Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

SPECIALE

 

Nė vend tė pėrgjigjes, paditet “Media-Enter” dhe drejtori i saj

 

Familja Sollaku i kėrkon

300 milionė lekė gazetės “TemA”

 

Pretendimi i bashkėshortes sė kreut tė akuzės vjen pas njė pyetjeje tė kėsaj redaksie lidhur me tė vėrtetėn e vrasjes sė shoferit tė saj nė bulevardin e Tiranės, fare pranė urės sė madhe

 

 

Kryeprokurori Sollaku kėrkon pėrmes bashkėshortes 300 milionė lekė tė vjetra dėmshpėrblim nga gazeta “TemA” dhe administratori i saj. Njė vendim i firmosur nga gjyqtarja Elbana Lluri ka njoftuar dje, redaksinė e gazetės se bashkėshortja e kryeprokurorit Sollaku, Zeqine Sollaku, ka kėrkuar nga gazeta “TemA” dhe drejtori i saj plot 300 milionė lekė. Nė shpjegimin e saj, Zeqine Sollaku, gjykatėse nė Gjykatėn e Apelit, kėrkon qė shumėn prej 100 milionė lekėsh t’ia paguajė kompania “Media-Enter” sh.p.k, qė boton gazetėn, ndėrsa 200 milionė tė tjera i ka kėrkuar nga administratori, Mero Baze.

Pretendimet

Pretendimi i bashkėshortes sė kreut tė akuzės vjen pas njė pyetjeje tė kėsaj redaksie lidhur me tė vėrtetėn e vrasjes sė shoferit tė saj nė bulevardin e Tiranės, fare pranė urės sė madhe. Pėr disa ditė me radhė, nėn arsyetimin e zbardhjes tė sė vėrtetės, gazeta “TemA” ka pyetur: “A i ka treguar e shoqja, Zeqineja, Dhori Sollakut tė vėrtetėn pėr vrasjen e shoferit tė tij?”. Pra, pretendimi i bashkėshortes sė kryeprokurorit i referohet njė pyetjeje gazetareske tė gazetės “TemA”, e cila njėkohėsisht ka pritur pėr ditė me radhė njė pėrgjigje nga vetė kreu i akuzės, pėrgjigje qė jo vetėm qė nuk ka ardhur, por tashmė kjo pyetje ėshtė kthyer nė njė mėnyrė, ku familja e kryeprokurorit Sollaku kėrkon tė pėrfitojė materialisht, duke synuar njė shumė tė madhe, deri nė 300 milionė lekė tė vjetra.

Paradokset

Bashkėshortja e kryeprokurorit Sollaku ka deklaruar nė padinė e saj se iu ėshtė pėrgjigjur hetimeve rreth vrasjes sė shoferit, por nė asnjė ēast, as ajo e as i shoqi nuk kanė hequr dorė nga posti, edhe pse nė njė vend normal (siē i referohet ajo padisė) njė i akuzuar i tillė do tė jepte pikėsėpari dorėheqje, pėr t’i dhėnė mundėsi organeve hetimore qė tė jenė pa asnjė presion nė punėn e tyre. Ndėrkaq, nga tė qenurit nė krye tė akuzės nga bashkėshorti dhe nė detyrėn e gjyqtares sė Apelit nga vetė ajo, gjithēka ka mbetur e mjegullt, pėr mė tepėr qė i akuzuari pėr vrasjen nuk mundi kurrė tė vinte nė Shqipėri, pamundėsi qė iu ngarkua pikėrisht kryeprokurorit pėr pengim tė qėllimshėm.

 

 

 

Objekti

 

“Detyrim i palės sė paditur, shoqėria “MEDIA-ENTER” sh.p.k, pėr tė shpėrblyer dėmin jopasuror (moral), tė vlerėsuar nė shumėn prej 10 milionė lekėsh dhe detyrimin e tė paditurit Mero Baze pėr tė shpėrblyer dėmin jopasuror (moral) nė shumėn prej 20 milionė lekėsh, si dhe pėr tė publikuar pėrgėnjeshtrimin pėrkatės nė lidhje me faktet qė kanė shkaktuar kėtė dėm.

 

 

 

Berisha: Dyshime se familja Sollaku ka ekzekutuar shoferin

 

Kryeministri, Sali Berisha, gjatė interpelancės sė djeshme nė Kuvend nė lidhje me median theksoi se kryeprokurori, Theodhori Sollaku, ėshtė hakmarrė ndaj medias sė lirė, duke vėnė pėr njė gazetar njė gjobė prej 300 milionė lekėsh. Sipas Berishės, ky ėshtė rasti i gazetės “ TemA”, e cila pėr shkakun se nė faqen e saj, tė parė kishte vendosur pyetjen: “A i ka thėnė Zeqine Sollaku, tė shoqit tė gjithė tė vėrtetėn pėr vrasjen e shoferit tė saj?”. Sipas kryeministrit, ende mbeten nė fuqi dyshimet se familja Sollaku ka ekzekutuar shoferin e tij, nė mes tė bulevardit tė Tiranės, ndėrkohė qė, sipas kryeministrit, askush nuk e ka sqaruar dyshimin lidhur me ndryshimin qė i ėshtė bėrė gjurmėve tė gishtėrinjve tė tė akuzuarit si vrasės dhe pjesėmarrėsve tė tjerė.

Berisha theksoi dje se, ky rast, ku njė gazetar gjobitet me 300 milionė lekė, ėshtė rast i njėjtė si ai i gazetarit Ēelo Hoxha, i cili u burgos pėr vetė faktin qė bėnte opozitė. “Tani, kryeprokurori Sollaku kėrkon ta shfrytėzojė median edhe pėr t’i marrė njė gazete e gazetari 300 milionė lekė”, - tha Berisha. Kryeministri ka theksuar se ai dhe qeveria qė drejton e respektojnė si thelbėsore lirinė e medias dhe nuk ka pasur asnjė rast qė qeveria tė ketė ndėrhyrė nė kėtė raport. “ Fjalėn e lirė nuk e kemi cenuar dhe nuk e kemi penguar kurrė dhe nė asnjė moment. Asnjė gazetar nuk ėshtė cenuar ose nuk ka marrė asnjė mesazh nga kryeministri dhe ministrat pėr tė ndėrhyrė nė kėto ose atė lajm”, - theksoi Berisha, duke shtuar se askujt nuk i ėshtė penguar asnjėherė fjala e lirė.

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

“Mafia nė media ka penetruar thellė, por asgjė nuk mund tė na ndalojė tė luftojmė evazionin fiskal. Ky ėshtė vetėm fillimi i betejės”

 

Berisha: Fjala e lirė nuk ėshtė e njėjtė me evazionin fiskal

 

Kryeministri, Sali Berisha, theksoi ditėn e djeshme se, mafia ka penetruar thellė nė media dhe po i pėrdor kėto media si njė stėrhanxhar. Kryeministri Berisha konfirmoi dje qėndrimin e tij tė shprehur ditė mė parė nė lidhje me pėrdorimin e medias nga mafia. Por, ajo qė u mundua tė sqaronte kryeministri Berisha ishte se fjala e lirė nuk ishte e njėjtė me evazionin fiskal tė bėrė nga disa media.

“Mafia nė media ka penetruar thellė, por asgjė nuk mund tė na ndalojė tė luftojmė evazionin fiskal. Ky ėshtė vetėm fillimi i betejės”, - theksoi kryeministri Berisha, duke shprehur vendosmėrinė e tij nė luftė kundėr korrupsionit dhe evazionit fiskal. Sipas Berishės, qeveria qė ai drejton ka si qėllim tė vetėm tė zbatojė vetėm ligjin dhe kėtė nuk mund ta ndalė asnjė.

“Ju mund tė fshiheni prapa don Sollakut apo don Gjermenit. Harrojeni, se kjo kohė do tė zgjasė shumė. Mafia me tentakulat e saj do tė priten nė ēdo sektor me gjakftohtėsi e vendosmėri. Nuk jam unė qė kam folur pėr larje parash tė pista nė media, por janė me dhjetra raporte ndėrkombėtare. Ne do tė vendosim ligjin dhe asnjeri nuk do t'i paguajė kėsaj qeverie asnjė qindarkė mė shumė se ēfarė i takon, por asnjeri nuk do t’i shmanget evazionit, sepse kėshtu do opozita”, - theksoi kryeministri Berisha, dje, gjatė interpelancės sė kėrkuar nga deputetėt e majtė.

Sipas Berishės, qeveria ka bėrė dhe do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė garantuar fjalėn e lirė dhe pėr tė mos cenuar median.

“Dy vite mė parė, mediat shqiptare pėrjetonin vėshtirėsitė mė ekstreme nė pėrmbushjen e misionit tė tyre, pasi redaksitė e tyre drejtoheshin nga telefonat celularė, editorialet e tyre urdhėroheshin me mesazhe. Mediat ishin kryekėput tė mbėrthyera, askush nuk ishte nė pozitė mė tė vėshtirė sesa gazetari. Nė njė anė qeveria qė i blinte dhe i shiste ato ēdo ditė, nga ana tjetėr bandat tė cilat vėrsuleshin pėr ēdo lloj denoncimi qė ato bėnin”, - deklaroi kryeministri Berisha, i cili theksoi se gjėrat nuk duheshin ngatėrruar, sepse qeveria po luftonte evazionin fiskal dhe jo median. Nga ana tjetėr, Berisha pėrmendi edhe masat qė ka marrė nė lidhje me moscenimin e lirisė sė medias. Sipas tij, i ėshtė bėrė e qartė ēdo anėtari tė administratės se, nė rast se do tė paditet njė gazetar, ai duhet tė largohet nga administrata. Kryeministri, Sali Berisha, theksoi se, askush nė Shqipėri nuk mund tė harrojė historinė e medias.

“Nė themel tė fjalės sė lirė gjatė diktaturės kanė qenė ata tė cilėt indoktrinonin me filozofitė mė famėkeqe, ēnjerėzore e raciste mendjet e njerėzve dhe nė kėtė rast nuk bėhej fjalė pėr kalorės tė fjalės sė lirė, por pėr bajlozė tė fjalės sė nxirė”, - deklaroi kryeministri Berisha.

Fatjona Mejdini

 

Berisha: Po hetohet pėr shpėrthimin e makinės sė Braēes

 

Kryeministri, Sali Berisha, gjatė seancės sė djeshme plenare pėrmendi edhe atentatin qė iu bė makinės sė deputetit tė Partisė Socialiste, Erion Braēes. Sipas Berishės, nga ana e Policisė sė Shtetit janė marrė tė gjitha masat pėr kapjen e autorėve tė kėtij krimi, duke theksuar se kjo ēėshtje po shikohej me shumė seriozitet nga ana e autoriteteve tė policisė. Dy ditė mė parė, pranė ambienteve tė redaksisė ”Zėri i Popullit”, njė masė eksplozivi shpėrtheu nė makinėn e kryeredaktoit tė kėsaj gazete, njėkohėsisht deputetit tė Partisė Socialiste, Erion Braēe. Tritoli i vendosur nė makinė shkatoi vetėm dėmtimin e saj dhe nuk pati tė plagosur ose tė dėmtuar nga shpėrthimi.

 

 

Grupi i PD-sė propozon gjykatė administrative pėr gjobat e padrejta

 

Gjatė mbledhjes sė djeshme tė grupit parlamentar tė PD-sė ėshtė diskutuar edhe ngritja e njė gjykate administrative, e cila do tė shqyrtojė shkeljet dhe padrejtėsitė qė mund t’iu bėhen personave tė ndryshėm nga nėpunės tė ndryshėm tė administratės. Deputetėt e PD-sė, kanė ngritur shqetėsimin pėr rastet kur inspektorė tė ndryshėm me tendencė gjobisin dhe persekutojnė bizneset. Njė ndėr diskutuesit pėr kėtė ēėshtje ka qenė edhe deputeti i Durrėsit, Sami Gjergji, i cili ėshtė shprehur se, nė rast se verifikohet pafajėsia e biznesit tė gjobitur, nuk mund tė mjaftohesh vetėm me rikthimin e gjobės, por duhen marrė masa edhe pėr inspektorin, i cili e ka bėrė kėtė padrejtėsi. Problemi i tatimeve dhe taksave ėshtė shfaqur sė fundmi nė politikėn shqiptare, nė njė kohė qė qeveria ka ndėrmarrė masa tė forta pėr luftėn kundėr informalitetit dhe evazionit fiskal. Kundėr kėtyre masave kanė dalė deputetėt socialistė, tė cilėt i kanė konsideruar kėto sulme si shantazhe politike, qė qeveria ua bėn bizneseve tė majta.

 

 

Siglohet formalisht marrėveshja. Shqipėria pritet tė pėrfitojė njė regjim tė lehtėsuar tė vizave

 

Mbyllen negociatat pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave

 

Dje nė Bruksel u mbyllėn negociatat pėr marrėveshjen e lehtėsimit tė vizave mes Bashkimit Europian dhe Shqipėrisė. Mbyllja e bisedimeve u pasua nga njė siglim formal i marrėveshjes. Marrėveshja mund tė hyjė nė fuqi 6 deri nė 7 muaj pas siglimit. Para se tė hyjė nė fuqi, marrėveshja duhet miratuar nga Kėshilli i Bashkimit Europian dhe Shqipėria. Kjo ėshtė njė shenjė e qartė qė Bashkimi Europian i mban dyert e hapura pėr Shqipėrinė dhe qė do tė vazhdojė tė pėrmbushė angazhimet e veta pėr tė ardhmen europiane tė vendit. Marrėveshja pėr lehtėsimin e vizave sjell pėrparėsi pėr tė gjithė udhėtarėt shqiptarė nė formėn e tarifave tė ulėta tė vizave dhe procedurave mė tė shpejta tė aplikimit pėr vizė. Pėr disa grupe udhėtarėsh, si pėr shembull pėr studentėt, njerėzit e biznesit, gazetarėt, pjesėmarrėsit nė veprimtari shkencore dhe artistike si dhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile do tė thjeshtohen edhe kėrkesat pėr dokumenta. Pėr tė tilla grupe do tė jetė mė e lehtė tė marrin viza me shumė hyrje dhe pėr disa kategori si pėr studentėt dhe pėr pensionistėt vizat do tė jepen falas. Kjo do tė rrisė shkėmbimet e Shqipėrisė me pjesėn tjetėr tė Europės dhe pėr rrjedhojė do tė ndihmojė nė pėrgatitjet pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Europian. Pritet qė njė hap i tillė tė ketė njė ndikim pozitiv nė zhvillimin ekonomik dhe demokratik si dhe tė ndihmojė nė stabilizimin e rajonit. 

Lehtėsimi i vizave ėshtė njė hap i parė qė bėhet nė drejtim tė lėvizjes sė lirė, pa viza, gjė sė cilės popujt e Ballkanit i japin njė rėndėsi tė veēantė. Para se tė hiqet detyrimi pėr vizė, vendet e rajonit duhet tė pėrmirėsojnė nė mėnyrė tė dukshme, nė veēanti, aftėsinė e tyre pėr tė luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe migrimin jo tė ligjshėm. Gjithashtu, ata duhet tė forcojnė kontrollin e kufijve dhe sigurinė e dokumenteve tė tyre tė udhėtimit. 

Lehtėsimi i vizave ėshtė pjesė e njė sėrė masash mė tė gjera qė synojnė tė nxisin kontaktet ndėrmjet njerėzve mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Europian. Ato pėrfshijnė dhėnien e mė shumė bursave pėr studentėt dhe kėrkuesit nga rajoni, sidomos nėpėrmjet programit “Erasmus Mundus”, bashkėpunim tė mėtejshėm nė fushat e kėrkimit, arsimit dhe kulturės, pėrfshirė kėtu edhe pjesėmarrjen nė programe tė caktuara komunitare dhe nė agjencitė europiane si dhe njė mbėshtetje gjithnjė e mė nė rritje pėr dialogun e shoqėrisė civile.

 

 

Presidenti Bush nėnshkroi ligjin qė mbėshtet zgjerimin e NATO-s

 

Presidenti Bush nėnshkroi njė ligj qė rithekson mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara pėr zgjerimin e mėtejshėm tė NATO-s me anėtarė tė rinj.

Ligji pėrcakton Shqipėrinė, Kroacinė, Gjeorgjinė, Maqedoninė dhe Ukrainėn si vende qė kualifikohen pėr ndihmė financiare, ndėrkohė qė pėrpiqen pėr anėtarėsim nė NATO.

Ligji, po ashtu kėrkon qė fondet pėr ndihmė ushtarake ndaj kėtyre vendeve tė pėrfshihen nė buxhetin amerikan tė vitit tė ardhshėm, por nė deklaratėn e Shtėpisė sė Bardhė nuk jepej ndonjė shifėr.

Nė Moskė, njė zėdhėnės i Ministrisė sė Jashtme ruse kritikoi veprimin e presidentit Bush, duke thėnė se ai nuk do tė kontribuonte nė stabilizimin politik tė Ukrainės.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rama refuzon tė komentojė dorėheqjen. Blushi, pretendenti i vetėm pėr postin e sekretarit tė pėrgjithshėm

 

Majko dorėhiqet nga

sekretar i pėrgjithshėm

dhe kreu i grupit

 

Pandeli Majko zyrtarizoi dje, dorėheqjen nga posti i sekretarit tė pėrgjithshėm dhe kryetarit tė grupit parlamentar tė PS-sė. Sipas burimeve nė PS, nė vend tė tij pėr postin e sekretarit tė pėrgjithshėm pritet tė zgjidhet sekretari aktual, politik i PS-sė, Ben Blushi. Vetėm njė ditė pas kongresit, ku Pandeli Majko deklaroi pozicionimin e tij nė mbėshtetje tė rezolutės sė kundėrshtarėve tė Ramės nė PS, ai vendosi tė deklarojė dorėheqjen nga dy postet e mėdha qė mbante nė PS. I pyetur nga mediat pėr dorėheqjen e Majkos, kryetari socialist, Edi Rama, nuk ka dhėnė asnjė pėrgjigje. Burimet thanė dje, se pas dorėheqjes sė Majkos, e cila pritet tė pasohet me tė tjera dorėheqje, Rama dhe mbėshtetėsit e tij po kėrkojnė tė tėrheqin nė qėndrimet e tyre sa mė shumė tė lėkundur, nė pėrpjekje pėr tė “shpėtuar” legjitimitetin e kongresit. Negociatat e grupit tė Ramės me deputetėt e lėkundur nė PS kanė nisur menjėherė pas sinjaleve pėr dorėheqje tė Majkos. Pėrveē pėrpjekjeve pėr tė joshur sa mė shumė deputetė me premtime pėr poste tė ndryshme nė parti, njerėzit e Ramės, tė ngarkuar me kėtė mision, kanė nisur edhe kėrcėnimet ndaj deputetėve. Njė prej tyre ėshtė edhe kėrcėnimi se ata nuk do tė rikandidohen pėr deputetė nga PS-ja.

 

Deklarata e dorėheqjes

Majko dha dorėheqjen, duke mos pranuar tė bėjė asnjė koment mė tej. “Dėshiroj tė bėj njė deklaratė tė shkurtėr pėr ju dhe opinionin publik, se qysh nga dita e sotme unė do tė largohem nga posti i sekretarit tė pėrgjithshėm dhe ai i kryetarit tė grupit parlamentar. Dėshiroj tė falėnderoj tė gjithė kolegėt e mi pėr bashkėpunimin gjatė viteve dhe momenteve shumė tė vėshtira qė kemi kaluar, sidomos pas zgjedhjeve tė 3 korrikut. Gjithashtu, dua tė garantoj tė gjithė miqtė, shokėt, me tė cilėt kemi kaluar kaq e kaq vite bashkė, se Pandeli Majko do tė jetė siē ka qenė, nė mbrojtje tė interesave tė pėrbashkėta me post apo pa post”, - tha dje, Majko. Menjėherė pas Majkos, ish-kryetari socialist, Fatos Nano, deklaroi dje, se do tė udhėheqė tė gjithė socialistėt e vėrtetė pėr tė ndalur dhunėn e Ramės nė parti dhe pėr tė kthyer legjitimitetin e saj, tė dhunuar sipas tij nė kongresin e dy ditėve mė parė. “Pėr pasojė, struktura historike dhe aktive e socialistėve tė Shqipėrisė do tė mbėshtesė deputetėt qė dje, kėrkuan normalitetin dhe u goditėn nga dhuna e radikalėve dhe do tė jenė ata qė do tė mbrojnė kėtė pjesė tė rėndėsishme tė pasurisė kombėtare nė pluralizėm qė ėshtė PSSH-ja, si njė nga objektivat e ndryshimit tė reformave nė Shqipėri”, - tha dje Nano. Nė lėvizjen e re pėr katarsis nė PS, e shpallur dje, prej Nanos, pritet tė pėrfshihet ndėr tė tjerė deputetė e zyrtarė socialistė, edhe ish-sekretari i pėrgjithshėm, Pandeli Majko.

Luljeta Progni

 

 

PS-ja e Ramės nė prag tė shpėrbėrjes, sė shpejti dorėheqje masive nga forumet

 

Kongresi i jashtėzakonshėm do

tė votėbesojė kryetarin Rama

 

Shumica e anėtarėve tė kryesisė dhe Asamblesė Kombėtare braktis Ramėn, duke e vlerėsuar si ilegjitim kongresin

 

Kundėrshtarėt e Ramės nė PS-sė, tė drejtuar nga ish-kryetari socialist, Fatos Nano, nisin procesin e mbledhjes sė firmave tė delegatėve pėr tė thirrur kongresin e jashtėzakonshėm. Sipas planit tė tyre, kongresi i jashtėzakonshėm do tė votėbesojė kryetarin Rama dhe procesi i votimit do tė jetė me votė tė fshehtė. Burime pranė kėtij grupimi thanė dje, se janė siguruar votat e 1/3 sė delegatėve tė kongresit, dhe mbetet vetėm zyrtarizimi i procesit nėpėrmjet nėnshkrimit tė tyre pėr tė thirrur kongresin. Hap tjetėr, paralel me organizimin e procesit pėr thirrjen e kongresit ėshtė se anėtarė tė kryesisė sė PS-sė dhe Asamblesė Kombėtare tė kėsaj partie janė nė prag tė dorėheqjes pėr tė mbrotjur pretendimin e tyre se kongresi i dy ditėve mė parė ishte ilegjitim. Ata socialistė qė do tė japin dorėheqjen nga forumet e larta, drejtuese tė partisė, nuk do tė largohen nga PS-ja, por dorėheqja ėshtė shenjė proteste pėr ilegjitimitetin, sipas tyre, tė kongresit tė 9 prillit. Nga forumet e larta, drejtuese tė PS-sė, pritet tė ketė dorėheqje masive, ndėrsa streha e tyre do tė jetė lėvizja e Nanos drejtuar bazės sė partisė pėr t`i kthyer legjitimitetin e humbur, sipas tyre, kongresit tė PS-sė dhe forumeve nė tėrėsi.

Burime pranė PS-sė thanė dje, se se nė prag tė dorėheqjes janė disa anėtarė kryesie tė PS-sė, tė cilėt kanė shfaqur hapur mendimet e tyre kundėr kryetarit tė kėsaj partie dhe mbėshtetėsve tė tij nė parti. Gjithashtu, pritet qė nga Asambleja Kombėtare e PS-sė tė dorėhiqen njė pjesė e konsiderueshme pėr t`iu bashkangjitur turit tė Nanos dhe mbėshtetėsve tė tij nė bazėn e partisė. I pari qė hapi serinė e dorėheqjeve ishte sekretari i pėrgjithshėm njėherėsh kryetar i grupit parlamentar socialist, Pandeli Majko, i cili mbante edhe postin mė tė rėndėsishėm pas kryetarit tė partisė. Majko nuk ka dhėnė asnjė shpjegim pėr dorėheqjen e tij, por ka premtuar se do tė vazhdojė tė kontribuojė pėr interesat e pėrbashkėta tė socialistėve, pavarėsisht se nuk mban mė poste nė kėtė parti. Pranė grupit tė kundėrshtarėve tė Ramės dje, kishte zėra se shumė shpejt do tė japė dorėheqjen edhe nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, i cili ishte edhe autori kryesor i rezolutės anti-Rama nė kongresin e socialistėve. Njė dorėheqje e mundshme e disa prej figurave qendrore tė PS-sė do tė sillte njė reaksion tė fortė nė bazėn e partisė, tė cilėt ndodhen midis legjitimitetit, sipas Ramės dhe ilegjitimitetit, sipas kundėrshtarėve tė tij, tė kongresit tė dy ditėve mė parė tė PS-sė.

