, kėshtu ai do tė futej nė njė rreth vicioz dhe mė pas, si nė njė zinxhir, sistemi bankar do tė futej nė njė qerthiuth tė tillė.

 

 

 

           

 

 

 

 

 

BOTA

 

 

Si i shikojnė banorėt dhe zyrtarėt e kėtyre vendeve marrėdhėniet mes tyre

 

Marrėdhėniet Siri-Izrael dhe

konflikti i Lindjes sė Mesme

 

Nė pėrpjekje pėr tė zgjidhur problemin e ndėrlikuar tė Lindjes sė Mesme, ēėshtja se me kė duhet tė diskutosh, kė duhet tė izolosh dhe sa publike mund tė bėhen kėto diskutime ėshtė me rėndėsi tė madhe. Tė marrim si shembull rastin e Sirisė dhe Izraelit, qė kanė qenė armiq qė nga krijimi i Izraelit nė vitin 1948. Kėto dy vende kanė zhvilluar luftėra, por kanė zhvilluar edhe bisedime pėr paqe, por ende nuk kanė arritur njė marrėveshje. Presidenti i Sirisė thotė se ka ardhur koha pėr negociata pa kushte. Izraeli kėmbėngul pėr kushte paraprake.

Pėr 70-vjeēarin Ramadan Ramadani, kjo ėshtė shtėpia e tij, njė banesė e thjeshtė mes tė fushave me pluhur, nė Quneitra pranė Lartėsive Golan dhe Ramadani dhe familja e tij kanė jetuar kėtu gjatė 50 vjetėve tė fundit. Ata ishin kėtu nė vitin 1967, kur Izraeli mori nėn kontroll kėtė rajon nga Siria. "Kur Izraeli vuri nė shenjestėr civilė u larguam nė njė fshat fqinj. Kur u kthyem i gjetėm shtėpitė plotėsisht tė shkatėrruara". Ramadani thotė se familja u largua pėr pak kohė, por u kthye kur mori fund konflikti. Ai thotė se nuk e ka problem qė thuajse askush tjetėr nuk jeton kėtu. Ai flet pėr shtėpinė e tij tė parė dhe pėr tokėn qė tani ėshtė pushtuar nga Izraeli dhe shpreson se, ndoshta njė ditė fėmijėt e tij do tė mund tė kthehen atje.

Quneitra ėshtė kryeqyteti i provincės Golan tė Sirisė. Pjesa mė e madhe e saj shtrihet nė anė tjetėr tė sė ashtuquajturės Vija e Kuqe, nėn kontrollin izraelit. Quneitra ėshtė pjesa e tokės qė Izraeli i ktheu Sirisė nė vitin 1974. Dikur ky ishte njė qytet i vogėl, plot gjallėri, por tani, disa dekada mė pas, ėshtė kthyer nė qytet fantazmė. Qeveria siriane e ka mbajtur Quneitran nė tė njėjtėn gjendje qė e mori nga Izraeli, tė shkatėrruar.

Zyrtarėt thonė se ky qytet shėrben pėr tė kujtuar shkatėrrimet e shkaktuara nga Izraeli. Analisti politik, Samir al Taqi kryeson qendrėn “Orient”, njė grup studimor nė Damask. Ai thotė se rimarrja e Lartėsive Golan ėshtė njė pėrparėsi kryesore pėr Sirinė: "Nėse shkon drejt jugut, 8 kilometra larg Damaskut do tė fillosh tė shohėsh pozicionet izraelite nė Malin Hermon dhe askush nuk mund tė qeverisė nė Damask pa pasur si pėrparėsi rimarrjen, nuk po them ēlirimin, por rimarrjen e Lartėsive Golan."

Siria ka zhvilluar nė tė kaluarėn bisedime me Izraelin pėr kthimin e Lartėsive Golan. Nė vitin 1991 Damasku mori pjesė nė bisedimet e Madridit pėr paqe nė Lindjen e Mesme. Pėrpjekje tė mėvonshme u zhvilluan nė vitin 2000, pa ndonjė arritje.

Nė vitet qė pasuan u bė a ditur se Siria dhe Izraeli kishin zhvilluar bisedime sekrete jozyrtare nė vitet 2004 dhe 2006. Ministri sirian i Informimit, Mohsen Bilal, i thotė ‘Zėrit tė Amerikės’ se, bisedimet sekrete nuk janė zgjidhje pėr problemin: "Gjithmonė kemi qenė kundėr negociatave tė fshehta. Ne negociojmė me nder nė mes tė ditės. Nuk kemi pėrse tė kėrkojmė tė fshihemi. Ne jemi shumė tė qartė. I filluam negociatat bazuar nė rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit dhe nė parimet e Madridit, tokė pėr paqe".

