Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIALI

 

 

 

Kur qytetarėt i thonė  “Mjaft” keqpėrdorimit politik

 

Armand Shkullaku

 

Lėvizja Mjaft nuk arriti edhe njėherė dje pasdite tė organizojė njė protestė tė fuqishme qytetare, megjithė fushatėn pėrgatitore dhe suportin e vazhdueshėm tė opozitės shqiptare. Aktivistėt e kėsaj lėvizjeje si dhe nėndega e tyre e Aksionit Civil mundėn tė mbledhin rreth vetes disa dhjetėra tė rinj dhe njė grup tė pėrhershėm veteranėsh, qė nuk mungojnė asnjėherė nė tubimet e opozitės.

Pėr kėtė rėnie tė pėrkrahjes qytetare ndaj iniciativave tė lėvizjes Mjaft ka patur mjaft komente, qė nisin nga pėrdorimi politik dhe deri te “privatizimi” i saj vetėm nga disa individė. Si mund tė shpjegohet qė njė lėvizje e tillė, qė fitoi simpatinė e tė gjithė shqiptarėve qė nė fillimet e saj, qė ia doli tė mbledhė mijėra e mijėra njerėz pas tragjedisė sė 9 janarit apo nė dhjetėra protesta tė tjera anembanė vendit, sot mezi arrin tė tėrheqė rreth vetes njė grusht simpatizantėsh tė Partisė Socialiste? Pėrdorimi politik, protagonizmi, pėrfshirja e individėve me interesa tė caktuara politike, ngushtimi i objektit tė lėvizjes, njėanshmėria, etj, mund tė jenė elementė tė diskutueshėm qė shpjegojnė kėtė rėnie. Por ato nuk janė vendimtarėt. Qė lėvizja Mjaft tė bjerė nė kėtė nivel tė mbėshtetjes qytetare, ka njė arsye mė tė fortė.

Kjo arsye duhet kėrkuar tek abuzimi me tė drejtėn dhe tė vėrtetėn qė ka ēuar nė zvenitjen e besueshmėrisė tė lėvizjes Mjaft. Njerėzit nuk dalin nė shesh pėr tė protestuar, sepse Erion Veliaj mendon se demokracia ėshtė nė rrezik, as sepse Mustafa Nano ėshtė bindur tash sa vjet se Berisha pėrbėn kėrcėnim pėr shqiptarėt, as edhe sepse Andrea, Endri, Besiani dhe Edi japin alarmin e instalimit tė totalitarizmit. Njė situatė e tillė nuk mund tė krijohet, qoftė edhe nė sinkron me opozitėn, me pahir. Ajo duhet tė mbarset, tė ekzistojė realisht, tė ndihet nė atmosferė, tė peshojė nė jetėn e qytetarėve, qė t’i detyrojė ata tė dalin nė rrugė. Nė Shqipėri njė situatė e tillė nuk ekziston ose nuk ėshtė nė ato pėrmasa sa t’i bėjė qytetarėt tė lėnė shtėpitė e tyre dhe tė derdhen shesheve pėr tė protestuar. Sigurisht qė ka probleme tė shumta, ka shtresa sociale me probleme, ka grupe tė konsiderueshme individėsh tė prekur nga shkelje tė shumta tė pushtetit tė ri, ka abuzime dhe shenja korrupsioni, ka nėpėrkėmbje tė drejtash, pėrplasje institucionesh, tentativa autoritarizmi, por nuk ka njė pakėnaqėsi popullore nė njė shkallė tė tillė qė tė justifikojė alarmin e sforcuar tė lėvizjes Mjaft. Nuk ka njė trysni tė tillė nga pushteti sa tė ēojė nė njė kundėrreagim proteste apo revolte masive, ndaj dhe drejtuesve tė lėvizjes dhe Aksionit shpeshherė do t’iu duhet tė bėjnė thirrje e tė shpėrndajnė sms pėr tė rritur pjesėmarrjen.

Ky ėshtė elementi kryesor qė pėrbėn ēelėsin e njė lėvizjeje-protestė qytetare. Por nė rastin e grupimit Mjaft, ka edhe faktorė tė tjerė qė e reduktojnė suportin shoqėror. Njė nga kėta ėshtė edhe mungesa e objektivitetit. Nė asnjė rast tė vetėm drejtuesit e kėsaj lėvizjeje nuk kanė evidentuar njė aksion pozitiv tė qeverisė apo njė veprim tė kritikueshėm tė opozitės. Shfaqja mė e pabesueshme ishte pak ditė mė parė, kur raporti i Komisionit Evropian, mė pozitivi deri mė sot i hartuar pėr Shqipėrinė, u paraqit nga drejtuesit e Mjaft-it si mė i ashpri kundėr qeverisė. Ky rast abuzimi dhe shumė tė tjerė, nė njė kohė kur njerėzit kanė mundėsinė tė marrin informacion tė paanshėm, e ul ndjeshėm besueshmėrinė e kėsaj organizate. Dhe aq mė pak i jep asaj tipare tė tilla pėr tė frymėzuar qytetarėt tė dalin nė protesta.

Fakti se pėr tė ekzistuar dhe pėr tė thithur sa mė shumė fonde, mjaft OJF kanė nevojė ta servirin aktivitetin e tyre si tė zhvilluar nė vende problematike, nuk e bėn Shqipėrinė detyrimisht njė vend tė tillė. Alarmi i ekzagjeruar pėr asgjėsimin e demokracisė, thirrjet pėr tė shpėtuar institucionet, kėrcėnimi i lirive dhe hapėsirave demokratike, duke e tejkaluar cakun e sė vėrtetės dhe tė sė drejtės rrezikojnė tė shndėrrohen nė apele patetike dhe qesharake. Ato mė shumė sesa me shqetėsimet e qytetarėve, janė nė sinkron me njė strategji tė pashpallur tė Edi Ramės pėr krijimin e njė klime shkeljesh dhe dhunimesh, pėr tė sensibilizuar ndėrkombėtarėt nė atė qė mendohet si pika mė e dobėt e Berishės. Pėrpjekja e Mjaft-it nė kėtė drejtim duket se nuk i pėrgjigjet shqetėsimeve tė qytetarėve, por njė platforme pėr tė lanēuar nė politikė njė grupim tė ri pranė opozitės. Do tė qe mė e ndershme qė vetė drejtuesit e kėsaj lėvizjeje tė pranonin kėtė dhe nuk do tė ishte ēudi qė tė kishin shumė mė tepėr pasues.

Por me mėnyrėn qė kanė zgjedhur, edhe protestat e ardhshme ka tė ngjarė tė jenė si ajo e pasdites sė djeshme pėrpara Kryeministrisė. Pėrsa kohė qė realiteti qė vizatojnė drejtuesit e Mjaft-it nuk i pėrgjigjet atij qė jetojnė qytetarėt, edhe alarmi i tyre nuk i ngre dot nė kėmbė qytetarėt.

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

 

Ulet buxheti i bashkisė, nė 2007-ėn do tė ketė 5 milionė dollarė mė pak, pasi nuk janė vjelė taksat

 

 

Nuk mbledh taksat, Edi Rama falimenton Bashkinė e Tiranės

 

Ferdinand Poni: “Nė buxhetin e Bashkisė sė Tiranės, pėr vitin e ardhshėm do tė ketė 5 milionė dollarė mė pak, sepse kryetari i saj nuk ka qenė i aftė tė mbledhė taksat e ndikimit nė infrastrukturė, gjė qė do tė reflektohet nė buxhetin e vitit tė ardhshėm. Pra, vitin e ardhshėm, qyteti i Tiranės do tė ketė 5 milionė dollarė mė pak investime nė rrugė, parqe infrastrukturė etj.”

 

 

Edi Rama nuk ka mundur tė mbledhė dot taksėn e infrastrukturės dhe si rrjedhim, kryeqyteti do tė ketė nė buxhetin e tij pėr vitin e ardhshėm 5 milionė dollarė mė pak, tė cilat do tė ndikojnė nė mungesėn e investimeve. Mbledhja e djeshme e kėshillit bashkiak ėshtė karakterizuar me debate tė ashpra mes anėtarėve tė kėshillit bashkiak tė tė dy krahėve tė politikės. Anėtarėt e Kėshillit Bashkiak Demokrat kanė propozuar qė nė buxhetin e vitit tė ardhshėm tė mos miratohen shifra fiktive, pasi Edi Rama, nuk ka mundur tė mbledhė taksėn e ndikimit nė infrastrukturė, kjo pėr arsye se kohė pas kohe ka bllokuar mbledhjet e KRRT-sė. Kėshilltari demokrat nė kėshillin bashkiak, Ferdinand Poni, nė njė prononcim pėr gazetėn “Tema” u shpreh se kjo qė ka bėrė Edi Rama, mund tė quhet njė “falimentim” i Bashkisė sė Tiranės dhe pėrgjegjės kryesor pėr kėtė ėshtė kryetari i saj. “Kjo qė ka bėrė Edi Rama, mund tė quhet me plot gojėn njė falimentim i Bashkisė sė Tiranės dhe pėrgjegjės kryesor pėr kėtė situatė ėshtė vetė kryetari i saj. Nė buxhetin e Bashkisė sė Tiranės, pėr vitin e ardhshėm do tė ketė 5 milionė dollarė mė pak, sepse kryetari i saj nuk ka qenė i aftė tė mbledhė taksat e ndikimit nė infrastrukturė, gjė qė do tė reflektohet nė buxhetin e vitit tė ardhshėm. Pra, vitin e ardhshėm, qyteti i Tiranės do tė ketė 5 milionė dollarė mė pak investime nė rrugė, parqe infrastrukturė etj”,- tha Poni. Pėrgjatė gjithė vitit, me urdhėr tė Kryetarit tė Bashkisė, Edi Rama, mbledhjet e Kėshillit Bashkiak janė sabotuar sistematikisht dhe kjo ka ardhur pėr arsye se, pas zgjedhjeve tė tre korrikut, shumica e anėtarėve tė kėtij i organizmi i kaloi maxhorancės. Rama shkoi deri aty, sa nė njė moment tė pakontrolluar shuajti dhe dritat e sallės ku do tė zhvillohej njė nga mbledhjet. Anėtarėt e kėshillit bashkiak nė bashkinė mė tė madhe tė vendit, pėr kėtė situatė kanė fajėsuar kreun e saj, Edi Rama, i cili qė pas zgjedhjes sė tij nė krye tė PS-sė, e ka vėnė edhe bashkinė nė skalionin e opozitės, duke u munduar tė sabotojė tė gjitha investimet pėr kryeqytetin, pėr ta paraqitur kėtė mė pas si njė dėshtim tė maxhorancės.

 

 

 

 

Aksioni Civil proteston para Kryeministrisė

 

Aksioni Civil organizoi ditėn e djeshme protestėn e planifikuar para Kryeministrisė pėr tė protestuar ndaj autoritarizmit tė kryeministrit, Sali Berisha. Rreth 50 qytetarė iu bashkuan pėrfaqėsuesve tė lėvizjes MJAFT nė kėtė protestė.

Nė njoftime tė ndryshme paraprake, organizatorėt kishin ftuar pothuajse ēdo kategori tė zhgėnjyer nga premtimet e qeverisė qė tė merrnin pjesė nė kėtė protestė dhe ata duket se i janė pėrgjigjur ftesės sė tyre, e cila prej mė shumė se disa javėsh reklamohet nėpėr rrugė dhe media. “Demokracia ėshtė shumė e shtrenjtė pėr t’u lėnė vetėm nė duart e qiraxhiut tė godinės kryeministrore”, - iu drejtua tė pranishmėve Mustafa Nano, njė prej themeluesve tė Aksionit Civil. “Kjo e keqe nuk ka ndodhur as pėr hir tė mazhorancės, qė deklaron tė jetė mbledhur sot grusht me kryeministrin, as pėr hir tė opozitės qė vazhdon tė vajtojė pushtetin e humbur, por kjo e keqe nuk ka ndodhur, pasi nė kėtė vend ka qytetarė dhe institucione tė rėndėsishme kushtetuese qė vazhdojnė t’i rezitojnė ēdo lloj autoritarizmi”, - tha Nano.

 

 

Parlamenti Rinor: Presidenti tė reagojė pėr korrupsionin nė drejtėsi

 

Pėrfaqėsues tė Parlamentit studentor protestuan dje para dyerve tė KLD-sė, nėn sloganin “Thuaj po pastrimit tė gjyqėsorit”. Tė indinjuar nga njė sėrė raportesh tė organizatave ndėrkombėtare pėr shkallėn e lartė tė korrupsionit, dhjetėra tė rinj u mblodhėn pėr herė tė parė para KLD-sė, me njė banderolė gjigante nė duar, e cila kėrkontė pastrimin tė kėtij institucioni tė korruptuar.

Kreu i kėsaj lėvizjeje, Endri Shabani, theksoi se “Peticioni do t’i drejtohet si njė apel i fundit presidentit, Alfred Moisiu, qė nė fund tė mandatit tė tij t’i thėrrasė ndėrgjegjes sė tij civile dhe t’i hapė rrugėn reformės nė gjyqėsor. Ky peticion do t’i drejtohet dhe parlamentit shqiptar dhe, nėse do tė ndeshė nė neglizhencė, atėherė protestat e mijėra tė rinjve do tė pėrshkallėzohen nė dyert e institucioneve mė tė korruptuara nė vend", - shtoi Shabani. Sipas drejtuesit tė kėsaj lėvizjeje, Parlamenti Studentor ka pėrgatitur njė sėrė kėrkesash, tė cilat do t’ia drejtojė sė shpejti Presidentit tė Republikės nė njė takim tė afėrt qė do tė zhvillohet me kėtė tė fundit.

A.A

 

 

Petrit Beci zgjidhet drejtor i ri i RTVSH-sė

 

Kėshilli Drejtues i Radiotelevizionit ka zgjedhur ditėn e djeshme drejtorin e Pėrgjithshėm tė Radiotelevizionit. Ai ėshtė Petrit Beci dhe arriti tė zgjidhej nė kėtė post, pas dy raunde votimesh. Nė tė parin, ai arriti tė merrte dy vota pėrkundrejt tre votave, tė kandidatit tjetėr, Agron Aranitasi. Pasi nuk u arrit shumica e cilėsuar prej pesė votash, anėtarėt e KD-sė diskutuan sėrish dhe vendosėn qė kandidatura tė pėrzgjidhej me konsensus. Nė votimin e dytė, Beci mori gjashtė vota, duke u zgjedhur drejtor i ri. Para pak ditėsh, Kėshilli Drejtues votoi me gjashtė vota pro pėr shkarkimin e drejtorit tė mėparshėm, Artur Zhejit, duke e argumentuar kėtė shkarkim me situatėn aktuale nė mediat publike shqiptare.

Pėr tė zgjedhur drejtorin e ri tė Radiotelevizionit duhet shumica e cilėsuar e votave nga anėtarėt e Kėshillit Drejtues. Secili nga kandidatėt ka paraqitur dhe nga njė platformė tė tijėn pėr reformimin e kėtij institucioni, qė ėshtė marrė nė shqyrtim sė bashku me CV-nė e tyre.

Beci ėshtė njė nga emrat mė tė njohur nė fushėn e kinematografisė dhe tė televizionit. Prej vitesh angazhohet si drejtor filmi nė Kinostudion “Shqipėria e Re”, nėndrejtor i Kinostudios, Drejtor i “Albafilm”-it, nėndrejtor e mė pas drejtor nė Departamentin e Filmit nė TVSH, drejtor nė disa televizione tė njohur, si nė televizionin “Klan”, dhe “Top Channel”. Aktualisht, nėndrejtor i pėrgjithshėm pranė TV kombėtar “Klan”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, komenton raportin e Komisionit Evropian

 

Topalli: “Na duhet bashkėpunim pėr reformat”

 

“Ndiej kėnaqėsi qė nė kapitullin pėr Kuvendin raporti thekson: Roli i Parlamentit si institucion qendror, politik ėshtė rritur nė vazhdimėsi”

 

Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, tha ditėn e djeshme se raporti i Komisionit Evropian ėshtė i vlefshėm pėr Kuvendin. Ajo tha se qė tė zbatohen reformat e kėrkuara nga KE-ja, ėshtė i nevojshėm bashkėpunimi politik i tė gjithėve. “Duke konsideruar se reformat janė tė shenjta, reformat janė emergjente, ato janė sfida, nė raportin e BE-sė gjej njė sugjerim, qė unė uroj tė lexohet me seriozitet e pėrgjegjėsi kombėtare. Pėr reformat, qė progresi tė jetė edhe mė i madh, edhe mė i suksesshėm kėrkohet njė bashkėpunim politik i tė gjithėve”, - tha Topalli.

“Ndiej kėnaqėsi qė nė kapitullin pėr Kuvendin raporti thekson: “Roli i Parlamentit si institucion qendror, politik ėshtė rritur nė vazhdimėsi”. Ėshtė njė konstatim serioz i KE-sė, kur nė raport shprehet: “Raportet mes parlamentit dhe organeve tė tjera kushtetuese kanė qenė tė pėrshtatshme dhe efektive”.

Ėshtė po aq inkurajuese, kur lexoj nga BE-ja se:

“Komisionet Parlamentare nė Procesin e Integrimit Evropian kanė qenė shumė aktive.”, apo: “Puna eficiente e komisioneve dhe e seancės plenare ka lejuar parlamentin tė trajtojė me efektivitet edhe ligje si ai i buxhetit 2006-tė.”

Ndihem mirė, kur KE-ja vlerėson se: “Transparenca e punės sė Kuvendit ėshtė rritur”. Si arritje e standardeve nė fushėn e supervizionit tė mediave, nė raport thuhet: “Ndryshimet nė KKRT e KDRTV me pėrfshirjen e ekspertėve dhe shoqėrisė civile do ta bėjnė mbikėqyrjen e mediave mė pėrfaqėsuese dhe mė eficiente.” Por ajo qė tė gjithė deputetėve i bėn mirė, ėshtė se jo vetėm: “Parlamenti ka marrė njė rol politik tė plotė qendror” nė reforma, por edhe: “Parlamenti ka bėrė pėrmirėsime edhe nė operimet teknike”, domethėnė nė procedurat e jetės sė pėrditshme parlamentare”, - tha Topalli. Ajo tha se ky dokument ėshtė njė ndihmesė e madhe pėr tė gjitha institucionet. “Pa pretenduar tė nxjerr konkluzionet e raportit, tė cilat duken gjithsesi tė qarta pėr secilin, unė do dėshiroja tė shprehja vlerėsimin pėr ndihmėn qė ky dokument i pėrvitshėm jep pėr tė gjitha institucionet, pėr politikėn e shoqėrinė shqiptare, pėr orientimin e pėrpjekjeve nė drejtim tė integrimit. Por nuk mund tė lė pa theksuar se orientimi mė i qartė pėr Kuvendin ėshtė arritja e njė klime bashkėpunimi dhe jo konfrontimi pėr realizimin e reformave madhore, tė specifikuara dhe tė mbėshtetura nga raporti”, - deklaroi kryetarja e Kuvendit.

F.Mejdini

 

Pėr mbėshtetjen dhe angazhimin nė luftėn kundėr dhunės nė familje dhe trafikut njerėzor

 

Koalicioni kundėr Trafikimit, letėr mirėnjohjeje Topallit

 

Pėrfaqėsuesit e Koalicionit Kundėr Trafikimit, rreth 12 gazetarė nga mediat mė tė njohura ndėrkombėtare si, AFP, APTN, “The Guardian”, “Deutsche Welle” e tė tjera i dorėzuan ditėn e djeshme kryetares sė Kuvendit njė letėr mirėnjohjeje pėr mbėshtetjen dhe angazhimin e saj luftėn kundėr dhunės nė familje dhe kundėr trafikut tė qenieve njerėzore, si dhe pėr kontributin e saj personal nė mbrojtje tė tė drejtave tė fėmijėve. “Dhuna nė familje dhe trafikimi i qenieve njerėzore, veēanėrisht i fėmijėve, janė krime serioze dhe duhet tė trajtohen si tė tilla. Ndaj mendoj se edhe masat ndaj kėtyre krimeve duhet tė jenė nga mė tė rėndat. Duhet tė shohim rrėnjėt e kėtij problemi, nė mėnyrė qė tė eliminojmė kėtė fenomen. Ne jemi tė angazhuar tė luftojmė varfėrinė, papunėsinė, dhunimin e tė drejtave tė fėmijėve, tė cilat janė shkaqe tė kėtyre fenomeneve”, - tha zonja Topalli.

Duke pėrshėndetur kontributin e gazetarėve nė botė dhe nė Shqipėri nė luftėn kundėr trafikimit, kryetarja e Kuvendit garantoi jo vetėm mbėshteje pėr ēdo nismė qė do tė vijė nė Kuvend kundėr trafikimit, por edhe pėr nxitjen e nismave tė tilla. Kryetarja e Koalicionit, Janice Raymond, nė emėr tė Koalicionit Kundėr Trafikimit, i dorėzoi kryetares sė Kuvendit letrėn e mirėnjohjes.

F.M

 

PSD: Mazhoranca tė reflektojė pėr kritikat e KE-sė

 

Nėnkryetari i Partisė Socialdemokrate, Pajtim Bello, pėrshėndeti gjatė njė konference pėr shtyp, konkluzionet e raportit vjetor tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė. Bello shprehu shqetėsimin se "mazhoranca dhe qeveria nuk kanė reflektuar pozitivisht dhe seriozisht ndaj ēėshtjeve delikate qė trajton ky raport". Duke bėrė pėrgjegjėse mazhorancėn pėr dėshtimin e plotė tė reformės zgjedhore, zoti Bello u shpreh se "BE-ja po ndjek me interes, nėse Shqipėria do tė jetė e gatshme tė plotėsojė standardet evropiane pėr zgjedhjet vendore, ndėrkohė qė aktualisht, ne kemi lista tė pasakta zgjedhore, certifikata false dhe nuk kemi bėrė kodin e ri, pėr tė pėrfshirė ndryshimet e duhura".

Nė kėtė drejtim, ai theksoi se "pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė pranverė, alibia antikushtetuese nuk qėndron, pasi me konsensus zgjedhjet nuk janė bėrė nė afatin kornizė edhe herė tė tjera".

L.P

 

Nėnkryetari i PDR-sė deklaron se do zbatohen afatet kushtetuese. Dule: “Ka ende kohė pėr konsensus”

 

Moisiu vazhdon konsultat, gati data e zgjedhjeve

 

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, vazhdoi takimet me drejtues institucionesh dhe politikanė, pėr tė diskutuar mbi ecurinė e reformės zgjedhore, zhvillimet politike dhe pėrgatitjet qė lidhen me procesin zgjedhor. Nė kėtė kuadėr, presidenti Moisiu priti dje, nė njė takim nė selinė e Presidencės, ministrin e Ekonomisė, Genc Ruli, kryetarin e Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, si dhe kryetarin e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Gjithashtu, presidenti Moisiu zhvilloi njė takim edhe me nėnkryetarin e Partisė Demokrate tė Re, Tritan Shehu. Ky i fundit deklaroi se zgjedhjet e ardhshme vendore duhet tė mbahen brenda afateve kushtetuese, pėrderisa nuk ka njė marrėveshje tė gjerė mes forcave politike. “Pėrderisa forcat politike nuk po bien nė njė konsensus pėr datėn e zgjedhjeve jashtė kornizave kushtetuese, atėherė presidenti i Republikės, padyshim qė do tė dekretojė datėn e zgjedhjeve brenda afateve Kushtetuese”, - tha Shehu. “Kur nuk ka kompromis, patjetėr qė do tė respektohet kuadri ligjor dhe ky ėshtė njė vendim plotėsisht normal”, - tha nėnkryetari i PDR-sė.

Ndėrsa kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, u shpreh se forcat politike kanė ende kohėn e duhur pėr tė bėrė tė mundur njė kompromis tė momenteve tė fundit nė lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore.

Pas takimit tė zhvilluar nė Presidencė me kreun e shtetit, Alfred Moisiu, zoti Dule, nė njė prononcim pėr mediat, tha se, “nėse do tė gjendet gjuha e pėrbashkėt, ajo qė do tė fitojė ėshtė demokracia, mbarėvajtja e procesit zgjedhor dhe e ardhmja evropiane e vendit”. Kreu i PBDNJ-sė tha se njė proces zgjedhor nuk mund ta pėrcaktojnė detajet klimaterike, por ato politike.

Nė prag tė pėrcaktimit tė datės sė zgjedhjeve, presidenti Moisiu po zhvillon njė sėrė takimesh me drejtues institucionesh, si dhe kryetarė tė partive politike nė vend, ku temė e diskutimeve mbetet ecuria e reformės zgjedhore, zhvillimet politike dhe pėrgatitjet qė lidhen me procesin zgjedhor.

F.Mejdini

 

PS: Xhuveli ėshtė i korruptuar

 

Partia Socialiste reagoi pėrmes zėdhėnėsit tė saj, Saimir Tahiri, lidhur me pėrfshirjen e ministrit tė Mjedisit, Lufter Xhuveli, nė biznesin e importit tė gomave tė pėrdorura, pėrpunimin e tyre dhe shitjen nė tregun shqiptar. Gjatė njė konference pėr shtyp, zoti Tahiri u shpreh se "PS-ja disponon dokumente tė pakontestueshme se ministri Xhuveli kryen evazion fiskal nga mospagimi i taksave pranė Degės Tatimore, Fier pėr biznesin e gomave, duke qenė i palicencuar pėr tė kryer kėtė aktivitet". Sipas zotit Tahiri, "ministri Xhuveli disponon njė magazinė tė ndėrtuar pa leje ndėrtimi, por vetėm me njė leje mjedisore, tė lėshuar nga vetė pronari i magazinės". Njė ditė mė parė, ministri Xhuveli i konsideroi si shpifje akuzat e hedhura ndaj tij. Nė njė deklaratė pėr mediat zoti Xhuveli tha se kėto akuza bėhen pėr qėllime politike.

L.P

 

Krerėt e partive tė opozitės takojnė kandidatėt e vetėshpallur nė qytetin bregdetar

 

E majta: Nė Sarandė, frikė nga bashkėpunimi PD-PBDNJ

 

Kryetarėt e partive tė majta e kanė zhvendosur ditėn e djeshme turin e tyre nė skajet jugore tė vendit. Ata kanė zhvilluar fillimisht njė takim me kandidatėt e vetėdeklaruar nė qytetin e Sarandės.

Kryetari i PS, Edi Rama, duke pėrshėndetur tė pranishmit e vuri theksin nė rėndėsinė qė ka procesi tashmė i nisur i pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr demokratizimin e partive tė opozitės. “Opozita do tė konkurrojė jo me individė, por me skuadėr nė koalicion dhe me bashkėpunimin e tė gjithėve”. “Opozita e bashkuar iu ofrohet zgjedhėsve shqiptarė jo si e keqja mė e vogėl, por si forca e sė nesėrmes, qė e sheh tė ardhmen me sy tė stėrvitur”, - tha kryetari i PS-sė.

Ndėrsa, kreu i LSI, Ilir Meta, tha se “sfida jonė nuk do tė jetė e lehtė nė Sarandė, edhe duke qenė tė bashkuar, pasi mundet qė PD-ja dhe PBDNJ-ja tė dalin nė kėto zgjedhje tė bashkuara”. “Saranda voton majtas, pavarėsisht se ka ndodhur e kundėrta nė shenjė revolte ndaj gabimeve tona”, - tha zoti Meta. Duke premtuar se nė tė ardhmen nuk do tė pėrsėriten gabimet e sė shkuarės, zoti Meta vuri nė dukje se Saranda ka pėsuar doza tė forta shkatėrrimi. Pėr Bashkinė e Sarandės janė vetėdeklaruar si kandidatė pesė emra, ndėrsa nė disa komuna kandidatėt e vetėshpallur nuk kanė konkurrentė.