 

Kryeministri shprehet se askush s`mund ta detyrojė mazhorancėn tė votojė njė president qė nuk e pranon

 

Berisha: Rama precedent i rrezikshėm,

i ngjashėm me Enver Hoxhėn

 

Kryeministri, Sali Berisha, e ka krahasuar kongresin e 11 tė PS-sė, me konferencėn e Tiranės, tė vitit 1954-tėr, tė organizuar nga Enver Hoxha. Berisha u shpreh se kongresi i kėsaj force politike u zhvillua nėn moton “Komunizmi ose vdekje”, duke e krahasuar kreun e PS-sė me ish-diktatorin, Enver Hoxha dhe diktatorin kuban, Fidel Kastro. Kryeministri u shpreh se vetė fakti qė debatet nė kėtė forum tė rėndėsishėm u zhvilluan pa praninė e mediave, tregon pėr mentalitetitn fondamental dhe tė rrezikshėm tė kryetarit aktual, Edi Rama. “Problemi i dytė, madhor, tmerrėsisht i rėndė, qėndron nė faktin se ky forum, pėr herė tė parė qė nga viti 1954-tėr, nė konferencėn e Tiranės, u zhvillua pa praninė e mediave. Jo vetėm se ato u pėrzunė nga debati shumėorėsh, por nuk u lejuan as tė denoncojnė kėtė akt shumė tė padenjė. Asnjėherė e nė asnjė rrethanė gjatė kėtyre 15 viteve, debatet politike, nė forumin kryesor tė njė force politike, nuk janė zhvilluar pa praninė e medieve. Tė flasėsh pėr lirinė e medias e tė ndryhesh si nė shpella, tė flasėsh pėr lirinė e mediave dhe ta shndėrrosh kongresin nė konferencėn e partisė sė Tiranės, kjo pėrbėn regres tė rėndė pėr kėtė forcė politike. Pėr kėtė theksova se ėshtė ringjallur fantazma e kohėrave mė tė vėshtira tė Partisė sė Punės. Vetėm lajtmotivi “mua ose vdekjen”, “komunizmin ose vdekjen” mund tė tė verbojė sa tė marrėsh njė vendim tė tillė, tė marrėsh pėrsipėr qė tė mbyllėsh ekranet e TV-ve dhe radiove tė vendit pėr debate qė i interesojnė jo vetėm anėtarėve tė partisė tėnde, por tė gjithėve shqiptarėve pa pėrjashtim”, - tha kryeministri. Nga ana tjetėr, Berisha u shpreh se as kryetari aktual dhe askush tjetėr nuk do tė mundet qė t’i imponojė mazhorancės zgjedhjen e njė presidenti qė ajo nuk dėshiron ta votojė. “Ajo ēka na takon ne si forcė politike, ishin problemet e procedurės, tė lidhura me zgjedhjen e presidentit. Mė lejoni edhe njėherė, t’i afirmoj zotit Rama dhe ndonjė tjetri qė ai mashtron qė asgjė dhe askush nuk do tė mund t’i imponojė PD-sė dhe mazhorancės presidentin qė ajo nuk do. Ne jemi pėr tė vendosur mirėkuptimin, jemi pėr tė zgjedhur president atė qė merr mė shumė vota dhe ta quajmė atė mė konsensual se tjetri. Pra, jemi pėr tė punuar pėr konsensusin, por nė mėnyrė absolute nuk do tė pranojmė kurrė qė tė na imponohet njė president qė mazhoranca nuk do. Zoti Rama tė mos mashtrojė veten dhe tė tjerėt, sepse njė gjė tė tillė nuk do tė mund ta realizojė ndonjėherė. Shqipėria ėshtė demokraci funksionale. Tė mendosh t’i imponosh tė tjerėve presidentin pėr 2-3 vota, do tė thotė tė dhunosh 80 vota tė tjera. Kėto dhunime nuk mund tė ndodhin nė jetėn politike, shqiptare dhe me koalicionin mazhoritar, sepse do tė dijė tė mbrojė votėn, mandatin e zgjedhėsve shqiptarė, tė cilėt e konfirmuan mė 18 shkurt mė shumė se mė 5 korrik”, - tha kryeministri.

 

Ish-kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, deklaroi se kongresi i solli njė goditje tė rėndė partisė dhe se ajo ėshtė kthyer nė njė organizatė qė pėrfaqėson interesat e njė pjese aventuriere tė shoqėrisė. Nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės”, zoti Nano paralajmėroi deri shkėputjen nga partia tė grupit tė pėrkrahėsve tė tij, duke u shprehur se tashmė nuk beson se ai do tė kandidohet nga opozita pėr postin e presidentit dhe se kjo ēėshtje kalon nė plan tė dytė pėr tė.

 

Zoti Nano, le tė nisim me ngjarjet e djeshme, ku u rrėzua kėrkesa e njė grupi deputetėsh. Ngjajnė si kėrkesa qė ēonin ujė qartė drejt objektivit tuaj pėr t’u bėrė president dhe nė njėfarė mėnyre kjo ėshtė parė dhe si njė humbje e juaja, apo jo?

 

Dje, ėshtė mbyllur njė cikėl i historisė politike tė Shqipėrisė, sepse me ndryshimin rrėnjesor tė atmosferės dhe pėrfaqėsuesve, tė dokumenteve themelore dhe tashmė me mbarimin e institucioneve, PS-ja pas kongresit te djeshėm hyn nė njė proces tė ri, zgjedhor qė do t’i japė njė fizionomi krejt tjetėr. Nuk ėshtė mė ajo parti socialiste e historisė sonė 15- vjeēare nė pluralizėm. Ėshtė njė parti me njė identitet tjetėr. Ajo qė do tė ndodhi pas dhunės sė djeshme, dhunės politike nė raport me eksperiencėn dhe pėrvojėn demokratike, tė krijuar nga tė gjithė ne sė bashku nė PS, ėshtė njė tjetėr kuorum pėrfaqėsuesish tė shoqėrisė, nuk do tė jenė mė figurat e njohura, tė derisotme si pėrfaqėsues tė shquar tė shtresave sociale qė mbėshtesin njė program tė sė majtės socialdemokrate. Unė besoj se tashmė ajo ėshtė njė organizatė politike qė pėrfaqėson interesat e biznesit informal, e njė pjese krejt aventuriere tė shoqėrisė shqiptare pėrfshirė dhe Edi Ramėn qė ėshtė bėrė zėdhėnės i grupeve okulte, tė pranishme nė sipėrmarrje, nė administratė nė media, nė pak komunitete qė jetojnė jashtė vendit. Jam i bindur se dje, historia e PS-sė qė doli nga partia e punės dhe u shndėrrua nė 15 vite nė anėtare tė Internacionales Socialiste, ka pėsuar njė goditje tė rėndė dhe ėshtė ndėrprerė.

 

Zoti Nano, ju ku e shihni veten nė kėtė parti?

 

Ka dy elementė. Unė nuk besoj se i vetmi institucion legjitim i partisė sė derisotme, delegatėt, nuk do tė veprojnė. Ata kanė filluar qė dje. Braktisėn sallėn dhe nė kontakt dhe me mua dhe vlerėsimi i tyre, kritik kryesor ishte “Na e morėn partinė. Nuk ėshtė mė partia jonė. Eja baba tė na shpėtosh, nuk zgjidhen gjėrat me emocione". Nuk zgjidhen gjėrat me emocione. Unė nuk isha dje, se Edi Rama nuk konkurron me mua, me Berishėn e parė, me Berishėn kryetar opozite. Berisha kryeministėr ėshtė njė tjetėr personalitet. Ėshtė drejtues i njė partie tė vjetėr, demokratike qė ka nisur tė transformohet tashmė prej dy vjetėsh, ndėrsa PS-ja e drejtuar nga Rama ėshtė rikthyer nė PD-nė e parė, njė parti amalgamė, cila po dėmton dhe me egėrsinė e saj dhe revanshin e saj, po mbyt zėrat e ndryshėm, po ngushton hapėsirat e konkurrimit demokratik brenda. Ajo qė unė parashikoj nė planin politik tė socialistėve ėshtė veprimi pėr tė rimarrė partinė nga pjesa e pėrfaqėsuesve tė vėrtetė, tė saj, veprimi pėr ta rikrijuar partinė si alternativė, nėse degradimi i procesit tė sotėm qė u shfaq me nivelet mė tė lexueshme dje, do tė jetė i parikuperueshėm. Nė planin kombėtar, ėshtė njė acarim i madh i situatės. Fjalimi i Ramės e paralajmėroi kėtė gjė. Ishte njė fjalim anarkist, i dhunshėm, njė fjalim jashtė tė gjitha standardeve dhe mjeteve tė komunikimit modern me shoqėrinė, me institucionet e shtetit tonė, demokratik, me partnerėt ndėrkombėtarė, me tė cilėt punojmė. Unė parashikoj qė mazhoranca e sotme, qeveria e Berishės, partia e Berishės e provokuar kaq rėndė, do tė reagojnė me motivet e tyre, mė tė gjalla nė historinė e PD-sė si opozitė.

 

Ēfarė duhet tė kuptojmė me rimarrjen e partisė apo rikrijimin e saj?

 

Ka ende hapėsira demokratike. Ka instrumente edhe tė statutit tė ligjshėm qė ka ende PS-ja, siē ėshtė qė njė e treta e delegatėve mund tė thėrrasin kongresin e tyre dhe tė rivendosin gjendjen. Apo pėr shkak tė demokracisė sė drejtpėrdrejtė qė ka ekzistuar dhe qė tani do shpėrdorohet, nė procesin e zgjedhjes sė delegatėve tė rinj tė kongresit tė ardhshėm, i cili do zgjedhė forumet e reja, kjo anėtarėsi e gjerė dhe pėrfaqėsuesit me reputacion e zė, mund dhe duhet tė bėjnė nė momentin e duhur, investimin e duhur qė struktura e partisė tė mos akaporohet, tė mos tjetėrsohet, fytyra dhe identiteti i saj tė mos humbi dhe ata tė mos zėvendėsohen me drejtorė ekzekutivė kombėtarė apo lokalė tė grupeve okulte tė biznesit, grupeve tė tipit “2K” apo gjėra tė tjera.

 

Zoti Nano, kjo situatė brenda Partisė Socialiste sa e rrezikon kandidimin tuaj pėr president?

 

Janė dy procese qė, nėse deri dje ishin tė mundshme pėr t`u harmonizuar, tashmė janė larguar. Pėr pasojė, nuk besoj se selia e PSSH-sė aktuale pas kongresit tė djeshėm me njė kryetar qė kėrkon tė rizgjidhet me emrin Edvin Rama, do tė pranonte negociata pėr tė kandiduar Fatos Nanon si president, pėrfaqėsues tė opozitės sė majtė. Kjo ēėshtje zhvendoset. Unė do tė vazhdoj tė komunikoj me tė gjithė pėrfaqėsuesit parlamentarė tė socialistėve nė Kuvendin e tanishėm. Do tė vazhdoj tė komunikoj me mazhorancėn, me publikun si pėrfaqėsues i njė lėvizjeje, i njė investimi politik, pambarim, nė tė cilin nuk ndjehem vetė, pėr njė detant, pėr njė proces kontributesh mbipartiake, bipartizane, pėr reforma tė mėdha e tė munguara, tė cilat do tė pėrshpejtonin procesin e integrimit nė NATO dhe BE.

 

Kjo do tė thotė qė ju tėrhiqeni nga gara pėr president?

 

Po them qė unė do vazhdoj tė kėrkoj krijimin e konsensusit dhe kuorimit parlamentar tė dy krahėve qė do tė mbėshteste kandidimin tim si president nė emėr tė njė procesi politik dhe parlamentar qė do tė krijonte njė mazhorancė evropianiste nė mbėshtetje tė pėrshpejtimit tė reformave pėr integrim.

 

Pra, nuk qėndron mė ajo qė keni thėnė pak ditė mė parė se nuk do tė pranoni tė zgjidheni, si pasojė e pėrllogaritjeve aritmetike tė numrave nė parlament?

 

Edhe njėherė. Grupi parlamentar i PS-sė ėshtė ende sovran, ėshtė ende i pashkatėrruar. Unė besoj qė ata deputetė qė dje, kėrkuan rivendosjen e gjendjes dhe njė konsensus pėr normalitet dhe ekulibėr, do tė pozicionohen ndryshe nė kėtė proces, siē ėshtė e qartė me deformacionin e rėndė qė ndodhi nė kongresin e socialistėve dje, do tė zgjerohen radhėt e tyre dhe do t`i pėrgjigjen apelit tė strukturės pėrfaqėsuese tė partisė nė tė gjithė territorin pėr tė rivendosur identitetin e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė.

 

Zoti Nano, mbėshtetja juaj nė parlament mbetet ajo e deputetėve qė ju pėrkrahin. Tani ju duhet tė siguroni mbėshtetjen e shumicės. Sa garanci keni se kjo shumicė, e cila e ka tashmė njė kandidat tė sajin, nuk do hynte nė tratativa pėr konsensus me atė qė ėshtė opozita zyrtare?

 

Pėr mua edhe njėherė, objektivi i zgjedhjes si president ėshtė dytėsor. Unė do tė drejtoj njė lėvizje politike qė synon detantėn, bashkėpunimin bipartizan, integrimin edhe tė faktorėve jopolitikė, me politikat e reformave tė pėrshpejtuara pėr integrim, e cila do tė ishte me e fortė, mė e garantuar, nėse do tė kurorėzohej me presidencėn e republikės. Nė rast se jo kjo nuk ėshtė njė tragjedi. Kjo lėvizje do tė vazhdojė dhe do tė pėrfshijė tė njėjtėt aktorė, tė njėjtat kontribute dhe do ketė tė njėjtat objektiva e natyrisht, do shfaqet nė mjedisin parlamentar dhe politik tė vendit nė tė ardhmen.

 

A mund tė mendojmė se njė zgjidhje nė ekstremin e saj do tė sillte njė shkėputje nga Partia Socialiste?

 

Unė nuk pėrjashtoj qė ata qė po bashkohen me kėtė lėvizje, do tė vijnė nga tė gjitha krahėt dhe partitė ekzistuese. Unė besoj se mbėshtetės dashamirės, luftėtarė pėr reforma evropiane ka nga tė gjitha partitė dhe ata janė nė gjendje tė krijojnė konsensuse dhe mazhoranca tė qėndrueshme, qė do tė margjinalizonin parti si kjo e Edvin Ramės qė dje, bėri kushtrim pėr konflikte tė reja, politike dhe kombėtare.

Po insistoj zoti Nano, kjo lėvizje do tė mbajė siglėn e PS-sė apo ndonjė tjetėr?

Nuk besoj se njė lėvizje me kaq pėrmbajtje do ta pengojnė apo ta ngushtojnė siglat. Siglat do tė gjenden nė kohėn e duhur, duke harmonizuar simbolet e socialistėve nė 15 vjet, simbolet e demokratėve nė 15 vjet, simbolet e aspiratave shqiptare pėr integrim qė nuk kanė tė sosur.

 

 

 

 

 

 

 

 

Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė, z. Marc Perrin De Brichambaut, viziton vendin tonė

 

OSBE: Shqipėria do vendosė

pėr zgjedhjet e parakohshme

 

Kryeministri, Sali Berisha, takoi Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OSBE-sė, z. Marc Perrin De Brichambaut. “Shqipėria e konsideron shumė tė vlefshėm bashkėpunimin me kėtė organizatė dhe unė jam i bindur se vizita e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, De Brichambaut, shėnon njė hap shumė tė rėndėsishėm, nė zhvillimin e mėtejshėm tė kėtij bashkėpunimi, ndaj dhe njėherė dua ta falėnderoj. Gjithashtu, dėshiroj tė falėnderoj edhe kryetarin e radhės, me kėtė rast qeverinė spanjolle, e cila realisht ka dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar gjatė presidencės sė saj dhe ta siguroj se ne mbetemi shumė tė angazhuar nė thellimin e gjithanshėm tė reformave nė Shqipėri”, - tha Berisha. Ndėrsa De Brichambaut ka vlerėsuar arritjet e Shqipėrisė gjatė kėtyre 10 viteve. “Siē e dini, OSBE-ja ėshtė njė familje e 56 vendeve pjesėmarrėse, tė cilat kanė tė pėrbashkėt respektimin e tė drejtave tė individėve, zhvillimin e demokracisė dhe tė qeverisjes sė mirė. Brenda kėtij grupi partnerėt janė tė kėnaqur qė asistenca qė i ėshtė dhėnė Shqipėrisė ka qenė e suksesshme dhe e mirėpritur. Arritjet qė janė shėnuar kėto 10 vjet kanė qenė shumė mbresėlėnėse dhe tė prekshme dhe tani Shqipėria ka arritur njė nivel tė tillė qė vlerėsohet nė rajon dhe nė vendet e OSBE-sė”, - tha ai. “Tani do tė hyjmė nė njė fazė tė re, nė tė cilėn do tė vashdojmė tė bėjmė atė qė kemi bėrė deri tani, konsolidimin e institucioneve, tė ndihmojmė nė zhvillimin e shoqėrisė civile dhe tė vazhdojmė bashkėpunimin e ngushtė me autoritetet shqiptare. Ne e ēmojmė shumė zhvillimin e demokracisė nė Shqipėri, e cila ka qenė shembullore kohėt e fundit”, - vijoi De Brichambaut.

 

A besoni se Shqipėria i ka pėrmbushur angazhimet e marra nė kuadrin e OSBE-nė, pėrderisa ka aplikuar pėr kryesimin e radhės sė OSBE-sė?

 

Berisha: Tė mos keni asnjė dyshim se kryesia shqiptare e OSBE-sė do tė jetė njė nga kryesitė mė tė suksesshme qė OSBE-ja ka njohur. Ne do tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr kėtė.

De Brichambaut: Tė qenit nė kryesimin e OSBE-sė nuk ėshtė shpėrblim, por pėrgjegjėsi pėr t’i shėrbyer tė gjitha vendeve pjesėmarrėse. Ata qė kryesojnė presidencėn duhet tė tregojnė njė rrugė shembullore dhe dėshira pėr ta marrė kėtė pėrgjegjėsi tregon se do ketė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė pėrmbushur angazhimet dhe standardet qė tė gjitha vendet e OSBE-sė ndajnė.

 

Mendoni se Shqipėrisė i duhen zgjedhjet e parakohshme apo zgjedhja e presidentit?

 

De Brichambaut: Shqipėria do tė vendosė nė bazė tė Kushtetutės dhe vullnetit tė njerėzve tė zgjedhur. Roli i OSBE-sė ėshtė qė tė sigurojė e ndihmojė qė ky proces tė bėhet me kushtet mė tė mira, nė mėnyrė qė votuesit shqiptarė tė jenė krenarė tė shprehin veten e tyre, nėse iu kėrkohet kjo gjė me votime.

 

Zoti kryeministėr, a jemi tė pėrgatitur pėr zgjedhje tė parakohshme duke pasur parasysh qė nuk kemi filluar ende njė reformė elektorale?

 

Berisha: Larg tė pretenduarit pėrsosjen, e vėrteta ėshtė qė Shqipėria ėshtė njė demokraci qė funksionon, sistemi i saj, kushtetues funksionon. Mendoj se gjithēka do tė zgjidhet si nė njė vend ku demokracia funksionon.

 

Zoti Berisha, si mendoni se do tė jetė bashkėpunimi juaj me opozitėn, duke ditur se ajo ėshtė e pėrēarė. Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė sapo ka dhėnė dorėheqjen.

 

Berisha: Zhvillimet e brendshme tė forcės politike, opozitare nuk pėrcaktojnė bashkėpunimin e qeverisė me opozitėn. Qeveria ėshtė dhe mbetet e hapur pėr bashkėpunim me tė gjithė faktorėt e rėndėsishėm tė vendit dhe nė kėtė kontekst opozita ka vend tė parė.

 

 

De Brichambaut: OSBE, e gatshme tė vijojė asistencėn

 

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, priti Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OSBE-sė, Marc Perrin De Brichambaut. Moisiu tha se, Shqipėria ka bėrė hapa domethėnėse nė drejtim tė forcimit tė shtetit tė sė drejtės, institucioneve kushtetuese, respektimit tė tė drejtave tė njeriut. Presidenti theksoi rėndėsinė qė ka pėr vendin tonė realizimi nė kohė dhe i plotė i reformės zgjedhore, duke u ndalur nė nevojėn pėr pajisjen e qytetarėve me kartat e identitetit dhe pėrgatitjen e regjistrit kombėtar tė zgjedhėsve. Mė tej ai e vuri nė dijeni z. Marc Perrin De Brichambaut pėr inciativėn e tij nė pėrgatitjen dhe paraqitjen e “Dokumentit Orientues pėr Ēėshtje tė Reformave Strategjike nė Pushtetin Gjyqėsor”.

Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė, Marc Perrin De Brichambaut, nėnvizoi se OSBE-ja ėshtė e gatshme pėr tė punuar sė bashku me Shqipėrinė pėr konsolidimin e demokracisė, pėrfshirė nė ēėshtjet e prekura nga presidenti. Ai shprehu mbėshtetjen e kėsaj organizate pėr pėrmbushjen e standardeve qė burojnė nga nėnshkrimi i MSA-sė me BE-nė, si dhe pėr arritjen e objektivit qė Shqipėria ka pėr anėtarėsimin e plotė nė NATO.

 

Meta: Ėshtė koha pėr tė nisur reformėn zgjedhore

 

Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, priti nė selinė e LSI-sė Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OSBE-sė, z.Marc Perrin De Brichambaut, sė bashku me njė pėrfaqėsi tė OSBE-sė. Meta vlerėsoi rolin e OSBE-sė gjatė kėtyre viteve tė prezencės sė saj nė Shqipėri. Gjithashtu, nė qendėr tė takimit tė kreut tė LSI-sė me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OSBE-sė ka qenė domosdoshmėria pėr tė nisur njė reformė zgjedhore tė plotė nė vend qė t'i japė pėrgjigje tė gjitha atyre mangėsive qė janė vėrejtur nė mėnyrė tė pėrsėritur gjatė zgjedhjeve tė fundit.

Meta theksoi se, "kemi gjetur mirėkuptimin e plotė qė OSBE-ja tė japė gjithė mbėshtetjen e saj nė kėtė drejtim, pasi ēėshtja e standardit tė zgjedhjeve ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme, e cila ka tė bėjė me vetėfunksionimin e shtetit tė sė drejtės dhe me mirėqeverisjen e vendit.

Gjatė kėtij takimi, kryetari i LSI-sė, z.Meta, shoqėrohej nga nėnkryetari i LSI-sė dhe kryetar i grupit parlamentar LSI-PDS, prof. Sabit Brokaj dhe nga sekretari ndėrkombėtar i LSI-sė, z.Edmond Haxhinasto.

 

OSBE: Kandidatura e Shqipėrisė pėr

presidencėn, njė gjest angazhimi pozitiv

 

Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė, ambasadori Marc Perrin de Brichambaut, pėrshėndeti gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Tiranė me ministrin e Jashtėm, Besnik Mustafaj, arritjet e Shqipėrisė dhe tė qeverisė shqiptare nė forcimin e institucioneve e tė administratės, nė forcimin e klimės sė investimeve e veēanėrisht nė kontekst tė progresit nė raport me integrimin euroatlantik.

Ambasadori Brichambaut vuri nė dukje se kandidatura e ardhshme e vendit tonė pėr kryesinė e OSBE-sė pėrbėn njė gjest tė mirėfilltė angazhimi pėr tė kontribuar aktivisht nė ecurinė e organizatės dhe tė vlerave tė pėrbashkėta qė promovohen nė unison nga vendet anėtare. Ai theksoi se Shqipėria, pėrveēse vitalitetit demokratik nė planin e brendshėm, qė dėshmohet nga alternimi i rregullt i pushteteve, ėshtė gjithashtu njė forcė e padiskutueshme stabiliteti nė rajon. Ambasadori de Brichambaut evokoi me kėtė rast kontributin e politikės sė jashtme shqiptare nė tė mirė tė zhvillimeve konstruktive e paqėsore nė mbarė rajonin e veēanėrisht pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nė frymėn e bashkėjetesės multietnike, tė respektimit tė tė drejtave tė minoriteteve e tė perspektivės sė integrimit evropian.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Projektligji i ri pėr arsimin e lartė ka shtuar rolin e studentėve nė jetėn akademike

 

Pollo: Pr/ligji i arsimit tė lartė, mė shumė shanse pėr studentėt

 

Ministri i Arsimit u shpreh se, projektligji mundėson pėrfshirjen e studentėve nė zonėn europiane tė arsmit tė lartė, duke vendosur standarde mė tė larta nė universitetet shqiptare

 

 

Rildo Ngjela

Ministri i Arsimit, Genc Pollo, tha ditėn e djeshme se, projektligji pėr arsimin e lartė, qė pritet tė miratohet nga Kuvendi i Shqipėrisė ofron mundėsi pėr rolin e studentėve. Nė takimin e parė informues me studentėt nė Fakultetin e Shkencave Sociale, tė zhvilluar nė kuadėr tė fushatės sė informimit, Pollo u shpreh se ky projektligj krijon mundėsi tė reja sipas ofertave qė ka procesi i Bolonjės pėr studentėt shqiptarė. “Ne, prej dy vjetėsh jemi pjesėmarrės aktiv nė kėtė proces, i cili nė qendėr tė tij vendos studentin, formimin e qytetarėve me ndėrgjegje demokratike dhe individė me aftėsi profesionale, tė zotė pėr tė qenė tė suksesshėm nė tregun modern tė punės”, - tha Pollo, ku gjatė fjalės sė tij cilėsoi domosdoshmėrinė e mirinformimit tė studentėve, pėr rolin qė duhet tė kryejnė pėr zhvillimin e arsimit tė lartė nė vend.