Ministri Bilal kėmbėngul se Siria ėshtė e gatshme pėr bisedime. Por ai thotė se Izraeli duhet tė jetė gjithashtu i gatshėm pėr njė marrėveshje dhe kjo nėnkupton zbatimin e rezolutave tė OKB-sė pėr tėrheqjen e plotė tė Izraelit nga territoret e pushtuara.  Pėr Sirinė, kjo nėnkupton Lartėsitė Golan. Zoti Bilal thotė se duhet tė arrihet njė marrėveshje nė njė kontekst mė tė gjerė pėr rajonin e Lindjes sė Mesme, ku tė pėrfshihet zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez, i cili, thotė ai, ėshtė thelbi i problemeve tė rajonit.

 

 

 

Samiti i Brukselit mbyllet me optimizėm

 

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, tha se Europa ėshtė nė njė pozicion drejtues nė luftėn kundėr ngrohjes globale. Zoti Barroso e bėri kėtė deklaratė, pasi udhėheqėsit e 27 vendeve tė Bashkimit Europian pėrfunduan samitin e tyre dyditor nė Bruksel, me njė marrėveshje shumė tė rėndėsishme pėr ndryshimin e klimės. Brenda 13 vjetėsh, BE-ja ka premtuar qė tė ulė me njė tė pestėn, emetimin e gazeve qė shkaktojnė efektin serė.

Gjithashtu, Bashkimi Europian premtoi tė rrisė konsumin e energjisė sė pėrftuar nga burime tė ripėrtėritshme, si nga djelli dhe era nga 7 pėr qind deri nė 20 pėr qind. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, qė drejton deri nė muajin qershor, tha se vendimi tregoi se BE-ja mund tė veprojė si njė e vetme.

Ajo iu bėri thirrje vendeve tė tjera tė botės qė tė ndiqnin shembullin pėr tė parandaluar njė katastrofė njerėzore.

 

 

Rumani

 

Kryeministri propozon shtyrje tė zgjedhjeve europiane

 

Kryeministri rumun, Kalin Tarikeanu, njoftoi dje se, do t'i propozonte qeverisė shtyrje tė zgjedhjeve europiane, tė parashikuara mė 13 maj, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve tė brendshme politike. "Njė shtyrje e zgjedhjeve europiane ėshtė e domsdoshme. Pėr kėtė arsye kam thirrur njė mbledhje tė qeverisė ditėn e hėnė pėr tė marrė njė vendim", - deklaroi Tarikeanu nė njė konferencė shtypi.

"Thirrja ime pėr fushatė serioze pėr zgjedhjet europiane nuk u mor parasysh dhe u duk se forcat politike ishin mė tepėr tė interesuara pėr manovra politikash", - shtoi ai. Asnjė datė tjetėr nuk propozohet pėr zhvillimin e kėtyre zgjedhjeve, tė parat e kėtij lloji nė Rumani, e cila u anėtarėsua nė BE nė janar tė kėtij viti.

Tarikeanu u shpreh dje, njė ditė pas kthimit nga Brukseli, ku kishte pėrmendur kėtė ēėshtje me eurodeputetėt liberalė.

 

 

Afganistan

 

Katėr tė vrarė, pas shpėrthimit tė njė bombe nė juglindje tė vendit

                                

Katėr ushtarė afganė tė lidhur me forcat e drejtuara nga SHBA-ja humbėn jetėn dje, pas shpėrthimit tė njė bombe artizanale nė juglindje tė Afganistanit, deklaruan zyrtarėt. Nė njė incident tjetėr, tė paktėn dy persona u vranė dhe katėr tė tjerė u plagosėn gjatė njė pėrleshjeje midis luftėtarėve tė dy komandantėve rivalė nė krahinėn perėndimore Ghor. Asnjė grup nuk e mori pėrsipėr shpėrthimin nė njė zonė tė izoluar nė krahinėn juglindore Khost, pranė kufirit pakistanez.

 

 

 

Kroacia mund tė hyjė nė BE edhe pa kushtetutė europiane

 

Kroacia do tė mund tė hyjė nė Bashkimin Europian edhe nėse anėtaret e bashkimit deri nė vitin 2009 nuk arrijnė tė merren vesh rreth kushtetutės europiane, konsideron kryeministri kroat, Ivo Sanader.

“Qeveria ka dėshirė qė inkuadrimi i Kroacisė nė BE tė pėrputhet me pėrfundimin e reformave institucionale dhe kushtetuese nė BE. Por edhe nėse kėto nuk bėhen ka mundėsi juridike qė Kroacia tė inkuadrohet nė BE, nėse i kryen tė gjitha detyrat”, -deklaroi Sanaderi, nė fillim tė seancės sė qeverisė kroate.