L.Progni

 

Rama fton anėtarėt e partisė qė tė japin mendimet e tyre pėr kandidaturat

 

Meta: “Nė Gjirokastėr nuk e diskutojmė fitoren”

 

Turi i aleatėve tė majtė vazhdoi ditėn e djeshme nė qytetin e Gjirokastrės. Nė bar-restorantin “Nr.1”, ata kanė takuar kandidatėt e vetėdeklaruar si kandidatė tė opozitės pėr zgjedhjet e ardhshme tė pushtetit vendor. “Ēdo anėtar i partisė ėshtė i ftuar tė japė votėn e tij pėr kandidatin qė preferon, pastaj forumi qytetar, i cili do tė pėrbėhet jo nga anėtarėt e partive, por nga pėrfaqėsues tė grupeve tė ndryshme tė interesit, do tė thonė fjalėn e tyre”, - tha kryetari i PS-sė, Edi Rama gjatė kėtij takimi. Ndėrsa, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, tha se ne jemi shumė tė vendosur qė kėtė bashkėpunim ta konsolidojmė mė tej. “Zgjedhjet lokale qė pritet tė zhvillohen janė testi i parė, pėr tė konfirmuar se mazhoranca aktuale ėshtė pakicė”, - tha zoti Meta. Sipas tij, nė qarkun e Gjirokastrės nuk shtrohet thjesht ēėshtja e fitores, por nė radhė tė parė fitorja e njė mentaliteti tė ri, i cili bazohet nė njė pėrgjegjėsi tė madhe ndaj elektoratit qė duhet tė synojė edhe njė qeverisje mė cilėsore, nė mėnyrė qė tė japin njė shembull nė pėrzgjedhjen e kandidaturave. Pjesėmarrėsit nė takim u pėrshėndetėn edhe nga kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi dhe ai i PDS-sė, Paskal Milo, tė cilėt vlerėsuan bashkimin e opozitės dhe daljen me kandidatė tė pėrbashkėt.

L.Progni

 

 

Zv/kryeministri merr pjesė nė pėrurimin e unazės sė qytetit tė Burrelit

 

Rusmali: “Pėr herė tė parė, BE-ja, e kėnaqur me punėn e njė qeverie shqiptare”

 

Zėvendėskryeministri, Ilir Rusmali, pėrshėndeti dje qytetarėt e Burrelit dhe u pėrcolli atyre pėrshėndetjet edhe pėr kryeministrin Berisha qė nuk mundi tė ishte i pranishėm gjatė pėrurimet tė unazės sė kėtij qyteti. Duke i ftuar banorėt tė votojnė nė zgjedhjet vendore pėr Partinė Demokratike Rusmali vuri nė nė dukje punėn e qeverisė, e cila, sipas tij, edhe pse pėr njė kohė tė shkurtėr ka dhėnė mjaft efekte pozitive. “Ne kemi patur mundėsi brenda njė viti e disa muajsh tė punojmė nėn moton e krijimit dhe tė mbajtjes sė njė qeverie tė shėrbimit dhe shėrbesave. Ne kemi punuar me ndershmėri dhe pėrkushtim, kemi kryer detyrat tona nėn moton se ajo qė ne bėjmė, ajo qė ne prodhojmė ėshtė e gjitha pėr ju dhe jo pėr ne”, - u shpreh Rusmali gjatė takimit. “Ne sot kemi pėrpara raportin e progresit tė Komisionit Evropian, i cili vlerėson ēdo nismė qė kjo qeveri ka marrė nė mbi njė vit qeverisjeje, ēdo program qė ajo ka pėrpunuar dhe ēdo arritje qė ka realizuar. Ky raport i progresit tregon mė sė miri se ky vend e ka luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, se ky vend di ta bėjė shtetin shtet, di tė mbrojė tė ardhurat, t’i manaxhojė ato dhe tė punojė pėr qytetarėt e vet”, - tha Rusmali. Ndėr tė tjera theksoi se, problemet dhe konfliktet qė vijnė nga drejtėsia dhe prokuroria sjellin ngėrē pėrsa i pėrket integrimit. “Nuk ėshtė prokuroria dhe drejtėsia qė kėrkojnė tė mbrojnė krimin, por disa drejtues tė kėtyre institucioneve, janė ata njerėz qė janė majmur nga sistemi i korrupsionit, qė janė majmur nga bashkėpunimi me krimin, nga ortakėria me tė dhe qė nuk duan tė luftojnė krimin dhe korrupsionin. Prandaj, sot, mė shumė se kurrė Igli Toskės apo tė gjithė ish-ministrave tė tjerė, Prokurorit tė Pėrgjithshėm apo dhe ofiqarėve tė lartė nė sistemin e drejtėsisė, nė KLD, e tė tjerė ne duhet t’iu themi: Sistemi nuk ka vend pėr ju. Ju jeni hedhurina tė tij. Ju duhet t’i largoheni sa mė shpejt kėtij sistemi”, - pohoi Rusmali. “Deri mė sot, edhe komuniteti ndėrkombėtar e ka parė me dyshim Shqipėrinė, ka parė me dyshim qeveritė e saj. Ne kemi kaluar njė vit e disa muaj nė qeverisje. Nė ditėt e para tė punės sonė qė tė gjithė anėtarėt e kabinetit kanė patur takime tė rėndėsishme intensive me pėrfaqėsues tė shteteve anėtare tė BE-sė. Njė gjė na e kanė thėnė nė mėnyrė tė pėrsėritur se me qeveritė shqiptare kemi mėsuar njė gjė, qeveritė shqiptare dinė tė thonė fjalė, dinė tė bėjnė premtime, por nuk dinė tė bėjnė punė. Qeveritė shqiptare nuk meritojnė vėmendjen tonė, sepse nuk dinė tė bėjnė punė. Pėr herė tė parė, Komuniteti Evropian iu thotė shqiptarėve, por edhe vendeve anėtare tė BE-sė, se kjo qeveri di tė bėjė punė”, - nėnvizoi Rusmali.

A. Alia

 

Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta: “Vendimi i qeverisė greke nuk duhet paragjykuar”

 

Meta: “Procesi i dhėnies sė dyshtetėsisė duhet tė pėrfshijė edhe komunitetin ēam”

 

Gjatė njė takimi nė Gjirokastėr, nė turin qė po zhvillon sė bashku me krerėt e koalicionit tė majtė nė jug tė vendit, kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, z.Ilir Meta, ėshtė shprehur mbi vendimin e qeverisė sė Greqisė pėr dhėnien e nėnshtetėsisė greke qytetareve shqiptare me kombėsi greke. Meta deklaroi se vendimi i qeverisė greke nuk duhet paragjykuar dhe se tė dyja qeveritė duhet tė evitojnė spekulimet e manipulimet e mundshme me dyshtetėsinė, me qėllim qė tė mos ndikohet negativisht nė marrėdhėniet miqėsore midis dy vendeve. Meta theksoi se procesi i dhėnies sė dyshtetėsisė duhet tė pėrfshijė edhe komunitetin ēam, i cili e ka kėrkuar kėtė gjė nė vazhdimesi. Meta u shpreh se LSI-ja do tė vazhdojė tė luajė njė rol aktiv e tepėr konstruktiv nė marrėdhėniet me fqinjėt, nė funksion tė integrimit sa mė tė shpejtė tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė Evropė. Ai theksoi se LSI-ja synon forcimin e marrėdhėnieve me Greqinė, si vend fqinj dhe anėtar i Bashkimit Evropian". Problemet e sė shkruarės, pėr tė cilat qeveria akuale nuk ėshtė pėrgjegjėse, - tha Meta, - do t'i zgjidhim nė mėnyrė konstruktive dhe me durim, duke u bazuar nė vullnetin e mirė dhe tė drejtėn ndėrkombėtare.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

 

Nis java e sensibilizimit pėr qarkullimin; “Sfidė pėr tė shpėtuar jetė”

 

Aksidentet, nė 10 muaj,

1091 viktima, 226 tė vdekur

 

Duke filluar qė nga e hėna e deri tė dielėn do tė organizohen aktivitete tė ndryshme, nė shkolla, autoshkolla, deklarata publike pėr tė rritur ndjeshmėrinė e qytetarėve pėr sigurinė nė qarkullimin rrugor

 

Aksidentet automobilistike “konkurrojnė” krimin e organizuar. Vdekjet e shkaktuara nė rrugė nga shifrat e bėra publike, ku vetėm pėr kėtė vit shėnohen 226 tė vdekur, krahasohen me vrasjet qė shkaktohen nga krimi i organizuar. Pėr rritjen e ndjeshme tė gabimeve nė qarkullim, tė cilat pėrfundojnė me viktima, ditėn e djeshme u zhvillua njė takim mes pėrfaqėsuesve tė PAMECA, Policisė sė Shtetit dhe Shoqatės Qytetare pėr Sigurinė Rrugore. Kėto tre pėrfaqėsi do tė organizojnė njė aktivitet tė quajtur “Siguria rrugore, sfida pėr tė shpėtuar jetė”. Java e ndėrgjegjėsimit pėr sigurinė rrugore fillon mė datė 13 e do tė pėrfundojė mė 19 nėntor. Duke filluar qė nga e hėna e ardhshme e deri tė dielėn do tė organizohen aktivitete tė ndryshme, nė shkolla, autoshkolla, deklarata publike nga shumė drejtues institucioensh e deri tek Presidenti i Republikės, me qėllimin pėr tė rritur ndjeshmėrinė e qytetarėve pėr sigurinė nė qarkullimin rrugor.

Aksidentet nė 10 muaj

Sipas tė dhėnave tė policisė sė shtetit, qė nga janari i kėtij viti janė regjistruar 811 aksidente rrugore, si pasojė e tė cilėve kanė humbur jetėn 226 shtetas, janė plagosur rėndė 266 shtetas dhe janė lėnduar 599 tė tjerė. Gjatė kėsaj jave, Policia e Shtetit do tė jetė pjesė e sensibilitetit tė pėrgjithshėm dhe njėkohėsisht do tė pėrpiqet tė ruajė njė performancė mė tė lartė pune nė ndėshkimin e atyre qė shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nė tė ardhmen. “Ky ėshtė njė aktivitet shumė i rėndėsishėm, nė tė cilin Policia e Shtetit e ndien veten pėrgjegjėse dhe partnere nė procesin e rritjes sė kapaciteteve dhe pėrforcimin e elementeve tė veēanta nė fushėn e sigurisė rrugore”,- tha kryekomisar, Ahmet Haxhia, i cili gjendej nė kėtė takim si pėrfaqėsues i Policisė sė Shtetit. Sipas tij, mėsohet se janė tė angazhuar nė fushėn e trafikut rrugor 762 punonjės policie dhe nė aksidentet e shėnuara, punonjėsit e policisė sė shtetit kanė qenė prezent nė tė gjitha aksidentet rrugore. Pėr kryekomisarin Haxhiaj, shifrat janė tronditėse, jo vetėm pėr ata qė preken nga kėto aksidente, por edhe pėr vetė punonjėsit e policisė. Ai tha se, “garantoj nė emėr tė kėsaj nisme, qė nė tė ardhmen kontributet profesionale dhe personale tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit do tė kapėrcejnė mentalitetin dhe traditat e deritanishme”.

Adams: “Tė shpėtojmė jetėt”

Zv.shefi i misionit PAMECA, z. Doug Adams, gjatė fjalės sė tij vuri nė dukje rolin mjaft tė rėndėsishėm qė ka media nė kėtė proces, i cili ėshtė nė vazhdimėsi, pėr sensibilizimin e opinionit publik. Po ashtu, z.Adams vuri nė dukje numrin e lartė tė viktimave nga aksidentet rrugore nė Shqipėri dhe theksoi se kjo ėshtė njė ēėshtje qė pėrfshin gjithė shoqėrinė, jo vetėm pėrdoruesit e rrugės, apo policinė, por tė gjithė aktorėt e tjerė nė kėtė fushė.

 

tabelė

 

Trafiku rrugor ka

762 punonjės policie

 

Nga janari deri nė nėntor janė shėnuar

811 aksidente rrugore

226 shtetas kanė humbur jetėn

266 shtetas janė plagosur rėndė dhe gjymtuar

599 shtetas janė plagosur lehtė

 

 

 

Skandali “Albatros”, prokuroria kalon dosjen e Gazmend Dibrės nė gjykatė

 

Pas zhurmės sė madhe mbi ēėshtjen e kompanisė “Albatros”, nė tė cilėn u pėrfol pėr korrupsion pasiv, kreu i kėsaj shoqėrie, Gazmend Dibra, dje u mbyllėn hetimet nga Prokuroria e Tiranės, e cila nga ana e saj e gjykon kėtė ēėshtje si tė mbyllur. Kėshtu, Prokuroria e Tiranės ia ka kaluar dosjen Gjykatės sė Shkallės sė parė, pėr tė vazhduar hetimet e mėtejshme mbi kompaninė ajrore “Albatros” dhe Dibrės. Sipas burimeve nga prokuroria, Dibra do tė hetohet pėr konsumim tė dy veprave penale, “korrupsion pasiv” dhe pėr “shpėrdorim detyre”. Herėn e parė qė prokuroria thirri Gazmend Dibrėn nė bankėn e tė akuzuarve, ky i fundit dha publikisht dorėheqjen e pėrkohshme, duke theksuar se dorėheqja e tij do zgjaste deri nė mbylljen e hetimeve. 

Dibra nėn hetim…

Hetimet pėr ēėshtjen “Albatros” nisėn pas publikimit nė media tė njė bisede tė pėrgjuar nė tė cilėn Dibra, drejtor pranė kėsaj kompanie, u  kėrkonte disa aksionerėve tė tjerė tė kompanisė, tė afėrm tė Presidentit tė Republikės, Moisiu, qė tė ndėrhynin tek kreu i shtetit pėr tė shkarkuar Prokurorin e Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Aktor tė kėsaj bisede tė bėrė publike, nė bazė sė tė cilės nisen edhe hetimet nga organi i akuzės, ishin dy nipat e kreut tė shtetit, Aleksandėr dhe Valter Hoxha. Sipas interpretimit tė bisedės sė pėrgjuar nga ana e prokurorėve dhe e vetė nipave tė presidentit u tha se, kėrkesa e kreut tė Aviacionit Civil erdhi nė kėmbim tė aktit tė rinisjes sė aktivitetit normal tė shoqėrisė sė tyre fluturuese. Nga deklaratat publike tė tė dy palėve, para se tė dėshmonin pėr prokurorinė, u mėsua se, shoqėria e “Albatros” kishte njė borxh tė madh pėr tė shlyer tek drejtoria tė cilėn drejtonte Dibra. Madje, sipas kėtij tė fundit, ky ka qenė motivi i bisedės, po ashtu siē ishte edhe motivi i nxjerrjes sė tyre nga aktiviteti. Faktet u mohuan nga pronarėt e agjencisė sė fluturimit, duke bėrė qė ēėshtja e njė bisede tė pėrgjuar tė merrte trajtat dhe pėrmasat e njė skandali. Tashmė, pritet qė nė Gjykatėn e Tiranės tė nisė dhe shqyrtimi i dosjes sė pėrfunduar dje nga prokuroria.

 

 

Shkurt

 

 

Kufoma, dyshohet tė jetė kamarierja nga Elbasani

 

Njė vajzė nga Elbasani po kėrkohet, ndėrkohė qė janė shtuar dyshimet se ajo mund tė jetė kufoma e gjetur disa kohė mė parė. Kanė shkuar me tej hetimet pėr identifikimin e kufomės se vajzės sė gjetur rreth njė muaj pranė liqenit tė Zall Herrit. Burime tepėr tė rezervuara pranė grupit tė ekspertėve thonė se, kufoma mund tė jetė ajo e njė vajze nga Elbasani, e cila ka punuar prej kohėsh si kamariere nė Tiranė. Tė dhėnat dėshmojnė mė tej se, muajt e fundit, viktima mund tė ketė qenė nė Greqi e trafikuar pėr qėllime prostitucioni. Grupi i ekspertėve po punon pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes makabre, e cila tronditi jo pak opinionin kryeqytetas, kur njė vajzė rreth moshės 20 vjeēe u gjend e masakruar. Tė njėjtat burime thanė se mbrėmjen e sė enjtes, nga ujėrat nė breg tė liqenit ėshtė gjetur dhe njė pjesė krahu qė mendohet se i pėrket kufomės sė vajzės sė masakruar.

 

Ekstradohet vrasėsi nga Greqia

I arrestuar qė nė vitin 2004 nga policia greke, njė i shumėkėrkuar i policisė shqiptare ėshtė sjellė nė Shqipėri, vetėm ditėn e djeshme. Kėshtu, Interpol Tirana bėri tė mundur dje ekstradimin e Dashamir Mashės, 26 vjeē, nga fshati Bubq, Krujė. I riu rezulton tė jetė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar pėr veprat penale tė vrasjes me dashje tė mbetur nė tentativė dhe armėmbajtje pa leje, grabitje dhe plagosje. Nė bazė tė tė dhėnave tė policisė sė shtetit, mėsohet se Dashamir Masha ėshtė ekstraduar nga Athina, me qėllim vuajtjen e dėnimit tė dhėnė nga dy gjykata, nga ajo e Tiranės dhe ajo e Krujės. Saktėsohet se Mashėn, Gjykata e Apelit Tiranė, me vendim tė 27 shkurt 2002-it, e ka dėnuar me 5 vjet heqje lirie pėr vrasje tė mbetur nė tentativė ndaj shtetasve Muharrem H., Bujar H. dhe Arsen D. Ndėrkohė qė ėshtė Gjykata e Krujės, e cila me vendim tė datės 24 mars 2003 e ka dėnuar me 17 vjet heqje lirie, pėr veprėn penale tė grabitjes dhe plagosjes sė shtetasit me origjinė polake Dario N. I ekstraduari Dashamir Masha ėshtė arrestuar nė Greqi me datė 4 qershor tė vitit 2004, me qėllim ekstradimin e tij.

 

 

Lleshi, para sekretares sė LZHK-sė, dhunoi dhe tė tjera

 

Policia e Tiranės gjatė thellimit tė hetimeve pėr Artan Lleshin, 24-vjeēarin qė sulmoi pak javė mė parė sekretaren e LZHK-sė, ka arritur nė pėrfundimin se ai mund tė jetė autor i dhunės seksuale edhe mbi disa gra tė tjera. Nė ngarkim tė tij ka rifilluar procedimi penal, pasi janė grumbulluar fakte tė reja se ėshtė autori i marrėdhėnies seksuale me dhunė e mbetur nė tentativė me njė shtetase. Depozitimi i padisė sė saj ka ardhur sė fundmi, ndėrkohė qė pas arrestimit tė 24-vjeēarit janė bėrė tė njohura edhe tri raste tė tjera dhunimi nga maniaku i sėmurė, jo vetėm mendor. Policia e Tiranės bėn tė ditur se njohja me rastet ėshtė mundėsuar nga telefonata e vetė qytetarėve, tė cilėt kanė qenė nė dijeni tė veprimeve tė djalit nga Fushė-Kruja, por qė policia e vuri nė pranga vetėm, pasi nė mes tė ditės dhe nė mes tė Tiranės sulmoi, duke plagosur rėndė sekretaren e njė partie politike. Kėshtu, strukturat e policisė u bėjnė thirrje tė dėmtuarave nga ky shtetas “manjak seksual”, tė paraqiten pėr tė deponuar kallėzim pranė zyrave tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut, Tiranė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

Hija e komunizmit nė Evropė

 

"New York Times"

 

Demonstrimet e skin heads-ave nėpėr rrugėt e Budapestit, qeverisja populsite e dy binjakeve nė Poloni, si dhe njė parti e ekstremit tė djathtė, qė njėherė e bėri Evropėn tė dridhej, tashmė pjesė e qeverisjes nė Sllovaki, ka nxitur analiza tė ndryshme nė shtypin evropian dhe botėror. Ngjarjet nė Hungari, nė tetor, janė pasqyruar gjerėsisht nga media shqiptare nė kėndvėshtrime tė ndryshme. Pėr problematikėn populiste qė mbajnė zhvillimet mė tė fundit nė Hungari, dhe mė parė nė Poloni, Sllovaki dhe Republikėn Ēeke, tė cilat janė anėtaret e para nė BE nga vendet ish-komuniste, ėshtė me interes tė botojmė artikullin e marrė nga gazeta amerikane "New York Times", nė tė cilėn paraqiten probleme, rreziqe dhe ngjashmėri edhe me zhvillimet nė Shqipėri. Nė dekadėn e dytė qė prej rėnies sė komunizmit, shumė prej demokracive mė tė reja tė Evropės po pėrballen me qeverisje tė dobėta dhe shoqėri tė polarizuara - duke shqetėsuar fqinjėt e tyre perėndimorė, sepse kėto vende mund tė bėhen "fėmijėt problem" tė Bashkimit Evropian. Kjo u duk me pamjen e saj mė tė qartė nė fund tė tetorit, kur protestuesit nacionalistė tė krahut tė djathtė nė Hungari u pėrplasėn me policinė, duke rrėmbyer kėshtu atė qė duhet tė kishte qenė njė pėrkujtim solemn i kryengritjes sė dėshtuar kundėr dominimit sovjetik njė gjysmė shekulli mė parė nė Hungari.

Shumė prej demonstruesve mbanin nė duar flamuj tė vizuar nė tė kuq dhe tė bardhė, tė dinastisė mesjetare tė Arpadit, qė i dha Hungarisė mbretin e saj tė parė. Ky flamur u bė bėrė emblemė e nacionalistėve hungarezė vitet e fundit, por shumė njerėz e shohin atė si njė referencė ogurzezė tė partisė fashiste "Shigjeta dhe Kryqi", qė e adaptoi kėtė flamur gjatė periudhės sė shkurtėr, tė saj tė terrorit nė vitet 1940-tė.

Shkaqet pėr javėn e protestave ishin relativisht tė zakonshme: pėrpjekjet me dorė tė fortė tė policisė pėr tė kontrolluar protestuesit e zemėruar pėr rrjedhjen e njė informacioni tė incizuar, ku kryeministri, Ferenc Gjurcanj, pranonte se kishte gėnjyer publikun pėr gjendjen e ekonomisė, pėr tė fituar zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare kėtė vit.

Por ėshtė diēka mė fondamentale qė vazhdon. Shumė njerėz nė Evropėn Qendrore nuk kishin njė thėnie slogan tė tyre gjatė revoltave tė vitit 1989-tė, kur revolucionet e "perdeve tė kadifenjta" ēmontuan sundimin komunist nė shtetet e ish-bllokut sovjetik dhe shumė njerėz tani ndjejnė se po vuajnė pasojat e kėsaj.

"Ai ishte njė revolucion i negociuar dhe kjo kufizoi pjesėmarrjen e njerėzve nė krijimin e sistemit tė ri", - thotė Ishtvan Stumpf, njė analist politik dhe ish-ministėr nė qeverinė hungareze. "Shumė njerėz e pėrshkruajnė veten si humbės nė ndryshimin e sistemeve dhe nė anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian", - thekson Ishtvan Stumpf. Nė pėrgjigje tė kėtyre, rajoni ėshtė pėrfshirė nga njė impuls i fuqishėm nacionalist, qė ėshtė shfrytėzuar nga politikanėt populistė.

"Pėr gjatė dhjetė viteve, tė gjitha kėto vende kanė kaluar pėrmes reformave shumė radikale dhe konfliktet natyrale ishin frenuar pėr shkak tė njė objektivi, anėtarėsimit nė Bashkimit Evropian", - thotė Jiri Pehe, njė analist politik dhe ish-kėshilltar i presidentit nė Republikėn Ēeke. "Disa prej gjėrave, tė cilat duhet tė ishin kapėrcyer, tashmė po dalin nė sipėrfaqe", - rithekson ēeku Pehe.

Kjo filloi nė Poloni, ku Partia Konservatore Pėr Ligj dhe Drejtėsi, fitoi zgjedhjet vitin e kaluar. Vėllezėrit binjakė Lech dhe Jaroslaw Kaczynski, tashmė respektivisht president dhe kryeministėr tė Polonisė, kanė zėvendėsuar politikėn tolerante tė Bashkimit Evropian me qėndrimet e kishės sė tyre katolike, konservatore, romane, me qėndrimet e tyre kundėr homoseksualitetit dhe bisedimet e Polonisė pėr tė fituar atė qė i takon nė hartėn politike tė kontinentit. Zgjedhja e partnerėve tė koalicionit qė bėnė vėllezėrit Kaczysnki nuk i ka ndihmuar ata: Lidhja e Familjeve Polake, qė pėrfaqėson tė drejtėn religjioze tė vendit dhe vetėmbrojtjes, drejtohet nga njė populist fermer patatesh. Ndėrkohė, nė Sllovaki, partia e orientuar nga e majta, e quajtur Partia Smer, formoi sė fundi njė koalicion tė llojit tė saj me dy parti tė ekstremit tė djathtė, Partia Sllovake ultranacionaliste dhe partia Lėvizja pėr njė Sllovaki Demokratike, e udhėhequr nga Vladimir Meciar, stili autokratik i tė cilit e izoloi pjesėrisht vendin nga Evropa Perėndimore, kur ai ishte kryeministėr i vendit nė mesin e viteve 1990-tė. Madje, edhe Republika Ēeke ėshtė prekur nga ky trend. Ajo nuk ka pasur realisht qeveri qė prej zgjedhjeve nė qershor, pas qorrsokakut tė thellė, ku ka hyrė parlamenti i ndarė mes sė majtės dhe sė djathtės. “Nė tė gjitha kėto vende, reformistėt dhe populistėt janė duke luftuar kundėr njėri-tjetrit”, - thekson Krisztian Szabados, drejtor i njė instituti kėrkimor, "Kapitali politik," nė Budapest. Ngritja e nacionalizmit ka riforcuar problemet e vjetra rajonale, veēanėrisht mes Hungarisė dhe fqinjėve tė saj, pėr mėnyrėn e trajtimit tė minoriteteve etnike, hungareze qė jetojnė nė kėto vende, qė dikur ishin pjesė e Hungarisė sė madhe.

Trendi nacionalist ėshtė kapur tashmė nga Viktor Orban, ish-kryeministėr i Hungarisė dhe lideri i Partisė Fidesz (Aleanca Qytetare), partia mė e madhe e opozitės nė kėtė vend. Ai ka udhėhequr thirrjet pėr dorėheqjen e kryeministrit aktual, Gjurcanj, dhe ndėrkohė ka organizuar njė seri manifestimesh protestė, qė kanė nxjerrė nė rrugė dhjetėra e mijėra protestues. Orban ka mohuar qė partia e tij tė ketė tė bėjė me ekstremistėt e krahut tė djathtė, tė cilėt kanė qenė pėrgjegjės pėr dhunėn e fundit nė Budapest, por analistėt theksojnė se thirrja e tij, adresuar tek e djathta ekstreme, ka qenė e parashikuar. Prej vitesh shefi aktual i opozitės nė Hungari, Orban, ėshtė pėrpjekur tė marrė tė gjitha votat e votuesve tė krahut tė djathtė, pa dallim sesa radikalė janė ata, me shpresė se do tė fitonte njė mazhorancė nė parlament. Kjo strategji ka bėrė tė mundur qė votat tė mos shkojnė te partitė e vogla tė ekstremit tė djathtė, tė cilat nė zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti nuk arritėn tė kapėrcejnė barrierėn prej pesė pėr qind tė nevojshme pėr tė hyrė nė parlament.