Mundėsitė

“Kjo nevojė do tė nxitet edhe pėrmes projektligjit pėr arsimin e lartė, i cili jep njė hapėsirė maksimale pėr rolin e studentėve, rol tė cilin unė kam besim qė do ta kryeni me sensin e pėrgjegjėsisė”, - tha Pollo, sipas tė cilit projektligji mundėson pėrfshirjen e studentėve nė zonėn europiane tė arsmit tė lartė, duke vendosur standarde mė tė larta nė universitetet tona, raportin e balancėn e duhur midis autonomisė universitare dhe diploma tė vlefshme, qė pasqyrojnė njė dije tė dobishme pėr diplomantin dhe pėr gjithė shoqėrinė. Ministri u shpreh se ėshtė detyra e ministrisė tė dėgjojė me vėmendje ēdo vėrejtje dashamirėse dhe konstruktive, ndėrkohė qė duket qartė se njė pjesė e mirė e sulmeve vjen nga njė “Kartel Mjaft i Yshtur” qė kėtė projektligj e do pėr tė kėnaqur interesa individuale.

Zgjedhjet

Sipas projektligjit qė pritet tė miratohet nė Kuvendin e Shqipėrisė, studentėt do tė jenė pjesė aktive nė zgjedhjet e rektorėve dhe dekanėve. Projektligji i arsimit tė lartė pėrcakton qė, nė zgjedhjen e autoriteteve drejtuese, votat e studentėve dhe votat e personelit joakademik pėrllogariten me pėrqindje. Ato vlejnė 20 pėr qind nė totalin e pėrgjithshėm tė votave pėr studentėt dhe 5 pėr qind nė totalin e pėrgjithshėm tė votave pėr personelin joakademik. “Rektori apo autoriteti i barazvlefshėm me tė, nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, propozohet nga ministri pėrkatės dhe emėrohet nga Presidenti. Dekani apo autoriteti i barazvlefshėm me tė, nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, emėrohet nga ministri pėrkatės. Pėrgjegjėsit e departamenteve nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, zgjidhen me tė njėjtat procedura. Presidenti i Republikės emėron rektorin e zgjedhur. Rektori emėron dekanin/drejtorin e zgjedhur. Dekani/drejtori emėron pėrgjegjėsin e departamentit/qendrės sė kėrkimit dhe zhvillimit. Ministri i Arsimit shpall ditėn e fillimit tė procesit zgjedhor nė institucionet publike tė arsimit tė lartė. Zgjedhjet zhvillohen sipas rregullores sė zgjedhjeve, tė pėrgatitur dhe miratuar nga institucionet e arsimit tė lartė, nė pėrputhje me kėtė ligj. Rregullorja e zgjedhjeve pėrcakton procedurat dhe kriteret pėr organizimin e zgjedhjeve nė tė gjitha nivelet pėr organet dhe autoritetet drejtuese nė institucionet publike tė arsimit tė lartė”, thuhet nė projektligj.

 

 

 

 

TAGLIO

 

ALUIZNI thotė se dokumentacioni pėr Fushė-Mėzezin ka pėrfunduar

 

100 mijė ndėrtime presin tė legalizohen

 

Agjencia e Legalizimeve ALUIZNI ka njoftuar ditėn e djeshme se, nė tė gjithė vendin vazhdon puna nė mėnyrė intensive pėr pėrgatitjen e materialeve tekniko-ligjore tė nevojshme pėr procesin e legalizimeve. Sipas ALUIZNI-t, puna po vazhdon nė mė shumė se 800 zona informale, qė zėnė njė sipėrfaqe prej 50 mijė hektarėsh. Burime nga kjo agjenci shprehen se janė pėrgatitur dosjet pėr 90 zona informale, qė zėnė njė sipėrfaqe prej 15 mijė hektarėsh, me afro 100 mijė ndėrtime. Sipas burimeve, pritet ratifikimi i kėshillave tė qarkut, qė mė pas tė kalojnė pėr miratim nė KRRT/KRRTRSH, sipas sipėrfaqeve pėrkatėse. Ndėrkohė, nė zonėn pilot tė Fushė-Mėzezit ka pėrfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor pėr tė gjitha ndėrtimet tė bėra nga vetė pronarėt e trojeve dhe ėshtė ndarė njė numėr i konsiderueshėm i tapive. Por, sipas kėtyre burimeve, tashmė ėshtė i gatshėm dokumentacioni tekniko-ligjor pėr legalizimet pėr atė kategori banorėsh qė kanė ndėrtuar nė pronėn shtetėrore. Pėr kėtė kategori, thanė burimet e ALUIZNI-t, pritet vetėm konstituimi i kėshillave tė qarkut, qė ėshtė organi kompetent pėr kalimin e pronėsisė nga tokė shtetėrore nė atė private, nė mbėshtetje tė ligjit. Ndėrsa, pėr njė pjesė tė vogėl tė ndėrtimeve tė bėra nė pronat e tė tjerėve, zyrat e ALUIZNI-t kanė pėrgatitur dokumentacionin tekniko-ligjor. Por, pėr kėtė kategori do tė bėhet mė parė identifikimi i pronarėve tė ligjshėm tė kėtyre pronave. Pas kėtij hapi, do tė kalohet nė kompensimin e tyre, sipas procedurave tė pėrcaktuara ligjore, nė natyre apo nė vlerėn e tregut dhe pasi tė kenė pėrfunduar kėto procedura do tė bėhet edhe legalizimi i ndėrtimeve pa leje, thanė burimet zyrtare tė ALUIZNI-t. Gjithēka po realizohet nė pėrputhje me afatet ligjore dhe deri mė sot janė pėrfunduar dy fazat e para tė procesit tė legalizimeve, ndėrsa tani po punohet pėr pėrgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor pėr shpalljen e zonave informale, thanė burimet zyrtare tė ALUIZNI-t.

 

 

 

 

 

Pėrgjysmohet numri i gabimeve pėr tė marrė patentėn

 

Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, ka nxjerrė ditėn e djeshme njė udhėzim, sipas tė cilit ėshtė pėrgjysmuar numri i gabimeve nė provim pėr tė marrė lejen e drejtimit tė automjetit. “Me qėllim rritjen e sigurisė sė qarkullimit rrugor si dhe pėr forcimin e metodologjisė sė marrjes sė lejeve tė drejtimit pėr mjetet motorike referuar standardeve tė Bashkimit Europian, Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, nxorri njė urdhėr, sipas tė cilit ulet numri i gabimeve gjatė testimit tė njohurive pėr lėshimin e lejes sė drejtimit”, thuhet nė udhėzim. Kėshtu, nga 13 qė ka qenė maksimumi i numrit tė gabimeve sipas udhėzimit nr 994, tė datės 13/03/2003 “Pėr organizimin dhe funksionimin e autoshkollave”, me ndryshimin e bėrė numri i gabimeve ulet nė 7. Pra, nė provimin e teorisė personi mund t’u pėrgjigjet negativisht jo mė shumė se 7 pyetjeve nga 40 qė ka testi i hartuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimit tė Transportit Rrugor. “Ky ndryshim bėhet me qėllim rritjen e sigurisė tė qarkullimit pėr pėrdoruesit e rrugės si dhe forcimin e sistemit tė testimit gjatė procesit tė marrjes nė provė tė drejtuesve tė rinj”, thuhet nė udhėzim. Sipas kėtij udhėzimi, zvogėlimi i numrit tė gabimeve tė lejuara pėr tė kaluar testin e teorisė do tė influencojė pozitivisht nė pėrgatitjen teorike tė kandidatėve pėr drejtues mjeti dhe rrjedhimisht edhe nė zbatimin mė tė mirė tė rregullave tė qarkullimit rrugor nga drejuesit e ardhshėm tė mjeteve rrugore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtuesi i BB-sė jep sugjerimet e tij pėr pėrdorimin e fondit tė kėsaj banke

 

19.1 mln USD pėr modernizimin e sistemit shėndetėsor

 

Ndoka: Sot nė krye tė QSUT-sė kemi njė manaxher. Kemi hequr dorė nga manaxhimi i spitaleve nga mjekėt, po krijojmė njė mendėsi tė re nė drejtimin e institucioneve shėndetėsore, duke eliminuar konfliktet e mundshme tė interesit qė mund tė krijojnė mjekėt nė qeverisjen e institucioneve shėndetėsore

 

Alketa Alia

Drejtuesi lartė i Bankės Botėrore, Domenik Haazan, u takua dje me ministrin e Shėndetėsisė, Nard Ndoka, pėr tė diskutuar mbi ecurinė e projektit pėr modernizimin e sistemit shėndetėsor nė Shqipėri. Financimi i kėtij projekti u realizua nga fondi i Bankės Botėrore (me vlerėn 15 milionė dollarė), qeveria japoneze (me vlerėn 1.6 milion dollarė) dhe qeveria shqiptare (2.4 milionė dollarė). Fondi prej 19.1 milionė dollarėsh do tė pėrdoret pėr ndėrtimin e kapaciteteve nė sektorin e shėrbimit shėndetėsor, pėrmirėsimin e shėrbimeve tė kujdesit shėndetėsor parėsor si dhe pėrmirėsimin e manaxhimit dhe administrimin e spitaleve. Drejtuesi i lartė i Bankės Botėrore, Domenik Haazan, tha gjatė takimit me Ndokėn: “Ky projekt do t’iu shėrbejė juve si njė instrument pėr reformat qė do tė ndėrmerrni. Ka njė konsulencė tė mirė ndėrkombėtare, ju mund ta shfrytėzoni nė drejtimin e politikave tuaja.”

Reformat

Ndėr tė tjera, Ndoka shtoi se janė bėrė tashmė hapat e parė me reformimin e sistemit dhe po punohet pėr tė pėrfshirė edhe manaxherėt e mirėfilltė. “Ideja pėr tė pėrfshirė manaxherėt nė qeverisjen e strukturave tė rėndėsishme shėndetėsore ėshtė konkretizuar tashmė me Qendrėn Spitalore “Nėnė Terzea”, mė e rėndėsishmja nė vend. Sot, nė krye tė QSUT kemi njė manaxher. Kemi hequr dorė nga manaxhimi i spitaleve nga mjekėt. po krijojmė njė mendėsi tė re nė drejtimin e institucioneve shėndetėsore, duke eliminuar konfliktet e mundshme tė interesit qė mund tė krijojnė mjekėt nė qeverisjen e institucioneve shėndetėsore. Reformimi nga ky start i ri do tė jetė i shpejtė”, - u shpreh Ndoka. Duke e thelluar mė tej idenė e kėtij mentaliteti tė ri nė drejtimin e strukturave shėndetėsore, ministri u shpreh se me tė njėjtėn logjikė u emėrua nė spitalin e Lezhės njė tjetėr drejtor, gjithashtu i profilit ekonomik. Kreu i Shėndetėsisė u shpreh se drejtuesit e rinj kanė eksperiencėn e duhur pėr tė qenė tė suskesshėm nė manaxhimin e spitaleve, megjithėse kėto ndėrmarrje janė mjaft tė ndėrlikuara dhe problematike. Drejtuesit aktualė nė sistem, stafet, specialistėt do tė jenė gjithashtu tė pėrfshirė nė trajnimet e duhura pėr tė rritur efikasitetin e kujdesit shėndetėsor. Ky projekt qė synon modernizimin e sistemit shėndetėsor, sipas Ndokės, shkon pėrshat me reformat e tij pėr autonominė e spitaleve, mirėmanaxhimin e tyre apo privatizimin e disa shėrbimeve.

 

 

 

 

Ndoka: Nė zonat rurale do tė zbatohet politikė motivuese ndaj mjekut

 

Ministri i Shėndetėsisė, Ndoka, u takua dje me amabasadorin e Anglisė, Fraser Wilson dhe tė Iranit, Alebeman Eghbali Larch. Gjatė takimit qė Ndoka pati me ambasadrin anglez, i prezantoi atij reformat qė pritet tė realizohen nė sistemin shėndetėsor si: decentralizimi i sistemit, pėrkrahja e iniciativave private, privatizimi i shėrbimeve etj. Nisur nga shqetėsimi qė ambasadori i Anglisė pati nė lidhje me mungesėn e strukturave shėndetėsore nė zonat rurale, ministri u shpreh se kjo do tė zgjidhet nga privatizimi i transportit tė urgjencės. Ndoka shtoi se, politika spitalore e dikasterit do tė jetė e pėrqėndruar sidomos nė 12 spitalet e 12 qarqeve, ku 6 prej tyre do tė jenė kryesorė dhe qė do tė pėrballojnė ndėrhyrje mė tė specializuara. Ndėrsa, pėr zonat rurale, sipas tij, do tė zbatohet njė politikė motivuese pėr mjekėt, por dhe do tė aktivizohen strukturat e promocionit pėr ndėrgjegjėsimin dhe parandalimin e sėmundjeve. Ambasadori iranian, Alebeman Eghbali Larch, i vlerėsoi pozitivisht idetė e Ndokės pėr hapjen e sistemit dhe mbėshtetjen e iniciativave private, duke sqaruar se, nė Iran, njė numėr mjaft i konsiderueshėm i spitaleve janė private dhe kjo e ka bėrė sistemin shėndetėsor mė efektiv.

 

 

                           

 

Nė prill, fushata promocionale pėr zbatimin e ligjit tė duhanit dhe alkoolit

 

Fillon kontrolli nė lokale pėr alkoolin dhe duhanin

 

Ministria e Shėndetėsisė nis nė prill fushatėn ndėrgjegjėsuese masive dhe tė vazhdueshme kundra alkoolit dhe duhanit. Nė bashkėpunim me strukturat nė varėsi tė saj bėhet e ditur se ajo po punon pėr fillimin e kėsaj fushate me tė gjitha llojet e materialeve qė janė tė domosdoshme, duke qenė se ligji pėr duhanin dhe alkoolin ėshtė nė prag tė zbatueshmėrisė sė tij. Pėr realizimin e fushatės strukura e promocionit dhe edukimit shėndetėsor nė Institutin e Shėndetit Publik ka kryer tashmė pėrgatitjet se si do tė pozicionohet politika e saj pėr ndėrmarrjen e njė fushate sensibilizuese, me qėllim njohjen dhe angazhimin pėr respektimin e legjislacionit nga qytetarėt. Sipas Ministrisė sė Shėndetėsisė, me fillimin e kėsaj fushate ėshtė vendosur qė nė muajin qershor tė nisin kontrollet pėr zbatimin e ligjit pėr mbrojtjen e shėndetit nga produktet e duhanit dhe pėr mbrojtjen e moshave tė reja nga alkooli.

Kontrollet

Kontrollet do tė ushtrohen nė tė gjitha lokalet e Republikės sė Shqipėrisė nga sanitarė tė Institutit tė Shėndetit Publik, me synim kufizimin e pėrdorimit tė alkoolit dhe produkteve tė duhanit pėr mbrojtjen e publikut nga dėmet e pavullnetshme ndaj tymit tė cigares. Nė bazė tė ligjit, tė rinjtė nėn moshėn 18-vjeē nuk do tė lejohen tė konsumojnė pije alkoolike dhe duhan nė lokale. Po kėshtu, prodhuesit dhe importuesit e produkteve tė duhanit duhet tė paraqesin nė Ministrinė e Shėndetėsisė, pėr produktet e duhanit qė qarkullojnė nė tregun vendas, njė listė tė tė gjithė pėrbėrėsve, tė pėrdorur nė fabrikimin e produktit tė duhanit dhe sasitė e tyre, arsyen apo qėllimin e pėrdorimit tė kėtyre pėrbėrėsve dhe tė pėrcaktojnė funksionimin e kategorinė e pėrbėrėsve. Kjo listė duhet tė shoqėrohet me tė dhėna toksikologjike, tė disponueshme prej fabrikuesit apo importuesit, nė lidhje me kėta pėrbėrės, nė formė tė djegur apo tė padjegur, duke u shprehur nė mėnyrė tė veēantė pėr efektet e tyre mbi shėndetin dhe vlerėsuar ēdo efekt qė shkakton ose mendohet se mund tė shkaktojė varėsi tė pėrdoruesit ndaj produktit tė duhanit. Gjithashtu, ligji parashikon ndalimin e reklamave dhe promovimin e produkteve tė duhanit nėpėrmjet medias sė shkruar, transmetimeve televizive dhe radiofonike e shėrbimeve tė shoqėrive tė informacionit. Gjithashtu, do tė ndalohet edhe pėrdorimi i tyre nė ambiente pune, institucione etj. Mbi ambalazhin e tyre duhet qė etiketat tė lexojnė nė shqip pėrmbajtjen e produkteve nė fjalė.

 

 

 

EDITORIAL

 

Familja zengjine

 

Mero Baze

 

Njė familje zengjine, me mbiemrin Sollaku, kėrkon rreth 350 mijė dollarė dėmshpėrblim prej meje, pėr shkak se pėr rreth dy javė rresht, nė krye tė gazetės, pyesnim pėrditė kryeprokurorin, Dhori Sollaku, nėse ia ka thėnė ose jo tė vėrtetėn pėr vrasjen e shoferit gruaja e tij. Pasi pyetėm dhe nuk morėm pėrgjigje, e hoqėm pyetjen nga koka e gazetės. Nė vend tė njė pėrgjigjeje nga Dhori Sollaku na vjen njė padi nga familja e tij, zengjine, e cila na kėrkon 300 milionė lekė tė vjetra siē thotė ajo pėr cenim nderi, njė ēmim shumė i lartė ky edhe pėr ndonjė figurė vėrtet tė nderuar.

Por problemi nuk ėshtė te gjoba, as te shuma. Kjo familje zengjine nuk i ka pėr gjė 350 mijė dollarė dhe i kėrkon pa tė keq dhe as e ka pėr gjė qė t`i vėrė kapak problemeve rreth vrasjes sė shoferit. Pasi kėrkon pa iu dridhur dora rreth 350 mijė dollarė, nė fund, familja zengjine kėrkon dhe pėrgėnjeshtrim tė pyetjes qė ne i kemi bėrė. Sipas kėsaj kėrkese, ne nuk duhet ta pyesim familjen zengjine, nėse ia kanė treguar njėri-tjetrit tė vėrtetėn mbi kėtė vrasje, pasi kjo cenon nderin e kėsaj familjeje. Atėherė, pyetja shtrohet, ē’ėshtė kjo e vėrtetė pėrvėluese qė cenon nderin e familjes Sollaku dhe pse nuk na pėrgjigjet me njė copė letėr: “Po, gruaja ime ma ka treguar tė vėrtetėn”. Pas kėsaj ne do tė jemi tė qetė dhe e dimė sė paku se ka njė njeri qė e di tė vėrtetėn e vrasjes sė shoferit tė kryeprokurorit dhe ky ėshtė kryeprokurori. Nė gjithė botėn dhe nė tė gjitha kohėt pėrgėnjeshtrohen pėrgjigjet, jo pyetjet. Pyetjet nuk thonė asgjė. Nėse familjes zengjine i duket pyetje retorike ajo pyetje, atėherė nuk ėshtė problemi ynė. Nė kėtė rast, nėse do tė mbronte vėrtet nderin familja zengjine, ky nder mbrohej me njė pėrgjigje, e cila do tė botohet nė rastin mė tė parė nė gazetėn “TemA”. Kurse familja zengjine kėrkon sė pari parį, pasi nuk do t`iu ikė asnjė gjyq pa marrė parį dhe pastaj edhe pėrgėnjeshtrim. Nė fakt, ne nuk ia bėjmė dot kėtė nder.

Ne do tė shkojmė nė gjyq me kėtė familje, edhe pse nuk kemi asnjė besim te kolegėt e Zeqinesė dhe kolegėt e Sollakut. Do ta bėjmė aty, por dhe nė gazetė betejėn qė shqiptarėt tė sqarohen pėr tė vėrtetėn e hidhur tė kėsaj vrasjeje, ku gruaja qė ishte nė vend tė parė, nė makinėn ku u krye krimi, “nuk mban mend” fytyrėn e vrasėsit.

Problemi i dytė ėshtė tek hipokrizia rreth lirisė sė medias nė Shqipėri. Unė jam nga tė paktėt gazetarė qė mė ėshtė dashur dhe mė duhet tė pėrballem me tė njėjtat personazhe nė gjyqe si dje, edhe sot. Kur nė pushtet ishin socialistėt, mė ėshtė dashur tė pėrplasem nė gjyqe me ta, qė nga kryeministri e deri te Makbule Ēeēo. Tani qė pushteti ka ndryshuar, pėrsėri kam ngelur thuajse i vetėm, duke u pėrplasur dyerve tė gjykatave me tė njėjtat fytyra Arsyeja pse kam ngelur vetėm, ėshtė dhe fakti se media e angazhuar, antiqeveritare, tashmė ėshtė e mbrojtur nga Sali Berisha, pasi pėr ēfarėdo gjėje qė ata shkruajnė, ai nuk lejon tė ngrihen padi ndaj tyre. I vetmi qė vazhdoj ta pėsoj nga paditė, jam unė, pėr arsyen e vetme se nuk jam i angazhuar pro Edi Ramės.

Nuk e di si do tė jetė ai koncerti qė organizon “Mjaft”-i me Partinė Socialiste ditėn e premte pėr lirinė e medias, po do t`iu lutesha qė, nėse e kanė vėrtet pėr lirinė e medias dhe jo pėr lirinė e evazionit fiskal, ta pėrmendin sė paku kėtė rast. Natyrisht, po i lejoi Edi Rama, kumbari politik i familjes zengjine qė kėrkon 350 mijė dollarė nga njė gazetar.

 

 

 

 

 

 

 

KOMENT

 

 

Rama dhe plaku qė prish dyzenin

 

Andi Bushati

 

Kongresi i fundit i PS-sė nuk ishte njė ēudi, por njė konfirmim. Nuk ishte njė ēudi, sepse tė gjithė ata qė votuan tė hėnėn nė atė sallė janė tė njėjtėt delegatė qė fishkėllenin Edi Ramėn dhe lejuan tė pėrdhosej vota e tyre, duke i hapur rrugė pėrjashtimit tė Ilir Metės dhe mbėshtetėsve tė tij nė kongresin e V tė kėsaj partie. Ndaj, ajo qė ndodhi dy ditė mė parė ėshtė vetėm njė pėrsėritje e historisė. Njė pėrsėritje qė tregon sesa lehtė mbetet qė vullneti i tė parit tė prishė edhe rregullat mė elementare tė demokracisė nė partitė tona, tė mėdha.

Por, megjithėse historia ėshtė e njohur dhe nuk pėrbėn ndonjė ēudi, ajo ngėrthen nė vetvete sėrish njė lajm tė keq, sepse ai qė u propagandua gjatė si kongresi i reformimit, i ndryshimit radikal dhe i ndarjes me tė vjetrėn, mund tė quhet pa frikė njė kthim te politikat e sė shkuarės. Nė kėtė kuptim, qė pas Kongresit tė V tė socialistėve ai mund tė quhet pika mė e errėt e kėsaj partie tė re qė herėpashere rizgjon instinktet e vjetra.

Sepse ai qė u propogandua si tubimi i kthesės, degjeneroi nė njė linēim tė pakicės, nė nėpėrkėmbjen e votės sė fshehtė dhe rregullave tė pėrbashkėta qė vendos njė familje politike.

Kėto aspekte i vunė edhe mė nė pah njė sėrė lėvizjesh tė tjera, spektakolare. Kėshtu, deklaratat e forta tė njė sėrė prej figurave tė PS-sė qė denoncuan parregullsitė, largimi nga grupi i njė deputeti dhe sė fundi dorėheqja demonstrative e numrit 2 tė socialistėve, bėjnė pa frikė qė tė flitet pėr krizė.

Nė fakt, kėto goditje dhe kundėrgoditje janė dėshmi vetėm tė krizės sė brendshme tė njė force politike. Tė njėrės prej atyre krizave qė socialistėt i kapin shpesh, sapo nuhasin se ka pushtet pėr tė ndarė. Por, gjithsesi, ky mbetet vetėm problemi i tyre, i brendshėm.

Problemi mė i madh ėshtė ai i raportit tė tyre me tė vėrtetėn dhe elektoratin, sepse, nėse deri mė tani ėshtė pėrfolur shpesh se Edi Rama ecėn pėrpara me dy standarde, se nuk njeh rregulla e as parime, ajo qė ndodhi dy ditė mė parė ėshtė demonstrimi mė i mirė, sepse opozita e re Ramės qė nuk ka lėnė bankinė pa thyer, bilbil pa fryrė e protestė pa provokuar kundrejt mazhorancės, pėr tė zbatuar rregulloret dhe votėn e fshehtė, nuk merr dot guximin ta bėjė kėtė nė respekt tė pakicės brenda familjes sė vet, politike.

Po atėherė, pa u ēuditur aspak, mund tė pyesim: Po ēfarė politike tė re mėton tė sjellė kjo opozitė qė po thėrret ngado: “Jemi gati”? Ē’garanci jep ajo se nesėr nė pushtet nuk do tė sillet me kundėrshtarėt si me pakicėn brenda saj? Ē’garanci jep ajo qė nuk do tė sillet me ligjin si me trojet e ndėrtimit nė qytetin e Tiranės?

Natyrisht, ngjarjet e kongresit tė fundit provuan edhe njėherė se Edi Rama nuk na garanton pėr asgjė nga kėto. Megjithėse si pėr paradoks, ai po duket gjithnjė e mė i garantuar nė rrugėn e tij. E kjo jo pėr meritė tė tij, por pėr faktin e thjeshtė se, sa herė ai mėkaton, kėtė vrapon ta thotė ndonjė politikan i demoduar, qė mė shumė ngjan me atė personazhin qė tenton tė prishė dyzenin e tė tjerėve te “Koncert nė vitin ’36-tė”. Pėrballė kundėrshtarėve tė tillė dhe bandės sė ēingieve qė i shkon nga pas, natyrisht Rama duket mė i ri, mė modern dhe mė vital. Natyrisht, ky ėshtė fati i tij, por ndoshta edhe fatkeqėsia jonė.