Ai theksoi se, gjatė vizitės dyditore nė Bruksel, fitoi mbėshtetje tė plotė nga europarlamentarėt, tė cilėt shprehėn dėshirėn pėr mbarimin e reformave nė Bashkimin Europian deri nė vitin 2008, me qėllim qė Kroacia kur t’i mbarojė negociatat, nė vitin e ardhshėm, tė hyjė nė BE.

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

 

Gati legalizimet e shtesave pa leje nė Tiranė, qė kanė ēuar dokumentacionin pėrkatės

 

Paraqiten nė KRRT 12 mijė shtesa pa leje

 

Lidhur me problemin e legalizimeve tė shtesave nė pallatet e banimit, deri tani ėshtė plotėsuar i gjithė dokumentacioni tekniko-ligjor pėr 24 tė tilla

 

Rildo Ngjela

 

Rreth 12 mijė vetėdeklarime tė objekteve tė paligjshme janė paraqitur deri tani, pėr t’u miratuar nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit (KRRT). Burime nga Agjencia e Legalizimit (ALUIZNI) shprehen se, numri i vetėdeklarimeve tė ndėrtimeve pa leje nė Tiranė arrin nė 96 529 tė tilla. Lidhur me problemin e legalizimeve tė shtesave nė pallatet e banimit, deri tani ėshtė plotėsuar i gjithė dokumentacioni tekniko-ligjor pėr 24 tė tilla. Procesi i legalizimit mbyll pėrfundimisht njė plagė tė rėndė sociale, por jo vetėm kaq. Si pasojė e informalitetit, nė tė gjithė vendin janė bllokuar mė shumė se 5  miliardė dollarė kolateral, tė cilat, po tė investohen do ta pėrmirėsojnė akoma mė shumė, jo vetėm jetėn e atyre banorėve qė jetojnė nė kėto zona, por tė tė gjithėve ne. Nga ana tjetėr, duke qenė tė palegalizuar alias tė paligjshėm, tė gjitha kėto zona nuk futeshin nė sistemin e taksave. Duke llogaritur se nė kėto  ndėrtime jetojnė afėrsisht 1/3 e popullsisė sė vendit, dilet nė pėrfundimin se, buxhetit dhe si rrjedhim qytetarėve iu mungon njė shumė e konsiderueshme tė hollash qė, nė rast se do tė ishin investuar vit pas viti do ishin shndėrruar nė investime dhe gjendja nė kėto zona nuk do tė ishte ajo qė paraqitet sot. Tashmė, numėrohen mbi 270.000 objekte tė vetėdeklaruara, nga tė cilat, vetėm pallatet me leje, me shtesa tė ndėrtuara pas vitit 1993 pėrbėjnė njė sipėrfaqe ndėrtimore prej rreth 7 milionė metrash katrorė, qė do tė thotė se, realisht janė mė shumė se 80.000 apartamente dhe mjedise me funksion social-ekonomik, tė cilat janė informale. Kėtu nuk pėrfshihen shtesat nė pallatet e ndėrtuara pėrpara vitit 1993. Pėr tė thjeshtuar procedurat pėr qytetarėt ėshtė aplikuar pėr legalizim nga ndėrtuesi ose nga njė banor nė emer tė tė gjithė banorėve tė pallatit. Pra, kanė hyrė nė proces mbi 350.000 pasuri familjare tė shtrira nė tė gjithė territorin e vendit.

Informatizimi

Njė aspekt tjetėr shumė pozitiv i kėtij procesi ėshtė edhe informatizimi i sistemit dhe hapja e tregut tė pronave, e cila futet si njė risi nė sistemin hipotekor shqiptar. Janė 350 mijė familje, tė cilat do tė regjistrohen tė parat nė sistemin e informatizimit tė hipotekave, gjė e cila do t’i hapė rrugėn zhvillimit tė tregut tė pronave, i cili pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė qė ende nuk ka filluar tė adaptohet nė ngjashmėri me vendet perėndimore, por pronat shiten e blihen nga individė dhe sekserė tė ndryshėm, gjė e cila, jo pak herė ka ēuar nė konflikte mes personave pėr shkaqe pronėsie, apo pėr parregullsi nė dokumentacione. Paketa financiare, e cila ėshtė shumė e favorshme pėr qytetarin dhe vetė procesin, realizimi i regjistrimit fillestar nga agjencia e legalizimeve, pėrdorimi i teknologjisė dixhitale pėr realizimin e kėsaj reforme tė madhe dhe shumė delikate, krijon mundėsi pėr tė prodhuar tė gjithė dokumentacionin teknik, si harta, genplane, planimetri nė rrugė dixhitale dhe njėkohėsisht, dixhitalizimin e tė gjithė dokumentacionit procedurial  tė procesit tė legalizimit si dhe krijimin e data base-s me tė dhėnat dhe dokumentacionin e legalizimit, data base me tė dhėnat dhe dokumentacionin zyrtar e tė certifikuar tė pronėsisė.