Nė kėto kushte, nė mungesė tė njė partie pėr t‘i pėrfaqėsuar ata, ultrakonservatorėt e krahut tė djathtė kanė dale nėpėr rrugė, tė inkurajuar nga protestat e mėdha antiqeveritare tė Orbanit. "Tani Orban ėshtė njė nga populistėt mė tė rrezikshėm nė rajon, sepse ai ėshtė mė i suksesshmi", - thotė analisti Szabados. Lėvizja populiste u shfaq nė njė kohė kur Bashkimi Evropian ėshtė mė i dobėt se shumė vite mė parė, fokusi i tij ėshtė dobėsuar nga njė influks i anėtarėve tė rinj dhe dėshtimit pėr tė fituar njė mbėshtetje pėr njė Kushtetutė Evropiane vitin e kaluar. “Nė vendet ish-satelite tė Moskės nuk po rikrijohen kushtet e paraluftės. Ata janė pothuajse tė sigurt se do tė vazhdojnė tė vuajnė nga eksperiencat e tyre tė pasluftės”, - thekson analisti politik ēek, Pehe.

"Nė demokracitė perėndimore, atje ku kultura politike ėshtė mė e avancuar, politikanėt gjejnė njė mėnyrė pėr tė arritur konsensusin dhe i lėnė mėnjanė dallimet e tyre, duke formuar koalicione dhe biseduar me njėri-tjetrin", - vazhdon ēeku Pehe. "Por kultura politike nė Evropėn Qendrore ende i ka rrėnjėt e ngulitura nė periudhėn komuniste. Ėshtė mentalitet bolshevik qė kundėrshtari juaj ėshtė armiku juaj dhe ju pėrpiqeni ta shkatėrroni atė. Mungon kultura e dialogut". “Por pas kėsaj, - vazhdon mė tej analisti politik ēek, - politikanėt nacionalistė, populistė duhet tė llogarisin se era do tė fryjė shumė shpejt nė krah tė kundėrt dhe kundėr saj do tė jetė e pamundur tė luftohet”. "Klima ndėrkombėtare nė Evropė nė kėtė fazė ėshtė e favorshme pėr ndėrtimin e demokracisė dhe ėshtė pothuajse e pamundur pėr kėto vende tė dalin jashtė kėtij kuadri", - vazhdon mė tej analizėn e tij ish-kėshilltari i presidentit ēek. Do tė ishte njė katastrofė ekonomike pėr kėto vende, nė rast se liderėt populistė lejohen tė shkojnė larg nė drejtimin e tyre. Ndoshta analogjia mė e mirė qė i ngatėrron sot vendet e Evropės Qendrore ėshtė Republika e Katėrt Franceze, e cila ishte polarizuar dhe e paefektshme pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėrderisa njė politikan i forte i qendrės sė djathtė - De Goli- e fshiu atė me njė kushtetutė tė fortė dhe me njė republikė tė re. Ēėshtja ėshtė: Kush do ta ngrejė zėrin dhe do tė veshė mantelin e De Golit?

 

 

 

 

 

Censurė oruelliane

 

Nir T. Boms

Zėvendėspresident i “Center for Freedom”

Elliot Chodoff

Analist politik dhe ushtarak

 

“Problemi ėshtė se Vėllai i Madh iranian po vrojton dhe qesh, sepse ai e di qė jo shumė vonė, do tė jetė nė gjendje tė bėjė Evropėn dhe Amerikėn tė qajnė.”

 

 “Injoranca ėshtė fuqi”, - shkruan Gorge Orwell nė librin e tij tė famshėm “1984” (i botuar edhe nė shqip- red), nė lidhje me Policinė e Mendimit, e cila i mbante mendimet e kėqia larg njerėzve tė mirė. Fatėkeqėsisht, racionaliteti i Vėllait tė Madh ėshtė shfaqur shpesh pėrgjatė historisė. Sipas kėsaj pėrqasjeje, e vetmja mėnyrė pėr tė ruajtur fuqinė e njė mendimi, ėshtė eliminimi i dyshimeve dhe pasigurive. Nė qoftė se dikush nuk ka arsye tė vėrė nė dyshim njė mendim, atėherė kjo ide do tė mbetet, dhe nė qoftė se mungesa e dyshimit do tė vazhdojė pafundėsisht, atėherė ky mendim do tė merret i mirėqenė pafundėsisht. Mirėseerdhėt nė Iran!

Nė zbatim tė njė vendimi qeveritar, shėrbimet iraniane tė internetit kanė filluar zvogėlimin e shpejtėsisė sė lidhjes me internet nė shtėpi dhe kafene. Tashmė kėto shėrbime e kanė tė ndaluar nga Ministria e Komunikacionit qė tė ofrojnė lidhje interneti mė tė shpejtė se 128 KB nė sekondė, njė shpejtėsi e njohur pėr tė gjithė ata qė i mbajnė mend kompjuterat, qė dolėn nga qarkullimi para dhjetė vjetėsh. (Standardi i shpejtėsisė sot nė tė gjithė botėn ėshtė 512 KB ose mė i lartė). Shpejtėsia e vogėl nuk do tė mundėsojė disa shėrbime tė caktuara, siē ėshtė pėr shembull biseda me telefon jashtė sistemit telefonik iranian maksimalisht tė kontrolluar. Rregullat e reja do tė pengojnė punėn e studentėve dhe studiuesve, tė cilėt edhe tani kanė akses tė kufizuar nė internetin e censuruar nga shteti.

Vendimi i fundit ka tė bėjė me kontrollin e mediave, qė pasoi pas ardhjes nė pushtet tė presidentit Mahmoud Ahmadinejad. Vetėm muajin e kaluar qeveria iraniane i kėrkoi gjykatės qė tė ndėshkonte njė gazetė, e cila pėrhapte “gėnjeshtra” pėr qeverinė. “Ata qė pėrhapin gėnjeshtra kundėr qeverisė, duhet tė ndėshkohen”, - shkruante zėdhėnėsi i qeverisė nė njė letėr drejtuar Prokurorit tė Teheranit.
Viktimat mė tė fundit tė kėsaj fushate kanė qenė “Shargh”, njė gazetė reformatore, dhe “Nameh”, njė gazetė politike. Krimet e tyre? Gazeta e parė botoi njė karikaturė qė ironizonte negociatat bėrthamore tė Iranit, e dyta u mbyll me forcė, pse botoi njė poemė tė poetes disidente, Simin Behbahani.
Mirėpo ky realitet maskohet nga zyrtarėt iranianė, tė cilėt janė tė zėnė me “Dialogun e Qytetėrimeve” dhe udhėtojnė nė kryeqytetet perėndimore qė tė zgjerojnė mrekullitė e revolucionit islamik.

“Qeveria i mirėpret kritikat e medias pėr punėn e saj”, - i deklaroi zėdhėnėsi i qeverisė agjencisė zyrtare tė lajmeve “IRNA”. “Qeveria e mbron qarkullimin e lirė tė informacionit dhe ėshtė kundėr censurės, vetėcensurės dhe presionit qeveritar ndaj mediave”, - shtoi ai.
Irani, nė qoftė se rastis qė nuk e dini, ėshtė shembull nė botė i lirisė dhe tė drejtave. Dhe kur bėhet fjalė pėr internetin, ai duhet tė konsiderohet si “avangarda” e shoqėrive moderne – gjė qė mund tė shpjegojė deklaratėn e pėrfaqėsuesit iranian nė Komitetin Special Politik tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, Hossein Maleki: “Monopolizimi i lajmeve nga rrjetet mediatike tė vendeve tė zhvilluara pėrbėn njė pengesė nė rrugėn e sigurisė dhe paqes, prandaj komuniteti ndėrkombėtar duhet tė marrė masa tė reja, tė cilat “do tė garantojnė drejtėsi dhe qarkullim tė lirė tė informacionit”. Ndėrsa organizata ndėrkombėtare “Reporterėt pa kufij” e rendit Iranin tė 162-tin nga 168 vende nė indeksin e vitit 2006-tė, zoti Maleki kėrkoi “njė fushatė ndėrkombėtare kundėr transmetimeve tė njėanshme dhe tė qėllimshme”. “Nė emėr tė lirisė, - tha ai, - ne nuk duhet tė lejojmė disa vende tė zhvilluara tė deformojnė realitetin nė vendet nė zhvilim dhe t’i dėmtojnė ato me monopolizimin e rrjeteve mediatike”.

E kėshtu, saga oruelliane vazhdon. Ndėrsa Irani zhvillon armėt bėrthamore, burgos gazetarėt, persekuton minoritetet fetare dhe ngushton komunikimin e tij me botėn – ish-presidenti i tij, Seyed Mohammad Khatami, merr doktoraturė nderi nga universiteti i nderuar St. Andrews, i cili e vlerėson pėr kontributin e tij nė tolerancė.
Zoti Khatami u gjet fajtor nga njė gjykatė gjermane nė shtator 1992 pėr vrasjen e liderit opozitar nė Berlin dhe pėr tė Argjentina ka lėshuar njė urdhėr arresti pėr pėrkrahjen e Hezbollahut nė bombardimin e qendrės sė komunitetit ēifut nė Buenos-Ajres nė vitin 1994-tėr, ku humbėn jetėn 85 vetė dhe u plagosėn disa qindra. Ai duhet tė kishte marrė doktoraturė nė marrėdhėniet publike pėr ndėrtimin e njė operacioni propagandistik tė pėrsosur.
“Injoranca ėshtė fuqi”, shfaqet gjithnjė e mė rilevante me kėtė histori”, - shpjegon tė vėrtetėn e trishtė rreth pėrqasjes perėndimore me Iranin. Ata qė e mirėpresin zotin Khatami mendojnė se e mira ėshtė e keqe dhe se lufta ėshtė paqe dhe se bombat atomike janė hanxharė kasapi. Problemi ėshtė se Vėllai i Madh iranian po vrojton dhe qesh, sepse ai e di qė jo shumė vonė, do tė jetė nė gjendje tė bėjė Evropėn dhe Amerikėn tė qajnė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE

 

Pėrballė harresės sė komunizmit

 

Dokumente arkivore dhe dėshmi viktimash

 

Sami REPISHTI

 

Gjashtėdhjetė vjet mė parė, mė 22 tetor 1946-tė, u arrestova pėr “Agjitacion e propagandė kundėr shtetit” nga organet e Sigurimit tė Shtetit komunist. U lirova dhjetė vjet mė vonė, pak kohė para shpėrthimit tė Revolucionit hungarez tė 22 tetorit 1956-tė. Ėshtė ironike qė dy ditė mė parė mora njė kėrkesė nga VOA pėr njė intervistė, pikėrisht mė datėn 22 tetor 2006-tė. Unė pranova. Data 22 tetor ėshtė pėr mua njė ditė meditimi dhe heshtjeje, qė mė imponojnė kujtimet e sė kaluarės sė hidhun, zhgėnjimi i sė tashmes shqetėsuese e frika e sė ardhmes qė duket e zbehtė pėr vėllaznit e motrat e mia shqiptare. Pėr mė tepėr, intervista ime do tė pėrqendrohej mbi subjektin pothuej sakral pėr shumicėn dėrrmuese tė popullit shqiptar: pėrgjegjėsinė kolektive dhe individuale pėr krimet e kryeme gjatė regjimit gjysmėshekullor komunist, tė udhėheqėsve dhe pėrkrahėsve tė tij, qoftė me ndėrgjegje, qoftė nga frika e madhe primordiale qė gozhdoi tre milionė shqiptarė pėr 46 vjet me radhė. Nė kėtė intervistė theksova domosdoshmėninė e dokumentimit tė krimeve komuniste nė Shqipėni, dhe nevojėn urgjente pėr ndihmė tė viktimave qė akoma jetojnė nė vorfėni. Kėtė kėrkon edhe Kėshilli i Evropės!

Kujtimi i ditės sė arrestimit sjell me forcė para syve tė mi pasqyrėn e gjendjes sė tmerrshme fizike e psikologjike tė popullit dhe vendit tim tė lindjes, Shqipėrisė sime, tė prindėve, gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve tė mi shqiptarė. Me kujtohet arrestimi dhe ajo ditė shiu tė parreshtun pėr disa ditė (si shiu i Shkodrės!), rrugėt e mbushuna me ujė, lumejt e frymė, Drini, Buna e sidomos Kiri, qė shpesh vėrshon mbi qytet, dhe frika e qytetarėve nga inondacioni. Por, atė ditė, frika e arrestimit dhe hymja nė qelitė e Sigurimit ishte pėr mue mbizotėnuese. Me kujtohen konditat e qelive pėrdhese ose nėntokėsore, lagėshtia, tė ftohtit dhe era e qelbėt qė mbushte ajrin e pamjaftueshėm nė ato varre tė gjalla pėr ne, tė rij e tė vjetėr, qė kishim gjetė guximin me i thanė Jo! Murtajės sė kuqe. Me kujtohen fatzezėt e arrestuem para meje, zanėt e tyne tė mekuna, dėnesat e pafund, thirrjet qė i bajshin rojeve, shamjet dhe mallkimet.

Mandej vinte heshtja e plotė. Sikur tė rifillonte me nji urdhėn misterioz, kori mortor i atyne qė i kėrcėnonte vdekja, mbushte kėtė qendėr lotėsh dhe gjaku tė derdhun pa faj. Mbas nji seance dy orėsh nė torturė, mė vendosėn nė njė korridor tė errėt, gjatė tė cilit dy nevojtore tė vogla shėrbejshin si qeli pėr tė burgosun. Zane tė dobta memzi vijshin nė veshin tim, zane tė mekuna nga lodhja, pagjumėsia, ose smundja e qė unė nuk isha nė gjendje me i dallue. Ma nė fund ndigjova nji pyetje: “Kush je ti?” U trondita! Pyetja u pėrsėrit. Nuk pata guxim me u pėrgjegjė. Tronditja e fortė e arrestimit dhe e torturės sė parė me mbante me gojė tė mbyllun. Pėrsėri nuk u pėrgjigja. Pas pak minutash zani i mekun qė vinte nga errėsina e fundit tė derės sė nevojtores tha: “Unė jam Kolė Prela…deputet i Dukagjinit!”

Zani qė erdhi sikur tė ishte nga varri, dhe emni i tė burgosnit qė foli, me gozhdoi nė vend. Emni i Prof. Kolė Prelės pėr mue ishte ma shumė se nji titull zyrtar. Ai kishte qenė profesori im i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Liceun e Shkodrės, e nji nga edukatorėt ma tė respektuem pėr bindjet e tij antifashiste e antiokupator. Frika avulloi pa dijtė as unė sesi, e nji ndjenjė dhembshurie pėr profesorin me mbuloi. Pranė meje nji viktimė e pafajshme e terrorit tė kuq pėrpiqej me dalė jashtė varrit, ku e kishin ndrye, me marrė kontakt me botėn jashtė rrethit vdeksor, ku ende jetohej. Pėr mue, ky kontakt i papritun, pothuejse jashtėtokėsor, mė tėrhoqi akoma ma poshtė nė botėn e nėndheshme tė ferrit. Njė ndėrlidhje e paimagjinueshme, vetėm njė ēast ma parė u ba, si pėr mrekulli, lidhja e ime e parė dhe ma e thellė, larg shoqėnisė njerėzore qė, pak kohė ma parė mė rrethonte e mė ushqente si pjesėtar i saj. Me nji za hezitues, por me bindje tė plotė se nė atė ēast po i shtrijsha dorėn e jetės asaj krijese tė nėntokės, po ofrojsha nji urė ndėrlidhėse me jetėn qė kishte lanė mbas dore atė vend tė zi si nata e fundit tė ferrit, u pėrgjegja: “Profesor, jam S.R. studenti i juej nė lice. A ju kujtohet?”

Nji heshtje e shkurtė, e ai: “Mos thuej… O fatzi, edhe ti kėtu nė Sigurim?… Pse tė kanė arrestue?”. U pėrpoqa tė spjegoj gjendjen e Shkodrės nė ato ditė. I tregova pėr 28 katundarėt e Postribės qė u vranė pa gjyq publikisht, pėr dhjetėra tė tjerė qė u ekzekutuen para familjarėve tė tyne, pėr tė arrestuemet nė masė nė qytet e nė rrethet, pėr shtėpiat e katundeve tė djegura, tymi i tė cilave shihej prej qytetit, pėr tmerrin qė mbretnonte mbi popullsinė shkodrane, e mbetun krejtėsisht pa mbrojtje e nė mėshirėn e valės se tėrbueme tė komunistėve shqipfolės, qė frymėzoheshin dhe veprojshin simpas urdhėnave tė shokėve jugosllavė, dhe sidomos pėr katastrofėn e pandalshme qė ra mbi kokėn e klerit katolik shqiptar dhe klasės intelektuale shkodrane, tė dėnuem me shkatėrrim. Me dukej sikur tė gjithė ishin arrestue, torturue e ishin nė pritje tė ekzekutimit, ose tė nji periudhe tė gjatė burgimi… As unė vetė nuk e dijsha, pse fola kaq shumė. Nga frika kalova nė nji gjendje shpirtnore tė re, ku nevoja me fol, e me fol papushim, me dominoi. Ishte mesnatė! Kisha kalue provėn e parė tė torturės dhe e kisha tė qartė se ēfarė me priste nesėr, pasnesėr dhe nė muejt e ardhėm. Flitsha pa ndėrpremje nga frika qė kisha se diēka mund tė mė pengonte ma vonė, ashtu siē ngjau me izolimin tim tė plotė.

Profesori viktimė nuk me ndėrpreu. Herėpashere fshante, sikur donte me thanė: “Tė mjerėt ne ēka na ka gjetė…!”, pa fuqi me shqiptue fjalėn. Mbandej ra heshtja! Unė u struka nė qoshen e murit tė korridorit. Profesori priti pak kohė…nji eternitet nė atė gjendje…dhe ma nė fund shqiptoi fjalėt qė u ngulėn pėrjetė nė kujtesėn time: “Sami, nuk mė vjen keq pėr vete, sepse kam ndihmue ardhjen e kėtij regjimi. Zoti e din sa kam dashtė lirinė e popullit e sidomos tė Dukagjinit tim, tė vorfėn…Po kėshtu si morėn punėt, e ndiej veten pėrgjegjės pėr tė gjitha viktimat…edhe pėr ty, studenti im i pafajshėm…Edhe unė jam i pafaj, por peshėn e pėrgjegjėsisė sė pėrkrahjes sė Lėvizjes nė Dukagjin gjatė luftės kundėr okupatorit nuk mund ta shkarkoj…ajo me mbetet nė kurriz, pėr sa kohė qė jetoj…Por ju, more tė mjerė, ju tė rijt e pafaj, viktima tė kėtij sistemi tė pashpirt, tė pa Zot…ju pse tė vueni?”. Ai heshti. Unė nuk u pėrgjigja. Por heshtja nga tė dy anėt e derės sė mbyllun randoi aq shumė mbi mue, sa nuk isha nė gjendje me e durue ma gjatė. “Profesor!, - i thashė, - ju nuk keni faj…keni ndihmue rezistencėn…edhe ju jeni viktimė …Kush e mendoi kėshtu?”. “Jo, jo” - u pėrgjegj, - dikush ashtė fajtor pėr tė gjitha kėto…unė kam qenė pranė tyne, u gėnjeva premtimeve…sikur tė mė kishte marrė Zoti mendt…”. Me pyeti pėr vėllaun, Markun, qė unė nuk e njihja. Mė tregoi se nė “nevojtorėn-qeli”, pranė, ishte Riza Dani, deputet i Shkodrės, qė herėpashere shpėrthente me thirrje tė nalta e shamje, qė shuheshin menjėherė nga rojet e kuqe e shkopi i tyne mbi kurrizin e shtatėdhjetėvjeēarit demokrat.

Rrėfimi para vdekjes i profesorit tim pasunoi ndėrgjegjėn time me nji dimension tė ri, tė jashtėzakonshėm, pothuejse shenjtėnor: atė tė sinqeritetit tė plotė tė zanit tė ndėrgjegjės pa asnji njollė, atė tė nji pastėrtie shpirtnore, qė arrijnė vetėm zemrat e hapuna para vetes dhe para Krijuesit. Unė pata pėrshtypjen se profesori im ishte “zgjidhė” e rrėfehej para Zotit e pėrulej para Tij si shpirt i dalun nga trupi qė e mbylle, pata pėrshtypjen qė ai po pėrgatitej pėr Gjykimin e Fundit, jo si nji i dėnuem me vdekje qė vajton fatin e jetės mbi tokė, por si nji sakrificė e ndėrgjegjshme e rolit tij mbi tokė, me frikėn qė kishte tradhėtue kėtė rol e qė ai nuk e duronte, …e megjithatė, pėr lehtėsim shpirtėnor, e pranonte. I ri, i papėrgatitun pėr skena kaq tragjike, unė u dėrrmova plotėsisht nė shpirt. Mė dukej se rreth e rrotull meje sillej vdekja qė merrte pa pyetė e korrte pa mėshirė qeniet e pafajshme, tė mbetuna nė dorėn e nji fati tė egėr qė nuk e meritojshin… si profesori im, qė nuk e pashė ma e qė u ekzekutue gjashtė muej ma vonė e gropue nė nji varr pa shenj! (Deputetėt Kolė Prela e Riza Dani u pushkatuen nė vitin 1947-tė).

 

* * *

 

Kush urdhėnoi, kush zbatoi, kush pėrkrahu dhe kush duertrokiti krimet komuniste nė kurriz tė popullit shqiptar, brenda dhe jashtė burgjeve? Kjo pyetje ngrihet sot nė Shqipėni dhe ka mbushė edhe sallat e Kuvendit tė Shqipėrisė. Ashtė e natyrshme, por shumė e vonueme! Ajo qė nuk ashtė e natyrshme sot ashtė dalja nė skenė e nji klase tė shėmtueme ish- funksionarėsh komunistė, shqiptarė, servilė tė regjimit tė hunit dhe tė litarit, xhelatė tė pamėshirshėm tė kasaphanės qė ndėrtoi “diktatura e proletariatit” dhe kalemxhinj qė i thurėn hymne diktaturės e diktatorit, Neron i Shqipėrisė, ndėrsa vendi digjej flakė – e qė mohojnė gjenocidin gjysmėshekullor. Ky turp i elementėve sadistė, shqipfolės ashtė aq i randė dhe aq i ulėt saqė vulos nji njollė tė zezė mbi tė gjithė shoqėninė e sotme, shqiptare. Tė mohosh diktaturėn fashiste dhe krimet e saj nė Afrikė, Spanjė dhe Ballkan; tė mohosh kampet e shfarosjes hitleriane nė Aushvic, Belsen, Treblinka, Majdanek, Mathausen etj.,e sidomos fenomenin e Holokaustit; tė mohosh burgjet dhe gulagėt, ekzekutimet masive nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropėn lindore, luftėn kundėr kulakėve, urinė e Ukrainės, dimnet e Siberisė pėr tė internuemėt, jo vetėm qė ashtė nji monstruozitet moral me pėrpjestime tė pashėmbullta nė historinė e njerėzimit, por ashtė edhe prova ma e qartė e shkallės sė degjenerimit, ku kanė ra sot “mohuesit” nė Shqipėni. “Mohimi” ashtė manifestimi ma i theksuem i degradimit tonė, mendor, moral e shoqėnor, ashtė vėrtetimi ma i pakundėrshtueshėm se “mohuesit” janė robotė pa shpirt, pa zemėr, qė kanė dalė jashtė kufijve tė natyrės njerėzore e tė shoqėnisė ku jeton njeriu qė quen tjetrin vėlla e motėr. Me tė drejtė, Simone de Beauvoir shkruente: “Hakmarrja nuk ka kuptim; por, ama, ka disa individė qė nuk meritojnė mė jetue nė mesin tonė e nė shoqėninė qė po ndėrtojmė”. Mendoni tani si duhet tė quhen ata qė jo vetėm mohojnė pushkatimet masive nė veri e jug tė Shqipėnisė, burgimet e panumėrta, kampet e Vloēishtit, Bedenit, Lushnjės, Fierit, Spaēit, Qafė-Barit, Ballshit e dhjetėra tė tjerė, dėbimin e mijėra familjeve nga shtėpitė e tyne, poshtėnimin e grave e vajzave nėn presionin e pashallarėve tė kuq, mohimin e arsimit dhe banimit nė qendrat urbane tė qytetarėve, por edhe sot akoma ngrejnė nė piedestal veprat e partisė, krimet e Sigurimit, vorfėninė e tejskajshme, indoktrinimin e rinisė, dhe pėrqafimin e urrejtjes, gėnjeshtrės, dhe hakmarrjes si “ideale” frymėzuese tė punės sė tyne tė ndytė…! Mbeturina ultratoksike tė komunizmit? Ashtė pak…! Nė Shqipėni po krijohet nji kulturė mohimi tė pėrhershėm. Dhe kjo ashtė vdekja morale e nji populli! Heshtja kundrejt krimit, pėr mendimin tim, ashtė “vrasja e dytė e viktimės”. Heshtja para krimit pėr cilindo nga ne ashtė edhe vetėvrasje morale. Shqipėnia sot ka pėrqafue heshtjen qė vret, qė pėrfaqėson errėsinėn, padrejtėsinė, dhe mohon denoncimin e krimit e tė kriminelit. Me kėtė heshtje, shqiptarėt po zhyten nė moēalin e mekatit qė refuzojnė tė njohin dhe qė turpnon…! Nė parim, ky ashtė qėllimi i debateve parlamentare nė lidhje me “problemin e dosjeve” sekrete nė Shqipėri- me thye heshtjen qė mbyt ndėrgjegjėn tonė e qė pėrgatisin pėr ne sot mbeturinat ultratoksike tė komunizmit. Mė 18 shtator 2006-tė, i drejtova nji peticion presidentit, Alfred Moisiu, me tė cilin kėrkova themelimin e nji Qendre Shqiptare pėr Dokumentimin e Krimeve Komuniste nė Shqipėni, si hap i parė, si etikė themelore dhe si preventivė, si fillim i rindėrtimit moral tė shoqėnisė shqiptare, sot tė tronditun thellė. Kjo ashtė hera e tretė qė i jam drejtue presidentit Moisiu pėr kėtė domosdoshmėni. Asnji pėrgjegje, asnji fjalė inkurajuese, asnji shenj se ai, Presidenti i Shqipėrisė, i sheh dhe aq ma pak i kupton nevojet ekzistenciale tė nji shoqėnie shqiptare qė vuen akoma nga pesha e randė e krimit komunist. Kjo ashtė Shqipėria sot, vend i shkujdesjes dhe i shthurjes shoqėnore. Ka shqiptarė qė e quejnė zbardhjen e krimit komunist nė Shqipėni si “tė panevojshme”, si nji “tregim historik” i vjetruem, dhe si nji pėrpjekje me heqė vėmendjen e popullsisė shqiptare nga problemet e mėdha, me tė cilat ballafaqohet sot vendi ynė. Nji tjetėr grup ashtė i mendimit se krimi nė Shqipėni nuk ka arrijtė pėrpjestimet e regjimit tė Pol Potit nė Kamboxhia dhe se tani ashtė koha tė nxjerrim nė dritė krimet serbe nė Kosovė, e jo ato tė “enverizmit”. Kjo taktikė perfide, qė synon mėnjanimin e dėnimit tė krimit komunist nė Shqipėni, por tregohet e prekun thellė me krimet nė Kamboxhia dhe nė Kosovė, ashtė jo vetėm absurde, por edhe thellėsisht imorale. Nė Kamboxhia, OKB-ja po organizon gjykatat pėr dėnimin e krimeve tė kryeme. Krimet serbe po hetohen dhe dokumentohen. Kriminelėt kryesorė janė sot nė Gjyqin e Hagės. Gjykatat serbe kanė dėnue oficerė serbė pėr krime kundėr shqiptarėve, siē ashtė rasti i tre vėllazėnve Bytyqi. Edhe nė Kosovė, gjykatėsit ndėrkombėtarė kanė dėnue shqiptarėt pėr krime gjatė viteve 1998-tė dhe 1999-tė. Vetėm nė Shqipėni ka heshtje, dhe pėrsėri heshtje…dhe tallje me viktimat!