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

Pse presidentin duhet ta zgjedhi populli

 

Alban Bala

 

Situatat e tendosura, zgjedhore nė Shqipėri dhe mjedisi konfliktual qė prodhojnė zakonisht debatet politike, qysh prej 1992-shit, kanė pasur njė kosto shumė tė lartė pėr vendin. Ekonomia kombėtare ka dekada qė luhatet si njė fėmijė i trembur mes dy prindėrve qė dinė vetėm tė bėjnė sherr… Mjafton tė shohėsh se tregu ėshtė ende i stepur nga rivaliteti zgjedhor qė gjeneroi pėr muaj me radhė gara pėr autoritetet vendore.

Mė shumė se stabilitet, me klimėn aktuale, tė akumuluar, partitė shqiptare rrezikojnė ta zhysin vendin nė njė spirale tė re dhe banale tė njė konflikti emrash.

Por gara pėr presidentin ėshtė ndoshta e vetmja qė ofron shanse reale pėr njė zgjidhje tė qėndrueshme ndaj nevojės pėr njė klimė pozitive zhvillimi nė vend dhe hapėsira e fundit, e mbetur pėr tė adoptuar njė vizion tė ri, politik nė manaxhimin e raporteve mes grupeve tė interesit nė Shqipėri.

Unė gjykoj se presidenti mė shumė se i partive, duhet tė jetė i popullit. Unė kam bindjen se – si autoriteti mė i lartė, moral i vendit, si garant i kushtetutės, si produkt i konsensusit mė tė gjerė, publik dhe si pėrfaqėsuesi mė i lartė i shtetit, presidenti duhet tė burojė nga vullneti i popullit dhe jo nga legjitimiteti i zgjedhjeve tė radhės apo nga konflikti i gjatė, politik - e me gjasė i pashmangshėm - i Shqipėrisė.

Nė kėtė vend, ku ende parlamentarėt nuk janė tė qartė, nėse Lufta e Dytė Botėrore ka mbaruar apo jo, ėshtė e pamundur qė Kuvendi t’i japė legjitimitet njė institucioni qė mbikėqyr kushtetuetshmėrinė e punės sė tij. Pėr mė tepėr, mospėrputhjet nė kohėzgjatjen e mandateve mes legjitimimit tė shumicave dhe mandatit presidencial, e bėjnė njė president tė dalė nga parlamenti po aq tė pavlerė sa edhe shumicat e ēmandatuara. Presidenti nuk mund tė jetė nė opozitė, siē ėshtė sot Alfred Moisiu apo siē ishte nė 1997-tėn Sali Berisha. Presidenti po ashtu nuk mund tė jetė kukull, siē ishte dikur Rexhep Meidani apo edhe Moisiu gjatė qeverisjes “Nano”. Njė president inferior ndaj politikės ėshtė njė institucion i pavlerė pėr shqiptarėt.

Pėr kėtė arsye, presidenti duhet tė zgjidhet nga populli, edhe pse nuk ėshtė rasti qė dikush tė kėrkojė qė Shqipėria tė bėhet njė republikė presidenciale.

Kemi nevojė pėr institucione legjitime. Askush nuk ėshtė mė legjitim nė kėtė vend sesa publiku. Dhe ai flet pėrmes votės.

 

 

 

 

 

E majta nė duart e njė despoti

 

Fitim Zekthi

 

Zhvillimet e para dy ditėve nė kongresin e Partisė Socialiste ishin pika pėrmbyllėse e krijimit tė despotatit tė parė tė asaj partie. Pa gjykuar mbi ecurinė e punimeve, por vetėm duke parė fjalėn e krejt apolitike tė kryetarit tė saj, sheh se tashmė despotati i parė ėshtė themeluar. Nė atė fjalė nuk kishte asgjė politike. Kryetari i Partisė Socialiste pėrfundimisht me atė fjalim i nxori anėtarėt e kongresit dhe anėtarėt e Partisė Socialiste jashtė gjykimit tė tyre si qenie qė mendojnė politikisht dhe ideologjikisht. Nė fakt, ai e ka nisur me kohė kėtė gjė, qysh kur filloi tė merret me politikė pėr herė tė parė. Rama foli si njė njeri qė beson jo mė te njerėz dhe te konstruksione ideologjike, por qė beson tek individualizmi qė do t’i prijė kėta njerėz. Kėsisoj ai zgjodhi skemėn e vjetėr, despotike qė thotė se revolucioni numerik fortifikon kėtė individualizėm me kusht qė veē tė tjerash tė shumėfishohen mjetet e shprehjes. Dhe ai kėtė bėri, fortifikim tė revolucionit numerik pėrmes pėrdorimit tė mjeteve tė shprehjes. Pa u kequr fare prej luzmės qė pėrdoret si mjet komunikimi tė kėtij kryetari partie, duhet thėnė se edhe ata pėrbėjnė shkallė tė shkelura tė kapėrcyellit qė ēoi nė kėtė despotat, madje prej disa vitesh. I tėrė ligjėrimi perėndimor mbi demokracinė nė kėsi rastesh do tė thoshte se, marrja e qytetarėve si qenie numerike, duke i drejtuar edhe me emėr, madje atyre dhe disa anėtarėve nė kėmbim tė pėrfitimit tė njė individualizmi ekstrem pa njė ide politike dhe pa asnjė projekt politik, do tė nxirrte nė pėrfundimin se kemi tė bėjmė thjesht me zinxhirin e famshėm, feudal tė Tocqueville, tė pėrmendur nė librin “Pėr demokracinė nė Amerikė “(1835), ku ky zinxhir ka vetėm hallka qė nisin me fshatarin dhe pėrfundojnė me mbretin. “Demokracia, - thotė ky autor bazik i mendimit politik, - ėshtė ajo qė e zhbėn kėtė zinxhir dhe ēdo “hallkė” e tij ėshtė me shanse tė barabarta pėr t’u nisur me tė gjitha tė tjerat”. A kishte fjala e kryetarit Rama shenja se nė zinxhirin e atyre anėtarėve gjithkush ishte i barabartė me tė tjerėt, nė rast se do tė nisej pėr garė. Absolutisht jo, sepse kryetari iu drejtua atyre si krijesa qė nuk mendojnė politikisht dhe qė nuk kanė pse merren me projekte politike dhe me ideologji; ata thjesht duhet tė shkojnė tek individualizmi i kryetarit dhe tė priren prej tij. Qė tė arrihet kjo, duhet medoemos t’iu drejtohesh nė ēdo fjali qytetarėve dhe tė flasėsh pėr ta, duhet medoemos tė pėrmendėsh edhe emra tė tyre. Nė fushatat pėr kryetar bashkie, por edhe brenda partisė, Rama gjithėherė ka pėrmendur kėsi emrash, madje edhe fėmijėsh, si nė fushatėn e 2003-shit, ku tre fėmijė kishin emrin e tyre nė njė poster tė tij dhe ata kishin shkruar emrin e Ramės nė atė poster. Kjo ėshtė e reja e sjelljeve despotike sot. Pa projekt politik, pa ofertė politike, thjesht trullosja e njerėzve me individualizėm, duke pėrdorur nė fjalime vetėm fjalėn qytetar dhe mundėsisht edhe me emėr. Kjo kėrkon, siē u tha, me domosdo, mjete tė shumėfishuara komunikimi. “Pas kėsaj, - thotė Bertrand Le Gendre, - demokracia pėrfaqėsuese, ajo qė quhet vox populi, nuk ėshtė mė demokraci”. “Tani kemi delegim tė pushtetit te njė oligarki, - thotė ai, - por nė mėnyrė tė ligjėruar. Kjo lloj demokracie pėrpėlitet nga njė narcisizėm i pėrgjithėsuar qė zhvlerėson pjesėmarrjen e tė gjithėve, solidaritetin mes grupeve tė ndryshme dhe favorizon “psikologjizimin”e jetės politike. Nė realitet, kėtė gjė individi e jeton si i shpronėsuar”. Nė fakt, ėshtė e qartė se nė Partinė Socialiste janė vėrtet tė shpronėsuar edhe anėtarėt e kongresit, edhe anėtarėt e partisė dhe anėtarėt e forumeve tė tjera. Dhe kjo ka ndodhur nė emėr tė tyre. Kemi saktėsisht despotizėm. Problemi nuk ėshtė aspak se nė partinė e opozitės kemi despotizėm dhe shpronėsim tė votuesve tė kryetarit, problemi ėshtė se kėrkohet tė shpronėsohen, po me kėtė mekanizėm, edhe qytetarėt, sėrish po nė emėr tė tyre.

 

 

 

 

Kur Bibla shitet pėr filozofi

 

Blerim Latifi

 

 Kur nisėn reformat nė universitetin e Prishtinės, si pjesė e procesit tė tyre, u hapėn edhe disa departamente tė reja studimi, tė cilat mė parė mungonin. Nė mesin e tyre ishte edhe Departamenti i Shkencave Politike, i cili u hap nė kuadėr tė Fakultetit Filozofik.

Ky departament nisi punėn nė kushtet e mungesės sė bazės sė domosdoshme pėr njė punė akademike, serioze. Nė njėrėn anė mungonte hapėsira e nevojshme pėr zhvillimin e mėsimit, nė anėn tjetėr ishte pothuajse total deficiti i personelit tė pėrshtatshėm, mėsimdhėnės. Zgjidhja e kėtij problemi tė dytė u bė duke kėrkuar ndihmė nga jurisprudenca dhe historia. Ky deficit i madh, profesional ka shkaktuar edhe fenomene tė tjera. Njėri prej tyre ėshtė fakti se sot, departamenti i Shkencave Politike nė universitetin e Prishtinės i ngjan njė sallate akademike me shije tė keqe. Kushdo qė ka kryer kudo ndonjė kurs ideologjik a burokratik, ndonjė trajnim koti diku, apo seminar fondacionesh tė shoqėrisė civile, mund tė bėhet mėsimdhėnės nė kėtė departament.

Mjafton tė ofrojė njė dėshmi se kėtė punė e ka bėrė diku jashtė, pa u menduar fare se edhe jashtė ka gjithēka. Po jetojmė kohė ksenocentrike, e huaja ėshtė nė qendėr, ēdo gjė qė vjen nga jashtė ėshtė idealizuar, e madje edhe bėrlloku. Nė kėtė mėnyrė, nė kėtė departament, koncepti i shkencave politike ėshtė ēoroditur, madje tejmase.

Kėtu do tė marr njė shembull pėr ta ilustruar kėtė ēoroditje. Prej disa vitesh, nė kėtė departament mbahet njė lėndė me titull “Bazat e mendimit politik amerikan”nga mėsimdhėnėsi Bill Burtnes. Dhe paramendojeni se ēfarė materialesh iu jep ai studentėve pėr pėrgatitjen e provimit. Pjesė tė fotokopjuara nga Bibla, sidomos pjesa e Besėlidhjes sė Vjetėr, ku flitet pėr eksodin e hebrenjve nga Egjipti, pastaj profecitė e ndryshme si ato tė Isaia-sė, Danielit, shpalljet e Kryengjėllit Gabriel (myslimanėt tė njėjtin e quajnė “Xhebrail”), lindjen e Mesisė, predikimin e Krishtit nė mal (kjo e fundit pjesė e Besėlidhjes sė re), e tė tjera e tė tjera nga i njėjti burim.

Me pak fjalė, kėto materiale janė njė pėrmbledhje teologjike dhe asgjė tjetėr. Kėsisoj, ky kurs ku do duhej mėsuar pėr mendimin politik, amerikan, nė fakt ėshtė diēka tjetėr, njė kurs teologjie, pothuajse njė kurs i predikimit fetar. Kjo ka bėrė qė sot nė Departamentin e Shkencave politike tė UP-sė tė mėsohet gjithēka, e madje edhe teologji dhe predikime fetare.

Materiale tė tilla nuk kanė lidhje me bazat e mendimit amerikan, sepse kėto baza nuk janė nė vargjet biblike mbi eksodin e fiseve izraelite nga Egjipti i faraonėve, por ato qėndrojnė tjetėr kund dhe pikėrisht nė filozofinė politike tė iluminizmit evropian, ku do duhet veēuar filozofia politike e Xhon Lokut dhe ajo e Sharl Monteskjesė. Studiuesit argumentojnė ndikimin e madh tė pikėpamjeve tė tyre nė kushtetutėn amerikane. Doktrina mbi tė drejtat e njeriut, mbi tė drejtėn natyrore (pjesė e kėsaj kushtetute), janė doktrina tė zhvilluara nga kėta filozofė dhe nė pėrgjithėsi iluminizmi evropian, i cili teologjinė dhe fenė i shpallte si doktrina tė kota. Prandaj bazat e mendimit politik, amerikan janė pjesė e filozofisė politike, perėndimore, e asesi pjesė e rrėfimeve mitologjike tė Besėlidhjes sė Vjetėr, apo asaj tė Re. Por si duket, Burtnes ėshtė nisur nga teoria se “kėta kosovarėt janė aq tė padijshėm, sa shapin mund t`iua shesėsh pėr sheqer, ose sapunin pėr djathė”. Dhe deri mė tani duket se i ka ecur mirė me kėtė teori. Fajin me tė madh pėr kėtė e kanė pėrgjegjėsit e kėtij departamenti, tė cilėt lejojnė njė gjė tė tillė, ndoshta edhe shkaku i injorancės sė tyre, tė plotė nė fushėn e filozofisė politike dhe shkencės politike. Dhe kjo ėshtė pasojė e faktit se sot universiteti i Prishtinės, jo vetėm nė departamentin nė fjalė, por edhe nė shumė tė tjerė, lejon shefa departamentesh jokompetentė, tė cilėt kanė doktoruar me teza pėr luftėrat e kaēakėve, e drejtojnė departamente, ku parimisht duhej studiuar, mes tjerash, teoria e drejtėsisė e Xhon Roullsit, apo ajo e Jyrgen Habermasit.

Rektorati i UP-sė duhet njė orė e mė parė tė rishqyrtojė njė praktikė tė tillė tė papranueshme dhe pėrmbajtje tė tilla, mėsimore qė kapėrcejnė kornizat e njė universiteti laik. Enver Hasani qė ka ardhur nė krye tė UP-sė duke tundur flamurin e profesionalizmit duhet i pari ta thotė fjalėn e tij.

Duhet ta bėjė kėtė, nėse e ka pėrnjėmend nė konceptin e tij pėr njė universitet publik qė ia vlen ta mbajė kėtė emėr. Nė fund, pėr mėsimdhėnėsit dhe studentėt, do tė pėrkujtoja njė kėshillė tė sociologut gjerman Maks Veber se “ kush do predikime, le tė shkojė nė mbledhjet e sekteve”.

Pra, nė kishė apo xhami. universiteti laik nuk ėshtė vend pėr kėto punė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

Drejt pėrfundimit studimi gjeologjik si dhe hartimi i planimetrisė sė ndėrtimit

 

TEC-i i Vlorės, drejt pėrfundimit tė fazės sė parė tė ndėrtimit

 

Punimet pėr ndėrtimin e TEC-it po vazhdojnė me ritme tė pėrshpejtuara dhe faza e parė po mbyllet dy muaj pėrpara afatit. Aktualisht, pėr studimin gjeologjik dhe tė planimetrisė, po punojnė dy kompani dhe mė pas do tė nisė edhe puna pėr rehabilitimin e rrugės Port-Kantier, pėr futjen e makinerive tė rėnda, si dhe piketimit tė linjės 220 kW Kantier-Babicė

 

Brenda muajit prill pritet tė pėrfundojnė punimet pėr studimin gjeologjik si dhe pėr hartimin e planimetrisė pėr ndėrtimin e TEC-it tė Vlorės. Kjo pėrbėn fazėn e parė tė punimeve pėr ndėrtimin e kėsaj vepre, e cila pritet tė pėrfundojė sė shpejti. Sipas tė dhėnave, ritmet e ndėrtimit janė duke ecur mjaft shpejt dhe pėrfundimi i fazės sė parė po vjen dy muaj pėrpara afatit tė parashikuar pėr kėtė fazė. Afati pėrfundimtar pėr ndėrtimin e plotė tė TEC-it ėshtė data 8 shkurt 2008, 24 muaj pas lidhjes sė kontratės. Aktualisht, pėr studimin gjeologjik dhe tė planimetrisė, po punojnė dy kompani dhe mė pas do tė nisė dhe puna pėr rehabilitimin e rrugės Port-Kantier pėr futjen e makinerive tė rėnda, si dhe piketimit tė linjės 220 kV Kantier-Babicė. Qė prej firmosjes sė kontratės ka pėrfunduar brenda muajit mars puna pėr pėrfundimin e fazės sė parė inxhiniering. Gjatė kėsaj faze, pėrmes njė bashkėpunimi me institucionet pėrgjegjėse, u arrit dhėnia e lejeve pėrkatėse, prishja e ndėrtimeve pa leje, duke bėrė tė mundur dhe pėrgatitjen e terrenit pėr nisjen e fazės tjetėr, tė studimit gjelologjik dhe atė tė planimetrisė. TEC-i i ri i Vlorės do tė punojė me cikėl tė kombinuar, me naftė dhe gaz, kur ky i fundit tė jetė i disponueshėm nė Shqipėri. Studimet e BERZH-it dhe Bankės Botėrore pėr ndikimin nė mjedis, flasin pėr njė teknologji tė standardizuar qė do tė pėrdoret pėr kėtė objekt tė ri energjetik. TEC-i shikohet si njė mundėsi e mirė pėr tė bėrė tė mundur shpėrndarjen e burimeve energjitike. Ai do tė mbulojė 15 pėr qind tė nevojave tė vendit pėr energji, dhe pėrveē kėsaj, ai do tė ndihmojė nė uljen e humbjeve nė rrjet, pėr arsye tė vendndodhjes sė tij nė jug tė vendit, duke qenė se burimet kryesore energjitike ndodhen nė veri dge transmetimi i saj nė jug sjell humbje tė konsiderueshme. Projekti ka njė vlerė financiare prej 92 milionė eurosh dhe do tė ndėrtohet pėr njė periudhė kohore 24-mujore. Por, prodhimi i energjisė elektrike do tė fillojė nė gjysmėn e kohės sė ndėrtimit pėrfundimtar tė kėtij projekti, duke prodhuar njė sasi energjie prej rreth 60 mW/h qė nė vitin e parė tė punimeve. Pas pėrfundimit tė plotė tė projektit ky Tec do tė prodhojė rreth 100 mW/h energji nė vit. Me njė kapacitet gjenerues prej 2.4 milionė kWh nė ditė Tec-i i Vlorės do tė plotėsojė nė nevojat pėr furnizim tė qyteteve kryesore tė jugut tė Shqipėrisė dhe do tė shkurtojė rrugėn e kalimit tė energjisė, duke lehtesuar edhe problemin e humbjeve nė rrjet tė energjisė. Tec-i do tė jetė i pėrbėrė nga njė sistem krejtėsisht i vetėmjaftueshėm dhe autonom pėr tė pasur njė operim dhe funksionim tė sigurtė.

    

 

Rruga do tė ketė gjatėsi 70 km, gjerėsi prej 10.5 m dhe do tė kushtojė 70 milionė euro

 

Parlamenti miraton marrėveshjen pėr ndėrtimin e rrugės Fier-Tepelenė

 

Komisioni Parlamentar i Ekonomisė miratoi ratifikimin e marrėveshjes sė huasė ndėrmjet qeverisė dhe BERZH-it pėr financimin, rehabilitimin dhe ndėrtimin e rrugės Fier-Levan-Tepelenė. Sipas zėvendėsministrit tė Transportit, Nikolin Jaka, ndėrtimi i kėsaj rruge do tė ndikojė nė zhvillimin ekonomik tė zonave pėrreth, nė kuadėr edhe tė ndėrtimit tė TEC-it tė Vlorės. Projekti parashikon rehabilitimin e kėsaj rruge, me njė gjatėsi prej 70 km, me gjerėsi tė pėrgjithshme 10.5 metra, me dy kalime. Vlera e kėtij projekti parashikohet rreth 70 milionė euro dhe bashkėfinancues janė Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, si dhe Bashkimi Europian nėpėrmjet njė granti tė programit CARDS. Sipas zėvendėsministrit Jaka, nė bazė tė marrėveshjes sė nėnshkruar me BERZH-in, kjo bankė merr pėrsipėr tė financojė shumėn prej 35 milionė eurosh dhe kredia e dhėnė prej saj ėshtė jokoncesionare. Marrėveshja pritet tė hyjė nė fuqi, pasi tė jenė plotėsuar disa kushte nga pala shqiptare qė kanė tė bėjnė me pagesėn e taksave dhe tė detyrimeve tatimore, tė cilat mbulohen nga buxheti i shtetit, masterplani kombėtar i transportit dhe shpronėsimet.

 

 

Dogana e Morinės, 21 milionė lekė tė ardhura gjatė muajit mars

 

Tė ardhurat nga taksat doganore nė doganėn e Morinės kanė tejkaluar tė ardhurat gjatė kėtyre muajve tė parė tė vitit nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Vetėm pėr muajin mars, tė ardhurat nga taksat doganore arrijnė nė 21 milionė lekė, nga 15 milionė lekė tė planifikuara nė projektbuxhetin e kėtij viti. Kėto tė ardhura, sipas kėsaj dogane janė mbledhur si rezultat i punės sė bėrė pėr minimizimin e evazionit fiskal pėr tė cilin ėshtė krijuar edhe njė grup i pėrbashkėt me specialistė tė doganės, tatim-taksave si dhe policisė lokale. Lidhur me kėtė, dogana ka ushtruar kontrolle tė rrepta, duke rritur ndjeshėm tė ardhurat e saj. Drejtoria e doganės shprehet se ka marrė masat qė kontrolli doganor tė kryhet brenda pak minutash, nė mėnyrė qė kontrollet e ushtruara tė mos krijojnė pengesa pėr njerėzit qė kalojnė kufirin. Sipas tyre, procesi i kalimit tė kontrollit kufitar nuk zgjat mė shumė se 15 minuta. Nė kufirin Shqipėri-Kosovė funksionojnė 5 pika tė kalimit kufitar, por lėvizja e mallrave pėr qėllime tregtare ėshtė e lejueshme vetėm nė doganėn e Morinės tė rrethit tė Kukėsit, ndėrsa nė 4 doganat e tjera si nė Qafė-Prush (Has), nė Qafė-Morinė (Tropojė) dhe nė Orgjost e Shishtavec (Kukės) lėvizja e mallrave lejohet vetėm pėr pėrdorim vetjak.