 

 

TAGLIO

 

Legalizimet, punohet pėr verifikimin nė terren tė objekteve pa leje tė vetėdeklaruara

 

Pėrfundojnė 8 850 dosje legalizimi

 

ELBASAN- Zyra rajonale e legalizimeve pranė Bashkisė sė Elbasanit ka mbyllur 8 850 dosje, nė pėrfundim tė fazės sė vetėdeklarimit tė objekteve pa leje. Aktualisht, specialistė tė kėsaj zyre kanė filluar verifikimin e blloqeve dhe marrjen e emrave nė terren. Sipas tė dhėnave nga kjo zyrė, deri tani, janė verifikuar 430 banesa, ndėrkohė qė grupet e punės po punojnė pėr plotėsimin e procesverbaleve tė konstatimit, plotėsimit tė genplaneve, tė cilėt mė pas do t'i bashkangjiten planvendosjes sė pėrgjithshme. Bėhet e ditur se, aktualisht, katėr grupe po punojnė nė terren, tė cilėt deri tani kanė verifikuar 7 blloqe formale dhe 5 zona informale. Ndėrkohė, janė matur 6 blloqe dhe njė zonė pilot, pasi ndodhet brenda vijės sė verdhė, me njė sipėrfaqe prej mė shumė se 5 ha. Inxhinieri artograf Maksim Gega tha ditėn e djeshme se, “aktualisht, zyra e legalizimeve pranė Bashkisė sė Elbasanit ka hasur edhe me disa probleme tė vogla”, pasi, sipas tij, ka persona qė i shmangen aplikimit tė legalizimeve, si dhe ka edhe nga ata tė cilėt nuk kanė aplikuar fare nė kėtė proces. Kėtu, po sipas Gegės, bėhet fjalė pėr njė numėr tė vogėl personash, pasi shumica e qytetarėve tė Elbasanit janė tė interesuar pėr procesin e legalizimeve. Nė lidhje me fazėn e parė tė procesit, atė tė vetėdeklarimit tė objekteve pa leje, inxhinieri Gega tha se, “disa herė kemi trokitur nė dyert e banorėve tė zonave informale, pėr t'i shtyrė ata drejt aplikimit pėr legalizimin e objekteve tė tyre, gjė qė besoj se ia kemi arritur”. Ndėrkohė, mėsohet se njė zonė nė periferi tė qytetit tė Elbasanit ėshtė mbyllur dhe ėshtė nė proces miratimi nė KRRTRSH. Zyra rajonale e legalizimeve, aktualisht ka gati tri blloqe pėr miratim.

 

 

MBUMK evidenton potencialet prodhuese tė fruta-perimeve pėr treg dhe eksport

 

Ministria e Bujqėsisė, nė bashkėpunim me drejtoritė rajonale tė bujqėsisė ka evidentuar potencialet prodhuese tė frutave e perimeve pėr treg tė brendshėm dhe eksport, nė 12 qarqet e vendit. Sipas burimeve nga kjo ministri, qėllimi i kėtij evidentimi ėshtė ofrimi i informacionit pėr potencialet prodhuese bujqėsore, pėr grupe tė interesuara, si tregtarėt me shumicė dhe pakicė, shoqatat e fermerėve, grupet prodhuese, fermerėt e prodhuesit individualė, pėr tregtimin e prodhimeve tė tyre. Specialistėt thanė se, puna pėr evidentimin e potencialeve tė prodhimit bujqėsor vendas ka konsistuar nė listimin e potencialeve prodhuese pėr kulturat perimore (sera dhe fushė tė hapur), patate, fruta, rrush, pėr treg tė brendshėm dhe pėr eksport, grumbullimin e tė dhėnave nė fshatra, duke evidentuar dhe listuar personat e kontaktit nė bazė komunash, rrethesh dhe qarqesh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

 

Festohet jubileu i artistit tė madh tė operės mes “gjėmimeve” tė dy orkestrave

 

 

Ermir Krantja, shumė arsye pėr ta festuar

 

 

Dhurata Hamzai

 

 