 

* * *

 

Dokumentimi i krimeve komuniste nė Shqipėri ashtė drejtėsi dhe preventivė. Ne nuk dijmė ku jemi, cilėt jemi, ku shkojmė dhe cilėt do tė jemi nesėr, nė qoftė se nuk njohim tė kaluemėn tonė, nga vijmė, cilėt janė paraardhėsit tanė. E kaluemja duhet tė njihet e tė studjohet qė tė mos pėrsėritet. Kjo e kalueme nuk ashtė studjue seriozisht nė Shqipėni. Edhe kur flitet pėr tė kaluemėn, ajo abstraktohet. Si ēdo abstraksion, edhe ai i sė kaluemės sonė pėrfundon nė spekulime ideologjike qė damtojnė randė realitetin e jetuem, dhe zhvendosin boshtin e subjektit nė studim. “Nganjiherė”, - shkruente nji studjues amerikan tue pėrshkrue Holokaustin, - ne mendojmė se diēka dijmė, por e dijmė nė formė abstrakte; konkretisht, do tė thotė, se na nuk e njohim fare”. Sot, unė kam frikė se abstraktimi qė shohim nė trajtimin e gjenocidit komunist nė Shqipėni do tė mundėsojė mohimin e tij tė pėrhershėm, ose harresėn qė unė quej ‘vrasja e dytė’ e viktimės. Veshėt e shurdhėt dhe heshtja e plotė nė Shqipėni kanė korruptue fibrėn morale tė popullsisė deri nė atė pikė sa nuk dallohen ma regjimet opresive, as nuk gjindet guximi i mjaftueshėm me shikue tė ardhmen me besim.

E para, debatet e reja nė Kuvendin e Shqipėnisė nė lidhje me kėtė subjekt, pėr mendimin tim, kanė marrė ngjyrėn e politikės sė ditės, dhe trajtojnė nji subjekt, pėr tė cilin duhet folė mė shumė kujdes. Sot, 16 vjet mbas ramjes sė turpshme tė komunizmit, kriminelėt komunistė shėtisin tė lirė nėpėr rrugėt e sheshet e qyteteve dhe katundeve tona, bajnė jetė luksoze, pasunohen jashtė ēdo mase, dhe fėmijt e tyne mbajnė nė dorė pushtetin ekonomik dhe politik tė vendit- megjithėse shikohen si “kriminelė tė padėnuem” nga shumica e popullit shqiptar. Na, nuk do tė arrijmė kurrė tė kemi nji drejtėsi tė kulturueme, nėqoftėse nuk riparojmė padrejtėsitė e sė kaluemės. E dyta, debatet nė Kuvendin e Shqipėnisė kanė tė metėn e madhe qė zhvleftėsojnė efektin e pritun: nė ato debate mungon zani i viktimės. Unė do tė dėshirojsha qė nė tribunėn e Kuvendit tė Shqipėnisė tė flitshin ata qė janė tė vdekun, tė vramė me drue, tė varun nė litar ose tė pushkatuem e vorret e tė cilėve nuk gjinden akoma. Unė do tė dėshirojsha qė nė tribunėn e Kuvendit tė Shqipėnisė tė flitshin ata qė kanė gjunjtė, brrylat, dhambėt e kockat e thyeme nga ēekani i Sigurimit komunist, ata me sy tė djegun me cigare, me gjuhėn tė preme me gėrshanė qė tė mos tregohen tmerret e jetueme, ata qė kanė mishin e premė me thikė e tė mbushun me kripė, ata qė kanė organet gjenitale tė shkatėrrueme qė tė mos lindin ma fėmij “reaksionarė”, ata qė u varėn ditė e natė nė litar pėr peme ose pėr hekurat e dritareve tė qelive tė pista tė Sigurimit, ata qė panė me sytė e tyne shnderimin e grave, motrave, bijave, nė zyrat e hetuesisė komuniste, ata qė pėr 46 vjet me radhė nuk panė nji ditė tė mirė nė jetėn e tyne, tė torturuem nga frika, uria, puna e randė…e poshtėrimi moral. Atėherė, debati i Kuvendit tė Shqipėnisė do tė fitonte dimensionin e vet tė plotė dhe pėrpjestimet e pakufijshme qė i siguron monstruoziteti i pabesueshėm i krimeve komuniste nė Shqipėni! Atėherė, ndoshta opinioni publik shqiptar do tė pyeste veten: si ashtė e mundun qė shqiptarėt komunistė kanė ra aq poshtė nė luftėn e tyne tė ēmendun kundėr vėllazėnve dhe motrave shqiptare jokomuniste qė nuk pranuen diktaturėn? Akoma ma e tanishme: si ashtė e mundun qė asnjėri nuk pranoi pėrgjegjsi pėr krimet e kryeme komuniste nė Shqipėni; dhe si ashtė e mundun qė satrapi aziatik, kryekrimineli E.H sot, nė vjetin 2006 ashtė nė piedestalin e nji populli qė ai vrau aq mizorisht; dhe si ashtė e mundun qė ma shumė se gjysma e tė pėrndjekunve politikė e ekonomikė qė nuk janė shue akoma, jetojnė sot pa ndihmė, pa pėrkrahje, pa mirėnjohje… dhe nė gjendjen e mjerueshme tė lypsit…?

Duhen hapė Arkivat e Shtetit, tė PKSH-sė, tė PPSH-sė, tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė Sigurimit tė Shtetit, arkivat speciale tė Degės II dhe Degės XVI me evidentue krimin komunist nė Shqipėri…dhe duhen hapė menjiherė, sot, dhe jo nesėr! Duhet tė krijohen komitete ekspertėsh (jo politikanė!) tė shikojnė dokumentacionin sekret qė pėrmbajnė kėto arkiva…arkivole pėr dhjetėra mijė qytetarė tė pafajshėm! Duhet tė mblidhen dėshmitė okulare tė tė gjithė atyne qė akoma jetojnė, dhe tregimet e tyne akoma tė paregjistrueme. Kėtė duhet tė bajė nji qendėr shqiptare, me fonde shtetnore, por e pavarun politikisht. Me kalimin e breznive qė pėsuen vuejtjet e pabesueshme, pėrgjegjsia e kalimit tė mėsimit dhe eksperiencės sė jetueme, sot bie mbi shpatullat e edukatorėve dhe nė sallat e muzeumeve. (Qendra Shqiptare pėr Rehabilitimin e Traumės dhe Torturės, Tiranė, ka filmue dhe regjistrue mbi 42.000 dėshmi nga viktimat dhe zotėnon sot nji dokumentacion tė konsiderueshėm, por jo tė plotė). Dokumentimi i plotė do tė na japė nji “habeas corpus” (ja ku ashtė viktima e krimit), nga ku organet gjyqėsore do tė mbėshteteshin pėr procedurat ligjore. Shoqėnia shqiptare, ashtu si ēdo shoqėni tjetėr e kulturueme ka pėr detyrė tė mbrojė veten; pėr kėtė, ajo legjislon ligjet tė detyrueshme pėr tė gjithė. Le tė zbatohet ligji kundėr krimit e kriminelit komunist nė Shqipėni! Le tė zbatohet ligji…sot, jo nesėr. Nji zhvillim i kėtillė, do tė mundėsonte nderimin e viktimave tė komunizmit. Nji akt i kėtillė do tė ngrente prestigjin tonė, kombėtar, si vend dhe si popull i qytetnuem. Duhet ēmue viktima, duhet gjetė varri i humbun, duhet pėrkrahė familja e tij, duhet nderue emni i tij. Sidomos duhet nxjerrė nga vuejtja e mjerimi i sotėm viktima e komunizmit qė akoma pėrbuzet nga nji shoqėni e pandėrgjegjshme, cinike, dhe mosmirėnjohėse, trashėgimi e degjenerimit moral komunist. Le tė mosharrojmė se me sjellė buzėqeshjen nė fėtyrėn e nji njeriu qė vuen, ashtė suksesi jonė ma i madh nė jetė. Me thye zemrėn e nji qenie tė pafajshme, ashtė dėshtimi jonė ma i plotė nė jetė. Sot, Shqipėnia ka shumė zemra tė thyeme! Shpeshherė, nė ballafaqim me tragjedinė, fjala e shkrueme ashtė instrumenti – ndoshta i vetmi- qė na mbetet me mbrojtė ata qė janė tė pafuqishėm, siē janė sot tė persekutuemit politikė nė Shqipėni! Manipulimi i partive politike me dosjet e krimeve komuniste nė Shqipėni, dhe vuejtja e viktimave, duhen ndėrpre menjiherė, dhe me ēdo kusht…sot, jo nesėr! Nuk kemi nevojė pėr fjalime patetike e lotė krokodili. Kemi nevojė pėr dokumentim serioz, dhe mirėkuptim, drejtėsi, e pėrkrahje… sot, dhe jo nesėr!

 

 

 “Mbas pak minutash zani i mekun qė vinte nga errėsina e fundit tė derės sė nevojtores tha: “Unė jam Kolė Prela…deputet i Dukagjinit!”

Zani qė erdhi sikur tė ishte nga varri, dhe emni i tė burgosnit qė foli, me gozhdoi nė vend. Emni i Prof. Kolė Prelės pėr mue ishte ma shumė se nji titull zyrtar. Ai kishte qenė profesori im i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Liceun e Shkodrės, e nji nga edukatorėt ma tė respektuem pėr bindjet e tij antifashiste e antiokupator”

 

 “Heshtja kundrejt krimit, pėr mendimin tim, ashtė “vrasja e dytė e viktimės”. Heshtja para krimit pėr cilindo nga ne ashtė edhe vetėvrasje morale. Shqipėnia sot ka pėrqafue heshtjen qė vret, qė pėrfaqėson errėsinėn, padrejtėsinė, dhe mohon denoncimin e krimit e tė kriminelit. Me kėtė heshtje, shqiptarėt po zhyten nė moēalin e mekatit qė refuzojnė tė njohin dhe qė turpnon…!”

 

“Duhen hapė Arkivat e Shtetit, tė PKSH-sė, tė PPSH-sė, tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė Sigurimit tė Shtetit, arkivat speciale tė Degės II dhe Degės XVI me evidentue krimin komunist nė Shqipėri…dhe duhen hapė menjiherė, sot, dhe jo nesėr!”

 

 “Simone de Beauvoir shkruante: “Hakmarrja nuk ka kuptim; por, ama, ka disa individė qė nuk meritojnė mė jetue nė mesin tonė e nė shoqėninė qė po ndėrtojmė”.”

 

 

 

 

SOCIALE

 

Ndryshojnė procedurat pėr tė rifituar pronėn, qeveria miraton rregulloren e re

 

Dokumentet qė duhet tė dorėzojnė pronarėt pranė AKKP-sė

 

 

Nė bazė tė vendimit tė qeverisė, tė gjitha subjektet e shpronėsuara, duhet tė paraqesin pranė AKKP-sė vėrtetimin e pronėsisė, lėshuar nga ZRPP-ja pėr efekt tė kthimit dhe kompensimit tė pronave, vendimin gjyqėsor tė formės sė prerė, dokumentin qė vėrteton heqjen ose marrjen e sė drejtės sė pronėsisė sė subjektit tė shpronėsuar nga shteti

 

Kėshilli i Ministrave, nė mbledhjen e tij tė fundit ka miratuar rregulloren pėr procedurat qė duhen plotėsuar nga ish-pronarėt, tė cilėt pėrfitojnė nga ligji “pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”. Vendimi parashikon se subjektet e shpronėsuara qė pėrfitojnė nga ky ligj i paraqesin tashmė dokumentet pranė agjencisė sė kthimit dhe kompensimit tė pronave nė qytetet pėrkatėse.

Dokumentet

Nė bazė tė vendimit tė qeverisė, tė gjitha subjektet e shpronėsuara duhet tė paraqesin pranė AKKP-sė vėrtetimin e pronėsisė lėshuar nga ZRPP-ja pėr efekt tė kthimit dhe kompensimit tė pronave, vendimin gjyqėsor tė formės sė prerė, dokumentin qė vėrteton heqjen ose marrjen e sė drejtės sė pronėsisė sė subjektit tė shpronėsuar nga shteti, sipas akteve, ligjore e nėnligjore, vendimeve penale tė gjykatave ose nė ēdo mėnyrė tjetėr tė padrejtė, apo dokumentin pėr pasuritė e paluajtshme tė shtetasve shqiptarė, tė krijuara pėrpara datės 7 prill 1939, tė cilat janė sekuestruar sipas ligjit tė vitit 1945 “Ligja i tatimit tė jashtėzakonshėm pėr fitimet e luftės”. Gjithashtu, nė dosjen e dokumentacionit qė duhet tė paraqitet duhet tė jenė dhe vendimet e mėparshme tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė pronave, tė marra nė bazė tė ligjit tė vitit 1993, pėr kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe ligjin e tė njėjtit vit, “Pėr kompensimin nė vlerė ose me troje tė ish-pronarėve tė tokave bujqėsore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve”, apo edhe vendimet e marra nga ish-komitetit i pronave, nė bazė tė ligjit tė vitit 2006. Gjithashtu, vendimi kėrkon qė tė sillen edhe tė gjitha vendimet e marra me dekret tė presidentit pėr kėtė ēėshtje apo ēdo dokument tjetėr qė ēon nė zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes.

Trajtimi

Mė tej, vendimi parashikon se zyra e AKKP-sė, nė qark apo qendėr, nė varėsi tė objektit tė kėrkesės, plotėson dokumentacionin e nevojshėm pėr trajtimin e pronave tė paluajtshme qė do tė njihen, kthehen apo kompensohen, duke kėrkuar dokumentet e nevojshme nga institucione tė treta, pėr vėrtetimin e gjendjes, juridike apo fizike, tė pronės, si dhe konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor. Tė gjitha kėrkesat pėr njohje dhe kthim, tė paraqitura pranė zyrave tė AKKP-sė, nė qendėr apo qark, mė tej do tė shqyrtohen sipas rendit kronologjik tė paraqitjes sė tyre. Mėnyra e trajtimit, shqyrtimit, si dhe e dhėnies sė vendimit pėr kėrkesat apo ankesat e subjekteve tė shpronėsuara do tė bėhet nė pėrputhje me ligjin “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, nė qendėr apo qark, pas shqyrtimit tė kėrkesės dhe marrjes sė vendimit pajis subjektet e shpronėsuara me dokumentin pėrkatės pėr njohjen, masėn dhe mėnyrėn e kthimit ose kompensimit tė pronėsisė.




 





- vėrtetimin e pronėsisė, tė lėshuar nga zyra e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, pėr efekt tė kthimit dhe kompensimit tė pronave;
- dokumentin kadastral (pranė zyrave tė administrimit dhe mbrojtjes sė tokės, nė kėshillin e qarkut);e gjykatės;
- dokumentin, qė vėrteton heqjen ose marrjen e sė drejtės sė pronėsisė sė subjektit tė shpronėsuar nga shteti, sipas akteve, ligjore e nėnligjore, vendimeve penale tė gjykatave ose nė ēdo mėnyrė tjetėr tė padrejtė, qė nga data 29.11.1944, apo dokumentin pėr pasuritė e paluajtshme tė shtetasve shqiptarė, tė krijuara pėrpara datės 7 prill 1939, tė cilat janė sekuestruar sipas nenit 14, tė ligjit nr.37, datė 13.1.1945, “Ligja e tatimit tė jashtėzakonshėm pėr fitimet e luftės”;
- vendimet e mėparshme tė ish-Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė marra sipas ligjeve nr.7698, datė 15.4.1993, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve” dhe nr.7699, datė 21.4.1993, “Pėr kompensimin nė vlerė ose me troje tė ish-pronarėve tė tokave bujqėsore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve”, vendimet e Komisionit/Komitetit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė marra sipas ligjit nr.9235, datė 29.7.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”, tė ndryshuar, tė cilat janė marrė pėrpara hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.9583, datė 17.7.2006, “Pėr disa shtesa e ndryshime nė ligjin nr.9235, datė 29.7.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”, tė ndryshuar;
- dokumentin nga arkiva hipotekore (pranė zyrės sė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme);
- dokumentin nga Arkivi i Shtetit Shqiptar (kur dokumentet, hipotekore apo kadastrale, janė tė depozituara nė tė, si dhe dokumentet, qė vėrtetojnė shpronėsimin, konfiskimin apo shtetėzimin e pronės);
- dekretet e Presidentit, me objekt shpronėsimin e ish-pronarėve;
-ēdo dokument tjetėr ligjor, i nevojshėm pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes.

 

 

Dokumentacioni hartografik pėr pozicionin gjeografik tė pronės, i cili paraqitet nė dy forma, i mėparshmi dhe aktuali.

• Dokumentacioni hartografik i mėparshėm pėrmban planvendosjen e pronės, e cila mund tė sigurohet nga:

- ministria pėrgjegjėse pėr punėt publike, e cila ka nė varėsi arkivin qendror teknik dhe degėt e saj nė rrethe

departamenti i shėrbimit tė tokės dhe ujit (ish-Instituti i Studimit tė Tokave) nė QTTB, Fushė-Krujė;
- Arkivi i Shtetit Shqiptar;
- Drejtoria e Shėrbimit Pyjor (arkivi i kadastrės pyjore);

- bashkia/qarku (arkivi hartografik i urbanistikės);
-kėshilli i qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes sė tokės).

Harta mund tė sigurohet nė njė nga institucionet e mėposhtme:

- Zyrėn e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, pėr tė gjitha zonat urbane dhe pėr zonat rurale, ku ėshtė bėrė regjistrimi;
- Drejtorinė e Shėrbimit Pyjor, pėr pyjet dhe kullotat dhe tokat e tjera jobujqėsore;
-  Kėshillin e qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes sė tokės) pėr tokat bujqėsore, tė paregjistruara dhe tokat e tjera jobujqėsore;
- Njėsitė e legalizimit, pranė organeve tė qeverisjes vendore apo Agjencia e Legalizimeve dhe Urbanizimit tė Zonave Informale (ALUIZNI), tė krijuara sipas ligjit nr.9482, datė 16.2.2006, “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Datat e aplikimit pėr tė ndjekur kėto studime do tė jenė 13-20 nėntor

 

MASH: “Kriteret pėr tė fituar studimet part-time”

 

Sipas ministrisė, tarifa e aplikimit ėshtė 300 lekė dhe kriteri i pėrzgjedhjes pėr kėta kandidatė do bėhet nė bazė tė pikėve tė marra, si nė pranimet e studentėve full-time. Numri i kandidatėve do tė pėrbėjė afro 25 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė kuotave tė miratuara nga MASH-i

 

Ministria e Arsimit ka njoftuar dje se, pėr tė gjithė kandidatėt qė duan tė ndjekin studimet e larta part-time janė caktuar datat 13-20 nėntor pėr tė bėrė aplikimet. Sipas ministrisė, edhe kandidatėt qė e kanė njė diplomė mund tė aplikojnė pėr studime me kohė tė pjesshme nė universitetet publike nė vend. Rreth njė muaj mė parė, MASH-i ka njoftuar se pėr tė vazhduar studimet e larta me korrespondencė nuk do tė aplikohet mė sistemi i konkurrimit pėr tė shmangur korrupsionin. Pra, kandidatėt do tė konkurrojnė me rezultatet e provimeve tė Maturės Shtetėrore, ndėrsa kandidatėt qė kanė mbaruar njė fakultet apo qė kanė dhėnė provimet e maturės pėrpara kėtij viti do tė konkurrojnė vetėm me mesataren e shkollės sė lartė. Sipas ministrisė, tarifa e aplikimit ėshtė 300 lekė dhe kriteri i pėrzgjedhjes pėr kėta kandidatė do bėhet nė bazė tė pikėve tė marra, si nė pranimet e studentėve full-time. Gjithashtu, MASH-i ka njoftuar se numri i kandidatėve pėr part-time tė fakultetit tė dytė do tė pėrbėjnė afro 25 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė kuotave tė miratuara nga MASH-i.

 

Korrespondenca

Sipas zėdhėnėses sė MASH-it, Ermelinda Muho, kjo situatė vjen si pasojė e liberalizimit nė universitete, ku janė pranuar rreth 20 mijė studentė. Sipas saj, nė kėtė moment, ky fluks ka sjellė disa vėshtirėsi, pasi universitetet nuk kanė gjithmonė kapacitetet e duhura, sidomos numrin e mjaftueshėm tė personelit universitar. “Pėr t’iu pėrgjigjur situatės, MASH-i ka vendosur tė rrisė me 64 numrin e personelit tė universiteteve dhe po shihet mundėsia qė krahas pėrdorimit tė auditorėve edhe mbasdite, tė gjenden mjedise tė reja pėr shkollat tė larta. Nė kėto rrethana, do tė ishte njė mbingarkesė vėshtirėsisht e pėrballueshme po tė vendosej nga MASH-i njė kuotė e lartė studentėsh part-time”,- tha ajo. Muho u shpreh se pėrveē kėsaj, diploma e “part-time”-it nė disa fakultetete ėshtė kritikuar si e mangėt, ose qė nganjėherė nuk lėshohet kundrejt meritės. “Nga Kėshilli i Evropės ka pasur gjithmonė njė pikėpyetje, nėse kjo ėshtė e barazvlefshme me diplomėn e ditės, pra atė full-time”,- tha ajo.

Drafti

Sipas Muhos, nė pėrputhje me procesin e Bolonjės nė projektligjin pėr arsimin e lartė parashihet edhe shtojca ose suplementi i diplomės dhe kjo do tė thotė se tė gjithė studentėt qė do pajisen me kėtė shtojcė do tė kenė edhe njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė kualifikimit qė kanė kryer, tė rezultateve, tė veēorive tė programit tė studimit, nė mėnyrė qė edhe punėdhėnėsit tė kenė tė qartė vlefshmėritė e diplomave, tė cilat nuk janė sė tė njėjtės cilėsie a kategorie. “Prandaj MASH-i, nė kuadrin e reformės nė universitete dhe ngritjen e standardeve akademike, po sheh mundėsitė qė programi i studimit tė diplomave me kohė tė pjesshme tė rishikohet dhe tė thellohet. Ai duhet tė orientohet drejt modelit evropian “Life Long Learning” apo “Tė mėsuarit gjatė gjithė jetės” dhe jo tė jetė njė rezervė pėr tė plotėsuar kėrkesat e atyre qė nuk u pranuan dot gjatė ditės”,- tha ajo. Muho u shpreh se, Universiteti Politeknik i Tiranės, Akademia e Arteve dhe Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve nuk kanė kėrkuar kuota pėr part-time.

Rildo Ngjela

BOX

 

Pėr regjistrimin nė konkurrim kandidati duhet tė paraqesė:

 

a. Fotokopje e noterizuar e dėftesės sė pjekurisė sė shkollės sė mesme

b. Fotokopje e noterizuar e certifikatės sė Maturės Shtetėrore.

c. Kėrkesa e kandidatit pėr degėn qė dėshiron tė studiojė.

c. Vėrtetimi nga komisioni mjeko-ligjor pėr gjendjen shėndetėsore.

d. Fotokopje e certifikatės sė lindjes me fotografi tė vulosur.

e. 2 copė (dy) fotografi tė formatit pėr dokumente.

 

Kandidatėt qė kanė pėrfunduar njė fakultet duhet tė paraqesin

 

a. Fotokopje e noterizuar e diplomės sė shkollės sė lartė

b. Fotokopje e noterizuar e vėrtetimit tė notave tė shkollės sė lartė

c. Kėrkesa e kandidatit pėr degėn qė dėshiron tė studiojė.

d. Vėrtetimi nga komisioni mjeko-ligjor pėr gjendjen shėndetėsore.

e. Fotokopje e certifikatės sė lindjes me fotografi tė vulosur.

f. 2 copė (dy) fotografi tė formatit pėr dokumente.

 

 

Kandidatėt qė nė pėrfundim tė konkurseve tė pranimit shpallen fitues duhet tė regjistrohen nė shkollat e larta dhe duhet tė dorėzojnė:

 

a. Dėftesėn origjinale tė pjekurisė sė shkollės sė mesme

b. Certifikatėn e Maturės Shtetėrore (me detyrim dhe me zgjedhje)

c. Certifikatė lindjeje me fotografi tė vulosur

d. 2 fotografi

e. Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1 500 lekėsh.

 

Ndėrsa kandidatėt pėr part-time, pėr degė tė dytė do tė dorėzojnė

 

a. Diplomėn e shkollės sė lartė

b. Vėrtetimin e notave  

c. Certifikatė lindjeje me fotografi tė vulosur

d. 2 fotografi

e. Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1 500 lekėsh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetar i Gjykatės sė Apelit pėr Qarkun e Dytė nė SHBA, John Uolker, kritika pėr gjyqėsorin

 

OSBE: Gjyqtarėt shkelin etikėn nė procese

 

“Shpesh gjatė seancave tė shqyrtimit tė provave, leja pėr tė foluar apo pėr t’u shprehur i jepet nė mėnyra tė ndryshme prokurorit dhe nė mėnyrė tjetėr avokatit”

 

Shkeljet etike tė gjyqtarėve shqiptarė janė mė shumė pasojė e paditurisė sesa e qėlllimeve dashakeqe. Ky ka qenė konstatimi i John Uolker-it, ish-kryetar i Gjykatės sė Apelit pėr Qarkun e Dytė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės gjatė seminarit tė organizuar nga OSBE-ja me gjyqtarė shqiptarė nė qytetin e Durrėsit. Etika e njė gjyqtari ka qenė tema kryesore e takimit tė OSBE-sė, ndėrsa janė dėgjuar edhe qėndrimet e ndryshme tė gjyqtarėve pjesėmarrės. Seminari pėr kėtė ēėshtje ka mbėrritur fill pas publikimit tė raportit tė OSBE-sė pėr drejtėsinė nė Shqipėri, ku sistemi i drejtėsisė ėshtė kritikuar, nė rastet e paraqitura nė raport janė vėnė re shkelje tė etikės sė gjyqtarėve. Kėto raste kanė patur mundėsinė tė debatohėn edhe nė dy ditėt e seminarit. Ėshtė vėnė re se gjyqtarėt kanė miqėsi me avokatėt mbrojtės gjithashtu edhe me prokurorėt, por nė tė dyja rastet rrezikohet njė proces i rregullt gjykimi. Nė gjykatėn e kryeqytetit nė disa raste ėshtė vėnė re se shumė prokurorė para se tė fillojė njė seancė gjyqėsore shkojnė nė zyrat e gjyqtarėve dhe nė shumė raste tė tilla ata dalin bashkė nga zyra pėr t’u futur nė sallėn e gjyqit. Shpesh gjatė seancave tė shqyrtimit tė provave, leja pėr tė foluar apo pėr t’u shprehur i jepet nė mėnyra tė ndryshme prokurorit dhe nė mėnyrė tjetėr avokatit. Ndėrsa veprime tė tilla bėhen pre e paragjykimeve tė publikut dhe kjo mė pas ndikon nė besueshmėrinė ndj institucionit.