 

 

Durrės, tatimet grumbullojnė 1.4 miliard lekė nė tremujorin e parė

 

Dega e tatim-taksave nė rrethin e Durrėsit gjatė tre muajve tė parė tė kėtij viti ka realizuar rreth 120 milionė lekė mė shumė tė ardhura sesa e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. Nė periudhėn janar-mars tė kėtij viti janė realizuar rreth 1.4 miliard lekė tė ardhura gjithsej, ose 9.5 pėr qind mė shumė sesa e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. Sipas tij, vetėm gjatė muajit mars u realizuan rreth 533 milionė lekė tė ardhura. Kėto tė ardhura sigurohen nga detyrimet tatimore tė 820 subjekteve juridike tė regjistruara nė degėn e rrethit tė Durrėsit. Tashmė, nė kuadėr tė decentralizimit tė kompetencave rreth 4300 subjekte tė biznesit tė vogėl i shlyejnė detyrimet fiskale pranė departamenteve pėrkatėse nė 4 bashkitė dhe 6 komunat e rrethit bregdetar.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shfuqizimin e kėsaj skeme e ka kėrkuar misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar

 

Projektligji, agrobiznesit i hiqet e drejta tė vetėdeklarojė TVSH-nė

 

Tė gjitha bizneset qė merren me agropėrpunim nuk do tė mund tė deklarojnė mė vetė tatimin mbi vlerėn e shtuar, pasi kur ata i blejnė produktet e para nga fermerėt nuk i blejnė me tatim mbi vlerėn e shtuar. Deri mė tani, bizneset agropėrpunuese i blinin produktet pa tatim mbi vlerėn e shtuar, po realisht kanė deklaruar sikur ata e kryenin kėtė dhe pėr kėtė janė rimbursuar nga qeveria

 

 

Projektligji i ri pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar parashikon shfuqizimin e lejimit tė vetėdeklarimit tė TVSH-sė nga agropėrpunuesit qė veprojnė nė fushėn e pėrpunimit tė qumėshtit, ullirit, rrushit e bluarjes sė grurit. Shfuqizimi i kėsaj skeme, sipas burimeve nga Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit, ėshtė rekomanduar edhe nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Pra, tė gjitha bizneset qė merren me agropėrpunim nuk do tė mund tė deklarojnė mė vetė tatimin mbi vlerėn e shtuar, pasi kur ata i blejnė produktet e para nga fermerėt, nuk i blejnė ato me tatim mbi vlerėn e shtuar. Deri mė tani, bizneset agropėrpunuese i blinin produktet pa tatim mbi vlerėn e shtuar, por realisht kanė deklaruar sikur ata e kryenin kėtė dhe pėr kėtė janė rimbursuar nga qeveria dhe nė fakt, kjo ka qenė e lejuar nga ligji. Tashmė, ata nuk do tė mund ta bėjnė kėtė gjė. Nė bashkėpunim dhe me Ministrinė e Bujqėsisė, po bėhen kėshillime pėr zbatimin e njė skeme kompensimi drejtpėrdrejt pėr fermerėt, pėr tė stimuluar prodhimin vendas. Sipas burimeve tė mėsipėrme, skema ekzistuese bie ndesh me frymėn e TVSH-sė. Sipas kėtyre burimeve, ėshte e pakuptimtė qė tė kreditohet njė shumė, duke i venė emrin TVSH e "zbritshme", kur s'ka qenė kurrė e tillė, pasi nuk ka TVSH tė paguar nė blerje. Agropėrpunuesit deri mė sot iu kanė paguar fermerėve vlerėn e mallit sipas konjukturave tė tregut, por asnjėherė TVSH-nė. Kjo, pasi vetė fermerėt nuk janė tė regjistruar nė kėtė taksė dhe qė mė pas tė zbatojnė e deklarojnė TVSH-nė pėr shitjet e tyre. "Skema nė fjalė ka prirje abuziviteti, sepse agropėrpunuesit mund tė vetėkreditojnė shuma, nė atė masė sa tė ngushtojnė diferencėn ndėrmjet TVSH-sė sė mbledhshme me atė tė zbritshme, pėr tė paguar mė pak apo aspak TVSH-nė mujore, pasi gjithēka varet prej tyre", - bėnė tė ditur burimet e kėsaj ministrie.  Sipas kėtyre burimeve, TVSH-ja ėshtė taksė mbi konsumin dhe si e tillė ajo zbatohet, pa marrė parasysh situatėn financiare tė grupeve tė ndryshme shoqėrore apo tė biznesit. Duke argumentuar kėtė ndryshim, specialistėt e kėsaj ministrie, theksojnė se, vendosja e sė drejtės sė kreditimit artificial tė TVSH-sė pėr agropėrpunuesit do tė bėnte qė tė njėjtėn gjė ta kėrkonin edhe biznese tė tjera tė ngjashme qė punojnė me lėndė tė parė, produkte bujqėsore, si pėrpunuesit e mishit, tė fruta perimeve, restorantet, etj. Sipas tyre, kjo mėnyrė ėshtė thjesht njė aplikim apriori, pasi po tė gjykohet nga fusha e zbatimit tė TVSH-sė nė bujqėsi, mund tė thuhet qė ky sektor ėshtė i paprekur nga TVSH-ja, por edhe nga tatimet e taksat tė tjera tė drejtpėrdrejta. "Pra, nė njė sektor, pothuajse informal pėrsa u takon rregullave fiskale, nuk mund tė thuhet se ē'efekte sjell aplikimi i sotėm i skemės, kur bujqėsia nuk preket nga TVSH-ja", - bėjnė tė ditur burime tė kėsaj ministrie.

 

 

 

Ligji pėr gjobat prek vetėm 20 mijė biznese tė mėdha

 

Biznnesi i vogėl, i cili kap njė numėr prej mbi pesėdhjetė mijė syresh nuk do tė preket nga ndryshimet nė lidhje me pagimin e gjobave nė projektligjin e ri "Pėr Procedurat Tatimore". Kėto ndryshime do tė prekin vetėm njė mijė subjekte biznesi, tė cilat nuk janė pjesė e biznesit tė vogėl.   Sipas projektligjit qė do tė diskutohet nen pėr nen nė komisinet e Kuvendit, bėhet fjalė, vetėm pėr ato biznese qė i nėnshtrohen Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH) ose tė njohura si bizneset tė mėdha dhe "VIP"-a. Burimet sqaruan se, ajo qė mund tė prekė biznesin e vogėl ėshtė vetėm gjoba pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, e cila llogaritet nė njė vlerė prej rreth 150 mijė lekėsh dhe kjo ėshtė njė vlerė e cila nuk mund tė ēojė nė falimentim tė njė biznesi tė vogėl. Numri i bizneseve tė vogla tė regjistruara deri tani nė vendin tonė arrin nė afro 53 mijė. Kuvendi miratoi tė enjten nė parim disa projektligje fiskale, tė cilat sipas, ministrit tė Financave, Ridavan Bode, synojnė njė administrim mė tė mirė tė mbledhjes sė tė ardhurave dhe mėnjanimin e abuzivitetit dhe luftės kundėr ekonomisė informale. Projektligji pėr disa ndryshime nė ligjin pėr procedurat tatimore, ka si qėllim pėrmirėsimin e procedurave administrative pėr mbledhjen e detyrimeve tatimore, rritjen e efektivitetit tė administratės tatimore, si dhe  lehtėsimin e tatimpaguesve tė vegjėl nga procedurat e derdhjes sė detyrimeve tatimore.

 

 

 

 

 

Dalin nė shitje 22.5 miliardė lekė bono thesari

 

Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave, zhvilloi dje ankandin e radhės pėr shitjen e bonove tė thesarit tė qeverisė. Sipas Departamentit tė Operacioneve Monetare pranė kėsaj banke, nė kėtė ankand Ministria e Financave ofroi pėr shitje bono thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor dhe 12-mujor, tė cilat do tė pėrdoren pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe pėr bankat e nivelit tė dytė. Nga totali prej 22.5 miliardė lekėsh, 3.4 miliardė do tė jenė bono me maturim 3-mujor, 6.7 miliardė do tė jenė bono me maturim gjashtėmujor dhe 12.4 miliardė do tė jenė bono me maturim 120mujor. Nė ankandin e zhvilluar javėn e kaluar u shiten vetėm bono me maturim tremujor, me njė vlerė prej rreth 4.4 miliardė lekėsh.

 

 

Prodhimet bujqėsore shqiptare, drejt tregtimit nė bursė

 

Prodhuesit dhe tregtarėt shqiptarė do tė kenė mundėsinė tė tregtojnė produket e tyre bujqėsore nė bursė, njoftoi Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit.  Pėr kėtė qėllim, ky dikaster ka ngritur grupin e ekspertėve tė saj pėr zbatimin e kėtij projekti. Aktualisht po studiohet legjislacioni shqiptar pėr hapėsirat dhe mundėsitė qė ofron pėr ngritjen e bursės, qė nė thelb ėshtė njė vend ku prodhuesi do tė takohet me tregtarin, pra njė vend ku zinzhiri, qė nga prodhimi e deri te tregtimi, do tė mbyllet nė tė gjitha hallkat e tij. Ky hap pritet tė zhvillohet njėkohėsisht edhe me strategjinė pėr rritjen e prodhimit cilėsor vendas, qė po realizohet pėrmes politikave subvencionuese. Projekti "Bursa pėr bujqėsinė", po shihet me interes edhe nga donatorėt e huaj qė operojnė nė kėtė sektor, me qėllim mbėshtetjen e projektit me financime.

Hapja e bursės pėr produktet bujqėsore vendase, sipas specialistėve tė kėsaj ministrie, krijon kushte pėr lidhjen e saj me bursat homologe, jo vetėm tė shteteve tė rajonit, por dhe ato tė Europės si dhe zgjeron mundėsinė e rritjes sė eksporteve.

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

Gykata i lė kohė avokatit mbrojtės tė gjejė provat e duhura

 

Pronat e Aldo Bares, dėshton

sėrish seanca pėr sekuestro

 

Administrimi i kėtyre pronave tė sekuestruara paraprakisht ende nuk ėshtė vendosur nga gjykata edhe pas njė viti prangosje tė Bares

 

 

Dėshton njė tjetėr seancė pėr sekuestron e pronave tė Aldo Bares, ndėrsa kėto prona janė vendosur ndėrkohė nė sekuestro paraprake. Administrimi i kėtyre pronave tė sekuestruara paraprakisht ende nuk ėshtė vendosur nga gjykata edhe pas njė viti prangosje tė Bares. Nė kėrkesėn e paraqitur organi i akuzės pretendon se tė gjitha pronat e verifikuara, kanė rezultuar se kanė ardhur nga veprimtaria kriminale e tė pandehurit. Gykata i ka lėnė kohė avokatit mbrojtės tė gjejė provat e duhura pėr tė kundėrshtuar pretendimet e akuzės. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda mė nė fund ka arritur tė identifikojė tė gjitha pasuritė qė mendohet se i pėrkasin Alfred Shkurtit, tė ashtuquajturit Aldo Bare, i cili ndodhet i arrestuar nė Turqi. Mendohet se prokuroria ka paraqitur nė gjykatė edhe njė dokument, i cili ka brenda tij disa llogari bankare. Janė verifikuar tė gjitha tė ardhurat qė kanė familjarėt e Aldo Bares, madje dhe tė afėrmit e tij. Tė gjitha ato llogari, tė cilat kanė rezultuar se nuk janė vėnė nga puna e ndershme, janė sekuestruar.

Ndėrtesa

Nė listėn e sekuestrimeve ėshtė vendosur edhe njė ndėrtesė dykatėshe nė afėrsi tė komisariatit tė Lushnjės, e cila pėrdorej si bazė pėr “ushtarėt “ e Aldo Bares. Ndėrtesa tė tjera janė futur nė listėn e sekuestrimeve. Ato janė ndėrtuar nė Karavasta dhe deri tani janė pėrdorur nga personat qė paguante dhe ushqente Aldo Bare. Nė sekuestrim do tė kalojė edhe njė bingo nė qytetin e Lushnjės, si dhe tė gjitha aksionet qė ai ka patur nė pastrimin dhe mbledhjen e taksave tė qytetit, si dhe nė mbledhjen e taksave tė stadiumit “Roza Haxhiu”. Mė 14 gusht tė kėtij viti, Gjykata pėr Krime tė Rėnda sekuestroi dhe i hoqi tė drejtėn e administrimit tė Lagunės sė Karavastasė shtetases Denada Kodra, e cila prej disa vitesh e drejtonte kėtė aktivitet. Ndėrsa, pasi ėshtė lėnė pėr 4 muaj nė mėshirė tė fatit, laguna e Karavastasė i ėshtė kthyer pėr administrim sėrish njė ndėrmarrjeje shtetėrore. Nga verifikimet e pasurisė sė Alfred Shkurtit, ka rezultuar se ai ka qenė njė qiramarrės i Lagunės sė Karavastasė prej disa vitesh. Por verifikimet kanė nxjerrė nė pah se ai i ka shitur verėn e kaluar gjithė ambientet e godinave tė Lagunės sė Karavastasė, tokat e pyjet te persona tė tjerė. Sipas burimeve tė prokurorisė, gjithė akt shit-blerjet rezultojnė tė pavlefshme. Kjo, pėr vetė faktin se gjithė Laguna e Karavastasė ėshtė pronė shtetėrore dhe as nuk mund tė shitet e as tė blihet, nėse njė nga palėt nuk ėshtė shteti.

 

Bare, ekstradimi punė ditėsh

 

Pas vendimit tė gjykatės turke pėr ekstradimin e Aldo Bares nė Shqipėri, sėrish mbrojtja e tij do tė apelojė kėtė vendim nė gjykatėn supreme tė Turqisė. Alfred Shkurti, i akuzuar nga drejtėsia shqiptare si kreu njėrės prej bandave mė tė rrezikshme qė kanė kryer veprimtarinė e tyre nė vendin tonė, ka kėrkuar azil politik menjėherė pas arrestimit nga Interpoli. Avokati turk ka deklaruar se Bare ėshtė njė person i pėrndjekur nga politika dhe se ekstradimi nė Shqipėri ėshtė me rrezik pėr kėtė shtetas. Ndėrsa kėrkesa e shkallės sė parė pėr mosekstradim ėshtė kthyer nga gjykata supreme pėr rishqyrtim. Disa ditė mė parė, Gjykata turke e Shkallės sė Parė ka dhėnė vendimin pėr ekstradimin e Alfred Shkurtit dhe mospranimin e kėrkesės sė tij pėr azil politik nė Turqi.

 

 

Droga te lokali i basteve,

Avokatėt: Pėrdorim vetjak

 

Ka filluar ēėshtja nė ngarkim tė dy shtetasve, Kostaq Boēi e Klodian Gjonēaj, tė cilėt akuzohen pėr shpėrndarje tė lėndėve narkotike. Tė dy tė pandehurit janė arrestuar nė nėntor tė vitit tė kaluar, ndėrsa mungesa e njėrit prej tyre ka bėrė qė seanca e djeshme tė dėshtonte. Tė dy kėta shtetas kanė patur nė administrim njė lokal bastesh sportive nė afėrsi tė rrugės “Myslym Shyri”. Avokatėt mbrojtės kanė kėrkuar qė tė verifikohet edhe njėherė akuza pėr kėta shtetas, pasi, sipas tyre, sasia qė ėshtė gjetur nga policia nė lokalin e dy tė pandehurve ka qenė pėr pėrdorim vetjak. Ndėrsa kjo pikė e hetimeve ėshtė pėr t`u vėrtetuar. Kostaq Boēi, 27 vjeē, banues nė Tiranė, me arsim tė lartė dhe Klodian Gjonēaj, 27 vjeē, banues nė Tiranė, me arsim 8 klasė janė arrestuar nė nėntor, ndėrsa arrestimi i tyre ėshtė kryer nė kushtet e flagrancės. Nė cilėsinė e provės u bllokua lėnda narkotike, e cila mė pas ka rezultuar tė jetė e llojit heroinė, si edhe 5 celularė. Tė prangosurit e kishin me vete lėndėn narkotike dhe janė ndaluar pikėrisht nė njė prej pikave tė eurollotove nė kryeqytet, pas disa informacioneve qė policia kishte mundur tė grumbullonte nė rrugė operative, por njė gjė e tillė ėshtė hedhur poshtė nga mbrojtėsit. Tė dy tė rinjtė janė arrestuar gjatė valės sė operacioneve policore nė luftėn kundėr drogės. Njė numėr i konsiderueshėm personash kanė rėnė nė prangat e policisė sė Tiranės, tė dyshuar si furnizues tė tė rinjve me lėndė narkotike nė gjimnaze apo edhe vende tė tjera qė frekuentohen nga kėta tė fundit.

 

 

Vrasjet e bandės sė Zanit,

dėshmitarėt kontradiktorė

 

Nė seancėn e 80-tė tė gjyqit nė ngarkim tė Myrteza Ēaushit dhe bandės sė tij, dėshmitarėt e ngjarjeve tė ndodhura 10 vite mė parė, kanė deklaruar se Zani Ēaushi ishte njė hero nė lagjen e tyre. Sipas Artur Millės, Avni Sadikut dhe Hasan Hoxhės, tė tre nė vitin 1997-tė banues nė lagjen “Ēole” kanė deklaruar dje, se njihnin personalisht disa prej shokėve tė Zanit Ēaushit, ndėrsa tė pandehurin, i dyshuar si krijues i bandave tė armatosura, tashmė i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, Zani Ēaushin, e njihnin vetėm nga bisedat e njerėzve. Njėri prej dėshmitarėve ka deklaruar se Zani ishte hero dhe se ka shpėtuar lagjen e tyre “Ēole” dhe Vlorėn nga trazirat e vitit 1997-tė. Dėshmitarėt kanė bėrė tė ditur se nuk e kanė ditur se kush i ka vrarė personat, pėr tė cilėt akuzohet banda. Ata kanė deklaruar se nė Vlorė janė bėrė shumė vrasje nė vitin 1997-tė dhe askush nuk i di tė sakta kėto vrasje. Ndėrsa disa seanca mė parė, Zani nuk ka pranuar tė paraqitet nė gjyq pėr arsye shėndetėsore. Transporti i Zanit ėshtė bėrė nga burgu i Burrelit, ku ėshtė duke vuajtur dėnimin, i forti i Vlorės. Ndėrsa tė pandehurit e tjerė janė tė shpėrndarė nė burgje tė tjera tė sigurisė sė lartė.

Procesi

I regjistruar pėr gjykim mė datė 8 shtator 2000, procesi nė ngarkim tė Dorian Saliut, Hair Hirajt, Myrteza Ēaushit, Pėllumb Bajramit, Renato Ēerēizit dhe Skerdian Bajramit ende ėshtė nė fazėn e pyetjes sė dėshmitarėve. Edhe pse ka 10 vite qė ngjarjet, pėr tė cilat akuzohet banda janė kryer, ende nuk ka pėrfunduar gjyqi. Nė gjykatė janė zhvilluar qė nga viti 2000, 80 seanca, shumica tė shtyra pėr mungesė tė pandehurish dhe dėshmitarėsh. Ndėrsa i pandehuri Myreza Ēaushi nuk ka pranuar qė tė zhvillohen seanca pa praninė e tij. Deri tani, Zani i Vlorės ėshtė njohur me dėshmitė e personave qė nuk jetojnė mė. Ndėrsa do tė jetė i detyruar tė japė edhe njėherė shpjegime pėr ngjarjet e Vlorės tė vitit 1997-tė, pėr tė cilat edhe akuzohet. Zani Ēaushi, sipas akuzės, ka qenė organizator dhe kapoja e njė bande tė pėrbėrė nga 12 persona gjatė vitit 1997-tė. Nė kėtė vit, nėn drejtimin e Zanit, kjo bandė ka kryer vepra tė shumta, penale, qė fillojnė nga vrasjet, rrėmbimet, vjedhjet e bankave e shumė tė tjera. Akuzat qė rėndojnė mbi kėta shtetas janė ato tė krijimit tė bandės sė armatosur, kryerjes sė veprimeve nga banda e armatosur, vrasjet e shtetasve Bernard Duēka, Niko Boreku, Neritan Dednika, Edmond Dednika, rrėmbim i shtetasit Artur Gjoshi, Pėllumb Petriti, Foto Kola dhe Sokol Kamberi.

 

 

Pengmarrėsit Onuzi, Apeli konfirmon dėnimet

 

Gjykata e Apelit ka lėnė nė fuqi vendimin e shkallės sė parė pėr dy vėllezėrit pengmarrės, Ramiz e Rifat Onuzi. Pasi janė dėnuar nė fund tė dhjetorit tė vitit tė kaluar, dy vėllezėrit qė morėn peng autobusin e linjės Kukės- Tiranė i kanė kėrkuar Gjykatės sė Apelit pėr Krime tė Rėnda tė rishikojė edhe njėherė dėnimin e dhėnė nga shkalla e parė. Nė dhjetor, gjykata vendosi dėnimin me burgim tė pėrjetshėm pėr Ramiz Onuzin dhe 22 vite nė qeli pėr vėllanė tjetėr, Rifat Onuzi. Dy Onuzėt kanė kėrkuar mėshirė nga Gjykata e Apelit, ndėrsa kjo e fundit ka lėnė tė pandryshuar vendimin shkallės sė parė. Dėnimi maksimal erdhi pėr vėllanė mė tė madh, Ramiz Onuzin, pėr tė cilin gjatė gjykimit u vėrtetua se ka qenė organizatori i gjithė ngjarjes. Ndėrkohė qė vėllai i dytė, Rifati, doli se ka qenė i detyruar nga rrethanat, tė kryente tė gjitha veprimet nė mbėshtetje tė vėllait tė tij. Krimet e Rėnda deklaruan fajtor dy vėllezėrit, duke i cilėsuar ata pėrgjegjės pėr ngjarjen e rėndė tė 18 shkurtit, ku si pasojė e shkėmbimit tė zjarrit humbi jetėn njė punonjės policie dhe u plagosėn disa pasagjerė. Vėllezėrit Onuzi gjatė seancave gjyqėsore nuk kanė qenė tė pranishėm nė sallėn e gjyqit. Ndėrsa janė pėrfaqėsuar nė gjyq nga dy avokatė tė caktuar nga gjykata. Nė seancėn e parė, gjyqėsore, tė pandehurit kėrkuan gjykim tė shkurtuar duke pranuar akuzėn, por njė kėrkesė e tillė nuk u mor parasysh nga gjykata. Vepra ishte tepėr e rėndė dhe nė kėto kushte, sipas vendimit, kėrkesa pėr gjykim tė shkurtuar nuk mund tė pranohej. Pėr akuzėn pėr akte terroriste dhe disa akuza tė tjera, gjykata e ka parė tė arsyeshme tė vazhdojė gjykimin e rregullt, duke thirrur para tyre dėshmitarė tė vendit tė ngjarjes. Dy vėllezėrit Ramiz dhe Rifat Onuzi, nė datė 18 shkurt 2006-tė morėn peng autobusin e linjės Kukės-Tiranė me pasagjerė dhe mė pas qėlluan me armė, duke vrarė njė polic dhe plagosur disa pasagjerė. Dy vėllezėrit gjatė gjithė gjykimit janė munduar tė shfajėsohen, duke thėnė se nuk ishte qėllimi i tyre marrja peng e autobusit, por ardhja nė Tiranė pėr t`u hakmarrė ndaj njė bashkėfshatari. Veprat penale, pėr tė cilat u deklaruan dje, fajtore tė pandehurit dhe u dėnuan janė “Akte terroriste”, “Vrasje pėr shkak tė cilėsive tė veēanta tė viktimės”, “Armėmbajtje pa leje”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kreu i Ministrisė sė Brendshme iu kėrkon donatorėve tė misioneve policore asistencė aktive

 

Nishani, grup kėshillimor me

ndėrkombėtarėt pėr reformat

 

“Prioritetet janė fokusuar nė rendin publik, nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafikut dhe terrorizmit, nė procesin e decentralizimit tė pushtetit vendor, administratėn publike, nė gjendjen civile dhe elementėt pėrbėrės tė saj, si dhe nė dokumentet e identifikimit tė qytetarėve shqiptarė”, - theksoi ministri i Brendshėm

 

 

Kreu i Ministrisė sė Brendshme iu kėrkon donatorėve ndėrkombėtarė qė monitorojnė dhe bashkėpunojnė me policinė shqiptare qė tė mbėshtesin strategjinė 7-vjeēare tė Policisė sė Shtetit, "Strategjia e Rendit Publik". Nė takimin ku ishin tė pranishėm krerėt mė tė lartė tė policisė, pėrfaqėsues nga Trupi Diplomatik i akredituar nė Shqipėri, pėrfaqėsues nga zyra e OSBE-sė, Komisioni Europian, misionet policore ICITAP, PAMECA, Interforce, etj., ministri Nishani kėrkoi mbėshtetje nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafikut dhe terrorizimit. Sipas Nishanit, puna e policisė do tė mbėshtetet nga bashkėpunimi me tė gjithė aktorėt, jashtė dhe brendas parlamentit, jashtė dhe brenda policisė, si dhe me ndėrkombėtarėt, tė cilėt deri tani kanė pėrcjellė njė pėrvojė tė efektshme nė rezultatet e policisė. “Ngritja e grupimit kėshillimor, gatishmėria e treguar deri mė tash pėr pjesėmarrjen dhe kontributi nga shumė prej agjencive dhe misioneve ndėrkombėtare si PAMECA, ICITAP, Banka Botėrore, INTERFORCA, etj, premtojnė njė perspektivė optimiste nė arritjen e njė vendimmarrjeje qė do tė krijojė shanse tė mėdha pėr procesin e integrimit dhe zhvillimit tė Shqipėrisė”, - ka deklaruar ministri i Brendshėm, duke ftuar donatorėt dhe bashkėpuntorėt qė tė bėhen pjesė e kėtij grupi kėshillimor.

Kreu i Ministrisė sė Brendshme e ka konsideruar punėn e kėtij dikasteri si thelbėsore nė objektivat e kėsaj qeveri lidhur, sidomos me integrimin nė strukturat euroatlantike. “Shqipėria, tashmė ėshtė futur nė njė proces vital pėr tė ardhmen e saj. Procesi i integrimit ėshtė njė dinamikė qė kėrkon angazhime tė pamenduara mė parė, angazhime legjislative, strukturore, administrative, tė resurseve mė tė kualifikuara njerėzore dhe alokime tė menēura tė fondeve dhe investimeve, nė interes tė njė strategjie kombėtare tė mirėpėrcaktuar pėr zhvillimin dhe integrimin e vendit”, - tha Nishani, duke theksuar se, Ministria e Brendshme pėrbėn njė nga pjesėt mė kryesore dhe mė dinamike tė hartimit dhe implementimit tė kėsaj strategjie dhe tė objektivave tė saj. Ndėrkaq, Nishani tha se, nė thelb tė punės pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė saj, Ministria e Brendshme ėshtė e angazhuar nė pėrgatitjen e strategjive sektoriale dhe ndėrsektoriale. “Prioritetet janė fokusuar nė rendin publik, nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafikut dhe terrorizmit, nė procesin e decentralizimit tė pushtetit vendor, administratėn publike, nė gjendjen civile dhe elementėt pėrbėrės tė saj, si dhe nė dokumentet e identifikimit tė qytetarėve shqiptarė”, - theksoi ministri Nishani.