Tashmė qė ka mbushur plot 60 vjeē, Ermir Krantja, themelues orkestrash, drejtues i institucioneve mė tė rėndėsishme muzikore nė vend, gjen shumė arsye pėr ta festuar kėtė jubile. I ndihmuar nga kolegėt ai mundi qė tė gjejė njė mėnyrė origjinale qė kurorėzohet me shfaqjen e dy koncerteve, njė me orkestrėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, pėr tė cilin ka 6 muaj qė punon dhe tjetrin me orkestrėn Simfonike tė RTSH-sė, me njė titull: “Jubileu i njė artisti tė operės”. Tė shtunėn nė mbrėmje, publiku artdashės ka pasur rastin tė ndjekė mes duartrokitjeve tė shumta pikėrisht koncertin “Jubileu i njė artisti”, tė organizuar nė 60 vjetorin e dirigjentit tė njohur Ermir Krantja. Pėrmes njė intermezzo-je prej 6 minutash nga opera e Puccinit, “Manon Lescaut”, orkestra ka treguar gjithė plasticitetin e vet, duke magjepsur qė nė fillim pjesėmarėsit me notat e vala qė kanė buruar qė nga violina e parė e orkestrės sė TKOB-it, qė ka interpretuar njė koncert nga Sibelius. Mė pas ėshtė dėgjuar koncerti i fundit pėr Tedi Papavramin nė Shqipėri, kur ishte 13 vjeē, tė cilit iu rikthye sėrish njė vit mė parė nė Prishtinė e Shkup, po nėn drejtimin e Krantjes. Koncerti ka vijuar me pjesė nga baleti “Dashuria e magjepsur” i kompozitorit Manuel de Falla, qė ėshtė interpretuar nga mexosopranoja Vikena Kamenica. Nė “Jubileun e njė artisti”, Krantja e ka harmonizuar punėn me orkestrėn si asnjėherė mė parė. Nė kėtė koncert me pjesėmarrjen e violinistes Suela Piciri dhe mezzosopranos Vikena Kamenica, janė interpretuar nė mėnyrė dinjitoze pjesė nga G.Puccini- Manon Lescaut (Intermezzo), nga akti i III., J.Sibelius- Koncert pėr violinė e orkestėr nė Re minor, nga  Manuel de Falla- El amor brujo( Dashuri shtrigane), Introduzione e Scena, Dai gitani, La notte -Canzone delle pene d'amore, Lo spettro, Danza del terrore, Il cerchio magico, etj.

Ermir Krantja njihet si njė nga mjeshtrit e dirigjimit shqiptar. Ai ka punuar si dirigjent i orkestrės sė RTSH, dirigjent i orkestrės  sinfonike tė Shkodrės, ka  themeluar  Filarmoninė e Shkodrės, si dhe ka punuar si dirigjent dhe drejtor artistik nė Teatrin e Operas dhe Baletit, ku ka realizuar vepra kombėtare operistike e sinfonike. Tė shumta janė bashkėpunimet e Ermir Krantjes me orkestra tė njohura sinfonike si dhe me institucione artistike si Opera e San Franciscos, Metropolitan Opera (Nevv York). Ai ka drejtuar koncerte nė Kosovė, Greqi, Maqedoni, Turqi, Itali,  Zvicėr, Gjermani, Francė, USA, Republika Ēeke etj, ndėrsa ėshtė anėtar i akademisė se Teatrit Muzikor Evropian(Gjermani). Krantja ėshtė i pari dirigjent, qė i bėri tė njohur publikut shqiptar emra tė kompozitorėve si: Andrč Jolivčt, Benjamin Britten, Ricard Shtraus, Carl Orff, Jan  Sibelius, Artur Honneger, Emmanuele  Chabričr, Mannuel de Falla, Violeta Dinescu, Emile Axman, Loėell Liebermann, etj.  Ai ka njė repertor tė gjerė lirik e sinfonik, qė zė njė hapėsirė kohore nga paraklasikėt deri tek autorėt bashkėkohės. Pėr t'u pėrmendur janė realizimet kulmore dhe unike pėr nivelin e lartė profesional tė ekzekutimit, nė historinė e TKOB tė veprave tė njė vėshtirėsie madhore profesionale si: Premierat absolute: “Carmina Burana”(Karl Orff), ”Requiem (Mozart)”, Messia”(Haendel), ”Requiem Gjerman”(Brahms), ”Stabat Mater”(Pergolesi), tė gjitha, tė realizuara nė mėnyrė tė shkėlqyer, pikėrisht nė periudhėn e largimeve masive tė artistėve shqiptarė(1993-1996).  Shfaqjen e tij me kėtė koncert nė Tiranė artisti Krantja e quan si njė moment tė rėndėsishėm, autorefleksioni. Ai ka pohuar pėr gazetėn “TemA” se ndihet mirė qė kėtė koncert e dha nė TKOB, ku kaloi mbi 20 vjet tė jetės sė tij profesionale dhe artistike. “Kėtu unė krijova personalitetin, por nė thelb unė e mendoj kėtė shfaqje si njė moment autorefleksioni, qė mė shtyn gjithmonė pėr tė kthyer kokėn pas nėpėr kohėrat qė ikėn dhe njerėzit qė nuk janė mė. Duke punuar nėn hijen e rreptė tė babait tim, dirigjentit tė njohur Mustafa Krantja, i cili qė nė moshėn 4 vjeē e gjysmė mė nxiti tė studioja violinė e njė vit mė vonė piano, unė kam kaluar njė periudhė tė vėshtirė pėr tė mbėrritur deri kėtu”, thotė Krantja. Ndėrsa ai rrėfen se nė atė periudhė ka pėrjetuar dilemat e adoloshencės pėr tė zgjedhur mes muzikės dhe letėrsisė, nė moshėn 15 vjeēare opera "Kavalleria Rusticana" e drejtuar nga i ati Mustafa Krantja, e ka ēuar tek vendimi i prerė: tė bėhej dirigjent. Kėshtu nis rruga e mundishme artistike dhe 60 vjetorin Krantja nuk do ta kuptoj dot si ditėlindje qė nuk ka tė bėjė me profesionin. Krantja filloi punė si dirigjent pranė orkestrės sė RTSH-sė dhe bashkė me Ferdinand Dedėn realizuan sezone tė rregullta simfonike. Ka qenė bashkohės me njė brez qė nuk do t’i shpėtonin dot censurės sė Festivalit tė 11-tė tė Kėngės nė RTVSH. Kėshtu qė, pas kėtij festivali i biri i Mustafa Krantjes, Ermiri transferohet nė Pukė. Mė pas me ndihmėn e tė atit e ēojnė nė Shkodėr, ku ai krijoi orkestrėn filarmonike, zhvilloi koncerte simfonike, etj.