Rekomandimet

Sipas lektorėve, nė kėtė seminar ėshtė shfaqur edhe mendimi se duhet tė rritet sa mė shumė zbatueshmėria e etikės gjyqėsore dhe, nėse njė gjė e tillė nuk funksionon, atėherė lind nevoja e kryerjes sė disa ndryshimeve nė kodin shqiptar tė etikės gjyqėsore. Njė aktivitet i ngjashėm u zhvillua nė fillim tė kėsaj jave nė Shkodėr, me pjesėmarrjen e gjyqtarėve nga rrethet gjyqėsore tė veriut tė Shqipėrisė.

Tė dy aktivitetet u organizuan nga Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri dhe Kėshilli i Etikės sė Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, nė bashkėpunim me Qendrėn pėr Politikat Publike, Shkencat Politike dhe tė Drejtėn. Seminaret u pėrqendruan nė ēėshtje si kufizimi i komunikimit tė gjyqtarėve me prokurorin, avokatin mbrojtės dhe palėt. Gjithashtu, pjesėmarrėsit diskutuan nene tė tjera, tė ndryshme tė Kodit shqiptar tė Etikės Gjyqėsore.

 

 

 

Vėrejtje

 

Shkelje tė etikės gjyqėsore nga shumė gjyqtarė, si pasojė e mungesės sė informacionit.

 

Gjyqtarėt kanė miqėsi me avokatėt mbrojtės gjithashtu edhe me prokurorėt dhe kėtė e demonstrojnė edhe nė ambientet e gjykatave.

 

Rekomandime

 

Pėrmirėsimi i etikės gjyqėsore ėshtė njė ndėr pėrparėsitė e Prezencės sė OSBE-sė.

 

Rritja e bashkėpunimit midis Prezencės sė OSBE me Komisionin e Etikės nė mėnyrė qė tė trajnohen gjyqtarėt dhe tė shquajnė mė mirė kėto ēėshtje.

 

 

 

“Shkeli barazinė nė tendera”, nisin

hetimet pėr ish kreun e “Albtelekom”-it, Notin

 

“Pabarazi nė tendera”. Kjo do tė jetė akuza e prokurorisė pėr ish-drejtorin e pėrgjithshėm tė tė vetmes telefoni fikse nė Shqipėri “Albtelekom”, Apostol Noti. Dosja me akuzat dhe provat ka mbėrritur dje nė gjykatėn e Tiranės dhe pritet qė shorti elektronik tė pėrcaktojė gjyqtarin e ēėshtjes. Sipas organit tė akuzės, i pandehuri Noti ka shkelur rregullat e shpėrndarjes sė reklamave nė media tė ndryshme, duke favorizuar disa prej tyre dhe duke iu hequr tė drejtėn pėr konkurrim disa tė tjerave. Sipas burimeve tė prokurorisė, hetimi pėr kėtė shtetas ėshtė zhvilluar pėr kohėn, nė tė cilėn Noti ka qenė drejtor i “Albtelekom”-it qė nga viti 2003. Sipas tė njėjtave burime, nė dosje janė vendosur nė formėn e provave tė gjitha dokumentet zyrtare tė firmosura nga Noti, tė cilat janė pėrdorur pėr tė kryer marrėveshjet e ndryshme me mediat qė kanė publikuar reklamėn e “Albtelekom”-it nė hapėsirėn e tyre. Ndėrkohė, pritet qė gjyqi tė fillojė nė javėt nė vazhdim. Sipas pėrfaqėsuesve tė organit tė akuzės, mėsohet se Apostol Noti duhet tė kishte shpallur tenderin pėr dhėnien e reklamave dhe pasi tė ishin paraqitur ofertat, komisoni i posaēėm duhet tė kishte pėrzgjedhur ofertėn mė tė mirė dhe mė tė volitshme tė paraqitur. Por sipas provave tė prokurorisė, mėsohet se kėto procedura nuk janė respektuar, duke u paraqitur si fitues tenderash media qė nuk kanė marrė pjesė nė njė proces tė rregullt. Ndėrsa prokuroria ka paraqitur para gjykatės edhe kaseta filmike, si edhe gazeta, tė cilat kanė botuar nė periudhėn nė fjalė reklamėn e “Albtelekom”-it, e drejtė, e cila nuk ėshtė fituar nė mėnyrė tė rregullt.

 

 

 

Seminari

 

Zajmi: “Tė shmangim paragjykimet pėr viktimat e trafikut”

 

“Viktimat e trafikut paragjykohen nė Shqipėri, ndėrsa e gjithė shoqėria duhet ta luftojė kėtė fenomen dhe tė punojė pėr tė rehabilituar kėtė kategori individėsh. Kujdesi me viktimat e trafikut duhet tė jetė shumė herė mė i madh nga shoqėria shqiptare. Shifrat nėpėr raporte tė ndryshme flasin se mungesa e rehabilitimit ka bėrė qė nė shumė raste kėta persona tė ritrafikohen”. Kjo ka qenė njė pjesė e fjalės sė mbajtur nga zėvendėsministrja e Brendshme, Iva Zajmi, nė seminarin me temė “Rritja e ndjeshmėrisė dhe e bashkėpunimit polici-prokurori-gjykatė-shėrbime sociale, pėr njė proces tė drejtė ligjor dhe mbrojtje tė viktimave tė trafikut”. Zajmi, njėkohėsisht edhe koordinatore e Qendrės Antitrafik, ka deklaruar dje se firmosja e shumė konventave nga ana e Shqipėrisė duhet tė ndihmojė nė parandalimin e trafikut tė femrave dhe tė tė miturve. Ndėrsa viktimat e kėtyre trafiqeve duhet tė pėrfitojnė njė trajtim tė veēantė nė qendra tė veēanta, qė mė pas kėta tė jenė nė gatishmėri pėr t’u rikthyer nė shoqėri. Ndėrsa ngritja e qendrave pėr kėtė qėllim nuk mbetet e vetmja zgjidhje pėr tė ulur numrin e viktimave tė mitur ose jo. Nė seminarin e zhvilluar ditėn e djeshme u vendosėn njė sėrė detyrash pėr parandalimin e trafikimit brenda vendit tė femrave dhe tė tė miturve. Ndėrsa gjatė seminarit u mėsua se do tė jetė njė aksion i ri qė do tė ndėrmerret sė shpejti, nė bashkėpunim edhe me Ministrinė e Kulturės dhe Turizmit pėr kontrollet nė hotele dhe motele. Ndalimi dhe kontrolli i hyrjes se minorenėve tė pashoqėruar nga prindėrit duhet tė monitorohet, pėr tė penguar prostitucionin nė vend. Tė pranishmit kanė konkretizuar nismat e tyre nė kėtė proces, duke analizuar gjendjet, nga tė cilat dalin kėto kategori njerėzish dhe ēfarė duhet bėrė pėr tė ndihmuar tė gjitha viktimat e trafikut.

 

 

 

EKONOMIA

 

 

 

 

 

 

Zyra Tregtare Austriake diskutoi mbi mundėsitė qė biznesi austriak tė investojė nė Shqipėri

 

Biznesi austriak kėrkon tė marrė pjesė nė tendera dhe investime

 

 

Kėshilltari i kėsaj zyre, Christian Miller, u shpreh dje se, “qėllimi ynė ėshtė tė njihemi me tregun shqiptar dhe tė gjejmė mėnyrat se si tė jemi atraktiv nė kėtė treg”. Njė tjetėr zyrtar i saj tha se, “ne synojmė rritjen e pjesėmarrjes sė biznesit austriak nė projekte, nė tendera, donacione dhe investime tė kompanive austriake”

 

Biznesi austriak po sheh mundėsitė pėr tė investuar nė ekonominė e vendit tonė. Ai ėshtė duke kėrkuar mundėsi pėr tė marrė pjesė nė projekte, nė tendera, donacione dhe nė pėrgjithėsi nė rritjen e shkėmbimeve tregtare dhe tė investimeve tė kompanive austriake nė Shqipėri, thanė dje zyrtarė tė zyrės austriake tė tregtisė nė Tiranė. Zyra Tregtare nė Ambasadėn Austriake, nė Tiranė organizoi nga data 7-10 nėntor 2006 disa takime me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit si dhe me grupe private tė biznesit shqiptar, me tė cilėt diskutoi mbi mundėsinė e zgjerimit tė bashkėpunimit ekonomik dhe tregtar mes tė dy shteteve. Kėshilltari i kėsaj zyre, Christian Miller u shpreh dje se, “qėllimi ynė ėshtė tė njihemi me tregun shqiptar dhe tė gjejmė mėnyrat se si tė jemi atraktiv nė kėtė treg”. Njė tjetėr zyrtar i Zyrės Tregtare Austriake, nė Tiranė tha se, “ne synojmė rritjen e pjesėmarrjes sė biznesit austriak nė projekte, nė tendera, donacione dhe nė pėrgjithėsi nė rritjen e shkėmbimeve tregtare dhe tė investimeve tė kompanive austriake nė Shqipėri”. Ndėrkohė, gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti importet nga Austria drejt Shqipėrisė llogariten 1 miliard e 711 milionė lekė, ndėrsa eksportet nga Shqipėria drejt Austrisė llogariten 103 milionė lekė. Biznesi shfaq kėtė interes pėr tė investuar dhe pėr tė punuar nė Shqipėri, nė njė kohė qė biznese tė vendeve tė tjera, si ai grek, turk dhe gjerman e kanė bėrė mė parė kėtė dhe nė njė kohė, kur qeveria shqiptare ėshtė nė pėrfundim tė njė pakete ligjore qė do tė nxisė investimet e huaja. Paketa ligjore pėr nxitjen e investimeve tė huaja “Shqipėria 1 euro” do tė bėjė tė mundur qė ēdo biznes prodhues tė marrė me qira njė truall, tokė apo godinė pėr 1 euro dhe po ashtu, ky biznes do tė pėrdorė pėr 1 euro edhe ujin teknologjik. Biznesi grek, para pak ditėsh, me anė tė kompanive tė ndėrtimit bėri tė ditur se kishte ndėrmend tė ndėrtonte njė fabrike tė materialeve tė ndėrtimit, ndėrkohė edhe biznesi gjerman shprehu interesin e tij pėr investime nė vend. Biznesi austriak, mesa duket ėshtė duke iu bashkuar kėtij interesimi. Nė tė vėrtetė, investimet e huaja direkte, qė prej disa kohėsh kanė njė interes nė rritje pėr tė qenė mė shumė prezente nė ekonominė e vendit, por ende ato janė nė nivele mjaft tė ulėta dhe ky interes nė rritje ėshtė thjesht pasojė e  pėrmirėsimit tė klimės sė biznesit nė vend, pasi janė ndėrmarrė njė sėrė reformassh nė mbledhjen e tė ardhurave dhe nė luftėn ndaj informalitetit. Po ashtu, edhe lehtėsira tė rėndėsishme nė procedura dhe nė taksa kanė dhėnė efektet e veta. Megjithatė, biznesi i huaj kėrkon mė shumė dhe nisma “Shqipėria 1 euro” mund tė jetė ajo qė do ta mundėsojė rritjen e tyre.

 

Nė paketėn e hidrocentraleve qė do tė jepen me koncesion, Ministria e Ekonomisė ka pėrfshirė edhe HEC-e tė mėdha

 

Tri hidrocentrale tė mėdha do tė jepen me koncesion

 

Hidrocentralet e Bratilės, Skavicės dhe Bushatit do tė pėrfshihen nė kėtė paketė edhe pėr shkak tė rėndėsisė qė ato paraqesin, pėr rritjen e prodhimit nė vend tė energjisė elektrike, thanė specialistė tė Ministrisė sė Ekonomisė 

 

Hidrocentralet e Bushatit, tė Skavicės dhe tė Bratilės do tė futen nė paketėn e hidrocentraleve qė do tė jepen me koncesion. Tė dhėna nga Ministria e Ekonomisė bėjnė tė ditur se, pavarėsisht se ato janė hidrocentrale tė mėdha, ato do tė pėrfshihen nė njė paketė tė dhėnies me koncesion, ashtu si hidrocentralet e vogla, tė cilat janė mbi pesėdhjetė syresh. Hidrocentralet e Bratilės, Skavicės dhe Bushatit do tė pėrfshihen nė kėtė paketė edhe pėr shkak tė rėndėsisė qė ato paraqesin, pėr rritjen e prodhimit nė vend tė energjisė elektrike, thanė specialistė tė Ministrisė sė Ekonomisė. Nė sektorin e prodhimit tė energjisė elektrike nga hidrocentarlet e vogla, deri nė 5 MW, interes tė dukshėm kanė shfaqur edhe bizneset private shqiptare. Tri hidrocentralet e mėdha janė tė njė kapaciteti tė atillė, qė biznesi shqiptar e ka tė vėshirė ta marrė pėrsipėr. Siē dihet, hidrocentrali i Skavicės ėshtė nė njė projekt tė vjetėr qė nisi tė ndėrtohet nga njė kompani italiane me koncesion, por qė nė fakt, atje asnjėherė nuk nisi seriozisht puna. Ai ėshtė njė hidrocentral qė ka njė rezervuar tė atillė, i cili do tė bėnte tė mundur qė kaskada e Drinit tė mos kishte asnjėherė probleme me rezervat e ujit, pasi do tė mbushej nga ai i Skavicės. Edhe hidrocentrali i Bushatit ėshtė njė hidrocentral i madh, por ai ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga disa zėra ambientalistė, pasi ai do tė mbulojė me ujė njė sipėrfaqe tė madhe. Shqipėria ka nevojė pėr njė sasi energjie nė vit, e cila shkon deri nė pesė miliardė e gjysmė kilovat-orė, nė njė kohė qė nė vend mund tė prodhohet, vetėm dy miliardė e gjysmė kilovat-orė. Gjysmėn e energjisė, Shqipėria ėshtė e detyruar ta importojė, nė njė kohė qė ēmimi i importit nė rajon, thuajse ėshtė dyfishua,r pas mbyllijes sė dy centraleve atomike nė Bullgari. Gara e hapur pėr koncensionet nė ndėrtimin e prodhuesve tė energjisė elektrike, pritet tė nisė pas miratimit tė ligjit tė ri "Pėr koncenionet" nga qeveria dhe Kuvendi, thanė burimet.

 

KESH-i u ndėrpret energjinė debitorėve nė Bathore

 

KESH, nė vijim tė punės pėr pėrmirėsimin e treguesve, nė bashkėpunim me policinė elektrike dhe atė tė rendit, bėri dje ndėrprerjen e energjisė elektrike nė zonėn e Bathores tek konsumatorėt debitorė. Nė zonėn e Bathores, ditėt e fundit ka pasur probleme pėr furnizimin me energji, shkak i tė cilave ishin ngarkesat e shkaktuara nga vjedhjet dhe lidhjet e paligjshme, bėnė tė ditur sot burime zyrtare tė KESH-it. Gjatė ndėrprerjeve tė kryera deri tani u evidentuan 9 subjekte private, pronarė dyqanesh dhe aktivitetesh tė tjera private, tė cilėt i detyrohen KESH-it, qė nga viti 2002, pėr shumėn nga 1.5-2 milionė lekė.

 

 

Itali-Shqipėri, bankat bashkėpunim pėr dėrgesat e emigrantėve

 

Zgjerimi i bashkėpunimit midis bankave shqiptare dhe atyre italiane, nė drejtim tė zhvillimit tė mėtejshėm tė korridorit tė dėrgesave tė emigrantėve shqiptarė qė punojnė nė Itali si dhe diskutimi dhe gjetja e mundėsive tė reja pėr njė pėrdorim mė tė madh tė kanaleve bankare pėr kėto dėrgesa ishin temat kryesore qė u diskutuan, ditėt e fundit nė Milano, nė njė takim tė organizuar nga Shoqata Italiane e Bankave (ABI) me Shoqatėn Shqiptare tė Bankave (AAB). Sipas burimeve tė AAB-sė, nė takim u prezantua potenciali i tregut tė emigracionit shqiptar nė Itali, pėrfitimet e mundshme tė palėve nga rritja e numrit tė dėrgesave nėpėrmjet kanaleve bankare, hapat dhe pėrpjekjet e ndryshme individuale tė bankave, nė drejtim tė tėrheqjes sė njė fluksi mė tė madh dėrgesash nėpėrmjet tyre. Gjithashtu, u diskutua gjerėsisht dhe mbi iniciativat respektive qė duhen marrė nga tė dy shoqatat e bankave, kryesisht nė drejtim tė promovimit tė shėrbimeve dhe produkteve ekzistuese e atyre tė reja bankare, qė mund dhe do tė ofrohen nė tė dy tregjet bankare, pėr emigrantėt shqiptarė nė Itali dhe familjet e tyre nė Shqipėri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 RRETHE

 

 

 

50-vjeēari me pseudonimin Mile Ēami ishte nė kėrkim

Arrestohet, vrasėsi i Loshit tė Karbunarės

 

LUSHNJĖ- Pas njė operacioni tė organizuar dje, nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Fier, nė bashkėpunim me Drejtorinė e Luftės kundėr Akteve Terroriste dhe Krimeve tė Hapura ėshtė bėrė e mundur kapja dhe mė pas, ndalimi i shtetasit Fatmir Dalip Emini, vjeē 56, i njohur ndryshe me pseudonimin Mile Ēami, lindur dhe banues nė Fier, i dėnuar mė parė 3 herė pėr veprat penale armėmbajtje pa leje dhe vjedhje. Ndalimi i tij ėshtė bėrė, pasi me datė 28.09.2006 nga Drejtoria e Luftės Kundėr Akteve Terroriste dhe Krimeve tė Hapura ėshtė vendosur rifillimi i procedimit penal nr.02 i vitit 1998, qė ka pėr bazė ngjarjen e ndodhur me datė 31 dhjetor tė vitit 1997, nė tė cilėn rezulton tė jenė qėlluar me armė zjarri me pasojė vdekjen shtetasit, Bujar Sula dhe Eduard Dyrmishi. Nga veprimet hetimore tė kryera rezulton se i dyshuari pėr kryerjen e krimit tė vrasjes sė shtetasve Bujar Sula, i njohur si “Loshi i Karbunarės” dhe Eduard Dyrmishi, tė jetė shtetasi Fatmir Emini, vepėr kjo e parashikuar nga neni 78, 25 dhe 278/2 i Kodit Penal. Bazuar nė materialet e grumbulluara nga strukturat policore, ndaj shtetasit Fatmir Emini, Prokuroria e rrethit Lushnjė ka lėshuar urdhėrndalimi, i cili ėshtė ekzekutuar nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Fier.

 

Ishin tmerri i dyqaneve dhe i vjedhjeve misterioze

Prokuroria, katėr akuza pėr hajdutėt minorenė

 

Akuzat: Vjedhja e zyrave tė firmės “Vila”, vjedhja e  dy zyrave tė agjencisė sė autobusėve “Andeisa”, vjedhje e njė servisi, vjedhje e njė argjendari-orėndreqėsi dhe tentativė vjedhjeje e dy librarive...

 

KORĒĖ- Dy minorenė nga qyteti i Korēės, njėri 13 vjeē dhe tjetri 14 vjeē, gjenden pėrballė katėr akuzave pėr vjedhje me thyerje tė dyqaneve. Kėshtu, 13-vjeēari S.S dhe 14-vjeēari S.LL kanė pranuar autorėsinė e katėr vjedhjeve tė realizuara prej tyre, ku renditen: vjedhja e zyrave tė firmės “Vila”, vjedhja e  dy zyrave tė agjencisė sė autobusėve “Andeisa”, njė dyqan servis, argjendari-orėndreqės dhe tentativėn e vjedhjes sė dy librarive. Tė katėr vjedhjet e mėsipėrme, dy minorenėt i kanė kryer nė qytetin e Korēės. Tashmė, ndaj tyre mbi bazėn e kallėzimeve tė marra nga pronarėt e agjencive dhe firmave private ka filluar procedimi penal nė gjendje tė lirė. Gjithsecili nga pronarėt e dėmtuar ka bėrė tė njohur dėmin material dhe monetar tė shkaktuar nga dy minorenėt. Burime pranė Drejtorisė sė Policisė nė Qarkun e Korēės bėnė tė ditur se dy minorenėt kanė pranuar autorėsinė e katėr vjdhjeve nė qytetin e Korēės. Nė bazė tė kallėzimeve penale tė depozituara nga pala e dėmtuar, mėsohet se pronari i firmės “Vila” pretendon vjedhjen e 50.000 lekėve, 12.500 eurove si dhe tė njė aparati celular “Nokia”. Minorenėt janė paditur edhe nga agjencia e udhėtarėve Korēė-Greqi “Andeisa”, tė cilėt pretendojnė vjedhjen e dy zyrave tė kėsaj agjencie, ku minorenėt kanė mundur tė vjedhin 30 euro, monedha metalike, kurse pronari i njė dyqani servis-argjendari-orėndreqės pretendon vjedhjen e tre unazave nga minorenet 13 dhe 14 vjeē. Ndėrkohė, ndaj dy minorenėve qėndron edhe akuza e tentativės sė vjedhjes sė dy librarive nė qendėr tė Korēės. Mbi bazėn e kallėzimeve tė marra, bėjnė tė ditura burimet pranė Drejtorisė sė Policisė nė Qarkun e Korēės, u kryen veprimet e para proceduriale, prej tė cilave ka rezultuar se dy minorenėt janė autorė tė vjedhjeve tė mėsipėrme. Po ashtu, policia ka bėrė tė ditur se ėshtė ushtruar kontroll nė banesat e dy minorenėve. Nga ky kontroll, sqarojnė tė njėjtat burime, u arrit tė bllokohen nė cilėsisnė e provės materiale dy aparatė celularė tė markės “Nokia”, tre unazat e pretenduara nga pronari i argjendarisė, si dhe 1.300 lekė. Vjedhjet e mėsipėrme, nga ana e minorenėve janė realizuar me thyerje, ku pėr tė hyrė nė brendėsi tė ambienteve tė zyrave dhe lokaleve u ėshtė dashur tė pėrdorin leva pėr thyerjen e dyerve dhe dritareve. Aktualisht, ēėshtja e dy minorenėve i ka kaluar prokurorisė, e cila do tė hedhė dritė edhe mbi mundėsinė e vjedhjeve tė tjera dhe tė bashkėpunėtorėve tė tjerė tė mundshėm, tė cilėt mund tė jenė tė rritur.

Seldi Hasanasi

 

Bashkė me tė arrestohen edhe dy bashkėpunėtorėt

Kapet atentatori i Roland Mustės


ELBASAN- Tre persona kanė pėrfunduar nė prangat e policisė, njeri prej tyre ishte shpallur person i shumėkėkruar pėr vrasje. Sipas burimeve policore, mėsohet se ėshtė bėrė ndalimi i 19-vjeēarit, Suel Ēela, banues nė qytetin e Elbasanit, pasi ndaj tij, organi i prokurorisė sė rrethit gjyqėsor tė Elbasanit, kishte lėshuar njė urdhėrndalimi. 19-vjeēari Ēela, sipas kėtij urdhri, akuzohet pėr vrasje me paramendim tė qytetarit Roland Musta, ngjarje kjo e ndodhur rreth 40 ditė mė parė nė qytetin e Elbasanit. Ndėrkohė, po lidhur me kėtė ngjarje ėshtė bėrė edhe ndalimi i 18-vjeēarit, Jani Xhufka, banues nė qytetin e Elbasanit, si dhe i Fatjon Mujės, 28 vjeē, nga qyteti i Shkodrės. Burimet nė fjalė thanė se ndaj tyre rėndon akuza e pėrkrahjes sė autorit tė krimit, Suel Ēela, vepėr kjo qė mbėshtetet nė nenin 302 tė Kodit tė Procedurės Penale. Tė dy kėta kanė ndihmuar autorin qė pas kryerjes sė krimit t’i shpėtojė forcave tė policisė. Mėsohet gjithashtu se, operacioni pėr kapjen e tyre ėshtė zhvilluar paraditen e djeshme nė lagjen "Partizani" tė qytetit tė Shkodrės. Nė bazė tė informacioneve tė grumbulluara nga policioa e qarkut tė Elbasanit, pas lokalizimit tė vendndodhjes sė kėtij shtetasi, kapja e tij u arrit nė sajė tė njė bashkėpunimi tė ngushtė me Komisariatin e Policisė Shkodėr dhe Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Elbasan. Ndėrkohė, Drejtoria e Policisė sė Qarkut nė bashkėpunim me
Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Elbasan vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore e proceduriale pėr zbardhjen e plotė tė motiveve dhe rrethanave tė ngjarjes sė 27 shtator tė kėtij viti.
Haxhi Balliu

                               

Vetėhelmohet 14-vjeēari        

 

SHKODĖR- Ka humbur jetėn dje, njė 14-vjeēar qė ka konsumuar me vetėdije njė sasi helmi tė llojit fostoksinė. Sipas burimeve nga komisariati i policisė, si dhe spitali rajonal, pasditen e sė enjtes, nė urgjencėn e kėtij spitali ėshtė dėrguar nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore 14-vjeēari, Safet Nazmi Bastani, lindur dhe banues nė fshatin Golem tė kėtij rrethi, i cili kishte simptoma vetėhelmimi me fostoksinė. Si pasojė e sasisė sė fostoksinės sė konsumuar, 14-vjeēari nuk ka arritur t’i shpėtojė vdekjes. Nga deklarimet e familjarėve rezulton se i dėmtuari ka qenė i vetėm nė shtėpi dhe mendohet se mund tė ketė patur edhe probleme tė natyrės psiqike. Mesa duket, vonesa nga momenti kur ka pirė fostoksinėn deri nė ardhjen e prindėrve nė shtėpi, ku edhe e kanė gjetur pa ndjenja ka rezultuar fatale pėr fatin e fėmijės.

A.LAGRETA

 

Ikėn shefi i komisariatit tė policisė

 

GJIROKASTĖR-Ndryshime nė komisariatin e policisė sė qytetit muze. Edmond Lekloti, me detyrėn e shefit tė shėrbimit kufitar ėshtė emėruar dje shef i komisariatit tė policisė. Ai ka zėvendėsuar nė kėtė detyrė, Fatmir Qinamin, qė e ushtroi kėtė detyrė pėr njė vit. Lėvizja e fundit nė kreun e Komisariatit tė Gjirokastrės ėshtė bėrė nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, i cili kishte dėrguar zbatimin e kėtij vendimi ditėn e djeshme. Drejtori i Policisė sė Qarkut, ka vlerėsuar kontributin e ish-shefit tė komisariatit si dhe ka pėrmendur karrierėn e gjatė tė tij nė policinė e qytetit jugor. Ndėrkaq, ish-shefi i komisariatit, Fatmir Qinami, ėshtė emėruar po dje, nėndrejtor nė Drejtorinė e Policisė sė Beratit.