 

 

Disa nga prioritetet

 

-Hartimi i strategjisė sektoriale tė Rendit Publik

 

-Hartimi i strategjisė ndėrsektoriale tė decentralizimit tė politikave tė qeverisjes vendore

 

-Hartimi i strategjisė ndėrsektoriale tė luftės kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit

 

-Angazhimi nė strategjinė ndėrsektoriale tė pėrformancės sė administratės publike

 

-Manaxhimi i integruar i kufijve, ndėrtimi i partneritetit me aktorė tė tjerė, policimi i drejtuar nga inteligjenca,

 

-Reduktimi i mėtejshėm i kriminalitetit dhe sjelljes antishoqėrore, mėnyra e manaxhimit tė organizatės sė policisė, pėrmirėsimi i sigurisė nė rrugė

 

 

 

 

Makina e Braēės, hetimi: Nuk ka asnjė element terrorist

 

Eksplozivi nė makinėn e kryeredaktorit tė “ZP”-sė, njėkohėsisht anėtar i kryesisė dhe deputet i PS-sė, Erion Braēes, nuk i pėrket ndonjė akti terrorist, por “ēėshtjeve personale”. Ky ka qenė reagimi i parė i organit tė akuzės, qė gjithsesi e ka lėnė reagimin e saj final, pas marrjes nė dorė tė ekspertizės dhe dėshmive tė plota. Makina e Braēes u dėmtua me 30 gramė lėndė plasėse tritol, nė kohėn qė ai e kishte parkuar pranė gazetės. Aktualisht, ngjarja po hetohet sipas nėnit 152 tė Kodit Penal, “pėr dėmtim tė pronės sė tjetrit”, ndėrkohė qė akuza ka deklaruar se, nėse do tė ketė tė dhėna pėr ndonjė “arsye” tjetėr, qė lidhet me tė qenurit deputet, atėherė gjithēka do tė kalojė nėn kompetencat e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda.

Ndėrkohė, mbi dhjetė persona tė shoqėruar nė polici, kalimtarė tė rastit qė kanė qenė pranė makinės sė tij, janė liruar pas disa minutash marrjeje nė pyetje, pa dhėnė ndonjė hollėsi qė mund tė zbulojė pėr autorėt e kėtij akti. Ndėrkaq, akuza ka marrė nė pyetje edhe disa nga rojet private tė bankave rreth e rrotull, ndėrkohė qė ėshtė studiuar edhe mundėsia e marrjes nė shqyrtim e tė gjitha kasetave tė kamerave tė sigurisė sė objekteve qė gjenden pranė godinės sė gazetės sė Partisė Socialiste.

Ndėrkaq, pėr ngjarjen ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. “KSHH, duke patur parasysh objektin ku ishte vendosur tritoli, e vlerėson atė si njė akt tė rrezikshėm kriminal qė drejtohej ndaj njė personi me imunitet parlamentar qė ėshtė njėkohėsisht edhe drejtues i njė organi tė shtypit. Ėshtė kjo arsyeja qė KSHH e shikon tė nevojshme t’iu sugjerojė organeve kompetente qė tė kryejnė hetime tė shpejta, objektive dhe tė gjithanshme, tė zbulojnė autorin e krimit dhe motivet e vėrteta tė kryerjes sė tij”, thuhej nė deklaratėn pėr shtyp tė KSHH-sė.

 

 

Shkurt

 

Antikanabis, fushata zbret edhe nė Vorė

 

Fushata antikanabis ėshtė shtrirė tashmė nė tė gjitha zonat, qofshin ato edhe fare pranė Ministrisė sė Brendshme. Kėshtu, vetėm 15 kilometra larg zyrės sė ministrit, nė Bashkinė e Vorės, ėshtė zhvilluar njė takim sensibilizues nė kuadėr tė luftės kundėr kultivimit tė bimėve narkotike, me pjesėmarrjen e Prefektit tė Qarkut tė Tiranės, Rruzhdi Keēi, pėrfaqėsuesve nga policia e Tiranės, etj. Nė fjalėn e tij, Prefekti i Qarkut tė Tiranės tha se, zhdukja e fenomenit tė kultivimit tė bimėve narkotike ėshtė njė kusht pėr integrimin e Shqipėrisė nė Europė. Sipas prefektit tė Tiranės, lufta pėr parandalimin e kultivimit tė bimėve narkotike ėshtė njė detyrim ligjor pėr organet e policisė, bashkive, komunave, por dhe njė detyrim moral. Nga ana e tij, shefi i komisariatit nr.2 tė policisė sė Tiranės, Ilir Sula, prezantoi masat qė janė marrė nga policia pėr fazat e punės pėr parandalimin, identifikimin dhe asgjėsimin e sipėrfaqeve tė mbjella me bimė narkotike dhe vėnien para pėrgjegjėsisė ligjore tė autorėve.     

 

 

Mashtroi 2 tė rinj pėr viza italian, pranga Zeqos

 

“Mashtrimi” ēon sėrish nė pranga. Policia e Tiranės tha dje se, kishte prangosur 49 vjeēarin nga Tirana, Avni Zeqo i cili ka mashtruar dy tė rinj. 49 vjeēari Zeqo u ndalua pasi akuzohet se ka mashtruar dy tė rinj nga Pogradeci, duke u premtuar  se do t'u nxirrte vizė njė vjeēare italiane. Policia e Tiranės pretendon se kundrejt kėtij premtimi, 49 vjeēari Zeqo iu ka marrė dy tė rinjve  nga 1000 euro secilit.

Ndėrkaq, pas prangosjes sė Zeqos, policia u bėri thirrje qytetarėve t’u shmangen mashtruesve. Tė njėjtėn thirrje e ka bėrė edhe vetė ambasada italiane. Ndėrkaq, Zeqo ėshtė njė prej dhjetra tė prangosurve gjatė muajve tė fundit pėr mashtrim vizash. Prokuroria ka hapur menjėherė hetimet pėr linjėn e siguyrimit tė klientėve dhe dokumenteve mashtruese tė pėrdorura nag Zeqo.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

Teuta-Partizani dhe Shkumbini-Besa, lufta pėr njė biletė drejt Europės

 

Sot kupa, Starova pėrballė Likės pėr finalen

 

Sot do zhvillohen takimet e para gjysmėfinale tė kupės sė Shqipėrisė. Ndeshjet do tė luhen nė Durrės dhe nė Peqin nė orėn 15.00. Takimet e kthimit do tė zhvillohen pas dy javėsh, mė datė 25.4.2007. Nė Durrės do tė luhet takimi midis Teutės dhe Partizanit. Tė dy ekipet janė nė luftė nė dy fronte dhe nė kampionat pėr vendin e dytė dhe nė kupė. Kjo pėrballje do jetė dhe takimi mė i fortė i kėsaj para finale. Teuta, e cila merr pjesė pėr herė tė 16 nė gjysmėfinale, synon finalen e 9-tė dhe kupėn e 4-t nė 44 edicione, ku ka marrė pjesė, pėr tė qenė e sigurt nė pjesėmarrjen e saj nė Europė edhe pse me parė duhet tė kalojė rekordmenin e Shqipėrisė, Partizanin, qė me 15 trofetė e fituara (i fundit nė vitin 2004, nė drejtimin e Sulejman Memės), mbetet njė lakmues i fuqishėm i kupės sė 16-tė. Trajneri, Sulejman Starova, (njė herė fitues i kupės si lojtar me Partizanin dhe njė herė si trajner), i konsideruar si njė nga strategėt mė tė mėdhenj nė treg, tė mėrkurėn do tė jetė pėrballė me njė nga pasuesit e tij te Partizani, Hasan Likėn. Tekniku i tė kuqve, nė fakt konsiderohet njė nga njohėsit mė tė mirė tė Teutės, edhe pse prej ekipit durrsak ėshtė larguar prej njė sezoni e gjysmė, kur nė fillim tė sezonit mori nė dorėzim Besėn, prej sė cilės u largua pas vetėm katėr javėsh drejtimi. Pėr kėtė ndeshje, presidenti i Teutės Hasanbelliu thekson: “Sigurisht, pėrballja nuk do te jete e lehte, por une shpresoj shume qe lojtaret me pervoje, te cilet i kemi ne skuader, do te dine ta drejtojne Teuten drejt kualifikimit. Per te arritur kualifikimin, duhet te luash mire ne te dy ndeshjet. Eshte e rėndesishme qe ne ndeshjen e pare, te cilen e luajme ne fushen tone, skuadra te marre nje rezultat pozitiv. Grupi i lojtareve ne kete gjysmefinale te pare do te jete i plote, ndaj une kam besim se Teuta nuk do te zhgenjejė. Nėse kalojnė nė finale, futbollistėt sigurisht qė do tė kenė njė premio tė mirė. Por, mė duhet t’iu drejtohem tifozėve tanė pėr ndeshjen e sotme. Sportdashesit durrsake, kesaj radhe, me shume se ēdo here tjeter, duhet te jene ne stadium. Teuta, kete sezon ka nje skuader te mire dhe e meriton te mbeshtetet me teper. Te merkuren do te luajme nje ndeshje te rendesishme, ndaj une iu bej thirrje te gjithe tifozeve durrsake te mbeshtesin skuadren e tyre.” Takimi do tė nisė nė orėn 15.00 dhe do tė gjykohet nga Bardhyl Pashaj i Kolegjiumit tė Tiranės.

Ndeshja tjetėr do jetė Shkumbini-Besa, ku nė pamje tė parė ekipi Kavajas duket sikur e ka tė sigurt kualifikimin pėr nė finale. Topi ėshtė i rrumbullakėt dhe mund tė dhurojė surpriza, pasi interesat e skuadrave pėr tė realizuar objektivat e tyre mund tė krijojnė marrėveshje paraprake nė rezultate. Sot skuadrėn peqinase e pret njė ballafaqim luksi nė gjysmėfinalen e parė me Besėn, e cila nė pamje tė parė, duket se nuk e ka kurrsesi ngarkesėn psikologjike. Peqinasit e Faruk Sejdinit patėn njė rrugė mė tė lehtė pėr tė arritur nė gjysmėfinale, pasi fati e pėrballi me Turbinėn e Cėrrikut, ekipin e vetėm nga 8 ēerekfinalistet qė vinte nga Kategoria e Parė. Me njė fitore tė thellė 4-0 nė takimin e parė dhe njė tjetėr 2-1 nė Cėrrik, Shkumbini u rendit pėr herė tė parė gjatė historisė sė tij mes katėr ekipeve mė tė mira tė Shqipėrisė nė 18 edicionet e Kupės sė Shqipėrisė qė ka marrė pjesė. Besa e Bizhdilit ndihet mė e etur se kurrė pėr tė fituar kupėn e parė nė historinė 85-vjeēare tė klubit. Klubi i futbollit “Besa” ėshtė themeluar nė vitin 1922, fillimisht me emrin sportklub “Adriatiku”. Nė ēerekfinale Besa arriti tė eliminojė Dinamon edhe pse ndeshjen e parė kishte humbur nė shtėpi 1-2. Por, pas pėrfundimit tė 90 minutave tė dyta, Besa u kualifikua falė fitores befasuese 2-0 nė kryeqytet. Me rezultatin e pėrgjithshėm 3-2, Besa e Vasil Bicit, njė ish-trajner i Dinamos, siguroi edhe pjesėmarrjen pėr herė tė 10 nė gjysmėfinale. Besa gjendet nė njė formė tė jashtėzakonshme nė kampionat dhe tashmė bėn pjesė nė pesė ekipet me tė mira tė kampionatit. Me 40 pikė e grumbulluara, 15 mė shumė se Shkumbini problematik, formacioni i teknikut Vasil Bici, qė e nisi sezonin si drejtues i bankinės tė klubit peqinas, synon marrjen e njė rezultati pozitiv.

 

 

 

 

 

LUFTĖTARI

Donatori Muho: “Na dėmtoi rėndė arbitri Ēekaj”

Qazim Muho, njėri nga donatorėt e ekipit gjirokastrit shprehet shumė i revoltuar me arbitrin e takimit, Sokol Ēekaj. "Nuk mund ta kuptoj sesi njė arbitėr i tillė tallet me djersėn e lojtarėve dhe me ndjenjat e atyre tifozėve. Vjen njė arbitėr qė njė ditė para ndeshjes ka drekuar me donatorė tė Shkumbinit dhe hedh nė humnerė gjithė shpenzimet tona qė kemi bėrė pėr kėtė ekip. Para takimit kam hyrė nė dhomat e zhveshjeve dhe jam takuar me arbitrin Sokol Ēekaj dhe e kam pyetur nėse ishte i vėrtetė takimi midis tij dhe donatorit tė Shkumbinit. Ai ma pohon njė gjė tė tillė dhe kur mė ka pohuar kėtė gjė i kam kėrkuar vetėm diēka si burri-burrit, lėrini futbollistėt tė luajnė e tė jetė fusha ajo qė tė pėrcaktojė fituesin dhe jo ti. Sokoli mė ka thėnė qė do bėjė njė arbitrim tė ndershėm, por fusha tregoi tjetėr gjė. Njė lojtar me tė kuq dhe njė gol i anuluar e shumė faulle tė dyshimtė tregojnė mė sė miri mėnyrėn e arbitrimit tė Sokol Ēekės. Do tė ankimojmė nė FSHF, e shpresojmė qė tė dėgjohet zėri ynė", - u shpreh Muho.

 

 

Merkato/ Blerim Rustemi tek Tirana?!

Mbrojtesi shqiptar i skuadres se amatoreve te Borusia Moenchengladbah, Blerim Rustemi mund te kaloje ne fund te sezonit tek skuadra e vendit te pare ne kampionatin shqiptar, SK Tirana. Edhe pse nje lajm i tille mund te duket paksa i ēuditshem, nga sa mesohet ka qene vete mbrojtesi i kombetares shqiptare, ai qe mesa duket eshte merzitur, duke luajtur ne ligen e trete gjermane dhe deshiron qe te vije ne kampionatin shqiptar per t’u aktivizuar me nje skuader te liges se pare, pare faktin se ne Gjermani nuk mund ta beje dot kete. Keshtu, nga nje bisede private me njerez prane lojtarit mesohet se, Rustemi ka kerkuar qe te vije tek Tirana, pikerisht qe te fitoje kombetaren shqiptare, parė faktin se, pavaresisht se eshte pajisur me pasaporte dhe eshte grumbulluar ne dy ndeshjet e fundit, ndaj Sllovenise dhe Bullgarise, ai nuk ka mundur te aktivizohet. Ndoshta, nje vend tek Tirana do te ishte nje “ftese” me vete per te. Ku i dihet?

 

 

Ilir Nallbani: “Na mungoi fati kundėr Teutės”

Skuadra e Elbasanit ka filluar javėn stėrvitore pėr t'u pėrgatitur sa mė mirė pėr takimin e radhės nė kampionat ndaj Vllaznisė. Kampionėt tė cilėt vijnė pas njė barazimi 0-0 ndaj Teutės janė tė bindur se mund tė paraqitje po kaq tė mirė edhe nė "Loro Boriēi", pėr tė nderuar, sipas tyre, fanellėn e ekipit elbasanas. Pėr kėtė, drejtuesit e skuadrės kanė kėrkuar mobilizim maksimal edhe nė seancat stėrvitore. Por, duket se kjo javė nuk ėshtė se ka nisur mirė pėr verdheblutė nė aspektin e stėrvitjes, duke pasur parasysh qė kanė munguar qė nė ditėn e hėnė, jo pak, por katėr lojtarė, pikėrisht Merkoēi, Sina, Patushi dhe elbasanasi Endri Dalipi. Sipas klubit "Elbasani", tė gjitha kėto mungesa janė tė justifikuara. Po kėshtu, njė risi ka patur edhe programi stėrvitor, teksa, pėr herė tė parė nė kėtė sezon, kampionėt kanė zhvilluar njė stėrvitje tė ndarė pėrgjysmė. Kėshtu, trajneri Ilirian File, deri tė shtunėn ndihmės i Gėzdarit, por qė tashmė ka marrė bekimin e presidentit Laze deri nė fund tė sezonit, ka punuar me njė grup lojtarėsh, tė cilėt nuk kanė luajtur nė takimin e fundit pikėrisht nė "Ruzhdi Bizhuta", ndėrkohė qė pjesa tjetėr e titullarėve ka zhvilluar njė kros tė gjatė nė natyrė deri nė pikėn turistike tė Krastės. Nė pėrgjithėsi, situata tek klubi "kampion" nė fuqi ėshtė e qetė edhe pas largimit tė trajnerit Gėzdari, ndėrkohė qė klubi elbasanas ka hedhur poshtė zėrat qė shihnin tė tjera largime nga ekipi tė futbollistėve si Sina, Merkoēi e Patushi. Vetė presidenti Laze ka theksuar se futbollistėt do tė jenė tė lirė tė largohen vetėm kur tė mbarojnė kontratat. Ndėrkaq, duke mbetur tek Elbasani, kosovari Ilir Nallbani ka qenė mjaft i pezmatuar mbas ndeshjes me Teutėn. Rezultati i bardhė 0 me 0 nuk e ka kėnaqur aspak biondin Elbasanas. Nė njė bisedė telefonike se do tė qė ndrojė nė Elbsan edhe vitin tjetėr, vetėm e vetėm qė tė fitojė titullin kampion. "Fati nuk ishte me Elbasanin dhe nėse do kishim arritur tė shėnonim njė gol, atėherė do tė kishim shėnuar e tė tjerė", - shprehet nė bisedėn e tij mesfushori energjik i kampionėve, i cili e ka fituar titullin kampion nė Kosovė me skuadrėn e tij Besa e Pejės. "Jam mėrzitur shumė, veēanėrisht me veten time qė nuk arrita tė shėnoj, sepse m’u dha mundėsia. Pas ndeshjes kam qarė nė dhomat e zhveshjeve dhe shokėt e ekipit mė pyesnin se ēfarė kisha dhe u thashė qė isha i mėrzitur me rezultatin e arritur", - shpjegon Iliri. Pyetjes sonė nėse Ilir Nallbani do qėndrojė me Elbasanin apo jo vitin tjetėr, ai iu pėrgjigj: "Unė do tė qėndroj edhe vitin tjetėr tek Elbasani dhe jam i sigurtė qė do t’ia arrijmė qėllimit qė tė dalim kampion, sepse tifozėria e qytetit tė Elbasanit dhe presidenti Arben Laze e meritojnė njė gjė tė tillė. Dua tė theksoj se qė tė arrijmė ato objektiva duhet shumė punė dhe stėrvitje", - e pėrfundoi prononcimin e tij futbollisti nga Kosova qė luan me kampionėt e Elbasanit.

 

VLLAZNIA

Suad Lici: “Do ta mbajmė deri nė fund vendin e dytė”

Mbrojtėsi i Vllaznisė, Suad Lici, ėshtė shfaqur si njė golashėnues i rregullt nė ndeshjet e fundit. Goli i shėnuar dje ndaj Flamurtarit u hapi rrugėn shkodranėve pėr tė fituar dhe pėr t’u ngjitur nė vendin e dytė. Lici shprehet optimist kur thotė qė: "Ekipi i tij do ta ruajė deri nė fund vendin e dytė. Vllaznia ka forcėn e grupit dhe mundėsitė pėr tė plotėsuar objektivin e fillim sezonit. Golat qė po shėnoj nuk mė interesojnė pėr veten, por pėr ekipin.” Ish-kapiteni shkodran nuk harron pa thumbuar dhe ekipin e Tiranė. "Tani jemi vetėm shtatė pikė larg dhe na kanė mbetur dhe shtatė ndeshje nga pėrfundimi i kampionatit", - pėrfundon Lici.

 

 

Aperture faqe 22 me foto

 

Shqiptarėt qė luajnė nė skuadrat europiane, aktivė dhe me formacion tė plotė

 

Legjionarėt kuqezinj, tė gjithė nė fushė

 

Cana: “Marseja do tė arrijė nė zonėn Champions!”

 

Fitorja 4-1, e arritur te dielen ne mbremje nga Olimpik Marseja, ne ndeshjen ndaj Lile, e luajtur ne nje “Velodrome” te mbushur plot e per plot, ka rritur ndjeshem kerkesat e klubit te Pape Diuf per te arritur objektivin e fillimsezonit, qe eshte Champions League.

Nje mendim te tille, perveē te gjithe te tjereve, duke nisur qe nga Frank Ribery, apo edhe Cisse, e ka dhenė edhe kapiteni shqiptar i Marsejes, Lorik Cana. Keshtu, per 24-vjeēarin, i cili ka dy ndeshje qe po mban ne krah shiritin e te parit te skuadres me te njohur dhe me histori ne France, ēka i jep atij nje pergjegjesi dhe nje nder, OM-ja duhet dhe do te arrije te kape zonen Champions, gje, per te cilen po “luftojne” qe ne fillim te sezonit. “Kemi humbur shume pike rruges, por objektivi eshte ende atje dhe na pret qe ne ta marrim”, - ka thene Cana, ne televizionin e Marsejes, “Om Channel”. “I kemi lene piket vetem per fajin tone, por pas kesaj fitoreje shume te pritur ne “Velodrome”, ndaj Liles, une mendoj se ne jemi ende ne kohe, per te arritur objektivin tone. Ka edhe shume jave deri ne mbylljen e kampionatit dhe kalendari eshte i forte per ne, sidomos kur mendojme ndeshjen ndaj Lionit, por ne do t’ia arrijme. Une kam besim te plote ne forcat e kesaj skuadre”, - ka thene Cana.

 

Ervin Skela: “U ndjeva mirė dhe shėndeti nuk mė pengoi”

Ervin Skela ėshtė vlerėsuar pozitivisht dhe aktivizimi tij i pare si titullar me Cottbus ka qenė i suksesshėm. Pas fitores me ish-skuadrėn e tij Eintracht, loja e tij u konsideruar e kėnaqshme, pavarėsisht disa oshilacioneve tė vogla. Trajneri Petrik Sander u shpreh: "Skela luajti mirė dhe loja e tij ishte e kėnaqshme gjatė minutave qė u aktivizua."  Futbollisti shqiptar, pėrfundimisht e ka lėnė pas shqetėsimin e tij shėndetėsor. “Ishte njė lojė relativisht e mire. U ndjeva mirė pėr aq kohė sa luajta dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, shėndeti nuk mė pengoi. Fituam dhe kjo ishte shumė e rėndėsishme”, - u shpreh fantazisti shqiptar.

 

Alban Bushi MVP i javės sė 26-tė tė kampionatit grek

Alban Bushi, perveē golit me te bukur te javes se 26-te tė superliges greke, eshte futur dhe ne 11-shen me te mire te javes se ketij kampionati. Jo vetem ka marre pjese, por ka arritur te dale dhe "lojtari me i votuar", si lojtari me i mire i javes. Shtypi grek shkruan se, “Alban Bushi, mesa duket ka vendosur ta shpetoje i vetem skuadren e Apollonit dhe golat qe ai ka shenuar i kane dhene skuadres se tij shume pike me te cilat Apolloni gati ka siguruar mbijetesen ne Superlige (greke). Bushi eshte bere "lojtari i arte" i kesaj skuadre, pasi eshte golasheuesi me i mire i saj, me 8 gola ne 22 ndeshje”.

 

Sulmuesi Bekim Kastrati i ėshtė rikthyer stėrvitjes

Sulmuesi Bekim Kastrati i ėshtė rikthyer stėrvitjes me ekipin e Braunschweig, pas lėndimit i cili e ka mbajtur pėr gjashtė muaj me radhė jashtė fushės sė gjelbėr. Edhe pse i lėnduar, interesim pėr shėrbimet e sulmuesit tė kombėtares shqiptare ka shprehur ekipi i Paderbornit dhe Fortuna Dusseldorfit, por edhe shume ekipe te tjera. “Pas atij lėndimi qė mė ka mbajtur pėr gjashtė muaj jashtė fushės, tashmė u jam rikthyer stėrvitjeve. Shume shpejt do te kthehem ne fushen e gjelber”, - eshte shprehur Kastrati per mediat vendase. Interesimi ka qene shume i madh nga te gjithe mediat ne Gjermani, qė i kane kushtuar nje vemendje te veēante rikthimit te sulmuesit kuqezi. “Mė duhen disa ditė, pėr ta parė se si do tė shkoj me stėrvitjen, por shpresoj qė me gjurin tė mos kem probleme”, - ka thėnė ai. Sulmuesi kuqezi u demtua me 1 tetor tė vitit 2006 ne ligamentet e gjurit nė ndeshje kundėr Essenit. Edhe pse Kastrati pėr gjashtė muaj me radhė ka qenė larg fushės sė gjelbėr, interesim pėr shėrbimet e tij kanė shprehur ekipi i ligės sė dytė gjermane Paderborn dhe Fortuna Dusseldorf, qė kėtė sezon synon tė hyjė nė Bundesliga 2 dhe Fürth qe pretendon te futet ne ligen e pare Gjermane. Kastrati eshte nder lojtaret me te lakuar ne transfermark, pasi te gjithe e dine se sulmuesi do te largohet nga ekipi aktual, per shkak se ekipi aktual gjendet ne fund te tabeles. Kjo gjendje e ekipit aktual erdhi edhe pas demtimit qe Kastrati pati dhe qendroi 6 muaj jashte fushave. Mungesa e sulmuesit beri qe ekipi te zhytej ne fund te tabeles, por sulmuesi kuqezi nuk eshte i shqetesuar nga ky fakt, sepse kerkesat per te jane te shumta dhe i mbetet sulmuesit kuqezi te vendosė se me ke ekipt do te luaje sezonin tjeter.