Dirigjenti Ermir Krantja qė prej vitit 1997 ėshtė nė profesion tė lirė. Ka dirigjuar orkestra nė Francė, Gjermani, Itali, Amerikė, Ēeki… dhe tė gjitha vendet e Ballkanit. Njė vit mė parė, nė bashkėpunim me Orkestrėn Kombėtare Ēeke, realizoi kolonat zanore tė dy serialeve italiane "Kjo ėshtė toka ime" i transmetuar nė kanalet Mediaset dhe "Ditė prej luani" nė Rai Uno, tė kompozuaranga Savio Riccardi (pėr shqiptarėt i njohur pėrmes serialit "Eliza e Rivombrozės"). Kontakti me Pragėn ishte njė nga ato ndjesitė qė Krantja e quan "sheqer i kripur". Atje zbuloi pse i ati e adhuronte Pragėn, pse ngulmonte aq shumė qė i biri ta njihte. Prej vitit 1992, kur shkoi atje pėr herė tė parė u pėrpoq qė tė drejtonte njė orkestėr ēeke dhe ia arriti vetėm pas 14 vitesh. Drejtoi njė orkestėr me 110 instrumentistė. Nė Pragė Ermirit  i ėshtė propozuar qė tė realizojė njė CD nė Londėr me 40 kolona zanore. Krantja “i Riu” aktualisht jeton nė Itali dhe mundohet tė ruajė mė shumė lidhjet me vendin. Ai vjen 2 apo 3 herė nė vit dhe drejton aktivitetet nė Tiranė. Me tė drejtė kėtė herė Ermir Mustafa Krantja duhej tė kthehej pėr tė festuar jubileun mes “gjėmimeve” tė dy orkestrave aq tė dashura pėr tė.

 

 

 

II

 

Drita Ēomo, njė lule e prerė nė degė

 

Klara Kodra

 

 

Ka talente qė nuk arrijnė tė shpėrthejnė nė tėrė lulėzimin e tyre, por vdekja apo rrethana tė tjera tė dhimbshme u presin shpėrthimin nė mes; ato mbeten pėrjetėsisht burbuqe me freskinė e pakrahasueshme tė burbuqeve, por nuk e njohin stinėn e pjekurisė. Kėshtu ndodhi me talentin e Drita Ēomos, sė bijės sė Liri Belishovės, lulėzimin e tė cilit e preu nė mes, nė fillim gardhi prej teli me gjemba i diktaturės (internimi, persekutimi), mė vonė kosa e egėr e vdekjes. E pra, ky talent premtonte shumė, siē dėshmon vepra autobiografike me titullin kuptimplotė “Dritė qė del nga humnera”, njė prozė midis dokumentit historik dhe njerėzor dhe artit dhe njė tufė lirikash, shkėndijat e para tė individualitetit krijues tė Dritės, tė gjitha kėto tė botuara pas vdekjes sė vajzės nga e ėma. Proza e saj ėshtė e thjeshtė, koncize, po aq shprehėse nė thjeshtėsinė e saj ku merr frymė jeta; lirikat e saj janė tė freskėta, tė ndjera, trajtojnė tema ekzistencialiste si dashuria, vdekja, kuptimi i jetės, vizatojnė skica tė shpejta peizazhi, janė shkruar nė varg tė thyer apo tė lirė e megjithatė kanė njė muzikalitet tė vetin. Shkrimet e Dritės mė bėnė pėr vete me ato veēori qė kanė dhe me potencialin qė fshehin dhe prandaj u josha t’i pėrkthej nė italisht me atė kujdes dhe dashuri qė meritojnė duke ia nėnshtruar njė procesi tė vėshtirė rikrijimi.