B.Babameto

 

1/6 reklamė

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prangosen trafikantėt e klandestinėve

 

ELBASAN-Rreth orės 19:00 ėshtė bėrė e mundur tė vihet nėn pranga “kupola” menaxhuese dhe drejtuese e njė grupi qė ushtronte aktivitetin e trafikimit tė klandestinėve. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, ėshtė bėrė e mundur tė kapen shtetasit Urim Gjata, 42 vjeē, banor i fshatit Tarovė, tė rrethit tė Pogradecit, Bujar Xhaferri, 30 vjeē, banor i qytetit tė Vlorės, Edison Kume, 24 vjeē, nga qyteti i Pogradecit, Luan Vejkollari, 30 vjeē, nga qyteti i Cėrrikut dhe Dashamir Ēela, 30 vjeē nga qyteti i Pogradecit. Operacion i suksesshėm ka qenė bashkėpunim i Drejtorisė sė Policisė sė Elbasanit dhe asaj tė Korēės. Sipas policisė, grupi ka qenė i mirorganizuar dhe merrej me trafikimin e qenieve njerėzore nga Shqipėria drejt shtetit helen. Agjentė tė policisė kriminale kishin kohė qė bashkėvepronin informacionet e tyre nga qyteti i Cėrrikut,
Vlorės dhe Pogradecit, rreth “karvanit” tė klandestinėve qė niseshin nga brenda tokės shqiptare drejt asaj helene. Policia tha se tė pesė personat, nė bashkėpunim me njėtri-tjetrin, kishin mundur tė futnin nė Greqi dhjetra klandestinė shqiptarė, kundrejt marrjes sė shumave parapaguese 1500-2000 euro pėr secilin. Kalimi bėhej fshehurazi
nė kufi. Po dje, prokuroria ka marrė masėn e ndalimit pėr tė pesė shtetasit dhe po kryhen hetime tė mėtejshme, pasi disponon materiale filmike fotografike si edhe dėshmi. Sipas Drejtorit tė Policisė sė Elbasanit, kryekomisar Shemsi Prenēi, mendohet se grupi ėshtė dhe mė i gjerė dhe po punohet pėr zbulimin e pjesės tjetėr mbėshtetėse tė tij, si dhe rrugėt qė ndiqnin pėr ushtrimit e kėtij aktiviteti antiligjor.

Haxhi Balliu

 

 

Prefekti dhe kryebashkiaku dėnojnė veprimin antiligjor

Tė pastrehėt shqyejnė dyert e apartamenteve

 

Burra, gra dhe fėmijė kanė shpėrthyer apartamentet e pallatit tė ndėrtuar njė vit mė parė, edhe pse nuk kanė patur vendimin autorizues tė Entit Kombėtar tė Banesave, qė i ligjėron si pronar tė shtėpive...

 

VLORĖ- Njėzetė e katėr familjet e mbetura tė pastreha nga lėnia e banesave nė firmat piramidale, e tė pajisura me apartamente, pas njė vendimi tė kėshillit tė bashkisė, kanė hyrė forcėrisht nė pallatin qė qeveria ka ndėrtuar pėr kėtė kategori tė pastrehėsh. Burra, gra e fėmijė kanė shpėrthyer apartamentet e pallatit tė ndėrtuar njė vit mė parė, edhe pse nuk kanė patur vendimin autorizues tė Entit Kombėtar tė Banesave, qė i ligjėron si pronar tė shtėpive. Gjithēka ėshtė kryer nėn mbikqyrjen e uniformave blu tė Vlorės, tė cilat u kanė kėrkuar banorėve tė rinj tė mos hyjnė pa autorizim nė apartamentet e ndėrtuara pėr ta. Megjithatė, policia nuk kanė ndėrhyrė edhe pse 24 familjet kanė kryer njė akt antiligjor, pa qėnė tė autorizuar. Ky qėndrim i policisė ėshtė justifikuar prej tyre si qėndrim qė bėhej pėr tė shmangur incidente. Hyrja forcėrisht e 24 familjeve ka shkaktuar reagimin e institucionit tė Prefektit tė Qarkut, kryetarit tė bashkisė dhe drejtorit tė Entit tė Banesave tė Vlorės. Sipas prefektit, Kreshnik Alimerko, hyrja nė apartamente e 24 familjeve ėshtė e paligjshme, sepse kėto familje nuk janė pajisur me autorizimin pėrkatės nga Enti i Banesave, ndėrkohė qė, edhe pse ka njė vendim tė Kėshillit tė Bashkisė, qė i pajis ata me shtėpi, pėr ligjishmėrinė e tij duhet tė shprehet institucioni i Prefektit tė Qarkut. Nga ana e tij, kryetari i bashkisė, Shpėtim Gjika, ėshtė shprehur se problemi duhej tė zgjidhej nė kohė nga ana e Entit tė Banesave, sepse vendimi i Kėshillit tė Bashkisė ėshtė me karakter nominal dhe jo normativ. Pikėrisht pėr kėtė duhet tė shprehet institucioni i Prefektit. Hyrja me forcė e 24 familjeve nė apartamentet e pallatit ka shkaktuar edhe njė takim midis kryetarit tė bashkisė, Shpėtim Gjika dhe prefektit, Kreshnik Alimerko, takim i cili ėshtė zhvilluar pa praninė e mediave. Pas takimit, tė dy drejtuesit kanė deklaruar se problemi iu ėshtė lėnė pėr zgjidhje juristėve tė dy institucioneve.

Ergys Alushi

 

Kapet me mallra kontrabandė

 

KORĒĖ- Njė 38-vjeēar, Zhivkov Jani, nga fshati Liqenas i zonės sė Prespės ka tentuar tė shfrytėzojė orėt e vona tė natės pėr tė transportuar nė drejtim tė qytetit tė Korēės mallra kontrabandė, por ėshtė kapur nė flagrancė nė policia kufitare. 38-vjeēari kishte qenė duke transportuar veshje dhe komplete veshjesh sportive, tė cilat do tė tregtoheshin nė tregun maqedonas tė Korēės. Pas verifikimeve tė kryera nga ana e sektorit tė luftės kundėr krimit ekonomiko-financiar dhe pastrimit tė parave ka rezultuar se malli qė po transportohej, nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshėm. Nė kėto rrethana, 38-vjeēari, Xhivkov Jani, ėshtė arrestuar nė kushtet e flagrancės, nė orėn 13.00 tė ditės sė premte, pėr konsumim tė veprės penale tė tregtimit tė mallrave qė janė kontrabandė burime pranė Drejtorisė sė Policisė nė Qarkun e Korēės bėnė tė ditur se Zhivkov Jani, 38 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Liqenas ėshtė arrestuar nė kushtet e flagrancės pėr veprėn penale “tė tregtimit tė mallrave kontrabandė”. Jani u kap nė afėrsi tė fshatit Gollomboē, duke transportuar me njė furgon tip “Volkswagen” me targa 89 12 A nga fshati Gorricė nė drejtim tė qytetit tė Korēės, 370 palė tuta sportive si dhe 40 komplete tuta dhe bluza. Ndalimi i furgonit tė tij, sqarojnė burimet, u realizua nė orėn 22.45 minuta. Nisja e 38-vjeēarit mendohet tė jetė bėrė nga fshati Goricė. Nė ēastin e ndalimit drejtuesit tė automjetit dhe njėkohėsisht pronarit tė mallit i ėshtė kėrkuar dokumentacioni qė justifikonte transportin e ngarkesės, por 38-vjeēari nuk ka mundur t’i pėrgjigjet kėsaj kėrkese tė forcave tė policisė kufitare. Nė kėto rrethana, 38-vjeēari nga Liqenasi ėshtė shoqėruar nė komisariatin e policisė Korēė, pasi errėsira e orėve tė vona tė natės nuk jepte mundėsinė e verifikimeve tė nevojshme ligjore. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se veshjet sportive ishin tė destinuara pėr tregun e qytetit tė Korēės. Aktualisht, ēėshtja e 38-vjeēarit i ka kaluar Prokurorisė sė Rrethit Korēė pėr hetime tė mėtejshme. Pėr momentin, mendohet se malli kontrabandė prej 370 palė tutash dhe 40 komplete tė tjera mund tė ketė hyrė pėrmes kufirit nė rrugė tė paligjshme, ndėrsa ėshtė tentuar qė ky mall tė tregtohej nė Korēė. Megjithatė do tė jenė hetimet e mėtejshme qė do tė bėjnė zbardhjen e plotė tė ngjarjes dhe itinerarin e pėrshkuar nga malli kontrabandė.

Seldi Hasanasi

 

Bllokohet kamioni me dru kontrabandė

 

MALĖSI E MADHE- Forcat e Komisariatit tė Policisė sė Malėsisė sė Madhe kanė bllokuar parmbrėmė, njė kamion pa targa dhe tė ngarkuar me lėndė drusore tė pashoqėruar me dokumentacionin pėrkatės. Sipas burimeve nga ky komisariat bėhet e ditur se, mbrėmjen e sė enjtes, rreth orės 20 00, forcat e policisė kanė kapur njė automjet, tip kamion tė ngarkuar me lėndė drusore, pa targa dhe pa dokumentat e duhura. Mjeti i kapur drejtohej nga shtetasi Leonard Nikoll Vucaj, i datėlindjes 1971, lindur dhe banues nė Tamarė tė komunės sė Kėlmendit. Nė kėto rrethana u ndėrmor masa e bllokimit tė automjetit dhe e lėndės drusore si dhe u kryen procedurat pėr prerje tė paligjshme tė pyjeve nga ana e shoferit, i cili do tė ndiqet nė gjendje tė lirė.

Arben Lagreta

 

Kthehet nė shtėpi minorenia e “humbur”

 

KURBIN- Shtatėmbėdhjetėvjeēarja, A.Jushi, ka qėndruar pėr disa orė nė Komisariatin e Policisė sė Kurbinit, ku ėshtė marrė nė pyetje, pėr tė sqaruar rrethanat e zhdukjes dhe pėr tė zbuluar personat qė e kanė dėrguar nė Maqedoni. Ajo ėshtė ndaluar ditėn e enjte nė pikėn doganore tė Qafė-Thanės dhe menjėherė ėshtė kthyer nė komisariatin e policisė sė qytetit tė Laēit. A.Jushi ėshtė ndaluar nė njė kohė qė ka qėnė e shoqėruar nga njė i ri nga Kurbini. Burime tė komisariatit tė Kurbinit bėjnė me dije se ka qenė nėna e minorenes, ajo qė ka bėrė kallėzimin nė organet e policisė, pėr zhdukjen e vajzės sė saj, qė me 20 tetor tė vitit 2006 dhe ka qenė, po e ėma, e cila ka “hamendėsuar” se vajza e saj mund tė ishte dėrguar nė Maqedoni, ku mund tė ishte detyruar me forcė qė tė punonte si kėngėtare. Por rėnia nė gjurmėt e sė bijės dhe pėrcaktimi i vendndodhjes sė saj mėsohet se ka ardhur pas njė telefonatė sė tė bijės, e cila kė vėnė nė dijeni tė ėmėn pėr vendndodhjen dhe detyrimin pėr tė kėnduar nė njė lokal nate. Pas telefonatės, e ėma menjėherė ėshtė drejtuar pėr nė komisariatin e policisė, ndėrkohė qė njė i afėrm i vajzės ka rrugtuar drejt Maqedonisė, ku e ka gjetur minorenen dhe e ka marrė me vete pėr ta sjellė nė Shqipėri. Nė Qafė-Thanė, ata janė ndaluar nga forcat e policisė kufitare, tė cilat i kanė shoqėruar pėr nė komisariatin e Laēit.

Gjon Marku

 

 

 

 

 

 

 

 

Ardhja e dimrit alarmon drejtuesit vendorė

Prefektja mbledh grupin e emergjencave

 

Prefektja, Mimoza Hasekiu, ka trajtuar problemet urgjente qė janė: gėrryerjet e ujėrave tė lumit Shkumbin dhe tė pėrrenjve Zaranikė e Manasdere, rrėshqitjet e dherave, dėmtimet dhe bllokimet e rrugėve rurale, veēanėrisht, atyre nacionale…


ELBASAN- Gadishmėria e Prefekturės sė Qarkut Elbasan pėr raste emergjencash, sidomos nė muajt e dimrit, ka mbledhur nė njė tavolinė, drejtues vendorė dhe ata tė ushtrisė pėr tė njohur gjendjen dhe pėr tė caktuar plandetyrat e nevojshme. Prefektja e Elbasanit, Mimoza Hasekiu, ka bėrė tė ditur se, “gadishmėria ėshtė njė nga prioritetet e muajve tė dimrit dhe kjo kėrkon angazhimin, jo vetėm tė strukturave shtetėrore, por edhe tė ndėrmarrjeve qė kanė pėrgjegjėsi pėr punėn nė sektorėt e tyre. E veēantė kjo detyrė ėshtė edhe pėr sektorin e ushtrisė dhe tė policisė”. Pėr kėtė qėllim ka qenė e donosdoshme edhe prania e kryetarit tė Qarkut tė Elbasanit, Mehdi Pepa, drejtorit tė Policisė, Shemsi Premēi, drejtoreshės sė higjienės, Zana Gjevori, por edhe e Drejtorit tė Bordit tė Kullimit, tė atij tė KESH-it, Ujėsjellėsit, tė Ndėrmarrjes sė Rrugėve Nacionale Ylli Llanaj, e atij tė rrugėve rurale etj. Prefektja, Mimoza Hasekiu, ka folur pėr ngarkesėn qė ka marrė pėrsipėr institucioni i Prefektit nė shėrbimet ndaj komunitetit, ku probleme urgjente janė gėrryerjet e ujėrave tė lumit Shkumbin apo tė pėrrenjėve Zaranikė e Manasdere, apo rrėshqitjet e dherave, dėmtimet dhe bllokimet e rrugėve rurale, veēanėrisht, atyre nacionale. Kjo ka qenė tematika e mbledhjes sė shtabit tė emergjencave, ku prefektja Hasekiu ka tėrhequr vėmendjen. Pėrgjegjėsi i grupit, Mustafa Arapi, ka shprehur angazhimin maksimal, ndėrkohė qė drejtoritė e ndryshme pjesėmarrėse nė takim kanė marrė detyrat e rastit, pėr tė qenė nė gadishmėri nė ēdo kohė dhe pėr t’u paraprirė situatave qė ndonjėherė ndodhin kur nuk je nė gadishmėri. Vėnia nė funksion e kapaciteteve pėr sektorin e emergjencave ka qenė njė tjetėr pėrgjegjėsi qė u vu nė dukje, ku shefi i ushtrisė, Vasil Karoli, tregoi nga eksperienca e tij mėnyrat qė duhet tė zbatohen nė kėto kohė, sidomos nė
stinėn e dimrit.

Haxhi Balliu

 

Defekti nė fidrin gjashtė lė shkodranėt nė errėsirė

Njė e treta e qytetit, dy javė nė errėsirė

 

 

SHKODĖR- Qė prej 2 javėsh, afro njė e treta e qytetit tė Shkodrės po vuan mungesėn e furnizimit me energji elektrike, thuajse gjatė gjithė ditės, si pasojė e mosfunksionimit tė fidrit 6 tė KESH-it. Ky fenomen i stėrpėrsėritur pėr kėtė qytet, kėsaj radhe u ka rėnė nė hise banorėve tė lagjeve “Manush Alimani” dhe “Qemal Stafa”, me njė shtrirje mjaft tė gjerė nė kėtė qytet, aq mė tepėr qė edhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka ndodhur po nė kėtė periudhė. Ndėrkohė, nga ana e Drejtorisė Rajonale tė KESH-it nė Shkodėr dihet vetėm ajo qė qytetarėt po vuajnė prej javėsh: mungesa e furnizimit me energji nga ora 08:00 e mėngjesit deri nė orėn 17:00 pasdite. Por askush nuk e di arsyen konkrete tė kėsaj mungese dritash dhe aq mė tepėr, kohėzgjatjen e kėsaj shkėputjeje tė energjisė elektrike. Nga ana tjetėr, interesimit tė disa banorėve tė kėsaj zone, nė lidhje me marrjen e informacionit tė mėsipėrm, zyrtarė tė Drejtorisė Rajonale tė KESH-it nuk u janė pėrgjigjur ose e kanė anashkaluar me mospėrfillje kėtė problem, duke lėnė tė dyshohet pėr mosnjohjen e saktė tė situatės konkrete nga ana e tyre edhe nė aspektin profesional. Sipas njė banoreje tė lagjes “Manush Alimani”, “e gjithė kjo zonė qė po privohet nė kėtė mėnyrė nga energjia elektrike ėshtė krejtėsisht e pajisur me sahta matės tė saj. Vetėm flitet pėr njė defekt qė ka nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės. Kėtė na e bėnė tė ditur zyrtarėt e KESH-it, pas insistimit tonė, pasi fillimisht, ata as nuk na pėrfillėn pėr tė na dhėnė sqarime. Nuk besoj tė jetė pra, mospagesa e energjisė elektrike nga konsumatorėt, arsyeja e kėtij dėnimi kolektiv, pasi me vendosjen e aparateve matės ēdo gjė ėshtė mė e thjeshtė dhe e verifikueshme”. Gjithsesi, arsyet e mėsipėrme nuk ėshtė e thėnė qė tė jenė tė duhurat nė kushtet e kėtij terri informativ. Aq mė tepėr qė nė mjaft rrugė tė kėsaj zone tė qytetit, sidomos nė rrugėn kryesore “Alqi Kondi” po kryhen punime, tė cilat mund tė kushtėzojnė edhe ndėrprerjen e energjisė elektrike. Kjo, nė nė njė kohė kur gjatė gjithė stinės sė verės nuk u kujtua kush qė tė ndėrmarrė kėtė aksion. Ndėrkohė, si pasojė e fenomenit tė mėsipėrm, kėto mungesa kanė filluar tė ndihen edhe nė zona tė tjera tė qytetit. 

Arben Lagreta

 

40 milionė, pėr grumbullimin e patates

 

KUKĖS-Ka nisur nga puna ndėrtimi i njė impianti magazine nė formėn e njė frigoriferi, ku do tė depozitohet dhe ruhet shumica e prodhimit tė patates qė prodhohet nė zonat e larta tė Kukėsit. Ky ėshtė njė investim mjaft i kėrkuar dhe qė mendohet tė zgjidhė pėrfundimisht problemin e ruajtes dhe magazinimit dhe tregtimit tė patates. Investimi ėshtė bėrė i mundur nga njė bashkėpunim i Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit dhe Bashkisė sė Kukėsit, me njė fond prej 40 milionė lekėsh. Nė kėtė depo do tė grumbullohet shumica e patates sė Shishtavecit, e cila vitet e fundit ėshtė kalbur nga mungesa e sigurimit tė tregut dhe konkurrencės sė pandershme tė patates sė importit. Janė afro 17 ton patate, qė prodhohen ēdo vit dhe e njė cilėsie tepėr tė lartė. Fermerėt, vazhdimisht kanė kėrkuar nga shteti qė tė stimulohen me politika doganorė, nė mėnyrė qė prodhimi vendas tė mos rrėnohet. Sivjet, ata thonė se ka patur rritje tė ēmimit nga 10 lekė, qė ishtė para dy viteve, nė 30 lekė pėr kg, fenomen ky i ardhur nga politikat doganore qė ndoqen ndaj patates sė importit, e cila u ėshtė nėnshtruar zhdoganimeve, duke ulur kėshtu sasinė e importeve tė saj. Vazhdimisht, patatja e Kosovės dhe Maqedonisė ka rrėnuar prodhimin vendas. Magazinat e patates synojnė tė ruajnė nė kushtė optimale prodhimet pa u prishur pėr njė kohė tė gjatė. Nė fakt, kjo ėshtė pjesa e dytė e investimit nė sferėn e tregut, pas fillimit tė punimeve pėr ngritjen e tregut tė ri tė qytetit, njė investim ky me njė fond prej 10 milionė lekėsh tė dhėna, po nga Ministria e Bujqėsisė.

Bujar Muēmata

 

Shkėndija djeg magazinėn

 

GJIROKASTĖR-Digjet tėrėsisht njė magazinė me materiale ndėrtimi dhe veshjesh sintetike nė qytetin e Gjirokastrės. Ka qenė njė shkėndijė elektrike qė ka bėrė shkrumb magazinėn e Arqile Puravelit nė lagjen “18 shtatori” nė Gjirokastėr. Ishte ora tre e mėngjesit tė sotėm, kur njė shkėndijė nė linjėn e brendshme tė qarkut pėrcjellės elektrik tė magazinės bėri qė tė ndizen zjarr materialet plastike brenda magazinės prej 40 metrash katrorė e mė pas e gjithė ndėrtesa. Zjarri ka zgjatur tri orė, ku si rezultat janė bėrė hi njė kontigjent veshjesh plastike si shapka, ēizme, mushama etj., duke e bėrė tė kotė edhe ndėrhyrjen e zjarrfikėses, e cila u njoftua me vonesė. Vetė pronari i dėmtuar, Praveli, tha se dėmi i shkaktuar llogaritet nė 3 milionė lekė.

B. Babameto

 

 

 

 

 

SPECIALE PER KOSOVEN

 

 

SHBA mbėshtet vendimin pėr shtyrjen e statusit tė Kosovės

 

Zyra Amerikane nė Prishtinė mbėshteti dje vendimin e Kryenegociatorit Martti Ahtisaari qė t’ua prezantojė palėve propozimin e tij pėr statusin e Kosovės "menjėherė pas datės 21 janar".

“Ne mbetemi tė pėrcaktuar qė tė shohim pėrmbylljen e procesit tė statusit tė Kosovės. Ka ardhur koha qė t'i gjendet pėrgjigja pyetjes pėr statusin e Kosovės. Populli i Kosovės ka tė drejtė qė ta ketė tė qartė tė ardhmen e vet", thuhet nė deklaratėn e Zyrės Amerikane.

 Nė deklaratė bėhet gjithashtu konstatimi se procesi i statusit po hyn nė fazėn pėrfundimtare.

 "Pas shumė muajve negociatash intensive mes palėve dhe udhėtimeve nė rajon nga ana e tė Deleguarit Special Ahtisaari dhe ekipit tė tij, ne jemi tė bindur se rekomandimet e tij do tė pėrfshijnė rregullimet e pėrshtatėshme pėr mbrojtjen e tė drejtave tė popullit tė Kosovės dhe do tė vendosin bazamentin pėr zgjidhjen e qėndrueshme tė statusit", pėrfundon deklarata e Zyrės Amerikane nė Prishtinė.

 

 

 

 

Intervistė me kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, dhėnė pėr Zėrin e Amerikės

 

Thaēi: “Kosova e pavarur, nė bashkėpunim me ndėrkombėtarėt”

 

Ekipi i negociuesve tė Kosovės ėshtė shprehur i shqetėsuar me vendimin pėr shtyrjen e procesit tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, por shpreh bindjen se shtyrja nuk do tė dėmtojė pėrmbajtjen e statusit. Anėtarėt e kėtij ekipi iu bėnė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė ruajnė qetėsinė dhe tė mbėshtesin procesin politik

 

 

Zoti Thaēi, vendimi i sotėm i zotit Ahtisari ishte njė vendim i pritshėm. Ēfarė strategjie do tė ndjekė tani udhėheqja politike nė Kosovė?

Thaēi: Pėr vendimin e presidentit Ahtisari pėr shtyrjen e nxjerrjes sė vendimit pėr statusin politik tė Kosovės ėshtė folur dhe ėshtė shkruar edhe mė herėt, por ne si politikė kosovare sot kemi shprehur keqardhjen tonė, tė thellė pėr kėtė njoftim. Ky vendim ėshtė nxjerrė nė konsultim me Grupin e Kontaktit, por ne besojmė se nė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin ndėrkombėtar, me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimin Evropian dhe NATO-n do tė arrijmė qė tė ecim pėrpara dhe tė arrijmė objektivin tonė, realizimin e aspiratės dhe vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės pėr shtetin e pavarur dhe sovran.

 

Zoti Thaēi, a jeni ju i shqetėsuar nga reagimi i opinionit. Si keni menduar tė veproni pėr tė manaxhuar situatėn e re?

Thaēi: Njoftimi pėr shtyrje ėshtė njė njoftim qė askush nuk e ka dėshiruar, por ne jemi tė vendosur tė punojmė seriozisht nė kuptimin e mirėfilltė qė zgjedhjet nė Serbi, tė cilat i ka marrė parasysh presidenti Ahtisari pėr ndėrrimin e periudhės kalendarike, asesi nuk do tė mund tė ndikojė nė statusin apo substancėn e statusit politik tė Kosovės. Pra, mund tė ketė ndryshim kalendarik. Por ne mund tė sigurojmė dhe garantojmė pėr ndėrtimin e Kosovės sė pavarur bashkarisht edhe me komunitetin ndėrkombėtar.

 

Megjithatė, grupi negociator ėshtė kritikuar edhe mė parė se nuk ka qenė transparent sa duhet. Edhe pėr kėtė rast tė fundit, ndonėse njė shtyrje pritej, pak ėshtė bėrė nga udhėheqėsit politikė tė Kosovės pėr tė pėrgatitur opinionin. Si e shpjegoni ju kėtė?

Thaēi: Mendoj qė me rėndėsi ėshtė qė tė bindet komuniteti ndėrkombėtar tė marrė vendimin pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Kėtė periudhė ne do ta shfrytėzojmė maksimalisht qė tė punojmė pėr nxjerrjen e kushtetutės tė shtetit tė ri, tė ardhshėm tė Kosovės, pastaj pėr simbolet shtetėrore dhe tė punojmė mė tepėr nė efektivitetin pėr politikė tė jashtme, por edhe natyrisht edhe pėr kohėn e zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe lokale vitin e ardhshėm. Tė jemi tė pėrgatitur qė nė momentin qė nxirret vendimi, qė si shtet tė jemi tė pėrgatitur tė funksionojmė si shtet i pavarur. Edhe nė kėtė rast, para politikės kosovare, para qytetarėve tė Kosovės shtrohen disa prioritete qė janė tė domosdoshme pėr t`u respektuar dhe pėr tė punuar bashkarisht – stabiliteti, paqja dhe siguria, uniteti shtetformues dhe efektiv, dhe vazhdimi i pėrkushtimeve tė pėrbashkėta nė axhendėn tonė politike e mbi tė gjitha, thellimi dhe besimi nė partneritet me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian.

 

Zoti Thaēi, dje, kryeministri Ēeku hodhi idenė qė pavarėsia mund tė shpallet nė mėnyrė tė njėanshme, nga parlamenti i Kosovės. Cili ėshtė mendimi juaj?

Thaēi: Politika kosovare, duke nėnkuptuar kėtu edhe parlamentin, do tė marrė vendimin e duhur nė kohėn e duhur, nė partneritet me komunitetin ndėrkombėtar dhe ky vendim do tė jetė plotėsisht nė pėrputhshmėri me vullnetin e qytetarėve pėr pavarėsi tė plotė, me Mitrovicė tė bashkuar dhe sipas standardeve perėndimore.

 

Ka disa njoftime se propozimi i zotit Ahtisari do tė bėhet nė muajin mars, dhe se nė tė nuk do tė pėrmendet fjala pavarėsi. Ēfarė ėshtė mė shqetėsuesja pėr ju, kohėzgjatja apo pėrmbajtja e propozimit?