 

 

Hipizėm / Xhaferr Lami, kalorėsi fitues pėr 2007-ėn

Federata Shqiptare e Hipizmit, dje paradite, nė aneksin e stadiumit kombėtar "Qemal Stafa" ka ēelur sezonin e aktiviteteve pėr vitin 2007. Njė konkurs me pengesa, i cili, kėtė vit ėshtė sponsorizuar nga "Birra Tirana", ndėrsa njėri prej aksionerėve tė kėsaj kompanie, Alban Xhaferri, ėshtė zgjedhur dhe president i hipizmit shqiptar. Me prezencėn edhe tė legjendės sė hipizmit shqiptar, Ali Ohri, por dhe tė specialistes tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Fatbardha Shtrepi, aktiviteti ėshtė cilėsuar i hapur nga organizatorėt. Tė nėntė kalorėsit kanė garuar nė kėtė konkurs me pengesa, duke treguar, jo vetėm pėrgatitjet e tyre tė mira, por dhe duke dhėnė kėnaqėsi pėr publikun e gjerė, qė kishte mbushur aneksin e stadiumit kombėtar "Qemal Stafa". Nė dy garimet e para, kalorėsit kanė kaluar vetėm pengesat, ndėrsa nė tė fundit, kur lartėsia e pengesės ka qenė 1 metėr e 25 centimetra, fituesi ėshtė shpallur duke iu matur koha me kronometėr. Nėntė kalorėsit ishin: Gazmend Brahimi e Xhaferr Lami tė Akademisė sė Hipizmit; Astrit dhe Astmer Bilali, Sokol Kajoshi tė Vllaznisė; Altin Shtylla i skuadrės Panta; Albert Meta i Dinamos; Adnand Hoxha i Tomorit dhe Altin Cani i Teutės. Nė kalimin e parė tė pengesa janė skualifikuar pėr shkak tė tri penaliteteve, Meta i Dinamos, Kajoshi i Vllaznisė dhe Hoxha i Tomorit. Nė fund, finalistėt kanė dhėnė vėrtet spektakėl. Trofeu ėshtė diskutuar mes Brahimit, Lamit dhe Shtyllės. Pėrfundimisht, fitues i konkursit me pengesa ka qenė Lami, i Akademisė sė Hipizmit Tiranė.

 

 

 

Shkurt nga Bota

Largohet trajneri i spanjollėve tė Selta Vigo

Trajneri i Celta Vigo, Fernando Vazquez, eshte larguar nga posti te henen, behej e ditur nepermjet nje njoftimi te klubit spanjoll te futbollit. "Real Club Celta njofton se D. Fernando Vazquez Pena nuk eshte me trajner dhe e falenderon ate per punen e kryer", - theksoi klubi. Vazquez ka drejtuar Celta Vigo qe nga sezoni 2004-2005, pas Valladolid, Rayo Vallecano, Las Palmas, Majorque, Oviedo e Compostelle. Nga D2 kur drejtimin e mori Vazquez, Celta kaloi sezonin e kaluar ne elite, duke zene vendin e 6-te ne Liga. Pas javes se 29-te, Celta ndodhet aktualisht ne vendin e 18-te, me 14 humbje, 9 barazime e 6 fitore.

 

Anglezi Bekam paralajmėron K.Ronaldon

Dejvid Bekam paralajmeroi Kristiano Ronaldon qe mos nenshkruajė kete vere per R.Madrid po te qendroje ne M.United. Ylli portugez qe shkelqen ne Manēester nje kohe te gjate eshte duke u kerkuar nga Reali i Madridit, kurse Bekam per kete veprim mendon se do jete i gabueshem per te. “Ndoshta ai do te luajė per Realin, por ai eshte lojtar i Manēester dhe menyra se si ai luan e ben qe ata te kerkojne te mbajne ne gjirin e vet. Ai eshte nje lojtar i madh me nje sezon te shkelqyer dhe eshte shume i ri dhe Manēester eshte klubi i duhur per te”, - perfundon Bekam per “Daily Star”.

 

Maldini: “Nuk do tė jetė ndeshja e fundit nė Europė”

 “Nuk do tė jetė ndeshja ime e fundit nė Europė”. Kjo ėshtė deklarata e fortė e kapitenit tė Milanit, Paolo Maldini, nė vigjilje tė sfidės me Bajernin e Mynihut (sot, ora 20:45). Njė javė mė parė nė “San Siro”, Milani barazoi 2-2 me bavarezėt, njė rezultat qė i detyron njerėzit e Karlo Anēelotit tė shkojnė pėr tė fituar nė “Alianz Arena” pse tė arrijnė njė barazim tė jashtėzakonshėm, me mė shumė se tri gola tė shėnuar nga secili ekip i pėrfshirė nė kėtė ndeshje tė madhe. Nė mbrojtje do tė jetė edhe njėherė tjetėr kapiteni Paolo Maldini, i cili paraqitet bindės nė deklarimet e tij. “Bajerni i Munihut ėshtė njė skuadėr solide, e fortė fizikisht, ka njė mėnyrė tė vetėn tė lojės qė ka patur gjithmonė historinė e tij. Bajerni ėshtė i ngjashėm me atė tė vitit tė kaluar si pėr nga loja, ashtu edhe paraqitja. Shpresa jonė ėshtė tė bėjmė lojėn tonė."

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

 

Shoqata e gjuetarėve dhe peshkatarėve jep kushtrimin

Fauna e egėr drejt zhdukjes

 

Drejtuesit e shoqatės “Kujtim Pano” shprehen se, gjuetia e paligjshme ka ēuar drejt shfarosjes sė plotė tė derrit tė egėr, lepurit, thėllėzės, kaprollit, dhisė sė egėr, drerit etj…

 

ELBASAN- Shoqata e Gjuetarėve dhe Peshkatarėve Sportivė "Kujtim Pano", qė vepron nė qytetin e Elbasanit ka dhėnė alarmin pėr rrezikun e zhdukjes sė faunės sė egėr nė pyjet e kėtij qarku. Drejtuesit e kėsaj shoqate shprehen se janė drejt shfarosjes sė plotė derri i egėr, lepuri, thėllėza, kaprolli, dhia e egėr, dreri etj. "Kėto kafshė nuk shihen mė nė pyjet e Librazhdit, Gramshit dhe Ēermenikės, ku dhe kanė pasur banesėn natyrale", - tha dr. Sulejman Peza, i cili ėshtė rizgjedhur sė fundi nė krye tė Shoqatės sė Gjuetarėve dhe Peshkatarėve Sportivė "Kujtim Pano". Specialistėt e lidhin zhdukjen e kėtyre kafshėve me gjuetinė e paligjshme, por edhe me dėmtimin qė ka pėsuar gjatė viteve tė fundit sipėrfaqja pyjore e kėtij rrethi. Sekretari i shoqatės sė gjuetarėve, biznesmeni Gėzim Gjorduni, duke u ndaluar nė dėmtimin qė ka pėsuar dhe po pėson flora e qarkut tė Elbasanit tha se specialistėt e pyjores kanė dhėnė alarmin lidhur me masakrimin e sipėrfaqeve pyjore nga persona tė papėrgjegjshėm qė i shfrytėzojnė ato pėr qėllime tė ndryshme.

Mė tė prekura nga ky fenomen janė zonat e Shpatit, Librazhdit, Gramshit, aq sa mund tė thuhet se nuk ekziston mė kurora e mrekullueshme me pisha dhe ah, qė pėrshkonte malin e Bukanikut, pyjet e Zavalinės, tė Dardhės, Stravajt etj. "Pylli ėshtė shtėpia e faunės sė egėr, qė po dėmohet nga dita nė ditė nga shpyllėzimi, duke ndikuar njėkohėsisht dhe nė zhdukjen e faunės", - shprehen specialistėt. Shoqata e Gjuetarėve dhe Peshkatarėve Sportivė "Kujtim Pano" vepron, qė prej disa vitesh, nė kėtė rajon dhe nė qendėr tė aktivitetit tė saj ėshtė ruajtja e faunės sė egėr. Gjuetia pa kriter me mjete shfarosėse e ka detyruar shoqatėn qė tė krijojė tė parin rezervat privat tė mbrojtur nė Shqipėri. Ky rezervat pėrfshin njė sipėrfaqe prej 500 ha dhe ndodhet nė shpatet e malit tė Shebenikut. Ngritja e saj ėshtė bėrė nė bazė tė njė projekti zvicerian. Nė tė gjenden ndėrtesa alpine, motele, pista skish dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, njė numėr kafshėsh tė egra si derra, lepuj dhe thėllėza mali. Ndėrkaq, nė pėrfundim tė sezonit tė gjuetisė, drejtuesit e shoqatės organizuan disa veprimtari, ndėr tė cilat edhe njė garė qitjeje me pjatė.

Suela Azemi

 

Policia, 1645 gjoba dhe 22 mjete tė bllokuara

 

 GJIROKASTĖR- Gjatė muajit mars, policia e qarkullimit rrugor tė qarkut ka vendosur 1645 gjoba ndaj drejtuesve tė automjeteve, qė kanė shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, me vlerė 1.463.050 lekė. Ndėrkohė, janė bllokuar 22 automjete dhe u ėshtė hequr e drejta e drejtimit tė automjetit 13 personave. Sipas policisė, gjatė muaj mars u rrit ndjeshėm kontrollin nė aksin rrugor kombėtar Tepelenė-Kakavijė, njė nga mė tė shquarit pėr numrin e lartė tė aksidenteve, me qėllim shmangien e tyre. Nga kėto 1645 gjoba administrative janė arkėtuar 1319 gjoba, duke e renditur rrethin e Gjirokastrės, tė parin pėr numrin e lartė tė gjobave ndaj drejtuesve tė automjeteve. Po ashtu, drejtoria ka vendosur 753 masa administrative pėr komisariatin e Gjirokastrės, nė atė tė Tepelenės janė vendosur 636 masa administrative dhe nė tė Pėrmetit, 256 masa administrative. Duke e krahasuar me njė vit mė parė, numri i aksidenteve ėshtė ulur ndjeshėm, ndonėse, gjatė muajit mars, si pasojė e mosrespektimit tė rregullave tė qarkullimit rrugor, humbi jetėn njė shtetas, si dhe u plagosėn 5 tė tjerė.

B. Bushgjoka 

 

Hetimi, 21 dosje pėr kultivimin e drogės 

 

TROPOJĖ- Gjatė muajit mars, nga ana e Prokurorisė sė rrethit tė Tropojės i janė deleguar seksionit tė luftės kundėr droges tė Drejtorisė sė Policisė sė qarkut tė Kukėsit 21 dosje penale tė mbetura pa autor, pėr hetime tė mėtejshme. Sipas sqarimit tė drejtorisė sė policisė, pėr kėtė qėllim ėshtė ngritur njė grup hetimor i pėrbashkėt i prokurorisė sė kėtij rrethi me oficerė tė Policisė Gjyqėsore tė seksionit tė luftės kundėr drogės. Rezultatet e kėtij bashkėpunimi kanė qenė tė menjėhershme, gjė qė e tregoi edhe fakti i ndalimit tė shtetasit Pal Kolndreu,  nėntė muaj pas kryerjes sė tij tė veprės penale. Kėto masa kanė ardhur pasi u vėrejt se, viti 2006 shėnoi njė “bum” tė kultivimit tė bimės narkotike nė rrethin e Tropojės, kryesisht ne zonėn e thellė tė komunės sė Lekbibajt, ku u shkatėrruan mbi 20 mijė rrėnjė tė bimės narkotike “kanabis sativa”. Pėr kėtė janė ndaluar deri tani 4 persona, ndaj tė cilėve ēėshtja penale ėshtė nė ndjekje, ndėrsa vazhdon puna pėr evidentimin dhe ndalimin edhe tė personave tė tjerė tė implikuar. Ndėrkohė, janė evidentuar dhe mbahen nėn vėzhgim zona ku ekzistojnė tė dhėna se mund tė mbillen e bimė narkotike. Nė rrethin e Tropojės janė 12 fshatra nėn vėzhgim, nė rrethin e Hasit 7 fshatra e nė atė tė Kukėsit 9 fshatra.

A.Muēa

 

Aksioni, “gjueti” shoferėve tė gjobitur

 

LUSHNJĖ- Policia e Qarkullimit Rrugor, gjatė aksioneve tė ndėrmarra gjatė ditėve tė fundit ka penalizuar me gjobė 330 drejtues automjetesh, me njė vlerė tė pėrgjithshme prej 286.000 lekėsh. Burimet zyrtare tė policisė thanė se gjobat janė vendosur pėr thyerje tė rregullave tė qarkullimit rrugor, pėr mangėsi nė dokumentacion apo shkelje tė tjera. Lidhur me shlyerjen e kėtyre gjobave, policia tha se, gjatė kėsaj jave janė vjelė 112 tė tilla me njė vlerė tė pėrgjithshme prej 75.000 lekėsh. Mėsohet se postblloqet e policisė janė vendosur nė hyrje-daljet kryesore tė qytetit dhe pėrgjatė segmenteve tė rrugėve nacionale.

 

Ndihma ekonomike, tani nė shtėpi me postė

 

KUKĖS- Hallexhinjtė e shumtė, tashmė nuk do tė rrinė me ditė tė tėra nė pritje tė hapjes sė sporteleve, pėr tė marrė ndihmėn ekonomike, por ajo do t’u dėrgohet me anė tė shėrbimit postar nė shtėpi. Vendimi mė i fundit ėshtė ndėrmarrė nga drejtuesit e rinj tė bashkisė sė qytetit, tė cilėt kanė vendosur t’u japin fund sorollatjeve tė banorėve qė marrin ndihmė ekonomike, ndėrkohė qė ideja ėshtė pėr ta zgjeruar mė tej kėtė iniciativė edhe pėr tė sėmurėt paraplegjikė. Bashkia ka firmosur marrėveshjen mė shėrbimin postar, pėr realizimin e kėsaj lloj dėrgese tė parave nė shtėpitė e qytetarėve. Nga 5300 familje, qė ka bashkia me 25 mijė banorė, 1800 familje marrin ndihmė ekonomike pranė sektorit pėrkatės tė bashkisė. Mesatarisht, kėto familje qė konsiderohen pa asnjė tė ardhur, pėrfitojnė nga 3 mijė lekė nė muaj, por ka patur raste qė sasia e parave qė ata pėrfitojnė tė jetė mė e vogėl, pasi fondet nuk vijnė tė plota nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta. Nė fakt, herė pas here kėshilli bashkiak qė miraton listėn e pėrfituesve ka hequr nga skema shumė familje qė e pėrfitonin atė padrejtėsisht, duke riskuar ata qė me tė vėrtetė pėrmbushin kriteret e pėrfitimit tė kėsaj ndihme.

Bujar Muēmata

 

 

 

 

 

 

Do qetėsonte dhimbjen e dhėmballės,

                        vetėhelmohet me antibiotik

 

BERAT-Sipas tė afėrmve tė 27-vjeēares, Etleva Hoxha, banore e fshatit Drenovicė, komuna Kutalli, ka qenė dhimbja e fortė e njė dhėmballe, ajo qė e ka detyruar atė tė provojė disa medikamente, duke i pirė ato njėra pas tjetrės nė intervale tė shpeshta kohe. Kjo gjė i ka vėnė nė rrezik humbjen e jetės. Nėna e dy fėmijėve, E.Hoxha, e kishte ndier dhimbjen e dhėmballės dy ditė mė parė, duke iu bėrė gjithmonė edhe me e fortė. Kur e ka parė se po ndodhte kėshtu edhe pas marrjes sė qetėsuesve tė tillė si aspirinė, paracetamol, aulinė etj, ajo ka provuar tė pijė disa medikamente tė tjera, pėr veprimin e tyre tė drejtpėrdrejtė dhe efektet anėsore nuk ka patur kurrfarė njohurie. Sipas tė afėrmėve, 27-vjeēarja E.Hoxha, e ka shtuar pėrdorimin dhe llojet e ilaēeve, paraditen e djeshme, kur dhimbja e dhėmballės kishte arritur kulmin dhe ishte bėrė e padurueshme. Pas marrjes sė tyre, Hoxha ka pritur qė tė qetėsohej, por mė pas ka vėnė re kėputje tė trupit dhe marrje mendėsh, tė shoqėruara me provokim tė vjellash. E gjitha kjo ka kulmuar rreth orės 17:00, tė ditės sė djeshme. Pasi u ka treguar tė afėrmve, Etleva ka kuptuar se kanė qenė ilaēet e pėrdoruara me shumicė, ato qė mund t’i kishin shkaktuar kėtė gjendje tė rendė shėndetėsore. Nė kėto kushte, pacientja ka mbėrritur rreth orės 17:30 minuta,tė ditės sė djeshme, nė spitalin rajonal tė Beratit, nė gjendje tė rėnduar shėndetėsore, ku ėshtė shtruar nė repartin e urgjencės. Mjekėt i kanė dhėnė ndihmėn e parė 27-vjeēares Etleva Hoxha, duke e trajtuar atė me serum dhe medikamete tė tjera, me qėllim nxjerrjen nga rreziku pėr jetėn. Por edhe pas ndėrhyrjes, mjekėt thonė se  ėshtė ende herėt pėr tė folur pėr stabilizim tė gjendjes shėndetėsore dhe daljes jashtė rrezikut pėr jetėn tė 27-vjeēares qė nė vend tė qetėsimit tė dhimbjeve tė dhėmballės, u vetėhelmua me antibiotikė.

Abedin Kaja

 

   (FOTO ėshtė tek “dita one” me “aksidenti GR” )

 

Aksident i rėndė nė autostradė, pėrplasen automjetet

Njė i vdekur dhe gjashtė tė plagosur rėndė

 

 

 Si pasojė e pėrplasjes sė fortė, dy automjetet e tipit “Seat” dhe “Benz Mercedes” janė rrokullisur, duke pėrfunduar jashtė autostradės automobilistike Shkodėr-Tiranė...

 

                        (BOX)

 VIKTIMAT E AKSIDENTIT

 

•       Dona Kodrina, 20 vjeē, vdekur

•       P. Marku, 46 vjeē, plagosur nė gjendje tė rėndė

•       M. Marku, 46 vjeē, plagosur nė gjendje tė rėndė

•       Greta Marku, 31 vjeē, plagosur nė gjendje tė rėndė

•       N. Prenga, 23 vjeē, plagosur nė gjendje tė rėndė

•       E.Moli, 19 vjeē, plagosur nė gjendje tė rėndė

•       Angjelina Gjeka, 31 vjeē, plagosur nė gjendje tė rėndė

                                                                 

LEZHĖ-Njė aksidentė i rėndė, me pasoja tragjikė ka ndodhur nė superstradėn Lezhė–Shkodėr, dje nė orėt e vona tė mbrėmjes. Dy autovetura me traga tė Shkodrės, njėra e tipit “Seat” dhe tjetra “Mercedez Benz” janė pėrplasur me njėra-tjetrėn nė afėrsi tė fshatit Blinisht, komuna Gjadėr e rrethit Lezhė, duke shėnuar njė tė vdekur dhe pesė persona tė plagosur. Kėtė e konfirmojnė edhe burime tė policisė sė Lezhės, sipas tė cilave aksidenti ka ndodhur rreth orės 19:20 minuta, kur drejtuesja e autoveturės tip “Seat”, Angjelina Gjeka, 31 vjeē, banuese nė qytetin e Shkodrės, po udhėtonte sė bashku me 19-vjeēaret, Dona Kodrina dhe E. Molin, po nga qyteti i Shkodrės, nė drejtim tė kėtij qyteti. Aksidenti ka ndodhur gjatė tentativės sė bėrė pėr tė parakaluar, nė superstradė, ku “Seati” ėshtė pėrplasur me “Benz-Mercedes”-in, prodhim i vitit 2000, qė drejtohej nga P. Marku. Pėr pasojė ka gjetur vdekjen shtetėsja E.Kodrina, ndėrsa janė plagosur rėndė dhe ndodhen nė spital udhėtarėt e “Benz”-it, P. Marku, 46 vjeē, M. Marku, 46 vjeē, G. Marku, 31 vjeē, N. Prenga, 23 vjeē, si dhe E. Moli, 19 vjeē dhe drejtuesja e “Seat”-it Angjelina Gjeka. Sipas policisė sė Lezhės, nė autoveturėn e tipit “Benz” udhėtonin gjithė tė afėrmit e njė familjeje, tė cilėt sakaq ndodhen qė tė gjithė nė spital, nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Ndėrkohė qė, drejtuesja e fiatit A. Gjeka, pasi ka marrė mjekimin nė spitalin e Lezhės, ka dalė prej tij. Sipas policisė, nga ekspertimi i vendit tė ngjarjes, mėsohet se shkak i aksidentit ka qenė shpejtėsia e madhe e “Seat”-it dhe futja nė parakalim nė vendin e gabuar. Pėr kėtė, drejtuesja e autoveturės, Angjelina Gjeka, do tė ndiqet penalisht nė gjendje tė lirė. Policia tha se, tė rinjtė shkodranė qė udhėtonin me “Seat”-in ishin pjesė e njė grupi prej 20 tė rinjsh e tė rejash, nga qyteti i Shkodrės, tė besimit katolik, tė cilėt, pas njė dite tė kėndshme tė kaluar nė plazhin e Shėngjinit kishin marrė rrugėn e kthimit drejt qytetit tė Shkodrės. Ata ishin nisur nga Shėngjini rreth orės 19 00, tė sė hėnės, tė shpėrndarė nė disa automjete, si pasojė e njė defekti tė konstatuar nė autobusin me tė cilin kishin udhėtuar drejt Shėngjinit nė mėngjes tė asaj dite, nė kuadėr tė njė ekskursioni tė organizuar nga kisha katolike e Shkodrės.

 Gjon Marku

Arben Lagreta

 

Pėrfundon nė pėrrua makina, vdes

40-vjeēari, plagosen tre tė tjerėt

 

GRAMSH-Njė 40-vjeēar nga Korēa, gjeti vdekjen, pasi automjeti me tė cilin ai udhėtonte ka dalė nga rruga, ndėrkohė qė tre bashkudhėtarėt e tij ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn, tė shtruar nė spitalin e Elbasanit. Aksidenti me pasojė vdekjen e 40-vjeēarit Vasil Balla, ndodhi rreth orės 12:30 tė ditės sė djeshme, nė aksin rrugor Gramsh-Cėrrik, pranė hidrocentralit tė Banjės. Burime tė policisė lokale thanė se viktima udhėtonte nė njė automjet me targa tė Korēės, qė drejtohej nga Nesti Sotiri, lindur e banues nė fshatin Grabovė. Nė tė njėjtin automjet udhėtonte dhe njė 67-vjeēar, babai i drejtuesit tė automjetit dhe J.Bardhi, 42 vjeē, tė cilėt kanė pėsuar dėmtime tė lehta. Sotiri deklaron se mund tė ketė ndodhur ndonjė avari nė automjetin e tij, pasi shpejtėsia qė ai po ecte ishte nė normat e lejuara. Por, as vetė drejtuesi i mjetit nuk ka ditur tė japė shpjegime pėr aksidentin, qė i mori jetėn 40-vjecarit, Balla. Nė vendin e aksidentit, ka shkuar edhe policia, si dhe grupi i ekspertizės, tė cilėt po hetojnė pėr rrethanat e kėtij aksidenti. Nga hetimet e para tė policisė, rezulton se, automjeti ka dalė nga rruga pėr shkak tė humbjes sė kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Suela Azemi

 

“Fordi” pėrplas babė e bir

 

     FIER- Babė e bir qė ishin duke lėvizur me njė biēikletė mbetėn tė plagosur pasditen e djeshme, pasi u pėrplasėn nga njė automjet nė segmentin rrugor Fier-Seman. Sipas policisė, Kristaq Lina, 55 vjeē dhe djali i tij 13-vjeēar, Juliani, banues nė fshatin Fermė Ēlirim u goditėn nga njė autoveturė tip “Ford”, qė drejtohej nga 24-vjeēari Ardi Koēo, nga Lushnja. 55-vjeēari Lina u dėrgua nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, ndėrsa djali i tij i mitur ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn nė spitalin e Fierit. Burimet policore thanė gjithashtu se, 24-vjeēari Ardi Koēo, u ndalua nga policia dhe materialet nė ngarkim tė tij i kaluan prokurorisė sė rrethit pėr veprėn penale “shkelje e rregullave tė qarkullimit rrugor”.

 

Kanos policin, arrestohet

 

     SHKODĖR- Njė shtetas 27-vjeēar ėshtė arrestuar ditėn e martė, i akuzuar se ka kanosur disa punonjės tė policisė pėr shkak tė detyrės. Gjon Arra, 27 vjeē, lindur nė fshatin Shosh dhe banues nė lagjen “Partizani” tė qytetit tė Shkodrės, u arrestua nė flagrancė, pasi nė vendin e quajtur “Kryqėzimi i Rusit” ka kundėrshtuar, goditur, kanosur me vrasje dhe fyer pėr shkak tė detyrės njė punonjės tė policisė sė rendit si dhe punonjėsit e grupit tė gatshėm. Policia tha se lidhur me kėtė ngjarje, Arra po ndiqet nė gjendje tė lirė.