Po u frymėzova gjithashtu nga jeta tragjike e Dritės dhe nga njė sfidė qė i bėn ajo fatit pėrmes artit (“Ku ėshtė vdekja, s’ėshtė arti”, - thoshte Romen Rolani. – Tė krijosh do tė thotė tė vrasėsh vdekjen) – u frymėzova, pra, qė t’i kushtoj edhe njė poezi si femra femrės, poetja poetes, shqiptarja shqiptares. Kėtė poezi mund ta lexoni tani:

 

Lules qė nuk shpėrtheu

 

Vitet kalojnė

e nuk tė plakin dot,

ti, gonxhe qė s’u bėrė kurrė lule,

po qė stuhisė ballin s’ia

                                       pėrkule.

 

Vitet kalojnė

Dhe ti ike pa ardhur dallėndyshet

Sot

mund tė ishe nėnė,

Mund tė ishe gjyshe,

Mund tė rrethoheshe nga fėmijė plot.

 

 

Ti qė kėnga pėr gjysėm t’u

                                       ndėrpre

mund tė ishe sot edhe poeteshė,

mund t’i kėndoje dritės si laureshė,

...po nuk je mė. 

 

Nėna jote

dhe unė qė kurrė s’tė njoha

mlodhėm reshtat e tua tė zeza

                                              si farė

dhe unė po i mbjellė tani nė tjetėr

                                                    arė

me shpresė qė nė kallinj t’i shndėrrojė

                                                       koha.

 

 

 

III .

 

 

Vjenė/ Mustafaj-Velaj, takohen nė njė dialog arti

 

 

Ndėrsa njė takim i bukur pėr nga ambjenti dhe interesant nga pjesėmarrėsit u zhvillua tė premten nė Vjenė. Ministri Besnik Mustafaj dhe piktori shqiptar Fatmir Velaj gjetėn kohėn tė shkėmbenin idetė e tyre mbi artin, kulturėn dhe ndikimin e tyre nė shoqėri.

Ky takim u zhvillua nė ekspozitėn e Fatmir Velajt e cila ndodhet e hapur qysh nga data 28 nėntor 2006 nė ambjentet e ambasadės sė Shqipėrisė nė Vjenė. Z.Mustafaj i njohur mė parė me aktivitetin ndėrkombėtar tė artistit Velaj nuk do ta fshihte kėnaqėsinė e tij qė ju dha mundėsia tė shihte disa nga punėt e fundit tė krijimtarise artistike tė artistit vlonjat. Velaj i dhuroi ministrit shqiptar katalogėt e ciklit tė ekspozitės “Good morning, Balkan”. Nga ana e tij z. Mustafaj i dhuroi Velajt librin e tij, tė pėrktheyr nė gjermanisht "Kleine saga aus dem kerker".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE

 

Tė drejtat ligjore tė ēifteve tė pamartuara ēorientojnė evropianėt

 

Mijėra italianė dolėn nė rrugėt e Romės pėr tė treguar mbėshtetje ndaj legjislaturės sė propozuar qė u jep tė drejta ligjore ēifteve tė pamartuar, pėrfshi homoseksualėt.

Demonstruesit u mbollėn nė sheshin Farnese dje pėr ti bėrė thirrje parlamentit italian tė miratojė projekt-ligjin qė do tė lejojė ēiftet e pamartuara tė kenė tė drejta pėr ēėshtje si trashėgimia. Muajin e kaluar, kabineti i kryeministrit italian Romano Prodi miratoi projektligjin i cili duhet tė miratohet tani nga parlamenti pėr tu kthyer nė ligj.

Projektligji ka shtuar tensionet nė koalicionin e qėndrės sė majtė tė zotit Prodi dhe pėrballet me opozitė tė fortė nga shumė ligjvėnėns katolikė. Kisha romake ka kundėrshtuar njohjen ligjore pėr ēiftet e pamartuara ndėrsa pėrkrahėsit e projektligjit akuzojnė Vatikanin se po ndėrhyn shumė nė politikėn italiane

Edhe britanikėve “u del nga zemra” martesa

Statistikat e fundit tregojnė se numri i britanikėve qė vendosin tė martohen ka rėnė nė shifrėn mė tė ulėt qė prej 111 vjetėsh. Grupet e opozitės duke pėrfituar nga kėto shifra akuzojnė qeverinė se janė politikat e saj, pėrgjegjėse pėr zhvlerėsimin e martesės.