Thaēi: Pėr Kosovėn dhe popullin e Kosovės ėshtė me rėndėsi tė nxirret vendimi pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Me rėndėsi ėshtė pėrmbajtja sesa periudha kalendarike. Nė kėtė drejtim ne po punojmė maksimalisht, i kemi marrė pėrgjegjėsitė qė na takojnė dhe kemi besim tė plotė se do t’ia dalim nė ndėrtimin e Kosovės sė pavarur dhe demokratike me pėrkushtim tė sigurt pėr t`u integruar nė strukturat e Bashkimit Evropian dhe NATO. Nė kėtė proces ne nuk jemi vetėm, nuk kemi qenė as dje vetėm dhe nuk do tė jemi as nesėr. Kemi angazhime dhe preokupime tė pėrbashkėta me komunitetin ndėrkombėtar. Edhe sot nuk duhet tė shprehen hezitime dhe refuzime ndaj angazhimeve tė komunitetit ndėrkombėtar. Pavarėsia e Kosovės i ka partnerėt dhe miqtė e saj ndėrkombėtarė, por i ka dhe kundėrshtarėt, prandaj ne do tė vazhdojmė bashkėpunimin e thellė dhe tė sinqertė me partnerėt ndėrkombėtarė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian nė mėnyrė qė tė zyrtarizohet vullneti i qytetarėve dhe ndėrkombėtarisht pavarėsia. Pra, realitetin qė kemi krijuar qysh nė qershor tė vitit 1999-tė. Prandaj mund tė ketė dilema pėr kohėn, por asesi pėr vendimin, se ēfarė vendimi duhet tė jetė. Vendimi edhe duhet, por edhe do tė jetė pavarėsi e plotė pėr Kosovėn, me mbikėqyrje civile ndėrkombėtare nė njė periudhė kalimtare dhe prezencė tė theksuar tė NATO-s.

 

A do tė ishte njė variant i pranueshėm pėr shqiptarėt, nėse ajo qė ata dėshirojnė, pavarėsia nuk do tė arrihej pėrmes njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit, por pėrmes njohjes individuale nga shtete tė veēanta.

Thaēi: Shteti i ri, i ardhshėm i Kosovės nuk do tė jetė shtet vetėm pėr shqiptarėt, por do tė jetė shtet pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ne do tė punojmė tė ndėrtojmė demokraci tė mirėfilltė. Natyrisht, pėrsa i pėrket procedimit tė zyrtarizimit tė pavarėsisė do tė kemi propozim nga presidenti Ahtisari, pastaj do tė kemi diskutime dhe rezoluta qė do tė nxirren nga Kėshilli i Sigurimit, por do tė vazhdojmė pastaj edhe me nxjerrjen e vendimit nga parlamenti i Kosovės dhe njohja pastaj e drejtpėrdrejtė e shteteve veē e veē apo nė grupe si bashkėsi nė raport me shtetin e ardhshėm tė Kosovės. Pėr Kosovėn ėshtė vetėm njė zgjidhje, ajo zgjidhje ėshtė zgjidhja qė e meritojnė qytetarėt e Kosovės pėr ē’ka edhe kanė sakrifikuar - Kosova e pavarur dhe sovrane.

 

 

 

 

Reagime nė Serbi

 

Tadiē : “Njė vendim i tillė ėshtė marrė, nuk ka ndikime pėr zgjedhjet”

 

Kryetari i Serbisė, Boris Tadiē, ka vlerėsuar dje se pavarėsia e Kosovės do tė mund tė destabilizonte tėrė rajonin pėr njė periudhė mė tė gjatė, e jo vetėm Serbinė.

I pyetur sesa mund tė ndikojė shpallja e zgjedhjeve nė shtyrjen e vendimit mbi statusin e Kosovės nė mbledhjen e Grupit tė Kontaktit nė Vjenė, kryetari i Serbisė ka thėnė se mendon se “njė vendim i kėtillė tashmė ėshtė marrė, kėshtu qė aktualisht nuk ka ndikime tė posaēme vendimi pėr shpalljen e zgjedhjeve”. Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve pas shpalljes sė zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Serbisė ka thėnė se nga komuniteti ndėrkombėtar dhe Grupi i Kontaktit pret qė ta vazhdojnė politikėn e negocimit. Ai ka vlerėsuar se ēdo zgjidhje e imponuar ėshtė absolutisht e papranueshme. Lidhur me paralajmėrimin e Agim Ēekut se institucionet e Kosovės vetė do ta shpallin pavarėsinė, nė qoftė se nuk do tė jenė tė kėnaqura me zgjidhjen e statusit, Tadiē ka thėnė se njė vendim i kėtillė do ta destabilizonte rajonin dhe ka shfaqur shpresėn se ai nuk do tė merret.

 

 

 

Ratkoviē: “Shtyrja e statusit nė favor tė Serbisė”

 

Kryetarja e Qendrės koordinuese, Sanda Rashkoviē -Iviē  ka vlerėsuar se vendimi i tė dėrguarit tė OKB-sė, Marti Ahtisarit, qė propozimin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės ta paraqesė pas zgjedhjeve serbe, ėshtė shenjė se pozita e Serbisė ėshtė pėrmirėsuar. "Vendimi i Ahtisarit flet pėr atė se pozita e Serbisė nė planin ndėrkombėtar ėshtė pėrmirėsuar dukshėm nė krahasim me vitin e kaluar ose me disa vite tė mėparshme", - ka thėnė Rashkoviē -Iviē  pėr agjencinė “Beta”. Sipas fjalėve tė saj, ėshtė shumė mirė qė Ahtisari e ka shtyrė vendimin pėr pas zgjedhjeve nė Serbi, sepse shtyrja ofron shanse pėr vazhdimin e negociatave tė drejtpėrdrejta.

 

 

 

 

 

 

 

 

Statusi i Kosovės shtyhet pėr nė 2007-ėn

 

Zėdhėnėsja e Marti Ahtisarit tha se, negociatorėt ndėrkombėtarė janė tė ndėrgjegjshėm pėr pasojat qė mund tė ketė shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, por UNOSEK-u do tė vazhdojė tė punojė pėr propozimin pėr statusin, pėr t'ua paraqitur palėve menjėherė pas zgjedhjeve parlamentare nė Serbi

 

Dhėnia e propozimit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės ėshtė shtyrė pėrfundimisht pėr nė vitin tjetėr. Kryenegociatori i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari, njoftoi dje vendimin pėr dorėzimin e kėtij propozimi pas zgjedhjeve parlamentare nė Serbi, qė pritet tė mbahen mė 21 janar. Por zėdhėnėsja e zotit Ahtisari, Hua Jang, ka thėnė pėr mediat e Kosovės se. nuk ka ndonjė datė tė caktuar specifike pėr dorėzimin e kėtij propozimi. I dėrguari pėr statusin e Kosovės, kryenegociatori Marti Ahtisari, njoftoi zyrtarisht pas takimit tė djeshėm me pėrfaqėsues tė Grupit tė Kontaktit nė Vjenė. Nė njė deklaratė tė zotit Ahtisari, pas takimit tė Vjenės, thuhet se nėn dritėn e njoftimit tė presidentit Tadiē pėr tė mbajtur zgjedhjet parlamentare serbe mė 21 janar 2007 dhe pas konsultimeve me Grupin e Kontaktit ka vendosur t'ua paraqesė propozimin e tij pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės palėve, pa vonesė, pas zgjedhjeve parlamentare nė Serbi. Zėdhėnėsja e zotit Ahtisari, Hua Jang, tha, po dje se, nuk ka ndonjė datė specifike se kur do t'ua paraqesė palėve propozimin zoti Ahtisari. Zonja Jang tha se, negociatorėt ndėrkombėtarė janė tė ndėrgjegjshėm pėr pasojat qė mund tė ketė shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, por shtoi se UNOSEK-u do tė vazhdojė tė punojė pėr propozimin pėr statusin, pėr t'ua paraqitur palėve menjėherė pas zgjedhjeve parlamentare nė Serbi. Zonja Jang tha gjithashtu se, vendimi pėr shtyrjen e dhėnies sė propozimit pėr statusin ėshtė marrė nga zoti Ahtisari, por ajo nuk pranoi tė specifikonte nėse shtyrja ishte kėrkuar nga zoti Ahtisari, apo nga Grupi i Kontaktit dhe ritheksoi vetėm se vendimi ishte marrė pas konsultimeve me Grupin e Kontaktit. Zėdhėnėsja e kryenegociatorit theksoi se, zoti Ahtisari gėzon mbėshtetjen e plotė tė Kombeve tė Bashkuara tė cilat, siē tha ajo, i mbėshtesin vendimet e tij. Kryenegociatori, Marti Ahtisari, pritet tė takohet tė hėnėn me pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian, pėr tė vazhduar kėshtu konsultimet pėr propozimin pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

 

 

 

Prishtina, keqardhje pėr shtyrjen e statusit

 

Udhėheqja mė e lartė e Kosovės, anėtarė tė Ekipit tė Unitetit kanė shprehur keqardhjen e tyre tė thellė me vendimin e ndėrmjetėsit tė OKB-sė pėr statusin, Marti Ahtisari, pėr shtyrjen e propozimit pėr statusin e Kosovės deri pas 21 janarit tė vitit 2007.

Nė njė komunikatė tė kėtij grupi, tė cilėn e lexoi presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, thuhet se janė tė shqetėsuar qė kjo shtyrje ndėrlidhet me kalendarin e zgjedhjeve tė paralajmėruara parlamentare nė Serbi. Nė deklaratė thuhet se Ekipi i Unitetit ka bindje tė fuqishme qė procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, i udhėhequr nga presidenti Ahtisari dhe Grupi i Kontaktit do tė ēojė nė krijimin e shtetit tė pavaruar dhe sovran tė Kosovės. "Jemi tė pėrcaktuar qė nė koordinim me Grupin e Kontaktit, me UNMIK-un e nė veēanti me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Unionin Evropian, kohėn e mbetur deri nė marrjen e vendimit pėr statusin e Kosovės ta shfrytėzojmė pėr pėrgatitjen e tranzicionit nė periudhėn e passtatusit, gjegjėsisht tė pavarėsisė sė Kosovės",- tha presidenti, Fatmir Sejdiu. Ndėrkohė, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, nė deklaratėn e tij ka thėnė se ekzistojnė shumė arsye pėr qartėsimin sa mė parė tė statusit tė Kosovės. Ai ka shtuar se gjatė kohės sė pritjes sė vendimit tė Marti Ahtisarit pėr statusin, UNMIK-u dhe Institucionet e Kosovės do tė vazhdojnė tė punojnė sipas axhendės, fillimisht nė mbajtjen e njė mjedisi te qetė dhe tė sigurt, nė bashkėpunim edhe me KFOR-in dhe tė shtyjnė pėrpara pėrmbushjen e standardeve.

 

 

 

Ryker: “Procesi i statusit, tė mos pėrfundojė me vendime tė njėanshme”

 

Nė njė intervistė dhėnė gazetės zvicerane “Tages-Blat”, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, thekson se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e interesuar qė pėrfundimi i procesit tė statusit tė mos pėrfundojė me shpalljen e ndonjė akti tė njėanshėm, ndėrkohė qė nuk ka spekuluar se cila do tė jetė zgjidhja pėrfundimtare. UNMIKU dhe KFOR-i, ka thėnė Ryker pėr gazetėn zvicerane, e kanė marrė shumė seriozisht rrezikun e mundshėm pėr ndarjen e veriut tė Kosovės dhe tashmė kanė reaguar ndaj kėtyre tendencave, duke stacionuar.

 

 

 

PDK dhe ORA kėrkojnė konsensus nė vendimet pėr shtetin e Kosovės 

 

Partitė kryesore opozitare, Partia Demokratike dhe Ora i propozuan ekipit negociator qė tė ndėrmarrė hapat konkret pėr krijimin e konsensusit tė pėrgjithshėm, rreth ēėshtjeve madhore pėr Kosovėn, nė fazėn qė vlerėsohet historike. PDK-ja dhe Ora kėrkuan konsensus pėr hartimin e Kushtetutės sė re, simbolet shtetėrore, politikėn e jashtme dhe ēėshtje tjera tė rėndėsishme. Partia Demokratike dhe Partia Reformiste, Ora kėrkuan sot qė Ekipi Negociator tė marrė rolin udhėheqės pėr tė gjitha proceset e brendshme qė kėrkojnė konsensus pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės. Pėrmes njė dokumenti, kėto parti i propozuan ekipit ndėrmarrjen e masave pėr arritjen e njė marrėveshjeje mirėkuptimi pėr ēėshtjet me tė cilat Kosova do pėrballet nė kohėn e vendimit pėr statusin. Nėnkryetari i PDK-sė, Fatmir Limaj, tha se me vetė faktin se pritet propozimi i Ahtisarit, dmth jemi nė fazėn pėrfundimtare tė qartėsimit tė statusit final tė Kosovės, pala kosovare duhet tė pėrgatisė dokumentin pėr shtetin e ardhshėm. “Kosova duhet ta pėrgatisė logjistikėn e saj me gjithė sistemin e saj kushtetues dhe politik pėr pranimin e shtetit tė Kosovės”,- tha Limaj. Formimi i komisionit pėr hartimin e projektkushtetutės, simbolet shtetėrore, politika e jashtme, koha e mbajtjes sė zgjedhjeve lokale e parlamentare, janė disa nga ēėshtjet, vendimet pėr tė cilat ekipi negociator, sipas opozitės, duhet t’i marrė sa mė shpejt. Shefja e grupit parlamentar tė Orės, Teuta Sahatēia, tha se grupi i unitetit duhet t’i parashtrojė disa pika qė deri tani nuk janė shtruar. “Duke ditur se sė shpejti do tė kemi shtetin, ai shtet ka nevojė tė ketė kushtetutėn, tė definojė zgjedhjet, mėnyrėn e tyre, simbolet etj”,- tha Sahatēia. Pėrfaqėsuesit e opozitės nuk kanė dalė me konkluzione rreth kėtyre ēėshtjeve me arsyetimin se vendimet duhet tė merren nė institucionet pėrkatėse, por ata thanė se, kanė udhėzuar pėrfaqėsuesit e tyre, Hashim Thaēin e Veton Veton Surroin, qė sa mė parė t’i parashtrojnė kėto kėrkesa nė ekipin negociator tė Kosovės.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

Leskaj merr ēertifikatė mirėnjohjeje pėr promocionin e turizmit kulturor

 

 

 

Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, ka marrė tė premten njė ēertifikatė mirėnjohjeje pėr politikat e ndjekura nga ai dhe nga dikasteri qė drejton nė promocionin e turizmit kulturor nė Shqipėri si dhe pėr iniciativat e tij kundėr lulėzimit tė turizmit seksual nė vend. Pėrfaqėsues tė Koalicionit Ndėrkombėtar Antitrafik nė bashkėpunim me Grupin Shqiptar Mediatik Antitrafik i kanė dorėzuar Ministrit Leskaj kėtė ēertifikatė gjatė  tryezės, tė zhvilluar sot, “Roli i medias nė parandalimin e trafikut tė qėnieve njerezore dhe nė promovimin e turizmit kulturor”. Nė kėtė tryezė merrnin pjesė gazetarė nga Franca, Anglia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia e  Italia , si dhe zyrtarė tė  Koalicionit Ndėrkombėtar Antitrafik. Me kėtė rast Leskaj ka falenderuar mediat pėr interesin dhe dhe pėr kontributin e shumė prej tyre nė raportimin nė mėnyrė realiste dhe mirėdashėse pėr Shqipėrinė. “Mė lejoni gjithashtu t’ju informoj se zhvillimi i turizmit pėrbėn njė nga katėr pėrparėsite e qeverisė Berisha (sė bashku me zhvillimin e ekonomisė-sidomos tė sektorit bujqėsor-, arsimit dhe shėndetėsisė). Jam kėtu pėr tė ndarė me ju disa gjykime, pse mendoj se roli juaj nė nxitjen e turizmit shqiptar dhe shanseve tė tij pėr rritje, ėshtė i patjetėrsueshėm”, tha ndėr tė tjera ministri Leskaj. Ndėrkohė Leskaj ka gjykuar se ky vit ka qenė i suksesshėm nė praninė, por edhe deri diku profilizimin e turizmit shqiptar nė mediat si kombėtare ashtu dhe ato tė huaja. “Si Ministėr, por edhe si intelektual e politikan, kam parė nė mediat, aleatin mė strategjik nė informimin e njerėzve kudo nė botė pėr ofertėn e plotė tė Shqipėrisė, si destinacion turistik. Pėr mediat e vendit, duke iu referuar vrojtimeve tė vetė shtypit dhe medias elektronike shqiptare, raportimet pėr turizmin kanė zėnė afro 40 % te informacioneve mediatike nė sektorin ekonomik”, ka pohuar dje ministri, por ai ka veēuar faktin se pėrsa i pėrket mediave te huaja, shpeshtėsia e informacioneve tė tyre pėr turizmin shqiptar, sa herė raportojnė pėr Shqiperinė ekonomike, ėshtė mė e vogel. “Po punojmė qė kjo shpeshtėsi te rritet”, premtoi ministri Leskaj. Ai ka pėrmendur si arritje nė kėtė drejtim ardhjen nė Shqipėri kėtė vit tė gazetarėve tė gazetarėve nga “Herald Tribune”, “The Observer”, “Der Spiegel”, “Die Zeitung“, “The Times - Los Angelos” , nga agjensia “Deutche VVelle” e shumė media tė tjera prestigjioze qė sipas tij janė me ndikim tė fuqishėm ne opinionin ndėrkombėtar. Bashkė me premtimin Leskaj ka raportuar se “qeveria shqiptare ka lėvruar dhe njė fond tė vecantė pėr reklamat qė u kryen gjatė kėtij viti nė mediat ndėrkombėtare si dhe ato qė janė nė proces pėr vitin e ardhshėm”.

 

 Dh. Hamzai

 

 

 

 

 

 

Genc Mulliqi do tė drejtoj Galerinė Komėbtare tė Arteve

 

 

 

Genc Mulliqi, skulptor i njohur ėshtė prezantuar dje si drejtori i ri Galerisė Kombėtare tė Arteve. Sipas zėdhėnėses sė Ministrisė sė Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve, emėrimi i Mulliqit me urdhėr tė Ministrit Leskaj nė kėtė post, “bėhet  pėr njė vizion dhe konceptim tė ri nė drejtimin e njė prej institucioneve mė tė rėndėsishme kulturore nė vend, Galerisė Kombėtare tė Arteve”. Mulliqi zėvendėson drejtorin e mėparshėm z. Nestor Jonuzi, piktor, i cili ishte emėruar nga Ministri Leskaj si drejtor i kėtij institucioni, njė vit mė parė. Skulptori Mulliqi  njė emėr i njohur nė fushėn e artit, numėron nė karrierėn e tij disa dhjetra ekspozita tė ēelura  nė Shqipėri, Kosovė e vende tė ndryshme tė Europės. Ai ka ndjekur ndėr tė tjera studimet “Master”, nė Shkollėn e  Arteve nė Londėr, Angli. Skulpturat e tij renditen ndėr veprat mė tė mira tė artit bashkėkohor shqiptar. Genc Mulliqi ka marrė pjesė nė disa ekzpozita ndėrkombėtare, ku ka pėrfaqėsuar denjėsisht artin bashkėkohor shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-Historia, letėrsia dhe artet, i kanė shpallur format e tyre mbi subjektin “Vilsoni dhe Genci”. Nė kėtė arsye arti shqiptar dhe veēanėrisht skulptura monumentale shqiptare e pas viteve `90, shėnoi krijimin e skulpturės monumentale me tė njėjtin subjekt. Ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se monumenti referon bashkėkohėsi krijuese nė tė njėjtat paralele me zhvillimin e skulpturės monumentale tė shekullit, qė po jetojmė, edhe pse subjekti i tij ėshtė diametralisht i kundėrt

 

 

 

 

 

Vepra monumentale e Sadik Spahisė, dėshmi e njė arti tjetėr nė Shqipėri.

 

 

 

“VILSONI dhe GENCI”

 

Suzana Varvarica Kuka 

 

 

 

Sa herė ēdokush do tė hedhė ide rreth ngjarjeve, qė lidhen me poetėt martirė, kam mendimin se nuk do tė munden kurrsesi t`i titullojnė ndryshe, porse Vilsoni dhe Genci. Po tė kėrkosh, nė historinė e ngjarjeve, do tė zbulosh si nė rastėsi, se muaji korrik mban nė trupin e tij ditė tė dhembshme, ku ngjarje monstruoze kanė ndodhur. Pėr rėndėsinė e fakteve, Padre Ambroz Martini, ishseminaristi Zef Martini, i arratisur sė bashku me mikun, ishseminaristin dhe piktorin e njohur Lin Delija, mė 28 korrik 1948, pohon se 14 kallnuer (korrik) 1946 ishte njė ditė barbare dhe e zezė. Nė Seminarin Franēeskan (emėrtim i kohės) “Gjuhadoli”, nė Shkodėr, hynė me forcė ushtarėt e armatosur tė komunizmit dhe hodhėn nė rrugė, nė internime dhe nė burgje seminaristėt dhe profesorėt e tyre. Ndėrsa 17 korrik 1977 ėshtė njė ditė, ku ferri doli mbi tokė dhe datoi ngjarjen kriminale tė pushkatimit tė dy poetėve. Kjo ngjarje, deri nė 1990, vetėm, ruhej nė kujtesė, nga tė afėrmit. Nė ditėt, qė jetojmė ngjarja e tyre ėshtė bėrė mjaft e njohur. Historia, letėrsia dhe artet, i kanė shpallur format e tyre mbi subjektin “Vilsoni dhe Genci”. Nė kėtė arsye arti shqiptar dhe veēanėrisht skulptura monumentale shqiptare e pas viteve `90, shėnoi krijimin e skulpturės monumentale me tė njėjtin subjekt. Ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se monumenti referon bashkėkohėsi krijuese nė tė njėjtat paralele me zhvillimin e skulpturės monumentale tė shekullit, qė po jetojmė, edhe pse subjekti i tij ėshtė diametralisht i kundėrt.

 

Historia e ngjarjes dhe skulptori

 

 

Ēdo vepėr monumentale, e kryer nga skulptori dhe e ekspozuar nė mjediset publike lind nga aktivizimi i fenomenit artistik. Imazhi i kėtij tė fundit buron nga dimensionet e marrėdhėnieve midis ngjarjes sė datuar me vlerat e historisė sė pėrgjithėshme tė njė kombi apo dhe me vlerat njerėzore ndėrkombėtare si vlera gjithėpėrfshirėse nė historinė njerėzimit. Ngjarja “Vilsoni e Genci”, e dy burrave nga familjet e njohura e tė mėdha tė Shqipėrisė Verilindore, i pėrfshin tė dy kėto dimensione marrėdhėniesh, pasi krimi ndaj tyre ėshtė krimi i shtetit ndaj individit tė kėrkuar si viktimė. Individi nėpėrmjet veprimtarisė sė vet, nė kėtė rast poezisė, kėrkoi t`i ipte udhė e pozicion fjalės sė lirė e tė kulturuar. Shteti komunist i trembur nga kjo fjalė, kuptoi se me ushtrimin e egėrsisė sė vet, pėr mohimin e saj, do tė arrinte tė formonte shėmbullin e viktimizimit tė dinjitetit njerėzor. Dhe, nė Shqipėri, i`a arriti qėllimit. Ai ndėshkoi kėdo. Nė kėtė rast, e quajti poezinė dėshmi tė krimit, e shpalli armike, duke e quajtur hermetike e simbolike e, sė fundi i pushkatoi Vilson Blloshmin dhe Genci Lekėn, prodhuesit e krimit poetik. Kjo ėshtė ngjarje kombėtare, sepse arti i “inkriminuar” i poezisė u piketua nė Bėrzheshtėn e Shqipėrisė. Ajo erdhi me njė shqipe tė trajtuar nga njerėz tė kultivuar. Ajo shprehet lirike, intime, e ndjerė dhe i pėrket tėrėsisht ndjesive tė individit shqiptar tė viteve `60 -`70. Lindi si nevojė e tij, pėr tė komunikuar ndryshe, pėr tė komunikuar me vetem, pėr tė lexuar e pėr tė nxėnė njė informacion apolitik, tė ndryshėm nga ajo qė qarkullonte dhe prodhohej nė Shqipėri. Ajo mohoi ideologjinė e kohės, patetiken, retoriken dhe ngurtėsinė. Kjo ėshtė ngjarje ndėrkombėtare, sepse fryma e ndalur dhe trupi i vrarė i dy burrave shqiptarė, tė quajtur kulak dhe tė pasur u bėnė dėshmi e vazhdimit tė krimit komunist ndėrkombėtar, nė pėrroin e “Firarit”, nė 1977, mbase e vetme e llojit tė vet nė kėto periudha, kur dihet se pozicioni politik i komunizmit ndėrkombėtar ishte tronditur dhe madje kishte filluar ta humbte forcėn e gjithėpushtetshme nė vendet e Lindjes europiane. Kjo ėshtė ngjarja e dhimbėshme dhe e fortė, qė tė trondit dhe qė pasuron fatėkeqėsisht historinė e shqiptarėve. Ajo, pėr brezat e sotėm, ėshtė e pabesueshme dhe pėr ata qė e jetuan ėshtė e turpshme, e frikshme dhe absurde. Pyetja se a mund tė vriten kėshtu poetėt do tė bėhet nga ēdo brez shqiptarėsh dhe mendoj nė se kjo pyetje do tė marr ndonjėherė pėrgjigje. Kjo ngarje ishte dhe ėshtė njė e tillė, qė nxiti skulptorin Spahija tė realizonte skulpturėn mė tė fundit publike nė vendin tonė.

 

Monumenti, dėshmi e njė arti tjetėr nė Shqipėri

 

Mė sė fundi skulptori Spahija na ofroi, njė pamje tjetėr tė njė skulture qė lind nga ngjarje krejt e ndryshme. Aspak politike, aspak ideologjike. Nuk mendoj se i takon asnjė force politike, pėrvecse forcės qė mbart njė shtet komunist pėr tė shkatėrruar individin. Kemi fatin tė shohim njė skulpturė monumentale ndryshe, qė nuk ka asnjė lidhje me skulpturėn monumentale publike tė realizmit socialist. Ajo vjen e tillė nga njė subjekt real, me njė formė realiste e mbrujtur nga njė mendim konceptual bashkėkohor. E kjo ndryshe, nuk mund tė vijė e menjėherėshme, por mendoni sesa fatkeqėsi ėshtė qė ende nė shekullin XXI, nė disa studio krijohet njė art i tillė, ku ngurtėsohen nė modelime skulpturore ngjarje tė mėdha e personazhe tė heroizmit, si nė Shqipėri ashtu edhe sėfundėmi nė Kosovė. Dhe mė fatkeqėsi ėshtė se ato ekspozohen, porositen dhe mbase mbėshteten financiarisht nga forca profane nė tė kuptuarit e tė bėrit art. Ky monument pėrbėn njė kthesė tė fortė nė shkėputjen nga realizmi socialist jo vetėm nė pėrmbajtje dhe nė formė, por dhe nė marrėdhėniet e vendosura midis harmonisė sė volumeve skulpturore e arkitektonike me mjedisin publik urban. Ėshtė shėmbull i organizimit tė tyre, tė cilat  kanė krijuar njė mjedis intim dhe spotlight pėr parakalimin e kujtesės njerėzore, tė cilėn monumenti skulpturor ka pėrqėllim ta nxisė e ta mbajė nė vemendje. Spahija ka arritur njė nga sukseset e radhės nė krijimtarinė e tij.