 

 

 

 

 

 

                               (TALIO)

Analiza tremujore e policisė

Evidentohen 139 vepra penale

 

ELBASAN-Drejtoria e policisė sė qarkut, gjatė kėsaj periudhe ka punuar pėr hetimin e ngjarjeve tė vjetra, tė ndodhura ndėr vite, kryesisht ato tė vitit 1997, ku ėshtė arritur tė grumbullohen fakte dhe prova pėr 12 prej tyre si dhe ka nisur rifillimi i hetimeve nė bashkėpunim me prokuroritė e rretheve gjyqėsore. Gjithēka ėshtė bėrė e ditur gjatė analizės tremujore tė drejtorisė sė policisė, nė tė cilėn ka dalė se ėshtė bėrė kapja e 29 personave tė shpallur nė kėrkim pėr vepra tė ndryshme penale. “Vetėm nė ditėt e fundit tė muajit shkurt, efektivat e policisė sė Elbasanit, mundėn tė zbulojnė vrasjen e shtetasit Armando Trankoliqi, ngjarje e ndodhur nė qytetin e Cėrrikut, por edhe tė bėjnė tė mundur zbulimin e armės qė qėlloi mbi ish-policin nė detyrė Kastriot Begaj”, - ka thėnė drejtori i policisė, Shemsi Prenēi, duke vėnė nė dukje treguesit pozitivė nė ruajtjen e rendit dhe tė sigurisė publike, nė zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisė kriminale e tė krimit tė organizuar. Sipas Prenēit, vetėm nė periudhėn janar-mars 2007, nė qarkun e Elbasanit janė evidentuar 139 vepra penale, nga tė cilat 117 vepra i pėrkasin sektorit tė luftės kundėr personit dhe pasurisė dhe 22 vepra penale i pėrkasin sektorit tė krimit tė organizuar. Ndėrkaq, vetėm nga ana e sektorit tė luftės kundėr krimit tė organizuar gjatė periudhės tremujore janė evidentuar 22 vepra penale me 24 autorė, ku 8 prej tyre janė arrestuar ose janė ndaluar. 

 S. Azemi

 

(FOTO gjej ca cisterna nga arkiva )

 

Banorėt, protestė pėr cisternat qė ndotin ambientin

 “Po na rrezikohet jeta, do tė bllokojmė rrugėn”

 

“...Edhe pse nuk kanė marrė flakė, gazrat qė vijnė prej cisternave tė karburanteve na e kanė vėshtirėsuar frymėmarrjen. Ne kemi protestuar qė para katėr viteve, ende pa u vendosur ato, por askush nuk e mori parasysh protestėn tonė”...

 

LEZHĖ- Edhe pse kanė kalur katėr muaj nga ngjarja e rėndė, ku pas shpėrthimit tė tre cisternave tė kompanisė sė karburanteve “Taēi Oil”, u dėmtua rėndė njė pjesė e konsiderueshme e mjedisit tė zonės, situta nė zonė vijon tė mbetet mjaft problematike. Banorėt tė cilėt patėn marrė njė premtim pėr largimin prej andej tė disa prej cisternave kanė mėsuar se kjo, jo vetėm nuk po ndodh, por vijohet me dhėnien e lejeve mjedisore pėr vendosjen e cisternave tė tjera. Kjo ka qenė edhe arsyeja qė i ka nxjerrė ata dje jashtė shtėpie pėr tė protestuar paqėsisht, ndėrsa kanė dhėnė paralajmėrimin se, nėse nuk merren masa, do tė bllokojnė rrugėn automobilistike. Kjo nuk ėshtė e para herė. Banorėt e Shėngjinit, gjithnjė kanė protestuar ashpėr, jo vetėm pėr cisternat qė u dogjėn, por edhe pėr shumė tė tjera qė janė mė nė zemėr tė qytetit. Shumė prej tyrė janė vendosur jo mė pak se 10 metra nga shtėpive, ēka do tė thotė se njė zjarr i mundshėm mund tė shėnojė viktima midis banorėve. Mark Marku, banor i Shėngjinit thotė se ata jetojnė me frikė tė madhe, ngaqė “i kemi vetėm 10 metra larg depozitat gjigande, tė cilat nga momenti nė moment, mund tė na marrin jetėn. Edhe pse ende nuk kanė marrė flakė, gazrat qė vijnė prej tyre na e kanė vėshtirėsuar frymėmarrjen. Ne kemi protestuar qė para katėr viteve, ende pa u vendosur ato, por askush nuk e mori parasysh protestėn tonė.” Ndėrsa, Ndue Kola, njė tjetėr banor tha se, “gjendemi gjithnjė nėn frikė nga shpėrthimet. I gjithė mali sipėr ėshtė dhėnė sheshe ndėrtimi pėr turizėm, por nuk e di se si mund tė ndėrtohet njė turizėm, kur gjithė kėto cisterna gjenden kėtu nė qendėr tė qytetit. Jemi shumė tė rrezikur nga kėto cisterna. Tirana ankohet kot pėr ndotjen e ambientit. Po ta krahasosh me kėtė zonė ku jetojmė ne, Tirana ėshtė mall. Tė dhėmb koka po ta shohėshsh fėmijėn tim qė ėshtė nė moshėn 7 vjeē. Ėshtė nė gjendje azmatike dhe mezi e shtyn natėn. Ne kemi pėrgatitur njė peticion drejtuar Berishės, Rulit dhe Xhuvelit dhe mė pas do tė hidhemi nė protesta, deri me bllokimin e rrugėve. Kemi vendosur qė si lagje tė bojkotojmė zgjedhjet vendore.” Marie Kola, banesa e sė cilės gjendet ngjitur me murin qė rrethon cisternat, nuk ngurron tė tė ftojė nė shtėpi pėr tė parė muret e ēara nga dridhjet e tokės, kur kalojnė autobotet e mėdha. Ajo thotė se kanė bėrė disa protesta, por askush nuk mė ėshtė pėrgjigjur pėr dėmet e shkaktuara. “Nė kohėn e dikurshme, vetėm se ishte njė karburant i vogėl nuk na lejonin t’i bėnim shtėpitė kėtu. Tani qė ne i kemi shtėpitė ėshtė lejuar qė tė ndėrtohen gjithė kėto cisterna, qė do tė na rrezikojnė jetė. Nuk e kuptojmė kėtė. Ka shtet qė e mbron jetėn tonė apo jo?” 

Gjon Marku

 

Digjen 3 ha pyje pyje nė Mirditė

 

MIRDITĖ-Rreth tre ha pyje janė djegur nė pyjet e Rubikut, tė rrethit tė Mirditės, pas rėnies sė njė zjarri tė befasishėm. Sipas policisė, zjarri ka shpėrthyer rreth orės 14.00 tė ditės sė djeshme, nė sipėrfaqet pyjore tė fshatit Pėrlalaj, nė afėrsi tė qytetit tė Rubikut, nė njė plantacion pishash. Pas zjarrit, policia e rendit ka lajmėruar repartin e zjarrfiksėve, i cili ka ardhur nė vendin e ngjarjes, por nisur nga terreni i thyer malor e ka patur tė pamundur futjen nė mal tė zjarrfikseve. Kėsisoj, nga ana e tyre zjarri ka mundur tė izolohet me shumė vėshtirėsi. Tė ndihmuara edhe nga era e fuqishme qė ka favorizuar zjarrin, flakėt e zjarrit, brenda njė kohe realitivisht tė shkurtėr kanė arritur tė diegin njė sipėrfaqe tė konsiderueshme pylli. Sipas policisė sė Mirditės, po hetohet mbi shkaqet e zjarrit, ndėrkohė qė momentalisht, njė nga pistat qė ėshtė ngritur nga policia bėn fjalė pėr njė zjarrvėnie aksidentale.

Gj. Marku

 

 Apeli, 20 vjet burg njerkut pėrdhunues

 

     GJIROKASTER- Gjykata e Apelit tė Gjirokastrės ka lėnė dje nė fuqi vendimin e gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Sarandės, tė dhėnė ndaj njė 36-vjeēari, tė dėnuar me 20 vjet burg pėr konsumim tė veprės penale tė pėrdhunimit tė vajzės sė mitur tė gruas me tė cilėn ai ishte martuar. Nė seancėn e djeshme, pėrballė togave tė zeza tė Gjykatės sė Apelit, i padituri Ilir Ēela pranoi kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me tė miturėn, duke pėrdorur mashtrimin dhe afėrsinė familjare me tė. Avokati mbrojtės i tė pandehurit, Kiēo Milo, i kėrkoi trupit gjykues tė gjykatės sė Apelit nė Gjirokastėr uljen e dėnimit nga 20 vjet nė 15 vjet heqje lirie, pasi klienti i tij ishte penduar pėr kėtė akt. Por, trupi gjykues, qė kryesohej nga Tomor Skrele, la nė fuqi vendimin me 20 vjet burg tė gjykatės sė rrethit tė Sarandės ndaj 36-vjeēarit Ēela. Ngjarja pėr tė cilėn u dėnua 36-vjeēari ndodhi nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar. Ekspertiza mjeko-ligjore vėrtetoi pėrdhunimin e vajzės sė mitur, e cila pas abuzimit tė kryer nga njerku i saj u strehua nė jetimoren e qytetit tė Sarandės. 

 

 “Burg pa afat” shtatė trafikantėve tė drogės

 

     FIER- Gjykata e rrethit ka lėnė nė “burg pa afat”, shtatė personat e arrestuar pesė ditė mė parė gjatė operacionit tė koduar "Vija e ngjalės", ku u bllokuan 48 kg lėndė narkotike kanabis sativa. Gjyqtari i ēėshtjes e ka vlerėsuar tė ligjshėm arrestimin nė flagrancė tė shtatė tė arrestuarve: Ilir dhe Ylli Kuqi, Arif dhe Naim Cabra, Bislim Kuēi, Zamir Lushka dhe Durim Arapi, duke vendosur ndaj tyre masėn e sigurisė "burga pa afat”. Tė shtatė personat u arrestuan mbrėmjen e 5 prillit pranė fshatit Gradishtė, nė rrugėn nacionale Fier-Lushnjė, teksa ishin duke bėrė pazar pėr shitblerjen e 48 kg kanabis sativa. Lėnda narkotike u gjet nė automjetin “Volkswagen”, me targė FR 29.52 C, pronė e 21-vjeēarit Zamir Lushaku, nga fshati Vanaj. Bashkė me automjetin dhe lėndėn narkotike policia sekuestroi dhe 6 aparate celularė.

 

 

 

 

 

 

 

 

kultura

 

 

- Do tė mjaftonte sė pari, rikthimi i publikut qė ka mbushur sallėn plot, nė katėr netėt qė nga 5 prilli deri nė 8 prill, pėr tė na rrėfyer njė rezulat fantastik; qė kėrkesa e artdashėsve dhe e publikut shqiptar pėr teatrin jo vetėm nuk paska shterur, por do na duhej pėr ta, sikur tė kishim gjithmonė vepra tė mira, njė sallė me katėrfishin e vendeve. Pra, nė njė rast tė tillė ne duhet tė kishin pasur njė teatėr gjigant..!

 

 

 

Drama “Korbi i bardhė”, i ktheu publikun Teatrit Kombėtar pėrgjatė katėr netėve tė javės sė shkuar

 

 

Luarasi, dramaturgjia shqiptare dhe universet e saj

 

 

Dhurata Hamzai

 

 

Pas njė premiere tė shkėlqyer si ajo e “Korbit tė Bardhė” tė regjisorit Mihal Luarasi, shfaqur pėr katėr netė me radhė, pikėtakimi me argumentin pse kjo qe e tillė nis pa qenė nevoja tė bėhesh kritik teatri. Do tė mjaftonte sė pari, rikthimi i publikut qė ka mbushur sallėn plot, nė katėr netėt qė nga 5 prilli deri nė 8 prill, pėr tė na rrėfyer njė rezulat fantastik; qė kėrkesa e artdashėsve dhe e publikut shqiptar pėr teatrin jo vetėm nuk paska shterur, por do na duhej pėr ta, sikur tė kishim gjithmonė vepra tė mira, njė sallė me katėrfishin e vendeve. Pra, nė njė rast tė tillė ne duhet tė kishin pasur njė teatėr gjigant..! Me sa duket kjo premierė ka qenė dhe autopėrgjigjia mė e mundshme e njė regjizori tė talentuar si Mihal Luarasi, kur ai kohė mė parė replikonte me njė artikull nė median e shkruar qė titullohej “Pėr kė bėjmė teatėr”. Ky shkrim ėshtė botuar rreth dy vjet mė parė, kur Teatri Kombėtar po vuante ende nga kriza e frekuentimit. Pėr tė qenė mė tė saktė me ndryshimin konkret tė situatės nė kėto ditė prilli nė Tiranė, ku njė dramė shqipe pėr herė tė parė vjen me pėrmasa dramatike artistike pse jo dhe demografike, s’ka si tė mos rikujtojmė replikat e atėhershme tė regjizorit Mihal Lurasi, i cili ka shkruar se: “Ēdokush qė bėn teatėr, apo qė “zyrtarisht” merret me teatrin, e di dhe e shpall se arti teatror bėhet pėr spektatorin, ai ėshtė njė nga pėrbėrėsit thelbėsor tė tij. Teatėr pa shikues, nuk ka”.

Sigurisht qė njė vėshtrim i tillė me njė tematikė kaq tė nxehtė vinte nga njė regjizor qė vetė nuk rrinte pa punė, pa vepra skenike. Madje gjatė kėtij harku kohor, pėr cilin flasim, ai ka ngjitur nė skenė plot vepra nė dobi tė repertorit tė dramės shqipe, por as qė mundej tė zgjidhte i vetėm krizėn akute tė Teatrit Kombėtar, sado “rebel” tė qe temparamenti i tij artistik. Nė atė kohė Mihal Luarasi shkruante se “Spektakli zhvillohet i “nxehtė”, i “ftohtė”, apo i “vakėt” nė varėsi tė reagimit apo mosreagimit tė shikuesve. Ata ndikojnė nga salla me pjesėmarrjen aktive, apo nė tė kundėrt, me pasivitetin dhe indiferentizmin. Shikuesit mund ta bėjnė tė dėshtojė edhe njė spektakėl tė mirėpėrgatitur nga trupa teatrore, sepse nė tė ata nuk gjejnė pėrgjigje pėr pyetjet dhe shqetėsimet e vendit tė tyre”. Kėto citime vlejnė saktė pėr tė argumentuar suksesin e parė tė njė regjizori e dramaturgu shqiptar. Mihal Luarasi, jo vetėm qė i ktheu publikut Teatrin Kombėtar, por nė njė mėnyrė shumė tė sigurt ai ka zgjidhur njė nga njė, disa nga hallkat e problemeve tė mbartura tė njė “teatri nė udhėkryq” (gjė qė sėrish Luarasi e ka bėrė problem tek njė libėr tė rreth katėr viteve mė parė, ku analizon dhe kėrkon zgjidhje pėr gjithė pėrmasat e njė krize teatrore sa intelektuale e artistike, po aq dhe politikėbėrėse).

 

 

“Korbi i bardhė”, tragjedi me mesazhe komplekse

 

 

Sėrish, pa qenė nevoja tė jemi kritikė teatri na duhet tė vrapojmė tek suksesi i dytė i kėtij regjizori. -Drama shqipe vjen e plotė si art (kupto artin e fjalės dhe si vepėr dramatike qė ekzekutohet nė njė nga nivelet mė tė larta e mė tė vėshtira tė gjinisė dramatike, nė nivelin e tragjedisė klasike. Ka ndodhur nė dramėm “Korbi i bardhė” ashtu si me subjektet e antikitetit, tė lashtėsisė ose mesjetės, ku normat e njė shoqėrie nė evoluim vihen nė funksion tė njė problematike, e cila gjen dritė me dukuritė, idetė dhe ikonat qė karakterizojnė realitetin e kohės, e cila mė ēdo kusht vė nė situata tė vėshtira prijėsit e kohės sė vet. Regjizori Mihal Luarasi edhe pse nė dramė mbart tė gjitha problemet sociale, morale dhe politike tė kohės sonė, me shpalosjen e interpretimit dhe me forcėn e fjalės nė skenė ka krijuar realitetet artistike, tė cilat pėr shkak tė distancės sė tij individuale nga ēdo personazh i krijuar, si dhe kujdesjes pėr tė mos mbajtur qėndrim “moral” personal brenda ēdo aktori nė skenė, ka mundur tė shkaktojė pėrvetėsimin estetik nga spektatori, i cili nuk pėrmban dot reagimet energjike nė sallė, duke u sjellė edhe si njė komentator i heshtur, por edhe shpėrthyes dhe emocional nė situatat e duatrokitura sipas shijes sė tij. Kjo dukuri ka ndodhur, sepse regjizori i ka ruajtur personazhet dinjitozė nė marrėdhėniet me njėri tjetrin, me kombin, me shtetin, me traditėn e tyre, me moralin qė ata mbartin dhe atė qė duan tė kultivojnė. Pėr habi gjatė gjithė kohės vetė dramaturgut i mungon ndėrhyrja “kultivuese” nė botėn e heronjve. Duket se nė ēdo skenė dhe lėvizje tė heronjve, vet publiku ka njė ndjesi tė pacaktuar dhe nuk di si tė sillet me natyrėn e secilit, se ē’qėndrim tė mbajė, por tek e fundit e ndjen fajin tragjik, lėndimin dhe lexon ashtu pa u ndjerė njė mesazh pėr tė ardhmen. Duket se regjizori tė gjitha kėnaqėsitė e publikut nė teatėr i ka arritur pėrmes nivelit cilėsor tė dramės sė tij dhe kėtė nivel pėr shumė e shumė kohė se ka aritur njeri tjetėr nė dramatikėn shqiptare. Nė Teatrin Kombėtar vepra “Korbi i bardhė” ka ardhur si njė tragjedi me mesazhe komplekse. Kėto mesazhe vijnė nga klanet politike, nga klanet e biznesit, nga “sofra” e krimeve apo intrigave, nga mitologjia ku do tė mjaftonte vetėm njė fabul e thjeshtė (ajo e korbit tė lyer me bojė bardhė se donte tė bėhej pėllumb dhe qė pėrndiqet nga tufa e pėllumbave, qė i ndodh kur kthehet nė llojin e vet tė goditet me sqep pėr vdekje nga korbat si tradhėtar). Megjithėse ngjarja e vetėvrasjes sė Ilirian Demit, i zėnė nė kurth nga dėshira pėr tė bėrė biznes tė pastėr, duket si njė motiv pėr tė bėrė edhe njė teatėr tė angazhuar, ose njė teatėr tė shitur me kėtė lloj vizioni me emėrues politik dhe social, kjo nuk ndodh nė rastin e kėsaj premiere. Talenti i njė regjizori ka lidhur ngushtė plagėt mė tė mprehta politike dhe sociale me universin e njė shpirti njerėzor, ku nė dritėhijet e dramės shqipe pėrplasen fate dhe jetė njerėzish. Biznesmeni Ilirian Demi vret veten. Prokuroria, policia, familjarėt krijojnė pas imazhit tė tij njė univers tė dytė, me qenie dhe jetė konvencionalisht pėrtejkohore, por qė rrinė nė kufijtė e kėtij realiteti artistik si figura tepėr reale dhe vepruese.

 

 

Universi i personazheve nė aktrim

 

Sigurisht universi i personazheve tė dramės “Korbi i bardhė” nuk do tė ishte aq i pasur pa realizimin skenik qė transmentoi nė mėnyrė madhėshtore njė dramė tė vėrtetė kombėtare nė sytė e publikut. Le ta nisim me njėrin nga personazhet, gruan e Ilirian Demit, Aldėn, e cila duket sikur ka ardhur nga universi i nimfave, ose shtojzovalleve, njė grua e bukur e mbarsur me komplekse tė caktuara mitologjike. Kaq mirė ka ditur ta sjellė vetveten vepruese nė aktrim Rajmonda Bulku, duke ripėrtėritur repertorin e saj me njė imazh ndryshe, gruan e butė dhe tė brishtė, tė cilėn ajo e realizoi pa pėrsėritur asnjė detaj nga rolet qė ka luajtur mė parė dhe kjo ėshtė sfidė pėr kėdo aktor. Si pėr kontrast tė fortė, ky univers personazhesh merr dritėhijet i ndihmuar nga prania e aktorit Ndriēim Xhepa, nė rolin e heroit. Xhepa i cili pati thėnė disa kohė mė parė se “nėse nuk ka njė teatėr serioz, unė do t’i mungojė gjatė skenės”, ėshtė ngjitur tashmė nė skenė. Megjithėse i duhej tė shfaqej gati i abstraguar poetikisht, pėr vet peshėn e rolit kryesor, me njė qetėsi brilante nė ekzekutimin e personazhit, aktori Ndriēim Xhepa mundi qė zyrėn e tij ta bėnte gati reale, gjindja nė skenar tė dukej shumė e pranishme edhe pse s’ishte fokusuar nė elemente tė skenografisė ose tė ndihmės-figurantėve tė mundshėm. Ndriēim Xhepa u shfaq si njė aktor qė diti tė humbasė kufijtė e skenės konkrete, me njė aftėsi tė ēuditshme pėr ta ngėrthyer seriozisht publikun nė ėndrrat, gėzimet, shpresat dhe tragjeditė reciproke. Kėshtu e zhvilluar bukur do tė pėrqaset nė zinxhir dhe e ndihmuar nga aktorėt kryesorė, edhe loja e tė tjerėve e sidomos ajo e aktores Edi Luarasi, tė cilėn kishim kohė pa e njohur si aktore tė atij niveli aq tė lartė (pse nuk ėshtė rasti pėr ta thėnė kėtu), por kur regjizori ka krijuar kėtė mjedis artistik tė ideuar me pėrqasje nga e mira dhe e keqja klasike, duket sikur drita, errėsira, gėzimi, dėshpėrimi, jeta dhe vdekja kanė ardhur vrulltas me njė ngjyrė tepėr shqiptare pėrmes portretit aktorial tė Edi Lurasit. Sa bukur i ka theksuar fjalėt, sa mprehtė i ka pėrcjellė batutat tek spektatori, edhe pse ajo qėndronte pak nė skenė, mbeti si njė figurė e kapshme dhe artistikisht e realizuar atje, nė rolin e vjehrrės sė biznesmenit tė vrarė. Njė tjetėr portret prindi qė shton larminė e detajeve ėshtė realizuar edhe nga aktrimi i Mėrkur Bozgos, nė rolin e babait tė Ilirian Demit. Nėse do tė ndiqje pėrpikmėrinė e karakterit tė njė studenteteje tė luajtur bukur nga Luiza Xhuvani, nuk mundesh t’i shmagesh reagimit tė pėrballjes sė aktores me spektatorin si njė qėndrestare nė rol. Me pak detaje ėshtė bėrė e besueshme nė skenė edhe figura e njė prokurori tė korruptuar nga aktori Bujar Asqeriu. Aktorėt kanė krijuar mė sė fundi njė ansambėl profesionistėsh duke pėrfshirė edhe aktrimin e Sokol Angjelit, Lulėzim Zeqjas e Lufti Hoxhės, tė cilėt kanė krijuar harmoni me situatat skenike. Por ka qenė sidomos ajo dramatika, thelbi i saj, prej sė cilės nuk reshten sė emetuari vlera, pėr tė cilat spektatori ynė ka nevojė. Kthimi i spektatorit nė Teatrin Kombėtar ėshtė tregues se inkoshienca estetike e tij ka mė shumė nevoja se ē’parashikohen. Nė raste premirash tė kėtij niveli, duke u bėrė me tė drejtė bujė kontributeve tė tilla, ka vend akoma mė tepėr qė vetė kritika e teatrit tė thotė mirėfilli fjalėn e saj. Pjesėrisht e ka thėnė, por duhet tė mos ngutet mbase duke pritur edhe njė sukses tė dytė nė dramėn shqipe tė munguar...

 

 

 

Pėrmbajtja e dramės “Korbi i bardhė”

 

 

“Korbi i bardhė”, njė dramė shqipe e shkruar dhe vėnė nė skenė nga Mihal Luarasi, ėshtė premiera mė e re e Teatrit Kombėtar. Luarasi ėshtė i njohur nė Shqipėri si njė regjisor qė ka vėnė nė skenė disa drama tė arrira, si nga dramaturgjia botėrore, ashtu edhe ajo kombėtare. Vepra ka nė fokus njė problem qė shqetėson tė gjithė shqiptarėt nė 15 vitet e tranzicionit: korrupsionin e pushtetarėve si edhe lidhjet e segmenteve tė caktuara tė politikės me krimin e organizuar. Ngjarjet e saj zhvillohen rreth jetės sė njė biznesmeni, Ilirian Demi, qė ėshtė gjetur i vrarė nė zyrėn e tij. Gjatė hetimit pėr zgjidhjen e enigmės sė kėsaj vrasjeje ose vetvrasjeje, zbulohet filozofia, idetė dhe pėrpjekjet e kėtij njeriu pėr tė qenė njė afarist i ndershėm, ndėrkohė qė rrethanat dhe kupola mafioze nuk e lenė. Njė biznesmen i shquar, njė deputet, dy prokurorė, njė i panjohur, njė bashkėshorte, njė vajzė e re, njė baba shef finance, interpretohen nė kėtė dramė nga njė kast aktorėsh tė njohur si Ndriēim Xhepa, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, Bujar Asqeriu, Edi Luarasi, Mėrkur Bozgo,  Sokol Angjeli, Lulzim Zeqja, Lufti Hoxha. E gjithė drama karakterizohet nga njė luftė e fshehtė sa dhe e hapur qė zhvillohet kundėr personazhit kryesor, pėrmes  strukturave tė shtetit, derisa ai falimenton.  Skenografia e premierės mė tė fundit tė  dramės sė Mihal Luarasit ėshtė realizuar nga skenografi i njohur Agim Zajmi, ndėrsa ajo u shfaq me sukses pėr publikun e kryeqytetit gjatė datave, 5,6,7, dhe 8 prill tė javės sė shkuar.