Ekspertėt sugjerojnė se numri i martesave do tė bjerė edhe mė shumė, nėse qeveria planifikon t'u japė ēifteve qė bashkėjetojnė, tė njėjtat tė drejta, sikurse edhe ēifteve te martuara. Njė tjetėr statistikė qė po njeh rritje ėshtė edhe numri i individėve qė vendosin tė mos martohen kurrė. Studimet mė tė fundit tregojnė se nė Britani numri i tė rinjve qė vendosin tė mos krijojnė lidhje serioze, ėshte mė i madh se numri i vajzave qė vendosin ta bėjnė kėtė.

Por cilat janė arsyet? Kjo pyetje pritet qė tė hapė debate me pasoja jo tė vogla politike nė tė gjithė Evropėn.  

 

 

 

Jasper Johns, publikohen 84 punimet mė tė famshme tė amerikanit

 

Punimet e njėrit prej artistėve mė tė rėndėsishėm bashkėkohorė amerikanė janė ekspozuar nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Washington. Ekspozita pėrqėndrohet nė vitet e formimit artistik tė 76-vjeēarit Jasper Johns.

Mes punimeve tė ekspozuara ka edhe imazhe tė njohura, por disa prej tyre duken vepra tipike abstrakte. Tė tjera janė njė kombinim i objekteve, simboleve, apo fjalėve, me ngjyrat: "Mund tė thuhet se pikturat e Johnit janė midis rrymės abstrakte dhe asaj realiste"... thotė punonjėsi i muzeut, Xhefri Weiss, i cili zgjodhi 84 punime pėr ekspozitėn e titulluar “Jasper Johns: Alegoria e pikturės”.

Tė gjitha punimet janė krijuar gjatė 10 vjetėve tė parė tė karrierės artistike tė Johnit. "Dekada e parė ėshtė ajo qė ne e mendojmė si periudha mė e rėndėsishme e punės sė Xhonit. Janė vitet kur u krijua pjesa kryesore e punimeve tė tij, qė kanė patur ndikim tė thellė nė historinė e artit", thotė Weiss.

John ishte 25 vjeē kur filloi tė reflektonte mbi pėrdorimin e ngjyrave dhe tė imazhit nė pikturė. Mėnyra e tij e pikturimit tė njė objekti ėshtė vendosja e tij nė tė gjithė sipėrfaqen e telajos, duke e bėrė atė vetė objekt tė telajos. Piktura dhe vizatime tė tjera tė objekteve janė thuajse plotėsisht abstrakte. Disa prej tyre paraqesin vetėm fragmente tė trupit. "Copat e allēisė mbi pėlhurė, janė pjesė tė trupit qė e paraqesin atė si objekt tė dhunės".

Johns ekspoloron me artin e tij kuptimin e ngjyrave dhe tė gjuhės mbi pėlhurė. Ai zbulon metoda mekanike tė pikturimit, duke pėrdorur vizoren nė funksionin e kompasit, duke e lėvizur atė mbi njė bosht, pėr krijimin e njė rrethi, ose harku. Nė vitin 1962, ai paraqiti pėr herė tė parė figurėn njerėzore nė veprėn e tij. "Kur Johns e rikrijon figurėn, duke e shtypur me duart dhe me faqen e tij pėlhurėn, ai nė fakt na paraqet njė formė tė re figuracioni nė krijimin e artit. Kjo formė e re nuk ka tė bėjė me vizatimin, apo pėrfaqėsimin e objektit sipas metodės konvencionale. Ajo krijohet thjesht nėpėrmjet shtypjes dhe printimit mbi pėlhurė".

Johns kombinon temat qė ai i ka eksploruar nė mėnyrė individuale, nė punime me pėrmasa tė mėdha, si “Sipas Kujt” dhe “Zhytėsi”. Kjo e fundit paraqet njė objekt tė pjesshėm, tė krijuar pikėrisht me njė vizore rrotulluese, printin e duarve tė tij dhe vizatimin e emrave me ngjyra. Piktura “Zhytėsi” ėshtė njė shembull i mirė i metodės sė pikturimit, qė i kombinon tė gjitha motivet nė vetvete. Ai na tregon me veprėn e tij se kėto motive merren tė gjitha sė bashku, duke krijuar nė fund njė pikturė tė vetme, siē ėshtė “Diver”, apo “Zhytėsi”.

Por vetė piktori Jasper Johns nuk e tregon arsyen pėrse ai kombinon objekte tė ndryshme nė pikturėn e tij, madje ai nuk pranon aspak tė flasė pėr veprėn e tij. Ai ka teorinė qė arti ka gjuhėn e vet tė shprehjes.