 

Imazhi

 

Akti i parė i skulptorit ėshtė njohja me ngjarjen dhe lindja e imazhit, tė cilat ecin nė paralele. Imazhi i tij ideor ėshtė dy gurė nė breg tė pėrroit, qė lagen dhe nuk treten. Imazhi i tij figurativ ėshtė dy koka burrash mbi ujin e kthjellėt, qė mban nė sipėrfaqe vargjet e inkriminuara tė dy burrave. Imazhi figurativ shkon mė tutje nė detaje e qė lidhen nė mėnyrė tė llogjikshme me kalvarin e ngjarjes. Njė kokė burri qė rri drejt. Nė pjesė tė caktura janė shkruar vargjet qė i morėn jetėn. Ai qėndron me sy tė hapur, qė pyesin  qartė. Vizioni ideor i kėtij burri krenar dhe tė vetėdishėm na thotė “Thuaj...babait se unė nuk kam bėrė asgjė nga ato qė u thanė nė gjyq...”. Pranė tij, njė kokė tjetėr burri e shtrirė e sy mbyllur. Vizioni ideor i tij ėshtė pėrhumbja e pėrgjithmontė, qė na thotė “...Fle mes gurėsh pėrgjithnjė me ėndrrat e mia”. Qė tė arrish nė afrimin e kėtij imazhi duhet tė njohėsh ngjarjen dhe ta pranosh atė.

 

Elementėt kompozicionalė

 

Gjithmonė ėshtė ngjarja apo subjekti, qė e bėn artistin tė pėrzgjedhė elementėt konstruktivė nė kompozimet e tij krijuese. Pesė janė elementėt kryesor nė kėtė monument. Elementi kompozicional i parė, i pėrzgjedhur prej skulptorit ėshtė koka e njeriut. Elementi i dytė uji, i tretė vargjet, i katėrti lartėsia dhe i pesti bazamenti drejtėkėndor. Skulptori ka pėrzgjedhur t`i largohet elementit tė lartė vertikal, pra trupit, si njė i tillė ndėrtimor e kompozicional. Kjo ngjarje lidhet me shkatėrrimin e intelektit dhe kokat janė gjithshka, janė simboli figurativ, qė skulptori ka pasur nė imazhin e tij. Prej kėtu kanė lindur dhe nėnelementėt e tjerė. Kompozimi skulpturor i kėtij monumenti ka njė veti, qė rrjedh prej kėrkimit tė arsyesėm nė tė thjeshtėn e koncentruar. Skulptori i ka pėrdorur vlerat krahėsuese. Ai ka vendosur pranė vertikalen dhe horizontalen e dy volumeve tė rrumbullakėt. Lartėsitė e tyre priten nė njė pikė tė caktuar dhe tė studiuar prej tij. Edhe pse figurativisht ato krahėsohen nė pozicion dhe nė lartėsi, ato pėrsėri marrin vlera tė njėjta konstruktive. Krahėsimi i vertikales me horizontalen ėshtė i qartė dhe totalisht i mbyllur tek secila kokė skulpturore. Gjithėsesi, dy kokat me shumė vemendje janė vendosur, mbi njė sipėrfaqe, pranė njėra-tjetrės, duke i dhėnė vlerė elementit harmoni kompozicionale tė volumeve, si ēast i vetėm kompozicional i dy volumeve tė pastra dhe tė mėdha, nė kėtė rast, dy kokave. Kjo ka bėrė qė tė bėhet eficent elementi tjetėr, qė ėshtė pika e vėshtrimit nga spektatori, e cila ėshtė pėrzgjedhur pėrsėri prej skulptorit, pėr aryen e vetme, tė pėrftimit tė njė harmonie tė vėshtrimit tė spektatorit ndaj veprės sė artit. Kjo gjithashtu i ka dhėnė shanse monumentit tė shihet i qartė dhe t`i lexohen tė gjitha pamjet e tij. Kėtė e ka mundėsuar elementi i lartėsisė sė monumentit, i cili nuk e kalon vėshtrimin e qetė tė pėrmasės sė spektatorit dhe ashtu siē artistėt thonė nuk e kalon lartėsinė e vėshtrimit tė njeriut. Dy kokat qė janė natyrshėm koka njerėzore, ku linjat e harkuara, tė prera apo tė lakuara ndėrthuren, lidhen e mbyllen, duke na dhėnė volumet e tyre, janė tė mbėshtetura nė njė bazament gjeometrik drejtėkėndor, pėr tė thyer rrumbullakėsinė e imazhit tė pėrgjithshėm, por dhe pėr tė krijuar imazhin e qetėsisė. Qetėsinė nė kėtė ēast e ndihmon dhe e bėn mė intime dhe mė tė ndjeshme ekzistenca e ujit. Uji i shtrirė e i qetė, qė shėrben edhe si sipėrfaqe reflektuese ėshtė njė element mjaft delikat, qė buron si pjesė e pandashme e subjektit tė ngjarjes. Nė reflektimin e ujit skulptori i ka dhėnė jetė edhe elementit varg, qė ėshtė pothuajse pjesa mė e rėndėsishme e ngjarjes, pasi ata janė dėshmia e krimit tė atėhershėm, ndėrsa tani janė dėshmia e talentit dhe ekzistencės sė individit tė kultivuar e tė pasur shpirtėrisht.

 

Vlera

 

Duke analizuar edhe mė nė thellėsi elementėt e kėtij monumenti, qė janė edhe mė tė shumtė, arrijmė nė konkluzionin se vepra ka arritur nė tėrėsi relative tė rrokė elementin vlerė, si pikė kulminante nė krijimtarinė e skulptorit.  Mendimi im ėshtė se ai ka arritur tė nė japė njė monument tė realizuar, figura e tė cilit sjell ngjarjen e vėrtetė, aspak heroike, por makabre nė skulpturėn e volumeve tė madha monumentale, nė tė cilėn detajet e pėrbėrjes sė portreteve mbyllen e lidhen sė bashku nėn njė konceptim tė ri artistik. Modelimi i detajeve i qėndron besnik drejtimit realist nė dy koka identifikuese. Ato i japin skulpturės tė drejtėn e memorialit, qė i afron shikuesit, i bėn ata tė ndjejnė drithėrimat e aktit tė pushkatimit, por edhe tė dinjitetit njerėzor. Ndėrtimi i pėrgjithshėm i memorialit, harmonia e elementėve artistik me ato historik, harmonia e elementėve artistik me ato urban dhe publik i jep kėtij memoriali tė drejtėn, pėr tė qenė ndryshe. Dhe ky ndryshim ka tė bėjė me konceptin e ri tė skulptorit, pėr tė bėrė njė skulpturė monumentale tė re, e cila nuk ka sepse quhet thjesht shqiptare. Koncepti i tij skulpturor ėshtė paralel me konceptin skulpturor ndėrkombėtar. Pa frikė shprehem se ky memorial ka hapur rrugėn pėr njė skulpturė tė konceptuar ndryshe, ku problemi ideologjik ėshtė hedhur nė koshin e kohės sė shkuar, ndėrsa subjekti i fatit tė njeriut, si individ nė shoqėri, ka zėnė vendin qėndror, duke na kujtuar tė gjithėve, se kjo skulpturė shkruan me figura historinė e dy burrave tė bukur, qė u dashuruan me poezinė, gruan, simbolikėn e thėnieve dhe kulturėn e tė shkruarit frangjisht. Mendoni se pėr ēfarė i kanė pushkatuar. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

 

Komisari i ndeshjes ėshtė nė spitalin e Burrelit, jashtė rrezikut pėr jetėn

Burrel, goditet me gurė Sulejman Mema

 

Ngjarje e rende pas ndeshjes Burreli-Erzeni. Goditet me sende te forta Sulejman Mema, delegati i ndeshjes. Menjehere pas ndeshjes e vlefshme per Kampionatin e Kategorise se Pare, Burreli-Erzeni e perfunduar ne rezultatin 1-1, ne momentin e hyrjes per ne dhomat e zhveshjes eshte goditur ne koke me sende te forta delegati zyrtar i FSHF-sė i kesaj ndeshjeje z.Sulejman Mema. Federata Shqiptare e Futbollit deshiron te njoftoje mbare opinion publik se e denon kete akt te shemtuar dhe te dhunshem te ndodhur ne ambientet e stadiumit te Burrelit. Ende nuk dihen personat pergjegjes per kete akt te turpshem, por FSHF-ja i kerkon publikisht policise se shtetit te identifikoje keta persona. Nderkohe qe futbolli Shqiptar po ben hapat e duhur per t’u integruar ne familjen e futbollit europian dhe boteror, ne stadiumet tona, ku zhvillohen ndeshjet shfaqen skena dhune. Aktualisht, Sulejman Mema ndodhet ne spitalin civil te qytetit tė Burrelit dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Edhe perfaqėsues te mediave e denojne publikisht kete akt dhune.

 

Aperture faqe 23 me foto

Plaku, pas Shulzes “djeg” dhe Jupin, qė humbet nė fushėn e vėshtirė tė Fierit

 

Apolonia fundos “gomonen” Dinamo

 

Kur tė gjithė besonin se formacioni i Redi Jupit do tė merrte pikėn e parė nė transfertė, sulmuesi Sabino Plaku shpiku golin e tij tė zakonshėm: Apolonia-Dinamo 1-0. Humbja e pestė e Dinamos nė pesė ndeshjet nė transfertė dhe e para e Jupit, nė rolin trajner-lojtar.

 

Apolonia arriti njė tjetėr fitore me vlerė me Dinamon (1-0), tė dytėn rresht pas asaj me Vllazninė (2-1), por emri qė spikat nė tė dy takimet ėshtė ai golashėnuesit mė tė mirė tė Apolonisė, 21-vjeēarit Sebino Plaku, qė shėnoi 3 gola nė kėto dy takime, por tashmė me 9 golat e tij nė 11 javė (2 me penallti) pėrbėn njė rrezik tė vėrtetė pėr sulmuesin e Tiranės dhe tė Kombėtares, Hamdi Salihi, qė ka vetėm njė gol mė shumė (10), por dhe me njė ndeshje mė pak. Apolonia pėrsėriti ndaj Dinamos, tė njėjtėn fitore (1-) si nė ballafaqimin e fundit midis tyrė mė sezonin 2002-2003, kur Artion Poēi (73’), sot nė radhėt e Dinamos, realizoi golin e vetėm tė atij takimi, qė sigloi dhe fitoren e 10 tė fierakėve nė 52 takimet e zhvilluara. Dinamo, e cila pėrveē mungesės sė zakonshme tė Enkel Alikaj (i dėmtuar) ishte e plotė nė Fier, pėrfshirė dhe portierin Ilion Lika arriti tė pėrballojė pėr 86 minuta furinė e Apolonisė, sė privuar nga shėrbimet e qendėrmbrojtėsit brazilian Rosha. Por, kur tė gjithė besonin se formacioni i Redi Jupit do tė merrte pikėn e parė nė transfertė, sulmuesi Sabino Plaku shpiku golin e tij tė zakonshėm: Apolonia-Dinamo 1-0. Humbja e pestė e Dinamos nė pesė ndeshjet nė transfertė dhe e para e Jupit, ndėrkohė qė Apolonia i bėri mbylljen mė tė mirė fazės sė parė, duke sigluar fitoren e tretė nė 11 takime dhe tė dytėn nė shtėpi.

APOLONIA - DINAMO 1-0

Shėnues: Sebino Plaku 86'

Gjyqtarė: Sh. Guēe, A. Guēe, E. Miho

Stadiumi “Loni Papuēiu”, Fier

BILANCI MIDIS EKIPEVE: 53 ndeshje; 11 fitore Apolonia, 13 barazime, 29 fitore Dinamo. Golat: 38-93.

 

Teuta-Vllaznia

Starova: “Asgjė tjetėr veē fitores” 

Teuta do te prese sot, ne “Niko Dovana”, nje rival te forte, kur do te ndeshet me Vllaznine. Trajneri i Teutes, Sulejman Starova, e vlereson kete ndeshje si mjaft te forte, ndaj dhe kerkon nga djemte e tij qe te bejne me te miren e tyre, me synimi per te marre nje tjeter tripikesh ne fushen e tyre. Starova eshte i mendimit se Vllaznia eshte nje skuader qe duhet vleresuar shume. “Gjendja e Teutes eshte mire, si ne aspektin fizik e tekniko-taktik, ashtu dhe ate moral. I vetmi shqetesim ne keto momente ka lidhje me mbrojtesin Vrapi, i cili per shkak te nje demtimi nuk e ka te sigurt aktivizmin ne kete ndeshje. Vllaznia mbetet gjithnje nje prej skuadrave me te mira te kampionatit tone, ndaj duhet vleresuar maksimalisht. Gjate gjithe javes, skuadra ka punuar shume dhe bashkarisht shpresojme per te marre nje rezultat pozitiv, qe eshte pa dyshim fitorja. Ne e dime qe Vllaznia do te perpiqet te jape maksimumin, per te ndryshuar diēka ne imazhin e saj. Gjithsesi, ajo qe per mua ka me shume rendesi eshte pikerisht skuadra ime. Une shpresoj qe gjerat te shkojne sa me mire te ne, ndaj kerkoj nga djemte ta vleresojne sa me shume kete ndeshje dhe te japin maksimumin ne fushe, per te arritur objektivin tone, pra te fitojme. Pastaj, kur luan ne fushen tende motivimi eshte edhe me i madh, pasi nuk duhet te zhgenjesh tifozerine”.

 

 

Kėrkohen shumė para pėr miqėsoren e 15 nėntorit, shifra po ekzagjeron nivelet

Shqipėri-Kongo, 220 mijė paund “peng”?

 

Shqiperi-Kongo miqesorja, qe nuk dihet nese do te realizohet ka mbetur peng i shifrave dhe i paundeve qe kerkohen nga ana e policise se Londres. Sipas burimeve dhe njoftimeve me te fundit qe vijne nga zyrtaret e FSHF-se, policia kerkon shifra shume te larta per garantimin e nje ndeshjeje te tille miqesore, data e se ciles afron. Kerkohen deri ne 220 mije paund per 90 minuta, ne nje kohe qe, po keto burime theksojne faktin se klubi madhor Celsi paguan vetem 250 mije paund per 3 vjet. Ndersa Shqiperise i kerkohen kaq leke vetem per 90 minuta garantim qetesie. Shifra shume te larta dhe kosto shume e madhe dhe shume e ekzagjeruar per 90 minuta futboll qe Shqipėria kerkon te beje. Federata ende nuk ka asnje vendim, ne nje kohe qe Bariē ka bere listat per te thirrur lojtaret e klubeve, liste e cila ende nuk eshte bere publike, deri ne marrjen e vendimit te plote nese Shqiperi-Kongo do te luhet apo jo me 15 nentor ne stadiumin e Lejtonit. Shifra teper e larte detyron FSHF-nė te terhiqet nga nje miqesore e tille. Sekretari i Pėrgjithshėm, Roland Mici u shpreh: “Ne si Federatė kėrkonim dje (pardje) qė tė tėrhiqnim nga bankat ku kemi llogaritė tona bankare njė shumė pėr tė bėrė pagesėn pėr zhvillimin e ndeshjes miqėsore, ku mė pas kėto lekė do tė na ktheheshin nga kompania qė kishte organizuar kėtė ndeshje, por tė gjitha bankat na thanė se llogaritė e federatės janė ngrirė nga Drejtoria e Tatim-Taksave. Kjo e fundit e ka bėrė njė veprim tė tillė pa na vėnė nė dijeni ne si federatė dhe me kėtė veprim, ata ndikuan drejtpėrsėdrejti nė anullimin e ndeshjes miqėsore Shqipėri-Kongo”,- deklaroi Mici.

 

Aperture faqe 22 me foto

 

Pas Platini-sė edhe presidenti aktual i UEFA-s do tė vijė nė Tiranė pėr fushatė

 

Edhe Johanson i UEFA-s, nė Tiranė

 

Sekretari Mici: “Presidenti aktual i UEFA-s, Johanson nė axhendėn e fushatės sė tij elektorale ka edhe vizitėn nė Shqipėri. Ashtu siē bėri kandidati tjetėr pėr president tė UEFA-s, Mishel Platini, i cili e vizitoi pėrpara dy ditėsh vendin tonė, tė njėjtėn gjė do tė bėjė edhe Johanson. Nuk mund tė them datė tė saktė, por e rėndėsishme ėshtė qė vizita e tij nė Shqipėri ėshtė e sigurtė”

 

Nuk perfundon ketu fushata per te kerkuar nje vote nga FSHF-ja. Pas vizitės njėditore tė kampionit tė Francės, Mishel Platini, nė Shqipėri do tė jetė edhe presidenti aktual i UEFA-s dhe njėkohėsisht kandidat pėr t’u zgjedhur sėrish nė kėtė post, Lenart Johanson. Ky i fundit e ka nė axhendėn e fushatės sė tij elektorale vizitėn nė vendin tonė dhe njė gjė tė tillė pritet ta bėjė shumė shpejt. Njė lajm tė tillė e bėri tė ditur Sekretari i Pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Roland Mici. “Presidenti aktual i UEFA-s dhe njėkohėsisht kandidat pėr t’u zgjedhur sėrish nė kėtė post, Lenart Johanson nė axhendėn e fushatės sė tij elektorale ka edhe vizitėn nė Shqipėri. Ashtu siē bėri kandidati tjetėr pėr president tė UEFA-s, Mishel Platini, i cili e vizitoi pėrpara dy ditėsh vendin tonė, tė njėjtėn gjė do tė bėjė edhe Johanson. Nuk mund tė them datė tė saktė, por e rėndėsishme ėshtė qė vizita e tij nė Shqipėri ėshtė e sigurtė”,- deklaroi Mici. Ndėrkohė qė i pyetur se si e shihte sondazhin qė bėri publik pėrpara disa ditėsh revista sportive “France Football”, nė tė cilėn thuhej se Shqipėria ėshtė pėrkrahėse e Platini-sė, Mici deklaroi se nuk mund tė thuhet me siguri njė gjė e tillė. “Nuk mund tė them se nėse kjo ėshtė e vėrtetė ose jo. Vota qė do tė hedhė presidenti Armando Duka nė ato zgjedhje do tė diskutohet njė herė nė Komitetin Ekzekutiv. Tė gjithė anėtarėt e kėtij komiteti kanė tė drejtė tė japin mendimet e tyre qė do tė diskutohen, por nė fund ėshtė vetė presidenti qė vendos se pėr kė do tė votojė. Ne si federatė kemi marrėdhėnie tė mira me tė dy kandidatėt, kėshtu qė nuk mund tė jap njė pėrcaktim se pėr kė do ta japė votėn Shqipėria”,- pėrfundoi sekretari Mici. Vota e kreut tė Federatės, duket se do tė shkojė nė favor tė Johansonit, por gjithsesi mbetet qė njė gjė e tillė tė vėrtetohet mė 27 janar 2007, ditė kur do tė zhvillohen zgjedhjet pėr presidentin e ri tė UEFA-s.

 

“Makedonski Sport”: “Nderim Nexhipi kėrkohet nga Oto Bariē”

FSHF hedh poshtė gjithēka

 

Nderim Nexhipi, ish-lojtar i Hertha-s sė Berlinit dhe aktualisht i kampionit aktual Rabotniēki.K tė Maqedonisė ka shprehur dėshirė tė luajė pėr kombėtaren shqiptare. Kėshtu shkruan e pėrditshmja sportive maqedonase  “Makedonski Sport”, lajmin nė fjalė e ka konfirmuar vetė lojtari pėr gazetėn. Nderim Nexhipi ėshtė lojtar standard i reprezantacionit tė Maqedonisė U-21. Sipas sė pėrditshmes nė fjalė, e cila u referohet burimeve gazetareske nė Shqipėri, Nderimi ėshtė kontaktuar nga FSHF-ja dhe pritet tė merret njė vendim pėrfundimtar nga vetė ai, pasi nuk ka asnjė problem ligjor qė do ta pengonte pėr tė luajtur pėr kombėtaren. Nė thirrjen e fundit qė bėri selektori Katanec pėr ndeshjen kundėr Rusisė, pėrveē Artim Shaqirit nuk u ftua asnjė shqiptar tjetėr edhe pse Nexhipi ka pritur njė ftesė pėr ekipin senior ajo nuk ka ndodhur. Si shkaktar kryesor pėrmendet zėvendėsi i Katanec Vujadin Stanojkoviq, i cili nuk dėshiron Nexhipin ne ekip pėrndryshe ky trajner ka qenė shkak qė Nexhipi ėshtė larguar nga Vardari pėr nė Rabotniēki, ku ka qenė trajner Stanojkoviē. Ne lidhje me problemin e Nexhipit, Federata Shqiptare e Futbollit deklaron qarte se trajneri Otto Bariē nuk e ka tė grumbulluar ne listen e tij dhe nuk ka paraqitur asnje kerkese per te nisur procedurat me te per pasaporte. Shefi i ekipeve kombetare ne FSHF, Besnik Ēela, ne lidhje me kete teme citon: "Nexhipi nuk eshte i grumbulluar dhe nuk eshte ne listen e lojtareve qe Bariē mendon per ekipin kombetar. Nuk ka deri tani asnje forme zyrtare te ēeshtjes se tij ne lidhje me kete lojtar. Bariē mund ta vazhgoje vete ate, por kerkese zyrtare nuk ka bere dot".

 

Minifutboll, fitojnė lehtėsisht Teuta dhe Flamurtari     

Grupi A: TEUTA - BESĖLIDHJA 12-7

Teuta ka fituar 12-7 ndaj ekipit tė Besėlidhjes, ne ndeshjen e grupit A tė kampionatit tė minifutbollit. Ndeshja u zhvillua nė pallatin e sportit "Ramazan Njala" tė qytetit tė Durrėsit nėn drejtimin e gjyqtarėve tiranas Krenar Brahja dhe Ardian Rama. Nėn drejtimin e trajnerit, Skender Jusufi, vendasit kanė udhėhequr gjatė gjithė lojės. Golat pėr skuadrėn durrsake mbajnė firmėn e Balliut, Salicės, Hackovisė dhe Dajkos, me nga dy gola, Skora, me tre gola dhe Emiliano Psathės, qė shėnoi golin e fundit pėr Teutėn. Besėlidhja, e drejtuar nga trajneri Valentin Gjetja, ka luftuar deri nė fund dhe ka arritur tė shėnojė katėr gola me anė tė Djalės, dy gola mė anė tė Gjeloshit dhe njė gol me anė tė Kolės. Teuta ka fituar me meritė krejt takimin me rezultatin 12-7.

Grupi B: FLAMURTARI - DURRĖSI  8-2

Durrės, 9 nėntor - Flamurtari ka fituar ndaj ekipit tė Durrėsit me rezultatin 8-2 nė ndeshjen e minifutbollit, e vlefshme pėr grupin B tė kampionatit kombėtar. Takimi u zhvillua nė pallatin e sportit "Ramazan Njala" tė qytetit tė Durrėsit dhe u drejtua nga gjyqtarėt tiranas Sokol Avdo dhe Migen Misha. Ekipi i Durrėsit, i cili drejtohet nga ish-futbollisti i njohur, Niko Jani ėshtė i ri dhe po formohet gjatė kėtij kampionati, ndėrkohė qė Flamurtari, me trajner Pandeli Xhahon ėshtė njė ekip i fortė me shumė elementė cilėsorė nė pėrbėrje, si dhe me njė eksperiencė tė gjatė. Ndeshja ka filluar me ekipin vlonjat nė epėrsi, i cili ka shėnuar shumė shpejt me anė tė Mazes. Golat e tjerė pėr skuadrėn vlonjate kanė si autorė Qopekun, i cili shėnoi pesė herė dhe Karlus, i cili e gjeti dy herė rrugėn e rrjetės.

 

Shkurt nga bota

 

Real Madrid, presidenti konfirmon Marcelon

Presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, beri te ditur te enjten ne mbremje se transferta e brazilianit Marcelo tashme quhet e mbyllur, nderkohe qe shprehu interesin per argjentinasin Fernando Gago. Transferta e Marcelo, mbrojtes i majte i Fluminense u njoftua te enjten nga shtypi spanjoll dhe praktikisht eshte e mbyllur, deklaroi te enjten ne mbremje Ramon Calderon ne radion “Cadena Ser”. Marcelo, 18 vjeē, eshte cilesuar si nje Roberto Carlos i ri. Ky i fundit beri te ditur te enjten se do te zgjase kontraten deri ne 2009 me Real Madrid, por klubi nuk e ka konfirmuar ende kete. Ne programin sportiv te mbremjes, presidenti i Real Madrid-it shprehu interesin edhe per mesfushorin argjentinas te Boca Juniors, Fernando Gago. "Gago eshte nje futbollist qe i intereson Real Madrid",- theksoi Calderon. Sipas Cadena Ser, nje emisar i klubit madrilen do te shkoje javen e ardhshme ne Argjentine per te negociuar lidhur me transferten. Sipas mediave spanjolle, Real Madrid interesohet edhe per franko-argjentinasin, Gonzalo Higuain, 18 vjeē, (River Plate), i thirrur nga trajneri francez, Raymond Domenech, per ndeshjen miqesore ndaj Greqise. Ramon Calderon konfirmoi gjithashtu ne radio se Real Madrid do te angazhoje ne janar 2007 tre-katėr futbolliste.

 

Ja seleksionet e kombėtareve pėr miqėsoret e 15 nėntorit

Miqėsore/ Seleksioni holandez pėr ndeshjen ndaj Anglisė

 

Trajneri holandez, Marco van Basten, publikoi te premten listen e 20 futbollisteve per ndeshjen miqesore me Angline me 15 nentor ne “Amsterdam Arena”.

Seleksioni holandez eshte:

Portiere: Henk Timmer (Feyenoord), Maarten Stekelenburg (Ajax Amsterdam).

Mbrojtes: Urby Emanuelson (Ajax Amsterdam), Keė Jaliens (AZ Alkmaar), Joris Mathijsen (SV Hamburg), André Ooijer (Blackburn Rovers), Giovanni van Bronckhorst (Barcelona), Khalid Boulahrouz (Chelsea).

Mesfushore: Wesley Sneijder (Ajax Amsterdam), Stijn Schaars (AZ Alkmaar), Denny Landzaat (Wigan Athletic), Rafael van der Vaart (SV Hamburg), Hedwiges Maduro (Ajax Amsterdam), David Mendes da Silva (AZ Alkmaar), Evander Sno (Celtic Glasgoė)

Sulmues: Klaas-Jan Huntelaar (Ajax Amsterdam), Robin van Persie (Arsenal) Dirk Kuyt (Liverpool), Jan Vennegoor of Hesselink (PSV Eindhoven), Arjen Robben (Chelsea)

 

Spanja me Morientes dhe pa Raul ndaj Rumanisė

 

Spanja do te luaje ndeshjen miqesore te futbollit me Rumanine, te merkuren ne Cadix (22.00), me Fernando Morientes, pas mungeses ne Kupen e Botes dhe gjithnje pa Raul. Trajneri Luis Aragones, qe publikoi listen te premten, nuk ka thirrur mbrojtesin Carles Puyol, me kerkese te tij per aresye familjare, si dhe Xavi, "i demtuar"dhe Fernando Torres. Trajneri spanjoll, Luis Aragones, ka publikuar te premten listen e 20 futbollisteve per ndeshjen miqesore me Rumanine me 15 nentor.

Seleksioni spanjoll eshte:

Portiere: Iker Casillas (Real Madrid), Pepe Reina (Liverpool)

Mbrojtes: Antonio Lopez (Atletico Madrid), Juanito (Real Betis), Joan Capdevila (Deportivo Coruna), Alberto Lopo (Deportivo Coruna), Sergio Ramos (Real Madrid), Javi Navarro (Sevilla), Angel (Celta Vigo)

Mesfushore: Cesc Fabregas (Arsenal), Andres Iniesta (Barcelona), Luis Garcia (Liverpool), Xabi Alonso (Liverpool), Miguel Angel Angulo (Valencia), Marcos Senna (Villarreal), David Silva (Valencia), Borja Oubina (Celta Vigo)

Sulmues: David Villa (Valencia), Angel Arizmendi (Deportivo Coruna), Fernando Morientes (Valencia).